You are on page 1of 42

University for Business and Technology in Kosovo

UBT Knowledge Center

Theses and Dissertations Student Work

Fall 9-2010

Pasqyrat Financiare
Naim Cakolli
University for Business and Technology

Follow this and additional works at: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd

Part of the Business Commons

Recommended Citation
Cakolli, Naim, "Pasqyrat Financiare" (2010). Theses and Dissertations. 2487.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2487

This Thesis is brought to you for free and open access by the Student Work at UBT Knowledge Center. It has been
accepted for inclusion in Theses and Dissertations by an authorized administrator of UBT Knowledge Center. For
more information, please contact knowledge.center@ubt-uni.net.
Universiteti për Biznes dhe Teknologji

Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë

Pasqyrat Financiare

Naim Cakolli

Shtator/2010
Prishtinë

Universiteti për Biznes dhe Teknologji


Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë

Punim Diplome
Viti Akademik 2006/2007

Studenti: Naim Cakolli

Pasqyrat Financiare

Mentori: Prof. Nazmi Zeqiri

Shtator/2010

Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të pjesshme


për Shkallën Bachelor

-1-
Pasqyrat Financiare

Akronimet dhe Shkurtesat

SKK - Standarti Kosovar i Kontabilitetit

-2-
PËRMBAJTJA

Akronimet dhe shkurtesat.................................................................................2

1. Hyrje...............................................................................................................5

2. Elementet e pasqyrave financiare……............……………………………6

3. Parimet (Konventet) e kontabilitetit………............………………………7

4. Përdoruesit e pasqyrave financiare……….............……..………………10

5. Bilanci i gjendjes……………………………..............…………………. ..11

6. Pasqyra e të ardhurave……………………...........………………………21

7. Pasqyra e rrjedhës së parase së gatshme……..........……………………27


7.1. Aktivitetet operative………………………...........………………... .28
7.2. Aktivitetet inestuese………………………..........……………… . . .28
7.3. Aktivitetet financuese……………………….............………………29
7.4. Përcaktimi i arkëtimit dhe i pagesave në para të gatshme..................30

8. Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet………………….............……………30

9. Tabelat

Tabela 1. Paraqitja e bilancit te gjendjes ne formen horizontale...................................... 14


Tabela 2. Paraqitja e bilancite të gjendjes ne menyrë Vertikale..........................................15
Tabela 3. Pages e klienteve ndermjet llogarive Bankare....................................................17
Tabela 4. Pagesa e nje detyrimite afteshkurte....................................................................18
Tabela 5. Pagesa e detyrimitë afatë shkurtër me para të gateshme....................................19
Tabela 6. Paraqitja e ndryshimite në bilancin e bilancin e gjendjes pas
marrjes së kredis. .................................................................................................................20
Tabela 7. Paraqitja e formës të pasqyres së te ardhurave...................................................25

-3-
Pasqyrat Financiare

10. Grafikonet

Grafikoni 1. Struktura e bilancit të gjendjes e paraqitur në përqindje.......................16


Grafikoni 2. Paraqitja skematike kurë kompania nuk gjeneron humbje ase
Fitimë.................................................................................................................................23
Grafikoni 3. Paraqitja skematike kure kompania gjeneron fitim...................................24
Grafikoni 4. Paraqitja skematike kurë kompania punon me humbje.............................24
Grafikoni 5. Paraqitja në perqindje e pasqyres së të ardhurave.....................................26

11. Përfundimi..................................................................................................39

Literatura……………………………………..........…………………………40

-4-
1. HYRJE

Pasqyrat financiare përgatiten dhe paraqiten për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm nga
shumë kompani në të gjitha vendet e botës. Megjithëse pasqyrat e tilla mund të duken të
ngjashme nga njëri në tjetrin, ekzistojnë dallime të cilat shkaktohen nga ndryshime e rrethana
sociale, ekonomike e ligjore të veneve të ndryshme. Brenda çdo vendi rregullat lokale
rregullojnë publikimin e pasqyrave financiare. Tek ne në Kosovë prezentimi i pasqyrave
financiare është i rregulluar me Standardin Kosovar të Kontabilitetit 1(SKK )

