You are on page 1of 12

I

VESHJA (MBËSHTJELLJA) E NDËRTESËS


DHE TEKNOLOGJIA E SAJ
II

VESHJA (MBËSHTJELLJA) E NDËRTESËS DHE TEKNOLOGJIA E SAJ


Veshja (mbështjellja) e ndërtesës është një element i kufirit qe limiton dhe
konkludon perimetralisht organizmin e ndërtuar dhe strukturor, një element
funksional i afte te ndërmjetësoje, ndaje dhe lidhe te brendshmen me te
jashtmen dhe një element ambiental qe përkufizon dhe identifikon hapësirat
e jashtme rrethuese. Veshja (mbështjellja) e ndërtesës ne thelb është
konsideruar si një filtër fizik dhe viziv, aktivisht ndërveprues midis përfituesve:
ambientit te jashtëm dhe atij te brendshëm.

Koncepti i veshjes (mbështjelljes ) se ndërtesës

Nëse nga këndvështrimi arkitektonik veshja(mbështjellja) e ndërtesës


është një element i pasur me shprehje, nga këndvështrimi fizik ajo është
sipërfaqja e kontrollit qe kufizon sistemin termodinamik te ndërteses,
sipërfaqe përmes se cilës kalojnë flukset e energjisë dhe masës qe
shkëmbehen me ambientin rrethues. Eshtë pikërisht veshja(mbështjellja) tek e
cila kërkohet te plotësoje detyrën për te krijuar një ekuilibër ndaj te
brendshmes dhe te jashtmes ne aspektin e shkëmbimit te temperaturave, te
fluksit te njerëzve, pastërtisë dhe lagështisë se ajrit, për me tepër tipit te
rrezatimit. Zhvillimi i sistemit te veshjes(mbështjelljes) lindi nga kërkesa për te
realizuar ndërtesa efiçente nga pikëpamja energjike, për te siguruar komfort
ndaj përdoruesve dhe, por jo e fundit, për përshtatjen ambientale. Veshja
(mbështjellja) zotëron kështu veçori dhe cilësi te reja diktuar nga nevoja për
te patur një membrane osmotike, graduale dhe e afte te variojë sjelljen e saj
ne varësi te kushteve te ndryshme: te transformohet ne një element te
ndërmjetësimit selektiv, ne gjendje te kontrolloje, aktivizoje dhe ç’aktivizoje
një sere sinjalesh te ndryshme ne funksion te objektivave te projektit ( te
filtroje, izoloje, akumuloje ose te transformoje energjinë). Sjellja ambientale e
veshjes(mbështjelljes) është e pandare nga sistemi ndërtese – impiant -
ambient i jashtëm.
Mund te analizohen katër forma te kontrollit ambiental qe
korrespondojnë me katër lloje te ndryshme te veshjes (mbështjelljes) :

 Modeli konservativ :

kontrolli ambiental i është besuar masës murale duke shfrytëzuar


inercinë termike. Ne këtë rast shumëllojshmëria e zgjidhjeve varet,
përveçse masës, si dhe ekspozimit, nga morfologjia e kushteve përreth.

 Modeli selektiv :

principet janë analoge me modelin e mëparshëm por kontrolli


ambiental i është besuar pareteve transparente, përmes te cilëve
është i mundur ndriçimi dhe ngrohja natyrale.

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


III

 Modeli regjenerues :

kontrolli ambiental i është besuar tërësisht sistemeve te impianteve. Ky


model koncepton “ veshja (mbështjellja) kryesisht si barriere për te
zvogëluar ndërveprimin midis te jashtmes dhe te brendshmes”.

 Modeli ambiental – ndërveprues:

kontrolli ambiental është bazuar ne një bashkëpunim midis ndërtesës


dhe ambientit te jashtëm me mundësinë e menaxhimit te flukseve te
energjisë. Karakteristika baze e veshjes(mbështjelljes) është anisotropia
dinamike, qe do te thotë zgjidhje te diferencuara për ekspozim ne
gjendje për te ndryshuar dhe rregulluar kompleksin e flukseve
ambientale.

