You are on page 1of 56

SFIDAT E INDUSTRISË SË NDËRTIMIT DHE

RESILIENCA NDAJ
KATASTROFAVE NATYRORE

SIMPOZIUM NDËRKOMBETAR

BULETIN TEKNIK

Përgatitur nga
Departamenti i Arkitekturës dhe i Inxhinierisë së Ndërtimit
Universiteti POLIS

Dhjetor 2019
PASQYRA E LËNDES

1 HYRJE .............................................................................................................................................. 3
2 SIMPOZIUM .................................................................................................................................... 4
2.1 SEKSIONI 1 .............................................................................................................................. 4
Të dhënat e Lëkundjeve të Forta të përftuara nga dy tërmetet e fundit në ............ 4
Durrës: Disa vlerësime paraprake. ............................................................................ 4
Ndikimi i veprimit të ngarkesave ciklike në strukturat prej betoni të armuarë
godinat industriale ..................................................... Error! Bookmark not defined.
Rehabilitimi i godinave historike me mutature, rasti i ndërtesës së MZHU, ............ 6
Politikat për sigurinë sizmike të objekteve ekzistuese në zelandën e re. ............... 10
Rreziqet: përmbytjet, erozioni dhe termetet,......................................................... 12
2.2 SEKSIONI 2 ............................................................................................................................ 14
Rishikimi historik i planifikimit të katastrofave në Japoni ...................................... 14
Përpjekje për përgatitje ndaj katastrofave dhe rimëkëmbja nga dëmet e tërmeteve,
eksperienca e Japonisë........................................................................................... 15
2.3 SEKSIONI 3 ............................................................................................................................ 16
Rëndësia e njohjes së koncepteve bazë të Gjeoteknikës Sizmike .......................... 16
Klasifikimi dhe metodologjia e vleresimit te demtimeve te strukturave................ 19
Menaxhimi i situatës pas katastrofave natyrore .................................................... 23
Rindërtimi i qytetit pas krizës.................................................................................. 25
3 RAPORTI TEKNIK ........................................................................................................................... 32
3.1 ASPEKTET GJEOTEKNIKE TE TERMETIT TE DURRESIT............................................................ 32
3.2 VLERËSIMET E DËMTIMEVE .................................................................................................. 37
3.3 NDËRTESAT ME MURATURË ................................................................................................. 47
1 HYRJE

Në datën 6 dhjetor 2019, Universiteti POLIS në bashkëpunim me Co-PLAN, AUA dhe me mbështetjen
e Ambasadës së Japonisë, organizoi forumin shkencor dhe sensibilizues me temë “Sfidat e Industrisë
së Ndërtimit dhe Resilience ndaj Katastrofave Natyrore”. Ky aktivitet intensiv, me një kohëzgjatje prej
gjashtë orësh, solli bashkë profesionistë dhe teknikë, shkencëtarë, akademikë, specialistë të
institucioneve publike, median, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që diskutuan çështjet e
zhvillimit të qytetit, sfidën e ndërtimit dhe të rindërtimit në Shqipëri në kuadër të dy ngjarjeve sizmike
me pasoja të konsiderueshme në jetë njerëzish dhe dëme ekonomike, të shtatorit dhe nëntorit 2019.

Në këtë forum teknik, shkencor dhe sensibilizues kontribuan ekspertë të universitetit POLIS dhe Co-
PLAN, ekspertë nga Universiteti Politeknik i Tiranës, Instituti IGJEUM dhe Bashkia e Tiranës. Një
grup ekspertësh nga Japonia sollën eksperiencën historike të vendit të tyre në përballimin e katastrofave
natyrore, përgjigjen post-krizë dhe rikuperimin e shoqërisë dhe qytetit, dhe veçanërisht përgatitjen dhe
planifikimin e rindërtimin resilient të qytetit, për t’i paraprirë krizave të ardhshme.

Përmbledhja e fjalës së mbajtur gjatë këtij simpoziumi, bashkë me një reflektim të situatës pas tërmetit
të 26 Nëntorit përbëjnë këtë bulletin teknik organizuar nga Departamenti i Arkitekturës dhe
Inxhinierisë.
2 SIMPOZIUM

2.1 SESIONI 1

Të dhënat e Lëkundjeve të Forta të përftuara nga dy tërmetet e fundit në


Durrës: Disa vlerësime paraprake.
Llambro Duni,

Shqipëria është një vend me aktivitet të theksuar sizmik e vërtetuar nga ngjarjet e shumta të
regjistruara në shekuj në territorin shqiptar. Kështu, p.sh., mund të themi se Shqipëria karakterizohet
nga aktivitet mikrosizmik intensiv (1.0 < M ≤ 3.0), nga shumë tërmete të vegjël (3.0 < M ≤ 5.0), nga
një numër i vogël tërmetesh mesatarë (5.0 < M ≤ 7.0) dhe shumë rallë nga tërmete të forte (M> 7.0).
Prej shekullit III‐II B.C. deri më sot, Shqipëria është goditur nga 55 tërmete të fortë me intensitet Io ≥
VIII ballë. 15 prej tyre kanë patur intensitet Io ≥ IX ballë. Në këtë numër prej 55 tërmetesh të
periudhës më se 2000 vjeçare, 36 i përkasin shekullit të 19. Nisur nga kjo panorama e goditjeve
sizmike, Departamenti i Sizmologjisë pranë IGJEUM‐it ka punuar për të ngritur dhe mbajtur në
funksionim, krahas rrjetit të Lëkundjeve të Dobta, i nevojshëm për të vlerësuar madhësinë dhe
epiqëndrën e tërmeteve, edhe një rrjet të Lëkundjeve të Forta, ose Rrjetin Akselerografik. Ky rrjet
është i domosdoshëm për të bërë të matshme në terma të nxitimit horizontal dhe vertikal çdo
lëkundje të forte, të aftë për të shkaktuar dëmtime në strukturat. Ky rrjet sot numëron 17 sisteme
akselerografike të shpërndarë në qytete kryesore të vendit. Dy tërmetet e fundit që kanë goditur
vendin tone, ai 21 Shtatorit me ML=5.8 dhe ai i 26 Nëntorit me ML=6.3 kanë gjeneruar një numër të
këtyre akselerografëve, duke siguruar histori kohore mjaft të vlefshme për proçesin e projektimit të
strukturave në Shqipëri. Në figurën e mëposhtme tregohen rregjistrimet e përftuara në Durrës dhe
Tiranë nga tërmeti i 21 Shtatorit dhe ai i 26 Nëntorit.

Figura 1. Rregjistrimi i tërmetit të 21 Shtatorit 2019 në stacionin e Durrësit (rreshti i sipërm) dhe në Tiranë (rreshti i poshtëm). Në
figure tregohen vlerat e nxitimit maksimal horizontal dhe vertikal në përqindje të nxitimit gravitacional
The effect of cyclic loads action on reinforced concrete structures in
industrial structures
Diana Lluka

Industrial building structures are often affected by the action of cyclic loads.The “Ferrochrome Plant”
in Elbasan consists of a complex of buildings with concrete structures combined with metal
structures. During the design of the structures, were encountered some difficulties due to legal
obstacles in the implementation of international projects.

Industrial buildings were designed according to the Eurocodes. The mineral processing technology
line dictated the values of the loads used.The loading and unloading of the furnace via hanging silos
in the main building of the industrial complex at the “Ferrochrome Plant” in Elbasan has posed some
problems in the design and implementation phases of the structures. The main objective of the
present study is to discuss the impact of cyclic loads on the structural elements and on the whole
structure of the main building. Some constructive details of the realization of connecting joints of
beams, slabs and silos will be the focus of the discussion. Details of the structural project and views
of the implementation will be presented.

The technical design and the correct implementation on the site cannot be complete without applying
the technical details for each constructive element. One of the factors that positively affects the
longevity of the structure is the realization of technical details.
Rehabilitimi i godinave historike me mutature, rasti i ndërtesës së MZHU,
Ervin Paci
Rehabilitimi i ndërtesave me muraturë paraqet një rast mjaft të veshtirë, si përsa i përket njohjes së
punës reale të strukturës së ndërtesës ashtu edhe ndërhyrjeve strukturale, të duhura për ndërtesat
historike, për ta kthyer në standartet aktuale (retrofit). Sjellja e muraturës nën ngarkesa sizmike
megjithë zhvillimet e kohëve të fundit përsëri paraqet mjaft paqartësi dhe diferenca të mëdha në
standartet e ndryshme të projektimit EC6, SIA 266, FEMA 310,356.

Ndërtesa e MZHU‐së paraqet një rast tipik të vështirësisë dhe kompleksitetit të rehabilitimit të
ndërtesave historike me muraturë. Prezantimi paraqet punën për vlerësimin, projektimin, punën në
kantier dhe performancën e strukturës gjatë tërmetit të fundit.

Përshkrimi i përgjithshëm i objektit

Objekti përbëhet nga tre struktura: 4 Kat me një pjesë të kufizuar 1 kat podrum. Struktura fillestare
ka qënë 3KT dhe asaj i është bërë një shtesë kati e sipërme. Struktura 3 KT është një objekt murature
me mure mbajtëse me tullë të plotë 38cm. Nga vëzhgimet e para rezulton se godinës i është bërë një
kat shtesë. Gjendia strukturore e muraturës, mbështetjeve të arkitrarëve dhe trarëve duket
problematike, me carje dhe dëmtime të shumta. Projektet të strukturave ekzistuese nuk ekzistojnë
në objekt por nuk ekziston edhe në Arkivin Qëndror Teknik të Ndërtimit. Megjithatë ne kemi realizuar
një matje (azhornim) per të tre godinat.

Figura 2. Planimetri të objektit MZHU


Nevoja për riaftësim strukturor

Arsyet kryesore të kryerjes së vlerësimit strukturor të ndërtesave ekzistuese janë:

Jetëgjatësia e projektimit të ndërtesave (mosha e tyre)


Vlerësimet e sotme të rrezikut sizmik;
Ndryshimet në kodet e projektimit nga koha e ndërtimit deri sot;
Dëmtimet e ndryshme që kanë pësuar ndërtesat e ministrisë ndër vite.
Ndërhyrjet arkitektonike të planifikuara
Dëmtimet pas një ngjarje llogaritëse

Figura 3. Foto të ndryshme të gjendjes ekzistuese të godinës

Hapat për vlerësimin e kapacitetit strukturor

Analiza e të dhënave duhet të pasqyrohet në raportin strukturor. Ajo duhet të përmbajë pikat e
mëposhtme, duke mos u kufizuar në to:

përshkrimi i klasës së rëndësisë;


të dhënat mbi kriteret e projektimit sizmik të ndërtesës (në kohën e projektimit të saj)
rivlerësimi i ngarkesave të ushtruara në rastet kur ndërtesa shërben për qëllime të ndryshme nga
ato të parashikuara në kohën e projektimit;
të dhëna mbi përmasat e elementëve strukturorë dhe mbi vetitë e materialeve përbërës të tyre;
identifikimi i sistemit strukturor, plotësimi ose jo i kërkesave për rregullsi (sipas EN 1998-1);
identifikimi i kushteve të truallit për qëllime të analizës në situatë sizmike (sipas EN 1998-1);
identifikimi i tipit të themeleve;
të dhënat mbi veti të dobëta të materialeve ose detajim strukturor të papërshtatshëm;
të dhënat mbi dëmtimet strukturore të tanishme ose të mëparshme (nëse ka), duke përfshirë
riparimet e mundshme që janë kryer në kohë.
Veprimi sizmik projektues

Analiza në konstruksionin e modeluar sipas rregullave të


përgjthshme të Eurokod 8 (varianti i vitit 2004), analiza është
bërë duke marrë në konsideratë:

Ngarkesën vepruese horizontale në truall të tipit C, ag 0,20

Koeficenti i sjelljes së strukturës q= 1.5

Bazuar në këtë hartë kemi marrë nxitimin e pikut PGA në


shkëmb bazë për një periodë kthimi 475 vjet.

Figura 4. Harta e nxitimit të pikut PGA në shkëmb bazë për një periodë kthimi
475vjet në Shqipëri

Materialet

Materialet të përdorura dhe sforcimet llogaritëse janë:


Betoni, nisur nga teknollogjia e kohes dhe vezhgimet eshte klasifikuar‐ Klasa C12/15
Armatura shufra çeliku, Shufrat e çelikut janë të llojit Ç3
Muratura, për muraturë me tulla të plota me llac cimento+gëlqere do të kemi :
G
fm m to Pesha e vetjake Em
16 daN/cm2 2590 daN/cm 2
0.55 daN/cm2 1800 kg/m3 15000 daN/cm2

Koeficientë korrigjues nuk merren sepse gjendja e llacit nuk njihet, kontraventimet nuk janë të
konceptuara drejt, armim të muraturës skemi. Vlerësimi është bërë në trajtën e “vlerësimit të
dëmtimeve”, me qëllim nxjerrjen e përfundimeve të qarta dhe të lexueshme lidhur me pasojat e
ngjarjeve sizmike të mundshme. Vlerësimi i dëmtimeve është mbështetur në analiza jolineare duke
krahasuar kërkesën e sotme sizmike me kapacitetin faktik të strukturave.

