You are on page 1of 20

Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

Instrumentet financiare
IAS 32 & IFRS 9

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Qëllimi

 Të shpjegohen rregullat mbi matjen, njohjen, paraqitjen e instrumenteve financiare.

HISTORIK I  Kontabiliteti tradicional


SHKURTËR  Instrumentet financiare
 Historia e zhvillimit

PARAQITJA INSTRUMENTET FINANCIARE  Vështrim


(IAS 32) (IFRS 9) i përgjithshëm
 Qëllimi

 Zbatimi
 Objekti
 Terminologjia NJOHJA ÇREGJISTRIMI
 Paraqitja:Detyrimet
dhe kapitali
 Instrumentet  Fillestare  Aktivet financiare
financiare të përbërë  Detyrimet financiare
 Aksionet e thesarit
 Kompensimi i një AF
dhe DF
 Interesi, dividendët, AKTIVET DETYRIMET
fitimet dhe humbjet FINANCIARE FINANCIARE
neto mbi IF
 Dhënia e shënimeve
 Njohja  Matja fillestare
shpjeguese për IF
fillestare  Kostot e
(IFRS 7)
 Klasifikimi transaksionit
 Matja e  Matja e
mëpasshme mëpasshme
 Zhvlerësimi

KONTABILITETI
MBROJTËS

MSHKA, 2023 Faqe 190


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

IFRS 9 - INSTRUMENTET FINANCIARE

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

 IFRS 9 Instrumentet financiare është zhvilluar nga IASB për të zëvendësuar IAS 39
Instrumentet financiare: Njohja dhe Matja. IASB përfundoi IFRS 9 në korrik të vitit 2014
dhe publikoi variantin përfundimtar që përfshin të gjitha kërkesat e të tre fazave të
projekteve për instrumentet financiare, si:
- Klasifikimi dhe matja,
- Zhvlerësimi, dhe
- Kontabiliteti mbrojtës.
 Data e detyrueshme e hyrjes në fuqi të IFRS 9 u caktua 1 janar 2018 e në vijim.
 IAS 39 në formën e tij aktuale u publikua në vitin 2005. Qëllimi i tij ishte që të
përcaktonte rregulla të unifikuara për raportimin e instrumenteve financiare në mënyrë që
kompanitë t’i paraqitnin ato në mënyrë transparente dhe të qëndrueshme.
 Por ndodhi e kundërta. IAS 39 ishte tejet i komplikuar dhe përmbante shumë përjashtime,
mospërputhje dhe hollësira të pakuptueshme. Shoqëritë kanë qenë të detyruara të paguajnë
tarifa të larta për konsulentët për të zbatuar saktë IAS 39.
 Prandaj, IASB vendosi të rishkruajë dhe zëvendësojë IAS 39 me standardin e ri IFRS9.
 IFRS 9 përdor një model që është më shumë i bazuar në parime në krahasim me modelin e
bazuar në rregulla të IAS 39, duke reduktuar kështu kompleksitetin në lidhje me
klasifikimin, njohjen dhe riklasifikimin e instrumenteve financiare. Për sa i përket matjes,
IFRS 9 përmban një metodologji të plotë të përgjithshme për njohjen e humbjeve nga
zhvlerësimi.

1. QËLLIMI
 IFRS 9 përcakton parimet për raportimin financiar të aktiveve financiare dhe detyrimeve
financiare.
 IFRS 9 nuk përkufizon instrumentet financiare. Përkufizimet e instrumenteve financiare
janë në IAS 32 Instrumentet financiare: Paraqitja.
 IFRS 9 nuk trajton instrumentet e kapitalit të vetë njësisë ekonomike si aksionet e
zakonshme, opsionet e shkruara për kapitalin e vet, etj.
 IFRS 9 merret me instrumentet e kapitalit neto të një njësie ekonomike tjetër, sepse ato
janë aktive financiare nga këndvështrimi i njësisë ekonomike që ka bërë investimin në
këto instrumente.
 IFRS 9 nuk merret me investimet e njësisë ekonomike në filiale, pjesëmarrje dhe
sipërmarrje të përbashkëta (shiko në IFRS 10, IAS 28).

2. NJOHJA E INSTRUMENTEVE FINANCIARE


 Një aktiv financiar ose detyrim financiar duhet të njihet në pasqyrën e pozicionit financiar
kur njësia raportuese bëhet palë në kushtet kontraktuale të instrumentit.

MSHKA, 2023 Faqe 191


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

 Vihet re se kriteri i njohjes së instrumenteve financiare është i ndryshëm nga kriteret e


njohjes në Kuadrin Konceptual dhe në shumicën e standardeve të tjera. Normalisht zërat
njihen kur ka një hyrje apo dalje të mundshme të përfitimeve ekonomike dhe zëri ka një
kosto ose vlerë që mund të matet në mënyrë të besueshme.
 IFRS 9 i referohet më shumë kontratës për njohjen e instrumenteve financiare.
 Për shembull:
• Të arkëtueshmet dhe të pagueshmet e pakushtëzuara njihen si aktive ose detyrime kur
një njësi ekonomike bëhet palë në marrëveshjen kontraktuale dhe, si pasojë, ka një të
drejtë ligjore për të marrë ose një detyrim ligjor për të paguar mjete monetare.
• Aktivet për t’u blerë dhe detyrimet për t’u shlyer si rezultat i një angazhimi të vendosur
për të blerë ose shitur mallra ose shërbime përgjithësisht nuk njihen derisa të paktën
njera prej palëve ka vepruar sipas marrëveshjes.
• Një kontratë e ardhshme njihet si një aktiv ose një detyrim në datën e angazhimit, dhe
jo në datën në të cilën bëhet shlyerja.
• Transaksionet e ardhshme të planifikuara, pavarësisht sa të mundshme janë që të
ndodhin, nuk janë aktive ose detyrime, sepse njësia ekonomike nuk është bërë palë në
një kontratë.

3. ÇREGJISTRIMI I INSTRUMENTIT FINANCIAR


 Çregjistrimi është heqja e një instrumenti financiar, të njohur më parë, nga pasqyra e
pozicionit financiar të një njësie ekonomike.
 IFRS 9 e trajton çregjistrimin e aktiveve financiare ndryshe nga çregjistrimi i detyrimeve
financiare.
 Një njësi ekonomike duhet të çregjistrojë një aktiv financiar kur:
(a) Të drejtat kontraktuale të flukseve të mjeteve monetare nga aktivi financiar
skadojnë; ose
(b) Transferon në thelb të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së aktivit financiar te
një palë tjetër.
 Një njësi ekonomike duhet të çregjistrojë një detyrim financiar kur shuhet – d.m.th. kur
detyrimi i specifikuar në kontratë ka mbaruar, është anulluar ose ka skaduar.
 Gjithashtu është e mundur që vetëm një pjesë e një aktivi ose detyrimi financiar të
çregjistrohet. Kjo lejohet nëse pjesa përfshin:
(a) Vetëm flukset e mjeteve monetare të identifikuara në mënyrë specifike; ose
(b) Vetëm një pjesë plotësisht proporcionale (përpjesëtimore) të flukseve totale të
mjeteve monetare.
 Për shembull, nëse një njësi ekonomike zotëron një obligacion, ajo ka të drejtën për dy
grupe të ndara të flukseve monetare: flukset në lidhje me principalin dhe flukset në lidhje
me interesin. Njësia ekonomike mund të shesë të drejtën për të arkëtuar interesin tek një
palë tjetër duke ruajtur të drejtën për të arkëtuar principalin.
 Transferimi i aktiveve financiare trajtohet me hollësi në IFRS 9 dhe gjithashtu, udhëzimi
për zbatim i përmbledh hapat e dhëna të çregjistrimit në një pemë të thjeshtë vendimi.
 Gjatë çregjistrimit, shuma që do të përfshihet në fitimin ose humbjen neto për periudhën
llogaritet si më poshtë:

MSHKA, 2023 Faqe 192


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

Në NJM
Vlera kontabël e aktivit/detyrimit (ose e pjesës së A/D) e transferuar X
Minus Shuma e arkëtuar / e paguar (X)
Diferenca në fitim ose humbje X

 Kur vetëm një pjesë e një aktivi financiar çregjistrohet, vlera kontabël e aktivit duhet të
shpërndahet (alokohet) midis pjesës së mbajtur dhe pjesës së transferuar bazuar në vlerat e
drejta përkatëse të tyre në datën e transferimit. Një fitim ose humbje duhet të njihet bazuar
në shumat e arkëtuara ose të paguara për pjesën e transferuar.

