You are on page 1of 26

Historia e Kultures eshte (edhe)

histori e modes dhe artit!!!

Dita 4:

 Lidhje e kultures me moden


 Taksonomi e artit
Interpretim I Kultures permes Modes
Moda dizajnon mënyrën e të veshurit, që i takon një
epoke,rajoni,qyteterimi. Një karakteristikë e saj është
ndryshimi i parreshtur; të jesh në modë do të thotë t’i
njohësh lëvizjet e fundit dhe t’i aplikosh ato. Ajo
karakterizohet jo vetëm nga veshja, por gjithashtu nga
aksesorët, makijazhi, parfumeria, e madje edhe
tatuazhet.
Moda lejon të tregohet rangu social dhe personaliteti.
Sidomos ky i fundit, theksohet mjaft shpesh nga stilistët
të cilët e nënvizojnë si element të filozofisë së tyre.
.
Interpretim I Kultures permes Modes
Nocioni i modës e tejkalon nevojën e të veshurit dhe
fenomeni “modë” ka qenë për shumë kohë privilegj i
aristokracisë së oborreve dhe klasave të pasura që
imitonin oborrin. Me pas ai u popullarizua dhe u bë një
fenomen masiv.
Mund të flasim për një fenomen të modës ashtu sikurse
e njohim sot me kreatorin e shekullit XIX Charles
Frederic Worth, i cili pati së pari idenë e bërjes së
defilesë me modele dhe gra të vërteta, në sallone ku
klientët shkonin të zgjidhnin.
Mode e Kulture
. Njeriu që prej prehistorisë ka dashur të zbukurohet dhe
të zbukurojë. Fillimisht veshja është bërë për të
mbuluar trupin, për ta mbrojtur atë por edhe për ta
ruajtur nga vështrimi i tjetrit.
Pak nga pak ai nis e përpunon këtë veshje, e zbukuron,
i shton aksesorë. Mbahen stoli, përdoret makijazhi,
parfumet; e në këtë moment mund të flitet më tepër
sesa për veshje që ka së pari një qëllim funksional;
tani mund të flitet për modë e cila lidhet me konceptin
e rafinimit, përpunimit të shijes.
Nuk është pra një arsye thjesht funksionale ; narcizizmi
dhe seduktioni (joshja) kanë tashmë pjesën e tyre.
Mode dhe Kulture
Industria e MODËS në shifra
Industria e modes përfshin, në terma të aktivitetit, fabrikimin e
veshjeve, këpucëve, artikujve të lëkurës, parfumerisë dhe
bizhuterisë.
Të dhëna për Francën (viti 2013)
- 74 mijë ndërmarrje; 190 mijë të punësuar; 75 miliardë euro
qarkullim vjetor. Vendet kryesore furnizuese: Kina, Italia,
Bangladeshi, Turqia, India. Bleresit: 15-25 vjec me mesatarisht
630euro/vit, kundrejt 470 euro mesatarja vendore.
Ky univers i modës mbulon një tërësi sektorësh industrialë që
kanë të përbashkët “dukjen” e personit. Savoir-faire apo
zotësia, cilësia dhe kreativiteti i produkteve i kanë dhënë
prestigjin që gëzon sot industrisë franceze të luksit.
Mode & Kulture

Fluksi botëror i produkteve të modës, vendet


kryesore
Viti 2009 – 562 miliarde euro BE. Ne bote 2,5 trilion
dollare ne vitin 2010, pritet te shkoje ne 3.1 ne vitin
2015.
Në Evropë, ata që shpenzojnë më shumë për veshjet
janë:
Gjermanët 58,3%; Britania e Madhe 44,2%;
Italia 43,4%; Franca 30,8%; Spanja 21,8 %
Mode dhe Kulture
Tregjet e reja ne zhvillim: Brazili & Rusia prijne.
Konsumatoret ne Brazil blejne veshje me shume se ne cilindo
vend. Sipas nje hulumtimi te McKinsey, ne 2006,
konsumatoret braziliane jane shume te dhene pas rrobave.
79% e respondenteve nga Brazili, krahasuar me 27% dhe
26% te respondenteve nga Rusia dhe Kina, respektivisht
• “Brazili eshte tregu me terheqes per shkaqe demografie dhe
kerkese. Mesatarja USD 402/vit, 6 here me shume se ne
Kine.
• Arsye tjeter, popullsia e re: ~60% e totalit te popullsise ne
Brazil eshte nen 29 vjec.
• 81% e brazilianeve preferojne brendet vendore ne raport me
ato nderkombetare
Mendimi ne antikitet – Platoni & Sokrati