Projektimi i ndërhyrjeve strukturore

Duke u nisur prej përfundimeve të vlerësimit strukturor, mund të bëhen ndërhyrje të dy llojeve:

Ndërhyrje riparimi

Nëse justifikohet nga vlerësimi strukturor, ndërtesa mund t’i nënshtrohet vetëm ndërhyrjeve të lehta,
ose ndërhyrjeve me karakter jostrukturor (p.sh., ndërhyrjeve në arkitekturë).

Ndërhyrje për përmbushjen e kërkesave të reagimit strukturor

Për përmbushjen e kërkesave të reagimit strukturor mund të nevojiten ndërhyrje të konsiderueshme


në strukturë. Konsulenti do hartojë projektin e detajuar për variantin më të përshtatshëm. Projektet
shoqëruese do të hartohen gjithashtu për t’iu përgjigjur ndryshimeve që do pësojë struktura dhe për
të përmbushur nevojat e ndërtesës.
Si konkluzion strukturat kanë nevojë për përforcime për tu përshtatur me kushtet e sotme të
projektimit. Analiza e kryer në këtë rast është statike jolineare (Pushover).

Analiza është realizuar me anë të një programi të specializuar. Disa nga rezualtatet po i paraqesim
më poshtë.

Figura 5 Foto të modelit llogaritës të godinës

Figura 6 Foto të Godinës gjatë punimeve

Konkluzione

Siç është treguar edhe në figurat e mësipërme rezulton se në drejtimin gjatësor godina dëmtohet
sipas mekanizmave përkulës dhe panele të vecantë mekanizma në prerje. Në drejtimin tërthor të
gjithë panelet dëmtohen në përkulje dhe prerje. Nisur nga këto rezultate duhet të bëjmë përforcime
kollona b/arme si dhe armime të mureve. Pas përforcimeve rezulton se godina është e siguruar
kundrejt të gjithë mekanizmave të shkatërrimit si dhe nën ngarkesa vertikale. Pas përforcimit godina
do të sillet konform kërkesave të kushteve teknike Europiane.
Politikat për sigurinë sizmike të objekteve ekzistuese në zelandën e re.
Andrew Charleson

Një metodikë e re bërthamë për menaxhimin e objekteve të ndjeshme ndaj tërmeteve u zbatua tek
ndryshimet në “Aktet e Ndërtimit të Zelandës së Re 2004” në 1 Korrik 2017. Sistemi i 2017 ndikon tek
pronarët e këtyre objekteve, autoritetet lokalë, inxhinieriët dhe të tjerë profesionistë dhe përdorues
të objekteve

Sipas këtij ndryshimi “Nëse një ndërtese, ose një pjesë e kësaj ndërtese, do të ketë tejkalim të
kapacitetit kufitar dhe do të shkatërrohej nga një tërmet i moderuar” do të konsiderohet si objekt i
ndjeshëm ndaj tërmeteve. Kjo nënkuptohet ndryshe sikur ky objekt pronë ndaj tërmetit ka më pak se
33% të rezistencës që ka një objekt i ri (Neë Building Standard (NBS))

NBS përcaktohet nga Inxhinierë të çertifikuar të cilët kanë një kuptim të qartë dhe të plotë rreth
strukturave dhe sjelljeve të tyre ndaj tërmeteve dhe janë të sigurt që nuk ka aspekte të strukturës që
kërkojnë investigime dhe vlerësime më të detajuara dhe specifike p.sh nuk kemi dobësim strukturor
kritik që mund të cojë në një % të NBS më të vogël sesa 34%.

Proçedurat për implementimin e këtij seksioni të Aktit të Ndërtimit (Bulding Act) janë si vijon:

1. Autoritetet Lokalë (TAs) identifikojnë objektet potencialë të ndjeshëm ndaj tërmeteve, shpesh me
anë të komisioneve të përbërë nga inxhinierë konsulentë të cilët zhvillojnë një Vlerësim Sizmik
Fillestar (Initial Seismic Assessment).

2. Pronarët të cilët marrin një vlerësim jo të favorshëm (jo pozitiv) duhet të kryejnë dhe një vlerësim
të objektit nga ana e tyre me anë të inxhinierëve të kualifikuar të cilët realizojnë një Analizë Sizmike
të Detajuar (Detailed Seismic Analysis).

3. Autoritetet Lokalë përcaktojnë më pas nëse objekti mund të konsiderohet si i ndjeshëm ndaj
tërmeteve, japin vlerësimet, përcaktojnë problemet dhe publikojnë informacionin për objektin në një
regjistër publik.

4. Pronarët duhet të shfaqin njoftimin për objektin e tyre dhe ta rregullojnë atë.

Në zonën qëndrore me risk të lartë sizmik në Zelandën e re, pronarët e objekteve të klasifikuara si të
ndjeshme ndaj tërmeteve kanë si afat një periudhe kohore nga 7.5 deri në 15 vite të realizojnë
retrofitin sizmik ose shkatërrimin total të objektit pavarësisht faktit nëse objekti klasifikohet i
rëndësisë së vecantë apo jo.

Burimi kryesor teknik i përdorur nga inxhinierët është “Vlerësimi sizmik i objekteve ekzistues”
(“Seismic assessment of existing buildings”)

Publikuar në Nëntor 2018 dhe mund të gjendet online: https://www.building.govt.nz/building‐code‐


compliance/b‐stability/b1‐structure/seismic‐assessment‐existing‐buildings/.

Ky vlerësues përmban seksionet e mëposhtme:


Konsiderimet Gjeoteknike

Objektet prej betoni, çeliku dhe druri.

Ramat me mbushje muraturë

Elementët jo strukturorë

Formate raporti dhe vlerësimi.

Një regjistër me objektet e ndjeshme ndaj tërmetit jepet online i aksesueshëm nga të gjithë.

Nderkohë gjatë seksionit final Andrew Charleson deklaron se pas tërmeteve të fundit të Zelandës së
Re (2011 dhe 2016) është mëse e qartë që ekziston nevoja për ndryshime në mënyrën sesi
projektohen ndërtesat. Veçanërisht, projektuesit po projektojnë struktura më të shtangëta për t’i
rezistuar tërmetit, po përshtatin sistemet me dëme minimale (loë‐ damage) dhe shfaqin përqasje më
të kujdesshme përsa i përket përdorimit të sistemeve të soletave të parapërgatitura.

Në mënyrë të ngjashme, nisur nga dëmtimet e tërmetit të fundit në Durrës, projektuesit në Shqipëri
duhet të shmangin papajtueshmërinë mes sipërfaqeve të brendshme dhe të jashtme me tulla me
vrima me ramat fleksibël prej betoni të armuar. Ramat duhet të kenë një konfigurim të rregullt të
kolonave në planimetri dhe duhen përdorur trarë të thellë për të reduktuar zhvendosjet horizontale.
Muratura duhet të jetë e ndarë nga rama dhe tullat e mureve kanë nevojë për mbështetje për të
shmangur kolapsin.
Risk managment: flooding, erosion and earthquakes.
Erind Bejko

Albania and Tirana also, are highly exposed to disasters, the


causes of which are different, ranging from natural causes to
human and ecological ones.

Some of the risks are flooding risks ,heavy rainfall and extreme
heat in peak seasons ,erosion and landslide. Natural and man‐
made disasters are on the rise in the last decades (Erosion) due
to urban development trends .

According to the situation created by the last two earthquakes:

Located: (29 km) to the west of Tirana. Located: (30 km) to the west of Tirana.
Tuesday 03:54 a.m 26/11/2019
Sunday 4:04 21/09/2019
Magnitude 6.4 on the Richter scale
Magnitude 5.6 on the Richter scale
Tërmeti më i fortë i Shqipërisë në 30 vjet

The most damaged areas in Tirana territory with uninhabited residencies,are as follows:

Administrative Unit 3‐ 3 buildings

Administrative Unit 4‐ 7 buildings

Administrative Unit 6‐ 24 buildings

Administrative Unit 11‐ 1 building

Administrative Unit 14‐ 1 building

Natural disasters don’t know administrative borders, they are common in their effects, but
important is the inter‐institutional collaboration, measures taken for a better disaster response.
Emergency management is related to the management of resources, human and logistics. A
natural disaster is a challenge in how the level of organization aligns with risk planning,
coordination and management.

The ways we operate (Municipality of Tirana) to prevent or minimize the consequences of a natural
disaster are:
Evacuation

Aid rapidly those in need, evacuated people who were in high risk areas, their houses risk collapse.

Delivery support

The distribution of tents, blankets, food, beds, as the first aid in the first moment of disaster
aftermath according to the needs of people affected by the earthquake.
Damage management

After the verification, resulted the consequences on damage on the structure of the buildings.

Recommendations

Emergency Fund

Emergency Warehouse (storage space)


Mapping of most problematic areas in the city

Improvements and enlargement of riverbeds

Drainage of surface water through the drainage system.

Reforestation to have impact to the sustainability of the soil and increase resilience to erosion
and landslide

Strengthening cross‐institutional collaboration

Smarter and more resilient urban planning practices


2.2 SESIONI 2

Rishikimi historik i planifikimit të katastrofave në Japoni


Aya Kubota

Pse është e rëndësishme rishikimi historik i planifikimit të katastrofës? Nëse do të mund të


mbështeteshim në një strategji të të gjitha qëllimeve pas katastrofave, sa e thjeshtë do të kishte qenë.
Sidoqoftë, ne nuk mund të ndërtojmë një zgjidhje që funksionon kudo. Ajo që ne, si planifikues dhe
studiues, mund të bëjmë është të mësojmë nga raste specifike, përfshirë dështime dhe përpjekje për
tejkalimin e tyre, të marrim në konsideratë kuptimin universal të rasteve, ta lokalizojmë atë në
mënyra të përshtatshme të planifikimit bazuar në karakterin lokal, dhe të përfytyrojmë të ardhmen
e zonavë të dëmtuara me njerëzit e prekur.

Ne duhet të vazhdojmë t'i bëjmë vetes pyetje të tilla, pasi ka shumë pyetje për të bërë. Midis tyre
është pyetja se çfarë është katastrofa (pasi katastrofa mund të kuptohet në mënyra të ndryshme, kjo
pyetje nuk duhet të ndalojë së bëri). Historia e katastrofave na mëson se katastrofa në vetvete është
e pashmangshme, prandaj, duhet të përgatitemi për të.

Stërvitja e evakuimit në qytetin Kamaishi, prefektura Iëate, rezultoi se ishtë një mrekulli në Kamaishi.
Shumica e studentëve shpëtuan dhe mbijetuan nga cunami, që ndodh një herë në 1000 vjet i Tërmetit
të Madh të Japonisë Lindore të vitit 2011. Në shumë zona ku ndodhin cunami në mënyrë të
vazhdueshme, vetë stërvitja e evakuimit nuk ishte e zakonshme. Cili ishte ndryshimi midis stërvitjes
efektive dhe asaj të padobishme? Gjatë stërvitjeve evakuese në shkollë në Kamaishi, studentët
shpesh qanin. Sipas kuptimit tim, ata duhet të imagjinojnë se katastrofa mund të marrë jetën e tyre
dhe të familjeve të tyre përmes stërvitjes.Edhe në Japoni, ku shumë fatkeqësi sulmojnë shumë herë,
shumica e stërvitjeve të evakuimit bëhen rutina të thjeshta. Ne duhet të marrim parasysh kuptimin e
praktikave, jo vetëm të ndjekim praktikat në mënyrë sipërfaqësore.

Në mënyrë që jeta e përditshme, e cila është humbur nga katastrofa, të rikuperohet, shoqëria lokale
duhet patjetër të angazhohet. Meqenëse ne nuk mund të parandalojmë katastrofat, është shumë
thelbësore që shoqëria lokale të edukojë aftësitë e veta për t'u marrë me fatkeqësi përmes
planifikimit të rimëkëmbjes. Interesi kryesor i shoqërisë lokale pas katastrofës tenton të jetë ajo
katastrofë e caktuar. Planifikuesit mund t'i mbështesin ata duke kuptuar fatkeqësi të tjera të
mundshme duke përfshirë rreziqet e pasigurta që mund të ndodhin në të ardhmen. Për atë qëllim,
planifikuesit duhet të kuptojnë se çfarë jete kishin ata para katastrofës dhe si ndjehen njerëzit e
prekur. Askush tjetër përveç njerëzve të dëmtuar nuk mund të fliste se sa e çmuar ishte jeta e
përditshme para katastrofës. Eshtë mënyra e vetme për të shmangur katastrofën e planifikimit, e cila
është një katastrofë e shkaktuar nga një plan. Ajo që mund të bëjnë planifikuesit është të sigurojnë
forma të mjedisit fizik. Por nuk është fundi i planifikimit. Duke ndikuar dhe përgjigjur njëri‐tjetrin,
mjedisi fizik dhe aspektet shoqërore kanë mbështetur jetën lokale së bashku. Nëse marrëdhënia
midis tyre është krijuese dhe e qëndrueshme, jeta do të bëhet kulturore. Kjo do të thotë që ju mund
t'i kaloni përvojat dhe njohuritë tuaja brezave të ardhshëm. Atëherë ata mund ta kapërcejnë
fatkeqësinë e tyre.
Përpjekje për përgatitje ndaj katastrofave dhe rimëkëmbja nga dëmet e
tërmeteve, eksperienca e Japonisë
Maki Morikaëa

Ekziston një shprehje në Japoni;


“Katastrofat e mëdha natyrore na godasin atëhere kur harrohet ajo e fundit.”