Pasqyrat financiare janë raporte që u lejojnë palëve të interesuara që të vlersojnë


profitabilitetin dhe solventitetin e biznesit. Këto reporte të kontabilitetit të quajtura pasqyra
financiare, ofrojnë informata të përgjithsuara për shfrytëzuesit dhe janë të dedikuara për
shfrytëzim të brendshëm dhe të jashtëm. Pra, informacionet që dalin nga pasqyrat financiare janë
të rëndësishm për shumë palë, kryesisht u shërbejnë për marrjen e vendimeve këtyre palëve:
Aksionarëve, bankave, investitorëve potencial, furnitorëve, sindikatave të punëtorëve, organeve
shtetërore, si dhe në të njejtën kohë ato i shfrytëzon edhe menaxheri (Pronari) nëse është biznes
individual, ndërsa bordi i drejtorëve nëse është shoqëri aksionare.

Pasqyrat financiare “në kohë” janë vegla kryesore e një kompanie për ta menaxhuar dhe
kontrolluar biznesin. Të fokusuara në statistika dhe koeficient “kyq”, ato i mundësojnë pronarit
(Menaxherit) të pyesin “pyetje të duhura” në mënyrë që ta mbajnë kompaninë në drejtim të
duhur. Pasqyra financiare të detajizimit dhe statistikat kyqe operative që mund të krahasohen
kundert buxhetit janë vegla (Mjete) vendimtare për tërë menaxhmentin dhe kontrollin. Pasqyrat
financiare gjurmojnë ndikimin e transaksioneve të përditshme të një kompanie dhe shfrytëzohen
për të menaxhuar drejtimin e biznesit. Nga aspekti kontrollues, pasqyrat financiare lejojnë
analizat e mospajtimeve nga buxhetët e planifikuar, që mund të paraqesin (Tregojnë) arritje të
nivelit të dëshirueshëm operativ dhe në mënyrë efektive të kontrollojnë shpenzimet.

Të gjitha këto pasqyra së bashku me shënimet dhe vlerësimet e ndryshme që ato përmbajnë,
synojnë të japin një pamje të vërtetë dhe të sinqertë të gjendjës financiare të fitimit ose humbjes
së një kompanie. Për të realizuar këtë synim pasqyrat financiare duhet të ndërtohen mbi bazën e
një sërësupozimesh të përgjithshme si dhe informacioni që ato duhet të sigurojnë duhet të
plotësojë disa karakteristika cilësore nëpërmjet zbatimit të parimeve të kontabilitetit.

-5-
Pasqyrat Financiare

2. ELEMENTET E PASQYRAVE FINANCIARE


Pasqyrat financiare zakonisht na paraqiten në disa forma:

1. Bilanci i gjendjes paraqet një listë të pasurive, të detyrimeve dhe të ekuitetit të


pronarëve në një datë të caktuar.Ky bilanc tregon se sa është solvent kompania e caktuar.
Pra është një pasqyrë reale e çastit ku shihet qartë pozita financiare, përkatësisht pasuritë
dhe burimet e financimit të asaj pasurie.1

2. Pasqyra e të ardhurave paraqet përmbledhjen e të hyrave dhe shpenzimeve për një


periudhë specifike kohore. Kjo pasqyrë tregon se sa ka realizuar fitim kompania brenda
asaj periudhe, pro në disa raste mund të pasqyrojnë edhe humbjen që mund ta ketë pasur
kompania.

3. Pasqyra e rrjedhës së parasë paraqet përmbledhjen e parave (Cash) të arkëtuara dhe


të paguara për periudhë të caktuar kohore. Është një prej pasqyrave financiare më të
rëndësishmë sepse aty shihet praktikish rezultati në para të gatshme,pavarësisht fitimit
apo humbjes të paraqitur në pasqyrën e të ardhurave. 2

4. Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet paraqet ndryshimet e kapitalit brenda periudhës së


caktuar kohore, përkatësisht të gjitha investimet dhe tërheqjet në kapital si dhe fitimin e
mbajtur.

5. Shpalosjet financiare dhe politikat kontabël ku paraqiten të gjitha specifikat për


metodat dhe sistemet e kontabilitetit të përdorura për përgatitijen e pasqyrave të
sipërpërmendura.

