You are on page 1of 4

Pro:

Teknologjia avancoi në drejtim të prodhimit të robotëve të pavarur, makinave


autonome të sinkronizuara nëpërmjet një sistemi qendror, informacioni satelitor për
rrugët, motin, mediat audiovizive, etj.
Ky revolucion industrial është në zhvillim e sipër dhe me një shpejtësi të lartë.
Gjithnjë e më shumë shërbime publike dhe private po digjitalizohen duke rritur jo
vetëm informimin e lehtë dhe të shpejtë, por në të njëjtën kohë duke ulur ndjeshëm
kostot monetare dhe ato burokratike.

Kunder:
Me te vertete qe teknologjia po zhvillohet, dhe kjo sjell nje sere te mira, por a nuk
duhet qe ky zhvillim te jete disi nen frena? Digjitalizimi i menjehershem sjell sfida,
dhe rreziqe te panjohura per shumicen e popullsise per tu perballur dhe per ta
menaxhuar sic duhet.

Pro:
Digjitalizimi nuk ka ardhur vetem me komoditet. Ai kardhur edhe me nje siguri te
plote te informacionit, te te dhenave duke shmangur mundesine e humbjes apo
vjedhjes se tyre gjate transportimint. Volume te medha informacioni mbrohen nga
programe dhe elemente teknike sigurie.ne cdo shtet qe perdor teknologjine,
ndodhen server te medhenj sigurie. Gjithashtu nuk mund te harrojme edhe faktin qe
jane krijuar edhe mundesi te tjera per te qene sa me te sigurt. Jane programe sigurie
ose anti-viruset qe cdokush mund ta instaloje per sigurine personale. Shembull
shume i njohur per nje anti-virusi per kompjuterat eshte Avast.

Kunder:
Ne nje periudhe te shkurter kohore eshte vertetuar se shume servrera mbrojtes jane
thyer, duke u vene ne dispozicion te hackerave me qellime keqdashese. Kjo sjell
zbulimin e te dhenave, nxjerrjen e te dhenave financiare dhe tregtare, nxjerrjen e
informacioneve sekrete shteterore, te cilet ne thelb kane synimin per te nxjerre
perfitime ekonomike dhe politike. Nje shembull shume i fresket i kompanise
Facebook. ne mars te 2018 u perball dhe pranoi akuzat e rrjedhjes se te dhenave, si
dhe shembulli eshte sulmi kibernetik qe qeveria irane me 15 korrik 2022 i beri e-
albanias, duke vene ne rrezik te dhenat personale te te gjithe shtetasve shqipetare.

Pro:
E-qeverisja përfshin përdorimin e teknologjisë dhe internetit për të rritur
produktivitetin e administratës dhe realizimin e transaksioneve në mënyrë
elektronike, gjë që eliminon nevojën për të vizituar fizikisht objektet qeveritare.
Rezultatet e këtyre iniciativave konsistojnë në reduktime të konsiderueshme të
kostove të shërbimit dhe të kohës së shpenzuar nga qytetarët për marrjen e një
shërbimit, si edhe në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Këshilli Kombëtar i Kontrollit Rregullator të Gjermanisë në një nga publikimet e
veta ka theksuar se duke eleminuar letrën nga transaksionet për shërbimet
më të zakonshme, qytetarët mund të kursenin 84 milion orë kohë të lirë në vit,
kompanitë mund të zvogëlonin kohën e kaluar duke ndërvepruar me zyrat e
qeverisë me 54%, dhe autoritetet publike do të ishin në gjendje të kursenin
rreth 3,9 miliardë Euro.
Kunder:
E-qeverisja pati nje zhvillim te menjehshem, sidomos gjate periudhes se COVID-19.
Por a nuk duhet te shqetesohemi se si kjo arriti te krijohejshume shpejt dhe pa
problem? Kjo eshte e pamundur. Per te bere nje pune sic duhet, ajo duhet
mirestudiuar dhe ajo kerkon kohen e saj. Ne shume sherbime digjitale serverat nuk
jane te kualifikuar sic duhet dhe nuk kane kapacitetin e duhur per te perpalluar
shume kliente. Siguria shpesh te le per te deshiruar. Kemi rastin tone te e-albanias,
qe vepron shpesh ne menyre te ngadalte, jo gjithmone i akseson sherbimet dhe
siguria vendoset ne nje pikepytje te madhe.

Pro:
Teknologjia ka nje ndikim te gjere te tregun e punes. Profesione te reja kane lindur
duke sjelle qe shume profesione te lodhshme tradicionale jane minimizuar dhe jane
zhdukur. Prodhimi eshte shtuar dhe eshte permisuar ne cilesi. Gjithcka eshte bere
me e lehte dhe me komode edhe per vete punetoret. Zhvillimi i menjehershem i
teknologjise ka beret e mundur qe shume shtete te dalin nga krizat ekonomike, dhe
jo vetem. Ata kane arritur ne zhvillimie te medha ekonomike, duke rritur keshtu edhe
mireqenien sociale.

Kunder:
Eshte e vertete qe digjitalizimi i mjeteve te punes ka lehtesuar punen, po kjo ka ulur
numrin e personelit, duke zevendesuar fuqine punetore me makinat inteligjente, te
cilat punojne 7 dite ne jave, 24 ore ne dite, pa u lodhur, pa mbartur emocione, pa u
semurur, pa kerkesa sociale dhe pa bere greva. Kane kapacitet shume te larte, nje
kapacitet i cili nuk mund te krahasohet me ate te njeriut. Pra, njeriu nuk mund t’i
konkurroje ato. Ajo qe njerezeve u mbetet eshte te bejne profesione te cilat
makinerite nuk i bejne dot apo ato profesione te cilat i sherbejne vete sistemit.

