You are on page 1of 12

Sistemi praktik për marrjen e masave

Për një rezultat sa më të saktë të çfardolloj modeli personi që do ti merren përmasat


duhet të jetë i veshur sa më lehtë që të jetë e mundur. Kjo do të ndihmonte në llogaritjen
e proporcioneve të personit dhe ndërtimin e një modeli sa më të saktë. Përmasat bazë
për marrjen e masave janë:
Rrethi I toraksit ( fig.1)
Rrethi I toraksit është përmasa e parë që merret duke kaluar metrin mbi gjoks d.m.th
nën sqetulla. Gjysma e rrethit të toraksit na jep Numrin personal të personit. P.sh nëse
rrethi I toraksit është 88 cm atëherë Numri personal I personit është 44.
Rrethi I gjoksit ( fig.2)
Kjo masë merret duke kaluar metrin mbi pjesën më të të dale të gjoksit. Diferenca e
gjysmës së toraksit me gjysmën e gjoksit na jep pensën e supit.
Shembull: rrethi I gjoksit 94 gjysma 47
rrethi I Torasit 88 gjysma 44
Diferenca e gjoksit është 3 cm

Rrethi I belit ( fig.3)


Në këtë rast merret masa në pikën më të ngushtë të belit.
Rrethi I vitheve ( fig.4)
Kjo masë nxirret duke kaluar metrin në pjesën më të dalur, më të madhe të vitheve.
Rënia e gjoksit ( fig.5)
Matet duke u nisur nga pika më e lartë e supit deri te pika më e dalur e gjoksit.
Distanca e gjoksit ( fig.6)
Kjo është masa midis dy pikave maksimalisht më të ngritura të gjoksit.
Gjatësia e trupit mbrapa ( fig.7)
Matet duke u nisur nga pika më e lartë e supit deri në pikën më të thelluar të belit në
pjesën e mbrapme.
Gjatësia e trupit përpara ( fig.8)
Matet duke u nisur nga pika më e lartë e supit duke kaluar mbi gjoks deri në pozicionin
e belit në pjesën e përparme.
Gjatësia e fustanit – deri në gju ( fig.9)
Matet duke u nisur nga pika më e lartë e supit në pjesën e mbrapme duke kaluar nëpër
bel deri në nivelin e gjurit.
Gjerësia e shpinës ( fig.10)
Kjo masë është distanca në kurriz nga njëra pikë ku hapet pjesa e krahut me kurrizin
deri në pjesën tjetër.
Gjerësia e shpatullave mbrapa ( fig. 11)
Matet gjatësia e dy pikave më të larta ose të dala të shpatullave.
Gjatësia e brrylit ( fig.12)
Matet nga pjesa më e dalë e pjesës së shpatullave deri në brryl.
Gjatësia e mëngës ( fig.13)
Kjo masë matet me brryl të përthyer dhe masim nga pjesa më e dale e pjesës së
shpatullave deri atje ku dëshirojmë.
Gjatësia e fundit ( fig.14)
Matet gjatësia nga beli deri në gjatësinë që dëshirohet.
Gjatësia e gjurit ( fig.15)
Është gjatësia që nxirret nga beli deri në gju.
Gjatësia e pantallonave ( fig.16)
Kjo masë merret duke u nisur nga beli deri te kavilja.
SHTESA E NEVOJSHME NË VESHJE

Që të mund të veshim një veshje e cila duhet të na vijë për trupi dhe me komoditet duhet
të bëjmë një shtesë disa centimetërshme. Me këtë nënkuptojmë elementin bazë të ndërtimit të
një modeli që korespondon pikërisht me diferencën midis masës së trupit dhe veshjes.
Masat në trup merren te personi I veshur sa më lehtë. Sipas studimeve të fundit që janë
bërë si pike referimi për numrin e personit është ½ e Rrethit të Toraksit.
Duke pasur në konsideratë edhe masat e tjera si Rrethi I Gjoksit, apo mëngën, etj, është
e nevojshme një shtesë e cila do të realizohet me anë të ndihmës që do të na japë tabela e
shtesës.

1. NDARJA E VESHJEVE SIPAS GRADAVE


Rradhitja e veshjeve sipas gradave është:

1. GRADA ZERO: veshjet e puthitura me lëkurën si veshjet intime, korset dhe


kostumet e banjos. ( Këtu nuk bëjmë shtesë por heqim nga patroni)

2. GRADA E PARË: veshjet që vishen mbi veshjet intime si këmishat, fundet,


pantallonat dhe jelekët. (Shiko tabelën e shtesave)

3. GRADA E DYTË: veshjet që vishen mbi veshjet e grades së pare si Tajlerët dhe
këmishat e gjera.

4. GRADA E TRETË: pardesytë dhe palltot e lehta.

5. GRADA E KATËRT: Palltot, kostumet sportive dhe peliçet ( Shtesa për këto
veshje bëhet jo vetëm për arsye praktike por edhe për arsye të materialit sepse në
këto raste materiali është I dendur).