Këto pasqyra përbëjnë tiparin kryesor të kontabilitetit sepse ato janë mjetet e para të
komunikimit dhe të informimit kontabël, si dhe produkti final i analizave kontabël i
transaksioneve të biznesit. Ato japin gjendjen e biznesit në terma financiare, duke filluar me
libërmbajtjen, që është vetëm një hap në procesin e kontabilitetit dhe shpreh regjistrimin aktual
të transaksioneve të kompanisë pa ndonjë analizë të informacioneve. Kontabiliteti vlerëson dhe
analizon informacionet duke u dhënë kuptimin numrave. Objektivi informues i pasqyrave
financiare është veçanërisht i rëndësishëm për fuknsionimin e tregjeve të kapitalit me qëllim që
t’u lejojë përdoruesve të pasqyrave financiare që të marrin vendime ekonomike. Objektivi i
pasqyrave financiare është që të japin informacion në lidhje me pasuritë, detyrimet, kapitalin, të
ardhurat dhe shpenzimet (Përfshirë fitimet dhe humbjet), fluksin e mjeteve monetare të një
kompanie, informacion i cili është i dobishëm për një rang të gjerë përdoruesish në marrjen e
vendimeve të tyre ekonomike.

1
Prof. Dr Sotiraq Dhamo Kontabiliteti Financiare Tirane 2003
2
Prof Dr. Sotiraq Dhamo Kontabiliteti Financiare Tirane 2003

-6-
3. PARIMET ( KONVENTAT ) E KONTABILITETIT

Që pasqyrat financiare, si produkt përfundimtar i sistemit kontabël, të mund të përdoren me


efektivitet nga përdoruesit e tyre, duhet të plotësojnë disa kritere, të ndërtohen mbi bazën e disa
parimeve, të cilat do të paraqiten shkurtimisht në vijim:

1. Kuptueshmëria – sipas kësaj cilësie informacioni i pasqyrave duhet të jetë i


kuptueshëm thjesht dhe i shpejtë nga përdoruesit.

2. Rëndësia – informacioni ka cilësinë e të qënit i rëndësishëm kur ai influencon


vendimet ekonomike të përdoruesve duke i ndihmuar ata të vlerësojnë ngjarjet e kaluara,
të tashme e të ardhshme ose që të konfirmojnë vlerësimet e tyre të kaluara.

3. Besuëshmëria – dobishmëria e informacionit të pasqyrave financiare varet nga


shkalla e besueshmërisë së tij. Informacioni i pasqyrave ka cilësinë e besueshmërisë, kur
është i lirë nga gabimet materiale dhe paragjykimet e hartuesit të tij. Besueshmëria e
informacionit si karakteristikë cilësore e tij varet zbatimi i parimeve të mëposhtme:3
a) Paraqitja e sinqertë (Vërtetë)
b) Thelbi mbi formën
c) Paanshmëria (neutraliteti)
d) Kujdesi
e) Plotësia

4. Krahasueshmëria – informacioni i pasqyrave financiare të një njësie ekonomike


duhet të jetë i tillë që t’u sigurojë përdoruesve mundësinë e krahasimit të tij në periudha
të ndryshme. Kjo u shërben atyre që të identifikojnë tëndëncën në pozicionin e saj
financiar dhe të përformancës. Por krahasueshmëria e pasqyrave financiare të një
kompanie shtrihet edhe në informacionin e njësive tjera.

5. Parimi i vazhdimësisë – sipas SKK 1, pasqyrat financiare duhet të përpilohen me


supozim të vazhdimsisë,4 d.m.th. kur ndërtohen pasqyrat financiare duhet supozuar që
biznesi do të vazhdojë të funksionojë pak a shumë në formën që e ka aktualisht edhe për
një periudhë të caktuar në të ardhmen, përveq nëse biznesi është apo do të shkojë në
likuidim ose nëse dëshiron ta ndërpres apo është duke u ndërprerë veprimtarinë e vet
tregtare. Drejtorët e kompanisë, gjithashtu duhet të zbulojnë për publik, çfarëdo dyshimi
që kanë për të ardhmën e kompanisë nëse dhe kur ato ndodhin. Rëndësia kryesore e
parimit të vazhdimsisë është ajo që pasuritë e biznesit nuk bënë të vlerësohen më vlerën
pas shkatërrimit, e cila është një vlerë për të cilën ato pasuri do të shiteshin si mbeturina,
dhe biznesi do të falimentonte.

