You are on page 1of 5

Korona kriza dhe impakti në sistemet ekonomike në Botë

Epidemia e koronavirusit të ri (Codiv-19), që u shfaq në janar në rajonin Wuhan të Kinës dhe


brenda një kohe relativisht të shkurtër prej 3 muajsh u përhap në të gjithë botën, duket se e ka
tronditur thellësisht sistemin global. Gjatë dekadës së fundit politika botërore është bërë skenë
e zhvillimeve me përmasa globale. Pas sulmeve të 11 Shtatorit sistemit global iu desh të
përballej me një krizë sigurie, por më vonë kjo krizë u thellua edhe më shumë dhe mori
përmasa globale me lindjen dhe përhapjen e DAESH-it.
Kurse në vitin 2008 e gjithë bota u përball me një krizë financiare globale. Por më vonë
megjithëse kishin kaluar 10 vite nga kjo krizë, sistemi global në vend të përmirësimit përjetoi
një trend të keq, treguesit ekonomikë nisën të kthen sërish në kahun e kundërt. Pasi edhe
luftërat tregtare të viteve të fundit mes ShBA-së dhe Kinës nuk kanë kërcënuar vetëm sistemin
ekonomik në shkallë globale, por i kanë rritur edhe më shumë pritjet për lindjen e një krize të re
globale.
Krizat politike në nivel global, rritja e të djathtës ekstreme, mosfunksionimi i institucioneve
ndërkombëtare dhe probleme të thella siç është ai i krizës siriane bënë që të vihet
në pikëpyetje edhe e ardhmja e sistemit global. Por askush nuk i kishte komentuar këto
probleme në formën që sistemin global po e pret një e ardhme pesimiste dhe e paqartë. Kurse
epidemia e koronavirusit na lë të kuptojmë se na pret një krizë shumë herë më e thellë se sa ajo
që pritej e dukej dhe e ardhmja e sistemit global sapo vjen e po bëhet gjithnjë e më e paqartë.
Para së gjithash korona (Covid-19) është një problem shëndetësor global që ka të bëjë
drejtpërsëdrejti me sigurinë njerëzore. Siguria njerëzore është trajtuar si një nga çështjet që ka
zënë vend në qendër të politikës dhe sigurisë botërore që në vitet 1980-të. Epidemia e
koronavirusit nisi të shfaqë efekte që e kapërcejnë sigurinë njerëzore dhe shëndetin publik
global.
Nuk ka dyshim që ndikimi i parë dhe më i rëndësishëm është ai që ndjehet mbi ekonominë
globale. Paqartësi të shumta si:
 deri ku do të shkojë sëmundja (epidemia),
 kur do të jetë e mundur marrja e saj nën kontroll,
 si dhe sa i madh do të jetë dëmi që do të shkaktojë sëmundja në aspektin e shëndetit
njerëzor dhe do të përsëritet apo jo sëmundja, me sa duket kanë nisur ta tronditin që
tani ekonominë globale.
Përmbysja e shifrave të rritjes ekonomike në Kinë, amullia e prodhimit në disa sektorë të Kinës,
afrimi i gjendjes së amullisë edhe në ekonomitë lokomotivë të Evropës si: Italia, Franca,
Gjermania dhe Spanja për shkak të koronavirusit vuri në veprim lojtarë globalë si ShBA-ja.
Banka Qendrore amerikane (FED) ndërhyri duke hedhur në treg 700 miliardë dollarë, por tregjet
nuk reaguan pozitivisht pavarësisht kësaj ndërhyrjeje gjigande. Kennet Rogoff, një nga emrat e
rëndësishëm të ekonomisë, i cili ka qenë edhe kryeekonomist i FMN-së, një prej institucioneve
monetare të njohura në botë, pretendon se ekonomia globale do të hyjë në recension duke
pësuar tkurrje të njëpasnjëshme. Edhe Instituti i Kërkimeve të Oksfordit thotë se vendet në
zhvillim që kanë borxhe të jashtme do ta kenë të vështirë t’i shlyejnë ato.  

