You are on page 1of 20

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË MASTER I


SHKENCAVE “FINANCË”

DETYRË KURSI

Tema: Analiza e Performancës Financiare të Vodafone Albania për vitin fiskal 2021.
Lënda: Drejtim Financiar i Avancuar
Viti Akademik: 2022-2023
Grupi mësimor: MSHF1

Punoi: Elisa ZHLLIMA Pranuan: Prof. Asoc. Dr Alban KORBI


Dr. Mariola KAPIDANI

Bielefeld, 2023
ABSTRAKT

Tregu i telekomunikacionit në Shqipëri është relativisht konkurrues dhe ka patur zhvillim të


dukshëm në vitet e fundit. Ka disa kompani telekomunikacioni që ofrojnë shërbime në Shqipëri,
duke përfshirë telefonin celular, internetin dhe shërbimet fikse.
Vodafone është një nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit në Shqipëri. Kompania
ka qenë prezentë në tregun shqiptar që nga viti 2001 dhe ka investuar në infrastrukturën e
telekomunikacionit në vend. Vodafone ka zhvilluar një rrjet celular të gjerë në Shqipëri dhe ofron
shërbime të cilësisë së lartë dhe teknologji të avancuar. Kompania ka kontribuar në rritjen e
përdorimit të celularëve dhe internetit në vend, si dhe ka investuar në zhvillimin e teknologjisë së
komunikimit.
Kompanitë e telekomunikacionit në Shqipëri gjithashtu kanë patur angazhime për të përmirësuar
infrastrukturën e rrjeteve, për të ofruar shërbime më të shpejta dhe të cilësisë së lartë. Investimet
në teknologjinë e fibrave optike dhe zhvillimin e rrjeteve 4G dhe 5G kanë qenë thelbësore për
rritjen e telekomunikacionit në Shqipëri.

2
Figura 1: Krahasimi me Industrinë për vitin 2020.........................................................................12
Figura 2: Krahasimi me Industrinë për vitin 2020.........................................................................12
Figura 3: Krahasimi me Industrinë për vitin 2021.........................................................................13
Figura 4: Krahasimi me Industrinë për vitin 2021.........................................................................13

Tabela 1: Bilanci Kontabël 2021...................................................................................................15


Tabela 2: Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve.....................................................................16
Tabela 3: Pasqyra e lëvizjeve në kapitalin neto.............................................................................18

3
TABELA E PËRMBAJTJES

1. HYRJE........................................................................................................................................4
2. METODOLOGJIA....................................................................................................................5
3. ANALIZA E TË DHËNAVE.....................................................................................................5
3.1 RAPORTET E LIKUIDITETIT.........................................................................................5
3.1.1 Raporti korrent................................................................................................................5
3.1.2 Raporti i Shpejtë (Testi Acid)..........................................................................................6
3.2 RAPORTET E MENAXHIMIT TË AKTIVEVE.............................................................6
3.2.1 Raporti i Qarkullimit të Inventarit...................................................................................6
3.2.2 Periudha mesatare e arkëtimit.........................................................................................7
3.2.3 Qarkullimi i Aktiveve të Qëndrueshme...........................................................................7
3.2.4 Qarkullimi i Aktiveve Gjithësej......................................................................................7
3.3 RAPORTET E MENAXHIMIT TË BORXHIT...............................................................8
3.3.1 Raporti i borxhit..............................................................................................................8
3.3.2 Raporti i Mbulimit të Interesave.....................................................................................8
3.4 RAPORTET E RENTABILITETIT...................................................................................9
3.4.1 Marzhi i Fitimit Bruto dhe Neto......................................................................................9
3.4.2 Raporti i Fuqisë së Aktiveve për të Gjeneruar Fitime (BEP)........................................10
3.4.3 Kthimi nga Aktivet Gjithësej (ROA).............................................................................10
3.4.4 Kthimi nga kapitali i vet (ROE)....................................................................................11
3.5 ANALIZA ME INDUSTRINË..........................................................................................11
4. KONKLUZIONE.....................................................................................................................14
5. REFERENCA..........................................................................................................................14
6. ANEKSE...................................................................................................................................15

