You are on page 1of 5

Për vitin 2022, stoku i Borxhit Publik është rreth 1.40 miliardë lekë, me një rritje prej 78.

6
miliardë lekësh ose 6% krahasuar me stokun e borxhit publik të planifikuar për vitin 2021. Kjo
do të thotë një kosto për frymë rreth 496 040 lekë ose rreth 4099 euro për banor. Krahasuar
me vitin 2017, një shtetas shqiptar pritet të paguajë rreth 117 343 lekë më shumë, me një rritje
të kostos për frymë prej 31%, për këtë pesëvjeçar.

Për 9 muajt e parë të vitit 2021, Borxhi Publik aktual vlerësohet në 1.28 miliardë lekë (rreth 10.7
miliardë euro) ose 76.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në vlerë nominale, vetëm për
periudhën janar-shtator 2021, stoku i borxhit publik është rritur me 57.9 miliardë lekë
krahasuar me stokun total të borxhit publik të gjithë vitit 2020. Për vitin 2020, deri në fund të
këtij viti, borxhi publik vlerësohet në 1.22 miliardë lekë ose 77.9% e PBB-së. Në fund të vitit
2020 ka një rritje prej 111.6 miliardë lekësh ose 10% më shumë krahasuar me vitin 2019.
Rritja e stokut të borxhit publik që nga viti 2019 ka ardhur si pasojë e rritjes së huamarrjes së
qeverisë për shkak të thellimit të deficitit për shkak të realizimit të ulët të të ardhurave dhe
rritjes së shpenzimeve gjatë vitit 2020, nevojave për rindërtim nga tërmeti i nëntorit, situatës së
krijuar nga Pandemia e covid-19. Raporti aktual i buxhetit 2020 raporton këto vlera: Realizimi i
të ardhurave për vitin 2020 ishte 425.9 miliardë lekë, rreth 34.4 miliardë lekë ose 7.5% më pak
se viti 2019. Realizimi i shpenzimeve gjatë vitit 2020 shënoi 536.2 miliardë lekë, që është rreth
44.39 miliardë lekë. më shumë se në vitin 2019. Fondi i Rindërtimit 2020 është planifikuar në
vlerën 32 miliardë lekë, nga të cilat 29 miliardë lekë janë shpenzime të buxhetit të shtetit dhe 3
miliardë lekë grante. Fondi i masave të marra kundër Covid 19 me një total prej 42.6 miliardë
lekësh, i ndarë në fonde buxhetore (paketë sociale anticovid, vaksina, urgjenca të tjera në
kuadër të Covid 19) në total 16.6 miliardë lekë dhe 2 Garanci sovrane 26 miliardë lekë.
Emetimi i Eurobondit në Qershor 2020 (në vlerën 650 milionë euro, me afat maturimi 7 vite dhe
normë interesi 3.5%), ka shënuar rritje të Borxhit Publik. Ministria e Financave dhe Ekonomisë
në nëntor 2021, ka njoftuar për emetimin e një tjetër eurobondi në tregjet ndërkombëtare (në
vlerën 650 milionë euro).

Që nga viti 2012 ka një rritje të Borxhit Publik në përqindje të PBB-së prej më shumë se 60% që
është një nga kriteret e institucioneve ndërkombëtare. Gjithashtu në Ligjin Organik të Buxhetit
në vitin 2016 është përcaktuar se çdo vit borxhi publik ulet derisa të arrijë nën kufirin 45% të
PBB-së (neni 4 i Ligjit Organik të Buxhetit). Konkretisht për vitin 2020, ky tregues shënon 32,9
pikë përqindje më shumë se kufiri i lejuar.

Por pesha e Borxhit Publik ndaj PBB-së do të ishte më e lartë nëse llogaritja e Stokut të Borxhit
Publik përfshin detyrime kontingjente që lindin si rezultat i Koncesioneve dhe PPP-ve të cilat
trajtohen jashtë bilancit, pra nuk kontabilizohen; garancitë e qeverisë; detyrimet e kompanive
publike; faturat e larta të arbitrazhit, apo detyrime të tjera të fshehura të nënkuptuara që
rrjedhin nga skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që janë aktualisht skema
deficitare, duke rritur kështu presionin e borxhit në terma afatgjatë.
  Borxh i PBB Raport Borxh Ndryshimi
Brendshëm Borxh i Brendshëm vjetor
(milionë Lekë) Brendshëm kundrejt Borxh i
me PBB Borxhi Publik Brendshëm
në %
2010 57.0% -1.8%
407,519 1,239,646 32.9%
2011 56.8% 7.7%
438,797 1,300,625 33.7%
2012 56.8% 7.3%
470,643 1,332,812 35.3%
2013 58.9% 10.7%
521,173 1,350,052 38.6%
2014 57.8% 8.5%
565,536 1,395,303 40.5%
2015 52.9% -2.3%
552,331 1,434,308 38.5%
2016 52.7% 1.8%
562,022 1,472,480 38.2%
2017 53.1% 2.8%
577,883 1,550,644 37.3%
2018 52.5% 0.5%
581,026 1,635,715 35.5%
2019 53.7% 2.9%
597,872 1,679,284 35.6%
2020 52.6% 7.8%
644,520 1,572,269 41.0%
9-
mujori 41.4% 54.4% 8.2%
2021 697,386 1,682,640