4. AKTIVET FINANCIARE – KLASIFIKIMI


 Në njohje, IFRS 9 kërkon që aktivet financiare të klasifikohen si të matura me:
• Koston e amortizuar
• Vlerën e drejtë përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse; ose
• Vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes

4.1.Baza e klasifikimit
 IFRS 9 ka zëvendësuar modelin e bazuar në rregulla të IAS 39 me mënyrën e cila e bazon
klasifikimin dhe matjen e aktiveve financiare bazuar në dy karakteristika:
(a) Modeli i biznesit të një njësie ekonomike (testohet: Cili është qëllimi i mbajtjes së
aktivit financiar: – mbledhja e flukseve monetare kontraktuale apo shitja? dhe
(b) flukset monetare kontraktuale që shoqërojnë çdo aktiv financiar (testohet: A janë
flukset monetare nga aktivi financiar në një datë të caktuar vetëm në formën e
pagesave të principalit dhe të interesit apo janë në një formë tjetër?)
 Bazuar në këto dy karakteristika (teste), aktivet financiare mund të klasifikohen në
kategoritë e mëposhtme:

Me vlerë të drejtë përmes ATGJP


Me vlerë të
(VDATGJP/FVOCI)
Me kosto të drejtë përmes
amortizuar fitimit ose
humbjes
Disa instrumente Disa instrumente
(VDPFH/FVTLP)
borxhi kapitali

Me kosto të amortizuar
 Një aktiv financiar klasifikohet në këtë kategori nëse plotësohen të dy kushtet në vijim:
• Testi i modelit të biznesit është plotësuar – aktivi mbahet brenda një modeli biznesi me
qëllim mbledhjen e flukseve monetare kontraktuale (jo për t’u shitur për të realizuar
fitim ose humbje); dhe
• Testi i karakteristikave të flukseve monetare kontraktuale – d.m.th. flukset e mjeteve
monetare nga aktivi janë vetëm pagesa të principalit dhe të interesit në një datë të
caktuar.
 Një zbatim i këtyre rregullave do të thotë që investimet në kapital nuk mund të
klasifikohen si të matura me koston e amortizuar dhe duhet të maten me vlerën e

MSHKA, 2023 Faqe 193


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

drejtë. Kjo për shkak se flukset monetare kontraktuale në datat e specifikuara nuk janë
karakteristikë e instrumenteve të kapitalit neto. Këto instrumente mbahen me vlerën e
drejtë duke pasqyruar ndryshimet në fitim ose humbje nëse investimi nuk mbahet për
tregtim. Në këtë rast, njësia ekonomike bën një zgjedhje të parevokueshme në njohjen
fillestare për ta njohur investimin në kapital me vlerën e drejtë përmes të ardhurave
të tjera gjithëpërfshirëse, ndërsa vetëm të adhurat nga dividendi i njeh në fitim ose
humbje.
 Shembuj të instrumenteve financiare që mund të klasifikohen dhe të kontabilizohen me
kosto të amortizuar sipas IFRS 9 janë:
- Të arkëtueshmet tregtare
- Huatë e arkëtueshme me karakteristika “bazë”'
- Investimet në obligacione qeveritare që nuk janë të mbajtura për tregtim
- Investimet në depozita me afat me norma interesi standarde.

Me vlerë të drejtë përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse (FVOCI)


 Këtu, ka 2 nën-kategori:
2a. Nëse një aktiv financiar plotëson testin e karakteristikave të flukseve monetare
kontraktuale dhe modeli i biznesit është për të mbledhur flukse monetare
kontraktuale dhe të shesë aktivet financiare, atëhere një aktiv i tillë detyrimisht
përfshihet në këtë kategori (përveç rastit kur zgjidhet opsioni VDPFH (FVTPL ang.);
shih më poshtë).
Shembuj të instrumenteve financiare që mund të klasifikohen dhe të kontabilizohen me
FVOCI sipas IFRS9 përfshijnë:
- Investimet në obligacione qeveritare kur periudha e investimit ka mundësi të jetë më e
shkurtër se maturimi.
- Investimet në obligacione të korporatës kur periudha e investimit ka mundësi të jetë
më e shkurtër se maturimi.
2b. Njësia ekonomike mund të zgjedhë vullnetarisht të matë disa instrumente të kapitalit
neto me VDATGJP (FVOCI.ang.). Kjo është një zgjedhje e pakthyeshme në njohjen
fillestare.

Me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes (FVTPL)


 Të gjitha aktivet e tjera financiare futen në këtë kategori. Derivativët klasifikohen
automatikisht në FVTPL.
 Pavarësisht dy kategorive të mësipërme, njësia ekonomike mund të vendosë të caktojë
aktivin financiar me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes në njohjen e tij fillestare.

4.2.Testi i modelit të biznesit në mënyrë të detajuar


 IFRS 9 paraqet një test të modelit të biznesit sipas të cilit kërkohet që një njësi ekonomike
të vlerësojë nëse objektivi i saj i biznesit për një instrument borxhi është mbledhja e
flukseve monetare kontraktuale të tij përkundrejt përfitimit si rrjedhojë e ndryshimeve në
vlerën e drejtë, duke e shitur instrumentin para maturimit të tij kontraktual.
 Çështjet kryesore të lidhura me modelin janë paraqitur në vijim:

MSHKA, 2023 Faqe 194


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

(a) Vlerësimi i një “modeli biznesi” nuk bëhet në një nivel individual të instrumentit
financiar.
(b) Vlerësimi bazohet në mënyrën se si personeli kryesor i drejtimit menaxhon në të
vërtetë biznesin, dhe jo në synimet e drejtimit për aktive financiare specifike.
(c) Një njësi ekonomike mund të ketë më shumë se një model biznesi për menaxhimin e
aktiveve të saj financiare dhe klasifikimi nuk ka nevojë të përcaktohet në nivelin e
njësisë raportuese. Për shembull, mund të ketë një portofol të tillë investimesh që
menaxhohet me qëllim mbledhjen e flukseve monetare kontraktuale dhe një portofol
tjetër investimesh të mbajtura me qëllim tregtimin për të patur përfitime nga
ndryshimet në vlerën e drejtë. Në këtë rast, do të ishte e përshtatshme që njësitë
ekonomike të bëjnë vlerësimin për qëllime klasifikimi në nivel portofoli, sesa në
nivelin e njësisë ekonomike.
(d) Ndonëse qëllimi i modelit të biznesit i një njësie ekonomike mund të jetë mbajtja e
aktiveve financiare për të mbledhur flukse monetare kontraktuale, njësia ekonomike
nuk ka nevojë të mbajë të gjitha këto aktive deri në maturim. Kështu një model
biznesi i njësisë ekonomike mund të jetë mbajtja e aktiveve financiare për të
mbledhur flukse monetare kontraktuale edhe kur ndodh shitja e tyre.