Çfarë na thotë Sokrati: duke pranuar se shumica e


njerëzve perpiqen të maksimalizojnë përfitimet dhe
mbrojnë interesat e tyre, sidoqoftë, individi ka shumë
nevoja dhe ai nuk mund t’i plotësojë ato vecse
përmes bashkëpunimit. Një nga këto nevoja iminente
është mbrojtja nga armiqtë e jashtëm, prej nga edhe
rëndësia e të pasurit të luftëtarëve të mirë, apo “rojat”
sic i quan Sokrati. Në përshkrimin e detyrave të
“rojave” hyjnë agresiviteti dhe vigjilenca ndaj armiqve
të jashtëm, butësia dhe përzemërsia ndaj
bashkëqytetarëve. Kastat, te Sokrati, përbëhen nga:
rojat, ndihmësit e artizanët & të tjerët.
Mendimi ne antikitet – Platoni & Sokrati
Konceptet e kastave e hierarkizimit, si dhe
numrin tre e gjejmë edhe te Platoni. Filozofi
me prejardhje aristokratike beson se shteti
duhet udhëhequr nga elitat. Një kategorizim që
ai bën, mund të duket i çuditshëm në kohën
tonë, por ja vlen të merret në shqyrtim.
Mendimi ne antikitet – Platoni & Sokrati
Në një krahasim me pjesë të trupit të njeriut, Platoni
rendit:
pjesën riprodhuese që përkon me abdomenin apo
shpirti dëshirues, që në një paralele shoqërore
përfaqësohet nga fshatarët / zejtarët
pjesën mbrojtëse që përkon me kraharorin, apo shpirti
luftarak, përfaqësuar nga luftëtarët,
pjesën drejtuese që përkon me kokën, apo shpirti i
arsyeshëm, përfaqësuar nga nëpunësit, drejtuesit e
shtetit.
Mendimi ne antikitet – Platoni & Sokrati
Nëse këto cilësi praktikohen nga secili, atëherë punët venë
mbarë si në planin individual, ashtu edhe në atë kolektiv.
Kësisoj arrihet te virtyti dhe sundimi i drejtësisë.
Që ky ushtrim të jetë i suksesshëm, - e këtu Platoni bashkohet
me Sokratin - nevojitet edukim qytetar: “Nëse filozofët nuk
bëhen mbretër, apo ata që quhen mbretër nuk bëhen filozofë
të vërtetë, në qoftë se pushteti politik dhe filozofia nuk bëhen
një, nuk do ketë fund mjerimi, i dashur Glaukon, si për shtetin,
ashtu edhe për njerëzimin”.
Platoni kërkon drejtësi, mirësi. Me sa duket prejardhja
aristokratike luan rol në bindjet e tij politike pasi, kur thotë
“drejtësi” ai ka parasysh “harmoni” pa nënkuptuar me këtë
edhe barazi.
Mendimi ne antikitet – Platoni & Sokrati

