You are on page 1of 27

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I INXHINIERISE SE NDERTIMIT


DEGA : GJEODEZI
GRUPI : 𝐼𝐼 𝐴

Projekt Kursi

Punoi : Nikolina Zallëmi Pranoi : Prof.Ethem Bejko

Tirane 2020
Kerkesa:

Ne harten me nomenklature K-34-137-C-d ( Gjirokaster) te projektohet rrjeti


gjeodezik i cili do te sherbeje per te mbeshtetur punimet gjeodezike qe do te
kryhen per rikonstruksionin e rruges automobilistike Dervician- Goranxia –
Vanistra –Haskova :

G.m.k ne percaktimin e pikave te ketij rrjeti eshte mt = ± 0.2 m.

Projekti duhet te perfundoje brenda muajit Korrik te ketij viti.


Permbajtja
Kapitulli I: Qellimi dhe rendesia e projektit ................................................................faqja 4
-Qellimi i punimeve
-Rendesia e rrjetit
-Zhvillimi ekonomik dhe kulturor i rajonit
-Afati i ndertimit te rrjetit
Kapitulli II: Pershkrimi fiziko-gjeografik i zones.........................................................faqja 4 - 6
-Percaktimi gjeografik i zones se dhene
-Relievi
-Ndertimi gjeologjik
-Bimesia
-Hidrografia
-Klima
-Zonat e banuara
-Rrjeti i komunikacionit
Kapitulli III:Punimet gjeodezike ekzistuese................................................................faqja 6
-Punimet gjeodezike te kryera me pare
-Pikat gjeodezike kryesore
-Gabimi i pozicionit te pikave
Kapitulli IV: Projektimi i rrjetit gjeodezik..................................................................faqja 6 - 26
-Forma e rrjetit
-Shkallezimi i rrjetit
-Gjatesia e brinjes mesatare
-Projektimi dhe vleresimi i bazave dhe kendeve te drejtimit fillestar
-Dendesia e pikave te rrjetit
-Saktesia e pikave te rrjetit
-Instrumenti dhe karakteristikat e tij
-Metodika e matjeve te kendeve horizontale dhe zenitale
-Percaktimi i elementeve te centrimit dhe te reduktimit
-Metodika e percaktimit te kuotave te pikave
-Orientimi i rrjetit
-Vleresimi i rrjetit gjeodezik me formulat e zinxhirit
-Vleresimi i rrjetit gjeodezik me formulat e rrjetit
-Ndertimi i sinjaleve dhe vendosja e centrave.
-Te dhenat kryesore teknike te rrjetit
-Plani kalendarik i punimeve
-Perfundime dhe rekomandime
Kapitulli I : Qellimi dhe rendesia e projektit

• Qellimi i punimeve
➢ Qellimi paresor eshte mbeshtetja e punimeve gjeodezike per rikonstruksionin e
rruges automobilistike.
Projekti parashikon rikonstruksionin e rrugeve lidhese te fshatrave Dervician, Goranxia,
Vanistra, Haskova. Keto rruge bejne lidhjen e ketyre fshatrave me qytetin e Gjirokastres dhe
jane pjese e superstrades Janine- Gjirokaster .
Projektimi i rrjetit ka si qellim sjelljen e kesaj rruge automobilistike brenda parametrave
normale te qarkullimit. Ketu perfshihet riparimi i pjeseve qe kane nevoje per riparime,
zgjerimi dhe mbishtresa ne disa seksione te rruges.
Numri i popullsise qe perfitojne nga zbatimi i projektit eshte rreth 3000 banore.Ai ze nje
siperfaqe prej 16.7 km2.
➢ Qellimi dytesor:
Vjen nga fakti se ky rrjet mund te sherbeje ne te ardhmen edhe per rilevime te
tjera topografike.
• Rendesia e rrjetit
• Zhvillimi ekonomik dhe kulturor i rajonit
• Afati i ndertimit te rrjetit
Me plotesimin e qellimit kryesor te ndertimit te rrjetit, vepra merr rendesi nga ana
sociale, ekonomike dhe kulturore.
Ky projekt permireson kushtet e qarkullimit duke sjelle ne kushte normale funksionimin
e qarkullimit te automjeteve dhe banoreve te ketyre fshatrave si dhe vizitoreve ne to. Nga
permiresimi i kushteve te levisshmerise do te rritet dhe numri i vizitoreve qe vijne nga Greqia
duke qene se eshte nje aks i rendesishem qe lidh Gjirokastren, nje qytet te njohur per
turizmin kulturor dhe Janinen, qytet i Greqise ne afersi me kufirin shqipetar. Rrjedhimisht
projekti sjell perfitime ekonomike. Ai ben te mundur krijimin e marredhenieve te ndersjellta
import-eksport me shtetin fqinj Greqine.
Por projekti ne teresi sjell dhe nje zhvillim te metejshem te infrastruktures ne jug te
Shqiperise.
Per ndertimin e ketij rrjeti eshte parashikuar nje afat prej dy deri tre muajsh (15.5.2020-
6.8.2020).
Kapitulli II: Pershkrimi fiziko- gjeografik i zones