4.3. Testi i fluksit monetar kontraktual në mënyrë të detajuar


 Kërkesa në IFRS 9 për të vlerësuar karakteristikat kontraktuale të fluksit monetar të një
aktivi financiar bazohet mbi konceptin që vetëm instrumentet me flukse monetare
kontraktuale të principalit dhe interesit mbi principalin mund të kualifikohen për matjen
me kostos e amortizuar. Me interes, IFRS 9 nënkupton shumën e vlerës në kohë të parasë
dhe riskun e kredisë të lidhur me principalin e papaguar gjatë një periudhe të caktuar kohe.

4.4.Faktoringu i llogarive të arkëtueshme


 Në rastin e faktoringut duhet të mbahet parasysh testi i modelit të biznesit.
 Kur borxhet apo kërkesat për t’u arkëtuar faktorizohen, kreditori fillestar ia shet borxhet
faktorit (“blerësit”). Çmimi i shitjes mund të rregullohet në fillim ose më vonë. Zakonisht,
faktori ofron një lehtësi kredie që i lejon shitësit të tërheqë një pjesë të shumave që i
detyrohen.
 Nëse rreziqet dhe përfitimet e rëndësishme janë transferuar nga njësia ekonomike, duke
rezultuar në çregjistrimin e llogarive të arkëtueshmeve origjinale, njësia ekonomike nuk i
mban këto të arkëtueshme për të mbledhur flukset monetare kontraktuale, por për t'i shitur
ato.
 Megjithatë, nëse rreziqet dhe përfitimet e rëndësishme të këtyre llogarive të arkëtueshme
nuk transferohen nga njësia ekonomike, këto nuk kualifikohen për çregjistrim, pasi
objektivi i biznesit është t’i mbajë aktivet për të mbledhur flukset monetare kontraktuale.
 Për të përcaktuar trajtimin e saktë kontabël është e nevojshme të merret parasysh nëse
kontrolli i borxheve i ka kaluar faktorit, ose nëse faktori, në fakt, jep një hua për garancinë
e llogarive të arkëtueshme. Nëse shitësi duhet të paguajë interes për diferencën ndërmjet
shumave që i janë dhënë atij dhe shumave që ka marrë faktori, dhe nëse shitësi mbart
rreziqet e mospagesës nga debitori, atëherë kjo tregon që transaksioni është, në fakt, një
hua.

MSHKA, 2023 Faqe 195


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

 Kur shitësi nuk ka mbajtur rreziqe dhe përfitimet e rëndësishme në lidhje me borxhet dhe
nuk ka asnjë detyrim për të ripaguar shumat e marra nga faktori, llogaritë e arkëtueshme
duhet të hiqen nga pasqyra e tij e pozicionit financiar dhe nuk paraqitet asnjë detyrim në
lidhje me shumat e marra nga faktori. Në këtë rast njihet një fitim ose humbje, e llogaritur
si diferencë ndërmjet vlerës kontabël të borxhit dhe shumave të arkëtuara.
 Kur shitësi ruan rreziqet dhe përfitimet e rëndësishme, transaksioni do të njihet si një
transaksion financiar (d.m.th. si një hua, garancia e së cilës është kërkesa për t’u arkëtuar)
dhe jo si shitje. Një kërkesë për t’u arkëtuar nuk konsiderohet si e shitur, si rezultat i
faktoringut, por ajo qëndron në pasqyrën e pozicionit financiar deri sa kërkesa për t’u
arkëtuar të mblidhet, ose e drejta e kthimit ka skaduar.
 Kërkesat e arkëtueshme mund të faktorizohen me rekurs (faktoringu me kthim – pra
mbahen përfitimet dhe rreziqet e rëndësishme ) ose pa rekurs (faktoringu pa kthim – pra,
nuk mbahen përfitimet dhe rreziqet e rëndësishme).
 Për shembull:
• Një kompani ka një mungesë të përkohshme mjetesh monetare dhe një gjendje prej
50 000 € llogari të arkëtueshme me afat mbledhjeje brenda tre muajve të ardhshëm.
Kompania ia shet llogaritë e arkëtueshme një kompanie faktoringu për 40 000 €.
Shoqëria faktoring do të mbledhë dhe mbajë shumën e plotë prej 50 000 €, si dhe
mban përgjegjësi për çdo borxh të keq. Ky është rasti i faktoringut pa kthim.
• Një kompani ka një mungesë të përkohshme mjetesh monetare dhe një gjendje prej
50 000 € llogari të arkëtueshme me afat mbledhjeje brenda tre muajve të ardhshëm.
Kompania ia shet llogaritë e arkëtueshme një kompanie faktoringu kundrejt një
paradhënieje prej 42 000 €. Nëse ndonjë nga borxhet nuk paguhet brenda tre muajve,
paradhëniet e paguara për këto borxhe duhet t'i kthehen faktorit nga ana e kompanisë.
Prandaj, kompania mban përgjegjësi për borxhet e këqija. Ky është rasti i faktoringut
me kthim.

4.5.Ri-klasifikimi i aktiveve financiare


 Edhe pse në njohjen fillestare instrumentet financiare duhet të klasifikohen në përputhje
me kërkesat e IFRS 9, në disa raste ato mund të riklasifikohen më pas. IFRS 9 kërkon që
kur një njësi ekonomike ndryshon modelin e saj të biznesit për menaxhimin e aktiveve
financiare, ajo duhet të riklasifikojë të gjitha aktivet financiare që preken.
 Ky riklasifikim zbatohet vetëm për instrumentet e borxhit, meqë instrumentet e kapitalit
duhet të jenë të klasifikuar si të matur me vlerën e drejtë.

5. DETYRIMET FINANCIARE – KLASIFIKIMI


 IFRS 9 klasifikon detyrimet financiare si më poshtë:
1. Detyrime financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes: këto detyrime
financiare më pas maten me vlerën e drejtë dhe këtu futen të gjithë derivativët.
2. Detyrime të tjera financiare të matura me koston e amortizuar duke përdorur metodën
e interesit efektiv.
 IFRS 9 përmend veças disa lloje të tjera të detyrimeve financiare të matura në një mënyrë
të ndryshme, të tilla si kontratat e garancisë financiare dhe angazhimeve për të siguruar një

MSHKA, 2023 Faqe 196


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

hua me një normë interesi tregu më të ulët, por në material u referohemi vetëm 2
kategorive kryesore.
 Në tabelën e mëposhtme jepet në mënyrë të përmbledhur klasifikimi i bërë sipas kërkesave
të IFRS 9 i aktiveve financiare dhe detyrimeve financiare.

KLASIFIKIMI
AKTIVE Investim në instrument Investim në instrument
FINANCIARE kapitali borxhi
Duhet të kalohen 2 testet e mëposhtëm:
 Testi i modelit të biznesit – qëllimi
është mbajtja e AF-së për të mbledhur
flukset monetare kontraktuale d.m.th.
principalin dhe interesat, në vend të F/H
nga luhatjet në vlerën e drejtë.
Me koston e
 Testi i modelit të karakteristikave të
amortizuar
flukseve monetare - flukset monetare
përbëhen vetëm nga interesi dhe
principali. Gjithashtu, afati është i
caktuar dhe shuma e flukseve monetare
është e matshme në mënyrë të
besueshme.