Një tjetër shprehje është;


“Jini të përgatitur dhe mos u pendoni.”

Ne Japonezet kemi shumë eksperiencë përsa i përket dëmeve ndaj katastrofave të ndryshme
natyrore dhe rimëkëmbjes ndaj tyre. Ne mësojmë dhe përdorim eksperiencat pas ngjarjeve,
megjithatë, shumica e personave mund të “relaksohen” pas disa vitesh. Është e nevojshme të mbahet
parasysh përgatitja e duhur dhe gadishmëria për parandalimin e rreziqeve.

Në Japoni, njerëzit kanë pasur mundësi edukimi dhe trajnimi për përballimin e rreziqeve që në
fëmijëri në shkolla, komunitetete, zyra etj. Këto janë veprime shumë të rëndësishme për të
përmirësuar njohuritë dhe forcuar kapacitetet për reduktimin e madhësisë së dëmeve kur katastrofa
ndodh dhe për procesin e ripërtëritjes dhe rindërtimit. Përvec kësaj, për të promovuar
ndërgjegjësimin nxitet bashkëpunimi midis strukturave përgjegjëse në cdo rreth dhe komunitet të
cilat janë gjithashtu mjaft të rëndësishmë për shmangien e varësisë nga qeveria qëndrore.Iniciativat
dhe roli kryesor nga qeveritë locale dhe komunitetet janë burimet më të rëndësishne për marrjen e
masave kur katatstrofa ndodh dhe shumë aktivitetet përfshijnë planifikimin dhe implementimin e
projekteve për fazat e ripërtëritjes dhe rindërtimit.

Gjithashtu është e rëndësishme dhe përkujdesja ndaj aspektit psikologjik. Nga goditjet e tërmeteve
dhe pas tërmeteve shumë njerëz pësojnë shok psikologjik, ata nuk mund të harrojnë ndjesinë e
vibrimit të tokës, skenat e kolapsit të objekteve si dhe situatat e panikut të njerëzve gjatë tërmetit.
Ajo çka u përmend më sipër shkakton frikë kronike, stress të fortë, sëmundje si: dhimbje koke,
stomaku, pagjumësi, ndryshim në karakter dhe në rastin më të keq çon në vetvrasje. Përkujdesja
psikologjike e personave pas tërmetit është një pikë thelbësore jo vetëm për ata që janë prekur nga
tërmeti por dhe për përsonat që kanë ndihmuar dhe dhënë kontributin gjatë emergjencës.
Rekomandohet fortësisht që me anë të mënyrave të duhura aspekti psikologjik të implementohet tek
planifikimet dhe projektet për ripërtëritjen dhe rindërtimin ndaj dëmeve të shkaktuara nga
katastrofa.
2.3 SESIONI 3

Rëndësia e njohjes së koncepteve bazë të Gjeoteknikës Sizmike


Luljeta Bozo

Tërmeti është fenomen natyral periodik që përfaqësohet nga një çlirimi brutal i energjisë së
grumbulluar në zonat e kontaktit mes pllakave dhe mikropllakave tektonike si rezultat i deformimeve
që lindin për shkak të lëvizjes së tyre.

Një nga zonat më aktive, në të cilën ndodhin rreth 25% të tërmeteve është dhe zona e kontaktit mes
pllakës së Euroazise dhe asaj Afrikane në të cilën bën pjesë dhe Shqipëria. Detyra e inxhinierit është
pikërisht:

Të dijë se ku ndodhin këto fenomene

Të dijë sa do të lëkundemi prej tyre

Të dijë si të mbrohemi

Si një vend me nivele të larta sizmiciteti në Shqipëri janë zhvilluar mjaft studime nga Instituti i
Sizmiologjisë të cilët kanë përpunuar hartën sizmike të Shqipërisë nga ku rezulton se 40% e territorit
në shkallën e Intesitetit sipas Merkalit është 7ballë, 40% 8 ballë dhe 20% në vlerën 9ballë. Nga këto
studime gjithashtu rezulton se në territorin e Shqipërisë kalojnë tre carje tektonike: e para në drejtim
Veri‐ Jug në detin Adriatik dhe Jon, e dyta kalon nga Shkupi dhe përfundon në Tepelenë dhe carja e
tretë në zonën Pogradec‐ Korcë duke përfunduar në Greqi.

Figura 7. a) Pllakat tektonike b) Harta sizmike e Shqipërisë

Specialistë të fushave të ndryshme pas ngjarjeve të tërmetit të vitit 1979 bashkëpunuan për hartimin
e Kushtit Teknik të Projektimit, ose sic njihet ndryshe dhe KTP‐ 89, i cili është ende në fuqi.
Planifikimi urban është një proces i vështirë dhe i komplikuar me detyra kryesore si: Përcaktimi në
hartë i zonave për zhvillim dhe ballafaqimi i tyre me hartat sizmike dhe mikrozonimit sizmik si dhe
realizimi i parashikimeve per zhvillim per nje periudhë kohore 20‐30 vjet.

Zonat për zhvillim në Shqipëri mund të jenë:

Zonat Rurale

Zonat Industriale

Zonat Minerale

Zonat Urbane

Zonat Turistike

Problemi kryesor gjatë zhvillimit të këtyre zonavë qëndron në faktin kur pozicioni i tyre përputhet me
zonat me sizmicitet të lartë. Në këtë rast ose shmanget zona për zhvillim ose përdoren fonde të
mëdha për sigurimin e investimeve dhe jetën e njerëzve. Zhvillimi i turizmit bregdetar si një nga fushat
kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me sizmicitetin duke
qënë se zona bregdetare ndodhet tek një prej tre carjve qe kalojnë në territorin e Shqipërisë.

Zonat Minerare Zonat urbane/Industriale

Zonat Rurale/Turistike

Në kontekstin e zhvillimit të zonave me rrezik të lartë sizmik detyrat e specialistit ose planifikuesit
urban konsistojne në:

Përcaktimin e distancave nga deti nisur jo vetem nga veprimi sizmik, por duke marrë parasysh dhe
rrymat detare për shmangien e problemeve të tjera që lidhen me erozionin.
Përcaktimin e distancës së objekteve në përputhje me dendësinë e planifikuar dhe mundësisë së
evakuimit si dhe duke patur parasysh dhe objektet e një rëndësie të vecantë.

Përcaktimin e duhur të pozicionit të objekteve në zonat kodrinore duke patur parasysh carjet e
shkarkimit, planin e rrëshqitjes dhe forcat sizmike.

Përsa i përket ndikimit të lëkundjeve në konceptimin arkitektonik të objektit duhen patur parasysh
disa pika thelbësore:

Forma në planimetri të jetë sa më e rregullt


Përdorimi i fugave sizmike
Kujdes në shpërndarjen e duhur të masave
Përdorimi i duhur dhe në mënyre racionale i pjesëve nëntokësore të objekteve
Kujdes në përdorimin e elementëve sic janë konsolat, dhe dimensionimin e duhur të elementëve
strukturorë trarë, kolonë, mure mbajtës etj.

Roli i inxhinierit gjeoteknik është thelbësor në studimet dhe projektimet antisizmike sepse pa
bashkëpunimin me gjeologun dhe sizmiologun është e pamundur të zgjidhen problemet e
mëposhtme:

Bashkëveprimit Truall‐ Strukturë (BTS) në rastet e tërmeteve


Përcaktimi i vetive dinamike të dherave
Përcaktimi i nxitimit maksimal në thellësi të ndryshme
Përcaktimi i presioneve shtesë tek muret mbajtës, digat etj
Përcaktimi i forcave shtesë tek pjerrësitë
Përcaktimi i parametrave rezistues të reduktuar
Trajtimi i problemit të lëngëzimit

Në përfundim mund të thuhet se:

Tërmeti fenomen shumë i rrezikshëm natyror – nuk varet nga ne. Fuqia e tërmetit matet me dy
shkallë Merkali dhe Rihter. Tërmeti nuk pengohet dot , por merren masa mbrojtëse e sigurie në gjithë
stadet e punës. Roli i gjeoteknikut është i pazëvëndësueshëm

Roli i punës në grup:


Planifikuesi
Specialisti i mjedisit
Urbanisti
Arkitekti
Konstruktori
Gjeotekniku
Gjeologu
Sizmologu
Klasifikimi dhe metodologjia e vleresimit te demtimeve te strukturave.
Merita Guri

Tërmeti i 21 shtatorit me ML= 5.8 në


dhe 26 nëntorit me ML=6.3 në të
shkallës Rihter në vendin tonë kanë
shkaktuar dëmtime te konsiderueshme
në shumë struktura me funksion
sociale, banimi, industriale dhe rrugore.
Dëmtimet e këtyre strukturave
kategorizohen në dy grupime të medha
si: stukturore dhe jostrukturore

Në vendin tonë kemi kategori të ndryshme mdërtimesh , me muraturë mbajtëse kryesisht para viteve
’90 dhe me skelet betonarme pas viteve ’90,
Këto ndërtime janë projektuar me kushte teknike: KTP‐RUSE, KTP ‐52
KTP‐63,KTP‐N.2‐78, KTP‐N.2‐89
Ndërtesat e banimit kanë një periudhë projektimi prej 50 vitesh, ndërtesat të një rëndësie të veçantë
shkojnë deri në 100 vite.Niveli i projektimit te strukturave gjatë kohës së shfrytëzimit mund të ulet
për shkak të ndikimit të disa faktorëve.

Klasifikimi i dëmtimeve
Degradimi nga vjetërsia, agjentët atmosferikë

Dëmtime nga degradimi i materialeve


Karbonizimi,Degradimi i sulfatit
Erozioni
Degradim nga ngrirja‐shkrirja
Efektet e sforcimit
Dëmtimi nga veprimtaria e njeriut

Shtesa anesore vertikale dhe horizontale mbi katet ekzistuese.


Ndërhyrje strukturore pa kriter që shkaktojnë dëmtime në ndërtesë
Dëmtimi nga çedimi i themeleve

Ndërtesat e vjetra me muraturë dhe b/a, kanë themele guri ose betoni pa armim.
Ndërtesa të ndjeshme ndaj çedimeve, plasaritje në muraturë.
Dëmtimi nga veprimtaria sizmike

Veprimtaria sizmike është faktori kryesor


SFIDA PËR INXHINIERËT VLERËSIMI I NIVELIT TË DËMTIMIT

SHËMBJA PËR ZËVENDËSIM ME TË TJERA


RIPARIMI DHE PËRFORCIMI I TYRE

VENDIMI DO MERRET PAS VLERËSIMIT TË GJENDJES AKTUALE TË TYRE

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SIZMIKE


KTP-N.2-1989, EN1996,
FEMA 440, ATC40
Metoda e llogaritjes

Inspektimi i ndërtesës ekzistuese Vlerësimi i nivelit të Aplikimi dhe analiza


me muraturë dëmtimit me metoda për teknika përforcimi
empirike dhe analitike Analiza kompjuterike
Llogaritjet në përputhje
Marrja e rezultateve
Përcaktimi i hapave të me KTP dhe/ose EC-6,
experimentale dhe përpunimi
ndërhyrjes për EC-8
i tyre (në përputhje me testet
përforcimin e ndërtesës:
laboratorike dhe matjet në
Analiza
teren etj.)
Urgjenca e ndërhyrjes teknike(rezistencë,
Teknikat/teknologjia duktilitet,ngurtësi) për
Materialet metodat perdorura
Analiza strukturore
Kostoja e ndërhyrjes Konkluzione
(resistancë, duktilitet, ngurtësi)

Niveli i dëmtimit Riprojektimi


përforcimi
STRATEGJIA

1. Kërkesat Juridike: Organet kopetente, organizimi I grupeve të inspektimit;


2. Zgjedhja e profesionistëve të kualifikuar: Ing.strukturist; Ark.;
3. Vendosja e objektivave të performancës: Përdorshme; Pa Sigurt;

4. Inspektimi i ndërtesës: Inspektim; Struktura; Projekte ekzistuese; Materiale;


5. Vlerësimi i Kapacitetit sizmik: Modelimi dhe; Kurba e kapacitetit;
KONCEPT

6. Përcaktimi i kërkesës sizmike: Rreziku sizmik; Zhvendosja e synuar;


7. Verifikimi i performancës sizmike: Kufijtë Global të reagimit; Gjendjet e shërbimit;
8. Përcaktimi i përforcimit: Teknikat/teknologjia ,Materialet;

9. Hartimi i dokumentacionit konstruktiv: Projektet konstruktive ;


DETAJE

10. Monitorimi i cilësisë së zbatimit: Inspektimi; Verifikimi; Supervizimi i punimeve;


Të dhënat:TIP 74/4
Tipologjia
Viti i ndërtimit
Parametra teknike
Ndërhyrje në strukturë
Gjeologji/sizmikë
Tullat:M-75kg/cm2; ose fb=7.5MPa; Llaçi
M-15(25)kg/cm2 ose fm=1.5(2.5)MPa;
Trashësia e mureve: 380mm dy kate 250mm tre kate;

Rekomandime

Përmirësimi i kodit të projektimit dhe anekseve kombëtare,pas termeteve te fundit, ne perputhje me


Eurocode.
Përmirësimi i hartave dhe mikrozonimit për aktivitetin sizmik në nivel kombëtar

Fillimi i një projekti kombëtar për evidentimin e problematikave strukturore, nga eksperte te fushes
në të gjithë vendin.
Krijimi i një metodologjie për vlerësimin dhe perforcimin e strukturave të dëmtuara,duke kombinuar
me eksperiencat e vendeve te rajonit.
Forcimi i kontrolleve teknike nga ekipe profesionistësh në fazat e:projektim,zbatim, kolaudim dhe
shfrytëzim.
Menaxhimi i situatës pas katastrofave natyrore
Dastid Ferati

Në laboratorin tonë ne kemi student nga tre nivele studimi: bachelor,master,doktoraturë.

