You are on page 1of 2

Data 01.12.

2020
Titulli i detyrës: Supozoni se jeni manaxher risku në një korporatë. Në bazë të aktivitetit të
korporatës ( që do e shpjegoni) tregoni pesë risqe me të cilat përballet korporata dhe specifikoni
teknikat që do përdorni për trajtimin e tyre.
“Jeta është më shumë manaxhim risku, sesa shmangie e tij.” – Walter Wriston
Aktiviteti i korporatës që unë kam marrë në shqyrtim është rasti i një korporate energjetike në
Republikën e Kosovës. Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë është i koncenturar në
prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri dhe në një njësi shumë të vogël uji.

Pesë risqet kryesore me të cilat përballet korporata janë:

1. Risku i ndryshimeve të çmimeve të energjisë.

Çmimi i energjisë elektrike është shumë më i paqëndrueshëm se çmimi i mallrave të tjerë. Risku
i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike është risku që i kanoset shoqërisë nga pikëpamja
financiare, si dhe kapitalit të saj. Ndryshimet afatshkurtër apo afatgjatë të çmimit të energjisë
ndikojnë drejtpërdrejtë në të ardhurat e kompanisë. Mundësia e lëvizjes ekstreme e çmimeve të
energjisë rrit riskun tregtar në tregjet e energjisë elektrike. Ky risk sjell pasiguri në manaxhimin e
kostove të shoqërisë, pamundësi për të përmbushur detyrimet, ndikime negative në stabilitetin
dhe reputacionin e korporatës. Teknika që përdoret për trajtimin e këtij risku është ajo e
financimit të riskut, mbajtja e riskut.

2. Risku i normës së interesit

Risku i normës së interest çon drejt ndryshimit të vlerës reale të aseteve ose detyrimeve monetare
të veçanta ose drejt ndryshimeve të interest lidhur me kostot dhe të ardhurat , ose me kostot dhe
të ardhurat që janë të ndjeshme ndaj normës së interest të tregut. Gjatë aktivitetit të përditshëm të
biznesit , korporata merr hua që të financojë aktivitetin e saj. Korporata është e ekspozuar ndaj
riskut të normës së interesit, sepse vlera fikse e kursit të huamarrjes dhe fluksit të mjeteve
monetare lidhur me luhatjet e kursit të këmbimit do të reflektojnë diferencat në normën e
interesit. Teknika që përdoret për trajtimin e këtij risku është ajo e financimit të riskut, mbajtja e
riskut.

3. Risku operacional

Risku operacional është risku i një humbjeje, si rezultat i proceseve të papërshtatshme ose të
dështuara, të punonjësve apo sistemeve ose të faktorëve të jashtëm.
Në rastin e korporatës energjetike kemi riskun e jashtëm. Risku i jashtëm përfshin ngjarje që
ndodhin jashtë spektrit të aktiviteteve të korporatës, të cilat mund të kenë një ndikim në pasqyrat
financiare ose vazhdimin e aktiviteteve si psh, fatkeqësitë natyrore, dëmtimet e qëllimshme,
pirateria informatike ose mashtrimi nga jashtë. Për këtë lloj risk, mendoj se teknikat që merret
parasysh është ajo e kontrrollit të riskut, parandalimi i humbjes.
4. Risku politik

Ky risk vjen nga niveli i zhvillimit të një rajoni, të sistemit ligjor, ekonomik dhe politik në të
cilin korporata operon duke përfshirë nivelin e përgjithshëm të mjedisit të biznesit të tregut.
Risku i kreditimit
Risku i kreditimit është risku nga efektet negative financiare që mund të vijë si rezultat i
mospagesave nga një biznes, partner kontraktual apo financiar.
Kjo nga mungesa e dëshirës ose pamundësia që të përmbushë detyrimet.
Për këtë lloj risk, mendoj se teknikat që merret parasysh është ajo e kontrrollit të riskut,
shmangia.

5. Risku i kreditimit

Risku i kreditimit është risku nga efektet negative financiare që mund të vijnë si rezultat i
mospagesave nga një biznes. Kjo ndodh nga pamundësia që të përmbushë detyrimet një biznes i
caktuar. Për këtë lloj risk, mendoj se teknikat që merret parasysh është ajo e kontrrollit të riskut,
parandalimi i humbjes.

Burimet e informacionit:

Libri “ Tregu i sigurimeve”

You might also like