You are on page 1of 28

UNIVERSITETI “FAN S NOLI” KORÇË

FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI FINANCË- KONTABILITET
PROGRAMI I STUDIMIT MASTER

Detyrë Kursi

Tema: Vlerësimi financiar i firmës “Furra Bleta”.

Punoi: Xhimi Malkollari Pranoi: Prof. as Dr, Marsida Harremi


QËLLIMI:
Qëllimi I detyrës është të njohim më nga afër pasqyrat financiare të një kompanie dhe të
analizojmë zërat e tyre, për të përcaktuar dhe llogaritur të gjithë treguesit e një kompanie të cilët
përcaktojnë vlerën ekonomike të saj. Procesi I vlerësimit na tregon se çfarë është vlera aktuale e
biznesit duke analizuar të gjitha aspektet e biznesit, duke përfshirë menaxhimin e kompanisë,
strukturën e kapitalit, fitimet e ardhshme dhe vlerën e tregut të aktiveve të saj.

OBJEKTIVAT:
 Bazuar në elementët e pasqyrave, të përcaktojmë NOPLAT-in dhe kapitalin e investuar të
kompanisë sipas metodave të caktuara.
 Të përcaktojmë normën e rritjes(g).
 Të përcaktojmë ROIC.
 Të përcaktojmë koston mesatare të ponderuar të kapitalit (WACC)
 Të llogarisim vlerën ekonomike të një kompanie bazuar në treguesit e llogaritur.
 Të bëjmë krahasime dhe interpretime për treguesit e viteve të marra në analizë.
 Të llogarisim disa nga raportet kryesore të performancës financiare të biznesit.
 Të parashikojmë përformancën e ardhshme të kompanisë.
Vështrim I përgjithshëm mbi kompaninë Furra Bleta.
Furra Bleta, operon në sektorin e Prodhimit te produkteve te brumit, specifikisht bukes.
Ka një dedikim të jashëzakonshëm për ekselencë në çdo hap të biznesit, përmes shërbimeve të
shpejta e cilësore në përmbushje të nevojave të klientëve dhe konsumatorëve, duke qenë efikas,
të besueshëm dhe miqësor.
MISIONI
Ne punojmë me përgjegjësi sociale, për një biznes që rritet, kontribuon dhe shton vazhdimisht
vlerë tek punonjësit, klientët, partnerët dhe komunitetin, duke qenë gjithmonë një hap përpara të
tjerëve.
VIZIONI
Të jemi një ndër liderat kryesore në rajonin e Korces, dhe të kemi të paktën një markë të njohur
kombetarisht.
Analiza e treguesve ekonomikë të kompanisë, për vitet 2019-2022.
Për të bërë analizën e treguesve, do të bazohem tek Pasqyrat Financiare të kompanisë, të
publikuara vit pas viti. Treguesit kryesorë tek të cilët do të përqëndrohem janë:
• NOPLAT
• Norma e rritjes (g).
• Kapitali I investuar
• ROIC
• WACC
• Vlera ekonomike e kompanisë
• Disa raporte të rëndësishme.
• Politikat e investimit dhe financimit të kapitalit punues.
Llogaritja e NOPLAT.
Për të përcaktuar NOPLAT, fillohet me të ardhurat nga shitja, zbriten shpenzimet operative, për
të arritur tek fitimi operativ që rregullohet më pas me tatimin.
Pasi kam kryer veprimet kemi arritur këto rezultate:
Zërat 2019 2020 2021 2022
Të ardhurat nga shitja 26750184 27424400 31753756 38132829
Kosto e mallit të shitur -14784221 -15175224 -17425956 -21087753
Shpenzime personeli -5747575 -5992719 -8120476 -9173671
Shpenzime amortizimi -75000 -177540 -339595 -506229
Shp. të tj shfrytëzimi -5149388 -4830995 -4583879 -5324867
Shpenzime Financiare -336931 -154511 -13222 -533343
Fitimi operativ 657069 1093411 1270627 1506966
Taksa (15%) -114571 -198869 -197775 -226124
NOPLAT 542498 894542 1072852 1280842

Nga tabela, shohim që NOPLAT ka pësuar nje rritje përgjatë viteve të marra në studim pasi edhe
zërat të cilat ndikojnë tek ai kanë ndryshuar gradualisht. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve, mund të
shprehim edhe tendencën e lëvizjes së NOPLAT përgjatë viteve dhe mund ta paraqesim
grafikisht, si më poshte:

