You are on page 1of 2

BAZA E MËNGËS ME DY PJESË

Formojmë këndin në krahun e majtë në pikën A

A-B = ½ e Numrit
A-D = 1/10 e Numrit + 0.5 cm
A-E = 1/10 e gjatësisë së trupit
A-H = Gjatësia e bërrylit
A-G = Gjatësia e mëngës
B-G1= Paralel me A-G
Vizatojmë drejtëzat horizontale duke bashkuar pikat
D-B1, E-E1, H-H1, G-G1

C =1/2 e A-B
C-E2-I =Zbresim pingul në G-G1
D-D1 =Nga pika D largohemi djathtas 3 cm
D-D2 =Nga pika D zbresim poshtë 3 cm
D2-D3 =Nga pika D2 zhvendosemi djathtas 1 cm
B1-B2 = Nga pika B1 zhvendosemi majtas 3.5 cm
E1-M =Ngrihemi lartë 5 cm
M-N =Largohemi majtas 0.5 cm
Me anë të harkut të vizores bashkojmë pikat C-D1-D3
(koka e mëngës mbrapa, dhe C-B2-N
(koka e mëngës përpara)

E1-F =Largohemi djathtas 4 cm


E1-M1 =Ngrihemi lartë 2.5 cm
M1-M2 =Zhvendosemi djathtas 0.5 cm. Bashkojmë pikat N-M2-F (harku I mëngës)
H-H2 = Largohemi djathtas 3.5 cm (nuk është masë fikse)
I-P =Largohemi majtas 3 cm dhe bashkojmë pikat D3-H2-P
G1-L =Largohemi djathtas 4 cm dhe bashkohemi me pikën F
L-L1 =Ngrihemi 2 cm dhe bashkohemi me pikën P
H1-O =Zhvendosemi djathtas 2.5 cm. Bashkojmë pikat F-O-L1
D3-C1 =Zhvendosemi djathtas 6 cm
E2-C2 =Ngrihemi lartë 2 cm
E1-C3 =Largohemi majtas 4 cm. Me hark me anë të vizores bashkojmë pikat C1-C2-C3
H2-O1 =Zhvendosemi djathtas 2 cm
P-P1 =Zhvendosemi djathtas 1.5 cm dhe bashkojmë pikat C1-O1-P1
G1-L1 =Largohemi majtas 4 cm dhe ngrihemi 1 cm
C3-L1 = I bashkojmë pikat dhe futemi 1 cm në brrylit. Në harkun e kokës së mëngës nga pika C (pjesa mbrapa)
zbresim 10.5 cm dhe bëjmë 2 cikatje. Nga Pika C (pjesa përpara) zbresim 10.5 cm dhe bëjmë një cikatje. Keto
cikatje na ndihmojne per tu bashkuar me gavaduren e bazes.

E kopjojmë pjesën me të kuqe dhe e ndajmë nga pjesa e madhe e mëngës.

P.S. Për të realizuar një mëngë të përshtatur bukur me bazën, shtesat në mëngë bëhen në varësi të modelit
dhe në varësi të materialit. Pra shtesat nuk janë fikse. Ndërsa gjerësia e funditë të mëngës vizatohet në varësi
të modelit.

You might also like