Përdorimi i termit veshje (mbështjellje) referuar ndërtesës (veshja e


ndërtesës) është mjaft i hershem dhe ka lindur si evoluim i konceptit te
mbylljes qe identifikonte, si njësi te ndara ndërmjet tyre, mbylljet e jashtme
(horizontale, vertikale, opake, transparente, etj.).Ne ndërtimin bashkëkohor te
veshjes se ndërtesës, qe identifikon te gjithë sistemin e mbylljes se jashtme, i
artikuluar ne shtresa te ndryshme funksionale e materiale është gjithmonë e
me shume i studiuar ne lidhjet e tij me sistemin struktural dhe atë impiantistik.

Evoluimi i veshjes (mbështjelljes) se ndërtesës

Nevoja primitive e njeriut per te ndërtuar artificialisht habitatin e vet,


duke modifikuar burimet natyrore ne dispozicion, ka sjelle ne realizimin e
strehëve me te sofistikuara dhe te sigurta dhe kjo nevoje fillestare është
pasuruar e transformuar ne një sistem te nevojave ne rritje dhe ne një kërkim
te një raporti te ekuilibruar midis botes natyrale dhe asaj artificiale. Ne te
kaluarën praktika e te ndërtuarit është dominuar nga rregullat e Artit, duke
qëndruar identike dhe transmetuar nga brezi ne brez, te tilla per te ruajtur
ekuilibrin me natyrën, te afta per te absorbuar transformimet te prodhuara
nga njeriu; per me tepër ishte një praktike gjerësisht e përhapur ajo e riciklimit
te materialeve dhe e rifunksionalizimit te ndërtesave, motivuar nga arsye
ekonomike dhe te kohës, qe kontribuonin ne një përpjekje te paket per
materiale te reja. Evoluimi qe veshja (mbështjellja) e ndërtesës beri
menjëherë nder dekada, ka ardhur si pasoje e kërkesave te nevojshme,
motivuar nga një rritje e ndjeshme e qasjeve, nga kompleksiteti dhe gama e
gjere e produkteve te ofruara projektuesit dhe nga përsosja e teknikave te
materialeve tradicionale.

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


IV

Vitet “70” kane shënuar një interes te veçante ndaj problematikave


lidhur me izolimin termik, duke sjelle një zhvillim te shpejte, ne te gjithë
Europën, te teknikave te papershkueshmerise se veshjes opake si : dhomat e
xhamit dhe vetradat me prerje termike me vendosjen e ajrit midis. Përhapja e
materialeve artificiale dhe industriale si dhe procesi i zhvillimit social e kultural
kane mbizotëruar transformimin e muraturave, nga një element mbajtës i
ndërtesës, ne pjese perimetrale e veshjes (mbështjelljes) se ndërtesës, duke i
dhëne jete shpërbërjes progresive te funksioneve ne :pjese mbajtëse, veshje
mbrojtëse, izolim termik dhe akustik, etj. Veshja (mbështjellja) e ndërtesës ne
procesin e kërkimit dhe eksperimentimit teknologjik-arkitektonik, është
shndërruar ne element barriere mbrojtëse te një sistemi kompleks filtri qe
është ne gjendje te optimizoje ndërlidhjen midis mikroambientit te jashtëm
dhe te brendshëm.
Veshja (mbështjellja) e ndërtesës është shndërruar gjithmonë e me shume ne
një sipërfaqe me kufij dinamike, ne gjendje te variojë cilësitë e veta sipas
ndryshimit te situatës se ambientit te jashtëm dhe kërkesave te atyre qe
jetojnë ne ambientin e brendshëm dhe e afte per te përfshire pajisje
impiantistike te natyrave te ndryshme. Kjo mënyre ka sjelle një ndryshim
radikal, nga një kulture e shpërhapur është kaluar ne konceptimin e veshjes (
mbështjelljes) si një sistem ne gjendje te shfrytëzoje burimet natyrale per te
prodhuar energji.
Duke u nisur nga mënyra e përfitimit te energjisë nëpërmjet
veshjes(mbështjelljes) kemi klasifikimin si me poshtë:

I. Veshja (mbështjellja) pasive

Me termin veshje(mbështjellje) pasive duam te përcaktojmë një sistem


teknologjik te afte te shrytezoje energjinë natyrale te disponueshme ne terren
ne kombinim me elementet arkitektonike (ndërtesa për zyra Garston, Clegg
Feilden, 1996). Ne përgjithësi mund te themi qe veshja (mbështjellja) pasive :

 Maksimumi i përfitimit diellor direkt pasi sipërfaqet e vetradave ne


parete janë orientuar ne mënyrë te tille për tu ekspozuar ndaj rrezatimit
diellor;

 Parashikimi i hapësirave jastëk për mbrojtje nga i ftohti dhe sera për te
shfrytëzuar energjinë diellore ne periudhën e dimrit;

 Favorizim i ventilimit natyral;

 Përdorimi i ajrit te jashtëm për te freskuar strukturën e ndërtesës ne


periudhe n e natës.

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


V

II. Veshja (mbështjellja) aktive

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës behet veshje (mbështjellje) aktive kur jo


vetëm mban por integrohet ne vete strukturën e sistemeve te impiantistikës,
ata qe shërbejnë për grumbullimin dhe transformimin e energjisë diellore dhe
ventilimin artificial te ambienteve te brendshëm; rezulton me efikase ne
aspektin energjitik dhe me e kontrolluar ne aspektin funksional ne krahasim
me atë pasive. Megjithatë kjo limiton ndjeshëm shprehjen arkitektonike si
pasoje e modularitetit dimensional tipik te komponentëve ipiantistike dhe
krijon probleme për dizenjimin e fasadës ne funksion te shpërndarjes se
brendshme te ambienteve.
Disa shembuj te veshjeve (mbështjelljeve) aktive:

 veshje (mbështjellje) te pajisura me kolektorë diellore me ajer ose uje;

 veshje (mbështjellje) te pajisura me panele fotovoltaike;

 veshje (mbështjellje) me vetradat te ventiluara ( qe funksionojnë me


bateri për parangrohjen e ajrit ne periudhe e dimrit para dërgimit ne
stacionin e përpunimit te ajrit, apo te rikuperimit te nxehtësisë).

Zgjidhjet qe janë përshtatur dhe qe kane arritur një sukses te plote ne


përdorim janë: muri vetrade i ventiluar dhe fasada e integruar me një impiant
fotovoltaike. E para është e përbëre nga dy sipërfaqe transparente te ndara
nga një interkaped dhe ventiluar artificialisht përmes gojëzave te ajrit; e dyta
është e përbëre nga një sere dhomëzash fotovoltaike te integruara ne
paretet vetrada. Dhomëzat fotovoltaike me sjelljen e tyre dhe teksturën e
tyre rrisin potencialet komunikuese dhe formale te veshjes (mbështjelljes) se
ndërtesës.

III. Veshja (mbështjellja) hibride

Ne vitet ’90 shume projekte komplekse janë karakterizuar nga një


veshje (mbështjellje) hibride ne te cilën teknologjitë e ndërtesës dhe ato
impiantistike bëhen bashkëpunuese ndërmjet tyre dhe veshja (mbështjellja)
behet pjese e një sistemi te integruar ndërtese – impiante, i pasur me aparate
te rregullimit dhe kontrollimit. Veshja (mbështjellja) hibride është bashkësi
pasive dhe aktive, por edhe polivalente, pasi është ne gjendje te zhvilloje
funksione qe ne te kaluarën i ishin besuar aparateve teknologjike me natyra
te ndryshme, dhe dinamike, pasi është ne gjendje te modifikoje cilësitë e
veta fiziko – teknike ne kohe, ne relacion me kushtet klimatike dhe nevojave
te përdoruesve (New Gymnasium a Gadalaiara, Ten Arquitectos, 2000).

