You are on page 1of 22

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA

PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

PUNIM SEMINARIK
LËNDA: MATERIALE NDËRTIMORE

TEMA: SHQYRTIMI I BETONIT TË VËN NË VEPËR

Mentori: Studenti:

Ass. M-r Semijal Hasani-Ziberi GzimDERVISHI

Tetovë, 2018
UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

PËRMBAJTJA:

1. BETONI SI MATERIAL NDËRTIMOR .................................................................................... 5


1.1. PËRBËRËSIT E BETONIT SI MATERIAL NDËRTIMOR ....................................................................... 6
1.1.1. Materialet inerte ...................................................................................................................... 7
1.1.2. Çimento ................................................................................................................................... 7
1.1.3. Uji ........................................................................................................................................... 8
1.1.4. Shtesat ose aditivët në trajtë tretësire ose të ngurtë ................................................................ 8
1.2. KLASIFIKIMI I BETONEVE ................................................................................................................... 8
1.2.1. Sipas llojit të lëndës lidhëse: ................................................................................................... 8
1.2.2. LLojit të materialit mbushës : ................................................................................................. 8
1.2.3. Sipas masës vëllimore : ........................................................................................................... 9
1.3. PËRPARËSITË TEKNIKO-EKONOMIKE TË BETONIT ......................................................................... 9
1.4. MANGËSITË E BETONIT : ..................................................................................................................... 9
2. VETITË E MASËS SË BETONIT TË FRESKËT ................................................................ 10
2.1. EKZAMINIMI I KONZISTENCËS SË BETONIT ................................................................................... 11
3. VETITË MEKANIKE TË BETONIT TË NGURTËSUAR .............................................. 13
3.1. SOLIDITETI NË SHTYPJE I BETONIT ................................................................................................. 13
3.2. SOLIDITETI NË TËRHEQJE I BETONIT............................................................................................... 15
3.2.1. Ekzaminimi me tërheqje aksiale- .......................................................................................... 16
3.2.2. Ekzaminimi me anën e lakimit- ............................................................................................ 16
3.2.3. Ekzaminimi me çarje nën shtypje lineare ............................................................................. 17
3.3. FAKTORËT QË NDIKOJNË NË SOLIDITETIN E BETONIT ................................................................ 18
3.3.1. Struktura e betonit ................................................................................................................. 18
3.3.2. Faktori W/Ҫ (Ujë çimento) ................................................................................................... 18
3.3.3. Kompaktësia e betonit........................................................................................................... 19
3.3.4. Lloji dhe klasa e çimentos..................................................................................................... 19
3.3.5. Kontributi i agregatit ............................................................................................................. 20
3.3.6. Mirmbajtja e betonit.............................................................................................................. 20

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 2


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

ABSTRAKTI

Kjo temë trajton studimin dhe projektimin e betoneve të vënë në vepër ku si komponent e
rëndësishme na paraqitet beton i freskët dhe karakteristikat e betonit të ngurtësuar. .
Jetëgjatësia e betonit dhe e strukturave prej betoni është një nga detyrat e shtruara për
zgjidhje edhe në fushën e ndërtimit. Themi në fushën e ndërtimit, pasi të projektosh betone
jetëgjatë do të thotë të plotësosh disa kërkesa siç janë:
 Të përdorësh materialet përbërëse të betonit që të përshtaten për qëllimin e përdorimit në
kushtet ambjentale të shfrytëzimit.
 Të projektosh recepturën e duhur që të marrësh një beton të klasës së kërkuar, me një
shpenzim ekonomik sa më minimal.
 Të hedhësh në vepër betonin e strukturës dhe të trajtosh e mirëmbash strukturën duke
plotësuar në maksimum të gjitha kërkesat e Standardeve dhe të Kërkesave të Konformitetit të
betoneve
Betoni në kohën e sotme padyshim se është materiali më i perdorur për ndërtimin o objekteve
në lëmin e ndërtimit si dhe objekteve të ndryshme infrastrukturore.