• Percaktimi gjeografik i zones


Rrjeti gjeodezik do te projektohet ne afersi te qytetit te Gjirokastres.
Gjirokastra shtrihet ne pjesen jug-lindore te Shqiperise. Ne harten me shkalle
1: 25000 rajoni ku do te shtrihet rrjeti kufizohet:
Ne veri me paralelin :V=40°03’
Ne jug me paralelin : J=40°00’
Ne lindje me meridianin :L=20°09’30”
Ne perendim me meridianin :P=20°13’30”
Nomenklatura e rajonit eshte: K-34-137-C-b
Nomenklaturat kufizuese jane:
veri : K-34-137-C-d
jug: J-34-5-A-b
lindje: K-34-137-D-c
perendim: K-34-137-C-c
• Relievi
• Bimesia
• Klima
• Hidrografia
• Komunikacioni
• Qendrat e banuara
-Gjirokastra eshte e vendosur ne faqen e Malit te Gjere, ne shpatet verilindore te tij
dhe ne krahun e majte te lugines se lumit Drinos. Pra ka nje kombinim te relievit malor
me luginat dhe relievin kodrinor. Ka nje lartesi mesatare 400 m mbi nivelin e detit.
Mbizoterimi i relievit malor sjell perfitim ne lidhje me zhvillimin e punimeve per
ndertimin e rrjetit duke qene se pikat kane nje vrojtim reciprok me te mire dhe brinjet nuk
kane gjatesi te medha.
- Gjeologjia e tokes se kesaj zone eshte e perbere nga shkembinj gelqerore dhe flish,
i cili e ben token pak te qendrueshme.Per kete arsye duhet treguar kujdes gjate punimeve
per fiksimin e pikave te rrjetit.
-Rrezet dhe faqet e maleve jane pothuajse te zhveshura dhe pa bimesi. Ajo zhvillohet
vetem ne luginat e lumenjve, ku permenden vetem kultura bujqesore.
-Hidrografia eshte e pasur.Rajoni pershkohet nga lugina e Vjoses se Siperme dhe nga
lugina e Lumit Drinos.Duke qene se relievi malor eshte pa bimesi, ne dimer kur rreshjet
jane te shumta, neper pjerresi te medha rrjedhin perrenj me ujera te shumta.
-Pozita gjeografike, mbizoterimi i maleve dhe kodrave ben qe territori te kete nje
dimer te ftohte. Vera eshte relativisht e nxehte. Ka klime mesdhetare dhe kontinentale.
Tempraturat mesatare vjetore arrijne ne 150C.
Periudha kohore me e pershtatshme per punime eshte periudha pranvere-vjeshte.
-Zonat e banuara pervec qytetit te Gjirokastres jane fshatra nder te cilat perfshihen
edhe ne projektin konkret. Rrjeti gjeodezik i ndertuar do te lidhe keto fshatra me
qytetit,per nje kohe me te shkurter dhe me nje siguri me te madhe
-Rrjeti i komunikacionit perbehet nga superstrada Janine- Gjirokaster- Tirane, ku do
te behet dhe rikonstruksioni, si dhe nga rruge te tjera automobilistike dhe rurale.Per keto
arsye mund te themi se rrjeti i komunikacionit eshte i mjaftueshem per mundesimin e
transportit te mjeteve te punes gjate punimeve ne terren. Prania e shume qendrave te
banuara rreth rajonit te zhvillimit te punimeve eshte e pershtatshme per vendqendrimin e
ekspeditave dhe furnizimin me cdo mjet te nevojshem per lehtesimin e punes se
personelit inxhinieriko-teknik dhe fuqise punetore.
Kapitulli III: Punimet gjeodezike ekzistuese
• Punimet gjeodezike te kryera me pare
• Pikat gjeodezike kryesore
• Gabimi i pozicionit te pikave
Ne vitet 1970-1985 ITU (Instituti Topografik i Ushtrise) ndertoi ne te gjithe
Shqiperine rrjetin gjeodezik shteteror. Ne rajonit tone mund te gjejme pika te rrjetit
gjeodezik shteteror te ndertuar nga ITU, ku mund te mbeshtetemi per punimet e projektit
ne fjale. Gabimi i pergjithshem ne percaktimin e pozicionit reciprok te pikave te ketij
rrjeti eshte 𝑀𝑇 = ±0.12 𝑚. Shqyrtimi i gjendjes dhe i ekzistences te ketyre pikave, i
centrit te siperm dhe te poshtem behet gjate rikonicionit fushor.
Pikat Gjeodezike qe ndodhen ne kete zone jane:
Nr. i pikave Tipi i pikes Kuota Vendodhja
1 313.3 m M.Raqit
2 1004.6 m M.Selgjikes
3 331.2 m K.Kunupices
4 385.0 m M.Doftise
5 477.0 m M.Pirielit

Kapitulli IV:Projektimi i rrjetit gjeodezik


• Forma e rrjetit
Rrjeti mbeshtetes gjeodezik ne plan projektohet dhe ndertohet duke marre parasysh
zgjidhjen e tre kerkesave qe jane:
-Forma
-Saktesia
-Dendesia
Rrjeti gjeodezik ku do te mbeshteten punimet gjeodezike per rikonstruksionin e
rruges ndodhet ne pjesen jugore- qendrore te hartes. Ne kete rajon mbizoteron
relievi malor- kodrinor. Lartesia varion nga 100-480m.
Forme e pershtatshme e rrjetit eshte ajo e zinxhirit te triangulacionit te
mbeshtetur ne dy baza.
Rrjeti gjeodezik duhet te plotesoje disa kushte:
❖ Pikat qe mbulojne zonen te kete shikim reciprok midis tyre.
❖ Te shfrytezohen pika te rrjetit te triangulacionit shteteror per tu
mbeshtetur.
❖ Forma gjeometrike e trekendeshave te jete sa me e sakte afersisht
trekendesh barabrinjes.
Metoda e rilevimit qe do te perdoret eshte zgjedhur metoda e rilevimit
takeometrik si metode tokesore dhe lehtesisht e realizueshme. Shkalla e
rilevimit do te pranohet 1:1000 duke qene se rilevimi eshte takeometrik dhe
kjo shkalle pershtatet me terrenin. Nje shkalle me e vogel se kjo do te sillte
rritje ne koston e projektit.
Gjatesia e lejuar e poligonit sipas metodes se rilevimit takeometrik eshte:

𝐿 ′ = 𝑓𝑠 ∗ 𝑆𝐻 ∗ 𝑇
Ku:
𝑓𝑠 - gabimi maksimal ne mosmbylljen gjatesore te poligonit: 0.6
mm=6*10-7 km
SH- emeruesi i shkalles se rilevimit: 1000
1 1
T-emeruesi i gabimit relativ te poligonit: 𝑇 =2000 gabimi relativ per terrene
kodrinore

