You are on page 1of 9

KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022

HEC “LUMZI”

Universiteti Politeknik I Tiranes


Fakulteti I Inxhinierise se Ndertimit
Inxhinieri Ndertimi
Master Shkencor Strukture I-C

PUNIM SEMESTRAL
HEC LUMZI

Punoi:Egli Kullolli Pranoi:Prof.Zenun Murataj

pg. 1
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”

1.Hyrje
Në studimin e përgjithshëm të shfrytëzimit hidroenergjitik të përroit të Lumzi (që në
pjesët e sipërme merr edhe emra të tjerë ,si përroi i Tuçit etj) shkalla e fundit është
HEC Lumzi,i konceptuar me digë që do të bëjë ngritje niveli dhe rregullim. Përroi
Lumzi është degë e rëndësishme e lumit Fan i Madh.
Zona ku ndërtohet diga dhe HEC Lumzi bëjnë pjesë në komunën Fushë Arrëz të
rrethit të Pukës.Me ndërtimin e rreth 7 km rrugë nyja e digës lidhet me rrugën
kombëtare Rrëshen-Fushë Arrëz në fshatin Breg. Zona mbështetet mbi formacione
bazë ultrabazikësh dhe sipas rajonit sizmik shqiptar të vitit 1979,përfshihet në zonë
me aktivitet 7 ballë Merkali(MSK-64).
Para vitit 1990,mbi lumin Fan i Madh janë studiuar një sëri hidrocentralesh,por që
nuk arritën të ndërtoheshin.
1.1.Skema e komponimit të hidrocentralit Lumzi (635-434).
Në përshtatje me kushtet natyrore hidrocentrali Lumzi shtrihet midis kuotave 635 m
dhe 434 m mbi nivelin e detit. Konfiguracioni topografik në planimetri i lumit ka bërë
të mundur se aksi i marrrjes ( vepra e marrrjes dhe diga ) të jetë në zonën e fshatit
Lumzi , në afërsi të lagjes Përbibaj dhe ndërtesa e centralit në kuotën më të ulët në
breg të lumit Fan i Madh.
Hidrocentrali Lumzi përbëhet prej këtyre veprave:
 Nyja e digës ;
 vepra e marrjes;
 tuneli i sjelljes ;
 tubacioni i turbinave;
 ndërtesa e centralit dhe lidhja me rrjetin energjetik.
Hidrocentrali Lumzi, është i tipit me digë, rezervuar dhe derivacion.
Diga ndërtohet në afërsi të Lagjes Përbibaj të fshatit Lumzi. Diga është prej mbushje
guri mbi bazment shkëmbor, ekran me gjeomembranë dhe ka lartesi 50 m. Nga
3
ndërtimi i digës krijohet një rezervuar me rreth 2 milion m ujë. Me vëllimin rregullues
prej 1 000 000 m³ rezervuari krijon kushte për një rregullim ditor apo edhe më tepër
të rrjedhjes. Tuneli zhvillohet nga kthesa e lumit në lagjen Përbibaj në drejtim të
luginës të përrroit të madh.Tubacioni i turbinave ka gjatësi 3.4 km duke u zhvilluar
edhe në tunel.Hidrocentrali ka kushte të përshtatshme të punojë edhe në kohë piku
të energjisë deri në ngarkesën e plotë të tij.Hidrocentrali ka këta parametra
energjetik N = 11000 kw dhe E = 37.50 milion kwh /vit.
Hidrocentrali Lumzi i me derivacion, digë e liqen është llogaritur për prurjen e
turbinave rreth 6.5 m3/sek. Llogaritjet energjetike u bazuan në shfrytëzimin e
rrjedhjes ujore të dhënë sipas kurbës së qëndrueshmërisë së prurjeve ditore duke
zbritur prurjet ekologjike, dhe prurjen për ujitje ( e cila figuron shumë e vogël, nga
mungesa e tokave ). Për qëllime të tjera në zonën e ndërtimit nuk ka përdorues.

pg. 2
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”

Parametrat kryesorë të miratimit janë:


*Vëllimi i plotë i rezervuarit është 2 000 000 m³,
*Vëllimi i vdekur 980 000 m³,
*Vëllimi rregullues 1 020 000 m³.
Sipas treguesve të sipërtreguar niveli i vdekur është pranuar në kuotën 626.00, që
përkon edhe kuotën nivelit të nivelit minimal të ujit me të cilin nga vepra e marrjes e
që është njëkohësisht edhe fillimi i tubacionit të turbinave merret prurja llogaritëse
prej 6.50 m³/s.Kuota minimale e përpunimit të rezervuarit për prodhim energjie është
620.00,për të cilën edhe prurja e turbinave bëhet zero.Niveli normal maksimal,që
përkon me vëllimin e plotë të rezervuarit është në kuotën 635.00.