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 3


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

HYRJE

Betoni është rrjedhim i kërkesave për një material ndërtimi të lirë dhe me aftësimbajtëse të
lartë me të cilin do të ndërtohet shpejtë dhe me një jetëgjatësi të konsiderueshme. Kushti si
material i lire dhe për ndërtim te shpejte me kohën është arritë,mirëpo kushti i dytë i
jetëgjatësis ende nuk është plotësuar, në krahasim me materialet paraprake si guri,qeramik etj.
Për këtë edhe sot kërkesë e kohës është përmirësimi kësaj vetie te rëndësishme, qe barazohet
me parametrat tjerë nga te cilet varet edhe stabiliteti i objekteve.
Kualiteti i betonit, e vecanarisht i komponentëve (materialeve) përbërse të betonit varet nga
shumë faktorë, e nder ta edhe kontrolli i kualitetit. Të gjithë pjesëmarrësit në projektimin,
prodhimin dhe vuarjen ne vepër te betonit duhet mir t’i njohin komponentët përbërëse e me
këtë edhe vete betonin ashtu që rezultatet dalëse të jenë ato te priturat.Po ashtu njohja
ndërlidhet edhe me procesin teknologjik te komponentëve dhe te vete betonit si material.

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 4


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

1. BETONI SI MATERIAL NDËRTIMOR

Betoni është materiali më i rëndësishëm në fushën e ndërtimit. Ai është një gur


artificial, i realizuar nëpërmjet një proçesi të caktuar teknologjik, nga përzjerja e përbërësve
që janë agregatet, çimento, uji dhe shtesat e lëngta.
Për një kohë të konsiderueshme, për shkak të vetive dhe karakteristikave shumë të mira të
betonit si material i fortë, i pa djegshëm, i qëndrueshmëm ndaj ndikimeve agresive të
kushteve ambjentale, betoni u konsiderua si një material i përjetshëm dhe i pa
shkatërrueshëm. Zhvillimi i teknologjisë së materialeve të ndërtimit por edhe i ndërtimit në
tërësi, tregoi që edhe betoni nuk është material i përjetshëm dhe i pa shkatërrueshëm.(Figura1)

Figura 1. Plasaritja e betonit dhe humbja e aftsive mbajtëse

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 5


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

1.1. PËRBËRËSIT E BETONIT SI MATERIAL NDËRTIMOR

Betoni eshtë një gur artificial i prodhuar si rezultat i përzjerjes së përbërësve të tij
referuar një raporti të duhur nëpërmjet një proçesi të caktuar teknologjik. Betone të
𝑘𝑔
zakonshëm konsiderohen përzjerjet e ngurtësuara me masë vëllimore 2200-2400𝑚3 .

Materialet përbërëse të betonit janë: çimento, materialet inerte (rëra, zhavorri ose
çakëlli), uji dhe shtesat e ndryshme. Për llogaritjen dhe përcaktimin e këtij raporti
ekzistojnë teori të ndryshme. Ato përcaktojnë raportet e përbërësve të betonit, duke u
nisur nga kritere referuese të ndryshme.

Figura 2. Përqindjet e përbërësve të betonit

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 6


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

1.1.1. Materialet inerte


Materialet inerte janë material mbushës dhe përbërësi kryesor i betonit. Agregatet, me
vetitë e tyre, ndikojnë drejtpërdrejt në vetitë e betoneve. Në përdorimin e materialeve inerte
për prodhimin e betonit duhet të merren parasysh cilësitë e tyre që janë vetitë fiziko-kimike
dhe mineralogjike
Rëra është material i shkrifët i përbërë nga kokrriza me madhësi nga 0.5 – 5 mm të fituara
nga copëtimi natyral ose mekanik i formacioneve shkëmborë. Përbërja mineralogjike e rërave
varet nga përbërja e shkëmbit mëmë. Rëra në përmbajtjen e saj nuk duhet të ketë më shumë se
2-3 % argjilë dhe pluhura si dhe përmasat e kokrrizave të saj nuk duhet të jenë më të mëdha se
2mm

Tabela 1. Tabela përmbledhëse mbi specifikimet e rërave natyrale

Si mbushës i trashë në betone, përdoren zalli ose çakulli. Betonet e freskëta që transportohen
me betoniere nuk duhet të kenë material të trashë me madhësi më shumë se 1⁄4 e diametrit të
tubit të pompës.