𝐿 ′ = 𝑓𝑠 ∗ 𝑆𝐻 ∗ 𝑇 = 0.6𝑚𝑚 ∗ 1000 ∗ 2000 = 1.2 km

Per te gjetur gjatesine e brinjes se lejuar, madhesia 𝐿 ′ duhet te zvogelohet ne


masen 20%, per arsye se terreni thyer i kesaj zone nuk lejon shtrirjen e
poligoneve ne vije te drejte. Pra njehsojme me formulen e meposhtme:
𝐿 = 𝐿 ′ − 20%𝐿 ′ = 0.96 km
• Shkallezimi i rrjetit
Rrjeti mbeshtetes gjeodezik do te zhvillohet ne tre etapa dendesimi:
a-Etapa e pare: Rrjeti gjeodezik kryesor
b-Etapa e dyte: Rjeti dendesues
c-Etapa e trete: Rrjeti rilevues
• Gjatesia e brinjes mesatare
Gjatesia mesatare e brinjes se rrjetit gjeodezik percaktohet ne funksion te shkalles
dhe metodes se rilevimit, si dhe te kushteve topografike te terrenit.
Pasi caktojme pikat, ne mund te llogarisim gjatesine mesatare te brinjeve te rrjetit.
Gjatesia e brinjes se rrjetit kryesor do te gjendet ne varesi te brinjs se rrjetit rilevues :
LD = 0.96 km
LK= LD√3 =0.96√3 = 1.66 km
• Projektimi dhe vleresimi i bazave dhe kendeve te drejtimit fillestar
Duke u bazuar ne literaturen e projektimit te rrjeteve gjeodezike dhe ne terrenin konkret
ku do te kryhen punimet gjeodezike arsyetojme se forma me e pershtatshme e rrjetit do te jete
zinxhiri i triangulacionit i mbeshtetur ne dy baza dhe rrjedhimisht ne dy kende te drejtimit
fillestar. Kjo rrit saktesine e projektimit te rrjetit.
Projektimi i tij do te behet ne harten me shkalle 1:25000. Pikat do te vendosen ne lartesite
qe kufizojne zonen.
Gjate projektimit te trekendeshave synuam qe forma e tyre te jete sa me e pershtatshme
dhe e rregullt, me brinje mesatare 1.66 km.
Baza 1

➢ Gjatësia e bazës 1932.5 m = 1.9325 km


➢ Saktësia e matjes së realizuar :
𝑚𝐵1 = 2𝑚𝑚 + 2𝑝𝑝𝑚 =2mm+(2*1.9325 km) =5.865 mm
𝑚𝐵1 = 0.0059 𝑚
➢ Gabimi relativ i matjes së bazës :
𝑚𝐵1 1 1
= =
𝐵1 𝐵1 329 497
𝑚𝐵1
➢ Gabimi logaritmik i bazës :
𝑚𝐵1
mlog 𝐵1 = ∗ 𝜇 = 1.32 𝑛𝑗ë𝑠𝑖 𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑡𝑚𝑖𝑘𝑒
𝐵1

𝜇-koefiçient = 434300

➢ Gabimi në matjen e këndit të drejtimit fillestar :


𝑚𝐵1
m 𝛼1 = ∗ 𝜌" √2 = 0.88"
𝐵1
ρ ‘’ =206265’’
Baza 2
➢ Gjatësia e bazës 2025 m = 2.025 km
➢ Saktësia e matjes së realizuar :
𝑚𝐵1 = 2𝑚𝑚 + 2𝑝𝑝𝑚 2mm+(2*2.025 km) =6.05 mm
𝑚𝐵1 = 0.00605 𝑚

➢ Gabimi relativ i matjes së bazës :


𝑚𝐵2 1 1
= =
𝐵2 𝐵2 334 710
𝑚𝐵2
➢ Gabimi logaritmik i bazës :
𝑚𝐵2
mlog 𝐵2 = ∗ 𝜇 = 1.29 𝑛𝑗ë𝑠𝑖 𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑡𝑚𝑖𝑘𝑒
𝐵2

𝜇-koefiçient = 434300
➢ Gabimi në matjen e këndit të drejtimit fillestar :

𝑚𝐵2
m 𝛼2 = ∗ 𝜌" √2 = 0.87"
𝐵2
• Dendesia e pikave te rrjetit
Dendesia e pikave te rrjetit gjeodezik shprehet me siperfaqen qe mbulon nje pike e
ketij rrjeti.Dendesia varet nga:
-shkalla
-metoda e rilevimit
-menyra e dendesimit te metejshem
-kushtet topografike te terrenit
Dendesia e rrjetit duhet te plotesoje kerkesat e shkalles 1:25000.
Metoda qe do te perdoret eshte ajo dixhitale me total station.
Fillimisht llogaritet siperfaqja e zones:
Ne zone perfshihen 16.7 katrore
Siperfaqja e nje katrori: brinja:4*250m=1000m
siperfaqja: S= a2= 1000000m2
siperfaqja e zones: S= 16.7 * 1000000 m2= 16700000 m2= 16.7 km2
Meqenese forma tipike eshte trekendesh barabrinjes, atehere çdo pike e rrjetit tone
kryesor do te mbuloje nje siperfaqe te barabarte me:

𝑠1 = 𝐿1 2 𝑠𝑖𝑛60° = 0.87 ∗ 1.662 =9.65 km2

Siperfaqja qe mbulon i gjithe rrjeti llogaritet te jete 𝑆 = 16.7 km2.


Atehere ne siperfaqen qe mbulon rrjeti, numri i pikave te rendit te pare do te jete:
𝑆
𝑛1 = 𝑠 = 6.7=7
1

Dendesimi i pikave do te zbatohet vetem ne ato zona ku pikat e rrjetit kryesor nuk e
mbulojne te gjithe siperfaqen ne menyre te tille qe te sigurohet saktesia e kerkuar.
Gjatesia e brinjes se rrjetit dendesues do te jete :
𝐿 1.66
𝐿2 = 1 = = 0.96 km
√3 √3
Siperfaqja qe mbulon nje pike e ketij rrjeti llogaritet:
𝑠2 = 𝐿2 2 𝑠𝑖𝑛60° =0.8 km2

Numri i pikave te rrjetit te rendit te dyte llogaritet:


