You are on page 1of 7

​LËNDA: FORMËSIMI I VESHJEVE Klasa: ​XII ​54/5

/6
Mësimdhënëse: Ajsere Bilalli Gavazaj Prill 2020

PALLTO DUFELË (DUFFLE COAT)

Një pallto dufelë është një pallto e bërë nga dufeli, një pëlhurë e rëndë leshi, e veshur
tradicionalisht nga peshkatarët. Emri rrjedh nga ‘Duffel’, një qytet në provincën e Antwerp në Belgjikë, ku
fillimisht e kishte origjinën pëlhura duke filluar në shekullin e XVII (shtatëmbëdhjetë). U bënë të njohura
fiksimi i kapuçit dhe kopsat kështu palltoja u përhap në të gjithë Evropën deri në vitet 1850. Në vitin 1890 u
furnizua me këtë pallto Marina Mbretërore Britanike. Pas Luftës së Dytë Botërore, palltot ishin në
dispozicion me sasi të tepërt dhe u bënë të njohura, veçanërisht nga studentët.
Pëlhura më së shpeshti është 2 anëshe ku shtresa brenda është me dizajnë me kuti, ka mbyllje të
lirshme dhe të përshtatshme të kapëseve, e gjatësia shkonte tek gjunjët, kishte xhepa dhe një shtesë
katrore në shpatull, është e fiksuar me kopse prej druri ose bri bualli. Palltoja dufel është e vetmja veshje
klasike që ka një kapuç.
Kapëset me majë janë bërë që të fiksohen lehtësisht dhe të mos fortifikohen edhe gjatë mbajtjes së
dorezave në mot të ftohtë. Modelet aktuale të kapëseve shpesh shfaqin imazhin plastik të bririt të buallit.
Kapela origjinale ishte oversize për të pasur hapësirë edhe për një kapelë marinari. Versionet e hershme
ishin me gjatësi deri në gju, por më vonë ato u bënë më të shkurtra.

​Fig.1 Pallto bashkëkohore dufel​ ​Fig.2 Kopëset,fiksimet​ ​Fig.3 Një pallto bashkëkohore e stilit dufel
Historia
Modeli aktual i palltos dufel filloi në Poloni (e njohur si pallto ushtarake polake) e cila u zhvillua në
vitet 1820. Në vitin 1850 pas përhapjes në Evropë, prodhuesi britanik i veshjeve të sipërme John Partridge
zhvilloi versionin e parë të palltos dufel në Britani duke e dizajnuar dhe shitur atë.
Në vitet 1890 ministri Britanikë i forcave detare bleu pallton me shumicë për Marinën Mbretërore
nga prodhuesit e shumtë, ku u referua si "pallto koloni". Personazhi i luajtur nga Trevor Howard në filmin e
vitit 1949 The Third Man (Njeriu i Tretë), Major Britanik Calloway, ​vesh dizajnin standardë të palltos dufel
të ushtrisë në skena të shumta. Dizajni i palltos u modifikua paksa dhe u shkurtua e cila u bë e njohur me
pseudonimin " Monty".
Palltoja Dufel u kthye në vëmendje kur Marina Mbretërore e preferoi atë në fillim të shekullit XX.
Detarët e si mbrojtje. Palltoja dufelë ka arritur kulmin e popullaritetit gjatë viteve 1950 - 1960 për disa
arsye. Para së gjithash, ajo u popullarizua më tej nga Marshalli i Ushtrisë, Bernard Montgomery ​(oficer i
rangut më të lartë në ushtri)​,i cili kishte ndihmuar në krijimin e një pamje ikonike gjatë Luftës së Dytë
Botërore dhe u bë e njohur, të paktën në Evropë, si "Monty" kjo është arsyeja pse dufel është edhe sot e
kësaj dite e njohur edhe si Monty në Mbretërinë e Bashkuar. Në Itali, si dhe në Greqi, palltoja dufel quhet
'Montgomery',nga Bernard Montgomery. Gjithashtu, kolonelit David Sterling i pëlqeu aq shumë palltoja e
tij, saqë madje e veshi atë në shkretëtirë! Pas luftës, sasi të mëdha dufelesh
duflesh të tepruara nga ushtarët
përmbytën tregun dhe publiku, artistët, studentët dhe intelektualët i veshën ato dhe shpejtë u bë një
pallto e preferuar për ngrohje gjatë dimrit për konsumatorët britanikë dhe amerikanë. Jean Cocteau
popullarizoi versionin e tij me ngjyrë të bardhë. Si pasojë edhe nënat i vishnin fëmijët e tyre të vegjël me të
për shkak të ngrohtësisë së saj .