1.1.2. Çimento
Çimento është materiali lidhësnë prodhimin e betonit. Çimento duke u përzier me ujin
dhe me mbushësin e hollë, rërën, na jep llaçin e çimentos. Më tej duke u përzier me
mbushësin e trashë, çakëllin, formon betonin.
Ndikimi i vetive të çimentos dhe përbërjes mineralogjike të saj,e për rrjedhojë në vetitë e
betonit, vjen si rezultat i zhvillimit të reaksionit të hidratimit të çimentos që është një reaksion
ekzotermik dmth shoqërohet me çlirim nxehtësie. Pra hidratimi i çimentos ndikon në ritjen e
poreve në beton.

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 7


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

1.1.3. Uji
Uji është një element tjetër përbërës i rëndësishëm i betonit. Raporti i sasisë së ujit në
lidhje me përbërësit e tjerë të betonit, është një nga kërkesat e standardit për kalimin nga
betonet e zakonshme në betone jetëgjatë. Uji është një element me funksion të dyfishtë
referuar betonit.Ai mundeson krijimin e përzierjes së betonit dhe i jep ketij të fundit veti

plastike.

1.1.4. Shtesat ose aditivët në trajtë tretësire ose të ngurtë


Shtesë ose additive quhet material i shtuar gjatë proçesit të përzjerjs së betonit, në sasi
të vogla në lidhje me masën e çimentos, për të ndryshuar vetitë e betonit të freskët ose të
ngrutësuar.
Shtesat ose modifikuesit janë materiale kimike të prodhuara për ti dhënë betonit disa veti dhe
cilësi të cilat janë të favorshme dhe të kërkuara për projektuesin dhe për strukturat e betonit.

Tabela 2. Sasitë e shtesës së lengët

1.2. KLASIFIKIMI I BETONEVE

1.2.1. Sipas llojit të lëndës lidhëse:


 lidhëse çimentoje
 lidhëse gëlqere (përzierja gëlqere-material silicor)
 lidhës të përzier (çimento-gëlqer,gëlqer-skorje)
 lidhës special (zjarrdurues, kundëracidet etj.)

1.2.2. LLojit të materialit mbushës :


 Betonet me mbushës kompakt
 Mbushës poroz

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 8


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

 Mbushës special

1.2.3. Sipas masës vëllimore :


 Betone të rënda (>2500 kg/𝑚3 )
 Betone të rëndomta (2200-2500 kg/𝑚3 )
 Betonet e lehtësuara (1800-2200 kg/𝑚3 )
 Betonet e lehta (500-1800 kg/𝑚3 )
 Betonet shumë të lehta (<500 kg/𝑚3 )

1.3. PËRPARËSITË TEKNIKO-EKONOMIKE TË BETONIT

Përparësitë tekniko-ekonomike të betonit dhe betonit të armuar në krahasim me


materialet tjera janë:
 Ҫmimi relativisht i lirë (meqenëse i lirë është agregati)
 Mundësia e formësimit të lehtë
 Aftësia mbajtëse (rezistencë në shtypje realtivisht të mirë
 Qëndrueshmëria ndaj zjarrit
 Rezistencë e konsiderueshme ndaj veprimit të rrethinës
 Jetëgjatësia e shfrztëzimit pa ndonjë nevojë të mirmbajtjes
 Teknologjia e punës më e lehtë

1.4. MANGËSITË E BETONIT :

 Masaa e madhe (ngarkesa e madhe vetjake)


 Kontrolli permanent i komponentave përbërëse
 Aftësia mbajtëse nga vuarja në vepër, vibrimi, mirëmbajtja, etjj.
 Soliditeti në tërheqje 5-15 herë më i vogël se soliditeti në shtzpje