𝑆
𝑛2 = 𝑠 − 𝑛1 =14
2
Gjatesia mesatare e brinjeve te rrjetit rilevues, i cili do te projektohet pranohet te
jete:
𝐿2 0.96
𝐿3 = = = 0.55km
√3 √3
Siperfaqja qe mbulon nje pike e ketij rrjeti llogaritet:
𝑠3 = 𝐿3 2 𝑠𝑖𝑛60° = 0.27 km2
Numri i pikave te rrjetit te rendit te trete llogaritet:
𝑆
𝑛3 = 𝑠 − (𝑛1 + 𝑛2) =42
3
Numri i pergjithshem i pikave te rrjetit do te jete:
𝑁 = 𝑛1 + 𝑛2 + 𝑛3 =63
• Saktesia e pikave te rrjetit
Ne baze te Projekt-Detyres do te mbeshtetet rrjeti topografik ne shkallen 1:25000. Gabimi
mesatar kuadratik ne pozicionin midis dy pikave te ketij rrjeti duhet te jete sipas arsyetimit te
meposhtem:
Pranojme tre etapa te dendesimit te rrjetit baze gjeodezik.
-Etapa e pare: Rrjeti gjeodezik kryesor
-Etapa e dyte: Rrjeti dendesues
-Etapa e trete: Rrjeti rilevues
Tre etapat e dendesimit skematikisht mund t’i paraqesim:

ku:
K- perfaqeson pike te rrjetit gjeodezik shteteror (kryesor)
D- perfaqeson pike te rrjetit dendesues
R- perfaqeson pike te rrjetit rilevues
Llogarisim gabimin e pergjithshem:

𝑀 = √𝑚𝐾2 + 𝑚𝐷2 + 𝑚𝑅2


Ku:
𝑚𝐾 - g.m.k ne pikat e rrjetit kryesor
𝑚𝐷 - g.m.k ne pikat e rrjetit dendesues
𝑚𝑅 - g.m.k ne pikat e rrjetit rilevues

𝑀 = √𝑚𝐾2 + 𝑚𝐷2 + 𝑚𝑅2 = √𝑚𝐾2 + 2𝑚𝐾2 + 4𝑚𝐾2 = 𝑚𝐾 √7


Pranojme gabimin e pergjithshem ne nje pike te rrjetit rilevues te barabarte me:
𝑀 = 0.2𝑚𝑚 ∗ 𝑆𝐻 = 1000 ∗ 0.2 𝑚𝑚 = 200𝑚 𝑚 =±0.2 m
ku SH eshte shkalla e rilevimit
Prej ketej mund te llogarisim gabimin ne pozicionin reciprok te dy pikave me te aferta te
rrjetit gjeodezik kryesor:
𝑀
𝑚𝐾 = = ±0.076𝑚
√7
Gabimi i lejuar (maksimal) ne pikat e rrjetit kryesor nuk duhet te kaloje vleren:
ΔΚ = ≤ 2* 𝑚𝐾 = 0.151 m
Llogarisim gabimin mesatar kuadratik ne pikat e rrjetit dendesues.

𝑚𝐷 = 𝑚𝐾 √2 = ±0.107 𝑚

Llogarisim gabimin mesatar kuadratik ne pikat e rrjetit rilevues:

𝑚𝑅 = 2𝑚𝐾 = ±0.151 𝑚
Duke krahasuar kete madhesi: M=±0.2 m, me gabimin mesatar kuadratik te pikave te rrjetit
gjeodezik kryesor ne varesi te shkalles 1:25000: 𝑴𝑻 = ±𝟏. 𝟑𝟖𝒎 , rezulton se keto pika
jane brenda saktesise per te qene pika te rrjetit kryesor.
Ne rrjetet gjeodezike, gabimet gjatesore dhe ato terthore duhet te kene ndikim te
barabarte pra 𝑚𝐿 = 𝑚𝑄
𝑚𝐾 = √𝑚𝐿2 + 𝑚𝑄2 = ±0.076𝑚
Nga kjo formule rrjedh qe:
𝑚𝐾
𝑚𝐿 = 𝑚𝑄 = = ±0.053𝑚
√2

❖ Saktesia e percaktimit te pozicionit naltimetrik te pikave te nje rrjeti gjeodezik


llogaritet ne varesi te gabimit te lartesive te pikave te rrjetit rilevues, ii cili nuk duhet
te kaloje 1/10 e baraslartesise se pranuar ne rilevimin topografik.
Baraslartesia e relievit varet nga:
-shkalla e rilevimit
-shkalla e thyerjes se terrenit
h= 0.2mm*SH
ku SH-shkalla e rilevimit
h=0.2 mm*1000=200 mm= 0.2 m
Mqns rajoni eshte i thyer baraslartesia dyfishohet. Prandaj h=2*0.2 m=0.4 m
Gjendet g.m.k ne percaktimin e disniveleve ne pikat e rrjetit gjeodezik:
rilevues:mhR = h/10= 0.04 m
dendesues: mhD = h/14=0.029 m
kryesor: mhK = h/20=0.02 m
• Instrumenti dhe karakteristikat e tij
Instrumenti qe do te perdoret per matjet gjatesore dhe kendore zgjidhet ne baze te disa
kritereve:
-Te plotesoje saktesine e matjeve gjatesore dhe kendore ne perputhje me kerkesat e
projektit.
-Te jete praktik ne perdorim.
- Shpejtesia ne matje te jete brenda normave te kohezgjatjes se projektit.
-Te kete qendrueshmeri te larte ne varesi te faktoreve te jashtem.
STACIONI TOTAL TOP COP 407
Parametrat kryesore:
--DYLBIA
-zmadhimi 30x
-kendi i shikimit 1.5*
- distanca minimale e fokusimit 1.3 m
-ndricim i fijeve kryq
--MATJA E DISTANCAVE
-matja e distancave me prizem 1 prizem 3000m
saktesia ±(2mm+2ppm)(deri ne 3.5 km)
-koha e matjes 0.3-1.2 sec
-matja e distancave pa prizem 1.5-2000m
--MATJA E KENDEVE
-saktesia 2”-7”
-leximi minimal 0.1”
--NDJESHMERIA E LIBELAVE
-ndjeshmeria 10’-30”
--KUSHTET ATMOSFERIKE
-temp e perdorimit -200C-+500C
--PERMASAT
-gjatesia 151 mm
-gjeresia 203 mm
-lartesia 316 mm
-pesha 4,2 kg
-koha e mbajtjes se baterise : deri ne 6 ore

• Metodika e matjeve te kendeve zenitale dhe


horizontale
Matjet kendore do te kryhen me stacionin total me metoden e serive rrethore.
Instrumenti që u përzgjodh për matjen e gjatësive të bazave ka parametra të
përshtatshëm për matjen e këndeve horizontal dhe zenital.

