You are on page 1of 5

10 Tetori:Dita Botërore e Shëndetit Mendor.

“Ndihma e parë psikologjike”


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit
Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor dhe përpjekjet e
mobilizuara në mbështetje të shëndetit mendor në mbarë botën.
Këtë vit, slogani i vendosur për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është “Ndihma e parë
psikologjike”, duke vënë theksin te ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja që njerëzit mund të
japin për personat që kalojnë një periudhë të vështirë të shëndetit mendor.
Në një kontekst global, kur ndodhin kriza humanitare është e nevojshme që në kohën e duhur të vijë
mbështetja dhe ndihma e parë psikologjike. Por ngjarjet e krizës nuk kufizohen vetëm në ngjarjet që
japin mediat. Në shumë vende dhe çdo ditë, njerëzit përjetojnë kriza personale, nga ato më të lehta si
humbja e të dashurit apo një situatë stresuese në punë, deri tek ato më të rënda si përjetimi i
sëmundjeve të rënda fizike.
Ka njerëz që fatkeqësisht përjetojnë abuzim dhe/ose dhunë, të cilat rrisin stresin dhe mundësinë e
zhvillimit të problemeve të shëndetit mendor. E gjithë shoqëria duhet të jetë e vetëdijshme lidhur me
nevojën e sigurimit të mbështetjes së duhur, kur njerëzit përjetojnë stresin për shkak të ngjarjeve
traumatike, si në nivel global ashtu edhe në atë individual
Parimi i ndihmës së parë psikologjike është se, dikush apo të gjithë mund të ndërhyjnë për të
ndihmuar dikë dhe të shohin nëse ka nevojë për ndihmë profesionale. Të gjithë, në një moment të
caktuar, mund të kenë nevojë për të rifituar besimin te vetja dhe te të tjerët.
Kur në komunitetet tona ndodhin ngjarje të tmerrshme, çdokush mund të ndihmojë personat që janë
prekur. Prandaj është e nevojshme të ketë informacion lidhur me ndihmën e parë psikologjike, në
mënyrë që të ofrohet mbështetje për njerëzit në nevojë që janë të pikëlluar. Slogani i Ditës Botërore
të Shëndetit Mendor, është të fokusohet në mbështetjen psikologjike nga njerëz që e gjejnë veten në
rolin për të ndihmuar ata persona që po përballen me një situatë të vështirë, përfshirë këtu puonjës të
stafeve shëndetësore, mësues, zjarrfikës, punonjës të komunitetit, policë, etj. Kujdesi shëndetësor nuk
përbëhet vetëm prej ndihmës së parë fiziologjike, por duhet të mbështetet edhe nga ndihma e parë
psikologjike. Në të vërtetë, investimi në ndihmën e parë psikologjike është pjesë e një përpjekjeje
afatgjatë për të siguruar mbështjetje për të gjithë ata persona që janë në rrezik akut për shkak të një
krize apo një gjendjeje të vështirë. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që kur ata kanë nevojë për
ndihmën e parë psikologjike, të marrin mbështetje shtesë të avancuara në kontekstin e shëndetit
mendor dhe shërbimeve sociale.
Statistika per vitin 2015 dhe 6mujori i I-rë i 2016 për shëndetin mendor

1. Qendrat komunitare të Shëndetit Mendor Tiranë

Viti 2015
SHERBIMI I TE RRITURVE
Vizita gjithsej ne qender-19765
Raste te reja-4849
Vizita shtepie-208
Vizita rikontroll, konsulta me perdorues dhe familjare-10779
SHERBMI I FEMIJEVE ( ADOLESHENTEVE)
Vizita gjithsej-3964
Vizita te para-819
Persona te kartelizuar 5487
6 mujori i parë i 2016
SHERBIMI I TE RRITURVE
Vizita gjithsej ne qender-11522
Raste te reja-3515
Vizita shtepie-130
Vizita rikontroll, konsulta me perdorues dhe familjare-6071
SHERBMI I FEMIJEVE ( ADOLESHENTEVE)
Vizita gjithsej-1990
Vizita te para-229
Persona te kartelizuar 5553
2.Sherbimet e Shendetit Mendor Vlore
Shërbimi me shtretër;
Shtrime 2015 – 646
Raste te reja 2015 -243
Shtrime 2016 (6-mujori i pare)—380
Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)—131
Qendra Komunitare e Shendetit Mendor
Vizita 2015- 146
Raste te reja 2015- 349
Vizita 2016 (6-mujori i pare)-88
Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 99
3.Sherbimet e Shendetit Mendor Elbasan
Shërbimi me shtretër;
Shtrime 2015-405
Raste te reja 2015-109
Shtrime 2016 (6-mujori i pare)-238
Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)—66
Qendra Komunitare e Shendetit Mendor;
Vizita 2015- 4340
Raste te reja 2015- 196
Vizita 2016 (6-mujori i pare)-4600
Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 116
4.Qendra Komunitare e Shendetit Mendor Berat
Vizita 2015- 2136
Raste te reja 2015- 200
Vizita 2016 (6-mujori i pare)-1194
Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 102
5.Qendra Komunitare e Shendetit Mendor Korce
Vizita 2015- 10916
Raste te reja 2015- 927
Vizita 2016 (6-mujori i pare)-7453
Raste te reja 2016 (6-mujori i pare)- 155