1. Nuk duhet mbajtur për Duhet të kalohen 2 testet e mëposhtëm:


tregtim.  Testi i modelit të biznesit – qëllimi
Me vlerë të drejtë 2. Duhet të ketë një zgjedhje është të mblidhen si flukset monetare
përmes të ardhurave të parevokueshme për këtë kontraktuale, edhe flukset monetare nga
të tjera klasifikim që në njohjen shitja e AF-së.
gjithëpërfshirëse fillestare.  Testi i modelit të karakteristikave të
(FVOCI) flukseve monetare - flukset monetare
përbëhen vetëm nga interesi dhe
principali. Gjithashtu, afati dhe shuma e
flukseve monetare janë të matshëm në
mënyrë të besueshme.

Me vlerën e drejtë 1. Mund të jetë instrument borxhi ose/dhe instrument kapitali i një njësie
përmes fitimit ose ekonomike tjetër
humbjes (FVTPL) 2. Klasifikohen këtu zakonisht zërat e mbajtur për tregtim duke përfshirë
të derivativët e pavarur.
3. Trajtimi i paracaktuar për të gjitha aktivet e tjera financiare.
DETYRIME FINANCIARE
Me vlerën e drejtë Detyrimet e mbajtura për tregtim (zakonisht nga bankat dhe institucione
përmes fitimit ose financiare)
humbjes
Me koston e Të gjitha detyrimet e tjera
amortizuar

6. MATJA E INSTRUMENTEVE FINANCIARE


 Sipas IFRS 9, të gjitha aktivet financiare duhet të maten fillimisht me kosto = vlera e
drejtë plus kostot e transaksionit.

MSHKA, 2023 Faqe 197


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

 Detyrimet financiare duhet të maten me çmimin e transaksionit d.m.th vlerën e drejtë të


shumës së marrë.
6.1. Matja fillestare
 Kërkesat për matjen fillestare të aktiveve financiare dhe detyrimeve financiare sipas IFRS
9 Instrumentet financiare janë të bartura nga IAS 39.
 Instrumentet financiare fillimisht maten me vlerën e drejtë të shumës së dhënë ose të
marrë (d.m.th. kosto) plus/minus kostot e transaksionit që lidhen drejtpërdrejt me blerjen
ose emetimin e instrumentit financiar.
 Përjashtim nga ky rregull është kur një instrument financiar përcaktohet me vlerën e drejtë
përmes fitimit ose humbjes. Në këtë rast, kostot e transaksionit nuk i shtohen vlerës së
drejtë në njohjen fillestare.
 Vlera e drejtë e shumës është zakonisht çmimi i transaksionit ose çmimet e tregut. Nëse
çmimet e tregut janë jo të besueshëm, vlera e drejtë mund të vlerësohet duke përdorur një
teknikë vlerësimi (për shembull, duke skontuar flukset monetare).

6.2.Kostot e transaksionit
 Kostot e transaksionit janë kosto shtesë të lidhura drejtpërdrejt me blerjen, emetimin apo
shitjen e një instrumenti financiar.
 Kostot e transaksionit përfshijnë tarifat dhe komisionet e paguara agjentëve (përfshirë
punonjësit që veprojnë si agjentë të shitjes, nëse kostot e tilla janë rritëse), këshilltarët,
agjentët dhe tregtarët; taksat ndaj agjencive rregullatore dhe bursave, shpenzimet e
regjistrimit dhe kosto të ngjashme.
 Kostot e transaksionit nuk përfshijnë primet ose skontot e borxhit, kostot e financimit ose
kostot e brendshme të administrimit.
 Për të gjitha instrumentet financiare që nuk maten me FVTPL, trajtimi i kostove të
transaksionit bëhet mbi bazë individuale për secilin instrument dhe shuma e rritur (aktiv
financiar) ose shuma e zvogëluar (detyrim financiar) njihet fillimisht në pasqyrat
financiare. Të gjitha kostot e tjera të transaksionit të lidhura, të cilat nuk kualifikohen si
kosto transaksioni, njihen si shpenzime kur ato ndodhin.

6.3.Matja e mëpasshme
 Matja e mëpasshme varet nga kategoria e një instrumenti financiar.
 Pas njohjes fillestare, IFRS 9 kërkon që një njësi ekonomike të matë aktivet financiare me
koston e amortizuar, vlerën e drejtë përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse ose
vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes bazuar në:
(a) Modelin e biznesit të njësisë ekonomike për menaxhimin e aktiveve financiare.
(b) Karakteristikat kontraktuale të fluksit monetar të aktivit financiar.
 Një aktiv financiar matet me koston e amortizuar nëse plotësohen të dy kushtet e
mëposhtme:
(a) Aktivi mbahet brenda një modeli biznesi, qëllimi i të cilit është të mbajë aktivet në
mënyrë që të mbledhë flukse monetare kontraktuale.
(b) Kushtet kontraktuale të aktivit financiar shkaktojnë në data të specifikuara flukse
monetare që janë vetëm pagesa të principalit dhe interesit mbi shumën e principalit të
papaguar.

MSHKA, 2023 Faqe 198


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

 Pas njohjes fillestare, të gjitha aktivet financiare përveç atyre që mbahen me vlerën e
drejtë përmes fitimit ose humbjes duhet të rimaten ose me vlerën e drejtë, ose me koston
e amortizuar.
 IFRS 9 lejon opsionin për të matur fillimisht një aktiv financiar me vlerë të drejtë përmes
fitimit ose humbjes kur ka një mospërputhje midis aktivit dhe një detyrimi të lidhur me të.
Në këtë rast, aktivi do të matet edhe më pas me vlerën e drejtë përmes fitimit ose humbjes.
 Kosto e amortizuar përkufizohet në IFRS 9 si shuma me të cilën aktivi financiar ose
detyrimi financiar është matur në njohjen fillestare:
a) Minus shlyerjet e principalit
b) Plus ose minus amortizimin e akumuluar i ndonjë diference midis shumës
fillestare dhe shumës në maturim (p.sh. në rastin e obligacioneve) duke përdorur
metodën e interesit efektiv
c) Minus çdo zbritje për humbjet nga zhvlerësimi në rastin e aktiveve financiare.
 Metoda e interesit efektiv është një metodë e llogaritjes së kostos së amortizuar të një
aktivi financiar ose një detyrimi financiar dhe e shpërndarjes së të ardhurave të interesit
ose shpenzimeve të interesit me një normë konstante përgjatë periudhës përkatëse.
 Norma e interesit efektiv përcaktohet mbi bazën e vlerës kontabël të aktivit financiar ose
detyrimit financiar në momentin e njohjes.
 Norma e interesit efektiv është norma që i skonton ekzaktësisht flukset monetare të
ardhshme përgjatë jetës së pritshme të aktivit ose detyrimit financiar tek:
• Vlera kontabël bruto e një aktivi financiar (të ardhura) ose
• Kosto e amortizuar e detyrimit financiar (shpenzim).
 Në njohjen fillestare kostoja e amortizuar e një aktivi financiar ose detyrimi financiar është
zakonisht e barabartë me vlerën e drejtë (çmimi i transaksionit përveçse në rrethana shumë
të kufizuara) të instrumentit financiar të rregulluar për kostot e lidhura të transaksionit.
 Kur llogarit normën e interesit efektiv, një njësi ekonomike parashikon flukset monetare të
pritshme duke marrë parasysh të gjitha kushtet kontraktuale përfshirë çdo tarifë, kostot e
transaksionit, primet ose zbritjet e tjera.

6.4.Matja e mëpasshme e detyrimeve financiare


 Pas njohjes fillestare, të gjitha detyrimet financiare duhet të maten me koston e
amortizuar, me përjashtim të detyrimeve financiare me vlerën e drejtë përmes fitimit ose
humbjes. Këto duhet të maten me vlerën e drejtë, por kur vlera e drejtë nuk është e
mundur të matet në mënyrë të besueshme, ato duhet të maten me kosto.