2.Hidrologjia.
Zona e pellgut ujëmbledhës të rezervuari që krijohet nga diga e HEC Lumzi shtrihet
në nën ndarjen klimatike IIIa “Mesdhetare paramalore veriore”. Në përgjithësi klima e
zonës është mesdhetare malore me dimër të ashpër dhe të ftohtë dhe verë
relativisht të freskët.
Megjithëse zona në studim është e hapur nga perëndimi dhe është nën influencën e
detit, në situata të veçanta temperaturat minimale absolute kalojnë mbi -10 ºC për
shkak të rrymave ajrore të ftohta që vijnë nga lindja, vlera të cilat shkojnë deri në -20
ºC e përtej.
Në shpërndarjen e reshjeve në zonën në studim vihet re një uniformitet i
kënaqshëm. Sasia e reshjeve lëkundet nga 1800 mm deri në 2000 mm në vit në pika
më të lart të relievit këto vlera janë më të mëdha.
Në krahasim me vlerën mesatare të territorit Shqiptar (1400mm) kjo zonë renditet
ndër zonat më të lagëta të vendit.
2
Lumi i Zi ka një sipërfaqe ujëmbledhëse prej 65.3 km , gjatësi 23 km, lartësi
mesatare 608 m dhe pjerrësi mesatare 35.6 ‰.
Konfiguracioni orografik kushtëzon regjimin e reshjeve lidhur me faktin që në të
gjithë zonën që i është ekspozuar detit Adriatik, malet ushtrojnë një veprim të tille që
“kapin” rrymat dhe për rrjedhoje zonat malore të brendshme kane reshje shiu të
bollshme. Në pellgun e lumit të Zi gjatë periudhës se lagët (tetor-maj) bien afërsisht
82% e reshjeve vjetore. Ushqimi kryesor i lumit janë reshjet në forme shiu dhe bore.
Duke qene se në Lumin e Zi nuk ka të dhëna për prurjet e ujit, është menduar që për
llogaritjen e parametrave hidrologjike të akseve të veprave të marrjes të përdoret
metoda e analogjisë. Nisur dhe nga distanca mjaft e afërt e derdhjes se Lumit të Zi
në Fanin e Madh me vendmatjen e Bregut jemi të mendimit që të dhënat e
vendmatjes se Bregut të konsiderohen si analog për lumin e Zi.

2.1.Vepra e marrjes Hec-i Lumzi ndodhet në lumin e Lumziut rreth kuotës


595 m mbi nivelin e detit. Vendoset në shpatin e djathtë të digës, në formacionet
pllagjiogranitike të tipit andezite. Shpati ku do të inkastrohet vepra paraqitet i
0
qëndrueshëm. Në këtë pozicion shpati ka kend rënie 30-35 . Në këtë aks sipërfaqja

pg. 3
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”

2
ujëmbledhëse ka rezultuar S = 59.0 km . Për aksin e veprës se marrjes të hec-it
2
Lumzi, është pranuar moduli prej q = 46 l/s/km . Duke ditur se sipërfaqja
2
ujëmbledhëse deri në aksin e veprës se marrjes është 59 km rezulton se prurja
3
mesatare vjetore është 2.71 m /s.