➢ Matja e këndeve horizontal


▪ Do përdorim metodën e serive rrethore
2
𝑚𝛽 4
▪ Numri i serive që do realizohet do jetë 𝑚 = 𝑘 𝑚2 = 2 4 = 2 ≫ 3 𝑠𝑒𝑟𝑖
𝛽𝑝

Ku: 𝑚𝛽− gmk në matjen e këndeve që realizon instrumenti në një seri 𝑚𝛽= 2”
𝑚𝛽𝑝− gmk në matjen e këndeve që duam të realizojmë në projekt 𝑚𝛽𝑝= 2”
𝑘 - koeficienti i sigurisë, për arsye të rritjes së saktësisë dhe të sigurise që
matjet janë kryer saktë numri i serive merret numër tek, më i aferti që është 3.
180
▪ Zhvendosja e limbës në çdo seri do të jetë 𝛿= = 60°
𝑚
▪ Gabimi i kolimacionit do të jetë në këto kufinj 2𝑐 ≤ 10"
▪ Gabimi i mbylljes në horizont 𝑔𝑚 ≤ 10"
➢ Matja e këndeve zenital
Kendet zenitale maten me njejtin instrument qe maten edhe kendet horizontale.
Per te gjykuar qendrueshmerine e vendit te zenitit, parameter qe karakterizon saktesine
e matjeve fushore, kendet zenitale maten me dy pozicionet e dylbise. Prania e
refraksionit vertikal ul ne menyre te ndjeshme saktesine e matjeve prandaj kendet
zenitale maten me 3-4 seri. Vrojtimet e pikes ndahen ne grupe nga 3-4 drejtime. Ne
cdo grup matjet kryhen me rrethin majtas ne drejtim orar dhe rreth djathtas anti orar.
Lartesia e instrumentit dhe e sinjalit maten dy ne kohe te ndryshme.
𝑚2 4
▪ Numri i serive që do realizohet do jetë 𝑚 = 𝑘 𝑚2𝛽 = 2 4 = 2 ≫ 3 𝑠𝑒𝑟𝑖
𝛽𝑝

▪ Gabimi i vendit të zenitit do të jetë në këto kufinj 𝑣𝑧 ≤ 10"


• Percaktimi i elementeve te centrimit dhe te reduktimit
Vlerën e gabimit këndor elementar e përcaktojmë me formulën:

𝑚𝛽 2
𝑚𝑖 = == ±0". 816
√6 √6
Ku : 𝑚𝛽 = 2" gabimi në matjen e këndeve

Vlera e gabimit elementar të lejuar do të jetë:

∆𝑐 = ∆𝑟 = 2𝑚𝑖 = ±1". 63

- Korrigjimi për centrim percaktohet me :

∆𝑐 ∗ 𝐿min 𝑣𝑟𝑜𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖 1.63 ∗ 1525


𝑒𝑐 = = = ±0.008𝑚
𝜌√2 206265√2

- Korrigjimi për reduktim përcaktohet me :

∆𝑟 ∗ 𝐿min 𝑣𝑟𝑜𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖 1.63 ∗ 1525


𝑒𝑟 = = = ±0.01𝑚
𝜌 206265

➢ Instrumenti të cilin përdorëm në këto matje duhet që centrimi i tij të bëhet


me saktësi : 𝑒𝑐 = ±0.008𝑚

➢ Ndërsa reduktimi i paisjeve të vizimit të bëhet me një saktesi

𝑒𝑟 = ±0.01𝑚

✓ Instrumenti ynë i plotëson këto parametra meqë centrimi i tij bëhet me


lazer ndërsa i paisjeve të vizimit me libelë sferike të një saktësie të lartë.
• Metodika e percaktimit te kuotave te pikave

Rrjeti mbeshtetes gjeodezik ne lartesi do te percaktohet me ane te nivelimit


trigonometrik. Do te matet me instrumentin Total Station.

Disniveli h ndermjet dy pikave qe ndodhen ne zonat me karakter malor do te llogaritet


me formulen:

𝐿2
ℎ = 𝐿 ctg 𝑍 + 0.43 +𝑖−𝑙
𝑅
ku:
𝐿-largesia horizontale e matur me stacion total
𝑍-kendi zenital i matur me stacion total
𝑅-rrezja e tokes 6371 km
𝑖-lartesia e instrumentit e cila matet me shiritmeter
𝑙-lartesia e sinjalit
Duke qene se matjet do te kryhen me stacion total, korrigjimi per rrumbullakesi dhe
refraksion do te behet nga instrumenti.
• Orientimi i rrjetit

Orientimi i rrjetit lidhet drejtperdrejt me projektimin e bazave dhe pikave te La


Plasit, i cili eshte nje nga problemet thelbesore te nje rrjeti gjeodezik,sepse lidhet
drejtperdrejt me saktesine e tij.
Ne perpunimin e nje rrjeti gjeodezik nje rendesi te vecante ka trajtimi i te dhenave
fillestare te tij, qe jane:
-Te dhenat astronomike-gjeodezike te pikes fillestare
-Brinjet fillestare
-Kendet e drejtimit fillestar
Kendet e drejtimit fillestar perdoren per tre qellime:
-per orientimin e rrjetit
-per kontrollin e matjeve kendore
-per te rritur saktesine gjate kompensimit.
Për të përcaktuar këndet e drejtimit fillestar në dy baza 𝛼1 , 𝛼2 do të përdoren
azimutet e Laplasit, të cilat llogariten sipas formulave të mëposhtme :

𝐴 = 𝑎 + (𝐿 − 𝜆)𝑠𝑖𝑛𝛽
Ku : a – azim. Astronomik
L – gjatësia gjeodezike
 - gjatësia astronomike
B – gjerësi gjeodezike

𝑚𝛼 = √𝑚𝛼2 + 𝑚𝜆2 ∗ 𝑠𝑖𝑛𝛽 =≤ ±0.5"

Gabimi i përcaktimit të këndeve të drejtimit fillestar të matura në mënyrë të


pavarur duhet te jete ±0.5". Nga forma e rrjetit, me anë të formulave të këndeve të
drejtimit, gjejmë gjithë këndet e drejtimit të pikave të tjera të rrjetit. Kompensimi i
këndeve horizontal bëhet me metodën e tërthortë . Me këndet e kompensuar përcaktojmë
dhe koordinatat e të gjitha pikave të rrjetit tonë të cilat kanë saktësinë e kerkuar në
projekt.

