You are on page 1of 210

Makroekonomi 1

KREU 1
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM I MAKROEKONOMISË
Përse disa vende kanë përjetuar rritje të shpejtë të të ardhurave gjatë të kaluarës ndërsa të tjerë
vende kanë mbetur në varfëri? Përse disa vende kanë norma të larta inflacioni ndërsa të tjerë
mbajnë çmime të qëndrueshme? Përse të gjitha vendet përjetojnë reçesione dhe depresione,
periudha të përsëritura të rënies së të ardhurave dhe të rritjes së papunësisë, dhe si mund të
reduktojnë politikat qeveritare frekuencën dhe ashpërsinë e këtyre ngjarjeve? A ka shumë
vende pune apo është vështirë për të gjetur një vend pune? A po rritet me ritëm të shpejtë niveli
i pagave reale dhe standarti i jetesës apo inflacioni i çmimeve është duke reduktuar pagat reale?
A është duke e përdorur Banka Qëndrore politikën monetare për të luftuar efektet e një krize
financiare? Cilat janë ndikimet e globalizimit dhe tregtisë së jashtme në punësimin dhe
prodhimin vendas? Makroekonomia përpiqet t'i përgjigjet këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave
të ngjashme me to.
Makroekonomia është studimi i sjelljes së ekonomisë në tërësi. Ajo shqyrton forcat që prekin
firmat, konsumatorët dhe punëtorët në tërësi, në ndryshim me mikroekonominë, e cila studion
sjelljen e agjentëve individualë ekonomikë. Mikroekonomia studion kërkesën ose ofertën për
shembull për portokallë, karburant, mjekë, kompjutera. Analizon zgjedhjet që njerëzit bëjnë
midis të mirave e shërbimeve dhe çfarë përcakton çmimet e sasitë e tyre. Në makroekonomi
gjithashtu analizojmë kërkesën dhe ofertën, por tani është niveli i përgjithshëm i shpenzimeve
në ekonomi dhe niveli i përgjithshëm i prodhimit. Me fjalë të tjera, në makroekonomi
analizojmë kërkesën agregate dhe ofertën agregate. Për të vlerësuar rëndësinë e
makroekonomisë, mjafton vetëm të lexoni gazetën ose të dëgjoni lajmet. Çdo ditë mund të
shihni tituj të tillë si: Qeveria po lufton Inflacionin ,
ekonomia globale do të rritet me 3.1 për qind në vitin 2018 etj. Këto ngjarje makroekonomike
mund të duken abstrakte, por ato prekin të gjithë jetën tonë. Drejtuesit e biznesit për të
parashikuar kërkesën për prodhimet e tyre, duhet të mendojnë se sa shpejt do të rriten të
ardhurat e konsumatorëve. Të moshuarit që jetojnë me të ardhura fikse ndikohen nga rritja e
shpejtë e çmimeve. Të diplomuarit e rinj në kërkim të vendeve të punës shpresojnë në lulëzimin
e ekonomisë dhe të punësohen nga firmat. Për shkak se gjendja e ekonomisë i prek të gjithë,
çështjet makroekonomike luajnë një rol qëndror në debatet politike kombëtare. Votuesit janë
të vetëdijshëm se si po ecën ekonomia dhe ata e dinë se politika e qeverisë mund të ndikojë
ekonominë në mënyra të fuqishme. Si rezultat, popullariteti i një presidenti në detyrë shpesh
rritet kur ekonomia ecën mirë dhe bie kur ajo varfërohet. Çështjet makroekonomike janë
gjithashtu qendrore për politikën botërore dhe lajmet ndërkombëtare janë plot me pyetje
makroekonomike. A ishte një lëvizje e mirë për pjesën më të madhe të Evropës përdorimi i një
monedhë të përbashkët? Si munden vendet e varfëra të rrisin standardet e tyre të jetesës? Kur

5
Makroekonomi 1

udhëheqësit e botës takohen, këto tema shpesh zënë një pjesë të rëndësishme në agjendën e
tyre. Edhe pse puna për të bërë politikë ekonomike i përket udhëheqësve botërorë, puna e
shpjegimit të funksionimit të ekonomisë në tërësi i përket makroekonomistëve. Në këtë drejtim,
makroekonomistët mbledhin të dhëna për të ardhurat, çmimet, papunësinë dhe shumë variabla
të tjerë për periudha të ndryshme kohore dhe vende të ndryshme. Më tej përpiqen të formulojnë
teori të përgjithshme për të shpjeguar këto të dhëna. Ashtu si biologët që studiojnë evolucionin
e specieve, makroekonomistët nuk mund të kryejnë eksperimente të kontrolluara në laborator.
Ata përdorin të dhënat që historia u jep. Historia makroekonomike nuk është thjeshtë një
histori, por siguron një motiv të pasur për teorinë makroekonomike. Makroekonomistët vërejnë
se ekonomitë ndryshojnë ndërmjet vendeve, ndryshojnë edhe me kalimin e kohës. Këto
vëzhgime motivojnë për zhvillimin e teorive makroekonomike dhe të dhënave për t'i testuar
ato. Sigurisht, makroekonomia është një shkencë e re dhe e papërsosur. Aftësia e
makroekonomistit për të parashikuar rrjedhën e ardhshme të ngjarjeve ekonomike nuk është
më e mirë se aftësia e meteorologut për të parashikuar motin e muajit të ardhshëm. Por, siç do
ta shihni, makroekonomistët e dinë mjaft mirë se si funksionojnë ekonomitë. Kjo njohuri është
e dobishme si për shpjegimin e ngjarjeve ekonomike dhe për formulimin e politikave
ekonomike.

1| NJË VËSHTRIM HISTORIK MBI ZHVILLIMET MAKROEKONOMIKE


Zhvillimi i makroekonomisë ishte një nga përparimet më të mëdha të ekonomisë së shekullit
të njëzetë, duke çuar në një kuptim më të mirë se si të luftohet kriza ekonomike periodike dhe
si të stimulohet rritja afatgjatë ekonomike. Çdo diskutim i politikës makroekonomike duhet të
fillojë me John Maynard Keynes. Keynes (1883-1946) ishte një gjeni i shumëanshëm i cili la
gjurmë në fushat e matematikës, filozofisë dhe letërsisë. Përveç kësaj, ai gjeti kohë për të
drejtuar një kompani të madhe sigurimi, këshilloi thesarin britanik, ndihmoi në qeverisjen e
Bankës së Anglisë, redaktoi një revistë ekonomike të famshme botërore, koleksionoi artin
modern dhe librat e veçantë. Kontributi i tij kryesor, megjithatë, ishte shpikja e tij për një
mënyrë të re të shikimit të makroekonomisë dhe politikës makroekonomike. Para Keynes,
shumica e ekonomistëve dhe politikëbërësve i pranuan ngritjet dhe uljet e cikleve të biznesit të
pashmangshme. Këto pikëpamje të mbajtura gjatë i lanë ata të pafuqishëm në Depresionin e
Madh të viteve 1930. Por Keynes ndërmori një hap të madh intelektual në librin e tij të vitit
1936, . Ai bëri një argument të
dyfishtë: Së pari, ai argumentoi se është e mundur që papunësia e lartë të vazhdojë të
këmbëngulë në ekonomitë e tregut, duke e shpallur papunësinë si një sëmundje kryesore të
sistemit ekonomik. Së dyti, ai argumentoi se politikat qeveritare fiskale dhe monetare mund të
ndikojnë prodhimin dhe në këtë mënyrë të ulin papunësinë dhe zvogëlojnë rëniet ekonomike.
Këto propozime patën një ndikim shpërthyes kur Keynes i paraqiti për herë të parë, duke
shkaktuar shumë polemika dhe mosmarrëveshje.
Në vitet 1930, kur prodhimi, punësimi dhe çmimet përjetuan kolaps në Shtetet e Bashkuara
dhe në pjesën më të madhe të botës industriale, ekonomistët dhe udhëheqësit politikë luftuan

6
Makroekonomi 1

me fatkeqësinë e Depresionit të Madh. Gjatë Luftës së Vietnamit në vitet 1960 dhe krizave
energjitike të viteve 1970, çështje shqetësuese ishte "stagflacioni", një kombinim i rritjes së
ngadaltë dhe rritjes së çmimeve. Vitet 1990 dëshmuan një periudhë rritjeje të shpejtë, rënie të
papunësisë dhe çmime të qëndrueshme, vite kur gjithçka shkoi mirë, të etiketuara nga disa si
"dekada legjendare". Pastaj flluska e tregut të aseteve shpërtheu dy herë në dekadën e parë
të viteve 2000. Shoku i parë ishte një rënie e ndjeshme e çmimeve të stoqeve të teknologjisë në
vitin 2000 dhe kjo u pasua nga një rënie e ndjeshme e çmimeve të banesave pas vitit 2007.
Rënia e çmimit të banesave 2007-2009 krijoi një krizë të thellë financiare dhe çoi në një
reçesion të thellë dhe të gjatë. Ndonjëherë, dështimet makroekonomike ngrenë pyetje jetësore
për vendet dhe madje edhe për ideologjitë. Udhëheqësit komunistë të ish-Bashkimit Sovjetik
deklaruan se do të tejkalonin ekonomikisht Perëndimin. Historia dëshmoi se ishte një premtim
bosh, pasi Rusia, një vend i pasur me burime natyrore dhe fuqi ushtarake, nuk ishte në gjendje
të prodhonte gjalpë të përshtatshëm për qytetarët e saj apo armë për ushtritë e saj perandorake.
Përfundimisht, dështimet makroekonomike i rrëzuan regjimet komuniste të Bashkimit Sovjetik
dhe Evropës Lindore dhe bindën njerëzit për superioritetin ekonomik të tregjeve private si
qasja më e mirë për nxitjen e rritjes së shpejtë ekonomike.
Në vitet pas Luftës së Dytë Botërore, ekonomia Keynesiane dominoi makroekonominë dhe
politikën qeveritare. Që atëherë, zhvillimet e reja që përfshijnë faktorët e ofertës, pritjet dhe
pikëpamjet alternative të dinamikës së pagave dhe çmimeve kanë tundur themelet e konsensusit
të mëparshëm Keynesian. Ndërkohë që pak ekonomistë tani besojnë se veprimi i qeverisë mund
të eliminojë ciklet e biznesit, siç premtonte dikur ekonomia Keynesiane, sepse në fakt as
ekonomiksi, as politika ekonomike nuk kanë qenë të njëjtat që nga zbulimi i madh i Keynesit.

2| NATYRA E ARGUMENTEVE EKONOMIKE


Ekonomiksi është një nga shkencat shoqërore. Por në çfarë kuptimi është një shkencë? A
është si shkencat natyrore si fizika dhe astronomia? Cila është domethënia e fjalës 'shoqërore'
në shkencën shoqërore? Çfarë mund të bëjnë ekonomistët dhe cili është roli i tyre në ndihmën
e qeverive për të hartuar politikën ekonomike?

Ekonomiksi si një shkencë


Metodologjia e përdorur nga ekonomistët ka shumë të përbashkëta me atë të përdorur nga
shkencëtarët natyrorë. Të dyja përpiqen të ndërtojnë teori ose modele të cilat përdoren më pas
për të shpjeguar dhe parashikuar. Një astronom, për shembull, ndërton modele të lëvizjeve
planetare për të shpjeguar pse planetet janë në atë pozicionin që ato janë dhe për të parashikuar
pozicionin e tyre në të ardhmen.

Modelet në ekonomiks
Për të shpjeguar dhe parashikuar, ekonomisti ndërton modele të ekonomisë ose pjesëve të
ekonomisë. Këto modele tregojnë marrëdhënie të thjeshtuara mes fenomeneve të ndryshme
ekonomike. Për shembull, modeli i një tregu tregon marrëdhëniet ndërmjet kërkesës, ofertës

7
Makroekonomi 1

dhe çmimit. Megjithëse shumica e modeleve mund të përshkruhen verbalisht, ato zakonisht
mund të paraqiten më saktësisht në formë grafike ose matematikore.

Ndërtimi i modeleve
Modelet janë ndërtuar duke bërë hipoteza të përgjithshme në lidhje me shkaqet e fenomeneve
ekonomike: për shembull, kërkesa e konsumatorit do të rritet kur të ardhurat e konsumatorëve
rriten. Këto hipoteza shpesh bazohen në vëzhgime. Ky proçes i dhënies së deklaratave të
përgjithshme nga vëzhgime të veçanta njihet si induksion.

Përdorimi i modeleve
Shpjegim. Modelet shpjegojnë duke treguar se si shkaktohen gjërat: cilat janë shkaqet e
inflacionit, pse punëtorët në disa industri fitojnë më shumë se të tjerët, e kështu me radhë.
Parashikim. Modelet ndonjëherë përdoren për të bërë parashikime të thjeshta: për shembull,
inflacioni do të jetë nën 5 për qind vitin e ardhshëm. Zakonisht, parashikimet janë të llojit 'Nëse.
për shembull, nëse kërkesa për të mirën X rritet, atëherë çmimi i saj do të
rritet. Ky proçes i nxjerrjes së konkluzioneve nga modelet është i njohur si deduksion. Kur
bëhen këto deduksione duhet të supozohet se asgjë tjetër që mund të ndikojë rezultatin nuk ka
ndryshuar ndërkohë. Për shembull, nëse kërkesa për të mirën X rritet, çmimi i saj do të rritet
duke supozuar që kostoja e prodhimit të të mirës X nuk ka rënë. Kjo njihet si supozimi i ceteris
paribus. Ceteris paribus është latinisht dhe referohet si 'faktorët e tjerë janë të pandryshuar'.

Vlerësimi i modeleve
Modelet mund të gjykohen në varësi të suksesit në shpjegimin dhe parashikimin e dukurive.
Nëse parashikimet janë të gabuara, gjëja e parë që duhet të bëni është të kontrolloni nëse
deduksionet janë bërë në mënyrë korrekte. Nëse deduksionet ishin korrekte, modeli duhet të
përshtatet ose hidhet poshtë në favor të një modeli alternativ me aftësi më të mirë parashikuese.
Ndonjëherë një ekonomist do të dëshirojë të mbajë një model me fuqi të dobëta parashikuese,
nëse ai gjithsesi ndihmon për të dhënë një pasqyrë në dukurinë e ekonomisë. Për shembull, një
model i një bote ideale në të cilën qëllimet e efikasitetit, rritjes dhe barazisë janë përmbushur
të gjitha mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm si një matës për të krahasuar botën reale dhe
për të kuptuar mangësitë e saj.

Ekonomiksi si një shkencë shoqërore


Ekonomiksi lidhet me sjelljen njerëzore. Një problem këtu është se individët shpesh sillen në
mënyra shumë të ndryshme. Njerëzit kanë shije të ndryshme dhe qëndrime të ndryshme. Ky
problem gjithsesi nuk është aq serioz sa mund të duket në shikim të parë. Arsyeja është se
njerëzit në nivel mesatar kanë gjasa të sillen më shumë në mënyrë të parashikueshme. Për
shembull, nëse çmimi i një produkti rritet me 5 për qind, ne mund të parashikojmë, me
supozimin ceteris paribus, se sasia e kërkuar do të bjerë me rreth 10 për qind. Kjo nuk do të
thotë se kërkesa e çdo individi do të bjerë vetëm 10 për qind, por vetëm se kërkesa totale do të
bjerë 10 për qind. Disa njerëz mund të kërkojnë shumë më pak; të tjerët mund të kërkojnë të
njëjtën sasi si më parë. Megjithatë, ka ende elementë rreth sjelljes njerëzore që janë shumë të

8
Makroekonomi 1

vështira për t'u parashikuar, madje edhe kur flasim për të gjithë grupet e njerëzve. Si do të
reagojnë, për shembull, firmat nga një rritje e normave të interesit kur marrin vendimet e tyre
për investime? Kjo do të varet nga gjëra të tilla si gjendja e sigurisë të biznesit, gjë që është
shumë e vështirë të parashikohet. Si do të reagojë një biznes ndaj ndryshimeve të çmimeve nga
konkurentët e tij? Kjo shpesh do të varet nga fakti se si vetë biznesi mendon se konkurentët e
tij do të reagojnë ndaj reagimit të tij. Për këto arsye ka mjaft hapësirë për modele konkuruese
në ekonomi, secili duke bërë supozime të ndryshme dhe duke çuar në përfundime të ndryshme
të politikave. Ka shkolla të ndryshme të mendimit ekonomik. Kështu, një model nënkupton që
qeveritë duhet të ndërhyjnë nëse papunësia duhet të shërohet, ndërsa një model tjetër nënkupton
që papunësia do të zvogëlohet nëse qeveria ndërhyn më pak dhe mbështetet më shumë në
tregun e lirë. Një degë e ekonomiksit që ka patur rritje të konsiderueshme në vitet e fundit është
'ekonomiksi i sjelljes'. Ai krijon eksperimente dhe simulime për të parë se si njerëzit i përgjigjen
situatave të ndryshme. Fakti që ka teori të ndryshme ekonomike nuk do të thotë që ekonomistët
gjithmonë nuk janë dakort. Pavarësisht

madhe e marrëveshjes midis ekonomistëve se si të analizohet bota dhe cilat konkluzione duhet
të nxjerrin.
Ekonomistët luajnë një rol të madh në ndihmën e qeverive për të hartuar politikën ekonomike.
Për të kuptuar këtë rol, është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet pohimeve pozitive dhe
atyre normative. Një pohim pozitiv është një pohim i faktit. Mund të jetë i drejtë apo i gabuar,
por saktësia e tij mund të testohet duke apeluar faktet. 'Papunësia po rritet', 'Inflacioni do të jetë
mbi 6 për qind nga viti i ardhshëm' dhe 'Nëse qeveria ul taksat, importet do të rriten' janë të
gjitha shembuj të pohimeve pozitive. Një pohim normativ është një pohim i vlerës: një pohim
në lidhje me atë që duhet ose nuk duhet të jetë, nëse diçka është e mirë apo e keqe, e
dëshirueshme apo e padëshirueshme. 'Është e drejtë të tatohen të pasurit më shumë sesa të
varfërit', 'Qeveria duhet të reduktojë inflacionin', dhe 'Pensionet duhet të rriten' janë të gjitha
shembuj të pohimeve normative.

3| STRUKTURA MAKROEKONOMIKE
Ky kapitull do të shërbejë si një hyrje në makroekonomi. Ai paraqet konceptet kryesore dhe
tregon se si ato zbatohen për çështjet kryesore historike dhe të politikave të viteve të fundit.
Makroekonomia nënkupton përfshirjen e aktivitetit ekonomik të të gjitha familjeve dhe të
gjitha bizneseve në të gjitha tregjet për të marrë kërkesën dhe ofertën e përgjithshëm në
ekonomi. Megjithatë nuk është e pazakontë që ajo që rezulton në nivelin makro është e
ndryshme nga shuma e pjesëve të mikroekonomisë. Në të vërtetë, ajo që duket e arsyeshme nga
pikëpamja mikroekonomike mund të ketë rezultate të papritura ose kundër produktive në
nivelin makroekonomik. Imagjinoni që jeni ulur në një ngjarje me një audiencë të madhe, si
një koncert i drejtpërdrejtë ose një lojë basketbolli. Disa njerëz vendosin se duan një pamje më
të mirë dhe kështu ata ngrihen. Sidoqoftë, kur këta njerëz ngrihen, ata bllokojnë pamjen për
njerëzit e tjerë, dhe duhet të ngrihen edhe të tjerët nëse dëshirojnë të shohin. Përfundimisht,

9
Makroekonomi 1

gati të gjithë janë duke qëndruar në këmbë, dhe si rezultat, askush nuk mund të shohë më mirë
se më parë. Vendimi racional i disa individëve në nivel mikro
pamje më të mirë, përfundoi në një vetë-humbje në nivelin makro. Ky nuk është një fenomen
makroekonomik, por është një analogji e përshtatshme.
Makroekonomia është një çështje mjaft masive. Si do ta trajtojmë atë? Figura 1.1 ilustron
strukturën që do të përdorim. Makroekonominë do ta studiojmë nga tre perspektiva të
rëndësishme:
1. Cilat janë objektivat makroekonomike?
2. Cilat janë instrumentet e politikave që qeveritë mund t'i përdorin për të menaxhuar
makroekonominë?
3. Së fundi, cilat janë modelet që ekonomistët mund të përdorin për të analizuar
makroekonominë?

Objektivat Instrumentet Modelet


Politike
Rritje e qëndrueshme Kërkesë
ekonomike Politika Monetare Agregate/Ofertë
Papunësi e ulët Politika Fiskale Agregate
Inflacion i ulët Politika e Jashtme Modeli Keynesian
Bilanc i ekuilibruar Modeli Klasik
pagesash

Figura 1.1. Objektivat makroekonomike, politikat dhe modelet

Kjo paraqitje tregon se me çfarë lidhet makroekonomia. Kutia në të majtë tregon një konsensus
të objektivave më të rëndësishme për ekonominë makro, kutia e mesit tregon tre politikat e
rëndësishmë që qeveria përdor për të ndikuar në ekonominë makro dhe kutia në të djathtë rendit
modelet që ekonomistët përdorin për të analizuar ndryshimet makroekonomike (si inflacioni
ose reçesioni).

Treguesit kryesorë makroekonomikë


Matësi më i plotë i prodhimit të përgjithshëm në një ekonomi është Produkti i Brëndshëm Bruto
(GDP). GDP-ja është vlera e të gjitha të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara në
një ekonomi gjatë një viti. Ka dy mënyra për të matur GDP-në. GDP-ja nominale matet me
çmimet korente të tregut. GDP-ja reale matet me çmime konstante ose të pandryshueshme (ku
ne masim numrin e makinave x çmimet e makinave në një vit të caktuar si psh 2000). GDP-ja
reale është vëzhguesja më e drejtëpërdrejtë e prodhimit; ajo shërben si një puls i monitoruar
me kujdes i ekonomisë së një kombi. Ritmet e rritjes së GDP reale janë tregues i drejtpërdrejtë
i ritmeve të rritjes ekonomike, një tjetër tregues shumë i rëndësishëm makroekonomik. Norma
e rritjes ekonomike është përcaktuar si:

10
Makroekonomi 1

GDP-ja reale në vitin 2006 ishte 11,294.8 miliardë dollarë dhe në vitin 2007 ishte 11,523.9
miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (të dyja në çmimet e vitit 2000). Nëse e
llogaritni rritja në GDP-
Nga të gjithë treguesit makroekonomikë, punësimi dhe papunësia ndjehen më drejtpërdrejt nga
individët. Njerëzit duan të kenë vende pune ku paguhen mirë pa kërkuar ose pritur shumë kohë,
dhe të kenë siguri për punë e përfitime të mira. Në aspektin makroekonomik, këto janë treguesit
e punësimit dhe papunësisë. Papunësia matet nga norma e papunësisë, e cila është përqindja e
forcës së punës që është e papunë. Punëzënia matet nga norma e punëzënies, e cila është
përqindja e forcës së punës që është e zënë me punë. Forca punëtore përfshin të gjithë personat
e punësuar dhe të papunë që kërkojnë punë në mënyrë aktive. Ajo përjashton ata të papunë që
nuk janë në kërkim të një vendi pune. Norma e papunësisë ka tendencë të pasqyrojë gjendjen
e ciklit të biznesit: kur prodhimi bie, kërkesa për punë bie dhe norma e papunësisë rritet.
Reçesioni i fundit i ciklit të biznesit në Shtetet e Bashkuara ndodhi pas një krize të rëndë
financiare të tregut që filloi në vitin 2007. Cmimet e banesave ranë ndjeshëm dhe kreditimi u
vështirësua. Si rezultat, prodhimi dhe punësimi ranë ndjeshëm. Udhëheqësit politikë në mbarë
botën përdorën mjetet e politikës monetare dhe fiskale për të ulur papunësinë dhe për të
stimuluar aktivitetin ekonomik. Kohë pas kohe vendet përjetojnë papunësi të lartë që vazhdon
për periudha të gjata, ndonjëherë aq gjatë sa një dekadë. Një periudhë e tillë ndodhi gjatë
Depresionit të Madh, i cili filloi në vitin 1929. Një nga rëniet më të thella dhe më të zgjatura
ekonomike të epokës moderne ndodhi në Japoni, e cila përjetoi rënie të çmimeve, papunësi të
lartë dhe rritje të ngadaltë ekonomike pas vitit 1990. Makroekonomia studjon burimet e
papunësisë së vazhdueshme. Duke marrë parasysh simptomat, makroekonomistët sugjerojnë
mjete të mundshme të tilla si përdorimi i politikës monetare për të ndryshuar normat e interesit
dhe kushtet e kreditimit ose duke përdorur instrumentet fiskale të tilla si taksat dhe shpenzimet
qeveritare. Jetët dhe fatet e miliona njerëzve varen nëse ekonomistët gjejnë diagnoza të sakta
për sëmundjet kryesore makroekonomike dhe nëse qeveritë e aplikojnë mjekimin e duhur në
kohën e duhur. Për të ndjekur çmimet, statisticienët ndërtojnë indekset e çmimeve, ose matësit
e nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Një shembull i rëndësishëm është indeksi i çmimeve të
konsumit (CPI), e cila mat trendin në çmimin mesatar të mallrave dhe shërbimeve të blera nga
konsumatorët. Përgjithësisht do ta shënojmë nivelin e përgjithshëm të çmimeve me shkronjën
P. Ekonomistët e matin stabilitetin e çmimeve duke vërejtur inflacionin, ose normën e
inflacionit. Norma e inflacionit është ndryshimi në përqindje në nivelin e përgjithshëm të
çmimeve nga një vit në tjetrin. Për shembull, CPI-ja ishte 201.6 në 2006 dhe 207.3 në 2007.
Llogaritja e normës së inflacionit është si përllogaritja e normës së rritjes që paraqitëm më
sipër:

11
Makroekonomi 1

Kështu;

Norma e inflacionit

Deflacioni ndodh kur çmimet bien (pra norma e inflacionit është negative). Një ekstrem tjetër
është hiperinflacioni, një rritje në nivelin e çmimeve në një mijë apo një milion për qind në vit.
Në situata të tilla, si në Weimar të Gjermanisë në vitet 1920, Brazili në vitet 1980, Rusia në
vitet 1990 apo Zimbabve në vitet 2000, çmimet janë pothuajse të pakuptimta dhe sistemi i
çmimeve prishet. Stabiliteti i çmimeve është i rëndësishëm sepse një sistem tregu që
funksionon normalisht kërkon që çmimet të përcjellin me saktësi informacionin rreth
mungesave relative. Historia ka treguar se inflacioni i lartë imponon shumë kosto, disa të
dukshme dhe disa të fshehura në një ekonomi. Në kushtet e inflacionit të lartë, vlera reale e
pensionit të pensionistëve bie, monedha zhvlerësohet. Por rënia e çmimeve (deflacioni) ka
kosto gjithashtu. Prandaj, shumica e kombeve kërkojnë mesataren e artë të rritjes së ngadaltë
të nivelit të çmimeve si mënyrën më të mirë të funksionimit të sistemit të çmimeve. Gjatë
periudhave të inflacionit të lartë njerëzit mund të bëhen konfuzë në lidhje me çmimet relative
dhe të bëjnë gabime në vendimet e tyre lidhur me shpenzimet dhe investimet. Ekonomitë
familjare me të ardhura fikse ndjejnë se inflacioni pakëson të ardhurat e tyre reale. Politika
makroekonomike e ka vënë gjithmonë e më shumë theksin te inflacioni i ulët dhe i
qëndrueshëm si një objektiv kyç. Shumë vende përcaktojnë "objektivat e inflacionit" për
politikën e tyre ekonomike shpesh në rangun nga 1 në 3 përqind në vit. Përgjithësisht, Shtetet
e Bashkuara kanë arritur të përmbajnë inflacionin gjatë dy dekadave të fundit, me një normë
mesatare inflacioni prej 3 përqind në vit sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Shumë vende
nuk kanë qenë kaq të suksesshme. Vendet ish-socialiste si Rusia dhe shumë vende të Amerikës
Latine dhe në zhvillim kanë përjetuar norma inflacioni prej 50, 100, ose 1000 për qind në vit
në dy dekadat e fundit. Rekordi inflacionist në vitet e fundit ishin në Zimbabve, ku inflacioni
ishte rreth 20,000,000 për qind në vitin 2008. Pse Shtetet e Bashkuara ishin në gjendje të
frenojnë inflacionin, ndërsa Zimbabve dështoi në këtë? Makroekonomia mund të sugjerojë
rolin e duhur të politikave monetare dhe fiskale, të sistemeve të kursit të këmbimit dhe të një
banke qëndrore të pavarur në frenimin e inflacionit. Fluktacionet afatshkurtra të aktivitetit
ekonomik real përkundrejt atij potencial emërtohen cikël biznesi. GDP-ja potenciale
përfaqëson nivelin maksimal të produktit që një ekonomi mund të prodhojë. Kur një ekonomi
funksionon në potencialin e saj, ajo shfrytëzon në mënyrë të plotë fuqinë punëtore dhe kapitalin
e saj. Kur prodhimi rritet mbi prodhimin e mundshëm, inflacioni tenton të rritet, ndërkohë që
një nivel nën potencial i prodhimit çon në papunësi të lartë. Prodhimi potencial përcaktohet
nga kapaciteti prodhues i ekonomisë, i cili varet nga inputet në dispozicion (kapitali, puna, toka
etj.) dhe niveli i teknologjisë së vendit. GDP-ja potenciale tenton të rritet në mënyrë të
qëndrueshme, sepse inputet si puna, kapitali dhe niveli i teknologjisë ndryshojnë ngadalë me
kalimin e kohës. Gjatë periudhave të rënies, GDP-ja reale bie nën potencialin e saj dhe

12
Makroekonomi 1

papunësia rritet. Një reçesion është një periudhë e rënies së ndjeshme në prodhimin e
përgjithshëm, në të ardhura dhe në punësim, që zakonisht zgjat më shumë se disa muaj dhe
shënon tkurrje të përhapura në shumë sektorë të ekonomisë. Një rënie e rëndë dhe e zgjatur në
kohë quhet depresion. Pavarësisht luhatjeve afatshkurtra të vërejtura në ciklet e biznesit,
ekonomitë e zhvilluara në përgjithësi shfaqin një rritje të qëndrueshme afatgjatë të GDP-së
reale dhe një përmirësim në standardet e jetesës; ky proçes njihet si rritje ekonomike. Objektivi
më i rëndësishëm i makroekonomisë ka të bëjë me rritjen ekonomike afatgjatë të një vendi. Kjo
i referohet rritjes së prodhimit për frymë të një vendi. Një rritje e tillë është faktori kryesor në
përcaktimin e rritjes së pagave reale dhe standardit të jetesës. Shumica e vendeve të Amerikës
së Veriut dhe Evropës Perëndimore kanë përjetuar rritje të shpejtë ekonomike për dy shekuj,
dhe banorët në këto vende kanë të ardhura mesatare të larta. Gjatë pesë dekadave të fundit,
vendet Aziatike si Japonia, Korea e Jugut dhe Tajvani krijuan rritje të mëdha në standardet e
jetesës për popujt e tyre. Rritja e Kinës ka qenë po ashtu e jashtëzakonshme në vitet e fundit.
Pak vende, veçanërisht ato të Afrikës në Jug të Saharasë, kanë pësuar rënie të prodhimit për
frymë dhe të standardit të jetesës.
Kombet duan të dinë përbërësit në një recetë të suksesshme të rritjes. Historianët ekonomikë
kanë gjetur se faktorët kyç në rritjen ekonomike afatgjatë përfshijnë mbështetjen në tregjet
private të rregulluara mirë për shumicën e aktivitetit ekonomik, politikën e qëndrueshme
makroekonomike, norma të larta të kursimeve dhe investimeve, hapje ndaj tregtisë
ndërkombëtare dhe institucione qeverisëse të përgjegjshme dhe jo të korruptuara.

Objektivat makroekonomike të qeverisë


Nga çështjet e mësipërme mund të identifikojmë katër objektiva të rëndësishme
makroekonomike që qeveritë përgjithsisht synojnë:

Qeveritë përpiqen të arrijnë norma të larta të


rritjes ekonomike në periudhë afatgjatë: me fjalë të tjera, rritje që është e pandërprerë gjatë
viteve dhe nuk është thjesht një fenomen i përkohshëm. Për këtë qëllim, qeveritë gjithashtu
përpiqen të arrijnë një rritje të qëndrueshme duke shmangur si reçesionet edhe rritjen e tepruar
afatshkurtër (megjithëse qeveritë janë të lumtura gjithsesi nëse ekonomia merr një rritje të
tepërt, ndërsa zgjedhjet afrohen!). Siç do të shohim në kapitujt e mëvonshëm, qeveritë në mbarë
botën nuk ishin shumë të suksesshme në parandalimin e një reçesioni në vitet 2008/9.
Ekonomitë vuajnë nga paqëndrueshmëria e natyrshme. Si rezultat, rritja ekonomike dhe
treguesit e tjerë makroekonomikë priren të luhaten. Tabela 1.1 tregon rritjen mesatare vjetore
ekonomike ndërmjet viteve 1960 dhe 2009 për vendet e përzgjedhura. Siç mund ta shihni,
dallimet midis vendeve janë mjaft të konsiderueshme. "Vendet e reja të industrializuara", të
tilla si Malajzia, Singapori dhe Kina, kanë përjetuar ritme të rritjes ekonomike veçanërisht të
shpejta. Ekzistojnë gjithashtu dallime të mëdha midis ritmeve të rritjes së vendeve individuale
në periudha të ndryshme. Shikoni, për shembull, në shifrat për Japoninë. Nga një 'mrekulli
me një ritëm më të ulët se mesatarja
e OECD-së.

13
Makroekonomi 1

Gjermani

Singapor
Amerikë

Malajzi
OECD
Francë

Japoni

Brazil
Angli

Kinë
Vendi

Rritja
Ekonomike
1960-9 5.6 4.4 10.4 2.9 4.3 5.8 5.5 5.9 6.5 9.5 3.0
1970-9 4.1 3.1 5.4 2.4 3.3 3.8 3.7 8.5 7.7 9.2 7.4
1980-9 2.3 2.0 3.7 2.4 3.1 2.3 2.9 3.0 5.9 7.5 9.8
1990-9 1.9 2.3 1.5 2.1 3.1 2.2 2.5 1.6 7.2 7.6 10.0
2000-9 1.5 1.0 1.1 2.0 2.0 1.6 1.9 3.5 5.0 4.9 9.6
Papunësi
1960-9 1.5 0.9 1.3 2.2 4.1 2.5 2.5 n.a. n.a. n.a. n.a.
1970-9 3.7 2.3 1.7 4.5 6.1 4.0 4.3 n.a. n.a. 3.6 n.a.
1980-9 8.9 7.0 2.5 10.2 7.3 9.3 7.2 3.9 7.2 3.7 2.6
1990-9 11.1 8.1 3.1 8.1 5.8 10.5 7.0 6.9 3.3 2.8 2.8
2000-9 9.1 8.7 4.6 5.4 5.4 8.4 6.6 9.8 3.6 3.5 4.1
Inflacion
1960-9 3.8 3.2 5.5 3.8 2.4 3.7 3.1 46.1 0.8 1.2 n.a.
1970-9 8.9 5.0 9.1 12.6 7.1 9.5 9.2 30.6 5.5 5.9 n.a.
1980-9 7.4 2.9 2.5 7.4 5.6 6.5 8.9 354.5 3.7 2.8 7.5
1990-9 1.9 2.4 1.2 3.7 3.0 2.9 4.4 843.3 3.7 1.9 7.8
2000-9 1.9 1.7 -0.6 2.1 2.5 2.2 2.4 6.5 2.2 1.6 1.9
Tabela 1.1 Rritja Ekonomike, papunësia, inflacioni (në % mesatarisht në vit)

Zvogëlimi i papunësisë është një tjetër qëllim i madh makroekonomik i


qeverive, jo vetëm për shkak të njerëzve që mbeten të papunë, por edhe sepse papunësia
përfaqëson një papërdorim të burimeve njerëzore dhe shpenzimet për përfitim papunësie
reduktojnë të
Tabelën 1.1
në fillim të viteve 2000, ajo ra në disa vende, të tilla si Britania e Madhe dhe SHBA. Në të
tjera, të tilla si Gjermania dhe Franca, ajo mbeti e lartë.

Me inflacion nënkuptojmë një rritje të përgjithshme të nivelit të çmimeve


në të gjithë ekonominë. Objektivi i qeverisë është ta mbajë inflacionin të ulët dhe të
qëndrueshëm. Një nga arsyet më të rëndësishme për këtë është se do të ndihmojë proçesin e
vendimmarrjes ekonomike. Për shembull, bizneset do të jenë në gjendje të caktojnë çmimet,
pagat dhe të marrin vendime investimi me shumë më shumë besim. Në vitet e fundit ne jemi
mësuar me normat e inflacionit prej rreth 2 ose 3 për qind, por jo shumë kohë më parë inflacioni
në vendet më të zhvilluara ishte në nivel dy-shifror. Megjithëse inflacioni filloi të rritet në
shumë vende në vitin 2008, shifrat mbetën shumë më të ulëta se në të kaluarën; në vitin 1975,

14
Makroekonomi 1

inflacioni në Angli arriti në 24 %. Me reçesionin e 2008/9, inflacioni ra në shumicën e vendeve,


duke u bërë negativ ('deflacioni') në disa. Në pjesën më të madhe të vendeve të zhvilluara,
qeveritë kanë një objektiv të veçantë për normën e inflacionit. Në Angli për shembull, objektivi
është 2 %. Banka e Anglisë pastaj përshtat normat e interesit në përpjekje për të mbajtur
inflacionin në objektiv.

çitit të bilancit të pagesave dhe luhatjet e tepruara të kursit të këmbimit.


Ky tregues i fundit ka të bëjë me tregtinë e jashtme të vendit dhe marrëdhëniet e saj ekonomike
me vendet e tjera. Llogaria e bilancit të pagesave të një vendi regjistron të gjitha transaksionet
ndërmjet banorëve të atij vendi dhe pjesës tjetër të botës. Këto transaksione hyjnë si element
debiti ose krediti. Debiti përfshin të gjitha pagesat në vendet e tjera: blerjet e importeve të
vendit, investimet që bëhen jashtë vendit dhe interesat e dividentët e paguar për njerëzit jashtë
vendit që kanë investuar në vend. Krediti përfshin të gjitha hyrjet nga vendet e tjera: shitjet e
eksporteve, hyrjet e investimeve në vend dhe fitimet e interesit dhe dividentët nga jashtë. Shitja
e eksporteve dhe çdo faturë tjetër rrit valutën e huaj. Blerja e importeve ose e ndonjë pagese
tjetër jashtë vendit zvogëlon valutë të huaj. Nëse fillojmë të shpenzojmë më shumë valutë të
huaj se sa fitojmë një nga dy gjërat mund të ndodhë. Të dyja mund të jenë problem.
etë një mungesë të
monedhave të huaja. Si pasojë, qeveria duhet të marrë hua nga jashtë, ose të tërheqë rezervat e
saj në valutë të huaj për të kompensuar mungesën. Ky është një problem, sepse nëse vazhdon
shumë gjatë, borxhet e jashtme do të rriten së bashku me interesin që duhet paguar; dhe / ose
rezervat do të fillojnë të mbarojnë.
Kursi i këmbimit është norma me të cilën një monedhë këmbehet
me një tjetër. Për shembull, kursi i këmbimit të një paund në dollar mund të jetë £ 1 = $ 1.50.
Nëse qeveria nuk bën asgjë për të korrigjuar defiçitin e bilancit të pagesave, atëherë kursi i
këmbimit detyrohet të bjerë. Një rënie në kursin e këmbimit është një problem, sepse nxit rritjen
e çmimit të importeve dhe mund të ushqejë inflacionin. Gjithashtu, nëse luhatet kursi i
këmbimit, kjo mund të shkaktojë pasiguri të madhe për tregtarët dhe mund të dëmtojë tregtinë
ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike. Cilat janë shkaqet themelore të problemeve të bilancit
të pagesave? Si lidhet bilanci i pagesave dhe kursi i këmbimit me treguesit e tjerë të
makroekonomikë? Cilat janë politikat më të mira që qeveritë duhet të miratojnë?

Për fat të keq, këto objektiva makroekonomikë mund të bien ndesh me njëri-tjetrin. Për
shembull, një politikë e projektuar për të përshpejtuar normën e rritjes ekonomike mund të
sjellë një normë më të lartë inflacioni dhe një defiçit të bilancit të pagesave. Shoqëritë përballen
me kompromise ndërmejt objektivave ekonomike. Për shembull, qëllimi i rritjes më të shpejtë
mund të jetë në konflikt me atë të barazisë më të madhe; qëllimi i papunësisë së ulët mund të
jetë në konflikt me atë të inflacionit të ulët (të paktën në afat të shkurtër). Ky është një shembull
i kostos oportune: kostoja e arritjes së një objektivi është të realizosh më pak nga objektivi
tjetër. Ekzistenca e kompromisit do të thotë që politikëbërësit duhet të bëjnë zgjedhje.
Të gjitha ekonomitë përballen me kompromise të pashmangshme midis këtyre objektivave.
Rritja e normës së prodhimit në periudhën afatgjatë mund të kërkojë investime më të mëdha në

15
Makroekonomi 1

arsim dhe kapital, por investimi më i lartë kërkon konsum aktual më të ulët të të mirave si
ushqim, veshmbathje dhe argëtim. Përveç kësaj, krijuesit e politikave nganjëherë detyrohen të
frenojnë aktivitetin ekonomik përmes politikave makroekonomike kur rritet tepër shpejt në
mënyrë që të parandalohet rritja e inflacionit ose kur kushtet financiare shfaqin tepri
joracionale. Nuk ka formula magjike për të siguruar inflacion të ulët dhe të qëndrueshëm,
punësim të lartë dhe rritje të shpejtë. Si objektivat makroekonomike, edhe politikat e
përshtatshme për arritjen e tyre kanë shkaktuar shpesh debate midis makroekonomistëve. Por
politikat e shëndosha makroekonomike janë thelbësore nëse një vend dëshiron të arrijë
objektivat e tij ekonomike në mënyrën më efektive.

Instrumentet Politike
Vendoseni veten në rolin e ekonomistit kryesor që këshillon qeverinë. Papunësia po rritet dhe
GDP po bie; ose vendi juaj ka një krizë të bilancit të pagesave, me një deficit tregtar të madh.
Cilat politika do të ndihmojnë në zvogëlimin e inflacionit ose papunësisë, rritjen e shpejtë
ekonomike, ose korrigjimin e një defiçiti tregtar? Qeveritë kanë instrumente të caktuara që
mund t'i përdorin për të ndikuar në aktivitetin makroekonomik. Instrumentet politike janë mjete
ekonomike nën kontrollin e qeverisë që mund të ndikojnë një ose më shumë nga objektivat
makroekonomike. Duke ndryshuar politikat monetare, fiskale dhe të tjera, qeveritë mund të
shmangin çrregullimet më të këqija të ciklit të biznesit ose të rrisin normën e rritjes së produktit
potencial.

Politika fiskale. Politika fiskale nënkupton përdorimin e taksave dhe shpenzimeve qeveritare.
Shpenzimet qeveritare janë të dy formave të ndryshme. Së pari janë blerjet nga qeveria. Këtu
përfshihen shpenzimet për blerje të të mirave dhe shërbimeve si psh blerjet e tankeve, ndërtimi
i rrugëve, pagat për gjyqtarët, e kështu me radhë. Së dyti janë pagesat e transferueshme, të cilat
janë pagesa që shkojnë për grupe të përcaktuara si psh pensionistët, të papunët etj. Shpenzimet
e qeverisë përcaktojnë madhësinë relative të sektorëve publikë dhe private, domethënë,
e GDP-së tonë i përket shpenzimeve publike dhe jo shpenzimeve private. Nga perspektiva
makroekonomike, shpenzimet e qeverisë ndikojnë gjithashtu në nivelin e përgjithshëm të
shpenzimeve në ekonomi dhe në këtë mënyrë ndikojnë në nivelin e GDP-së së ekonomisë.
Pjesa tjetër e politikës fiskale, taksat, ndikojnë ekonominë e përgjithshme në dy mënyra. Së
pari, taksat ndikojnë të ardhurat e njerëzve. Duke i lënë familjet me më shumë ose më pak të
ardhura të disponueshme, taksat ndikojnë si në sasinë që njerëzit shpenzojnë për të blerë të
mira dhe shërbime edhe në sasinë e kursimeve të tyre. Konsumi dhe kursimi kanë efekte të
rëndësishme në investime dhe në prodhim si në periudhë afatshkurtër edhe afatgjatë. Përveç
kësaj, taksat ndikojnë çmimet e të mirave dhe të faktorëve të prodhimit dhe në këtë mënyrë
ndikojnë në stimuj dhe sjellje.
Politika monetare. Politika e dytë e rëndësishme makroekonomike është politika monetare, e
cila drejtohet nëpërmjet menaxhimit të parasë dhe sistemit bankar. Ju mund të keni lexuar se si
Banka Qëndrore ndikon në ekonomi. Si e realizon këtë Banka Qëndrore? Ajo e bën këtë
kryesisht duke vendosur objektiva të normave afatshkurtra të interesit dhe nëpërmjet blerjes
dhe shitjes së letrave me vlerë të qeverisë për ti arritur këto objektiva. Përmes operacioneve të

16
Makroekonomi 1

saj, Banka Qëndrore ndikon shumë variabla financiarë dhe ekonomikë, siç janë normat e
interesit, çmimet e banesave, kurset e këmbimit valutor. Këto variabla financiarë ndikojnë në
shpenzimet për investime, veçanërisht të strehimit, investimet e biznesit, konsumin e
produkteve të qëndrueshme dhe eksportet e importet. Historikisht, Rezerva Federale, Banka
Qëndrore e Amerikës, ka ngritur normat e interesit kur inflacioni ka tentuar të rritet shumë. Kjo
çon në uljen e investimeve dhe konsumit, duke shkaktuar një rënie në GDP dhe inflacion më
të ulët. Në uljen e fundit më të madhe, që filloi në vitin 2007, Rezerva Federale veproi shpejt
duke ulur normat e interesit, për të siguruar kredi dhe për të zgjeruar lehtësinë e kreditimit
jashtë institucioneve bankare tradicionale. Banka Qëndrore është një institucion
makroekonomik kyç për çdo vend. Japonia, Britania, Rusia dhe vendet e Bashkimit Evropian
e kanë të gjitha të fuqishëm këtë institucion. Në një "ekonomi të hapur", që është një ekonomi
kufinjtë e së cilës janë të hapura për të mira, shërbime dhe flukse financiare, sistemi i kursit të
këmbimit është gjithashtu një pjesë qëndrore e politikës monetare. Politika monetare është
instrumenti ku vendet më së shumti mbështeten në stabilizimin e ciklit të biznesit, edhe pse
bëhet më pak i fuqishëm në reçesionet e thella. Mënyra ekzakte se si Banka Qëndrore mund të
ndikojnë në aktivitetin ekonomik do të analizohet plotësisht në kapitujt e politikës monetare.
Politika e Jashtme. Asnjë vend nuk është një ishull për veten. Vendet gjithnjë e më shumë
marrin pjesë në ekonominë botërore dhe janë të lidhur së bashku nëpërmjet tregtisë dhe
financave, fenomen ky i quajtur globalizimi. Ndërsa shpenzimet e transportit dhe komunikimit
kanë rënë, lidhjet ndërkombëtare janë bërë më të forta se ato që ishin një gjeneratë më parë.
Tregtia ndërkombëtare ka zëvendësuar ndërtimet perandorake dhe pushtimin ushtarak si rruga
më e sigurtë ndaj pasurisë dhe ndikimit kombëtar.
Lidhjet tregtare të importeve dhe eksporteve të mallrave e shërbimeve vijnë në aktivitete të tilla
si: Shqipëria importon makina nga Japonia ose eksporton këpucë në Itali. Një matës
veçanërisht i rëndësishme është bilanci i llogarisë korente/rrjedhëse. Kjo përfaqëson
diferencën midis vlerës së eksporteve dhe vlerës së importeve, së bashku me disa rregullime
të tjera. Llogaria korente është e lidhur ngushtë me eksportet neto, që përfaqësojnë diferencën
midis vlerës së eksporteve dhe vlerës së importeve të të mirave dhe shërbimeve. Kur eksportet
tejkalojnë importet, diferenca është një sufiçit, ndërkohë që e kundërta do të ishte një defiçit
tregtar. Ndërsa ekonomitë bëhen më të lidhura ngushtë, politika ekonomike ndërkombëtare
bëhet më e rëndësishme, veçanërisht në ekonomitë e vogla të hapura. Por mos harroni se tregtia
dhe financimi ndërkombëtar nuk janë fundi i vetvetes. Përkundrazi, shkëmbimi ndërkombëtar
i shërben qëllimit përfundimtar për të përmirësuar standardet e jetesës.
Fushat kryesore të interesit janë politikat tregtare dhe menaxhimi ndërkombëtar financiar.
Politikat tregtare përbëhen nga tarifat, kuotat dhe rregulloret e tjera që kufizojnë ose
inkurajojnë importet dhe eksportet. Shumica e politikave tregtare kanë pak ndikim në
performancën makroekonomike afatshkurtër, por herë pas here, siç ishte rasti në vitet 1930,
kufizimet në tregtinë ndërkombëtare janë aq të rënda saqë ato shkaktojnë çrregullime të mëdha
ekonomike, inflacion ose reçesion. Një grup i dytë i politikave është menaxhimi financiar
ndërkombëtar. Tregtia ndërkombëtare e një vendi ndikohet nga kursi i tij i këmbimit, që
përfaqëson çmimin e monedhës së vet vendit në terma të monedhave të vendeve të tjera.
Sistemet e këmbimit valutor janë pjesë integrale e politikës monetare.

17
Makroekonomi 1

Modelet
Si kemi mësuar në pjesën e mikroekonomisë, mjetet kryesore të përdorura nga ekonomistët
janë teoritë dhe modelet. Në mikroekonomi, kemi përdorur modelin e kërkesës dhe ofertës; në
makroekonomi, përdorim modelin e kërkesës agregate (shpesh shënuar shkurt AD) dhe ofertës
agregate (shpesh shënuar shkurt AS). Ekonomistët kanë zhvilluar analiza agregate të kërkesës
dhe ofertës për të ndihmuar në shpjegimin e trendeve kryesore në prodhim dhe në çmime.
Oferta Agregate i referohet sasisë totale të të mirave dhe shërbimeve që bizneset janë të
gatshëm të prodhojnë dhe shesin në një periudhë të caktuar. Oferta agregate varet nga niveli i
çmimeve, produktiviteti i ekonomisë dhe niveli i kostove. Kërkesa agregate i referohet shumës
totale që sektorët e ndryshëm në ekonomi, firmat, qeveria, konsumatorët, të huajt janë të
gatshëm të shpenzojnë në një periudhë të caktuar. Kërkesa agregate është e barabartë me
shpenzimet totale për të mira dhe shërbime. Ajo varet nga niveli i çmimeve, si dhe nga politika
monetare, politika fiskale dhe faktorë të tjerë. Ky tekst paraqet dy perspektiva mbi
makroekonominë: Perspektiva Klasike dhe Perspektiva Keynesiane, secila prej të cilave ka
versionin e vet të kërkesës agregate AD dhe ofertës agregate AS.

4| LËVIZJA QARKULLUESE E TË ARDHURAVE


Një mënyrë përmes së cilës katër objektivat makroekonomikë janë lidhur është përmes
marrëdhënies së tyre me kërkesën agregate (AD), e cila përfaqëson shpenzimin e përgjithshëm
për të mirat dhe shërbimet e prodhuara brenda vendit ('të mirat dhe shërbimet e brëndshme').
Ky shpenzim përbëhet nga katër elementë. I pari është konsumi-shpenzimet e konsumatorit për
të blerë të mira dhe shërbime të prodhuara në vend (Cd), (shpenzimet totale të konsumit për të
gjitha produktet (C) minus shpenzimet për importet (M)). Tre elementet e tjerë janë:
shpenzimet e firmave për të blerë të mira dhe shërbime të quajtura investim (I), shpenzimet
qeveritare për të blerë të mira dhe shërbime (G), shpenzimet për të blerë të mirat dhe shërbimet
e vendit nga rezidentët jashtë atij vendi të quajtura eksporte (X). Pra:

Për të treguar se si katër objektivat lidhen me kërkesën agregate, mund të përdorim një model
të thjeshtë të ekonomisë të quajtur lëvizja qarkulluese e të ardhurave, treguar në Figurën 1.2.
Në diagram, ekonomia ndahet në dy grupe kryesore: firmat dhe familjet. Secili grup ka dy role.
Firmat janë prodhuesit të të mirave dhe shërbimeve; ato janë gjithashtu punëdhënësit e punës
dhe faktorë të tjerë të prodhimit. Familjet (të cilat përfshijnë të gjithë individët) janë
konsumatorët e të mirave dhe shërbimeve; ata janë gjithashtu ofruesit e punës dhe faktorëve të
tjerë të prodhimit. Në diagram paraqitet një lëvizje e brëndshme dhe disa lëvizje të jashtme të
të ardhurave ndërmjet këtyre dy grupeve. Para se të analizojmë diagramin, një qartësi. Mos

1
Normalisht do të duhej të shkruanim AD = Cd + Id + Gd + Xd. Ku Cd=C-M, Id=I-M, Gd=G-M.Ne përmbledhim,
për thjeshtësi AD = C + I + G + X M.

18
Makroekonomi 1

ngatërroni paratë dhe të ardhurat. Paraja është një koncept rezerve (stock). Në çdo kohë të
dhënë, ekziston një sasi e caktuar parash në ekonomi (p.sh. 100 miliardë £). Por kjo nuk na
tregon nivelin e të ardhurave kombëtare. Të ardhurat janë një koncept qarkullimi (flow) (siç
është shpenzimi). Ato maten si Sa shumë, për periudhë kohe . Lidhja midis parave dhe të
ardhurave varet nga sa shpejt paraja qarkullon: shpejtësia e qarkullimit të saj.

Figura 1.2 Lëvizja qarkulluese e të ardhurave

Qarkullimi i brëndshëm, hyrjet dhe daljet

Qarkullimi i brëndshëm. Firmat paguajnë para për familjet në formën e pagave, dividentëve,
interesave dhe qerasë. Këto pagesa janë shpërblime për shërbimet e faktorëve të prodhimit
(puna, toka, kapitali) që ofrohen nga familjet. Kështu në anën e majtë të diagramit, paraja lëviz

Familjet, nga ana tjetër, paguajnë para për firmat e vendit kur konsumojnë të mira dhe shërbime
të prodhuara në vend (Cd). Kjo është treguar në anën e djathtë të diagramit te lëvizja e
brëndshme. Ekziston kështu një lëvizje qarkulluese e pagesave nga firmat tek familjet, nga
familjet te firmat e kështu me radhë.

19
Makroekonomi 1

Nëse familjet i shpenzojnë të gjitha të ardhurat e tyre në blerjen e të mirave dhe shërbimeve
vendase, dhe nëse firmat të gjitha këto të ardhura të përftuara i nxjerrin si pagesë faktorësh për
familjet e vendit, dhe nëse ritmi i qarkullimit nuk ndryshon, lëvizja do të vazhdojë në të njëjtin
nivel për një kohë të pacaktuar. Paratë thjesht qarkullojnë me të njëjtën shpejtësi dhe të ardhurat
mbeten të pandryshuara.
A do të mbetej ky argument edhe nëse çmimet do të rriteshin?
Në botën reale, natyrisht, nuk është aq e thjeshtë. Jo të gjitha të ardhurat kalojnë sipas lëvizjes
së brendshme; disa janë dalje. Në të njëjtën kohë, të ardhurat futen nga jashtë. Le të shqyrtojmë
këto hyrje dhe dalje.

Daljet/Withdrawals (W) . Vetëm një pjesë e të ardhurave familjare do të shpenzohen për të


mirat dhe shërbimet e firmave vendase. Pjesa e mbetur do të dalë nga lëvizja e brëndshme. Po
ashtu, vetëm një pjesë e të ardhurave të firmat do të paguhen për familjet vendase. Pjesa e
mbetur do të dalë nga lëvizja e brëndshme gjithashtu. Ekzistojnë tre forma të daljeve (ose
'tërheqjeve' siç quhen ndonjëherë).
Kursimet Neto (S). Kursimi është e ardhura që familjet zgjedhin të mos e shpenzojnë, por ta
lënë mënjanë për të ardhmen. Kursimet normalisht depozitohen në institucione financiare siç
janë psh bankat. Kjo është treguar në pjesën e poshtme të skemës. Paratë qarkullojnë nga
familjet në 'banka' etj. Ajo që përpiqemi të masim këtu, gjithsesi, është qarkullimi neto nga
ekonomitë familjare në sektorin bankar. Prandaj ne duhet të zbresim nga kursimi ndonjë
huamarrjeje ose të bazohemi në kursimet e kaluara nga ekonomitë familjare për të arritur në
kursimin neto. Natyrisht, nëse huamarrja e familjeve tejkalon kursimin, qarkullimi neto i
kursimit do të ishte në drejtimin tjetër: do të ishte negativ.
Taksat neto (T). Kur njerëzit paguajnë taksa (si për qeverinë qendrore ose lokale), kjo
përfaqëson daljen e parave nga lëvizja e brëndshme në të njëjtën mënyrë si kursimi; vetëm se
në këtë rast, njerëzit nuk kanë zgjedhje. Disa taksa, të tilla si tatimi mbi të ardhurat personale
dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore të punonjësve, paguhen nga të ardhurat e familjes. Të
tjera, siç janë taksa mbi vlerën e shtuar dhe akcizat, paguhen nga shpenzimet e konsumit. Të
tjera, si tatimi në korporata, paguhen nga të ardhurat e firmave para se të merren nga familjet
si dividendë nga aksionet. (Për thjeshtësi, taksat janë treguar në Figurën 1.2 duke lënë lëvizjen
qarkulluese në vetëm një pikë.) Kur, sidoqoftë, njerëzit marrin përfitime nga qeveria, siç janë
përfitimet e papunësisë, pensionet, paraja qarkullon në mënyrë tjetër. Përfitimet janë kështu
ekuivalente me një 'taksë negative'. Këto përfitime njihen si pagesa të transferueshme. Ata
transferojnë para nga një grup njerëzish (taksapaguesit) te të tjerët (përfituesit). Në model,
'taksa neto (T) ' përfaqëson qarkullimin neto nga familjet dhe firmat te qeveria. Pra taksat totale
minus pagesat e transferueshme.
Shpenzimet e importit (M). Jo i gjithë konsumi është tërësisht nga të mirat e prodhuara brenda
vendit. Familjet shpenzojnë disa nga të ardhurat e tyre në të mira dhe shërbime të importuara,
ose në të mira dhe shërbime që janë prodhuar duke përdorur përbërës të importuar. Edhe pse
paratë që shpenzojnë konsumatorët për të mira të tilla qarkullojnë fillimisht te shitësit vendas,
ato do të dalin jashtë vendit, ose kur vetë shitësit ose tregtarët me shumicë i kanë importuar ato
ose kur prodhuesit vendas kanë blerë lëndë të para nga importi për ti prodhuar produktet e tyre.

20
Makroekonomi 1

Shpenzimi i importit përbën daljen e tretë nga lëvizja e brëndshme. Këto para qarkullojnë jashtë
vendit. Daljet totale janë thjesht shuma e kursimeve neto, taksave neto dhe importeve:
W=S+T+M
Përkufizim: Daljet përbëjnë Të ardhurat e familjeve ose firmave të cilat nuk qarkullojnë
përmes lëvizjes së brëndshme .
Pagesat e transferueshme lidhen me rishpërndarjen e të ardhurave. Paratë transferohen nga një
person ose grup në një tjetër , pa u përfshirë prodhimi.

Hyrjet/Injections (J). Vetëm një pjesë e kërkesës për produktin e firmave vjen nga shpenzimet
e konsumatorëve. Pjesa tjetër vjen nga burime të tjera jashtë lëvizjes së brëndshme. Këto
komponentë shtesë të kërkesës agregate njihen si hyrje (J). Ekzistojnë tre lloje të hyrjeve.
Investimet (I). Këto janë para që firmat i shpenzojnë pasi i sigurojnë nga institucione të
ndryshme financiare, ose nga kursime apo hua të kaluara. Firmat mund të investojnë në
makineri dhe pajisje ose thjesht mund ti shpenzojnë paratë për lëndë të parë, të mira në proçes
ose të përfunduara.
Shpenzimet qeveritare (G). Kur qeveria shpenzon para për të mirat dhe shërbimet e prodhuara
nga firmat, kjo llogaritet si një hyrje. Shembuj të shpenzimeve të tilla të qeverisë përfshijnë
shpenzimet për rrugë, spitale dhe shkolla. (Vini re se shpenzimet e qeverisë në këtë model nuk
përfshijnë shpenzimet e transferueshme. Këto pagesa të transfertave, siç pamë më lart, janë
ekuivalente të taksave negative dhe kanë efektin e reduktimit të komponentit T(taksë) të
daljeve.)
Shpenzimet e eksportit (X). Paraja rrjedh brenda lëvizjes qarkulluese nga jashtë kur banorët
jashtë vendit blejnë eksportet tona të të mirave dhe shërbimeve.
Hyrjet totale janë pra shuma e investimeve, shpenzimeve qeveritare dhe eksporteve:

J=I+G+X

Marrëdhënia midis Hyrjeve dhe Daljeve


Ekzistojnë lidhje indirekte ndërmjet kursimeve dhe investimeve, taksave dhe shpenzimeve të
qeverisë, si dhe importeve dhe eksporteve, nëpërmjet institucioneve financiare, qeverisë
(qendrore dhe lokale) dhe vendeve të huaja përkatësisht. Sa më shumë para të kursehet, aq më
shumë mundësi do të kenë bankat dhe institucionet e tjera bankare për të dhënë hua. Nëse pritjet
nga taksat janë të larta, qeveria mund të jetë më e prirur për të rritur shpenzimet e saj. Së
fundmi, nëse rritet importi, të ardhurat e njerëzve jashtë vendit do të rriten, që do t'u mundësojë
atyre të blejnë më shumë nga eksportet tona.
Këto lidhje, megjithatë, nuk garantojnë se S = I ose G = T ose M = X. Firmat mund të dëshirojnë
të investojnë (I) më shumë ose më pak se sa do të dëshironin njerëzit që të kursejnë (S); qeveritë
mund të shpenzojnë (G) më shumë se sa marrin nga taksat (T) ose anasjelltas; dhe eksportet
(X) mund të tejkalojnë importet (M) ose anasjelltas.
Një pikë e rëndësishme këtu është se vendimet për të kursyer dhe investuar merren nga njerëz
të ndryshëm, dhe kështu ata planifikojnë të kursejnë dhe investojnë në shuma të ndryshme. Po
ashtu, kërkesa për importe mund të mos jetë e barabartë me kërkesën për eksporte. Sa i përket

21
Makroekonomi 1

qeverisë, ajo mund të zgjedhë të mos bëjë T = G. Mund të zgjedhë të mos shpenzojë të gjitha
të ardhurat e saj nga taksat; në këtë rast buxheti qeveritar do të ishte 'sufiçit buxhetor' (T> G).
Mund të zgjedhë të shpenzojë më shumë se sa merr nga taksat; në këtë rast buxheti qeveritar
do të ishte defiçit buxhetor (G> T), duke marrë hua ose emetuar para për të mbuluar defiçitin.
Kështu Hyrjet (J) e planifikuara mund të mos jenë të barabarta me Daljet (W) e planifikuara.

Lëvizja qarkulluese e të ardhurave dhe katër objektivat makroekonomike


Cilat do të jenë pasojat, nëse hyrjet e planifikuara nuk janë të barabarta me daljet e planifikuara?
Për shembull, nëse hyrjet tejkalojnë daljet, niveli i shpenzimeve do të rritet: do të ketë një rritje
në kërkesën agregate. Ky shpenzim shtesë do të rrisë shitjet e firmave dhe kështu do t'i
inkurajojë ato të prodhojnë më shumë. Prodhimi i përgjithshëm në ekonomi do të rritet. Kështu
firmat do të paguajnë më shumë paga, fitime, qera dhe interesa. Me fjalë të tjera, të ardhurat
kombëtare do të rriten.
Rritja e kërkesës agregate do të ketë efektet e mëposhtme në katër objektivat makroekonomike:
Do të ketë rritje ekonomike. Sa më i madh tejkalimi fillestar i hyrjeve përkundrejt daljeve,
aq më e madhe do të jetë rritja e të ardhurave kombëtare.
Papunësia do të bjerë pasi firmat marrin në punë më shumë punëtorë për të plotësuar
kërkesën shtesë për prodhim.
Inflacioni do të priret të rritet. Sa më e madhe të jetë rritja e kërkesës agregate në krahasim
me kapacitetin e firmave për të prodhuar, aq më e vështirë do të jetë për firmat të plotësojnë
kërkesën shtesë dhe me shumë gjasa kjo do të rrisë çmimet.
Pjesa e eksporteve dhe importeve të bilancit të pagesave do të tentojë të përkeqësohet.
Kërkesa e lartë përthith më shumë importe në vend; inflacioni i brëndshëm i lartë i bën
eksportet më pak konkuruese dhe importet relativisht më të lira krahasuar me të mirat
vendase. Kështu importet do të priren të rriten dhe eksportet do të priren të bien.
Konsideroni situatën kur ka një tejkalim fillestar të daljeve përkundrejt hyrjeve. Çfarë efekti
do të ketë në katër objektivat?

Ekuilibri në lëvizjen qarkulluese të të ardhurave


Kur hyrjet nuk janë të barabarta me daljet, ekziston një gjendje disekuilibri. Ky është fillimi i
një proçesi për ta rikthyer ekonominë në një gjendje të ekuilibrit ku hyrjet janë të barabarta me
daljet. Për të ilustruar këtë, le të shqyrtojmë sërish situatën ku hyrjet tejkalojnë daljet. Ndoshta
ka pasur një rritje në qëndrueshmërinë e biznesit, kështu investimi është rritur. Ose ka pasur
një ulje të taksave që ka bërë që daljet të kenë rënë. Siç kemi parë, tejkalimi i hyrjeve kundrejt
daljeve do të çojë në një rritje të të ardhurave kombëtare.
Por me rritjen e të ardhurave kombëtare, familjet jo vetëm që do të shpenzojnë më shumë në të
mira e shërbime vendase (Cd), por gjithashtu do të kursejnë më shumë (S), do të paguajnë më
shumë taksa (T) dhe do të blejnë më shumë të mira e shërbime importi (M). Me fjalë të tjera,
daljet do të rriten. Kjo do të vazhdojë derisa ato të jenë rritur aq sa hyrjet. Në atë pikë, të
ardhurat kombëtare do të ndalojnë rritjen, dhe kështu edhe daljet ndalojnë rritjen. Është arritur
ekuilibri.

22
Makroekonomi 1

TERMA KYÇE

Norma e rritjes ekonomike (Rate of economic growth). Përqindja e rritjes në prodhimin


kombëtar, zakonisht e shprehur gjatë një periudhë një-vjeçare.
Norma e inflacionit (Rate of inflation). Përqindja e rritjes në nivelin e çmimeve, zakonisht e
shprehur gjatë një periudhe një - vjeçare.
Llogaria e bilancit të pagesave (Balance of payments account). Të dhëna të transaksioneve të
vendit me pjesën tjetër të botës. Ai tregon pagesat e vendit ose depozitimet në vende të tjera
(debi) dhe të hyrat ose depozitimet nga vendet e tjera (kredi). Ajo gjithashtu tregon balancën
midis këtyre debive dhe kredive nën zëra të ndryshëm.
Kursi i këmbimit (Exchange rate). Vlera me të cilën një monedhë kombëtare shkëmbehet me
një tjetër. Vlera është e shprehur si shuma e një monedhe që është e nevojshme për të blerë një

Daljet (W-WithdraWals). Të ardhurat e familjeve ose firmave të cilat nuk kalojnë sipas
qarkullimit të brëndshëm në lëvizjen qarkulluese të të ardhurave. Daljet janë të barabarta me
kursimet neto (S) plus taksat neto (T) plus shpenzimet e importit (M): W = S + T + M.
Hyrjet (J-Injections). Shpenzimet për prodhimin e firmave vendase që vijnë nga jashtë
qarkullimit të brëndshëm në lëvizjen qarkulluese të të ardhurave. Hyrjet janë të barabarta me
investimet (I) plus shpenzimet qeveritare (G) plus eksportet (X).
Pagesat e transferueshme (Transfer payments). Para të transferuara nga një person ose grup
në një tjetër (p.sh. nga individët te qeveria, nga qeveria te individët,) pa marrë pjesë prodhimi.
Modeli ekonomik (Economic model) Një prezantim formal i një teorie ekonomike; paraqitje e
thjeshtuar e realitetit.
Induksioni (Induction) Ndërtimi i teorive të përgjithshme në bazë të vrojtimeve specifike.
Deduksioni(Deduction) Përdorimi i një teorie për të nxjerrë përfundime rreth rrethanave
specifike.
Pohim pozitiv (Positive statement) është një pohim i faktit, saktësia e tij mund të testohet duke
apeluar faktet.
Pohim normative (Normative statement) është një pohim i vlerës.

23
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Çfarë është GDP potenciale?


2. Si matet Inflacioni?
3. Cilët janë treguesit kryesorë makroekonomikë?
4. Nga ndryshon makroekonomia nga makroekonomia?
5. Diskutoni nëse situatat e mëposhtme janë hyrje, dalje apo as hyrje as dalje? Nëse ka
paqartësi, shpjegoni supozimet tuaja.
a. Firmat shpenzojnë para për kërkim-zhvillim.
b. Qeveria rrit normën tatimit mbi të ardhurat personale.
c. Investitorët në Japoni fitojnë dividentë më të lartë nga investimet e huaja.
d. Qeveria blen avionë ushtarakë amerikanë.
e. Njerëzit kursejnë për të financuar pushimet e tyre jashtë vendit.
f. Njerëzit kursejnë për të financuar pushimet e tyre brenda vendit.
g. Buxheti i qeverisë është defiçit dhe qeveria e financon defiçitin duke marrë hua nga
publiku.
h. Buxheti i qeverisë është defiçit dhe qeveria e financon atë duke emetuar më shumë para.

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Jepet informacioni në lidhje me një ekonomi hipotetike që përdor dy lloj të mirash në dy


vite të njëpasnjëshme.

Të mirat P në vitin e Q në vitin e P në vitin e Q në vitin


parë parë dytë dytë
1 20 600 55 590
2 16 270 78 280

a. Gjeni GDP nominale dhe GDP reale për secilin vit, duke marrë si periudhë bazë vitin e
parë.
b. Llogaritni rritjen ekonomike.
c. Llogaritni Deflatorin e GDP-së për secilin vit.

2. Etiopia ka GDP prej 8 miliardë (të matur në dollarë amerikanë) dhe një popullsi prej 55
milionë banorë. Kosta Rika ka GDP prej 9 miliardë (të matur në dollarë amerikanë) dhe një
popullsi prej 4 milionë banorë. Llogaritni Gdp-në për frymë për secilin vend dhe
identifikoni se cila është më e lartë.

24
Makroekonomi 1

KREU 2
MATJA E AKTIVITETIT EKONOMIK
Lëvizja qarkulluese e të ardhurave është një model shumë i dobishëm për të kuptuar
funksionimin e një ekonomie. Ajo tregon se si të ardhurat kombëtare mund të rriten ose të ulen
si rezultat i ndryshimeve në hyrjet apo daljet. Por, si mund të masim të ardhurat apo produktin
kombëtar? Matësi që përdorim quhet Produkti i Brendshëm Bruto (GDP), i cili shpreh vlerën
e të gjitha të mirave dhe shërbimeve të prodhuara në një vend për një periudhë 1-vjeçare. Në
këtë kre do të tregojmë se si llogaritet GDP-ja. Gjithashtu do të analizojmë vështirësitë në
interpretimin e statistikave të GDP-së. A mund të përdoren shifrat në mënyrë kuptimplotë për
të krahasuar standardin e jetesës së një vendi me një tjetër?

Figura 2.1 Lëvizja qarkulluese e të ardhurave e shpenzimeve, e thjeshtuar

25
Makroekonomi 1

1 | TRE MËNYRAT E MATJES SË GDP-SË


GDP-ja mund të llogaritet në tre mënyra të ndryshme, të cilat të gjitha duhet të rezultojnë në të
njejtën shifër. Këto tre mënyra ilustrohen në lëvizjen qarkulluese të të ardhurave e shpenzimeve
të thjeshtuar, paraqitur në Figurën 2.1.
Metoda e parë e matjes së GDP-së është totali i vlerës së të gjithë të mirave e shërbimeve të
prodhuara në një vend, industri më industri. Me fjalë të tjera, fokusohemi te firmat dhe
përllogarisim të gjithë prodhimin e tyre. Kjo metodë e parë njihet si metoda e produktit.
Prodhimi i të mirave dhe shërbimeve gjeneron të ardhura për ekonomitë familjare në formën e
pagave, fitimeve, qerasë dhe interesit. Metoda e dytë e matjes së GDP-së, pra, është të
përllogarisë të gjitha këto të ardhura. Kjo njihet si metoda e të ardhurave.
Metoda e tretë fokusohet në shpenzimet e nevojshme për të blerë prodhimin e vendit. Në këtë
model të thjeshtë të lëvizjes qarkulluese të të ardhurave, pa hyrje apo dalje, çdo gjë që
prodhohet shitet. Metoda e tretë e matjes së GDP-së, pra, përllogarit të gjitha shpenzimet e
konsumatorit për të blerë të mira e shërbime. Kjo njihet si metoda e shpenzimeve.
Për shkak të mënyrës se si bëhen llogaritjet, tre metodat e llogaritjes së GDP-së duhet të japin
të njejtin rezultat. Pra,

produkti kombëtar = të ardhurën kombëtare = shpenzimin kombëtar

Metoda e produktit e matjes së GDP-së


Kjo qasje përfshin vlerën e gjithçkaje të prodhuar në vend gjatë vitit: prodhimin e makinave,
drurit, këmishave, etj, si edhe të gjithë morisë së shërbimeve të tilla si ndeshje futbolli, prerje
flokësh, udhëtime etj. Në llogaritë kombëtare këto shifra grupohen së bashku në kategori të
gjera si Industri Prodhimi, Ndërtime e Shërbime. Shikoni një ilustrim në Shtojcën 1. Duke
menduar se çfarë prodhohet më shumë në një ekonomi, shumë jo-ekonomistë do të
fokusoheshin menjëherë në të mira të qëndrueshme dhe afatgjata, si psh makina dhe
kompjutera. Por në fakt, përgjithësisht pjesa më e madhe e GDP-së janë shërbimet. Një ndarje
e industrive kryesore të shërbimit do të përfshinte kujdesin shëndetësor, arsimin, dhe shërbimet
ligjore dhe financiare. Edhe brenda kategorisë së përgjithshme të Industrisë së Prodhimit, të
mirat afatgjata, si psh makina dhe frigoriferë, janë rreth të njejtës peshë në ekonomi si të mirat
afatshkurtra si psh ushqimi dhe veshmbathja. Kategoria e Ndërtimit përfshin gjithçka që nga
shtëpitë, ndërtesat e zyrave, qendrat tregtare dhe fabrikat. Ndryshimi në Inventar është një
kategori e vogël që i referohet të mirave të cilat janë prodhuar por që ende nuk janë shitur tek
konsumatorët. Shuma e inventarëve tenton të bjerë nëse biznesi është më mirë se sa pritej, ose
të rritet nëse biznesi është më keq se sa pritej. Një ilustrim i përllogaritjes së GDP-së me
metodën e produktit paraqitet në Figurën2.2.