Krahasuar me Rajonin, Shqipëria renditet e dyta me borxhin publik më të lartë në përqindje të


PBB-së për vitin 2020, pas Malit të Zi që shënon 90.7% të PBB-së. Vendi me nivelin më të ulët të
Borxhit Publik ndaj PBB-së është Kosova me 22.4% të PBB-së për vitin 2020.

Sa i madh është borxhi publik?


Aktualisht, borxhi publik i vendit luhatet në kufijtë e 60% të PBB-së. Sesa është
ekzaktësisht, diçka e tillë varet shumë nga sa përcaktohet PBB-ja e vendit. Para se të
analizohet kjo pikë, vlen të theksohet se borxhi publik ka shënuar një rritje mbresëlënëse
(disa përdorin termin “rritje të frikshme”) gjatë pesë viteve të fundit. 
Për vitin 2020, peshën më të madhe të borxhit të brendshëm e zë  borxhi i qeverisë
qëndrore buxhetore me 98% të totalit, ndjekur më pas nga borxhi i garantuar me 2% të
totalit dhe borxhi i pushtetit vendor rreth 0.07% të totalit. E njëjta përqindje ruhet edhe në
periudhën 9-mujore të vitit 2021

Sipas mbajtësve të borxhit të brendshëm ndër vite vihet re se pesha më e madhe mbahet
nga sistemi bankar gjë që e bën portofolin e borxhit të brendshëm të ndjeshëm ndaj risqeve
që mund të paraqesë ky sektor.

Sipas monedhës, rreth 98% e borxhit të brendshëm mbahet në monedhë vendase pra në
Lek, ndërsa 2% e borxhit në total mbahet në monedhë të huaj, ku pjesën më të madhe e zë
Euro.

BORXHI I JASHTEM
Borxhi i Jashtëm nënkupton detyrimet e borxhit të rezidentëve të një ekonomie ndaj
jorezidentëve në një vit të caktuar. Më konkretisht, Borxhi i jashtëm publik përfshin
huamarrjen me jashtë drejtpërdrejtë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe qeveritë
lokale, huamarrjen me jashtë të garantuar nga MFE dhe qeveritë lokale, huatë e marra nga
FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar), si dhe letrat me vlerë të qeverisë të blera nga
jorezidentët. 
Gjatë periudhës 2010-2022, rritja më e madhe me bazë vjetore e Borxhit të Jashtëm vihet
re në vitet 2010 (me 15.2%), 2014 (me 13.3%), 2015 (me 19%) dhe 2020 (me 12.6% më
shumë krahasuar me vitin 2019).

Më në detaje, për vitin 2020, niveli i Borxhit të Jashtëm është llogaritur në vlerën 579,7
miliardë Lekë, pra rreth 65 miliardë Lekë më shumë se viti 2019 dhe përbën rreth 36.9 % të
PBB-së.

Rritja e nivelit të Borxhit të Jashtëm për vitin 2020, ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së
huamarrjes së huaj në nivelin 121.3 miliardë Lekë si rezultat i emetimit të Eurobondit në
vlerën 650 milionë Euro; mbështetja buxhetore e dhënë nga FMN në vlerën 174 milionë
Euro për përballimin e nevojave nga Pandemia Covid-19 dhe Tërmeti në vitin 2019. Më
tëpër huamarrja e huaj është rritur edhe për financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm
të ekonomisë si transport, ujësjellës kanalizime dhe sektorin e energjisë.

Sipas monedhës, për vitin 2020, Euro është monedha kryesore në emërimin e borxhit të
Shqipërisë ndaj vendeve të tjera, rreth 64.8% e totalit të Borxhit të Jashtëm, ndjekur nga
SDR (Të drejtat speciale të tërheqjes – mjete rezervë valutore suplementare të përcaktuara
dhe të mbajtura nga FMN) me 20.2% e totalit  dhe Dollari US me 9.8% e totalit.

Ndër vite vihet re se ka një rënie të dukshme të Borxhit të Riskeduluar, ndërsa borxhi i
jashtëm nga kreditorët shumëpalësh dhe dypalësh ka një ecuri të qëndrueshme. Luhatje të
dukshme vihen re tek borxhi i jashtëm i mbajtur nga kreditorët e privatë, ku për vitet 2015,
2018, 2020 ka një trend rritës që vjen si rezultat i emetimit të Eurobondit në këto vite si dhe
akordimit të huasë nga institucionet ndërkombëtare.
(mbajtesit e borxhit)

You might also like