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 9


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

2. VETITË E MASËS SË BETONIT TË FRESKËT

Masa e betonit të freskët fitohet me homogjenizimin e pjesëve të betonit(çimento,


agregat,ujë ,adetive).
Betoni i forcuar kualiativ mund të fitohet vetëm nëse masa e betonit të freskët ka veti të
caktuara. Ato veti varen nga një numër i madh faktorësh , mes të cilave më të rëndësishme
janë karakteristikat e veçanta të komponentave të betonit dhe struktura e vetë masës së
betonit.
Vetitë ndaj të cilave duhet pasur kujdes të vecantë ,janë:
 Përpunueshmëria e masës së betonit-
 Konzistenca e masës së betonit-
 Segregimi i masës së betonit të freskët
 Ndarja e ujit nga masa e betonit
 Përpunimi përfundimtar i masës së betonit

Figura 3.Betonimi i betonit të freskët

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 10


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

2.1. EKZAMINIMI I KONZISTENCËS SË BETONIT

Konsistenca e betonit paraqet një parametër matës me të cilin tregohet shkalla e


plasticitetit të brumit të betonit, e me to janë të përfshira pothuajse të gjitha vetitë
teknologjike të brumit të betonit.

Metodat për përcaktimin e konzistencës së betonit:


i. Metoda e uljes
ii. Metoda e vibrimit- metoda e VEBE-së
iii. Metoda e ngjeshjes
iv. Metoda e përhapjes

Figura 4. Metoda e uljes për përcaktimin e konzistencës së betonit

Figura5. Pajisje për caktimin e konzistencës sipas metodës së VEBE-së

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 11


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

Dallohen tre lloje të konzistencës së betonit:


1. Konsistenca e ngurtë (betoni i lagët si dheu)- Betoni me konsistencë të tillë
shfrytëzohet për realizimin e konstruksioneve masive të pa armuara siç janë themelet, muret
mbështetëse, blloqet prej betoni etj.
2. Betonet me konsistencë të vogël plastike- Shfrytëzohet për dedikimin e njëjtë si
beton i lagët si dheu. Në disa raste mund të zbatohet edhe për konstruksionet e betonit të
armuar
3. Betonet me konsistenca plastike -Përgatiten me sasi të ujit ende më të madhe. Prej
betonit me konsistencë plastike realizohen pothuajse të gjitha konstruksionet e betonit të
armuar
4. Betonet me konsistencë të lëngët -Përgatiten me sasi më të madhe të ujit. Betonet e
rrjedhshëm zbatohen për përpunimin e elementeve prej betonit të armuar me mure të holla,
tek të cilët pamje estetike ka rëndësi të madhe.

Kozistenca e brumit të betonit varet prej shumë faktorësh si:


 Sasia e ujit
 Llojit dhe sasisë së çimentos
 Llojit dhe granulometrisë së agregatit

Në brumin e betonit dhe betonin e njomë përvec konzistencës në raste të caktuar duhet të
caktohen edhe:
 Sasia e ajrit në beton
 Masa vëllimore e betonit të njomë
 Temperatura e brumit të betonit të njomë

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 12


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

3. VETITË MEKANIKE TË BETONIT TË NGURTËSUAR

3.1. SOLIDITETI NË SHTYPJE I BETONIT

Soliditeti ne shtypje i betonit definohet si sforcim kufitar i mostrës sprovuese të


betonit, me vjetërsi të caktuar e cila i kundërvihet veprimit aksial të forcës në shtypje gjer
në thyerje. Ekzaminimi i trupave provues më shpesh bëhet gjatë vjetërsisë prej 28 ditësh.

Figura 6.Pajisje për për ekzaminimin e qëndueshmërisë në shtypje

Qëndrueshmëria në shtypje përcaktohet sipas shprehjes:


𝐹
𝑅𝑆𝐻 =
𝐴

Figura 7.Mundësitë për shkatërrimin e kubeve prej betonit

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 13


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

Në vlerën e soliditetit në shtypje të betonit ka ndikim edhe shpejtësia e veprimit të


ngarkesës gjatë ekzaminimit të mostrës. Kjo varshmëri mund të ilustrohet me këtë
diagram ku vjetërsia e mostrës është 28 ditë :

Figur.8. Varësia ndërmjet soliditetit në shtypje dhe shpejtësisë së veprimit të ngarkesës

Duke u bazuar në karakterin kohor të procesit të hidratimit të çimentos ,soliditeti në


shtypje si dhe të gjitha karakteristikat tjera fiziko-mekanike janë funksione kohore.