NOPLAT
1400000

1200000

1000000

800000

NOPLAT
600000

400000

200000

0
2019 2020 2021 2022
Norma e rritjes.
Menjëherë pas llogaritjes së NOPLAT, mund të gjejmë lehtësisht normat e rritjes (g) për cdo vit,
duke përdorur NOPLAT e viteve të mëparshme.
g=NOPLATt – NOPLATt-1/NOPLATt-1
g= 894542 - 542498 / 542498 = 64.9% (2019-2020)
g= 1072852 - 894542 / 894542 = 20 % (2020-2021)
g= 1280842 - 1072852 / 1072852 = 19.4 % (2021-2022)

Vitet 2020 2021 2022


Norma e rritjes (g) 64.9% 20% 19.4%

Norma e rritjes
70.00%

60.00%

50.00%

40.00%
Norma e rritjes
30.00%

20.00%

10.00%

0.00%
2020 2021 2022

Për 3 vitet norma e rritjes ka qene positive por duke u shfrenuar disi, dhe kjo është normale dhe e
kuptueshme pasi për këto vite ka patur nje rritje te te ardhurave dhe rrjedhimisht të NOPLAT,.
Kapitali I investuar.
Ka mënyra të ndryshme të llogaritjes së kapitalit të investuar. Duke përdorur metodën
operacionale: Asetet operacionale- Detyrimet operacionale. Ose duke përdorur metodën e dytë,
atë të financimit: Borxh+Kapital I vet. Në këtë rast kemi përdorur metodën operacionale dhe
kemi arritur këto rezultate:
Kapitali I investuar= Aktive korrente–Detyrime korrente+(Asete të prekshme+ Asete të
paprekshme).
Kapitali I investuar (2019)= 11 192 365 – 59 226 545 + 108 362 795 = 60 328 615 lek
Kapitali I investuar (2020)= 11 113 037 – 63 035 909 + 108 440 510 = 56 517 638 lek.
Kapitali I investuar (2021)= 14 671 455 - 67 649 137 + 108 470 343 = 55 492 661 lek
Kapitali I investuar (2022) = 18 834 873 – 79 501 094 + 145 420 661 = 84 754 440 lek
Vitet 2019 2020 2021 2022
Kapitali I Investuar 60 328 615 56 517 638 55 492 661 84 754 440

Kapitali i Investuar
90000000

80000000

70000000

60000000

50000000

40000000 Kapitali i Investuar

30000000

20000000

10000000

0
2019 2020 2021 2022

Edhe kapitali I investuar ka patur luhatjen e tij përgjatë viteve, por shohim që nga 2019 deri në
2021 ka ardhur duke u ulur. Nga grafiku duket se vlera më e madhe e kapitalit të investuar për
vitet e marra në analizë, është në vitin 2022, kjo si pasoje e nje investimi te paneleve diellore
siper fabrikes. Në qoftë së do të shohim komponentët përbërës të tij, më lart vëmë re së vlera e
aseteve afatgjata ka qënë më e larte ne vitin 2022, prandaj dhe kapitali I investuar rezultoi me I
larte kete vit.
Llogaritja e ROIC.
Pas gjetjes së NOPLAT dhe kapitalit të investuar, e kemi të lehtë të llogarisim ROIC për secilin
vit, duke përdorur formulën.
ROIC =NOPLAT/(Kapitali investuar)
ROIC(2019)= 542498 / 60 328 615 = 0.009 ose 0.9 %
ROIC(2020) = 894542/ 56 517 638 = 0.0158 ose 1.58 %
ROIC( 2021)= 1072852 / 55 492 661 = 0.0193 ose 1.93 %
ROIC(2022) = 1280842 / 84 754 440 = 0.0151 ose 1.51 %

ROIC
2.50%

2.00%

1.50%

ROIC
1.00%

0.50%

0.00%
2019 2020 2021 2022

Nga përqindjet e llogaritura por edhe nga grafiku mund të mund të shohim se kthimi nga kapitali
I investuar I kompanisë është duke u rritur deri ne vitin 2021. Viti 2021 shënon nivel më të lartë
të ROIC, ndërsa ne vitin 2022 duket nje renie e lehte si pasoje e investimit afatgjate te kryer ne
po kete vit..
Llogaritja e wacc.
Wacc është një tregues që llogaritet në funksion të gjetjes së vlerës së kompanisë. Për të gjetur
wacc, duhet fillimisht të llogarisim komponentët përbërës të saj, pjesë përbërëse e formulës së
mëposhtme:
Wacc= wk x kk + wb x kb x(1-T)
Wb = Totali I detyrimeve/ Totali I pasiveve
Wk = Kapitali vet / Totali I pasiveve
Kk = krf + (km – krf )Beta = 3 % +( 5% -3%)*1.2 = 6 % (nga publikimet e kompanisë)
Kb =2.5% (nga publikimet e kompanisë).
T = 15%
Mbi bazë të këtyre formulave, kam kryer llogaritjet për të përcaktuar wacc e cdo viti, që mund të
paraqiten në mënyrë të përmblëdhur në tabelën e mëposhtme:

Vitet 2019 2020 2021 2022


Wk 45.5% 46.3% 45% 34%
Kk 6% 6% 6% 6%
Wb 54.5% 53.7% 55% 66%
Kb 2.5% 2.5% 2.5% 2.5%
T 15% 15% 15% 15%
WACC 3.8% 3.91% 3.86% 3.44%

WACC e secilit prej viteve ka ardhur në rritje nga niveli 3.8% në 2019 shkon në 3.91% në vitin
2020, me pas kemi nje renie te WACC deri ne vitin 2022. Kjo do të thotë se përgjatë këtyre
viteve kompania ka rritur nivelet të borxhit dhe kapitalit të vet, duke kaluar nga 2019 në 2022,
me peshat specifike përkatëse, ndërkohë që kostot dhe taksa janë marrë të njëjta për të 4 vitet e
marrë në analizë.
Tashmë kemi përcaktuar të gjithë treguesit që na nevojiten për të llogaritur vlerën e ekonomike
të kompanisë për secilin prej viteve.
Llogaritja e vlerës ekonomike.
Për të llogaritur vlerën ekonomike të kompanisë përdoret formula e mëposhtme:
Vlera=(NOPLAT ×1-G/ROIC)/(wacc-g)

Vlera (2020) = 894542 *{1- 0.649 / 0.0158} / 0.0391 - 0.649 = 58 779 504.

Vlera (2021) = 1072852 *{1- 0.2 / 0.0193} / 0.0386 - 0.2 = 62 235 348.

Vlera (2022) = 1280842 *{1- 0.194 / 0.0151} / 0.0344 - 0.194= 95 081 509.

Vlerat ekonomike të viteve 2020 – 2022 mund të përmblidhen në tabelën e mëposhtme:

Vitet 2020 2021 2022


Vlera ekonomike 58 779 504 62 235 348 95 081 509

Vlera Ekonomike
100000000
90000000
80000000
70000000
60000000
50000000
Vlera Ekonomike
40000000
30000000
20000000
10000000
0
2020 2021 2022

Nga shifrat e llogaritura por edhe nga grafiku, vihet re një tendencë rritëse midis vlerave
ekonomike të viteve të marra në analizë. Pra nga vlera e vitit 2020 vlera ekonomike e kompanisë
është rritur në nivele të kënaqshme në vitin 2022. Kjo për shkak të ndryshimit të komponentëve
përbërës të formulës së vlerës. Në këtë formulë ndikojnë në një masë të madhe normat e rritjes,
dhe NOPLAT të cilat duke qënë pozitive bëjnë që edhe vlera të jetë pozitive e vlerës ekonomike
të kompanisë.
Disa raporte të rëndësishme.
Dy raportet që do të llogaris janë ROA dhe ROE. Komponentët e nevojshëm për llogaritjen e
tyre I marrim nga pasqyra e të ardhurave dhe bilanci.
 ROA = Të ardhurat operative/ Total aktive
 ROE= Të ardhurat neto/ Kapitali aksioner

ROA (2019)= 11 909 963 /119 555 160 = 9.96 %


ROA (2020) = 12 249 176 / 119 553 547 = 10.24 %
ROA (2021)= 14 327 800 / 123 141 798 = 11.6 %
ROA (2022) = 17 045 076 / 164 255 534 = 10.3 %
ROE (2019) = 542 498 / 54 419 809 = 1%
ROE (2020) = 894 542 / 55 314 351 = 1.61%
ROE (2021) = 1 072 852 / 55 492 661 = 1.93%
ROE (2022) = 1 280 842 / 55 700 651 = 2.3%
Vitet 2019 2020 2021 2022
ROA 9.96% 10.24% 11.6% 10.3%
ROE 1% 1.61% 1.93% 2.3%