26
Makroekonomi 1

Kur përllogaritim prodhimin e firmave të


Bujqësia, pyjet dhe peshkimi £8 910m 0.7
ndryshme, duhet të jemi të kujdesshëm
për të shmangur numërimin e dyfishtë. Industria nxjerrëse, energji dhe furnizimi 4.1
Për shembull, nëse një prodhues shet një me ujë £51 127m

200 dhe shitësi ia shet konsumatorit për Industria përpunuese


12.6
£157 728m

GDP? Nuk e
Ndërtimi £79 623m 6.4

numërim i dyfishtë. Një mënyrë e


Tregtia me shumicë dhe me pakicë;
emërtuar Transaksioni i Fundit është të 11.4
riparime £142 402m

300). Një tjetër mënyrë, e emërtuar Vlerë Akomodimi dhe shërbimi ushqimor £36 2.9
e Shtuar është të përllogaritim vlerën e 645m

Transporti dhe komunikimi £85 326m 6.8

vlerave të shtuara në secilën nga fazat e


Aktivitete financiare dhe të sigurimit £95
prodhimit nga të gjitha industritë e 7.6
398m
ndryshme në ekonomi njihet si vlera e
shtuar bruto me çmimet bazë (GVA).
Për shembull, imagjinoni se çfarë do të Aktivitete të pasurive të paluajtshme
24.3
ndodhte nëse statisticienët fillimisht £302 605m
llogarisin vlerën e gomave të prodhuara
nga një prodhues i gomave dhe pastaj
Administrim publik dhe mbrojtja £64
llogarisin vlerën e një kamioni të ri të 012m
5.1
shitur që përmban ato goma. Në këtë
shembull, vlera e gomave do të ishte
numëruar dy here, sepse çmimi i Arsimimi, Shëndetësia dhe aktivitete të
12.8
punës sociale £159 794m
kamionit e përfshin vlerën e gomave. Për
të shmangur këtë problem, i cili do të
zmadhojë në mënyrë të konsiderueshme Aktivitete të tjera shërbimi £64 151m 5.1
madhësinë e ekonomisë, statisticienët
llogarisin vetëm vlerën e të mirave dhe Vlera e shtuar bruto me çmimet bazë
(GVA)
shërbimeve përfundimtare në zinxhirin e £1 247
prodhimit që shitet për destinacion plus Taksat mbi produktet £158
konsumin, investimin, qeverinë dhe 704m
minus Subvencionet mbi produktet -£5
tregtinë e jashtme. Të mirat e
ndërmjetme, të cilat janë të mira që
hyjnë në prodhimin e të mirave
të tjera, përjashtohen Figura 2.2 GDP-ja e Anglisë matur me metodën e produktit, 2007 1

27
Makroekonomi 1

nga llogaritja e GDP-së. Nga shembulli i mësipërm, vetëm vlera e kamionit do të llogaritet.
Vlera e asaj që bizneset ofrojnë
për bizneset e tjera është e përfshirë në produktet përfundimtare në fund të zinxhirit të
prodhimit. Përllogaritja e GDP-së është punë e një ekipi të tërë statisticienësh qeveritare.
isa saktësime

Stoku (ose inventarët)


Duhet të jemi të kujdesshëm për të përfshirë vetëm vlerën e shtuar në vitin e caktuar në fjalë
(viti korent). Një problem këtu është se disa të mira fillojnë të prodhohen para fillimit të vitit.
Kështu, kur nisim të përpunojmë GDP-në, duhet të zbresim vlerat që më parë janë shtuar në
stoqet e lëndëve të para dhe të të mirave. Në mënyrë të ngjashme, të mira të tjera janë shitur
te konsumatori pas përfundimit të vitit. Në GDP duhet përfshirë vetëm vlera që është shtuar
gjatë vitit nga stoku i të mirave, pavarësisht periudhës së shitjes.

sepse janë rritur çmimet. Kjo njihet si vlerësim i inventarit. Meqenëse nuk ka pasur rritje reale
në prodhim, vlerësimi i stoqeve duhet të zbritet nga vlera e shtuar.

Shërbimet qeveritare
Produkti i industrive private shitet në treg dhe kështu mund të vlerësohet me lehtësi. Nuk
ndodh kështu me shumicën e shërbimeve të ofruara nga qeveria. Shërbimet e tilla (si p.sh.
shëndetësia dhe arsimi) duhet të vlerësohen në aspektin që ato kanë kosto për të siguruar
shërbimin.

Pronësia e banesave
Kur një qeradhënës jep me qera një banesë, ky shërbim vlerësohet si qeraja që qeramarrësi
paguan. Por banorët që jetojnë në pronën e tyre nuk paguajnë qera, edhe pse ata po

GDP-

Taksat dhe subvencionet mbi produktet


Tatimet e paguara për të mira dhe shërbime (si TVSH) dhe çdo subvencion për produktet
përjashtohen nga vlera e shtuar bruto (GVA), pasi ato nuk janë pjesë e vlerës së shtuar në
prodhim. Megjithatë, mënyra se si GDP-ja matet në të gjithë BE-në dhe në shumicën e
vendeve të botës është me çmimet e tregut, dmth me çmimet e paguara në çdo fazë të
prodhimit. Kështu GDP me çmimet e tregut (referuar si thjesht GDP) është GVA plus taksat
mbi produktet minus subvencionet mbi produktet.

28
Makroekonomi 1

Metoda e të ardhurave e matjes së GDP-



Qasja e dytë përqëndrohet në të ardhurat e
krijuara nga prodhimi i të mirave dhe
shërbimeve. Kjo duhet të jetë e njejtë me
shumën e të gjitha vlerave të shtuara, pasi
Kompensimet e punonjësve
vlera e shtuar është thjesht diferenca midis (pagat dhe rrogat) 59.7
të ardhurave të firmës nga shitjet dhe £744 857m
kostove të blerjeve të saj nga firmat e tjera.
Kjo diferencë përbëhet nga kompensimet e
punonjësve, qeraja, interesa dhe fitime: të
ardhurat e fituara përfshihen në proçesin e
prodhimit. Meqenëse GDP-ja është shuma
e të gjitha vlerave të shtuara, ajo duhet të
jetë gjithashtu edhe shuma e të gjitha të
Tepricë Operative
ardhurave të krijuara: shuma e (fitime bruto, renta, interesa të
kompensimeve të punonjësve, qerasë, 32.3
firmave,qeverive dhe institucioneve të
interesave dhe fitimeve. Nëse një shitës me tjera) £403 540m
pakicë blen një produkt nga një shumicë

100, atëherë vlera e


Të ardhura të tjera
shkojë pjesërisht në paga, pjesërisht në £83 628m
6.7
qera dhe pjesërisht në fitime. Kështu, në
fazën e shitjes me pakicë është gjeneruar e Taksa minus Subvencione plus gabimet
statistikore 1.3
£15 696m

regjistruar vlera e mbetura Vlera e shtuar bruto me çmimet bazë


(GVA)
£1
Figura 2.3 tregon se si këto të ardhura janë plus Taksat mbi produktet
£158 704m
grupuar së bashku në statistikat zyrtare.
minus Subvencionet mbi produktet -

Figura 2.3 GDP-ja e Anglisë matur me


shihni, totali në Figurën 2.3 është i njejtë si
metodën e të ardhurave, 2007
në Figurën 2.2, edhe pse komponentët janë
të ndryshëm. Pra GDP-ja është e njejtë si
nëse llogaritet nga metoda e produktit
ashtu edhe nga metoda e të ardhurave.

29
Makroekonomi 1

Disa saktësime
Vlerësimi i stokut (inventarit)
Ashtu si në metodën e produktit, çdo shtim në fitime nga vlerësimi i inventarit duhet të zbritet,
pasi ky shtim nuk lind nga një rritje reale e prodhimit.

Pagesat e transferueshme
GDP-ja përfshin vetëm ato të ardhura që rrjedhin nga prodhimi i të mirave dhe shërbimeve.
Për këtë arsye, pagesat e transferueshme siç janë përfitimet e papunësisë, pensionet dhe
dhuratat nuk përfshihen në GDP.

Taksat direkte
Në përllogaritjen e GDP-së me metodën e të ardhurave përfshihen të ardhurat e njerëzve para
pagimit të tatimit mbi të ardhurat (TAP), pasi kjo është e ardhura bruto (para taksave) që rrjedh
nga prodhimi i të mirave dhe shërbimeve. Për këtë arsye totalit të GVA-së i shtohen taksat
mbi të ardhurat.

Taksat dhe subvencionet mbi produktet


Ashtu si në metodën e produktit, nëse llogarisim GVA-në, masim të ardhurat para pagesës së
taksave mbi produktet ose marrjes së subvencioneve për produktet, meqënëse GVA nënkupton
të ardhurat që rrjedhin nga vlera e shtuar nga prodhimi, para taksave dhe subvencioneve.
Mirëpo, kur llogarisim GDP-në ne i shtojmë taksat dhe i zbresim subvencionet për të përftuar
një vlerësim me çmime tregu.

Metoda e shpenzimeve e matjes së GDP-së


Qasja e fundit për llogaritjen e GDP-së përmbledh të gjitha shpenzimet për prodhimin
përfundimtar (i cili do të jetë me çmimet e tregut). Këtu përfshihen:
Shpenzimet e konsumatorit (C) përfshijnë të gjitha shpenzimet për të blerë të mira dhe
shërbime nga familjet dhe nga institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve
(p.sh. klube dhe shoqëri). Shpenzimet e konsumit nga ekonomitë familjare janë
përbërësi më i madh i GDP-së. Kjo na tregon se vendimet e shpenzimeve të
konsumatorëve janë një nxitës i madh i ekonomisë. Megjithatë, shpenzimet e konsumit
ndryshojnë relativisht pak në vite.
Shpenzimet qeveritare (G) përfshijnë të gjitha shpenzimet e qeverisë për të blerë të
mira dhe shërbime përfundimtare. Vini re se përfshihen shërbime jo të tregtuara në
treg (të tilla si shëndetësia dhe arsimi), dhe përjashtohen pagesat e transferueshme, si
psh pensionet dhe përfitimet e papunësisë. Shpenzimet qeveritare që llogariten janë
blerjet qeveritare të të mirave ose shërbimeve të prodhuara në ekonomi si për shembull
blerja e një avioni të ri luftarak për forcën ajrore, ndërtimi i një autostrade të re ose i
një shkolle të re. Një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve të përgjithshme qeveritare
shkojnë për pagesat e transferueshme, si përfitimet e papunësisë, përfitimet e
veteranëve, pensionet. Këto pagesa të transferueshme janë të përjashtuara nga

30
Makroekonomi 1

llogaritja e GDP-së, sepse qeveria nuk merr një të mirë ose shërbim të ri në këmbim.
Transfertat lidhen me rishpërndarjen e të ardhurave në një ekonomi.
Shpenzimet e investimeve (I) përfshijnë të gjitha shpenzimet e biznesit për të blerë të
mira dhe shërbime. Në këtë agregat shpenzimi përfshihen investimet në kapital, siç
janë ndërtesat dhe makineritë e pajisjet, përfshihen gjithashtu vlera e çdo rritjeje ose
zvogëlimi i inventarëve, qoftë i lëndëve të para, i të mirave në proçes ose i produktit
të gatshëm. Nëse Buffalo ndërton një dyqan të ri, ose Amazon blen robotë, këto
shpenzime numërohen si zë i investimit të biznesit. Kërkesa për investime është shumë
më e vogël sesa kërkesa e konsumit, por është shumë e rëndësishme për ekonominë,
sepse këtu krijohen vende pune. Megjithatë, ajo luhatet më shumë se konsumi.
Investimet e biznesit janë më të luhatshme; një teknologji e re ose një produkt i ri mund
të nxisin investimet e biznesit, por një sërë faktorësh si për shembull një ndryshim në
politikat ekonomike mund të bëj që investimet e biznesit të tërhiqen ashpër.
Eksporti neto (NX). Një zë i rëndësishëm i shpenzimeve është Eksporti Neto. Ai
përbëhet nga dy komponentë: Eksportet (X) që janë të mira e shërbime të prodhuara
në vend, të cilat shiten jashtë vendit dhe Importet (M) që janë të mira e shërbime të
prodhuara në vende të tjera, të cilat janë blerë nga vendi. Nëse nga Eksportet zbresim
Importet përftojmë Eksportin Neto ( NX=X - M), pra vetëm shpenzimet për produktin
vendas. Me fjalë të tjera, zbresim pjesën e shpenzimeve të konsumit, shpenzimet
qeveritare dhe investimeve që shkojnë për të mira e shërbime importi. Kjo diferencë
quhet ndryshe Bilanc Tregtar. Nëse Eksportet e një vendi janë më të mëdha se Importet
e tij, atëherë ky vend ka një sufiçit tregtar. Nëse Eksportet e një vendi janë më të vogla
se Importet e tij, atëherë ky vend ka një defiçit tregtar. Nëse Eksportet dhe Importet
janë të barabarta, kemi bilanc tregtar të balancuar, pra tregtia e jashtme nuk ka efekt
në GDP-në totale. Megjithatë, edhe në qoftë se Eksportet dhe Importet janë të
balancuara, në përgjithësi tregtia e jashtme ende mund të ketë efekte të fuqishme në
industri dhe punëtorë të veçantë duke bërë që bizneset të zhvendosin punëtorët dhe
investimet fizike të kapitalit drejt një industri apo një tjetre.

Bazuar në këto katër përbërës të shpenzimeve, GDP-ja mund të matet si:

GDP(me çmimet e tregut) = Konsumi + Shpenzime Qeveritare + Investime + Eksporti Neto

GDP (me çmimet e tregut) = C + G + I + X M

31
Makroekonomi 1

63.8

21.2

18.4

26.3

-29.9

Figura 2.4 GDP-ja e Anglisë matur me metodën e shpenzimeve, 2007

Përllogaritja e GDP-së së Anglisë në vitin 2007 sipas metodës së shpenzimeve tregohet në


Figurën 2.4. Vini re se është i njejti rezultat si ai në Figurën 2.3 dhe në Figurën 2.2.

Disa saktësime
Çfarë nënkuptojnë ekonomistët me investime apo shpenzime të biznesit? Në llogaritjen e
GDP-së, investimi nuk i referohet blerjes së aksioneve dhe obligacioneve ose tregtimit të
aktiveve financiare. Ai i referohet blerjes së të mirave të reja kapitale, domethënë, pasurive të
reja të patundshme (ndërtesa, fabrika, dyqane, etj); makinerive e pajisjeve dhe inventarëve.
Inventarët që janë prodhuar këtë vit përfshihen në GDP-në e këtij viti edhe nëse ato nuk janë
shitur ende.
Të kuptuarit se si matet GDP-ja është e rëndësishme për analizimin e lidhjeve të ekonomisë
në tërësi.

Nga GDP te Të ardhurat kombëtare bruto


Disa nga të ardhurat e fituara në vend do të shkojnë jashtë vendit. Këtu përfshihen pagat,
interesat, fitimet dhe qeratë e fituara në një vend nga banorët e huaj dhe të dërguara nga ta
jashtë vendit. Nga ana tjetër, disa nga të ardhurat e fituara nga banorët vendas jashtë vendit do
të vijnë në vend. Përsëri, këto mund të jenë në formën e pagave, interesit, fitimit, qerasë.
Produkti i Brendshëm Bruto (E ardhura e Brendshme Bruto) lidhet vetëm me të ardhurat e

32
Makroekonomi 1

krijuara brenda vendit. Nëse do të marrim parasy


minus daljet), përftojmë treguesin e ri, të ardhura kombëtare bruto (GNY)2 .
GNY me çmime tregu = GDP me çmime tregu + Të ardhurat neto nga jashtë
Kështu GDP-ja fokusohet në vlerën që prodhohet brenda kufinjve të një vendi, ndërsa GNY-
ja fokusohet në vlerën e të ardhurave të fituara nga njerëzit e një vendi.

Të ardhurat kombëtare neto


Treguesit e prodhimit që janë përdorur deri më tani, nuk marrin parasysh faktin se çdo vit disa
nga pajisjet e kapitalit konsumohen ose vjetërohen: pra nuk kemi marrë parasysh Amortizimin
e kapitalit. Nëse zbresim nga të ardhurat kombëtare bruto amortizimin (ose konsumimin e
kapitalit siç quhet ndryshe), përftojmë të ardhurat kombëtare neto (NNY). Figura 2.5 tregon
të dhënat e GDP-së, GNY-së dhe NNY-së të vitit 2007 për Anglinë.

NNY me çmime tregu = GNY me çmime tregu

£
milion
Produkti i Brëndshëm Bruto (GDP) 1 401
042
Plus të ardhurat pronësore neto 6
818
Të ardhura kombëtare Bruto(GNY) 1 407
860

Figura 2.5. GDP, GNY, NNY me çmime tregu , e Anglisë në vitin 2007 3

Të ardhurat e disponueshme familjare


Së fundmi, arrijmë në një tregues që është i dobishëm për analizimin e sjelljes së konsumatorit,
të njohur si e ardhura e disponueshme familjare (YD)4. Ajo përfaqëson të ardhurat që njerëzit

2
Në statistikat zyrtare, GNY referohet si GNI. Ne përdorim Y për të qëndruar te të ardhurat, pra për të shmangur
ngatërrimin me investimet(I).
3
Burimi: UK National Income and Expenditure(NationalStatistics,2008)
4
Si mund të arrijmë nga GNY me çmime tregu te të ardhurat e disponueshme familjare? Ndërsa GNY mat të ardhurat
që firmat përftojnë nga prodhimi (plus të ardhurat neto nga jashtë), duhet të zbresim atë pjesë të të ardhurave që
nuk u shpërndahet familjeve. Kjo do të thotë që duhet të zbresim taksat që firmat paguajnë (taksat mbi të mirat
dhe shërbimet (siç është TVSH), taksat mbi fitimet (si tatimi mbi fitimet e shoqërisë) dhe çdo taksë tjetër) dhe të
shtojmë çdo subvencion që firmat marrin. Gjithashtu duhet të zbresim amortizimin dhe fitimin e pashpërndarë.
Kjo na jep të ardhurat bruto që familjet marrin nga firmat në formën e pagave, qerasë, interesit dhe fitimeve të
shpërndara.
Së fundmi, për të përftuar atë të ardhur që është në dispozicion për familjet për të shpenzuar ose kursyer, ne
duhet t'i zbresim paratë që familjet paguajnë si tatim mbi të ardhurat dhe kontributet e sigurimeve, dhe t'i shtojmë
të gjitha përfitimet e familjeve, të tilla si pensionet dhe përfitimet e fëmijëve, pra duhet të shtojmë pagesat e
transferueshme.

33
Makroekonomi 1

kanë në dispozicion për të shpenzuar ose kursyer pasi janë zbritur tatimi mbi të ardhurat,
sigurimet etj dhe janë shtuar transfertat. Është matësja më e mirë për t'u përdorur nëse duam
të shohim se si ndryshimet në të ardhurat familjare ndikojnë konsumin dhe kursimin.

2 | KRAHASIMI I GDP SË VENDIT NË VITE DHE MIDIS VENDEVE

Të marrësh parasysh Inflacionin - Përshtatja e vlerave nominale në vlera reale


Nëse duam të bëjmë një krahasim të arsyeshëm të të ardhurave kombëtare të një viti me ato të
një viti tjetër, duhet të marrim parasysh inflacionin. Për shembull, nëse këtë vit të ardhurat
kombëtare janë 10 përqind më të larta se vitin e kaluar, por në të njejtën kohë çmimet janë
gjithashtu 10 përqind më të larta, atëherë në nivel mesatar individi nuk do të jetë më mirë.
Nuk ka pasur rritje reale të të ardhurave. Një dallim i rëndësishëm këtu është midis GDP-së
nominale dhe GDP-së reale. GDP-ja nominale mat GDP-në me çmimet korente (aktuale) dhe
kështu nuk merr parasysh inflacionin. Ndërsa GDP-ja reale mat GDP-në me çmimet e një viti
të veçantë, të quajtur vit bazë. Kështu ne mund të masim GDP-në e çdo viti, për shembull, me
çmimet e vitit 2000. Kjo na jep mundësinë të shikojmë se sa GDP-ja reale ka ndryshuar nga
një vit në tjetrin. Me fjalë të tjera, kështu eleminojmë rritjen e GDP-së që është thjesht për
shkak të rritjes së çmimeve. Të shikosh statistikat ekonomike pa marrë parasysh inflacionin
është si të shikosh përmes një dylbie dhe të përpiqesh të mendosh se sa afër është diçka. Në
mënyrë të ngjashme, nëse nuk e dimë normën e inflacionit, është e vështirë të kuptojmë nëse
një rritje në GDP është kryesisht për shkak të rritjes së nivelit të përgjithshëm të çmimeve apo
rritjes së sasive të të mirave e shërbimeve të prodhuara. Statistikat zyrtare publikojnë edhe
vlerat nominale edhe ato reale.
Nga GDP-ja nominale dhe GDP-ja reale mund të llogarisim një statistikë të tretë: Deflatori i
GDP-së. Deflatori i GDP-së është raporti i GDP-së nominale ndaj GDP-së reale:

Deflatori i GDP-së pasqyron çfarë ndodh me nivelin e përgjithshëm të çmimeve në ekonomi.


Për ta kuptuar më mirë këtë, mendoni një ekonomi me vetëm një të mirë, bukë. Nëse P është
çmimi i bukës dhe Q është sasia e shitur, atëherë GDP-ja nominale është vlera e shpenzuar
për bukë në atë vit, P × Q. GDP-ja reale është numri i bukëve të prodhuara në atë vit x çmimin
e bukës në një vit bazë, Pbazë × Q. Deflatori i GDP-së është çmimi i bukës në atë vit krahasuar
me çmimin e bukës në vitin bazë, P / Pbazë.
Përkufizimi i Deflatorit të GDP-së na lejon të ndajmë GDP-në nominale në dy pjesë: njëra
pjesë mat sasitë (GDP reale) dhe tjetra mat çmimet (deflatori i GDP-së). Pra,
GDP Nominale = GDP Reale× Deflator i GDP-së.

Të ardhurat e disponueshme familjare YD = GNY me çmime tregu - Taksat e paguara nga firmat + Subvencionet e
marra nga firmat - Amortizimi - Fitimi i pashpërndarë Taksat personale + Transfertat

34
Makroekonomi 1

GDP-ja nominale mat vlerën aktuale të prodhimit të ekonomisë. GDP-ja reale mat prodhimin
të vlerësuar me çmime konstante në një vit bazë. Deflatori i GDP-së mat raportin e çmimin të
prodhimit në vitin aktual me çmimet në vitin bazë. Këtë ekuacion gjithashtu mund ta
shkruajmë si:

Të marrësh parasysh kursin e këmbimit


Kur krahasojmë GDP -në e vendeve të ndryshme menjëherë lindin dy probleme. Së pari, GDP-
ja e një vendi matet në monedhën e vet: Shtetet e Bashkuara përdorin dollarin amerikan;
shumica e vendeve të Evropës Perëndimore përdorin euron; Japoni jenin; Meksika peson;
Shqipëria lekun dhe kështu me radhë. Krahasimi i GDP-ve të dy vendeve apo më shumë
kërkon konvertimin në një monedhë të përbashkët. Së dyti, vendet kanë numër të ndryshëm
popullsie. Për shembull, Shtetet e Bashkuara kanë një ekonomi shumë më të madhe se
Meksika apo Kanadaja, por gjithashtu kanë një popullsi afërsisht tre herë më të madhe se
Meksika dhe nëntë herë më të madhe se Kanadaja. Pra, nëse do përpiqemi të krahasojmë GDP-
në midis vendeve përdorim statistikën GDP për frymë.
Për të krahasuar GDP-të e shteteve me valuta të ndryshme, është e nevojshme të konvertohet
në një "emërues të përbashkët" duke përdorur një kurs këmbimi, që është vlera e një monedhe
në terma të një monedhe tjetër. Kursi i këmbimit shprehet ose si njësi e monedhës së vendit A
që duhet të tregtohet për njësi të vetme të monedhës së vendit B (për shembull, euro për njësi
të lekut) ose anasjelltas (për shembull, lekë për njësi të euros).

Shembull 1. Krahasoni GDP-në e Brazilit në vitin 2013 prej 4.8 trilionë realë me GDP-në
Amerikane prej 16.6 trilionë dollarë në vitin 2013.

Hapi 1. Përcaktoni kursin e këmbimit për vitin e caktuar. Në vitin 2013, kursi i këmbimit ishte
2,230 reals = 1$.(I jemi referuar kursit të vërtetë, jo të supozuar, por me numra të
rrumbullakosur për të lehtësuar llogaritjet.)

Hapi 2. Konverto GDP-në e Brazilit në dollarë amerikanë:

Hapi 3. Krahasoni këtë vlerë me GDP-në në Shtetet e Bashkuara në të njëjtin vit. GDP-ja
Amerikane ishte 16.6 trilionë dollarë në 2013, pra është pothuajse tetë herë më e lartë se ajo e
Brazilit të po të njejtit vit.
Shikoni Tabelën 2.1. Ajo tregon madhësinë dhe ndryshueshmërinë e GDP-ve të vendeve të
ndryshme në vitin 2013, të gjitha të shprehura në dollarë amerikanë. Secila llogaritet duke
përdorur proçesin e shpjeguar më sipër.

35
Makroekonomi 1

Vendi GDP në miliardë të Monedhë GDP (në miliardë


monedhës vendase vendase/Dollarë PPP dollarë)
Brazil 4,844.80 realë 2.157 2,246.00
Kanada 1,881.20 dollarë 1.030 1,826.80
Kinë 58,667.30 juan 6.196 9,469.10
Egjipt 1,753.30 paund 6.460 271.40
Gjermani 2,737.60 euro 0.753 3,636.00
Indi 113,550.70 rupë 60.502 1,876.80
Japoni 478,075.30 yen 97.596 4,898.50
Meksikë 16,104.40 peso 12.772 1,260.90
Kore e Jugut 1,428,294.70 ëon 1,094.925 1,304.47
Angli 1,612.80 paund 0.639 2,523.20
Shtetet e 16,768.10 dollarë 1.000 16,768.10
Bashkuara të
Amerikës

Tabela 2.1 Krahasimi i GDP-ve midis vendeve të ndryshme , 20135

Të marrësh parasysh popullsinë - Përdorimi i GDP për frymë


Nëse do përpiqemi të krahasojmë GDP-në midis vendeve përdorim statistikën GDP për frymë.

Kolona e dytë e Tabelës 2.2 rendit GDP-në e të njëjtave vende të përzgjedhur edhe në Tabelën
2.1, dhe tregon GDP-në e tyre të konvertuar në dollarë amerikanë. (pra kjo kolonë është e
njejtë me kolonën e fundit të Tabelës 2.1). Kolona e tretë jep popullsinë për çdo vend. Kolona
e katërt paraqet GDP-në për frymë të secilit vend. GDP-në për frymë e kemi përftuar në këto
dy hapa: Së pari, pjesëtojmë kolonën dy (GDP, në miliardë dollarë) me 1000, në mënyrë që të
ketë të njejtën njësi si kolona e tretë (Popullsi, në miliona). Më pas pjesëtojmë rezultatin
(GDP-ja në milionë dollarë) me kolonën e tretë (Popullsia, në milionë banorë).

Vendi GDP (në miliardë Popullsi (në milionë GDP/frymë (në


dollarë) banorë) dollarë)
Brazil 2,246.00 199.20 11,172.50
Kanada 1,826.80 35.10 52,037.10

Kinë 9,469.10 1,360.80 6,958.70


Egjipt 271.40 83.70 3,242.90

5
Burimi:http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2013/01/weodata/index.aspx

36
Makroekonomi 1

Gjermani 3,636.00 80.80 44,999.50


Indi 1,876.80 1,243.30 1,509.50

Japoni 4,898.50 127.3 38,467.80


Meksikë 1,260.90 118.40 10,649.90

Kore e Jugut 1,304.47 50.20 25,975.10


Angli 2,523.20 64.10 39,371.70

Shtetet e 16,768.10 316.30 53,001.00


Bashkuara
Tabela 2.2 GDP për frymë, 20136

Vini re se renditja e vendeve sipas GDP-së është e ndryshme nga renditja sipas GDP-së për
frymë. Gjermania ka një GDP disi më të madhe se sa India, por mbi bazë fryme, Gjermania
ka 10 fishin e standardit jetësor të Indisë. -së sa i përket standartit
të jetesës? Siç shihet në Tabelën 2.2, Kina renditet e dyta sa i përket GDP-së me 9.5 trilionë
dollarë pas SHBA-së me 16.8 trilion dollarë. Kina shpesh referohet si ekonomia e tretë më e
madhe në botë dhe ka gjasa që të tejkalojë SHBA-në deri në vitin 2040. Por këto janë shifra
totale. GDP për frymë në Kinë është vetëm 11 për qind e GDP për frymë të SHBA. Kina ka
një popullsi shumë më të madhe, kështu që në terma për frymë, GDP-ja e saj është më pak se
një e pesta e Shteteve të Bashkuara ($ 6,958.70 krahasuar me $ 53,001). Një paralajmërim:
Për arsye që do ti diskutojmë, GDP-ja për frymë mund të na japë vetëm një ide të përafërt të
dallimeve në standardet e jetesës në të gjithë vendet.
Vendet me të ardhura të larta të botës, përfshirë SHBA, Kanada, vendet e Evropës
Perëndimore dhe Japoninë, zakonisht kanë GDP për frymë nga 20,000 $ deri në 50,000
$.Vendet me të ardhura të mesme, të cilat përfshijnë vende nga Amerika Latine, Evropa
Lindore dhe disa vende në Azinë Lindore, përgjithësisht kanë GDP për frymë prej 6,000 $
deri në 12,000 $. Vendet me të ardhura të ulëta në botë (më të shumtët ndodhen në Afrikë dhe
Azi) shpesh kanë GDP për frymë prej më pak se 2,000 dollarë në vit. Në Figurën 2.6, tregohen
GNP-të për frymë të disa vendeve si një përqindje e GNP-së për frymë të SHBA-së, për vitin
2013.

6
Burimi: http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2013/01/weodata/index.aspx

37
Makroekonomi 1

Singapor 145.5%
SHBA 100.0%
Hollandw 91.4%
Danimarkw 89.3%
Suedi 86.5%
Gjermani 85.7%
Finlandw 76.7%
Japoni 74.6%
Francw 74.2%
Angli 71.8%
Itali 66.8%
Greqi 48.3%
Rusi 46.9%
Malajzi 43.0%
Turqi 41.0%
Brazil 29.2%
Kinw 22.7%
Indonezi 17.9%
Nigeri 10.0%
Indi 9.6%
Pakistan 9.0%
Sierra Leone 3.1%
Uganda 3.0%
Etiopi 2.5%

Figura 2.6 GNP për frymë si përqindje e GNP-së për frymë të SHBA, 2013

Edhe matje të tjera për frymë janë ndonjëherë të dobishme. Për shembull, matja e GDP-së për
frymë e popullsisë së punësuar na lejon të krahasojmë sa prodhon punëtori në nivel mesatar.
Një vend mund të ketë një GDP për frymë relativisht të lartë, por gjithashtu ka një pjesë të
madhe të njerëzve në punë. Prodhimi i saj për punëtor si pasojë nuk do të jetë aq i lartë.

3 | A MUNDET GDP TË MASË MIRËQENIEN E SHOQËRISË


Nëse marrim parasysh inflacionin dhe numrin e popullsisë, pra përdorim shifrat reale e për
frymë të GDP-së, a do të ishte ky një tregues i mirë i standardit jetësor të një vendi? Këta
tregues japin të dhëna mjaft të mira të nivelit të prodhimit të të mirave e shërbimeve dhe të të
ardhurave të gjeneruara nga prodhimi, nëse ne jemi të qartë për dallimet midis këtyre
treguesve. Por kur vijmë të pyetja e përgjithshme nëse statistikat e GDP-së janë një tregues i
mirë i mirëqenies apo lumturisë së qytetarëve të vendit, atëherë ka probleme serioze nëse
mbështetemi vetëm në statistikat e GDP-së.

Problemet e matjes së prodhimit kombëtar


Problemi kryesor këtu është se prodhimi i disa të mirave dhe shërbimet nuk regjistrohet dhe
kështu shifrat e GDP-së nënvlerësojnë prodhimin kombëtar. Ka dy arsye pse artikujt nuk
regjistrohen.

38
Makroekonomi 1

Veprimtari jashtë-tregut. GDP-ja përfshin prodhimin që shkëmbehet në treg, por nuk mbulon
prodhimin që nuk është shkëmbyer në treg. Nëse punësoni një dekorues për të pikturuar
dhomën tuaj të ndenjes, kjo do të regjistrohej në statistikat e GDP-së. Por, nëse e pikturoni
vetë dhomën, kjo punë nuk do të regjistrohej në statistikat e GDP-së. Në mënyrë të ngjashme,
nëse është e punësuar një dado nga prindërit për t'u kujdesur për fëmijët e tyre, ky kujdes për
fëmijët do të jetë pjesë e GDP-së. Por, nëse një prind qëndron në shtëpi për t'u kujdesur për
fëmijët, ky kujdes për fëmijët nuk është pjesë e GDP-së.
statistikat e GDP-së
nënvlerësojnë nivelin e vërtetë të prodhimit në ekonomi. Nëse me kalimin e kohës ka një rritje

normën e rritjes së prodhimit. Nga ana tjetër, nëse gjithnjë e më shumë nëpër familje të dy
partnerët shkojnë për të punuar dhe punësojnë njerëz për t'u kujdesur për fëmijët e tyre, kjo do
të zmadhonte normën e rritjes së prodhimit. Kujdesi për fëmijët që më parë nuk regjistrohej
hyn në statistikat e GDP-së.

Ekonomia Informale. Ekonomia Informale përbëhet nga transaksione të paligjshme, pra të


padeklaruara. Këto mund të jenë transaksione ku vetë të mirat ose shërbimet janë ilegale, si
psh drogë, armë dhe prostitucion. Nga ana tjetër, ato mund të jenë transaksione të paligjshme
vetëm sepse nuk janë deklaruar për qëllime tatimore. Për shembull, për të shmangur pagesën
e TVSH-
paguani me para në dorë, pa faturë. Një shemb
njerëzit bëjnë punë ekstra jashtë punës së tyre normale dhe nuk deklarojnë të ardhurat për
qëllime tatimore. Për shembull, një elektriçist i cili punon në një firmë ndërtimi gjatë ditës,
mund të punojë në mbrëmje privatisht nëpër shtëpi private, përsëri me para në dorë, pa faturë.
Disa njerëz të punësuar nuk deklarohen si të tillë për të shmangur pagesat e detyrimeve.

Problemet e përdorimit të statistikave të GDP-së për të matur mirëqenien


Niveli i GDP-së për frymë qartësisht nënkupton diçka nga ajo që ne quajmë "standardi i
jetesës". Shumica e emigracionit në botë, për shembull, përfshijnë njerëz që lëvizin nga vendet
me GDP relativisht të ulët për frymë në vendet me GDP relativisht të lartë për frymë.
"Standardi i jetesës" është një term më i gjerë se GDP. Ndërsa GDP-ja fokusohet në produktin
që blihet e shitet në treg, standardi i jetesës përfshin të gjitha elementet që ndikojnë në
mirëqenien e njerëzve, pavarësisht nëse ato blihen e shiten në treg apo jo. Për të kuptuar
diferencën midis GDP-së dhe standardit të jetesës, është e dobishme të shprehim disa elementë
që GDP-ja nuk i mbulon, por që janë të rëndësishme për standardin e jetesës.

Kufizimet e GDP-së si matëse e standardit të jetesës


Statistikat e GDP-së nuk japin informacion mbi kohën e lirë. Ndërsa GDP-ja përfshin
shpenzimet për pushime dhe udhëtime, ajo nuk mbulon kohën e lirë. Koha e lirë është një e
mirë e dëshirueshme, po ashtu janë edhe kushtet e këndshme të punës, por këto nuk përfshihen
në GDP. Megjithatë, ekziston një dallim thelbësor midis një ekonomie që është e madhe sepse
njerëzit punojnë për orë të gjata dhe një ekonomie që është po aq e madhe, sepse njerëzit janë

39
Makroekonomi 1

më produktivë me kohën e tyre, kështu që atyre nuk u duhet të punojnë shumë orë. GDP-ja
për frymë e ekonomisë së SHBA-së është më e madhe se GDP-ja për frymë e Gjermanisë, siç
është treguar në Tabelën 2.2, por a tregon kjo se standardi i jetesës në Shtetet e Bashkuara
është më i lartë? Jo domosdoshmërisht, pasi është gjithashtu e vërtetë që mesatarja e
punonjësve të SHBA-së punon disa qindra orë më shumë në vit se sa mesatarisht punojnë
punonjësit Gjerman. Llogaritja e GDP-së nuk merr parasysh javët shtesë të pushimit të
punëtorit gjerman.
Statistikat e GDP-së nuk japin informacion mbi eksternalitetet. Statistikat nuk regjistrojnë
efektet anësore mjedisore si psh: ndotja e ajrit, shterimi i ozonit, problemi i ngrohjes globale.
Ndërsa GDP-ja përfshin shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit, kujdesin shëndetësor dhe
arsimin, ajo nuk përfshin nivelet aktuale të pastërtisë së mjedisit, shëndetit dhe të arsimimit të
një ekonomie. GDP-ja përfshin koston e blerjes së pajisjeve të kontrollit të ndotjes, por nuk
jep informacion nëse ajri dhe uji janë në fakt të pastër apo të ndotur. GDP-ja përfshin
shpenzimet për kujdesin mjekësor, por nuk adreson nëse jetëgjatësia ose vdekshmëria janë
rritur apo kanë rënë. Në mënyrë të ngjashme, GDP-ja përfshin shpenzimet për arsimin, por
nuk jep informacion drejtpërdrejt se sa nga popullsia mund të lexojnë, shkruajnë apo të bëjnë
matematikë bazë.
Statistikat e GDP-së nuk japin informacion mbi nivelin e pabarazisë në shoqëri. GDP-ja për
frymë është vetëm një mesatare. Kur GDP-ja për frymë rritet me 5%, kjo mund të nënkuptojë
që GDP-ja për të gjithë në shoqëri është rritur me 5%, ose ajo e disa grupeve është rritur me
më shumë, ndërsa ajo e të tjerëve është rritur me më pak ose madje ka rënë. Nëse disa njerëz
fitojnë dhe të tjerët humbin, nuk mund të themi se ka pasur një rritje të mirëqenies. Një veçori
tipike e shumë vendeve me rritje të shpejtë është se disa njerëz pasurohen shpejt, ndërsa të
tjerë mbesin prapa. Rezultati është një pabarazi në rritje. Nëse kjo shihet si e padëshirueshme,
atëherë statistikat totale të GDP-së janë një matës jo i përshtatshëm i mirëqenies.
Statistikat e GDP-së nuk japin informacion mbi teknologjinë në dispozicion apo sasinë e
shumëllojshërinë e produkteve e shërbimeve në dispozicion. Standardi i jetesës, për shembull,
në vitet 1900 nuk u ndikua vetëm nga sa të holla kishin njerëzit, u ndikua gjithashtu nga çfarë
njerëzit mund të blinin. Pavarësisht se sa para kishit në vitin 1900, ju nuk mund të blinit një
iPhone apo një kompjuter personal. Nëse një familje blen 100 bukë në një vit, GDP-ja nuk jep
informacion nëse ato janë të gjitha bukë të bardha, ose nëse familja mund të zgjedhë nga gruri,
thekra, dhe shumë të tjera, ajo thjesht shikon nëse shuma e përgjithshme e shpenzuar për bukë
është e njejtë.
Statistikat e GDP- Disa nga efektet e padëshiruara
të rritjes mund të rrisin në të vërtetë GDP-në! Merrni shembujt e krimit, sëmundjeve të lidhura
me stresin dhe dëmtimeve mjedisore. Krimi në rritje çon në më shumë shpenzime për sigurinë;
rritja e stresit çon në më shumë shpenzime për kujdesin shëndetësor; dhe rritja e dëmit
mjedisor çon në më shumë shpenzime për pastrimin e mjedisit. Këto shpenzime i shtohen
GDP-së. Kështu, në vend që të zvogëlojë GDP-në, krimi, stresi dhe dëmtimi i mjedisit në fakt
e rrisin atë. Pra, në raste të caktuara, nuk është e qartë nëse rritja e GDP-së është e mirë. Nëse
një qytet është rrënuar nga një stuhi, dhe pastaj përjeton një rritje të aktivitetit të ndërtimit, do
të ishte e çuditshme të thuhet se stuhia ishte ekonomikisht e dobishme. Nëse njerëzit përjetojnë

40
Makroekonomi 1

një frikë në rritje nga krimi, pagesat për instalimin e alarmeve në të gjitha dritaret e ambjenteve
vërtet e rritin GDP-në, por është vështirë të besohet se kjo rritje në GDP i ka bërë dritaret më
të mira. Në të njejtën mënyrë, disa njerëz do të argumentonin se shitjet e të mirave të caktuara,
si filmat shumë të dhunshëm, nuk përfaqësojnë një përfitim për standardin e jetesës së
shoqërisë.

GDP-ja është e përafërt, por e dobishme


Niveli i lartë i GDP-së nuk duhet të jetë qëllimi i vetëm i politikës makroekonomike, apo
politikave qeveritare më gjerësisht. Edhe pse GDP nuk e mat konceptin më të gjerë

materialisht mirë ose keq sa i përket vendeve të punës dhe të ardhurave. Në shumicën e
vendeve, një GDP për frymë dukshëm e lartë ndodh njëkohësisht me përmirësime të tjera në
jetën e përditshme në shumë dimensioneve, si arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja e mjedisit.
Asnjë numër i vetëm nuk mund të mbulojë të gjitha elementet e një termi aq të gjerë siç është
"standardi i jetesës". Megjithatë, GDP-ja për frymë nuk është një matëse e mirë e standardit
të jetesës por është e përafërt.

4 | PROBLEMI I MATJES SË ZHVILLIMIT

Hendeku midis vendeve të pasura dhe të varfra


Një familje tipike në Amerikën e Veriut, në Evropën Perëndimore, në Japoni ka shumë
komoditete materiale: ushqim të bollshëm për të ngrënë; një shtëpi apo apartament me energji
elektrike dhe ujë të nxehtë dhe të ftohtë; akses falas ose të përballueshëm në kujdesin
shëndetësor dhe në edukim; pushime larg shtëpisë; vizita në kinema, koncerte, ngjarje
sportive, etj. Ka disa njerëz, është e vërtetë, të cilët janë shumë të varfër. Por është vetëm një
pakicë e vogël që nuk mund të përballojë bazat e jetës, siç janë ushqimi i përshtatshëm,
strehimi dhe veshja. Në shumicën e Afrikës dhe pjesës më të madhe të Azisë dhe Amerikës
Latine, gjendja është krejt e ndryshme. Shumica e njerëzve jetojnë në varfëri. Për ta, jeta është
një luftë e përditshme për mbijetesë. Bollëku ekziston në këto vende, por janë të paktë ata, të
cilët mund të përballojnë ushqim të mirë, strehim të mirë dhe aktivitete të ndryshme që
karakterizojnë jetën në botën e industrializuar.
pin disa tregues të hendekut
midis vendeve të pasura dhe të varfra. Tabela 2.3 jep disa detaje.
Rreth 84 për qind e popullsisë së botës jeton në vendet në zhvillim (vendet me të ardhura të
ulta dhe të mesme) por këta njerëz fitojnë vetëm 24 për qind të të ardhurave të botës. Në vendet
me të ardhura të larta, mesatarja e GNY1 për frymë në vitin 2006 ishte mbi 36 000 dollarë. Në
vendet me të ardhura të ulëta ajo ishte vetëm 649 dollarë. Për më tepër, disa nga vendet në
zhvillim më të varfëra kanë normat më të ngadalta të rritjes për frymë, vetëm 0.5 për qind në
vit nga viti 1990 deri në 2006 për vendet Afrikane sub-sahariane. Hendeku midis vendeve të
pasura dhe të varfra mund të shihet edhe në tregues të tjerë bazë si shëndeti, jetëgjatësia etj.

41
Makroekonomi 1

Ekonomi Ekonomi me Ekonomi me Ekonomi Të


me të të ardhura të ardhura me të gjithë
ardhura mesatarisht mesatarisht ardhura vendet
të ulta7 të ulta8 të larta9 të larta10
2 420 2 276 811 1 031 6 538
GNY për frymë($ në 649 2 038 5 913 36 608 7 447

Rritja e 2.1 1.7 1.0 0.7 1.4


popullsisë(%vjetore
-06)
Rritja e konsumit për 2.2 4.4 2.4 1.9 1.5
frymë(%vjetore
-06)
Rritja e 9.5 10.5 6.2 6.0 6.7
eksporteve(%vjetore
-06)
Jetëgjatësia (në 60 71 70 79 68

Numri i doktorëve 0.5 1.3 2.4 2.6 1.6


-

% e popullsisë me 1.7 0.3 1.7 0.4 1.0

Edukimi i të

Femra 50 85 92 98 77
Meshkuj 72 93 94 99 87
Popullsia Urbane si 30 47 75 78 49
% e totalit të

Rritja e popullsisë 3.2 3.1 1.5 1.1 2.2


Urbane (%vjetore
-06)
11
Tabela 2.3 Disa statistika

Vendet duan të zhvillohen. Por çfarë nënkuptojmë me 'zhvillim'? Është e qartë se është një
koncept normativ. Përkufizimi do të varet nga qëllimet që ekonomisti supozon se shoqëritë

7
Vendet me GNY për frymë nën 905$ në 2006
8
Vendet me GNY për frymë nga 906$-3 595$ në 2006
9
Vendet me GNY për frymë nga 3 596$-11 115$ në 2006
10
Vendet me GNY për frymë mbi 11 115$ në 2006
11
Burimi.World Development Indicators

42
Makroekonomi 1

Qasja e nevojave themelore. Një pikënisje është identifikimi i nevojave themelore që njerëzit
kanë, nëse ata do të jenë në gjendje të realizojnë potencialin e tyre si qenie njerezore.
Ekonomistë të ndryshëm kanë identifikuar lista të ndryshme të nevojave, si më poshtë:
Ushqim, strehim, ngrohtësi dhe veshje.
E drejtë universale në arsimim.
Disponueshmëria e kujdesit të duhur shëndetësor.
Disponueshmëria e vendeve të punës.
Koha e lirë e mjaftueshme për të qenë në gjendje të gëzojë bashkëveprimin shoqëror.
Liria për të marrë vetë vendimet ekonomike.
Liria për të marrë pjesë në vendimet e qeverisë dhe të organizmave të tjera që ndikojnë
në jetën e dikujt.
Ekzistojnë katër probleme të mëdha me përcaktimin e zhvillimit në terma të një liste bazë të
nevojave.
E para është vendosja se çfarë të përfshijë. Çdo përkufizim i zhvillimit ekonomik duhet të
përfshijë standardin thelbësor të jetesës së njerëzve. Por a duhet të përfshijë zhvillimi faktorë
socialë dhe politikë, si 'vetëvlerësimi', liria e fesë?
Problemi i dytë është matja e secilit element të përfshirë. Është e mundur të masësh tregues
të tillë si të ardhura për frymë, normat e shkrim-leximit dhe normat e vdekshmërisë. Është
shumë më e vështirë të masësh arritjen e objektivave socialë dhe politikë, si është për shembull
vetëvlerësimi.
Problemi i tretë është arritja te një matës i vetëm i nivelit të zhvillimit. Ne mund të mbledhim
treguesit në mënyrë kuptimplote vetëm nëse ato shprehen në të njëjtat njësi.
Problemi i katërt është vendosja e rëndësisë së shpërndarjes së treguesve të ndryshëm. Nëse
themi, mesatarja e konsumit kalorik rritet, por sektorët më të varfër të popullsisë kanë më pak
për të ngrënë, a ka patur vendi me të vërtetë një rritje në nivelin e zhvillimit?
A do të ishte e mundur që me përmbushjen e nevojave bazë të thuhej (a) se një vend ishte më
i zhvilluar se një tjetër; (b) se një vend po zhvillohet më shpejt se një tjetër? Dëshira për të
pasur një matës të vetëm për zhvillimin dhe në këtë mënyrë të jemi në gjendje të bëjmë
krahasime të thjeshta midis vendeve, ka çuar në përdorimin universal të të ardhurave
kombëtare reale (GNY) për frymë si një nga treguesit kryesor. Ai ka disa avantazhe kryesore:
Merr në konsideratë të gjitha të mirat dhe shërbimet e prodhuara në një vend dhe i
konverton ato në një njësi të vetme duke përdorur çmimet e tregut.
Megjithëse tregjet nuk janë perfekte, ato pasqyrojnë forcën e kërkesës dhe të ofertës.
Rregullat për matjen e GNY-së janë të miratuara universalisht.
Praktikisht të gjitha vendet i përpilojnë statistikat e GNY.
Edhe pse jo çdo element që ndikon mirëqenien njerëzore përfshihet në GNY, një rritje
e qëndrueshme e GNY-së përgjithësisht është pranuar të jetë një kusht i domosdoshëm
për një rritje të qëndrueshme në mirëqenie.
Ekziston një lidhje mjaft e ngushtë midis nivelit të GNY-së për frymë dhe treguesve
të tjerë të tillë si norma e vdekshmërisë, norma e arsimimit dhe norma e konsumit të
kalorive dhe proteinave.

43
Makroekonomi 1

Megjithatë, ekzistojnë dy kritika kryesore për mbështetjen në GNY për frymë si një matës i
vetëm i zhvillimit.

Shumë elementë përjashtohen. Pjesa më e madhe e prodhimit që nuk blihet dhe shitet në treg
nuk regjistrohet. Ky është një problem në veçanti në shoqëritë rurale. Njerëzit kultivojnë vetë
ushqimin e tyre, ndërtojnë vetë shtëpitë e tyre, dhe sigurojnë vetë argëtimin e tyre. Prandaj,
statistikat e GNY-së ka gjasa të mos përfshijnë nivelin e prodhimit në këto shoqëri. Ndërsa
ekonomia bëhet më e urbanizuar, ka të ngjarë të ketë një rritje në kostot eksternale të prodhimit
dhe të konsumit, të tilla si ndotja dhe krimi. Mënyrat tradicionale të jetës shkatërrohen; njerëzit
e gjejnë veten gjithnjë e më shumë në një mjedis konkurrues. Përsëri, rritja në GNY ka gjasa
të mbizotërojë rritjen në mirëqenien njerëzore.

GNY për frymë nuk merr parasysh shpërndarjen e të ardhurave. Që në fillim të viteve 1980,
shumë vende në zhvillim kanë realizuar rritje relativisht të shpejtë në GNY për frymë, pasi
kanë pranuar investime të huaja, kanë privatizuar industritë e tyre dhe kanë reduktuar nivelet
e ofrimit të shërbimeve publike. Por me një thellim të varfërisë, një pabarazi në rritje në
shpërndarjen e të ardhurave dhe një rritje të papunësisë, pak do të argumentonin se kjo përbën

pasurit janë bërë akoma më të pasur, ndërsa të varfërit janë bërë akoma më të varfër. Dallime
të mëdha mbeten në GNY-në për frymë midis vendeve të pasura dhe të varfra.

Duke pasur parasysh dobësitë e GNY-së, por duke pasur parasysh dëshirën për një matës të
vetëm të zhvillimit, janë ndërtuar tregues të ndryshëm të përbërë. Më gjerësisht i përdorur
është Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI), i cila është një matës i kombinuar i jetëgjatësisë,
edukimit dhe GDP-së për frymë. Që nga viti 1990, Programi i Zhvillimit të Kombeve të
Bashkuara (UNDP) ka botuar çdo vit Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (HDI). Kjo është një
përpjekje për të siguruar një matës më të gjerë të zhvillimit se GDP-ja ose GNY-ja. HDI është
mesatarja e tre treguesve të bazuara në tri grup variabla: jetëgjatësia, edukimi (vitet e pritshme
të indeksit të shkollimit dhe vitet mesatare të indeksit të shkollimit), dhe GDP-ja reale për
frymë e matur në dollarë amerikanë. Vendet pozicionohen në një nga tre grupet sipas HDI-së:
zhvillim i lartë njerëzor (0.8-1.0), zhvillim i mesëm njerëzor (0.5 deri në 0.799) dhe zhvillim
i ulët njerëzor (nën 0.5). Për secilin prej tre treguesve që përbëjnë HDI, përdoret një formulë
e sofistikuar. Tabela 2.4 bazuar në Raportin e Zhvillimit Njerëzor 2007/8, jep HDI-në për
vendet e përzgjedhura dhe rankimin e tyre. Paraqitet gjithashtu rankimin e vendeve sipas
GDP-së për frymë. Kolona e fundit tregon diferencën midis dy rankimeve ( HDI e GDP). Një
diferencë pozitive tregon që një vend ka një rankim më të lartë për HDI-në se sa për GDP-në
për frymë. Siç mund të shihet, rankimi ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në disa raste
midis dy treguesve. Për disa vende, si Australia, Kuba, Armenia dhe Tanzania, GDP-ja
zvogëlon nivelin e tyre relativ të zhvillimit njerëzor, ndërsa për të tjerët, siç janë SHBA-të,
Arabinë Saudite dhe Afrikën e Jugut, GDP-ja për frymë mbivlerëson nivelin e tyre relativ të
zhvillimit njerëzor. Kështu GDP për frymë e Angolas është mbi tri herë më e lartë se ajo e
Tanzanisë dhe gjithsesi HDI-ja e saj është më e ulët. Çështja është se vendet me nivele të

44
Makroekonomi 1

ngjashme të të ardhurave kombëtare mund ta përdorin atë të ardhur krejt ndryshe. Kohët e
fundit është bërë punë për të përshtatur vlerat e HDI-së për faktorë të ndryshëm, siç janë
shpërndarja e përgjithshme e të ardhurave, pabarazitë gjinore dhe pabarazitë sipas rajonit apo
grupit etnik.

Vendi Rankimi i HDI GDP për Rankimi i Rankimi: GDP minus


HDI frymë GDP HDI
Zhvillim i lartë
njerëzor
Islandë 1 0.968 36 510 5 4
Norvegji 2 0.968 41 420 3 1
Australi 3 0.962 31 794 16 13
Kanada 4 0.961 33 375 10 6
Suedi 6 0.956 32,525 13 7
Zvicër 7 0.955 35,633 6 -1
Francë 10 0.952 30,386 18 8
SHBA 12 0.951 41 890 2 -10
Angli 16 0.946 33 238 11 -5
Itali 20 0.941 28,529 21 1
Gjermani 22 0.935 29,461 20 -2
Greqi 24 0.926 23,381 29 5
Kroaci 47 0.850 13,042 51 4
Bullgari 53 0.824 9,032 64 11
Arabi Saudite 61 0.812 15 711 42 -19
Rusi 67 0.802 10 845 58 -9
Shqipëri 68 0.801 5,316 98 30
Brazil 70 0.800 8 402 67 -3
Zhvillim i mesëm
njerëzor
Venecuelë 74 0.792 6 632 88 14
Tailandë 78 0.781 8 677 65 -13
Kinë 81 0 6 757 86 5
.777
Turqi 84 0.775 8 407 66 -18
Afrikë Jugore 121 0 674 11 110 56 -65
Indi 128 0 619 3 452 117 -11
Pakistan 136 0.551 2 370 128 -8
Zhvillim i ulët
njerëzor
Nigeri 158 0.470 1 128 162 4
Guine 160 0.456 2,316 130 -30
Angola 162 0.446 2 335 129 -33
Tabela 2.4 Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI) për vende të përzgjedhura, 2006

45
Makroekonomi 1

5 | DISA IDENTITETE MAKROEKONOMIKE


Njohja e mënyrave të llogaritjes së produktit të përgjithshëm na lejon të evidentojmë disa
identitete të rëndësishme makroekonomike.
Në piknisje është identiteti GNP=GNE=GNI. Shënojmë GNI=Y. Supozojmë se NI
(investimet neto)=GI (investimet bruto), dmth abstragojmë nga Amortizimi. Gjithashtu
abstragojmë përkohësisht dhe nga shpenzimet qeveritare dhe tregtia e jashtme. Pra, do te kemi:
Y=C+I (1)
Me supozimin që Y=YD, ku YD12 përfaqëson të ardhurat e disponueshme do të kemi:
Y=C+S (2)
Ku S=kursim, përderisa të ardhurat e disponueshme përdoren për konsum ose kursehen. Duke
kombinuar barazimet do të kemi:
C+I=Y=C+S (3)
Dhe
I=S (4)
Le të përfshijmë tani në analizë aktivitetin fiskal të qeverisë dhe tregtinë e jashtme. Njohim
barazimet:
Y=C+I+G+NX (5)
Dhe
YD=Y+TR-TA (6)
13
Ku TR=pagesat transferuese dhe TA =taksat personale (mbi te ardhurat) të marra nga
qeveria. Dime gjithashtu se :
YD=C+S (7)
Nga kombinimi i barazimeve (6) dhe (7) do të kemi:
C+S=YD=Y+TR-TA (8)
Dhe
C+YD-S=Y+TR-TA-S (9)
Zëvëndësojmë këtë vlerë te C tek barazimi (5). Do të kemi:
Y=C+I+G+NX=(Y+TR-TA-S)+I+G+NX
Marrim diferencën e të dy anëve të barazimit të mërsipërm.
(Y+TR-TA-S)+I+G+NX-Y=0
Prej këtej do të kemi:
TR-TA-S+I+G+NX=0
Dhe
S-I=(G+TR-TA)+NX (10)
Shprehja ne kllapa (G+TR-TA) përfaqëson defiçitin buxhetor. Në qoftë se S=I, atëherë:
(G+TR-TA)= -NX (11)

12
Yd janë të barabarta me të ardhurat personale minus taksat personale. Të ardhurat personale gjenden duke
zbritur nga të ardhurat kombëtare neto fitimin e pashpërndarë, taksat indirekte, kontributet dhe pagesat e
interesit të drejtuara jo te konsumatorët dhe duke shtuar të gjitha pagesat transferuese ndaj konsumatorëve.
13
Është abstraguar nga një varg elementësh që dallojnë të ardhurat personale nga të ardhurat kombëtare neto

46
Makroekonomi 1

dmth defiçiti buxhetor qeveritar do të jetë i barabartë me defiçitin e tregtisë së jashtme


(importin neto). Identitetet e mësiperme (4 dhe 11) do të na ndihmojnë për analizën e
ekuilibrit makroekonomik dhe për evidentimin e problemeve të ndryshme makroekonomike.

Shtojcë 1.
Tabela 2.5 e analizon të gjithë prodhimin në pesë kategori: industria e prodhimit të mallrave
të qëndrueshëm, të paqëndrueshëm, shërbime, ndërtimi dhe ndryshim në inventar. Figura 2.7
bën një paraqitje grafike të këtij informacioni. Vini re se shërbimet përbëjnë mbi gjysmën e
komponentëve të prodhimit të GDP-së në Shtetet e Bashkuara.

Komponentët e GDP-së në Në trilionë dollarë Përqindja ndaj totalit


anën e prodhimit
Mallra të qëndrueshëm 2.9 16.7%

Mallra të paqëndrueshëm 2.3 13.2%

Shërbime 10.8 62.1%

Ndërtime 1.3 7.4%

Ndryshimi 0.1 0.6%


në inventar
GDP Totale 17.4 100%

Tabela 2.5 Komponentët e GDP-së së SHBA-së, në anën e prodhimit, 2014

Ndërtime Inventarë
7.4% 0.6% Mallra të
qëndrueshëm
16.7%

Mallra të
paqëndrueshëm
13.2%

Shërbime
62.1%

Figura 2.7. Përqindja e komponentëve të GDP-së së SHBA-së, në anën e prodhimit, 2014

47
Makroekonomi 1

Shtojcë 2.
Tabela 2.6 tregon se si katër komponentët përmblidhen në GDP-në e SHBA-së të vitit 2014.
Figura 2.8 paraqet një pamje të përqindjeve.
Komponentet e GDP-së në anën e kërkesës (në trilionë dollarë) Përqindja ndaj Totalit

Konsumi 11.9 68.4%


Investimi 2.9 16.7%
Shpenzimi qeveritar 3.2 18.4%
Eksporti 2.3 13.2%
Importi 2.9 16.7%
GDP Totale 17.4 100%

Tabela 2.6 Komponentët e GDP-së së SHBA-së në vitin 2014


(a) Konsumi është rreth dy të tretat e GDP-së, por lëviz relativisht pak gjatë kohës. Investimet
e biznesit mbesin rreth 15% të PBB-së, por rriten dhe zvogëlohen më shumë se konsumin.
Shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime janë rreth 20% të PBB-së. (b) Eksportet i
shtohen kërkesës totale për mallra dhe shërbime, ndërsa importet zbriten nga kërkesa totale.
Nëse eksportet tejkalojnë importet, si në shumicën e viteve 1960 dhe 1970 në ekonominë e
SHBA, ekziston një suficit tregtar. Nëse importet tejkalojnë eksportet, si në vitet e fundit
atëherë ekziston një deficit tregtar.

Importi
-16.70%
Eksporti
13.20%

Konsumi
Shpenzimi Qeveritar 68.40%
18.40%

Investimi
16.70%

Figura 2.8. Përqindja e komponentëve të GDP-së së SHBA-së në anën e kërkesës.


Makroekonomi 1

TERMA KYÇE
Produkti i Brendshëm Bruto (GDP- Gross domestic product ). Vlera e të mirave dhe
shërbimeve të prodhuara në një vend për një periudhë 1-vjeçare.
Vlera e shtuar bruto me çmime bazë (GVA-Gross value added at basic prices). Shuma e të
gjitha vlerave të shtuara nga të gjitha industritë në ekonomi përgjatë një viti. Nuk përfshihen
taksat mbi produktet (siç është TVSH) dhe përfshihen subvencionet për produktet.
Vlerësimi i stokut (Stock (or inventory) appreciation). Rritja e vlerës monetare të stoqeve për
shkak të rritjes së çmimeve. Meqenëse kjo nuk paraqet rritje të prodhimit, ajo nuk përfshihet
në GDP.
GDP me çmime tregu (GDP at market prices). Vlera e prodhimit, ose e të ardhurave ose e shpenzimeve,
në terma të çmimeve të tregut, të paguara faktisht.
GDP = GVA + Taksat mbi produktet - Subvencionet për produktet
Përllogaritje e dyfishtë një gabim i mundshëm që duhet të shmanget në matjen e GDP-së, në
të cilin prodhimi llogaritet më shumë se një herë ndërsa lëviz nëpër fazat e prodhimit
E mirë dhe shërbim përfundimtar është prodhim i përdorur drejtpërsëdrejti për konsumin,
investime, qeverinë dhe qëllime tregtare; e kundërta e "të mirave të ndërmjetme"
E mirë e ndërmjetme është prodhim i siguruar nga bizneset e tjera në një fazë të ndërmjetme
të prodhimit, jo për përdoruesit përfundimtarë; e kundërta e "të mira dhe shërbime
përfundimtare"
E mirë e qëndrueshme/rezistente/jetëgjatë e mirë afatgjatë si psh një makinë apo frigorifer.
E mirë e jo e qëndrueshme/jorezistente e mirë afatshkurtër si psh ushqimi dhe veshja.
Shërbim produkt që është i paprekshëm (në dallim nga mallrat) siç psh shërbimet për argëtim,
kujdes shëndetësor ose arsimim
Bilanc tregtar diferenca midis eksporteve dhe importeve.
Deficit tregtar ekziston kur importet e një vendi i tejkalojnë eksportet e tij dhe llogaritet si
importe-eksporte.
Suficit tregtar ekziston kur eksportet e një vendi i tejkalojnë importet e tij dhe llogariten si
eksporte - importe
Të ardhura kombëtare bruto (GNY- Gross national income). GDP plus të ardhurat neto nga
jashtë.
Amortizimi ( Depreciation). Rënia në vlerë e kapitalit për shkak të vjetërimit ose konsumimit.
Të ardhura kombëtare neto (NNY-Net national income). GNY minus amortizimin.
Të ardhura të disponueshme familjare Të ardhurat në
dispozicion për familjet për të shpenzuar ose kursyer: pra të ardhurat personale pas zbritjes së
taksave mbi të ardhurat dhe shtimit të përfitimeve.
GDP nominale (Nominal GDP) GDP e matur me çmime korente.
GDP reale (Real GDP) GDP duke marrë parasysh inflacionin, dmth, GDP e matur me çmime
konstante, me çmimet e një viti bazë.
Vlerë nominale statistika ekonomike e shpallur në atë kohë, në periudhën nominale, jo e
përshtatur për të shmangur efektin e inflacionit;

49
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Cilat janë konponentët kryesorë të matjes së GDP-së me metodën e shpenzimeve?


2. Cilat janë përbërësit kryesorë të matjes së GDP-së me metodën e të ardhurave?
3. Pse duhet të shmanget numërimi i dyfishtë kur përllogarisni GDP-në?
4. Cili është dallimi midis një sërë të dhënash ekonomike me kalimin e kohës të matura në
terma nominalë krahasuar me të njejtën seri të dhënash me kalimin e kohës të matura në
terma realë?
5. Si i konvertoni një sërë të dhënash ekonomike me vlera nominale në vlera reale?
6. Cilat janë dy vështirësitë kryesore që lindin në krahasimin e GDP-ve të vendeve të
ndryshme?
7. Listoni disa nga arsyet pse GDP-ja nuk duhet të konsiderohet një matëse efektive e
standardit të jetesës në një vendi por një matëse e përafërt e tij.
8. Cilët janë disa nga treguesit që përdoren për të matur zhvillimin.

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Bazuar në informacionin e tabelës së mëposhtme gjeni:

a. Sa është vlera e GDP-së?


b. Sa është vlera e eksportit neto?
c. Sa është vlera e NNP?

Konponenti Vlera
Blerjet qeveritare 120 miliardë dollarë
Amortizimi 40 miliardë dollarë
Konsumi 400 miliardë dollarë
Investimet 60 miliardë dollarë
Eksporti 100 miliardë dollarë
Importi 120 miliardë dollarë
Të ardhura të hyra nga pjesa tjetër e botës 10 miliardë dollarë
Pagesa të dala për pjesën tjetër të botës 8 miliardë dollarë

2. Të dhënat hipotetike të një vendi janë: GDP është $ 6000, e ardhura e disponueshme $
5100. defiçiti buxhetor $ 200. Gjithashtu konsumi $ 3800 dhe eksportet neto $ 100.

a. Gjeni kursimet.
b. Gjeni investimet.
c. Llogaritni shpenzimet qeveritare.

50
Makroekonomi 1

3. Bazuar në normat nominale të interesit dhe normat e inflacionit të dhëna në tabelën më


poshtë, në cilin prej viteve të dhëna do të kishte qenë më mirë të jesh huadhënës? Në cilin
prej viteve të dhëna do të kishte qenë më mirë të jesh huamarrës?

Viti Normë Norma e


Interesi Inflacionit
1970 7.9% 5.7%
1974 10.8% 11.0%
1978 9.1% 7.6%
1981 18.9% 10.3%

4. Tabela më poshtë paraqet një listë të normës së interesit hipotekar të ngarkuar për disa vite
të ndryshme dhe normën e inflacionit për secilin nga ato vite. Në cilin vit do të kishte qenë
më mirë të marrësh para nga një bankë për të blerë një shtëpi? Në cilin vit do të kishte
qenë më mirë për bankën që krediton paratë?
5.
Viti Norma e Norma e
Interesit Inflacionit
1984 12.4% 4.3%
1990 10.0% 5.4%
2001 7.0% 2.8%

51
Makroekonomi 1

KREU 3
KËRKESA DHE OFERTA AGREGATE
EKUILIBRI MAKROEKONOMIK

Një pikë e rëndësishme në studimin e makroekonomisë është përdorimi i modeleve


ekonomike për të analizuar çështje dhe probleme të ndryshme që lidhen me këtë fushë. Si
lidhet raporti i rritjes ekonomike me ndryshimet në raportin e papunësisë? A ekziston një arsye
pse papunësia dhe inflacioni duken të lëvizin në drejtime të kundërta: sa më e ulët papunësia
aq më i lartë inflacioni si dhe e anasjellta?
Për të analizuar pyetje të tilla, ne duhet të shohim përtej diskutimit të problemeve
makroekonomike një e nga një dhe të fillojmë të ndërtojmë modele ekonomike të cilat do të
paraqesin marrëdhëniet dhe ndërlidhjet midis tyre. Ky kapitull prezanton modelin
makroekonomik të kërkesës dhe ofertës agregate, se si të dyja këto bashkëveprojnë për të
arritur një ekuilibër makroekonomik, dhe si ndryshimet në kërkesën agregate apo ofertën
agregate do të ndikojnë në ekuilibër.

1| PERSPEKTIVA MAKROEKONOMIKE MBI KËRKESËN DHE OFERTËN


AGREGATE
Makroekonomistët përgjatë dy shekujve të fundit zakonisht janë ndarë në dy grupe: ata të cilët
argumentojnë se oferta është faktori më i rëndësishëm në fushën makroekonomike ndërsa
kërkesa qëndron pas saj, dhe ata të cilët argumentojnë se kërkesa është faktori më i
rëndësishëm në fushën makroekonomike ndërsa oferta qëndron pas saj.

Ligji i Say-t dhe Makroekonomia e Ofertës


Ekonomistët të cilët theksojnë rolin e ofertës në makroekonomi i referohen punës së një
ekonomisti të famshem francez të periudhës së shekullit të nëntëmbëdhjetë me emrin Jean-
Baptiste Say (1767-1832). Ligji i Say-t
ligjit të Say-t është se, sa herë që një e mirë apo shërbim është prodhuar dhe shitur, ka
gjeneruar të ardhura të cilat janë fitime për dikë i cili mund të jetë: punonjës i thjeshtë,
menaxher, pronar apo zotërues i inputeve me të cilat furnizohet zinxhiri i prodhimit. Sikurse
studiojmë në mikroekonomi, forcat e kërkesës dhe ofertës në tregjet individualë shkaktojnë
ndryshim të çmimit të mallrave duke bërë që çmimet të ngrihen ose të ulen. Gjithsesi, çdo
shitje e mallrave apo shërbimeve përfaqëson të ardhura për dikë, prandaj siç ligji i Say-t e
argumenton, një vlerë e caktuar e ofertës duhet të krijojë një vlerë ekuivalente të kërkesës në

52
Makroekonomi 1

një pjesë tjetër të ekonomisë. Për shkak se Jean-Baptiste Say, Adam Smith, si dhe disa
ekonomistë të tjerë të kësaj periudhe, që diskutuan rreth kësaj teme janë quajtur ekonomistë
klasikë, ekonomistët mordern të cilët përgjithesisht pajtohen me pikëpamjen e ligjit të Say-t
mbi rëndësinë e ofertës në makroekonomi janë të njohur si ekonomistë neoklasikë.
Nëse oferta gjithmonë krijon kërkesë ekzaktësisht të mjaftueshmë në nivelin makroekonomik,
atëherë është e vështirë të kuptohet pse shfaqen periudhat e recesionit dhe papunësisë së lartë.
Për më tepër, edhe nëse oferta agregate krijon gjithmonë një sasi të barabartë të kërkesës,
ekonomia ende do të përjetonte një situatë ku disa firma do të fitonin të ardhura ndërsa disa të
tjera do të vuanin humbjet. Një recesion nuk është një situatë ku çdo dështim është saktesisht
i kundërbalancuar nga një numër kompensues i sukseseve të biznesit. Një recesion është një
situatë në të cilën ekonomia në tërësi pakësohet në përmasa, dështimet e biznesit tejkalojnë
historitë e suksesit, dhe shumë firma përfundojnë duke vuajtur humbjet dhe duke larguar
punonjësit nga puna.
Ligji i Say-t i cili tregon se oferta krijon kërkesën, duket një vlerësim i përafërt për një
periudhë kohe afat-gjatë. Përgjatë periudhave disavjecarë apo dekadave, me rritjen e fuqisë
prodhuese të një ekonomie për të ofruar të mira dhe shërbime, rritet gjithashtu kërkesa totale
me përafërsisht të njëjtin ritëm. Gjithsesi, gjatë periudhave më të shkurtra kohore, recesionet
apo edhe depresionet ndodhin kur firmat përballen me një mungesë kërkese për produktet e
tyre.

Ligji i Keynes-it dhe Kërkesa në Makroekonomi


Teoria alternative e ligjit të Say-t, mund të konsiderohet ligji i Keynes-it sipas të cilit:
-
Employment, Interest, and
se gjatë periudhës së Depresionit, kapaciteti i ekonomisë për ofrimin e të mirave dhe
shërbimeve nuk kishte ndryshuar shumë. Sipas Keynes-it, periudha e Depresionit të Madh- si
dhe shumë periudha të recesioneve të zakonshme nuk ishin shkaktuar nga një rënie e aftësisë
së ekonomisë për të ofruar të mira dhe shërbime, e përbërë nga puna, kapitali fizik apo
teknologjia. Ai mbështeti faktin se ekonomia zakonisht prodhon më pak se potenciali i saj i
plotë, jo sepse është teknikisht e pamundur të prodhosh më shumë me punonjësit dhe
makineritë aktuale, por sepse mungesa e kërkesës në ekonomi si një e tërë çon në mungesë të
nxitjes së firmave për të prodhuar. Ai tregoi se, në raste të tilla, niveli i GDP-së në ekonomi
nuk percaktohet nga potenciali i asaj që ekonomia mund të ofrojë, por nga vlera e kërkesës
totale.
Ligji i Keynes-it zbatohet mjaft mirë në periudha afat-shkurtër prej disa muajsh deri në disa
vjet, ku shumë firma përjetojnë ose një rënie në kërkesë për produktet e tyre gjatë një recesioni
ose një rritje shumë të madhe të kërkesës aq sa kanë vështirësi në prodhimin e mjaftueshëm
gjatë një bumi ekonomik. Gjithsesi, kërkesa nuk mund të tregojë të gjithë historinë
makroekonomike. Në fund të fundit, nëse kërkesa do të ishte e vetmja që kishte rëndësi në
nivelin makroekonomik, atëherë qeveria mund të rriste madhësinë e ekonomisë thjesht duke
fryrë kërkesen totale përmes nje rritjeje në shpenzimet qeveritare ose duke krijuar ligje për
uljen e taksave me qëllim rritjen e komponentin të konsumit. Megjithatë ekonomitë kanë
53
Makroekonomi 1

limite përsa i përket maksimumit që mund të prodhojnë, limite këto të përcaktuara nga sasia
e punës, kapitalit fizik, teknologjisë si dhe strukturave institucionale dhe të tregut që krijojnë
këta faktorë prodhimi së bashku. Këto kufizime në atë çfarë një ekonomi mund të ofrojë në
nivel makroekonomik nuk zhduken vetëm për shkak të rritjes së kërkesës.

Nga ligji i Say-t mbi rëndësinë e ofertës makroekonomike dhe ligji i Keynes-it mbi rëndësinë
e kërkesës makroekonomike rrjedhin dy konkluzione. Konkluzioni i parë i cili tregon se një
qasje ekonomike e fokusuar vetëm në fushën e ofertës dhe jo në atë të kërkesës mund të jetë
një sukses i pjesshëm. Të dyja, oferta dhe kërkesa duhet të merren parasysh në një rast të tillë.
Konkluzioni i dytë tregon se meqë ligji i Keynes-it aplikohet me më shumë saktësi në periudha
afat-shkurtër dhe ligji i Say-t aplikohet me më shumë saktësi në periudha afat-gjata,
shkëmbimet dhe lidhjet mes qëllimeve makroekonomike mund të jenë të ndryshme në
periudha afat-shkurtër dhe në ato afat-gjatë.

2| NDËRTIMI I NJË MODELI TË KËRKESËS AGREGATE DHE OFERTËS


AGREGATE
Për të ndërtuar një model funksional makroekonomik, ne na duhet një model që tregon se
çfarë e përcakton kërkesën agregate dhe ofertën agregate në ekonomi, dhe si kërkesa dhe
oferta agregate bashkëveprojnë në nivel makroekonomik. Ky model është quajtur modeli i
kërkesës agregate dhe ofertës agregate.