6. Koncepti akrual ose i përputhjes dikton që të gjitha të hyrat dhe shpenzimet duhet të
njihen atëherë kur ato ndodhin, e jo kur arkëtohet apo paguhet. Ato duhet të krahasohen
njëra me tjetrën deri në atë masë sa lidhja në mes tyre është e formuar apo arsyeshmërisht
3
Kontabiliteti Financiar 1- Shoqata e Kontabilisteve te Kosoves
4
Kontabiliteti Financiar 1- Shoqata e Kontabilisteve te Kosoves

-7-
Pasqyrat Financiare

e supozuar, dhe pastaj të barten në llogarinë e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën
të cilës i takojnë.

7. Konventa e konzervatizmit – thotë se aty ku ka procedura alternative, apo vlerësime


alternative, duhet zgjedhur atë e cila ofron një prezantim më të matur të rezultatit
financiar apo pozitës financiare të biznesit. Në njërën anë, pasuritë dhe fitimi nuk bënë të
zmadhohen, por drejtpeshimi duhet të arrihet ashtu që të parandalojë materiale të
detyrimeve apo të humbjes. Pikëpamja tjetër konzervative është ajo që thotë se kur të
parashikohet një humbje atëherë ajo duhet të vlerësohet menjëherë.5 Fitimi konsiderohet
si i realizuar në momentin kur e fiton formën e parasëapo ndonjë pasuri tjetër me vlerë të
arsyeshme të caktuar të parasë. Këtu përfshihen edhe borxhet e blerësve, po që se ofrojnë
një siguri të arsyeshme se blerësit do ti paguajnë ato borxhe.

8. Konventa e konsistencës (Qëndrueshmërisë) – nënkupton faktin se parimet dhe


rregullat e shfrytëzuara në kontabilitet nuk duhen ndryshuar nga viti në vit për shkak të
pamundësisë së krahasimit të rezultateve. Është shumë ë rëndësishmë që kontabiliteti të
jetë i qëndrueshëm në zbatimin e parimeve dhe procedurave kontabël për situata të
ngjashme. Nëse këto parime ndërrohen, atëherë si pasojë e kësaj mund të jetë rezultati
tjetër financiar, që mund të sjellë deri të dhënja e informacioneve të gabueshme mbi
pozitën financiare dhe suksesin e biznesit.

9. Parimi i veçimit të qenjes nga biznesi – kontabilistët e konsiderojnë biznesin si një


entite të ndarë nga pronari apo drejtuesit. Parimi zbatohet pa marrë parasysh se a është
një kompani me përgjegjësi të kufizuar apo si kompani me pronar të vetëm apo shoqëri
aksionare.

10. Parimi i matjes përmes vlerës monetare – në bilancin e gjendjes të një biznesi vlera
monetare mund t’i mvishet pasurive si makinave dhe stoqeve të mallit. Parimi i matjes
përmes vlerës monetare i fut në përdorim kufizimet në temën e llogarive. Një biznes
mund të ketë pasuri jomateriale siç janë aftësitë e menaxhmentit apo besnikërinë e
punëtorëve. Këto mund të jnë të rendësishme për ti dhënë një epërsi para një biznesi tjetër
identik, por që atonuk mund të merren me para,nuk paraqiten në asnë llogari.

11. Parimi i vlerësimeve të veçuara – ky parim dikton, që përcaktimi i vlerës apo


detyrimi në bilancin e gjendjes, për të gjithë përbërësit duhet të bëhet ndaras. Këto
vlerësime të veçuara duhet pastaj të bashkohen për tu paraqitur në bilanc të gjendjes.

12. Konventa e materialit – një gabim i cili është shumë i parëndësishëm që të ndikojë
në kuptimin e ndonjë llogarie konsiderohet si jomateriale. Gjatë përgatitjes së llogarive
me rëndësi është që të vlerësohet se çka është materiale e çka jo, ashtu që të mos humben
koha dhe paratë në kërkim të hollësive. Në kontabilitet, koncepti i materialitetit ka të bëjë
me rëndësinë relative të të dhënave ekonomike. Në kuptimin kontabël, një objekt,
informacion është material në qoftë se ai është i dobishëm ose i rëndësishëm për
përdoruesit e informacionit të një pasqyre financiare në marrjen e një vendimi të caktuar.