4
1. HYRJE

Kompania Vodafone është një operator telekomunikacioni që ofron shërbime celularë, internet,
telefoni fikse dhe shërbime të tjera në Shqipëri. Është pjesë e grupit të kompanive Vodafone, një
ndërmarrje globale telekomunikacioni me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Vodafone është
prezent në tregun shqiptar që nga viti 2001 dhe është një nga operatorët më të mëdhenj në vend.
Kompania ofron shërbime celularë për kthim pagese (postpaid) dhe parapagesë (prepaid), duke
përfshirë oferta të ndryshme të planifikimeve, pako të internetit dhe çmime të shumëllojshme për
biseda dhe mesazhe. Përveç shërbimeve celulare, Vodafone ofron edhe shërbime fikse si internet
nëpërmjet fibra optike dhe telefonit fiks. Kompania gjithashtu ofron shërbime të tjera, siç janë
Vodafone TV dhe shërbime për bizneset. Vodafone është pjesë e zhvillimit të teknologjisë së
komunikimit në Shqipëri dhe ka ndikuar në rritjen e përdorimit të celularëve dhe internetit në
vend. Kompania ka përkrahur edhe iniciativa dhe projekte të ndryshme në fushën e arsimimit,
kulturës dhe teknologjisë në Shqipëri.
Gjatë gjithë veprimtarisë e saj në Shqipëri, Vodafone ka rritur performancën e saj të biznesit,
duke qenë një nga kompanitë kryesore që kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për
ekonominë shqiptare. Që prej fillimit të aktivitetit në Shqipëri, Vodafone ka investuar mbi €1,415
mln në tregun shqiptar duke përfshirë këtu investime në infrastrukturën e rrjetit, licensat për
spektrum, tarifat regullatore, kanalet e shpërndarjes, reklama, burime njerëzore etj. Vetëm për
vitin 2016-2017, Vodafone Albania investoi € 32 mln për infrastrukturën e rrjetit dhe mbi € 16
mln për spektrin duke mundësuar që sot të ofrojë rrjetin më të gjerë dhe më të modernizuar në
vend (Albania, 2021). Veprimtaria e Vodafone ndër vite në Shqipëri është e larmishme, ku mund
të citojmë disa nga fushatat e kompanisë; Go Green, Eco Rating, Sëitch to Green etj, të cilët janë
tregues i mirë që kompania përveçse kujdeset për konsumatorin, kujdeset dhe për mjedisin
nëpërmjet tij.
Analiza financiare e kompanisë do të përfshijë ekzaminimin e pasqyrave të saj financiare dhe të
dhënave të tjera përkatëse për të fituar njohuri mbi perfomancën, pozicionin dhe perspektivat e
saj financiare. Pasqyrat financiare të marra në konsideratë janë baza e punimit; pasqyra e
pozicionit financiar, pasqyra e performancës, pasqyra e flukseve monetare dhe pasqyra e kapitalit
të vet. Raportet financiare do të na ndihmojnë për të vlerësuar aspekte të ndryshme të
performancës financiare të kompanisë të tilla si; likuiditeti, rentabiliteti, efikasiteti dhe aftësia
paguese. Duke krahasuar këto raporte me mesataret e industrisë dhe gjithashtu të konkurrentëve
do të identifikojmë pikat e forta dhe të dobëta të subjektit.

5
2. METODOLOGJIA

Në këtë punim, nëpërmjet pasqyrave financiare të kompanisë për vitet 2020-2021 do të duhet të
analizoj performancën e kompanisë duke përdorur tregues/raportet financiare të cilat do t’i gjeni
të listuara në vijim. Pasqyrat financiare të kompanisë janë të siguruara nga databaza e të dhënave
në faqjen zyrtare të QKB. Në analizën e Pasqyrës së pozicionit financiar do të analizoj raportet
financiare të likuiditetit, borxhit, dhe rentabilitetit. Në pasqyrën e performancës do të shqyrtoj
rritjen e të ardhurave, marzhin bruto të fitimit, marzhin e fitimit operativ dhe marzhin e fitimit
neto të kompanisë. Në vijëmësi të punimit do të ketë dhe një analizë të Kompanisë Vodafone për
raportet e sipër përmendura në krahasim me raportet e industrisë, të gjeneruara nga databaza e
Ready Ratios.

3. ANALIZA E TË DHËNAVE

Në analizimin e raporteve për Kompaninë Vodadone, vitet 2020 dhe 2021, duhet marrë në
konsideratë Pandeminë Covid-19, e cila pikun në Shqipëri e pati Mars 2020- Tetor 2021,
kompania nuk ka operuar në nivelin më të lartë të mundshëm. Ndaj, me poshtë në pasqyrën e
performancës do të shohim se gjatë vitit 2021 Vodafone Al, ka rezultuar me humbje financiare.
Nga performanca të viteve të mëparshme, dhe pozicioni në treg, Vodafone është një kompani e
konsoliduar, (kur të gjithë faktorët janë konstantë), kompania ka pasur rritje të fitimit, i vetmi
indikator që ka ndikuar në periudhën 2020-2021 është Pandemia Covid-19.
3.1 RAPORTET E LIKUIDITETIT

Raportet e likuiditetit janë të rëndësishme për të vlerësuar aftësinë e një kompanie për të paguar
detyrimet e saj të shkurtra afatit dhe për të menaxhuar flukset e saj të parasë.
3.1.1 Raporti korrent
Raporti Korrent
  2021 2020
Aktive Afatshkurtra 5,043,911,121 5,301,411,536
Detyrime Afatshkurtra 5,634,601,802 3,676,534,579
Rezultati 0.9 herë 1.44 herë

