You are on page 1of 4

Aksonometria?

Aksonometria është mënyra e paraqitjes së pamjes natyrore të mobilies në hapësirë, ashtu që mobilia
gjatë projektimit vendoset në rrafshin projektues në atë pozitë, nga e cila duken që të tre akset
hapësinore x, y dhe z.

Detalizimi I mobiljes?

Detalizimi, është I domosdoshëm për operacionet teknologjike, sepse për çdo vend pune duhet
përgatitur vizatimin e elementeve me përmasa të caktuara për kryerjen e operacionit konkret.

Prerja?

Me prerje nënkuptohet pamja (dukja) e paramenduar e mobilies nëse ajo do të ishte e prerë në një ose
disa rrafshe.

Prerja bëhet me qëllim që sa më lehtë të kuptohen lidhjet e brendshme të produktit

Elementi?

Elementi është një trup I vetëm ose I formuar nga më shumë pjesëza, I nxjerrë nga prerja.

Sipas përbërjes së tyre ato ndahen në elemente masive, të përbëra, të drejta, të profiluara, të
skulpturuar, të lakuara etj.

Sipas vendit që zënë në mobilie dhe funksionit që kanë, marrin emërtime të ndryshme si: këmbë,
traversa gjatësore, tërthore, të jashtme, të brendshme, të sipërme, të poshtme, vertikale, horizontale, si
ndarëse etj.

Lidhjet kryqëzore (Zdrukthëtare)?

Lidhjet kryqëzorë (zdrukthëtare) gjejnë përdorim në: konstruksionet e mobilieve, enterier, ndërtimtari,
çati, konstruksione të ndryshme të kallëpeve, shtëpive të drurit, në industrinë e aeroplanëve, veturave si
dhe prodhime tjera.

Profilet dhe elementet e profileve ?

Funksionit,

Destinimit,

Materialit dhe

Mënyrës së përpunimit.

Ndarja e profileve sipas funksionit?

Profile për bashkim; dhe

Profile zbukuruese

Profilet për bashkim?

Thithi,
Folea

Shliza,

Kanali dhe

Penda.

Thithat me formë prizmatike për bashkimin e elementeve në korniza, konstruktohen dhe punohen si:

Thitha të njëfishtë;

Thitha të dyfishtë; dhe

Thitha të shumëfishtë, në vartësi nga trashësia e detaleve.

Folea?

Foletë mund të jenë drejtkëndëshe, gjysmë rrethore (harkore) dhe rrethore.

Fole quhet hapja në formë drejtkëndore dhe gjysmë rrethore (harkore) që ekzekutohet në brinjët e
elementeve ose në ndonjë nga anët, të cilat janë të mbyllur më së paku në katër anë.

Elementet për lidhje?

Në konstruksionet e mobilieve që aplikohen për konstruksione fikse dhe çmontuese, më së shumti


përdoren këto elemente për lidhje :

Thithat cilindrik (tyblet);

Penda e lirë;

Vidat;

Bulonat;

Gozhdët;

Elementet metalike për bashkim (montues-çmontuese) etj.

Tyblet?

Tyblet që nuk janë pjesë përbërëse të elmenteve, por përdoren si elemente për lidhje, quhen të lira (të
huaja) ose tyble të inkorporuar.

Tyblet prodhohen nga druri masiv ose nga materialet plastike.

Klasifikimi I mobilieve?

Mobiliet janë objekte të arteve të aplikuara të destinuara për mobilimin mobil dhe të përhershëm te
ambientet e brendshme të banimit.

Ndër të tjera, shërbejnë për ruajtje, punë, ngrënie, ulje, shtrirë, për të fjetur dhe për relaksim.

Mobiliet mund të përdoren:


Individualisht;

Në suita (garniturë); dhe

Në grupe.

Grup mobiljedh?

Një grup mobiliesh është një koleksion artikujsh, shpesh me karakteristika të ndryshme, por me një
qëllim të ngjashëm, që ka formë estetike identike ose shumë të ngjashme.

Suita (garnitua)?

Një tipar karakteristik I një suite është se mobiliet individuale mund të kombinohen sipas rregullave të
ndryshme, por logjike.

Kompletimi I suitave bëhet më së shpeshti sipas kritereve të mëposhtme:

Llojit të materialit;

Llojit të përpunimit sipërfaqësor të sipërfaqeve;

Vendit të përdorimit të mobilieve; dhe

Periudhës historike në të cilën është bërë mobilia ose cilës periudhë stilistikisht I referohet.

Vështirësitë kryesore që mund të paraqiten në të ardhmen, kur krijoni mobilie të reja, mund të vijnë
kryesisht nga:

1. Zhvillimi I teknologjive të reja të prodhimit dhe përdorimit të materialeve të reja;

Përdorimi I mobilieve identike në vende të ndryshme dhe në kushte të ndryshme të shfrytëzpjesët

3. Rastësi, d.m.th., që pjesët e ndryshme të mobilieve kanë funksione të ngjashme të përdorimit; dhe

4.Përzierja e kufijve të kritereve të qarta për ndarjen e mobilieve.

Duke bërë një klasifikimi të drejtë të mobilieve, mobiliet mund të ndahet sipas kritereve të mëposhtëm:

1. Qëllimit- sipas vendit të përdorimit;

2. Funksionalitetit-sipas natyrës së aktivitetit njerëzor;

3. Formës dhe konstruksionit-përcaktimi I formës dhe zgjidhjeve teknike të pjesës së pajisjes, ndikimi I
tyre reciprok mbi njëri-tjetrin dhe në mjedisin përreth;

4. Teknologjisë-përcaktimi I llojit të materialeve të përdorura, lloji I trajtimit, mënyra e prodhimit të


produktit dhe metodat e përpunimit të sipërfaqësor përfundimtar; dhe

5. Cilësisë-duke karakterizuar kërkesat më të rëndësishme në proceset e dizajnimit, ndërtimin, prodhimin


dhe shfrytëzimin e mobilieve.
Për sa I përket qëllimit, përkatësisht kushteve dhe natyrës së përdorimit, mobiliet mund të ndahen në tre
grupe kryesore, si mobiliet për:

1. Zyrat dhe ndërtesat publike (mobilie zyre, mobilie shkollore, mobilie konvikti, mobilie hoteli,
mobilie kinemaje, mobilie për teatro, mobilie spitali, mobilie për mensa, etj.);
2. Dhoma banimi në ndërtesa shumë-familjare dhe të pavarura (mobilie për dhomë dite, dhomë
fjetje, mobilie kuzhine, mobilie për trapezari, orendi banjo, mobilie kopshti); dhe
3. Transport (orendi anijesh, mobilie trenash, mobilie avionësh, mobilie veturash etj.).

Në grupin e mobilieve për zyra dhe ndërtesa publike, është një nëngrup tjetër që lidhet me
aktivitetet specifike njerëzore:

Mobilie për administrim;

Mobilie për zyra dhe studime; dhe

Mobilie për punëtorët.

Natyra e punës dhe mënyra e përdorimit të dhomave në zyrat e ndërtesave publike, kërkon dizajnimin e
mobilieve të destinuara për menaxherë, udhëheqësit e grupeve, asistentë dhe sekretarë, punonjës që
punojnë në grupe dhe individualisht, duke shërbyer klientë të brendshëm dhe të jashtëm.

Brenda këtij grupi, nëngrupet e veçanta përbëjnë:

Mobilie spitali;

Mobilie shkollore;

Mobilie për vendet e pritjes në stacionet e trenit;

Aeroportet; si dhe

Mobiliet e restoranteve dhe kafeneve.

You might also like