Pro:
Shqiperia, si nje vend ne zhvillim eshte duke perdorur teknologjine dhe digjitalizim ne
shume aspekte per te pasur nje zhvillim akoma me te larte. Ajo ka disa faktore qe e
motivojne kete nisme. Mosha e re, per te cilen Shqiperia njihet, e favorizon zhvillimin
e teknologjise. Te rinjte e kane me te lehte per tu aftesuar ne profesionet e reja qe
kerkojne pajisjet e reja digjitale. Edhe pse mosha mesatare e popullsise se
Shqiperise eshte bere 37 vjec, ajo ngelet e 2 si vendi me moshen me te re ne
Europe. Popullsia e Shqiperise eshte mesatarisht 10 vjet me e re se popullsia e
Gjermanise, 8 vjet me e re se e Italise, 5 vjet me e re se e Serbise.

Kunder:
Ju permendet se mosha e popullsise eshte rritur.e dini pse? Kjo per shkak te
emigrimit, nje semundje e cila nuk po gjen sherim ketu ne Shqiperi. Shume te rinj
dhe te reja po largohen, per nje mundesi me te mire, shume prej te cileve jane
student. Une do e quaja “emigrim i trurit” ku shume specialist dhe talente po
emigrojne drejt perendimit. Gjithashtu digjitalizimi ka sjellur edhe ndryshime
demografike dhe sociale. Numri i lindjeve edhte 1.54 per nje grua, cka tregon se nje
cift nuk zevendeson veten, dhe nese vazhdon keshtu pritet te perkeqesohet raporti
mes moshave te treat dhe atyre te reja.
Pro:
Sistemi i 11 bankave tregtare në Shqipëri e mbylli vitin 2022 me një fitim të
konsoliduar. Treguesi i kredive të dhëna për biznesin dhe qytetarët shënoi rritje. Po
ashtu edhe treguesi i depozitave bankare të qytetarëve. Nga ana tjetër, edhe
përdorimi i pagesave bankare në distancë dhe i bankingut përmes internetit, u rrit
2022.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar, numri total i veprimeve
bankare në distancë arriti në 6.28 milionë. Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët
e rritën numrin e veprimeve bankare në distancë me 22.4% ose me 1.15 milionë
veprime më shumë.
Kunder:

Të qenit vetëm konsumator i produkteve digjitale kërkon volume të mëdha fondesh


për blerjen e teknologjisë. Pamundësia për të qenë ofruese në ambientin e ri
teknologjik bën që Shqipëria të investojë vlera të mëdha për të përvetësuar
teknologjinë e re. Shqipëria është një ekonomi e vogël dhe, ashtu si deri më tani,
është vetëm një konsumatore e produkteve digjitale. Ashtu sikundër më parë, kur
ekonomia shqiptare ka blerë nga jashtë makineritë e reja, kompiuterët, programet,
etj., ashtu edhe tani ajo do të shpenzojë fonde për blerjen e softeve dhe pajisjeve
inteligjente.

Pro:

Shqiperia nuk ka nje treg te ngopur, dhe kjo krijon gjithne vende te reja pune, Ka
akoma hapësira për investime dhe për vende të reja pune. Kjo mund të bëjë që
ndikimi i digjitalizimit në uljen e vendeve të punës të balancohet nga hapja e
vendeve të reja të punës që do të vijnë prej investimeve të reja që mund të nxisë
digjitalizimi.. Futja gjithnjë e më shumë e shërbimeve duke përdorur pajisjet digjitale
pritet të rrisë nivelin e transferimit të këtyre shërbimeve nga vendet me kosto të lartë
të punës drejt Shqipërisë. Kjo pritet të rrisë numrin e specialistëve shqiptarë të
punësuar në ofrimin e shërbimeve për vendet me kosto të lartë të specialistëve,
kryesisht vendet e BE-së

Kunder:

Ekziston mundësia që shumë produkte vendase të konkurrohen nga prodhues


kryesisht aziatikë, të cilët ofrojnë çmime konkurruese për mallrat dhe shërbimet. Kjo
kërcënon tregun e punës në Shqipëri.

Mundësia për hartim dhe zbatim të politikave ekonomike proteksioniste nga vendet e
Bashkimit Europian kërcënojnë kompanitë, që ofrojnë shërbime nga Shqipëria drejt
këtyre vendeve. Një shembull i tillë ishte ndryshimi ligjor në Itali në vitin 2017, i cili
dekurajon ofrimin e shërbimeve “call center” nga vendet jokomunitare siç është
Shqipëria.
Pro:
Digjitalizimi I menjehershem sjell shume ane pozitive, si rritjen e ekonomise, krijimin
e vendeve te reja pune, komoditet ne jetese etj. Smund te themi qe zhvillimi eshte I
gabuar, sepse zhvillimi e ben diçka akoma me te mire sec ishte.

Kunder:
Une nuk e hedh poshte qe zhvillimi sjell dicka me shume, por duhet pasur kujdes se
si ky zhvillim ndodh. Ajo duhet te kaloje ne sere procesesh dhe ekzaminimesh per te
pare se a mund te sjelle nje zhvillim te suksesshem, dhe jo te ndodhe menjehere.

You might also like