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


VI

Eksperiencat e krijuara mbi veshjet pasive dhe aktive dhe reflektimet mbi
projektet qe te tilla eksperienca kane pranuar dhe ndjekur i kane bere
arkitektet te konceptojnë veshje si hibride. Veshja (mbështjellja) hibride është
një bashkësi pasive dhe aktive, e tille qe është ne gjendje te kryeje funksione
te ndryshme dhe dinamike, qe është ne gjendje te ndryshoje cilësitë e saj
fizike dhe teknike ne kohe, ne raport me kushtet klimatike dhe prej kërkesave
te përdoruesve. Megjithatë dyshime te shumta qe lindin si për sostebinilitetin
e saj ne raport me dy tipologjitë e tjera ashtu dhe për kompleksitetin me te
cilin duhet te adoptohet si nga pikëpamja funksionale dhe teknologjike. Aq
me tepër kostot e ndërtimit rezultojnë shume me tepër superiore ne krahasim
me ato te veshjeve konvencionale se bashku me kostot e mirëmbajtjes te
ardhura si pasoje e kopleksitetit te elementeve perberes.

Efiçensa energjitike e veshjes (mbështjelljes) se ndërtesës

Rritja e interesit ne problematikat ambientale ka bere qe veshja e


ndërtesës te mos konsiderohet me si një element ndarës midis te brendshmes
dhe te jashtmes, por si shpalosje dinamike ne vazhdimësi dhe ndërveprim
aktiv me faktorët e jashtëm klimatike. Eficensa e saj jepet nga aftësia për te
reaguar ne mënyrë fleksibël ne varësi te kushteve ambientale, duke
zvogëluar humbjet termike ne periudhën e dimrit dhe duke limituar ngritjen e
temperaturave ne periudhën e verës, me një përmirësim konsekuent te
komfortit te jetuarit dhe cilësisë ambientale, duke përfituar pa përdorimin e
burimeve energjitike te parinovueshme. “ Nëse e krahasojmë veshjen si një
“lëkurë” te ndërtesës qe mbron te brendshmen nga agjentet atmosferike por
qe ne te njëjtën kohe shfrytëzon ne mënyrë funksionale fuqinë, atëherë mund
te mendojmë ne krijimin e një hapësire te mbrojtur te kontrolluar. Ne këtë rast
kushtet ambientale te jashtme bëhen një burim dhe jo një force kundër se
cilës duhet te luftosh, ndërsa veshja një “lëkurë reaguese” qe përmirëson
mirëqenien e brendshme dhe sjell shume mundësi për ndryshim” (Thomas
Herzog 2005).
Veshja (mbështjellja) e ndërtesës (building envelope) është e përbëre
nga te gjitha njësitë teknologjike dhe elementet teknike qe ne mënyrë
morfologjike dhe funksionale definojnë ne tre drejtime, duke u ndërfutur ne
sistem, limitin midis ambientit te brendshëm (bashkësia e elementeve
hapësinore dhe njësia abjentale qe duhet te garantojnë dhe kënaqin
nevojat e përdoruesve) dhe ambientit te jashtëm (konteksti ambiental,
kushtet përreth) te një organizmi ndërtese.
Përkufizohet veshje ndërtese e thate një tipologji ndërtimi e veshjes ne
te cilën tërësia e njësive teknologjike e elementeve teknike (komponentë te
veçante dhe sisteme elementesh), me funksion mbajtës ose jo mbajtës, janë