Kurba e Kërkesës Agregate


Kërkesa agregate (AD) i referohet sasisë totale të të mirave dhe shërbimeve të brendshme të
kërkuara në një ekonomi.
Ndryshe, kërkesa agregate (AD) i referohet sasisë së shpenzimeve totale për të mira dhe
shërbime të brendshme në një ekonomi. Përfshin të katërt komponentët e kërkesës: konsumin,
investimet, shpenzimet qeveritare, dhe eksportet neto (eksporte minus importe). Kjo kërkesë
përcaktohet nga një numër faktorësh, por një prej tyre është niveli i çmimeve i cili mat çmimin
mesatar të të mirave dhe shërbimeve për të cilat ne shpenzojmë. Kurba e kërkesës agregate
(AD) tregon sasinë e shpenzimeve totale për të mira dhe shërbime të brendshme në secilin
nivel të çmimit.
Figura 3.1 tregon kurbën e kërkesës agregate (AD). Boshti horizontal tregon GDP-në reale
dhe boshti vertikal tregon nivelin e çmimeve. Kurba AD ka pjerrësi negative, që do të thotë
se rritja në nivelin e çmimeve të produkteve çon në një ulje të sasisë së kërkuar të të mirave
dhe shërbimeve (shpenzimeve totale).

54
Makroekonomi 1

Figura 3.1 Kurba e kërkesës agregate (AD)

Arsyeja e pjerrësisë negative të AD-së lidhet me mënyrën se si ndryshimi i nivelit të çmimeve


ndikon në komponentët nga të cilët përbëhet kërkesa agregate të cilët janë: konsumi (C),
investimet (I), shpenzimet qeveritare (G) dhe eksportet (X) minus importet (M): pra,
AD = C + I + G + X M.

Reagimi i tyre ndaj ndryshimit të çmimit analizohet nëpërmjet tre efekteve kryesore të quajtur
efekti i fuqisë blerëse (pasurisë), i normave të interesit dhe i kursit të këmbimit.

Efekti i fuqisë blerëse: sipas këtij efekti, duke mbajtur të pandryshuar nivelin e pasurisë së
individëve, rritja e nivelit të çmimeve bën që fuqia blerëse e pasurisë që inidvidët kanë ruajtuar
në llogaritë e tyre bankare dhe në asete të tjera të bjerë, duke u zvogëluar deri diku prej
inflacionit. Me rritjen e nivelit të çmimeve, shpenzimet për konsum (që janë komponent i AD)
do të bien, për shkak të rënies së fuqisë blerëse duke i bërë njerëzit më të varfër në terma reale
edhe pse zotërojnë të njëjtën pasuri.
Efekti i normave të interesit: sipas këtij efekti, me rritjen e çmimeve për të mira dhe shërbime,
e njëjta blerje do të kërkojë më shumë para apo kredi për tu realizuar. Kjo shtesë në kërkesën
për para apo kredi do të rrisë normat e interesit. Nga ana tjetër, normat e interesit më të larta
do të reduktojnë kërkesën për hua nga ana e bizneseve për qëllime investimesh dhe do të
reduktojë marrjen e huasë nga familjet për shtëpi apo produkte të ndryshme, duke reduktuar
në të njëjtën kohë shpenzimet për konsum dhe investim (të dyja komponentë të AD).
Efekti i kursit të këmbimit tregon se nëse çmimet rriten në një vend A ndërkohë që do të
mbahen të fiksuara në vendet e tjera, atëherë të mirat në vendin A do të jenë relativisht më të
shtrenjta krahasuar me të njëjtat të mira në pjesën tjetër të botës. Eksportet e vendit A do të
55
Makroekonomi 1

jenë relativisht më të shtrenjta dhe si rrjedhojë sasia e tyre do të bjerë. Importet e vendit A
nga jashtë vendit do të jenë relativisht më të lira, pra sasia e importeve do të rritet. Kështu, një
nivel më i lartë i çmimeve vendase, në krahasim me nivelet e çmimeve në vendet e tjera, do
të reduktojnë shpenzimet neto të eksportit (komponent i AD).

Zhvendosja e Kurbës së Kërkesës Agregate (AD)


Sic u përmend më sipër, komponentët e kërkesës agregate janë shpenzimet e konsumit (C),
investimet (I), shpenzimet qeveritare (G) dhe eksportet (X) minus importet (M). Një
zhvendosje e kurbës AD në të djathtë do të thotë që të paktën një nga këta komponente është
rritur në mënyrë që një sasi më e madhe shpenzimesh do të kryhet për çdo nivel çmimi. Një
zhvendosje e kurbës AD në të majtë do të thotë që të paktën një nga këto komponentë ka rënë
në mënyrë të tillë që sasia e shpenzimeve totale të jetë reduktuar për çdo nivel çmimi.
Ndryshimi i secilit nga komponentët e kërkesës agregate si dhe faktorët që ndikojnë në to,
sjell zhvendosjen e kurbës AD.
Nëse konsumi (C) rritet ose ulet atëherë kurba e kërkesës agregate AD do të zhvendoset
përkatësisht në të djathtë ose në të majtë pozicionit fillestar. Në të njëjtën mënyrë analizohen
edhe efektet që sjellin ndryshimet në faktorët që ndikojnë shpenzimet për konsum në një
periudhë të caktuar.
Investimet gjithashtu janë një tjetër komponent i rëndësishëm i AD që shkakton zhvendosjen
e kurbës AD majtas ose djathtas pozicionit fillestar. Rritja ose rënia e Investimeve sjell rritjen
ose rënien e kërkesës agregate. Një zhvendosje e AD në të majtë dhe një lëvizje
korresponduese e ekuilibrit, nga E0 në E1, me një sasi më të ulët të prodhimit dhe nivele
cmimi më të ulta, është paraqitur në Figurën 3.2 (b).
Komponenti i tretë i kërkesës agregate janë shpenzimet qeveritare (G). Pavarësisht se
ekonomitë supozohen të jenë ekonomi tregu, qeveria ende luan një rol të rëndësishë. Është
qeveria ajo që siguron shërbime publike të rëndësishme si siguria kombëtare, infrastruktura e
trasnportit dhe edukimi. Buxheti i qeverisë ofron një mjet të fuqishëm për të ndikuar në
kërkesën agregate. Jo vetëm që AD mund të rritet nga më shumë shpenzime qeveritare (ose të
reduktohet nga më pak shpenzime qeveritare), por konsumi dhe investimet mund të
influencohen duke ulur ose rritur normat e takses. Kështu, shpenzimet e larta qeveritare do të
bëjnë që AD të zhvendoset në të djathtë, si në Figurën 3.2 (a), ndërkohë që shpenzime më të
ulta qeveritare do të bëjnë që AD të zhvendoset në të majtë, si në Figurën 3.2 (b).
Shpenzimet për eksporte dhe importe (eksporti neto Nx) janë faktori tjetër i rëndësishëm që
ndikon në zhvendosjen e kurbës AD. Eksportet janë produktet e prodhuara brenda dhe të
shitura jashtë vendit, ndërsa importet janë produkte të prodhuara jashtë vendit por të blera nga
individët brenda vendit. Meqenëse kërkesa agregate është përcaktuar si shpenzime në të mira
dhe shërbime vendase, shpenzimet e eksportit shtohen në AD, ndërsa shpenziemt e importit
zbriten nga AD. Rritja e eksporteve (kur importet nuk ndryshojnë, bien ose rriten më pak sesa
vet eksportet) shoqërohet me zhvendosje djathtas të AD-së dhe e anasjellta sjell një
zhvendosje në të majtë të vendodhjes fillesatare.

56
Makroekonomi 1

Figura 3.2 Zhvendosjet në Kërkesën Agregate (a) Një rritje në C, I, G, Nx (b) Një ulje në C,
I, G, Nx.

Nëse do tentonim ti gruponim faktorët që ndikojnë në zhvendosjen e kërkesës agregate,


diskutimi do të fokusohej në dy kategori të gjëra: ndryshimet në sjellen e konsumatorëve ose
firmave dhe ndryshimet në taksat qeveritare ose politikat e shpenzimeve.
Kur konsumatorët ndihen më të sigurt për të ardhmen e ekonomisë, ata kanë tendencën të
konsumojnë më shumë dhe so rrjedhojë të rriten shpenzimet për konsum (C). Nëse siguria e
bizneseve ne ekonomi është e lartë, firmat tentojnë të shpenzojnë më shumë për investime,
duke besuar se fitimi i ardhshëm nga ky investim do të jetë i konsiderueshëm. Anasjelltas,
nëse siguria e bizneseve ose konsumatorëve bie, atëherë shpenzimet për konsum dhe investim
gjithashtu do të bien.
Politikat e Taksave gjithashtu mund të ndikojnë në shpenzimet për konsum dhe investim.
Shkurtimet e Taksave për individët do të tentojë të rrisë shpenzimet për konsum, ndërkohë që
rritja e taksave do ti zvogelojë ato. Politikat e taksave mund të rrisin kërkesën për investim
duke ofruar norma më të ulta tatimore për korporatat ose ulje të taksave që përfitohen për lloje
të vecanta investimesh. Zhvendosja e C ose I do të zhvendosi të gjithë kurbën AD.

57
Makroekonomi 1

Faktorë që zvogëlojnë Kërkesën Faktorë që Rrisin Kërkesën Agregate


Agrgate(AD) (AD)

Konsumi Konsumi

Rritja e taksave Rënia e taksave


Rënia e të ardhurave Rritja e të ardhurave
Rritja e normave të interesit Rënia e normave të interesit
Dëshira për të kursyer më shumë Dëshira për të kursyer më pak
Zvogëlimi i pasurisë Rritja e pasurisë
Rënia në të ardhurat e pritshme Rritja në të ardhurat e pritshme
Investimet Investimet

Rënia e normës së pritshme të Rritja në normën e pritshme të


kthimit kthimit
Rritja e normave të interesit Rënia e normave të interesit
Rënia e besimit të biznesit Rritja e besimit të biznesit
Shpenzimet Qeveritare
Shpenzimet Qeveritare
Reduktimi i shpenzimeve
qeveritare Rritja e shpenzimeve qeveritare
Rritja e taksave Rënia e taksave

Eksportet neto Eksportet neto

Zvogëlimi i kërkesës së jashtme Rritja e kërkesës së jashtme


Rritja e çmimeve relative të Rënia e çmimeve relative të
mallrave vendase mallrave vendase

Kurba e ofertës agregate dhe GDP-ja potenciale


Firmat marrin vendime në lidhje me sasinë e ofruar nga një produkt bazuar në fitimet që ato
presin të realizojnë. Fitimet, nga ana tjetër, janë gjithashtu të përcaktuara nga çmimi i
produkteve që firmat shesin dhe çmimi i inputeve, si puna apo lëndët e para, që firmës i
nevojitet të blejë për tu përdorur gjatë prodhimit. Oferta agregate (AS) i referohet sasisë
totale të të mirave dhe shërbimeve (psh.: GDP reale) që firmat prodhojnë dhe shesin. Kurba
e ofertës agregate (AS) tregon sasinë totale të të mirave dhe shërbimeve (psh.: GDP reale)
që firmat prodhojnë dhe shesin në secilin nivel të çmimeve.

58
Makroekonomi 1

Figura 3.3 Kurba e ofertës agregate (AS)

Boshti horizontal i grafikut tregon GDP-në reale, e cila është niveli i GDP-së i regulluar me
normën e inflacionit. Boshti vertikal tregon nivelin e çmimeve. Me rritjen e nivelit të cmimeve
( çmimi mesatar i të gjithë të mirave dhe shërbimeve të prodhuara në ekonomi), rritet
gjithashtu edhe sasia totale e të mirave dhe shërbimeve të ofruara. Pse? Niveli i çmimeve në
boshtin vertikal përfaqëson çmimet e të mirave përfundimtare ose outputeve në ekonomi, por
jo nivelin e çmimeve për të mirat dhe shërbimet e ndërmjetme të cilat janë inpute në prodhim.
Keshtu, kurba AS tregon se si ofruesit do të ndikohen nga një nivel çmimi më i lartë për të
mirat dhe shërbimet përfundimtare, ndërkohë që mbajtja e çmimeve të inputeve si puna dhe
kapitali qëndrojnë konstante. Nëse firmat në të gjithë ekonominë përballen me një situatë ku
niveli i çmimeve i të mirave që ato prodhojnë dhe shesin është duke u rritur, por kostot e
prodhimit nuk ndryshojnë, atëherë joshja nga përfitimet e larta do ti shtyjë ato për të zgjeruar
prodhimin.
Pjerrësia e një kurbe AS ndryshon nga pothuajse e sheshtë në të majtë në pothuajse vertikale
në të djathtë. Në anën e majtë të kurbës së ofertës agregate, niveli i outputeve në ekonomi
është shumë më poshtë se GDP-ja potenciale, e cila përcaktohet si sasia që një ekonomi mund
të prodhojë duke përdorur plotësisht nivelet ekzistuese të saj të punës, kapitalit fizik dhe
tekonlogjisë në konteksin e nje tregu ekzistues. Në këto nivele relativisht të ulëta të prodhimit,
nivelet e papunësisë janë të larta, dhe shumë ndërmarrje punojnë vetëm me kohë të pjesshme,
ose kanë mbyllur dyert. Në këtë situatë, një rritje relativisht e vogël e çmimeve të outputeve,
duke supozuar se nuk ka rritje të çmimeve të inputeve, mund të inkurajojë një rritje të

59
Makroekonomi 1

konsiderueshme në sasinë e ofruar sepse ka shumë punëtorë dhe ndërmarrje të cilat janë gati
të futen në prodhim. Me rritjen e sasisë së prodhuar dhe ofruar, firma dhe industri të caktuara
do të fillojnë të shkojnë drejt limiteve: të gjithë punonjësit ekspertë në një industri të caktuar
do të jenë të punësuar madje ndërmarrjet apo industritë në një vendodhje gjeografike të
caktuara do të jenë duke punuar me intensitet të plotë. Në zona të ndermjetme të kurbës AS,
një nivel më i lartë çmimesh për ouptutet vazhdon të inkurajojë sasi më të mëdha të ouputeve,
por siç tregon edhe grafiku, sa më e pjerrët të bëhet kurba e ofertës agregate shohim se, rritja
e sasisë së ofruara që i përgjigjet një rritjeje të caktuar në nivelin e çmimeve nuk do vazhdojë
të jetë po aq e madhe.

Pse AS tejkalon GDP-n potenciale ?


Kurba e ofertës agregate është paraqitur në një formë të tillë që tejkalon vijën e GDP-së
potenciale. Kjo formë mund të duket e çuditshme: Si mundet një ekonomi të prodhojë në një
-
Intuita ekonomike qëndron në faktin se nëse çmimet për ouptutet do të ishin mjaftueshëm të
larta, prodhuesit do të bënin përpjekje të mëdha për të prodhuar: të gjithë punonjësit do të
punonin me orë shtesë dhe të gjitha makineritë do të përdoreshin 24 orë në ditë për çdo ditë të
javës. Ky prodhim tepër intensiv do të shkonte përtej përdorimit të punës potenciale dhe
burimeve të kapitalit fizik, duke i përdorur ato në një mënyrë jo të qëndrueshme në terma afat-
gjatë. Keshtu, është në të vërtetë e mundur që prodhimi të shkojë përtej GDP-së potenciale,
por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore.
Në krahun e djathtë, kurba e ofertës agregate bëhet pothuajse vertikale. Në këto nivele sasie,
çmimet e larta për ouputet nuk mund të inkurajojnë prodhimin shtesë, sepse edhe nëse firmat
duan të zgjerojnë prodhimin, inputet e punës dhe makineritë në ekonomi janë duke u përdour
me kapacitet të plotë. Në këtë shembull, vija vertikale tregon se GDP-ja potenciale arrihet në
vlerën 6,500 të prodhim total. Kur një ekonomi është duke funksionuar në GDP-në potenciale,
makineritë dhe pajisjet janë duke punuar me kapacitet të plotë dhe norma e papunësisë është
relativisht e ulët në krahasim me normën natyrore të papunësisë. Për këtë arsye, GDP-ja
potenciale është quajtur shpeshherë si GDP-ja e punësimit të plotë.

Përcaktimi i SRAS dhe LRAS


Më sipër treguam diferencat ndërmjet ndryshimeve afat-shkurtra në ofertën agregate, të cilat
janë treguar nga kurba AS dhe ndryshimeve afat-gjata në ofertën agregate, të cilat janë
përcaktuar nga vija vertikale e GDP-së potenciale. Në periudha afat-shkurtër, nëse kërkesa
është shumë e ulët(ose shumë e lartë), është e mundur për prodhuesit të ofrojnë më pak
GDP(ose më shumë GDP) se potenciali. Megjithatë, në planin afat-gjatë prodhuesit janë të
limituar në prodhim deri në GDP potenciale. Për këtë arsye, ajo çfarë është quajtur kurba AS
do ti referohemi si kurba afat-shkurtër e ofertës agregate (SRAS). Vijës vertikale të GDP-së
-gjatë e ofertës agregate(LRAS).

60
Makroekonomi 1

Ekuilbri në modelin e Kërkesës Agregate/Ofertës Agregate


Pikëprerja e kurbës së kërkesës agregate dhe ofertës agregate tregon nivelin e ekuilibrit për
GDP-në reale dhe nivelin e çmimeve ekuilibër në ekonomi. Në një nivel çmimesh relativisht
të ulët për outputet, firmat kanë më pak nxitje për të prodhuar, edhe pse konsumatorët do të
jenë të gatshëm të blejnë sasi më të mëdha. Me rritjen e nivelit të çmimit të outputeve, oferta
agregate rritet dhe kërkesa agregate bie deri sa arrihet pika e ekuilibrit.

Figura 3.4 Ekuilibri AD-AS

Ekuilibri fillestar i grafikut AD/AS do të zhvendoset në një ekuiliber të ri nëse kurbat AS ose
AD zhvendosen. Kur kurba e ofertës agregate zhvendoset në të djathtë, atëherë për çdo nivel
çmimi, prodhohet një sasi më e madhe e GDP-së reale.

Zhvendosja e Kurbës së Ofertës Agregate AS


Kur kurba SRAS zhvendoset në të majtë, atëherë në çdo nivel të çmimit, prodhohet një sasi
më e vogël e GDP-së reale. Në këtë pjesë do diskutohen dy nga faktorët më të rëndësishëm
që mund të cojnë në zhvendosjen e kurbës AS: rritja e produktivitetit dhe çmimi inputeve.

Si e zhvendos rritja e produktivitetit kurbën AS?


Në periudhën afat-gjatë, faktori më i rëndësishëm që zhvendos kurbën AS është rritja e
61
Makroekonomi 1

produktivitetit. Me produktivitet kuptojmë se sa output mund të prodhohet duke përdorur një


sasi të dhënë të punës. Një mënyrë matjeje është llogaritja e outputit për punëtor ose GDP-së
për frymë. Me kalimin e kohës, produktiviteti rritet në mënyrë që, e njëjta sasi pune e përdorur
të prodhojë më shumë output. Një rritje e nivelit të produktiviteti zhvendos kurbën AS në të
djathtë, sepse përmes produktivitetit të përmirësuar, firmat mund të prodhojnë sasi më të
madhe outputi në çdo nivel çmimi. Figura 3.5 (a) tregon një rritje të produktivitet gjatë dy
periudhave kohore. Kurba AS zhvendoset nga SRAS0 në SRAS1 dhe më pas në SRAS2, dhe
ekuilibri zhvendoset nga E0 në E1 dhe më pas në E2. Produktiviteti më i lartë bën që
punonjësit të prodhojnë më shumë GDP, si rrjedhojë punësimi i plotë nënkupton një nivel më
të lartë të GDP-në potenciale për këtë ekonomi, e cila reflektohet nga zhvendosja djathtas e
LRAS0 në LRAS1 dhe LRAS2.

Figura 3.5 Zhvendosja e Ofertës Agregate (a) Rritja në produktivitet bën që kurba
SRAS të zhvendoset në të djathtë.
(b) Nje cmim më i lartë për inputet do të thotë që për cdo nivel cmimi për outputin, një sasi
më e vogël do të prodhohet kështu që oferta agregate do të zhvendoset në majtë nga SRAS0
në AS1.

Një zhvendosje e kurbës SRAS në të djathtë do të rezultojë në një GDP reale më të madhe
dhe në një presion për uljen e nivelit të çmimeve, nëse kërkesa agregate mbetet e pa ndryshuar.

Si e zhvendosin Kurbën AS ndryshimet në Çmimin e Inputeve?


Çmimet e larta të inputeve që përdoren gjerësisht në të gjithë ekonominë mund të kenë një
impakt makroekonomik në ofertën agregate. Shembuj të këtyre inputeve të përdorura
gjerësisht përfshijnë pagat dhe lëndët e para. Rritja e çmimeve të këtyre inputeve do të çojë
62
Makroekonomi 1

në zhvendosje të kurbës SRAS në të majtë, që do të thotë se në çdo nivel çmimi të dhënë për
output, një çmim më i lartë inputesh do të dekurajojë prodhimin , sepse do të zvogëlojë
mundësitë për fitime. Figura 3.5 (b) tregon kurbën e ofertës agregate duke u zhvendosur në
të majtë, nga SRAS0 në SRAS1, duke shkaktuar që ekuilibri të levizë nga E0 në E1. Levizja
nga ekuilibri origjinal E0 në ekuilibrin e ri E1 do të sjellë një sërë efektesh: zvogëlim të GDP-
s ose recesion, papunësi më të lartë sepse ekonomia tani është më larg nga GDP potenciale
dhe një nivel më të lartë çmimesh. Anasjelltas, një rënie çmimi e një inputi kyç si nafta do të
zhvendosi kurbën SRAS në të djathtë, duke siguruar një nxitje për të prodhuar më shumë në
çdo nivel çmimi për outputet. Bashkë me çmimet e burimeve të energjisë, dy inpute kyçe që
mund të zhvendosin kurbën SRAS janë kostoja e punës, ose pagat si dhe kostoja e lëndëve të
para të importuara që përdoren si inpute për produktet e tjera. Në këto raste gjithashtu, themi
se çmimet më të ulta për inpute zhvendosin në të djathtë të SRAS, ndërsa çmimet më të larta
bëjnë që SRAS të zhvendoset në të majtë.

Tronditje të tjera të Ofertës


Kurba e ofertës agregate mund të zhvendoset nga tronditjet mbi inputet e lëndëve të para ose
forcës punëtore. Për shembull, një përkeqësim i menjëhershëm dhe i papritur i motit mund të
shkatërrojë një numër të madh të kulturave bujqësore, një tronditje që do të zhvendoste kurbën
AS në të majtë meqë do të kishte më pak kultura bujqësore për çdo çmim të dhënë.
Ngjashmërisht, tronditjet në tregun e punës mund të ndikojnë në ofertën agregate. Një
shembull ekstrem, mund të jetë një luftë e huaj e cila kërkon që një numër i madh punëtorësh
të ndalojnë prodhimin e zakonshëm, në mënyrë që të luftojnë për vendin e tyre. Në këtë rast,
oferta agregate do të zhvendosej në të majtë sepse do të kishte më pak punëtorë në dispozicion
për të prodhuara të mira për çdo çmim.

Rëndësia e Modelit te Kërkesës Agregate / Ofertës Agregate


Makroekonomia është një fushë që tenton të jap një pamje të përgjithshme të ekonomisë, që
do të thotë se duhet të bashkërendojë shumë koncepte njëkohësisht. Për shembull, fillon me
tre qëllimet kryesore makroekonomike që janë; qëllimi i rritjes ekonomike, inflacionit të ulët,
dhe papunësisë së ulët. Kërkesa Agregate përbëhet nga katër elementë: konsumin, investimin,
shpenzimet qeveritare dhe eksportet minus importet. Oferta Agregate tregon se si bizneset, në
të gjithë ekonominë do të reagojnë ndaj niveleve të larta të çmimeve të prodhimit. Së fundmi,
një numër i madh ngjarjesh ekonomike dhe vendime politike mund të ndikojë në kërkesën dhe
ofertën agregate, duke përfshire taksat qeveritare dhe vendimet për shpenzime; siguria e
konsumatorëve dhe bizneseve; ndryshimet në çmime të inputeve kryesore si nafta dhe
teknologjitë që sjellin nivel më të lartë prodhimi.
Modeli i Kërkesës dhe Ofertës Agregate është një nga grafikët më themelorë në këtë lëndë
sepse siguron një kornizë të përgjithshme për bashkimin e këtyre faktorëve në një grafik të
vetëm.

63
Makroekonomi 1

3|ANALIZA KEYNESIAN-ISTE DHE NEOKLASIKE E EKUILIBRIT


MAKROEKONOMIK

Kërkesa Agregate në Analizën Keynesian-iste


Analiza Keynesian-iste fokusohet në rëndësinë e kërkesës agregate. Ideja është e thjeshtë:
firmat prodhojne outpute vetëm nëse presin ti shesin ato. Kështu, ndërkohë që
disponueshmëria e faktorëve të prodhimit përcakton nivelin e GDP potenciale të një vendi,
sasia e të mirave dhe shërbimeve që aktualisht shiten, të njohura si GDP reale, varet nga sasia
e kërkesës që ekziston në të gjithë ekonominë për këto të mira. Kjo pikë është e ilustruar në
Figurën 3.6

Figura 3.6 Modeli Keynesian AD/AS

Keynes-i argumentoi teorinë e tij duke u nisur nga fakti se kërkesa agregate nuk është e
qëndrueshme dhe mund të ndryshojë papritur. Supozoni se ekonomia fillon aty ku AD prek
SRAS në P0 dhe Yp. Për shkak se Yp është outputi potencial, ekonomia është në kushtet e
punësimit të plotë. Meqenëse AD është e paqëndrueshme mund të bjerë shpejtë. Kështu, edhe
nëse ne fillojmë në Yp, nëse AD pëson rënie, atëherë ne e gjejmë veten në atë çka Keynes-i e
quajti hendek recesioni. Ekonomia është në ekuilibër por në një nivel më të ulët se ai i
punësimit të plotë, sic tregohet në Y1 në Figurën 3.6. Sipas Keynes-it ekonomia do të priret
të qëndrojë në një hendek recesioni, me papunësinë përkatëse, për një periudhë të
konsiderueshme kohe.
Në të njëjtën mënyrë, nëse AD rritet, ekonomia mund të pësoje një hendek inflacionist, ku
kërkesa tënton të rritet në ekonomi përtej outputit potencial. Si pasojë, ekonomia përjeton

64
Makroekonomi 1

inflacionin. Implikimi kryesor i politikave për të dyja situatat është se qeveria duhet të
ndërhyjë për të mbyllë hendekun, duke shtuar shpenzimet gjatë recesionit dhe duke ulur
shpenzimet gjatë bumit për të kthyer kërkesën agregate në nivelin që i përshtatet ouputit
potencial.

Ndërtimi i Modelit Keynesian


Ekonomiksi Keynesian fokusohet në shpjegimin se pse recesionet dhe depresionet ndodhin
dhe çfarë politike mund të ofrohet për të minimizuar efektet e tyre. Pikëpamja Keynesiane e
recesionit është e bazuar në dy faktorë që përdoren për të ndërtuar modelin. Së pari, kërkesa
agregate nuk është gjithmonë e lartë mjaftueshëm për të nxitur firmat për të punësuar aq
punëtorë sa të arrihet punësimi i plotë. Së dyti, ekonomia në tërësi mund të përshtatet shumë
ngadalë ndryshimeve në kërkesën agregate për shkak të çimeve dhe pagës fikse, të cilat janë
nivele të pagës dhe çmimit që nuk ndryshojnë sipas uljes apo rritjes në kërkesë. Në vijim do
trajtojmë mënyrën sesi ndikojnë secili nga këta faktorë sipas modelit Keynesian-ist.
Modeli i parë i ndërtuar sipas Keynes-it supozon që recesioni arrihet kur kërkesa e familjeve
dhe bizneseve për të mira dhe shërbime është më pak se sa mund të prodhohet në kushtet e
punësimit të plotë. Në terma të tjerë, pikëprerja mes ofertës agregate dhe kërkesës agregate
arrihet në nivelin kur outputi është më i vogël sesa niveli i GDP-së potenciale me punësim të
plotë. Supozojmë se tregu i aksioneve pëson rënie, sic ndodhi në 1929. Ose, supozojmë se
tregu i pronave të paluajtshme dështon, sic ndodhi në 2008. Në secilin nga rastet, mirëqenia e
familjeve do të reduktohet, dhe konsumi do të bjerë. Nëse supozojmë se bizneset e kuptojnë
se shpenzimet konsumatore po bien, kjo do të reduktojë shpresën për përfitime nga investimet,
kështu që bizneset do të ulin shpenzimet për investime. Megjithëse kapaciteti i prodhimit
ekziston, tregjet nuk janë në gjendje të shesin produktet e tyre. Si rezultat, GDP reale ështe
më e vogël se GDP potenciale.

Paga dhe Çmimi Fiks.


Keynes-i gjithashtu vuri në dukje se megjithëse AD luhatej, çmimet dhe pagat nuk i përgjigjen
menjëherë sikurse ekonomistët presin të ndodhë zakonisht. Në vend të kësaj, çmimet dhe
pagat janë të fiksuara, duke e bërë të vështirë rikthimin e ekonomisë në punësim të plotë dhe
në GDP potenciale. Keynes-i u fokusua në një arsye të veçantë se pse pagat ishin fikse: në
argumentin koordinues
Sipas këtij argumenti, edhe nëse shumica e njerzve do të ishin të gatshëm - së paku
hipotetikisht- të pranonin një ulje të pagës së tyre në periudha të vështira ekonomike, për sa
kohë të gjithë të tjerët do të përjetonin një ulje të tillë, një ekonomi e orientuar drejt tregut nuk
ka një mënyrë të përshtatshme për të implementuar një plan të reduktimit të pagave. Shumica
e arsyeve pse pagat nuk mund të ulen përqëndrohen në argumentin se bizneset i shmangen
shkurtimit të pagave për shkak se në një mënyrë apo në një tjetër mund të ulin moralin dhe të
dëmtojnë produktivitetin e punonjësve aktualë.
Disa ekonomistë modernë kanë argumentuar në të njëtën mënyrë sikurse Keynesi se bashkë
me pagat, çmimet e tjera mund të jenë gjithashtu të pandryshuara. Shumë firma nuk i
65
Makroekonomi 1

ndryshojnë çmimet e tyre çdo ditë ose çdo muaj. Kur një firmë merr në konsideratë të
ndryshojë çmimet, duhet të konsiderojë dy anët e kostos. Së pari, ndryshimet e çmimeve
kërkojnë përdorimin e burimeve të firmës: manaxherët duhet të analizojnë konkurencën dhe
kërkesën e tregut dhe të vendosin se sa do të jenë çmimet e reja, materialet e shitjes duhen
përditësuar, të dhënat e faturimit do të ndryshojnë, si dhe etiketat e produkteve dhe etiketat e
çimeve duhet të bëhen nga e para. Së dyti, ndryshimet e shpeshta në çmime mund të krijojnë
konfuzion ose nervozizëm te klientët, sidomos nëse ata kuptojnë se një produkt tani kushton
më shumë nga sa pritej.
Për të kuptuar efektet e pagave dhe çmimeve të fiksuara në ekonomi, analizojmë Figurën 3.7
(a) e cila ilustron tregun e përgjitshëm të punës, ndërsa Figura 3.7 (b) ilustron një treg për një
të mirë ose shërbim specifik. Ekuilibri origjinal (E0) në çdo treg arrihet në pikëprerjen e kurbës
së kërkesës (D0) dhe kurbës së ofertës (S0). Kur kërkesa agregate bie, kërkesa për punë
zhvendoset në të majtë (drejt D1) në Figurën 3.7 (a) dhe kërkesa për të mira zhvendoset në të
majtë (drejt D1) në Figurën 3.7 (b). Gjithsesi, për shkak të pagave dhe çmimeve fikse, paga
qëndron në nivelin fillestar (E0) për një periudhë kohe dhe çmimi qëndron në nivelin e tij
orgjinal (P0).
Si rezultat, një situatë e ofertës së tepërt- ku sasia e ofruar tejkalon sasinë e kërkuar në cmimin
ose pagën ekzistuese- ekziston si në tregjet për punë dhe në tregjet e produkteve, dhe Q1 është
më i vogël se Q0 në Figurën 3.7 (a) dhe në Figurën 3.7 (b). Kur shumë tregje pune dhe shumë
tregje të mirash në të gjithë ekonominë e gjejnë veten në këtë pozicion, ekonomia është në një
recesion; në këtë rast firmat nuk mund të shesin atë cfarë mund të prodhojnë me një cmim
tregu ekzistues dhe nuk duan të punësojnë të gjithë punonjësit të cilët janë gati të punojnë me
pagën e tregut ekzistues.

Figura 3.7. (a) Tregu i Punës dhe (b) Tregu i të mirave

66
Makroekonomi 1

Ndërtimi i Modelit Neoklasik


Perspektiva neoklasike në makroekonomi thotë se, në periudhën afat-gjatë, ekonomia do të
luhatet rreth GDP-së potenciale dhe normës së saj natyrore të papunësisë. Ky model ndërtohet
mbi dy supozime bazë të ekonomisë neoklasike: (1) madhësia e ekonomisë përcaktohet nga
GDP-ja potenciale dhe (2) pagat dhe çmimet janë fleksibël, në mënyrë që ekonomia të
përshtatet me nivelin e GDP potenciale të prodhimit. Implikimi kryesor i kësaj teorie është: A
duhet të fokusohet qeveria më shumë në rritjen afat-gjatë dhe në kontrollin e inflacionit sesa
të shqetësohet për recesionin ose papunësinë ciklike? Ky përqendrim në rritjen afat-gjatë dhe
jo në luhatjet afat-shkurtra të ciklit të biznesit do të thotë se teoria neoklasike ështe më e
dobishme për analiza makroekonomike afat-gjata dhe teoria Keynes-aniste ështe më e
dobishme për analiza makroekonomike afat-shkurtra.
Në periudhën afat-gjatë, niveli i GDP potenciale përcakton madhësinë e GDP reale. Kur i
i referohemi atij niveli prodhimi që mund të arrihet kur të gjitha
burimet në dispozicion (toka, puna, kapitali dhe aftësia sipërmarrëse) janë përdorur plotësisht.
Duke qenë se në tregjet e punës shkalla e papunësisë nuk do të jetë kurrë zero, punësimi i
plotë në tregun e punës i referohet nivelit zero të papunësisë ciklike. Në treg do të ketë
gjithmonë një nivel papunësie në formën e papunësisë strukturore dhe friksionale, por kur
ekonomia operon me zero papunësi ciklike, ekonomia thuhet se është në normën natyrore të
papunësis ose në punësim të plotë. GDP-ja reale ose aktuale krahasohet me GDP-në potenciale
për të përcaktuar se sa mirë po performon ekonomia.
Rritja në GDP mund të shpjegohet nga rritja dhe investimet në kapitalin fizik dhe kapitalin
njerëzor, si dhe përparimet në teknologji.
Në modelin e kërkesës agregate/ofertës agregate (AD-AS), GDP-ja potenciale paraqitet si një
vijë vertikale. Ekonomistët neoklasik që përqëndrohen në GDP-në potenciale si përcaktues
parësorë të GDP-së reale argumentojnë se kurba e ofertës agregate afat-gjatë është një vijë
vertikale në nivelin e GDP-së potenciale, sic tregohet në Figurën 3.8. Një kurbë vertikale
LRAS do të thotë se niveli i ofertës agregate (ose GDP-ja potenciale) do të përcaktojë GDP-
në reale të ekonomisë, pavarësisht nga niveli i kërkesës aggregate. Me kalimin e kohës, rritja
e sasisë dhe cilësisë së kapitalit fizik, rritja në kapitalin njerëzor dhe avancimet teknologjike
zhvendosin GDP-në potenciale dhe kurbën vertikale LRAS gradualisht në të djathtë. Kjo rritje
graduale në GDP-në potenciale në ekonomi përshkruhet si rritje ekonomike afat-gjatë e një
vendi.

67
Makroekonomi 1

Figura 3.8 Një kurbë vetikale AS

Roli i Çmimeve Fleksiblël


Si përshtatet makroekonomia në nivelin e saj të GDP-së potenciale në periudhë afat-gjatë? Po
sikur kërkesa agregate të rritet ose të ulet? Vështrimi neoklasik i mënyrës së përshtatjes së

ndryshojnë në mënyrë të ngadaltë në periudhë afat-shkurtër, ato janë fleksibël me kalimin e


kohës. Për ta kuptuar më mirë këtë, le të ndjekim lidhjet e ekuilibit nga periudhat afat-shkurtra
tek periudha afat-gjatë.
Grafiku i kërkesës agregate dhe ofertës agregate paraqitur në Figurën 3.9 tregon dy kurba të
ofertës aggregate. Kurba fillestare me pjerrësi pozitive e ofertës agregate (SRAS0), është një
kurbë afat-shkurtër ose kurbë Keynesiane AS. Kurba vertikale e ofertës agregate (LRASn)
është kurba afat-gjatë ose AS neoklasike, e cila ndodhet në GDP-në potenciale. Kurba
fillestare e kërkesës agregate, e emërtuar AD0, është paraqitur në mënyrë që ekuilibri fillestar
të ndodhet në pikën E0, pikë në të cilën ekonomia prodhon në GDP-në e saj potenciale .

68
Makroekonomi 1

Figura 3.9 Reagimi i GDP-së potenciale pas rritjes së AD

Nëse supozojmë që një ngjarje ekonomike nxit kërkesën agregate: ndoshta një rritje e shitjeve
të eksporteve ose një rritje në sigurinë e biznesit që çon në më shumë investime. Analiza afat-
shkurtër keynes-iane është qe rritja në kërkesën agregate do të çoj në zhvendosjen e kurbës së
kërkesës aggregate në të djathtë nga AD0 në AD1, duke çuar në një ekuilibër të ri në pikën
E1 me prodhim më të lartë, papunësi më të ulët dhe presion për një rritje inflacioniste në
nivelin e çmimeve.
Megjithatë, në analizë afat-gjatë neoklasike, zinxhiri i ngjarjeve ekonomike është vetëm
fillimi. Ndërsa prodhimi ekonomik rritet mbi GDP-në potenciale, niveli i papunësisë bie.
Ekonomia tani është mbi punësimin e plotë dhe ka mungesë të fuqisë puntore. Punëdhënësit
e etur janë duke u munduar të marrin punonjës nga kompanitë e tjera dhe të inkurajojnë
punonjësit aktualë të punojnë më shumë duke zgjatur orët e punës. Kjo kërkesë e lartë për
punë do të rrisi pagat, Ndërsa pagat rriten, kjo do të nënkuptojë një zhvendosje në të majtë të
kurbës së ofertës agregate afat-shkurtër Keynesiane tek SRAS1, sepse çmimi i një nga
kontribuesit kryesor (puna) në prodhim është rritur. Ekonomia shkon drejt një ekuilibri të ri
(E2). Ekuilibri i ri ka të njëjtin nivel të GDP-së reale sikurse ekuilibri fillestar (E0), por ka
patur një rritje inflacioniste në nivelin e çmimeve.
Ky përshkrim i zhvendosjes afat-shkurtër nga E0 në E1 dhe zhvendosja afat-gjatë nga E1 në
E2 është një mënyrë hap pas hapi për të arritur një konkluzion të thjeshtë: ekonomia nuk mund
të mbështesë prodhimin në një nivel më të lartë se GDP potenciale në periudhën afat-gjatë.
Një ekonomi mund të prodhojë mbi nivelin e GDP potenciale në periudhë afat-shkurtër, nën

69
Makroekonomi 1

presionin e një rritje të kërkesës agregate. Megjithatë, gjatë një periudhe afat-gjatë rritja e
kërkesës agregate përfundon si një rritje në nivelin e çmimeve, jo si një rritje në prodhim.

Sa është Shpejtësia e Përshtatjes Makroekonomike?


Sa kohë duhet për pagat dhe çmimet të përshtaten, dhe për ekonominë të tërhiqet përsëri në
GDP-në e saj potenciale?
Kjo temë është shumë e diskutueshme. Ekonomistët Keynesian argumentojnë se nëse
përshtatja nga recesioni në GDP potenciale merr një kohë shumë të gjatë, atëherë teoria
neoklasike mund të jetë më hipotetike sesa praktike. Në përgjigje të fjalëve të pavdekshme të
John Maynard Keynes, "Në afat të gjatë jemi të gjithë të vdekur", ekonomistët neoklasikë
përgjigjen se edhe nëse rregullimi zgjat, për shembull, për dhjetë vjet, perspektiva neoklasike
mbetet e një rëndësie qendrore për të kuptuar ekonominë. Një pjesë e ekonomistëve neoklasikë
mendon se përshtatja e pagave dhe çmimeve në makroekonomi mund të jetë mjaft e shpejtë.
Teoria e pritjeve racionale pohon se njerëzit formojnë pritjet më të sakta të mundshme për të
ardhmen, duke përdorur të gjithë informacionin në dispozicion të tyre. Në një ekonomi ku
shumica e njerëzve kanë pritje racionale, rregullimet ekonomike mund të ndodhin shumë
shpejt.
Për të kuptuar se si pritjet racionale mund të ndikojnë në shpejtësinë e përshtatjeve të
çmimeve, mendoni për një situatë në tregun e pasurive të paluajtshme. Imagjinoni se disa
ngjarje mund të rrisin vlerën e shtëpive në lagje. Ndoshta një punëdhënës vendas njofton se
do të punësojë më shumë njerëz ose qyteti njofton se do të ndërtojë një park lojrash ose një
bibliotekë në atë lagje. Teoria e pritjeve racionale thekson se edhe pse asnjë nga ndryshimet
nuk do të ndodhë menjëherë, çmimet e shtëpive në lagje do të ngrihen menjëherë, sepse pritja
që shtëpitë do të jenë më të vlefshme në të ardhmen do të çojë blerësit të jenë të gatshëm të
paguajnë më shumë në të tashmen. Shuma e rritjes së menjëhershme në çmimet e shtëpive do
të varet nga sa gjasa duket se njoftimet për të ardhmen do të ndodhin dhe se sa të largëta janë
përmirësimet e pritura në të ardhmen. Pika kryesore është se, për shkak të pritjeve racionale,
çmimet nuk presin ngjarjet, por përshtaten menjëherë. Në një nivel makroekonomik, teoria e
pritjeve racionale tregon se nëse kurba e ofertës agregat është vertikal me kalimin e kohës,
atëherë njerëzit duhet të presin racionalisht këtë model. Kur ndodh një ndryshim në kërkesën
agregate, njerëzit dhe bizneset me pritje racionale do të dinë se ndikimi i tij në prodhim dhe
punësim do të jetë i përkohshëm, ndërkohë që ndikimi i tij në nivelin e çmimeve do të jetë i
përhershëm. Nëse firmat dhe punëtorët e perceptojnë përfundimin e procesit paraprakisht dhe
nëse të gjitha firmat dhe punëtorët e dinë, atëherë ata nuk kanë nxitje për të kaluar nëpër një
seri të zgjatur të skenarëve afat-shkurtër, sikurse shpjeguam mësipër.
Teoria që njerëzit dhe firmat kanë prirje racionale mund të jetë një thjeshtëzim i dobishëm,
por si një deklaratë se si njerëzit dhe bizneset sillen aktualisht, supozimi duket shumë i fortë.
Në fund të fundit, shumë njerëz dhe firma nuk janë veçanërisht të mirë informuar, për atë që
po ndodh në ekonomi apo për mënyrën se si funksionon ekonomia.
Një supozim tjetër është se njerëzit dhe firmat veprojnë me pritjet adaptive (përshtatëse),
ata shikojnë përvojën e kaluar dhe gradualisht përshtatin besimet dhe sjelljet e tyre kur
rrethanat ndryshojnë, por nuk janë sintetizues të përsosur të informacionit dhe parashikues të
70
Makroekonomi 1

saktë të së ardhmes në kuptimin e teorisë së pritjeve racionale. Nëse shumica e njerëzve dhe
bizneseve kanë një formë të pritjeve adaptive, atëherë rregullimi nga afatshkurtër në afatgjatë
do të ndodhë hap pas hapi me kalimin e kohës.
Dëshmitë empirike mbi shpejtësinë e rregullimit makroekonomik të çmimeve dhe pagave nuk
janë të qarta. Në të vërtetë, shpejtësia e përshtatjes makroekonomike ndryshon për vende dhe
periudha kohore të ndryshme. Një mendim i arsyeshëm është se efekti fillestar afatshkurtër i
një ndryshimi në kërkesën agregate mund të zgjasë dy deri në pesë vjet, përpara se rregullimet
në paga dhe çmime të bëjnë që ekonomia të përshtatet me GDP-në potenciale. Kështu, mund
të mendohet për periudhën afat-shkurtër për të aplikuar analiza Keynesiane, si periudha
kohore dy deri në pesë vjet, dhe afat-gjatë për zbatimin e analizës neoklasike me më shumë
se pesë vjet. Për qëllime praktike, ky udhëzim është i paqëndrueshëm, por kur analizohet një
mekanizëm kompleks shoqëror si një ekonomi që evoluon me kalimin e kohës, disa paqartësi
duken të pashmangshme.

Ligji i Keynes dhe Ligji i Say në Modelin AD/AS një mënyrë tjetër trajtimi
Modeli AD/AS mund të përdoret për të ilustruar Ligjin e Say-t, që oferta krijon kerkesën e vet
dhe Ligjin e Keynes-it, që kërkesa krijon ofertën e saj. Konsideroni të tre zonat e kurbës SRAS
sic janë identifikuar në Figurën 3.10: Zona Keynesian-e, zona neoklasike dhe zona e
ndërmjetme.

71
Makroekonomi 1

Figura 3.10 Zonat Keynes, Neoklasike dhe Zonat e Ndërmjetme në kurbën e Ofertës
Agregate

Afër ekuilibrit Ek, në zonën Keynesian-e në të majtë të kurbës SRAS, zhvendosjet e vogla në
AD si në të djathtë ose në të majtë do të ndikojë në nivelin e prodhimit Yk, por nuk do të
ndikojë nivelin e cmimeve. Në zonën Keynesian-e, AD kryesisht përcakton sasinë e
prodhimit. Afër ekuilibrit En, në zonën neoklasike në të djathtë të kurbës SRAS, zhvendosjet
e vogla të AD si në të djathtë ose në të majtë do të kenë efekt relativisht të vogël në nivelin e
prodhimit Yn, por nga ana tjetër do të kenë nivel më të lartë ndikimi në nivelin e cmimeve.
Në zonën neoklasike, kurba gati vertikale e SRAS afër me GDP-në potenciale përcakton në
masë të madhe sasine e prodhimit. Në zonën e ndërmjetme afër ekuilibrit Ei, lëvizja e AD në
të djathtë do të rrisë nivelin e prodhimit dhe nivelin e cmimeve, ndërsa një lëvizje e AD në të
majtë do të ulë nivelin e prodhimit dhe nivelin e cmimit.
Përqëndrohuni së pari në zonën Keynesian-e, në atë pjesë të kurbës SRAS në të majtë e cila
është relativisht e sheshtë. Nëse kurba AD prek një pjesë të kurbës SRAS në një pikë ekuilibri
si Ek, atëherë do të pasojnë disa deklarata të caktuara për ekonominë. Në zonën Keynesian-e,
niveli i ekuilibrit të GDP-së reale është shumë më poshtë se GDP potenciale, ekonomia është
në recesion dhe papunësia ciklike është e lartë. Nëse kërkesa agregate zhvendoset në të djathtë

72
Makroekonomi 1

ose në të majtë në zonën Keynesian-e, do të përcaktojë nivelin e prodhimit (dhe kështu


papunësinë). Megjithatë, presioni i cmimeve inflacioniste nuk është shqetësim në zonën
Keynesiane, pasi niveli i cmimeve nuk ndryshon shumë në këtë zonë.
Tani, fokusohuni në zonën neoklasike të kurbës SRAS, e cila është afërsisht në pjesën
vertikale në anën e djathtë. Nëse kurba AD e prek këtë pjesë të kurbës SRAS në pikën ekuiliber
En ku prodhimi është në GDP-në potenciale (ose afër saj), atëherë madhësia e GDP-së
potenciale përcakton nivelin e prodhimit në ekonomi. Meqenëse ekuilibri është pranë GDP-
së potenciale, atëherë papunësia ciklike është e ulët në ekonomi megjithëse papunësia
strukturore mund të mbesë akoma një problem. Në zonën neoklasike, zhvendosjet e kërkesës
agregate në të djathtë ose të majtë kanë pak ndikim në nivelin e prodhimit apo papunësisë. E
vetmja mënyrë për të rritur madhësinë e GDP-së reale në zonën neoklasike është që AS të
zhvendoset në të djathtë. Megjithatë, zhvendosje të AD në zonën neoklasike do të krijojnë
presione që do të ndryshojnë nivelin e 7mimeve.
Së fundmi, merrni parasysh zonën e ndermjetme të kurbës SRAS në Figurën 3.10. Nëse
kurba AD kalon në këtë pjesë të kurbës SRAS në një pikë ekuiliber si Ei, atëherë mund të
presim që papunësia dhe inflacioni të lëvizin në drejtime të kundërta. Për shembull, një
zhvendosje e AD në të djathtë do të levizë prodhimin afër GDP potenciale duke reduktuar
papunësine, por do të cojë në nivele të larta të cmimeve dhe presion në rritje mbi inflacionin.
Anasjelltas, një zhvendosje e AD në të majtë do të çojë më tej prodhimin nga GDP-ja
potenciale
dhe do të rrisë papunësinë, por do të çojë në një nivel më të ulët të çmimeve dhe presion në
rënie ndaj inflacionit.
Kjo qasje e ndarjes së kurbës SRAS në zona të ndryshme funksionon si një test diagnostik që
mund të zbatohet në ekonomi. Së pari, kuptoni në cilën zonë ndodhet ekonomia dhe më pas
fokusohuni në cështjet ekonomike, tregtimet dhe zgjedhjet e politikave do të bëhen më të
qarta. Disa ekonomistë besojnë se ekonomia është fort e predispozuar të jetë në një zonë apo
një tjetër. Kështu, ekonomistët Keynesian-ë besojnë se ekonomitë janë në zonën Keynesian-e
shumicën e kohës, dhe kështu ata e shohin zonën neoklasike si një abstraksion teorik.
Në anën tjetër, ekonomistët neoklasikë argumentojnë se ekonomitë janë në zonën neoklasike
shumicën e kohës dhe se zona Keynesian është një shpërqëndrim.

73
Makroekonomi 1

TERMA KYÇE

Kërkesa agregate (AD) - shuma e shpenzimeve totale për mallrat dhe shërbimet vendase në
një ekonomi

Kurba e kërkesës agregate (AD) - shpenzimet e përgjithshme për mallrat dhe shërbimet
vendase në secilin nivel të çmimeve

Oferta agregate (AS) - sasia totale e prodhimit (p.sh. PBB reale) që firmat do të prodhojnë
dhe shesin

Kurba e ofertës agregate (AS) - sasia totale e prodhimit (p.sh. PBB reale) që firmat do të
prodhojnë dhe shesin në çdo nivel çmimi

Ekonomistë neoklasikë - ekonomistë të cilët në përgjithësi theksojnë rëndësinë e ofertës


agregate në përcaktimin e madhësisë së makroekonomisë në një periudhë afatgjatë

GDP potenciale - sasinë maksimale që një ekonomi mund të prodhojë duke marrë parasysh
shfrytëzimin e plotë të niveleve ekzistuese të punës, kapitalit fizik, teknologjisë dhe
institucioneve.

74
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

6. Analizoni shkurtimisht mekanizmin me të cilin oferta krijon kërkesën e vet.


7. Analizoni shkurtimisht mekanizmin me të cilin kërkesa krijon ofertën e vet.
8. Kurba e ofertës agregate (AS) në periudhën afatshkurtër është ndërtuar duke supozuar se
kur rritet çmimi i outputeve, çmimi i inputeve mbeten të pandryshuara. Analizoni si do të
ndikonte një rritje e çmimeve të inputeve të rëndësishme, në ofertën agregate?
9. Në modelin AD/AS, çfarë e pengon ekonominë të arrijë ekuilibrin në nivelin e prodhimit
potencial?
10. Çfarë thotë ligji i Say-t? Çfarë thotë ligji i Keynsit?
11. A besojnë ekonomistët neoklasik në ligjin e Keynes-it apo në ligjin e Say-it?
12. Cilat janë arsyet ekonomike përse kurba AD ka pjerrësi negative?
13. Cilat janë arsyet ekonomike përse kurba SRAS ka pjerrësi pozitive?
14. Cilat janë komponentët e kërkesës agregate (AD)?
15. Shpjegoni shkurtimisht arsyet pse në anën e majtë të grafikut kurba SRAS është pothuajse
horizontale.
16. Shpjegoni shkurtimisht arsyet pse kurba SRAS është pothuajse vertikale në anën e djathtë
të grafikut.
17. Përmendni disa faktorë që mund të shkaktojnë zhvendosjen e kurbës së SRAS dhe thoni
nëse ata do të zhvendosin SRAS në të djathtë ose në të majtë.
18. Përmendni disa faktorë që mund të shkaktojnë zhvendosjen e AD-së,dhe thoni nëse ata e
zhvendosin kurbën AD në të djathtë ose në të majtë.

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Në tabelën e mëposhtëme janë paraqitur të dhënat për nivelin e çmimeve, AD dhe AS në


një ekonomi hipotetike.
Çmimi AD AS
110 700 600
120 690 640
130 680 680
140 670 720
150 660 740
160 650 760
170 640 770
a. Ndërtoni grafikun AD / AS me të dhënat e tabelës dhe identifikoni ekuilibrin.
b. Nëse supozojmë se si rezultat i një rëduktimi në taksat qeveritare, kërkesa aggregate
(AD) rritet me 50 njësi për çdo nivel çmimi. Identifikoni ekuilibrin e ri pas rënies së
taksave.
c. Si ka ndryshuar sasia në ekuilibrin e ri? Si ka ndryshuar niveli i çmimeve? Çfarë
mendoni se do të ndodhë me punësimin?

75
Makroekonomi 1

2. Një vend imagjinar ABC ka kërkesë dhe ofertë agregate sikurse është paraqitur në
tabelën e mëposhtëme.
Çmimi AD AS
100 700 200
120 600 325
140 500 500
160 400 570
180 300 620

a. Ndërtoni grafikun AD / AS me të dhënat e tabelës dhe identifikoni ekuilibrin.


b. Si mendonin se do jetë papunësia në këtë ekonomi hipotetike? A do ketë papunësi
relativisht të lartë apo të ulët? Pse?
c. Si do jetë parashikimi juaj për inflacionin në këtë ekonomi?
d. Supozojmë se konsumatorët fillojnë të humbasin besimin në lidhje me gjendjen e
ekonomisë, dhe si rrjedhojë AD ulet me 275 njësi në çdo nivel çmimi. Identifikoni
ekuilibrin e ri agregat.
e. Si do të ndikojë zhvendosja e AD-së në nivelin e prodhimit, nivelin e çmimeve dhe
punësimin?

3. Tabela e mëposhtëme paraqet të dhëna për një vend hipotetik.

Çmimi AD AS
50 1000 250
60 950 580
70 900 750
80 850 850
90 800 900

a. Ndërtoni grafikun AD / AS me të dhënat e tabelës dhe identifikoni ekuilibrin.


b. Si mendonin se do jetë papunësia në këtë ekonomi hipotetike? A do ketë papunësi
relativisht të lartë apo të ulët? Pse?
c. Si do jetë parashikimi juaj për inflacionin në këtë ekonomi?
d. Nëse supozojmë se çmimet e inputeve bien dhe AS ndryshon me 150 njësi për çdo
nivel çmimi. Tregoni kahun në të zhvendoset kurba e AS dhe identifikoni ekuilibrin e
ri.
e. Si do të ndikojë ndryshimi në AS në nivelin e prodhimit, nivelin e çmimeve dhe
punësimin?

76
Makroekonomi 1

4. Plotësoni tabelën e mëposhtëme duke bërë dallimet kryesoremidis dy shkollave të


mendimin ekonomik, asaj Keynsiane dhe asaj Neoklasike.

Ekonomiksi
Përmbledhje Ekonomiksi Neoklasik Keynsian

Fokusi: Periudha afatshkurtër apo


afatgjatë
Aktiviteti ekonomik ndikohet
kryesisht nga AD apo nga AS

AS vertikale apo me pjerrësi


pozitive

Pagat dhe çmimet: fikse apo


fleksibël

77
Makroekonomi 1

KREU 4
KONSUMI DHE INVESTIMET

Dy nga komponentët më kryesorë të prodhimit kombëtar janë konsumi dhe investimet.


Natyrisht, vendet dëshirojnë të kenë nivele të larta të artikujve të konsumit siç janë strehimi,
ushqimi, arsimi dhe argëtimi. Në fund të fundit, qëllimi i ekonomisë është të transformojë
inputet si puna dhe kapitali në të mira të destinuara për konsum.
Por kursimi dhe investimet - si pjesë e prodhimit që nuk konsumohet - gjithashtu luajnë një
rol thelbësor në ecurinë ekonomike të një vendi. Vendet që kursejnë dhe investojnë pjesë të
konsiderueshme të të ardhurave të tyre, kanë tendencë të kenë rritje të shpejtë të prodhimit, të
të ardhurave dhe pagave.
Në të kundërt, vendet që konsumojnë shumicën e të ardhurave të tyre, kanë kapital të vjetëruar,
nivel të ulët arsimor dhe teknika prodhimi të prapambetura; ato përjetojnë ritme të ulëta të
rritjes së produktivitetit dhe pagave reale. Konsumi i lartë në krahasim me të ardhurat
parashikon një investim të ulët dhe rritje të ngadaltë; kursimi i lartë çon në investime të larta
dhe rritje të shpejtë. Ndërveprimi midis shpenzimeve dhe të ardhurave luan rol të ndryshëm
në varësi të fazës në të cilën ndodhet cikli i biznesit, nëse është në fazë zgjerimi apo ngushtimi
të prodhimit. Kur konsumi rritet me shpejtësi, kjo rrit shpenzimet totale ose kërkesën agregate,
duke rritur prodhimin dhe punësimin në një periudhë të shkurtër.
Për shkak të rëndësisë që kanë konsumi dhe investimet në fushën e makroekonomisë, ky
kapitull i kushtohet pikërisht studimit të tyre.

1| KONSUMIMI DHE KURSIMI


Konsumi, (ose, më saktë, shpenzimet për konsum) janë shpenzimet e familjeve për mallra dhe
shërbime përfundimtare. Kursimi përbën atë pjesë të të ardhurave të disponueshme që nuk
shkon për konsum.
Konsumi është komponenti me peshë më të madhe në PBB, që përbën nga 77-80 për qind të
shpenzimeve totale gjatë dekadës së fundit në Shqipëri14. Elementët kryesorë të konsumit janë
janë strehimi, automjetet, ushqimi dhe kujdesi mjekësor.

14
Shiko Instat.gov.al/Llogaritë Kombëtare
78
Makroekonomi 1

Asnjë familje nuk shpenzon të gjitha të ardhurat e disponueshme në të njëjtën mënyrë.


Megjithatë, statistikat tregojnë se ekziston një rregullsi e parashikueshme në mënyrën se si
njerëzit shpërndajnë shpenzimet e tyre midis ushqimit, veshjeve dhe sendeve të tjera kryesore.
Familjet e varëfra duhet të shpenzojnë të ardhurat e tyre kryesisht në nevojat jetësore si:
ushqim dhe strehim. Me rritjen e të ardhurave, shpenzimet për produkte ushqimore rriten.
Njerëzit konsumojnë më shumë dhe ushqehen më mirë. Megjithatë, ka një kufi për paratë
shtesë që njerëzit do të shpenzojnë për ushqimin kur të ardhurat e tyre rriten. Rrjedhimisht,
përqindja e shpenzimeve totale të dedikuara për ushqimin bie me rritjen e të ardhurave.

Të Ardhurat, Konsumi dhe Kursimi


Të ardhurat, konsumi dhe kursimi janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Më saktësisht,
kursimi personal është ajo pjesë e të ardhurave të disponueshme që nuk konsumohen; kursimi
është i barabartë me të ardhurat minus konsumin. Studimet ekonomike kanë treguar se të
ardhurat janë përcaktuesi kryesor i konsumit dhe kursimit. Njerëzit e pasur kursejnë më shumë
se njerëzit të varfër, si në vlerë absolute ashtu edhe si përqindje ndaj të ardhurave. Individët
shumë të varfër e kanë të pamundur të kursejnë. Në vend të kësaj, për aq kohë sa ata mund të
huazojnë ose të shpenzojnë pasurinë e akumuluar, ata kanë tendencë për të shpenzuar më
shumë sesa ata fitojnë, duke reduktuar kursimet e akumuluara ose duke thelluar borxhet apo
huatë.
Konsumi dhe Kursimi përcaktohen kryesisht nga të ardhurat e disponueshme. Ndërsa të
ardhurat rriten, po ashtu rritet dhe konsumi. Arsyeja është e thjeshtë: nëse njerëzit fitojnë më
shumë, ata mund të përballojnë të shpenzojnë më shumë. Marrëdhënia midis konsumit dhe të
ardhurave të disponueshme mund të shprehet:
C = f (Yd)
Tabela 4.1 përmban të dhëna ilustruese për të ardhurat e disponueshme, kursimin dhe
konsumin e një shembulli hipotetik.

(1)
Të ardhurat e Disponueshme (2) (3)
(Yd) Konsumi (C) Kursimi (S)
0 600 -600
1000 1400 -400
2000 2200 -200
3000 3000 0
4000 3800 200
5000 4600 400
6000 5400 600
Tabela 4.1 Konsumi dhe Kursimi

79
Makroekonomi 1

Kolona e parë tregon shtatë nivele të ndryshme të të ardhurave të disponueshme. Kolona (2)
tregon shpenzimet e konsumit në çdo nivel të të ardhurave, dhe kolona e tretë tregon kursimin
në secilin nivel të të ardhurave. Pika e ekuilibrit - ku familja hipotetike nuk kursen, por
konsumon të gjitha të ardhurat e saj të disponueshme ndodh në vlerën $ 3,000. Nën pikën e
ekuilibrit, familja aktualisht konsumon më shumë se të ardhurat e saj; ajo merr hua (borxh).
Mbi 3,000 $ fillon të ketë kursime pozitive sikurse jepet në tabelë në kolonën (3). Kolona (2)
tregon shpenzimet e konsumit për secilin nivel të të ardhurave. Meqenëse çdo dollar i të
ardhurave ndahet midis pjesës së konsumuar dhe pjesës tjetër të kursyer, kolonat (3) dhe (2)
nuk janë të pavarura; shuma e tyre duhet të jetë gjithmonë saktësisht e barabartë me kolonën
(1). Për të kuptuar mënyrën se si konsumi dhe kursimi ndikohen nga të ardhurat e
disponueshme do trajtojmë në vijim këtë marrëdhënie të shprehur nëpërmjet Funksionit të
konsumit dhe Funksionit të kursimit.

Funksioni i Konsumit
Një nga marrëdhëniet më të rëndësishme në të gjithë këtë 7ështje është funksioni i konsumit.
Funksioni i konsumit tregon lidhjen midis nivelit të shpenzimeve të konsumit dhe nivelit të të
ardhurave të disponueshme. Ky koncept, i paraqitur nga Keynes, bazohet në hipotezën se
ekziston një marrëdhënie e qëndrueshme empirike midis konsumit dhe të ardhurave të
disponueshme.
Në mënyrë analitike Funksioni i Konsumit do të shprehej:

C = C0 + MPC*Yd

Ku,
C0 - është konsumi autonom, i pavarur nga niveli i të ardhurave. Ndryshe mund të quhet ai
nivel i shpenzimeve për konsum që realizojnë individët kur nuk kanë të ardhura (Yd = 0).
MPC është Prirja Marxhinale për Konsum

Prirja marxhinale për konsum (MPC) tregon shtesën në konsum për individët kur të ardhurat
e disponueshme rriten me një dollar shtesë.

Ne mund ta shohim funksionin e konsumit në formën e një grafiku. Figura 4.1 paraqet shtatë
nivelet e të ardhurave të renditura në Tabelën 4.1. Të ardhurat e disponueshme [kolona (1) e
Tabelës 4.1] vendosen në boshtin horizontal dhe konsumi [kolona (2)] është vendosur në
boshtin vertikal. Secili prej kombinimeve të konsumit dhe të ardhurave përfaqësohet nga një
pikë në grafik dhe pikat bashkohen pastaj në një kurbë të vetme.

80
Makroekonomi 1

Figura 4.1; Funksioni i konsumit (shifrat e paraqitura janë në mijë $ sikurse në Tabelën 4.1)

Pika e "Ekuilibrit Konsumator". Për të kuptuar figurën duhet të analizojmë fillimisht


drejtëzën e këndit 45 ° të dal nga origjina. Për shkak se boshtet vertikale dhe horizontale kanë
saktësisht të njëjtën shkallë matjeje, vija e këndit 45 ° ka një veçori; në çdo pikë të vijës 45 °,
distanca pingule nga boshti horizontal (konsumi) është saktësisht e barabartë me distancën
nga boshti vertikal (të ardhurat e disponueshme). Drejteza 45 ° tregon nëse shpenzimet e
konsumit janë të barabarta, më të mëdha ose më të ulëta se niveli i të ardhurave të
-
është niveli i të ardhurave të disponueshme në të cilat familjet vetëm konsumojnë. Në këtë
pikë, shpenzimet e konsumit janë saktësisht të barabarta me të ardhurat e disponueshme;
familja nuk është as huamarrëse dhe as nuk kursen. Në të djathtë të pikës së ekuilibrit,
funksioni i konsumit qëndron poshtë vijës 45 ° dhe si rrjedhojë mund të themi se konsumi
është më i vogël se të ardhurat. Ajo pjesë e të ardhurave që një familje nuk shpenzon, duhet
të kursehet. Drejtëza 45 ° na ndihmonë të gjejmë masën e kursimit në 7do nivel të të ardhurave
të disponueshme. Kursimi neto matet nga distanca vertikale midis funksionit të konsumit dhe
vijës 45 °.

Funksioni i Kursimit
Funksioni i kursimit tregon lidhjen mes nivelit të kursimit dhe të ardhurave të disponueshme.
Njësoj sikurse në rastin e funksionit të konsumit, edhe funksioni i kursimit mund të shprehet
në mënyrë analitike.

Kështu kemi:

S = S0 + MPS*Yd

Ku,
81
Makroekonomi 1

S0 është kursimi kur të ardhurat e disponueshme janë zero, pra Yd = 0 dhe S0 = - C0


MPS është Prirja Marxhinale për Kursim

Prirja marxhinale për kursim është përkufizuar si ajo pjesë e një dollari shtesë në të ardhurat
e disponueshme që shkon si shtesë për kursim.

Pse MPC dhe MPS lidhen sëbashku? Kujtojmë se të ardhurat e disponueshme janë të barabarta
me konsum plus kursim.

Yd = C + S

Njerëzit mund të bëjnë dy gjëra me të ardhurat e tyre: ti konsumojnë ose ti kursejë. Çdo person
që merr një dollar shtesë përballet me këtë zgjedhje. Prirja marxhinale për të konsumuar
(MPC), është pjesa e dollarit shtesë të të ardhurave që një person vendos t'i kushtojë
shpenzimeve të konsumit. Prirja marxhinale për të kursyer (MPS) është pjesa e dollarit shtesë
që një person vendos për të kursyer. Prandaj, duhet të jetë gjithmonë e vërtetë se:
MPC + MPS = 1
Kjo nënkupton që çdo dollar shtesë në të ardhurat e disponueshme duhet të ndahet midis
konsumit shtesë dhe kursimit shtesë. Kështu nëse MPC është 0.80, atëherë MPS duhet të jetë
0.20.
Një supozim i bërë në këtë model është se edhe nëse të ardhurat janë zero, njerëzit do të duhet
të konsumojnë diçka. Në këtë shembull, konsumi do të ishte 600 $ edhe nëse të ardhurat ishin
zero. MPC është 0.8 dhe MPS është 0.2. Kështu, kur të ardhurat rriten me $ 1,000, konsumi
rritet me $ 800 dhe kursimet rriten me $ 200. Situata kur të ardhurat e dispnueshme janë zero
dhe kursimi është negativ, praktikisht nuk është e rëndësishme, sepse edhe në shoqëritë me të
ardhura të ulëta ato nuk janë saktësisht zero, kështu që kjo pikë është hipotetike.
Lidhja midis konsumit, kursimit dhe të ardhurave të disponueshme është paraqitur në mënyrë
grafike në Figurën 4.2. Përsëri vendosim të ardhurat e disponueshme në boshtin horizontal;
dhe tani kursimi, qoftë në vlerë negative apo pozitive, është vendosur në boshtin vertikal.

82
Makroekonomi 1

Figura 4.2 Funksioni i kursimit

Grafikisht, funksioni i kursimit përftohet duke zbritur vertikalisht funksionin e konsumit nga
vija 45 ° në Fig. 4.1. Për shembull, deri në vlerën Yd = 3000 $ në Figurën 4.2, shohim se
kursimi i familjes është me vlerë negative, sepse funksioni i konsumit qëndron mbi nivelin e
vijës 45 °. Në mënyrë të ngjashme, kursimi pozitiv ndodh në të djathtë të pikës së Ekuilibrit
sepse funksioni i kursimit është mbi nivelin zero të kursimit.

Prirja marxhinale për konsum si pjerrësi gjeometrike.


Ne tani dimë se si të llogarisim MPC nga të dhënat mbi të ardhurat dhe konsumin. Figura 4.2
tregon se si mund të llogarisim MPC në mënyrë grafike. Marrim 2 pika cfarëdo në funksionin
e konsumit psh, në Yd = $5000 dhe Yd = $ 6000 sikurse është paraqitur në figurë, dhe
ndërtojmë një trekëndësh të vogël këndëdrejtë. Ndërsa të ardhurat rriten me $ 1000 nga një
pikë në pikën tjetër, shuma e konsumit rritet me 800 $. MPC në këtë segment është pra $ 800
/ $ 1000 = 0.80. Prandaj ne mund të shohim se pjerrësia e funksionit të konsumit është e njëjtë
me prirjen marxhinale për konsum.
Pjerrësia e funksionit të konsumit, që mat ndryshimin në konsum për cdo dollar shtesë në të
ardhurat e disponueshme, është prirja marxhinale për konsum (MPC).

83
Makroekonomi 1

Përcaktuesit e tjerë të konsumit


Natyrisht, të ardhurat e njerëzve nuk janë përcaktuesit e vetëm të sasisë që ata konsumojnë.
Ka edhe disa përcaktues të tjerë që ndikojnë në prirjen e individëve për të konsumuar ndër të
cilat mund të përmendim:
Asetet e mbajtura (pasuria). Sa më shumë pasuri të kenë njerëzit, qoftë në formën e
kursimeve, aksioneve apo tituje të ndryshëm të pronësisë, aq më shumë gjasa kanë ata të
shpenzojnë për konsum, nga të ardhurat aktuale.
Taksat. Sa më i lartë të jetë niveli i taksave mbi të ardhurat, aq më e ulët do të jetë pjesa e të
ardhurave bruto që njerëzit mund të shpenzojnë për konsum. Sikurse analizuam mësipër,
shpenzimet e konsumit varet nga të ardhurat e disponueshme.
Pritjet për çmimet dhe të ardhurat e ardhshme. Nëse njerëzit presin që çmimet të rriten, ata
kanë tendencë për të blerë mallra të qëndrueshme si mobilje dhe makina para se kjo të ndodhë.
Në mënyrë të ngjashme, nëse njerëzit presin një rritje në të ardhurat e tyre, ata kanë gjasa të
shpenzojnë më shumë tani. Nga ana tjetër, nëse ata janë të pasigurt rreth të ardhurave të
ardhshme ose kanë frikë nga papunësia, ata ka gjasa të jenë më të kujdesshëm me shpenzimet
e tyre aktuale.
Shpërndarja e të ardhurave. Të varfërit kanë një prirje marxhinale për konsum (MPC) më të
lartë sesa të pasurit, pjesa që ata mund të kursejnë është më e vogël. Prandaj, një rishpërndarje
e të ardhurave kombëtare midis pjesës së varfër të shoqërisë dhe asaj të pasur, do të ketë
ndikim të drejtpërdrejtë në nivelin e përgjithshëm të konsumit në ekonomi.
Preferencat dhe qëndrimet. Nëse njerëzit kanë një sjellje të diktuar nga mendimi "blej tani,
paguaj më vonë", ose preferojnë shumë mallrat e konsumit, ataherë niveli i tyre i konsumit do
të jetë më i lartë sesa në rastin kur preferojnë ose janë më të prirur për të kursyer. Sa më shumë
"konsumist" dhe materialist të bëhet një popull, aq më i lartë do të jetë konsumi i tij për çdo
nivel të caktuar të të ardhurave.
. Nëse makinat, orenditë shtëpiake, veshjet,
etj, po vjetërohen, në ekonomi do të ketë një nivel të lartë të konsumit "zëvendësues", të këtyre
produkteve, veçanërisht në periudhat pas një recesioni në ekonomi kur shpenzimet për konsum
të mallrave të qëndrueshëm kanë qenë të ulëta. Në anën tjetër, në periudha kur ekonomia ka
arritur kulmin e rritjes, njerëzit mund të shpenzojnë më pak për mallra të qëndrueshëm, pasi
ata ndoshta i kanë blerë tashmë gjith7ka dëshirojnë.

Përcaktues të tjerë të kursimit. Pjesa më e madhe e faktorëve përcaktues të kursimit janë të


njëjtë me përcaktuesit e konsumit por veprojnë në kah të kundërt, pasi shumica e gjërave që
inkurajojnë njerëzit që të shpenzojnë më shumë do t'i inkurajojnë ata që të kursejnë më pak.
Në mënyrë të thjeshtuar mund të mendohet se kursimi është thjesht ajo që mbetet, pasi ka
ndodhur konsumi. Në të vërtetë, për shumë njerëz vendimi për të kursyer është shumë pozitiv.
Ata mund të vendosin të kursejnë në periudhën aktuale nëse duan të blejnë di7ka , por nuk
mund të përballojnë në këtë moment, ose mund të kursejnë nga konsumi aktual për të
përballuar periudhën e daljes në pension. Në të vërtetë, njerëzit mund të inkurajohen që të
kursejnë më shumë nga faktorë të ndryshëm, siç janë ndryshimet në dispozitat e pensioneve
ose skemat e kursimit të sponsorizuara nga qeveria.
84
Makroekonomi 1

2| INVESTIMET
Komponenti i dytë më i madh i shpenzimeve private, pas konsumit, janë shpenzimet për
investime. Investimet luajnë dy funksione të rëndësishmë në makroekonomi. Së pari, për
shkak se është një komponent i madh dhe i paqëndrueshëm i shpenzimeve agregate, investimet
shpesh shkaktojnë ndryshim të kërkesës agregate dhe ndikojnë në ciklet e biznesit. Përveç
kësaj, janë të një komponentë i rëndësishëm sepse investimet çojnë në akumulimin e kapitalit
në ekonomi. Shtimi në stokun e ndërtesave dhe pajisjeve rrit prodhimin potencial të vendit
dhe nxit rritjen ekonomike në afat të gjatë.
Kështu, investimet luajnë një rol të dyfishtë në ekonomi; ndikojnë prodhimin në periudhën
afatshkurtër duke ndikuar në këtë mënyrë në kërkesën agregate, dhe nxisin rritjen afatgjatë të
prodhimit përmes impaktit që sjell formimi i kapitalit në produktin potencial dhe ofertën
agregate.