Interesat dhe fokusi jonë janë nga fusha të ndryshme duke përfshirë arkitekturën,planifikim urban
dhe dizajn,studime sociale,gjeografi,antropologji etj.Ajo çka na bën të gjithëve ne bashkë, është
interesi ynë i përbashkët për planifikimin afatgjatë dhe rimëkëmbjen e qytetit pas katastrofave
natyrore. Prandaj, këtu sot para jush, ju lutemi na lejoni të flasim vetëm për çështje që janë në
ekspertizën tonë, atë të rimëkëmbjes dhe planifikimit afatgjatë.

‐Pasi vizitova vendet e prekura dhe familjet që nga dita e parë, pasi kam takuar zyrtarë të qeverisë,
ekspertë dhe filantropë, më është pyetur shumë herë se çfarë mendojmë se është zgjidhja më e
mirë. Arsyeja që nuk e pranoj këtë pyetje është sepse mendoj se është jopraktike të mendojmë për
zgjidhjen, kur ende nuk e kuptojmë qartë problemin. Prandaj ne propozojmë të kemi një qasje të
ndryshme. Ne mendojmë se është e nevojshme një para‐studim, nga i cili mund të vlerësojmë
situatën dhe të kemi disa përfundime fillestare. Duke pasur përfundimet, ne do të ishim në gjendje
të shohim se cili është problemi, dhe vetëm atëherë duhet të mblidhemi dhe të mendojmë për
zgjidhjen.

Sipas Universitetit të Tokios, ne synojmë të kontribuojmë në Shqipëri duke krijuar ose forcuar, tre
ligje të ndryshme. Ligji i parë, është ligji para katastrofës, i cili do të minimizonte numrin e shkaqeve
dhe dëmet hapësinore dhe arkitekturore. Ligji i dytë është ligji pas katastrofës, i cili do të ndihmonte
Shqipërinë të konsolidohet vetë dhe të menaxhojë më mirë situatën. Dhe së fundi, shpresojmë se
puna jonë do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e kodit të ndërtimit dhe standardit në Shqipëri.

‐Japonia, pasi është goditur nga tërmete të panumërta dhe katastrofa të tjera, ka arritur të bëhet
shumë resilient përmes planifikimit afatgjatë. Një shembull shumë i mirë është projekti i oborrit
shkollor, pas tërmetit të vitit 1923. Qeveria vendosi të investojë në oborret e shkollave në mënyrë që
ato të bëhen zona evakuimi në rast katastrofash, në të njëjtën kohë, duke rritur cilësinë e hapësirës
së tyre publike. Ne mendojmë se një qasje e ngjashme do të ishte shumë e rëndësishme në këtë fazë
në Shqipëri.

Laboratori ynë është pjesë e një lëvizjeje në Japoni, e njohur si 'Matchitsukuri', e cila përkthehet në
shqip si 'planifikim pjesëmarrës'. Qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë të maksimizojë pjesëmarrjen e
njerëzve në procesin e projektimit, i cili ka pasur rezultate të kënaqshme në projekte të ndryshme
disa dekadave të fundit.

Ka qenë shumë mallëngjyese të shikoje se sa i gatshëm ka qenë Komuniteti Shqiptar dhe Diaspora
që nga fillimi. Sidoqoftë, kemi parë gjithashtu se sa i paorganizuar ka qenë veprimi dhe lehtësimi, për
shkak të mungesës së një mekanizmi të vetëm që do të integronte dhe koordinonte të gjitha ekipet.
Së bashku duhet të adresojmë këtë çështje. Shumë ide na vijnë në mendje, siç janë inxhinierët dhe
arkitektët vullnetarë. Ne propozojmë idenë që kur një arkitekt është i liçencuar, ai gjithashtu duhet
të pyetet nëse është i gatshme të bëhet vullnetare në rast të fatkeqesive kombëtare. Atëherë duhet
të krijohet një bazë e të dhënave me ata që vendosën të bëhen vullnetarë. Në rast nevoje, ata mund
të njoftohen automatikisht për vendin dhe kohën e grumbullimit, ku mund të koordinonin zonat e
veprimit.

Unë besoj që ne si arkitektë dhe planifikues jemi të vetmit akademikë që mund t'i japim kuptim kësaj
fatkeqësie. Jemi ne që mund të iniciojmë ligje më të mira bazuar në mësimet e marra. Prandaj, unë
bëj thirrje për veprim të përbashkët që të mund ta bëjmë Shqipërinë resilente dhe një vend më të
mirë për të qenë
Rindërtimi i qytetit pas krizës
Rudina Toto
Materiali i meposhtëm është qëndrimi i tre institucioneve, Co-Plan,
POLIS dhe AUA prezantuar në simpozium nga Rudina Toto.

Analiza dhe Sugjerime


Planifikimi e rindërtimi i qytetit resilient pas krizës së tërmetit

Ngjarjet e fund‐nëntorit mishëruan një krizë të paralajmëruar sa i përket sigurisë dhe cilësisë së
qyteteve në Shqipëri. Na është dashur të kalojmë nëpër një krizë madhore për të pranuar me zë të
lartë se kemi dështuar me zhvillimin e territorit dhe me proceset ndërtimore për qytetbërje,
pavarësisht punës së bërë në disa sektorë apo drejtime. Po ashtu ka dalë në pah fakti, i ditur por i
përfolur nën zë, se sa të papërgatitur jemi për të përballuar, parandaluar, apo zbutuar efektet e
ktastrofave, apo kriza madhore me karakter shkatërrues.

Në këtë moment ne jemi në kushtet e emergjencës dhe është e natyrshme që energjia dhe paratë të
fokusohen në adresimin e fazës urgjente të krizës.

Por, nga ana tjetër, nësë nuk nxjerrim realisht mësime për të ardhmen; nëse nuk ndërgjegjësohemi
për mënyrën se si duhet të planifikojmë dhe mbi të gjitha se si duhet të zhvillojmë territorin në
Shqipëri; dhe nëse nuk ndërmarrim në këtë moment veprime që do të adresojnë parandalimin,
zbutjen dhe menaxhimin e krizave në periudhën afatgjatë; atëherë është njëlloj si t’i kemi harruar
tragjeditë që ndodhën dhe të jemi tërësisht të pandjeshëm ndaj kostove shoqërore të
jashtëzakonshme që janë krijuar. Është njëlloj sikur të mos u kemi dhënë asnjë kuptim jetëve të
humbura. Është njëlloj si të mirëpresim po kaq të papërgatitur edhe krizën e ardhshme.

Për më tepër, kjo ngjarje është edhe një akt paralajmërues i natyrës për fenomenet që priten të vijnë
si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, për të cilat gjithashtu, ky rast i fundit tregoi se sa të papërgatitur
jemi dhe se sa jo resilient jemi. Sigurisht, ka ndryshime midis resilience në lidhje me ndryshimet
klimatike dhe resilience për fenomenet sizmike, por ndërkohë masat janë të ndërlidhura dhe të varura
nga njëjra tjetra.

Le të kthehemi tek çështja e rindërtimit të qytetit post‐krizë dhe resilient në Shqipëri. Në mënyrë që
qytetet të performojnë me sukses dhe njerëzit të ndihen të sigurt në qytetet e tyre, është e
nevojshme të planifikojmë duke pasur në fokus objektivin e resilience. Kjo vlen si për proceset e
planifikimit në tërësi, ashtu edhe për rindërtimin post‐krizë, e çfarëdolloji qoftë kriza.

Koncepti i resilence [urbane] është i diskutuar shkencërisht, mbetet ende një koncept disi i ri, dhe
është i ndryshëm nga konceptet e qëndrueshmërisë, apo të vulnerabilitetit, edhe pse i lidhur me to.
Kemi punuar për ta futur këtë koncept në planifikim dhe zhvillim territori, sidomos përmes VSM‐ve
të planeve të përgjithshme, mirëpo nuk duket se është kuptuar. Madje, kur vjen puna në zbatim,
është konsideruar ose si dicka teorike në rastin më të mirë – pra shkruhet në plan, por realisht nuk
kuptohet ku konsiston zbatimi; ose thjesht si fjalë – fjalë që nuk na japin bereqet, apo para për më
shumë biznes, për më shumë zhvillim, etj. Mirëpo pikërisht këtu kemi gabuar dhe nuk kemi kuptuar
që të planifikosh dhe ndërtosh për resilience nuk është jashtë realitetit, është domosdoshmëri dhe
kërkon kapacitete, njohuri dhe para.

Çfarë është urban resilience? Ndoshta nuk ka ndonjë përkufizim fiks apo një mendim 100% të
dakordësuar, por fundja shkenca kështu është, relative. Ndaj, duke pranuar faktin se urban resilience
ka një kuptim shumë të gjerë, dhe varet edhe nga lloji i krizës, tërmet, përmbytje, zjarr, veprimtari
terroriste, luftra, falimentim financiar apo ekonomik, rrëshqitje, etj. mund të thuhet se është
“Kapaciteti ose aftësia e sistemit urban, përfshirë atë infrastrukturor dhe natyror me të cilin është i
ndërlidhur, si edhe ndërveprimin social brenda tij, për t`i bërë ballë streseve të jashtme, krizave e
katastrofave; për t`u ripërshtatur pas krizës, sa me shpejt dhe me mirë nga sa ishte para krizës; dhe
për pasojë për të arritur një gjendje të re ekuilibri fizik, natyror, social‐ekonomik dhe institucional.
Është një ekuilibër i ndryshëm nga ai para krizës, por është një balancë e re e shëndetshme, dhe që
arrihet shpejt.

Mund të jetë tipar i qenies njerëzore në tërësi, apo element kulturor i shqiptarëve, por kur jetojmë
situata relativisht normale, të përditshmërisë, pra pa kriza, ne harrojmë që krizat dhe rreziqet
shkatërrimtare ndodhen pas dere. Ato nuk ndodhin përditë, dhe as nuk parashikohen, por efekti që
kanë kur ndodhin shtrihet në një shkallë gjeografike shumë të gjerë, zgjat për shumë kohë, dhe prek
thuajse të gjithë shoqërinë. Pra, përgatitja jonë (preparedness) në nivel komunitar dhe institucional
duhet të vijojë në mënyrë të përditshme, sikur të kishim nga një krizë të vogël për të zgjidhur përditë.
Vetëm kështu nuk do të ndodhemi në situatën ku nuk kemi një krik për të ngritur një soletë që po
merr jetë, çadra apo hapësira evakuimi dhe akomodimi pas krize, nuk kemi një plan për evakuimin
dhe rindërtimin resilient, etj.

Çfarë nevojitet të bëjmë në Shqipëri pas ngjarjes tragjike të nëntorit 2019 që të mund të themi se po
planifikojmë, zhvillojmë apo ndërtojme duke pasur në fokus objektivin e qytetit resilient, apo urban
resilience?

Në rastin konkret në Shqipëri ne kemi marrë goditje të sistemit nga një katastrofë natyrore që është
tërmeti dhe flasim për resilience në planifikim, apo urban resilience në kushtet e kësaj krize. Çfarë
mund të kishim bërë ndryshe dhe çfarë duhet të bëjmë ndryshe.

Së pari planet. Është fjala si për të rishikuar planet e territorit, ashtu edhe për të hartuar plane lokale
e kombëtare për menaxhimin e krizave. Këto plane duhet të jenë instrumente të ndryshme, por të
lidhur fort me njëri‐tjetrin; përforcues të njëri‐tjetrit, madje edhe me përmbajtje përsëritëse për të
garantuar që janë të koordinuar. Disa probleme specifike që duhen adresuar sa u përket planeve,
janë si në vijim.

Fillimisht, probleme në lidhje me informacionin:

Në 30 vitet e fundit, planet që janë bërë, edhe për detyrim ligjor, edhe për përgjegjësi morale e
profesionale të profesionistëve, kanë marrë në konsideratë hartat a rajonizimit dhe të rrezikut sizmik.
Të dyja janë harta zonimi në nivel makro dhe jo mikro dhe të dyja të papërditësuara që prej të paktën
20 vite. Janë konservatore mjaftueshëm në shifrat që japin, për të qenë të përdorshme edhe sot, por
në kaq shumë vite, zonimi ka ndryshuar, çka e vërteton krahasimi mes tyre dhe hartës së realizuar në
vitin 2015 në nivel Ballkani perëndimor. Për më tepër, planifikuesit kanë vite që përdorin hartat e
realizuara në fillim të viteve `80të, pasi harta e vitit 2003 dhe ajo e vitit 2015, nuk kanë qenë të
aksesueshme publikisht. Po ashtu, ka qenë gjithmonë e nevojshme, në disa momente edhe detyrim
ligjor, për të pasur mikrozonomin sizmik, të cilin nuk e kemi pasur dhe nuk e kemi.