Fig.5 Palltot Dufel 1919

Fig.4 ​Jean Cocteau​ me palltë të shkurtë të bardhë dufel


me Coco Chanel & Miss Weiseveiller në Rrugën Veneto, Romë 1958


Fig.6 Pallto dufel ‘Monty’më 1957 në Monaco Grand Prix Fig.7 Palltoja dufel në fabrikën ​Gloverall ​në Londër më 1960
Firma Gloverall, në vitin 1954 filloi të prodhojë versionin e tyre me sasi të mëdha duke përdorur fiksime
prej lëkure, kapëse bri bualli dhe me astar me pamje të dyfishtë, pastaj shumë versione të tjera moderne
kopjuan disa ose të gjitha këto karakteristika.
Përshkrimi i Karakteristikave themelore të palltos dufel të stilit britanik:
● Pëlhurë me thurje të dyfishtë prej leshi origjinalë dufel, me dizajn të leshit tartan, ose e thjeshtë në
versionin ushtarak.
● Fillimisht kishte tri pastaj më vonë, katër kapëse prej druri ose briri dhe fiksime lëkure.
● Dy xhepa të jashtëm të mëdhenj, me kapakë të mbuluar si në versionet e pas luftës.
● Fillimisht gjatësia ishte deri tek gjuri, pastaj u shkurtua në versionet e mëvonshme.
● Ka një rrip të butë në qafë.
● Kapuç të thellë me lirshmëri të rregulluar nga kapëset. Versionet e mëvonshme shfaqin një kapuç të
butë "më të rrafshët".

Dufel në Shekullin Njëzet e një


Sot, një pallto bashkëkohore e stilit dufelë shpesh punohet nga pëlhura Melton, që kryesisht përdoret për
pallto dhe parka të nivelit të lartë ​(​parka​-një xhaketë e madhe me kapuç, e krijuar për tu veshur në mot të
ftohtë).
Difel ka ndryshuar pak që nga origjina e tij polake. Versioni klasik është përgjithësisht i punuar me
Dufel
tartanë (shtof skocez) ​dhe ka një kapuç dhe një shtresë shtesë të pëlhurës rreth shpatullave për mbrojtje të
shtuar. Kapëset origjinale të brirëve dhe litarë prej fibrave të kërpit i shtojnë një element të origjinalitetit.
Prodhimet moderne, fiksimet dhe stilimi kanë çuar në një gjeneratë të re të palltove dufel duke
përfshirë zinxhirët, shiritat reflektues të sigurisë, astarët Gore-Tex dhe dizajne të shtypura në pëlhurë.
Dizajneri britanik Alexander McQueen prodhoi një version për femra të palltos dufel për koleksionin
e tij të vjeshtës 2002. Jean Charles de Castelbajac tregoi një pallto dufle
dufel në 1990, të prerë me lesh dhe me
zbukurime lëkure. Më interesante, rrobaqepësi i Savile Row, Richard Anderson është rrobaqepësi i parë në
Row që krijon një opsion shtrëngues. Në vend të ngjyrave origjinale klasike ngjyrës bezhë dhe blu të thellë,
konsumatorët tashmë kanë një larmi të gjerë ngjyrash për të zgjedhur, të tilla si kafe të errët, të verdhë, të
kuqe, jeshile dhe burgundy. Me tifozët që shkojnë nga aktorja Gwyneth Paltrow, te grupi rok Oasis, dufeli
vazhdon të ruajë klasin e pasurinë.

Fig.8 Edicion special i palltos Dufel nga firma Fig.9​ ​Shiriti , mbyllja përpara Fig. 10. Materiali i dyfishtë
Gloverall në vitin 2000
e bërë nga leshi Angora 100%.
​Fig.11 ​ ​Palltoja dufel për femra nga ​Alexander McQueen, vjeshtë 2002
Pallto moderne Dufel dhe detajet

Fig.12 ​ ​Pallto moderne dufel ‘Monty’ Fig.13 ​ ​Litarët e kërpit dhe kapëset prej druri

Fig.14 ​ ​Shiriti , përpara ’ Fig.15 ​ ​Xhepat


Fig.16 Shiritat brenda tek pjesa e xhepit Fig.17 ​ ​Lidhëset lëkure dhe kapëset formë briri
BIBLIOGRAPHY
Amies, Hardy. ​A,B,C of Men’s Fashion. L​ ondon: Cahill and Company
Ltd., 1964.
Byrde, Penelope, ​The Male Image: Men’s Fashion in England
1300–1970. ​London: B. T. Batsford, Ltd., 1979.
Chenoune, Farid. ​A History of Men’s Fashion. ​Paris: Flammarion,
1993.
De Marley, Diana. ​Fashion for Men: An Illustrated History. ​London:
B. T. Batsford, Ltd., 1985.
Schoeffler, O. E., and William Gale. ​Esquire’s Encyclopedia of
20th Century Fashions. ​New York: McGraw-Hill, 1973.

You might also like