Në aspektin makroekonomik, ekonomistët përdorin termin "investim" ose "investim real",


duke ju referuar rritjes së stokut të aseteve prodhuese ose të mallrave kapitale si kompjutera
apo makina. Aktivitete si ndërtimi i një magazine të re ose një shtëpie të re, përfaqësojnë
investime. Shumë njerëz flasin për "investime" kur blejnë një copë tokë ose ndonjë titull
pronësie. Në ekonomi, këto blerje në të vërtetë janë vetëm transaksione finnanciare ose
"investime financiare", sepse ajo që blihet nganjë person, dikush tjetër është duke shitur dhe
efekti neto është zero prandaj nuk mund të quhet investim. Themi se ka investim vetëm kur
prodhohet kapital real.

Faktorët Përcaktues të Investimeve

theksojmë se kjo është vetëm një pjesë e komponentit të investimit të përgjithshëm social, i
cili përfshin gjithashtu investimet e huaja, investimet qeveritare dhe investimet e paprekshme
në kapitalin njerëzor dhe përmirësimin e njohurive. Llojet kryesore të investimeve të
brendshme private bruto janë ndërtimi i strukturave rezidenciale; investimet në pajisje,
softuerë dhe struktura në shërbim të biznesit; si edhe shtesa në inventar. Në këtë diskutim,
fokusohemi në investimet e biznesit, por parimet zbatohen në të njëjtën mënyrë edhe për
investimet nga sektorë të tjerë.

Pse investojnë bizneset? Qëllimi kryesor i bizneseve është maksimizimmi i fitimit. Në fund të
fundit, bizneset blejnë mallra kapitale kur presin që ky veprim do t'u sigurojë atyre të ardhura
më të mëdha se shpenzimet e investimit. Kjo deklarata e thjeshtë përmban tre elementë
thelbësorë për të kuptuar investimet: të ardhurat, shpenzimet, dhe pritjet.

Mëposhtë evidentohen dhe analizohen në mënyrë të përmbledhur faktorët përcaktues më të


rëndësishëm të investimeve:

85
Makroekonomi 1

Rritja e kërkesës së konsumatorëve. Investimet kryhen për të siguruar kapital shtesë. Kjo do
të jetë e nevojshme vetëm nëse rritet kërkesa e konsumatorëve. Sa më e madhe të jetë rritja e
kërkesës konsumatore, aq më shumë do të nevojiten investimet. Pra, duhet të theksojmë se
investimet nuk varen nga niveli i kërkesës konsumatore, por varen nga masa sesa është rritur
kjo kërkesë. Nëse të ardhurat dhe kërkesa e konsumatorëve janë të larta, por të vazhdueshme,
nuk do të ketë asnjë kuptim të zgjerohen kapacitetet e firmave: asnjë kuptim të investohet.
Marrëdhënia mes investimeve dhe rritjes së kërkesës së konsumatorit shqyrtohet nga 'teoria e
përshpejtuesit (akseleratorit)' që do shtjellohet në vijim.
Të ardhurat. Një investim do të sjellë të ardhura shtesë nëse ndihmon firmën të shesë më
shumë produkte. Përgjithësisht, investimet varen nga të ardhurat që do të gjenerohen në faza
të ndryshme të aktivitetit të përgjithshëm ekonomik. Shumica e studimeve sygjerojnë se
investimet janë shumë të ndjeshme ndaj cikleve të biznesit.

Pritjet. Meqenëse investimet ndërmerren në mënyrë që të prodhohet për të ardhmen,


pritshmëritë e firmave për kushtet e tregut në të ardhmen do të ndikojnë në masën e
investimeve.
Fitimi i pritshëm dhe besueshmëria e biznesit janë thelbësore për vendimet për investime.

të analizohen disa kosto të caktuara në të tashmen por duke qenë të pasigurt për përfitimet në
të ardhmen. Nëse bizneset shqetësohen se kushtet politike në një vend janë të paqëndrueshme,
ata do të hezitojnë të investojnë atje. Në anën tjetër, nëse bizneset besojnë se tregtia në internet
është çelësi i pasurisë, ata do të investojnë më shumë në atë sektor.
Megjithatë, ekonomistët gjithashtu pranojnë se në rastin e marrjes së vendimeve për disa
investime, shpesh emocionet ndikojnë më shumë sesa analizat matematikore. Kjo 7ështje u
theksua nga J.M Keynes si një nga arsyet për paqëndrueshmërinë e një ekonomie tregu.
të spekulimeve, ka paqëndrueshmëri për shkak
të karakteristikave të natyrës njerëzore duke qenë se një pjesë e madhe e aktiviteteve tona
-i.
Kështu, vendimet e investimeve varen nga pritjet dhe parashikimet. Por parashikimi i saktë
është i vështirë prandaj bizneset shpenzojnë shumë energji duke u përpjekur të ngushtojnë
pasiguritë rreth investimeve të tyre.
Kostot dhe efikasiteti i pajisjeve kapitale. Një përcaktues tjetër i rëndësishëm i nivelit të
investimit është kostoja e investimit. Për shkak se mallrat kapitale kanë një afat përdorimi
shumëvjecar, llogaritja e kostove të investimit është disi më e komplikuar sesa në rastin e
lëndëve të para, që përdoren vetëm një herë gjatë procesit të prodhimit. Për mallrat e
qëndrueshme, kostoja e kapitalit përfshin jo vetëm çmimin për krijimin e të mirave kapitale,
por edhe normën e interesit që huamarrësit paguajnë për financimin e tij si dhe taksat që
paguajnë për të ardhurat e tyre.
Nëse kostot e pajisjeve kapitale ulet apo makineritë bëhen më efikase, norma e kthimit nga
investimet do të rritet dhe firmat do të investojnë më shumë. Këtu theksojmë se, progresi
teknologjik është një tjetër përcaktues i rëndësishëm i investimeve.

86
Makroekonomi 1

Por, nëse këto janë përcaktuesit kryesorë të investimit, a do të thotë se investimi është tërësisht
i pavarur nga niveli i të ardhurave kombëtare? Jo dhe aq. Zëvendësimi i pajisjeve të vjetëruara
varet nga niveli i të ardhurave kombëtare. Sa më i lartë niveli aktual i të ardhurave kombëtare,
aq më i madh do të jetë stoku i kapitalit dhe për këtë arsye aq më shumë do të duhet të
zëvendësohet çdo vit. Gjithashtu është e mundur që nëse niveli i të ardhurave kombëtare është
i lartë dhe fitimet e firmave janë të larta, ato do të jenë në gjendje të përballojnë më shumë
investime. Megjithatë, nuk është një shtrembërim i madh i realitetit të supozohet se investimi
dhe niveli i të ardhurave kombëtare janë të pavarura, të paktën në periudhë afat shkurtër.
Norma e interesit. Në analizën e faktorëve përcaktues të investimeve, ne fokusohemi
veçanërisht në marrëdhënien midis normave të interesit dhe investimeve. Kjo lidhje është
vendimtare sepse normat e interesit (ndikuar nga bankat qendrore) janë instrumenti kryesor
me të cilin qeveritë ndikojnë mbi investimet. Sa më e lartë të jetë norma e interesit, aq më e
shtrenjtë do të jetë për firmat të financojnë investimet duke i bërë ato më pak fitimprurës. Për
të treguar lidhjen ndërmjet normave të interesit dhe investimeve, ekonomistët përdorin

Për të derivuar kurbën e investimeve marrim në analizë një shembull të thjeshtë hipotetik.
Supozojmë se jemi në një ekonomi të thjeshtuar ku kompanitë mund të investojnë në projekte
të ndryshme: A, B, C dhe kështu me radhë, deri në H, sikurse janë paraqitur në tabelën e
mëposhtëme. Këto investime janë aq të qëndrueshme (si psh, ndërtesat) sa ne mund të
injorojmë nevojën për zëvendësim. Për më tepër, ato japin një vlerë konstante të të ardhurave
neto çdo vit, dhe nuk ka inflacion. Tabela 4.2 tregon të dhënat financiare për secilin nga
projektet e investimit.
Shqyrtojmë si fillim projektin PA. Ky projekt kushton 1 milion dollarë. Ai ka një kthim shumë
të lartë prej 1500 $ të ardhura në vit për 1000 $ të investuara. Kolonat (4) dhe (5) tregojnë
koston e investimit. Për thjeshtësi, supozoni se investimi financohet vetëm nëpërmjet
huamarrjes me normën e interesit të tregut, këtu kemi supozuar se është 8% në vit në kolonën
(4) dhe 4% në kolonën (5).

87
Makroekonomi 1

(7)
Fitmi
vjetor
neto
për
(6) hua
(2) Fitmi vjetor =1000$
Investimi (3) (4) (5) neto për i = 4%
total për Të ardhurat Kosto për Kosto për hua=1000$
projekt vjetore për hua = 1000$ hua = 1000$ i = 8% (7) =
(1) (milionë 1000$ të me normë me normë (3) -
Projekti $) investuar interesi 8% interesi 4% (6) = (3) - (4) (5)
PA 1 1500 80 40 1420 1460
PB 4 220 80 40 140 180
PC 10 160 80 40 80 120
PD 10 130 80 40 50 90
PE 5 110 80 40 30 70
PF 15 90 80 40 10 50
PG 10 60 80 40 -20 20
PH 20 40 80 40 -40 0
Tabela 4.2. Përfitimi i investimeve varet nga norma e interesit

Në të gjithë ekonominë supozjmë se janë tetë projekte investimi, të cilat i kemi renditur sipas
normës së kthimit. Kolona (2) tregon investimin në secilin projekt. Kolona (3) llogarit kthimin
në çdo vit për 1000 $ të investuara. Kolonat (4) dhe (5) tregojnë koston e projektit, duke
supozuar që të gjitha fondet janë marrë hua, me norma interesi prej 8% dhe 4%, duke supozuar
se janë huazuar $ 1000. Dy kolonat e fundit llogarisin fitimin vjetor neto për 1000 $ të
investuara në projekt. Nëse përfitimi neto është pozitiv, sipërmarrësit do të ndërmarrin
investimin në këtë projekt; nëse fitimi është negativ, projekti i investimeve do të refuzohet.
Në tabelë mund të vihet re se projektet do të ndërmerren në varësi të normës së interësit.
Kështu, me një normë interesi 8%, kostoja e huazimit prej $ 1000 është 80 $ në vit, siç tregohet
në kolonën (4); me një normë interesi prej 4%, kostoja e huazimit është 40 $ për 1000 $ të
huazuara në vit.

Dy kolonat e fundit tregojnë përfitimin neto vjetore të secilit investim. Në përzgjedhjen midis
projekteve për të investuar, krahasohen të ardhurat vjetore nga një investim me koston vjetore
të kapitalit, e cila varet nga norma e interesit. Diferenca midis të ardhurave vjetore dhe kostos
vjetore është fitimi vjetor neto. Kur fitimi vjetor neto është pozitiv, atëherë ky projekt
investimi sjell para, në të kundërt do shkaktojë humbje për firmën që do ta ndërmarrë. Për
projektin PA, fitimi vjetor neto është 1420 $ në vit, për 1000 $ të investuara në një normë
interesi 8% ndërsa projekti PH shkakton humbje.
I rikthehemi edhe njëherë Tabelës 4.2 dhe shqyrtojmë kolonën e fundit, ku jepen vlerat e
fitimit vjetor neto me një normë interesi prej 4%. Me këtë normë interesi, projektet e
investimeve A deri në G do të jenë fitimprurëse prandaj pritet që firmat fitim-maksimizuese

88
Makroekonomi 1

të investojnë në të gjitha shtatë projektet, të cilat [nga kolona (2)] arrijnë deri në 55 milionë $
investime. Kështu, me një normë interesi prej 4%, kërkesa për investime do të ishte 55 milionë
$. Megjithatë, supozojmë se norma e interesit rritet në 8%. Atëherë kostoja e financimit të
këtyre investimeve do të dyfishohej. Ne shohim nga kolona (6) që projektet P G, dhe PH
rezultojnë me humbje dhe nuk do të ndërmerren. Si rezultat i rritjes së normës së interesit në
8%, kërkesa për investime do të bie në 45 milionë $.

Rezultatet e kësaj analize janë paraqitur grafikisht në figurën 4.3. Të dhënta e kësaj tabele
paraqesin kërkesën për investime, e cila në këtë rast është shprehur si funksion i normës së
interesit. Të dhënat tregojnë sasinë e investimeve që do të ndërmerren në çdo normë interesi;
ajo përfitohet duke mbledhur të gjitha investimet që do të rezultonin fitimprurëse për çdo nivel
të normës së interesit. Prandaj, nëse norma e interesit të tregut është 4%, niveli i dëshiruar i
investimeve do të jetë 55 milionë $. Me këtë normë interesi, janë ndërmarrë projektet A deri
në G. Nëse norma e interesit rritet në 8 %, projektet G dhe H do të shtyhen; në këtë situatë,
kërkesa për investime do të jetë 45 milion $.

Figura 4.3. Kërkesa për investime si funksion i normës së interesit

Sikurse është paraqitur edhe grafikisht, kërkesa për investime (I) si funksion i normës së
interesit (i) ka pjerrësi negative. Sa më të larta normat e interesit, aq më shumë kosto duhet të
përballojnë bizneset dhe aq më pak do të jenë të gatshme të investojnë, edhe e kundërta. Por
cilët janë faktorët që e zhvendosin totalisht kurbën e Investimeve?
Përve7 normave të interesit, Investimet ndikohen gjithashtu nga forca të tjera. Për shembull,
një rritje në PBB do të zhvendosë kurbën e kërkesës për investime djathtas lart ndërsa, një
rritje e taksimit të biznesit do të ulte investimet duke e zhvendosur kurbën e investimeve (I)
89
Makroekonomi 1

në drejtimin majtas poshtë. Ne gjithashtu mund të shohim se si pritjet kanë patur shumë ndikim
në kërkesën për investime. Në fund të viteve 1990, investitorët u joshën nga fuqia e

duke u bazuar në parashikime për fitime shumë të larta. Një periudhë optimizmi në biznes do
të zhvendosë djathtas lart kurbën e kërkesës për investime në vitet 1990. Kur flluska e
teknologjisë së aksioneve shpërtheu në vitin 2000, kërkesa për investime në softuer dhe pajisje
ra gjithashtu ndjeshëm dhe kurba e Investimeve në këtë rast zhvendoset fort në të majtë. Këto
janë vetëm dy shembuj se si pritjet mund të kenë efekte të fuqishme në investime. Sa më
shumë të thellohemi rreth faktorëve që ndikojnë në investime, aq më shumë bindemi investimi
është komponenti më i paqëndrueshëm i shpenzimeve agregate.
Investimet sillen në mënyrë të paparashikueshme sepse varen nga faktorë të tillë të pasigurtë
si suksesi ose dështimi i produkteve të reja dhe të paprovuara, ndryshimet në normat e taksave
dhe normat e interesit, qëndrimet politike, etj..

Paqëndrueshmëria e investimeve: Teoria e Akseleratorit (Përshpejtuesi)


Një nga faktorët kryesorë që kontribuon në ngritjet dhe uljet e ciklit të biznesit është
paqëndrueshmëria e investimeve. Kur një ekonomi fillon të rimëkëmbet nga recesioni,
investimet mund të rriten shumë shpejt. Megjithatë, kur rritja e ekonomisë ngadalësohet,
investimi mund të bjerë në mënyrë dramatike, dhe gjatë një recesioni, të gjitha mund të
zhduken. Meqenëse investimi është një injeksion në rrjedhën qarkulluesee të të ardhurave,
këto ndryshime në investime do të shkaktojnë ndryshime të shumëfishuara në të ardhura dhe
kështu do të rrisin edhe më tej një bum ekonomik ose do të thellojnë më shumë një recesion.
Teoria që lidhet me ndyshimin e investimeve ndaj ndryshimeve në të ardhurat kombëtare
quhet t
relativisht modeste në të ardhurat kombëtare mund të shkaktojë një rritje shumë më të madhe
në investime. Kur nuk ka ndryshime në të ardhura dhe kështu as ndryshime në konsum, i vetmi
investim i nevojshëm është një sasi relativisht e vogël e investimeve zëvendësuese për makinat
që janë konsumuar ose janë vjetruar. Kur të ardhurat dhe konsumi rriten, duhet të ketë
investime të reja me qëllim rritjen e kapacitetit prodhues. Ky quhet investim i induktuar (Ii).
Pasi kjo të ketë ndodhur, investimi do të bjerë përsëri në investime të thjeshta zëvendësuese
(Ir), përve7 rasteve kur ka rritje të mëtejshme të të ardhurave dhe konsumit.
Kështu investimi i induktuar (Ii) varet nga
I Y

kombëtare dhe njihet si koeficienti i përshpejtuesit.


Kështu nëse një rritje prej 1 milion dollarë në të ardhurat kombëtare 7on në nivelin e investimit
të induktuar prej 2 milion $, koeficienti i përshpejtuesit do të ishte 2.
Madhësia varet nga raporti midis ndryshimit të kapitalit dhe ndryshimit të të ardhurave në
ekonomi ( K / Y). Nëse një rritje në stokun e kapitalit të vendit prej 2 milion $ (p.sh. një
investim prej 2 milion $) i kërkohet të prodhojë 1 milion $ prodhim kombëtar shtesë, raporti
marxhinal i kapitalit me prodhimin do të ishte 2. Nëse kushtet e tjera janë të pandryshuara,

90
Makroekonomi 1

koeficienti i përshpejtuesit dhe raporti i shtesës në kapital / shtesës në prodhim do të jetë i


njëjtë.

TERMA KYÇE
Funksioni i konsumit shpreh lidhjen midis nivelit të konsumit dhe nivelit të të ardhurave të
disponueshme.

Funksioni i kursimit shpreh lidhjen midis nivelit të kursimit dhe nivelit të të ardhurave të
disponueshme. Për shkak se ajo që kursehet është e barabartë me atë që nuk konsumohet,
funksionet e kursimit dhe konsumit janë pasqyrim i njëri-tjetrit.

Prirja marxhinale për konsum (MPC) është shtesa në konsum e gjeneruar si rrjedhojë e një
dollari shtesë në të ardhurat e disponueshme. Grafikisht, ajo paraqet pjerrësinë e funksionit të
konsumit.

Prirja marxhinale për kursim (MPS) është shtesa në kursim si rrjedhojë e shtesës më 1
dollar të të ardhurave të disponueshme. Grafikisht paraqet pjerrësinë e funksionit të kursimit.
Për shkak se pjesa e çdo dollari të të ardhurave të disponueshme që nuk konsumohet, kursehet,
duhet domosdoshmërisht që, MPC + MPS = 1.

Teoria e Akseleratorit (përshpejtuesit) thotw se niveli i investimit varet nga shkalla e


ndryshimit të të ardhurave kombëtare, dhe si rezultat, tenton të jetë subjekt i luhatjeve të
konsiderueshme.
Investimet e induksuara janë Investimet që firmat bëjnë për të mundësuar plotësimin e
kërkesës shtesë të konsumatorëve.
Koeficienti i përshpejtuesit shpreh nivelin e investimit të shkaktuar si një proporcion i rritjes
së të ardhu

91
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Cilët janë faktorët që përcaktojnë shpenzimet për konsum?


2. Cfarë e përcakton pjerrësinë e funksionit të konsumit?
3. Cfarë shpreh MPC dhe MPS?
4. Pse kurba e funksionit të Investimeve është me pjerrësi negative?
5. Cilët janë faktorët që ndikojnë funksionin e investimeve?

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur të dhënat hipotetike për të ardhurat e disponueshme


(Yd) dhe shpenzimet për konsum (C) për disa familje.

Të ardhurat e
Konsum Kursimi
disponueshm APC APS
i (C) (S)
e (Yd)
12,000 10,400
16,000 12,800
20,000 15,200
24,000 17,600
28,000 20,000
a. Gjeni nivelin e kursimit (S) për çdo nivel të të ardhurave të disponueshme
b. Plotësoni të gjitha kolonat e tabelës duke përdorur të dhënat në dispozicion.
c. Llogaritni MPC dhe MPS për këtë rast.

92
Makroekonomi 1

2. Në tabelën e mëposhtëme janë paraqitur të dhënat për të ardhurat e disponueshme Yd dhe


konsumin (C).

Të ardhurat e
disponueshme Konsumi Kursimi
(Yd) (C) (S)
0 10
10 18
20 26
30 34
40 42
50 50
60 58
70 66
80 74
90 82
100 90

a. Gjeni nivelin e kursimit (S) për çdo nivel të të ardhurave të disponueshme


b. Llogaritni MPC dhe MPS për këtë rast.
c. Shprehni analitikisht funksionin e konsumit (C) dhe të kursimit (S).
d. Bëni paraqitjen grafike të funksioneve të konsumit dhe të kursimit dhe gjeni nivelin e
ekuilibrit konsumator.

93
Makroekonomi 1

KREU 5
TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET

1| MODELI TË ARDHURA - SHPENZIME


Idetë themelore të ekonomiksit Keynesian u zhvilluan përpara se modeli AD/AS të ishte
popullarizuar. Nga vitet 1930 deri në 19ç0, ekonomiksi Keynesian ishte shpjeguar zakonisht

bazuar kryesisht në supozimet themelore të ekonomiksit Keynesian: fokusohet në shpenzimet


agregate në ekonomi, pa përmendur në mënyrë eksplicite ofertën agregate ose nivelin e
çmimeve
Modeli të ardhura shpenzime përcakton nivelin ekuilibër të GDP-së reale në pikën ku
shpenzimet agregate (kërkësa agregate AD) në ekonomi janë të barabarta me sasinë totale të
produktit të prodhuar. Boshtet e grafikut të paraqitur në Figurën 5.1 tregojnë GDP-në reale në
boshtin horizontal si një tregues i produktit të përgjithshëm dhe shpenzimet aggregate në
boshtin vertikal si një tregues i shpenzimeve.

Figura 5.1 Grafiku i modelit të ardhura shpenzime


Kujtojmë që GDP-ja mund të përkufizohet në disa mënyra: ajo mat edhe vlerën e shpenzimeve
për të mira dhe shërbime përfundimtare dhe gjithashtu vlerën e prodhimit të të mirave
përfundimtare. Të gjitha shitjet e të mirave dhe shërbimeve përfundimtare të cilat përbëjnë
94
Makroekonomi 1

GDP-në do të shpërndahen eventualisht si të ardhura për punonjësit, për manaxherët, dhe për
investitorët dhe pronarët e firmave. Shuma e të gjithë të ardhurave të realizuara nga kontributi
i zotëruesve të burimeve në GDP është quajtur e ardhura kombëtare (Y). Në disa momente në
-
janë matur në terma realë (përshtatur me inflacion).
Grafiku i modelit të ardhura shpenzime përmban dy drejtëza që shërbejnë si pika udhëzuese
koceptuale për të orientuar diskutimin. E para është një vijë vertikale e cila tregon nivelin e
GDP-së potenciale. GDP-ja potenciale paraqet të njëjtën gjë sikurse në grafikun AD/AS: i
referohet sasisë së outputit që ekonomia mund të prodhojë në kushtet e punësimit të plotë dhe
përdorimit të plotë të kapitalit fizik në dispozicion. Vija konceptuale e dytë në grafikun e
mësipërm është vija e këndit 45-gradë, e cila fillon në origjinë dhe vazhdon në drejtimin
djathtas me pjerrësi pozitive. Kjo vijë paraqet tërësinë e pikave (1, 1), (2, 2), (3, 3) dhe më tej,
ku koordinatat e çdo pike përgjatë saj është e barabartë si në boshtin vertikal ashtu edhe në atë
horizontal. Në këtë grafik, vija 45 gradë tregon tërësinë e pikave ku niveli i shpenzimeve
agregate në ekonomi, i paraqitur në boshtin vertikal, është i barabartë me nivelin e outputit
ose të ardhurave kombëtare në ekonomi, të matura nga GDP-ja në boshtin horizontal. Kur
ekonomia është në ekuilbër, duhet të jetë e vërtetë që shpenzimet agregate në ekonomi janë të
barabarta me GDP-në reale sepse nga vetë përkufizimi, GDP-ja është totali i shpenzimeve
për të mira dhe shërbime përfundimtare në ekonomi. Kështu që, ekuilibri i llogaritur në një
grafik të modelit shpenzim-të ardhura do të jetë gjithmonë aty ku shpenzimet agregate dhe
outputet janë të barabarta i cili do të arrihet vetëm përgjatë vijës 45-gradë.
Funksioni i Shpenzimeve Agregate: komponeni përfundimtar i grafikut të modelit të ardhura
shpenzime është funksioni i shpenzimeve agregate, i cili do të tregojë shpenzimet totale në
ekonomi për çdo nivel të GDP-së reale. Pikëprerja e vijës së shpenzimeve agregate dhe vijës
45-gradë, në pikën E0 në Figurën 5.1, do të tregojë ekuilibrin për ekonominë, sepse është pika
ku shpenzimet agregate janë të barabarta me GDP-në reale.
Shpenzimet aggregate janë çelësi për modelin të ardhura shpenzime. Funksioni i
shpenzimeve tregon, qoftë në formën e një tabele apo një grafiku, sesi shpenzimet agregate në
ekonomi pësojnë rritje, me rritjen e GDP-së reale ose të ardhurave kombëtare. Kështu, duke
menduar për komponentët e funksionit të shpenzimeve agregate; konsumi, investimet,
shpenzimet qeveritare, eksportet dhe importet, pyetja kryesore është; si shpenzimet në çdo
kategori do të përshtaten me rritjen e të ardhurave kombëtare?
Konsumi si një Funksion i të ardhurave Kombëtare: Njerëzit mund të bëjnë dy gjëra me
të ardhurat e tyre: të konsumojnë ose ti kursejnë ato, duke supozuar se nuk ka nevojë për të
paguar taksa. çdo person që merr një dollar shtesë përballet me këtë zgjedhje. Me rritjen e të
ardhurave kombëtare, rritet edhe konsumi. Arsyeja është e thjeshtë: nëse njerëzit fitojnë më
shumë, atëherë ata mund të shpenzojnë më shumë. Marrëdhënia midis konsumit dhe të
ardhuave është shprehur nga funksioni i konsumit : C = f (Y) i cili është paraqitur në grafikun
e mëposhtëm.

95
Makroekonomi 1

Figura 5.2 Funksioni i konsumit

Si ndryshon konsumi me ndryshimin e nivelit të të ardhurave kombëtare, në modelin të


ardhura shpenzime? Në boshtin horizontal është vendosur GDP real e cila është
konceptualisht e njëjtë me të ardhurat kombëtare, duke qënë se vlera e të gjitha prodhimeve
finale që prodhohen dhe shiten duhet të jenë të ardhura për dikë, diku në ekonomi. Kur niveli
i të ardhurave është zero,vlera e konsumit për një individ në këtë shembull është 600$. Më tej,
sa herë që të ardhurat rriten me 1,000$, konsumi rritet me 800$, sepse në këtë shembull, prirja
marxhinale për konsum (MPC) është 0.8. Grafiku 5.2 është ndërtuar duke përdorur të dhënat
e tabelës B1 të paraqitur mëposhtë.
(1)
Të ardhurat e Disponueshme (2) (3)
(Yd) Konsumi (C) Kursimi (S)
0 600 -600
1000 1400 -400
2000 2200 -200
3000 3000 0
4000 3800 200
5000 4600 400
6000 5400 600
7000 6200 800
8000 7000 1000
9000 7800 1200
Tabela 5.1 Funksioni i Konsumit

96
Makroekonomi 1

Funksioni i konsumit ka pjerrësi pozitive. Ndryshimi i funksionit të konsumit mund të


realizohet në dy mënyra: ose i gjithë funksioni i konsumit mund të zhvendoset paralelisht me
pozicionin fillestar, më lart apo më poshtë, ose pjerrësia e funksionit të konsumit mund të
ndryshojë në mënyrë që të bëhet me e pjerrët ose më e sheshtë. Për shembull, nëse heqja e një
takse mund të bëjë që konsumatorët të shpenzojnë më shumë, por nuk ndikon në prirjen
marxhinale për konsum (MPC), do të shkaktonte një zhvendosje në rritje drejt një funksioni
të ri të konsumit që është paralel me atë funksionin fillestar. Ose, një ndryshim në preferencat
e familjeve për kursim që do të reduktonte prirjen marxhinale për kursim (MPS) do të
shkaktonte ndryshimin e pjerrësisë së funksionit të konsumit duke e bërë atë më të pjerrët.
Pra, nëse norma e kursimit është më e ulët (MPS), atëherë çdo rritje në të ardhura çon në një
rritje më të madhe të konsumit.

Investimet si një Funksion i të Ardhurave Kombëtare: Vendimet për investime janë


afatgjata, të bazuara në normat e pritutshme të kthimit. Pikërisht për shkak se vendimet për
të investuar varen kryesisht nga perceptimet rreth kushteve të ardhshme ekonomike, ato nuk
varen nga niveli i GDP-së në periudhën aktuale. Kështu, në një grafik të modelit Keynesian,
funksioni i investimeve mund të vizatohet si një vijë horizontale, në një nivel fiks të
shpenzimeve për investime. Figura 5.3 tregon një funksion investimesh ku niveli i investimeve
në këtë rast është përcaktuar në nivelin 500. Sikurse një funksion konsumi në këtë analizë
tregon marrëdhënien midis niveleve të konsumit dhe GDP-së reale (ose të ardhurave
kombëtare), funksioni i investimeve tregon marrëdhënien midis niveleve të investimit dhe
GDP-së reale.

Figura 5.3 Funksioni i Investimeve

97
Makroekonomi 1

Paraqitja e funksionit të investimeve si një vijë horizontale nuk do të thotë që niveli i


investimeve nuk ndryshon kurrë. Do të thotë vetëm që në konteksion e grafikut dy-
dimensional, niveli i investimeve në boshtin vertikal të shpenzimeve agregate nuk ndryshon
sipas nivelit të dhënë të GDP-së reale në boshtin horizontal. Gjithsesi, të gjithë faktorët e tjerë
që ndikojnë në investimet, si mundësitë teknologjike, pritshmëritë për rritjen ekonomike afat-
shkurtër, normat e interesit, çmimet e inputeve kryesore, dhe stimujt tatimorë për investimet,
mund të shkaktojnë zhvendosjen paralele lart ose poshtë të funksionit fillestar të investimeve

Shpenzimet Qeveritare dhe Taksat si një Funksion i të Ardhurave Kombëtare. Në


grafikun e modelit Keynesian, shpenzimet qeveritare paraqiten si një vijë horizontale. Në
Figurën 5.4, shpenzimet qeveritare janë të përcaktuara në nivelin 1300. Sikurse edhe në rastin
e investimeve, vija horizontale nuk do të thotë që shpenzimet qeveritare janë të pandryshuara.
Kjo do të thotë vetëm që niveli i shpenzimeve qeveritare është përcaktuar kryesisht nga faktorë
politik, jo nga niveli i GDP-së reale i dhënë në një vit të caktuar. Shpenzimet qeveritare
ndryshojnë kur qeveria vendos për një ndryshim në buxhet, duke e zhvendosur funksionin
fillestar të paraqitur mësipër, paralelisht me veten,

Figura 5.4 Funskioni i Shpenzimeve Qeveritare

Situata e taksave është e ndryshme sepse taksat zakonisht rriten ose ulen me volumin e
aktivitetit ekonomik. Për shembull, taksa mbi të ardhurat është e bazuar në nivelin e të
ardhurave të fituara dhe taksa mbi shitjet është e bazuar në sasinë e shitjeve të bëra. Të ardhurat
dhe shitjet pretendojnë të jenë më të larta kur ekonomia është duke u rritur dhe më të ulta kur
ekonomia është në recession. Për qëllimin e ndërtimit të grafikut bazë të modelit Keynesian,
është më e lehtë që taksat të shihen si një pjesë proporcionale e GDP-së.
Tabela 5.2 rishikon tabelën e mëparshme të funksionit të konsumit në mënyrë që të llogarisë
edhe taksat.

98
Makroekonomi 1

Të ardhurat e
Të ardhurat Taksat Disponueshme
(Y) (t = 0.3Y) (Yd= Y t*Y) Konsumi (C) Kursimi (S)
0 0 0 600 -600
1000 300 700 1160 -460
2000 600 1400 1720 -320
3000 900 2100 2280 -180
4000 1200 2800 2840 -40
5000 1500 3500 3400 100
6000 1800 4200 3960 240
7000 2100 4900 4520 380
8000 2400 5600 5080 520
9000 2700 6300 5640 660
Tabela 5.2 Funksioni i Konsumit Para dhe Pas Taksave

Kolona e parë tregon të ardhurat kombëtare. Kolona e dytë llogarit taksat, ku në këtë rast janë
përcaktuar në normën e 30%, ose 0.3. Kolona e tretë tregon të ardhurat pas taksimit, pra total
i të ardhurave minus taksat. Kolona e katërt llogarit konsumin në të njëjtën mënyrë si më parë.
Shumezohen të ardhurat pas taksimit me 0.8, duke përfaqësuar prirjen marxhinale për konsum
(MPC), dhe më pas duke shtuar $600, për të njëjtën sasi që do të konsumohet edhe nëse të
ardhurat do të jenë zero (C0). Kur taksat përfshihen, prirja marxhinale për konsum është
reduktuar nga sasia e normës së taksës, pra çdo dollar shtesë të të ardhurave rezulton më një
rrijte më të vogël të konsumit se sa përpara taksave. Për këtë arsye, funksioni i konsumit, me
taksat e përfshira, është me i sheshtë se sa funksioni i konsumit pa përfshirë taksat, siç Figura
B5.5 tregon.

Figura 5.5 Funksioni i Konsumit Përpara dhe Pas Taksave


99
Makroekonomi 1

Eksportet dhe Importet si Funksion i të Ardhurave Kombëtare. Edhe funksioni i


eksporteve, i cili tregon se si eksportet ndryshojnë me nivelin e GDP-së reale të vendit
përkatës, paraqitet si një vijë horizontale, si në shembujt e paraqitur mësipër për I dhe G.
Përsëri, si në rastin e investimeve dhe shpenzimeve qeveritare, vizatimi i funksionit të
eksporteve si vijë horizontale nuk do të thotë që eksportet nuk ndryshojnë kurrë. Kjo do të
thotë që eksportet nuk ndryshojnë për shkak të nivelit të prodhimit të një vendi përkatës, por
për shkak të nivelit të kërkesës agregate në vendet e tjera. Rritja e kërkesës për eksporte nga
vendet e tjera do të shkaktojë zhvendosjen për lart të funksionit të eksportit; sa më pak kërkesë
për eksporte të kenë vendet e tjera aq më poshtë do të zhvendoset funksioni i eksporteve. Në
këtë shembull, eksportet janë përcaktuar në 840.

Figura 5.6 Funksionet e Eksporteve (a) dhe Importeve (b)

Funksioni i importeve është vizatuar në hapësirën negative sepse shpenzimet për produktet e
importit janë zbritur nga shpenzimet e ekonomisë së brendshme. Importet në këtë model
paraqiten si një vijë me pjerrësi negative e cila përcaktohet nga prirja marxhinale për import
(MPI) e të ardhurës kombëtare. Në Figurën 5.6 prirja marxinale për import është 0.1. Kështu,
nëse GDP-reale është $5,000, importet janë $500; nëse të ardhurat kombëtare janë $6,000,
importet janë $600, dhe kështu me rradhë. Funksioni i importit është vizatuar me vlerë dhe
pjerrësi negative, sepse përfaqëson një zbritje nga shpenzimet agregate në ekonomisë vendase.
Një ndryshim në MPI, ndoshta si rezultat i ndryshimit të preferencave, do të ndryshojë
pjerrësinë e funksionit të importit.

Ndërtimi i Funksionit të Kombinuar të Shpenzimeve Agregate


Të gjithë komponentët e kërkesës agregate, si konsumi, investimet, shpenzimet qeveritare,
-
imeve agregate, të bazuar në ilustrimet
numerike të C, I, G, X, dhe M që janë përdorur gjerësisht në këtë kapitull dhe janë përmbledhur
në Tabelën 5.3.
100
Makroekonomi 1

Të Të
Shpenzime
ardhurat ardhurat e Konsumi Investime Eksporte Importe Shpenzime
Qeveritare
kombëtare Dispon. (C) (I) (Ex) (Im) Agregate
(G)
(Y) (Yd)
3000 2100 2280 1300 500 840 300 4620
4000 2800 2840 1300 500 840 400 5080
5000 3500 3400 1300 500 840 500 5540
6000 4200 3960 1300 500 840 600 6000
7000 4900 4520 1300 500 840 700 6460
8000 5600 5080 1300 500 840 800 6920
9000 6300 5640 1300 500 840 900 7380
Tabela 5.3 Ekuilibri i të Ardhurave Kombëtare - Shpenzimeve Agregate

Tre kolonat e para në Tabelën 5.3 janë marrë nga Tabela 5.2, e cila tregon si të vendosni taksat
në funksionin e konsumit. Kolona e parë është GDP-ja reale ose të ardhurat, e cila është
paraqitur në boshtin horizontal të diagramit të të ardhurave-shpenzimeve. Kolona e dytë
llogarit të ardhurat pas taksimit (Yd), bazuar në supozimin, në këtë rast, se 30% e GDP-së
reale është mbledhur në taksat. Kolona e tretë bazohet në një MPC prej 0.8, në mënyrë që nëse
të ardhurat pas taksimit rriten me $700 nga një rresht në tjetrin, konsumi rritet me 560 (700 ×
0.8) nga një rresht në tjetrin. Investimet, shpenzimet qeveritare, dhe eksportet nuk ndryshojnë
me nivelin e të ardhurave kombëtare aktuale. Në diskutimin e mëparshëm, investimet ishin
$500, shpenzimet qeveritare ishin $1,300, dhe eksportet ishin $840, për një total prej $2,640.
Ky total është shfaqur në kolonën e katërt. Importet janë 0.1 e GDP-së reale në këtë shembull,
dhe niveli i importeve është llogaritur në kolonën e pestë. Kolona finale, shpenzimet agregate
llogaritet duke mbledhur: C + I + G + X M. Kjo vijë e shpenzimeve agregate është ilustruar
në Figurën 5.7.

101
Makroekonomi 1

Figura 5.7 Grafiku i modelit të ardhura shpenzime

Funksioni i shpenzimeve agregate është ndërtuar duke mbledhur njërin pas tjetrin funksionin
e konsumit (pas taksave), funksionin e investimeve, funksionin e shpenzimeve qeveritare,
funksionin e eksporteve dhe funksionin e importeve. Pika ku funksioni i shpenzimeve agregate
pret boshtin vertikal do të përcaktohet nga nivelet e investimeve, shpenzimeve qeveritare, dhe
eksporteve, të cilat nuk varen nga të ardhurat kombëtare. Pjerrësia pozitive e funksionit të
shpenzimeve agregate do të përcaktohet nga prirja marxhinale për konsum, norma e taksës,
dhe prirja marxhinale për import. Një prirje marxhinale për konsum më e ulët, një normë taksë
me e lartë, dhe një prirje marxhinale për import më e lartë do të ulnin pjerrësinë e funksionit
të shpenzimeve agregate duke e bërë atë më të sheshtë, sepse për çdo të ardhur shtesë, më
shumë do të shkojnë për kursim, taksa ose importe dhe më pak për shpenzim në të mira dhe
shërbime vendase. Ekuilibri arrihet aty ku e ardhura kombëtare (Y) është e barabartë me
shpenzimet agregate, e cila tregohet në grafik si pika ku funksionin i shpenzimeve agregate
AE që është formuar nga C + I + G + (X M) pret vijën 45-gradë.

agregate ku sasia totale e shpenzuar në kërkesën agregate barazohet me nivelin total të


prodhimit, pra është një pikë e balancuar ku nuk ka asnjë incentivë për të ndryshuar nivelin e
prodhimit. Në Figurën 5.7, kjo pikë e ekuilibrit (E0) ndodh në nivelin 6,000, e cila mund te
lexohet gjithashtu në Tabelën 5.3. Konsideroni rastin se çfarë mund të ndodhë nëse një
ekonomi e gjen veten në të djathtë të pikës së ekuilibrit E, për shembull pika H në Figurën
5.8, ku outputi është më i lartë se sa ekuilibri. Në pikën H, niveli i shpenzimeve agregate është
më poshtë se niveli i outputit. Si rezultat, në pikën H, outputi do ngelet i pashitur kjo është
një gjendje e paqëndrueshme.

102
Makroekonomi 1

Figura 5.8 Ekuilibri në Grafikun e Modelit Keynesian

Ekuilibri (E) duhet të shtrihet në vijën 45-gradë, e cila është seti i pikave ku e ardhura
kombëtare dhe shpenzimet agregate janë të barabarta. Anasjelltas, konsideroni situatën ku
niveli i outputit është në pikën L- ku ouputi real është më pak se sa ekuilibri. Në këtë rast,
niveli i kërkesës agregate në ekonomi është mbi vijën 45-gradë, duke treguar se niveli i
shpenzimeve agregate në ekonomi është më i madh se niveli i prodhimit. Kur niveli i kërkesës
agregate bën që të zbrazen raftet e dyqaneve, situata nuk mund të jetë e qëndrueshme. Firmat
do
sasia e prodhuar dhe sasia e shpenzuar janë në balancë, në pikëprerjen e funksionit të
shpenzimeve agregate dhe vijës 45-gradë.
Për të kuptuar më mirë analizën e mësipërme marrim një shembull numerik.

Shembull
Supozojmë se kemi të dhënat e mëposhtëme:
C = 400 + 0.75*Y
I = 400, G = 200, nuk ka sektor të jashtëm.
a. Gjeni nivelin e ekuilibrit të të ardhurave:

b. Krahasoni vlerën e shpenzimeve agregate dhe të ardhurave në pikën Y = 3000.

103
Makroekonomi 1

Zgjidhje:
a. Dimë se në ekuilibër: Y = AE

Y = C + I + G + (Ex-Im)
Duke qenë se kemi supozuar që nuk ka sektor të jashtëm, (Ex-Im) = 0 dhe Y = Yd
Y = 400 + 0.75*Y + 800 200
0.25*Y = 1000
Y = 4000
Y = 4000 është niveli i ekuilibrit të të ardhurave.

b. Në Y = 3000 gjejmë sa është niveli i shpenzimeve agregate AE

AE = C + I + G
AE = 400 + 0.75*3000 + 800 200
AE = 3250
Pra, në Y = 3000, AE = 3250. Shpenzimet agregate AE janë më të mëdha se të ardhurat Y.
Funksioni i shpenzimeve agregate AE shtrihet mbi drejtëzën e këndit 45gradë në këtë pikë.

Hendeku Recesiv dhe Inflacionist


Në grafikun e ekuilibrit Keynesian, nëse vija e shpenzimeve agregate prek vijën 45-gradë në
nivelin e GDP-së potenciale, atëherë ekonomia është në formë të shëndoshë. Nuk ka recesion,
dhe papunësia është e ulët. Por nuk ka garanci që ekuilibri do të arrihet në nivelin e GDP-së
potenciale të outputit. Ekuilibri mund të jetë me i lartë ose më i ulët. Për shembull, në Figurën
5.9 (a) ekuilibri E0 arrihet kur GDP-ja reale është 6000$, e cila është nën GDP-në potenciale
prej 7000$. Në këtë situatë, niveli i shpenzimve agregate është shumë i ulët sesa vlerea e GDP-
së për të cilën arrihet niveli i plotë punësimit, prandaj në këtë nivel në ekonomi ka papunësi.
Distanca midis nivelit të outputit në ekuilibrin E0 që është nën GDP-në potenciale dhe nivelit
të GDP-së potenciale është quajtur hendeku i recesionit. Për shkak se niveli i GDP-së reale
është shumë i ulët, firmat nuk do të dëshironin të punësonin të gjithë numrin e punonjësve në
dispozicion, dhe papunësia do të ishte e lartë.

104
Makroekonomi 1

Figura 5.9 Trajtimi i hendekut recesiv (a) dhe inflacionist (b)

Çfarë mund të shkaktojë një hendek recesiv? Çdo gjë që zhvendos funksionin e shpenzimeve
agregate poshtë është një mundësi për të shkaktuar recesionin, duke përfshirë një rënie të
konsumit, një rritje të kursimit, një rënie në investime, një rënie në shpenzime qeveritare ose
një rritje në taksa, një rënie në eksporte ose një rritje në importe. Për më tepër, një ekonomi
që është në ekuilibër me një hendek recesiv mund thjesht të qëndrojë në atë nivel dhe të vuajë
papunësinë e lartë për një periudhë të gjatë; theksojmë se kuptimi i ekuilbrit nuk është se ka
një përshtatje specifike të çmimeve ose të sasive në ekonomi për të shmangur recesionin.
Përgjigja e duhur për një hendek recesioni është që qeveria të ulë taksat ose të rrisë shpenzimet
në mënyrë që funksioni i shpenzimeve agregate të zhvendoset nga AE0 në AE1. Kur kjo
zhvendosje ndodh, ekuilbri i ri E1 tani arrihet në nivelin e GDP-së potenciale siç tregohet në
Figurën 5.9 (a). Nga ana tjetër, Figura 5.9 (b) tregon një situatë ku funksioni i shpenzimeve
agregate (AE0) kryqëzohet me vijën 45-gradë në një nivel më të lart se niveli i GDP-së
potenciale. Hendeku ndërmjet nivelit të GDP-së reale në ekuilibrit E0 dhe GDP-së potenciale
është quajtur hendeku inflacionist. Hendeku inflacionist gjithashtu kërkon një interpretim.
Duke u bazuar te analiza e grafikut të ekuilibrit Keynesian, ai mund të sugjerojë se nëse
funksioni i shpenzimeve agregate zhvendoset për lart mjaftueshëm, GDP-ja reale mund të jetë
aq e madhe sa dëshirohet, edhe duke dyfishuar apo trefishuar nivelin e GDP-së në ekonomi.
Ky implikim është qartësisht i gabuar. Një ekonomi përballet me disa limite për sasinë që
mundet të prodhojë në një kohë të caktuar, duke patur të dhënë sasinë ekzistuese të punës,
kapitalit fizik dhe human, teknologjinë, dhe institucionet e tregut. Hendeku infacionist duhet
të interpretohet, jo si një parashikim se sa mund të jetë madhësia e GDP-së reale, por si një
paraqitje e shpenzimeve agregate shtesë në një ekonomi, përtej asaj që nevojitet për të arritur
GDP-në potenciale. Një hendek inflacionist sugjeron se për shkak se ekonomia nuk mund të
prodhojë mjaftushëm të mira dhe shërbime për të arritur këtë nivel të shpenzimeve agregate
përtej GDP-së potenciale, shpenzimet agregate do të shkaktojnë një rritje të niveleve të
105
Makroekonomi 1

çmimeve. Në këtë mënyrë, edhe nëse ndryshimet në nivelin e çmimeve nuk do të paraqiten në
mënyrë eksplicite në ekuacionin e ekilibrit Keynesian, konceptio i inflacionit përfshihet në
konceptin e hendekut infalcionist. Përgjigja e duhur për një hendek inflacionist është treguar
në Figurën 5.9 (b). Pikëprerja fillestare e vijës së shpenzimeve agregate AE0 dhe vijës 45-
gradë arrihet në nivelin e outputit prej 8,000$, e cila është mbi nivelin e GDP-së potenciale
prej7,000$. Nëse AE0 zhvendose poshtë në AE1, në mënyrë qe ekuilbri i ri të jetë E1, atëherë
ekonomia do të jetë në nivelin e GDP-së potenciale pa presionin e një rritjeje të 7mimeve
infalcioniste. Qeveria mund të arrijë një zhvendosje poshtë të shpenzimeve agregate duke
rritur taksat mbi konsumatorët ose firmat, ose duke reduktuar shpenzimet qeveritare.

2| EFEKTI I MULTIPLIKATORIT
Teoria Keynesiane ka edhe një metodët tjetër për të analizuar ekuilibrin e të ardhurave
kombëtare në ekonomi. Supozojmë se për një ekonomi të caktuar, pikëprerja e funksionit të
shpenzimeve agregate dhe vijës 45 gradë është në një pikë ku niveli i GDP-reale është 700,
ndërsa niveli i GDP-së potenciale për këtë ekonomi është 800. Me sa duhet të rriten
shpenzimet qeveritare në mënyrë që ekonomia të arrijë në nivelin e GDP-së në punësimit të
plotë? Përgjigja e parë mund të jetë $ 800 - $ 700 = $ 100; kështu që themi se shpenzimet
qeveritare duhet të rriten me $ 100. Por kjo përgjigje është e gabuar. Një ndryshim me, për
shembull, 100 dollarë në shpenzimet qeveritare do të ketë një efekt me vlerë më shumë se $
100 në nivelin e ekuilibrit të GDP-së reale. Arsyeja është se, një ndryshim në shpenzimet
agregate qarkullon në ekonominë në tërësi: familjet blejnë nga firmat, firmat paguajnë
punëtorët dhe furnitorët, punëtorët dhe furnitorët blejnë mallra nga firma të tjera, ato firma
paguajnë punëtorët dhe furnitorët e tyre, e kështu me radhë. Në këtë mënyrë, ndryshimi
fillestar në shpenzimet agregate, realisht shpenzohet më shumë se një herë. Ky quhet efekti i
multiplikatorit: Një rritje fillestare e shpenzimeve, qarkullon vazhdimisht në ekonomi dhe ka
një ndikim më të madh sesa shuma fillestare e shpenzuar.

Multiplikatori i Shpenzimeve Autonome


Analizën e multiplikatorit e fillojmë me multiplikatorin e shpenzimeve autonime. Nëse
shpenzimet janë të ndikuara nga niveli i të ardhurave ato quhen shpenzime të induktuara, në
të kundërt quhen shpenzime autonome. Idea bazë e multiplikatorit të shpenzimeve autonome
është që; një ndryshim çfarëdo në shpenzimet autonome në një sektor të caktuar të ekonomisë
do sjellë ndryshim të nivelit të ekuilibrit të të ardhurave me më shumë sesa ndryshimi fillestar
i shpenzimeve autonome. Ekuilibri i të ardhurave është
ardhura-
-
fillestar. Zhvendoja paralele e grafikut të shpenzimeve tregon se kemi të njëjtin ndryshim të
shpenzimeve, për çdo nivel të të ardhurave, të shkaktuar nga një ndryshim i shpenzimeve
autonome.
Analiza e multiplikatorit tregon se niveli i ekuilibrit të të ardhurave ndryshon në një masë të
shumëfishuar të ndryshimit fillestar në shpenzimet autonome (nga merr dhe emrin
106
Makroekonomi 1

Por, a do rriten pafundësisht të ardhurat? Ndryshe, çfarë e


përcakton vlerën e multiplikatorit? Për të marrë përgjigje për këtë pyetje mund të përdoren
disa mënyra alternative. Në vijim diskutimi do të fokusohet në ndryshimin e të ardhurave dhe
shpenzimeve që ndodhin pas një ndryshimi në shpenzimet autonome. Përderisa rritja e
shpenzimeve varet nga prirja marxhinale për konsum (MPC), formula e thjeshtuar e
multiplikatorit të shpenzimeve autonome do të ishte:

Por si llogaritet formula e thjeshtëzuar e multiplikatorit të shpenzimeve autonome Se?


Ne dimë se në ekuilibër të ardhurat kombëtare ose outputi janë të barabarta me shpenzimet
agregate. Me simbole do kishim:

Y = C + I + G + (Ex Im)
Fillimisht supozojmë se jemi në rastin e një ekonomie të thjeshtë kur nuk kemi ndikim të
sektorit shtetëror dhe atij të jashtëm prandaj e rishkruajmë edhe njëherë ekuilibrin në një formë
më të thjeshtuar:
Y=C+I (1)
Nga ana tjetër, dimë se Yd = C + S (2),
duke qenë se individët të ardhurat e tyre mund ti konsumojnë ose ti kursejnë.
Nga përkufizimi dimë gjithashtu se, Yd = Y TA + TR.
Por në një ekonomi të thjeshtë pa sektor shtetëror TA = 0 dhe TR = 0, prandaj Y = Yd.
Pas këtyre veprimeve mund të shkruajmë:
C+S=C+I
S=I (3)
Barazimi S = I shpreh kushtin e ekuilibrit makroekonomik kur supozojmë se kemi një
ekonomi të thjeshtë.
Tani supozojmë se kemi një rritje të shpenzimeve për investime (I) që sjell në vijim një rritje
në shpenzimet e konsumit. Në ekuilibrin e ri do kemi një ndryshim të të ardhurave kombëtare
të barabartë me ndryshimin e shpenzimeve agregate. Ndryshimi në shpenzimet agregate është
i përbërë nga dy pjesë, nga ndryshimi i shpenzimeve autonome për investime dhe nga
ndryshimi i induktuar i shpenzimeve për konsum. Atëherë shkruajmë:

Ndryshimi në Ndryshimi i Ndryshimin e


nivelin e shpenzimeve induktuar në
ekuilibrit të të = autonome për + konsum
ardhurave investime

Shënojmë me:
- Ndryshimi në nivelin e ekuilibrit të të ardhurave

107
Makroekonomi 1

Duke u bazuar te funksioni i konsumit që kemi studiuar më parë, dimë se ndryshimi i induktuar
në shpenzimet e konsumit mund të paraqitet si: MPC* .
Duke zëvendësuar këto simbole në barazimin e mësipërm do të kishim:

- (MPC*
(1 - MPC) =
1 /(1 MPC) *

Që këtej mund të themi se:

Për të bërë paraqitjen grafike të ekuilibrit dhe efektit të multiplikatorit kur kemi një ndryshim
të shpenzimeve për investime (I), marrim një shembull numerik. Supozojmë se ekuilibri
fillestar është në nivelin Y = 400. Nëse prirja marxhinale për konsum MPC = ¾, atëherë
multiplikatori i shpenzimeve është:

ardhurat kombëtare prej . Niveli i ri i ekulibrit të të ardhurave


do jetë

te.
Gjithashtu, niveli i çmimeve është supozuar i pandryshuar në gjithë këtë analizë.
çfarë ndodh nëse në llogarritjen e multiplikatorit përfshijmë edhe ndikimin e sektorit publik?

108
Makroekonomi 1

Sa është Multiplikatori i Politikës Fiskale?


Ndikimi i politikës fiskale në nivelin e ekuilibrit të të ardhurave analizohet duke marrë në
studim ndikimin e ndryshimeve në shpenzimet qeveritare (G) dhe ndikimin që ka ndryshimi i
taksave (TA). Analiza e multiplikatorit tregon se shpenzimet qeveritare ndikojnë në nivelin e
prodhimit në mënyrë të ngjashme sikurse shpenzimet për investime. Koeficienti i
multiplikatorit të shpenzimeve qeveritare tregon masën e rritjës së GDP-së që rezulton nga një
rritje prej $ 1 në shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbimeve. Një blerje fillestare e
qeverisë do të vë në lëvizje një zinxhir shpenzimesh: nëse qeveria ndërton një rrugë, ndërtuesit
e rrugëve do të shpenzojnë disa nga të ardhurat e tyre në mallra konsumit, e cila do të gjenerojë
të ardhura shtesë, disa prej të cilave do të shpenzohen. Në modelin e thjeshtë të analizuar këtu,
efekti përfundimtar në GDP të 1 $ shtesë të shpenzuar për G do të jetë i njëjtë me efektin e 1$
shtesë të shpenzuar për I.

Multiplikatori në të dyja rastet do të jetë:

Për të kuptuar më mirë marrim një shembull ku MPC = 2/3 dhe kemi një ndryshim të
shpenzimeve qeveritare (G) me 100 miliardë $. Sa do jetë ndryshimi i nivelit të të ardhurave
në këtë rast? Për të treguar efektet e një shtesë prej 100 miliardë $ të G, kurba AE = C + I + G
në Figurën 22-11 është zhvendosur me 100 miliardë $. Rritja përfundimtare e GDP-së është e
barabartë me 100 miliardë $ të shpenzimeve fillestare shumëzuar me multiplikatorin e
shpenzimeve. Në këtë rast, për shkak se MPC është 2/3, multiplikatori është:

, kështu që niveli i ekuilibrit të GDP-së do rritet me:

109
Makroekonomi 1

Ky shembull, tregon se multiplikatori i shpenzimeve qeveritare është i njëjtë me


multiplikatorin e investimeve dhe të dy quhen multiplikatori i shpenzimeve.

Efekti i Taksave në nivelin e Ekuilibrit


Taksat gjithashtu kanë ndikim mbi nivelin ekuilibër të GDP-së, edhe pse madhësia e
multiplikatorit të taksave është më e vogël se ajo e multiplikatorit të shpenzimeve.
Konsiderojmë shembullin e mëposhtëm: Supozojmë se ekonomia është në nivelin e GDP-së
potenciale dhe qeveria rrit shpenzimet e mbrojtjes me 200 miliardë $. Për më tepër, hartuesit
e politikave ekonomike dëshirojnë të rrisin taksat në një masë të mjaftueshme për të
kompensuar efektin mbi GDP të rritjes prej 200 miliardë $ të G. Sa do të duhej të rriteshin
taksat? Për të kompensuar rritjen prej 200 miliardë $ të G, taksat duhet të rriten me më shumë
se 200 miliardë $. Në shembullin numerik të përmendur mësipër, mund të gjejmë madhësinë
e saktë të taksës, ose TA. Kjo shifër tregon se një rritje prej 300 miliardë $ në nivelin e taksave
TA zvogëlon të ardhurat e disponueshme dhe sjell një rënie të konsumit prej 200 miliardë
dollarësh kur MPC është 2/3 (C = C0 + 2/3*Yd, ku Yd = Y TA. Prandaj, C = C0 + 2/3*(Y
TA). E thënë ndryshe, një rritje e taksave prej 300 miliardë $ do të zhvendosë poshtë kurbën
e funksionit të konsumit C me 200 miliardë $. Kështu, ndërkohë që një rritje prej 1 miliard $
në shpenzimet e mbrojtjes e zhvendos kurbën AE = C + I + G me 1 miliard $, një rritje e
taksave prej 1 miliard $ e zhvendos kurbën AE = C + I + G me vetëm 2/3 miliard $ (kur MPC
është 2/3). Kompensimi i një rritjeje në shpenzimet e qeverisë kërkon një rritje në taksa TA
më të madhe se rritja fillestare në G.

110
Makroekonomi 1

Multiplikatori i taksave St = MPC*Multiplikatori i shpenzimeve (Se).

Pra,

Kështu, ndryshimi në nivelin ekuilibër të të ardhurave do të jetë:

Arsyeja pse multiplikatori i taksave është më i vogël se sa multiplikatori i shpenzimeve është


e qartë. Kur qeveria shpenzon $ 1 në G, vlera prej $ 1 i shpenzuar reflektohet drejtpërdrejt në
GDP. Nga ana tjetër, kur qeveria zvogëlon taksat me 1$, vetëm një pjesë e kësaj vlere
reflektohet në shpenzimet për C, ndërkohë që një pjesë e uljes së taksës prej 1$ shkon për
kursim S.

Përveç rastit të analizuar mësipër ku taksat i supozuam të pavarura nga të ardhurat, kemi edhe
raste kur taksat shprehen në përqindje ndaj të ardhurave si; TA = t*Y.

Në këtë rast multiplikatori i taksave është:

Ku, t masa e taksës e shprehur si % ndaj të ardhurave

Përveç komponentëve të analizuar mësipër, në shpenzimet agregate kanë ndikim edhe vlera e
shpenzimeve për eksporte dhe për importe. Në gjithë këtë analizë, eksportet i kemi
konsideruar të pavarura nga të ardhurat (edhe grafikisht funksioni i eksporteve është paraqitur
si një vijë e drejtë paralele me boshtin horizontal) ndërsa shpenzimet për importe janë
paraqitur si të varura nga të ardhurat por me vlerë negative, duke qenë se shpenzimet për
importe zbriten nga vlera e shpenzimeve agregate. Vërtetohet një lidhje e drejtpërdrejtë midis
importeve dhe të ardhurave. Prirja marxhinale për importe (MPI) tregon masën e rritjes së
importeve për çdo njësi monetare të rritjes së GDP-së. Është pikërisht prirja marxhinale për
importe MPI që zvogëlon pjerrësinë e funksionit të shpenzimeve agregate dhe njëkohësisht
edhe vlerën e multiplikatorit.
Si funksionon multiplikatori nëse marrim në analizë edhe sektorin e jashtëm ?
Për të kuptuar se si funksionon multiplikatori, kthehemi në shembullin në të cilin ekuilibri
aktual në grafikun e ekuilibrit Keynesian është një GDP reale prej $ 700, ose $ 100 më pak
nga niveli i GDP potenciale prej $ 800 që është i nevojshëm për të arritur në punësim të plotë.
Nëse qeveria shpenzon 100 dollarë për të mbyllur këtë hendek, për dikë tjetër në ekonomi, ky
shpenzim përbën të ardhura. Supozojmë se ata që marrin këto të ardhura paguajnë 30% të tyrë
në formë taksash, kursejnë 10% të të ardhurave pas taksave (të ardhurave të disponueshme

111
Makroekonomi 1

Yd), shpenzojnë 10% të të ardhurave totale në importe, dhe pastaj pjesën tjetër e shpenzojnë
në mallra dhe shërbime të prodhuara brenda vendit.
Siç tregohet në llogaritjet në Tabelën 5.10, nga ndryshimi me 100 $ në shpenzimet qeveritare,
53 dollarë kanë ngelur për të shpenzuar në mallra dhe shërbime të prodhuara në vend. Kjo $
53 e cila u shpenzua, është e ardhur për dikë tjetër, diku në ekonomi. Ata që marrin këto të
ardhura gjithashtu paguajnë 30% të tyre për taksa, kursejnë 10% të të ardhurave pas taksave
(të ardhurave të disponueshme), dhe shpenzojnë 10% të të ardhurave totale në importe, siç
tregohet në Tabelën 5.10, kështu që një shtesë $ 28.09 (domethënë, 0.53 $ 53) ngelet për tu
shpenzuar në raundin e tretë. Njerëzit që marrin këto të ardhura sërisht paguajnë taksat,
kursejnë dhe blejnë mallra importi, prandaj shuma e shpenzuar në raundin e katërt është $
14.89 (që është, 0.53 × $ 28.09).

Rritja fillestare e shpenzimeve agregate nga shpenzimet qeveritare 100


100 dollarë janë të ardhura për individët në të gjithë ekonominë: Paguajnë
30% të tyre për taksa, kursejnë 10% të të ardhurave pas taksave, 70 - 7 - 10
shpenzojnë 10% të të ardhurave për mallra importi. Rritja në raundin e dytë = 53
është me:
53 dollarë janë të ardhura për individët në të gjithë ekonominë: Paguajnë
37.1 - 3.71 -
30% të tyre për taksa, kursejnë 10% të të ardhurave pas taksave,
5.3
shpenzojnë 10% të të ardhurave për mallra importi. Rritja në raundin e
= 28.09
tretë është me:
28.09 dollarë janë të ardhura për individët në të gjithë ekonominë:
19.663-
Paguajnë 30% të tyre për taksa, kursejnë 10% të të ardhurave pas taksave,
1.96633-
shpenzojnë 10% të të ardhurave për mallra importi. Rritja në raundin e
2.809
katërt është me:
= 14.89
Tabela 5.10: Llogaritja e efektit të multiplikatorit

Nëse bazohemi në të dhënat e tabelës së mësipërme do shohim se vetëm në katër raunde


qarkullimi në ekonomi, rritja e shpenzimeve qeveritare me 100 ka sjellë një rritje në
shpenzimet agregate me 100+53+28.09+14.89 = 195.98. Shtesa në shpenzimet agregate, në
raunde të njëpasnjëshme vjen duke u reduktuar dhe pas njëfarë kohe, ndryshimi në shpenzimet
agregate do jetë aq i vogël sa është praktikisht i padukshëm. Por ajo që është më e rëndësishme
të theksohet është përfundimi se një ndryshim në shpenzimet qeveritare (dhe në të njëjtën
mënyrë në secilin nga komponentët e shpenzimeve agregate) sjell një ndryshim në shpenzimet
agregate në masë më të madhe së ndryshimi fillestar për shkak të efektit të multiplikatorit.
Praktikisht, llogaritja e multiplikatorit në këtë mënyrë nuk është shumë e zbatueshme prandaj
është nxjerrë një formulë e përgjithshme e multiplikatorit.
Duke ndjekur të njëjtën rrugë sikurse ne rastet e mësipërme të llogaritjes së formulës së
multiplikatorit, nëse shtojmë në ekuilibër edhe ndikimin që kanë marrëdhëniet e një vendi me
jashtë, arrijmë në përfundimin se multiplikatori i ekonomisë së hapur është:
112
Makroekonomi 1

Ku;
Sm multiplikatori i ekonomisë së hapur
MPC prirja marxhinale për konsum
t nomra e taksës
MPI Prirja marxhinale për importe
Marrim një shembull numerik për të kuptuar më mirë zbatimin e multiplikatorit.
Imagjinoni një ekonomi si me të dhënat hipotetike si më poshtë.
Y = PBB-ja reale ose të ardhurat kombëtare
T = Taksat = 0.3Y
C = Konsumi = 140 + 0.9(Y - T)
I = Investime = 400
G = Shpenzimet e qeverisë = 800
X = Eksportet = 600
M = Importi = 0.15Y
Hapi 1. Përcaktojmë funksionin e shpenzimeve agregate. Në këtë rast, është:
AE = C + I + G + X M
AE = 140 + 0.9(Y - T) + 400 + 800 + 600 - 0.15Y
Hapi 2. Ekuacioni i drejtëzës që formon këndin 45 gradë është tërësia e pikave ku GDP ose
të ardhurat kombëtare të vendosura në boshtin horizontal janë të barabarta me shpenzimet
agregate të paraqitura në boshtin vertikal. Kështu, ekuacioni për drejtëzën e këndit 45 gradë
është:
AE = Y.
Hapi 3. Hapi tjetër është zgjidhja e këtyre dy ekuacioneve sipas variablit Y (ose AE, pasi ato
do të jenë të barabarta me njëra - tjerën). Zëvendësojmë AE te barazimi i mësipërm dhe kemi:
Y = 140 + 0.9*(Y - T) + 400 + 800 + 600 - 0.15Y
Hapi 4. Zëvendësojmë normën e taksës prej 30% me termin 0.3Y. Kjo sjell thjeshtimin e
ekuacionit dhe e bën të varur nga vetëm një ndryshore, Y.
Hapi 5. Kryejmë veprimet algjebrike dhe zgjidhim ekuacionin për variablin Y.
Y = 140 + 0.9(Y - 0.3Y) + 400 + 800 + 600 - 0.15Y
Y = 140 + 0.9Y - 0.27Y + 1800 - 0.15Y
Y = 1940 + 0.48Y
Y - 0.48Y = 1940
0.52Y = 1940
Y = 1940 / 0.52
Y = 3730
Y = 3730 është niveli i ekuilibrit të të ardhurave në këtë shembull.
Hapi 6. Supozojmë se rritja e besimit të bizneseve 7on në rritjen e shpenzimeve për investime

113
Makroekonomi 1

-Im)
Y = 140 + 0.9(Y 0.3Y) + 500 + 800 + 600 0.15Y
Y = 2040 + 0.48Y
Y 0.48Y = 2040
0.52Y = 2040
Y = 3923
Ka edhe një mënyrë tjetër për të llogaritur ekuilibrin e ri pas ndryshimit të shpenzimeve për
Investime, me anë të multiplikatorit të shpenzimeve për ekonominë e hapur.
Dimë që:

Pas llogaritjes del vlera multiplikatorit: Sm = 1.93

0
Rezultati në të dyja rastet është i njëjtë.

114
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM


1. Kush janë komponentët që përcaktojnë funksionin e shpenzimeve agregate AE?
2. Shpjegoni shkurtimisht efektin e multiplikatorit.
3. Supozojmë se dy vende të ndryshme janë në recesion. Vendi A e ka MPC = 0.8 ndërsa
vendi B e ka MPC = 0.6. Në cilin nga të dy vendet, një ndryshim në shpenzimet qeveritare
do ketë më shumë impakt?
4. Nëse hendeku recesionist është 100 milion $, a duhet të rritën shpenzimet qeveritare me
100 milion $ që ta mbyllin këtë hendek? Shpegoni pse po ose pse jo?
5. Krahasoni dy politika qeveritare: shkurtim i taksave mbi të ardhurat dhe rritje e
shpenzimeve qeveritare në investime publike. Analizoni impaktin e këtyre politikave në
ekonomi. A do kenë të dyja këto politika të njëjtin impakt në nivelin e ekuiulibrit të të
ardhurave?

USHTRIME DHE PROBLEMA


1. Më poshtë gjeni të dhënat për një ekonomi hipotetike.
MPC = 0.5, C0 = 1700, I = 400, G = 100, Y = Yd, (Ex-Im) = -100
a. Shkruani funksionin e konsumit (C).
b. Gjeni nivelin e ekuilibrit të të ardhurave në këtë ekonomi.
c. Pse niveli Y = 3000 nuk është pikë ekuilibri? Sa janë shpenzimet dhe të ardhurat në
këtë pikë?

2. Jepen të dhënat e mëposhtme:


Y = të Ardhurat Kombëtare
T = 0.3Y
C = 200 + 0.9Yd
I = 600
G = 1,000
X = 600
Im = 0.1(Y TA)
a. Gjeni nivelin e ekuilibrit të të ardhurave në këtë ekonomi.
b. Supozojmë se punësimi i plotë arrihet në ekonomi në nivelin e të ardhurave Y = 6000.
Sa duhet të jenë shpenzimet qeveritare (G) që të arrihet ky nivel i ekuilibrit të të
ardhurave?
c. Zgjidheni kërkesën e mësipërme duke përdorur multiplikatorin e shpenzimeve të
ekonomisë së hapur.

115
Makroekonomi 1

KREU 6
RRITJA EKONOMIKE
Mesatarisht, njerëzit kanë nevojë për rreth 2,500 kalori në ditë për të mbijetuar, në varësi të
gjatësisë, peshës dhe gjinisë. Ekonomisti Brad DeLong vlerëson se një punëtor mesatar në
fillim të viteve 1600 paguhet aq sa mund të përballonte 2.500 kalori ushqimore në ditë. Ky
punëtor jetonte në Evropën Perëndimore. Dyqind vjet më vonë, i njëjti punonjës mund të
përballonte 3,000 kalori ushqimi. Midis viteve 1800 dhe 1875, me një hapësirë kohe prej
vetëm 75 vjetësh, rritja ekonomike ishte aq e shpejtë sa punëtorët e Evropës Perëndimore
mund të blejnë 5.000 kalori ushqim në ditë. Deri në vitin 2012, një punëtor me kualifikime të
ulëta në një vend të pasur të Europës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut mund të blejë 2,4
milionë kalori ushqim në ditë. Çfarë shkaktoi një rritje të tillë të shpejtë në standardet e jetesës
midis viteve 1800 dhe 1875 dhe më pas? Pse ndodh që shumë vende, veçanërisht ato në
Evropën Perëndimore, Amerikën e Veriut dhe pjesë të Azisë Lindore, mund të ushqejnë
popullsinë e tyre më shumë se sa duhet, ndërsa vende të tjerë nuk munden? Ne do t'i
shqyrtojmë këto dhe pyetje të tjera ndërsa shqyrtojmë rritjen ekonomike afatgjatë.
Çdo vend shqetësohet për rritjen ekonomike. Në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera me të
ardhura të larta, pyetja është nëse rritja ekonomike vazhdon të sigurojë të njëjtat përfitime të
jashtëzakonshme në standardin tonë të jetesës ashtu si gjatë shekullit të njëzetë. Ndërkohë, a
munden vendet me të ardhura të mesme, si Koreja e Jugut, Brazili, Egjipti apo Polonia, të
arrijnë vendet me të ardhura më të larta? Apo duhet të qëndrojnë në nivelin e dytë të të
ardhurave për frymë? Nga popullsia botërore prej rreth 6.7 miliardë njerëzve, rreth 2.6
miliardë kanë të ardhura që mesatarisht janë më pak se 2 dollarë në ditë, sa përafërsisht
standardi i jetesës i 2000 viteve më parë.A mundet pjesa e varfër e botës të largohet nga
varfëria e frikshme e saj?Ashtu si theksoi dikur, fituesi i cmimit Nobël në Ekonomiks,në 1995:
esht tronditëse: Kur

Në standartin e jetesës së një vendi janë të mundshme përmirësime të mëdha. Pas Luftës
Koreane në fund të viteve 1950, Republika e Koresë, e quajtur shpesh Korea e Jugut, ishte një
nga ekonomitë më të varfra në botë. Shumica e Koreanëve të Jugut punonin në agrikulturë.
Sipas ekonomistit britanik Angus Maddison, puna e jetës së të cilit ishte matja e GDP-së dhe
popullsisë në ekonominë botërore, GDP-ja për frymë në dollarë amerikanë në vitin 1990 ishte
854 dollarë në vit. Nga vitet 1960 deri në fillim të shekullit njëzet e një, një periudhë kohe në
kujtesën e shumë të rriturve, ekonomia e Koresë së Jugut u rrit me shpejtësi. Gjatë këtyre katër
dekadave, GDP-ja për frymë u rrit me më shumë se 6% në vit. Sipas Bankës Botërore, GDP-
ja për Korenë e Jugut tani tejkalon 30,000 dollarë në terma nominalë, duke e vendosur atë
116
Makroekonomi 1

midis vendeve me të ardhura të larta si Italia, Zelanda e Re dhe Izraeli. Matur nga GDP-ja
totale në 2012, Koreja e Jugut është ekonomia e trembëdhjetë më e madhe në botë. Për një
vend prej 49 milionë banorësh, ky transformim është i jashtëzakonshëm. Koreja e Jugut është
një shembull i shkëlqyer, por nuk është rasti i vetëm i rritjes së shpejtë dhe të qëndrueshme
ekonomike. Vende të tjera të Azisë Lindore, si Tajlanda dhe Indonezia, kanë përjetuar rritje
shumë të shpejtë gjithashtu. Kina është rritur në një masë të madhe që me miratimin e
reformave ekonomike të orientuara drejt tregut rreth viteve 1980. GDP-ja për frymë në
ekonomitë me të ardhura të larta si Shtetet e Bashkuara gjithashtu është rritur shumë
megjithëse për një periudhë më të gjatë kohore. Që nga Lufta Civile, ekonomia e SHBA-së
është transformuar nga një ekonomi kryesisht rurale dhe bujqësore në një ekonomi të bazuar
në shërbime, industri dhe teknologji.