Siç thoshte filozofi dhe shkencëtari Alfred North


Uajt’hed (Whitehead) “filozofia perëndimore nuk është
veçse një vazhdim i shënimeve të fund-faqeve të
dialogjeve të Platonit”. Edhe të Aristotelit do shtoja...
Mendimi ne antikitet – Platoni & Aristoteli
Platoni dhe Aristoteli përmes veprave: “Shteti” vs.
“Politika”
Përveç origjinës aristokratike, të dy kanë të përbashkët
synimin për ndikim politik. “Pushteti të korrupton, ose
të bën të marrë” (e ndoshta të dyja bashkë!) shkruante
Aristoteli.
Platoni aspironte “filozofin-mbret”; Aristoteli aspironte
meditimin solitar, jashtë pushtetit dhe joshjeve të tij –
një lloj “eminence gri”. [Nxënësi më ‘elitar’ i Aristotelit është Aleksandri nga
Maqedonia, i cili do të njihet në histori si Aleksandri i Madh, kurse i Platonit nuk është Dioni (siç mendonte
Platoni vetë), por Aristoteli. Për afro 20 vjet ky studioi në akademinë e Platonit. ]
Analizat e të dyve për shtetin, politikën, janë referenca të
pazëvendësueshme në teorinë e qeverisjes.
Mendimi ne antikitet – Platoni & Aristoteli
Të dy flasin për polisin, qytetin-shtet. Për Platonin, polisi
ideal ka afro 5 mijë qytetarë të lirë (sa ç’është
madhësia e rekomanduar për komuna sot!) apo, siç
thotë Aristoteli (Politika) “çdo qytetar duhet të jetë në
gjendje t’i njohë të tjerët për fytyrë”.
Në kohën kur Platoni plazmon teoritë e tij të qeverisjes,
qytet-shteti Athinës kishte, sipas vlerësimeve të kohës,
deri në 300.000 mijë banorë, prej të cilëve vetëm
30.000 burra të lirë, me të drejtë vote.
Raporti i Aristotelit me demokracinë duket më entuziast
sesa ai i Platonit me demokracinë.
Mendimi ne antikitet – Platoni & Aristoteli
Sipas Platonit, regjimet politike klasifikohen si më poshtë:
- aristokracia, qeverisja e më të mirëve dhe regjimi i
përsosur sipas tij që korrespondon me idealin e
“filozofit-mbret” i cili bashkon pushtetin dhe mençurinë
në duart e tij. Ky regjim pasohet nga katër regjime të
tjera të papërsosura:
- timokracia, bazuar në nderin;
- oligarkia, bazuar mbi pasurinë;
- demokracia, bazuar mbi barazinë;
- tirania, bazuar mbi dëshirën; ky regjim shënon edhe
fundin e politikës meqë abuzon apo shfuqizon ligjet.
Mendimi ne antikitet – Aristoteli
Mendimi Aristotelit mbi Kushtetutën:
Së pari, Republika duhet të drejtohet nga Ligji. Së
dyti, Kushtetuta/t - për dallim nga Platoni që i
shihte si ‘të mira’ apo ‘të degjeneruara’ – janë të
mira apo të këqija për aq sa kënaqin forcat
shoqërore në një polis. Aristoteli i kushton
vëmendje ndarjes në shtresa shoqërore. Për të,
demokracia paraqet forcën e numrit të masës që
udhëhiqet nga liria, kurse oligarkia forcën e të
pasurve.
Mendimi ne antikitet –Aristoteli
CITAT: “Nuk është e nevojshme të përcaktojmë në mënyrë
absolute, siç duan të bëjnë disa, demokracinë me sovranitetin e
masës (sepse edhe në oligarkitë dhe në çdo tip tjetër qeverisjeje
shumica është sovrane) dhe as oligarkinë me qeverinë absolute
të pakicës. Sepse, nëse qyteti do të kishte 1300 qytetarë dhe
nga këta 1000 do të ishin të pasur dhe ata të tjerët të mos
merrnin pjesë kurrë në pushtet, duke menduar se janë të varfër
por të lirë dhe në gjithçka tjetër aspak të njëjtë me të pasurit, në
këtë qytet nuk do të kishte asnjë shenjë të demokracisë. Njësoj,