2020: Raporti korrent 1.44 tregon se kompanisë ka 1.44 lekë aktive afatshkurtra për 1 lekë
detyrime afashkurtra. Kjo tregon se kompania ka operuar mirë, dhe ka aftësi për të mbuluar
detyrimet afatshkurtra Brenda periudhës kontabël.
2021: Raporti korrent 0.9 tregon një performancë të ulët të kompanisë nga viti 2020 në 2021, dhe
parashikon se kompania nuk ka patur mjaftueshëm aktive likuide për të mbuluar detyrimet
afatshkurtra të saj duke qënë se nga viti 2020 në 2021 detyrimet janë rritur me 35 %. Ky rezultat
tregon se Vodafone ka patur një situatë të vështirë financiare për vitin 2021 dhe gjithashtu sfida
për të mbuluar të gjitha detyrimet e saj afatshkurtra.

6
3.1.2 Raporti i Shpejtë (Testi Acid)
Raporti i shpejtë (Testi Acid)
  2021 2020
Aktive Afatshkurtra 3,279,750,824 3,764,209,075
Inventar 132,817,524 179,124,984
Detyrime Afatshkurtra 5,634,601,802 3,676,534,579
Rezultati 0.56 herë 0.98 herë

2020: Testi Acid 0.98, shumë afër 1 tregon një raport normal të kompanisë me aftësi
mjaftueshëm për të mbuluar detyrimet korrente të periudhës nga mjetet monetare dhe llogaritë e
arkëtueshme që kompania disponon.
2021: Nga viti 2020 në 2021 shohim një ulje të ndjeshmë të testit acid me 0.42 njësi. Kompania
ka vështirësi në likuiditet për të përballuar detyrimet korrente dhe konsiderohet “flamur i kuq”
për investitorët në rast investimi.

3.2 RAPORTET E MENAXHIMIT TË AKTIVEVE

Raportet e menaxhimit të aktiveve tregojnë si një kompani përdor dhe menaxhon burimet e saj të
disponueshme për të krijuar vlerë dhe për të mbështetur qëllimet e saj financiare. Këto raporte
ofrojnë informacione mbi performancën dhe efikasitetin e kompanisë në përdorimin e aktiveve të
saj.
3.2.1 Raporti i Qarkullimit të Inventarit
Raporti i qarkullimit të inventarit
  2021 2020
Kosto e produkteve të shitura 14,009,996,999 9,352,014,443
Inventar mesatar 155,971,254 199,815,245
Rezultati 90 ditë 47 ditë

2020: Kompania Vodafone ka qarkulluar inventarin e saj me një periudhë mesatare prej 47
ditësh, raport relativisht i mirë për situatën financiare të kompanisë.
2021: Krahasuar me vitin 2020, ky raport gati dyfishohet në vitin 2021, kompania ka probleme
me qarkullimin e inventarit. Gjithashtu nga bilanci kontabël i firmës, vëmë re se një stok më i
lartë i inventarit është gjatë vitit 2020 krahasimisht me 2021, kjo nuk pasqyrohet në rezultatin e
raportit. Në konkluzion, kompania ka stok më të lartë inventari në 2020 dhe e ka qarkulluar për
një periudhë më të shpjetë se në vitin 2021.

7
3.2.2 Periudha mesatare e arkëtimit
Periudha mesatare e arkëtimit
  2021 2020
Llogari të arkëtueshme 1,446,747,265 1,548,968,248
Shitje Ditore= Shitje/365 dite 44,119,724.65 34,593,704.08
Rezultati 33 ditë 45 ditë

2020: Kompania Vodafone ka marrë pagesat nga klientët pas shitjes së produkteve ose
shërbimeve mesatarisht në 45 ditë.
2021: Zvogëlimi i periudhës mesatare të arkëtimit nga viti 2020 në vitin 2021 tregon një
përmirësim në efikasitetin e kompanisë për të marrë pagesat nga klientët. Kjo mund të
interpretohet si një performancë më të mirë në menaxhimin e procesit të pagesave dhe kërkesave
të klientëve. Kompania Vodafone ka arritur të marrë pagesat më shpejt pas shitjes së produkteve
ose shërbimeve të saj gjatë vitit 2021 krahasuar me vitin 2020.
Ky përmirësim mund të jetë rezultat i disa faktorëve, si përmirësimi i politikave të arkëtimit,
rritja e efikasitetit të procesit të pagesave dhe menaxhimi i mirë i kredive ndaj klientëve.
3.2.3 Qarkullimi i Aktiveve të Qëndrueshme
Qarkullimi i Aktiveve të qëndrueshme
  2021 2020
Shitje 16,103,699,498 12,626,701,988
Aktive fikse mesatare 11,325,157,488 10,269,093,107
Rezultati 1.42 1.23

