You are on page 1of 4

Asnjë libër shkollor historie nuk ka përmendur sa duhet rolin e pandemive në

plazmimin e shoqërive…derisa ne e provuam vetë këtë vit. Ndikimi është i


jashtëzakonshëm, ndaj le t’i kthehemi tre librave jo aq të vlerësuar në kohën
kur u botuan, por që riaktualizohen sot :

I. Kyle Harper me «Fati i Romës»


I konsideruar i diskutueshëme kur u botua (2017), teza e Harperit është se murtaja
dhe rënia e temperaturave dënuan me vdekje të ngadaltë perandorinë romake, e cila
u shpërbë mes shekujve 2 dhe 7. Gjatë kësaj periudhe perandoria u rrënua nga
shumë epidemi; më e tmerrshmja nga të gjitha ishte murtaja e Justinianit e vitit 541
që mori jetët e miliona njerëzve. Në Kostantinopojë, murtaja shkaktoi deri në 16,000
vdekje në ditë. Në Romë, popullsia u zvogëlua nga 700.000 në vetëm 20.000. Pasuar
kjo nga një epokë e vogël e akullt, midis viteve 450 dhe 700, çka favorizoi përhapjen
e sëmundjeve dhe zvogëloi të korrat. Klima dhe sëmundjet janë të lidhura ngushtë;
shpesh ato forcojnë fenomenet fetare. Përhapja e Krishterimit u përshpejtua në
Perëndim. Në të njëjtën kohë, murtaja dobësoi dy shtete në luftë asaj kohe, atë
romak dhe neo-persian (perandorinë sazanide) në Lindje; Islami pa momentin e tij të
ri gjeopolitik.
II. Norman F. Cantor me «Zgjimi i murtajës: Vdekja e Zezë dhe bota që
bëri»,
Në vetëm tre vjet (1347-1350) popullsia e Europës u përgjysmua; disa vendeve iu
deshën deri në 5 shekuj për t'u rikuperuar nga ky holokaust biomjekësor. Vdekja e
Zezë shkaktoi një epokë «pesimizmi të thellë dhe ndjenjën e përgithshme të frikës
dhe kotësisë». Ajo preku thellë individin dhe familjen, shkaktoi tensione të mëdha në
sistemin shoqëror, politik dhe ekonomik. Murtaja tronditi në themele shoqërinë e
pasur, relativisht të populluar, të sigurt, madje edhe arrogante të Europës
Perëndimore të mesit të shek.14-të. Kjo murtajë do të mbahet "përgjegjëse" për
zhdukjen e feudalizmit, pasi zvogëloi kontrollin e fisnikërisë mbi klasat e ulëta. Për t'iu
përgjigjur nevojës së shtuar për punë, punëtorët udhëtonin në kërkim të pozitave më
të favorshme ekonomike. Në një vështrim pozitiv, ajo zhvendosi besimin tek shkenca
duke i drejtuar shoqëritë drejt racionalitetit.
Italia është goditur historikisht nga të gjitha pandemitë kryesore. Gjithashtu, Italia ka
dëshmuar të jetë më rezistente. Mendoni këtë: shkatërrimi në Firence nga Vdekja e
Zezë rezultoi në një transformim të pikëpamjes së njerëzve për botën, çka çoi tek
Rilindja. Më pak fe, më shumë shpirtërore, më shumë qasje tokësore, hedoniste, siç
shihet tek Dekameroni i Boccaccio-s.
Në një kthesë të papritur, murtaja është gjithashtu përgjegjëse për lulëzimin e
sixhadeve, të prodhuara për shkak të një besimi se dritaret duhet të qëndrojnë të
mbyllura dhe të mbuluara; për familjet fisnike, sixhadet e varura duhej të ishin
funksionale dhe dekorativ (foto)

