You are on page 1of 8

Lёnda: “Konsumi dhe tё drejtat e Konsumatorёve”

Tema: Mbrojtja e konsumatorit nё Bashkimin Evropian

Prof. Artor Nuhiu


Studente : Rita Jakupi, Mehreme Bytyqi
Si funksionon Bashkimi
Evropian
Në thelbin e BE-së janë shtetet anëtare — 28 vendet që i përkasin
Unionit — dhe qytetarët e tyre.

Karakteristika unike e BE-së është se, krahas sovranitetit dhe


pavarësisë së të gjitha këtyre vendeve, ato kanë bashkuar një pjesë
të ‘sovranitetit’ të tyre, në mënyrë që të fitojnë fuqinë dhe
përfitimet e madhësisë. Bashkimi i sovranitetit, në praktikë do të
thotë se shtetet anëtare delegojnë një pjesë të kompetencave të
tyre vendim-marrëse te institucionet e tyre të përbashkëta që ata
kanë krijuar, në mënyrë që vendimet për çështje specifike me
interes të përbashkët, mund të bëhen në mënyrë demokratike në
nivel evropian. Kështu, BE-ja qëndron diku mes sistemit të plotë
federal, si ai i Shteteve të Bashkuara, dhe sistemit të lirshëm të
bashkëpunimit ndërqeveritar, si ai i Kombeve të Bashkuara.
Departamenti për Mbrojtjen e
Konsumatorit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke vlerësuar tejet të rëndësishme Mbrojtjen e


Konsumatorit nga fundit i vitit 2012 ka krijuar si njësi të veçantë Departamentin e
Mbrojtjes së Konsumatorit.
Mbrojtja e konsumatorit për çdo shtet, shoqëri të organizuar, jo vetëm që është një
sferë dhe problematikë me rëndësi dhe peshë te veçantë, por edhe komponentë po
aq relevante dhe me ndikim të përhershëm në ecuritë dhe kahet e zhvillimit ekonomik
e shoqëror. Andaj angazhimi i faktorëve kompetentë ne avancimin e pozitës dhe të
drejtave të konsumatorëve është detyrim ligjor dhe institucional por edhe qytetërues
e human.
• Nё mesin e viteve ‘80 politikat mbi mbrojtjen e
konsumatorit pёsuan njё zhillim tёmёtejshёm kur Komisioni
vendosi si synim krijimin e tregut tё brendshёm.
Me krijimin e tregut tё brendshёm, nga ky ndryshim qё
ndodhi nё Komunitet, njё prej çёshtjeve qё do tё kthehej nё
çёshtje kryesore për këtë treg ishte mbrojtja e
konsumatorit.
Krijimi tregut tё brendshёm do tё ndikonte nё zhvillimin e
mёtejshёm tё konkurrencёs nё treg, e cila do tё ndihej te
Nё Bashkimin Europian konsumatorёt gёzojnё disa tё konsumatori nё cilёsinё dhe çmimin e produkteve dhe
drejta. shёrbimeve qё do t’i ofroheshin, duke i dhёnё mundёsinё
Tё drejtat themelore qё ata gёzojnë janё si mё poshtё: atij tё blejё njё sasi mё tё madhe produktesh me njёçmim
mё tё ulёt qё do tё ofrohet nё treg.
1.E drejta pёr informim; Çdo prodhues nё treg ndodhet pёrballё dy momenteve tё
2.e drejta pёr edukim;
3.e drejta pёr t’u mbrojtur nga reklamat mashtruese; rёndёsishme:
4.e drejta pёr produkte cilёsore dhe tё sigurta; Sё pari: sasisё qё do prodhojё, sasi produkti kjo qё tё
5.e drejta pёr tё mbrojtur shёndetin; jetё e sigurtё pёr shёndetin e konsumatorit duke
6.e drejta pёr dёmshpёrblim; plotёsuar tё gjitha kёrkesat dhe standardet e parashikuara
7.e drejta e organizimit; nga ligji pёr prodhimin e produkteve dhe Sё dyti: çmimit
8.e drejta pёr tё pёrdorur shёrbimet publike;
9.e drejta pёr njё mbrojtje ligjore;
qё do tё vendosё pёr tё ofruar produktin nё treg me
qёllim mbrojen e interesave ekonomike tё konsumatorit.
10 parimet kryesore për mbrojtjen e konsumatorit në Bashkimin Evropian

• Bli çfarë dëshiron, aty ku ti dëshiron!