1| ARRITJE RELATIVISHT TË FUNDIT TË RRITJES EKONOMIKE


Le të fillojmë me një pasqyrë të shkurtër të modeleve spektakolare të rritjes ekonomike në
mbarë botën gjatë dy shekujve të fundit, zakonisht të referuara si periudha e rritjes
ekonomike moderne. (Më vonë në kapitull do të diskutojmë normat më të ulëta të rritjes
ekonomike dhe disa përbërës kyç për progresin ekonomik.) Rritja e shpejtë dhe e qëndrueshme
ekonomike është një përvojë relativisht e kohëve të fundit për njerëzimin. Para dy shekujve të
fundit, megjithëse sundimtarët, fisnikët dhe pushtuesit mund të përballonin disa ekstravaganca
dhe megjithëse ekonomitë u rritën mbi nivelin e jetesës, standardi i jetesës së mesatares nuk
ndryshonte shumë për shekuj. Ndryshime progresive, të fuqishme ekonomike dhe
institucionale filluan të kenë një efekt të rëndësishëm në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe
fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Sipas historianit ekonomik holandez Jan Luiten van
Zanden, shoqëritë me bazë skllavërimi, demografi të favorshme, rrugë tregtare globale dhe
institucione tregtare të standardizuara krijuan skenën qëRevolucioni Industrial të ketë sukses.
Revolucioni industrial i referohet përdorimit të gjerë të makinerive të fuqishme dhe
ndryshimeve ekonomike dhe sociale që rezultuan në gjysmën e parë të viteve 1800. Makinat
- kryen detyrat që
përndrys
Industrial filloi në Britaninë e Madhe dhe së shpejti u përhap në Shtetet e Bashkuara, Gjermani
dhe vende të tjera. Punët për njerëzit e zakonshëm që punonin me këto makina shpesh ishin
të rrezikshme krahasuar me standardet moderne, por punët alternative të asaj kohe në
bujqësinë fshatare dhe në industrinë e fshatrave të vogla ishin po ashtu të rrezikshme. Punët e
reja të Revolucionit Industrial ofruan paga më të larta dhe një shans për ndryshueshmëri
sociale. Filloi një cikël vetë-përforcues: Shpikjet dhe investimet e reja gjeneronin fitime,
fitimet siguronin fonde për investime dhe shpikje të reja, dhe investimet dhe shpikjet e reja
ofronin mundësi për fitime të mëtejshme. Ngadalë, një grup i ekonomive kombëtare në Evropë
dhe në Amerikën e Veriut dolën nga shekujt e ngadalësimit në një periudhë të rritjes së shpejtë
moderne. Gjatë dy shekujve të fundit, norma mesatare e rritjes së GDP-së për frymë në vendet
kryesore të industrializuara ka qenë mesatarisht rreth 2% në vit. Si ishin kohët më parë? Si
ishin kushtet ekonomike para viteve 1870?
117
Makroekonomi 1

Angus Maddison, një historian sasior ekonomik, udhëhoqi hetimet më sistematike mbi të
ardhurat kombëtare para 1870. Metodat e tij kohët e fundit janë përpunuar dhe përdoren për
të përpiluar vlerësimet e GDP-së për frymë nga viti 1e.s në 1348. Tabela 7.1 është një
numerator i rëndësishme për pjesën më të madhe të këtij kapitulli. Ajo tregon se kombet mund
të bien dhe të rriten. Rënia e të ardhurave shpjegohet me një numër të madh forcash, siç janë
epidemitë, fatkeqësitë natyrore dhe ato që lidhen me motin, paaftësia për të qeverisur
perandoritë e mëdha dhe ritmi jashtëzakonisht i ngadalshëm i përparimit teknologjik dhe
institucional. Institucionet janë traditat, ligjet, dhe kështu me radhë, sipas të cilave njerëzit në
një komunitet bien dakord sit ë sillen dhe të qeverisin vetveten. Këto institucione përfshijnë
martesën, fenë, arsimin dhe ligjet e qeverisjes. Progresi institucional është zhvillimi dhe
kodifikimi i këtyre institucioneve për të përforcuar rendin shoqëror dhe, rrjedhimisht, rritjen
ekonomike.
Një shembull i një institucioni të tillë është Magna Carta (Karta e Madhe), që princat anglezë
e detyruan Mbretin John të firmosë në vitin 1215. Magna Carta kodifikoi parimet e procesit
të duhur, ku një njeri i lirë nuk mund të ndëshkohej, përveç nëse ishte bërë një gjykim i
ligjshëm kundër tij. Ky koncept u miratua më vonë nga Shtetet e Bashkuara në kushtetutën e
vet. Ky rregull shoqëror mund të ketë kontribuar në GDP-në e Anglisë për frymë të vitit 1348,
e cila ishte e dyta pas asaj të Italisë Veriore.
Në studimin e rritjes ekonomike, kuadri institucional i një vendi luan një rol kritik. Tabela
6.1 gjithashtu tregon barazinë relative globale për gati 1.300 vjet. Pas kësaj, ne fillojmë të
shohim diferenca të konsiderueshme në të ardhura (nuk tregohet në këtë tabelë).

Viti Itali Veriore Spanjë Angli Hollandë Bizant Irak Egjipt Japoni

1 800$ 600$ 600$ 600$ 700$ 700$ 700$ -


730 - - - - - 920$ 730$ 402$
1000 - - - - 600$ 820$ 600$ -
1150 - - - - 580$ 680$ 660$ 520$
1280 - - - - - - 670$ 527$
1300 1588$ 864$ 892$ - - - 610$ -
1348 1486$ 907$ 919$ - - - - -
Tabela 6.1 Përllogaritja e GDP-së për frymë në dollarë nga viti 1e.s deri në 134815

Një tjetër fakt interesant është niveli i lartë i të ardhurave, krahasuar me të tjerët në atë kohë,
të arritur nga Perandoria Islame Halifati Abasid - e themeluar në Irakun e sotëm në vitin 730
të es. Në kulmin e saj, perandoria shtrihej në rajone të mëdha të Lindjes së Mesme, Afrikës
Veriore dhe Spanjës deri në rënien e saj graduale pas më shumë se 200 viteve. Revolucioni
industrial çoi në rritjen e pabarazisë midis kombeve. Disa ekonomi u ngritën, ndërsa të tjera,

15
st Update of the Maddison Project. Re-Estimating Growth Before

118
Makroekonomi 1

si shumë prej atyre në Afrikë apo Azi, mbetën pranë një standardi jetese ekzistencial.
Llogaritjet e përgjithshme tregojnë se 17 vendet e botës me ekonomitë më të zhvilluara kishin
mesatarisht 2.4 herë GDP-në për frymë të ekonomive më të varfra të botës në 1870. Deri në
vitin 1960, ekonomitë më të zhvilluara kishin 4.2 herë GDP-në për frymë të ekonomive më të
varfra. Megjithatë, deri në mes të shekullit të njëzetë, disa vende kishin treguar se arritja ishte
e mundur. Rritja ekonomike e Japonisë mori hov në vitet 1960 dhe 1970, me një normë të
rritjes së GDP-së reale për frymë mesatarisht 11% në vit gjatë këtyre dekadave. Vende të
caktuara në Amerikën Latine përjetuan një rritje ekonomike në vitet 1960. Në Brazil, për
shembull, Gdo-ja për frymë u zgjerua me një normë mesatare vjetore prej 11.1% nga viti 1968
në 1973. Në vitet 1970, disa ekonomi të Azisë Lindore, përfshirë Korenë e Jugut, Tajlandën
dhe Tajvanin, përjetuan një rritje të shpejtë. Në këto vende, normat e rritjes prej 11% deri në
12% në vit në GDP-në për frymë nuk ishin të pazakonta. Kohët e fundit, Kina, me popullsinë
e saj prej 1.3 miliardë banorësh, u rrit me një normë për frymë 9% në vit, nga 1984 në 2000.
India, me një popullsi prej 1.1 miliardë banorësh, ka treguar shenja premtuese të rritjes
ekonomike, me rritje të GDP-së për frymë prej rreth 4% në vit gjatë viteve 1990 dhe duke u
rritur në 7% - 8% në vit në vitet 2000. Me këto valë të rritjes ekonomike nuk janë ndeshur të
gjitha vendet. Në disa vende afrikane si për shembull, Niger, Tanzania dhe Sudani, GDP-ja
për frymë në fillim të viteve 2000 ishte ende më pak se 300 dollarë, jo shumë më e lartë se në
shekullin e nëntëmbëdhjetë dhe më parë. Në kontekstin e gjendjes së përgjithshme të njerëzve
me të ardhura të ulëta në mbarë botën, lajmi i mirë ekonomik nga Kina (me popullsi: 1.3
miliardë) dhe India (me popullsi: 1.1 miliardë) është, gjithsesi, befasues dhe inkurajues. Rritja
ekonomike në dy shekujt e fundit ka bërë një ndryshim të mrekullueshëm në kushtet njerëzore.
Richard Easterlin, një ekonomist në Universitetin e Kalifornisë Jugore, shkroi në vitin 2000:

njerëzve sot janë ushqyer, veshur dhe strehuar më mirë se paraardhësit e tyre dy shekuj më
parë. Ata janë më të shëndetshëm, jetojnë më gjatë dhe janë më të arsimuar. Jetët e grave janë
më pak të përqendruara në riprodhim dhe demokracia politike ka fituar një terren. Edhe pse
Evropa Perëndimore dhe degët e saj kanë qenë udhëheqësit e këtij përparimi, shumica e
vendeve më pak të zhvilluara janë bashkuar gjatë shekullit të 20-të,bashkë me vendet më të
reja të Afrikës së Saharasë Jugore të fundit që morën pjesë. Edhe pse pamja nuk është një
përparim universal, është përparësia më e madhe në gjendjen njerëzore të popullsisë së botës
e arritur nd

Rregullimi ligjor dhe rritja ekonomike


Rritja ekonomike varet nga shumë faktorë. Çelësi midis këtyre faktorëve është respektimi i i
ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të pronësisë dhe e të drejtave kontraktuale nga qeveria e një
vendi në mënyrë që tregjet të mund të punojnë në mënyrë efiçente dhe me efikasitet. Ligjet
duhet të jenë të qarta, publike, të drejta, të zbatuara dhe në mënyrë të barabartë të zbatueshme

(http://cnx.org/content/m48668/latest/) janë të drejtat e


individëve dhe firmave për të zotëruar pronën dhe ta përdorin atë siç e shohin të arsyeshme.

119
Makroekonomi 1

kurseni. Është prona juaj. Përkufizimi i pronës përfshin si pronën fizike, ashtu edhe të drejtën
për kualifikimin dhe përvojën tuaj, veçanërisht nëse trajnimi juaj është ai që përcakton jetesën
tuaj. Përdorimi i kësaj prone përfshin të drejtën për të lidhur kontrata me palët e tjera me
pronën tuaj. Individët ose firmat duhet të zotërojnë pronën për të hyrë në një kontratë.
Pra, të drejtat kontraktuale bazohen në të drejtat pronësore dhe u lejojnë individëve të lidhin
marrëveshje me të tjerët lidhur me përdorimin e pronës së tyre duke siguruar mbështetje
përmes sistemit ligjor në rast të mospërputhjeve. Një shembull është marrëveshja e punësimit:
një kirurg i aftë vepron mbi një person të sëmurë dhe pret të paguhet. Mospagesa përbën një
shkelje të së drejtës(pronës) nga pacienti; kjo pronë është shërbimi i ofruar nga kirurgu. Në
një shoqëri me të drejta të forta pronësore dhe të drejta kontraktuale, kushtet e kontratës
pacient-kirurg do të përmbushen, sepse kirurgu do të kërkojë përmes sistemit gjyqësor që të
marrë pagesën nga ai individ. Pa një sistem ligjor që zbaton kontratat, njerëzit do të kishte të
ngjarë të mos lidhnin kontrata për shërbimet aktuale ose të ardhshme për shkak të rrezikut të
mos pagesës. Kjo do ta bënte të vështirë kryerjen e biznesit dhe do të ngadalësonte rritjen
ekonomike.
Banka Botërore e konsideron sistemin ligjor të një vendi efektiv nëse ai mbështet të drejtat
pronësore dhe të drejtat kontraktuale. Banka Botërore ka zhvilluar një sistem rankimimi për
sistemin ligjor të vendeve bazuar në mbrojtjen efektive të të drejtave të pronësisë dhe
qeverisjes së bazuar në ligje duke përdorur një rankim nga 1 në 6, ku 1 është vlera më e ulët
dhe 6 më e lartë. Në vitin 2013, renditja mesatare botërore ishte 2.9. Të tre vendet me renditjen
më të ulët prej 1.5 ishin Afganistani, Republika Qendrore Afrikane dhe Zimbabve; GDP-ja e
tyre për frymë ishte respektivisht 679 $, 333$ dhe 1,007$. Afganistani është cituar nga Banka
Botërore si një vend me standard të ulët jetese, me një strukturë të dobët qeveritare dhe me
mungesë në respektimin e ligjit, gjë që ka penguar rritjen ekonomike të tij. Republika e Afrikës
Qendrore, pa dalje në det, ka burime të dobëta ekonomike, si dhe jostabilitet politik dhe është
një burim i fëmijëve të përdorur në trafikun njerëzor. Zimbabve ka pasur rënie të rritjes që nga
viti 1998. Kontrollet e çmimeve përçanë ekonominë dhe korrupsioni e dhuna dominuan
procesin politik. Edhe pse ekonomia globale është rritur, ato vende që kanë mangësi në
sistemin e të drejtave pronësore dhe mangësi në një sistem gjyqësor të lirë e të pavarur nga
korrupsioni kanë mbetur shumë prapa.

2 | PRODUKTIVITETI I PUNËS DHE RRITJA EKONOMIKE

Produktiviteti i punës
Rritja ekonomike e qëndrueshme afatgjatë vjen nga rritja e produktivitetit të punëtorëve, gjë
që në thelb nënkupton se sa mirë i bëjmë gjërat. Me fjalë të tjera, sa efiçent është vendi juaj
me kohën dhe punëtorët e tij? Produktiviteti i punës është vlera që çdo person i punësuar krijon
për njësi të inputit të tij / saj. Mënyra më e lehtë për të kuptuar produktivitetin e punës është
të imagjinoni një punëtor kanadez, i cili mund të bëjë 10 bukë në orë, kundrejt një punonjësi
120
Makroekonomi 1

amerikan, i cili në të njëjtën orë mund të bëjë vetëm dy bukë. Në këtë shembull imagjinar,
kanadezët janë më produktivë. Duke qenë më produktiv në thelb do të thotë që mund të bëni
më shumë në të njëjtën kohë. Kjo nga ana tjetër bën që burimet të përdoren diku tjetër.
Çfarë e përcakton se sa produktiv janë punëtorët? Përgjigja është shumë intuitive. Përcaktuesi
i parë i produktivitetit të punës është kapitali njerëzor. Kapitali njerëzor është njohuri e
akumuluar (nga arsimi dhe përvoja), aftësi dhe njohuri speciale që punonjësi ka mesatarisht
ka në një ekonomi. Në mënyrë tipike, sa më i lartë niveli mesatar i arsimit në një ekonomi, aq
më i lartë është kapitali njerëzor i akumuluar dhe aq më i lartë është produktiviteti i punës.
Faktori i dytë që përcakton produktivitetin e punës është ndryshimi teknologjik. Ndryshimi
teknologjik është një kombinim i shpikjes-përparim në dijen dhe inovacionit, që është të
vendosësh atë përparim në përdorim në një produkt ose shërbimi të ri. Për shembull, tranzitori
u shpik në vitin 1947. Kjo na lejoi të minimizojmë gjurmët e pajisjeve elektronike dhe të
përdorim më pak energji sesa teknologjia e tubave që ishte përpara saj. Që atëherë, inovacionet
kanë prodhuar tranzitor më të vegjël dhe më të mirë se ato të parët dhe gjenden gjithandej në
produkte të ndryshme si në telefona smart, kompjuter shkallë lëvizëse etj. Zhvillimi i
tranzistorit i ka lejuar punëtorët të jenë kudo me pajisje më të vogla. Këto pajisje mund të
përdoren për të komunikuar me punëtorë të tjerë, për të matur cilësinë e produktit ose për të
kryer ndonjë detyrë tjetër në më pak kohë, duke përmirësuar produktivitetin e punëtorëve.
Faktori i tretë që përcakton produktivitetin e punës është ekonomia e shkallës. Kujtojnë se
ekonomi e shkallës janë avantazhet në kosto që industritë përftojnë për shkak të rritjes së
volumit të prodhimit. (Lexo më shumë mbi ekonomitë e shkallës në Kosto dhe Struktura e
Industrisë (http://cnx.org/content/m48620/latest/)). Shqyrtojmë përsëri rastin e punëtorit
imagjinar kanadez i cili mund të prodhonte 10 bukë në një orë. Nëse ky ndryshim në
produktivitet vjen vetëm prej ekonomisë së shkallës, atëhere punëtori kanadez përdor një furrë
të madhe me kapacitet industrial, ndërsa punëtori amerikan përdor një furrë standarde
familjare. Tani që kemi analizuar përcaktuesit e produktivitetit të punëtorëve, le të kthehemi
të analizojmë si ekonomistët matin rritjen ekonomike dhe produktivitetin.

Burimet e Rritjes Ekonomike: Funksioni Agregat i Prodhimit


Për të analizuar burimet e rritjes ekonomike, është e dobishme të njohim funksionin e
prodhimit, i cili është procesi i organizimit të inputeve ekonomike si puna, toka, kapitali në
prodhimin e outputeve, mallrat dhe shërbimet që përdoren nga konsumatorët. Një funksion
mikroekonomik i prodhimit përshkruan inputet dhe outputet e një firme, ose të një industrie.
Në makroekonomi, lidhja nga inpute në outpute për të gjithë ekonominë quhet funksion
agregat prodhimi.

Komponentët e Funksionit Agregat të Prodhimit


Ekonomistët ndërtojnë funksione të ndryshme prodhimi në varësi të fokusit të studimeve të
tyre. Figura 1 paraqet dy shembuj funksionesh agregatë prodhimi. Në funksionin e parë të
prodhimit, të paraqitur në Figurën 6.1(a), prodhimi(outputi) është GDP-ja, ndërsa në Figurën
6.1(b) prodhimi(outputi) është GDP-ja për frymë. Inputet në këtë shembull janë forca
121
Makroekonomi 1

në modulin, Komponentët e Rritjes Ekonomike.

Forcë Punëtore

Kapitali Njerëzor
GDP
Kapitali Fizik

Teknologjia

a) Funksion Agregat Prodhimi me GDP si produkt

Kapitali Njerëzor
për frymë

Kapitali Fizik për GDP për


frymë
frymë
Teknologji për
frymë

b) Funksion Agregat Prodhimi me GDP për frymë si produkt


Figura 6.1 Funksione të Prodhimit Agregat

Matja e Produktivitetit
Norma e rritjes së produktivitetit të ekonomisë është e lidhur ngushtë me normën e rritjes së
GDP-së së saj për frymë, ndonëse të dyja nuk janë identike. Për shembull, nëse rritet përqindja
e popullsisë që punon në një ekonomi, GDP-ja për frymë do të rritet, por produktiviteti i
punëtorëve individual mund të mos ndikohet nga kjo gjë. Në periudhë afatgjatë, mënyra e
vetme që GDP-ja për frymë mund të rritet vazhdimisht është nëse rritet produktiviteti i
punëtorit mesatar ose nëse ka rritje plotësuese të kapitalit.
Një matëse e zakonshme e produktivitetit për punëtor në Amerikë është vlera e dollarit për
orë që punonjësi kontribuon në prodhimin e punëdhënësit. Kjo matje përjashton punëtorët e
qeverisë, sepse prodhimi i tyre nuk shitet në treg dhe kështu produktiviteti i tyre është vështirë
të matet. Gjithashtu përjashton bujqësinë, e cila përbën vetëm një pjesë relativisht të vogël të
ekonomisë së Amerikës. Figura 6.2 tregon një indeks të prodhimit në orë, me 2009 si vit bazë
(kur indeksi është 100). Indeksi ishte rreth 106 në vitin 2014. Në vitin 1972, indeksi ishte 50,
që tregon se punëtorët kanë më shumë se dyfishuar produktivitetin e tyre që nga ajo kohë.

122
Makroekonomi 1

120

100
Prodhimi për orë (Index)

80

60

40

20

0
1960 1965 1970 1975 1980 1985 1990 1995 2000 2005 2010 2015
Viti

Figura 6.2 Prodhimi për orë punon në ekonominë e SHBA, 1947-201116

Sipas Departamentit të Punës, rritja e produktivitetit në Shtetet e Bashkuara ishte mjaft e fortë
në vitet 1950, por më pas u zvogëlua në vitet 1970 dhe 1980, përpara se të rritet sërish në
gjysmën e dytë të viteve 1990 dhe në gjysmën e parë të viteve 2000. Në fakt, norma e
produktivitetit, e matur nga ndryshimi në prodhimin për orë pune ka qenë mesatarisht 3.2%
në vit nga 1950-1970; ka rënë në 1.9% në vit nga viti 1970 në 1990; dhe pastaj u kthye në mbi
2.3% nga 1991 deri në të tashmen, me një ngadalësim modest pas vitit 2001. Për të mësuar se
si të krahasoni ekonomitë në këtë drejtim, ndiqni hapat në Shtojcën .1

Fuqia e rritjes ekonomike të qëndrueshme


Asgjë nuk është më e rëndësishme për standardin e jetesës së njerëzve sesa rritja e
qëndrueshme ekonomike. Edhe ndryshimet e vogla në shkallën e rritjes, të qëndrueshme gjatë
periudhave të gjata kohore, bëjnë një ndryshim të madh në nivelin e jetesës. Konsideroni
Tabelën 6.2, në të cilën rreshtat e tabelës tregojnë disa norma të ndryshme të rritjes në GDP-
në për frymë dhe kolonat tregojnë periudha të ndryshme kohore. Supozoni për thjeshtësi se
një ekonomi fillon me një GDP-në për frymë prej 100. Tabela pastaj zbaton formulën e
mëposhtme për të llogaritur sa do të jetë GDP-ja në të ardhmen në një normë të caktuar të
rritjes:
GDP-ja në datën e fillimit x (1 + normën e rritjes së GDP-së) vite = GDP-ja në datën e
përfundimit
Për shembull, një ekonomi që fillon me një GDP prej 100 dhe rritet me 3% në vit do të arrijë
një GDP prej 209 pas 25 vjetësh; që është, 100 (1.03) 25 = 209.
Norma më e ngadaltë e rritjes së GDP-së për frymë në tabelë, vetëm 1% në vit, është e
ngjashme me atë që Shtetet e Bashkuara përjetuan gjatë viteve më të dobëta të rritjes së
produktivitetit. Norma e dytë më e lartë, 3% në vit, është e afërt me atë që ekonomia e SHBA-

16
Burimi: U.S. Department of Labor, Bureau of Labor Statistics
123
Makroekonomi 1

së përjetoi gjatë ekonomisë së zhvilluar në fund të viteve 1990 dhe në vitet 2000. Normat më
të larta të rritjes për frymë, të tilla si 5% ose 8% në vit, përfaqësojnë përvojën e rritjes së
shpejtë të ekonomive si Japonia, Koreja dhe Kina.
Tabela 6.2 tregon se edhe diferencat me disa pikë përqindjeje në normat e rritjes ekonomike
do të kenë një efekt të thellë nëse do të jenë të qëndrueshme gjatë kohës. Për shembull, një
ekonomi që rritet me një normë vjetore prej 1% mbi 50 vjet do të shohë rritjen e GDP-së për
frymë me një total prej 64%, nga 100 në 164 në këtë shembull. Ndërsa, një vend që rritet me
një normë vjetore prej 5%, do të shohë pothuajse të njëjtën rritje ekonomike, nga 100 në 163,
për vetëm 10 vjet. Normat e shpejta të rritjes ekonomike mund të sjellin një transformim të
thellë. Nëse norma e rritjes është 8%, të rriturit e rinj në moshën 20 vjeçare do të përjetojnë
një standard mesatar jetese në vendin e tyre,më shumë se dyfish deri në moshën 30 vjeç dhe
rritet gati shtatëfish deri në moshën 45 vjeç.

Norma e Rritjes Vlera e një filestareje Vlera e një fillestareje Vlera e një
100 pas 10 Vitesh 100 pas 25 Vitesh fillestareje 100 pas
50 Vitesh
1% 110 128 164
3% 134 209 438
5% 163 338 1147
8% 216 685 4690
Tabela 6.2 Rritja e GDP-së gjatë periudhave të ndryshme të kohës

3 | KOMPONENTËT E RRITJES EKONOMIKE

Disa komponentë të rritjes ekonomike


Gjatë dekadave dhe gjeneratave, dallimet në dukje të vogla të disa pikë përqindjeje në normën
vjetore të rritjes ekonomike, bëjnë një ndryshim të madh në GDP-në për frymë. Në këtë modul,
ne diskutojmë disa nga komponentët e rritjes ekonomike, duke përfshirë kapitalin fizik,
kapitalin njerëzor dhe teknologjinë.
Kategoria e kapitalit fizik përfshin makineritë dhe pajisjet e përdorura nga firmat dhe gjëra
të tilla si rrugët (të ashtuquajtura infrastrukturë). Sa më shumë capital fizik aq më shumë
prodhim nënkuptohet. Kapitali fizik mund të ndikojë në produktivitetin në dy mënyra: (1) një
rritje në sasinë e kapitalit fizik (për shembull, më shumë kompjuterë të së njëjtës cilësi); dhe
(2) një rritje në cilësinë e kapitalit fizik (numri i njëjtë i kompjuterëve por kompjuterat janë
më të shpejtë, e kështu me radhë). Kapitali njerëzor dhe akumulimi i kapitalit fizik janë të
ngjashme: Në të dyja rastet, investimi tani sjell produktivitetin afatgjatë në të ardhmen.
Kategoria e teknologjisë është "xholi nën mëngë". Më parë e përshkruam atë si kombinim i
shpikjes dhe inovacionit. Kur shumica e njerëzve mendojnë për teknologjinë e re, të vijnë në
mendje, shpikja e produkteve të reja të tilla si lazeri, smartphone, apo disa barna të reja. Në
prodhimin e ushqimit, një shembull tjetër i teknologjisë, është zhvillimi i më shumë farërave
rezistente ndaj thatësirave. Teknologjia, siç e përdorin termin ekonomistët, në fakt, përfshin
124
Makroekonomi 1

edhe më shumë. Ajo përfshin mënyra të reja të organizimit të punës, si shpikja e linjës së
montimit, metodat e reja për të siguruar cilësi më të mirë të prodhimit në fabrika dhe
institucione të reja që lehtësojnë procesin e shndërrimit të inputeve në prodhim. Shkurtimisht,
teknologjia përfshin të gjitha përparimet që i bëjnë makinat ekzistuese dhe inputet e tjera të
prodhojnë më shumë, dhe me cilësi më të lartë, si dhe të prodhojnë produkte krejtësisht të
reja.
Ndoshta nuk ka kuptim të krahasojmë GDP-të e Kinës dhe të themi, Benin, thjesht për shkak
të dallimit të madh në madhësinë e popullsisë. Për të kuptuar rritjen ekonomike, e cila lidhet
me rritjen e standardit të jetesës së një personi mesatar, duhet të fokusohemi në GDP-në për
frymë. Përdorimi i GDP-së për frymë gjithashtu e bën më të lehtë krahasimin e vendeve me
numër popullsie të vogël, si Belgjika, Uruguai apo Zimbabve, me vende që kanë popullsi më
të madhe, si Shtetet e Bashkuara, Federata Ruse apo Nigeria.
Për të përftuar një funksion prodhimi për frymë, pjesëtoni çdo input në Figurën 6.1 (a) me
numrin e popullsisë. Kjo krijon një funksion agregat prodhimi të dytë ku outputi është GDP-
ja për frymë (dmth GDP-ja e pjesëtuar me numrin e popullsisë). Inputet janë niveli mesatar
i kapitalit njerëzor për person, niveli mesatar i kapitalit fizik për person dhe niveli i
teknologjisë për person Rezultati i të pasurit të popullsisë në emërues është matematikisht
tërheqës. Rritja e numrit të popullsisë ul të ardhurat për frymë. Megjithatë, popullsia në rritje
është e rëndësishme për treguesin për frymë nëse shkalla e rritjes së të ardhurave tejkalon
rritjen e popullsisë. Një arsye më e rëndësishme për ndërtimin e një funksioni prodhimi për
frymë është të kuptohet kontributi i kapitalit njerëzor dhe fizik.

Shtimi i kapitalit
Kur shoqëria rrit nivelin e kapitalit për person, rezultati quhet shtimi i kapitalit. Ideja e shtimit
të kapitalit mund të zbatohet për të dyja si për kapitalin njerëzor shtesë për punëtor dhe për
kapital fizik shtesë për punëtor. Një mënyrë për të matur kapitalin njerëzor është të shikoni
nivelet mesatare të arsimit në një ekonomi.

Studimet e llogaritjes së Rritjes


Që nga fundi i viteve 1950, ekonomistët kanë kryer studime të llogaritjes së rritjes për të
përcaktuar shkallën në të cilën shtimi i kapitalit fizik dhe njerëzor dhe teknologjia kanë
kontribuar në rritje. Një qasje e zakonshme përdor një funksion agregat prodhimi për të
vlerësuar se sa nga rritja ekonomike për frymë mund t'i atribuohet rritjes së kapitalit fizik dhe
kapitalit njerëzor. Këto dy inpute mund të maten, të paktën afërsisht. Pjesa e rritjes që është e
pashpjeguar nga inputet e matura, e quajtur mbetje, i atribuohet më pas rritjes në teknologji.
Përllogaritjet e sakta numerike ndryshojnë nga studimi në studim dhe nga vendi në vend, në
varësi të mënyrës se si kërkuesit i matën këto tre faktorë kryesorë dhe në çfarë horizontesh
kohore. Për studimet e ekonomisë së SHBA-së, tre mësime dalin nga studimet e llogaritjes së
rritjes.
Së pari, teknologjia është kontribuesi më i rëndësishëm për rritjen ekonomike. Rritja në
kapitalin njerëzor dhe në kapitalin fizik shpesh shpjegon vetëm gjysmën ose më pak se

125
Makroekonomi 1

gjysmën e rritjes ekonomike që ndodh. Mënyrat e reja për të bërë gjëra janë jashtëzakonisht
të rëndësishme.
Së dyti, ndërkohë që investimi në kapitalin fizik është thelbësor për rritjen e produktivitetit të
punës dhe GDP-së për frymë, ndërtimi i kapitalit njerëzor është po aq i rëndësishëm. Rritja
ekonomike nuk është vetëm një çështje e më shumë makinerive dhe ndërtimeve. Një shembull
i fuqisë së kapitalit njerëzor dhe njohurive teknologjike ka ndodhur në Evropë në vitet pas
Luftës së Dytë Botërore (1939-1945). Gjatë luftës, një pjesë e madhe e kapitalit fizik të
Evropës, si fabrika, rrugë dhe automjete, u shkatërrua. Evropa humbi gjithashtu një pjesë
dërrmuese të kapitalit njerëzor në formën e miliona burrave, grave dhe fëmijëve që vdiqën
gjatë luftës. Megjithatë, kombinimi i fuqishëm i punëtorëve të kualifikuar dhe njohurive
teknologjike, duke punuar brenda një kornize ekonomike të orientuar drejt tregut, e rindërtoi
kapacitetin prodhues të Europës në një nivel edhe më të lartë brenda më pak se dy dekadave.
Së treti, një mësim i rëndësishëm është se këto tre faktorë të kapitalit njerëzor, kapitalit fizik
dhe teknologjisë punojnë së bashku. Punëtorët me një nivel më të lartë të arsimit aftësive
shpesh janë më të mirë në përshtatjen me inovacionet të reja teknologjike. Këto inovacione
teknologjike shpesh janë ide që nuk mund ta rrisin prodhimin derisa ato të bëhen pjesë e
investimeve të reja në kapitalin fizik. Makineritë e reja që përfshijnë risitë teknologjike shpesh
kërkojnë trajnime shtesë, të cilat ndërtojnë më tej aftësitë e punëtorëve. Që receta për rritjen
ekonomike të ketë sukses, një ekonomi ka nevojë për të gjithë përbërësit e funksionit agregat
të prodhimit. Shihni Shtojcën 3 për një shembull se si kapitali njerëzor, kapitali fizik dhe
teknologjia mund të kombinohen për të ndikuar ndjeshëm jetët.

Një klimë e shëndetshme për rritjen ekonomike


Ndërsa shtimi i kapitalit fizik dhe njerëzor dhe teknologjia më e mirë janë të rëndësishme, po
aq e rëndësishme për mirëqenien e një vendi është klima apo sistemi brenda të cilit kultivohen
këto inpute. Që të dyja, si lloji i ekonomisë së tregut dhe një sistem ligjor që rregullon dhe
mbështet të drejtat pronësore dhe të drejtat kontraktuale janë kontribues të rëndësishëm për
një klimë ekonomike të shëndetshme.
Një klimë ekonomike e shëndetshme zakonisht përfshin një lloj orientimi tregu në nivel
mikroekonomik, individual ose vendimmarrje në nivel firme. Tregjet që lejojnë shpërblime
personale dhe biznesi dhe stimuj për rritjen e kapitalit njerëzor dhe fizik inkurajojnë rritjen e
përgjithshme makroekonomike. Për shembull, kur punëtorët marrin pjesë në një treg pune të
mirëfilltë dhe konkurrues, ata nxiten për të siguruar kapital shtesë njerëzor, sepse arsimimi
dhe aftësitë shtesë do të shpërblehen në paga më të larta. Firmat kanë një nxitje për të investuar
në kapitalin fizik dhe në trajnimin e punëtorëve, sepse ato synojnë fitime më të larta për
aksionerët e tyre. Të dy, individët dhe firmat kërkojnë teknologji të reja, sepse edhe shpikjet
e vogla mund ta bëjnë punën më të lehtë ose të çojnë në përmirësimin e produktit.
Bashkarisht,vendimet e tilla individuale dhe të biznesit të bëra brenda një strukture tregu i
shtohen rritjes makroekonomike. Pjesa më e madhe e rritjes së shpejtë që nga fundi i shekullit
të nëntëmbëdhjetë ka ardhur nga shfrytëzimi i fuqisë së tregjeve konkurruese për shpërndarjen

126
Makroekonomi 1

e burimeve. Ky orientim tregu zakonisht arrin përtej kufijve kombëtarë dhe përfshin hapjen
ndaj tregtisë ndërkombëtare.
Një orientim i përgjithshëm ndaj tregjeve nuk përjashton role të rëndësishme për qeverinë. Ka
raste kur tregjet dështojnë në shpërndarjen e kapitalit ose teknologjisë në një mënyrë që
siguron përfitimin më të madh për shoqërinë në tërësi. Roli i qeverisë është që të korrigjojë
këto dështime. Përveç kësaj, qeveria mund të udhëheqë ose të ndikojë tregjet drejt rezultateve
të caktuara. Shembujt e mëposhtëm nënvizojnë disa fusha të rëndësishme që qeveritë në mbarë
botën kanë zgjedhur të investojnë për të lehtësuar shtimin e kapitalit dhe teknologjisë:
Edukimi. Qeveria Daneze kërkon që të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeç të ndjekin
shkollën. Ata mund të zgjedhin të ndjekin një shkollë publike (Folkeskole) ose një
shkollë private. Studentët nuk paguajnë tarifë shkollimi në shkolla publike.
Trembëdhjetë për qind e shkollimit fillor / të mesëm është private, dhe qeveria ofron
kupona për qytetarët që zgjedhin shkollën private.
Kursimi dhe investimi. Në Shtetet e Bashkuara, si edhe në vende të tjera, investimet
private tatohen. Taksat e ulëta e inkurajojnë biznesin të investojë dhe kështu
inkurajohet edhe rritja ekonomike.
Infrastruktura. Qeveria Japoneze në mesin e viteve 1990 ndërmori projekte të
rëndësishme në infrastrukturë për të përmirësuar rrugët dhe punime të tjera publike.
Kjo, nga ana tjetër, rriti rezervat në kapitalit fizik të vendit dhe në fund të fundit rriti
ekonominë.
Zonat e Veçanta Ekonomike. Ishulli i Mauritius është një nga pak vendet afrikane që
inkurajon tregtinë ndërkombëtare, i mbështetur nga qeveria si zonë e veçantë
ekonomike (SEZ). Këto janë zona të vendit, zakonisht me qasje në një port ku, ndër
përfitimet e tjera, qeveria nuk e takson tregtinë. Si rezultat i zonës së veçantë
ekonomike, Mauritius ka shijuar një rritje ekonomike mbi - mesatare që nga vitet
1980.
Kërkimi shkencor. Bashkimi Evropian ka programe të forta për të investuar në
kërkimin shkencor. Hulumtuesit Abraham García dhe Pierre Mohnen tregojnë se
firmat që kanë marrë mbështetje nga qeveria Austriake në fakt kanë rritur intensitetin
e tyre të kërkimit dhe kanë patur më shumë shitje. Qeveritë mund të mbështesin
kërkimin shkencor dhe trajnimin teknik që ndihmon në krijimin dhe përhapjen e
teknologjive të reja. Qeveritë munden gjithashtu të sigurojnë një mjedis ligjor që
mbron aftësinë e shpikësve për të përfituar nga shpikjet e tyre.

Ka shumë mënyra të tjera me të cilat qeveria mund të luajë një rol aktiv në nxitjen e rritjes

Makroekonomike në mbarë botën. Një klimë e shëndetshme për rritjen e GDP-së për frymë
dhe produktivitetin e punës përfshin shtimin e kapitalit njerëzor, shtimin e kapitalit fizik dhe
përfitimet nga teknologjia, duke vepruar në një ekonomi të orientuar drejt tregut me politikat
mbështetëse të qeverisë.

127
Makroekonomi 1

4 | KONVERGJENCA EKONOMIKE
Disa ekonomi me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura të mesme anembanë botës kanë
demonstruar një model konvergjence, në të cilin ekonomitë e tyre rriten më shpejt se ato të
vendeve me të ardhura të larta. GDP-ja u rrit me një normë mesatare prej 2.7% në vit në vitet
1990 dhe 2.3% në vit nga viti 2000 deri në vitin 2008 në vendet me të ardhura të larta të botës,
të cilat përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, vende në Bashkimin Evropian, Japonia,
Australia dhe Zelanda e Re.
Tabela 6.3 liston 10 vende të botës që i përkasin një "grupi të shpejtë rritjeje". Në këto vende
rritjen e GDP-së (pas përshtatjes së inflacionit) ishte mesatarisht të paktën 5% në vit në të dyja
periudhat 1990-2000 dhe 2000-2008. Meqenëse rritja ekonomike në këto vende ka tejkaluar
mesataren e ekonomive me të ardhura të larta në botë, këto vende mund të konvergojnë në
vende me të ardhura të larta. Pjesa e dytë e Tabelës 6.3 paraqet "grupin e ngadaltë të rritjes",
i cili përbëhet nga shtete që mesatarisht patën një rritje prej 2% në vit ose më pak (pas
përshtatjes me inflacionin) gjatë të njëjtës periudhë kohore. Pjesa e fundit e tabelës 6.3 tregon
ritmet mesatare të rritjes së GDP-së për vendet e mbarë botës të klasifikuara nga të ardhurat.
Vendi Norma mesatare e Rritjes së Norma mesatare e Rritjes së
GDP-së GDP-së
1990-2000 2000-2008
Grupi i Rritjes së Shpejtë (5% ose më shumë në vit në të dy periudhat kohore)
Kamboxhi 7.1% 9.1%
Kinë 10.6% 9.9%
Indi 6.0% 7.1%
Irlandë 7.5% 5.1%
Jordani 5.0% 6.3%
Laos 6.5% 6.8%
Mozambik 6.4% 7.3%
Sudan 5.4% 7.3%
Uganda 7.1% 7.3%
Vietnam 7.9% 7.3%
Grupi i Rritjes së Ngadaltë (2% ose më pak në vit në të dy periudhat kohore)
Rep.Afrikës Qëndrore 2.0% 0.8%
Francë 2.0% 1.8%
Gjermani 1.8% 1.3%
Guinea-Bissau 1.2% 0.2%
Haiti -1.5% 0.3%
Itali 1.6% 1.2%
Xhamaika 0.9% 1.4%
Japoni 1.3% 1.3%
Zvicër 1.0% 2.0%
USA 3.2% 2.2%
Përmbledhje Botërore
Të ardhura të larta 2.7% 2.3%
Të ardhura të ulta 3.8% 5.6%
Të ardhura mesatare 4.7% 6.1%
Tabela 6.3. Rritja ekonomike në mbarë botën17

17
Burimi:http://databank.worldbank.org/data/views/variableSelection/selectvariables.aspx?source=world-
development-indicators#c_u
128
Makroekonomi 1

Secili nga vendet në Tabelën 6.3 ka historinë e vet unike të investimeve në kapitalin fizik dhe
njerëzor, përparimeve teknologjike, forcave të tregut, politikave qeveritare dhe madje
ngjarjeve me fat, por është i qartë një model i përgjithshëm konvergjence. Vendet me të
ardhura të ulëta kanë rritje të GDP-së më të shpejtë se vendet me të ardhura mesatare, të cilat
nga ana tjetër kanë rritje të GDP-së që është më e shpejtë se ajo e vendeve me të ardhura të
larta. Dy anëtarë të mirënjohur të grupit të rritjes së shpejtë janë Kina dhe India, të cilat midis
tyre kanë gati 40% të popullsisë së botës. Disa anëtarë të mirënjohur të grupit të rritjes së
ngadalshëm janë vende me të ardhura të larta, si Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Italia
dhe Japonia.
A do të vazhdojë ky model i konvergjencës ekonomike në të ardhmen? Kjo është një pyetje
që ka ngjallur debat midis ekonomistëve, të cilën do ta shqyrtojmë duke shikuar disa nga
argumentet kryesore në të dy anët.

Argumentet që favorizojnë konvergjencën


Disa argumente sugjerojnë se vendet me të ardhura të ulëta mund të kenë përparësi në arritjen
e produktivitetit më të madh të punëtorëve dhe rritjen ekonomike në të ardhmen.
Një argument i parë bazohet në të ardhurat marxhinale rënëse. Edhe pse shtimi i kapitalit
njerëzor dhe fizik do të tentojë të rrisë GDP-në për frymë, ligji i të ardurave marxhinale rënëse
tregon se nëse një ekonomi vazhdon të rrisë kapitalin e saj fizik dhe njerëzor, shtesa në rritjen
ekonomike do të fillojë të bjerë. Për shembull, rritja e nivelit mesatar të arsimimit të popullsisë
me dy vjet, nga niveli i klasës së dhjetë në një diplomë të shkollës së mesme (duke mbajtur të
gjitha inputet e tjera të pandryshueshme) do të prodhonte një rritje të caktuar të prodhimit. Një
rritje shtesë dyvjeçare, në mënyrë që personi mesatar të kishte një diplomë kolegji dyvjeçare,
do të rriste prodhimin më tej, por rritja margjinal do të ishte më e vogël. Akoma, një rritje
tjetër dyvjeçare në nivelin e arsimit, në mënyrë që personi mesatar të ketë diplomë
katërvjeçare bachelor, do të rriste prodhimin akoma më tej, por rritja margjinale do të ishte
përsëri më e vogël.Ngjashëm edhe për kapitalin fizik. Nëse sasia e kapitalit fizik në
dispozicion të punëtorit mesatar rritet, nga 5,000 $ në 10,000$ (përsëri, duke mbajtur të
gjitha inputet e tjera konstante) do të rritet niveli i prodhimit. Një rritje shtesë nga 10,000 $
në 15,000 $ do të rrisë prodhimin më tej, por rritja marxhinale do të jetë më e vogël. Vendet
me të ardhura të ulëta si Kina dhe India kanë nivele më të ulëta të kapitalit njerëzor dhe
kapitalit fizik, kështu që një investim në shtimin e kapitalit duhet të ketë një efekt margjinal
më të madh në këto vende sesa në vendet me të ardhura të larta ku nivelet e kapitalit njerëzor
dhe fizik janë tashmë relativisht të lartë. Të ardhurat marxhinale rënëse nënkuptojnë që
ekonomitë me të ardhura të ulëta mund të konvergojnë në nivelet e arritura nga vendet me të
ardhura të larta.
Një argument i dytë është se vendet me të ardhura të ulëta e kanë më të lehtë përmirësimin e
teknologjive të tyre sesa vendet me të ardhura të larta. Vendet me të ardhura të larta duhet
vazhdimisht të krijojnë teknologji të reja, ndërsa vendet me të ardhura të ulëta shpesh mund
të gjejnë mënyra për të aplikuar teknologjinë që tashmë është shpikur dhe është kuptuar mirë.
Ekonomisti Alexander Gerschenkron (1904-1978) e dha këtë fenomen një emër të
paharrueshëm: "përparësitë e prapambetjes". Natyrisht, ai nuk do të thotë fjalë për fjalë se
129
Makroekonomi 1

është një përparësi të kesh një standard të ulët jetese. Ai nënkupton se një vend që është
mbrapa ka disa mundësi shtesë për të kapur.
Së fundmi, optimistët argumentojnë se shumë vende kanë vëzhguar përvojën e atyre që janë
rritur më shpejt dhe kanë mësuar prej tyre. Për më tepër, sapo njerëzit e një vendi të fillojnë
të shijojnë përfitimet e një standardi më të lartë jetese, ata mund të kenë më shumë gjasa të
ndërtojnë dhe të mbështesin institucionet e orientuara nga tregut që ndihmojnë në sigurimin e
këtij standardi jetese.

Argumentet se konvergjenca nuk është as e pashmangshme as e mundshme


Nëse rritja e një ekonomie varet vetëm nga shtimi i kapitalit njerëzor dhe i kapitalit fizik,
atëherë norma e rritjes së asaj ekonomie pritet të ngadalësohet gjatë periudhës afatgjatë për
shkak të të ardhurave marxhinale rënëse. Megjithatë, ekziston një tjetër faktor kritik në
funksionin agregat të prodhimit: teknologjia.
Zhvillimi i teknologjisë së re mund të jetë një mënyrë që një ekonomi të shmangë të ardhurat
marxhinale rënëse të shtimit të kapitalit. Figura 6.3 e tregon se si. Boshti horizontal
përfaqëson sasinë e shtimit të kapitalit, që në këtë figurë përfshin si shtimin e kapitalit fizik
edhe njerëzor. Shuma e kapitalit njerëzor dhe fizik për punëtor rritet kur lëvizni nga e majta
në të djathtë, nga C1 në C2 në C3. Boshti vertikal i diagramit mat prodhimin për frymë.
Fillojmë nga vija më e ulët në këtë diagram, e emërtuar Teknologjia 1. Përgjatë këtij funksioni
agregat prodhimit, niveli i teknologjisë është i pandryshueshëm, kështu që grafiku tregon
vetëm marrëdhënien midis shtimit të kapitalit fizik e njerëzor dhe prodhimit. Me shtimin e
kapitalit nga C1 në C2 në C3 dhe ekonomia lëviz nga R në U në W, prodhimi për frymë rritet,
por kurba e funksionit agregat të prodhimit nga e pjerrët në të majtë, e pastaj bëhet më e
sheshtë në të djathtë tregon pikërisht të ardhurat marxhinale rënëse, rritja shtesë e kapitalit e
rrit prodhimin me shuma gjithnjë e më të vogla. Forma e kurbës së prodhimit agregate
(Teknologjia 1) tregon se aftësia e shtimit të kapitalit, në vetvete, për të gjeneruar rritje
ekonomike të qëndrueshme është e kufizuar, pasi do të ndikojnë të ardhurat rënëse.

Figura 6.3. Shtimi i Kapitalit dhe Teknologjia e Re


130
Makroekonomi 1

Imagjinoni që ekonomia fillon në pikën R, në nivelin e kapitalit fizik e njerëzor C1 dhe


prodhimin për frymë në G1. Nëse ekonomia mbështetet vetëm në shtimin e kapitalit, ndërkohë
që mbetet në nivelin e teknologjisë të treguar nga kurba e parë Teknologjisë 1, atëherë do të
përballet me të ardhurat marxhinale rënëse duke u zhvendosur nga pika R në pikën U në pikën
Ë. Tani imagjinoni se shtimi i kapitalit kombinohet me përmirësime në teknologji. Me rritjen
e kapitalit nga C1 në C2, dhe përmirësimin e teknologjisë nga Teknologjia 1 në Teknologji 2,
ekonomia zhvendoset nga R në S. Në mënyrë të ngjashme, ndërsa kapitali rritet nga C2 në C3,
teknologjia rritet nga Teknologjia 2 në Teknologji 3 edhe ekonomia zhvendoset nga S në T.
Me përmirësimet në teknologji, nuk ka më ndonjë arsye që rritja ekonomike të duhet
domosdoshmërisht të ngadalësohet. Tani, marrim në konsideratë edhe përmirësimin në
teknologji. Përparim në teknologji do të thotë se për një nivel të dhënë inputi, mund të
prodhohet më shumë output. Funksioni i prodhimit i emërtuar Teknologjia 1 në figurë bazohet
në një nivel të dhënë të teknologjisë, kurba e emërtuar Teknologjia 2 bazohet në një nivel më
të lartë, të përmirësuar të teknologjisë, kështu që për çdo nivel të shtimit të kapitalit në boshtin
horizontal, kemi një nivel më të lartë të prodhimit në boshtin vertikal. Nga ana tjetër, funksioni
i prodhimit i emërtuar Teknologjia 3 paraqet një nivel akoma më të lartë të teknologjisë, pra
për çdo nivel të inputit në boshtin horizontal, prodhohet një nivel më i lartë outputi në boshtin
vertikal sesa te secili prej dy funksioneve të tjera të prodhimit agregat.
Ekonomitë në rritje po shtojnë kapitalin e tyre njerëzor dhe fizik dhe po rrisin teknologjinë në
të njëjtën kohë. Si rezultat, ekonomia mund të lëvizë nga një zgjedhje si pika R në kurbën
Teknologjia 1 të prodhimit agregat, në një pikë si S në kurbën Teknologjia 2 dhe një pikë si T
në një kurbë aggregate prodhimi akoma më të lartë (Teknologjia 3). Me kombinimin e
teknologjisë dhe shtimin e kapitalit, rritja e GDP-së për frymë në vendet me të ardhura të larta
nuk ka nevojë të zbehet për shkak të të ardhurave marxhinale rënëse. Fitimet nga teknologjia
mund të kompensojnë të ardhurat rënëse duke përfshirë edhe shtimin në kapital gjithashtu.
A do të ndeshen vetë përmirësimet teknologjike me të ardhura rënësë me kalimin e kohës?
Domethënë, a do të bëhet vazhdimisht më e vështirë dhe më e kushtueshme për të zbuluar
teknologji të reja? Ndoshta një ditë, por, të paktën gjatë dy shekujve të fundit që nga
Revolucioni Industrial, përmirësimet në teknologji nuk kanë ndeshur te ardhura marxhinale
rënëse. Shpikjet moderne, si interneti apo zbulimet në shkencën e gjenetikës, nuk duket se
sigurojnë përfitime më të vogla për prodhim sesa shpikjet më të hershme si motorët e avullit
ose hekurudha. Një nga arsyet pse idetë teknologjike nuk I nënshtrohen të ardhurave rënësë
është se idetë e teknologjisë së re shpesh mund të aplikohen gjerësisht në një kosto margjinale
që është shumë e ulët apo edhe zero. Një makinë specifike shtesë, ose një vit shtesë i arsimit,
duhet të përdoret nga një punonjës ose grup punonjësish specifik. Një teknologji ose shpikje
e re mund të përdoret nga shumë punëtorë në të gjithë ekonominë me kosto shumë të ulët
margjinale. Argumenti se është më lehtë që një vend me të ardhura të ulëta të kopjojë dhe të
përshtasë teknologjinë ekzistuese sesa një vend me të ardhura të larta të shpikë teknologji të
re nuk është domosdoshmërisht e vërtetë. Kur është fjala për përshtatjen dhe përdorimin e
teknologjisë së re, performanca e një shoqërie nuk është domosdoshmërisht e garantuar, por
është rezultat i faktit nëse institucionet ekonomike, arsimore dhe politike të vendit janë
mbështetëse. Në teori, ndoshta, vendet me të ardhura të ulëta kanë shumë mundësi për të
131
Makroekonomi 1

kopjuar dhe përshtatur teknologjinë, por nëse nuk kanë infrastrukturën ekonomike dhe
institucionet përkatëse mbështetëse, mundësia teorike që prapambetja mund të ketë përparësi
të caktuara është me rëndësi të vogël praktike.

Ngadalësia e konvergjencës
Edhe pse konvergjenca ekonomike midis vendeve me të ardhura të larta dhe pjesës tjetër të
botës duket e mundur dhe madje ka të ngjarë, ajo do të ndodhë ngadalë. Konsideroni, për
shembull, një vend që fillon me një GDP për frymë prej 40,000 dollarësh, që përfaqëson një
vend tipik me të ardhura të larta sot, dhe një vend tjetër që fillon me 4.000 dollarë, që është
pothuajse niveli i vendeve me të ardhura të ulëta por jo të shkretuara si psh Indonezia,
Guatemala apo Egjipti. Le të gjykojmë se vendi i pasur ndjek një normë rritjeje vjetore të
GDP-së për frymë prej 2%, ndërsa vendi më i varfër rritet me një normë agresive prej 7% në
vit. Pas 30 vjetësh, GDP-ja për frymë në vendin e pasur do të jetë 72,450 $ (që është 40,000
$ (1 + 0,02) 30), ndërsa në vendin e varfër do të jetë 30,450 $ (që është 4,000 $ (1 + 0,07) 30).
Ka ndodhur konvergjenca; vendi i pasur ka qenë 10 herë më i pasur se ai i varfri dhe tani është
vetëm 2.4 herë më i pasur. Edhe pas 30 vjetësh të njëpasnjëshëm rritjeje shumë të shpejtë,
njerëzit në vendin me të ardhura të ulëta ende kanë gjasa të ndihen mjaft të varfër në krahasim
me njerëzit në vendin e pasur. Për më tepër, ndërsa vendi i varfër përpiqet të marrë veten,të
rrisë ekonominë e tij, mundësitë e tij për rritje të ritmit të rritjes janë zvogëluar, dhe ritmi i
rritjes mund të ngadalësohet disi. Ngadalësia e konvergjencës ilustron përsëri se diferencat e
vogla në normat vjetore të rritjes ekonomike bëhen diferenca të mëdha me kalimin e kohës.
Vendet me të ardhura të larta kanë ndërtuar përparësinë e tyre në standardin e jetesës gjatë
dekadave, në më shumë se një shekull në disa raste. Edhe në një skenar optimist, do të duhen
dekada për vendet me të ardhura të ulëta të botës që të arrijnë në mënyrë të konsiderueshme.

Shtojcë 1.
Si lidhen normat e rritjes së përbërë me normat e interesit të përbërë?

Formula për normat e rritjes së GDP-së përgjatë periudhave të ndryshme kohore, siç tregohet
në Tabelën 6.4, është saktësisht e njëjtë me formulën se si një sasi e caktuar e kursimeve
financiare rritet me një normë interesi të caktuar me kalimin e kohës. Të dy formulat kanë të
njëjtat përbërës:

financiare;
-së dhe në rastin
tjetër një normë interesi;
ohe gjatë së cilës ndodh ky efekt.
Kujtoni se interesi i përbërë është interesi që paguhet(fitohet) mbi interesin paraprak të fituar.
Kjo bën që shuma totale e kursimeve financiare të rritet në mënyrë dramatike me kalimin e
kohës. Në mënyrë të ngjashme, normat e përbëra të rritjes ekonomike, ose norma e rritjes së
përbërë, do të thotë se shkalla e rritjes po shumëzohet me një bazë që përfshin rritjen e GDP-
së së kaluar, me efekte të mëdha me kalimin e kohës.
132
Makroekonomi 1

Për shembull, në vitin 2013, Libri Botëror i Fakteve, i prodhuar nga Agjencia Qendrore e
Inteligjencës, raportoi se Korenë e Jugut kishte një GDP prej 1.67 trilion dollarë me një rritje
prej 2.8%. Ne mund të vlerësojmë se në atë nivel të rritjes, GDP-ja e Koresë së Jugut do të
jetë 1,92 trilionë dollarë për pesë vjet. Nëse aplikojmë normën e rritjes për GDP-në
përfundimtare të çdo viti për pesë vitet e ardhshme, ne do të llogarisim që në fund të vitit të
parë, GDP-ja do të jetë 1.72 trilionë dollarë. Në vitin e dytë, ne fillojmë me vlerën e vitit të
kaluar prej $ 1.67 dhe e rrisim atë me 2.8%. Viti i tre fillon me GDP-në e vitit të kaluar, dhe
ne e rrisim atë me 2% e kështu me radhë, siç përshkruhet në Tabelën 7.4.

Viti GDP-ja fillestare Norma e Rritjes 2.8% Vlera në fund të vitit


1 $1.67 Trilion × (1+0.028) $1.72 Trillion
2 $1.72 Trillion × (1+0.028) $1.76 Trillion
3 $1.76 Trillion × (1+0.028) $1.81 Trillion
4 $1.81 Trillion × (1+0.028) $1.87 Trillion
5 $1.87 Trillion × (1+0.028) $1.92 Trillion

Një tjetër mënyrë për të llogaritur shkallën e rritjes është aplikimi i formulës në vijim:
Vlera e ardhshme = Vlera aktuale × (1 + g) n
Ku "vlera e ardhshme" është vlera e GDP-së pesë vjet, "vlera aktuale" është sasia fillestare e
GDP-së prej $ 1.64 trilion, "g" është norma e rritjes prej 2.8%, dhe "n" është numri i
periudhave për të cilat ne po llogarisim rritjen.
Vlera e ardhshme = 1.67 × (1 + 0.028) 5 = $ 1.92 trilion

TERMA KYÇE
Funksioni agregat i prodhimit procesi nëpërmjet të cilit një ekonomi e tërë i shndërron inputet
ekonomike si kapitali njerëzor, kapitali fizik dhe teknologjia në outpute të matura si GDP/
frymë
Shtimi i kapitalit një rritje nga shoqëria në nivelin mesatar të kapitalit fizik dhe / ose njerëzor
për person
Norma e rritjes së përbërë norma e rritjes e shumëzuar me një bazë që përfshin rritjen e GDP-
së së kaluar
Të drejtat kontraktuale të drejtat e individëve për të hyrë në marrëveshje me të tjerët në lidhje
me përdorimin e pronës së tyre duke siguruar mbështetje përmes sistemit ligjor në rast të
papajtueshmërisë
Konvergjencë modeli sipas të cilit ekonomitë me të ardhura të ulta për frymë rriten më shpejt
se ekonomitë me të ardhura të larta për frymë
Kapitalit njerëzor aftësitë dhe edukimi të akumuluara të punëtorëve
Revolucioni industrial përdorimi i gjerë i makinerive të fuqishme dhe ndryshimet ekonomike
dhe sociale që kanë ndodhur në gjysmën e parë të viteve 1800
Infrastrukturë një komponent i kapitalit fizik siç janë rrugët, sistemet hekurudhore, e kështu
me radhë
Inovacion avantazhe në njohuri për t'u përdorur në një produkt apo shërbim të ri
133
Makroekonomi 1

Shpikje përparime në njohuri,dije


Produktiviteti i punës vlera e asaj që prodhohet për punëtor, ose për orë të punuara
(ndonjëherë i quajtur produktiviteti i punëtorëve)
Rritje ekonomike modern periudha e rritjes së shpejtë ekonomike që nga viti 1870 e tutje
Kapital fizik makineritë dhe pajisjet e përdorura nga firmat në prodhim; këtu përfshihet edhe
infrastruktura
Funksion prodhimi procesi nëpërmjet të cilit një firmë i shndërron inputet si puna, makineritë
dhe lëndët e para në rezultate si të mira dhe shërbime të përdorura nga konsumatorët
Rregulli ligjor procesi i miratimit të ligjeve që mbrojnë të drejtat individuale dhe të entiteteve
për përdorimin e pronës së tyre siç e shohin të arsyeshme. Ligjet duhet të jenë të qarta, publike,
të drejta dhe të zbatueshme për të gjithë anëtarët e shoqërisë
Zonë e veçantë ekonomike (SEZ) zona e një vendi, zakonisht me qasje në një port ku, ndër
përfitimet e tjera,qeveria nuk e taksizon tregtinë
Ndryshim teknologjik kombinimi shpikje-avantazhe në dije-dhe inovacioni
Teknologji të gjitha metodat e reja të prodhimit me të cilat inputet ekzistuese prodhojnë cilësi
më të lartë në produkte të ndryshme dhe krejtësisht të reja

134
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Si është llogaritur GDP-ja për frymë ndryshe nga produktiviteti i punës?


2. Si rritja në produktivitetin e punës çon në rritjen e GDP-së për frymë?
3. Çfarë është një funksion agregat prodhimi?
4. Çfarë është shtimi i kapitalit?
5. Çfarë nënkuptojnë ekonomistët kur i referohen përmirësimeve në teknologji?
6. Për një ekonomi me të ardhura të larta si SHBA, cilët elementë të funksionit agregat të
prodhimit janë më të rëndësishmit në rritjen e GDP-së për frymë? Po në lidhje me një vend
me të ardhura të mesme si Brazili? Po për një vend me të ardhura të ulëta si Nigeria?
7. Listoni disa argumente pro dhe kundër gjasave të konvergjencës.

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Një ekonomi ka GDP për frymë 5,000 $. Sa do të jetë GDP-ja për frymë nëse rritet me
normë vjetore prej 2% për 20 vjet? 2% për 40 vjet? 4% për 40 vjet? 6% për 40 vjet?

2. Supozoni se punëtori mesatar në Kanada ka një nivel produktiviteti prej 30 $ në orë, ndërsa
punëtori mesatar në Mbretërinë e Bashkuar ka një nivel produktiviteti prej 25 $ në orë (të dyja
të matura në dollarë amerikanë). Gjatë pesë viteve të ardhshme, supozoni se produktiviteti i
punëtorëve në Kanada rritet me 1% në vit ndërsa produktiviteti i punëtorëve në Britani rritet
me 3% në vit. Pas pesë vjetësh, cili do të ketë nivelin më të lartë të produktivitetit, dhe sa më
të lartë?

3. Supozoni se punëtori mesatar në ekonominë A është tetë herë më produktiv se një punëtor
mesatar në ekonominë B. Nëse produktiviteti i punonjësve të ekonomisë A rritet me 2% për
25 vjet dhe produktiviteti i punëtorëve të ekonomisë B rritet në 6% për 25 vjet, cili vend do të
ketë produktivitet më të lartë për punëtor pas 25 vjetësh?

135
Makroekonomi 1

KREU 7
PAPUNËSIA
Papunësia mund të jetë një përvojë jetese e tmerrshme dhe e rëndë - si një aksident i rëndë
automobilistik apo një divorc i çrregullt - pasojat e të cilit mund të kuptohen plotësisht vetëm
nga dikush që e ka kaluar atë. Për individët e papunë dhe familjet e tyre, ekziston stresi i
përditshëm financiar i se nga ku do të vijnë të ardhurat. Ka përshtatje të dhimbshme, si psh të
shikosh se si llogaria e kursimeve zvogëlohet, të shesësh makinën për të blerë një më të lirë,
ose të vendosesh në një vend më pak të shtrenjtë për të jetuar. Edhe kur personi i papunë gjen
një punë të re, mund të paguhet më pak se puna e mëparshme. Për shumë njerëz, puna e tyre
është një pjesë e rëndësishme e vetë vlerës së tyre. Të mbetesh papunë mund të ndikojë në
marrëdhëniet familjare, si dhe shëndetin mendor dhe fizik.
Vetëm kostot njerëzore të papunësisë do të justifikonin që niveli i ulët i papunësisë të jetë një
prioritet i rëndësishëm i politikës publike. Por papunësia gjithashtu përfshin kostot ekonomike
për shoqërinë më gjerësisht. Kur miliona të papunë, por të aftë e të gatshëm për të punuar ,
nuk mund të gjejnë punë, një burim ekonomik nuk po përdoret. Një ekonomi me papunësi të
lartë është si një kompani që punon me një fabrikë funksionale por të pa vënë në punë. Kostoja
opportune e papunësisë është prodhimi që mund të ishte prodhuar nga punëtorët e papunë.
Ky kapitull do të diskutojë se si përcaktohet dhe llogaritet norma e papunësisë. Do të shqyrtojë
modelet e papunësisë përgjatë kohës, për ekonominë amerikane dhe për vendet e tjera. Më tej,
do të konsiderojmë një shpjegim ekonomik për papunësinë, si shpjegohen modelet e
papunësisë dhe çfarë i sugjerohen politikave publike për zvogëlimin e saj. Çfarë shkakton
ndryshime në papunësi në periudhë afatshkurtër dhe çfarë shkakton ndryshime në papunësi në
periudhë afatgjatë

136
Makroekonomi 1

1| SI PËRCAKTOHET DHE LLOGARITET NORMA E PAPUNËSISË


Papunësia përshkruhet tipikisht në raportet e gazetave ose të televizionit si përqindje ose
normë. Një raport i kohëve të fundit mund të ketë thënë, për shembull, nga gushti 2009 deri
në nëntor 2009, norma e papunësisë në Shba u rrit nga 9.7% në 10.0%, por deri në qershor
2010 ajo kishte rënë në 9.5%. Në një shikim, ndryshimet ndërmjet përqindjeve mund të duken
të vogla. Por mos harroni se ekonomia e Shba-së ka rreth 155 milionë të rritur që ose janë në
punë ose po kërkojnë punë. Një rritje ose rënie prej vetëm 0.1% në normën e papunësisë prej
155 milion punëtorëve të mundshëm përkthehet në 155,000 njerëz, që është përafërsisht
popullsia e një qyteti si Syracuse, Neë York, Broënsville, Teksas ose Pasadena, California.
Rritja e madhe në normën e papunësisë do të thotë një numër i madh i humbjeve të vendeve
të punës. Rritje e larta në normën e papunësisë do të thotë një numër i madh vendesh pune të
humbura. Në nëntor 2009, në kulmin e recesionit, rreth 15 milionë njerëz humbën vendet e
punës. Edhe me normën e papunësisë tani në 5.5% që nga shkurti i vitit 2015, rreth 8 milionë
njerëz gjithsej janë të papunë.

Kush përfshihet dhe kush nuk përfshihet në Forcën Punëtore?


A llogaritet cilido që nuk ka një vend pune si i papunë? Sigurisht jo. Fëmijët, për shembull,
nuk duhet të llogariten si të papunë. Me siguri, pensionistët nuk duhet të llogariten si të
papunë. Shumë studentë që ndjekin universitetin me orar të plotë mund të punojnë me kohë
të pjesshme, ose mund të mos punojnë fare, por duket e papërshtatshme t'i numërohen si
vuajtës të papunësisë. Disa njerëz nuk janë duke punuar sepse po rritin fëmijët, po kujdesen
për të sëmurë, janë me pushime ose janë me leje prindërore.
Popullsia e rritur nuk është e ndarë vetëm në të punësuar dhe të papunë. Ekziston një grup i
tretë: njerëzit që nuk janë në punë, dhe për ndonjë arsye (si psh dalja në pension, kujdesi për
fëmijët, nevoja për një pushim përpara një pune të re) nuk janë të interesuar të kenë një punë.
Ky grup përfshin gjithashtu ata që duan një punë, por kanë hequr dorë, shpesh për shkak të
dekurajimit nga pamundësia për të gjetur një punësim të përshtatshëm. Ekonomistët i
referohen këtij grupi të tretë , pra atyre që nuk janë në punë dhe nuk kërkojnë një punë si
jashtë forcës punëtore ose jo në forcën punëtore.
Norma e papunësisë së Shba-së, e cila bazohet në një studim mujor të kryer nga Zyra e
Regjistrimit e Shba-së, kërkon një sërë pyetjesh për të ndarë popullsinë e rritur në të punësuar,
të papunë ose jashtë forcës punëtore. Për t'u klasifikuar si i papunë, një person duhet të jetë i
pa punë, aktualisht i aftë për të punuar, dhe në mënyrë aktive në kërkim të një punë në katër
javët e mëparshme. Kështu, një person i papunë, por që aktualisht nuk është i aftë për të punuar
ose nuk ka kërkuar në mënyrë aktive punë në katër javët e fundit, llogaritet si jashtë forcës
punëtore.

Të punësuar: aktualisht punojnë me pagesë


Të papunë: të papunësuar dhe në mënyrë aktive në kërkim të një pune
Jashtë Forcës Punëtore: të papunësuar dhe jo në mënyrë aktive në kërkim të një pune
Forcë Punëtore: të punësuar plus të papunë

137
Makroekonomi 1

Llogaritja e normës së papunësisë

Figura 7.1 tregon ndarjen me tre drejtime të popullsisë së rritur, mbi 16 vjeç. Në shkurt të
vitit 2015, rreth 62.8% e popullsisë së rritur ishte "Forcë punëtore"; pra, njerëzit janë të
punësuar ose të papunë, por kërkojnë punë. Ata që janë në forcën e punës mund të ndahen në
të punësuar dhe të papunë. Këto vlera janë paraqitur edhe në Tabelën 7.1. Norma e papunësisë
nuk është përqindja e popullsisë totale të rritur të pa zënë me punë, por përqindja e të rriturve
që janë në forcën punëtore, por që nuk janë në punë:

Të papunë
Norma e papunësisë = _______________ x 100
Forcë Punëtore

Të papunë (8705
mijë)

Jashtë Forcës
Punëtore (92,898
mijë)

Të punësuar (148297
mijë)

Figura 7.1. Të punësuar, Të papunë, and Jashtë Forcës Punëtore.Shpërndarja e popullsisë së


rritur (mosha mbi 16 vjeçare), shkurt 2015

Në këtë shembull, norma e papunësisë mund të llogaritet si 8.7 milion njerëz të papunë
pjesëtuar me 157 milion njerëz në forcën punëtore, del një normë papunësie e barabartë me
5.5%.
Popullsia totale e rritur mbi moshën 16 vjeçare 249.9 milion
Forcë Punëtore 157 milion (62.8%)
Të punësuar 148.3 milion
Të papunë 8.7 milion
Jashtë Forcës Punëtore 92.9 milion (37.2%)
Tabela 7.1 Punësimi dhe Papunësia në SHBA, Shkurt 201518

18
Burimi: http://www.bls.gov/news.release/empsit.t01.htm
138
Makroekonomi 1

Llogaritja e Përqindjes së Forcës Punëtore


Pra, si arrijnë ekonomistët në përqindjet e forcës punëtore,jashtë forcës punëtore dhe në
normën e papunësisë? Ne do të përdorim vlerat në Tabelën 7.1 për të ilustruar hapat.
Për të përcaktuar pjesëmarrjen në përqindje të forcën punëtore:
Hapi 1. Pjesëtojmë forcën punëtore (157 milionë) me popullsinë e përgjithshme (në moshë
pune) (249.9 milion).
Hapi 2. E shumëzojmë me 100 për ta kthyer në përqindje.
Përqindja e forcës punëtore = 157/249,9
= 0.6282
= 62.8%

Për të përcaktuar pjesëmarrjen në përqindje të Jashtë forcës punëtore:


Hapi 1. Pjesëtojmë numrin e njerëzve Jashtë forcës punëtore (92.9 milionë) me popullsinë e
përgjithshme (në moshë pune) (249.9 milion).
Hapi 2. E shumëzojmë me 100 për ta kthyer në përqindje.
Përqindja Jashtë forcës punëtore = 92.9/249,9
= 0.3717
= 37.2%

Për të përcaktuar normën e papunësisë:


Hapi 1. Pjesëtojmë numrin e të papunëve (8.7 milion) me forcën punëtore (157 milion).
Hapi 2. E shumëzojmë me 100 për ta kthyer në përqindje.
Norma e papunësisë = 8.7/157
= 0.0554
= 5.5%

Papunësinë e fshehur dhe kritika për matjen e papunësisë


Edhe pasi kemi kategorizuar grupin "jashtë forcës punëtore", ka ende disa njerëz që gabojnë
në kategorizimin e të punësuarve, të papunëve ose të forcës punëtore. Ka disa njerëz që
punojnë me kohë të pjesshme përkohësisht dhe që kërkojnë punë me kohë të plotë dhe të
përhershme, të cilët llogariten si të punësuar, edhe pse nuk janë të punësuar në mënyrën që ata
dëshirojnë ose duhet të jenë. Përveç kësaj, ka individë që janë të nën-punësuar. Kjo përfshin
ata që janë të trajnuar ose të kualifikuar për një lloj apo nivel pune, të cilët punojnë në një
punë më pak të paguar ose në një punë që nuk i shfrytëzon aftësitë e tyre. Për shembull, një
individ i diplomuar në financë që punon si një kasier do të konsiderohej i nën-punësuar.
Gjithësesi, ai përfshihet në grupin e të punësuarve. Të gjithë këta individë njihen me termin
"papunësia e fshehur". Punonjësit e dekurajuar, ata që kanë pushuar së kërkuari një punë
dhe, për rrjedhojë, nuk llogariten më si të papunë, përfshihen gjithashtu në këtë grup.

139
Makroekonomi 1

Pjesëmarrja në përqindje e forcës punëtore


Një tjetër statistikë e rëndësishme është pjesëmarrja në përqindje e forcës punëtore. Kjo është
përqindja e të rriturve në një ekonomi të cilët janë ose të punësuar ose të papunë që kërkojnë
një punë. Pra, duke përdorur të dhënat në Figurën 8.2 dhe Tabelën 8.1, ata që përfshihen në
këtë llogaritje janë 157 milion individë në forcën punëtore. Pjesëmarrja në përqindje e kësaj
force punëtore llogaritet duke pjesëtuar numrin e forcës punëtore, domethënë numrin e të
punësuarve dhe numrin e të papunëve, me popullsinë totale të rritur dhe pë rata kthyer në
përqindje e shumëzojmë me 100 . Për të dhënat e Shkurtit të vitit 2015, pjesëmarrja në
përqindje e forcës punëtore është 62.8%. Historikisht, pjesëmarrja në përqindje e forcës
punëtore të Shba-së u rrit në fillim të viteve '60, me përfshirjen gjithnjë e më shumë të grave
në forcën punëtore dhe arriti kulmin në rreth 68% në fund të vitit 1999 deri në fillim të vitit
2000. Që atëherë, pjesëmarrja në përqindje e forcës punëtore ka rënë vazhdimisht.

Kritikat për matjen e papunësisë


Ka gjithmonë komplikime në matjen e numrit të të papunëve. Për shembull, çfarë ndodh me
njerëzit që nuk janë në punë dhe janë të aftë për të punuar, por janë dekurajuar nga mungesa
e vendeve të punës në zonën e tyre dhe kanë ndaluar të kërkojnë punë? Njerëz të tillë dhe
familjet e tyre, i vuajnë pasojat e papunësisë. Por sondazhi i llogarit ata si jashtë forcës
punëtore, sepse ata nuk po kërkojnë punë në mënyrë aktive. Njerëz të tjerë mund t'i thonë
zyrës së regjistrimit se ata janë të gatshëm të punojnë dhe kërkojnë punë, por, me të vërtetë,
ata nuk janë aq të etur për të punuar dhe nuk janë duke kërkuar punë. Ata llogariten si të
papunë, edhe pse mund të klasifikohen më me saktësi si jashtë forcës punëtore. Njerëz të tjerë
mund të kenë një punë, ndoshta diçka si kopshtar, kujdes për fëmijë ose pastrues shtëpish, por
nuk i raportojnë të ardhurat e fituara te autoritetet tatimore. Ata mund të raportojnë se janë të
papunë, ndërkohë që aktualisht janë duke punuar. Meqenëse norma e papunësisë merr
shumicën e vëmendjes së publikut dhe mediave, hulumtuesit ekonomikë në zyrës së
Statistikave të Punës publikojnë një sërë anketimesh dhe raportesh që përpiqen të matin këto
lloj çështjesh dhe të zhvillojnë një pamje të plotë të tregut të punës. Nuk është saktësisht një
lajm i nxehtë që statistikat ekonomike janë të papërsosura. Madje edhe matjet e papërsosura
si norma e papunësisë, mund të jenë mjaft informative, kur interpretohen me dije dhe me
ndjeshmëri.

Krahasimet ndërkombëtare të papunësisë


Nga një perspektivë ndërkombëtare, norma e papunësisë në Shtetet e Bashkuara zakonisht ka
qenë pak më e mirë se mesatarja. Tabela 7.2 krahason normat e papunësisë për vitet 1991,
1996, 2001, 2006 (pak para recesionit) dhe 2012 (pak pas recesionit) nga disa vende të tjera
me të ardhura të larta.