2. DENDËSIA E MATERIALIT

Përpara se të filloni një model duhet të dihet se me çfarë lloj materiali do të punohet,
i cili përcaktohet nga dendësia, qëndrueshmëria dhe butësia, modeli dhe shtesa që
bëhet në patron përcaktohet edhe mbi këto karakteristika.
TABELA E KONVERTIMIT TË MASAVE

1 cm = 0.39 inch
2 cm = 0.78 inch
3 cm = 1.18 inch
4 cm = 1.57 inch
5 cm = 1.96 inch
6 cm = 2.36 inch
7 cm = 2.75 inch
8 cm = 3.15 inch
9 cm = 3.54 inch
10 cm = 3.96 inch = 0.33 këmbë = 0.11 jard
20 cm = 7.84 inch = 0.66 këmbë = 0.22 jard
50 cm = 19.7 inch = 1.64 këmbë = 0.33 jard

1 meter = 39.3 inch = 3.28 këmbë = 1.09 jard


2 meter = 78.7 inch = 5.56 këmbë = 2.18 jard
3 meter = 196 inch = 16.4 këmbë = 5.46 jard

100 centimetër = 1 metër

NUMRAT E GRAVE

ITALI 38 40 42 44 46 48 50 52 54 56
U.K 10 12 14 16 18 20 22 24 26 28
U.S.A 08 10 12 14 16 18 20 22 24 26

NUMRAT E BURRAVE

ITALI 42 44 46 48 50 52 54 56 58 60
U.K. U.S.A 32 34 36 38 40 42 44 46 48 50

MASAT E VESHJEVE ME SHKRONJA

MESHKUJ / FEMRA
XXS = Extra Extra Small = Nr. 40 38
XS = Extra Small = Nr. 42 40
S = Small = Nr. 44 42
M = Medium = Nr. 46 44
L = Large = Nr. 48 46
XL = Extra Large = Nr. 50 48
XXL = Extra Extra Large = Nr. 52 50
XXXL = Extra Extra Extra Large = Nr. 54 52
MASAT FIKSE PËR GRA

Gjatësia e personit 157 160 163 166 169 172 175 178 179 180 181 181

Gjysma e toraksit = Nr 38 40 42 44 46 48 50 52 54 56 58 60

Gjatësia e kokës 19.6 20 20.3 20.75 21.1 21.5 21.8 22.2 22.4 22.5 22.6 22.6

Gjatësia e trupit mbrapa 41.1 41.9 42.7 43.5 44.3 45.1 45.9 46.7 47.5 48.3 49.3 49.1

Gjatësia e trupit para 43.1 43.9 44.7 45.5 46.3 47.1 47.9 48.7 49.5 50.3 51.1 51.1

Rënia e vitheve 17.8 18.2 18.6 19.0 19.5 20 20.5 21 21.5 22 22.5 22.5

Gjatësia e xhaketës 66.1 67.4 68.7 70 71.3 72.6 73.9 75.2 76.5 77.8 79.1 80.4

Gjatësia e fustanit deri në gju 95 97 99 101 103 105 107 109 111 113 115 117

Gjatësia e fundit 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68

Rënia e kavallos 24.1 24.5 25 25.5 25.9 26.3 26.6 27.1 27.2 27.3 27.5 27.5

Gjatësia e gjurit 54.5 55.5 56.5 57.5 58.5 59.5 60.5 61.5 62.5 63.5 64.5 64.5

Gjatësia e pantollonit 97 99 101 103 105 107 109 111 113 115 117 119

Gjatësia e brrylit 31.9 32.6 33.3 34 34.7 35.4 36.1 36.8 37.5 38.2 38.9 39

Gjatësia e mëngës 58.5 59 60 61 62.1 63.2 64.3 65.4 66 66.5 66.9 70.3

Rrethi i toraksit 76 80 84 88 92 96 100 104 108 112 116 120

Rrethi i gjoksit 80 84 88 92 96 100 104 108 112 116 120 124

Rrethi i belit 60 64 68 72 76 80 84 88 92 96 100 104

Rrethi i vitheve 86 90 94 98 102 106 110 114 118 122 126 130

Rrethi i qafës 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45

Rrethi i kyçit të dorës 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30

Gjerësia e shpinës 33.9 35.4 36.9 38.4 39.9 41.4 42.9 44.4 45.9 47.4 48.9 49.9

Gjerësia e shpatullave 35.9 37.4 38.9 40.4 41.9 43.4 44.9 46.6 47.9 49.4 50.9 51.9