edhe nëse të varfërit janë pakicë, por më të fortë se të pasurit,
më të shumtë në numër, dhe se këtyre [kupto të pasurve] të
varfërit nuk do t’u lejonin të merrnin ofiqe politike, askush nuk do
të thoshte se në këtë rast kemi një oligarki. Pra, mund të thuhet
për shumë arsye se kemi demokraci kur qeverisin të lirët dhe
oligarki kur qeverisin të pasurit...”
Mendimi ne antikitet –Aristoteli
Në veprën e tij Etika e Nikomakut, Politika dhe
Kushtetuta e Athinasve, Aristoteli arrin, për sa i takon
njeriut (zoon politicon) të studiojë sjelljet individuale
dhe kolektive. Ai sheh në realitetin social atë cka e
quan philia – shoqërizimi apo solidariteti, rezerva e
ngrohtësisë njerëzore që animon jetën sociale;
coinonia – grupet e veçanta, bashkësitë; politeia –
shteti; nomos – tërësia e rregullave të sjelljes sociale,
që përfshin praktikat, zakonet, traditat, moralin. Philia,
sipas fuqisë që Aristoteli i jep kësaj fjale (e që nuk
mund të reduktohet në përkthimin e thjesht ‘miqësi’) i
prin nomos-it, e ushqen atë. Coinonia mund të
nënkuptojë tipe të ndryshme të philias.
Mendimi ne antikitet –Aristoteli
Në këtë aspekt Aristoteli dallon forma të ndryshme të
grupimeve: familjen që është në të njëjtën kohë një
sipërmarrje ekonomike e pastaj fshatrat, qytetet,
bashkimet vullnetare e së fundi Shtetin që, sipas tij,
është një coinonia politike, të cilit i mbivendoset
aparati organizativ - regjimi politik në formën e
qeverisë. Për Aristotelin regjimet janë relativisht të
mira, në masën që ata i përshtaten kushteve të
coinoni-së; pra densitetit demografik, aktiviteteve
ekonomike, ndarjes së pasurive mes shtresave etj.
Meqë ekuilibri mes këtyre faktorëve është i ndryshëm,
Aristoteli konstaton se ka një numër relativisht të madh
të formave qeverisëse
Kontributi i teorive të Platonit në
shpjegimin e nevojës për demokraci
Në librin Fundi i historisë dhe njeriu i fundit, politologu bashkëkohor
Frensis Fukujama (Francis Fukuyama) rimerr një analizë të
Hegelit rreth pranimit/vlerësimit, që mund ta shtjellojmë si më
poshtë:
“Dëshira për pranim/vlerësim (recognition) është po aq e vjetër sa
edhe tradita e filozofisë politike perëndimore dhe përbën një
pjesë integrale të personalitetit njerëzor. Hegeli evokon Platonin,
i cili ka qenë i pari që ka përshkruar tek „Republika“ se qenia
njerëzore përbëhet nga një pjesë dëshiruese, një pjesë
arsyetuese dhe një pjesë që ai e quan thymos, ose shpirti i
jetës. Një volum i konsiderueshëm i sjelljes njerëzore mund të
shpjegohet me kombinimin e dy elementeve të para: dëshirës
dhe arsyes.
Kontributi i teorive të Platonit në
shpjegimin e nevojës për demokraci
Nëse është dëshira ajo që i shtyn njerëzit të zgjerojnë ëndrrat dhe
kërkesat, është arsyeja apo kalkulimi çka u tregon mënyrën më
të mirë për të mbërritur te realizimi i dëshirës. Në përgjithësi,
njeriu është në kërkim të pranimit, vlerësimit të dinjitetit të tij,
njerëzve, objekteve dhe parimeve që e pajisin me dinjitet.
Investimi për vlera të caktuara dhe kërkesa për të pranuar këto
vlera korrespondon me atë që në gjuhën e sotme do ta quanim
„respekt për veten“. Ky respekt, thymos, përkon me një lloj sensi
të brendshëm të drejtësisë tek qenia njerëzore. Nëse kjo vlerë
tallet, vihet në lojë, nuk respektohet nga të tjerët, atëherë
