You are on page 1of 16

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANES

FAKULTETI I INXHINIERISE SE NDERTIMIT


DEGA NDERTIM
MASTER SHKENCOR STRUKTURE I-B

PUNIM SEMESTRAL

"Studimi i kompleksit hidroteknik te Suhes, Gjirokaster"

PUNOI: Erion Çobani PRANOI: Ing. Zenun Murati


KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2016
HIDROCENTRALI "SUHES"

Skema e shfrytezimit kompleks te lumit Suhe


1. Hyrje
Lumi i Suhes ndodhet ne rrethin e Gjirokastres, ai buron nga perrenjte e maleve te
Dhembelit, Nemerçkes,Lunxherise dhe Buretos. Ai pershkon disa fshatra te zones si Poliçani,
Skore, Sopik, Çatister dhe kalon nga gryka shkembore e Selckes, pikerisht aty ku eshte hedhur
ideja te ndertohet edhe diga per hidrocentralin. Pasi kalon gryken e Selckes e cila ndodhet midis
maleve te Buretos dhe Lunxherise, lumi pershkon edhe fshatin e Suhes nga ka marre edhe emrin
dhe ne fund derdhet ne lumin e Drinos.

Lumi i Drinos shtrihet pergjate gjithe rrethit te Gjirokastres dhe rrjedh pothuajse ne te
njejtin drejtim me rrugen nacionale Gjirokaster-Tepelene, derisa afer qytetit te Tepelenes
bashkohet me lumin e Vjoses, e cila derdhet ne fund ne detin Adriatik. Si lumi i Suhes edhe i
Drinos jane jetike per zonen qe quhet lugina e Drinos, e cila perfshin qytete dhe fshatra te shumta
disa prej te cilave mund te permendim Gjirokastra, Libohova, Dervicani, Lazarati, Suha,
Nepravishta, Glina etj, pasi ndikojne ne ujitjen e lugines dhe tokave bujqesore, pra ka nje impakt te
konsiderueshem ne kete zone.

Skema e shfrytezimit kompleks te lumit Suhe ka per qellim te studioje dhe te percaktoje
zgjidhjen sa me racionale te shfrytezimit te ujerave te pellgut ujembledhes te ketij lumi per :

- Prodhimin e energjise elektrike.

- Ujitjen e siperfaqeve bujqesore te lugines se lumit Drino dhe te pjeses kodrinore qe kufizon kete
lugine nga ana e lindjes, prej kufirit me Greqine deri ne afersi te qytetit te Tepelenes.

- Krijimin e mundesive dhe te kushteve optimale per shfrytezimin e ketyre ujerave per plotesimin e
nevojave qe ka qyteti i Gjirokastres, gjithe fshatrat dhe qendrat e banuara te lugines se lumit Drino
per uje te pijshem, uje komunal, uje per sektorin e industrise dhe te gjithe sektoret e tjere te
ekonomise e te jeteses, per tani e per te ardhmen.

- Permiresimi i ndjeshem i eko-sistemit.

Ne hartimin e skemes se shfrytezimit hidroenergjitik te lumit Suhe eshte pasur parasysh qe :

- Te shfrytezohet plotesisht energjia e lumit Suhe, pa lene te pashfrytezuar asnje


pjese te tij qe teknikisht eshte e mundur dhe ekonomikisht eshte e justifikuar.

- Prodhimi i energjise elektrike te jete sa me i madh.

2 Pergatiti: Erion ÇOBANI Pranoi: Zenun Murati


KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2016
HIDROCENTRALI "SUHES"
- Te shfrytezohen plotesisht te gjitha ujerat e lumit Suhe per plotesimin e te gjithe
nevojave qe kane sektoret e ekonomise dhe te jeteses ne kete zone.

Kompleksiteti hidroenergjitik i Suhes perbehet nga:

- Veprat inxhinierike per mbledhjen dhe perpunimin e ujrave te lumit Suha.

- Vepra per shfytezimin e ketyre ujrave me qellim prodhimin e energjise elektrike.

- Veprat per perdorimin e ketyre ujrave per vaditjen e tokave bujqesore.

- Vepra per furnizimin dhe shperndarjen e ujit te pijshem.