• Vleresimi i rrjetit gjeodezik me formulat e zinxhirit


Për të llogaritur gmk reciprok ndërmjet dy pikave kufitare përdorim formulat e
mëposhtme :
𝐿𝑛 ∗ 𝑚𝛼𝑛 2
𝑚 𝑇 = √𝑚𝐿2𝑛 + ( )
𝜌"

Ku : 𝑚𝐿𝑛 - gmk në përcaktimin e gjatësisë së brinjës më të pasigurtë


Ln- gjatësia e brinjës më të pasigurtë 𝐿𝑛 = 1980𝑚
𝑚𝛼𝑛 - gmk në matjen e këndit të drejtimit në brinjën më të pasigurtë
𝜌" - konstante 206265

o Pasi përcaktojmë brinjën më të pasigurtë llogarisim :


mlog 𝐿𝑛
𝑚𝐿𝑛 = ∗ 𝐿𝑛
𝜇
Ku : mlog 𝐿𝑛-gabimi logaritmik në brinjën më të pasigurtë
Meqë rrjeti gjeodezik është me dy baza atëherë gabimi logaritmik llogaritet me :

𝑚 log 𝐿𝑛1 ∗ 𝑚 log 𝐿𝑛2


mlog 𝐿𝑛 =
√𝑚 log 𝐿2𝑛1 + 𝑚 log 𝐿2𝑛2
Ku : 𝑚 log 𝐵𝑛1 (𝑚 log 𝐵𝑛2 )- gabimi logaritmik i brinjës më të pasigurtë duke
filluar nga baza B1(B2)

mlog 𝐿𝑛𝑖 = √𝑚 log 𝐵𝑖2 + 𝐾 ∗ 𝑚𝛽2 ∗ ∑ 𝑅𝑖


𝑖=1

Ku : 𝑚 log 𝐵𝑖 − gabimi logaritmik i bazave 1 dhe 2


𝐾- konstante e cila merr vlerë sipas figurës gjeometrike bazë që ka zinxhirit K=2/3
𝑚𝛽- gabimi në matjen e këndeve horizontal = 2”
∑𝑛𝑖=1 𝑅𝑖-gabimi i lidhjes gjeometrike i shprehur në njësi logaritmike

Gabimi logaritmik i bazave 1 dhe 2 është :


mlog 𝐵1 = 1.32 𝑛𝑗ë𝑠𝑖 𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑡𝑚𝑖𝑘𝑒
mlog 𝐵2 = 1.29 𝑛𝑗ë𝑠𝑖 𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑡𝑚𝑖𝑘𝑒

Ndërsa gabimi i lidhjes gjeometrike gjendet me formulën :


𝑛

∑ 𝑅𝑖 = 𝑅1 + 𝑅2 + 𝑅3 + ⋯ + 𝑅𝑛
𝑖=1
𝑅1 = 𝛿𝐴2 + 𝛿𝐵2 + 𝛿𝐴2 ∗ 𝛿𝐵2
Ku:
𝛿𝐴 = log sin 𝛽1 − log sin 𝛽1+1"
Baza 1 β+1" β rad β+1" rad sin β sin β+1" logsinβ logsinβ+1"
1 64 64.0001 1.11701 1.11702 0.89879 0.89880 -0.04634 -0.04634
2 68 68.0001 1.18682 1.18683 0.92718 0.92719 -0.03283 -0.03283
3 59 59.0001 1.02974 1.02975 0.85717 0.85717 -0.06693 -0.06693
4 58.3 58.3001 1.02102 1.02102 0.85264 0.85264 -0.06923 -0.06923
5 60 60.0001 1.04720 1.04720 0.86603 0.86603 -0.06247 -0.06247
6 56 56.0001 0.97738 0.97739 0.82904 0.82904 -0.08143 -0.08142

δ1 -1.0269
δ2 -0.8507
δ3 -1.2651
δ4 -1.2903 R1 2.5414 ΣRi 14.946
δ5 -1.2156 R2 5.9298
δ6 -1.4202 R3 6.4751

Baza 2 β+1" β rad β+1" rad sin β sin β+1" logsinβ logsinβ+1"
1 50 50.0001 0.87266 0.87267 0.76604 0.76605 -0.11575 -0.11574
2 73.3 73.3001 1.28282 1.28282 0.95882 0.95882 -0.01826 -0.01826
3 67.3 67.3001 1.17810 1.17810 0.92388 0.92388 -0.03438 -0.03438
4 50 50.0001 0.87266 0.87267 0.76604 0.76605 -0.11575 -0.11574

δ1 -1.7667 R1 4.7244
δ2 -0.6237 R2 6.2561
δ3 -0.8721
δ4 -1.7667 ΣRi 10.980

Nga ku nxjerrim se gabimet logaritmike të brinjës më të pa sigurtë të llogaritura nga dy


bazat janë:
mlog 𝐿𝑛1 = 6.45 𝑛𝑗ë𝑠𝑖 𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑡𝑚𝑖𝑘𝑒
mlog 𝐿𝑛2 = 5.56 𝑛𝑗ë𝑠𝑖 𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑡𝑚𝑖𝑘𝑒
Me këto llogarisim gabimin logaritmik të brinjës më të pasigurtë
6.45 ∗ 5.56
mlog 𝐿𝑛 = = 4.21 𝑛𝑗ë𝑠𝑖 𝑙𝑜𝑔𝑎𝑟𝑖𝑡𝑚𝑖𝑘𝑒
2 2
√6.45 + 5.56
Se fundi llogarisim:
mlog 𝐿𝑛
𝑚𝐿𝑛 = ∗ 𝐿𝑛 = 0.019 𝑚
𝜇
Nga ana tjetër llogarisim gmk në përcaktimin e këndit të drejtimit :
m 𝛼1 ∗ m 𝛼2
m 𝛼𝑛 =
√m 𝛼1 2 + m 𝛼2 2
Ku : m 𝛼1 (m 𝛼2 )- gmk në këndin e drejtimit të brinjës më të pa sigurtë i
llogaritur nga baza 1 (baza 2)

m 𝛼𝑛𝑖 = √m 𝛼0 𝑖2 + 𝐾 ∗ 𝑛𝑖 ∗ 𝑚𝛽
Ku : m 𝛼0𝑖 - gmk në këndin e drejtimit fillestar të bazave
𝑛- nr i trekëndëshave n1=3, n2=2
𝑚𝛽- gabimi në matjen e këndeve horizontal = 2”
Gmk në këndin e drejtimit fillestar të bazave ka vlerë :
m 𝛼01 = 0.88"
m 𝛼02 = 0.87"
Vlera e gmk të këndit të drejtimit të brinjës më të pa sigurtë të llogaritur nga bazat
1 dhe 2 gjendet :
m 𝛼𝑛1 = 2.185"
m 𝛼𝑛2 = 1.85"