2020: Ky raport tregon sesa efektive është kompania në përdorimin e aktiveve të qëndrueshme
për të gjeneruar të ardhura nga shitjet. Një raport 1.23, shpreh se kompania gjeneron 1.23 lekë në
shitje për 1 lekë të përdorimit të aktiveve fikse.
2021: Rritja e raportit të qarkullimit të aktiveve të qëndrueshme nga viti 2020 në vitin 2021 me
14% tregon një përmirësim në efikasitetin e përdorimit të aktiveve të qëndrueshme për të
gjeneruar të ardhura. Kjo mund të interpretohet si një performancë më e mirë në përdorimin e
burimeve të kompanisë Vodafone dhe aftësinë për të përdorur aktive të qëndrueshme për të
krijuar vlerë ekonomike.
3.2.4 Qarkullimi i Aktiveve Gjithësej
Qarkullimi i Aktiveve gjithësej
  2021 2020
Shitje 16,103,699,498 12,626,701,988
Aktive totale mesatare 29,805,424,734 28,270,480,099
Rezultati 0.54 0.45

8
2020: Raporti tregon se kompania ka gjeneruar 0.45 lekë të ardhura nga shitjet për cdo 1 lekë të
investuar në aktivet totale të saj.
2021: Rritja e raportit në 0.54, tregon një përmirësim të situatës së kompanisë në lidhje me
efikasitetin e përdorimit të aktiveve që disponon për të krijuar më shumë të ardhura/vlerë
ekonomike. Gjithashtu duke krahasuar raportet shohim se kompania ka më shumë shitje nga viti
2020 në vitin 2021.
3.3 RAPORTET E MENAXHIMIT TË BORXHIT

Raportet e menaxhimit të borxhit tregojnë se si një kompani përdor dhe menaxhon borxhin e saj
për të financuar aktivitetet e saj dhe për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e biznesit. Këto
raporte ofrojnë informacione të rëndësishme në lidhje me nivelin e borxhit të kompanisë, aftësinë
për të përmbushur detyrimet e borxhit, si dhe efektivitetin e menaxhimit të borxhit.
3.3.1 Raporti i borxhit
Raporti i borxhit
  2021 2020
Detyrime Totale 12,533,231,709 11,315,553,211
Aktive Totale 28,943,085,522 30,667,763,946
Rezultati 0.43 0.37

2020: Kompania Vodafone gjatë vitit 2020 financon aktivitetin e saj me borxh afërsisht 37%,
tregues i mirë për kompaninë dhe investitorët. Një raport i tillë shpreh se një pjesë e
konsiderueshme e aktiviteteve/aktiveve të firmës financohen nga burime të brendshme të saj
(kapitali/fitimi i pashpërndarë).
2021: Rritja me 6% nga viti 2020 në vitin 2021 tregon se kompanisë i janë nevojitur më shumë
mjete financiare të cilat i ka siguruar nga borxhi për të financuar aktivitetin e saj. Kjo mund të
tregojë për rritjen e përdorimit të borxhit si një mjet për financimin e investimeve, rritjen e
aktivitetit ose për të përmirësuar efikasitetin financiar. Gjithësesi një raport 43% nuk është
shqeetësues për paraqitjen e firmës në treg.
3.3.2 Raporti i Mbulimit të Interesave

Raporti i mbulimit të interesave


  2021 2020
EBIT (1,351,047,129) 311,278,921
Totali interesa të pagueshme
për periudhën 62,360,698 60,140,961
Rezultati (21.67) 5.18

2020: Një raport i mbulimit të interesave mbi 1 tregon se një kompani ka aftësinë për të mbuluar
interesat e borxhit të saj. Në vitin 2020, Vodafone ka pasur një raport të mbulimit të interesave

9
prej 5.12, që sugjeron se kompania ka pasur aftësi të mjaftueshme për të paguar interesat e saj të
borxhit.
2021: Ndërsa, për vitin 2021, raporti i mbulimit të interesave është -21.67. Kjo tregon se
Vodafone ka pasur një vështirësi të madhe për të mbuluar interesat e borxhit të saj gjatë këtij viti.
Një raport negativ tregon se kompania nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për të paguar
interesat e saj, dhe mund të paraqesë një sfidë financiare të rëndë.
3.4 RAPORTET E RENTABILITETIT

Raportet e rentabilitetit tregojnë se sa fitim dhe performancë ka një kompani në raport me


burimet dhe investimet e saj. Këto raporte ofrojnë informacione të rëndësishme në lidhje me
performancën financiare të kompanisë dhe aftësinë e saj për të krijuar vlerë për aksionarët dhe
investitorët.
3.4.1 Marzhi i Fitimit Bruto dhe Neto
Marzhi i Fitimit Bruto
  2021 2020
Fitimi Bruto 2,261,110,977 3,578,912,083
Të ardhura nga shitjet 16,271,107,976 12,930,926,526
Rezultati 13.90% 27.68%