personi ndjen zemërim. Nëse ajo çka ai bën nuk korrespondon,
nuk është në lartësinë e vlerës që e brendëson, atëherë ndjen
turp. Por nëse, më në fund, njerëzit e tjerë vlerësojnë çka ai,
individi ka bërë, ky i fundit ndjen krenari.
Kontributi i teorive të Platonit në
shpjegimin e nevojës për demokraci
Sipas Hegelit, dëshira për tu pranuar e vlerësuar si qenie njerëzore
me dinjitet e ka shtyrë njeriun prej fillimit të historisë në luftra të
përgjakshme për prestigj, mes shtresave shoqërore: zotërinjve
dhe skllevërve, feudalëve dhe bujkrobërve. Kjo natyrë
marrëdhënieje: zotëri-skllav ka dështuar me kohë të kënaqë
dëshirën për pranim e vlerësim si të padronit ashtu edhe të
skllavit. Skllavi është i mohuar në humanitetin e tij, mirëpo po aq
e pamjaftueshme është pranimi e vlerësimi i zotërinjve, meqë si
të tillë, „zotërinj“, njiheshin nga skllevërit e jo nga të ngjashmit
me veten. E për ta nuk ishte përmbushëse që të njiheshin si të
tillë, zotërinj, vetëm nga skllevërit meqë humaniteti i tyre, siç
bëmë të qartë më lart, ishte i vënë në pikëpyetje. Kjo pakënaqësi
nga ana e të dyja palëve, sipas Hegelit, është një burim konstant
i kontradiktave që karakterizuan etapat e mëtejshme të
historisë.»
Mendimtaret e Kontrates
Hugo Grotius 1625
Tomas Hobs , Leviatani,1651
Xhon Lok , Traktat mbi qeverisjen, 1689
Zhan Zhak Ruso, Mbi kontraten sociale, 1762
Imanuel Kant, Paqja e Perhershme, 1795
Pierre Zhozef Prudon, Kontrata sociale individualiste,
1851
Xhon Rolls, Teoria e Drejtesise, 1971
David Gotier, Morali si marreveshje, 1986
Mendimtaret e Kontrates
Në veprën madhore Fryma e Ligjeve, pas John Lock,
është Monteskië ai që propozon ndarjen e pushteteve
(tashmë tre dhe jo dy sikurse rekomandon Lok) në
legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv - cka mbetet baza e
organizimit politik dhe social mbi të cilin mbështetemi
edhe sot e kësaj dite. Objektivi i Monteskiesë është që
të ndërtohen mekanizma ndërmjetësues me qëllim që
individi të mos mbetet i vetëm para Shtetit. Ai thotë se
shumë gjëra përcaktojnë qeverisjen: klima, zakonet,
traditat, demografia, madhësia e territorit, etj, etj.
Monteskië thotë atë që është, jo atë që dëshiron apo
duhet të jetë. Ai nuk përligj praktikat, ai nuk bën
gjykime. Monteskië përshkruan.
Mendimtaret e Kontrates
Thomas Hobbs-in prezanton nocionin e kontratës
dhe detyrimit të cilat shënojnë kalimin nga
gjendja natyrore (ku, homo homus lupus est –
njeriu për njeriun është ujk) në gjendjen
shoqërore; e gjitha kjo me qëllim të integrimit të
forcave individuale në një forcë kolektive që bën
të mundur ruajtjen e paqes dhe jetës.
Mendimtaret e Kontrates
Ne paktin social, secili heq dore nga liria natyrore per te fituar nje
liri CIVILE.
Sovraniteti popullor, eshte parim themelor i kontrates sociale. Ky
sovranitet eshte i patjetersueshem (i pandashem, sic thote
Ruso).
Kontrata sociale eshte dalja nga gjendja natyrore, ne te cilen
triumfon me i forti. Shperberja e kontrates sociale rikthen
gjendjen natyrore qe, sipas Rusoit, eshte primitive, parasociale,
tiranike dhe e kote.

« Une société qui rompt son contrat social ne serait plus une
société … » / Nje shoqeri qe thyen kontraten sociale nuk eshte
me shoqeri

You might also like