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


VII

bashkuar me lidhje te thata dhe fiksuar ne një strukture kryesore përmes


sistemeve te ankorimit (bufoneri, vida ose saldime). “Veshja e thate”, si një
veshje ndërtese, duhet te siguroje dy funksione themelore: funksionin e
mbrojtjes nga agjentet atmosferike e ambientale te hapësirave rrethuese, ne
brendësi te te cilave duhet te sigurohet një kusht i ekuilibrit te parametrave te
ndryshëm mikroklimatike e mikroambjentalete tille si: temperatura, qarkullimi
dhe lagështia e ajrit, niveli i presionit te zërit, kualitet i ajrit, nivel i ndriçimit;
funksioni estetik dhe i prezantimit te te gjithë ndërtesës – funksion qe
mbizotëron aspektin e veshjes dhe qe, ne e veshjeve te thata është fortesisht
e karakterizuar nga tipologjia konstruktive.

Zbërthimi ne elemente dhe shtresa

Sistemi i mbylljes te veshjes se ndërtesës është i përbëre nga shtresat e


mëposhtme:
 Elementi mbajtës, struktura ne te cilën janë fiksuar me sisteme te
ndryshme ankorimi shtresat e tjera te veshjes, mund te jete njëkohësisht
një element struktural i mbylljeve.

 Elementi i ankorimit, është një sistem ose komponent e sistemit te


fasadës duke patur qëllimin e mbajtjes ose trajtimit te elementeve te
rifiniturës se jashtme.

Ne projektimin e sistemeve te veshjes, ankorimi është një element


themelor qe shfaqet ndërmjet rifiniturës dhe strukturës mbajtëse. Është e
përbëre nga elemente te montuar me teknologji te thate; elementet duhet
te zgjidhen dhe llogariten ne varësi te tipit te sipërfaqes, te ngarkesave te
përhershme dhe te përkohshme, te tipit te rifiniturës dhe te distancës midis
tyre dhe strukturës mbajtëse. Sistemi i ankorimit te thate, veç kësaj,
parashikon mekanizma te mbajtjes dhe orientimit ne pozicionin e duhur, te
rregullimit ne tre drejtimet hapësinore, te transferimit te ngarkesave
horizontale dhe vertikale, dhe te rregullimit te uljeve te ndryshme ne raport
me elementet e rifiniturës.
 Shtresa e mbylljes se rifiniturës se jashtme, qe mund te jete e realizuar
ne mënyra te ndryshme: sistemi i rifiniturës se vazhduar, sistemi me
elemente te montuar, etj.
Një evoluim gjithnjë e me i përhapur i komponentëve lejon te përfitosh
elemente qe karakterizohen nga shume kombinacione, me te cilët është e
mundur te shfrytëzohet potencialet e sinergjise midis materialeve te ndryshme
dhe përfshirjes se tyre gjithmonë e me tepër ne sistemet e ndërtuar dhe te
banuar.

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


VIII

Klasifikimi ne baze te sistemit konstruktiv

Nga këndvështrimi i sistemit konstruktiv, tipologjitë e veshjes se thate i ndajmë


ne:

 Struktura te përbëra nga shina vertikale dhe tërthore

Sipas normave UNI dhe EN 13119 tipologjia e shinave vertikale dhe tërthore
është përcaktuar si një telajo mbajtëse e lehte me komponentë te montuar
ne vend ne mbështetje te paneleve mbyllëse opake dhe/ose te tejpashëm
te parafabrikuar. Rrjeta strukturale e fasadës është krijuar nga vënia ne objekt
te shinave vertikale dhe traversave horizontale te lidhura mes tyre. Tashme,
telajoja realizon mbajtjen e elementeve te mbylljes dhe vetradave te
kapshme ose paneleve opake. Ne disa raste si faze e fundit, ne telajo
fiksohen elemente te jashtëm, qe mund te jene dekorative e funksionale.

 Struktura me celula ose njësi

Ne përputhje me normativat UNI dhe EN 13119 strukturat me celula ose njësi


janë te përfaqësuara “ nga module te paramontuar, te ndërlidhur, me lartësi
qe korrespondojnë me një ose disa kate, te plotësuar me panele te mbylljes”.
Përparësia kryesore e këtij sistemi është ne atë qe rezulton konstant dhe
garanton cilësi ne te elementeve te veçante te paramontuar, pasi ata janë
realizuar ne fabrike përmes një procesi te industrializuar qe parashikon
kontrolle tepër te sakta.