 Nga ana tjetër banka qendrore amerikane (FED) do të zbatojë politikën e zgjerimit


monetar, një metodë që nuk para e praktikon shumë. Franca ka bërë të ditur se ka
planifikuar një fond gjigand prej 500 miliardë eurosh për të luftuar me koronavirusin.
Vetëm se masat e marra nuk e ngadalësojnë recensionin në ekonomi, sepse tregjet
reale kanë rënë në amulli. Nëse situata vazhdon kështu, nuk duket si shumë e
mundshme që ekonomia globale të rimëkëmbet në dy-tre vitet e ardhshme. Dhe kjo
mund të rezultojë me hyrjen në një krizë ekonomike globale dhe mund të sjellë kolapsin
e vendeve me ekonomi të brishtë. Si rrjedhojë, ka më shumë gjasa që epidemia e
koronavirusit ta fusë ekonominë globale në një krizë historike se sa ta çojë drejt një krize
ekonomike, dhe të sjellë kështu lindjen e një situate strukturore në ekonominë globale.
Ndërsa dimensioni i dytë i epidemisë së koronavirusit që ka të bëjë me të ardhmen e sistemit
global intereson drejtpërsëdrejti sigurinë globale. Ashtu siç e thotë qeveria e Republikës së
Turqisë “Problemi është global, kurse ndërhyrja kombëtare”, dhe kjo i shtyn të gjitha vendet që
të përvetësojnë një metodë ndërhyrjeje për të shpëtuar fillimisht veten e tyre. Në fund të
fundit çdo vend vepron për të shpëtuar veten dhe qytetarët e vet. Kina, Italia, Franca, ShBA-ja,
Spanja dhe shumë vende të Evropës nisën të marrin masa shumë të ashpra. Edhe Turqia
renditet në mesin e vendeve që ka marrë masa të forta që në fillim. Të gjitha vendet po shkojnë
drejt mbylljes së lidhjeve ajrore që kanë me njëri-tjetrin. Franca njoftoi mbylljen e të gjithë
kufijve tokësorë. Kurse Anglia ndjek një strategji ndryshe nga Evropa dhe nga trendi i
përgjithshëm në botë për parandalimin e epidemisë. Mirëpo lajmet që vijnë nga Britania e
Madhe tregojnë se paniku në popull vazhdon të përhapet për çdo ditë e më shumë. Nga ana
tjetër në Francë është shtyrë raundi i dytë i zgjedhjeve vendore. Spanja njoftoi shtetëzimin e
menaxhimit të spitaleve private. Në Holandë një kryeministër iu drejtua kombit me një fjalim
për herë të parë që nga kriza e naftës në 1973. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në
rajonet e prekura më shumë nga koronavirusi vihet re një rritje e armatosjes individuale. Nëse
vazhdon kështu, paniku në fillim do të shkaktojë probleme të thella të sigurisë kombëtare,
pastaj mund të sjellë pasoja që do të nxisin probleme të brendshme dhe ndërshtetërore.
Epidemia e koronavirusit ka tronditur që tani thellësisht dy kolonat kryesore sistematike siç
janë: ekonomia globale dhe siguria globale. Këto dy kolona mund të ndikojnë direkt të ardhmen
e sistemit global, ose e thënë ndryshe çfarë forme do të marrë ky sistem. Zhvillimet në vijim
duket se do të jenë një proces prove i qëndrueshmërisë për të gjithë aktorët. Qëndrueshmëria
e parë do të testohet tek ekonomitë e vendeve në nivel individual. Ekonomitë e fuqishme nuk
do të kenë vështirësi monetare për masat që do të marrin kundër epidemisë, vetëm se luhatjet
që do të shfaqen në ekonominë globale në fund të fundit do të kenë një ndikim edhe më të
madh mbi ekonomitë e fuqishme. Kurse ekonomitë e dobëta nuk do t’u mbeten shumë gjëra
për të humbur. Kurse testi i dytë i qëndrueshmërisë do të jetë ai mbi psikologjinë shoqërore
dhe individuale. Me shtimin e numrit të individëve që bëjnë panik edhe trendi i psikologjisë
shoqërore do të gjenerojë përmes sjelljeve të nisura nga situatat e panikut dhe kjo mund të
prodhojë një rezultat që do të shkaktonte kaos politik. Kështu që shoqëritë me qëndrueshmëri
të fuqishme do ta kapërcejnë me më pak dëme këtë proces. Ndërsa testi i tretë do të jetë ai i
qëndrueshmërisë shtetërore. Shtetet që kanë institucione të forta, që kanë procedura
standarde dhe një mekanizëm të fortë vendimmarrës do ta kalojnë me më pak dëme këtë
periudhë. Kurse shtetet e dobëta do të dobësohen akoma edhe më shumë; ndoshta do të
kthehen në një shtete për mëshirë. Në mundësinë më të madhe kur epidemia të ketë mbaruar
bota do të përballet me një gërmadhë globale. Do të na duhet të presim për të parë se çfarë
terreni do të përgatisë kjo gërmadhë për të ndërtuar një sistemi të ri global.