• Nëse malli nuk është me funksionin e duhur , ktheje!
• Standarde të larta sigurie për ushqime dhe produkte të tjera!
• Duhet të dish se çfarë je duke ngrënë!
• Kontrata duhet të jetë e drejtë elementare për konsumatorin!
• Ndonjëherë konsumatori mund ta ndryshojë mendjen!
• Krahasimi i çmimeve duhet të jetë i thjeshtë!
• Konsumatorët nuk duhet të çorientohen!
• Ju duhet të jeni të mbrojtur kur jeni në pushime!
• Duhet të ekzistojnë mekanizma efektive për zgjidhjen e konflikteve lidhur me produktet e blera
jashtë vendit.
Parimet për mbrojten e Konsumatorit

1.Prioriteti
Duke qenë se mbrojtja e të drejtave të konsumatorit dhe raporti i tij me furnizuesin, tregtarin dhe ofruesin e shërbimeve është një çështje e
cila duhet të trajtohet me prioritet nga ana e institucioneve si ato publike dhe jo publike, të cilat kanë për obligim mbrojtjen e konsumatorit.

2.Bashkëpunimit, koordinimit dhe ndihmës së ndërsjelltë


Te gjitha organizmat publike qe punojnë në mbrojtjen e konsumatorit duhet të koordinohen në mënyrë të tillë që të mbrohen sa më lartë të
drejtat e konsumatorit.

3.Mbikqyrja efektive dhe efikase


Duke qenë se interesat e konsumatorit kanë prioritet dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën dhe shëndetin e tij, të gjithë institucionet
përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorit duhet të veprojnë me efikasitet dhe ta mbikqyrin tregun.

 4.Parimi i gjithperfshirjes
Me anë të këtji parimi kuptojmë faktin se konsumatoret dhë të gjitha aktet të cilat veprojnë për mbrojten e të drejtave të tyre duhet të jenë
përfshirëse në çdo çështje që ka një rëndësi primare në lidhje mbrojtjen e konsumatorit.
5..Parimi i parandalimit
Ky parim nënkupton faktin se duhet të merren masat parandaluse ose preventive per ta ngritur ne nivel çështjen e mbrojtjes së konsumatorit.
E DREJTA E KONSUMATORIT PЁR PRODUKTE TЁ
SIGURTA DHE CILЁSORE NЁ BAZЁ TЁ LEGJISLACIONIT
EUROPIAN

Konsumatori ka tё drejtёn e zgjedhjes sё produkteve, qё


ofrohen nё tregun e brendshёm. Nё zgjedhjet qё ai bёn
ka tё drejtёn tё kёrkojё shumёllojshmёri produktesh pёr
tё blerё. Nё disa raste ai kёrkon t’i blejё ato me njё çmim
qё kёnaq interesat e tij, por nga ana tjetёr ajo qё
konsumatori kёrkon mё shumё nё treg ёshtё siguria e
produkteve. Kur flasim pёr siguri produktesh do tё
kuptojmё se kjo siguri qё konsumatori kёrkon do tё ketё
njё shtrirje si mbi produktet ushqimore, joushqimore dhe
shёrbimet.
E drejta pёr produkte tё sigurta ёshtё njё e drejtё
themelore qё konsumatori gёzon nё Bashkimin Europian.
Siguria e produkteve ёshtё pjesё e politikave qё BE-ja
zbaton nёmbrojtje tё konsumatorit. Duke respektuar tё
drejtёn pёr produkte tё sigurta vetёm nёkёtё mёnyrё do
tё themi se kemi njё konsumator ku shёndeti i tij ёshtё i
mbrojtur. Pavarёsisht se tё drejtat e konsumatorit janё tё
pёrcaktuara njё pёr njё, do tё themi se kёto tё drejta
janё tё lidhura zinxhir dhe kanё ndikim te njёra-tjetra,
duke arritur nёpёrfundimin se konsumatori ёshtё i
mbrojtur duke i gёzuar nё mёnyrё tё plotё tё drejtat qё
ligji i BE-sё parashikon.
Faleminderit pёr vёmendjen

You might also like