Struktura te përbëra nga shina vertikale, traversa horizontale dhe



ekrane te jashtëm
Ky sistem, qe përfaqëson evoluimin e sistemit te montimit te përshkruar ne
tipologjinë e pare, është i përbëre nga një strukture kryesore shinash vertikale
dhe traversash horizontale dhe nga një strukture e fundit qe orientohet drejt
se jashtmes (shpesh e krijuar nga forma te ndryshme konsolash dhe tiranda
fiksuese) qe përmban një skermature me funksione te ndryshme, kryesisht për
mbrojtjen nga shiu i rrëmbyer ose nga diellëzimi. Por ne mjaft raste mund te
kemi keto ekrane vetem per arsye dekorimi dhe gjuhe shprehese.

Tipologjitë dhe zgjidhjet e veshjes

Evoluimi i sistemeve te veshjes (mbështjelljes) se thate te ndërtesës, e


pare nga një profil teknologjiko-cilësor është karakterizuar nga një rritje te
kompleksitetit dhe ngritje e niveleve cilësore te kërkesave te shtruara, e pare
nga një profil arkitektonik nga kërkimi i shprehjeve dhe stileve te ndryshëm

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


IX

arkitektonike, shpesh te lidhur me materialet e perdorur për shtresat e


rifiniturës. Ne zhvillimin e tyre tipologji te ndryshme zgjedhjesh kane qene te
emërtuara, ne literature dhe ne praktike, ne mënyra te ndryshme. Po sjellim
ne vazhdim disa emërtime, duke nënvizuar qe nuk behet fjale për një
klasifikim perfundimtar e shterues, dhe qe e njëjta zgjedhje teknike mund te
jete emërtuar ne disa mënyra sipas aspektit karakteristik qe duhet theksuar.

1. Fasada e shtresëzuar Strukture/Rifiniturë.

Është produkt i një shtresëzimi te përshtatshëm te elementeve


konstruktive te holle, te lehte dhe me cilësi te larte. Ne strukturën e
shtresëzuar, çdo montimi teknologjik te shtresave te ndryshme i përgjigjet një
tërësi veçorish fizike te ndryshme, qe mund te jete definuar ne fazën e
projektit, nëpërmjet një analize cilësore. Ndërtimi i paketave te thata
konsiston, veç te tjerash, ne një kujdes te veçante te detajeve, mundësinë
për te zgjedhur materialet me te përshtatshëm për montim, mundësinë për
larmi ne vazhdimësi, një përmirësim i shtresëzimit te veshjes dhe një
mirëmbajtje me e mire e njësive teknologjike.

2. Fasada e vazhduar ose muri perde (curtain wall)

Ne përputhje me normativat UNI dhe EN 13119, një fasade e vazhduar


është “ një fasade e jashtme e një ndërtese prodhuar me një telajo kryesisht
prej metali, druri ose PVC, tërësisht e përbëre nga elemente strukturale
vertikale dhe horizontale, te lidhur midis tyre dhe te ankoruar ne strukturën
mbajtëse te ndërtesës. Kjo garanton, si për te ashtu dhe për pjesët e tjera te
ndërtimit te lidhura me te, gjithë funksionet normale te një pareti te jashtëm
pa ndërhyrë ne funksionimin e strukturës mbajtese te ndërtesës. Fasada e
vazhduar ose muri perde (curtain wall) nen profilin e cilësive dhe estetikes
karakterizohet nga një vazhdimësi te veshjes ne raport me strukturën
mbajtëse te ndërtesës, qe mbetet e tera pas referuar planit te fasadës.