Marzhi i Fitimit Neto


  2021 2020
Fitimi Neto (1,337,968,513) 98,726,092
Të ardhura nga shitjet 16,271,107,976 12,930,926,526
Rezultati -8.22% 0.76%

2020: Marzhi i fitimit tregon efikasitetin e kompanisë në prodhimin e proodukteve/ shërbimeve


të saj dhe menaxhimin e kostove të tyre. Për vitin 2020, raporti tregon se për cdo lekë të ardhura,
kompania ka një fitim bruto prej 27.68 lekë. Ndërsa fitimi neto i firmës në vitin 2020 është tejet
i ulët në krahasim më vitet e tjera (por gjithësesi firma operon me fitim në këtë vit), tregon se
firma për 1 leke të ardhura, gjeneron fitim neto me 0.76 njësi, pasi janë mbuluar të gjitha
shpenzimet që ka patur në prodhim/administrim/operacione etj.
2021: Zvogëlimi i marzhit të fitimit bruto me afërsisht 50% nga viti 2020 në vitin 2021 tregon
një zvogëlim në efikasitetin e kompanisë për të gjeneruar fitim bruto nga të ardhurat e saj. Kjo
mund të tregojë për rritjen e kostove të prodhimit, konkurrencën e rritur në treg ose uljen e
çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të kompanisë.
Marzhi i fitimit neto ka shënuar një humbje neto prej -8.22 njësi për çdo lekë të ardhura. Marzhi
negativ tregon se kompania ka pësuar humbje të mëdha dhe nuk është në gjendje të realizojë
fitim neto nga aktiviteti i saj të zakonshëm. Kjo mund të ketë ndikim në stabilitetin financiar të
kompanisë, likuiditetin dhe aftësinë për të paguar detyrimet e saj. Kjo mund të jetë shkaktuar nga

10
shkaqe të ndryshme, si rritja e shpenzimeve operative, ulja e të ardhurave, amortizimi i kostove
të investimeve apo faktorë të tjerë që kanë ndikuar në fitimin neto të kompanisë.

3.4.2 Raporti i Fuqisë së Aktiveve për të Gjeneruar Fitime (BEP)


Raporti BEP
  2021 2020
EBIT (1,351,047,129) 311,278,921
Aktive Totale 28,943,085,522 0,667,763,946
Rezultati -0.047 0.010

2020: Kompania në këtë vit duke qënë se dhe fitimi nuk është i lartë, mundohet të mbulojë disa
kosto nga aktiviteti i saj, por vetëm një pjesë shumë të vogël të tyre (mund të quhet jo-
konsiderueshëm).
2021: Nga një pozicion pozitiv në 2020, kompania kalon në BEP negative në vitin 2021 që do te
thotë se të ardhurat e Vodafone nuk janë mjaftueshëm për të mbuluar kostot fikse dhe variabël të
saj duke rezultuar në humbje. Kjo është një situatë potencialisht sfiduese e kompanisë për të
mbuluar shpenzimet e saj nga fitimet operative.
Është e rëndësishme për Vodafone të monitorojë me kujdes shpenzimet, burimet e të ardhurave
dhe strategjitë e çmimeve për të përmirësuar pikën e kritike të fitimit. Analiza e faktorëve që
ndihmojnë në pikën e kritike të fitimit negativ, si rritja e kostove, ulja e të ardhurave, ose
ndryshimet në treg, mund të ndihmojë në identifikimin e fushave për përmirësim dhe të japë
informacion për marrjen e vendimeve strategjike.
3.4.3 Kthimi nga Aktivet Gjithësej (ROA)
Kthimi nga Aktivet gjithësej *ROA
  2021 2020
EAN (1,337,968,512) 98,726,092
Aktive Totale 28,943,085,522 30,667,763,946
Rezultati -5% 0.3%

2020: Duke qënë se fitimi neto i firmës është i ulët në vitin 2020, presim që dhe kthimi nga
aktivet të rezultojë i tillë. Në vitin 2020, ROA e Vodafone ishte 0.3%, që do të thotë se për çdo
lekë të aktivit të saj, kompania ka realizuar një fitim të barabartë me 0.3 njësi. Në këtë rast, ROA
është pozitive, që sugjeron se Vodafone ka qenë në gjendje të përdorë aktivet e saj efikase për të
krijuar një nivel të konsiderueshëm të fitimit.
2021: Megjithatë, për vitin 2021, ROA është -5%. Vlera negative e ROA tregon se Vodafone ka
pësuar një humbje në raport me vlerën e aktivet e saj. Kjo sugjeron se kompania ka pasur
vështirësi në krijimin e fitimit në krahasim me vlerën e aktivet e saj. Një ROA negativ është
shqetësuese dhe tregon sfida të mëdha financiare për kompaninë.
Ndikimi i pandemisë COVID-19, siç u diskutua më herët, mund të ketë qenë një faktor i
rëndësishëm që ka kontribuar në performancën negative të ROA për vitin 2021. Pandemia ka