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 14


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

3.2.SOLIDITETI NË TËRHEQJE I BETONIT

Rezistenca në tërheqje e betonit është shumë më e vogël se rezistenca në shtypje.


Për orientim raporti i tyre është 1:10. Kjo karakteristikë është e rëndësishme për shkak të
kontrollimit të gjendjeve kufi tare të përdorshmërisë tek elementet prej betonit të armuar
(plasaritje dhe deformime)

Faktorët të cilët ndikojnë në soliditetin e betonit në tërheqje janë:

 Lloji

 forma

 vrazhdësia dhe përbërja granulometrike e agregatit

 lloji cilësia dhe sasia e çimentos

 faktori ujë-çimento

 mënyra e vendosjes

 vjetërsia

 kohëzgjatja në momentin e ekzaminimit etj.

Përcaktimi i soliditetit në tërheqje i betonit mund të bëhet sipas disa metodave:


 Ekzaminimi me tërheqje aksiale
 Ekzaminimi me anën e lakimit
 Ekzaminimi me çarje nën shtypje lineare

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 15


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

3.2.1. Ekzaminimi me tërheqje aksiale- mostra e caktuar i nënshtrohet veprimit te


forcës në tërheqje, me rritje graduale deri në momentin e përkuljes.

Qëndrueshmëria në tërheqje aksiale përcaktohet


sipas shprehjes :
𝐹 4𝐹
𝑓𝑏𝑡 = = 2
𝐴0 𝑑 ∗ 𝜋
0

3.2.2. Ekzaminimi me anën e lakimit- Soliditeti në tërheqje i betonit është


dukshëm më i vogël se sa soliditeti ne tërheqje(5-20 herë).

𝑴 𝟑𝐅∗𝐥 𝑴 𝐅∗𝐥
𝐟𝐭𝐥 = = 𝐟𝐭𝐥 = =
𝑾 𝟐𝐛𝐡𝟐 𝑾 𝟐𝐛𝐡𝟐

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 16


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

Figura 9 Pajisje për për ekzaminimin e qëndueshmërisë në lakim

3.2.3. Ekzaminimi me çarje nën shtypje lineare


Mostrat (cilindrat dhe kubet) ngarkohen me shtypje vijëzore në dy lakore të kundërta
deri në thyerje (fi g. 3.4). Rezistenca në tërheqje gjatë këputjes përcaktohet sipas shprehjeve:

Figura 10. Rezistenca në tërheqje e përcaktuar me këputje


𝟐𝑭 𝟐𝑭
Për cilindër: 𝒇𝒕ç = Për kub: 𝒇𝒕ç =
𝝅𝒅𝒉 𝝅𝒂𝟐

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 17


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

3.3. FAKTORËT QË NDIKOJNË NË SOLIDITETIN E BETONIT

Soliditeti I betonit nvaret nga shumë faktorë siç janë:


 Struktura e betonit
 Faktori Ë/Ҫ (Ujë çimento)
 Kompaktësia e betonit
 Lloji dhe klasa e çimentos
 Kontributi i agregatit
 Përdorimi i shtesave të ndryshme në beton
 Mirmbajtja e betonit

3.3.1. Struktura e betonit


Rol vendimtar në strukturën e betonit ka sasia e çimentos, sepse me rritjen e sasisë së
çimentos rritet edhe soliditeti i betonit, në fillim në mënyrë proporcionale, ndërsa më vonë
zvoglohet, pra sasia e tepërt ndikon negativisht ne soloditetin e betonit.

3.3.2. Faktori W/Ҫ (Ujë çimento)


Në vitin 1918, Abramsi zbuloi se raporti i sasisë së ujjit dhe sasisë së çimentos,
ndikon në të gjithë karakteristikat dhe perfomancat e betonit. Për beton sa më kompakt i
përbër nga agregati, çimentoja dhe uji, soliditeti në shtypje si dhe faktorët tjerë përmisohen
dukshëm, nëse e kemi W/Ҫ e duhur, ky koncept quhet si ligji i Abramsit.