3. Fasada e ventiluar

Norma UNI 11018, definon fasadën e ventiluar si “ një tip i fasadës


ekran te avancuar ne te cilën interkapedi midis rifiniturës dhe paretit është
projektuar ne mënyrë te tille qe ajri i ndodhur ne te, te mund te lëvize sipas
efektit oxhak ne mënyrë natyrale dhe/ose ne mënyrë artificiale te kontrolluar,
sipas kërkesave te stinës dhe/ose ditore, dhe si përfundim te përmirësoje
veçoritë termoenergjitike te përgjithshme”. Ne këtë rast zgjidhja ”e thate”
mundet ti përkasë vetëm ekranit te “avancuar” ose veshjes përballë
interkapedit te ajrit.

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


X

4. Fasadat me ekran

Ne këtë sistem, karakterizuar nga një sistem montimi me shina vertikale


dhe traversa horizontale, ekrani kryen funksionin e mbrojtjes kundër shiut te
rrëmbyer, kundër infiltrimit te lagështisë, interkapedi i vendosur prapa
ekranit,është i hapur dhe nuk kontribuon domosdoshmerisht ne veçoritë
termoenergjitike te veshjes. Dhe ne këtë rast “zgjidhja e thate” mund ti
perkase ekskluzivisht ekranit.

5. Fasada me dopio veshje

Është një tipologji fasade qe i përket sistemit te mbylljes dhe izolimit


dinamik. Ky sistem qe kalindur ne vendet nordike, per te qene realisht efikas
duhet te mbaje mire parasysh kushtet specifike klimatike te vendit.Fasadat
me dopio lëkurë formojnë një kontejner transparent te vazhdueshëm
përgjatë gjithë perimetrit te godinës: veshja e jashtme, e fiksuar – jo e
kapshme- dhe e destinuar për te mbrojtur ndërtesën nëpërmjet
karakteristikave te veta ndaj qëndrimit te ajrit, ndaj shiut dhe erës, ndërsa e
dyta, e vendosur drejt hapësirës se brendshme, është thuajse gjithmonë e
përbëre nga vetradat, dhe lejon ventilimin e lokaleve te brendshme pa
nevojën e një kontrolli te veçante te sjelljes ambientale. Për përmirësimin e
komfortit te brendshëm te ndërtesës, gjithsesi, është parashikuar një ventilim
natyral ose i detyruar i interkapedit te krijuar nga dy lëkurat. Ne interkaped,
veç kësaj, mund te vendosen mekanizma për errësimin e vazhdueshëm ose
flete qe rregullohen nga brenda ambienteve dhe elemente te hapshim për
te ajrosur ambientet.Keto veshje mund te klasifikohen duke ju referuar burimit
te ajrit te ventilimit, tipit te ventilimit, ose destinacionit te ajrit te ventilimit. Ne
realitet shpesh klasifikimiv behet ne saje te tipologjise se te ventilimit i cili, sic
eshte thene per paretet e ventiluara opake, eshte nje element mjaft i
rendesishem. Keshtu pra i klasifikojme:

-Fasada me dopjo veshje pasive: interkapedi eshte i ventiluar ne


menyre natyrale

-Fasada me dopio veshje aktive: interkapedi eshte i ventiluar


mekanikisht

-Fasada me dopio veshje nderaktive: jane prezente te dy tipet e


ventilimit

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


XI

6. Veshja e integruar për prodhimin e energjisë

Ky tip i veshjes lejon integrimin e paneleve fotovoltaike qe


transformojnë rrezatimin diellor ne elektricitet. Këto module, për shembull,
mund te jene te integruar ne sistemin e mbylljes transparente qe mund te
prezantohet ne një shtrese te vetme ose një dopio lëkurë, vertikale ose
horizontale, me inklinim nga 0° ne 90° ( me një optimizim te përfitimit solar me
një inklinim prej 45º referuar vertikalitetit). Sistemi lejon, vec te tjerash,
integrimin e mbrojtjeve diellore, siç janë hijezuesit fikse, te lëvizshëm dhe te
orientueshem.