11
shkaktuar turbulencë në tregjet dhe ka ndikuar në aktivitetin ekonomik të shumë kompanive.
Kufizimet dhe ndryshimet në zakonet e konsumatorëve dhe tregjet mund të kenë penguar
Vodafone-në të arrinte një fitim të mjaftueshëm për aktivet e saj gjatë këtij viti.
3.4.4 Kthimi nga kapitali i vet (ROE)
Kthimi nga Kapitali i vet *ROE
  2021 2020
EAN (1,337,968,512) 98,726,092
Kapital 16,409,853,813 19,352,210,736
Rezultati -8.2% 0.5%

2020: ROE tregon se sa fitim kompania ka arritur të gjenerojë në raport me vlerën e kapitalit të
aksionerëve të saj. Në vitin 2020, ROE e Vodafone ishte 0.5%, që do të thotë se për çdo lekë të
kapitalit të aksionerëve të saj, kompania ka realizuar një fitim të barabartë me 0.5 njësi. Në këtë
rast, ROE është pozitiv, që tregon se Vodafone ka qenë në gjendje të përdorë kapitalin e
aksionerëve të saj në mënyrë të suksesshme për të krijuar një nivel të konsiderueshëm të fitimit.
2021: Megjithatë, për vitin 2021, ROE është -8.2%. Vlera negative e ROE tregon se Vodafone ka
pësuar një humbje në raport me vlerën e kapitalit të aksionerëve të saj. Kjo sugjeron se kompania
ka hasur sfida të mëdha në krijimin e fitimit në krahasim me vlerën e kapitalit të aksionerëve.
Për të përmirësuar ROE në të ardhmen, Vodafone mund të konsiderojë strategji të tilla si rritja e
efikasitetit operacional, ulja e kostove, rritja e të ardhurave, dhe përmirësimi i performancës
financiare në përgjithësi. Gjithashtu, analiza e detajuar e shkaqeve të humbjes së fitimit dhe
identifikimi i sfidave të veçanta mund të ndihmojë në zhvillimin e masave specifike për të
rikuperuar performancën financiare.

3.5 ANALIZA ME INDUSTRINË

Nga rezultatet e marra me llogaritjet e raporteve financiare, dhe të rezulatet e industrisë shohim
një henkdek diferencash në raportet e marzhit të fitimit bruto dhe neto, si dhe të kthimit nga
aktivet dhe kapitali i saj. Këto diferenca vijnë si pasojë e mos operimit me të gjitha kapacitetet
nga Vodafone, si dhe rezultati i vitit ushtrimor 2021 me humbje në pasqyrat financiare.
Vodafone Al, operon me një performancë me të ulët se tregu, dhe gjeneron më pak fitime
krahasimisht me firmat e tjera në industri. Duke e theksuar disa herë, ndikim të rëndësishëm pati
pandemia Covid-19. Nga grafikët e mëposhtëm do të shohim se nuk ka ndryshime të mëdha në
raportet korrente dhe testin acid. Ndërkohë në raportin e borxhit shohim se Vodafone ka
performancë më të mirë se industria.

