You are on page 1of 7

Strukturat akomoduese

2022

MARS 2022

Faqe 1
Nga publikimet mujore të INSTAT në lidhje me anketimin që i bëhet strukturave
akomoduese, të cilat janë të regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim
Taksave rezultonë se gjatë vitit 2022, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të
këtyre strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:

Numri i vizitorëve të cilët kanë qëndruar në strukturat akomoduese të vendit tonë


është 1,569,982 gjatë vitit 2022 ose 28% më shumë krahasuar me vitin 2021. Rritje
kanë pasur dhe dy treguesit e mëposhtëm:

• numri i vizitorëve rezident në struktura akomodues është rritur me 25 %;

• numri i vizitorëve jo-rezident në këto struktura është rritur me29%;

Përshkrimi 2021 2022 Ndryshimi ne %


Numri i vizitorëve gjithsej 1,230,916 1,569,982 28%

Numri i vizitorëve rezident 545,835 683,467 25%

Numri I vizitorëve jo- rezident 685,081 886,515 29%


Burimi INSTAT: Numri i vizitorëve rezident dhe jo-rezident, vjetore

Për të parë se në cilat muaj të vitit shfrytëzohen më shumë strukturat akomoduese


po japim me paraqitje grafike numrin e vizitorëve në strukturat akomoduese për
dy vitet e fundit:

600,000
500,000
400,000
300,000
200,000
100,000
-
Janar Shkurt Mar Prill Maj Qershor Korrik Gusht Shtator Tetor Nentor Dhjetor
2022 59,969 58,018 61,008 73,932 121,26 174,14 278,61 299,83 176,23 108,05 77,970 80,937
2021 39,804 38,365 39,692 54,721 72,992 138,76 246,66 257,33 126,17 74,862 68,681 72,858

2021 2022

MARS 2022

Faqe 2
VIZITORËT NË LIDHJE ME VENDOSJEN E STRUKTURAVE AKOMODUESE
Gjatë vitit 2022, vihet re që ka një rritje të konsiderueshme të vizitorëve që kanë
qëndruar në strukturat akomoduese në Rajonin Qendër (Qarku Tiranë dhe
Elbasan). Gjithashtu shihet një rritje e konsiderueshme e vizitorëve që qëndrojnë
në strukturat akomoduese të zonave jobregdetare, vlerë kjo që tregon se interesi
I vizitorëve nuk është vetëm për pjesën tonë bregdetare.

Gjatë vitit 2022 vihet re se kemi një rritje të vizitorëve që qëndrojnë në hapsirat për
kampingje. Më poshtë gjeni vizitorët në strukturat akomoduese të ndarë sipas
rajoneve ku ndodhen këto struktura, të ndara sipas afërsisë me bregdetin; si dhe
ndarja e këtyre vizitorëve sipas qëndrimit në strukturat e klasifikuara në tre ndarje.

Vizitorët Vizitorët Krahasimi


2021 2022 në %
TOTALI I VIZITORËVE 1,230,265 1,569,982 28%

RAJONET
Rajonet e Veriut 328,030 392,259 20%

Rajoni Qëndër 458,645 647,353 41%

Rajoni I Jugut 443,590 530,370 20%


ZONA E AFËRSISË ME BREGDETIN
Zonë Bregdetare 729,177 849,806 17%

Zonë Jo-bregdetare 501,088 720,176 44%


STRUKTURAT SIPAS KLASIFIKIMIT

Hotele dhe akomodime të ngjashme 1,173,153 1,490,342 27%

Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime 49,497 62,021 25%


afatshkurtra
Hapësirat për kampingje, për parqe, për çadra , ose 7,291 17,619 142%
rulota argëtimi

MARS 2022

Faqe 3
NËTËQËNDRIMET E VIZITORËVE NË STRUKTURAT AKOMODUESE
Numri i netë qëndrimeve të këtyre vizitorëve në strukturat akomoduese për 2022
është rritur me 20 %, në krahasim me vitin 2021. Numri i netë qëndrimeve nga
rezident është rritur me 16 %; ndërsa numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është
rritur me 23%. Më poshtë jepen vlerat për dy vitet e fundit :

2021 2022 Ndryshimi


në %
Numri i netë qëndrimeve
3,186,072 3,831,329 20%

Numri i netë qëndrimeve rezident 1,155,185 1,339,177 16%

Numri I netë qëndrimeve jo- rezident 2,030,887 2,492,152 23%

Burimi INSTAT: Numri i netë qëndrimeve rezident dhe jo-rezident, tremujore

NETËQËNDRIMET E VIZITORËVE NË LIDHJE ME VENDOSJEN E


STRUKTURAVE AKOMODUESE
Vlera e përgjithshme e nëtëqëndrimeve në strukturat akomoduese sipas
vetëdeklarimeve për strukturat e regjistruara rezulton me një rritje prej 20%
krahasuar me vitin 2021.

Në zonat jo bregdetare rritja vjetore e netëqëndrimeve është në masën 38 %


krahasuar me vitin 2021. Ndërsa për nga lloji I strukturës është e dallueshme që
numri më I madh I netëqëndrimeve është në hotele dhe akomodime të
ngjashme. Kundrejt totalit për vitin 2021 vihet re se:

• numri më i madh I netëqëndrimeve sipas rajoneve është në “Rajonin Qendër“


40,7 % e gjithë qëndrimeve është e përqëndruar në këtë rajon;

• sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat bregdetare” kemi 70,9% të


netëqëndrimeve kundrejt totalit dhe pjesa tjetër në zonat jobregdetare.

• sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”


janë 93,9 % e netëqëndrimeve dhe pjesa tjetër është e ndarë në akomodime
afatshkurtëra dhe kampingje;

MARS 2022

Faqe 4
Më poshtë gjeni netëqëndrimet në dy vitet e fundit të ndarë sips rajoneve; zonës
së afërsisë me bregdetin; dhe sipas llojit të strukturës akomoduese:

RAJONET Netëqëndrimet Netëqëndrimet Ndryshimi në


2021 2022 %
Totali 3,186,072 3,831,329 20%

RAJONET
Rajonet e Veriut 828,277 981,097 18%

Rajoni Qëndër 1,149,170 1,557,837 36%

Rajoni I Jugut 1,208,625 1,292,395 7%

ZONA E AFëRSISë ME BREGDETIN

Zonë Bregdetare 2,381,252 2,717,762 14%

Zonë Jo-bregdetare 804,820 1,113,567 38%

STRUKTURAT SIPAS KLASIFIKIMIT

Hotele dhe akomodime të ngjashme 3,011,685 3,596,282 19%

Akomodime për pushime dhe të tjera 152,259 196,404 29%


akomodime afatshkurtra
Hapësirat për kampingje, për parqe, 22,128 38,643 75%
për çadra ,rulo etj

MARS 2022

Faqe 5
Metodologjia

Informacion mbi vrojtimin:

INSTAT llogarit dhe publikon treguesit tremujorë të statistikave të akomodimit që përbejnë


ofertën turistike në vend.

Qëllimi i vrojtimit mbi strukturat akomoduese është të monitorojë aktivitetet turistike, të llogarisë
treguesit statistikor mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të
përcakuar tendencën e zhvillimit të kapaciteve të sektorit të turizmit. Të dhënat mblidhen çdo
muaj nëpërmjet pyetsorit “Anketa e Strukturave Akomoduese”.

Fusha e mbulimit

Në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha strukturat akomoduese turistike nga


Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të vitit 2018. Strukturat akomoduese turistike klasifikohen dhe
përshkruhen në grupe sipas klasifikimit NVE Rev. 2 si vijon:

• Hotele dhe akomodime të ngjashme. Kjo klasë përfshin: hotele, resort hotelier (kompleks
turistik), hotel suita/apartament, motele.
• Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra. Kjo klasë përfshin: shtëpi
pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi
pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore.
• Hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi. Kjo klasë përfshin
kampingje e parqe për çadra, automjete ose rulota për vizitorët me qëndrim të shkurtër.

Strukturat akomoduese dhe vizitorët e pa regjistruar nuk janë subjekt i këtij studimi.

Treguesit që mblidhen nga anketa përfshijnë:

• Numri i vizitorëve rezident;


• Numri i vizitorëve jo – rezident;
• Netët e qëndrimit nga vizitorët rezident;
• Netët e qëndrimit nga vizitorët jo – rezident;

Mbledhja e këtyre treguesve dhe llogaritja e niveleve të kapacitetit dhe shfrytëzimit realizohen
në bazuar në Aneksin I “Oferta turistike-Statistikat e Akomodimit” të Rregullores së Bashkimit
Europian (EU) no. 692/2011.

Struktura akomoduese në statistikat e akomodimit përfshin të gjitha institucionet e akomodimit


turistik që ofrojnë, si një shërbim të paguar (çmimi mund të subvencionohet pjesërisht ose
plotësisht), shërbime akomodimi afatshkurtra ose qëndrimi të shkurtër.

MARS 2022

Faqe 6
Dhomë fjetje: në një strukturë akomodimi apo banesë është njësia e përbërë nga një dhomë
ose grupe dhomash të cilat janë të marra me qira nga vizitorët (turistët) si një e tërë (qira e
pandashme).

Shtrat: numri i shtretërve në një godinë akomodimi turistik përcaktohet nga numri i personave që
mund të qëndrojnë gjatë natës në një shtrat, duke përjashtuar shtretërit ekstra të vendosur sipas
kërkesës së vizitorit.

Vizitorë: një vizitorë është përcaktuar si një person i cili qëndron të paktën një natë në hotel duke
përfshirë edhe fëmijët.

Rezident: konsiderohet ai person që ka banuar në Shqipëri për më shumë se 12 muaj radhazi.

Jo-Rezident: konsiderohet ai person që nuk ka banuar në Shqipëri për më shumë se 12 muaj


radhazi.

Netë qëndrimi: Një natë qëndrimi është çdo natë që një vizitor / turist (rezident ose jo-rezident)
aktualisht shpenzon (fle apo qëndron) në një njësi akomodimi

Rajonet statistikore në nivelin 1, 2 dhe 3 përcaktohen sipas ndarjes territoriale NUTS II, i cili është
një klasifikim i unifikuar dhe përdoret si bazë për mbledhjen dhe përpunimin e Statistikave
Rajonale Evropiane. Informacioni më poshtë përfshin se cilat prefektura janë në rajonin e Veriut,
Qendrës dhe Jugut.

Rajoni i Veriut: Dibër; Durrës; Kukës; Lezhë; Shkodër

Rajoni Qendër: Elbasan;Tiranë

Rajoni i Jugut: Berat; Fier; Gjirokastër; Korçë; Vlorë

Zonat bregdetare janë Njësi Administrative Vendore (LAU) që janë në kufi ose afër një vije
bregdetare. Zonat bregdetare klasifikohen sipas dy kategorive të mëposhtme: Zonat
bregdetare: LAU që kufizohen me vijën bregdetare ose LAU që kanë të paktën 50% të
sipërfaqes së tyre në një distancë prej 10 km nga vija bregdetare;

• Zonat jo-bregdetare: LAU që nuk janë "zona bregdetare"; që nënkupton LAU që nuk kufizohen
me vijen bregdetare dhe kanë më pak se 50% të sipërfaqes së tyre në një distancë prej 10 km
nga vija bregdetare

MARS 2022

Faqe 7

You might also like