SHEMBULLI 1. Shoqëria ABC ka emetuar obligacione zero kupon me vlerë nominale


100000 € në ditën e parë të periudhës ushtrimore aktuale (emetimi është bërë me vlerën
nominale të obligacioneve). Obligacionet do të tërhiqen pas dy vitesh me një prim prej
14 490 €. Norma efektive e interesit është 7%.
Kërkohet: Shpjegoni dhe ilustroni sesi do të kontabilizohet ky detyrim në pasqyrat financiare
të shoqërisë ABC.

MSHKA, 2023 Faqe 199


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

ZGJIDHJE:

ABC merr para të cilat është e detyruar t’i shlyejë, kështu që ky instrument financiar
klasifikohet si detyrim financiar.
Nuk ka informacion që detyrimi mbahet për qëllime tregtimi ose të jetë zgjedhur të
klasifikohet me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes. Prandaj, detyrimi do klasifikohet
dhe matet fillimisht me vlerën e drejtë minus kostot e transaksionit dhe më pas do njihet me
koston e amortizuar. Obligacionet emetohen me vlerë nominale, pra nuk kemi as prim, as
zbritje në momentin e emetimit dhe shoqëria ABC fillimisht arkëton 100 000 €. Nuk ka kosto
transaksioni, dhe nëse do kishte, ato do të zbriteshin. Prandaj detyrimi fillimisht njihet në
shumën 100 000 €.
Në zbatimin e kostos së amortizuar, kostot financiare që do njihen në fitim/humbje llogariten
duke aplikuar çdo vit normën efektive të interesit mbi tepricën e detyrimit në fillim të vitit.
Kostot financiare do të rrisin detyrimin.
Fakti që ky është një obligacion zero kupon do të thotë që gjatë periudhës së obligacionit nuk
paguhet interes. Megjithatë kjo nuk do të thotë se kostot financiare nuk ekzistojnë. Kostot
financiare paraqiten nga primi 14 490 € i paguar në momentin e shlyerjes së obligacionit.
Kostot financiare njihen si shpenzim në fitim/humbje gjatë periudhës së huasë. Nuk do ishte
e përshtatshme që kostot të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë pasi nuk do reflektohej
natyra komplekse e kostove financiare (prandaj jepet edhe norma efektive e interesit). Në
vitin e fundit bëhet një pagesë e vetme e cila shlyen të gjithë detyrimin. Llogaritjet për
kontabilizimin e detyrimit me koston e amortizuar mund të paraqiten të përmbledhura si më
poshtë:
Teprica Kostot financiare Pagesat Teprica
fillestare 7% përfundimtare
Viti 1 100 000 7 000 0 107 000
Viti 2 107 000 7 490 114 490 0
Kostot totale financiare 14 490

Teprica përfundimtare do jetë shuma e treguar si detyrim në pasqyrën e pozicionit financiar


në fund të çdo periudhe. Kjo tepricë llogaritet si: teprica fillestare plus kostot financiare
minus pagesat e bëra.

6.5. Fitimet dhe humbjet neto (gains & losses)


 Në lidhje me instrumentet me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes:fitimet dhe
humbjet neto njihen në fitim ose humbje.
 Instrumentet financiare të mbajtura me vlerën e drejtë:fitimet dhe humbjet neto njihen
në fitim ose humbje përveç rastit kur aktivi financiar është një instrument i kapitalit neto
dhe njësia ekonomike ka bërë zgjedhjen në njohjen fillestare për të paraqitur fitimet dhe
humbjet neto direkt në kapitalin neto përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse.
Dividendët nga investimi do të njihen në fitim ose humbje.

MSHKA, 2023 Faqe 200


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

 Vini re se kur një investim i mbajtur me FVTOCI shitet, çdo fitim ose humbje neto nga
shitja do të kalojë gjithashtu përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse (OCI) dhe do të
mbahet në rezerva. Në shitje, njësia ekonomike lejohet të transferojë fitimet neto dhe / ose
humbjet neto totale nga investimet në fitimet e pashpërndara, por këto shuma nuk do të
shfaqen në pasqyrën e fitimit ose humbjes.
 Instrumentet financiare të bartura me kosto të amortizuar: fitimet dhe humbjet neto
njihen në fitim ose humbje si rezultat i procesit të amortizimit dhe kur aktivi
çregjistrohet.
 Aktivet financiare të mbajtura brenda një modeli biznesi, qëllimi i të cilit arrihet si
nëpërmjet mbledhjes së flukseve monetare kontraktuale, ashtu dhe me anën e shitjes të
aktivit financiar duhet të maten me vlerën e drejtë dhe fitimet/humbjet neto të njihen në
të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse.

7. ZHVLERËSIMI I AKTIVEVE FINANCIARE


 Rregullat e reja në lidhje me zhvlerësimin e aktiveve financiare janë shtuar vetëm në
korrik 2014.
 Këto regulla nuk ndikojnë në të gjitha aktivet financiare. Për shembull, aksionet dhe
instrumentet e tjerë të kapitalit neto janë përjashtuar, sepse zhvlerësimi (rënia në vlerë)
potencial i tyre merret parasysh kur ri-maten këto investime me vlerën e tyre të drejtë.
 Duke përdorur terminologjinë e IFRS 9, "provizioni për borxhin e keq" është =
zhvlerësimi i aktiveve financiare ose një zbritje për humbjen nga zhvlerësimi.
 IFRS 9 kërkon që njësitë ekonomike të vlerësojnë dhe kontabilizojnë humbjet e pritshme
të kreditimit për të gjitha aktivet financiare përkatëse (kryesisht instrumentet e borxhit, të
arkëtueshmet duke përfshirë llogaritë e arkëtueshme të qirasë, aktivet e kontratës sipas
IFRS 15, huatë), duke filluar në momentin kur njësia ekonomike ka marrë një instrument
financiar.
 Kur matet zhvlerësimi, njësia ekonomike është e nevojshme të përdorë të gjithë
informacionin e rëndësishëm që është në dispozicion (pa kosto apo përpjekje të
panevojshme).

7.2.Instrumente financiare që zhvlerësohen


 Instrumentet financiare të mëposhtme përfshihen në zbatimin e kërkesave për zhvlerësim
në IFRS 9.
• Instrumente borxhi të matur me koston e amortizuar, p.sh.
- Të arkëtueshmet tregtare,
- Kredi të arkëtueshme nga palët e lidhura apo personeli drejtues kryesor,
- Shuma të arkëtueshme të shtyra, dhe
- Kreditë ndërmjet filialeve në pasqyrat financiare individuale.
• Instrumente borxhi që maten me vlerën e drejtë përmes të ardhurave të tjera
gjithëpërfshirëse (FVOCI)
• Angazhimet e kredisë (me përjashtim të atyre të matura me FVTPL)
• Kontratat e garancisë financiare (me përjashtim të atyre të matura me FVTPL)
• Llogaritë e arkëtueshme të qirasë brenda objektit të IFRS 16 Qiratë

MSHKA, 2023 Faqe 201


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

• Aktivet e kontratës brenda objektit të IFRS 15 Të ardhurat nga kontratat me klientët


• Të arkëtueshmet që rrjedhin nga transaksionet brenda objektit të IFRS 15 Të Ardhurat
nga kontratat me klientët dhe IAS 11 Kontratat e ndërtimit.