Figura 11. Ndikimi I faktorit W/Ҫ në soliditetin në shtypje

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 18


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

3.3.3. Kompaktësia e betonit


Respektivisht paraqet sasinë e poreve dhe zbrastësirave në masën e betonit,e cila ndikon në
soliditetin e betonit. Kjo varshmëri është e ilustruar përmes relacionit në mes soliditetit të betonit(𝑓𝑏 )
dhe kompaktësisë(𝛿)

Figura 12. Relacioni në mes soliditetit të betonit dhe kompaktësisë

3.3.4. Lloji dhe klasa e çimentos


Ҫimentoja duhet të zgjidhet në atë mënyrë që për qëllim dhe kushte ku do të përdoret ti
plotësoj sin ë aspekt mekanik poashtu edhe në aspektin teknik, si dhe duhet patur parasysh
kushtet në vijim:
 Dimensionet e elementeve
 Kushtet e mirmbajtjes
 Kushtet klimatike ku struktura do të jetë e ekspozuar
 Sasia e alkalineve në agregat

Tabela 3.Vlerat karakteristike fiziko-mekanike të çimentos

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 19


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

Figura 13. Soliditeti i betonit në shtypje varësisht nga lloji i çimentos

3.3.5. Kontributi i agregatit


Fortësia e lidhjes agregat-guri i çimentos nvaret nga:
 Natyra e agregatit
 Tekstura e sipërfaqeve të kokrave
 Poroziteti
 Pastërtia e kokrave të agregatit
Soliditeti i betonit varet prej edhe prej pjesëmarjes të fraksioneve të gregatit me diametër
maksimal. Mirëpo kontributi i fraksioneve kokërrmadhë në soliditetin e betonit është deri diku
i kufizuar, ngase me përdorimin e rritur të tij nuk kontribon në ritjen e soliditet

3.3.6. Mirmbajtja e betonit


Me mirëmbajtjen e betonit pas hedhjes në vepër duhet filluar në afat kohor sa më të
hershëm, edhe atë në :
- Pjesët sipërfaqësore të elementeve konstruktive prej betonit
- Sipërfaqet e elementeve që kanë qenë të mbështjellura me kofrazh

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 20


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

Sipërfaqet e betonit patjetër duhet të jenë të mbrojtura nga tharja e shpejtë dhe humbja e
sasisë së ujit gjatë periudhave kohore me temperature të larta dhe të thata.
Mirëmbajtja jo e mirë e betonit shpeshë herë shfaqet me paraqitjen e plasaritjeve. Si parakusht
për të siguruar një lagështi për elementet e betonit, është moslargimi i kofrazhit për një
periudhë më të gjat kohore, por kjo gjë duke I marrë parasysh edhe rrethanat tjera jo çdo herë
mund të realizohet.

Si kushte tjera që preferohen të bëhen janë :


 Stërpikja me ujë e sipërfaqeve të betonit
 Parandalimi i humbjes së sasisë së ujit nga betoni duke i mbështjellur elementet e
betonit me tekstil të lagur si dhe mbështjellja me plasmas
 Përdorimi i rrjetave me bazë kimike për mirmbajtjen e betonit

Figura 14. Efekti i mirëmbajtjes së betonit me ujë, në soliditetin e betonit

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 21


UNIVERSITETI I TETOVËS
FAKULTETI I SHKENCAVE TË ZBATUARA
PROGRAMI STUDIMOR: NDËRTIMTARI

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

1. Naser Kabashi.: TEKNOLOGJIA E BETONIT, Prishtinë


2. Naser Kabashi.: Materiale ndërtimore, Prishtinë
3. Punim shkencor: STUDIMI DHE PROJEKTIMI I BETONEVE JETËGJATË ME
LËNDË TË PARA VENDI DHE EKSPERIMENTIMI I TYRE NË KANTJERET E
PRODHIMIT.
4. Punim shkencor: NDIKIMI I ÇIMENTOS NË KUALITETIN E BETONIT

SHQYRTIMI I BETONIT TË VËNË NË VEPËR Page 22

You might also like