3.1.KUSHTE HIDROGJEOLOGJIKE Në vlerësimin hidrogjeologjik të zonës së


digës dhe të veprave të H/C Lumzi, vihet re një prani jo e vogël rrjedhash ujore
sipërfaqesore, të cilat shfaqen në luginë nga Tuçi e deri në lumin Fan i Madh. Këto
rrjedha janë përrenj malorë me ujra të shumtë në periudhën e dimrit e mjaft të vogël
në periudhën e verës.
Rrjedha kryesore, ajo e përroit të Lumit të Zi, ka shtrat të gjërë deri në 20 m në
rrjedhën e sipërme. Në përgjithësi edhe në periudhën e thatë, përroi ka rrjedhe ujore
dhe nuk thahet. Ujrat nëntokësore shfaqen në sipërfaqe me një numër burimesh, të
cilët janë në përgjithësi në shpatet e lartë më të ulët me debit deri 100–150 l/orë.
Burimet ujore janë kryesisht ujra që dalin në zonat me çarshmëri të zhvilluar dhe

pg. 4
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”

thyerjet e prishjet tektonike.Në përgjithësi zona e veprave nuk ka ndikim nga


veprimtaria e ujrave sipërfaqësore e nëntokësore.

3.2.PROCESET E DUKURITЁ GJEODINAMIKE


Këto dukuri në zonën e veprave për shkak të natyrës dhe ndërtimit gjeologjik
të zonës në përgjithësi,kanë zhvillim e përhapje mjaft të kufizuar.Ndër dukuritë që
gjejnë zhvillim janë përajrimi,erozioni dhe shëmbjet apo shkëputjet e masiveve
shkëmbore. Përajrimi apo tjetërsimi i shkëmbinjëve gjen zhvillim në pjesët e shpatit
që janë të ndërtuara nga shkëmbinj të prekur fuqishëm nga çarshmëria,apo me veti
të ulëta fiziko–mekanike. Erozioni prek zonat ku janë të zhvilluara e të përhapura
depozitimet e mësipërme.Kjo zonë është jashtë vendkalimit të veprave.Duke qënë
se në tërësi shpatet e luginës janë të ndërtuar nga shkëmbinj me veti të mira e
qëndrueshmëri të lartë,ky fenomen nuk vrojtohet në zona të tjera.

3.3.3. MATERIALET E NDERTIMIT


Diga nga ana konstruktive do te perfaqesohet me mbushje te trupit te saj me
material vendi dhe ekran me veshje gjeomembranë. Trupi i diges i cili do te
ndertohet me material vendi, me mbushje materiali te ngurte dhe me nje ekran
izolues ne pjesen e skarpates se siperme, kerkon specifikisht materialet ndertimit per
mbushjen e saj. Per ndertimin e diges do te perdoret materiali rrethanor qe ndodhet
ne afersi te saj (shih planimetrine e diges). Materiali do te merret nga masivet
shkembor te efuziveve te andeziteve, pasi jane bete te gjitha analizat e te dhenave
fiziko-mekanike te ketyre materialeve sipas kerkeses qe do te paraqitet nga
projektuesi. Ky material sipas studimit te kryer do te merret ne pjesen e siperme te
aksit te diges (karriera nr.1) sipas planimetrise, duke krijuar karriera me plasje te
formacioneve shkembore dhe pas perpunimit mekanik te tyre. Te dhenat fiziko-
mekanike te materialeve qe do te perdoren per ndertimin e trupit diges duhet te
plotesojne kerkesat e meposhtme :
Granulometria.

Zona ku do te merret materiali mbushes per trupin e diges, do te nxirret nga masivi
shkembor pas shperthimit me eksploziv. Pas ketij shperthimi do te pregatitet
granulometria e tij brenda zones se kurbave (shih. garfiket).

pg. 5
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”


Gjate ndertimit te diges.
Keto materiale te pregatitura sipas kesaj granulometrie do te hidhen ne trupin e
diges ne shtresa me trashesi 1.5 m, te nivelohen me buldozer te rend dhe te
ngjishen me rul vibrues metalik te peshave te renda dhe te kete jo me pak se 3000
vibrime/minute.
Ngjeshja e materialit mbushes.
Per kryerjen e ketij procesi materiali i ngjeshur duhet te arrij gamen e skeletit
3
¥skeletit= 2.0 T/m .
3
Per peshen vellimore te skeletit ¥skeletit= 2.0 T/m .

Duhet te realizohen keto tregues te porozitetit :


Poroziteti....................................28.6 %

Koeficienti i porozitetit................0.400

Komprimimi i materialit mbushes.