Ndërsa gmk e këndit të drejtimit të brinjës më të pa sigurtë është :


2.185 ∗ 1.85
m 𝛼𝑛 = = 1.41"
2 2
√2.185 + 1.85
Si përfundim llogarisim gmk reciprok ndërmjet dy pikave kufitare :
1980 ∗ 1.41 2
𝑚 𝑇 = √0.0192 + ( ) = 0.023 𝑚
206265
𝒎𝑻 e llogaritur është më e vogel se 𝒎𝑻 ′ e projektuar që do të thotë se matjet janë brenda
saktësisë së kërkuar.

• Vleresimi i rrjetit gjeodezik me formulat e rrjetit

Gabimi mesatar kuadratik ne pozicionin reciprok te pikave kufitare te nje rrjeti


triangolacioni llogaritet me formulen:

𝑀𝑇 = √𝑚2𝐿 + 𝑚𝑄 2
Ku: 𝑚𝐿2 - gabimi gjatesor
2
𝑚𝑄 -gabimi terthor
Gabimi gjatesor i rrjetit llogaritet me formulen:

𝐿 1 𝑚𝐿20 2
𝛿0 2 𝑁 + 15
𝑚𝐿 = √ ∗ 2 ∗ 𝜌 + 𝑚𝛽 ∗ ( ) ∗
2
𝜌 2 𝐿0 𝛿60 100

𝐿 - gjatesia mesatare e brinjeve te rrjetit


𝑚𝐿0
- gabimi relativ mesatar i brinjeve fillestare
𝐿0
𝑚𝛽 – g.m.k i matjes se kendeve horizontale
[𝛿 ]
𝛿0 = 3𝑛𝑖 - treguesi i formes gjeometrike te rrjetit
𝛿𝑖 - diferenca logaritmike e sinusit te kendeve faktike "i" ne shifren e gjashte
𝛿60 = 1.22- diferenca logaritmike e sinusit te kendit 600 per 1" ndryshim e shprehur
ne decimalin e gjashte
𝑁- numri mesatar i trekendeshave ndermjet brinjeve fillestare reciproke
Llogarisim gabimin gjatesor:
[𝛿 ] 18.39
𝛿0 = 3𝑛𝑖 = 3∗5 =1.23

Grupet e kendeve nr.i kendeve ne grup delta i n*delta i


25-30 0 3.96 0
30-35 0 3.24 0
35-40 0 2.69 0
40-45 0 2.26 0
45-50 1 1.89 1.89
50-55 2 1.61 3.22
55-60 4 1.34 5.36
60-65 5 1.1 5.5
65-70 2 0.88 1.76
70-75 1 0.66 0.66
75-80 0 0.47 0
80-85 0 0.27 0
85-90 0 0.09 0
90-95 0 -0.09 0
95-100 0 -0.27 0
100-105 0 -0.47 0
105-110 0 -0.66 0
110-115 0 -0.88 0
Σ 15 18.09 18.39

1660 𝑚 1 2062652 1.23 2 5 + 15


𝑚𝐿 = √ ∗ + 2 2∗( ) ∗ = ±0.0081𝑚
206265 2 3321042 1.22 100
Gabimi terthor i rrjetit llogaritet me formulen:

𝐿 1 𝑁 + 15
𝑚𝑄 = √ ∗ 𝑚𝛼02 + 𝑚𝛽2 ∗
𝜌 2 100
Ku:

𝐿 - gjatesia mesatare e brinjeve te rrjetit

𝑚𝛼0 – g.m.k mesatar ne kendin e drejtimit fillestar

𝑚𝛽 – g.m.k i matjes se kendeve horizontale

𝑁- numri mesatar i trekendeshave ndermjet brinjeve fillestare reciproke

Llogarisim gabimin terthor:


𝐿 1 𝑁 + 15
𝑚𝑄 = √ ∗ 𝑚𝛼02 + 𝑚𝛽2 ∗
𝜌 2 100

1660 𝑚 1 5 + 15
𝑚𝑄 = √ ∗ 0.8782 + 22 ∗
206265 2 100

𝑚𝑄 = ±0.009𝑚

Gabimi mesatar kuadratik ne pozicionin reciprok te pikave kufitare te rrjetit llogaritet me


formulen:

𝑀𝑇 = √𝑚2𝐿 + 𝑚𝑄 2 = √0.00812 + 0.0092 = ± 0.0119𝑚


Arrijme ne perfundimin se rrjeti gjeodezik duke u vleresuar me formulat e rrjetit realizon nje
saktesi me te larte se vleresimi me formulat e zinxhirit.

Gabimi mesatar kuadratik i llogaritur me formulat e rrjetit eshte:

𝑀𝑇 = ± 0.0119𝑚
Gabimi mesatar kuadratik i llogaritur me formulat e zinxhirit eshte:
𝑴𝑻 = ±𝟎. 𝟎𝟐𝟑𝒎
pra 40% me pak i sakte se vleresimi i rrjetit me formulat e rrjetit:
M = M-40%M = (0.023-0.01)m = ±0.013 m

• Ndertimi i sinjaleve dhe vendosja e centrave

Ndertimi i sinjaleve
Sinjalet shërbejnë si objekte vizimi për tu fokusuar gjatë matjeve këndore në
pikat e triangulacionit. Për arsye të refraksionit të tokës dhe qartësisë të shikimit
reciprok, pikat gjeodezike të triangolacionit duhet të ngrihen në një lartësi në 2-4m
nga sipërfaqja e tokës që të zvogëlohet ky ndikim.
Ne qofte se pikat e triangulacionit sigurojne shikimin reciprok nga toka do te
ndertohen piramida te thjeshta metalike trekembeshe te montueshme te cilat do te
jene 4- 6m te larta.
Ne qofte se nuk sigurohet pamja reciproke e pikave nga toka, per shkak te
pengesave te ndryshme, atehere eshte e nevojshme te perdoren sinjale me lartesi te
caktuar.
Per te vendosur piramidat do te hapen gropa ne thellesine e nevojshme dhe do te
behet nivelimi i tyre me instrument, pas kesaj piramidat do te montohen ne toke,
hidhen gure ne fundin e gropave dhe do te behet betonimi i tyre.
Për arsye të dallueshmërisë në terren, zhalonat të cilët përdoren në matje janë dy
llojesh në varësi të ngjyrës :
➢ Zhalona me unaza të kuqe dhe të bardhë. Këto përdoren kur matjet
këndore kryhen sipër horizontit.
➢ Zhalona me unaza të zeza dhe të bardhë. Këto përdoren kur matjet
këndore kryhen poshtë horizontit.

