You are on page 1of 4

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Jeta dhe Puna / Lënda: Mekanikë Teknike Shkalla e kurrikulës: VI
Klasa:XI - Arkitektur

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Teknologjia duke perfshir TIK-un

Tema / njësia mësimore: II. Sistemi i forcave konkurente Plane/ Kushtet e ekuilibrit të
përbërjës së forcave

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën : I.8 ,III.4 dhe III.8

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën : 1.2 dhe 4.1

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fjalët kyçe: Mënyra analitike e përbërjës së forcave

Rezultatet e të nxënit të lëndës: Mbështetësi i lëvizshëm, i pa lëvizshëm dhe i inkastruar.

Kriteret e suksesit:Nxënësi duhët interpretoi mbështetësin e lëvizshëm, e pa lëvizshëm dhe të


inkastruar

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Tabela e bardhë ,markeri, projektori dhe
kompijuteri.

Përdorimi i TIK-ut: Demostrimi i mbështetsave të lvizshëm , të pa lëviashëm dhe të inkastruar.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Nderlidhja e rezultateve të të nxënit për shkallë ( kompetencat )


me rezultatet e të nxënit për fushë ( lëndë ).
Çështjet ndërkurrikulare: Përgaditja për jetë dhe punë.
PËRSHRIMI I METODOLOGJISË DHE RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse: Një hyrje e shkurt në lidhje me njësin mësimore.

Pjesa kryesore:

MBAJTËSIT STATIKISHT TË CAKTUAR

Trupi i ngurtë që mban ngarkesën në rrafsh,për të qenë në qetësi (ekuiliber) i nevojiten tri shkallë lirie
ky trup quhet MBAJTËS. Pra, mbajtës quhet trupi që mban ngarkesën dhe atë e trajton në lidhje që i
vihen trupit me tokën për të mos lëvizur këto lidhje quhen MBËSHTETËS. Forcat që lindin në këto,
lidhje nën veprimin e ngarkesave të jashtme në mbajtës quhen REAKSIONE, këto forca janë të
pajohura. Nëse numri i forcave të panjohura ( reaksioneve) është i barabartë me numrin e ekuacioneve
të ekuilibrit, atëherë thuhet se mbajtësi është STATIKISHT I CAKTUAR.

LLOJET E MBAJTËSVE
Klasifikimi i mbajtësve mund të bëhet në disa mënyra:

1.Sipas asaj se çfarë forca të mbrendëshme mund të na paraqiten në elementet dhe mënyrës së
kostruktimit të tij, mbajtësit ndahen në:

a) Mbajtësit e plotë dhe


b) Mbajtësit kapriatë

Mbajtësit e plotë, sipas formës së tyre hapësiore, ndahen në:

α) Mbajtësit syprior (pllaka,perde,lëvozhgë) dhe

β) Mbajtësit vijë (trari,rami,harku etj.)

Mbajtësit kapriatë poashtu ndahen në:

α) Kapriatë hapsinore (kur shufrat e kapriatës dhe ngarkesat nuk shtihen në një rrafsh) dhe

β) Kapriatë plane (kur të gjitha shufrat dhe ngarkesat në një rrafsh)

2) Sipas asaj se a mund të zgjidhen vetëm me ekuacione të ekuilibrit apo jo, mbajtësit mund të jenë:

a) Statikisht të përcaktuar dhe b)


Statikisht të papërcaktuar

Në këtë kurs të mekanikës do të shqyrtohen vetëm për një pjesë të mbajtësve vijor.

MBËSHTETËSIT DHE LLOJET E TYRE


Mbajtësit siç thamë më parë përforcohen me anë të mbeshtetësve. Për përforcimin e mbajtësve plane,
në konsiderim vijnë tri tipe mbështetësish
a) MBËSHTETËS I LËVIZSHËM (një e panjohur)

b) MBËSHTETËS I PA LEVIZSHËM (dy të panjohura )

c) INKASTRIMI (tri të panjohura)

a) MBËSHTETËS I LËVIZSHËM (një e panjohur)

b) MBËSHTETËS I PA LEVIZSHËM (dy të panjohura )


c) INKASTRIMI (tri të panjohura)

Pjesa përfundimtare dhe vlerësimi i të nxënit të orës mësimore: Një reflektim i shkurtër në formë
të bashkëbisedimit dhe të pytjeve të ndërsjella. Disa shembuj praktikë në lidhje me njësin mësimore.

29.01.2024 ora 1
SHMT “ Mehmet Isai “
Drejtimi: Arkitekturë , lënda : Mekanikë Teknike klasa : XI –të
prof.Dr.sc. Naser Morina

You might also like