Me ndertimin dhe vendosjen ne pune te veprave te lartepermendura do te perftohen:

- Prodhimi i rreth 120 milione kWore energji elektrike ne vit.

- Sigurimi i rreth 26 milione m3 uje te pijshem.

- Sigurimi i rreth 90 milione m3 uje per vaditje, 45 % e te ciles shkon per ujitjen per
here te pare te tokave nen kulture me norme vjetore 5000 m3/ha, ndersa 55 % shkon per
permiresimin e ujitjes te tokave nen kulture nga 3400 m3/ha ne 5500 m3/ha.

Kushtet topografike, hidrologjike dhe gjeologo-inxhinierike te relievit ku kalon ky lume,


kane diktuar si zgjidhjen me te mundshme dhe me racionale te kesaj skeme , ate me dy
hidrocentrale.

2. HEC Suha 1
Hidrocentrali i pare ose HEC Suha 1, eshte i tipit te perzier me dige dhe me derivacion
presioni.

Diga , e cila parashikohet te jete dige me gure me ekran betonarme, ndertohet ne fillim ose
ne hyrje te grykes shkembore te Selckes. Ajo krijon nje liqen me permasa te tilla qe ben te mundur
rregullimin e plote te prurjeve te ujit qe hyjne ne te dhe perdorimin e tyre sipas nevojave ose
kerkesave te sektoreve te ndryshem te ekonomise e te jeteses.

Ne afersi te diges dhe prane saj parashikohet gjithashtu ndertimi i te gjitha veprave te tjera
sic jane ato te devijimit te lumit, te shkarkimit te prurjeve te teperta dhe marrjes se ujit.Vete diga
me lartesine e saj krijon nje pjese te renies se kompleksit hidroteknik te Suhes ose te HEC Suha 1.

3 Pergatiti: Erion ÇOBANI Pranoi: Zenun Murati


KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2016
HIDROCENTRALI "SUHES"
HEC Suha 1 eshte i tipit te perzier ose te kombinuar. Nje pjese e renies se tij formohet me
ane te liqenit qe krijohet mbas ndertimit te diges ne gryken e Selckes kurse pjesa tjeter me ane te
derivacionit me presion, meqenese lumi i Suhes, ne kete pjese te tij, ka pjerresi te shtratit te
konsiderueshem qe luhatet nga 2,50% ne 3,08% dhe 2,29%.

Derivacioni me presion i cili fillon me vepren e marrjes se ujit prane diges perbehet nga
tuneli me presion, kulla e ekuilibrit dhe tubacioni metalik i turbinave, ne fund te cilit vendoset
ndertesa e centralit pikerisht ne mbarim te grykes shkembore te Selckes.

Derivacioni me presion ben te mundur qe te shfrytezohet plotesisht gjithe renia qe mund te


krijohet per shkak te pjerresise relativisht shume te madhe te shtratit te lumit te Suhes ne kete pjese
te tij nga diga me materiale vendi deri te ndertesa e centralit.

Duhet thene se rreth 65% e renies hidraulike te kompleksit hidroteknik te Suhes ose
HEC Suha 1 krijohet pikerisht nga derivacioni me presion.

Veprat kryesore hidroteknike te derivacionit me presion te HEC Suha 1 jane:

- Tuneli me presion i derivacionit.

- Kulla e ekuilibrit.

- Tubacionet e turbinave.

- Ndertesa e centralit.

- Kanali i largimit.

3. HEC Suha 2
Derivacioni i ketij hidrocentrali perbehet nga kanali i derivacionit, baseni me presion dhe
tubacioni i turbines ne fund te cilit vendoset ndertesa e HEC Suha 2 pikerisht ne mbarim te zones
kodrinore.

Kanali i derivacionit ben te mundur qe te shfrytezohet e gjithe renia qe mund te krijohet per
shkak te pjerresise relativisht te madhe te lumit te Suhes ne kete pjese te tij, nga ndertesa e HEC
Suha 1 deri ne mbarim te zones kodrinore dhe fillimin e asaj fushore.

Prurjet e ujit te lumit te Suhes, te rregulluara ne liqen pasi shfrytezohen nga HEC Suha 1
kalojne direkt ne kanalin e derivacionit te HEC Suha 2 dhe nepermjet tubacionit te turbinave ne
ndertesen e centralit te ketij hidrocentrali.

