You are on page 1of 8

AUTIZMI

PUNOI: LEDIA LINFAJ


CFARE ESHTE AUTIZMI ?

• Autizmi është çrregullim neurobiologjik kompleks e shumëplanësh i zhvillimit të njeriut , pjesë e


 Çrregullimeve të Spektrit Autik. Është diagnozë aq e gjerë sa në të  mund të përfshihen individë të
vleresuar me Koeficientë Inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendor.
Individët me autizëm mund të jenë fjalëshumë ose të heshtur, të afeksionuar ose të ftohtë, metodike
ose të çorganizuar
• Çrregullimet e Spektrit Autik karakterizohen nga nivele të ndryshme:
• të dëmtimit të komunikimit verbal
• të dëmtimit të aftësive dhe integrimit social
• të sjelljeve, interesave dhe aktiviteteve stereotipike ose përsëritëse
SHKAQET E AUTIZMIT
Shkencëtarët janë edhe sot e kësaj dite të paqartë se cili është shkaku (apo shkaqet) e Autizmit, por duket se janë të bindur që faktorë gjenetikë
bashkëveprojnë me faktorë ambientalë në një marrëdhënie për të cilën ka disa hipoteza, e për të cilat po punohet me intensitet për t’i provuar.

Mjaft studime janë kryer e vazhdojnë të kryhen të cilat kanë gjetur një numër genesh problematikë dhe disa zona të trurit që nuk funksionojnë
normalisht.

Duket se zhvillimi i trurit që në rritjen e fetusit në periudhën e shtatzanisë diktohet nga difekte në gene që pengojnë qelizat nervore të komunikojnë
mirë me njera-tjetrën.

Por njerëzimi është ende në fillimet e tij për të kuptuar se çfarë ndodh në trurin e fëmijës me Autizëm

Sot, grupe të shumtë shkencëtarësh në Amerikë e Europë dhe institucione prestigjoze po punojnë seriozisht për të avancuar dijet në këtë fushë

Asnjëherë më parë njerëzimi nuk është marrë me këtë çrregullim siç po merret në këto vitet e fundit.

Një konkluzion i rëndësishëm është tashmë i konfirmuar: nuk është nëna, apo praktikat mëmësore e prindërore shkak i autizmit

Nëpërmjet eksperimentesh e aparaturash të sofistikuara kompiuterike shkencëtarët po studiojnë me intensitet faktorët që supozohet se shkaktojnë
Autizmin apo metodikat e një trajtimi efektiv
KARAKTERISTIKAT E FEMIJEVE AUTIK
Fëmija me Autizëm ka përgjithësisht të dëmtuar 3 fusha të veprimtarisë së tij:
• (1) marrje-dhënien sociale,
• (2) komunikimin (verbal, jo-verbal) dhe
• (3) llojin e aktiviteteve ku përfshihet, të cilat janë përsëritëse e tejet ritualistike.
Secila prej këtyre fushave mund të jetë e dëmtuar lehtë a rëndë, duke shkaktuar paaftësira të niveleve nga më të lehtat tek më të rëndat
Karakteristika thelbësore është dëmtimi i marrje-dhënieve sociale.
Prindërit janë të parët që vënë re se fëmija është indiferent ndaj njerëzve dhe përqendrohet në vetëm disa sjellje e aktivitete të vecuara duke i përjashtuar gjithë të tjerat.
Fëmija shpesh e shmang kontaktin me sy dhe reagon pak ose aspak ndaj ngacmimeve të ambientit duke u përqendruar për periudha mjaft të gjata kohe në veprime a
veprimtari që i përsërit e i përsërit vazhdimisht.
Fëmija duket sikur ‘nuk ia ka nevojën’ përdorimit të fjalëve, fjalive a diskutimit, dhe, edhe nëse i përdor, i vë pak apo aspak për të realizuar komunikimin social. Për
pasojë, e ka të vështirë të përfshihet në lojëra me fëmijët a njerëzit e  tjerë sepse ato i prishin stilin ritualistik
Fëmija me Autizëm mund të mos i shfaqë që në fillim këto simptoma, por pas një periudhe zhvillimi normal nis të bëhet indiferent e i larguar nga ambientet apo
veprimtaritë sociale.
Për shkaqe të paqarta fëmijët me autizëm shfaqin  epilepsi në 20-30 përqind të rasteve, sidomos kur mbërrijnë në moshë madhore
DIAGNOSTIKIMI DHE TRAJTIMI I AUTIZMIT

DIAGNOSTIKIMI
TRAJTIMI
Autizmi mbetet ende një çrregullim i trajtueshëm
Në shumicën e rasteve simptomat e Autizmit janë të matshme me disa
Disa modele terapish bëjnë sot të mundur të kontrollojnë e modifikojnë simptoma
instrumenta apo teste vlerësimi që në moshën 18 muajshe. specifike duke sjellë përmirësim të dukshëm e të qëndrueshëm
Prindër të kujdeshëm apo specialistë të mirëformuar qëllon t’i Një plan i mirë trajtimi vë në levizje një grup specialistësh që koordinojnë punën për
identifikojnë shenjat e para edhe më herët. të modifikuar simptomat bazë: dëmtimin e marrje-dhënieve sociale, komunikimin
(verbal e jo-verbal) dhe veprimet a sjelljet përsëritëse e obsesive.
Si rregull, një diagnozë e konfirmuar e Autizmit mund të vendoset
rreth moshës 2 vjeç, pavarësisht se në praktikë është rreth dy vjeç e Sa më e herët ndërhyrja, aq më të mira duket të jenë rezultatet.
gjysëm tre, pikërisht atëherë kur problemet me të folurin janë bërë më
Modelet terapeutike janë të shumëllojshme, ngandonjëherë të ndihmuara edhe nga
të dukshme
barna që i përshkruajnë mjekët, por ato më të suksesshmet janë kur familja
Rreth 20% e fëmijëve me Autizëm zhvillohen normalisht deri në një përfshihet në mënyrë thelbësore
fare periudhe dhe pastaj duket sikur u ngec zhvillimi apo bëjnë regres Fëmija dhe prindërit kanë nevojë për mbështetje, ngrohtësi e dije, sepse bëhet fjalë
për një rrugë të gjatë e të mundimshme .
MESAZHE SENSIBILIZUESE MBI AUTIZMIN
MESAZHI IM PER AUTIZMIN

Nuk jemi ne ata te cilet zgjedhim se si ne


lindim, por te gjithe lindimi te barabarte
dhe keshtu duhet qe ta trajtojme edhe
njeri-tjetrin pavaresisht aftesive tona!

You might also like