140
Makroekonomi 1

Vendi 1991 1996 2001 2006 2012


Shba 6.8% 5.4% 4.8% 4.4% 8.1%
Kanada 9.8% 8.8% 6.4% 6.2% 6.3%
Japoni 2.1% 3.4% 5.1% 4.5% 3.9%
Francë 9.5% 12.5% 8.7% 10.1% 10.0%
Gjermani 5.6% 9.0% 8.9% 9.8% 5.5%
Itali 6.9% 11.7% 9.6% 7.8% 10.8%
Suedi 3.1% 9.9% 5.0% 5.2% 7.9%
Angli 8.8% 8.1% 5.1% 5.5% 8.0%
Tabela 7.2 Krahasime ndërkombëtare në nivelet e papunësisë

Krahasimet ndërshtetërore të niveleve të papunësisë duhet të trajtohen me kujdes, sepse secili


vend ka mjete pak më të ndryshme të vrojtimit për matjen e papunësisë dhe gjithashtu tregje
të ndryshme të punës. Për shembull, normat e papunësisë në Japoni duken mjaft të ulëta, por
ekonomia e Japonisë është zhytur në një rritje të ngadaltë dhe në recesion që nga fundi i viteve
1980, dhe norma e papunësisë në Japoni paraqet një foto me shumë ngjyrë të tregut të punës.
Në Japoni, punëtorët që humbasin punën shpesh nxitojnë për të dalë nga forca e punës dhe
nuk kërkojnë punë të re, rast në të cilin ata nuk llogariten si të papunë. Përveç kësaj, firmat
kështu ato kanë një
numër të konsiderueshëm punëtorësh që punojnë në orare të reduktuara ose vetëm në orar
zyrtar, por bëjnë shumë pak. Ky model japonez shihet më mirë si një metodë jo shumë e
zakontë për të ofruar mbështetje për të papunët në shoqëri, sesa një shenjë e një ekonomie të
shëndoshë.
Krahasimi i normave të papunësisë së Shteteve të Bashkuara dhe ekonomive të tjera me të
ardhura të larta me normat e papunësisë në Amerikën Latine, Afrikë, Evropën Lindore dhe
Azi është shumë e vështirë. Një nga arsyet është se agjencitë statistikore në shumë vende të
varfra nuk kanë burime dhe aftësi teknike si Zyra për Regjistrimin e Shba-së. Por një problem
më i vështirë me krahasimet ndërkombëtare është se në shumë vende me të ardhura të ulëta,
shumica e punëtorëve nuk janë të përfshirë në tregun e punës përmes një punëdhënësi i cili i
paguan ato rregullisht. Përveç kësaj, punëtorët në këto vende janë të angazhuar në punë
afatshkurtra, në veprimtari ekzistenciale. Për më tepër, efekti i papunësisë është shumë i
ndryshëm në vendet me të ardhura të larta dhe me të ardhura të ulëta. Të papunët në ekonomitë
e zhvilluara kanë qasje në programe të ndryshme qeveritare si sigurimi i papunësisë, ndihmat
sociale; programe të tilla vështirë se ekzistojnë në vendet e varfëra. Ndonëse papunësia është
një problem serioz në shumë vende me të ardhura të ulëta, ajo manifestohet në një mënyrë
ndryshe nga vendet me të ardhura të larta.

141
Makroekonomi 1

2 | SHKAQET E PAPUNËSISË NË PERIUDHË AFATSHKURTËR


Ne pamë që papunësia ndryshon në kohë dhe midis vendeve. Cilat janë shkaqet e ndryshimeve
në papunësi? Ka përgjigje të ndryshme në periudhë afatshkurtër dhe afatgjatë. Le të shohim
në fillim periudhën afatshkurtër.

Papunësia ciklike
Le të bëjmë supozimin e besueshëm se në periudhë afatshkurtër, pak muaj deri në pak vite,
sasia e orëve që personi mesatar është i gatshëm të punojë për një pagë të dhënë, nuk ndryshon
shumë, kështu që kurba e ofertës së punës nuk ndryshon(zhvendoset) shumë. Përveç kësaj,
kini parasysh supozimin standard ceteris paribus se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm
afatshkurtër në strukturën e moshës së forcës punëtore, institucioneve dhe ligjeve që ndikojnë
në tregun e punës ose faktorëve të tjerë të mundshëm.
Një përcaktues primar i kërkesës për punë nga firmat është se si e perceptojnë gjendjen e
ekonomisë makro. Nëse firmat besojnë se biznesi po zgjerohet, atëherë në çdo nivel page ato
do të dëshirojnë të punësojnë një sasi më të madhe pune dhe kurba e kërkesës për punë
zhvendoset në të djathtë. Anasjelltas, nëse firmat perceptojnë se ekonomia po ngadalësohet
ose po hyn në recesion, atëherë ato do të dëshirojnë të punësojnë një sasi më të ulët të punës
në çdo nivel page dhe kurba e kërkesës për punë do të zhvendoset në të majtë. Ndryshimi i
papunësisë i shkaktuar nga lëvizja e ekonomisë nga ekspasioni në recesion ose nga recesioni
në ekspasion (dmth cikli i biznesit) njihet si papunësi ciklike.
Papunësia e vullnetshme. Nga pikëpamja e modelit të kërkesë-ofertës së tregjeve të punës
konkurruese dhe fleksibël, papunësia përfaqëson diçka si një pazëll. Në një model të kërkesë-
ofertës në tregun e punës, siç ilustrohet në Figurën 7.2, tregu i punës duhet të lëvizë drejt një
page dhe sasie ekuilibri. Në pagën e ekuilibrit (We), sasia e ekuilibrit (Qe) e punës së ofruar
nga punëtorët duhet të jetë e barabartë me sasinë e punës së kërkuar nga punëdhënësit.

Figura 7.2. Ekuilibri në tregun e punës.

142
Makroekonomi 1

Një mundësi për papunësinë është: njerëzit që janë të papunë janë ata që nuk janë të gatshëm
të punojnë në pagën aktuale të ekuilibrit, le të themi 10 dollarë në orë, por do të ishin të
gatshëm të punonin me një pagë më të lartë, si psh 20 dollarë në orë. Anketa mujore aktuale
e popullsisë do t'i llogarisë këta njerëz si të papunë, sepse ata thonë se janë të gatshëm dhe në
kërkim të një pune (në 20 dollarë në orë). Por nga këndvështrimi i një ekonomisti, këta njerëz
zgjedhin të jenë të papunë.
Ndoshta disa njerëz janë të papunë për shkak të pritjeve jorealiste rreth pagave, por ato nuk
përfaqësojnë shumicën e të papunëve. Përtej kësaj, njerëzit e papunë shpesh kanë miq ose
njohës me nivele të ngjashme aftësie të cilët janë të punësuar dhe këta të papunë do të ishin të
gatshëm të punonin në vende pune dhe me paga të ngjashme me ato që të të njohurve të tyre
por në fakt nuk janë të punësuar. Me fjalë të tjera, këta njerëz janë të papunë jovullnetarë. Kjo
papunësi quhet papunësi e detyruar / e pavullnetshme. Çfarë e shkakton papunësinë e
detyruar /e pavullnetshme?

Pse pagat mund të jenë të ngurtësuara në rënie


Nëse modeli i tregut të punës me paga fleksibël nuk e përshkruan shumë mirë papunësinë-
sepse parashikon që kushdo që është i gatshëm të punojë me pagën e vazhdueshme mund të
gjejë gjithmonë punë-atëherë mund të jetë e dobishme të merren parasysh modelet ekonomike
në të cilat pagat nuk janë fleksibël ose përshtaten shumë ngadalë. Në veçanti, megjithëse rritjet
e pagave mund të ndodhin me një lehtësi relative, uljet e pagave ndodhin akoma më vështirë.
Një sërë arsyesh pse pagat mund të jenë "të ngurtësuara në rënie", siç thonë ekonomistët,
përfshijnë ligjet dhe institucionet ekonomike. Për punëtorët me kualifikim të ulët që paguhen
me pagë minimale, është e paligjshme të ulësh pagat e tyre. Për punëtorët e sindikatës që
operojnë nën një kontratë shumëvjeçare me një kompani, shkurtimet e pagave mund të shkelin
kontratën dhe të krijojnë një mosmarrëveshje pune ose një grevë. Megjithatë, pagat minimale
dhe kontratat kolektive nuk janë një arsye e mjaftueshme se përse pagat janë të ngurtësuara
në rënie për ekonominë amerikane si një e tërë. Në fund të fundit, nga 150 milion punëtorë në
ekonominë amerikane, vetëm rreth 1.4 milion - më pak se 2% e totalit paguhen me pagë
minimale. Në mënyrë të ngjashme, vetëm rreth 12% e punonjësve përfaqësohen nga një
sindikatë pune. Në vende të tjera me të ardhura të larta, më shumë punëtorë mund të kenë
pagat e tyre të përcaktuara nga sindikatat ose paga minimale mund të vendoset në një nivel që
zbatohet për një pjesë më të madhe të punëtorëve. Por për Shtetet e Bashkuara, këto dy faktorë
të kombinuar ndikojnë vetëm rreth një të pestën ose më pak të forcës punëtore.
Ekonomistët që kërkojnë arsye përse pagat mund të jenë të ngurtësuara në rënie, janë fokusuar
në faktorë që mund të karakterizojnë shumicën e marrëdhënieve të punës në ekonomi, jo
vetëm pak. Janë propozuar një sërë teorish të ndryshme, por ato ndajnë një ideologji të
përbashkët.
Një argument është se edhe punonjësit që nuk janë anëtarë të sindikatës shpesh punojnë nën
një kontratë të nënkuptuar, që është se punëdhënësi do të përpiqet të ndalojë rënien e pagave
kur ekonomia është e dobët ose biznesi ka probleme dhe punonjësi nuk do të presë rritje
gjigande të pagave kur ekonomia apo biznesi është i fortë. Kjo sjellje pagë vendosëse vepron
si një formë sigurimi: punonjësi ka një mbrojtje kundër rënies së pagave në kohë të këqija,
143
Makroekonomi 1

por paguan për atë mbrojtje me rroga më të ulëta në kohë të mira. Natyrisht, kjo lloj kontrate
e nënkuptuar do të thotë që firmat do të hezitojnë të ulin pagat, që punëtorët të mos ndjehen
të tradhëtuar dhe të punojnë më pak ose të largohen nga firma.
Teoria e pagës efektive argumenton se produktiviteti i punëtorëve varet nga paga e tyre dhe
kështu punëdhënësit e gjejnë shpesh të vlefshme t'i paguajnë punonjësit e tyre disi më shumë
se sa kushtet e tregut mund të diktojnë. Një arsye është se punonjësit që paguhen më mirë se
të tjerët do të jenë më produktivë, sepse ata e pranojnë se nëse do të humbnin vendet e tyre të
punës, ata do të pësonin rënie në rrogë. Si rezultat, ata janë të motivuar për të punuar më
shumë dhe për të qëndruar me punëdhënësin aktual. Përveç kësaj, punëdhënësit e dinë se është
e kushtueshme dhe shpenzim kohe që të punësojnë dhe trajnojnë punonjësit e rinj, kështu që
ata do të preferonin t'i paguanin punëtorët pak më tepër se sa t'i humbnin ato dhe duhet të
punësonin dhe të trajnonin punëtorë të rinj. Kështu, duke shmangur uljen e pagave,
punëdhënësi minimizon kostot e trajnimit dhe punësimit të punëtorëve të rinj, dhe përfiton të
mirat nga punonjësit e motivuar.
Argumenti i Përzgjedhjes së padëshirueshme të shkurtimit të pagave tregon se nëse një
punëdhënës reagon ndaj kushteve të vështira të biznesit duke reduktuar pagat për të gjithë
punëtorët, atëherë punëtorët më të mirë, ata me alternativat më të mira të punësimit në firmat
e tjera, janë më të prirur të largohen. Punëtorët më pak tërheqës, me më pak alternativa
punësimi, kanë më shumë gjasa të qëndrojnë. Rrjedhimisht, firmat kanë më shumë gjasa të
zgjedhin se cilët punëtorë duhet të largohen, nëpërmjet pushimeve nga puna dhe shkarkimeve,
në vend që të zvogëlojnë pagat. Ndonjëherë, kompanitë që po kalojnë kohë të vështira, mund

e punëtorëve të firmës. Por këto histori vihen re sepse ato janë të rralla. Është shumë më tipike
për kompanitë të heqin dorë nga disa punonjës, në vend që të ulin pagat për të gjithë.
Modeli i brendshëm - i jashtëm i forcës punëtore, në terma të thjeshtë, argumenton se ata që
punojnë tashmë për firmat janë "të brendshëm", ndërsa punonjësit e rinj, të paktën për një
kohë, janë "të jashtëm".Një firmë varet shumë nga të brendshmit e saj të cilët njohin
procedurat rutinë, trajnojnë punonjësit e rinj, e kështu me radhë. Ulja e pagave do të largonte
të brendshmit dhe do të dëmtonte produktivitetin dhe perspektivat e firmës.
Së fundi, argumenti i koordinimit relativ të pagave thekson se edhe në qoftë se shumica e
punëtorëve do të ishin hipotetikisht të gatshëm të shihnin një rënie të pagave të tyre në kohëra
të këqija ekonomike për aq kohë sa të gjithë të tjerët gjithashtu përjetojnë një rënie të tillë, nuk
ka mënyrë të qartë për një ekonomi të decentralizuar për të zbatuar një plan të tillë. Veç kësaj,
punëtorët që përballen me mundësinë e uljes së pagave do të shqetësohen se punëtorët e tjerë
nuk do të kenë një ulje të tillë të pagave, dhe kështu një ulje e pagave do të thotë të jesh më
keq si në terma absolutë dhe relativë në krahasim me të tjerët. Si rezultat, punëtorët luftojnë
shumë kundër uljes së pagave.
Këto teori se pse pagat priren të jenë të ngurtësuara në rënie ndryshojnë në logjikën dhe
implikimet e tyre, dhe zbulimi i pikave të forta dhe të dobëta të secilës teori është një subjekt
i vazhdueshëm i hulumtimeve dhe polemikave midis ekonomistëve. Të gjitha kanë tendencë
të nënkuptojnë që pagat do të bien vetëm shumë ngadalë, madje edhe kur ekonomia apo
biznesi kalojnë kohë të vështira. Kur pagat janë jo fleksibël dhe nuk ka gjasa të bien, atëherë
144
Makroekonomi 1

ose afatshkurtër ose afatgjatë papunësia do të rezultojë. Pra shkaku i papunësisë duhet kërkuar
në ngurtësinë e pagave. Kjo mund të shihet në Figurën 7.4.

Figura 7.3. Pagat e ngurtësuara në tregun e punës

Në Figurën 7.3 tregohet ndërveprimi midis ndryshimeve të kërkesës për punë dhe pagave që
janë ngurtësuara në rënie. Figura 7.4 (a) ilustron situatën në të cilën kërkesa për punë
zhvendoset në të djathtë nga D0 në D1. Në këtë rast, paga e ekuilibrit rritet nga Ë0 në Ë1 dhe
sasia e ekuilibrit të punësimit rritet nga Q0 në Q1. Ajo nuk e dëmton fare moralin e punonjësve
për pagat që rriten. Figura 7.4 (b) tregon situatën në të cilën kërkesa për punë zhvendoset në
të majtë, nga D0 në D1, siç do të tentonte të bënte në një recession. Për shkak se pagat janë të
ngurtësuara në rënie,ato nuk përshtaten me atë që do të kishte qenë paga e ekuilibrit të ri (Q1),
të paktën jo në afat të shkurtër. Pas ndryshimit në kurbën e kërkesës për punë, e njëjta sasi e
punëtorëve është e gatshme të punojë me atë pagë si më parë; megjithatë, sasia e punëtorëve
të kërkuar në atë pagë ka rënë nga ekuilibri fillestar (Q0) në Q2. Hendeku midis sasisë
fillestare të ekuilibrit (Q0) dhe sasisë së re të kërkuar të punës (Q2) përfaqëson punëtorët të
cilët do të ishin të gatshëm të punonin në paga të vazhdueshme, por nuk mund të gjejnë punë.
Hendeku përfaqëson kuptimin ekonomik të papunësisë.

145
Makroekonomi 1

Figura 7.4 Rritja e pagës dhe papunësia e ulët: Ku është papunësia në ofertë dhe kërkesë? 19

Kjo analizë ndihmon për të shpjeguar lidhjen e përmendur më parë: që papunësia priret të
rritet në fazën e recesioni dhe të bjerë gjatë zgjerimit. Gjendja e përgjithshme e ekonomisë
zhvendos kurbën e kërkesës së punës dhe, kombinuar me pagat që janë të ngurtësuara në rënie,
ndryshojnë papunësinë. Rritja e papunësisë që ndodh për shkak të një recesioni është
papunësia ciklike. Rritja e papunësisë që ndodh për shkak të një recesioni është papunësia
ciklike.

4 | SHKAQET E PAPUNËSISË NË PERIUDHË AFATGJATË


Papunësia ciklike shpjegon pse papunësia rritet gjatë një recesioni dhe bie gjatë një rritjeje
ekonomike. Por çfarë e shpjegon nivelin e mbetur të papunësisë në kohë të mira ekonomike?
Pse norma e papunësisë nuk është kurrë zero? Edhe kur ekonomia e Shba-së rritet fuqishëm,
norma e papunësisë vetëm rrallë ulet deri në 4%. Për më tepër, diskutimi i mëparshëm në këtë
kapitull vuri në dukje se normat e papunësisë në shumë vende Evropiane si Italia, Franca dhe
Gjermania kanë qenë shpesh shumë të larta në kohë të ndryshme në dekadat e fundit. Pse
ekziston një nivel papunësie edhe kur ekonomitë rriten fuqishëm? Pse normat e papunësisë
janë vazhdimisht të larta në ekonomi të caktuara, gjatë viteve ekonomike të mirë dhe të këqinj?

19
(a) Në një treg pune ku pagat janë në gjendje të rriten, rritja e kërkesës për punë nga D0 në D1 çon në një rritje
të sasisë së ekuilibrit të punësimit nga Q0 në Q1 dhe një rritje në pagën e ekuilibrit nga Ë0 në Ë1. (b) Në një treg
pune ku pagat nuk bien, rënia e kërkesës për punë nga D0 në D1 çon në një rënie të sasisë së punës të kërkuar në
pagën fillestare (Ë0) nga Q0 në Q2. Këta punëtorë do të duan të punojnë në pagën ekzistuese (Ë0), por nuk do të
jenë në gjendje të gjejnë punë.

146
Makroekonomi 1

Ekonomistët përdorin një term për të përshkruar nivelin e mbetur të papunësisë që ndodh
edhe kur ekonomia është e shëndetshme: ajo quhet norma natyrore e papunësisë.

Norma Natyrore e Papunësisë në periudhë afatgjatë


Norma natyrore e papunësisë nuk është "natyrore" në kuptimin që uji ngrin në 32 gradë
Fahrenheit(0 gradë Celsius) ose vlon në 212 gradë Fahrenheit(100 gradë Celsius). Nuk është
një ligj fizik dhe i pandryshueshëm i natyrës.Më saktë, është normë " natyrore" sepse është
norma e papunësisë që do të rezultojë nga kombinimi i faktorëve ekonomikë, socialë dhe
politikë që ekzistojnë në një kohë - duke supozuar se ekonomia nuk është as në lulëzim, as në
recesion. Këto forca përfshijnë modelin e zakonshëm të kompanive që zgjerojnë dhe
ngushtojnë forcat e tyre të punës në një ekonomi dinamike, forcat sociale dhe ekonomike që
ndikojnë në tregun e punës ose politikat publike që ndikojnë ose në gatishmërinë e njerëzve
për të punuar ose gatishmërinë e bizneseve për të punësuar. Le ti diskutojmë këta faktorë në
më shumë detaje.

Papunësia Friksionale
Në një ekonomi tregu, disa kompani gjithmonë shkatërrohen për disa arsye: teknologji e
vjetër; menaxhim i dobët; menaxhim i mirë që ka ndodhur për të marrë vendime të këqija;
ndryshime në shijet e konsumatorëve në mënyrë që produkti i firmës kërkohet gjithnjë e më
pak; një klient i madh i cili ka falimentuar; ose konkurrentë të ashpër vendas ose të huaj. Në
anën tjetër, kompani të tjera do të jenë më mirë për arsyet e kundërta dhe do të kërkojnë të
punësojnë më shumë punonjës. Në një botë të përsosur, të gjithë ata që humbin vendet e punës
do të gjenin menjëherë të reja. Por në botën reale, edhe nëse numri i punëkërkuesve është i
barabartë me numrin e vendeve të lira të punës, duhet kohë për të gjetur punë të reja, për të
intervistuar dhe për të kuptuar nëse puna e re është një zgjedhje e mirë, ose ndoshta për të
shitur një shtëpi dhe për të blerë një tjetër në afërsi të një pune të re. Papunësia që ndodh
ndërkohë, ndërsa punëtorët lëvizin midis vendeve të punës, quhet papunësia e fërkimit.
Papunësia e frikësimit nuk është në thelb një gjë e keqe. Duhet kohë nga ana e gjithsecilit si
punëdhënësit dhe individit për t'u përshtatur atyre që kërkojnë punësim vendin korrekt të lirë
të punës. Që individët dhe kompanitë të jenë të suksesshëm dhe produktivë, duhet që njerëzit
të gjejnë punën për të cilën ata janë më të përshtatshëm, jo vetëm punën e parë të ofruar.
Në mesin e viteve 2000, para recesionit të vitit 2008-2009, ishte e vërtetë që rreth 7% e
punonjësve amerikanë përjetuan mbylljen e vendeve të tyre të punës çdo tre muaj. Por në
periudhat e rritjes ekonomike, këto vende të mbyllura janë kundërpeshuar për ekonominë në
tërësi nga një numër më i madh i vendeve të punës së krijuara. Në vitin 2005, për shembull,
ka patur tipikisht rreth 7.5 milionë njerëz të papunë në çdo kohë të dhënë në ekonominë e
Shba-së. Megjithëse rreth dy të tretat e atyre të papunëve gjetën një punë në 14 javë ose më
pak, norma e papunësisë nuk ndryshoi shumë gjatë vitit, sepse ata që gjetën vende të reja pune
u kompensuan kryesisht nga të tjerët që humbën vendet e punës.
Sigurisht, do të ishte e preferueshme nëse njerëzit që humbnin vendet e punës mund të
transferoheshin menjëherë dhe lehtësisht në vendet e reja të punës që po krijoheshin, por në
botën reale, kjo nuk është e mundur. Dikush që është pushuar nga puna në një fabrikë tekstili
147
Makroekonomi 1

në Karolinën e Jugut nuk mund të kthehet dhe menjëherë të fillojë të punojë për një fabrikë
tekstili në Kaliforni. Veç kësaj, procesi i përshtatjes kërkon kohë. Disa njerëz gjejnë punë të
reja pranë atyre të vjetrave, ndërsa të tjerë gjejnë të përshtatshme të lëvizin në vende të reja.
Disa njerëz mund të bëjnë një punë shumë të ngjashme në një kompani tjetër, ndërsa të tjerëve
enë pranë daljes në
pension dhe vendosin të kërkojnë një punë me kohë të pjesshme, ndërsa të tjerë duan një
punëdhënës që ofron një rrugë karriere afatgjatë. Papunësia e fërkimit që rezulton nga njerëzit
që lëvizin midis vendeve të punës në një ekonomi dinamike mund të përbëjë një deri në dy
përqind të totalit të papunësisë.
Niveli i papunësisë së fërkimit varet nga sa e lehtë është për punëtorët të mësojnë për vendet
e punës alternative, të cilat mund të pasqyrojnë lehtësinë e komunikimit rreth perspektivave
të punësimit në ekonomi. Shtrirja e papunësisë së fërkimit do të varet gjithashtu në një farë
mase se sa njerëzit janë të gatshëm të lëvizin në zona të reja për të gjetur punë, e cila nga ana
tjetër mund të varet nga historia dhe kultura.
Papunësia e fërkimit dhe norma natyrore e papunësisë duket gjithashtu të varen nga
shpërndarja e moshës së popullsisë. Figura 8.4 (b) tregonte se normat e papunësisë janë
tipikisht më të ulëta për njerëzit midis moshës 25-54 vjeç sesa për ata që janë më të vegjël ose
më të vjetër. "Punëtorët e moshës së mesmë," siç quhen ndonjëherë ata në moshën 25-54 vjeç,
janë tipikisht në një fazë në jetën e tyre kur duan të kenë një punë dhe të ardhura në çdo kohë.
Një pjesë e atyre që janë nën 30 vjeç ende mund të provojnë punë dhe mundësi të jetës dhe
një pjesë e atyre që janë mbi 55 vjeç mendojnë daljen në pension. Në të dy rastet, të rinjtë ose
të vjetrit relativë priren të shqetësohen më pak për papunësinë sesa mosha e mesme, dhe
periudhat e tyre të papunësisë së fërkimit si rezultat mund të jetë më e gjatë. Kështu, një
shoqëri me një përqindje relativisht të lartë të punëtorëve relativisht të rinj ose të vjetër do të
priret të ketë një normë më të lartë të papunësisë sesa një shoqëri me një përqindje më të lartë
të punëtorëve të saj në moshën e mesme.

Papunësia Strukturore
Një faktor tjetër që ndikon normën natyrore të papunësisë është sasia e papunësisë
strukturore, mospërputhja midis kërkesës dhe ofertës për punë. Të papunët e strukturuar janë
individë që nuk kanë vende pune për shkak se u mungojnë aftësitë e vlerësuara nga tregu i
punës, ose sepse kërkesa e tregut për të punësuar ka ndryshuae nga aftësitë që ata kanë, ose
për shkak se nuk kanë mësuar asnjëherë ndonjë aftësi. Një shembull i parë do të ishte
papunësia e inxhinierëve të hapësirës ajrore pasi programi i hapësirës së Shba-së zvogëlohej
në vitet 1970. Një shembull i kësaj të fundit do të ishte braktisja e shkollave të larta.
Disa njerëz shqetësohen se teknologjia shkakton papunësi strukturore. Në të kaluarën,
teknologjitë e reja i kanë lënë punonjësit me kualifikim më të ulët pa punë, por në të njëjtën
kohë ato krijojnë kërkesë për punëtorë më të kualifikuar për të përdorur teknologjitë e reja.
Arsimi duket të jetë çelësi në minimizimin e sasisë së papunësisë strukturore. Individët e
arsimuar mund të ritrajnohen nëse bëhen të papunë strukturorë. Për njerëzit pa aftësi dhe
arsimim të vogël, kjo mundësi është më e kufizuar.

148
Makroekonomi 1

Norma Natyrore e Papunësisë, Punësimi i plotë dhe Ndp-në potenciale


Norma natyrore e papunësisë është e lidhur me dy koncepte të tjera të rëndësishme: punësimin
e plotë dhe Ndp-në potenciale. Ekonomia konsiderohet të jetë në punësim të plotë kur norma
aktuale e papunësisë është e barabartë me papunësinë natyrore. Kur ekonomia është në
punësim të plotë, produkti real është i barabartë me produktin potencial (Gdp-ja reale është e
barabartë me Gdp-në reale potenciale). Në të kundërt, kur ekonomia është nën nivelin e
punësimit të plotë, norma e papunësisë është më e madhe se norma natyrore e papunësisë dhe
Ndp-ja është më e vogël se Ndp-ja potenciale. Së fundmi, kur ekonomia është mbi punësimin
e plotë, atëherë norma e papunësisë është më e vogël se norma natyrore e papunësisë dhe Ndp-
ja është më e madhe se Ndp-ja potenciale. Operimi mbi potencialin është i mundshëm vetëm
për pak kohë, pasi nënkupton ngjashëm që të gjithë punëtorët të punojnë jashtë orarit.

Norma Natyrore e Papunësisë dhe Ndryshimet në Produktivitet


Ndryshimet e papritura në produktivitet mund të kenë një efekt të fuqishëm në normën
natyrore të papunësisë. Me kalimin e kohës, niveli i pagave në një ekonomi përcaktohet nga
produktiviteti i punëtorëve. Në fund të fundit, nëse një biznes i paguan punëtorët më shumë
sesa mund të justifikohet nga produktiviteti i tyre, biznesi përfundimisht do të humbte para
dhe do të falimentonte. Në anën tjetër, nëse një biznes përpiqet të paguajë punëtorët më pak
se produktiviteti i tyre atëherë, në një treg konkurrues të punës, biznese të tjera do ta gjejnë të
vlefshme që të punësojnë këta punëtorë dhe t'i paguajnë më shumë.
Megjithatë rregullimet e pagave në nivelet e produktivitetit nuk ndodhin shpejt ose pa
probleme. Pagat zakonisht shqyrtohen vetëm një herë ose dy herë në vit. Në shumë punë
moderne, është e vështirë të matet produktiviteti në nivel individual. Për shembull, sa
saktësisht do të matet sasia e prodhuar nga një kontabilist i cili është një nga shumë njerëz që
punojnë në departamentin e taksave të një korporate të madhe? Për shkak se produktiviteti
është i vështirë për t'u vëzhguar, rritjet e pagave shpesh përcaktohen bazuar në përvojën e
fundit me produktivitetin; nëse produktiviteti është në rritje, le të themi, në 2% në vit, pagat
mund të rriten në këtë nivel më së miri. Kur produktiviteti ndryshon papritur, kjo mund të
ndikojë në normën natyrore të papunësisë për një kohë.
Ekonomia e Shba-së në vitet 1970 dhe 1990 ofron dy shembuj realë të këtij procesi. Në vitet
1970, rritja e produktivitetit u ngadalësua papritur (siç kemi diskutuar në Rritjen Ekonomike).
Për shembull, prodhimi në orë i punonjësve të Shba-së në sektorin e biznesit u rrit me një
normë vjetore prej 3.3% në vit nga viti 1960 deri më 1973, por vetëm 0.8% nga viti 1973 deri
më 1982. Figura 7.5 (a) ilustron situatën ku kërkesa për punë, që është sasia e punës që biznesi
është i gatshëm të punësojë në një nivel të dhënë page, është zhvendosur pak çdo vit për shkak
të rritjes së produktivitetit nga D0 në D1 deri në D2. Si rezultat, pagat e ekuilibrit janë rritur
çdo vit nga Ë0 në Ë1 në Ë2. Por kur produktiviteti ngadalësohet papritur, modeli i rritjes së
pagave nuk përshtatet menjëherë. Pagat vazhdojnë të rriten çdo vit nga Ë2 në Ë3 deri në Ë4,
por kërkesa për punë nuk zhvendoset më. Krijohet një hendek ku sasia e ofruar e punës në
nivelin e pagave Ë4 është më e madhe sesa sasia e kërkuar. Norma natyrore e papunësisë rritet;
dhe në të vërtetë, pas këtij produktiviteti të papritur të ulët në vitet 1970, norma e papunësisë
nuk binte nën 7% nga maji i vitit 1980 deri në vitin 1986. Me kalimin e kohës, rritja e pagave
149
Makroekonomi 1

do të përshtatet në përputhje me fitimet e ngadalshme në produktivitet, dhe norma e


papunësisë do të zvogëlohet. Por ky proces mund të kërkojë shumë vite.

Figura 7.5 Ndryshimet e papritura të produktivitetit dhe papunësia.20

Fundi i viteve 1990 paraqet një shembull të kundërt: në vend të rënies së papritur të
produktivitetit në vitet 1970, produktiviteti papritur u rrit në mesin e viteve 1990. Norma
vjetore e rritjes së prodhimit real për orë të punës u rrit nga 1.7% nga 1980-1995, në një normë
vjetore prej 2.6% nga 1995-2001. Le ta thjeshtojmë pak situatën, në mënyrë që mësimi
ekonomik i historisë të jetë më e lehtë për t'u parë në mënyrë grafike dhe le të themi se
produktiviteti nuk ka qenë në rritje në vitet e mëparshme, kështu që ndërprerja e tregut të
punës ishte në pikën E në Figurën 7.5 (b), ku kurba e kërkesës për punë (D0) ndërpritet me
kurbën e ofertës për punë (S). Si rezultat, pagat reale nuk rriten. Tani, produktiviteti ngjitet
lart, gjë që shkakton zhvendosjen e kërkesës për punë në të djathtë, nga D0 në D1. Të paktën
për një kohë afatshkurtër, pagat ende vendosen në përputhje me pritjet e mëparshme të rritjes
së produktivitetit, kështu që pagat nuk rriten. Rezultati është se në nivelin e pagës ekzistuese
(Ë), sasia e kërkuar e punës (Qd) për një kohë afatshkurtër do të kalojë sasinë e ofruar të punës
(Qs), dhe papunësia do të jetë shumë e ulët - faktikisht nën nivelin natyror të papunësisë për
një kohë. Ky model i produktivitetit të papritur të lartë ndihmon për të shpjeguar pse niveli i

20
(a) Produktiviteti rritet,duke rritur kërkesën për punë. Punëdhënësit dhe punëtorët përdoren në modelin e rritjes
së pagave. Më tej, produktiviteti papritmas ndalon rritjen. Megjithatë, pritjet e punëdhënësve dhe punëtorëve për
rritjen e pagave nuk ndryshojnë menjëherë, kështu që pagat vazhdojnë të rriten si më parë. Por kërkesa për punë
nuk është rritur, kështu që në pagën Ë4, papunësia ekziston kur sasia e ofruar e punës tejkalon sasinë e kërkuar.
(b) Norma e rritjes së produktivitetit ka qenë zero për një kohë, kështu që punëdhënësit dhe punëtorët pranojnë
nivelin e pagës së ekuilibrit (Ë). Pastaj produktiviteti rritet papritur, duke zhvendosur kërkesën për punë nga D 0
në D1. Në pagën (Ë), kjo do të thotë se sasia e kërkuar e punës tejkalon sasinë e ofruar, dhe me oferta vendesh
pune të shumta, norma e papunësisë do të jetë e ulët.

150
Makroekonomi 1

papunësisë qëndroi nën nivelin 4.5%, - një nivel i ulët sipas standardeve historike - që nga viti
1998 deri pas përfundimit të recesionit të ekonomisë amerikane në vitin 2001.
Nivelet mesatare të papunësisë do të priren të jenë disi më të larta mesatarisht kur
produktiviteti është papritur i ulët, dhe anasjelltas, do të priren të jenë disi më të ulëta
mesatarisht kur produktiviteti është papritur i lartë . Por me kalimin e kohës, pagat
përfundimisht përshtaten për të reflektuar nivelet e produktivitetit.

Norma Natyrore e Papunësisë dhe Politika Publike


Politika publike gjithashtu mund të ketë një efekt të fuqishëm në normën natyrore të
papunësisë. Në anën e ofertës të tregut të punës, politikat publike për të ndihmuar të papunët
mund të ndikojnë në mënyrën se si njerëzit janë të etur e të gatshëm për të kërkuar punë. Për
shembull, nëse një punëtori i cili humbet një punë, i garantohet një paketë bujare e sigurimit
të papunësisë,ndihma sociale, dhe përfitime të kujdesit mjekësor në sistemin shtetëror, atëherë
kostoja oportune e të qenit i papunë është më e ulët dhe ai punëtor do të jetë më pak i gatshëm
të kërkojë një punë të re.
Ajo që duket se ka më shumë rëndësi nuk është pikërisht shuma e këtyre përfitimeve, por sa
kohë zgjasin ato. Një shoqëri që ofron ndihmë bujare për të papunët le të themi deri në gjashtë
muaj, mund të ofrojnë më pak nxitje për papunësinë sesa një shoqëri që ofron ndihmë bujare
që zgjat për disa vjet. Anasjelltas, ndihma e qeverisë për kërkimin e punës ose rikualifikimin
mundet në disa raste të inkurajojë njerëzit të kthehen në punë më herët.
Në anën e kërkesës të tregut të punës, qeveria rregullon institucionet sociale dhe prania e
sindikatave mund të ndikojë në gatishmërinë e firmave për të punësuar. Për shembull, nëse
një qeveri e bën të vështirë për bizneset që të hapen ose të zgjerohen, duke rritur shkallën e
burokracisë, atëherë bizneset do të dekurajohen më shumë rreth punësimit. Rregullat e
qeverisë mund ta bëjnë më të vështirë hapjen e një biznesi duke kërkuar që një biznes i ri të
marrë shumë leje dhe të paguajë shumë tarifa, ose duke kufizuar llojet e produkteve që mund
të shiten. Rregullime të tjera qeveritare, si ligjet e zonimitmund të kufizojë ku mund të bëhet
biznesi, ose nëse bizneset lejohen të jenë të hapura gjatë mbrëmjeve ose të dielave.
Çfarëdo lloj mbrojtjeje mund të ofrohet për ligje të tilla në kuptimin e vlerës sociale - si vlera
që disa të Krishterë vendosin të mos punojnë të dielën-këto lloj kufizimesh vendosin një
pengesë midis disa punëtorëve të gatshëm dhe punëdhënësve të tjerë të gatshëm, dhe kështu
kontribuojnë në një normë më të lartë natyrore të papunësisë. Në mënyrë të ngjashme, nëse
qeveria e bën të vështirë pushimin e punonjësve nga puna, bizneset mund të reagojnë duke u
përpjekur të mos punësojnë më shumë punëtorë sesa ekzaktësisht është e nevojshme, pasi
largimi i këtyre punëtorëve nga puna do të ishte i kushtueshëm dhe i vështirë. Pagat minimale
të larta mund të dekurajojnë bizneset nga punësimi i punëtorëve me kualifikim të ulët.
Rregullat e qeverisë mund të inkurajojnë dhe mbështesin sindikatat e fuqishme, të cilat pastaj
mund ti rritin pagat për punonjësit e sindikatës, por me një kosto të dekurajimit të bizneseve
nga punësimi i punëtorëve me kualifikim të ulët.

151
Makroekonomi 1

Norma Natyrore e Papunësisë në Evropë


Sipas standardeve të ekonomive të tjera me të ardhura të larta, norma natyrore e papunësisë
në ekonominë Amerikane duket relativisht e ulët. Nëpër vitet e mira ekonomike dhe të këqija,
shumë ekonomi Evropiane kanë patur norma të papunësisë që luhaten në 10% , apo edhe më
të lartë, që nga viti 1970. Normat Evropiane të papunësisë kanë qenë më të larta, jo për shkak
se recesionet në Evropë kanë qenë më të thella, por më tepër sepse kushtet në bazë të ofertës
dhe kërkesës për punë kanë qenë të ndryshme në Evropë , në një mënyrë që ka krijuar një
normë natyrore të papunësisë shumë më të lartë.
Shumë vende evropiane kanë një kombinim të ndihmave sociale bujare dhe përfitimeve të
papunësisë, së bashku me rregullat që imponojnë kosto shtesë për bizneset kur ata punësojnë.
Përveç kësaj, shumë vende kanë ligje që u kërkojnë firmave t'i njoftojnë punonjësit muaj
përpara se t'i largojnë ata dhe të sigurojnë paketa të konsiderueshme të shkëputjes ose
rikualifikimit pas heqjes së tyre.. Njoftimi i kërkuar ligjërisht përpara se të hiqet një punëtor
mund të jetë më shumë se tre muaj në Spanjë, Gjermani, Danimarkë dhe Belgjikë, dhe paketa
e detyrueshme ligjore mund të jetë aq e lartë sa paga e një viti ose më shumë në Austri, Spanjë,
Portugali, Itali dhe Greqi. Këto ligje me siguri do të dekurajojnë shkarkimin e punëtorëve
aktualë. Por kur kompanitë e dinë se do të jetë e vështirë të pushojnë punëtorët nga puna, ata
gjithashtu hezitojnë për punësimin në radhë të parë.
Nivelet tipike më të larta të papunësisë në shumë vende Evropiane në vitet e fundit, të cilat
kanë mbizotëruar kur ekonomitë rriten me një ritëm të qëndrueshëm, i atribuohen faktit që
llojet e ligjeve dhe rregulloreve që çojnë në një normë të lartë natyrore të papunësisë janë
shumë më të përhapura në Evropë se sa në Shtetet e Bashkuara.

Një vështrim i politikave që luftojnë papunësinë


Kapitujt Buxhetet Qeveritare dhe Politika Fiskale dhe Politikat Makroekonomike në mbarë
botën ofrojnë një diskutim të hollësishëm se si të luftohet papunësia, ku këto politika mund të
diskutohen në kontekstin e një sërë objektivash makroekonomike dhe kornizave për analizë.
Por edhe në këtë fazë paraprake, është e dobishme të parashtrohet çështja kryesore në lidhje
me politikat për të luftuar papunësinë.
Mjeti i rregullimit për papunësinë do të varet nga diagnoza. Papunësia ciklike është një
problem afatshkurtër, shkaktuar sepse ekonomia është në një recesion. Kështu, zgjidhja e
preferuar do të jetë shmangia ose minimizimi i recesioneve. Siç diskutojnë Buxhetet qeveritare
dhe politikat fiskale, kjo politikë mund të nxitet duke stimuluar fuqinë e përgjithshme blerëse
në ekonomi, në mënyrë që firmat të kuptojnë se shitjet dhe fitimet janë të mundshme, gjë që i
nxit ata për të punësuar.
Ballafaqimi me normën natyrore të papunësisë është më i komplikuar. Nuk ka shumë për të
bërë për faktin se në një ekonomi të orientuar drejt tregut, firmat do të punësojnë dhe largojnë
punëtorët. As nuk ka shumë për të bërë për faktin se struktura e moshës në zhvillim e
ekonomisë, ose ndryshime të papritura në produktivitet, do të ndikojë në normën natyrore të
papunësisë për një kohë. Megjithatë, ashtu si ilustrohet shembulli i normës së lartë të
papunësisë në vazhdim për shumë vende Evropiane, politika e qeverisë mund të ndikojë qartë
në normën natyrore të papunësisë që do të vazhdojë edhe kur Gdp-ja të rritet.
152
Makroekonomi 1

Kur një qeveri vendos politika që prekin punëtorët ose punëdhënësit, duhet të shqyrtojë se si
këto politika do të ndikojnë në informimin dhe stimujt e punonjësve dhe punëdhënësit për të
kërkuar njëri-tjetrin. Për shembull, qeveria mund të luaj një rol për të ndihmuar të papunët në
kërkimin e vendeve të punës. Hartimi i programeve të qeverisë që ofrojnë asistencë për
punëtorët e papunë dhe mbrojtje ndaj punonjësve të punësuar mund të duhet të rishikohen në
mënyrë që ata të mos dekurajojnë padrejtësisht ofertën për punë. Në mënyrë të ngjashme,
rregullat që vështirësojnë hapjen ose zgjerimin e bizneseve mund të kenë nevojë të
ridizenjohen në mënyrë që ato të mos dekurajojnë padrejtësisht kërkesën për punë. Mesazhi
nuk është se të gjitha ligjet që ndikojnë në tregjet e punës duhet të shfuqizohen, por vetëm kur
ligjet e tilla të miratohen, një shoqëri që kujdeset për papunësinë do të duhet të marrë parasysh
tregjete përfshira.

TERMA KYÇE
Argumenti i Përzgjedhjes së padëshirueshme të shkurtimit të pagave nëse punëdhënësit ulin
pagat për të gjithë punëtorët, më të mirët do të largohen
Papunësia ciklike papunësia e lidhur ngushtë me ciklin e biznesit, si papunësia më e lartë
gjatë një recesioni
Punëtorë të dekurajuar ata që kanë pushuar së kërkuari për punësim për shkak të mungesës
së pozicioneve të përshtatshme në dispozicion
Teoria e pagave efiçente teoria se produktiviteti i punëtorëve, qoftë individualisht apo si një
grup, do të rritet nëse paguhen më shumë
Papunësia friksionale papunësia që ndodh kur punëtorët lëvizin midis vendeve të punës
Kontratë implicite një marrëveshje të pashkruar në tregun e punës që punëdhënësi do të
përpiqet të mbajë pagat nga rënia kur ekonomia është e dobët ose biznesi ka probleme dhe
punonjësi nuk do të presë rritje të mëdha pagash kur ekonomia apo biznesi është i fortë
Modeli i brendshëm - i jashtëm ata që tashmë punojnë për firmën janë "të brendshëm" të cilët
i njohin procedurat; punëtorët e tjerë janë "të huaj", pra të punësuarit së fundmi ose të
ardhshëm
Norma e pjesëmarrjes së forcës punëtore kjo është përqindja e të rriturve në një ekonomi të
cilët janë të punësuar ose që janë të papunë dhe që kërkojnë punë
Norma natyrore e papunësisë norma e papunësisë që do të ekzistonte në një ekonomi në rritje
dhe të shëndetshme nga kombinimi i faktorëve ekonomikë, socialë dhe politikë që ekzistojnë
në një kohë të caktuar
Jashtë forcës punëtore ata që nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë, pavarësisht nëse duan punë
apo jo; të quajtur gjithashtu "jashtë forcës punëtore"
Argumenti i koordinimit relativ të pagave shkurtimet e pagave janë të vështira të zbatohen
në një ekonomi dhe punëtorët luftojnë kundër tyre
Papunësia strukturore papunësia që ndodh nga mospërputhja e ofertës për punë me kërkesën
për punë:individët kanë mungesë në aftësi të vlerësuara nga punëdhënësit
Të nën-punësuar individë të cilët janë të punësuar në një punë që është nën aftësitë e tyre
Norma e papunësisë përqindja e të rriturve që janë në forcën punëtore dhe kështu kërkojnë
vende pune, por që nuk kanë punë
153
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Cili është dallimi midis të qenurit i papunë dhe të qenurit jashtë forcës punëtore?
2. Si llogaritet norma e papunësisë? Si llogaritet norma e pjesëmarrjes së forcës punëtore?
3. Çfarë ndodh me normën e papunësisë kur punëtorët e papunë janë riklasifikuar si punëtorë
të dekurajuar?
4. Çfarë ndodh me përqindjen e pjesëmarrjes së forcës punëtore kur individët e punësuar janë
riklasifikuar si të papunë? Çfarë ndodh kur ato riklasifikohen si punëtorë të dekurajuar?
5. Cilat janë disa nga problemet në përdorimin e normës së papunësisë si një matëse e saktë
e mungesës së vendeve të punës së përgjithshme?
6. Kur do të prisni që papunësia ciklike të rritet? Po të bjerë?
7. Pse ka papunësi në tregun e punës me rroga fleksibile?
8. Emërtoni dhe shpjegoni disa nga arsyet pse pagat kanë gjasa të jenë të ngurtësuara,
veçanërisht në rënie.
9. Cili është termi që përshkruan nivelin e mbetur të papunësisë që ndodh edhe kur ekonomia
është e shëndetshme?
10. Cilat forca e krijojnë normën natyrore të papunësisë për një ekonomi?
11. A prisni që norma natyrore e papunësisë të jetë pothuajse e njëjtë në vende të ndryshme?
12. A prisni që niveli natyror i papunësisë të mbetet i njëjtë brenda një vendi gjatë një periudhe
afatgjatë prej disa dekadash?
13. Çfarë është papunësia friksionale? Jepni shembuj të papunësisë friksionale.
14. Çfarë është papunësia strukturore? Jepni shembuj të papunësisë strukturore.

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Konsideroni të dhënat hipotetike të tabelës së mëposhtme:

Kategoria Numri (Milion)

Popullësia 3

Forca punëtore 2.4

Të punësuarit 1.9

a. Llogarisni numrin e personave të papunë


b. Llogarisni numrin e personave që nuk përfshihen në forcë punëtore
c. Llogarisni normën e papunësisë dhe të punëzënies
d. Llogarisni normën pjesëmarrëse të forcës punëtore
e. Llogarisni normën pjesëmarrëse të individëve jashtë forcës punëtore

154
Makroekonomi 1

2. Supozoni se popullsia është e barabartë me 800`000, forca punëtore e barabartë me


450`000, nga të cilët 350`000 janë të punësuar dhe 100`000 të papunë.
a. Sa është numri i njerëzve që nuk janë të perfshirë në forcën punëtore?
b. Sa është norma e papunësisë dhe e punëzënies?

155
Makroekonomi 1

KREU 8
INFLACIONI
Inflacioni është një rritje e përgjithshme dhe e vazhduar e nivelit të çmimeve në të gjithë
ekonominë. Inflacioni nuk i referohet ndryshimit të çmimeve relative. Një ndryshim relativ i
çmimeve ndodh kur çmimi i shkollimit është rritur, por çmimi i kompjuterave ka rënë.
Inflacioni, nga ana tjetër, do të thotë se ka presion që çmimet të rriten në shumicën e tregjeve
në ekonomi. Përveç kësaj, rritjet e çmimeve në modelin e kërkesës dhe ofertës janë ngjarje të
njëpasnjëshme, duke përfaqësuar një ndryshim nga një ekuilibër i mëparshëm në një ekuilibër
të ri. Inflacioni nënkupton një rritje të vazhdueshme të çmimeve. Nëse inflacioni ndodh për
një vit dhe pastaj ndalon atëherë nuk do të quhej më inflacion. Shpesh në grafikë apo tabela
që shprehin tregues të ndryshëm ekonomik përfshihet një një shënim ku thuhet se numrat janë
përshtatur me inflacionin. Në këtë kapitull, do tregohet se si përdoren statistikat e inflacionit
për të përshtatur variablat e tjerë ekonomikë, në mënyrë që të mund të tregohet se sa nga, për
shembull, rritja e PBB-së përgjatë periudhave të ndryshme kohore mund t'i atribuohet rritjes
aktuale të prodhimit të mallrave dhe shërbimeve dhe sa duhet t'i atribuohet faktit se çmimet
për shumicën e mallrave janë rritur. Inflacioni ka pasoja për njerëzit dhe firmat në të gjithë
ekonominë, në rolin e tyre si huadhënës dhe huamarrës, paga, taksapagues dhe konsumatorë.

1| ÇFARË E SHKAKTON INFLACIONIN?


Rritja e përgjithshme e nivelit tëçmimeve mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm por më
të rëndësishmit vlerësohen të jenë faktorët që lidhen me rritjen e kërkesës agregate dhe ata që
lidhen me rritjen e kostos së prodhimit të mallrave dhe si rjedhojë rënien e ofertës
agregate.Analiza e kërkesës dhe ofertës agregate mund të përdoret për të dalluar midis
inflacionit të shkaktuar nga kërkesa dhe inflacionit të shkatuar nga kostot ose nga oferta.

Inflacion i shkatuar nga Kërkesa Agregate


Supozojmë se kërkesa agregate rritet. Në figurën 8.1 (a), ka një rritje të prodhimit, dhe niveli
i çmimeve rritet nga P0 në P1. Nëse kërkesa vazhdon të rritet, në mënyrë që kurba e AD të
vazhdojë të zhvendoset në të djathtë, niveli i çmimeve do të vazhdojë të rritet për shkak të
kërkesës. Do të ketë një lëvizje nga pika a në b në c në figurën 8.1 (b). Por herët a vonë, kurba
e ofertës agregate në afatshkurtër do të fillojë të zhvendoset majtas-lart. Nëse efektet e rritjes
së kostove dhe pritjet për rritje të çmimeve zbehin stimujt për të investuar, kurba afatshkurtër
e AS-së do të zhvendoset lart. Kjo do të çojë në një rënie të prodhimit, por në një rritje të
mëtejshme të çmimeve ndërsa ekonomia shkon në pikën d. Nëse qeveria reagon duke dhënë

156
Makroekonomi 1

një nxitje të mëtejshme duke rritur AD-në në mënyrë që të vazhdojë zgjerimi, do të ketë një
rritje e mëtejshme e çmimeve. Në vijim, kurba AS ndoshta do të vazhdojë të zhvendoset lart
dhe ekonomia do të shkojë në pikën f. Nëse qeveria në këtë pikë e bën kontrollin e inflacionit
objektivin kryesor të politikës së saj, ajo mund të ndalojë çdo rritje të mëtejshme të kërkesës
agregate. Oferta agregate mund të vazhdojë të zhvendoset lart për aq kohë sa rriten kostot dhe
ekonomia shkon drejt pikës g. Në rastin ekstrem, pika g mund të jetë vertikalisht mbi pikën a:
kurba e ofertës agregate afatgjatë është vertikale. Efekti i vetëm i zhvendosjes të AD në AD3
ka qenë infflacioni.Theksojmëse, megjithëse kostot në Figurën 8.1 (b) janë rritur dhe
rrjedhimisht kurba AS është zhvendosur lart, ky nuk është inflacion i shkaktuar nga kostot
sepse rritja e kostove është rezultat i rritjes së kërkesës.

Figura 8.1 Inflacioni i shkaktuar nga Kërkesa

Inflacioni i shkaktuar nga kostoja


Supozojmë se ekziston një rritje ekzogjene e kostove: një rritje e çmimeve botërore të naftës,
ose një rritje e pagave për shkak të rritjes së aktivitetit të sindikatave, ose rritja e çmimeve për
të mbuluar kostot e rritjes së normave të interest, etj. Në figurën 8.2 (a), kurba AS në
afatshkurtër zhvendoset në AS1.Çmimet rriten në P1 dhe ka një rënie në prodhimin
kombëtar.Nëse këto rritje të kostove vazhdojnë për njëfarë kohe, kurba AS do të vazhdojë të
zhvendoset lart.Rritja e çmimeve do të vazhdojë duke shkaktuar inflaciontëndikuar nga kostot.
Ekonomia do të lëvizë nga pika a në b në c në figurën 8.2(b). Zhvendosjet e vazhdueshme lart
e kurbës AS shkaktohen zakonisht nëse ekziston një luftë e vazhdueshme midis grupeve të
ndryshme (p.sh. sindikatat dhe organizatat e punëdhënësve) për të përftuar një pjesë më të
madhe të të ardhurave kombëtare.Pas një kohe, kërkesa agregate ka gjasa të rritet.Kjo ndodh
kur qeveria përdor politika ekspansioniste financiare dhe monetare për të frenuar rënien e
prodhimit dhe punësimit.

157
Makroekonomi 1

Figura 8.2. Inflacioni i shkaktuar nga kostoja

Kërkesa agregate zhvendoset në AD1 duke kaluar në pikën d. Mund të ketë një rritje të
mëtejshme të kostove dhe një lëvizje në pikën e, dhe pastaj një rritje të mëtejshme në kërkesën
agregate dhe kështu me radhë. Theksojmë se, megjithëse kërkesa është rritur, ky nuk është
inflacion i shkaktuar nga kërkesa, sepse rritja e kërkesës është rezultat i presionit rritës mbi
kostot.
Çfarë e shkakton inflacionin në praktikë? Parashikimet e inflacionit (p.sh. nga Banka
Qendrore) kanë tendencë të përqendrohen në faktorë të ndryshëm që ndikojnë në kërkesën
agregate, të tilla si madhësia e kërkesës për para dhe besueshmëria e biznesit dhe
konsumatorëve. Në shumicën e rasteve, ndryshimet në inflacion janë të shkaktuara nga
ndryshimet në normën e rritjes së kërkesës agregate. Megjithatë, ka raste kur ekzistojnë
ndryshime ekzogjene në kosto. Në periudhën afatshkurtër, këto mund të jenë goditje të tilla si
rritja e çmimeve të naftës ose të mallrave të tjera ose periudha të trazirave industriale. Në
periudhën afatgjatë, ndryshimet teknologjike mund të ndikojnë në normën e rritjes së ofertës
agregate. Nëse kjo ngadalësohet, atëherë për çdo normë të caktuar të rritjes së kërkesës
agregate, do të ketë një normë më të lartë inflacioni. Kjo rritje në inflacion mund të
përshkruhet si "i shkaktuar nga kostot". Megjithatë, përgjigja ndaj këtij problemi do të ishte
një ngadalësim i ritmit të rritjes së kërkesës agregate në përputhje me rritjen më të ngadal tëtë
ofertës agregate. Me fjalë të tjera, do të nevojitej një normë më e lartë e interesit për të arritur
nivelin objektiv të inflacionit. Një nga përcaktuesit kryesorë të inflacionit është pritshmëria e
njerëzve. Sa më të larta të jenë pritshmëritë për inflacionin aq më i lartë të jetë faktikisht ai.

158
Makroekonomi 1

2|MATËSIT E INFLACIONIT
Inflacioni është një nga fenomenet makroekonomike më të vëzhguar dhe është një nga
variablet kyç për përcaktimin e politikës ekonomike. Termi inflacion përdoret për të
përshkruar një situatë në të cilën niveli i çmimeve të sistemit ekonomik tenton të rritet Norma
e inflacionit është ndryshimi në përqindje i nivelit të çmimeve në krahasim me periudhën e
mëparshme.
Ndryshimet e nivelit të përgjithshëm tëçmimeve në ekonomi janë të rëndësishme për tu
vlerësuar sidomos për të matur koston e jetesës për shoqërinë. Nga përkufizimi teorik mund
të themi se inflacioni në mënyrë të përgjithshme matet:

*100

Mënyrat e matjes së nivelit tëçmimeve janë të shumta por më të rëndësishmet janë; Deflatori
i GDP-së dhe CPI ose Indeksi i çmimeve të Konsumit. Në vijim do shpjegojmë shkurtimisht
si funksionon secili prej këtyre treguesve.

Deflatori i GDP
GDP nominal pasqyron si çmimet ashtu edhe sasinë e të mirave dhe shërbimeve të prodhuara
në një sistem ekonomik. GDP real përkundrazi, duke i mbajtur konstante çmimet në nivelin
e vitit bazë, pasqyron vetëm sasitë e prodhuara. Nga këto të dhëna statistikore mund të
nxjerrim një tregues të ri, të quajturin deflator i GDP, që pasqyron çmimet e të mirave dhe
shërbimeve, por jo sasitë e prodhuara. Deflatori i GDP llogaritet si vijon:

Deflatori i GDP = *100

Deflatori i GDP mat nivelin aktual të çmimeve në krahasim me nivelin e çmimeve të vitit
bazë. Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, i referohemi dy shëmbujve. Supozojmë që me
kohë prodhimi i ekonomisë rritet; ndërsa niveli i çmimeve mbetet i pa ndryshuar. Në këtë
rast GDP real dhe GDP nominal riten në të njëjtën masë, kështu deflatori i GDP është
konstant. Supozoni tani që çmimet rriten në kohë, por prodhimi mbetet konstant. Në këtë
hipotez të dyte GDP nominal rritet ndërsa GDP real mbetet e pa ndryshuar dhe kështu
deflatori i GDP rritet në të njejtën masë me të cilën rritet GDP nominal, duke rëflektuar
kështu atë që ndodh me çmimet.
Deflatori i GDP është një nga treguesit ekonomik që përdoret për të vlerësuar nivelin mesatar
të çmimeve në ekonomi.

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI)


Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) është një matës i kostos së përgjithshme të të mirave
dhe shërbimeve të blera nga një familje normale në një vend të caktuar. Në këtë paragraf do
të shikojmë si llogaritet ky indeks dhe do të analizojmë problemet që rrjedhin në procesin e

159
Makroekonomi 1

llogaritjes së tij. Do të shikojmë edhe raportin e tij me deflatorin e GDP, një matës aletrnativ
i nivelit të përgjithshëm të çmimeve, i shqyrtuar tashmë në paragrafin e mësipërm.

Llogaritja e CPI-së nuk është një proces i thjeshtë por shumë kompleks që kalon në disa faza.
Normalisht CPI llogaritet nga Instituti i Statistikave tëçdo vendi INSTAT në rastin e
Shqipërisë). Ne do përpiqemi mëposhtë të japim në mënyrë të përmbledhur hapat kryesorë për
llogaritjen e CPI.

Hapi i parë për llogaritjen e indeksit të çmimeve të konsumit është përcaktimi se cilat janë të
mirat më të rëndësishme për konsumatorin familjar normal. Nëse një familje normale blen
më shumë mollëse bukë, çmimit të mollëve duhet ti kushtohet një rëndësi më e madhe se ajo
e bukës dhe prandaj, mollëve duhet ti kushtohet një peshë më e madhe në përcaktimin e kostos
së jetesës. Këto pesha përcaktohen duke analizuar sjelljen e konsumatorëve dhe duke
përcaktuar një shportë të mirash dhe shërbimesh të blera nga konsumatori mesatar.
Hapi i dytëka të bëjë me përcaktimin e çmimit me të cilin çdo e mirë ose shërbim i shportës
shitet në momente të ndryshme. Për këtë duhet tërenditen çmimet e produkteve dhe
shërbimeve në vite të ndryshme për të cilat jemi të interesuar të analizojmë ndryshimin e tyre.
Hapi i tretë qëndron në llogaritjen e kostos së shportës të të mirave dhe shërbimeve në sejcilin
nga vitet për të cilat jemi të interesuar. Duhet të kemi parasysh se në këtë llogaritje ndryshojnë
vetëm çmimet dhe duke mbajtur konstante shportëneliminojmë efektet e ndryshimit të çmimit
nga ai i ndryshimit të preferencave të konsumatorit që mund të ndodhin në këtë periudh kohe.
Hapi i katërtkonsiston në përcaktimin e një viti që do të përdoret si vit bazë për llogaritje, me
të cilin do të krahasojmë vitet e tjera. Për të llogaritur indeksin, koston e shportës së të mirave
dhe shërbimeve të nxjerra për çdo vit pjestohet me koston në vitin bazë dhe shumëzohet me
100. Numri që rezulton është indeksi i çmimeve të konsumit (CPI).
Hapi i pestëështë llogaritja enormës së inflacionit, domethënë ndryshimin në përqindje të
indeksit ndërmjet një treguesi dhe tjetrit, duke u nisur nga indeksi i çmimeve të konsumit.
Norma e inflacionit ndërmjet dy viteve të njëpasnjëshëm llogaritet me formulën e mëposhte:

CPI t- CPI t-1


----------------------- x 100
CPI t-1

Veç indeksit të çmimeve të konsumit për ekonominë në përgjithësi, llogariten edhe shumë
tregues të tjerë si në nivel lokal ashtu edhe për kategori më të ngushta të mirash dhe
shërbimesh ( për shëmbull për artikujt ushqimor, për veshjet dhe për energjinë). Veç CPI që
merr për bazë mimit të tregëtimit me pakicë të mallrave, llogaritet edhe indeksi i çmimeve
të prodhuesit (PPI), që mat koston e një shporte të mirash dhe shërbimesh të vlerësuar me
çmimet e tregëtimit me shumicë. Meqënse ndërmarrjet arrijnë ti transferojnë kostot e tyre mbi
konsumatorin duke rritur çmimet, ndryshimet e indeksit të çmimeve me shumicë janë të
domosdoshme për të parashikuar ndryshimet e ardhshme të indeksit të çmimeve të konsumit.

160
Makroekonomi 1

Problemet e matjes së kostos së jetesës nëpërmjet CPI-së


Qëllimi i indeksit të çmimeve të konsumit ështa matja e ndryshimit të kostos së jetesës. Me
fjalë të tjera, indeksi i çmimeve të konsumit përpiqet të vendos se sa duhet tërriten të ardhurat
për të mbajtur të pa ndryshuar nivelin e jetesës. Por, indeksi i çmimeve të konsumit edhe pse
është një matës i mirë i kostos së jetesës ka disa probleme të cilave nuk mund t'ju shmanget.
Problemi i parë lidhet meshtrëmbërimin e konsumit për shkak të zëvëndësimi. Çmimet nuk
ndryshojnë proporcionalisht nga njëri vit në tjetrin: çmimet e disa të mirave rriten më shumë
se ato të disa të tjerave; konsumatori reagon ndaj këtyre ndryshimeve të diferencuara duke
blerë sasi më të vogla nga të mirat, çmimet e të cilave rriten dhe sasi më të mëdha nga të mirat,
çmimet e të cilave janë ta stabilizuara ose ulen. Konsumatorët përpiqen të zëvëndësojnë të
mirat relativisht më të shtrënjta me ato relativisht më të lira. Por indeksi i kostos së jetesës
është llogaritur duke supozuar pandryshueshmërinë e shportës dhe nuk merr parasysh
ndryshimin e preferencave të blerjes për shkak të ndryshimit të çmimeve. Si rrjedhim, indeksi
tenton të mbivlerësojë rritjen e kostos së jetesës nga njëri vit në tjetrën.
Për shembull, supozojmë se në vitin bazë arrat janë më të lira se lajthitëdhe se konsumatorët
blejnë më shumë arra se lajthi. Kur përcaktohet shporta, përfshihen arrat në sasi më të madhe
se lajthitë. Supozojmë se në vitin pasardhës lajthitë janë më të lira se arrat: konsumatori
mesatar reagon duke blerë më shumë lajthi se arra. Por në llogaritjen e indeksit të çmimeve të
konsumit, përdoret një shportë fikse, ose supozohet se konsumatori nuk përshtat sjelljet e tij
me ndryshimin e çmimeve dhe blen të njëjtat sasi me të vitit të kaluar. Për këtë arsye indeksi
mat një rritje të kostos së jetesës më të lart se ajo që vet konsumatori percepton.
Problemi i dytë rrjedh nga shtimi i artikujve të rinj në shportë.Kur futet në treg një product i
ri, konsumatori ndodhet përball një zgjedhje më të gjërë; mundësia më e madhe e zgjedhjes
rrit vlerën e çdo njësie monetare dhe për këtë arsye, konsumatori ka nevojë për më pak parà
për të mbajtur të pa ndryshuar nivelin e vet të jetesës.Por meqënse indeksi i çmimeve të
konsumit bazohet në një shportë fikse të mirash, ajo nuk arrin të pasqyroj këtë ndryshim në
fuqinë blerëse të parasë.
Problemi i tretë rrjedh nga pamundësia për të matur ndryshimet cilësore. Nëse nga një vit në
tjetrin cilësia e një kategorie të mirash përkeqësohet, vlera e parasë ulet edhe pse çmimi i të
mirës mbetet i pa ndryshuar.Në mënyrë analoge, nëse nga njëri vit në tjetrin cilësia e të mirës
rritet, vlera e parasë rritet.Cilësia është vështirë për ta matur, prandaj ajo të përbën problem
për llogaritjan e indeksit të çmimeve. Ndërmjet ekonomistëve ka debate mbi rëndesinë
efektive të këtyre problemeve të matjes dhe mbi atë se çfarë mund të bëhet për ti shmangur.
Studime të ndryshme kanë arritur në konkluzionin se indeksi i çmimeve të konsumit
mbiçmon inflacionin rreth një pikë në përqindje në vit.

Lidhja midis Deflatorit të GDP-së dhe indeksit të çmimeve të konsumit (CPI)


Për të vlerësuar normën me të cilën janë rritur çmimet, ekonomistët marrin parasysh si
deflatorin e GDP-së, ashtu edhe indeksin e çmimeve të konsumit. Zakonisht dy treguesit kan
vlera analoge, por mund të jenë edhe mjaf të ndryshëm për të paktën dy gjëra.
Diferenca e parë rrjedh nga fakti se deflatori pasqyron çmimet e të gjitha të mirave dhe
shërbimeve të prodhuara përfundimisht, ndërsa indeksi i çmimeve të konsumit pasqyron
161
Makroekonomi 1

çmimet e të gjithë atyre të mira dhë shërbimeve të blera nga konsumatorët. Për
shëmbull,supozojmë se çmimi i nëndetëseve ushtarakeqë i janëshitur ushtrisë rritet: edhe pse
transaksioni kontribuon në rritjen e GDP-së, nuk bën pjesë në shportën e të mirave dhë
shërbimeve të blera nga konsumatorët familjarë mesatar. Si rrjedhim, rritja e çmimit
përfshihet në llogaritjen e deflatorit të GDP-së, por jo në indeksin e çmimeve të konsumit.
Kjo diferencë ndërmjet GDP dhe indeksit të çmimeve të konsumit është mjaft e ndjeshme në
rastin e rritjes së çmimit të naftës. SHBA dhe disa vënde të BE janë prodhues nafte, por pjesa
më e madhe e nevojave të tyre plotsohen nga importi nga vendët e Lindjes së Mesme. Si
rrjedhim, nafta dhe derivatet e saj, si benzina dhe nafta për ngrohje, përfaqësojnë një kuotë
shpenzimesh të konsumatorit mjaft me peshë nga ajo që i përket kontributit të naftës në
formimin e GDP-së. Nëse çmimi i naftës rritet, indeksi i çmimeve të konsumit rritet shumë
më tepër se deflatori i GDP.
Diferenca e dytë ndërmjet deflatorit të GDP dhe indeksit të çmimeve të konsumit i përket
peshës që i kushtohet çmimeve të veçanta për të llogaritur një vlerë të vetme të nivelit të
përgjithshëm të çmimeve. Indeksi i çmimeve të konsumit bazohet në një shportë konstante të
mirash dhe shërbimesh dhe përbërja e saj vetëm modifikohet rastësisht. Kurse deflatori i GDP-
së krahason çmimin e të mirave dhe shërbimeve të prodhimit korent me atë që këto të mira
kanë pasur në vitin bazë, kështu shporta mbi të cilën mbështetet ndryshon automatikisht në
kohë. Kjo diferencë është veçanërishte rëndësishme në momentin kur çmimet ndryshojnë
proporcinalisht, por nëse çmimet e të mirave dhe shërbimeve ndryshojnë me shpjetësi të
ndryshme, mënyra e "peshimit" të çmimeve të ndryshme merr një rëndësi të madhe.

3|LIDHJA E INFLACIONIT ME NORMËN REALE DHE NOMINALE TË


INTERESI
Korrektimi i variableve ekonomik për efekt inflacioni është mjaft i rëndësishëm (dhe në njëfar
mënyre i vështirë) kur bëhët fjalë për normat e interesit. Nëse depozitoni kursimet tuaja në
bankë, ju jepet një interes për depozitën; nëse kërkoni një shumë hua në bankë,duhet të
paguani interesa. Interesat përfaqësojnë një pagesë të ardhshme në këmbim të një transferimi
aktual parash; prej këtej rrjedh se normat e interesit kanë të bëjnë gjithmon me vlera monetare
të momenteve të ndryshme.Për ti kuptuar më mirë normat e interesit, duhet të dimë si ti
korrigjojmë ato për efekt inflacioni.
Le të marrim një shëmbull: Albi depoziton 1000 euro në bankë me interes vjetor 10%; pas një
viti Albi tërheq depozitën e vet nga e cila janë akumuluar edhe 100 euro interes. A ështëAlbi
më i pasur me 100 euro në krahasim me një vit më parë?
Përgjigja varet nga kuptimi që merr fjala "i pasur". Në fakt Albi ka 100 euro më shumë në
krahasim me një vit më parë dhe kështu sasia e parave është rritur me 10%. Por nëse fuqia
blerëse e euros është ulur, me të njëjtën shumë mund të blejë më pak të mira në krahasim me
një vit më par, kështu, fuqia e tij blerëse është rritur më pak se 10%. Nëse norma e inflacionit
është 4%, sasia e të mirave që mund të blejë është rritur vetëm 6%; nëse inflacioni është 15%,

162
Makroekonomi 1

çmimet e të mirave janë rritur më shumë se proporcionalisht në krahasim me vlerën e


kursimeve të tija dhe në këtë rast, fuqia blerëse e Albimt është ulur me 5%.
Norma e interesit që deklarohet nga banka quhet normë nominale interesi, kurse norma e
interesit e "pastruar" nga efektet e inflacionit quhet normë reale e interesit.

Norma reale e interesit = Norma nominale e interesit - Norma e inflacionit


Pra, norma reale e interesit është diferenca ndërmjet normës nominale të interesit dhe normës
së inflacionit. Norma nominale e interesit përcakton se sa rritet në kohë shuma e parasë të
depozituar në bankë; norma reale e interesit tregon sa rritet në kohë fuqia blerëse e një shume
të depozituar.
Në përgjithësi normat nominale dhe normat reale të interesit nuk lëvizin së bashku. Për
shembull, në fund të viteve 19ç0 normat nominale ishin shumë të larta, por meqënse ishte i
lartë edhe inflacioni, normat reale të interesit ishin shumë të ulëta. Në disa raste janë regjistruar
norma reale interesi negative: kjo do të thotë se inflacioni gërryente fuqinë blerëse të
kursimeve më shpejt se sa e rrisnin normat e interesit. Kurse në fund të viteve 1990, normat
nominale të interesit ishin të ulëta, por meqënse edhe inflacioni ishte i ulët, interesat reale u
rritën pak.

4| KOSTOT E INFLACIONIT
Inflacioni është analizuar dhe diskutuar me vëmendje dhe intensitet nga studiues të ndryshëm sepse
konsiderohet një nga problemet më serioze të ekonomisë. Inflacioni, papunësia, GDP dhë
produktiviteti janë ndër konceptet bazë të trajtuara në makroekonomi. Kur niveli i çmimeve rritet
ndjeshëm inflacioni bëhet argumenti kryesor i debatit të politikës ekonomike. Por a është vërtet aq i
dëmshëm në ekonomi? Dhe nëse po, përse?

Humbja e fuqisë blerëse - Një gabim i zakonshëm


Nëse pyesim dikë që nuk ka njohuri të mira ekonomike, ai ndoshta do të të thoshte se përgjigja është:
inlfacioni ul fuqin blerëse të parasë që është në qarkullim. Kur rriten çmimet, me çdo njësi monetare
mund të blihen më pak të mira dhe shërbime dhe prandaj, mendon se inflacioni ul drejtperdrejt nivelin
e jetësës.
Por, nga një analizë më e thelluar, kjo hipotëzë nuk rezulton kështu. Nëse çmimet rriten, blerësit
paguajnë një çmim më të lart për të mirat dhe shërbimet që blejnë por, në të njëjtën kohë, edhe shitësit
e të mirave dhe shërbimeve paguhen më shumë për atë që shesin. Meqënëse pjesa më e madhe e
individëve i përfotjnë të ardhurat e e tyre nëpërmjet punës, inflacioni i pagave shkon njësoj me atë të
çmimeve. Kështu, në këtë rastinflacioni në vetvete nuk redukton fuqinë blerëse reale të individëve.

Ulja e sasisë së së parasë të mbajtur nga individët


Meqënse inflacioni gërryen vlerën reale të parasë qarkulluese, barra e inflacionit mund të eviohet duke
mbajtur më pak parà në dorë. Një mënyrë për ta aritur këtë është të shkosh më shpesh në bankë: në
vend që të tërheqësh 400 euro çdo katër javë, mund të tërheqësh 100 euro çdo javë. Duke shkuar më
shpesh në bankë mund të ruash një kuotë më të lartë nga pasuria jote në formë depozitash

163
Makroekonomi 1

(përshëmbull, depozita kursimi) dhe më pak në formën që mund të gërryhen lehtë nga inflacioni
siçështë paraja cash.
Në gjuhën e zakonshme të ekonomistëve, kostoja e reduktimit të parasë së mbajtur në formë
likujditetesh quhet , sepse duhet shkuar më shpesh në bankë për të
tërhequr para. Kjo kosto është e papërfillshme nëse ekonomia e një vëndi regjistron norma modeste
tëinflacionit. Gjatë episodeve të hiperinflacionit këto kosto amplifikohen.

Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve nuk i ndryshojnë çdo ditë çmimet e produkteve të tyre; zakonisht
çmimet shpallen publikisht dhe mbeten të pa ndryshuara për javë, muaj madje edhe vite. Kjo ndodh
sepse ndryshimi i çmimeve ka kosto. Kostot e korrektimit të çmimeve në gjuhën e ekonomistëve quhen
Shtypja e menusë kupton kostot për prodhimin e listave të reja të
çmimeve dhe të katallogëve të rinj për ti bërë publike çmimet e reja për rishitësit dhe për konsumatorët.

Ndyshimi i çmimeve relative dhe alokimi i keq i burimeve.


Për alokimin e burimeve ekonomitë e tregut i referohen çmimeve relative: konsumatorët vendosin se
çfar do të blejnë duke krahasuar cilësinë dhe çmimin e të mirave dhe shërbimeve të ndryshme,
nëpërmjet këtyre vendimeve vendosin se si do të alokohen faktorët e prodhimit ndërmjet ndërmarrjeve
dhe sektorëve prodhues të ndryshëm. Kur inflacioni i shtrëmbëron çmimet relative, vendimet e
konsumatorëve ndikojnë mbi to dhe tregjet nuk janë më në gjëndje të alokojnë burimet në mënyrë
efiçente.