Rënia e gjoksit 25.5 26 26.5 27 27.5 27.9 28.4 29 29.5 30 30.5 31

Diferenca toraks gjoks 1.5 1.7 2 2 2 2 2.4 2.5 2.7 3 3.6 4

Distanca e gjoksit 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 26
SHTESAT ( në cm)
grada 0 grada 1 grada 2 grada 3 grada 4

Rrethi I gjoksit nga - 8 deri 0 nga 0 - 8 nga 6 - 12 nga 10 - 16 nga 10 - 18


Rrethi I belit nga – 8 deri 0 nga 0 - 10 nga 6 - 12 nga 10 - 16 nga 10 - 18
Rrethi I vitheve nga – 8 deri 0 nga 0 - 8 nga 6 - 12 nga 6 - 16 nga 6 - 16
Rrethi I krahëve nga – 3 deri 0 nga 0 - 3 nga 0 - 4 nga 3 - 5 nga 3 - 6
Gjerësia e shpinës nga – 3 deri 0 nga 0 – 1.6 nga 0 – 1.6 nga 1.6 - 2 nga 1.6 - 3
Gjerësia e nga – 3 deri 0 nga 0 – 1.6 nga 0 – 1.6 nga 1.6 - 2 nga 1.6 - 3
shpatullave
Distanca e gjoksit nga – 1 deri 0 nga 0 – 1.5 nga 0 - 2 nga 1 - 3 nga 1 - 4
Rënia në gavadurë nga – 2 deri 0 nga 0 – 1.5 nga 0 - 2 nga 1 - 3 nga 2 - 8
Harku I qafës nga – 1 deri 0 nga 0 – 0.5 nga 0 – 0.5 nga 0.5 - 1 nga 0.5 - 2

BAZA E THJESHTË E KORSESË

Punojmë nga Nr. 40 – 48


Formojmë 2 kënde në anën e majtë dhe anën e djathtë në fletë ku do të ndërtojmë anën e
mbrapme dhe anën e përparme të korsesë.
Duke u nisur në anën e majtë në kënd lart largohemi djathtas gjysma e Rrethit të gjoksit plus
shtesën e dëshiruar. P.sh.Rrethi I gjoksit = 92 : 2 = 46 + 4 cm për shtesë = 50 cm. Mbani mend
të llogarisni shtesën në masë të rrethit. Masat relative të gjatësisë janë nxjerrë nga gjatësia e
personit p.sh 166:8=20.75

Mbrapa

Fillojmë nga këndi majtas në pikën A


A-B = 1/24 e Numrit + 0.2cm (harku I qafës mbrapa)
A-B1 = Ulemi 4.5 cm
A-C = 1/8 e gjatësisë së përgjithshme + 1/24 e Numrit + 1.7 cm shtesë. Këtu është niveli I
gavadurës.
A-D = Gjatësia e trupit mbrapa
A-G = 1/6 e Numrit. Këtu fillon shpatulla. Me harkun e vizores e bashkojmë B G ku vizatojmë
harkun e qafës.
A-H = ½ e gjerësisë së shpinës
C-C1 = ¼ e Rrethit të gjoksit + shtesë
D-D1 = ¼ e Rrethit të belit + shtesën. Këtu formojmë anësoret e bazës së korsesë duke
bashkuar C1-D1
H-I = Pingul në C – C1
H-L = Ulemi 4.5 cm
B1-L1 = ½ e gjerësisë së shpatullave. I bashkojmë G1-L1 dhe formojmë shpatullat.
I-M = Ngriheni 5cm dhe spostoheni 0.3 cm dhe me anë të vizores formojmë harkun e
gavadurës duke bashkuar L1-M-C1.
Nga pika L1 në harkun e gavadurës ulemi 9 cm si pike referimi për mëngën.

Përpara

Follojmë nga këndi në pikën A në krahun e djathtë.


A-C = 1/8 e gjatësisë + 1/24 e Numrit + 1.7 cm shtesë. Niveli për harkun e gavadurës masë e
rregullt.
A-D = Gjatësia e trupit mbrapa.
D-A1 = Gjatësia e trupit përpara.
A1-B = 1/6 e Numrit + 1 cm.
A1-G = 1/6 e Numrit, ku fillon shpatulla në sup. Me vizore formojmë harkun e qafës duke
bashkuar G-B duke kaluar në B1.
A1-H = ½ e gjerësisë së shpinës – 1cm
C-C2 = ¼ e Rrethit të gjoksit + shtesën.
D-D2 = ¼ e Rrethit të Belit + shtesën. Dhe fomojmë anësoren e bazës së korsesë duke bashkuar
pikat C2-D2.
H-I = Pingul në C-C2.
H-L = Zbresim 6.5 cm
I-M = Ngrihemi 5 cm dhe largohemi 0.3 cm.
G-L1 = Gjerësia e shpatullave mbrapa. Me anë të vizores formojmë harkun e gavadurës duke
bashkuar C2-M-L1.
Nga L1 ulemi 9 cm dhe shënojmë një pike referimi për mëngën.
BAZA E FUNDIT TË DREJTË