Virusi i Coronës është një problem global, këtë e dinë tani të gjithë. Dikush do të mendojë se një
problem global duhet të prodhojë zgjidhje globale. Por të tilla vështirë se sheh në Evropë dhe gjetkë.
Përkundrazi ne jo vetëm që po përjetojmë një "distancim shoqëror”, por edhe "distancimin kombëtar".
Izolimi kombëtar në nivelin politik dhe ekonomik, i cili ndihet prej disa vitesh, po bëhet tani edhe më i
dukshëm. Mosmarrëveshja e fundit mes Berlinit dhe Uashingtonit për 200,000 maska që janë zhdukur
është një shembull i këtij zhvillimi.

Brenda Bashkimit Evropian ndihmat e ndërsjellta ose masat e koordinuara për të luftuar pandeminë e
koronës nisë me ngadalë dhe tashmë janë përfshirë nga mosmarrëveshjet për obligacionet për Coronën.
Dhe jo vetëm kaq: mbyllja e njëanshme e kufijve, ndalimi për të hyrë në vendet anëtare të BE-së ose
ndalimi për eksportin e pajisjet mjekësore që mori Gjermania janë një shprehje e faktit që interesat
kombëtare shihen si më prioritare se ato evropiane. Lëvizja e lirë e qytetarëve, liria e shkëmbimit të
mallrave dhe shërbimeve, shpresa e një politike të përbashkët shëndetësore - duket se në krizën e
Coronës i takojnë së kaluarës. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn ankohet me të drejtë,
se Evropa aktualisht po rrezikon ta sakrifikojë acquis në luftën kundër virusit Corona.
Evropës i mungon vetëdija globale

Ndërkohë, siç tregon shembulli i Italisë, vendet e tjera po sillen shumë më tepër në mënyrë altruiste,
edhe sepse ato e kuptojnë fuqinë e imazheve më mirë sesa udhëheqja e BE-së. Megjithë kritikat e
justifikuara ndaj qeverive të tyre, Rusia, Kina dhe Kuba kanë dërguar furnizime mjekësore dhe mjekë në
Evropë. Sigurisht, dikush mund t'i akuzojë ata për manovra PR-i, por kjo qasje në periudha të pazakonta,
për dallim nga politika jonë, duhet të na kujtojë diçka tjetër: sa sheh Evropa, që po merret me vetveten
përtej hundës së saj dhe kupton dinamikën e gjeopolitikës? Pse Evropa bën sehir se si në Itali, Spanjë
apo vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, "zemrat dhe mendjet" e njerëzve po i fitojnë qeveritë e
Moskës apo Pekinit, dhe jo Brukseli?

Politika e jashtme dhe e sigurisë evropiane është lënë pas dore prej vitesh. Kjo vlen jo vetëm për fqinjët -
kriza greke e borxheve, Brexiti, refugjatët - por edhe për vetëdijen globale të BE-së. Virusi Corona u
klasifikua si një pandemi e mundshme që në dhjetor 2019 nga Tajvani. Madje dhe Kina pranoi në mes të
janarit se sëmundja duhet të merret seriozisht. Kurse Gjermania dhe Evropa vazhduan të merren me
veten gjë që bëri që regimet të nisnin me vonesë dhe pasi virusi Corona kishte hyrë tashmë në tokën
evropiane.

Si ndikon Koronavirusi në ekonomi?

Goditje jo e drejtpërdrejtë në pasurinë e njerëzve. Teksa vlera e bursës bie anë e mbanë botës shumë
njerëz që kanë ose pensionet ose kanë investuar direkt në bursë do të ndihen më të varfër pavarsisht se
të ardhurat i kanë të njëjta. Kjo ndjesi bën që ata të tkurrin konsumin e tyre duke ndikuar direkte në
ekonomi. Para dy javësh, Bank of Amerika shkruante se këto janë tregjet më të qeta që kemi parë në 40
vitet e fundit… më pas ndodhi përhapja e Koronavirusit në Europë.