5| KURBA E PHILIPS-IT
Sikurse theksuam edhe në paragrafet e mësipërme, norma e inflacionit dhe norma e papunësisë
janë dy nga treguesit më tërëndësishëm të ekonomisë që mbahen nën kontroll të vazhdushëm.
Por, a ka lidhje ndërmjet këtyre dy treguesve, dhe nëse po cila është ajo?
Studimet tregojnë se në periudhën afatshkurtër shoqëria ndeshet me zgjedhje alternative
ndërmjet inflacioit dhe papunësisë: nëse politika monetare dhe politika fiskale e zgjerojnë
kërkesën agregate, këto mund ti kundërvihen papunësisë në periudhën afatshkurtër, por
vetëm me koston e një inflacioni me të lartë; ndërkohë, nëse do ti kundërvihen kërkesës
agregate, kemi uljen e normës së inflacionit, por vetëm më koston e përkeqësimit të
përkohshëm të papunësisë.
Lidhja ndërmjet inflacionit dhe papunësisëështë studiuar për herë të parë nga ekonomisti
A.Ë.Phillips, i cili në vitin 1958 publikoi në rev

nominale në Britaninë e Madhe, 1861-


negativ ndërmjet normës së papunësisë dhe normës së inflacionit. Në vitet në të cilët
regjistrohej një normë e ulët papunësie, inflacioni tentonte të ishte i lartë dhe e kundërta.
Kurba e Philipsit përshkruan grafikisht raportin e zhdrejtë ndërmjet normës së inflacionit dhe
normës së papunësisë.

164
Makroekonomi 1

Figura 8.3 Kurba e Philipsin në Afatshkurtër


Modeli i kërkesës agregate dhe ofertës agregate ofron një shpjegim të thjeshtë për renditjen e
një varg rezultatesh të përshkruar nga kurba e Philipsit: në fakt, ajo vetëm tregon kombinimet
e mundshmne të inflacionit dhe papunësisë përkatëse me spostimet afatshkurtëra të kurbës së
kërkesës agregate përgjat kurbës së ofertës agregate.Sikurse kemi shpjeguar, sa më e madhe
është kërkesëa për të mira dhe shërbime, aq më të mëdha janë volumi i prodhimit të realizuar
në ekonomi dhe niveli i përgjithshëm i çmimeve. Një vëllim më i madh i prodhimit do të thotë
një normë më e ulët papunësie; me fjale të tjera, meqënëse niveli i çmimeve të vitit paraardhës
është një e dhënë, sa më i lartë është niveli i çmimeve në vitin në vazhdim, aq më e lartë
është norma e inflacionit. Pra, një rritje e kërkesës agregate e sposton ekonominë përgjat
Kurbës së Philips drejt një kombinimi papunësie më të ulët dhe inflacioni me të madh.
Një kontribut i madh në teorinë e papunësisë dhe inflacionit është bërë nga Milton Friedman
dhe të tjerët në fund të viteve 1960.Ata përfshinë pritjet e njerëzve për nivelin e ardhshëm të
çmimeve në kurbën Phillips. Në formën e tij më të thjeshtë, kurba e Phillips mund të shprehet
si më poshtë:
e

Kjo tregon që inflacioni i çm


Së pari, është një funksion (f) i inversit të papunësisë (1/U).Ky është thjesht raporti normal i
kurbës Phillips. Një rritje në kërkesën agregate do të çojë në një rënie të papunësisë (një rritje
në 1/U) dhe një rritje në inflacion.
e
Së dyti duhet ti shtohet inflcionit që do të rezultonte thjesht
nga niveli i kërkesës së tepërt të përfaqësuar nga (1/U).
fig.21.11
Së treti janë rritja në
çmimet e mallrave ndërkombëtare), kjo duhet shtuar gjithashtu normës së inflacionit.
e
= 3%), nëse kërkesa e tepërt
shkakton një inflacion nga kërkesa prej 2% (f(1/U) = 2%) dhe rritja ekzogjene e kostove shton

është zhvilluar në kuadrin e ekonomisë së tregut. Pagat nuk janë të ulëta, të paktën jo në
165
Makroekonomi 1

periudhën afatgjatë. Nuk mund të ketë papunësi të ekuilibrit afatgjatë sepse nuk ka defiçencë
afatgjatë të kërkesës.

Pritjet adaptive
e
)?Në modelin që trajtuam, inflacioni i
pritur varet nga normat e inflacionit në të kaluarën.Kjo njihet si hipoteza e pritjeve adaptive.
Kjo do të thotë që njerëzit mësojnë nga përvoja. Nëse vitin e kaluar ata nënvlerësuar shkallën
e inflacionit, atëherë këtë vit ata do të përshtaten: do të rishikojnë pritjet e tyre për një inflacion
më të lart. Në formën e tij më të thjeshtë, hipoteza e pritjeve adaptive supozon se norma e
e
t t-1):
e
t t-1

Kurba afatgjatë e Phillips dhe norma natyrore e papunësisë


Për aq kohë sa ekzistojnë presione të kërkesës (f (1/U)> 0), inflacioni do të rritet me rritjen e
e
). Në afatgjatë, kurba e Phillips-it do të jetë vertikale në
normën e papunësisë, ku kërkesa agregate reale është e barabartë me ofertënagregate reale.
Kjo është normae ekuilibrit të papunësisë. Monetaristët i referohen asaj si norma natyrore e
papunësisë(Un). Implikimi për politikën qeveritare është se politika ekspansioniste monetare
dhe fiskale mund të ulë papunësinë nën Un vetëm në periudhën afatshkurtër. Në periudhën
afatgjatë, efekti do të jetë thjesht rritja e nivelit tëçmimeve.

Figura 8.4. Kurba e Philipsit në Afatgjatë

166
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Cilat janë kostot e inflacionit? Cila nga këto mendoni se ka një peshë të madhe në
ekonomi?
2. Nëse inflacioni është më i ulët se i pritshmi, kush nxjerr përfitim: kreditorët apo debitorët?
Shpjegoni pse.
3. Nëse rritet çmimi i nëndetseve për qëllime ushtarake, indeksi i çmimeve të konsumit
ndryshon më shumë apo më pak se deflatori i GDP? Përse?
4. Shpjegoni kuptimin e normës nominalë të interësit dhe normës reale të interesit. Cili është
raporti që i lidh të dy variablet?
5. Në përcaktimin se sa nga të ardhurat do të kursehen për moshën e pensionit, puntorët
duhet të marin parasysh normën reale të interesit apo normën nominale të interesit që do
të mund të merrnin? Përse?
6. Supozoni se dy individ bien dakort për një normë interesi nominale për një hua që njeri i
jep tjetrit. Në momentin e kthimit të huasë inflacioni është më i lart se sa e kishin
parashikuar.
a. Norma reale e interesit për këtë hua është më e vogël apo më e madhe se ajo e
parashikuar?
b. Ai që ka dhënë huanë fiton apo humbet në krahasim me shumën që priste

167
Makroekonomi 1

KREU 9
TREGJET E PARASË DHE BANKA QENDRORE
Në këtë kapitull do të shohim rolin e veçantë që luan paraja në ekonomi, funksionimin e
tregjeve financiare si edhe funksionet e Bankës Qendrore si institucioni kryesor përgjegjës për
hartimin dhe implementimin e oferëts monetare. Ndryshimet në shumën e parave në qarkullim
mund të kenë një efekt të fuqishëm në të gjithë treguesit kryesorë makroekonomikë, si
inflacioni, papunësia, rritja ekonomike, normat e interesit, kurset e këmbimit dhe balanca i
pagesave.
Por pse ndryshimet në ofertën monetare ndikojnë ekonominë? Përgjigjja është se oferta per
para dhe kërkesa për para midis tyre përcaktojnë normën e interesit dhe kjo ka një ndikim
vendimtar në kërkesën agregate dhe ecurinë e ekonomisë në përgjithësi.
Së pari do përcaktojmë se çfarë nënkuptohet me para cilat janë funksionet e parasëj. Në vijim
do shohim operacionet e sektorit financiar të ekonomisë dhe rolin e tij në përcaktimin e ofertes
për para. Ky sektor është marrë në shqyrtim të thellë kohët e fundit pas trazirave bankare të
lidhura me 'përplasjen e kredive' të vitit 2007-2009.
Do te rikthehemi edhe njëherë kërkesës për para ku do përqëndrohemi te pyetja; sa prej
pasurive të tyre individët dëshirojnë ti mbajnë në formën e parave?
Në fund, vendosim ofertën dhe kërkesën së bashku për të parë se si përcaktohen normat e
interesit në tregun e lire dhe se si banka qendrore ndërhyn në tregjet e parasë për të ndryshuar
normat e interesit.

1| KUPTIMI DHE FUNKSIONET E PARAVE


Para se të shkojmë më tej, duhet të përcaktojmë saktësisht atë që nënkuptojmë me 'para'. Paraja
është më shumë se vetëm letër dhe monedha. Në fakt, komponenti kryesor i ofertës monetare
të një vendi nuk janë mjetet monetare fizike, por depozitat në banka dhe institucione të tjera
financiare. Vetëm një pjesë shumë e vogël e këtyre depozitave mbahen nga bankat në
kasaforta ose në arka në formën e parave të gatshme. Pjesa më e madhe e depozitave paraqiten
thjesht si blloqe llogarish kontabiliteti në llogaritë e bankave. Kjo mund të duket shumë
shqetësuese.A do të ketë një bankë mjaftueshëm para të gatshme për të përmbushur kërkesat
e klientëve të saj? Përgjigja në shumicën e rasteve është po. Vetëm një pjesë e vogël e
depozitave totale të bankës do të tërhiqet në çdo kohë dhe bankat gjithmonë përpiqen të
sigurojnë shoqërinë se ato kanë aftësinë për të përmbushur kërkesat e klientëve të tyre. Në

168
Makroekonomi 1

rastet kur bankat kanë probleme me likuiditetin e parave, banka qendrore do të ndërhynte për
të mbrojtur depozitat e individëve.
Për më tepër, pjesa më e madhe e të gjitha transaksioneve nuk kryhen në para të gatshme.Me
përdorimin e çeqeve, kartave të kreditit dhe kartave te debitit, shumica e parave thjesht
transferohen nga blerësi në llogarinë bankare të shitësit pa pasur nevojë për tërheqjen me parë
të parave cash.
çfarë mund të quhet para? Për t'iu përgjigjur kësaj ne duhet të identifikojmë funksionet e
parave.

Funksionet e parasë
Qëllimi kryesor i parave është blerja dhe shitja e mallrave, shërbimeve dhe aseteve, pra ajo
shërben si një 'mjet shkëmbimi'. Gjithashtu ka edhe funksione të tjera të rëndësishme. Le të
shqyrtojmë secilin prej tyre një nga një.

Paraja si mjet këmbimit


Në një ekonomi, ku individët prodhojnë vet rrobat e tyre, sigurojnë ushqimin e tyre, argëtimet
e tyre, etj., njerëzit nuk kanë nevojë për para. Nëse njerëzit dëshirojnë të kenë ndonjë mall,
ata mund ta sigurojnë atë vetëm duke e shkëmbyer me mallra të tjera.
Megjithatë, kompleksiteti i një ekonomie të zhvilluar moderne, e bën shkëmbimin tërësisht
jopraktik për shumicën e qëllimeve. Ajo që është e nevojshme është një mjek këmbimi që
përgjithësisht është i pranueshëm si mjet pagese për mallra dhe shërbime dhe si mjet pagese
për shërbimet e punës dhe të faktorëve të tjerë. 'Paratë' janë nje mjet i tillë i mirëfilltë.
Për të qenë një mjet i përshtatshëm fizik për shkëmbim, paraja duhet të jetë mjaft e lehtë për
tu mbajtur dhe transportuar, duhet të jetë e ndashme në nënnjësi të saj të standartizuara, dhe
nuk duhet të jetë e lehtë per tu falsifikuar. Nga ana tjetër, paratë duhet të jenë në një formë që
mundëson transferimin e tyre në mënyrë indirekte përmes një mekanizmi të pranueshëm. Për
shembull, paratë në formën e blloqeve te llogarive të kontabilitetit në llogaritë bankare mund
të transferohen nga një llogari në tjetrën duke përdorur mekanizma të tillë si karta debiti dhe
debitime direkte.

Një mjet për ruajtjen e pasurisë


Njerëzit kanë nevojë për një mjet në të cilin frytet e punës së sotme mund të përdoren për të
blerë mallra dhe shërbime në të ardhmen. Njerëzit duhet të jenë në gjendje të ruajnë pasurinë
e tyre: ata duan një mjet per ti ruajtur. Paraja është një mjet i tillë në të cilin mund të mbash
pasurinë dhe mund ta ruash atë.

Një mjet për matjen e vlerës


Paraja lejon që të krahasohen vlerat e mallrave, shërbimeve ose aseteve. Vlera e mallrave
shprehet në terma të çmimeve dhe çmimet janë shprehur në terma monetarë. Paraja gjithashtu
lejon gjëra me natyre të ndryshme, të tilla si pasuria e një personi ose asetet e një kompanie,
për t'u shtuar. Në mënurë të ngjashme, GDP-ja e një vendi është shprehur në terma monetarë.
Paraja shërben kështu si 'njësi e llogarisë'.

169
Makroekonomi 1

Një mjet për të përcaktuar vlerën e pretendimeve dhe pagesave të ardhshme


Njerëzit shpesh duan të përcaktojnë sot çmimin e disa pagesave në të ardhmen. Për shembull,
punëtorët dhe menaxherët do të duan të bien dakord për normën e pagave për vitin e ardhshëm.
Firmat do të duan të nënshkruajnë kontrata me furnizuesit e tyre duke specifikuar çmimin e
lëndëve të para dhe furnizimeve të tjera. Çmimet ne para janë mjeti më i përshtatshëm për
matjen e pretendimeve të ardhshme.

2| OFERTA PËR PARA DHE TË ARDHURAT KOMBËTARE


Nuk duhet të ngatërrojmë ofertën për para me vlerën monetare të të ardhurave kombëtare.Të
ardhurat kombëtare masin vlerën e prodhimit të vendit në një vit. Oferta për para, nga ana
tjetër, është një koncept i rezervave. Në çdo moment në kohë, ekziston një sasi e caktuar
parash në ekonomi.
Por, çfare ndodh nëse rritet oferta e parasë? A do të rriten të ardhurat kombëtare nga kjo sasi?
Jo, sepse paratë shtesë zakonisht do të shpenzohen më shumë se një herë në vit për mallrat
dhe shërbimet përfundimtare. Rritja e të ardhurave kombëtare do të ishte më e madhe se rritja
e ofertës per para. Nga ana tjetër, disa shpenzime ekstra mund thjesht të sjellin çmime më të
larta. Të ardhurat reale kombëtare do të rriten me më pak se të ardhurat kombëtare të matura
me çmimet aktuale.
Pra, nëse oferta e parasë nuk është e njëjtë me të ardhurat kombëtare, a është e njëjtë me
pasurinë kombëtare? Përsëri përgjigja është jo. Pasuria e kombit përbëhet nga pasuritë e saj
reale: toka, ndërtesa, pajisje kapitale, vepra arti etj. Njerëzit mund të mbajnë një pjesë të
pasurisë së tyre në formën e parave, është e vërtetë, por kjo nuk është pasuri per sa kohë që i
përket kombit: nëse do të ishte, qeveria mund të na bënte gjithnjë e më të pasur duke emetuar
më shumë para! Paraja përfaqëson pasuri për individin vetëm në atë masë që paraqet një
barazvleftesim për mallra dhe shërbime reale.

Çfarë duhet të llogaritet si para?


Cilat mjete mund të shërbejnë si para? Paratë e gatshme (kartmonedha dhe monedha) dukshëm
llogariten si para. Ato lehtësisht plotësojnë të gjitha funksionet e parave. Mallrat (frigoriferë,
makina dhe lakra) nuk llogariten si para. Por, ç'mund të themi për asetet e ndryshme financiare,
siç janë llogaritë bankare, rezervat dhe aksionet? A llogariten si para? Përgjigjja është: kjo
varet nga mënyra se sa ngushtësisht behet përcaktimi i parave. Përkufizimi më i ngushtë i
parave përfshin vetëm parate e gatshme (dmth. kartmonedha dhe monedha). Përkufizimet më
të gjera përfshijnë lloje të ndryshme të llogarive bankare, dhe përkufizimet më të gjera akoma
përfshijnë gjithashtu aktivitete të ndryshme financiare.
Për të kuptuar rëndësinë e matjeve të ndryshme të ofertës së parasë dhe mënyrat në të cilat
mund të kontrollohet oferta e parasë, së pari është e nevojshme të shikohen llojet e ndryshme
të llogarive në të cilat mund të mbahen para dhe në institucionet e ndryshme financiare të
përfshira.

170
Makroekonomi 1

3| SISTEMI FINANCIAR

Roli i Sistemit Financiar


Bankat dhe institucionet e tjera financiare njihen si ndërmjetës financiare. Të gjithë ato kanë
funksion të përbashkët për të siguruar një lidhje midis atyre që duan të japin hua dhe atyre që
duan të marrin hua. Me fjalë të tjera, ata veprojnë si mekanizëm në të cilin oferta e fondeve
përputhet me kërkesën për fonde. Në këtë proces, ato mundesojnë pesë shërbime të
rëndësishme.

Këshilla të ekspertëve: Ndërmjetësit financiarë mund të këshillojnë klientët e tyre për çështjet
financiare: mënyrën më të mirë të investimit të fondeve të tyre dhe mënyrat alternative të
marrjes së financave. Kjo duhet të ndihmojë për të inkurajuar rrjedhën e kursimeve dhe
përdorimin efikas të tyre.
Përvoja në kanalizimin e fondeve: Ndërmjetësuesit financiarë kanë njohuri të specializuara
për të qenë në gjendje të kanalizojnë fondet në ato hapësira që japin përfitimin më të lartë. Ata
gjithashtu kanë përvojën për të vlerësuar rreziqet dhe për të refuzuar huate për projektet që
konsiderohen shumë të rrezikshme ose për tua ngarkuar këtë rrezik shtesë për të tjerët. E gjithë
kjo inkurajon rrjedhjën e kursimit pasi u jep kursimtarëve besimin se kursimet e tyre do të
fitojnë një normë të mirë interesi. Ndërmjetësuesit financiarë gjithashtu ndihmojnë për të
siguruar që projektet që janë potencialisht fitimprurëse do të jenë në gjendje të marrin
financime. Transformimi ne maturim: Shumë njerëz dhe subjekte duan të huazojnë para për
periudha të gjata kohore, por shumë depozitues dëshirojnë që të kenë mundësi të tërheqin
depozitat e tyre në momentin që kanë një nevojë ose në një kohë të shkurtër. Nëse njerëzit do
të mbështeteshin në huamarrjen e drejtperdrejte nga njerëzit e tjerë, këtu do të hasnim në një
problem: huadhënësit nuk do të ishin të gatshëm të jepnin hua për një periudhë
majftueshmerisht të gjatë. Këtu është momenti që ndërhyn një bankë ose një shoqëri
financimi. Merr para hua nga një numër i madh kursimtarësh të vegjël, të cilët janë në gjendje
të tërheqin paratë e tyre në momentin që kanë një nevojë ose në një kohë të shkurtër. Më pas
ajo u jep para huamarrësve. Ky proces, në të cilin ndërmjetësit financiarë japin hua për
periudha më të gjata kohore sesa ata marrin hua, njihet si transformimi në maturim. Ata janë
në gjendje ta bëjnë këtë, sepse per një numër të madh të depozituesve nuk ka shumë gjasa që
të gjithë do të duan ti tërheqin depozitat e tyre në të njëjtën kohë.
Transformimi i riskut: Ju mund të mos dëshironi të jepni hua para drejtpërdrejt një personi
tjetër në rast se nuk jua kthejnë. Ju nuk dëshironi të ndërmerrni rrezikun. Ndërmjetësuesit
financiarë, gjithsesi, duke u dhënë kredi një numri të madh njerëzish, janë të gatshëm të
rrezikojnë ne mënyre rastësore. Ata mund të perballojnë humbjen për shkak të interesit që ata
fitojnë në të gjitha kreditë e tjera. Kjo shpërndarje e rreziqeve njihet si transformimi i riskut.
Për më tepër, ndërmjetësuesit financiarë mund të kenë pervojën për të vlerësuar sa e
rrezikshme është një kredi.
Transmetimi i fondeve: Përveç kanalizimit të fondeve nga depozituesit tek huamarrësit, disa
institucione financiare kanë një tjetër funksion të rëndësishëm. Kjo behet për të siguruar një
mënyrë për transmetimin e pagesave. Kështu, nga përdorimi i kartave të debitit, kartave të
kreditit, veprimeve bankare nga telefoni dhe interneti, çeqeve, debitimeve direkte etj., paratë
171
Makroekonomi 1

mund të transferohen nga një person ose institucion në tjetrin pa u mbështetur në para të
gatshme.

Sistemi bankar
Deri tani elementi më i madh i ofertës për para janë depozitat bankare. Nuk është për t'u
habitur, atëherë, se bankat luajnë një rol absolutisht vendimtar në sistemin monetar.
Bankat janë biznese që mundësojnë llogari bankare për individë dhe biznese, tërheqjen e
depozitave dhe dhënien e kredive sipas normave të interesit të publikuara. Per sa i përket
interesave te kompanive, këto mund të jenë për periudha të shkurtra kohore për të llogaritur
mos përputhjen mes pagesave dhe faturimeve të një firme ne biznesin e saj, ose mund të jenë
për periudha më të gjata kohore për qëllime të ndryshme investimi. Gjersa këto depozita dhe
hua me shumicë janë shuma shumë të mëdha parash, bankat konkurrojnë kundër njëri-tjetrit
për ta pasur kete firme dhe negociojnë kushte individuale me firmën që i përshtaten me mire
kërkesave të veçanta të firmës. Normat e interesit të negociuara do të pasqyrojnë normat
aktuale të interesit të tregut dhe kushtet e kredisë / depozitave të veçanta. Kredite shumë të
mëdha për firmat ndahen shpesh ('nga sindikatat bankare') midis disa bankave.
Bankat gjithashtu huazojnë dhe marrin hua fonde me shumicë për apo dhe nga njëri-tjetri.
Bankat që nuk kanë fonde të shumta huazojnë shuma të mëdha nga të tjerët me teprice
fondesh, duke siguruar që sektori bankar në tërësi nuk do te kete fonde të tepërta krahasuar
kërkesave të saj. Shkalla në të cilën ata japin hua njëri-tjetrit njihet si IBOR (norma
ndërbankare e ofruar). IBOR ka një ndikim themelor në normat e tjera që bankat vendosin.
Në eurozonë, IBOR njihet si Euribor. Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo njihet si LIBOR (ku 'L'
qëndron për 'Londër').

Huamarrja dhe huadhënia


Bankat janë një biznes i huamarrjes dhe huadhënies. Për ta kuptuar këtë, duhet të bëjmë
dallimin mes detyrimeve dhe aseteve të bankave.

Detyrimet
Depozitat e klientëve në banka janë detyrime ndaj këtyre institucioneve. Kjo do të thotë thjesht
se konsumatorët kanë pretendime për këto depozita dhe kështu institucionet janë të detyruara
të përmbushin keto pretendime.
Ekzistojnë katër lloje kryesore të depozitave: depozita pa afat, depozita me afat, depozitat e
çertifikuara dhe Marrëveshjet e shitjes dhe riblerjes ('repos').
Depozitat pa afat. Depozitat pa afat janë çdo depozitë që mund të tërhiqen me kërkesë nga
depozituesi pa asnje penalitet. Në të kaluarën, depozitat pa afat nuk ofronin interes. Sot,
megjithatë, ka shumë llogari pa afat që e ofrojnë. Në fakt, sot ekziston një konkurrencë mjaft
agresive midis bankave për të ofruar norma interesi mjaft tërheqëse për llogari të tilla, edhe
pse këto shpesh janë në balanca në sasi relativisht të vogla.
Forma më e njohur e depozitave pa afat janë llogaritë rrjedhëse në banka. Depozituesit
autorizohen me blloqe ceqesh dhe / ose karta debiti (p.sh. Visa / Delta ose Sëitch / Maestro)

172
Makroekonomi 1

që u mundësojnë atyre që të shpenzojnë paratë drejtpërsëdrejti, pa pasur nevojë të shkojnë më


parë në bankë dhe të tërheqin para të gatshme. Në rastin e kartave të debitit, llogaria e personit
debitohet në mënyrë elektronike kur bëhet blerja dhe karta është "e qarkulluar" nëpër
bankomat dhe hapet me futjen e kodit pin. Ky proces njihet si EFTPOS (transferimi i fondeve
elektronike në pikën e shitjes).
Një tipar i rëndësishëm i llogarive rrjedhëse është se bankat shpesh u lejojnë klientëve të
tejkalojne balancat e tyre. Kjo do të thote, ata mund të tërheqin nga llogaria e tyre dhe të bëjnë
pagesa për njerëzit e tjerë që e tejkalojnë shumën e parave që kanë depozituar.
Depozitat me afat. Depozitat me afat kërkojnë njoftim paraprak për tërheqjen e tyre. Prandaj,
ato normalisht paguajnë një normë më të lartë interesi se sa llogaritë pa afat. Me disa lloje të
llogarive, një depozitues mund të tërheqë një shumë të caktuar parash me nje kërkesë, por do
të ketë një penalitet për interesin e munguar te shumë ditëve. Ato nuk janë llogari me çeqe ose
llogari debiti, edhe pse disa u lejojnë klientëve të përdorin karta per para të gatshme. Forma
më e njohur e depozitave me afat janë llogaritë e depozitave dhe kursimeve në banka dhe
llogaritë e kursimeve të ndryshme në shoqëritë e ndërtimit. Nuk ka lehtesira për tejkalim te
depozitave ne depozitat me afat.
Një pjesë e konsiderueshme e depozitave me afat janë nga sektori bankar: psh bankat e tjera
dhe institucionet e tjera financiare. Kreditimi ndërbankar është rritur me kalimin e viteve pasi
tregjet e parave janë bërë të çrregullta dhe depozitat janë zhvendosur nga një monedhë në
tjetrën për të përfituar nga norma të ndryshme interesi midis vendeve të ndryshme. Një pjesë
e madhe e depozitave te jashtëme janë nga bankat e huaja.
Siç do ta shohim më poshtë, gjithsesi, kreditimi ndërbankar virtualisht u propozua në vitin
2008. Bankat u bënë gjithnjë e më të frikesuara se nëse i huazonin paratë bankave të tjera,
bankat e tjera mund të deshtonin tua rikthenin. Arsyeja ishte se shumë banka mbanin asetet e
tyre bazuar në hipotekat e marra si garanci për njerëzit që nuk do te ishin në gjendje ti paguanin
ato. Nëse këto asete do te zhvlerësoheshin, bankat do te bëheshin gjithnjë e më pak të afta për
të mbledhur para të mjaftueshme për të ripaguar kreditë ndërbankare.
Depozitat e Certifikuara. Depozitat e Çertifikuara janë çertifikata te lëshuara nga bankat tek
klientët (zakonisht te firmosura) për depozita të mëdha me afat të percaktuar. Ato mund të
shiten nga një klient në një tjetër dhe në këtë mënyrë sigurojnë një mjet me të cilin mbajtësit
e tyre mund të marrin paratë shpejt nëse kanë nevojë për to pa kerkuar nga bankat që kanë ne
zoterim keto certifikata për ti furnizuar paratë. Përdorimi i Depozitave te Çertifikuara është
rritur me shpejtësi në vitet e fundit. Përdorimi i tyre nga firmat ka mundesuar që, në një nivel
aktivitetesh te shumta, llogaritë pa afat janë bërë më pak të populluara.
Marrëveshjet e shitjes dhe riblerjes (repos). Nëse bankat kanë një mungesë të përkohshme të
fondeve, ato mund të shesin disa nga asetet e tyre financiare në banka te tjera ose në Bankën
Qendrore dhe më vonë t'i riblejnë ato në disa data të dakorduara, zakonisht dy javë më vonë.
Këto marrëveshje shitjeje dhe riblerje (repo) janë në fakt një formë kredie banka merr
hua për një periudhë kohore duke përdorur disa nga asetet e saj financiare si garanci për huanë.
Një nga asetet më të mëdha për t'u përdorur në këtë mënyrë janë obligacionet qeveritare,
zakonisht të quajtura 'letra me vlerë të siguruar' ose thjesht 'letra me vlere' (shih më poshtë).

173
Makroekonomi 1

Marrëveshjet e shitjes dhe të riblerjes që përfshijnë letrat me vlere janë të njohura si repos të
letrave me vlere.
Kapitali dhe fondet e tjera. Kjo konsiston kryesisht ne kapitalin aksionar në banka. Meqënëse
aksionerët nuk mund të marrin paratë e tyre jashtë bankave, ajo siguron një burim financimi
për të përballuar rritjen e papritur të tërheqjeve nga depozituesit dhe për të mbuluar borxhet e
këqija. Siç do të shohim më poshtë, është jetësore që bankat të kenë kapital të mjaftueshëm.

Asetet
Asetet financiare të një banke janë pretendimet e saj ndaj të tjerëve. Bankat duhet të mbajnë
një sasi të caktuar të aseteve të tyre si para të gatshme. Kjo përdoret kryesisht për të
përmbushur kërkesat e përditshme të klientëve. Ato gjithashtu mbajnë 'balancat rezervë' në
bankën qendrore. Paratë e gatshme dhe balancat përbëjnë një përqindje të vogël të aseteve të
bankave. Pjesa më e madhe e aseteve të bankave janë në formën e llojeve të ndryshme të huasë
ndaj individëve dhe firmave, institucioneve të tjera financiare dhe qeverisë. Këto janë 'asete'
sepse ato përfaqësojnë pretendimet që bankat kanë ndaj të tjerëve. Kreditë mund të grupohen
në dy lloje: afatshkurtra dhe afatgjata.
Kreditë afatshkurtra: Këto janë në formën e huave të tregut, bonove të këmbimit ose repove
të ndersjellta. Tregu ku qarkullojne këto lloje të ndryshme të huave njihet si tregu i parasë.
Kreditë e tregut bëhen kryesisht ndaj bankave ose institucioneve financiare. Ky kreditim
ndërbankar konsiston ne (a) paratë e huazuara në 'thirrje' (dmth. Mund të rimbursohen
sipas kërkesës ose në nje njoftim 24 orësh); (b) paratë e huazuara për periudha deri në një
vit, por zakonisht per disa javë; (c) Depozitat e Certifikuara.
Faturat e kembimit janë kredi për kompanitë (fatura komerciale) ose për qeverinë
(bonot e thesarit). Meqenëse faturat nuk paguajnë interes, ato shiten nën vlerën e tyre
nominale (me një "zbritje"), por të kompensuara ne maturim në vlerën nominale. Kjo i
mundëson blerësit, në këtë rast bankën, të sigurojë një perfitim. Çmimi i paguar për faturat
do të varet nga kërkesa dhe oferta. Për shembull, sa më shumë bono te thesarit që Banka
Qendrore te ofroje për shitje në ankand, aq më i ulët do të jetë çmimi i ekuilibrit të tyre,
dhe më e lartë do të jetë norma e tyre e perfitimit (dmth. norma e interesit, ose 'norma e
zbritjes').
Repot riverse. Kur bëhet një marrëveshje shitjeje dhe riblerjeje, institucioni financiar që
blen asetet (p.sh. letrat me vlere), në fakt, është duke dhënë një hua afatshkurtër. Pala tjetër
bie dakord të blejë asetet (dmth. të paguajë kredinë) në një datë të caktuar. Mjetet e
mbajtura përkohësisht nga banka që e bëjnë këtë nje hua njihen si 'repo riverse'. Repot
riverse janë zakonisht për një javë, por mund të jenë për aq te shkurtra deri ne mes te natës
ose aq te gjata ne kohë sa një vit.

Kreditë afatgjata. Këto konsistojne kryesisht ne huatë për klientët, si per klientët personalë
dhe bizneset. Këto kredi, të njohura edhe si afatgjata, janë katër lloje kryesore: afat te rregullt
(i ripagueshëm në këste gjatë një numri të caktuar vitesh - zakonisht, gjashtë muaj deri në pesë

174
Makroekonomi 1

vjet), tejkalim ne terheqje (shpesh për një afat të papërcaktuar) balancat e papaguara ne
llogarine e kartes se kreditit, dhe garancite hipotekore (zakonisht për 25 vjet).
Edhe bankat bëjnë investime. Këto janë pjesërisht në obligacione qeveritare (letra me vlere),
të cilat në fakt janë kredi për qeverinë. Qeveria shet obligacione, të cilat pastaj paguajnë një
shumë fikse çdo vit ne forme interesi. Pasi të jene lëshuar, atëherë ato mund të blihen dhe të
shiten në bursë. Bankat normalisht janë të përgatitura vetëm për të blerë obligacionet që kanë
më pak se pesë vjet deri në daten e maturimit (data kur qeveria ripaguan obligacionet). Bankat
gjithashtu investojnë në institucione financiare të ndryshme ndihmëse dhe në shoqëritë e
ndërtimit.

Likuiditeti dhe përfitueshmeria


Siç e kemi parë, bankat mbajnë një varg detyrimesh dhe asetesh. Balanca e mjeteve në këtë
hapesire ndikohet nga tre konsiderata të rëndësishme: perfitueshmeria, likuiditeti dhe
mjaftueshmëria e kapitalit.
Përfitueshmëria: Fitimet bëhen duke kredituar para me një normë më të lartë interesi se ajo
që u paguhet depozituesve. Norma mesatare e interesit e marrë nga bankat në asetet e tyre
është më e madhe se ajo e paguar prej tyre në detyrimet e tyre.
Likuiditeti: Likuiditeti i një aseti është lehtësia me të cilën mund të konvertohet në par ate
gatshme pa humbje. Paraja e gatshme, sipas përkufizimit, është mjeti perfekt likuid. Disa
asete, të tilla si paratë e huazuara në thirrje në institucione të tjera financiare, janë shumë
likuide. Megjithëse jo në para të gatshme, këto asete mund të konvertohen në para te gatshme
pothuajse me nje kërkesë pa ndonjë penalizim financiar. Kreditimi ndërbankar afatshkurtër
është gjithashtu shumë likuid. E vetmja çështje këtu është ceshtja e besimit konfidencial se
paratë do të ripaguhen. Asetet e tjera, të tilla si letrat me vlere, mund të konvertohen në para
të gatshme menjëherë duke i shitur ato në Bursë, por me mundësinë e disa humbjeve
financiare, duke pasur parasysh që luhatet çmimi i tyre i tregut. Asetet e tilla, per kete arsye,

Asetet e tjera janë shumë më pak likuide. Kreditë personale për publikun e gjerë ose garancite
hipotekore për blerjen e shtëpive mund të shlyhen nga banka vetëm pasi te paguhet çdo këst.
Pagesat e tjera për periudhat fikse ripaguhen vetëm në fund të asaj periudhe.
Bankat duhet të jenë gjithmonë në gjendje të përmbushin kërkesat e klientëve të tyre për
tërheqjen e parave. Për ta bërë këtë, ato duhet të mbajnë para të gatshme ose pasuri të tjera që
mund të shndërrohen lehtë në para të gatshme. Me fjalë të tjera, bankat duhet të mbajnë një
likuiditet të mjaftueshëm.

Mjaftueshmëria e kapitalit: Bankat duhet të kenë kapital të mjaftueshëm (dmth. fonde) për
t'i lejuar ato që të plotësojnë të gjitha kërkesat nga depozituesit dhe për të mbuluar humbjet
nëse huamarrësit deshtojnë të ripaguajne. Mjaftueshmëria e kapitalit është një sasi e kapitalit
të bankës në raport me asetet e saj, ku asetet janë të peshuara sipas shkallës së rrezikshmerise.
Sa më te rrezikuara asetet, aq më e madhe është sasia e kapitalit që do të kërkohet.

175
Makroekonomi 1

4| BANKA QENDRORE
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë ndërsa Banka Qendrore Evropiane
(BQE) është banka qendrore për vendet që përdorin euron. Banka e Rezervave Federale e
Amerikës (Fed) është banka qendrore e SHBA. Të gjitha vendet me monedhën e tyre kanë një
bankë qendrore dhe bankat qendrore përmbushin dy role jetesore në ekonomi.
E para është që të mbikëqyrë të gjithë sistemin monetar dhe të sigurohet që bankat dhe
institucionet e tjera financiare të veprojnë në mënyrë sa me stabel dhe sa më efikase te
mundshme.
E dyta është që të veprojë si agjent i qeverisë, si bankier i saj dhe të kujdeset për zbatimin e
politikës monetare. Banka e Shqipërisë në rastin tonë është institucion qendror i pavarur,
përgjegjës për politikën monetare.
Një shembull tjetër i një banke qendrore të pavarur është Banka Qendrore Europiane, e cila
operon në politikën monetare për vendet e eurozonës. Ngjashëm, Fed është e pavarur nga
Presidenti dhe Kongresi, dhe kryetari i saj përgjithësisht konsiderohet se ka fuqi të madhe në
përcaktimin e politikës ekonomike të vendit. Edhe pse shkalla e pavarësisë së bankave
qendrore nga qeveria ndryshon dukshëm në mbarë botën, vitet e fundit ka pasur një lëvizje të
përgjithshme për t'i bërë bankat qendrore edhe më të pavarura.
Megjithëse do të shqyrtojmë rastin e Bankës së Shqipërisë, të njëjtat parime vlejnë edhe për
bankat e tjera qendrore.

Emeton paranë:
Banka e Shqipërisë është emetuesi i vetëm i kartëmonedhave në Shqipëri. Emetimi i
kartmonedhave bëhet përmes Departamentit të Emetimit, i cili organizon shtypjen e tyre.
Shuma e kartëmonedhave të lëshuara nga Banka Qendrore varet nga kërkesa për kartmonedha
nga publiku i gjerë. Nëse njerëzit tërheqin më shumë para te gatshme nga llogaritë e tyre
bankare, bankat do të duhet të tërheqin më shumë para nga balancat e tyre në Bankën e
Shqipërisë.

Vepron si bankë për:


Për qeverinë. Ajo menaxhon llogaritë qeveritare. Qeveria ka tendencë të mbajë depozitat e
saj në Bankën Qendrore. Nëse depozitat fillojnë të rriten (nga taksat), qeveria ndoshta do t'i
harxhojë ato në kthimin e borxhit të qeverisë. Nëse, nga ana tjetër, ka mungese parash, thjesht
do të marrë më shumë hua.
Për bankat. Depozitat e bankave në Bankën Qendroe përbëhen nga balancat rezervë dhe
depozitat e parasë së gatshme. Siç e kemi parë, balancat rezervë përdoren për qëllime të
shlyerjes në mes të bankave dhe për t'u siguruar atyre një burim likuiditeti. Bankat marrin
përsipër të mbajnë një nivel objektiv të rezervave gjatë çdo muaji të dhënë. Në kohë pasigurie,
bankat mund të zgjedhin të mbajnë balanca rezervë më të mëdha.
Për bankat qendrore te jashtme. Këto janë depozitat ne paund ose euro në rastin të bëra nga
autoritetet e jashtme si pjesë e rezervave të tyre zyrtare dhe / ose për qëllime të ndërhyrjes në
tregun e kembimit valutor me qëllim që të ndikojnë në kursin e këmbimit të monedhës së tyre.

176
Makroekonomi 1

Menaxhon programin e huamarrjes së qeverisë


Sa herë që qeveria has një deficit buxhetor (dmth. shpenzon më shumë se sa mbledh nga
tatimet dhe të ardhurat e tjera), do të duhet të financojë këtë deficit duke marrë hua. Ajo mund
të huazojë duke lëshuar obligacione (letra me vlere), certifikata kombëtare të kursimit ose
bono të thesarit. Banka e Shqipërisë organizon këtë lloj huamarrje. Edhe kur qeveria has një
suficit buxhetor, Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të menaxhojë borxhin kombëtar
(huamarrja e akumuluar nga e kaluara). Arsyeja është se obligacionet e vjetra do të maturohen
dhe ndoshta do të jenë të nevojshme për t'i zëvendësuar ato me obligacione të reja. Çdo
mungesë e përkohshme e parave për qeverinë plotësohet me lëshimin e bonove të thesarit.
Emetimi i obligacioneve dhe i bonove do të varet gjithashtu nga operacionet e politikës
monetare.

Siguron likuiditet bankave, sipas nevojës


Ajo përpiqet të sigurojë që gjithmonë te kete një oferte te mjaftueshme të likuiditetit për të
përmbushur kërkesat legjitime të depozituesve në banka. Kjo realizohet përmes tregjeve me
ulje dhe repo-s. Në kohë krize bankat qendrore anembanë botës, ofruan sasi masive të
likuiditetit shtesë në përpjekje për të luftuar rënien e huadhenjes ndërbankare.

Mbikëqyr aktivitetet e bankave dhe institucioneve të tjera financiare


Këshillon bankat për praktikat me te mira bankare. Diskuton politikën qeveritare me ta dhe
raporton përsëri tek qeveria. Kërkon që të gjitha bankat e njohura të mbajnë likuiditet te
mjaftueshem: ky do te quhet kontroll i kujdesshëm.

Merr pjesë në politikën monetare dhe të kursit të këmbimit të qeverisë


Politika monetare. Banka Qendrore merr pjesë në hartimin dhe implementimin e Politikës
Monetare. Ajo është përgjegjëse për menaxhimin e kujdesshëm të shitjes dhe riblerjes së
letrave me vlere dhe bonove të thesarit. Gjithashtu, Banka Qendrore mban normat e interesit
në përputhje me nivelin e vendosur nga Politika Monetare dhe ndikon madhësia e ofertës
monetare.
Politika e kursit të këmbimit. Banka e Shqipërisë administron rezervat e arit dhe rezervat
valutore të vendit në të ashtuquajturin Thesar. Me blerjen dhe shitjen e valutave të huaja në
tregun valutor, Banka Qendrore mund të ndikojë në kursin e këmbimit. Për shembull, nëse do
të kishte një shitblerje të papritur (le t themi për shkak të paraqitjes së keqe të tregtisë dhe
frikës për zhvlerësim te lek-ut), Banka e Shqipërisë mund të ndihmonte në parandalimin e
rënies së Lekut duke përdorur rezervat për të blerë Lek në tregun e këmbimeve valutore.

177
Makroekonomi 1

KREU 10
BUXHETI QEVERITAR DHE POLITIKA FISKALE
Politika fiskale dhe monetare mund të përdoren për të kontrolluar kërkesën agregate. Rritja e
tepërt e kërkesës agregate mund të shkaktojë rritje ekonomike të paqëndrueshme dhe norma
të larta të inflacionit. Nga ana tjetër, një ulje e kërkesës agregate mund të shkaktojë recesion
me norma negative të rritjes ekonomike dhe papunësi të lartë. Politika fiskale tenton të
kontrollojë kërkesën agregate duke balancuar shpenzimet qeveritare dhe taksat.
Politika fiskale ka dy role të mundshme për sa kohë që do të kontrollojë kërkesën agregate:
Roli i parë, është heqja e çdo hendeku deflacionist ose inflacionist. Me fjalë të tjera, politika
fiskale ekspansioniste mund të përdoret për të parandaluar një ekonomi që tëpërjetojë një

1930 ose në Azinë Lindore dhe Juglindore, Rusi dhe Brazil në fund të viteve 1990. Në të
njëjtën mënyrë, politika fiskale deflacioniste mund të përdoret për të parandaluar inflacionin
e shfrenuar, siç është ajo që u përjetua në vitet 1970. Për ta përmbledhur: ky rol i parë është
parandalimi i shfaqjes së disekuilibrit themelor në ekonomi.
Roli i dytë është të zbusë luhatjet në ekonomi të shkaktuara nga ciklet e biznesit.Kjo përfshin
uljen e shpenzimeve qeveritare ose rritjen e taksave kur ekonomia fillon të gjallërohet. Kjo do
të pakësojë zgjerimin dhe do të parandalojë 'mbinxehjen' e ekonomisë, me problemet e rritjes
së inflacionit dhe një përkeqësim të bilancit të pagesave të llogarisë korente. Në anën tjetër,
nëse një recesion fillon të shfaqet, qeveria duhet të ulë taksat ose të rrisë shpenzimet qeveritare
në mënyrë që të nxisë ekonominë. Nëse këto politika të stabilizimit janë të suksesshme, ato
do të përbëjnë thjesht një 'akordim të mirë'. Problemet e kërkesës së tepërt ose të munguar
kurrë nuk do të lejohen të përkeqësohen. Çdo lëvizje e kërkesës agregate larg një niveli të
qëndrueshëm të rritjes do shmanget shpejt.
Politika fiskale gjithashtu mund të përdoret për të ndikuar në oferten agregate.Për shembull,
qeveria mund të rrisë shpenzimet e saj në infrastrukturë, ose të japë stimuj tatimorë për
investime.Para se të shohim se si mund të përdoret politika fiskale, është e rëndësishme të
kuptojmë disa nga terminologjitë e shpenzimeve qeveritare dhe taksave.

178
Makroekonomi 1

1| FINANCAT E QEVERISË. DISA TERMINOLOGJI


Qeveria Qëndrore
Defiçitet dhe tepricat e qeverisë qendrore. Meqenëse një politikë fiskale ekspansioniste
përfshin rritjen e shpenzimeve qeveritare dhe/ose uljen e taksave, kjo ka efektin e rritjes së
defiçitit buxhetor ose uljes së suficitit buxhetor. Një deficit buxhetor në çdo vit është ai ku
shpenzimet e qeverisë qendrore tejkalojnë të ardhurat e saj nga taksat. Një tepricë buxhetore
është ajo ku të ardhurat tatimore tejkalojnë shpenzimet e qeverisë qendrore. Për shumicën e
pesëdhjetë viteve të fundit, qeveritë në mbarë botën kanë deficite buxhetore. Sidoqoftë, në
vitet e fundit, shumë vende bënë përpjekje të konsiderueshme për të reduktuar deficitin e tyre
buxhetor dhe disa arritën suficite buxhetore për periudha të caktuara kohore. Pozicioni
ndryshoi në mënyrë dramatike në vitet 2008-2009, pasi qeveritë në mbarë botën rritën
shpenzimet e tyre dhe shkurtuan taksat në përpjekje për të shmangur recesionin. Për të
financuar një deficit, qeveria do të duhet të marrë hua (p.sh. nëpërmjet emetimit të bondeve
ose bonove të thesarit). Kjo do të çojë në një rritje të ofertës monetare në masën që huamarrja
është nga sektori bankar. Blerja e bondeve ose bonove të thesarit nga sektori privat (jo bankar),
gjithsesi, nuk do të çojë në një rritje të ofertës monetare.
Borxhi kombëtar. Deficiti buxhetor i referohet borxhit që qeveria ka në një vit. Nëse qeveria
do të mbajë deficite të vazhdueshme gjatë shumë viteve, këto borxhe do të grumbullohen.
Borxhi i akumuluar njihet si borxhi kombëtar. Vini re se borxhi kombëtar nuk është e njëjta
gjë si borxhi i jashtëm i vendit.

Qeveria e përgjithshme
'Qeveria e përgjithshme' përfshin qeverinë qendrore dhe lokale.Kështu mund t'i referohemi
deficiteve të qeverisë së përgjithshme dhe suficiteve dhe borxhit të përgjithshëm të qeverisë.

I gjithë sektori publik


Për të marrë një pamje më të plotë të financave publike, do të duhet të shikojmë deficitin ose
suficitin e të gjithë sektorit publik: qeverisë qendrore, qeverisë lokale dhe korporatave publike.
Shpenzimet totale publike. Së pari ne duhet të bëjmë dallimin mes shpenzimeve aktuale dhe
kapitale.Shpenzimet aktuale përfshijnë pikat e tilla si pagat dhe të ardhurat e stafit të sektorit
publik, administratën dhe pagesat e përfitimeve të ndihmave sociale.Shpenzimet kapitale
krijojnë një rrymë përfitimesh me kalimin e kohës.Shembujt përfshijnë shpenzimet për rrugët,
spitalet dhe shkollat.
Ne gjithashtu duhet të bëjmë dallimin midis shpenzimeve përfundimtare për mallra dhe
shërbime, dhe transferta.Ky dallim dakortëson se sektori publik i shtohet drejtpërdrejt
kërkesës agregate të ekonomisë nëpërmjet shpenzimeve të saj për mallra dhe shërbime, duke
përfshirë pagat e punonjësve të sektorit publik, por gjithashtu ai rishpërndan të ardhurat midis
individëve dhe firmave. Transferimet përfshijnë subvencione dhe pagesa të përfitimeve, siç
janë pagesat për të papunët.
Nëse sektori publik shpenzon më shumë se sa fiton (përmes taksave dhe të ardhurave të
korporatave publike, etj.), shuma e këtij deficiti njihet si kërkesa per para neto për sektorin
179
Makroekonomi 1

publik (i njohur më parë si 'kërkesa e huamarrjes në sektorin publik "). Ajo është
përcaktuar si shpenzime të sektorit publik të ardhurat e sektorit publik.Arsyeja për emrin
'kërkesa neto e parasë publike në sektorin publik' është e thjeshtë. Nëse sektori publik shkon
ne një deficit në vitin aktual , të themi, 1 miliardë $, atëherë do të duhet të marrë hua 1 miliardë
$ në para për këtë vit për ta financuar atë.Nëse sektori publik ka një tepricë ai do të jetë në
gjendje të paguajë disa prej borxheve të sektorit publik që janë akumuluar nga vitet e
mëparshme.

Bilanci strukturor
Deficiti ose suficiti i sektorit publik që do të lindte nëse ekonomia do të prodhonte në nivelin
potencial të të ardhurave kombëtare quhet deficiti strukturor ose suficiti strukturor. Mos
harroni se niveli i mundshëm i të ardhurave kombëtare është vendi ku nuk ka tepricë ose
mungese të kërkesës agregate. Në figurën 10.1, nëse të ardhurat potenciale kombëtare janë
nën pikën e ekuilibrit të të dyja kurbave, do të kishte deficit strukturor. Nëse ekonomia po
prodhon mbi ose nën nivelin e mundshëm të të ardhurave kombëtare, do të ketë një komponent
ciklik të deficitit apo suficitit të sektorit publik. Kështu qeveria mund të synojë një balance
strukturore (G = T në nivelin e mundshëm të të ardhurave kombëtare), por të jetë i përgatitur
të pranojë një deficit nëse ekonomia ishte në një recesion ose një suficit nëse po përjetonte një
bum.

2|
Pozita fiskale e qeverisë i referohet faktit nëse qeveria po ndjek një politikë fiskale
ekspansioniste ose kontraktuese (restriktive).Nëse ekonomia zgjerohet ose kontraktohet varet
nga bilanci i injektimeve totale dhe tërheqjeve totale në ekonomi.
Ajo që ne duhet të përqendrohemi janë ndryshimet në përmasat e deficitit apo tepricës. Nëse
deficiti i këtij viti është më i ulët se viti i kaluar, atëherë kërkesa agregate (ceteris paribus) do
të jetë më e ulët këtë vit se saviti i fundit. Arsyeja është se ose shpenzimet e qeverisë (një
injeksion) duhet të kenë rënë, ose të ardhurat tatimore (një tërheqje) duhet të kenë rritje, ose
një kombinim i të dyjave.

Pozita fiskale dhe gjendja e ekonomisë


Një problem tjetër është se madhësia e deficitit apo suficitit nuk është tërësisht për shkak të
politikës qeveritare.Madhësia e tyre nuk mund të tregojë në mënyrë të qartë dhe të sigurt
qëllimet e qeverisë.Madhësia e deficitit ose suficitit ndikohet edhe nga gjendja e ekonomisë.
Nëse ekonomia është në rritje dhe njerëzit fitojnë të ardhura të larta, shuma e paguar në taksa
do të jetë e lartë. Në një ekonomi në rritje, niveli i papunësisë do të jetë i ulët. Kështu, shuma
e paguar në përfitimet e papunësisë do të jetë gjithashtu e ulët. Efekti i kombinuar i rritjes së
të ardhurave tatimore dhe përfitimeve të reduktuara është shkak për për një suficit të sektorit
publik (ose një reduktim të deficitit). Në të kundërt, nëse ekonomia do te ishte në depresion,
180
Makroekonomi 1

të ardhurat tatimore do të ishin të ulëta dhe shuma e paguar në përfitime do të ishte e lartë. Në
këtë mënyrë, deficiti i sektorit publik do të ishte i lartë.
Kjo marrëdhënie ndërmjet deficitit buxhetor ose suficitit dhe gjendjes së ekonomisë ilustrohet
në Figurën 10.1. Funksioni i të ardhurave tatimore ka pjerrësi pozitive. Pjerrësia e tij varet
nga normat e taksave.Funksioni i shpenzimeve qeveritare (i cili në këtë diagram përfshin
pagesat e transfertave mbi përfitimet) ka pjerrësi negative, duke treguar që në nivelet më të
larta të të ardhurave dhe punësimit pakësohen pagesat.Siç shihet qartë, ekziston vetëm një
nivel i të ardhurave (Y1) ku ekziston një balance financiare të sektorit publik. Nën këtë nivel
të të ardhurave do të ketë një deficit të sektorit publik. Mbi këtë nivel do të ketë një suficit.
Përfundimisht, madhësia e deficitit ose suficitit është një udhëzues i dobët për pozitën e
politikës fiskale. Një deficit i madh mund të jetë për shkak të një politike të qëllimshme të
rritjes së kërkesës agregate, por kjo mund të jetë thjesht për faktin se ekonomia është në
depresion.

Figura 10.1 Të ardhurat kombëtare dhe madhësia e deficitit ose suficitit të sektorit publik

3| STABILIZUESIT FISKALË AUTOMATIKË


Ne pamë nga Figura 10.1 se madhësia e suficitit ose deficitit të sektorit publik do të ndryshojë
automatikisht sipas nivelit të të ardhurave kombëtare. Efekti i kësaj do të jetë zvogëlimi i
nivelit të luhatjeve në të ardhurat kombëtare pa qenë nëvoja qëqeverina të ndërmarrë ndonjë
veprim të qëllimshëm.Tatimet, të ardhurat e të cilave rriten persa kohe të ardhurat kombëtare
rriten dhe përfitimet bien persa kohe që ka rritje te të ardhurave kombëtare quhen stabilizues
automatikë.Ata kanë efektin e reduktimit të madhësisë së multiplikatorit, duke zvogëluar
lëvizjet në rritje dhe në rënie të të ardhurave kombëtare.Kështu, në teori, cikli i biznesit duhet
të dëmtohet nga ndërtimi i stabilizuesve të tillë.

Efektiviteti i stabilizuesve automatikë

181
Makroekonomi 1

Stabilizuesit automatikë kanë përparësi të dukshme faktin që ato veprojnë në çast sapo të
luhatet kërkesa agregate. Në të kundërt, mund të duhen disa kohë para se qeveria të mund të
krijojë ndryshime diskrecionale në taksat apo shpenzimet qeveritare, veçanërisht nëse
parashikimi është jo i besueshëm.
Megjithatë, stabilizuesit automatikë nuk mund të jenë kurrë një përgjigje e plotë ndaj
problemit të luhatjeve. Efekti i tyre është vetëm për të zvogëluar multiplikatorit - për të
zvogëluar ashpërsinë e luhatjeve, jo për t'i eliminuar ato krejtësisht.Përveç kësaj, ata kanë
tendencë të vuajnë dy të meta specifike: efekte negative në oferten agregate dhe problemi i
"zvarritjes fiskale". Le të shqyrtojmë me rradhë secilin prej tyre:

Efektet negative në ofertë


Normat e larta tatimore mund të shkurajojnë përpjekjet dhe iniciativën. Sa më e lartë të jetë
norma tatimore aq më i madh është stabiliteti i siguruar nga sistemi tatimor. Por sa më të larta
janë normat tatimore, aq më shumë ka gjasa që ato të krijojnë një frenim për të punuar dhe për
të investuar. Për shembull, taksat e rritura progresive të të ardhurave mund të shkurajojnë
punëtorët nga kryerja e punës jashtë orarit ose duke kërkuar promovim. Një normë më e lartë
marxhinale e tatimit në të ardhura është e barabartë me një kosto më të lartë marxhinale të
punës. Njerëzit mund të preferojnë të punojnë më pak dhe të zëvendësojnë punën me kohën e
lirë. Efekti i zëvendësimit të taksave mund të tejkalojë efektin e të ardhurave.
Përfitimet e larta të papunësisë mund të rrisin normën e papunësisë natyrore. Përfitimet e
larta të papunësisë, duke zvogëluar vështirësitë e të qënit i papunë, mund të inkurajojnë
njerëzit që të kalojnë më gjatë në kërkim të punës "të duhur" në vend që të marrin punën e
parë të ofruar. Kjo ka efektin e rritjes së papunësisë dhe në këtë mënyrë të zhvendosjes së
kurbës Phillips në të djathtë. Kjo për arsye se një periudhë më e gjatë e kërkimit të vendeve të
punës përfaqëson një nivel më të lartë papunësie fërkimi në ekonomi dhe kështu një nivel më
të lartë të papunësisë natyrore.
Përfitimet e larta nga të ardhurat mund të krijojnë një kurth të varfërisë. Sa më i lartë të
jetë niveli i përfitimeve të lidhura me të ardhurat, aq më i madh do të jetë problemi i "kurthit
të varfërisë". Cili është synimi i të papunëve që kërkojnë punë, apo të punësuarit me paga
shumë të ulëta që kërkojnë më shumë, nëse si rezultat i humbin përfitimet e tyre dhe
përfundojnë pak ose aspak më mirë se më parë? Sa më shumë që njerëzit të dekurajohen në
këtë mënyrë, aq më i ulët do të jetë niveli i ofertës agregate.

Problemi i zvarritjes fiskale


Stabilizuesit automatikë ndihmojnë në reduktimin e luhatjeve në të ardhurat kombëtare. Kjo
do të jetë pozitive nëse niveli aktual i të ardhurave është niveli i dëshirueshëm. Por nëse
supozojmëse aktualisht ka një recesion të thellë në ekonomi, me papunësi massive, kush do të
dëshironte të stabilizonte ekonominë në këtë nivel?
Në këto rrethana, nëse ekonomia fillon të rimëkëmbet, stabilizatorët automatikë do të vepronin
zvarritje fiskale. Duke reduktuar

182
Makroekonomi 1

madhësinë e multiplikatorit, stabilizuesit automatikë zvogëlojnë madhësinë e rekuperimit. Në


mënyrë të ngjashme, ata veprojnë si një zvarritje për politikën fiskale.

4| POLITIKA FISKALE DISKRETE


Stabilizuesit automatikë nuk mund të parandalojnë luhatjet.Ata thjesht ulin madhësinë e
tyre.Nëse ka një paqëndrueshmëri thelbësore në ekonomi ose luhatje të konsiderueshme në
injeksione dhe tërheqje të tjera, qeveria mund të zgjedhë të ndryshojë nivelin e shpenzimeve
qeveritare ose normat e taksimit.Kjo njihet si politika fiskale diskrecionale.
Meqënëse buxhetet normalisht mbahen një herë në vit, "rakordimi i mirë" ikërkesës agregate
realizohet nëpërmjet politikës monetare - ndryshimeve në normat e interesit.Megjithatë,herë
pas here, ndryshimet bëhen edhe ndërmjet buxheteve.
Duhet të theksojmë se ndryshimet diskrecionale në tatimet ose shpenzimet qeveritare, përsa
kohë do te përdoren për të ndryshuar nivelin e kërkesës agregate (politika fiskale), do të
përdoren gjithashtu edhe për qëllime të tjera, duke përfshirë këtu:

Ndryshimin e ofertës agregate. Shembujt përfshijnë stimujt e taksave për të inkurajuar


njerëzit për të punuar më shumë, ose rritjen e shpenzimeve të qeverisë në trajnime ose në
infrastrukturën e transportit (p.sh. rrugët dhe hekurudhat).

Ndryshimin e shpërndarjes së të ardhurave. Tatimet dhe përfitimet janë mjeti më i madh i


qeverisë për rishpërndarjen e të ardhurave nga të pasurit tek të varfërit.

Le të krahasojmë tani efektet relative të ndryshimit të shpenzimeve qeveritare dhe të


ndryshimit të taksave. A do te mundte një rritje prej 100 milionë në shpenzimet qeveritare të
ketë të njëjtin efekt si një reduktim prej 100 milionë në taksa? A do të jetë multiplikatori i
njëjtë në çdo rast?

Politika fiskale diskrete: ndryshimi i shpenzimeve qeveritare (G)


Nëse rritet shpenzimi i qeverisë për mallra dhe shërbime (rrugë, kujdes shëndetësor, arsim,
etj.), kjo do të krijojë një rritje të shumëfishuar të të ardhurave kombëtare. Arsyeja është se të
gjitha paratë e harxhuara shkojnë në rritjen e kërkesës agregate.

Politika fiskale diskrete: ndryshimi i taksave (TA)


Shkurtimi itaksave me 1 milion $ do të ketë një efekt më të vogël në të ardhurat kombëtare
sesa rritja e shpenzimeve qeveritare për mallra dhe shërbime me 1 milion $. Arsyeja është se
shkurtimi i taksave rrit të ardhurat e disponueshme të njerëzve, nga të cilat vetëm një pjesë do
të shpenzohen për konsum. Pjesa tjetër do të shkojë për kursime shtesë, importe dhe taksa të
tjera. Me fjalë të tjera, jo të gjitha shkurtimet e taksave do të kalojnë në rrjedhën ciklike të të
ardhurave si shpenzime shtesë.
183
Makroekonomi 1

Sikurse e dimë, multiplikatori i taksave është më i vogël sesa multiplikatori i shpenzimeve


qeveritare, prandaj për të arritur një rritje të caktuar të të ardhurave nëpërmjet shkurtimeve të
taksave do të kërkohet një deficit buxhetor më i madh se sa nëse do të arrihej përmes rritjes së
shpenzimeve qeveritare. Me fjalë të tjera, shkurtimi i kërkuar i taksave do të ishte më i madh
se rritja e kërkuar e shpenzimeve qeveritare.

Efektiviteti i politikës fiskale diskrete


Sa e suksesshme do të jetë politika fiskale diskrete? A mund të 'përmirësohet' kërkesa
agregate? A mund të arrijë nivelin e të ardhurave kombëtare që qeveria dëshiron ta arrijë?
Ekzistojnë dy probleme kryesore me politikën fiskale diskrete;
E para ka të bëjë me madhësinë e efekteve. Nëse ndryshohet G ose T, sa do të ndryshojnë
injektimet dhe tërheqjet totale? Cila do të jetë madhësia e multiplikatorit? Sa do te ndikojë një
ndryshim në kërkesën agregate në nivelin e prodhimit dhe të punësimin, dhe sa do të ndikojë
në çmimet?
E dyta ka të bëjë me kohën e efekteve. Sa shpejt mund të ndryshohet politika dhe sa shpejt
do të reflektohem këto ndryshime në ekonomi?

Figura 10.2 Efektet monetare të rritjes së injektimeve


Para ndryshimit të shpenzimeve qeveritare ose taksave, qeveria do të duhet të llogarisë efektin
e çdo ndryshimi të tillë në të ardhurat kombëtare, punësimin dhe inflacionin. Parashikimi i
këtyre efekteve, megjithatë, shpesh është jo shumë i besueshëm për një numër arsyesh.

Parashikimi i efektit të ndryshimeve në shpenzimet qeveritare


Një rritje në shpenzimet e qeverisë prej x million $ mund të çojë në një rritje të injektimeve
totale që është më e vogël se vlera e rritjes fillestare. Kjo do të ndodhë në rastet kur rritja e
shpenzimeve qeveritare zëvendëson një sasi të caktuar të shpenzimeve private. Për shembull,
rritja e shpenzimeve në arsimin public mund të bëjë që disa prindër të heqin dorënga dërgimi
i fëmijëve të tyre në shkolla private.Në mënyrë të ngjashme, një përmirësim në Shërbimin
Shëndetësor Publik mund të çojë në më pak njerëz që paguajnë për sigurimin e shërbimeve
private.
Efekti Crowding-Out. Nëse qeveria mbështetet në një politikë të pastër fiskale - domethënë
nëse nuk financon një rritje të deficitit buxhetor duke rritur ofertën e parasë - do të duhet të
marrë hua nga sektori privat jobankar. Kështu do të konkurrojë me sektorin privat për financa
184
Makroekonomi 1

dhe do të duhet të ofrojë norma më të larta interesi. Kjo do të detyrojë sektorin privat gjithashtu
të ofrojë norma më të larta interesi, të cilat mund t'i dekurajojnë firmat nga investimet dhe
individët nga blerja me kredi. Kështu huamarrja e qeverisë nxjerr në pah huamarrjen
private.Në rastin ekstrem, rënia e konsumit dhe investimeve mund të kompensojë tërësisht
rritjen e shpenzimeve qeveritare, dhe si rezultat kërkesa agregate nuk rritet aspak.Ky efekt
-
Figura 10.2 ilustron shtrirjen e efekti Crowding-
zhvendos kurbën e injektimeve nga J1 në J2 në figurën 10.2 (a). Efekti i plotë i kësaj
zhvendosjeje do të ishte rritja e të ardhurave kombëtare në Y2. Megjithatë, rritja e
shpenzimeve qeveritare çon në rritjen e kërkesës për para.Në figurën 10.2 (b), kurba e
preferencës së likuiditetit ndryshon nga L në L'.Kjo e rrit normën e interesit në r2.Vini re se
supozojmë që oferta e parasë është thjesht ekzogjene dmth, nuk ndikohet nga kërkesa për
para - dhe prandaj, 'kurba' e ofertës së parasë është një vijë vertikale e drejtë (Ms).
Norma më e lartë e interesit zvogëlon investimet.Vija e injektimeve bie nën J2, dhe, si rezultat,
të ardhurat kombëtare nuk rriten deri në Y2. Shuma me të cilën të ardhurat aktuale bien nën
nivelin Y2 mat masën e efektit Crowding -Out.
Madhësia e efek -
Forma e kurbës L. Sa me e sheshtë kurba L, aq më pak do të rriten normat e interesit. Një
sasi më e madhe likuiditeti do të lirohet nga balancat joefektive dhe do të ketë një rritje më të
madhe në shpejtësinë e qarkullimit.
Nëse oferta e parasë është ekzogjene. Nëse kërkesa shtesë për para çon krijim e kredisë
shtesënë sistemin bankar, kurba e ofertës së parasë do të jetë me pjerrësi negative dhe jo
vertikale. Sa më shumë para të krijohen, aq më e sheshtë do të jetë kurba e Ms, aq më pak do
të rriten normat e interesit, dhe aq më i vogël do jetë efekti Croëding-
Reagueshmëria e investimeve (dhe konsumit) ndaj një ndryshimi të normave të interesit.Sa
më shumë të reagojë investimi ndaj rritjes së normave të interesit, aq më e pjerrëët do të jetë
kurba J (pjerrësi negative) dhe aq më i madh do të jetë efekti Croëding-
Nëse politika fiskale nuk është një politikë e pastër fiskale, nëse huamarrja e qeverisë shtesë
financohet nga huamarrja nga sektori bankar, atëherë kurba e ofertës së parasë do të
zhvendoset në të djathtë. Në qoftë se zhvendosja është aq sa Ms, norma e interesit do të
qëndronte në r1 dhe nuk do të ndryshonte.

Parashikimi i efektit të ndryshimeve në taksa


Një ulje e taksave, duke rritur të ardhurat e disponueshme të njerëzve, rrit jo vetëm shumën
që shpenzojnë, por edhe shumën që ata kursejnë. Problemi është se nuk është e lehtë të
parashikohet madhësia relative e këtyre dy rritjeve. Pjesërisht varet nga fakti nëse njerëzit
mendojnë se shkurtimi i taksave është vetëm i përkohshëm, rast ne te cilin ata thjesht mund të
kursejnë të ardhurat shtesë të disponueshme, ose të përhershme, rast në të cilin ata mund të
shtojnë shpenzimet e tyre për konsum.

185
Makroekonomi 1

Parashikimi i efektit të multiplikatorit total në të ardhurat kombëtare


Edhe në qoftë se qeveria mund të parashikojë efektin fillestar neto në injeksione dhe tërheqje,
masën në të cilën do të ndryshojnë të ardhurat kombëtare ende është e vështirë të parashikohet
për arsyet e mëposhtme:
Madhësia e multiplikatorit mund të jetë e vështirë të parashikohet. Kjo është për shkak se
prirjet për të konsumuar dhe për të kursyer mund të luhaten. Për shembull, shuma e rritjes
së të ardhurave që ekonomitë familjare kursejnë ose konsumojnë do të varet nga
pritshmëritë e tyre për ndryshimet në çmimet e ardhshme dhe të ardhurat.
Investimi i nxitur përmes akseleratorit është gjithashtu tepër i vështirë të parashikohet.
Mund të ndodhe që një stimul fiskal relativisht i vogël të jetë gjithçka që është e nevojshme
për të rikthyer besimin e biznesit dhe investimet të rriten ndjeshëm. Në një rast të tillë,
politika fiskale mund të shihet si një hap fillestar që përdoret për të filluar procesin e
rimëkëmbjes, dhe pastaj vazhdimi i rimëkëmbjes i është lënë tregut. Por për mbushjen e
hapave për të punuar, biznesmenët duhet të besojnë se do të funksionojë. Besimi i biznesit
mund të ndryshojë shumë shpejt dhe në mënyra që nuk mund të ishin parashikuar disa
muaj më parë.
Ndërveprimi shumëzues/përshpejtues (multiplikator/akselerator). Nëse efektet
multiplikatore dhe efektet akseleratore janë të vështira për t'u vlerësuar, ndërveprimi i tyre
do të jetë pothuajse i pamundur të vlerësohet. Divergjencat e vogla në investime nga ajo
që ishte parashikuar fillimisht do të bëhen më të mëdha me kalimin e kohës.

Goditje të rastësishme
Ka ngjarje që nuk mund të parashikohen pavarësisht njohurive apo mjeteve në dispozicion.Për
shembull mund të përmendim sulmin në Qendrën Tregtare Botërore në Nju Jork në shtator
2001 i cili ndikoi të gjithë ecurinë e plotikave të mëtejshme.Edhe ngjarjet që munddhe duhet
të ishin parashikuar, siç është kriza bankare 2007-2009, shpesh nuk janë.Fatkeqësisht, ndodhja
e ngjarjeve të paparashikuara mund të dëmtojnë seriozisht politikën fiskale të qeverisë.

5| PËRDORIMI I POLITIKËS FISKALE PËR TË LUFTUAR REÇESIONIN,


PAPUNËSINË, DHE INFLACIONIN
Sikurse përmendëm politika fiskale është përdorimi i shpenzimeve të qeverisë dhe politika e
taksave për të ndryshuar ekonominë.
Grafikisht, shohim se politika fiskale, qoftë përmes ndryshimit të shpenzimeve apo taksave, e
zhvendosin kërkesën agregate nga jashtë në rastin e politikës fiskale ekspansioniste dhe në
brendësi në rastin e politikës fiskale shtrenguese. Figura 9.3 ilustron proçesin duke përdorur
nje diagram të kërkesës agregate / ofertës agregate në një ekonomi në rritje. Ekuilibri origjinal
ndodh në E0, pikeprerja e kurbës së kërkesës agregate AD0 dhe kurbës së ofertës agregate
SRAS0, ne një nivel fillestar prej 200 dhe një nivel çmimi prej 90.

186
Makroekonomi 1

Një vit më vonë, oferta agregate është zhvendosur në te djathtë të SRAS1 në proçesin e rritjes
ekonomike afatgjatë dhe kërkesa agregate është zhvendosur gjithashtu në të djathtë në AD1,
duke e mbajtur ekonominë të operojë në nivelin e ri të PBB-së potenciale. Ekuilibri i ri (E1)
është ne një nivel outputi real prej 206 dhe ne një nivel çmimi prej 92. Një vit më vonë, oferta
agregate është zhvendosur përsëri në të djathtë, tani në SRAS2 dhe kërkesa agregate lëviz në
të djathtë si në AD2. Tani ekuilibri është E2, me një nivel prodhimi prej 212 dhe një nivel
çmimi prej 94. Shkurtimisht, figura tregon një ekonomi që po rritet vazhdimisht vit pas viti,
duke prodhuar çdo vit GDP-në potenciale te tij, me vetëm nje rritje të vogël inflacioniste në
nivelin e çmimeve.

Figura 10.3 Një ekonomi në rritje

Kërkesa agregate dhe oferta agregate nuk lëvizin gjithmonë bashkë. Kërkesa agregate mund
të dështojë të rritet së bashku me ofertën agregate, ose kërkesa agregate mund të zhvendoset
në të majtë për një numër arsyesh të mundshme: familjet bëhen hezitues në konsum; firmat
vendosin te mos investojne aq shumë; ose ndoshta kërkesa e vendeve të tjera për eksporte
zvogëlohet. Në anën tjetër, nëse ndryshimet në kërkesën agregate ndodhin përpara rritjes së
ofertes agregate, në nivelin e çmimeve do të kemi rritje inflacioniste. Ciklet e biznesit të
reçesionit dhe rimëkëmbjes janë pasojë e zhvendosjeve në ofertën agregate dhe kërkesën
agregate.

Politika Fiskale Ekspansioniste


Politika fiskale ekspansioniste rrit nivelin e kërkesës agregate, nëpërmjet rritjes së
shpenzimeve qeveritare ose reduktimit të taksave. Politika e zgjerimit mund ta bëjë këtë duke:
rritur konsumin me rritjen e të ardhurave te disponueshme nëpërmjet shkurtimeve në
taksimet mbi të ardhurat personale ose taksat mbi pagat;
rritur investimet me rritjen e fitimeve pas taksave nëpërmjet shkurtimeve të taksave te
biznesit; dhe

187
Makroekonomi 1

rritur blerjet qeveritare përmes rritjes së shpenzimeve nga qeveria për mallrat dhe
shërbimet përfundimtare
Politika fiskale shtrënguese bën të kundërtën: zvogëlon nivelin e kërkesës agregate duke ulur
konsumin, duke zvogëluar investimet dhe duke ulur shpenzimet qeveritare, ose nëpërmjet
shkurtimeve në shpenzimet qeveritare ose rritjes së taksave. Modeli i kërkesë agregate/ofertë
agregate është i dobishëm për të gjykuar nëse politika fiskale ekspansioniste ose shtrenguese
është e duhura.
Konsideroni së pari situatën në Figurën 10.4. Pikëprerja e kërkesës agregate (AD0) dhe
ofertës agregate (SRAS0) ndodh nën nivelin e PBB-së potenciale siç tregohet nga kurba
LRAS. Në ekuilibrin (E0), ndodh reçesioni dhe rritet papunësia. Në këtë rast, politika fiskale
ekspansioniste duke përdorur uljen e taksave ose rritjen e shpenzimeve qeveritare mund të
zhvendosë kërkesën agregate në AD1, më afër nivelit të punësimit të plotë perfundimtar.
Përveç kësaj, niveli i çmimeve do të rritet përsëri në nivelin P1 dhe nëPBB-në potenciale.

Figura 10.4 Politika fiskale ekspansioniste

A duhet që qeveria të përdorë ulje të taksave apo rritje të shpenzimeve, apo një përzierje të të
dyjave, për të kryer një politikë fiskaleekspansioniste? Zgjedhja midis përdorimit të mjeteve
tatimore ose shpenzimeve shpesh ka një nuancë politike. Si një deklaratë e përgjithshme,
konservatorët dhe republikanët preferojnë të shohin një politikë ekspansioniste fiskale të kryer
nga shkurtimet e taksave, ndërsa liberalët dhe demokratët preferojnë që kjo politikë
ekspansioniste fiskale të zbatohet përmes rritjes së shpenzimeve.
Konflikti mbi të cilin përdoret politika mund të jetë frustrues për ata që duan të kategorizojnë
ekonominë si "liberale" ose "konservatore", ose që duan të përdorin modele ekonomike për të
argumentuar ndaj kundërshtarëve te tyre politikë. Por modeli AD-AS mund të përdoret si nga
mbështetësit e qeverive të vogla, të cilët kërkojnë të ulin taksat dhe shpenzimet qeveritare, dhe
mbështetësit e qeverive të mëdha, të cilët kërkojnë të rrisin taksat dhe shpenzimet qeveritare.

