You are on page 1of 4

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Konstruksione Mdërtimore Shkalla e


kurrikulës: V Klasa:XII / 5 - Ndërtimtari

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: I. SISTEMET MASIVE TË NDËRTIMIT / Sistemet masive nga


tullat ( Zhvillim )

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Sistemi prej tullave, të plota, të zbrazta.

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Nxënësi duhet të shpjegoi për fjalët kyqe.

Kriteret e suksesit:Nxënësi duhët interpretoi fjalët kyqe.

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i disa elementeve të sistemit masiv prej tullave.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:
1.4. SISTEMET MASIVE NGA TULLAT

Ky lloj i sistemit të ndërtimit, pra sistemi masiv i ndërtimit nga tullat është sistemi më i rëndësishëm
për ndërtimin në përgjithësi, aktiv dhe i përdorur në projektimin (dizajnimin) e objekteve individuale
dhe kolektive për banim, me më pak kate, objekte afariste të vogla, etj. Lartësia e këtyre objekteve
është racionalizuar nga 12 - 15 m mbi sipërfaqen e tokës, respektivisht lartësia e objekteve është me
P+3 dhe P+3+Nk.
Në kohën bashkëkohore te ky lloj i sistemit konstruktiv të ndërtimit, konstruksionet ndërkatesh dhe
konstruksionet e kulmeve bëhen nga materiali i betonit të armuar. Te sistemi tradicional konstruktiv i
ndërtimit e gjejmë edhe sistemin konstruktiv ndërkatesh të punuar nga druri, nga çeliku i përpunuar,
nga kombinimi beton-çelik, etj.
Themelet dhe një pjesë e sipërfaqeve të betonit nga ky tip i sistemit konstruktiv të ndërtimit janë të
realizuara nga betoni i armuar, më parë edhe nga guri, kurse në kohën e re bashkëkohore themelet e
këtij tipi të ndërtimit janë nga sistemi me shirita (lenta).
Te murimi / lidhja e shtresave të murit te sistemi masiv konstruktiv i ndërtimit , renditja e tullave
bëhet me suva të vazhduar 1:2:6 ose 1:3:6, e në raste të rralla edhe me suva çimentoje 1:3 .

Tulla e plotë dhe formësimi i saj për përdorim tek muret masive te sistemi masiv i ndërtimit me tulla

Trashësia e mureve masive është 25cm, 38cm, 51cm, dhe në disa raste 64cm. Në kushte bashkëkohore
më së shumti përdoren muret me trashësi d= 38cm dhe d=25cm. Kryesisht formulohen nga tullat e
plota me dimensione 25x12x6,5 cm. Kjo ka qenë në të kaluarën, ndërsa sot përdoren edhe shumë lloje
të tjera të tullave. Gjatë aplikimit të sistemit masiv të ndërtimit me mure mbajtëse duhet pasur shumë
kujdes gjatë projektimit të trarëve që qëndrojnë mbi to, pasi ato i transferojnë forcat në mure. Nuk
është e njëjtë qendra e rëndimit e ngarkesave konstruktive të jetë në mes, apo e zhvendosur djathtas
apo majtas tek muri mbajtës.
Mur masiv nga tullat e plota, d=25cm.

Mundësia për stabilitet, humbje të stabilitetit tek muret mbajtëse-masive

Në kontekst të literaturës së ish Jugosllavisë, por gjithashtu edhe tek ajo evropiane, në përgjithësi
sistemet masive të ndërtimit për nga koncepti konstruktiv, i ndajmë në:
 sistem masiv ndërtimi me mure të tërthorta mbajtëse
 sistem masiv ndërtimi me mure gjatësore mbajtëse;
 sistem masiv ndërtimi me mure të tërthorta dhe gjatësore mbajtëse (sistemi masiv i kombinuar
i ndërtimit).

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

02.10.2023 ora 9 dhe 10


SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Ndërtimtarisë , lënda : Konstruksione Ndërtimore klasa : XII–të
prof.Dr.sc. Naser Morina IDN

You might also like