5
Kntabiliteti Financiare 2007 Prishtinë Prof DR. Sc. Skender Ahmeti

-8-
13. Parimi i kostos historike – një parim themelor është ai sipas të cilit burimet
regjistrohen në kontabilitet me koston hitsorike,6 psh. vlera të cilën kompaniae pagoi për
blerjen e tyre.Sipas këtij parim, kur ndërtohet pasqyra financiare, në kushtet kur
plotësohet kriteri i kontinuitetit të biznesit, kontabilitetit paraqet elementet e aseteve dhe
të detyrimeve të vlerësuara me kosto hitsorike. Lexuesi i një pasqyre kontabël duhet
kryesisht të njohë që kjo pasqyrë bazohet në konceptin e kostos historike për të arritur në
një vlerësirë personal të vlerës aktuale, pjesërisht përmes informacionit që ke marrë nga
kjo pasqyrë dhe pjesërisht nga informacioni extra kontabël.

14. Njësi monetare e qëndrueshme – pasqyrat financiare duhet të shprehen në njësi


monetare, me supozim se kjo njësi monetare do të jetë e qëndrueshmë. Pra duke supozuar
se nuk do të ketë inflacion ose deflacion të asaj valute, në të kundërtën do të rezulton në
pasqyra financiare jo reale dhe të pakrahasueshmë prej vitit në vit.

15. Koncepti i objektivitetit – një kontabilist duhet të shfaq objektivitet në punë. Kjo do
të thotë se ai duhet që përgjigjet e veta ti zhvesh nga paragjykimet e veta personale dhe
ato ti ketë të skata dhe të hollësishme aq sa sigurojnë rrethanat. Objektiviteti nënkupton
që të mos ketë ndikim mbi kontabilistët. Ata duhet të nisen prej një pike asnjanëse gjatë
shqyrtimit të shënimeve në kontabilitet.

16. Parimi i realizimit – të hyrat dhe fitimi nuk parashikohen por njihen duke i përfshirë
në llogarinë e të hyrave dhe shpenzimeve vetëm pasi që fitohen apo shpenzohen, ose
edhe ndonjë pasuri tjetër realizimi monetar i të cilit mund të matet me një siguri të
arsyeshme.

17. Pranimi i të hyrave – kontabiliteti akrual bazohet në bashkërendimin e të hyrave me


kostot nga të cilat rrjedhin. Rëndësi vendimtare, sipas kësaj konvente, është ajo se mund
të krijojmë pika në të cilat ndoshta të hyrat mund të njihen ashtu që kostoja në fjalë mund
të ketë një trajtim të drejtë. Në përgjithësi të hyrat njihen në momentin e shitjes, sepse që
nga ai moment do të përmbushen katër kritere:

a) Shërbimi apo produkti është dërguar te blerësi


b) Blerësi e ka pranuar detyrimin e vet për të paguar për shërbimin apo mallin e
pranuar
c) Blerësi dëshmon gatishmërinë për të paguar paratë apo ndonjë pasuri tjetër për
përmbushjen e këtij detyrimi
d) Është vendosur vlera monetare e shërbimit apo produktit

18. Koncepti i hyrjeve të dyfishta – secili transaksion i ka dy efekte. Kjo konventë


përforcon llogarimbajtjen e dyfisht.

19. Përmbajtja sipër formës – do të thotë se transaksionet duhet të trajtohen dhe


paraqiten në përputhje me përmbajtjen e tyre ekonomike, e jo me formën e tyre ligjore.
Një shembull i përmbajtjes mbi formën është ajo te pasuritë e përvetsuara me anë të
6
Kontabiliteti financiar – Shoqata e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës

-9-
Pasqyrat Financiare

blerjës së huazuar. Ligjëisht blerësi nuk e zotëron pasurinë deri në pagesën e këstit të
fundit. Megjithatë, trajnimi në kontabilitet bëhet ashtu që pasuria regjistrohet në fillim të
marrëveshjes mbi huazim. Përmbajtja e transaksionit është se biznesi e zotëron pasurinë.
E njejta mund të thuhet edhe për pasuritë e përvetsuara sipas marrëveshjës për huazim
afatgjatë.