6. Shërbimet e Shëndetit Mendor Shkoder

Shërbimi me shtretër;
– Për vitin 2015 shërbime të ofruara(shtrime, vizita, urgjenca 24 oreshe)- 1627
– Për 6 mujorin e pare 2016 shërbime tëofruara(shtrime, vizita, urgjenca 24 oreshe) – 998
Qendra Komunitare e Shendetit Mendor;
– Vizita 2015- 12229
– Raste te reja-1032
– Vizita 2016 (6-mujori i pare)- 5280
Dita nderkombetare e varferise
Me Rezolutën 47/196, të miratuar më 22 dhjetor 1992, Asambleja e Përgjithshme e
Kombeve të Bashkuara (OKB) 17 tetorin e shpalli si Ditën Ndërkombëtare për
zhdukjen e varfërisë dhe ftoi të gjitha Shtetet që t’ia kushtojnë këtë ditë prezantimit dhe
promovimit adekuat të varfërisë në vendin e tyre në kuadër të aktiviteteve konktrete për
çrrënjosjen e varfërisë dhe të pastrehëve.

Dita Ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë mbahet çdo vit më 17 tetor për të siguruar:

 Мundësi për ta pranuar angazhimin për luftën e njerëzve që jetojnë në varfëri;


 Mundësi për të dëgjuar problemet e tyre;
 Moment për të pranuar se njerëzit e varfër janë të parët që luftojnë me dhe kundër
varfërisë.
Tema për këtë vit është: Ndërtojmë së bashku përpara: Çrrënjosje e varfërisë së
vazhdueshme, respektim i të gjithë njerëzve dhe respektim i planetit tonë ‫״‬

Këta “të varfër të rinj” do ju bashkëngjiten 1.3 miliardë njerëzve që jetojnë në kushte
shumëdimensionale dhe varfëri të vazhdueshme. Ndikimi i Kovid-19 është më i rëndë tek
njerëzit të cilët për breza të tërë nuk kanë pasur qasje të barabartë në mundësitë dhe
shërbimet publike, në kujdes shëndetësor cilësor dhe mbrojtje të fortë sociale. Për më
tepër, masat e imponuara për kufizimin e përhapjes së pandemisë shpesh e shtyjnë më tej
në varfëri ekonominë joformale e cila u ndihmon shumë njerëzve në varfëri që të
mbijetojnë.

Në maj të këtij Banka Botërore njoftoi viti se në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbi
55.000 njerëz mund të bien në varfëri. Sipas parashikimeve të tyre, numri i punonjësve të
varfër do të rritet nga dy deri në tre herë. Varfëria do të kthehet në nivelet e para vitit
2017 dhe madje edhe atyre para vitit 2015. Simulimet parashikojnë që shkalla e varfërisë
të shënojë një rritje prej 17% në vitin 2019, prej rreth 20-13% në vitin 2020 dhe se nga
55.000 deri në mbi 130.000 banorë të Maqedonisë së Veriut (varësisht nëse kriza zgjat
një ose dy kuartale) do të bien në varfëri, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Maqedonia dhe Shqipëria janë në gjendje më të


keqe. Rritja më e madhe vjetore e numrit të të papunëve këtë vit u regjistrua në Shqipëri,
me 25%, dhe në Maqedoni me 11%.
Përderisa bota ngadalë po fillon të mëkëmbet nga Kovid-19 dhe të kthehet në rrugën e
duhur duke përmbushur Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm, shumë njerëz po flasin
për një “kthim pas”.
Por mesazhi i konsulentëve botërorë nga Forumi Ekzistues për varfërisë ekstreme, një
rrjet global i njerëzve dhe organizatave që punojnë për të zvogëluar varfërinë, e që
zbatohet nga Komiteti Ndërkombëtar për 17 tetorin, bëri të qartë se njerëzit që jetojnë në
varfëri ekstreme nuk duan të kthehen në të kaluarën, as në gjendjen si ka qenë më parë.
Ata nuk duan që të kthehen mangësitë dhe pabarazitë endemike strukturore. Në vend të
kësaj, njerëzit që jetojnë në varfëri propozojnë përparim.
Ndërtimi përpara nënkupton transformimin e marrëdhënieve me natyrën, heqjen e
strukturave diskriminuese që ndikojnë në varfërimin e njerëzve dhe ndërtimin në korniza
morale dhe ligjore të të drejtave të njeriut, që dinjitetin njerëzor e vendosin në zemër të
politikave dhe veprimeve. Ndërtimi përpara do të thotë që
njerëzit që jetojnë në varfëri inkurajohen dhe mbështeten në mënyrë aktive për të qenë në
pararojë, duke u përfshirë në pjesëmarrje të informuar dhe kuptimplotë në proceset
vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre. Për të përparuar ne duhet të
lejojmë që të pasurohemi me një pasuri mençurie, si dhe energji pozitive dhe shkathtësi,
me gjithçka që posedojnë njerëzit që jetojnë në varfëri dhe që mund të kontribuojë për
komunitetet tona, shoqërinë tone.

You might also like