Në mënyrë të njëjtë, hartat gjeologjike dhe hidrogjeologjike dhe hartat e rreziqeve, në rastin më të
mirë janë në shkallën 1:100,000. Ato përfshihen në studimet e qarkulluara vetëm para 5 viteve, të
hartuara në nivel qarku, të cilat u përgatitën në bazë projekti dhe iu ofruan qarqeve, por nuk u bënë
asnjëherë publike në masë të gjerë. Për më tepër, janë harta të papërditësuara, pra janë thjesht
informacion i vjetër i ofruar në mënyrë të re dhe në një shkallë të pamjaftueshme për planifikimin
vendor dhe atë të detajuar, edhe pse planifikuesit i kanë përdorur.

Në Shqipëri nuk prodhohet informacion për metabolizmin e qytetit dhe për shërbimet e ekosistemit.
Për shembull, nuk ka informacion për burimet ujore që hyjnë në sistemin urbvan, ku dhe si përdoret
uji për të gjitha llojet e funksioneve, çfarë sasie dhe cilësie uji del nga sistemi, si mbetje apo i pastër,
si dhe ku shkon. Nuk mund të vlerësojmë dhe nuk kuantifikojmë dot, jo se nuk dimë teknikisht, por
sepse nuk ka informacion të mbvledhur rregullisht për këtë qëllim, se sa kapacitet ka për shembull
parku i liqenit, Lana, dhe parku Rinia që të mbrojnë Tiranën nga përmbytjet e shirave lokale, apo
stinore. Nuk ka informacion të përditësuar për përbërjen e tokave – njohuria për këtë çështje është
në mendjen dhe bagazhin e inxhinierëve të vjetër, por nuk ofrohet institucionalisht.

Sot, në Shqipëri, të aksesosh publikisht informacion teknik, shkencor dhe shifror, përveçse kur e
gjeneron vetë, është shumë e vështirë. Informacioni vazhdon të shitet, të mbahet në sirtare dhe
xhepa, edhe pse me ligj duhet të jetë publik. Ndoshta, institutet gjysëm të pavarura duhet të
garantojnë ekzistencën e tyre, por nuk mund ta bëjnë këtë mbi bazën e informacionit public, cilësia
dhe aksesi i të cilit garanton jetët njerëzore. Një institut i aftë, kryen edhe veprimtarinë publike dhe
atë private, pa përdorur njërën në kurriz të tjetrës. Për më tepër, ndoshta është momenti për të
rishikuar skemën e funksionimit të disa institucioneve të tilla, të cilat ndoshta duhet të marrin
financim të plotë publik. Fundja, si mund të mbështetet shkenca, kur për shkencën nuk ka fonde?

Po ashtu, janë problemet e analizave dhe propozimeve në plane. Bëhet fjalë për analiza e propozime
që krijojnë resilience urbane, si për shembull ato për infrastrukturën, ndërtesat, hapësirat publike
dhe hapësirat e pandërtuara në tërësi, aftësinë e komunitetit për t`u përshtatur dhe aftësinë e
institucioneve për të qeverisur, jo thjesht manaxhuar, por qeverisur një moment krize dhe post‐
krizën. Këto analiza e propozime kanë qenë të vakëta në drejtim të resilience në tërësi dhe asaj post‐
sizmike në tërësi. Kjo vjen si pasojë e mungesë së informacionit, e faktit se koncepti është i ri, apo
njohuritë teknike në këtë drejtim kanë qenë të pamjaftueshme. Por, mbi të gjitha vjen sepse, kur janë
marrë vendime për zonimin dhe lartësitë e kateve, bashkitë kanë preferuar katet e larta në vend të
sigurisë për të mos ndërtuar në zona me rrezik rrëshqitjeje, fundosjeje, erozioni, etj. Presioni
shoqëror, sidomos i disa grupeve specifike të interesit, ka qenë tepër i lartë për të ndërtuar dhe jo
për të qenë konservator.

Së dyti kemi probleme me standardet e planifikimit. Këto ditë është folur shumë për Eurokodet,
normat teknike të projektimit, etj. Kemi norma shumë të vjetëruara dhe ndërkohë nuk kemi
përvetësuar institucionalisht Eurokodet në ndërtim. Pra jemi në vakum ligjor projektimi dhe ndërtimi
sa i përket cilësisë dhe sigurisë. Po ashtu, nuk kemi rregullore ndërtimi. Këto janë shumë të
rëndësishme dhe lidhen drejtpërdrejt me katastrofën që ndodhi.

Por, për të parandaluar një katastrofë të dytë, veç sa më sipër, duhet që një orë e më parë të hartojmë
standardet e planifikimit. Ka pasur përpjekje në këtë drejtim, por nuk është konkluduar, dhe tani nuk
mund të vonojë më. Të zbatoje standarde planifikimi në Shqipëri, nuk ishte e thjeshtë – për shembull
tingëllonte jo realiste të mendoje për sipërfaqe parcele për kopshte apo çerdhe, distanca midis
objekteve, koefiçientë për hapësira publike e të gjelbra, etj. Në kushtet kur çdo pronar ka dashur të
përfitojë nga zhvillimi mbi 30% të vlerës së tij, ndërsa në vendet e tjera quhet luks të arrish 12%; kur
ndërtuesit kanë dashur të marrin mbi marzhin që përfitojnë kolegët e tyre në Europë; apo kur gjoba
ekstraligjore për një leje ndërtimi rëndon faturën financiare; si mund të flasësh për standarde
planifikimi? Sigurisht që dukej iluzion, herezi. Por, ndoshta ky është momenti për t`i vënë gishtin
kokës dhe për të vepruar ndryshe.

Le të veçojmë në këtë aspekt një element jashtëzakonisht të rëndësishëm për urban resilience, që
lidhet dhe me standardet e planifikimit dhe me gjithë procesin e lejeve dhe të menaxhimit të tokës.
Bëhet fjalë për hapësirën publike, hapësirën e hapur (jo të ndërtuar) dhe rrugët. Hapësira pa ndërtim,
siç e qujmë ndryshe, është “thembra e Akilit” për të menaxhuar veçanërisht momentin gjatë krizës
dhe fazën emergjente, të parën fare, atë pas krizës. Hapësira publike dhe pa ndërtime, përveçse një
e mirë kolektive në aspektin e jetueshmërisë së qytetit, është hapësira e parë e evakuimit në rast
krize. Në Durrës, apo edhe në Tiranë, njerëzit dolën nga ndërtesat e larta dhe pa shkallë emergjence,
për të fjetur në makinat e tyre poshtë pallateve 10 apo 15 katëshe. Në Tiranë, patii nga ata që shkuan
tek Parku i Liqenit, në kundërshti me rregullat e sjelljes gjatë tërmetit, sipas të cilave nuk mund të
qendrohet në afërsi të pemëve apo në një digë. Mirëpo, kjo ishte zgjidhja e vetme në mungesë të
shesheve, apo rrugëve të gjera, ku njerëzit do të mund të strehoeshin përkohësisht, deri sa të kalonin
pasgoditjet e para, apo ku mund të ruheshin nga objektet e mundshme që binin nga ndërtesat.

Ne, sot, kemi përcaktime ligjore për hapësirën publike, për rrugët, sheshet dhe parqet. Kemi edhe një
VKM të dedikuar për hapësirën publike. Veçanërisht kjo VKM është konsideruar e papërdorshme de
facto nga aktorët zbatues, sepse propozon instrumente tregu që garantojnë hapësirën e nevojshme
publike dhe, të cilat, që të zbatohen kërkojnë më tepër energji dhe përfshirje, si nga bashkia, ashtu
edhe nga zhvilluesit. Pra kërkon më shumë punë. Mirëpo, propozimet e kësaj VKM‐je nuk kanë ardhur
në erë, kanë ardhur nga eksperienca botërore, dhe mund të përmirësohen më tej. Por, jemi ne që si
shoqëri duhet të ndërgjegjësohemi që e mira kolektive në lidhje me hapësirën publike, në fakt është
e mirë individuale, sepse në kohë të vështira si këto që po kalojmë, të gjithë prekemi, si pronari i
pallatit apo i parcelës, si zhvilluesi apo ndërtuesi, ashtu edhe banorët që blejnë, dhe po ashtu bashkia
që supozohet të na garantojë të gjithëve. Dhe të gjithë kemi nevojë për hapësirën publike. Pra në
vend që të injorojmë bazën ligjore, që e kemi, duhet të shohim si ta zbatojmë dhe rrugës edhe ta
përmirësojmë, jo për të lehtësuar punën e aktorëve, por për të zgjidhur më mirë problemet që synon
të adresojë baza ligjore.

Qartësisht, rindërtimi i qytetit duhet të fillojë të konsiderojë seriozisht krijimin e hapësirës publike.
Mirëpo, jo kështu me urgjencë, por në mënyrë të mirëmenduar. Duhet patur kujdes edhe qe të lidhim
krizat me njëra‐tjetrën. Për shembull, një park urban në tokë me aluvione, mund të jetë zgjidhje për
situatat post‐tërmet, por jo për të përballuar përmbytjet. Ndërkohë, njerëzit nuk mund të lëvizin drejt
pyllit në rast tërmeti, por në rast ndryshimesh klimatike pylli është shpëtimi. Pra zgjidhjet nuk
zëvendësojnë dot njëra‐tjetrën dhe resilience sizmike duhet parë ngushtësisht me atë të ndryshimeve
klimatike.

Edhe rindërtimi i lagjeve të reja në vijim duhet të marrë në konsideratë cilësinë e tokës dhe të krijojë
hapësirën publike. Sigurisht na duhen banesa të reja, por duhet të vlerësojmë se ku do të ndërtohen
për të shmangur që pas 20 apo 30 viteve, kur të përsëritet cikli sizmik, të jetë krijuar oazi i krizës së
re. Ne kemi nevojë për lagje të qëndrueshme e të sigurta dhe ndërtime të qëndrueshme, të
përshtatura me karakteristikat e tokës dhe gjeologjisë, dhe me hapësira publike. Na duhen studime
urgjente dhe cilësore para se të ndërtojmë, sepse kostot që janë krijuar e do të krijohen do t`i mbartë
shoqëria jonë, sot dhe në periudhën afatgjatë.

Për më tepër, një element i resilience urbane është përzierja e funksioneve në qytet dhe shmangja e
getoizimit, geto të varfra apo të pasura qofshin. Segregimi urban është faktor përkeqësues në post‐
krizë. Mos të harrojmë se kemi të bëjmë me njerëz, me komunitete, me shtresa të ndryshme
shoqërore, ndarja e të cilave dhe trajtimi i pabarabartë vetëm thellon katastrofën.

Elementi tjetër që lidhet me hapësirën publike janë distancat. Historikisht dhe deri vonë, në Shqipëri,
distancat i janë nënshtruar zvogëlimit të vijueshëm të tyre. Ne jemi në problem me distancat që kemi.
Hapësirat e ngushta bëjnë që njerëzit të mos evakuohen, të mos lëvizin lirshëm, nuk ka ku të hynë
ambulancat e zjarrfikëset. Sot ka pallate të ndërtuara shumë mirë e të padëmtuara që rrezikohen nga
pallate të shpalluara të pabanueshme ngjitur me to. Pra, jo vetëm në të përditshmen tonë, por edhe
në tërmet po i marrim frymën njëri tjetrit. Në këto kushte duhet menduar jo si të ngushtojmë ende
distancat, por si t`i rritim. Deri dje ishte herezi të flisje për distanca, ndoshta sot, me këtë që ndodhi,
njerëzit ndërgjegjësohen dhe nuk kërkojnë përfitime absurde nga prona dhe zhvillimi dhe as nuk
lejojnë gjobat ekstraligjore për ndërtimin.

Elementi i tretë për hapësirën publike është infrastruktura dhe hapësirat e pandërtuara në tërësi. Së
pari kemi nevojë për rrugë të gjera për evakuim dhe mbrojtje gjatë krizës. Rruga e drejtë është
element i evakuimit të shpejtë. Ndoshta në qytetin organik nuk e garantojmë dot, por në qytetin e ri,
me ndërtesa të larta banimi dhe biznesi është domosdoshmëri. Po ashtu, territori urban ka nevojë
për rrjet rrugor që mbulon tërë hapësirën, dhe aty ku është e mundur orthogonal. Çdo ndërtesë duhet
të ketë akses dhe rrjeti duhet të respektojë parimin e hierarkisë.

Në tërmetin e 21 shtatorit, njerëzit dolën të çoroditur e në panik nga qendra tregtare në autostradë;
shumë prej tyre aq konfuzë sa vrapuan të merrnin makinat në garazhin e qendrës, për të krijuar një
bllokim trafiku prej 5 kilometrash deri në hyrjen e Tiranës dhe për të ndaluar, poshtë telave dhe
shtyllave të tensionit të lartë – një tjetër hapësirë e rrezikshme në evakuim. Sigurisht, në këtë situatë
kemi një problem kulturor dhe institucional – pra në Shqipëri njerëzit janë tërësisht të papërgatitur
edhe në nivel individual për mënyrën se si mund të menaxhojnë një krizë. Por, qartësisht kemi një
problem infrastrukturor, që çon në pamundësi evakuimi. Një sistem resilient urban ka nevojë për rrjet
rrugor të përbërë nga arterie, autostrada dhe rrugë lokale, sikurse e përcakton kodi rrugor, me
distancat dhe parametrat e kodit rrugor; i aksesueshëm nga çdo ndërtesë dhe me rrugë alternative.
Teknikisht kjo e fundit njihet si koncepti i redundancy në infrastrukturën rrugore.
Por, kujdes, kjo nuk do te thotë domosdoshmërisht më shumë betonizim rrugor, që është e
rrezikshme për resilience ndaj përmbytjeve dhe ndryshimeve klimatike. Sot ekziston teknologjia për
të ndërtuar rrugë të filtrueshme dhe poroze. Kjo vlen për hapësirat e parkimit dhe për të gjithë rrjetin
e lëvizjes, sidomos në zonat e hapura rekreative, në parqe, etj.