4. PËRDORUESIT E PASQYRAVE FINANCIARE

Përdoruesit e pasqyrave financiare përfshijnë:

- Investitorët – përfituesit e riskut të kapitalit dhe konsulenteve të tyre janë të shqetësuar


me riskun e natyrshëm dhe kthimin e përfituar nga investimet e tyre.7 Ato kanë nevojë për
informacion për t’i ndihmuar ata që të vendosin se kur duhet të blejnë, të shesin apo të
mbajnë aksionet që ata zotërojnë. Aksionarët janë gjithashtu të interesuar për informacionin i
cili bën të mundur që shoqëria të vlerësojë aftësinë për të paguar dividentët.

- Të punësuarit – këta si dhe grupet e tyre përfaqësuese janë të interesuar për


informacionin mbi stabilitetin dhe përfitueshmërinë e punëtorëve të tyre. Ato interesohen
gjithashtu për informacionin i cili i bën të mundur atyre që të vlerësojnë aftësinë e shoqërisë
për të përmirësuar kushtet e punës, për të dhënë shpërblime, rritjet e pagës, përfitimet e daljes
në pension dhe mundësitë e punësimit.

- Kredidhënësit – këta janë të interesuar për informacione që bëjnë të mundur që ata të


vendosin nëse borxhi i dhënë dhe interesant e lidhura me to do paguhen kur i vjen koha.

- Furnitorët dhe kreditorët e tjerë tregtarë – këta janë të interesuar për informacione që i
bën të mundur atyre të vendosin nëse shuma që shoqëria i detyrohet atyre do të paguhen apo
jo në kohë. Kreditorët e tregut mund të jenë të ineresuar për shoqëritë për një periudhë më të
shkurtër sesa borxhdhënësit.

- Klientët – kanë interes për informacionin mbi vazhdimësinë e shoqërisë, sidomos kur ata
kanë një përfshirje afatgjatë me to, ose janë të varur nga ajo.

- Qeveria dhe agjensitë e saj – ato janë të interesuara për shpërndarjen e burimeve dhe
aktivitetin e ndërmarrjes. Ato kërkojnë gjithashtu informacion në mënyrë që të rregullojnë
aktivitetet e shoqërisë, të vendosin politikat e taksave dhe tatimeve, dhe informacion që
shërben si një bazë për të ardhurat kombëtare dhe situata të tilla të ngjashmë.

- Publiku – kompanitë ndikojnë publikun në mënyra të ndryshme. Psh. kompania mund të


ketë një kontribut thelbësor në ekonominë lokale. Pasqyrat financiare mund të ndihmojnë
publikun në perfitimin e informacionit mbi tendencën dhe zhvillimet aktuale në prosperitetin
e njësisë ekonomike dhe të nje mase të aktiviteteve.

7
Kontabiliteti I Avancuar Tirane 2005- Prof As. Dr. Sotiraq Dhamo

- 10 -
5. BILANCI I GJENDJES

Bilanci i gjendjes ofron përmbledhje të pozicioneve financiare të kompanisë në një datë të


caktuar, në fakt paraqet një fotografi të momentit, sepse menjëherë pas saj ndryshon gjendja e
paraqitur. Kjo i ndihmon shfrytëzuesit e jashtëm të vlerësojnë raportet në mes të pasurive,
detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëve. Pasuritë dhe detyrimet zakonisht klasifikohen si rrjedhëse,
por edhe afatgjata dhe prezentohen sipas rregullit zbritës të likuiditetit. Për korporatat, ekuiteti i
pronarëve konsiston në fondet e investimit direkt, si dhe në fitimet e mbajtura.

1) Pasuria – një aktiv (pasuri) është një burim i kontrolluar nga njësia ekonomike si
rezultat i ngjarjeve të shkuara dhe nga të cilat priten të hyjnë në njësi si përfitime të
ardhshme.8
Pra elementet bazë të përcaktimit të pasurive janë:
• Kontrolli – me kontroll ekonomik kuptohet zotërimi nga ana e njësisë ekonomike
i përfitimeve të siguruara nga një aktiv.
• Përfitimet e ardhshme ekonomike, të cilat janë potenciali që ka për të kontribuar
aktivi, direkt apo indirekt në rrjedhën e parave apo ekuivalentëve të tyre në njësi.