Sipas ngarkesave vertikale ( σ1 ) , per llogaritje te projektimit, te merren koeficientet


e meposhtem te komprimimit te materialit mbushes :
2
1.Koeficienti i ngjeshmerise........................A (kg/cm ).
2
2.Moduli i kompresionit..............................E (kg/cm )
2
3.Moduli i deformimit te pergjithshem.........E0 (kg/cm )

pg. 6
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”

4.1. Diga me material vendi


Diga ka lartësi 50 m,gjatësi në kurorë l=123 m.Mbi bazën e rekomandimeve dhe
shëmbujve të digave të ndërtuara gjërësia e kurorës është pranuar b=6.0 m , faqja e
anës së sipërme dhe ajo e poshtëme është pranuar 1:1.45. Në kurorë është
parashikuar një parapet betonarme me lartësi 1.30 m që vlen për mbrojtjen nga
dallga ,lidhjen me ekranin si dhe zvoglon edhe vëllimin e mbushjes së digës.
Materiali i ndërtimit do të jetë guri i dalë nga shpërthime masive dhe i përpunuar me
ngjeshje me shtresa me trashësi 0.8 m rreth 10 kalime me rrul vibrues 16-20 ton si
dhe duke u lagur me ujë.Kjo teknologji do të bëjë që guri i zonës të kthehet në çakëll
duke fituar një ngjeshje shumë të mirë .Stabilizimi i mbushjes deri në masën 50
pëqind do të arrihet brënda kohës së ndërtimit. Vëllimi i digës arrin në 179200 m³
mbushje.

4.2.Ekrani i digës
Ёshtë parashikuar me veshje me fletë gjeomembranë me trashësi 3 mm,prodhime të
firmës italiane CARPI (po ajo që ka furnizuar edhe gjeomembranën e digës së
Bovillës) nga kuota 638.00 deri në një mur betoni në fund të skarpatës së sipërme
që ka kuotën 594.00,deri sa lidhet me brigjet.Ekrani do të ketë një shtresë mbrojtëse
prej betoni me trashësi 15 cm.Nën ekran do të jetë një shtresë mbështetëse filtri, të
ngjeshur,me me material guror me gjërësi 3.0 m(horizontalisht),me diametër 5 deri
50 mm,i stabilizuar me çimento.Gjatë gjithë perimetrit të digës , ekrani do të lidhet
me një jastëk betonarme.Jastëku betonarme ose pllaka e çimentimit do të shërbejë
për të bërë shpimet dhe perden e çimentimit ,që janë trajtuar më hollësisht në
paragrafin përkatës.Në kontaktin ekran mbushje dige do të jetë një shtresë filtri
.Sipërfaqja e ekranit arrin në 9100 m².

pg. 7
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”

4.3.Perdja e kundërfiltrimit
Për të zvogluar deri në eliminim të filtrimeve dhe të presionit të tyre në bazën digës
është parashikuar perdja e çimentimit deri në një thellësi deri në 40 m (në zonën
qëndrore) në 3(tre)radhë.Në planimetri puset(sondat) e çimentimit janë të
vendosura çdo 2.5 m në drejtim të gjatësisë në formë shahu.Largësia ndërmjet
radhëve është 1.0 m. Puset e mesit janë 0.6 H ,ku H është thellësia e puseve
anësorë. Në anën e majtë të digës,duke u nisur nga kurora e saj,çimentimet
anësore venë deri në 20 m,ndërsa ato të mesit deri në thellësinë 12 m. Në anën e
djathtë perdja e çimentimit lidhet me murin kapërderdhës të shkarkuesit
katastrofik.Pastaj,çimentimet ndjekin linjën e këtij muri deri sa arrijnë kuotën 639.30
tek rruga dhe në vazhdim ndjek trasenë e rrugës duke intersektuar edhe tunelin e
veprës së marrjes. Gjatësia e perdes së çimentimeve arrin deri në 282.67 m,me
363 puse dhe me rreth 9250 m gjatësi çpimi.

4.4.Instrumentimi i digës
Për të pasur një kontoll të efektiv të ecurisë së jetës së digës gjatë shfrytëzimit të
saj,janë parashikuar 3(tre) pika fikse në kurorë të digës,që do të vlejnë për matjen e
spostimeve vertikale dhe horizontale të digës,5(pesë) puse pjezometrik për matjen e
niveleve të ujrave në bazament dhe në trupin e digës,2(dy) sizmograf
akselerometra:një vendoset në kurorë të digës dhe tjetri në find të skarpatës ,në
bazamentin e saj.Gjithashtu është vendosur një aparat matës për presionin e ujit
menjëherë pas perdes së çimentimit, ngjitur me murin mbështetës.