Në përfundim, aspektet e rëndësishme të resilience urbane dhe planifikimit e rindërtimit me këtë


koncept në fokus, në Shqipëri, përmblidhen si vijon:

Teknologjitë, cilësia dhe siguria në ndërtim e strehim

Duhet të krijohet një metodologji kombëtare mbi vlerësimin dhe përforcimin dhe meremetimin /
rehabilitimin e strukturave të dëmtuara nga tërmeti. Kjo metodologji duhet të unifikohet, të zbatohet
me rigorozitet, gjetjet e vlerësimit të jenë transparente dhe mbi bazën e tyre të merren vendime të
rindërtimit.
Duhet, në mënyrë urgjente, të kryhet vlerësimi inxhinierik i qëndrueshmërisë dhe cilësisë së
strukturave, jo vetëm në qytete, dhe jo vetëm në zonat e dëmtuara, por edhe në zonat informale dhe
rurale. Në këto zona ndërtimet janë realizuar në mënyrë të pavarur nga njerëzit dhe pa projekt, pra
siguria e tyre është e panjohur dhe e diskutueshme. Legjislacioni i legalizimit përmban përcaktime të
tilla, por kanë qenë të anashkaluara dhe analiza para legalizimit nuk është kryer e plotë.

Duhet të ngremë një sistem kombëtar dhe lokal monitorimi të ndërtesave në lidhje me përformancën
dhe amortizimin e tyre dhe mbi këtë bazë të krijohen politika strehimi.
Duhet të plotësohet në mënyrë urgjente baza ligjore mbi kodet e projektimit dhe ndërtimit dhe
anekset kombëtare.
Duhet të krijohet një bazë të dhënash kombëtare mbi të dhënat strukturore të ndërtesave. Kjo bazë
do t`u shërbejë jo vetëm specialistëve të ndërtimit, por edhe qytetarëve. Informacioni duhet të jetë
i hapur dhe i aksesueshëm nga të gjithë. Njerëzit duhet të jenë të informuar për cilësinë e banesave
dhe sigurinë që ofrojnë.

Duhet të përforcohen kontrollet teknike profesionale gjatë të gjithë ciklit të ndërtimit deri në lëshimin
e çertifikatës së përdorimit. Përtej një sensibilizimi për sektorin privat që ushtron një sërë detyrimesh
gjatë të gjitha hapave të ndërtimit, bashkitë duhet të marrin në mënyrë të qartë përgjegjësinë ligjore
të sigurisë së qytetarëve.

Planifikimi resilient dhe qeverisja

Duhen bërë ndryshimet dhe përmirësimet ligjore si më sipër, e mbi të gjitha duhen zbatuar.

Informacioni gjeoteknik, hidrogjeologjik, sizmik, i llojit të tokave, rreziqeve natyrore, duhet të jetë i
përditësuar, i aksesueshëm në kohë reale për institucionet dhe ekspertët, dhe online i vlefshëm për
të gjithë njerëzit. Ne operojmë sot në kushtet e territ informativ dhe papërgjegjshmërisë informative.
Mungesi i aksesit në informacion vetëm krijon monopole që rrezikojnë jetën e njerëzve. Dhe në fund
të fundit, çdokush ka të drejtë të dijë nëse nëntoka e zonës së tij ka një thyerje tektonike, ka rrezik
rrëshqitjeje, ka përmbajtje të lartë radoni, apo të tjera si këto.

Kemi nevojë pë një vlerësim të dëmit social‐ekonomik, jo thjesht vlera aktuale e dëmit dhe kosto e
rindërtimit, por vlera e dëmit që vjen nga efekti domino – bankat që kanë dhënë kreditë, bizneset që
u prishën, papunësia e krijuar, pamundësia e shumë familjeve për të çuar fëmijët në shkollë këtë vit,
ngarkesa me taksa e atyre që janë në sistem dhe rritja e numrit të atyre që janë jashtë sistemit, e
kështu me radhë. Këtu nuk ka fare vend për panik, por për mendim racional, teknik dhe hapa të
matura në vendimmarrje. Vlerësimet dhe një strategji e mirë e bazuar mbi to, do na mundësojnë
edhe aksesimin e fondeve për rizhvillim, dhe absorbimin e mirë të tyre.

Po ashtu, duhet të kthejmë sytë nga zhvillimi rajonal. Gjithmonë e kemi nënvlerësuar dhe
anashkaluar. Kur ndodhi kriza njerëzit e gjetën zgjidhjen kudo veçse në Tiranë dhe në Durrës. Iu
kthyen fshatit dhe qytezave të tyre. Pra, ky metropoli ynë shumë të mira ka, por nuk i paska gjithë të
mirat. Përkundrazi në disa aspekte, dhe me mënyrën se si kemi zhvilluar, është rajon me rrezikshmëri
të lartë sizmike. Kjo vlen edhe për një pjesë të ultësirës perëndimore. Në vend që të vazhdojmë të
sjellim çdo shqiptar në Tiranë, le të investojmë nëpër Shqipëri që njerëzit të progresojnë në vendin e
tyre dhe të mos detyrohen të lëvizin. Resilence e Shqipërisë nuk është Tiranë‐Durrësi por i gjithë
territori ynë.

Së fundi, e ritheksoj se duhet të nisim të rishikojmë planet, të hartojmë planet e menaxhimit të


katastrofave dhe emergjencave, me objektivin për resilience. Në këtë kuadër, bashkitë nuk ka pse të
presin nga qeveria, por të bëhen proaktive për territoret e tyre, të krijojnë linja buxheti, të aplikojnë
për fonde, dhe të veprojnë.

Duhet të fillojë të veprojë zbatimi i ligjit të bashkëpronësisë. Këtu ka nevojë për ndërgjegjësim të
shoqërisë. Banorët tani kanë përpara vetes një rast konkret për t’u bërë të vetdijshëm.

Duhet ndalur me shfrytëzimin e gjithë parcelës për ndërtim. Duhet të zbatohen koefiçientët e
shfrytëzimit të tokës dhe të krijohen hapësirat publike e të rriten distancat.

Qytetet në Shqipëri duhet të pajisen urgjentisht me facilitete për strehim dhe grumbullim në raste
krizash, pavarësisht nga kriza. Duhet parë se cilat janë krizat që mund të prekin territore të ndryshme
dhe mbi këtë bazë të veprohet.

Qytetet tona kanë nevojë për sisteme alarmi. Dikur i kemi patur, edhe pse me një tjetër qasje, por
këto sisteme kanë vlerë pavarësisht qasjes. Qytetet sot nuk kanë qoftë edhe një të tillë. Duhet të
vendosen, të përdoren ne simulime dhe të mirëmbahen.

Kemi nevojë që çdo bashki të krijojë Ekipet Vullnetare të Përgjigjes së Shpejtë, të cilat duhet të
trajnohen dhe të trajnojnë bashkëqytetarët e tyre se si të veprojnë në raste zjarresh, përmbytjesh,
tërmetesh, e kriza të tjera. Qytetarët duhet të pajisen me informacion dhe të marrin kulturën bazë
për këtë qëllim.

Në përfundim, ajo që ndodhi në fund‐nëntorin e 2019ës, tregon se në Shqipëri kemi shumë për të
bërë; në Shqipëri nuk ka dështuar racionaliteti individual, edhe pse njohuritë individuale shumë herë
të kufizuara na kanë bërë të marrim vendime personale të gabuara. Ajo që ka dështuar është
racionaliteti shoqëror, garancia institucionale për publikun, si dhe sistemi rregullator i interesave të
përbashkëta apo kolektive. Dhe pikërisht nga këtu duhet të fillojmë të veprojmë për rindërtimin e
qytetit post‐krizë dhe për rikuperimin e shoqërisë.
3 RAPORTI TEKNIK

3.1 ASPEKTET GJEOTEKNIKE TE TERMETIT TE DURRESIT

Si një vend me nivele të larta sizmiciteti Shqipëria është një vend i prirur të përballet me këtë
fenomen, për këtë arsye janë zhvilluar mjaft studime nga Instituti i Sizmiologjisë të cilët kanë
përpunuar hartën sizmike të Shqipërisë nga ku rezulton se 40% e territorit në shkallën e Intesitetit
sipas Merkalit është 7 ballë, 40% 8 ballë dhe 20% në vlerën 9 ballë. Nga këto studime gjithashtu
rezulton se në territorin e Shqipërisë kalojnë tre çarje tektonike: e para në drejtim Veri‐ Jug në detin
Adriatik dhe Jon, e dyta kalon nga Shkupi dhe përfundon në Tepelenë dhe çarja e tretë në zonën
Pogradec‐ Korcë duke përfunduar në Greqi.

Tërmetet e fundit në zonën e Durrësit, fillimisht i Shtatorit dhe më vonë ai më i fuqishmi i Nëntorit
me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter treguan qartësisht se këto zona janë më të rrezikshme pikërisht
për faktin se shtrihen në të njëjtin pozicion në një nga çarjet e sipërpërmendura.

Zona e Durresit nga studimet e ndryshme gjeologo‐ inxhinierike të zhvilluara ndër vite rezulton se një
pjesë shtrihet në zona ish‐ kënetore (shembulli tipik Lagja Nr. 18 e cila pati dhe problemet më serioze),
një pjesë në depozitime të dobëta dhe pjesa tjetër shtrihet në dhera ranorë të imët si zona e
Hamallajt, Golemit etj. Për këtë arsye në Durrës dhe zonat përreth në raste tërmeti shfaqen probleme
të rrezikshem gjeoteknike si: fenomeni i lëngëzimit, përhapja anësore, rrëshqitje, por edhe
amplifikime të nxitimeve nga shkëmbi bazë që lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me dëmet
strukturore në objektet e ndryshme.

Fenomeni i lëngëzimit ka pasur ndër vite një interes të veçantë për Inxhinierët e Ndërtimit në Shqipëri
dhe mbarë botën për shkak se është një fenomen komleks dhe mjaft i rrezikshëm që shoqërohet
gjithnjë me shkatërrime e dëmtime masive të gjithë llojeve të konstruksioneve, me rrëshqitje të
pjerrësive, me deformime shumë të mëdha të dherave etj. Lëngëzimi është një fenomen që shfaqet
zakonisht gjatë vibrimeve të tokave (tërmeti) kryesisht pa kohezion (rërat) dhe të ngopura me ujë.
Ngarkimi i shpejtë i tyre dhe në kushtet pa drenim bën që të rritet shpejt presioni në ujin e poreve,
të zvogëlohet presioni në skelet dhe të ulet në vlera minimale rezistenca e dheut (humb kontakti mes
grimcave të dheut). Për ta bërë fenomenin më të kuptueshëm mjafton të bëhet një analogji lidhur
me vizitat në zonat bregdetare, në të cilat vihet re se kur ecim rëra ka aftësi të na mbajë sipër, por
nëse qëndrohet në një pozicion të vetëm duke gjeneruar një “vibrim“ me këmbë, uji do të fillojë të
dalë sipër dhe këmbët do të zhyten gradualisht. Gjatë vlerësimit të potencialit të lëngëzimit merren
parasysh shumë faktorë, ku më i rëndësishmi është lloji i dheut dhe niveli i ujërave nëntokësorë dhe
nga studime të ndryshme rezulton se zona të caktuara të Durrësit kanë mundësi të lëngëzohen sipas
paraqitjes në hartën e mëposhtme:
Figura 8. Potenciali i lëngëzimit në zonën e Durrësit (marrë nga EDSF)

Figura 9. Pikat e evidentuara ne zonën e Durrësit ku eshte evidentuar fenomeni i lengezimit


Pas tërmetit të datës 26 Nëntor, falë inspektimeve të shumta nga studente dhe staf është provuar që
tërmeti, në zona specifike të paraqitura në figurën 2 janë evidentuar qartësisht probleme të cilat
lidhen me fenomenin e lëngëzimit. Nga fig 1 dhe 2 mund të vihet re se zonat e inspektuara që kanë
shfaqur probleme shtrihen pikërisht në atë hëpsirë ku ishte dhe mundësia më e madhe e ndodhjes
së lëngëzimit. Në vijim paraqiten pamje të fotografuara ku dallohet më së miri fenomeni:

Figura 10 Fenomeni i lëngëzimit në zonën e Durrësit (Burim: Olgert Gjuzi)

Dëmet që shkakton fenomeni i lëngëzimit të struktura dallohen më së miri në rastin e Hotel Lubjanës,
në të cilin pjesa mbrapa e hotelit për shkak të këtij fenomeni është zhytur dhe kjo ulje diferenciale ka
shkaktuar plasaritje të theksuara tek elementët vertikalë:

Figura 11 Hotel Lubjana pas Tërmetit të datës 26 Nëntor (Burimi: Klodjan Dervishi)
Nëse ekziston mundësia e lëngëzimit mund të merren disa masa inxhinierike të cilat reduktojnë
efektin negative të këtij fenomeni të cilat mund të karakterizohen si më poshtë:

Masa që shërbejnë për rritjen e dendësisë së formacionit ranor.