Pasuria duhet të klasifikohet si pasuri qarkulluese kur:

a) Pritet që të realizohet, apo mbahet në shitje ose konsumohet gjatë kohëzgjatjes së ciklit
normal veprues të ndërmarrjes ose
b) Mbahet kryesisht për qëllime tregtare, apo për një afat shkurtër, dhe që pritet të realizohet
brenda dymbëdhjeetë muajve të datës së bilancit të gjendjes ose
c) Është para e gatshme që ka kufizime për tu përdorur.

Të gjitha pasuritë tjera duhet të klasifikohen si pasuri joqarkulluese (themelore).

Në pasuritë qarkulluese hyjnë:


• Paraja e gatshme (Cash)
• Depozitat në bankë
• Parapagimet
• Llogaritë e arkëtueshme (neto)
• Stoqet
• Investimet afatshkurtëra

Në pasuritë themelore hyjnë:


• Makineritë
• Pajisjet
• Objektet (Ndërtesat)
• Toka
• Investimet afatgjata
8
Kntabiliteti Financiare 2007 Prishtinë Prof DR. Sc. Skender Ahmeti

- 11 -
Pasqyrat Financiare

Në pasuritë e paprekshme hyjnë:


• Patenta
• Lincenca
• Franshiza
• Godd will-i
• E drejta e autorit

Në pasuri njihet në bilanc kur të plotësohen kushtet e mëposhtme:


• Kur është e mundur që përfitimi i ardhshëm ekonomik të hyjë në shoqëri
• Kur aktivi ka një kosto ose vlerë që mund të matet me saktësi

2) Detyrimet – një detyrim është një obligim i tanishëm i njësisë ekonomike i lindur nga
ngjarje të kaluara, shlyerja e të cilit do të sjellë si rezultat një dalje nga njësia të burimeve
që përmbajnë përfitime ekonomike\9

Detyrimi duhet të klasifikohet si detyrim afatshkurtër kur:


a) Pritet që të shlyhet gjatë kohëzgjatjes normale të ciklit veprues së ndërmarrjes, ose
b) Pritet që të shlyhet brenda 12 muajve nga data e shënuar në pasqyrën e bilancit

Të gjitha detyrimet tjera duhet të klasifikohen si detyrime afatgjata.

Në detyrime afatshkurtëra hyjnë:


• Mbitërheqja bankare
• Llogaritë e pagueshme
• Pagat e pagueshme
• Tatimi i pagueshëm
• Shpenzimet akruale
• Të hyrat e pafituara
• Të pagueshmet tjera
• Kreditë afatshkurtër

Në detyrimet afatgjata hyjnë:


• Kreditë afatgjata
• Obligacionet

Një detyrim njihet në bilanc kur të plotësohen kushtet e mëposhtme:


• Kur është e mundur që një dalje e burimeve të cilat bartin përfitime ekonomike, do të
rezultojë nga shlyerja e një obligimi aktual dhe
• Shuma në të cilën shlyerja do të kryhet mund të matet në mënyrë të besueshme

9
Kntabiliteti Financiare 2007 Prishtinë Prof DR. Sc. Skender Ahmeti

- 12 -
3) Kapitali (ekuiteti) – nëse është biznes individual quhet kapital i vet, nëse është
shoqëri aksionare quhet kapital aksionar, faktikisht është ndryshim në mes pasurisë dhe
detyrimeve, e që paraqet detyrimin e kompanisë ndaj pronarit apo pronarëve. Elementet
përbërëse të ekuitetit janë:
a. Kapitali i emetur (aksionet e zakonshme dhe preferenciale)
b. Rezervat
c. Fitimi i mbajtur

Ekuacioni themelor i kontabilitetit është

Pasuria = Detyrimet + Ekuiteti

Prej nga rrjedhin këto ekuacione:

Ekuiteti = Pasuria – Detyrimet

Detyrimet = Pasuria – Ekuiteti

Bilanci i gjendjes mund të paraqitet në dy forma: Horizontalisht ose vertikalisht.