Goditje e drejtpërdrejtë në besimin e konsumatorëve. Teksa vlera e bursës financiare është më e shpejtë
për të reaguar e për tu rikthyer në vlerën e saj të mërparshme qyetetarët janë më të “ç’organizuar” e për
rrjedhojë frika nga virusi i bën të qëndrojnë në shtëpi, të mos konsumojnë në restorante, të mos marrin
shërbime etj. duke zgjatur impaktin në ekonomi e duke u bërë pesimit në periudhën afatgjatë. Adidas
për shembull tha se shitjet ranë me 85% në Kinë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë që çmimi i
naftës ka arritur në 50$ për fuci duke rënë me 4.2% prej rënies së kërkesës në Kinë.

Goditje në ofertën globale. Shumë kompani në Kinë janë mbyllur e shumë prej tyre nuk kanë
mjaftueshëm cash për të përballuar shpenzimet dhe kjo bën që shumë prej partnerëve të tyre në Europë
dhe Amerikë të mos kenë në kohë materialet që i duhen për të prodhuar… Teksa firmat nuk munden të
prodhojnë, ato ulin kostot duke hequr njerëzit nga puna. Por sa më shumë të kenë probleme me
prodhimin dhe sa më shumë njerëz të hiqen nga puna, aq më shumë firma do të vazhdojnë të mbyllen
pasi fuqia blerëse në ekonomi bie. Në vitin 2002-03 kur ndodhi SARS, Kina ishte 1 /20 e ekonomisë
botërore sot është sa 20% e saj. Shumë shtete si të mëdha apo të vogla ndikohen drejtëpërdrejtë nga
ekonomia kineze. Sic thotë dhe shprehja e the Economist: “Zoti krijoi botën. Gjitchka tjetër u bë në Kinë.”
Apple thotë se fitimet e saj pritet të jenë të ulta për shkak të mos marrjes në kohë të pjesëve nga Kina e
shumë kompani të tjera kanë shprehur të njëjtin problem.

Korona kriza në Maqedonin e Veriut

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut është goditur rëndë nga koronavirusi, që ka shkaktuar pasoja në të
gjithë sektorët e ekonomisë, në veçanti në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shumë prej të cilave kanë
ndërprerë aktivitetet e tyre.

Nga ministria e Financave thonë se buxheti në dy muajt e parë të vitit kishte nisur të realizohet sipas
parashikimeve, por nga mesi i marsit filloi rënia ekonomike si pasojë e virusit që ka goditur të gjithë
sektorët në vend.Për shkak të uljes së aktiviteteve ekonomike, humbjet buxhetore pritet të sillen
ndërmjet 700 milionë dhe 1.3 miliard euro.

Mbulimi i këtij boshllëku pritet të bëhet me borxhe nga institucionet financiare ndërkombëtare edhe atë
prej rreth 800 milionë euro dhe masave tjera. Qeveria në seancën e 8 Prillit ka miratuar edhe rishikimin e
buxhetit, duke shkurtuar fondet e shumë ministrive në vlerë prej rreth 120 milionë euro. Me këto para
pritet të mbulohen sektorë të tjerë, në veçanti masat për mbrojtje shëndetësore si dhe bizneset.

Por, organizatat sindikaliste raportojnë për mijëra largime nga puna dhe masa joefikase nga qeveria.
Sipas tyre, vetëm gjatë muajit mars nga Enti i Punësimit janë shlyer rreth 20 mijë punëtorë, ndërsa kjo
shifër mund të rritet nëse nuk ndërmerren masa serioze. Nga Shoqata për hotelieri dhe turizëm pranë
odës ekonomike, kanë refuzuar ndihmën e qeverisë prej 14,500 denarë apo rreth 230 euro për çdo
punëtorë, pasi e njëjta pas krizës duhet t’i kthejnë, ndërkohë që siç thonë nëse këtë e pranojnë atëherë
u merret e drejta të aplikojnë për ndonjë projekt tjerë të ndihmës.

Nga masat e qeverisë nuk janë përshirë punonjësit e administratës, të cilët edhe pse nuk punojnë
vazhdojnë të marrin pagat e njëjta sikur edhe para krizës ekonomike. Kjo ka nxitur reagime të shumta në
veçanti të bizneset e goditura nga kriza. Qeveria më 14 mars në kuadër të masave ndaloi punë e të gjitha
hoteleve, kafeneve, restoranteve, bareve, lojërave të fatit e bastoreve sportive, që sipas vlerësimeve
kanë edhe numrin më të madh të të punësuarve në vend.

You might also like