You are on page 1of 8

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I MJEKËSISË
DEPARTAMENTI “MJEKËSI E PËRGJITHSHME”

Lenda: Sociologjia mjekësore dhe kompetencat sociale

Tema: “Pabarazia në Shëndetësi”

Prof. Valbona Beqaj-Zhjeqi Punoi: Natyra K. Meshi

Prishtinë,2023
Përmbajtja:

 Ç’ është pabarazia?
 Pabarazia në shëndetësi
 Pabarazia gjinore
 Pabarazia racore
 Pabarazia ekonomike
 Eliminimi i ketij fenomeni shoqeror
 Hulumtimi i realizuar ne QKMF
1. Ç’është pabarazia?

Pabarazia, nga pikpamja sociale është një diferencë në qasje të burimeve sociale si përfshirjen e
të gjitha mundësive të veprimit të njeriut.
Pabarazitë sociale, janë rezultat i një shpërndarje të pabarabartë të burimeve brenda një shoqërie.
Pabarazitë janë themeli i shtresave te shoqërive njerëzore.

2. Pabarazia në shëndetësi

Pabarazitë shëndetësore janë dallime të parandalueshme në barrën e sëmundjeve, lëndimeve,


dhunës ose mundësive për të arritur një shëndet optimal që përjetohen nga popullatat e
pafavorizuara shoqërore.
Pabarazitë shëndetësore vijnë nga faktorë të shumtë, duke përfshirë:

● Varfëria

● Faktoret politik

● Qasje e pamjaftueshme në kujdesin shëndetësor

● Faktorët individualë dhe të sjelljes

● Pabarazitë arsimore

● Pabarazite gjinore, fetare etj.


3. Pabarazia gjinore ne shendetesi

Pabarazia gjinore është një ndër problemet më të shqetësueshme të shoqërisë së sotme. Në


shumë kultura, gratë ende ballafaqohen me diskriminim dhe mungesë të barabartësisë në aspekte
të ndryshme të jetës, përfshirë shëndetin.

Në këtë kontekst, gratë janë më të prekura nga shqetësimet e shëndetit mendor dhe fizik. Për
shembull, studimet tregojnë se gratë janë më shumë të ngarkuara emocionalisht dhe më shumë
rrezik për depresion dhe ankth në krahasim me burrat. Pabarazia gjinore gjithashtu mund të
ndikojë në qasjen e grave në shërbimet shëndetësore, duke i kufizuar ato nga të përfitojnë

shërbime më cilësore dhe të qasshme shëndetësore.

4.Pabarazia racore

Individët dhe komunitetet të diskriminuar për shkak të prejardhjes racore kanë shpesh qasje të
kufizuar në kujdes shëndetësor cilësor dhe mbështetjen shëndetësore.
Diskriminimi racor mund të çojë në stres kronik dhe ndikojë në shëndetin emocional dhe fizik të
individëve.
Kjo gjithashtu mund të rezultojë në mungesë të mundësive për punësim dhe arsim, gjë që
përmirëson ndjeshëm kualitetin e jetës dhe shëndetin në përgjithësi.
5. Pabarazia ekonomike

Pabarazia ekonomike në shëndetësi përbëhet nga burimet financiare të pacientëve dhe politikat
shëndetësore të vendit.
Në disa raste, pacientët që kanë burime ekonomike të mëdha mund të kenë akses më të mirë në
trajtimet shëndetësore më të avancuara dhe të kushtueshme. Në këtë mënyrë, një doktor mund
të ndikojë në pabarazinë ekonomike në shëndetësi nëse nuk cakton trajtimet sipas nevojave
klinike të pacientit, por sipas aftësive financiare të tyre.
6.Qasja jonë në eliminimin e këtij fenomeni shoqëror

Ne jemi një grup profesionistësh i rëndësishëm që mund të përfshihemi në debatin dhe


ndryshimin e politikave shëndetësore. Mund të angazhohemi në fushat e politikave që
promovojnë qasjen e barabartë në kujdesin shëndetësor dhe të luftojmë pabarazitë në
shëndetësi. Me disa mënyra, si:

1. Edukim dhe ndërgjegjësim;


2. Vlerësim i barabartë i pacientëve;
3. Aftësim dhe kujdes individual;
4. Përfshirja e të gjithë në proceset vendimmarrëse;
5. Kërkime dhe studime të përfshira.

Në përgjithësi, ne si doktor kemi potencialin të jemi promovues të barabartësisë gjinore në


fushën e shëndetësisë duke iu përkushtuar kujdesit të të gjithë pacientëve me respekt, pa
diskriminim, dhe duke punuar për të eliminuar pabarazitë në sistemin shëndetësor.
7.Rezultatet e hulumtimit
Nga një hulumtim i bërë në QKMF ne Istog, nga 50 njerëz të pyetur në këtë hulumtim,
shumica prej tyre kanë hasur në pabarazinë ekonomike, më pak në pabarazine racore dhe
shumë më pak atë gjinore. Disa nga ata kane treguar raste kur jane ballafaquar me
pabarazi ne institucione shendetesore nga personeli shendetesor.

65% 50% 35%


Pabarazia ekonomik Pabarazia racore Pabarazia gjinore
Referencat:

• https://www.monitor.al/pabarazite-shendetesore-shkaktare/

• https://sq.wikipedia.org/ëiki/Pabarazia_gjinore

• https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Pabarazia

• https://www.fokusi.org/thellohet-pabarazia-racore-ne-britani/

• https://telegrafi.com/tag/pabarazia-ne-shendetesi/

You might also like