12
Figura 1: Krahasimi me Industrinë për vitin 2020

Krahasimi i Kompanise Vodafone me Industrine per vitin


2020

Industria

Vodafone

0 1 2 3 4 5 6

Raporti i mbulimit te interesave Raporti i borxhit


Raporti i shpejte Raporti Korrent

Burimi: Punim i autores në Excel


Figure 2: Krahasimi me Industrinë për vitin 2020

Krahasimi i Kompanise Vodafone me Industrine per vitin 2020

Industria

Vodafone

0.00% 5.00% 10.00% 15.00% 20.00% 25.00% 30.00% 35.00% 40.00% 45.00%

ROE ROA
Marzhi i fitimit neto Marzhi i fitimit bruto

Burimi: Punim i autores në Excel

Figure 3: Krahasimi me Industrinë për vitin 2021

13
Krahasimi i Kompanise Vodafone me Industrine per vitin
2021

Industria

Vodafone

-25 -20 -15 -10 -5 0 5

Raporti i mbulimit te interesave Raporti i borxhit


Raporti i shpejte Raporti Korrent

Burimi: Punim i autores në Excel


Figure 4: Krahasimi me Industrinë për vitin 2021

Krahasimi i Kompanise Vodafone me Industrine per vitin 2021

Industria

Vodafone

-20.00% -10.00% 0.00% 10.00% 20.00% 30.00% 40.00% 50.00%

ROE ROA
Marzhi i fitimit neto Marzhi i fitimit bruto

Burimi: Punim i autores në Excel

4. KONKLUZIONE

14
Bazuar në të dhënat e raporteve të paraqitura mbi situatën financiare të Kompanisë Vodafone,
mund të dallohen disa pika të rëndësishme që duhet të merren parasysh dhe të adresohen në
mënyrë efektive.
Likuiditeti: Raporti i likuiditetit të menjëhershëm (current ratio) për vitin 2020 ishte 1.44 dhe për
vitin 2021 ishte 0.9. Kjo tregon një zvogëlim të likuiditetit dhe mund të ndikojë në aftësinë e
kompanisë për të përfunduar pagesat e menjëhershme dhe të përmbushë detyrimet e saj.
Rekomandohet që Vodafone të monitorojë me kujdes menaxhimin e cash floë-it dhe të marrë
masat e nevojshme për të rritur likuiditetin e saj.
Rentabiliteti: Marzhi i fitimit bruto për vitin 2020 ishte 27.68% dhe për vitin 2021 ishte 13.9%.
Një zvogëlim i konsiderueshëm i marzhit të fitimit bruto tregon sfida në performancën operative
të kompanisë. Rekomandohet që Vodafone të përmirësojë efikasitetin operacional, të rishikojë
kostot dhe të identifikojë burimet e mundshme të uljes së kostove për të përmirësuar
rentabilitetin e saj.
Financimi dhe borxhi: Raporti i qarkullimit të borxhit për vitin 2020 ishte 0.37 dhe për vitin
2021 ishte 0.43. Një rritje e raportit të qarkullimit të borxhit tregon një rrezik potencial për
stabilitetin financiar të kompanisë. Rekomandohet që Vodafone të zhvillojë një strategji të
qëndrueshme të financimit dhe të menaxhojë me kujdes nivelet e borxhit për të zvogëluar
rreziqet financiare dhe për të përmirësuar stabilitetin e saj.
Rentabiliteti i aksionerëve: ROE (Return on Equity) për vitin 2020 ishte 0.5% dhe për vitin 2021
ishte -8.2%. Vlerat negative të ROE tregojnë vështirësi në përdorimin e kapitalit të aksionerëve
për të krijuar vlerë. Rekomandohet që Vodafone të konsiderojë strategji për të përmirësuar
rentabilitetin e aksionerëve, përfshirë rritjen e efikasitetit operacional dhe të identifikojë burime
të reja të të ardhurave.
Për të arritur këto objektiva, Vodafone duhet të fokusohet në menaxhimin e likuiditetit,
përmirësimin e efikasitetit operacional, rishikimin e kostove dhe menaxhimin e niveleve të
borxhit. Gjithashtu, është e rëndësishme që kompania të analizojë ndikimin e pandemisë në
performancën financiare dhe të përshtatet me ndryshimet në treg dhe kërkesën e konsumatorëve.
Përmes strategjive të qëndrueshme të financimit dhe të rritjes së të ardhurave, Vodafone mund të
përmirësojë situatën financiare dhe të shënojë një rikthim të suksesshëm drejt rentabilitetit dhe
rritjes së vlerës për aksionerët e saj.

