You are on page 1of 1

KONSTRUKSIONET NDËRTIMORE

2.11.1.1 S
istemet konstruktive nga druri - sistemet e ndërtimit të
ndërtesave nga druri

Sistemi bondruk (me çatme)me konstruksione nga druri është filozofi e


segmenteve të lidhura tradicionale dhe nacionale në arkitekturën moderne
bashkëkohore.
Kohët e fundit ky sistem tërheq vëmendjen si sistem i qëndrueshëm, kon-
struktiv, me ekuilibër të lartë, por gjithashtu, është rezistent dhe fleksibil ndaj
tërmeteve.
Kjo arkitekturë sot e prezanton arkitekturën e botës, SHBA-ve, Evropës,
Australisë, etj. Është sinonim i një arkitekture të freskët, me programe shoqëro-
re të artikuluara dhe stimuluese, por mbi të gjitha mjedisore dhe ekologjike.
Përndryshe, ky sistem konstruktiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, quhet
NDËRTIMI I KORNIZËS (KONSTRUKSIONIT) NGA DRURI I LEHTË. Ky sistem ndërtimi
në SHBA është dominues dhe komercial.

Sistemi bashkëkohor i ndërtimit sipas sistemit-bondruk në SHBA- Sistemi amerikan


bondruk

2.12 Konstruksionet e mes-katit (ndërkatit)

Konstruksionet e mes-katit janë konstruksione horizontale që e ndajnë


objektin vertikalisht (në lartësi) në kate. Kryesisht dhe më së shpeshti konstru-
ksionet e mes-katit (ndërkatesh) janë horizontale, por mund të jenë edhe
të pjerrëta apo harkore(rrethore). Konstruksionet e mes-katit, si element kon-
struktiv tek objektet paraqiten dhe kur është e nevojshme ndarja vertikale e
hapësirave në kate.
Në aspektin arkitektonik, definicioni i konstruksionit ndërkatesh ka kuptim
të gjerë, dhe nganjëherë është edhe vështirë për t’u definuar. Konstruksionet
e mes-katit janë të destinuara për ndarje vertikale të hapësirës, për nevojat e
kërkesave termike (termo-izolim), izolim zanor (akustik), nevojat dhe kërkesat
intime, etj.
49

You might also like