4.5.Shkarkuesi katastrofik
Kemi zgjedhur kapërderdhësin me profil praktik rrethor (me vakum) që plotëson
kushtet për aftësi shkarkuese të madhe dhe gjatësi më të vogël se të tjerët. Pjesa
më e madhe e gërmimeve shkëmbore të shkarkuesit katastrofik ,rreth 40 000
m³,janë parashikuar të hidhen në digë për mbushje.

4.6.Tuneli i devijimit
Tuneli ka gjatësi 190 m,seksion tërthor 3.5x3.80 m dhe vishet me një shtresë
torkreti.Brenda tunelit të devijimit është parashikuar montimi i tubit me diametër
609.6 mm për zbrazjen e rezervuarit deri në kuotën 609,00.Shkarkimi nga tubi
komandohet me një saraçineskë në dalje të tunelit të devijimit.Tubi do të jetë i fiksuar
në tabanin e tunelit dhe do të jetë i mbërthyer në bllokun e bllokazhit të tunelit të
devijimit.

4.7.Prita provizore
Prita provizore do të ndërtohet deri në kuotën 610.00,që krijon kushtet optimale për
devijimin e rrjedhjes së lumit, kushtet e sigurisë për ndërtimin e digës si dhe kushtin
ekonomik të pranueshëm.Prita ndërtohet me material të gërmuara nga tuneli i
devijimit me skarpata 1:1.5 nga ana e sipërme dhe 1:1.1 nga ana e poshtëme.
Nga ana e sipërme është veshur me beton të armuar konstruktivisht me një zgarë
hekuri dhe e ndarë me fuga të trajtuara me llaç bituminoz.
Prita ka rreth 16 000 m³ mbushje me material të gërmuar nga tunelet,280 m³
betone,2.5 ton hekur etj.

pg. 8
KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2022
HEC “LUMZI”

4.8.Rrugët e veprës. Për ndërtimin dhe shfrytëzimin e veprës janë


parashikuar këto rrugë. *Rruga lidhëse nga rruga kombëtare Rrëshen-Fushë
Arrëz.Kjo rrugë kalon me urë lumin Fan i Madh dhe ndjek trasenë e tubacionit të
turbinave deri në dalje të tunelit të derivacionit.Më tej kjo rrugë ngjitet deri sa lidhet
me kantjerin e ndërtimit dhe shfrytëzimit të nyjes së digës Lumzi me gjatesi rreth 7.5
km. *Rruga e ndërtimit dhe shfrytëzimit që lidh veprën e marrjes,shkarkuesin
katastrofik dhe daljen e tunelit të devijimit. *Edhe diga, në kurorë, është konceptuar
me rrugë. **Ndërtimet e kantierit të ndërtimit do të kenë të përfshirë ambientet e
laboratorit të nndërtimit si dhe ato ku do të mbahen kampionet.Po ky kantier do të
përshtatet edhe për periudhën e shfrytëzimit

5.Zbrazja e rezervuarit
Gjëndja e digës është e kërcënuar dhe rrezikohet nga shkarkimi i sforcuar kur niveli
maksimal i ujit arrin kuotën e sipërme të parapetit 639.30 .Në këtë rast rrezikohet
diga vetëm për 0.045426 orë (2.726 minuta) për kaq kohë sa shkarkuesi
katastrofik,tubacioni i turbinave dhe tubi i zbrazjes të ulin nivelin deri në kuotën
637.90 që është dhe niveli kontrollues me 0.1% .Në këtë rast prurja maksimale që
do të punojë shkarkuesi katastrofik do lëvizë nga 796÷ 440 m³/s. Për nivele të tjera
më të ulta se 637.90 vepra është e siguruar.

6.Përhapja e valës së ujit në rastin e shkatërrimit të digës


.Sipas llogaritjeve del se nivelet që përshkon vala e ujit nuk përbëjnë problem për
pasurinë dhe jetën e qytetarëve ,si në përroin e Lumzisë ashtu edhe në lumin Fan i
Madh.
Me skenarin e kapërcimit të ujit mbi digë ,diga me material vendi shkatërrohet për 15
minuta dhe krijon një prurje maksimale prej 5500 m³/s.

pg. 9

You might also like