Kjo arrihet ose duke përdorur ngjeshje sipërfaqësore, e cila mund të realizohet me goditje, vibrim
dhe hidrovibrim me trashësi ngjeshje qe varion nga 50‐150cm ose duke ngjeshur dheun me anë të
përdorimit të pilotave prej rëre

Masat që shërbejnë për përmirësimin e kushteve të drenimit

Meqënëse shkaku i lëngëzimit është rritja e menjëhershme e presionit në ujin e poreve përdoren
drena vertikalë në formën e pilotave prej zhavorri, të cilat luajnë njëkohësisht edhe rolin e ngjeshjes
edhe atë të drenimit.

Masa që rrisin sforcimin vertikal në tokë

Duke qenë se rezistenca në prerje ciklike është në përpjestim të drejtë me sforcimin vertikal shtresa
e rërës mund të ngarkohet duke ndërtuar një mbushje dhe si rrjedhim kemi rritjen e sforcimit efektiv
vertikal.

Metodat për modifikimin e karakteristikave sizmike

Ky modifikim mund të realizohet nëpërmjet metodave kimike të përforcimit si silikatizimi dhe


çimentimi. Në këtë mënyrë reduktohet aftësia e bazamentit për tu deformuar.

Në vende që karakterizohen nga aktivitete të larta sizmike si Japonia dhe Turqia këto metoda gjejnë
një përdorim të gjerë, ndërkohë duhet thënë se në Shqipëri përdorimi është disi i limituar.

Rasti më tipik në Shqiperi është ai i portit te karburantit në Porto Romano. Nga studimet paraprake
(prova CPTU) u vu re se kushtet e nëntokës ishin mjaft të vështira të cilat në kombinim me fenomenin
sizmik mund të shfaqnin probleme serioze. Për këtë arsye u propozuan dhe u zhvilluan metoda për
përforcimin e bazamentit që konsistonin në:

Kolona guri të instaluara poshtë çdo impianti deri në një thellësi prej 12m për të shmangur problemin
e lëngëzimit.

Ngarkim paraprak (me mbushje) për të reduktuar uljet

Drena vertikalë të parapërgatitur deri në një thellësi 24m për të përshpejtuar efektin e ngarkimit
paraprak (pra largimin e shpejtë të ujit dhe rrjedhimisht përshpejtimin e uljes së konsolidimit)
Figura 12. Pamje nga Porto Romano pas ndërtimit

Figura 13 Hapja e puseve për aplikimin e drenave vertikalë

Në konkluzion mund të thuhet se zona e Durrësit në aspektin gjeoteknik është e dobët me potenciale
të larta për të shfaqur probleme të rrezikshme si rrëshqitjet, lëngëzimi dhe amplifikimi i lëkundjeve,
për këtë arsye janë të nevojshme studime të tjera akoma më të detajuar si dhe marrja e masave
inxhinierike të nevojshme për të reduktuar dhe shmangur problemet që lidhen me këto fenomene të
cilat duhet thënë se nuk ishin të pakta në rastet e dy tërmeteve të fundit që goditën vendin tonë.
3.2 VLERËSIMET E DËMTIMEVE

Foto ilustruese Analizë

Karakteristikat e struktures 1: Ndërtesë 5 katëshe tip


me konstruksion muraturë mbajtëse + breza
antisizmike në nivel kati, kodi i projektimit “KTP‐2‐89”,
Durrës

Mekanizmi i kolapsit: Kolaps total në planin global të


strukturës mbajtëse. Kolapsi ka ardhur si pasojë e
fenomenit “kat i butë/soft story”
Fenomeni soft‐story: Fenomeni ndodh kryesisht kur
katet përdhe janë më të larta dhe janë totalisht të
hapura (pra, katet përdhe kanë vetëm skeletin e
betonit pa prezencën e mureve ndarës apo
perimetral), ndërsa katet e tjera sipër tyre janë të
shtangësuar pjesërisht apo plotësisht me muraturën e
jashtme. Kjo sjell tjetërsimin e sjelljes së strukturës dhe
dëmton këto “kate të butë”.

Shkaqet që kanë sjellë kolapsin total te strukturës:


Ndërhyrje në muret mbajtëse të objektit kryesisht në
Fig.1 – Dëmtime strukturore dhe humbje
katet përdhe (heqje, spostime dhe hollim të mureve.
e qëndrueshmërisë së objektit Gjithashtu modifikime gjeometrike në katet e tjera dhe
mbyllje të konsolave të ballkoneve)
Shkatërrim i kafazit të shkallëve si pasojë e vendosjes
së depozitave me ujë mbi soletën e kafazit. Kjo
ngarkesë suplementare e pa llogaritur nga projektuesi
nën veprimin sizmik ka humbur qëndrueshmërine dhe
ka ndihmuar në kolapsin global të gjithë strukturës
Degradim të materialeve përbërës të muraturës, ulje e
parametrave fiziko‐mekanike të tullave dhe lidhësit,
gjithashtu dhe ulje e aftësisë mbajtëse të mureve.
Foto ilustruese Analizë

Karakteristikat e strukturës 2: Ndërtesë 6 katëshe me


konstruksion beton arme, rama plane në 2 drejtime,
kodi i projektimit “ktp‐2‐89”, Durrës

Mekanizmi i kolapsit: Kolaps në planin lokal të


strukturës mbajtëse në katin e parë. Kolapsi ka ardhur
si pasojë e fenomenit “kat i butë/soft story” dhe
rrezikon qëndrueshmërinë e strukturës. (Objekt i
shëmbur me eksploziv nga IKMT)

Shkaqet që kanë sjelle kolapsin total të strukturës:


Ndërhyrje në muret ndarëse dhe perimetralë të
objektit kryesisht në katin e parë. Zëvendësim i mureve
perimetralë me vetrata xhami. Ndërsa katet e tjera
sipër tyre janë të shtangësuar plotësisht me muraturën
e jashtme.
Krijimi i një mase rigjide ka sjellë tjetërsimin e sjelljes
së strukturës në planin global dhe ka dëmtuar kolonat
e katit të parë.
Konfigurim dhe orjentim jo i përshtatshëm i planit të
kolonave duke gjykuar gjeometrinë e strukturës në
lartësi, gjithashtu detaji konstruktiv tregon
pamjaftueshmëri të stafave për të përballuar forcën
sizmike
Foto ilustruese Analizë

Karakteristikat e strukturës: Ndërtesë private 4


katëshe me strukture beton arme, kodi i projektimit
“pa identifikuar”. Spitallë, Durrës

Mekanizmi i kolapsit: Kolaps i kolonave si pasojë e


fenomenit “kolonë e shkurtër/short column” dhe
rrezikohet qëndrueshmëria e strukturës.
Fenomeni short column: Kryesisht ndodhin nga krijimi
i hapësirave të ngushta për ndricim të ambjenteve të
brendëshme të katit, nga lidhja e kolonave ose faqeve
të ndërtesës me mure perimetrale me shtangësi të
madhe, nga vendosja e brezave betonarme në mënyrë
asimetrike në faqe paralele të strukturës dhe të cilat
janë mbërthyer mirë me kolonat.

Shkaqet që kanë sjellë kolapsin total të strukturës:


Ndërhyrje në muret e katit përdhe për të realizuar
hapësira për ndricimin e ambjetit të brendshëm.
Zgjerim i ndërtesës mbi katin përdhe duke krijuar
vëllime shtesë konsol në faqe të vecuara të ndërtesës.
Parregullsi strukturore në plan dhe në lartësi
Spostimi i qendrës së masës së strukturës
Vendosje e brezave b/a ndërmjet paneleve te
muraturës në mënyrë josimetrike referuar pozicioneve
të kolonave.
Tjetërsim i punës së kolonës duke mos lejuar
përkulshmërinë e kolonës në gjatësinë e saj të
projektimit.

Fig.3 – Demtime strukturore dhe prag i


humbjes se qendrueshmerise se objektit
Foto ilustruese Analizë

Karakteristikat e strukturës: Ndërtesë private 3


katëshe me strukture beton arme, rama plane në 1
drejtim, kodi i projektimit “pa identifikuar”. Shkozet,
Durrës

Mekanizmi i kolapsit: Dëmtim maksimal i kolonave si


pasojë e keqprojektimit (jashtë standartit) dhe cilesisë
së dobët të betonit dhe çelikut.
Krijimi i zonave plastike (zona me deformime mbetëse
të cilat nuk mund të përforcohen apo riparohen) në
skajet e kolonave, dalje e armaturës së çelikut në
kontakt me ajrin.

Shkaqet që kanë sjelle kolapsin total të strukturës:


Ndërtim jashtë normave dhe kodeve të projektimit i
elementit strukturor tip kolonë, theksojmë se kemi
evidentuar seksion tërthor të kolonës në përmasa
20x20cm.
Beton jo kompakt me klasë realizimi shumë të ulët, i
dëmtuar në shkallë të madhe
Çelik me klasë të dobët i korroduar plotësisht i cili rrit
vëllimin e tij
Pamjaftueshmëri armimi gjatësor dhe tërthor (stafa),
gjithashtu mos kthimi i stafave me 45grade në qoshe
Mos respektimi i zonave kritike në qoshe të kolonave,
për vendojen e stafave me një dendësi me të madhe
në këto zona ku dhe përqëndrimi i sforcimeve është
maksimal.

Fig.4 – Demtime strukturore dhe prag i


humbjes se qendrueshmerise se viles
Foto ilustruese Analizë
Karakteristikat e struktures: Ndërtesë 12 katëshe me
strukture beton arme, rama hapsinore, mungesë
muresh strukturore betoni, kodi i projektimit “pa
identifikuar”. Durrës
Analiza e dëmtimeve: Dëmtime lokale të
konsiderueshme të mureve perimetralë dhe mureve
ndarës të objektit (çarrje të mëdha dhe shkatërrim
mureve në shumë zona). Dëme të konsiderueshme të
trarëve kryesisht në katin përdhe dhe të parë. Dëmtim
i kafazit dhe rampave të shkallëve, gjithashtu dëmtime
në kafazin e ashensorit
Shkaqet që kanë sjellë kolapsin total të strukturës:
Ndërtesë me rama b/a me përkulshmëri shumë të
lartë, të cilat në teori janë sisteme të përshtatshme
strukturore, por këto tipe vlejnë kur mbështeten
(inkastrohen) në bazamente të forta. Pra janë vërejtur
shumë dëmtime në elementë jo‐strukturorë si pasojë e
amplitudës së lëkundjeve.
Mos përdorimi i trarëve të thellë në asnjë pozicion të
strukturës, madje as në perimetër të objektit, pra
mungojnë ata trarë që thithin më tepër forcë
horizontale (sizmike). Janë përdorur vetëm trarë
petashuq në lartësinë e soletës (Jo të përshtatshëm për
vende me sizmicitet të lartë)!
Mos përdorimi i mureve strukturore b/a në kafazet e
shkallëve apo në kafazet e ashensorëve. Mungojnë
këto elementë bazikë të cilët thithin forcën sizmike dhe
i japin frymëmarrje strukturës tip ramë (sistem tra‐
kolonë).
Konfigurim i ç’rregullt i strukturës në plan, gjë e cila sjell
spostimin e qëndrës së masës së strukturës. Në
konsideratë edhe të faktorëve më sipër struktura është
Fig.5 – Demtim i konsiderueshem i vulnerable edhe ndaj përdredhjes.
nderteses me perkulshmeri te larte
Gjykuar në bazamentin e dobët dhe lartësinë e
strukturës, një shkak për shkallën e dëmtueshmërisë së
ndërtesës është dhe mos përdorimi i pilotave në
konceptimin dhe zbatimin e themeleve dhe zhytja e
plotë e strukturës në tokë
Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Demtime jo strukturore
Çarje te mureve ndares

Shkaku:
Mungese te brezave prej betoni
Inter‐story drift te medha

Hapat:
Zevendesim I mureve te demtuar

Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Demtime strukturore
Çarje te mureve ndares
Demtim e shtreses mbrojtese te
kolona

Shkaku:
Mungesë të brezave prej betoni
Trashësia e shtresës mbrojtëse e
pamjaftueshme
Hapi I stafave është I madh në
zonat kritike

Hapat:
Zevëndësim I mureve të dëmtuar
Kemishime b/a
Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Dëmtime jo strukturore
Çarje të mureve ndarës

Shkaku:
Mungesë të brezave prej betoni

Hapat:
Zevëndësim I mureve të dëmtuar

Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Dëmtime jo strukturore
Çarje të mureve ndarës

Shkaku:
Mungesë të brezave prej betoni
Inter‐story drift të medha

Hapat:
Zevëndesim I mureve të dëmtuar
Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Dëmtime strukturore
Formimi I kateve të buta
Shkatërrim I kolonave

Shkaku:
Kolona me dimensione të vogla
(20x25 cm)
Armature gjatesore e
pamjaftueshme
Hapi I madh I stafave në zonat
kritike

Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Dëmtime strukturore
Formimi I kateve të buta
Shkatërrim I kolonave
Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Dëmtime strukturore
Shkatërrim I kolonave
Formimi I cernierave plastike në
kolona

Shkaku:
Mungojne stafat
Trau ndërpritet

Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Demtime strukturore
Shkaterrim I kolonave
Fenomeni I kolonave te shkurtra

Shkaku:
Hap I madh I stafave ne zonen
kritike
Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Demtime strukturore
Shkaterrim I kolonave
Formimi I cernierave plastike
ne kolona

Shkaku:
Hap I madh I stafave ne zonen
kritike
Gjatesia e xhuntimit eshte e
pamjaftueshme

Foto ilustruese Analizë

Pasojat:
Demtime strukturore
Demtim I mureve mbajtes
Prishje e llacit te tullave

Shkaku:
Trashësi e pamjaftueshme e
mureve
Degradimi I mureve per shkak
të kohës
3.3 NDËRTESAT ME MURATURË

Ndërtesat me muraturë zënë një vend të konsiderueshëm në ndërtimet e vendit tonë. Ato janë
ndërtuar në periudha të ndryshme kohore por kryesisht përpara vitit 1990. Në vendin tonë ndërtesat
prej murature të ndërtuara para viteve ’90 përbëjnë pjesën më të madhe të ndërtesave të banimit,
cilat janë projektuar në përputhje me kodet [KTP‐63, 1963, KTP‐78, 1978; KTP‐89, 1989], kurse pas
viteve ’90 janë me muraturë mbajtëse dy deri në tre kate të cilat u ndërtuan kryesisht nga investitorë
privat me qëllim rezidencial. Gjithashtu këto ndërtesa u shërbejnë edhe mjaft bizneseve e kompanive
të ndryshme si mjedise pune. Shumica e këtyre ndërtimeve janë ndërtuar me inisiativa private,
bazuar në teknika tradicionale ndërtimi, pa projekte inxhinierike të mbështetura në kodet e
projektimit.