4 Pergatiti: Erion ÇOBANI Pranoi: Zenun Murati


KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2016
HIDROCENTRALI "SUHES"
Me ane te kanalit te largimit keto ujera pasi jane shfrytezuar edhe ne hidrocentralin Suha 2
derdhen ne lumin Drino.

Per arsyet qe thame me lart, variante te tjera te skemes se shfrytezimit hidroenergjitik te


lumit Suhe nuk jane studiuar.

Marrja e sasise se nevojshme te ujit te pijshem per te furnizuar qytetin e Gjirokastres dhe
qendrat e tjera te banuara te lugines se Drinos behet menjehere pas kulles se ekuilibrit te HEC
Suha 1 ne menyre qe ai te kete presion maksimal te mundshem per te perballuar edhe pikat me te
larta te ketyre qendrave.

Ndarja e sasise se nevojshme te ujit per ujitjen e siperfaqeve bujqesore te lugines se Drinos
dhe zonave perreth behet ne kanalin e largimit te HEC Suha 2 me ane te nje stacioni pompash qe
ndertohet shume prane tij. Eshte pranuar nje zgjidhje e tille, sepse eshte me e leverdishme nga ana
energjitike dhe ekonomike.

Sasite e nevojshme te ujit per nevojat e industrise, me perjashtim te asaj ushqimore do te


merren ne dalje te HEC Suha 1 ose ne basenin me presion te HEC Suha 2. Objektet industriale ne
Gjirokaster dhe ne qendrat e tjera te banuara do te zhvillohen ne pjesen e poshtme te tyre, prane
rruges nacionale, ne kuota te uleta. Presioni qe do te kete uji i marre ne vendet si me siper i
dominon keto kuota edhe pasi te jete shfrytezuar me pare per prodhimin e energjise elektrike ne
HEC Suha 1.

4.Prita ne anen e siperme


Para fillimit te ndertimit te diges kemi ndertimin e nje prite qe na mundeson te behen
ndertimet e veprave te ndryshme hidroteknike qe permendem edhe me lart. Prita per mbylljen e
lumit ndertohet me material qe del nga germimet per veprat e tjera ne nje lartesi deri ne 4 m
(▼477.00 m) nga kuota e lumit (▼473.00 m) ne hyrjen e grykes se Selckes. Me ane te kesaj prite
behet e mundur ndalimi i kalimit te lumit ne shtratin e tij natyral dhe kalimi i tij ne tunelin e
devijimit i cili del perseri ne shtratin natyral.

Pas ndertimit te prites se mbylljes se lumit, rritet niveli i kesaj prite deri ne kuoten
▼495.00 m ne aksin e saj. Kjo gje behet ne menyre qe te kemi nje zone sa me te pershtatshme per
ndertimin e diges, pra te mos kemi filtrime te ujit dhe te mos jete e rrezikuar nga ndonje fryrje e
mundshme e lumit e llogaritur deri ne nivelin max te ujit ▼494.00 m.

5 Pergatiti: Erion ÇOBANI Pranoi: Zenun Murati


KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2016
HIDROCENTRALI "SUHES"
Prita ne anen e siperme perben ne vetvete nje dige me material vendi, perkatesisht me gure
te hedhur dhe te ngjeshur dhe me berthame qendrore vertikale prej argjile. Skarpatet e diges e
sipermja dhe e poshtmja jane perkatesisht m1=2 dhe m2=1.5 . Berthama ka nje trashesi te poshtme
prej 15 m, e cila eshte me e madhe se 1/2 e lartesise se diges H=22 m, pra kemi te bejme me nje
berthame te trashe. Berthama perbehet prej materiali argjile. Ndersa filtri i kundert i cili mbron nga
sufozia elementin e kunder/filtrimit, berthamen, perbehet prej nje shtrese 200 cm me zhavor
natyral.

Bazamenti ku mbeshtetet prita perbehet prej nje shtrese jo me shume se 5 m ne thellesi prej
deluvionesh dhe koluvionesh shpatore, copa e blloqe gelqerore me permbajtje suargjile, dhe poshte
kesaj shtrese ndodhet bazamenti i forte prej shtrese te trashe gelqerori deri ne masiv, kompakt dhe
mesatarisht i care.