Vendosja e centrave
Tipet e centrave, që do të përdoren për të fiksuar pikat gjeodezike të rrjetit tonë
sipas llojit të relievit janë :
➢ Në toka bujqësore

➢ Në shkëmbinj ose në terrene të pa gërmueshme

➢ Në tarraca ndërtesash
Centri do të parapërgatitet dhe forma e tij do të jetë forma e trungut të
piramidës katërkëndëshe me përmasa optimale nga ana ekonomike, e peshës dhe e
qëmdrueshmërisë si në figurën e mëposhtme.

Përmasat e centrave të parapërgatitur me material prej betoni janë si më


poshtë: 𝑙 = 0.4𝑚
𝑏 = 0.01 𝑚2
a=0.0225 m2
𝛾 = 2200 𝑘𝑔/𝑚
Vëllimi i centrit përcaktohet si më poshtë:
1
𝑉𝑐𝑒𝑛𝑡 = 2 ℎ1 (𝑏 + 𝑎) = 0.0065𝑚3
Pesha e centrit llogaritet:
𝑘𝑔
𝑃𝑐𝑒𝑛𝑡 = 𝑉𝑐𝑒𝑛𝑡 ∗ 𝛾 = 0.00654𝑚3 ∗ 2200 ⁄𝑚3 = 14.3 𝑘𝑔
Centri i punes do te vendoset mbi centrin sekret me plumbçe me shmangie nga vija pingule jo
me shume se 2mm. Marka perkatese qe fiksohet mbi çdo center do te pergatitet prej metali te
paoksidueshem dhe ne qender te saj do te vendoset kryqi i cili i referohet koordinatave te pikes se
triangolacionit.
• Te dhenat kryesore teknike te rrjetit

Nr. Te dhenat teknike te projektit


1 Forma e rrjetit Zinxhir triangulacioni i mbeshtetur ne 2 baza
2 Shkallezimi i rrjetit 3 etapa (kryesor,dendesues,rilevues)
3 Gjatesia e brinjes rilevuese L’=0.96 km
4 Gjatesia e brinjes se rrjetit kryesor LK=1.66 km
5 Gabimi relativ i bazes 1 1/329 497
6 Gabimi ne matjen e kendit te drejtimit (1) mα1=0.88”
7 Gabimi relativ i bazes 2 1/334 710
8 Gabimi ne matjen e kendit te drejtimit (2) mα2=0.87”
9 Siperfaqja qe mbulon rrjeti S=16.7 km2
10 Numri i pikave te rendit te pare n1 =7
11 Numri i pikave te rendit te dyte n2 =14
12 Numri i pikave te rendit te trete n3 =42
13 Numri i pergjithshem i pikave te rrjetit N=63
14 Gabimi i pergjithshem ne nje pike te rrjetit rilevues 0.2 m
15 Gabimi ne pozicionin e dy pikave te rrjetit kryesor mK= 0.076 m
16 G.m.k ne pikat e rrjetit dendesues mD=0.107 m
17 G.m.k ne pikat e rrjetit rilevues mR= 0.151 m
18 Gabimi gjatesor dhe terthor mL=mQ= 0.053 m
19 Baraslartesia e relievit h= 0.4 m
20 G.m.k ne percaktimin e disnivelit ne rrjetin rilevues mhR= 0.04 m
21 G.m.k ne percaktimin e disnivelit ne rrjetin dendesues mhD= 0.029 m
22 G.m.k ne percaktimin e disnivelit ne rrjetin kryesor mhK= 0.02 m
23 Instrumenti i perdorur Total Station TC 407
24 Gmk ne matjen e kendeve horizontale mβ= 2”
25 Korrigjimi per centrim ec =0.008 m
26 Korrigjimi per reduktim er =0.01 m
27 Gmk reciprok ndermjet pikave me formulat e zinxhirit 0.023 m
28 Gmk reciprok ndermjet pikave me formulat e rrjetit 0.012 m
29 Gmk ne percaktimin e pikave e projektit mt= 0.2 m

• Perfundime dhe rekomandime


Ne perfundim te projektit kemi arritur te realizojme nje rrjet gjeodezik i cili do te sherbeje
per te mbeshtetur punimet gjeodezike qe do te kryhen per rikonstruksionin e rruges
automobilistike Dervician- Goranxia – Vanistra –Haskova.
Rrjeti eshte ndertuar me nje saktesi me te larte se ajo e kerkuar dhe kjo e ben ate te
pershtatshem per plotesimin e qellimit te projektit. Cdo pike e rrjetit eshte percaktuar dhe fiksuar
ne terren duke permbushur cdo standard te kerkuar.
Forma e rrjetit i pershtatet teresisht terrenit, me nje dendesi pikash dhe saktesi,qe i
pershtaten shkalles se rilevimit 1:1000.
Per kryerjen e matjeve te kendeve dhe disniveleve eshte zgjedhur stacioni total TC, i cili
gjithashtu i pershtatet kerkesave te projektit dhe lehteson punimet ne terren. Per matjen e
kendeve eshte zgjedhur metoda e serive rrethore si nje metode me avantazhe te shumta
lehtesuese per vrojtuesin. Nderkohe per percaktimin e kuotave te pikave eshte zgjedhur nivelimi
trigonometrik si nje metode e pershtatshme per relievin kodrinor dhe per matjet me stacion total.
Vleresimet e duhura te rrjetit me formulat perkatese kane arritur te tregojne saktesine e
projektimit te tij.

You might also like