Risqet që cënojnë sigurinë e ndërtesave me muraturë mbajtëse

1. Dëmtimet për shkak të vjetërsisë së tyre (degradimit të materialeve)dhe ndërhyrjet pa kriter te


njerzve

Degradimet kimike
Karbonizimi
Degradimi i sulfatit
Erozioni
Degradim nga ngrirja‐shkrirja
Efektet e sforcimit
Degradimi nga vjetërsia, agjentët atmosferikë dhe veprimtaria e njeriut.

Muratura është një material johomogjen i përbërë nga tullat dhe llaçi lidhës midis tyre. Zakonisht
ndërtesat e vjetra kanë qenë të suvatuara në sipërfaqen e jashtme gjë që ka luajtur një rol mbrojtës
ndaj ndikimeve atmosferike. Me kalimin e viteve kjo suva është dëmtuar prej reshjeve apo ngricave
duke lejuar depërtimin e lagështisë në muraturën mbajtëse. Kjo lagështi e shoqëruar edhe me
mikroorganizma si myku në shumë raste ka dëmtuar lidhjen midis llaçit dhe tullave duke krijuar zona
të dobëta në ndërtesë. Ky fenomen është edhe më i dukshëm në ato ndërtesa ku mungon totalisht
suvatimi i jashtëm. Në rastet më ekstreme degradimi i muraturës nga vjetërsia mund të çojë në
shembje lokale apo edhe totale të ndërtesës.
Një rol jo të vogël në demtimin e muraturës ka edhe njeriu. Ndërhyrjet e tij për ristrukturim në
ndërtesat prej murature janë të konsiderueshme. Këtu mund të përmendim krijimin e çarjeve për
dyer, prishje të pjesshme ose totale të mureve mbajtëse në katet e para, apo instalime të depozitave
ose paisjeve të ndryshme në muret perimetrale. Gjithashtu në jo pak raste janë vërejtur shtesa katesh
mbi tarracë si dhe krijimi i ballkoneve të reja. Ndërhyrje të tilla mund të dëmtojnë skemën fillestare
të transmetimit të ngarkesave dhe të shkaktojnë dëmtime serioze në ndërtesë.
2. Dëmtime për shkak të bazamentit

Dëmtimi nga çedimi i themeleve

Ndërtesat e vjetra me muraturë i kanë themelet e vazhduara prej murature guri ose buto betoni pa
armim. Ato janë në trajtë mbështetjesh të vazhduara që shtrihen poshtë mureve mbajtës. Në tërësi
ndërtesat e tilla janë mjaft të shtangëta por njëkohësisht edhe të ndjeshme ndaj çedimeve të
themeleve. Duke qenë se rezistenca në tërheqje e muraturës është e papërfillshme, atëherë
plasaritjet e shkaktuara nga çedimi i themeleve do të shfaqen në zonat ku lindin sforcime tërheqëse.
Çedime mund të ndodhin për ato raste kur niveli i ujërave nëntokësore është pranë sipëfaqes dhe
dheu përmban grimca të imta (argjilë e pluhur). Këto grimca shpëlahen me kalimin e kohës nga dheu
duke rritur porozitetin e tij e duke ulur aftësinë mbajtëse. Në momentin kur kjo aftësi mbajtëse bëhet
më e vogël se presioni që vjen nga ndërtesa, atëherë ndodhin çedime. Në varësi të madhësisë së
themelit që ka çeduar bëhet vlerësimi i mundësisë së riparimit. Megjithëse në shumë raste riparimi i
ndërtesës është i mundshëm, ai ka mjaft vështirësi në zbatim dhe pasiguri për rezultatin e arritur.
Rekomandohet që për ndërtesat e riskuara nga ky fenomen të merren masa parandaluese përpara
se të ndodhi çedimi në themel. Si masa mund të përmendim drenazhimin e ujërave nëntokësore
pranë ndërtesës dhe injektimin e llaçit të çimentos poshtë themeleve.

3. Dëmtimet për shkak të ngarkesave statike dhe sizmike

Dëmtimi nga veprimtaria sizmike

Veprimtaria sizmike në vendet si Shqipëria është një prej risqeve më të mëdha për ndërtesat
shumëkatëshe, këtë e dëshmoi edhe tërmeti i nëntorit që goditi vendin tonë. Është e provuar se
sizmika është faktori kryesor që ndikon në dimensionimin e elementeve strukturore, prondaj duhet
një rëndësi e madhe projektimi i këtyre strukturave.

Sizmiciteti përfaqësohet nga spektri elastik i projektimit , që sipas standartit shqiptar KTP‐N2‐89 janë
projektuar shume struktura me muraturë TIP. Për të ndërtuar këta spektra janë përdorur parametra
të tillë që të përfaqësojnë riskun sizmik në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Në situatën aktuale dëmtimet kryesore të këtyre strukturave janë nga ngarkesat sizmike. Në mënyrë
që ndërtesat ti rezistojnë kësaj force, është e nevojshme që të kenë sjellje duktile për të absorbuar
dhe shuar energjinë sizmike. Në ndërtesat beton‐arme ky duktilitet fitohet nga armatura e hekurit.
Në ndërtesat e vjetra prej murature mbajtëse nuk kemi elementë duktilë të mirëfilltë, prandaj ato
janë të riskuara më tepër. Ato janë të afta për të përballuar tërmete të vogla si pasojë e shtangësisë
së madhe e seksionit të madh punuës. Gjithashtu duktiliteti global i tyre sigurohet nga shkëputja
graduale e lidhjes llaç‐tullë në zonat më të sforcuara.

Kodet e vjetra shqiptare të projektimit nuk parashikojnë masa të mjaftueshme për sigurinë sizmike
të këtyre ndërtesave. Kjo situatë bëhet edhe më serioze kur marrim parasysh degradimin me kalimin
e viteve dhe ndërhyrjet strukturore.

Për këto arsye këto struktura nuk plotësojnë kërkesat e shfrytëzimit dhe Kodet e reja teknike të
ndërtimit. Në Evropë, shumica e vendeve ka futur në praktikën e projektimit “Eurokodet
Strukturore”, të cilat pasqyrojnë një nivel të lartë njohurish në fushën e Inxhinierisë së Strukturave.
Tashmë këto kode janë pjesë e praktikës së projektimit edhe në Shqipëri dhe puna për këtë ka filluar
prej disa vitesh, qoftë me nisma zyrtare të institucioneve përgjegjëse ashtu edhe me nisma
individuale të inxhinierëve shqiptarë. Projektimi sizmik i strukturave sipas Eurokodeve, i përmbledhur
në Eurokodin 8 është më i përparuar se ai i bazuar në Kushtet Teknike të Projektimit (KTP) të vendit
tonë. Përditësimi i fundit i KTP‐ve është bërë në vitin 1989 me miratimin e KTP‐N.2‐89 (Akademia e
Shkencave, Ministria e Ndërtimit, 1989). Nga ana tjetër, shumë ndërtesa ekzistuese janë realizuar
përpara këtij viti, mbështetur në kode projektimi akoma më të vjetra. Strukturat e projektuara me
kodet e mëparshme kanë pësuar dëme të rënda për shkak të kapacitetit të pamjaftueshëm për
përballimin e ngarkesës sizmike dhe duktilitetit të kufizuar

Sot janë të shumta përpjekjet për të përfshirë procedurat e vlerësimit sizmik të strukturave ekzistuese
dhe riaftësimin e tyre në Kode Projektimi, për më tepër, në disa vende të zhvilluara (SHBA, Japoni
etj.) këto “Kode Vlerësimi” janë të përfshira në kuadrin ligjor të ndërtimit. Një sfidë e rëndësishme
për inxhinierët është vlerësimi i kapacitetit sizmik të ndërtesave të reja dhe atyre ekzistuese si dhe
vlerësimi i reagimit të tyre nën një lëvizje trualli. Procedurat jolineare në kode të vendeve të
ndryshme [ATC‐40, 1996; FEMA‐356, 2000;FEMA‐440, 2005; N2 Method, 1996;Eurocode 8], të cilat
janë zhvilluar për dy dekadat e fundit janë qasjet për të arritur këtë objektiv. Duke përdorur analiza
jolineare, është e mundur të parashikohet kapaciteti i strukturës në formën e kurbës së kapacitetit.
Këto rezultate duhet të perdoren për njoftimin e organeve kopetente mbi rrezikun e një tërmeti të
pritshëm.

Foto ilustruese Shkaqet e mundëshme të dëmtimeve

Dëmtimi:
Shkëputja e lidhjes midis murit mbajtës me
tullë të kuqe dhe soletës.

Shkaku:
Mungesa e brezit antisizmik.
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të zbatimit (KTZ‐89).
Dëmtimi:
Dëmtim lokal i muraturës mbajtëse dhe
lidhjes së saj me soletës

Shkaku:
Mungesa e brezit antisizmik.
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të zbatimit (KTZ‐89).
Suvatim me trashësi jashtë standartit.

Dëmtimi:
Dëmtim i tavanit të ndërtesës me muraturë
mbajtëse.

Shkaku:
Degradimi i materialeve përbërse të tavanit.
Përdorimi i një teknike tradicionale me
materiale që kanë aftësi rezistuese të ulët.
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të zbatimit (KTZ‐89).
Suvatim me trashësi jashtë standartit.
Dëmtimi:
Dëmtimi i fugës midis dy objekteve me
sisteme konstruktivë të ndryshme njëra me
beton arme dhe tjetra me muraturë tulle
mbajtëse

Shkaku:
Mos respektimi i distances minimale të
fugës midis dy objekteve.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të projektimit (KTP - Nr.2-89).

Dëmtimi:
Dëmtimi i pjesës së murit midis hapësirave
të dritareve.

Shkaku:
Aftësi e ulët e muraturës nga forcat prerësë.
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të projektimit (KTP - Nr.2-89, KTZ-89).

Dëmtimi:
Dëmtimi i muraturës mbajtëse.

Shkaku:
Aftësi e ulët e muraturës nga forcat prerësë.
Mungesa e brezit antisizmik.
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të projektimit (KTP - Nr.2-89, KTZ-89).
Dëmtimi:
Dëmtim strukturor i muraturës në të gjithë
lartësinë e saj, midis dy hapësirave të
dritareve dhe midis murit mbajtës dhe
parapetit.

Shkaku:
Aftësi e ulët e muraturës nga forcat prerësë.
Mungesa e brezit dhe kolonave antisizmike.
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të projektimit dhe zbatimit (KTP ‐ Nr.2‐89,
KTZ‐89).

Dëmtimi:
Dëmtim I strukturës me muraturë mbajtëse
si pasojë e fenomeneve në bazament

Shkaku:
Ulje jo të njëtratshme të themelit të
vazhduar.
Mungesa e studimit gjeologjik të terrenit.
Dëmtimi: Dëmtim I suvasë së muraturës

Shkaku:
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike
të zbatimit (KTZ‐89).
Dëmtimi:
Dëmtim strukturor I kolonës në ndërtesat
individuale me konstruksion muraturë
mbajtëse.
Shkaku:
Cilësi e dobët në material dhe në teknikën e
punimit.
Ndërtimi i strukturave pa projekte
konstruktive bazuar në eksperiencën
tradicionale.

Mos zbatimi i rregullave të kushteve teknike


të zbatimit (KTZ‐89).

Dëmtimi:
Shkatërrim i pjesshëm I strukturës me
muraturë mbajtëse ndërtuar në vitet 1980‐të

Shkaku:
Monolitizimi i keq i nyjeve lidhëse midis
soletave të paranderura beton arme dhe
brezit beton arme në muraturën mbajtëse.
Rezistenca e dobët e muraturës jashtë planit
të saj kundrejt forcave sizmike.

You might also like