LAURA SPINNEY «Kalorësi i Zbehtë», 2017


Një libër për gripin spanjoll. Argumentuar nga autorja si fatkeqësia më e madhe e
shekullit XX, sëmundja vrau më shumë sesa dy luftërat botërore bashkë, apo 50
milion - 100 milion njerëz.
Kjo pandemi u mbajt kryesisht e pa raportuar! Informacioni nuk u vu në dispozicion
të publikut, pasi mediat ishin censuruar si rrjedhojë e luftës. Spanja, i vetmi vend që
informoi qytetarët e saj, kishte ruajtur neutralitetin duke mos marrë pjesë në luftë.
Sipas Spinney, virusi pasi kishte qarkulluar në Europë për disa muaj gjatë vitit 2017,
arriti brigjet amerikane ku pësoi një mutacion, për t'u rikthyer në Europë në formën e
re vdekjeprurëse dhe për të përparuar me trupat amerikane dhe të të tjerëve.
Vendndodhja e pacientit 0 ende nuk dihet.
Gripi Spanjoll ndërpreu në mënyrë dramatike - dhe përgjithmonë - politikën globale,
marrëdhëniet racore dhe strukturat familjare, ndërsa nxiti inovacionin në mjekësi,
besim dhe arte ; ai është pjesërisht përgjegjës për ndikimin në procesin e paqes të
verës 2018 me presionin e shkaktuar nga sëmundja e presidentit amerikan Widrow
Wilson dhe zvogëlimin e aftësive negociuese apo përqendrimin elojtarëve; pandemia
ndryshoi po ashtu historinë e psikoanalizës me konceptin themelor të impulsit të
vdekjes (Freud humbi të bijën, e cila në atë kohë ishte shtatzënë) ; shtyu vendet me
vdekshmëri të lartë drejt peizazheve të reja politike: Indinë (me 18 milionë viktima)
drejt pavarësisë, Afrikën e Jugut (me 500.000 jetimë) drejt aparteidit dhe Zvicrën në
prag të luftës civile. Pandemia nxiti krijimin e shërbimit universal shëndetësor dhe
mjekësisë alternative, epidemiologjisë, organizatës ndërkombëtare për menaxhimin e
pandemisë (një pararendës i OBSH) ; përhapi kulturën e mbajtjes së maskës, e po
ashtu krijoi "gjeneratën e humbur" .

Pikturat:
1. Egon Schiele, portreti I tij I fundit "Familja" I realizuar para vdekjes nga gripi spanjoll ne
vjeshten e 1918es, pasi I njejti I kishte marre dite me heret gruan shtatzene.
2. Edvard Munch, autoportret karantine, gjate pandemise.
3. Portreti I Gustav Klimt ne shtratin e vdekjes (nga Gripi Spanjoll), skice e realizuar po
nga Schiele.

Mësimet e nxëna:

1. Demografia është destin. Pandemitë ndërpresin zhvillimin demografik dhe atë


ekonomik. Për fat të mirë COVID19 nuk ka ndërhyrë në zhvillimin demografik; është
koha e duhur për të garantuar që nuk do të ndërhyjë në zhvillimin ekonomik, me po
aq ndikim shkatërrues në jetët e njerëzve (mendoni për varfërinë, revoltat dhe
shëndetin mendor). Normaliteti duhet të rikthehet, një "normalitet" i ri, i aksesorizuar
me maska, doreza, distancim fizik dhe higjenë të lartë.

2. Teoritë e konspiracionit kanë vërshuar në kohë të pandemive. Vënia e fajit, racizmi


dhe çdo lloj shkarkimi i urrejtjes. Beteja e madhe ideologjike e çdo post-pandemie ka
qenë midis individualizmit narcisist dhe altruizmit. Fundi i pandemive është
karakterizuar nga një periudhë kritike dhe proteste kundër drejtuesve që, nga ana e
tyre, janë përgjigjur me "regresion autoritar" për të mbajtur në funksion sistemet e
pushtetit. Shpejt, një fazë e re e legjitimitetit të autoritetit është rivendosur.

3. Siç tregon rasti me Marrëveshjen e Paqes të vitit 1918, një vendim marrje
skrupuloze është e detyrueshme; pandemitë shkojnë, vendimet politike mbesin për
shumë kohë. Ishte pjesërisht faji i një pakti me cene si ai i pas Luftës së Parë
Botërore që çoi drejt Luftës së Dytë Botërore.

4. Pandemitë kanë formësuar sjelljen njerëzore, kanë përshpejtuar përparimet


teknologjike dhe transformimin e sistemeve të qeverisjes. Cdo dështim i madh është
një ndërthurje e dobësive shëndetësore, sanitare, strukturore, politike dhe ushtarake.
Fuqia e thellë e evolucionit mund ta ndryshojë botën në një moment të vetëm.
Surpriza dhe paradoksi janë në zemër të përparimit.

5. Shekuj më parë paraardhësit tanë mendonin se Toka ishte qendra e universit.


Dijetarë të kohës vdiqën duke mbrojtur besimin se Dielli është në qendër të universit.
Pjesa tjetër, Heliocentrizmi, është histori e njohur.
Mijëvjeçarë më parë, falë aftësive njohëse, homo sappiens u ngrit në majën e zinxhirit
ushqimor. Qytetërimi ynë u ndërtua mbi besimin se njerëzit janë në qendër të
universit. Me të vërtetë?! Eshtë thirrja e fundit që të kuptojmë se Toka dhe speciet e
saj nuk janë këtu për të na shërbyer. Ne duhet të adaptojmë një mënyrë jetese më
ekologjike dhe miqësore ndaj natyrës.
Te shpikim, ose të vdesim - ne duhet të pranojmë sfidën duke dëshmuar se burimi më
i madh është IMAGJINATA dhe të ndërtojmë kësisoj një të ardhme të qëndrueshme,
më të barabartë për të gjithë, njerëzit dhe jo-njerëzit.

You might also like