7. Veshja ndërvepruese

Është definuar “veshje ndërvepruese” ai sistem qe ndërvepron me


ndryshimet e kushteve klimatike te jashtme nëpërmjet mekanizmave me
kontroll automatik ose nëpërmjet ndërhyrjes direkte te përdoruesit.; një veshje
e tille konsiston kontrollin e niveleve te cilësive te ofruara nga mbyllja duke
modifikuar vlerat e parametrave termoigrometike dhe ambientale ne lidhje
me mikroklimën e brendshme.

8. Veshja ndërvepruese multimediale

Është definuar veshje ndërvepruese multimediale një sistem i finalizuar


me projeksionin e imazheve fikse ose ne lëvizje ne sipërfaqen e brendshme te
paneleve transparente. Behet fjale per nje sistem i perfituar prej riprojeksionit
te imazheve nepermjet mbeshtetesve te ndryshem transparente: xhami me
veshtrim kendor, me perthyerje te drites, me mikropjeseza opake qe
perthyejne driten, qe lejojne shfaqjen e imazheve me nje cilesi te larte mbi
transparence, duke siguruar njekohesisht vizibilitet nga brenda drejt se
jashtmes, duke lejuar vec te tjerash dhe kalimin e drites permes vetradave.
Ne këtë rast, lëkura e ndërtesës është e përbëre prej panelatures
vertikale - gjithmonë e montuar ne telajo metalike mbajtëse – te përbëra prej
materialeve te tejpashëm te kopjuar midis tyre ne te cilët veçoria lejon
projeksionin te shfaqet nga jashtme efekte dekorative madje tepër
spektakolare ( shpesh, ne fakt, sistemi është perdorur për qëllime publicitare).

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti


XII

Shembuj te spikatur te fasadave te përshkruara:

Fasada e shtresëzuar Strukture/Rifiniturë.

 Kuartieri ne Evreux, France Banesa dhe Biblioteke, (Dubosc & Landowski)


 Ristrukturimi dhe zgjerimi i spitalit Ceccarino, Riccione (Ettore Zimbelli)
 Qendra Kerkimore Campus Point ne Lecco, (Studio Ardea)

Fasada e vazhduar ose muri perde (curtain wall)

 Seagram Building ne New York, USA, (Mies van der Rohe)


 Willis Faber dhe Dumas Earthquarters ne Ipswich, Angli, (Norman Foster)

Fasada e ventiluar

 Le Citè Internazionale ne Lione, France, (Renzo Piano)


 Muzeu i artit Modern ne Viene, (Ortner & Ortner Baukunst)

Fasada me ekran kundër shiut (Rain Screen Cladding)

 Alcoa Building ne Pittsburg, USA, (Fallace H. Harrison e Max Abramovitz)


 Federal Building ne San Francisco, (Morphosis Architects)

Fasada me dopio veshje

 Ndertesa Helicon ne Londra, Angli, (Sheppard Robson)


 Manulife Financial ne Boston, USA, (Skidmore Ownigs & Merill Architects)

Veshja e integruar për prodhimin e energjisë

 Solarfabrik ne Fribburg, Gjermani, (Rolf & Hotz)


 Biblioteka Mataro, Spagna, ( Miquel Brullet)
 (Mont – Cenis Academy a Herne Sodingen, Jourda & Perraudin Architects

Veshja ndërvepruese

 Instituti i Botes Arabe ne Paris, France, (Jean Nouvel)


 Ndertese për zyra ne Wiesbaden, Gjermani, (Thomas Herzog & Partner)

Veshja ndervepruese multimediale

 Terminali i Trageteve ne White Hall, New York, USA, (Scott Brown & Associated)
 Ndërtesa La Fayette ne Berlin, (Jean Nouvel)

Veshja (mbështjellja) e ndërtesës dhe teknologjia e saj përgatiti pedagogu Ll.Shyti

You might also like