5. REFERENCA

https://www.qkb.gov.al/kerko/kerko-ne-regjistrin-tregtar/kerko-per-subjekt/

https://www.readyratios.com/sec/industry/

6. ANEKSE
Tabela 1: Bilanci Kontabël 2021

15
Pasqyra e Pozicionit Financiar VODAFONE ALBANIA

16
  31 dhjetor 2021 31 dhjetor 2020
AKTIVET    
Aktive afatgjata    
Aktive Afatgjata materiale 12,879,255,197 9,771,059,779
Aktive te tjera afatgjata jo-materiale 6,257,159,635 6,083,301,175
Investime ne pjesemarrje 82,641,300 7,306,597,455
Emri i mire 1,622,550,682 -
Aktivet tatimore te shtyra 859,451,718 763,658,529
Aktive te kontrates 43,940,392 44,529,207
Aktive me te drejte perdorimi 2,154,175,477 1,397,206,265
Totali i aktiveve afatgjata 23,899,174,401 25,366,352,410
Aktive Afatshkurtra    
Inventare dhe aktive biologjike afatshkurter 132,817,524 179,124,984
Parapagime dhe shpenzime te shtyra 495,021,445 233,593,042
Tatim fitimi i arketueshem 1,005,018,690 1,039,326,015
Llogari te tjera te arketueshme 289,941,660 405,667,383
Aktive te kontrates 131,302,638 85,158,420
Llogari te arketueshme 1,156,805,605 1,143,300,865
Mjete monetare dhe ekuivalente me to 1,833,003,559 2,215,240,827
Totali i aktiveve afashkurtra 5,043,911,121 5,301,411,536
TOTALI I AKTIVEVE 28,943,085,522 30,667,763,946
DETYRIMET DHE KAPITALI    
Kapitali    
Kapitali aksionar 5,689,874,341 5,689,874,341
Rezerva ligjore 568,987,434 568,987,434
Pagesa ne aksione (40,006,384) (27,838,609)
Fitimi i pashperndare 10,190,998,422 13,121,187,570
Totali i Kapitalit 16,409,853,813 19,352,210,736
Detyrime afatgjata    
Detyrime te qirase 1,722,299,880 930,713,186
Provigjone per detyrime 524,316,485 600,910,695
Hua nga Palet e lidhura 4,423,077,456 5,878,050,000
Detyrime te tjera afatgjate 228,936,086 229,344,751
Totali i detyrimeve afatgjata 6,898,629,907 7,639,018,632
Detyrime afatshkurtra    
Llogari te pagueshme 1,721,929,455 1,534,668,825
Llogari te tjera te pagueshme 1,381,354,315 459,502,556
Detyrime te qirase 341,515,870 296,745,929
Hua nga Palet e lidhura 1,011,126,740 616,200,000
Detyrime tatimore te ndryshme nga tatim 565,100,4
fitimi 87 348,921,267
Te ardhura te paperfituara (detyrime nga 613,574,9 420,496,
kontrata) 35 002
Totali i detyrimeve afashkurtra 5,634,601,802 3,676,534,579

17
Detyrime Totale 12,533,231,709 11,315,553,211
TOTALI I DETYRIMEVE DHE
KAPITALIT 28,943,085,522 30,667,763,946
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Tabela 2: Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve

31 dhjetor
31 dhjetor 2021
  2020
Aktivitetet e vazhdueshme    
Te ardhura te shfrytezimit    
Te ardhurat nga aktiviteti kryesor 16,103,699,498 12,626,701,988
Te ardhurat nga aktiviteti dytesor 1 29,716,849 60,390,724
Te ardhurat nga aktiviteti dytesor 2 137,691,629 243,833,814
Kosto e shitjeve (perfshire shpenzime te amortizimit
dhe zhvleresimit) (14,009,996,999) (9,352,014,443)
Fitimi/(humbja) bruto 2,261,110,977 3,578,912,083
Shpenzime te shperndarjes dhe marketingut (perfshire
shpenzime te amortizimit dhe zhvleresimit) (1,387,290,722) (1,306,761,459)
Shpenzime administrative (perfshire shpenzime te
amortizimit dhe zhvleresimit) (1,617,692,208) (1,391,508,829)
Shpenzime te tjera (653,188,935) (640,066,433)
Te ardhura/(shpenzime) financiare neto 77,218,526 (145,657,843)
Pjesa e fitimit/(humbjes) nga pjesmarrjet (filjal/dege)    
Pjesa e fitimit/(humbjes) nga bashkimet ekonomike
(joint-venture)    
Fitime te njohura nga shitja e pjesmarrjeve    
Te tjera (provizione) (31,204,767) 216,361,402
Fitimi/(humbja) para tatimit (1,351,047,129) 311,278,921
Tatimi mbi fitimin 13,078,617 (212,552,829)
Fitimi/(Humbja) e periudhes nga aktivitetet e
vazhdueshme (1,337,968,512) 98,726,092
Fitimi/(Humbja) e periudhes (1,337,968,512) 98,726,092
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

18
Object 5

Tabela 3: Pasqyra e lëvizjeve në kapitalin neto

Kapitali Rezerva Pagesa ne Fitimi i


  aksionar ligjore aksione pashperndare Totali

Gjendja me 1 janar 2020 5,689,874,341 568,987,434 (30,543,586) 14,282,263,010 20,510,581,199

Fitimi i vitit - - - 98,726,092 98,726,092

Dividentet e deklaruar dhe paguar (1,259,801,534


gjate vitit - - - (1,259,801,534) )

Pagesat e bazuara ne aksione   - 2,704,977 - 2,704,977

Gjendja me 31 dhjetor 2020 5,689,874,341 568,987,434 (27,838,609) 13,121,187,568 19,352,210,736

(1,337,968,513
Fitimi i vitit (humbja e vitit)       (1,337,968,513) )
Dividentet e deklaruar dhe paguar
gjate vitit       (632,643,398) (632,643,398)

Rezerva e konsolidimit       (968,577,237) (968,577,237)

Pagesat e bazuara ne aksione     (12,167,775)   (12,167,775)

Gjendja me 31 dhjetor 2021 5,689,874,341 568,987,434 (40,006,384) 10,190,998,422 16,409,853,813

Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

19
20

You might also like