7.3.Modeli i ri i zhvlerësimit
7.3.1. Trajtimi për kompanitë jo-financiare: të arkëtueshmet tregtare
 Ka shumë njësi ekonomike që biznesi kryesor i të cilave nuk është thjesht sigurimi i
kredive apo i burimeve të financimit, por, për shembull, shitja e mallrave apo kryerja e
shërbimeve. Këto kompani mund të kenë portofole të mëdha të të arkëtueshmeve tregtare
në llogaritë e tyre.
 Natyrisht, të arkëtueshmet tregtare plotësojnë përkufizimin e një instrumenti financiar dhe
si rezultat, ato janë subjekt i IFRS 9.
 Standardi IFRS 9 lejon përdorimin e modelit të thjeshtuar për të njohur humbje nga
zhvlerësimi të të arkëtueshmeve në këtë rast.
 Modeli i ri i zhvlerësimit lejon njësitë ekonomike të llogaritin humbjet e pritshme nga të
arkëtueshmet tregtare duke përdorur një matricë provizioni.
 Në praktikë, shumë njësi ekonomike tashmë i vlerësojnë humbjet duke përdorur një
matricë të tillë, ku të arkëtueshmet tregtare janë të grupuara bazuar në karakteristikat e
klientëve të ndryshëm dhe në modelet e ndryshme historike të humbjes (p.sh. rajoni
gjeografik, tipi i produktit, rankimi i klientëve, kolaterali ose siguracioni i kredisë tregtare,
apo lloji i klientit).

SHEMBULLI 2 – Zbatimi i modelit të ri të zhvlerësimit në shumat e arkëtueshme


tregtare
Kompania M kishte llogari të arkëtueshme tregtare prej 30 milionë lekë në 31 dhjetor 2019.
Baza e klientëve përbëhej nga një numër i madh klientësh të vegjël. Për të përcaktuar humbjet
e pritshme nga zhvlerësimi për portofolin, kompania M përdori një matricë provizioni.
Matrica u bazua në përqindjet historike të vëzhguara për rastet e papaguara në kohë dhe të
rregulluara me vlerësimet e pritshme. Në çdo datë raportimi, përqindjet (normat) historike
përditësohen. Më poshtë jepet kjo matricë për kompaninë më 31 dhjetor 2019.

% e pritshme VK bruto (NJM) Humbje nga


(1) (2) zhvlerësimi
(1 * 2)
Aktuale 0.3% 15 000 000 45 000
1 -30 ditë vonesë 1.6 % 7 500 000 120 000
31-60 ditë vonesë 3.6% 4 000 000 144 000
61-90 ditë vonesë 6.6% 2 500 000 165 000
Më tepër se 90 ditë vonesë 10.6% 1 000 000 106 000
30 000 000 580 000
Një vit më vonë, më 31 dhjetor 2020, kompania M ka rishikuar vlerësimet dhe ka konstatuar
një përkeqësim të kushteve ekonomike të përgjithshme. Kompania M kishte një portofol të
arkëtueshmesh tregtare për 34 million lekë në 2020.

MSHKA, 2023 Faqe 202


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

% e pritshme VK bruto (NjM) Humbje nga


(1) (2) zhvlerësimi
(1 * 2)
Aktuale 0.5% 16 000 000 80 000
1 -30 ditë vonesë 1.8 % 8 000 000 144 000
31-60 ditë vonesë 3.8% 5 000 000 190 000
61-90 ditë vonesë 7.0% 3 500 000 245 000
Më tepër se 90 ditë vonesë 11.0% 1 500 000 165 000
34 000 000 824 000
Shuma e zbritshme për humbjen nga zhvlerësimi më 31 dhjetor 2020 është rritur me 244 000
lekë nga 580 000 që ishte më 31 dhjetor 2019. Artikulli kontabël më 31 dhjetor 2020 do të
ishte:
31 dhjetor 2020
Debi Humbje të pritshme nga zhvlerësimi 244 000
Kredi Zbritje për humbjet nga zhvlerësimi 244 000

 Ka dy dallime kryesore midis modelit të zhvlerësimit sipas IAS 39 dhe modelit të ri për
zhvlerësimin e të arkëtueshmeve tregtare:
- Njësitë ekonomike nuk do të presin derisa shumave të arkëtueshme t’u kalojë afati i
shlyerjes para se të njohin një provizion, dhe
- Shuma e zhvlerësimit që njihet bazohet në vlerësimet e ardhshme që pasqyrojnë
kushtet aktuale dhe të parashikuara të kredisë.

8. KONTABILITETI MBROJTËS
 IFRS 9 Instrumentet financiare, sikurse IAS 39 Instrumentet financiare : Njohja dhe
matja, kërkon që të gjithë derivativët të regjistrohen me vlerën e drejtë në çdo datë
raportimi.
 Mbrojtja, për qëllime kontabël, nënkupton caktimin e një ose më shumë instrumenteve
mbrojtës në mënyrë që ndryshimi i tyre në vlerën e drejtë të jetë një kompensim, i plotë
ose pjesor, për ndryshimin në vlerën e drejtë ose flukset monetare të një instrumenti të
mbrojtur.
 Nëse nuk zbatohet kontabiliteti mbrojtës, ndryshimet në vlerën e drejtë të derivativëve
njihen menjëherë në fitim ose humbje.
 Kërkesat e kontabilitetit mbrojtës në IAS 39 ishin të bazuara në rregulla, duke bërë që të
ishin komplekse, si dhe të mos pasqyronin gjithmonë objektivat ekonomike apo mbrojtëse
të strategjisë së menaxhimit të rrezikut të një njësie ekonomike.
 Në të kundërt, IFRS 9 e përcakton kontabilitetin mbrojtës më afër me strategjinë e
menaxhimit të riskut të njësisë ekonomike.
 Në këtë mënyrë, IFRS 9 lejon përdorimin e instrumenteve mbrojtës shtesë dhe të mbrojtjes
për një gamë të gjerë risqesh.
 Rezultati është një mënyrë e bazuar në parim e cila është më e lehtë për ta aplikuar dhe
pasqyron më mirë strategjinë e menaxhimit të riskut të një njësie ekonomike.

MSHKA, 2023 Faqe 203


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

9. SKK 3 “INSTRUMENTET FINANCIARE” - I PËRMIRËSUAR


 Standardi kombëtar që mbulon kategorinë e instrumenteve financiare është SKK 3
Instrumentet financiare.
 SKK 3 ka si objektiv dhënien e parimeve të njohjes, matjes dhe vlerësimit të mëpasshëm
të instrumenteve financiare si dhe të shpjegimeve të nevojshme në pasqyrat financiare.
 SKK 3 është përmirësuar duke u bërë i krahasueshëm me seksionin 11 Instrumentet
financiare bazë të SNRF për NVM-të (2009).
 Duke filluar nga viti 2020, SKK 3 është ndarë në 2 seksione: Seksioni 1: Instrumentet
financiare bazë dhe Seksioni 2: Çështje të tjera për instrumentet financiare.
 Seksioni 1 i këtij standardi do të zbatohet për kontabilizimin e instrumenteve të
mëposhtme financiare:
a) mjetet monetare.
b) një instrument borxhi (si llogari, dëftesë ose hua e arkëtueshme ose e pagueshme) që
plotësojnë kushtet e përcaktuara në paragrafin 7 të këtij standardi.
c) një zotim për të marrë një hua e cila:
(i) nuk mund të paguhet për neto në para, dhe

(ii) kur zotimi realizohet, pritet që ai të plotësojë kushtet e dhëna në paragrafin 7.