12.00%

10.00%

8.00%

ROA
6.00%
ROE

4.00%

2.00%

0.00%
2019 2020 2021 2022
Sic vihet re nga përqindjet dhe nga paraqitja grafike, kthimi nga kapitali I vet përgjatë viteve
është dukshëm në nivele më të uleta se kthimi nga aktivet.
Kthimi nga kapitali nënkupton se sa e mirë është kompania në gjenerimin e kthimeve nga
investimi që ka marrë nga aksionerët e saj.Kthimi nga kapitali I vet qëndron midis niveleve 1-
2.3% , që janë kthime relativisht të pakënaqshme për kapitalin e investuar nga vetë pronarët.
Niveli më I lartë I ROE I takon viteve 20121 dhe 2022 me përafërsisht dhe, ndërsa dy vitet
paraardhëse kanë një ROE më të ulët, me tendencë rënëse.
Kthimi I aseteve, siç sugjeron emri, ndihmon një organizatë të përcaktojë se sa mirë janë duke u
përdorur asetet e saj për t’u bërë më fitimprurëse.Nëse aktivet nuk përdoren në mënyrë efektive,
shuma e kthimit të aseteve të kompanisë do të jetë e ulët. Mund të themi se Kthimi nga aktivet,
ka pësuar luhatje me tendencë rritëse duke qëndruar në nivelet 10-12%. Rritja më e madhe
qëndron në vitin 2021 ndërsa më e ulta në 2019.

Parashikimi i përformancës për vitet e ardhshme.


Përsa i përket parashikimit për të ardhmen, kompania ka nënvizuar normën e rritjes prej 22% dhe
25% ,nivele të synuara të rritjes ekonomike nga kompania. Këto norma do të përdoren për
parashikimet e NOPLAT për vitet 2023 dhe 2024.
Kështu duke ditur normën e rritjes dhe NOPLAT e 2022, mund të llogarisim NOPLAT e 2023.
Kemi :
(NOPLAT t+1-NOPLAT t)/(NOPLAT t)=g
NOPLAT(2023) – 1 280 842 / 1 280 842= 0.22
NOPLAT(2023) = 1 562 627
Ndërsa për NOPLAT e 2024 do të kemi:
NOPLAT (2024)- 1 562 627 / 1 562 627 = 0.25
NOPLAT (2024)= 1 953 283

Vitet 2019 2020 2021 2022 2023 2024


NOPLAT 542 498 894 542 1 072 852 1 280 842 1 562 627 1 953 283
NOPLAT
2500000

2000000

1500000

NOPLAT
1000000

500000

0
2019 2020 2021 2022 2023 2024

Pra sic shohim edhe nga grafiku, për vitet historike të dhënat faktike tregojnë nivele NOPLAT
me tendencë rritëse. Ndërkohë që NOPLATI I parshikuar për dy vitet pasardhës qëndron në
nivele rritëse nga 2023-2024 sesa nivelet faktike duke treguar se këto parashikime janë mjaft
realiste. Pra ajo që vihet re është një rritje e NOPLAT kur kalojmë nga të dhënat faktike tek ato
të parashikuara.
Përfundime
Analiza financiare përmes treguesve të mësipërm ndihmon në përcaktimin e shëndetit dhe
stabilitetit të kompanisë, duke ofruar një kuptim se si kompania e zhvillon biznesin e saj.
Pasqyrat financiare janë thelbësore pasi ato ofrojnë informacion në lidhje me të ardhurat,
shpenzimet, përfitimin dhe borxhin e një kompanie. Pra, analiza e performancës financiare është
kritike nëse kryhet, sepse ndihmon në përcaktimin e rritjes potenciale të ardhshme të një biznesi,
strukturës, efektivitetit dhe më e rëndësishmja, performancës së tij.
Rekomandime
Objektivi kryesor I vlerësimit financiar për çdo kompani është të sigurojë informacionin e
nevojshëm të kërkuar nga përdoruesit e pasqyrave financiare për marrjen e vendimeve
informative, vlerësimin e performancës aktuale dhe të kaluar të kompanisë, parashikimin e
suksesit ose dështimit të biznesit, prandaj është e rëndësishme që kompanitë të publikojnë
pasqyrat financiare në mënyrë të besueshme.Nëse informacioni nuk është I besueshëm, ato
rrezikojnë që çdo vendim biznesi I bazuar në këto pasqyra financiare të jetë I pasaktë ose
mashtrues.
Referenca
Leksione të vlerësimit financiar
https://efiling.tatime.gov.al/cats_public/Accounting/AnnualStatement/Details/
Shtojce: PF “Furra Bleta”

You might also like