Kjo prite shfrytezohet gjate gjithe periudhes se ndertimit te trupit te diges dhe veprave te
tjera, por me vendosjen ne pune te diges prita del jashte loje.

5.Diga

Diga, e cila sherben kryesisht per funksionimin e HEC Suha 1 dhe HEC Suha 2, eshte
nje dige prej material vendi me ekran prej betoni te armuar. Perseri materiali i vendit i
perdorur eshte mbushja me gure te hedhur dhe te ngjeshur. Sipas perimetrit te ekranit prej
b/a eshte ndertuar galeria e cimentimit dhe kontrollit. Si skarpata e siperme dhe e poshtme e
diges jane projektuar me te njejten pjerresi m1=m2=1.5 ne pjesen me te madhe.

Diga mbeshtetet kryesisht mbi nje shtrese te trashe gelqerori deri masiv, kompakt dhe
mesatarisht te care, me perajrim deri ne disa metra, por ka dhe disa shtresa te tjera qe
permbajne aluvione te trasha vende-vende me blloqe shkembore me permasa metrike.

Diga arrin deri ne kuoten ▼580.00 m nga kuota e lumit ▼473.00m pra ka nje lartesi
prej H=107 m. Duke qene se lartesia e diges e tejkalon kuoten e rruges ekzistuese qe lidh
rrugen komunikuese midis Gjirokastres dhe fshatrave si Polican, Çatister etj. , eshte
menduar qe te rritet kuota e rruges se kalimit dhe te shfrytezohet aksi i diges dhe skarpata e
poshtme per rruge kalimi. Eshte projektuar nje rruge kalimi me gjeresi prej B=7 m (pa
perfshire zgjerimin) ne skarpaten e poshtme dhe prej B=10 m ne aksin e diges.

6 Pergatiti: Erion ÇOBANI Pranoi: Zenun Murati


KONSTRUKSIONE HIDROTEKNIKE 2016
HIDROCENTRALI "SUHES"

5.1.Elementet e kunder filtrimit K/F

Elementi i k/filtrimit i diges eshte i tipit ekran prej betoni te armuar dhe mbeshtetet
ne skarpaten e siperme te diges. Ekrani ka nje trashesi qe varion nga 100 - 40 cm, sipas
zonave I - V qe fillojne nga aksi i galerise deri te aksi i diges. Ai nuk mbeshtetet menjehere
ne trupin e diges, por mbeshtetet ne nje shtrese qe ne leksion e kemi quajtur "dyshek" i cili
perbehet prej guresh te zgjedhur dhe te ngjeshur.

Mbi dyshek ndertohet nje shtrese 30 cm prej betoni te varfer me marke M-150 ne
menyre qe ekrani b/a te mbeshtetet ne nje siperfaqe me te lemuar se dysheku prej guresh te
zgjedhur dhe te ngjeshur. Ne zonen e fuges midis pllakave te ekranit b/a, poshte fuges nuk
perdoret betoni i varfer M-150, por perdoren trare b/a me seksion terthor 80x30 cm.
Gjithashtu ne zonen e lidhjes midis dy pllakave te ekranit b/a perdoret pllake me material
sintetik me trashesi 2.5cm e cila mbeshtetet mbi nje siperfaqe qe lyhet me dy duar bitum, si
dhe gome speciale, sipas detajit bashkengjitur.

5.2.Galeria e cimentimit dhe e kontrollit

Galeria e cimentimit dhe e kontrolit shtrihet sipas perimetrit te ekranit b/a dhe
sherben kryesisht per kontrollin e filtrimeve te mundshme te ujit dhe parandalimin e tyre.
Ajo perbehet prej nje tuneli me rreze R=225cm me dy rruge kalimi te brendshme me gjeresi
prej b=125cm secila ndertuar me beton te radhes se dyte.

Galeria eshte e ndertuar prej betoni me nje gjeresi bazamenti 10 m ne pjesen


horizontale dhe tapa prej betoni me gjeresi bazamenti prej 19.5m ne pjesen e pjerret. Poshte
galerise shtrihet perdja e thelle e kunderfiltrimeve.

7 Pergatiti: Erion ÇOBANI Pranoi: Zenun Murati

You might also like