Mbrapa
Formojmë këndin në krahun e majtë në pikën A
A-B= Rënia e vitheve
A-C= Gjatësia e fundit deri në gju
A-A1= 1/4 e Rrethit të belit - 1 cm + 3 cm për pensën
A1-A2= Ngrihemi 1 cm
B-B1= 1/4 e Rrethit të vitheve - 1 cm
C-C1= Masë e njëjtë me B-B1 dhe me anë të vizores bashkojmë A2-B1, B1-C1

Pensa

D= 1/2 e A-A1
D-D1= Zbresim 14 cm paralel me A-B
E-E1= Nga pika D spostohemi majtas dhe djathtas 1.5 cm dhe bashkohemi me pikën D1 dhe me hark
bashkojmë E1-A2

E çara

C-F= Spostohemi majtas 4 cm


F-F1= Ngrihemi 18 cm paralel me C-B dhe i bashkojmë pikat sipas vizatimit

Përpara

Formojmë këndin e drejtë në pikën A


A-B= Rënia e vitheve
A-C= Gjatësia e fundit deri në gju
A-A3= 1/4 e Rrethit të belit + 1 cm + 3 cm për pensën
A3-A4= Ngrihemi 1 cm
B-B2= 1/4 e Rrethit të vitheve + 1 cm
C-C2= Masë e njëjtë me B-B2 dhe me hark bashkojmë pikat A4-B2 dhe B2-C2 anësorja e fundit.

Pensa

A-D= 1/10 e rrethit të belit + 2 cm


D-D1= Ulemi 10 cm paralel me A-B
E-E1= Nga pika D spostohemi majtas 1 cm dhe bashkojmë pikat E-E1 nga pika D1

Qemeri

A-B= Rrethi i belit


B-B1= 2 cm për kopsitje
A-C= 5 cm masë jo e rregullt
A-C1= 1/2 e A-C vija e përthyerjes kjo është gjerësia e qemerit.

Gjatësia e nevojshme e materialit 140x80 cm


BAZA E FUNDIT TË DREJTË NR. 42/S

Mbrapa
Formojmë këndin në krahun e majtë në pikën A
A-B= Rënia e vitheve = 18.6
A-C= Gjatësia e fundit deri në gju = 599
A-A1= 1/4 e Rrethit të belit - 1 cm + 3 cm për pensën = 68/4-1+3= 17-1+3 = 19
A1-A2= Ngrihemi 1 cm
B-B1= 1/4 e Rrethit të vitheve - 1 cm = 94/4-1= 23.5-1 = 22.5
C-C1= Masë e njëjtë me B-B1 dhe me anë të vizores bashkojmë A2-B1, B1-C1 = 22.5
Pensa
D= 1/2 e A-A1 = 19/2 = 9.5
D-D1= Zbresim 14 cm paralel me A-B
E-E1= Nga pika D spostohemi majtas dhe djathtas 1.5 cm dhe bashkohemi me pikën D1 dhe me hark
bashkojmë E1-A2
E çara
C-F= Spostohemi majtas 4 cm
F-F1= Ngrihemi 18 cm paralel me C-B dhe i bashkojmë pikat sipas vizatimit
Përpara

Formojmë këndin e drejtë në pikën A


A-B= Rënia e vitheve = 18.6
A-C= Gjatësia e fundit deri në gju = 99
5
A-A3= 1/4 e Rrethit të belit + 1 cm + 32 cm për pensën = 68/4 +1+32 = 17+1+32 = 21
0
A3-A4= Ngrihemi 1 cm
B-B2= 1/4 e Rrethit të vitheve + 1 cm = 94/4+1 = 23.5+1 = 24.5
C-C2= Masë e njëjtë me B-B2 dhe me hark bashkojmë pikat A4-B2 dhe B2-C2 anësorja e fundit.
Pensa
A-D= 1/10 e rrethit të belit + 2 cm = 68/10+2 = 6.8+2 = 8.8
D-D1= Ulemi 10 cm paralel me A-B
E-E1= Nga pika D spostohemi majtas 1 cm dhe bashkojmë pikat E-E1 nga pika D1
Qemeri
A-B= Rrethi i belit = 68
B-B1= 2 cm për kopsitje
A-C= 5 cm masë jo e rregullt
A-C1= 1/2 e A-C vija e përthyerjes kjo është gjerësia e qemerit. 2.5

You might also like