188
Makroekonomi 1

Studimet ekonomike për programet specifike të taksimit dhe të shpenzimeve mund të


ndihmojnë në informimin e vendimeve në lidhje me atë nëse taksat apo shpenzimet duhet të
ndryshohen dhe në çfarë mënyrash. Në fund të fundit, vendimet për përdorimin e
mekanizmave tatimorë ose të shpenzimeve për të zbatuar politikën makroekonomike janë me
shume një vendim politik dhe jo thjesht një vendim ekonomik.

Politikat Fiskale Shtrënguese (Restriktive)


Politika fiskale gjithashtu mund të shkaktojë zhvendosjen e kërkesës agregate përtej PBB-së
potenciale në një mënyrë që çon në inflacion. Siç shihet në Figurën 10.5, një defiçit shumë i
madh buxhetor shtyn kërkesën agregate, kështu që ndërprerja e kërkesës agregate (AD0) dhe
ofertës agregate (SRAS0) ndodh në ekuilibrin E0, i cili është një nivel prodhimi mbi PBB-në
potenciale. Kjo nganjëherë njihet si një "ekonomi e mbinxehur", ku kërkesa është aq e lartë sa
ka presion rritës mbi pagat dhe çmimet, duke shkaktuar inflacionin. Në këtë situatë, politika
fiskale shtrenguese që përfshin reduktime të shpenzimeve ose rritjen e taksave mund të
ndihmojë në reduktimin e presionit në rritje në nivelin e çmimeve duke zhvendosur kërkesën
agregate në të majtë, në AD1 duke bërë që ekuilibrin e ri E1 të jetë në PBB potenciale, ku
kërkesa agregate pret kurbën LRAS.

Figura 10.5 Politika fiskale shtrënguese

Përsëri, modeli AD-AS nuk dikton se si duhet të kryhet kjo politikë fiskale shtrenguese. Disa
mund të preferojnë shkurtimet e shpenzimeve; të tjerët mund të preferojnë rritjen e taksave;
ndersa të tjerë ende mund të thonë se kjo varet nga situata specifike. Modeli vetëm
argumenton se, në këtë situatë, kërkesa agregate duhet të reduktohet.

189
Makroekonomi 1

Recensioni dhe Bum-i Zhbalancues


Konsideroni së pari situatën ku kërkesa agregate është rritur ndjeshëm, duke bërë që ekuilibri
të ndodhë në një nivel të prodhimit mbi PBB-në potenciale. Kjo situatë do të rrisë presionin
inflacionist në ekonomi. Udhëzimi politik në këtë mjedis do të ishte një dozë e politikës fiskale
shtrenguese, e zbatuar nëpërmjet një kombinimi të taksave më të larta dhe shpenzimeve më të
ulëta. Në një farë mase, të dyja ndryshimet ndodhin automatikisht. Nga ana e taksave, rritja e
kërkesës agregate do të thotë se punëtorët dhe firmat në të gjithë ekonominë fitojnë më shumë.
Për shkak se taksat bazohen në të ardhurat personale dhe fitimet e korporatave, rritja e kërkesës
agregate automatikisht rrit pagesat e taksave. Në anën e shpenzimeve, kërkesa agregate më e
fortë zakonisht do të thotë papunësi më të ulët dhe më pak pushime, dhe kështu ka më pak
nevojë për shpenzimet e qeverisë për përfitimet e papunësisë, mirëqenien, invalidet dhe
programe të tjera në rrjetin e sigurimeve shoqërore.
Proçesi punon edhe në të kundërt gjithashtu. Nëse kërkesa agregate do të binte ndjeshëm në
mënyrë që të ndodhte reçesioni, atëherë udhezimet do të ishin për një politikë ekspansioniste
fiskale - një përzierje e shkurtimeve të taksave dhe rritjes së shpenzimeve. Niveli më i ulët i
kërkesës agregate dhe papunësia më e lartë do të tentojnë të ulin të ardhurat personale dhe
fitimet e korporatave, një efekt që do të reduktojë automatikisht shumën e taksave. Papunësia
më e madhe dhe një ekonomi më e dobët duhet të çojnë në rritjen e shpenzimeve qeveritare
për përfitimet e papunësisë, mirëqenies dhe programe të tjera të ngjashme të brendshme.
Përveç kësaj, stabilizatorët automatikë reagojnë ndaj dobësimit të kërkesës agregate me
politikën fiskale ekspansioniste dhe reagojnë ndaj forcimit të kërkesës agregate me politikën
fiskale shtrenguese, siç sugjeron analiza AD / AS.
Shumica e ekonomistëve, madje edhe ata që janë të shqetësuar për një model të mundshëm të
defiçiteve të mëdha buxhetore të vazhdueshme, janë shumë më pak të shqetësuar ose madje
mjaft mbështetës për defiçitet më të mëdha buxhetore në afat të shkurtër të disa viteve gjatë
dhe menjëherë pas një reçesioni të rëndë.
Një vështrim prapa në historinë ekonomike ofron një ilustrim të dytë të fuqisë së stabilizantëve
automatikë. Tre bum-et më të gjatë ekonomike të shekullit të njëzetë ndodhën në vitet 1960,
1980, dhe periudhën 1991-2001. Një nga arsyet pse ekonomia ka rënë në reçesion më rrallë
në dekadat e fundit është se përmasat e shpenzimeve qeveritare dhe taksave janë rritur në
gjysmën e dytë të shekullit të njëzetë. Kështu, efektet e stabilizuesve automatike nga
shpenzimet dhe taksat janë tani më të mëdha se sa ishin në gjysmën e parë të shekullit të
njëzetë. Në ato kohë te hershme, permasat më te vogla te qeverisë i bëne stabilizatorët
automatikë shumë më pak të fuqishëm se në dekadat e fundit, kur shpenzimet qeveritare
shpesh mbizotërojnë në 20% të PBB-së ose më shumë.

Politikat Fiskale të Përkohshme dhe të Përhershme


Një shkurtim i përkohshëm i taksave ose rritja e shpenzimeve do të zgjasë në mënyrë eksplicite
vetëm për një vit ose dy, dhe pastaj të kthehet në nivelin e tij origjinal. Një shkurtim i
përhershëm i taksave ose rritjes së shpenzimeve pritet të qëndrojnë në vend për të ardhmen e
parashikueshme. Efekti i politikave fiskale të përkohshme dhe të përhershme në kërkesën
agregate mund të jetë shumë i ndryshëm. Konsideroni se si do të reagonit nëse qeveria njofton
190
Makroekonomi 1

një shkurtim taksash që do të zgjase një vit dhe pastaj do të shfuqizohet, në krahasim me
mënyrën se si do të reagonit nëse qeveria njofton një shkurtim të përhershem të taksave.
Shumica e njerëzve dhe firmave do të reagojnë më fort në një ndryshim të politikës së
përhershme sesa në një të përkohshme.
Ky fakt krijon një vështirësi të pashmangshme për politikën fiskale kundërciklike. Politika e
përshtatshme mund të jetë që të kemi një politikë fiskale ekspansioniste me defiçite të mëdha
buxhetore gjatë një reçesioni, dhe pastaj një politikë fiskale shtrenguese me sufiçite buxhetore
kur ekonomia te rritet mirë. Por nëse të dyja politikat janë ekskluzivisht të përkohshme, ato
do të kenë një efekt më pak të fuqishëm sesa një politikë e përhershme.
Kur një ekonomi rimëkëmbet nga një reçesion, ajo zakonisht nuk kthehet në formën e saktë
të mëparshme. Në vend të kësaj, struktura e brendshme e ekonomisë evoluon dhe ndryshon
dhe ky proçes mund të marrë kohë. Politika fiskale mund të rrisë kërkesën e përgjithshme, por
proçesi i ndryshimeve strukturore ekonomike - zgjerimi i një grupi të ri të industrive dhe
integrimi i punëtorëve në ato industri - në mënyrë të pashmangshme kërkon kohë.

Kufizimet e Politikës Fiskale


Politika fiskale mund të ndihmojë një ekonomi që po prodhon nën PBB-në e saj potenciale
për të zgjeruar kërkesën agregate në mënyrë që të prodhojë më pranë PBB-së potenciale, duke
ulur kështu papunësinë. Por politika fiskale nuk mund të ndihmojë një ekonomi të prodhojë
në një nivel prodhimi mbi PBB-në potenciale pa shkaktuar inflacion. Në këtë pikë, papunësia
bëhet aq e ulët sa punëtorët bëhen të pakte dhe pagat rriten me shpejtësi.

TERMA KYÇE
Stabilizatorë Automatikë - rregulla për taksat dhe shpenzimet që kanë efektin e ngadalësimit
të normës së rënies së kërkesës agregate kur ekonomia ngadalëson, dhe kufizimin e kërkesës
agregate kur ekonomia përshpejtohet pa ndonjë ndryshim shtesë në legjislacion
Buxhet i Balancuar - kur shpenzimet qeveritare dhe taksat janë të barabarta
Defiçiti Buxhetor - kur qeveria shpenzon më shumë para se sa merr nga taksat në një vit të
caktuar
Sufiçiti Buxhetor - kur qeveria merr më shumë para nga taksat sesa shpenzon në një vit
Politika Fiskale Shtrenguese - politika fiskale që zvogëlon nivelin e kërkesës agregate, ose
nëpërmjet shkurtimeve në shpenzimet qeveritare ose rritjes së taksave
Politika diskrete fiskale - qeveria kalon një ligj të ri që ndryshon në mënyrë eksplicite nivelet
e përgjithshme të taksave ose shpenzimeve me qëllim të ndikojë në nivelin e aktivitetit të
përgjithshëm ekonomik
Politika ekspansioniste fiskale - politika fiskale që rrit nivelin e kërkesës agregate, qoftë
nëpërmjet rritjes së shpenzimeve të qeverisë ose uljes së taksave
Borxhi kombëtar - shuma totale e akumuluar që qeveria ka huazuar, me kalimin e kohës, dhe
ende nuk është paguar

191
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Cila është arsyeja kryesore për implementimin e politikës fiskale shtrenguese në një kohë
të rritjes ekonomike të fortë?
2. Cila është arsyeja kryesore për implementimin e një politike fiskale ekspansioniste gjatë
një reçesioni?
3. Në një reçesion, a eshte sufiçiti ose defiçiti buxhetor aktual mbi ose nën buxhetin e
standardizuar të punësimit?

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Një qeveri fillon me një borxh total prej 3.5 miliardë dollarësh. Në vitin e parë, qeveria ka
një defiçit prej 400 milion dollarë. Në vitin e dytë, qeveria ka një defiçit prej 1 miliard
dollarë. Në vitin e tretë, qeveria ka një sufiçit prej 200 milion dollarë. Cili është borxhi i
përgjithshëm i qeverisë në fund të vitit të tretë?
2. Nëse një qeveri ka një defiçit buxhetor prej 10 miliardë dollarësh çdo vit për dhjetë vjet,
më pas një sufiçit prej $ 1 miliard për pesë vjet dhe pastaj një buxhet të balancuar për
dhjetë vjet te tjera, cili është borxhi i qeverisë?
3. Tregoni nëse politika fiskale ekspansioniste ose shtrenguese duket të jetë më e
përshtatshme në përgjigje të secilës nga situatat e mëposhtme dhe skico një diagramë duke
përdorur kërkesën agregate dhe kurbat e ofertës agregate për të ilustruar përgjigjen tuaj:
a. Një reçesion.
b. Një kolaps i tregut të aksioneve që i lëndon konsumatorët dhe besimin e biznesit.
c. Rritje jashtëzakonisht e shpejtë e eksporteve.
d. Inflacioni në rritje.
e. Një rritje në shkallën natyrore të papunësisë.
f. Një rritje e çmimeve të naftës.

192
Makroekonomi 1

KREU 11
KURSET E KËMBIMIT DHE QARKULLIMET
NDËRKOMBËTARE TË KAPITALIT

Bota ka mbi 150 monedha të ndryshme, nga monedha afghane i Afganistanit dhe leku
Shqiptar deri sa pershkohet i gjithe alfabeti e arrihet tek kwacha Zambiane dhe dollarit i
Zimbabve-s. Për transaksionet ekonomike ndërkombëtare, familjet ose firmat do të dëshirojnë
të shkëmbejnë një monedhë për një tjetër. Ndoshta nevoja për shkëmbimin e monedhave do
të vijë nga një firmë gjermane që eksporton prodhime në Rusi, por pastaj dëshiron të
shkëmbejë rublat ruse që ka fituar për monedhen euro, në mënyrë që firma të mund të paguajë
punëtorët dhe furnizuesit e saj në Gjermani. Ndoshta do të jetë një firmë e Afrikës së Jugut që
dëshiron të blejë një operacion minierash në Angolë, por për të bërë blerjen ajo duhet të
konvertojë randin e Afrikës se Jugut në kwanza-n Angole-ze. Ndoshta do të jetë një turist
Amerikan që do të vizitojë Kinën, i cili dëshiron të konvertojë dollarë Amerikanë në yuan
Kineze për të paguar faturën e hotelit.
Kurset e këmbimit ndonjëherë mund të ndryshojnë shumë shpejt. Për shembull, në Britaninë
e Madhe, paundi ishte i barazvlershem me 2 dollarë amerikane në pranverë të vitit 2008, por
gjashtë muaj më vonë vlente vetëm 1.40 dollarë amerikane. Për firmat e angazhuara në blerjen,
shitjen, huadhënien dhe huamarrjen ndërkombëtare, këto luhatje në kurset e këmbimit mund
të kenë një efekt të paparashikuar në fitimet.
Ky kapitull diskuton dimensionin ndërkombëtar të valutave, që përfshin konvertimet nga një
monedhë në tjetrën ne një kurs këmbimi. Një kurs këmbimi nuk është asgjë më shumë se një
çmim dmth, cmimi i një monedhe sipas monedhës tjetër - dhe kështu ato mund të analizohen
bazuar ne mjetet e kërkesës dhe ofertës. Moduli i parë i këtij kapitulli fillon me një pasqyrë të
tregjeve të këmbimit valutor: madhësia e tyre, aktoret kryesorë dhe fjalorin për diskutimin e
lëvizjeve të kurseve të këmbimit. Moduli në vijim përdor grafikët e kërkesës dhe të ofertes për
të analizuar disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë ndryshimet në kurset e këmbimit. Moduli
përfundimtar pastaj flet per bankën qendrore dhe politikën monetare në foton si me poshte.
Secili shtet duhet të vendosë nëse do të lejojë që kursi i tij i këmbimit të përcaktohet në treg
ose që banka qendrore të ndërhyjë në tregun e kursit të këmbimit. Të gjitha zgjedhjet për
politikën e kursit të këmbimit mund te kene karakter kompromisi dhe rreziku.

193
Makroekonomi 1

1 | SI FUNKSIONON TREGU I HUAJ I KËMBIMIT VALUTOR


Shumica e vendeve kanë monedha të ndryshme, por jo të gjitha. Ndonjëherë ekonomitë e
vogla përdorin monedhën e një fqinji më të madh ekonomikisht. Për shembull, Ekuadori, El
Salvadori dhe Panama-ja kanë vendosur të dollari-zojnë - domethënë, të përdorin dollarin
amerikan si monedhën e tyre. Nganjëherë kombet ndajnë një monedhë të përbashkët. Një
shembull i permasave te medha i një monedhe të përbashkët është vendimi i 17 kombeve
europiane, duke përfshirë disa ekonomi shumë të mëdha si Franca, Gjermania dhe Italia, për
të zëvendësuar monedhën e tyre të mëparshme me euro-n. Me këto përjashtime të theksuara
siç duhet, shumica e ekonomisë ndërkombëtare zhvillohet në një situatë me monedha të
shumta kombëtare ku të dy bashke , njerëzit dhe firmat duhet të konvertojne nga një monedhë
në tjetrën kur shesin, blejnë, punësojnë, huazojnë, udhëtojnë ose investojnë përtej kufijve te
tyre kombëtarë . Tregu në të cilin njerëzit ose firmat përdorin një monedhë për të blerë një
monedhë tjetër quhet tregu i këmbimit valutor. Ju jeni njohur me konceptin bazë të kursit të
këmbimit në kapitujt e mëhershëm. Në Tregtinë Ndërkombëtare dhe Qarkullimet e Kapitalit,
për shembull, ne kemi diskutuar se si përdoren kurset e këmbimit për të krahasuar statistikat
e GDP nga vendet ku GDP është matur në valuta të ndryshme. Megjithatë, këta shembuj të
mëparshëm e morën kursin aktual të këmbimit si të dhënë, sikur të ishte një fakt natyral. Në
realitet, kursi i këmbimit është një çmim - çmimi i një monedhe shprehur në terma të njësive
të një monedhe tjetër. Kuadri kyç për analizën e çmimeve, si në këtë kurs, në ndonjë kurs
tjetër të ekonomisë, në politikat publike apo në shembujt e biznesit, është operimi i ofertës
dhe i kërkesës në tregje.

Madhësia e tregjeve të huaja të këmbimit valuator


Sasitë e tregtuara në tregjet e huaja te kembimit valutor të lëne pa frymë. Një studim i bërë në
Prill të vitit 2013 nga Banka e Marrëveshjeve Ndërkombëtare, një organizatë ndërkombëtare
për bankat dhe industrinë financiare, zbuloi se në tregjet e huaja te këmbimit valutor
tregtoheshin 5.3 trilionë dollarë në ditë, gjë që e bën tregun e huaj te kembimit valutor tregun
më të madh në ekonominë botërore . E kundërta ndodhi ne SHBA për vitin 2013, GDP reale
ishte 15.8 trilionë dollarë në vit. Tabela 11.1 tregon monedhat më të zakonshme të tregtuara
në tregjet e huaja te kembimit valutor. Tregu i huaj i këmbimit valutor dominohet nga dollari
amerikan, monedhat e përdorura nga kombet në Evropën Perëndimore (euro, paundi britanik
dhe dollari australian), dhe jeni japonez.

194
Makroekonomi 1

Monedha % Shperndarja sipas tregtimit


Dollari Amerikan 87.00%
Euro 33.40%
Jeni Japonez 23.00%
Paundi Britanik 11.80%
Dollari Australian 8.60%
Franga Zvicerane 5.20%
Dollari Kanadez 4.60%
Pesos Meksikan 2.50%
Yuani Kinez 2.20%
Tabela 11.1 Monedhat e tregtuara më tepër në Tregjet e Huaja të Këmbimit Valutor në Prill,
2013 21

Kërkesat dhe Ofertat e Valutave në Tregjet e huaja te Këmbimit Valutor


Në tregjet e huaja te këmbimit valutor, kërkesa dhe oferta janë të ndërlidhura ngushtë, sepse
një person ose firmë që kërkon një monedhë duhet në të njëjtën kohë të ofroje një tjetër
monedhe dhe anasjelltas. Për të kuptuar këtë, është e dobishme të merren në konsideratë katër
grupe njerëzish ose firmash që marrin pjesë në treg: (1) firmat që janë të përfshira në tregtinë
ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve; (2) turistët që vizitojnë vendet e tjera; (3)
investitorët ndërkombëtarë që blejnë pronësi (ose aksione) të një firme të huaj; (4) investitorë
ndërkombëtarë që bëjnë investime financiare që nuk përfshijnë pronësinë. Le t'i marrim
parasysh këto kategori. Firmat që blejnë dhe shesin në tregjet ndërkombëtare zbulojnë që
kostot e tyre për punëtorët, furnizuesit dhe investitorët maten në monedhën e vendit ku kryhet
prodhimi i tyre, por të ardhurat e tyre nga shitjet maten në monedhën e vendit të ndryshëm ku
kryhen shitjet e tyre. Pra, një firmë kineze që eksporton jashtë vendit do të fitojë një monedhë
tjetër le te themi dollarë amerikanë - por do të ketë nevojë për Yuan kineze për të paguar
punëtorët, furnitoret dhe investitorët të cilët janë të vendosur në Kinë. Në tregjet e huaja te
këmbimit valutor, kjo kompani do të jetë një ofertues i dollarëve amerikanë dhe një kërkues i
yuan-it kinez. Turistët ndërkombëtarë do të ofertojnë monedhën e tyre për të marrë valutën e
vendit që po vizitojnë. Për shembull, një turist amerikan që po viziton Kinën do të ofertojë
dollarë amerikanë në tregun e huaj te kembimit valutor dhe do të kërkojë Yuan kinez.
Investimet financiare që i kalojnë kufijtë ndërkombëtarë dhe kërkojnë shkëmbimin e
monedhës, shpesh ndahen në dy kategori. Investimi i drejtpërdrejtë i huaj IHD (FDI) i
referohet blerjes së një firme (të paktën dhjetë përqind) në një vend tjetër ose fillimi i një
ndërmarrjeje të re në një vend të huaj. Për shembull, në vitin 2008, kompania belge e prodhimit
te birrës InBev bleu birrën amerikane Anheuser- Busch për 52 miliardë dollarë. Për të bërë
këtë blerje të një firme amerikane, InBev do të duhej të ofertonte euro (monedhën e Belgjikës)
në tregun e huaj te kembimit valutor dhe të kërkonte dollarë amerikanë. Lloji tjetër i
investimeve financiare ndërkombëtare, investimi ne aksione, përfshin një investim te paster
financiar që nuk imponon ndonjë përgjegjësi menaxhimi. Një shembull do të ishte një

21
http://www.bis.org/publ/rpfx13fx.pdf
195
Makroekonomi 1

investitor financiar i SHBA, i cili ka blere obligacione të lëshuara nga qeveria e Mbretërisë së
Bashkuar (UK), ose qe ka depozituar valute në një bankë britanike. Për të bërë investime të
tilla, investitori amerikan do të ofronte dollarë amerikanë në tregun e kembimit valutor dhe
do të kërkonte paund britanik. Investimet ne aksione shpesh lidhen me pritshmerite se si do të
ndryshojnë kurset e këmbimit valutor. Shihni investitorin financiar amerikan i cili po
konsideron blerjen e obligacioneve të lëshuara në Mbretërinë e Bashkuar. Për thjeshtësi,
injoroni çdo interes të paguar nga obligacioni (i cili do të jetë i vogël në një periudhë
afatshkurtër) dhe përqëndrohuni në kurset e këmbimit valutor. Le te themi që një paund
britanik aktualisht është i barasvlershëm me 1.50$ në monedhën amerikane. Megjithatë,
investitori beson se në një muaj, paundi britanike do të vlejë 1.60$ në monedhën amerikane.
Kështu, siç tregohet ne Figurën 11.1 (a), ky investitor do të kembejë 24,000$ për 16,000
paund britanik. Në një muaj, nëse parashikimi është i sakte ne vlerën 1.60 dollarë, atëherë
investitori i aksioneve mund të kembejë në SHBA dollarë amerikanë me kursin e këmbimit të
ri dhe të ketë 25.600 dollarë, nje fitim i kenaqshem. Një investitor ne aksione i cili beson se
kursi i këmbimit valutor për paundin do të anojë në drejtim te kundërt, gjithashtu mund të
investojë në përputhje me rrethanat. Le te themi që një investitor parashikon që paundi, tani
me vlerë 1.50$ në monedhën e SHBA, do të bjerë në 1.40$.
Me pas, siç tregohet në Figurën 11.1 (b), ai investitor mund të nisë me 20,000£ në monedhën
britanike (huazimi i parave nëse është e nevojshme), ta konvertoje atë në 30,000$ në
monedhën amerikane, te prese një muaj dhe me pas ti rikonvertoje në afërsisht 21,429 £
britanik, duke bërë serish një fitim të mirë. Natyrisht, ky lloj investimi nuk ka garanci dhe një
investitor do të pësojë humbje nëse kurset e këmbimit nuk ndryshojne siç ishte parashikuar.

Figura 11.1 Investitori në aksione duke bërë përpjekje për të përfituar nga ndryshimet e Kursit
të Këmbimit
196
Makroekonomi 1

Pritshmerite ne vleren e nje monedhe ne te ardhmen mund te drejtojne kerkesen dhe oferten
ne tregjet e kembimit valuator.
Shumë vendimmarrje
vlera e monedhës do të ndryshojë në një drejtim ose në nje tjetër. Paralelisht, ato përfshijnë
firma që përpiqen të mbrojnë veten nga ndryshimet në kurset e këmbimit. Imagjinoni që po
drejtoni një firmë amerikane që po eksporton në Francë. Ju keni nënshkruar një kontratë për
të ofruar produkte të caktuara dhe do të merrni 1 milion euro në vit nga ky moment. Por ju
nuk e dini se sa do të jetë kjo kontratë në dollarë amerikanë, sepse kursi i këmbimit të dollarit
/ euros mund të ndryshoje në vitin e ardhshëm. Le të themi që ju doni të dini me siguri se çfarë
rreziku do të ketë kontrata dhe të mos rrezikoni që euro të jetë me vlerë më pak në dollarë
amerikanë sesa eshte aktualisht. Ju mund të mbroheni, që do të thotë të përdorni një
transaksion financiar për të mbrojtur veten nga një rrezik nga një prej investimeve tuaja (në
këtë rast, rrezikun e monedhës se nënshkrimit te kontrates). Në mënyrë të veçantë, ju mund të
nënshkruani një kontratë financiare dhe të paguani një tarifë që ju garanton një kurs këmbimi
fiks ne një periudhe kohore nje vjeçare nga momenti aktual - pavarësisht se çfarë kursi
këmbimi valutor do të jete ne treg në atë kohë. Tani, është e mundur që euro të vlejë më shumë
dollarë se sa pas një viti, kështu që kontrata juaj mbrojtëse do të rezultoje e panevojshme dhe
ju do të keni paguar një shtese për asgjë. Por nëse vlera e euros në dollarë ulet, atëherë ju jeni
të mbrojtur nga kjo kontrate. Kontratat financiare si mbrojtje, ku palët dëshirojnë të jene te
mbrojtura nga lëvizjet e kursit të këmbimit, gjithashtu çojnë zakonisht në një seri investimesh
në aksione nga firma që merr një tarifë për të siguruar kete mbrojtje. Si investimet e huaja
direkte ashtu edhe investimet ne aksione përfshijnë një investitor që ofron monedhën vendase
dhe kërkon një monedhë të huaj. Me investime ne aksione më pak se dhjetë për qind e një
kompanie eshte blere. Si i tillë, investimi ne aksione shpesh bëhet me një fokus afatshkurtër.
Me investime të huaja direkte, blihet më shumë se dhjetë për qind e një kompanie dhe
investitori zakonisht merr disa përgjegjësi menaxheriale; kështu që investimet e huaja direkte
priren të kenë një fokus me afatgjatë. Si një çështje praktike, investimet ne aksione mund të
tërhiqen nga një vend shumë më shpejt se investimet e huaja direkte. Një investitor ne aksione
në SHBA që dëshiron të blejë ose të shesë obligacione të lëshuara nga qeveria e Mbretërisë së
Bashkuar mund ta bëjë këtë me një telefonatë ose me disa klikime të një kompjuter qendror.
Megjithatë, një firmë amerikane që dëshiron të blejë ose të shesë një kompani, si ajo që
prodhon pjesë automobilistike në Mbretërinë e Bashkuar, do të zbuloje që planifikimi dhe
kryerja e transaksionit zgjat disa javë, madje edhe muaj. Tabela 11.2 përmbledh kategoritë
kryesore te kërkuesve dhe ofertuesve të monedhës.

197
Makroekonomi 1

Tabela 11.2 Rreshtimet e Kërkeses dhe Ofertës në Tregjet e Këmbimit Valutor

Pjesëmarrësit në tregun e kursit të këmbimit


Tregu i këmbimit valutor nuk përfshin ofertuesit dhe kërkuesit fundorë të këmbimit valutor
që kërkojnë njëri-tjetrin. Nëse Martina vendos të largohet nga shtëpia e saj në Venezuelë dhe
të ndermarrë një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ajo nuk ka nevojë të gjejë një qytetar të
SHBA, i cili planifikon të marrë një pushim në Venezuelë dhe të beje nje ujdi tregtimi të
monedhave me njeri-tjetrin. Ndryshe nga ky rast, tregu i këmbimit valutor punon nëpërmjet
institucioneve financiare, dhe operon në disa nivele.
Shumica e njerëzve dhe firmave që shkëmbejnë sasi të konsiderueshme të monedhave shkojnë
në një bankë dhe shumica e bankave ofrojnë shërbime të këmbimit valutor për klientët. Këto
banka (dhe disa firma të tjera), të njohura si agjentet, me pas kryejne këmbimin valutor. Ky
quhet tregu ndërbankar.
Në ekonominë botërore, afërsisht 2.000 firma janë agjente të këmbimit valutor. Ekonomia e
SHBA ka më pak se 100 agjente të këmbimit valutor, por më të mëdhenjte 12 ose më shumë
agjente kryejnë më shumë se gjysmën e transaksioneve totale. Tregu i këmbimit valutor nuk
ka vendndodhje qendrore, por agjentët kryesorë mbajnë në vëzhgim njëri-tjetrin në çdo kohë.
Tregu i këmbimit valutor është shume i madh jo për shkak të kërkesave të turistëve, firmave,
apo edhe investimeve të huaja direkte, por përkundrazi për shkak të investimeve në aksione
dhe veprimeve të ndërlidhura të agjentëve të këmbimit valutor. Turizmi ndërkombëtar është
një industri shumë e madhe, që përfshin rreth 1 trilionë dollarë në vit. Eksportet globale janë
rreth 23% të PBB-së (GDP-se) globale; që është rreth 18 trilionë dollarë në vit. Investimet e
huaja direkte arritën nje total rreth 1.5 trilionë dollarë në fund të vitit 2013.
Këto sasi janë të pakta, krahasuar , nga 5.3 trilionë dollarë në ditë që tregtohen në tregjet e
këmbimit valutor. Shumica e transaksioneve në tregun e kembimit valutor janë për investime
ne aksione - lëvizjet relativisht afatshkurtra të kapitalit financiar midis monedhave - dhe për
shkak të veprimeve të agjentëve të mëdhenj të këmbimit valutor, ndërkohë që ata vazhdimisht
blejnë dhe shesin njëri me tjetrin.
198
Makroekonomi 1

Forcimi dhe dobësimi i monedhës


Kur ndryshojnë çmimet e shumicës së mallrave dhe shërbimeve, çmimi thuhet se "rritet" ose
"ulet". Për kurset e këmbimit, terminologjia është e ndryshme. Kur rritet kursi i këmbimit për
një monedhë, në mënyrë që shkëmbimet e kesaj monedhe për më shumë monedha të vendeve
te tjera, ky quhet vlerësim ose "forcim". Kur kursi i këmbimit për një monedhë ulet, ne menyre
që shkembimi i kesaj monedhë për më pak monedha të vendeve te tjera , kjo është referuar si
zhvleresim ose "dobësim". Për të ilustruar përdorimin e këtyre termave, e konsideroni kursin
e këmbimit midis dollarit amerikan dhe dollarit kanadez që nga viti 1980, siç tregohet në
Fgurën 11.2 (a). Aksi vertikal në Figurën 11.2 (a) tregon çmimin e 1$ në monedhën
amerikane, matur në varesi të monedhës kanadeze. Natyrisht, kurset e këmbimit mund të
lëvizin lart dhe poshtë në mënyrë të konsiderueshme. Një dollar amerikan shkembehej për
1.17 dollarë kanadezë në vitin 1980. Dollari amerikan u vlerësua ose u forcua në 1.39 dollarë
kanadezeë në vitin 1986, u zhvlerësua ose u dobësua në 1.15 dollarë kanadezë në 1991 dhe
më pas u vlerësua ose u forcua në 1.60 dollarë kanadezë deri në fillim në vitin 2002, u ul në
rreth 1.20 dollarë kanadezë në 2009 dhe më pas u shfaq një rënie e papritur në 2009 dhe 2010.
Njësitë në të cilat maten kurset e këmbimit mund të jenë konfuzuese sepse kursi i këmbimit
të dollarit amerikan matet duke përdorur një monedhë të ndryshme - dollarin kanadez. Por
kurset e këmbimit gjithmonë matin çmimin e një njësie të monedhës duke përdorur një
monedhë të ndryshme.

Figura 11.2 Forcimi ose vlerësimi kundrejt dobësimit ose zhvlerësimit.

Kurset e këmbimit priren të luhaten ndjeshëm, madje edhe midis kufijve te kompanive te
Shteteve te Bashkuara dhe Kanadase. Duke pare nga afër vlerat e kohës (vitet ndryshojnë pak
në këto grafike), është e qartë se vlerat në pjesën (a) janë një imazh i pasqyruar i pjesës (b), e
199
Makroekonomi 1

cila tregon se zhvlerësimi i një monedhe korrespondon me vlerësimin e tjetrës dhe anasjelltas.
Kjo do të thotë që kur krahasojmë kurset e këmbimit midis dy vendeve (në këtë rast, Shtetet
e Bashkuara dhe Kanada), zhvleresimi (ose dobësimi) i një vendi (dollari amerikan për këtë
shembull) tregon vlerësimin (ose forcimin) e monedhës tjetër (e cila në këtë shembull është
dollari kanadez). Duke pare kursin e këmbimit midis dy monedhave, vlerësimi ose forcimi i
një monedhe duhet të nënkuptojë zhvlerësimin ose dobësimin e tjetrit. Figura 11.2 (b) tregon
kursin e këmbimit për dollarin kanadez, të matur në dollarë amerikanë. Kursi i këmbimit i
dollarit amerikan të matur në dollarë kanadezë, të paraqitur në figurën 11.2 (a), është një imazh
i pasqyruar ne menyre perfekte me kursin e këmbimit të dollarit kanadez të matur në dollarë
amerikanë, të paraqitur në figurën 11.2 (b). Një rënie në raportin Kanada $ / U.S. $ do të thotë
një rritje në raportin U.S. $ / Kanada $ dhe anasjelltas. Me çmimin e një malli apo shërbimi
bazik, është e qartë se çmimet më të larta sjellin perfitime tek shitësit dhe dëmtojnë blerësit,
ndërkohë që çmimet më të ulëta sjellin përfitime tek blerësit dhe dëmtojnë shitësit. Në rastin
e kurseve të këmbimit, ku blerësit dhe shitësit nuk janë gjithnjë intuitive, është e dobishme të
gjurmojmë se si pjesëmarrësit e ndryshëm në treg do të afektohen nga një monedhë më e fortë
ose më e dobët. Marrim parasysh, për shembull, ndikimin e një dollari amerikan më të fortë
në gjashtë grupe të ndryshme të aktorëve ekonomikë, siç tregohet në Figurën 11.3: (1)
eksportuesit e SHBA shesin jashtë vendit; (2) eksportues të huaj (dmth firmat që shesin
importe në ekonominë e SHBA); (3) turistë amerikane jashtë vendit; (4) turistë të huaj që
vizitojnë Shtetet e Bashkuara; (5) Investitorët e SHBA-ve (ose investimet e huaja direkte ose
investimet në aksione) duke marrë parasysh mundësitë në vendet e tjera; (6) dhe investitorëve
të huaj duke marrë parasysh mundësitë në ekonominë e SHBA-ve.

Figura 11.3 Si ndikojnë ndryshimet e kursit të këmbimit në çdo grup?

Ndryshimet e Kursit të Këmbimit afektojnë eksportuesit, turistët dhe investitorët


ndërkombëtarë në mënyra të ndryshme.
Për një kompani amerikane që shet jashtë vendit, një dollar më i fortë amerikan është një bela.
Një dollar amerikan i fortë do të thotë se monedhat e huaja janë përkatësisht të dobëta. Kur
200
Makroekonomi 1

kjo firmë eksportuese fiton ne monedhe te huaj nëpërmjet shitjeve të eksporteve të saj dhe
pastaj i konverton ato në dollarë amerikanë për të paguar punëtorët, furnitoret dhe investitorët,
dollari më i fortë do të thotë që monedha e huaj blen më pak dollarë amerikanë sesa në qoftë
se monedha nuk do te ishte forcuar dhe se fitimet e firmës (të matura në dollarë) do te ulen. Si
rezultat, firma mund të zgjedhë të ulë eksportet e saj, ose mund të rrisë çmimin e shitjes, e cila
gjithashtu do të ulë eksportet e saj. Në këtë mënyrë, një monedhë më e fortë zvogëlon eksportet
e një vendi.
Në anën tjetër, për një kompani të huaj që shet në ekonominë e SHBA, një dollar më i fortë
është një bekim. Çdo dollar i fituar nëpërmjet shitjeve të eksportit, kur tregtohet përsëri në
monedhën vendase të firmës eksportuese, tani do të blejë më shumë nga monedha vendase
sesa pritej para se dollari të forcohej. Si rezultat, dollari më i fortë do të thotë se firma
importuese do të sigurojë fitime më të larta se sa pritej. Firma do të kërkojë të zgjerojë shitjet
e saj në ekonominë e SHBA, ose mund të ulë çmimet, gjë që gjithashtu do të çojë në shtimin
e shitjeve. Në këtë mënyrë, një dollar më i fortë amerikan do të thotë se konsumatorët do të
blejnë më shumë nga prodhuesit e huaj, duke zgjeruar nivelin e importeve të vendit.
Për një turist amerikan jashtë vendit, i cili e ka të domosdoshme këmbimin e dollarëve
amerikan për monedhë të huaj, një dollar më i fortë amerikan është një përfitim. Turistët
marrin më shumë monedhë te huaj për çdo dollar amerikan, dhe për pasojë kostoja e udhëtimit
në dollarë amerikanë është më e ulët. Kur monedha e një vendi është e fortë, është mirë që
qytetarët e atij vendi të udhëtojnë jashtë vendit. Imagjinoni një turist amerikan, i cili ka kursyer
deri ne 5,000$ për një udhëtim në Afrikën e Jugut. Në janar të vitit 2008, 1$ blinte 7 rande të
Afrikës së Jugut, kështu që turistët kishin 35,000 rande për të shpenzuar. Në janar te 2009, 1$
blinte 10 rande, kështu që turistët kishin 50.000 rande për të shpenzuar. Deri në janar te 2010,
1$ blinte vetëm 7.5 rande. Është e qartë se viti 2009 ishte viti i duhur për turistët e SHBA-ve
për të vizituar Afrikën e Jugut. Për vizitorët e huaj në Shtetet e Bashkuara, modeli i kundërt
është i vërtetë. Një dollar relativisht më i fortë amerikan do të thotë që monedhat e tyre janë
relativisht më të dobëta, kështu që kur të bejne konvertimet nga monedha e tyre në dollarë
amerikanë, ata kanë më pak dollarë amerikanë se më parë. Kur monedha e një vendi është e
fortë, nuk është një kohë veçanërisht e mirë për turistët e huaj që të vizitojnë.
Një dollar më i fortë dëmton perspektivat e një investitori financiar të SHBA i cili tashmë ka
investuar paratë në një vend tjetër. Një investitor financiar amerikan jashtë vendit duhet së
pari të konvertojë dollarë amerikanë në një monedhë të huaj, të investojë në një vend të huaj
dhe pastaj ta kthejë atë monedhë të huaj serish në dollarë amerikanë. Nëse ndërkohë dollari
amerikan do të bëhet më i fortë dhe kur monedhat e huaja do të dobësohen, atëherë kur
investitori do ti rikonvertoje në dollarë amerikanë, kursi i kthimit të atij investimi do të jetë
më i ulët se sa pritej fillimisht në kohën kur u krye.
Megjithatë, një dollar më i fortë amerikan rrit kthimet e një investitori të huaj duke vënë para
në një investim të SHBA. Ky investitor i huaj konverton nga monedha vendase në dollarë
amerikanë dhe kërkon një investim amerikan, ndërsa më vonë planifikon të kthehet në
monedhën vendase. Nëse, ndërkohë, dollari rritet, atëherë kur vjen koha për të kthyer nga
dollarë amerikanë në monedhë të huaj, investitori do të marrë më shumë valutë se ç'pritej në
kohën kur ishte bërë investimi origjinal.
201
Makroekonomi 1

Paragrafët e mësipërm fokusohen të gjithe në rastet kur dollari amerikan bëhet më i fortë.
Reagimet koresponduese të kenaqur ose të pakënaqur janë ilustruar në kolonën e parë të
figurës 11.3. Funksioni i mëposhtëm fokusohet analizimin në te kundert: pra një dollar më i
dobët.

Efektet e një Dollari më të dobët


Le të punojmë me efektet e një dollari më të dobët në një eksportues amerikan, një eksportues
të huaj në Shtetet e Bashkuara, një turist amerikan që shkon jashtë vendit, një turist i huaj që
vjen në Shtetet e Bashkuara, një investitor amerikan jashtë vendit dhe një investitor i huaj në
Shtetet e Bashkuara .
Hapi 1. Vini re se kërkesa për eksportet e SHBA është një funksion i çmimit të atyre
eksporteve, që varen nga çmimi i dollarit të këtyre mallrave dhe nga kursi i këmbimit te
dollarit në terma të monedhës së huaj. Për shembull, një automjet kamionçine Ford kushton
25,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara. Kur ajo shitet në Mbretërinë e Bashkuar, çmimi është
$ 25,000 / $ 1.50 për paundin britanik, ose 16,667£. Dollari afekton çmimin me të cilin
përballen të huajt që mund të blejnë eksportet e SHBA.
Hapi 2. Konsideroni se nëse dollari dobësohet, paundi rritet në vlerë. Nëse paundi rritet në
2.00$ për paund, atëherë çmimi i një automjet kamionçine Ford është tani 25,000$ / 2.00$ =
£ 12,500. Një dollar më i dobët nënkupton se monedha e huaj blen më shumë dollarë, që do
të thotë që eksportet e SHBA duken më pak të shtrenjta.
Hapi 3. Përmbledhim që një dollar amerikan i dobët çon në një rritje në eksportet e SHBA.
Për një eksportues të huaj, rezultati është pikerisht e kundërta.
Hapi 4. Supozojme se një birrari në Angli është e interesuar në shitjen e Bass Ale-s në një
dyqan ushqimesh në Shtetet e Bashkuara. Nëse çmimi i një pakoje me 6 cope Bass Ale është
6.00£ dhe kursi i këmbimit është 1.50$ për paund britanik, çmimi për dyqanin ushqimor është
6.00 × $ 1.50 = $ 9.00 për paketimin gjashtësh. Nëse dollari dobësohet në $ 2.00 për paund,
çmimi i Bass Ale është tani 6.00 × $ 2.00 = $ 12.
Hapi 5. Përmbledhim këtë, nga perspektiva e blerësve amerikanë, një dollar më i dobët do të
thotë që monedha e huaj është më e shtrenjtë, që do të thotë se mallrat e huaj janë më të
shtrenjte gjithashtu. Kjo çon në një rënie në importet e SHBA, gjë që është e keqe për
eksportuesin e huaj.
Hapi 6. Merrni parasysh turistët e SHBA që shkojnë jashtë vendit. Ata përballen me të njëjtën
situatë si një importues i SHBA-së, ata po blejnë një udhëtim të huaj. Një dollar më i dobët do
të thotë se udhëtimi i tyre do të kushtojë më shumë, pasi shpenzimi i caktuar ne monedhën e
huaj (p.sh. fatura e hotelit) do të marrë më shumë dollarë. Rezultati është se turistët nuk mund
të qëndrojnë aq gjatë jashtë vendit, dhe disa mund të zgjedhin të mos udhëtojnë fare.
Hapi 7. Konsiderojme se për një turist të huaj në Shtetet e Bashkuara, një dollar më i dobët
është një favor. Do të thotë që monedha e tyre zgjat më teper, kështu që kostoja e një udhëtimi
në Shtetet e Bashkuara do të jetë më e ulet. Të huajt mund të zgjedhin të bëjnë udhëtime më
të gjata në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë turistë të huaj mund të vendosin të ndermarrin
udhëtime në Shtetet e Bashkuara.

202
Makroekonomi 1

Hapi 8. Vërejme se një investitor amerikan jashtë vendit përballet me të njëjtën situatë si një
importues i SHBA-së, ata janë duke blerë një aset të huaj. Një investitor amerikan do të shohë
një dollar më të dobët si një rritje në "çmimin" e investimit, pasi i njëjti numër dollarësh do të
blejë më pak monedhe te huaj dhe kështu më pak asete të huaja. Kjo sjell zvogëlimin ne sasi
të investimeve amerikane jashtë vendit.
Hapi 9. Verejme gjithashtu se investitorët e huaj në Shtetet e Bashkuara do të kenë përvojën
e kundërt. Meqënëse monedha e huaj blen më shumë dollarë, ata me shume gjasa do të
investojnë në më shumë asete të SHBA-se.
Në këtë pikë, duhet të keni një nuhatje të mirë të aktorëve kryesorë në tregun e këmbimeve
valutore: firmave të përfshira në tregtinë ndërkombëtare, turistët, investitorët financiarë
ndërkombëtarë, bankat dhe agjentët e këmbimit valutor. Moduli i ardhshëm tregon se si mund
të përdoren mjetet e kërkesës dhe të ofertes në tregjet e kembimit valutor për të shpjeguar
shkaqet themelore të forcimit apo dobësimit te monedhave ("më e fortë" dhe "me e dobët" që
do trajtohen më shumë në pjesen mëposhtme.
Pse është një monedhë më e fortë jo domosdoshmërisht më e mirë? Një keqkuptim i
zakonshëm në lidhje me kursin e këmbimit është se një monedhë "më e fortë" ose "me e
vlerësuar" duhet të jetë më mirë se një monedhë "e dobët" ose "e zhveresuar". Në fund të
fundit, a nuk është e qartë se "i fortë" është më i mirë se "i dobët"? Por mos lejoni që
terminologjia tju ngatërrojë. Kur një monedhë bëhet më e fortë, në mënyrë që blen më shumë
monedha të tjera, ajo ju jep përfitime një pjese të ekonomisë dhe demton të tjerët. Monedha
më e fortë nuk është domosdoshmërisht më e mirë, por është e kunderta.

2 | KËRKESA DHE OFERTA NË TREGJET E KËMBIMIT VALUTOR


Tregu i këmbimit valutor përfshin firmat, ekonomitë familjare dhe investitorët të cilët
kërkojnë dhe ofrojnë monedhat që vijnë së bashku përmes bankave të tyre dhe agjentëve
kryesorë të këmbimeve valutore. Figura 11.4 (a) ofron një shembull për kursin e këmbimit
valutor midis dollarit amerikan dhe pesos meksikane. Aksi verti
kal tregon kursin e këmbimit për dollarë amerikanë, e cila në këtë rast matet në pesos. Aksi
horizontal tregon sasinë e dollarëve amerikanë që tregtohen çdo ditë në tregun e kembimit
valutor. Kurba e kërkesës (D) për dollarë amerikanë kryqezohet me kurbën e ofertes (S) të
dollarëve amerikanë në pikën ekuilibrit (E), që është një kurs këmbimi prej 10 pesos për dollar
dhe një shume totale prej 8.5 miliardë dollarë.

203
Makroekonomi 1

Figura 11.4 Kërkesa dhe Oferta për Dollarin e SHBA-ve dhe Pesos-in Meksikan

(a) Sasia e matur në aksin horizontal është në dollarë amerikanë dhe kursi i këmbimit në
boshtin vertikal është çmimi i dollarëve amerikan të matur në pesos meksikan. (b) Sasia e
matur në aksin horizontal është në pesos meksikane, ndërsa çmimi në aksin vertikal është
çmimi i pesës-ve të matura në dollarë amerikanë. Në të dy grafikët, pika e ekuilibrit te kursit
te këmbimit ndodh në pikën E, në kryqëzimin e kurbës së kërkesës (D) dhe kurbës së ofertes
(S).
Figura 11.4 (b) paraqet të njëjtin informacion te kërkeses dhe ofertes pare nga perspektiva e
pesos meksikane. Aksi vertikal tregon kursin e këmbimit për pesos meksikan, e cila matet në
dollarë amerikanë. Aksi horizontal tregon sasinë e pesos-ve meksikane të tregtuara në tregun
e kembimit valutor. Kurba e kërkesës (D) për pesos meksikan kryqezohet me kurbën e ofertes
(S) të pesos-ve meksikane në pikën ekuilibrit (E), që është një kurs këmbimi prej 10 centë në
monedhën amerikane për çdo pesos meksikane dhe një shume totale prej 85 miliardë pesos.
Vini re se te dy kurset e këmbimit janë inverse: 10 pesos per dollar është e njëjtë me 10 cent
për peso (ose $ 0.10 për peso). Në tregun aktual të këmbimit valutor, pothuajse e gjithë tregtia
për pesos meksikane bëhet për dollarin amerikan. Cilet faktorë do të shkaktonin zhvendosjen
e kërkesës apo të oferte, duke çuar kështu në një ndryshim në kursin e këmbimit të ekuilibrit?
Përgjigja për këtë pyetje do te diskutohet në seksionin në vijim.

Pritshmëritë rreth kursit të këmbimit valutor për të ardhmen


Një arsye për të kërkuar një monedhë në tregun e kembimit valutor është besimi se vlera e
monedhës ka premisa të rritet. Një arsye për të ofertuar një monedhë - domethënë, ta shesë atë
në tregun e këmbimit valutor - është pritja që vlera e asaj monedhe të bjerë. Për shembull,
imagjinoni që një gazetë biznesi lider , si Wall Street Journal apo Financial Times, lançon një
artikull që parashikon që pesos-i meksikan do të forcohet ne vlerë. Efektet e mundshme të një
artikulli të tillë janë ilustruar në Figurën 11.5. Kërkesa për pesos-in meksikan shkon në të
djathtë, nga D0 në D1, pasi investitorët bëhen të etur për të blerë pesos. Në anën tjetër, ofertimi
i pesos shkon në të majtë, nga S0 në S1, sepse investitorët do të jenë më pak të gatshëm te
204
Makroekonomi 1

heqin dorë. Rezultati është se ekuilibrimi i kursit te këmbimit valutor rritet nga 10 cent / pesos
në 12 cent / pesos dhe kursi i këmbimit valutor të ekuilibrit rritet nga 85 miliardë në 90
miliardë pesos kur ekuilibrimi lëviz nga E0 në E1.

Figura 11.5 Tregu i kursit të këmbimit valutor për pesos-in meksikan reagon ndaj
pritshmërive për kurset e ardhshme të këmbimit valutor

Një njoftim se kursi i këmbimit të pesos ka gjasa të forcohet në të ardhmen do të çojë në një
rritje te kërkesës për pesos-in në të tashmen nga investitorët që dëshirojnë të përfitojnë nga
vlerësimi. Ne menyre te ngjashme, do te bëjë qe investitorët te kene më pak të ngjarë të ofrojnë
pesos në tregun e kembimit valutor. Si zhvendosja e kërkesës në të djathtë dhe zhvendosja e
ofertes në të majtë, shkaktojnë një vlerësim të menjëhershëm në kursin e këmbimit valutor.
Figura 11.5 gjithashtu ilustron disa tipare të veçanta të diagrameve të kërkesës dhe ofertës në
tregun valutor. Në kontrast me të gjitha rastet e tjera të ofertës dhe kërkesës që ju keni
konsideruar, në tregun e këmbimit valutor, oferta dhe kërkesa zakonisht lëvizin njëkohësisht.
Grupet e pjesëmarrësve në tregun e këmbimit valutor si firmat dhe investitorët përfshijnë disa
që janë blerës dhe disa që janë shitës. Një pritshmëri për një ndryshim të ardhshëm në kursin
e këmbimit valutor ndikon tek te dy, blerësit dhe shitësit-dmth, ajo afekton si kërkesën dhe
oferten për një monedhë. Zhvendosjet në kurbat e kërkesës dhe ofertës jane shkak që kursi i
këmbimit të zhvendosen në të njëjtën drejtim; në këtë shembull, të dyja ato e bëjnë kursin e
këmbimit valutor të pesos më të fortë. Megjithatë, zhvendosjet në kërkesë dhe oferte punojnë
në drejtime te kundërta për sasinë e tregtuar. Në këtë shembull, kërkesa në rritje për pesos
shkakton rritjen e sasisë, ndërkohë që ofertimi në rënie i pesos po shkakton rënien e sasisë. Në
këtë shembull specifik, rezultati është një sasi më e lartë. Por në raste të tjera, rezultati mund
të jetë se sasia mbetet e pandryshuar ose e zvogëluar.
Ky shembull gjithashtu ndihmon për të shpjeguar pse kurset e këmbimit valutor shpesh lëvizin
pothuajse thelbësisht në një periudhë të shkurtër prej disa javësh apo muajsh. Kur investitorët
presin që monedha e një vendi të forcohet në të ardhmen, ata blejnë monedhën dhe e bëjnë atë
ti rritet vlera menjëherë. Vlerësimi i kesaj monedhe mund të çojë investitorët e tjerë që të
besojnë se vlerësimi i ardhshëm do të ngjasë - dhe kështu të çojë në vlerësim edhe më tej.
Ngjashëm, frika se një monedhë mund të dobësohet shpejt çon në një dobësim real të
205
Makroekonomi 1

monedhës, e cila shpesh përforcon besimin se monedha do të dobësohet edhe më tej. Kështu,
besimet në lidhje me itinerarin e ardhshem të kursit të këmbimit valutor mund të vetë-
përforcohen, të paktën për një kohë dhe një pjesë te madhe te tregtisë në tregjet e këmbimit
valutor duke përfshire agjentet që përpiqen të parakalojne njëri-tjetrin në atë drejtim qe kurset
e këmbimit valutor do të lëvizin më pas.

Dallimet ndërmjet vendeve në Kurset e Përfitimeve


Motivimi për investime, qoftë i brendshem apo i huaj, është të fitoni një te ardhur. Nëse kurset
e perfitimeve në një vend duken relativisht të larta, atëherë ai vend do të tentojë të tërheqë
fonde nga jashtë. Në anën tjetër, nëse normat e kthimit në një vend duken relativisht të ulëta,
atëherë fondet do të priren të largohen në ekonomi të tjera. Ndryshimet në pritshmerite e kursit
të perfitimit do të ndryshojnë kërkesën dhe oferten për një monedhë. Për shembull, imagjinoni
se normat e interesit rriten në Shtetet e Bashkuara në krahasim me Meksikën. Kështu,
investimet financiare në Shtetet e Bashkuara premtojnë një kthim më të lartë se ato të
mëparshme. Si rezultat, më shumë investitorë do të kërkojnë dollarë amerikanë në mënyrë që
ata të blejnë asete me interesa dhe pak investitorë do të jenë të gatshëm të ofrojnë dollarë
amerikanë me tregjet e kembimit valutor.
Kërkesa për dollarin amerikan do të zhvendoset në të djathtë, nga D0 në D1, dhe ofertimi do
të zhvendoset në të majtë, nga S0 në S1, siç tregohet në Figurën 11.6. Ekuilibri i ri (E1), do
të ndodhë me një kurs këmbimi prej nëntë pesos / dollar dhe sasi te njëjtë prej 8.5 miliardë
dollarësh. Kështu, një normë më e lartë e interesit ose shkalla e kthimit në krahasim me vendet
e tjera udhëheq monedhën e një kombi për ta vlerësuar ose forcuar dhe një normë më te ulët
interesi në krahasim me vendet e tjera, çon monedhën e një kombi drejt zhvlerësimit ose
dobësimit. Meqënëse banka qendrore e një kombi mund ta përdorë politikën monetare për të
ndikuar në normat e interesit, një bankë qendrore mund të shkaktojë ndryshime në kursin e
këmbimit gjithashtu - një lidhje që do të diskutohet më hollësisht më vonë në këtë kapitull.

Figura 11.6 Tregu i kursit të këmbimit valutor për dollarë amerikanë reagon ndaj normave të
larta të interesit
206
Makroekonomi 1

Një normë më e lartë e kthimit për dollarë amerikanë e bën më tërheqës posedimin e dollarëve.
Kështu, kërkesa për dollarë në tregun e këmbimeve valutore shkon në të djathtë, nga D0 në
D1, ndërsa ofertimi i dollarëve zhvendoset në të majtë, nga S0 në S1. Ekuilibri i ri (E1) ka një
kurs këmbimi më të fortë se ekuilibri origjinal (E0), por në këtë shembull, sasia e ekuilibrit të
tregtuar nuk ndryshon.

Inflacioni relativ
Nëse një vend përjeton një normë relativisht të lartë të inflacionit në krahasim me ekonomitë
e tjera, atëherë fuqia blerëse e monedhës së saj po gërryhet (minimalizohet), gjë që do të
tentojë të dekurajojë çdokënd që do të fitojë ose të mbajë monedhën.

Figura 11.7 tregon një shembull të bazuar në një episod të vërtetë në lidhje me pesos-in
meksikan. Në 1986-87, Meksika përjetoi një normë inflacioni prej mbi 200%. Jo çuditërisht,
meqë inflacioni në mënyrë dramatike ulte fuqinë blerëse të pesos në Meksikë, vlera e kursit
të këmbimit të pesos ra gjithashtu.

Siç është paraqitur në Figurën 11.7, kërkesa për pesos në tregjet e kembimit valutor është ulur
nga D0 në D1, ndërsa ofertimi i pesos është rritur nga S0 në S1. Shkalla e ekuilibrit të
këmbimit valutor ra nga 2.50 $ për pesos në ekuilibrin origjinal (E1) në $ 0.50 për pesos në
ekuilibrin e ri (E1). Në këtë shembull, sasia e pesos-ve të tregtuara në tregjet e kembimit
valutor mbeti e njëjtë, edhe kur kursi i këmbimit u ndryshua.

Figura 11.7 Tregjet e kursit të këmbimit valutor reagojnë ndaj inflacionit më të lartë

207
Makroekonomi 1

Nëse një monedhë po përjeton një inflacion relativisht të lartë, atëherë fuqia blerëse po
zvogëlohet dhe investitorët ndërkombëtarë do të jenë më pak të etur për ta mbajtur atë. Kështu,
rritja e inflacionit në pesos-in meksikan do të shkaktonte kërkesën për t'u zhvendosur nga D0
në D1, dhe ofertimi për tu rritur nga S0 në S1. Të dy lëvizjet në kërkesën dhe oferten do të
bënin që monedha të zhvlerësohet. Efekti mbi sasinë e tregtuar është shfaqur këtu si një rënie,
por në të vërtetë mund të jetë një rritje apo nje mosndryshim, në varësi të lëvizjeve aktuale të
kërkesës dhe ofertës.

Barazia e Fuqisë Blerëse


Gjatë periudhës afatgjatë, kurset e këmbimit valutor duhet të krijojne njëfarë lidhjeje me
fuqinë blerëse të monedhës në aspektin e mallrave të tregtuara ndërkombëtarisht. Nëse me një
kurs të caktuar të këmbimit valutor ishte shumë më lirë të blije mallra të tregtuara
ndërkombëtarisht - si nafta, çeliku, kompjuterët dhe makinat - në një vend sesa në një vend
tjetër, bizneset do të fillonin blerjen në vendin me te lirë, shitjen në vendet e tjera dhe te fusnin
fitimet ne xhep.
Për shembull, nëse një dollar amerikan vlen 1.60 $ në monedhën kanadeze, atëherë një makinë
që shitet për 20.000 dollarë në Shtetet e Bashkuara duhet të shitet për 32.000 dollarë në
Kanada. Nëse çmimi i makinave në Kanada ishte shumë më i ulët se 32.000 dollarë, atëherë
të paktën disa blerës të makinave amerikane do të konvertonin dollarët amerikanë në dollarë
kanadezë dhe do të blinin makinat e tyre në Kanada. Nëse çmimi i makinave ishte shumë më
i lartë se $ 32,000 te marra në këtë shembull, atëherë të paktën disa blerës kanadezë do të
konvertonin dollarë kanadezë në dollarë amerikanë dhe do të shkonin në Shtetet e Bashkuara
për të blerë makinat e tyre. Kjo njihet si arbitrazh, proçesi i blerjes dhe shitjes së mallrave ose
monedhave në të gjithë kufijtë ndërkombëtarë me fitim. Kjo mund të ndodhë ngadalë, por me
kalimin e kohës, do të detyrojë çmimet dhe kurset e këmbimit valutor për t'u vendosur ne nje
linje në mënyrë që çmimi i mallrave të tregtuara ndërkombëtarisht të jetë i ngjashëm në të
gjitha vendet.
Kursi i këmbimit valutor që barazon çmimet e mallrave të tregtuara ndërkombëtarisht midis
vendeve, eshte quajtur kursi i këmbimit valutor të barazise së fuqisë blerëse (GDP). Një grup
ekonomistësh në Programin e Krahasimit Ndërkombëtar, të drejtuar nga Banka Botërore, kanë
llogaritur kursin e këmbimit valutor të GDP për të gjitha vendet, bazuar në studime të
hollësishme të çmimeve dhe sasive të mallrave të tregtueshëm ndërkombëtarisht.
Kursi i këmbimit valutor të GDP ka dy funksione. Së pari, kursi i këmbimit valutor të GDP
shpesh përdoret për krahasimin ndërkombëtar të PBB-së (GDP) dhe statistikave të tjera
ekonomike. Imagjinoni se po përgatitni një tabelë që tregon madhësinë e PBB-së në shumë
vende në disa vite te fundit dhe për lehtësimin e krahasimit, po konvertoni të gjitha vlerat në
dollarë amerikanë. Kur futni vlerën për Japoninë, ju duhet të përdorni një kurs këmbimi jen /
dollar. Por a duhet të përdorni kursin e këmbimit të tregut apo kursin e këmbimit valutor te
GDP? Kurset e këmbimit të tregut kërcejnë lart e poshte. Në verën e vitit 2008, kursi i
këmbimit valutor ishte 108 yen / dollar, por në fund të vitit 2009 kursi i këmbimit valutor të
dollarit amerikan kundrejt jenit ishte 90 jen / dollar. Për thjeshtësi thuhet se GDP-ja e Japonisë
ishte 500 trilionë në dy vitet 2008 dhe 2009. Nëse përdorni kurset e këmbimit të tregut, GDP-
208
Makroekonomi 1

ja e Japonisë do të ishte 4.6 trilionë dollarë në vitin 2008 (dmth 500 trilionë dollarë /(108
yen/dollar)) 5.5 trilionë dollarë në vitin 2009 (që është, 500 trilionë ¥ /( 90¥ / dollar)).
Natyrisht, nuk është e vërtetë që ekonomia e Japonisë u rrit jashtëzakonisht shumë në 2009-
në fakt, Japonia kishte një reçesion ekonomik si pjesa tjetër më e madhe e botës. Shfaqja
etëm sepse kemi përdorur kursin e
këmbimit valutor të tregut, i cili shpesh ka rritje dhe rënie afatshkurtër. Megjithatë, kurset e
këmbimit valutor te GDP qëndrojnë mjaft konstante dhe ndryshojnë vetëm modestisht, nëse
ndodh, nga viti në vit. Funksioni i dytë i GDP është se kurset e këmbimit valutor shpesh do të
afrohen sa vjen e më afër me kalimin e kohes. Është e vërtetë se në periudhën afatshkurtër dhe
afatmesme, kur kurset e këmbimit përshtaten me normat relative të inflacionit, normat e fitimit
dhe pritshmëritë se si normat e interesit dhe inflacioni do të ndryshojne, kurset e këmbimit
valutor shpesh do të largohen nga kursi i këmbimit valutor të GDP për njëfare kohe. Por,
njohja e GDP do t'ju lejojë të gjurmoni dhe të parashikoni marrëdhëniet e kursit të këmbimit
valutor.

3 | EFEKTET MAKROEKONOMIKE TË KURSIT TË KËMBIMIT VALUTOR


Një bankë qendrore duhet të jetë e shqetësuar për kursin e këmbimit valutor për arsye të
shumëfishta: (1) Lëvizjet në kursin e këmbimit do të ndikojnë sasinë e kërkesës agregate në
një ekonomi; (2) luhatjet e shpeshta të konsiderueshme në kursin e këmbimit valutor mund të
prishin tregtinë ndërkombëtare dhe të shkaktojnë probleme në sistemin bankar të një shteti -
kjo mund të kontribuojë në një ekuilibër të paqëndrueshëm të tregut dhe flukseve të mëdha të
kapitalit financiar ndërkombëtar, që mund ta vendosë ekonominë në një reçesion të thellë nëse
investitorët ndërkombëtarë vendosin të lëvizin paratë e tyre në një vend tjetër. Le të
diskutojmë këto skenarë ne vijim.

Kurset e Këmbimit, Kërkesa Agregate dhe Oferta Agregate


Tregtia e jashtme e mallrave dhe shërbimeve zakonisht përfshin drejtimin e kostove të
prodhimit në një monedhë, ndërsa marrjen e të ardhurave nga shitjet në një monedhë tjetër. Si
rezultat, lëvizjet në kurset e këmbimit valutor mund të kenë një ndikim të fuqishëm në nxitjet
për eksportet dhe importet, dhe rrjedhimisht në kërkesën agregate në ekonomi si një e tërë.
Për shembull, në vitin 1999, kur euro së pari u bë një monedhë, vlera e saj e matur në
monedhën amerikane ishte 1.06 $ / euro. Deri në fund të vitit 2013, euro u rrit (dhe dollari
amerikan u dobësua përkatësisht) në $ 1.37 / euro. Konsideroni situatën e një firme franceze
që çdo vit ka shpenzime prej 10 milionë eurosh dhe shet produktet e saj në Shtetet e Bashkuara
për 10 milionë dollarë. Në vitin 1999, kur kjo firmë shndërroi 10 milionë dollarë në euro me

dhe pësoi një humbje. Në vitin 2013, kur po e njëjta firmë shndërroi 10 milionë dollarë në

mori rreth 7.3 milionë euro dhe humbje edhe më të madhe. Ky shembull tregon se si një euro

209
Makroekonomi 1

më e fortë dekurajon eksportet nga firma franceze, sepse i bën kostot e prodhimit në monedhën
vendase më të larta në krahasim me të ardhurat e shitjeve të fituara në një vend tjetër. Nga
këndvështrimi i ekonomisë amerikane, shembulli gjithashtu tregon se si një dollar i dobët
amerikan inkurajon eksportet.
Meqenëse rritja e eksporteve rezulton ne më shumë dollarë që futen në ekonomi dhe rritja e
importeve do të thotë se po dalin jashte më shumë dollarë, është e lehtë të konkludohet se
eksportet janë "të mira" për ekonominë dhe importet janë "të këqija", por ky eshte mbikëqyres
i rolit te kursit të këmbimit valutor. Nëse një konsumator amerikan blen një makinë japoneze
për 20,000 dollarë në vend të një makine amerikane për 30,000 dollarë, mund të jetë joshëse
të argumentojë se ekonomia amerikane ka humbur. Megjithatë, kompania japoneze do të
duhet të konvertojë ato dollarë në jen për të paguar punëtorët e saj dhe për të operuar ne
fabrikat e saj. Kushdo që blen këto dollarë do t'i duhet t'i përdorë për të blerë mallra dhe
shërbime amerikane, kështu që paratë rikthehen menjëherë në ekonominë amerikane. Në të
njëjtën kohë, konsumatori kursen para duke blerë një import më pak të shtrenjtë, dhe mund të
përdorë paratë shtesë për qëllime të tjera.

Luhatjet në kursin e këmbimit


Kurset e këmbimit valutor mund të luhaten shumë në nje afat të shkurtër. Një tjetër shembull
akoma, rupia indiane u zhvendos nga 39 rupia / dollar në shkurt 2008 në 51 rupia / dollar në
mars 2009, një rënie prej më shumë se një e katërta në vlerën e rupes në tregjet e kembimit
valutor. Figura 11.8 më heret tregoi se edhe dy ekonomi të zhvilluara ekonomikisht si Shtetet
e Bashkuara dhe Kanadaja mund të shohin lëvizje të konsiderueshme në kurset e këmbimit
valutor gjatë disa viteve. Për firmat që varen nga shitjet e eksportit, apo firmat që mbështeten
në inputet e importuara të prodhimit, apo edhe firmat e thjeshta te brendshme që konkurrojnë
me firmat e lidhura në tregtinë ndërkombëtare, të cilat në shumë vende shtojnë deri në gjysmën
ose më shumë të GDP të një vendi, kurset e këmbimit valutor mund të çojnë në ndryshime
dramatike në fitime dhe humbje. Pra, një bankë qendrore mund të dëshirojë që kurset e
këmbimit valutor të mos lëvizin shumë si pjesë e sigurimit të një klime të qëndrueshme
biznesi, ku firmat mund të përqendrohen në produktivitet dhe inovacion, jo në reagimin ndaj
luhatjeve të kursit të këmbimit valutor. Një nga efektet më shkatërruese ekonomikisht të
luhatjeve të kursit të këmbimit valutor mund të ndodhë nëpërmjet sistemit bankar. Shumica e
kredive ndërkombëtare maten në disa valuta të mëdha, si dollarë amerikanë, euro europiane
dhe jen japonez. Në vendet që nuk i përdorin këto monedha, bankat shpesh huazojnë fonde në
monedhat e vendeve të tjera, si dollarë amerikanë, por pastaj japin hua në monedhën e tyre të
brendshme. Zinxhiri i majtë i ngjarjeve në Figurën 11.8 tregon se si mund të funksionojë ky
model i huamarrjes ndërkombëtare. Një bankë në Tajlandë huazon një milion dollarë
amerikanë. Pastaj banka konverton dollarët në monedhën vendase - në rastin e Tajlandës,
monedha është baht - në një kurs prej 40 baht / dollar. Banka më pas ia jep baht-et një firme
në Tajlandë. Biznesi e ripaguan kredinë në baht, dhe banka e kthen atë në dollarë amerikanë
për të paguar huanë fillestare në dollare amerikan.

210
Makroekonomi 1

Figura 11.8 Huamarrja ndërkombëtare

Skenari i huamarrjes ndërkombëtare që përfundon në të majtë është një histori suksesi, por
skenari që përfundon në të djathtë tregon se çfarë ndodh kur kursi i këmbimit dobësohet.
Ky proçes i huamarrjes në një monedhë të huaj dhe huadhënies në një monedhë vendase mund
të funksionojë mirë, për sa kohë që kursi i këmbimit nuk ndryshon. Në skenarin e përshkruar,
në qoftë se dollari forcohet dhe baht dobësohet, shfaqet një problem. Zinxhiri i djathtë i
ngjarjeve në Figurën 11.8 ilustron atë që ndodh kur baht papritur dobësohet nga 40 baht /
dollar në 50 baht / dollar. Firma Tajlandeze ende ripaguan kredinë të plotë në bankë. Por, për
shkak të ndryshimit në kursin e këmbimit, banka nuk mund ta paguajë kredinë e saj në dollarë
amerikanë. (Sigurisht, nëse kursi i këmbimit do të kishte ndryshuar në drejtimin tjetër, duke e
bërë monedhën tailandeze më të fortë, banka mund të kishte realizuar një fitim të papritur të
madh.)
Në vitet 1997-1998, vendet e Azisë lindore, si Tajlanda, Koreja, Malajzia dhe Indonezia
përjetuan një zhvlerësim të thelle të monedhave të tyre, në disa raste 50% ose më shumë. Këto
vende po përjetonin flukse të konsiderueshme të kapitalit të investimeve të huaja, me
kredidhenien e bankave që u rritën me 20% në 30% në vit, nga mesi i viteve 1990. Kur kurset
e tyre të këmbimit valutor u dobësuan, sistemet bankare në këto vende falimentuan. Argjentina
përjetoi një zinxhir ngjarjesh të ngjashme në vitin 2002. Kur pesos argjentinas u zhvlerësua,
bankat e Argjentinës e gjetën veten të pamundur të paguajnë atë që kishin huazuar në dollarë
211
Makroekonomi 1

amerikanë. Bankat luajnë një rol jetësor në çdo ekonomi në lehtësimin e transaksioneve dhe
në marrjen e kredive për firmat dhe konsumatorët. Kur shumica e bankave më të mëdha të një
vendi falimentojne njëkohësisht, një rënie e thellë e kërkesës agregate qe rezulton ne nje
reçension te thellë. Meqënëse përgjegjësitë kryesore të një banke qendrore janë të kontrollojnë
ofertën e parave dhe të sigurojnë që sistemi bankar të jetë i qëndrueshëm, një bankë qendrore
duhet të shqetësohet nëse zhvlerësimi i madh dhe i papritur i kursit të këmbimit valutor do të
çojë shumicën e bankave ekzistuese të vendit në falimentim.

TERMA KYÇE
Vlerësim kur një monedhë është më e vlefshme përsa i përket monedhave të tjera; gjithashtu
i quajtur "forcimi"
Arbitrazh proçesi i blerjes së mallrave dhe shitjes se mallrave nëpër kufij për të përfituar nga
ndryshimet ndërkombëtare të çmimeve
Zhvlerësim kur monedha është më pak e vlefshme sesa i përket monedhave të tjera; i quajtur
edhe "dobësim"
Kursi i luhatshem i këmbimit valutor një vend lejon që vlera e monedhës së saj të
përcaktohet në tregun e kursit të këmbimit valutor
Investimet e huaja direkte (FDI) blerja e më shumë se dhjetë përqind të një firme ose fillimi
i një ndërmarrjeje të re në një vend tjetër
Tregu i këmbimit valutor tregu në të cilin njerëzit përdorin një monedhë për të blerë një
monedhë tjetër
Monedhe e perbashket kur një vend zgjedh të përdorë monedhën e një kombi tjetër

212
Makroekonomi 1

PYETJE PËR DISKUTIM

1. Si do të ndikojë një euro më i fortë agjentët ekonomikë në vijim?


a. Një eksportues britanik në Gjermani.
b. Një turist holandez që viziton Kilin.
c. Një bankë greke që investon në një bond qeveritar kanadeze.
d. Një eksportues francez në Gjermani.
2. Supozoni se Argjentina merr inflacionin nën kontroll dhe norma e inflacionit argjentinas
zvogëlohet ndjeshëm. Çfarë ka të ngjarë të ndodhë me kërkesën për Pesos argjentinase,
oferten e Pesos argjentinas, dhe kursit të këmbimit Peso / U.S.D ?
3. Ky kapitull ka shpjeguar se "një nga efektet më ekonomikisht shkatërruese të luhatjeve të
kursit të këmbimit mund të ndodhë nëpërmjet sistemit bankar", nëse bankat huazojnë nga
jashtë për të dhënë hua në vend. Pse kjo ka më pak gjasa të jetë një problem për sistemin
bankar amerikan?
4. Një ekonomi që lulëzon mund të tërheqë flukse tehyrjes se kapitalit financiar, të cilat
nxisin rritjen e mëtejshme. Por kapitali mund të qarkullojë lehtësisht nga vendi, duke çuar
në reçesion ekonomik. A është një vend ekonomia e të cilit po lulëzon, sepse ai vendosi të
stimulojë shpenzimet e konsumatorit që kanë më shumë ose më pak gjasa të përjetojnë
fluturimin e kapitalit se sa një ekonomi, bumi i të cilëve është shkaktuar nga shpenzimet
e investimeve ekonomike?
5. Si do të ndikonte një politikë monetare kontraktuese në kursin e këmbimit, eksportet neto,
kërkesën agregate dhe oferten agregate?
6. Një bankë qendrore mund të lejojë që monedha e saj të bjerë pafundësisht, por nuk mund
të lejojë që monedha e saj të rritet pafundësisht. Pse jo?

USHTRIME DHE PROBLEMA

1. Një paund britanik kushtoi 1.56 dollarë në dollarë amerikanë në vitin 1996, por 1.66 dollarë
në dollarë amerikanë në vitin 1998. A ishte pound më i dobët apo më i fortë kundrejt dollarit?
A u vlerësua apo zhvlerësua dollari kundrejt paund-it?

213
Makroekonomi 1

214

Copy protected with Online-PDF-No-Copy.com

You might also like