 Seksioni 2 zbatohet për instrumentet dhe transaksionet financiare të tjera më të


ndërlikuara. Nëse një njësi ekonomike hyn në transaksione vetëm të transaksioneve
financiare bazë të seksionit 1, atëhere seksioni 2 nuk është i zbatueshëm. Megjithatë, edhe
njësitë ekonomike që përdorin vetëm instrumentet financiare bazë duhet të kenë parasysh
objektin e seksionit 2 për t’u siguruar se ato janë të përjashtuar.
 Seksioni 2 i këtij standardi do të zbatohet edhe për investimet në aksione të preferuara të
pakonvertueshëm dhe të pashitshëm dhe aksione të pashitshëm, që tregtohen publikisht
ose vlera e drejtë e të cilëve, në të kundërt mund të matet në mënyrë të besueshme.
 Ka shumë ndryshime midis SKK 3 dhe IFRS-ve të plota, duke përfshirë dallimet në
dhënien e informacioneve shpjeguese. Dallimet kryesore përfshijnë:
 Klasifikimi i instrumenteve financiare: Sipas SKK 3, seksioni I, instrumentet financiare që
plotësojnë kriteret e specifikuara maten me kosto ose me kosto të amortizuar. Opsioni i
vlerës së drejtë nuk është i vlefshëm.
 Njohja fillestare: Seksioni 11 kërkon që instrumentet të maten me çmimin e transaksionit
përveç rastit kur marrëveshja përbën në thelb një transaksion financiar. Nëse marrëveshja
përbën një transaksion financiar, njësia duhet të matë aktivin ose detyrimin financiar me
vlerën aktuale të pagesave të ardhshme të skontuara me normën e interesit të tregut për një
instrument të ngjashëm.

MSHKA, 2023 Faqe 204


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

PYETJE ME ALTERNATIVA

1. Si maten fillimisht aktivet financiare sipas IFRS 9 (me përjashtim të aktiveve të mbajtura
për shitje ose që janë subjekt i një përcaktimi specifik)?
A. Me vlerën e drejtë
B. Me vlerën e drejtë plus kostot e transaksionit
C. Me vlerën e drejtë minus kostot e transaksionit
D. Me koston e amortizuar

2. Një njësi ekonomike zotëron dy portofole kryesore letrash me vlerë të borxhit, A dhe B.
Të dyja portofolet sigurojnë flukse monetare që plotësojnë testin e pagesave vetëm të
interesit dhe të principalit sipas IFRS 9. Letrat me vlerë të portofolit A janë shitur në
mënyrë të rregullt, bazuar në ndryshimet në çmimet e letrave me vlerë në portofol. Letrat
me vlerë të mbajtura në portofolin B nuk janë shitur asnjëherë, por janë mbajtur deri në
maturim. Si duhet të klasifikohen dhe të maten portofolet:
A. Të dyja me vlerë të drejtë.
B. Të dyja me kosto të amortizuar.
C. Portofoli A me vlerë të drejtë dhe portofoli B me kosto të amortizuar.
D. Portofoli A me kosto të amortizuar dhe portofoli B me vlerë të drejtë.

3. IFRS 9 përdor një model miks për matjen. Cilat nga metodat e mëposhtme të matjes janë të
pranueshme sipas IFRS 9?
A. Kosto e amortizuar, vlera e drejtë dhe vlera neto e realizueshme
B. Kostoja e amortizuar, vlera e drejtë dhe kostoja e zëvendësimit
C. Kostoja e amortizuar, vlera e drejtë dhe kostoja e zëvendësimit të amortizuar
D. Kostoja e amortizuar dhe vlera e drejtë

4. Më 1 janar 2019, ABC ka emetuar dëftesa borxhi për 100 000 $, me interes prej 5%, duke
kryer kosto emetimi prej 3 000 $. Këto dëftesa janë të ripagueshme me një prim, ndaj
norma efektive e interesit është 8% në vit. Sa është shuma e kostos financiare e
paraqitur në pasqyrën e fitimit ose humbjes për vitin 2020?
A. 8 240 $
B. 7 981 $
C. 7 760 $
D. 8 000 $

5. Më 1 janar Viti 1, DFE bleu një instrument borxhi për vlerën e tij të drejtë prej 500 000 $.
Vlera nominale ishte 550 000 $, me afat maturimi për 5 vite. Instrumenti i borxhit mbart
interes fiks prej 6%, që paguhet çdo vit, dhe ka një normë interesi efektiv prej 8%. Ai
mbahet me kosto të amortizuar.
Me cilën shumë do të tregohet instrumenti i borxhit në pasqyrën e pozicionit
financiar të më 31 dhjetor Viti 2?
A. 514 560 $
B. 566 000 $

MSHKA, 2023 Faqe 205


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

C. 564 560 $
D. 520 800 $

6. Më poshtë jepet ekstrakti i bilancit vërtetues i kompanisë ABC më 31 dhjetor 2022:


000 $ 000 $
Obligacione të konvertueshme- Elementi i DF më 1.01.2020 28 508
(Shënimi 1)
Obligacione të zakonshme me 5% (Shënimi 2) 10 000
Investime kapitali (Shënimi 3) 6 000

Në vijim janë shënimet shpjeguese:


Shënimi 1: Obligacionet e konvertueshme janë emetuar më 1 janar 2022, me vlerë
nominale 30 milion $, interes 8%. Një obligacion i ngjashëm, pa konvertim kishte një
normë interesi prej 10%. Drejtori i kontabilitetit i ABC-së ka bërë ndarjen e saktë të
instrumentit financiar në 2 elementët përbërës, të kapitalit dhe të detyrimit, por nuk ka
bërë asgjë tjetër pas këtij veprimi që në 1 janar 2022.
Shënimi 2: Obligacioni me interes 5% u emetua me vlerën prej 10 milion $, por kompania
u detyrua të paguante dhe një kosto emetimi prej 400 000 $. Obligacioni ka një normë
efektive interesi prej 8%.
Shënimi 3: Investimet në kapital kanë të bëjnë me 1 milion aksione të një shoqërie të
palidhur DFE. Gjatë vitit, DFE pagoi një dividend prej 0.1$ për aksion. Në 31 dhjetor
2022 vlera e drejtë e çdo aksioni të DFE-së ishte 7$.

6.1. Cili nga zërat e përfshirë në ekstraktin e bilancit vërtetues do të klasifikohet si


instrument financiar ?
A. Vetëm obligacionet e konvertueshme dhe investimet në kapital
B. Vetëm obligacionet e zakonshme dhe investimet në kapital
C. Vetëm obligacionet e konvertueshme dhe obligacionet e zakonshme
D. Të tre zërat

6.2.Sa është përafërsisht vlera e elementit të detyrimit në obligacionin e konvertueshëm


më 31 dhjetor 2022?
A. 28 508 000 $
B. 28 389 000 $
C. 28 959 000 $
D. 30 000 000 $

6.3.Sa është shuma e kostos financiare që duhet të tregohet në pasqyrën e fitimit ose
humbjes në lidhje me obligacionin e zakonshëm?
A. 768 000 $
B. 800 000 $
C. 832 000 $
D. 500 000 $

MSHKA, 2023 Faqe 206


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

6.4.Sa janë të ardhurat që duhet të regjistrohen në pasqyrën e fitimit ose humbjes në lidhje
me investimet në kapital e vet?
A. 600 000 $
B. 1 100 000 $
C. 1 600 000 $
D. 1 000 000 $
6.5.Drejtori është i pasigurtë se si t’i trajtojë tarifat profesionale. Në cilën nga situatat e
mëposhtme tarifat profesionale NUK duhet të kapitalizohen si pjesë e aktivit?
A. Kur blihet një patentë
B. Kur blihet një AAM
C. Kur blihen investime me vlerë të drejtë përmes të ardhurave të tjera
gjithëpërfshirëse
D. Kur blihen investime me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes

RASTE STUDIMORE
R1. Shoqëria DFE bleu për 450 000 € aksione të një shoqërie tjetër, ABC, me qëllimin për t’i
mbajtur këto aksione për një afat të gjatë. Në fund të vitit, vlera e tregut e këtij investimi ishte
525 000 €. DFE ka zgjedhur t’i njohë ndryshimet në të ardhurat e tjera gjithëpërfshirëse.
Kërkohet: Si duhet të matet fillimisht ky aktiv? Si duhet të matet më pas?
R2. Shoqëria ABC ka emetuar obligacione për 20 000 €, 6% interes në ditën e parë të
periudhës ushtrimore aktuale. Obligacionet janë emetuar me një zbritje prej 10% dhe do të
tërhiqen pas 4 vitesh me një prim prej 1 015 €. Norma efektive e interesit është 12%. Kosto e
emetimit ishte 1 000 €.
Kërkohet: Shpjegoni dhe ilustroni sesi do të trajtohet ky detyrim në PF-të e ABC-së.
R3.Shoqëria ABC ka emetuar obligacione për 20 000 €, 6% interes në ditën e parë të
periudhës ushtrimore aktuale. Obligacionet janë emetuar me një zbritje prej 10% dhe do të
tërhiqen pas 4 vitesh me një prim prej 1 015 €. Norma efektive e interesit ishte 12%. Kosto e
emetimit ishte 1 000 €.
Kërkohet: Shpjegoni dhe ilustroni sesi do të trajtohet ky detyrim në pasqyrat financiare të
shoqërisë ABC.
R4. Një dëftesë kredie (borxhi) është emetuar për 1 000 $. Borxhi është i ripagueshëm për
1250$. Afati i borxhit është pesë vite dhe interesi paguhet me 5.9% në vit. Norma efektive e
interesit është 10%.

Kërkohet: Tregoni se si ndryshon vlera e borxhit gjatë jetës së tij.

R5. Më 1 janar 20X1, XYZ sh.a. investoi 100 NJM (vlera e drejtë në atë datë) në aksione të
kapitalit neto të një kompanie tjetër. XYZ sh.a. gjithashtu kreu kosto transaksioni prej 2 NJM.
Më 30 qershor 20X1 (fundi i vitit) vlera e drejtë e investimeve ishte 120NJM. Më 31 gusht
20X1, XYZ sh.a. shiti investimin për 150 NJM.
Kërkohet:

MSHKA, 2023 Faqe 207


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

(a) Bëni regjistrimet në ditar nëse investimi klasifikohet si FVTPL.


(b) Bëni regjistrimet në ditar nëse investimi klasifikohet si FVTOCI.

R6. Më 1 janar 20X1, kompania ABC bleu për 95 000 $, një obligacion prej 100 000 $ me
interes nominal 5%. Kostot e emetimit ishin 2 000 $. Interesi është i pagueshëm në fund të
çdo viti. Obligacioni do të paguhet me një prim prej 5 960 $ mbi vlerën nominale më 31
dhjetor 20X3. Norma efektive e interesit është 8%.
Vlera e drejtë e obligacionit ishte si më poshtë:
31/12 / 20X1 110 000 $
31/12 / 20X2 104 000 $

Kërkohet:
Shpjegoni, duke treguar llogaritjet, si do të trajtohej obligacioni për të gjitha vitet përkatëse
nëse:
a) ABC planifikoi ta mbajë obligacionin deri në datën e maturimit.
b) ABC planifikoi ta tregtojë në një periudhë afatshkurtër, duke e shitur atë me vlerën e
drejtë të saj më 1 janar 20X2.
R7. Më 1 janar 20X2, një njësi ekonomike emetoi një instrument borxhi me një normë
kuponi prej 3.5%, me një vlerë nominale prej 6 000 000 $. Kostot që lidhen drejtpërdrejt me
emetimin ishin 120 000 $. Instrumenti i borxhit është i ripagueshëm në 31 dhjetor 20X7 me
një çmim prej 1 100 000 $.
Kërkohet: Cila është shuma totale e kostos financiare të lidhur me instrumentin e borxhit?
R8. Më 1 janar 2022 një kompani bleu 40 000 $ aksionet e një shoqërie të listuar me një
çmim prej 3 $ për aksion. Kompania bëri një zgjedhje të pakthyeshme për të njohur aksionet
me vlerë të drejtë përmes të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse. Kostot e transaksionit ishin
3000 $. Në fund të vitit 31 dhjetor 2022 aksionet tregtoheshin me 6 $ për aksion.
Kërkohet: Sa është shuma që është treguar në lidhje me këto aksione në kategorinë
“Investime në instrumente të kapitalit neto” në pasqyrën e pozicionit financiar më 31 dhjetor
2022?
R9.Më 1 janar 20X3, ABC emetoi 600 000 $ dëftesa kredie. Kostot e emetimit ishin 200 $.
Dëftesat nuk mbartin interes, por mund të shlyhen me një prim prej 152 389 $ në 31 dhjetor
20X4. Kosto financiare efektive e dëftesave është 12%.
Kërkohet: Sa është kostoja financiare në lidhje me dëftesat për vitin e mbyllur më 31 dhjetor
20X4?
R10. Njësia ekonomike ABC ka një numër instrumentesh financiare si në vijim:

Dt. e blerjes/ Vlera më 1.01.2022


Zëri emetimit 000$
Investime në IK 1.01.2022 28 700
Obligacione të konvertueshme, 4% 1.01.2022 30 000
Dëftesa borxhi, 4% 1.01.2022 20 000

MSHKA, 2023 Faqe 208


Leksione të parashkruara IAS 32 & IFRS 9 Përgatiti: Diana Lamani

ABC i mban investimet në IK duke përdorur trajtimin alternativ të lejuar nga IFRS 9. Gjatë
vitit, ABC shiti aksione për 9.7 milion $, të cilat kishin kushtuar 7.8 milion $. Vlera e drejtë e
aksioneve të mbetura në 31 dhjetor 2022 ishte 19.8 milion $.
Kërkohet:
1) Çfarë efekti kishte trajtimi alternativ në pasqyrën e performancës për vitin 2022?
2) Për dëftesat e borxhit u kryen 500 000 $ kosto të emetimit. Dëftesat janë të ripagueshme
me një prim, duke patur një normë interesi efektiv prej 8%. Sa është shuma e kostove
financiare në lidhje me dëftesat për vitin 2022?

R11. ABC bleu 10 000 aksione më 1 shtator 2022, dhe zgjodhi të përdorë trajtimin alternativ
të lejuar nga IFRS 9. Vlera e aksioneve ishte 3.5 $/aksion. Kostot e transaksionit që kanë
shoqëruar blerjen ishin 500$. Më 31 dhjetor 2022 aksionet tregtoheshin me 4.5 $/aksioni.
Më 1 janar 2022, ABC emetoi dëftesa borxhi për 10 milion $, 5%, duke kryer kosto
transaksioni për 400 000 $. Dëftesat ishin të pagueshme me prim kundrejt një norme interesi
efektiv prej 8%.
Kërkohet:
1. Cili është fitimi neto që i njohur për aksionet në vitin 2022?
2. Sa ishte shuma e shpenzimit e regjistruar për dëftesat e borxhit për vitin 2022?

LITERATURA:
1. IAS 32
2. IAS 39
3. IFRS 9
4. SKK 3 (i përmirësuar).
5. Baza e konkluzioneve për SKK 3.
6. Materiale studimi të IFRS-ve – ACCA Diploma in International Financial Reporting.
7. Informacioni i publikuar në faqen e internetit të IASB-së.

MSHKA, 2023 Faqe 209

You might also like