- 13 -
Pasqyrat Financiare

a. Forma horizontale e bilancit të gjendjes

ThyssenKrupp
NRB 35001026
Bilanci i gjendjes
Më 31.12.2007

PASURITË DETYRIMET DHE KAPITALI


Paraja e gatshme 305,590.30 € Detyrime afatgjata 1,991,051.50 €
Depozitat në bankë 452,103.50 € Detyrime afatshkurtëra 309,719.37 €
Llogaritë e arkëtueshme 2,042,343.95 € Pjesa e deponuar e kapitalit 23,670.00 €
Fitimi i mbajtur 475,596.88 €

GJITHSEJ DETYRIMET
GJITHSEJ PASURITË 2,800,037.75 € DHE KAPITALI 2,800,037.75 €

Tabela 1. Paraqitja Tabelare ne formen horizontale e bilancit të gjendjes.

- 14 -
b. Forma vertikale e bilancit të gjendjes

ThyssenKrupp
NRB 35001026
Bilanci i gjendjes
Më 31.12.2007
PASURITË

PASURITË QARKULLUESE
Paraja e gatshme 305,590.30 €
Depozitat në bankë 452,103.50 €
Llogaritë e arkëtueshme 2,042,343.95 €
GJITHSEJ PASURI QARKULLUESE 2,800,037.75 €

PASURITË THEMELORE - €
GJITHSEJ PASURITË THEMELORE - €

PASURITË E PAPREKSHME - €
GJITHSEJ PASURITË E PAPREKSHME - €

GJITHSEJ PASURITË 2,800,037.75 €

DETYRIMET

DETYRIMET AFATËSHKURTËRA
Shteti - Tatime dhe taksa 309,719.37 €
GJITHSEJ DETYRIME AFATËSHKURTËRA 309,719.37 €

DETYRIMET AFATGJATA
Furnitorë për blerje dhe shërbime 1,991,051.50 €
GJITHSEJ DETYRIME AFATGJATA 1,991,051.50 €

GJITHSEJ DETYRIME 2,300,770.87 €

KAPITALI
Pjesa e deponuar e kapitalit 23,670.00 €
Fitimi i mbajtur 475,596.88 €
GJITHSEJ KAPITALI 499,266.87 €

GJITHSEJ DETYRIMET DHE KAPITALI


2,800,037.75 €
Tabela 2 Paraqitja e Bilancit te gjendjes ne menyre vertikale.

- 15 -
Pasqyrat Financiare

c. Struktura e bilancit të gjendjes

Grafikoni 1. Struktura e bilancit të gjendjes e paraqiture ne perqindje

- 16 -
d. Shembull

1. Pagesa e klientëve me llogari bankare:

Është kthyer një borxh i klientëve në vlerë prej 1.750.000,00 € në llogarinë bankare.

BILANCI I GJENDJES BILANCI I GJENDJES


ThyssenKrupp ThyssenKrup
m 31.12.2007 më 31.12.2007

para transaksionit pas transaksionit

Pasuria Pasuria

Paraja e gats me 305,590.30 € Par ja e gatshme 305,590.30 €


Dep. në bankë 452,103.50 € → Dep. në bankë 2,202,103.50 €
Llog.e arkë . 2,042,343.95 € → Llog.e arkët. 292,343.95 €
Totali i pasurive 2,800,037.75 € Totali i pasurive 2,800,037.75 €

Det rimet Detyrimet

Det. Afatshkurtëra 309,719.37 € Det. Afatshkurtëra 309,719.37 €


Det. Afatgjata 1,991,051.50 € et. Afatgjata 1,991,051.50 €
Totali i Detyrimeve 2,300,770.87 € Totali i Detyrimeve 2,300,770.87 €

Ekuiteti Ekuite i

Kapitali 23,670.00 € Kapitali 23,670.00 €


Fitimet e mbajtura 475,596.88 € Fitimet e mbajtura 475,596.88 €
To ali i ekuitetit 499,266.88 € Totali i ekuitetit 499,266.88 €

Tot. Detyr. dhe Ekui. 2,800,037.75 € Tot. Detyr. dhe Ek i. 2,800,037.75 €

Tabela 3. Paraqitja e shembullit te pageses nepermjete xhirollogarise bankare.

- 17 -
Pasqyrat Financiare

2. Pagesa e një detyrimi afatshkurtë me detyrim afatëgjatë.

Është paguar një detyrim afatshkurtë në vlerë prej 50.000,00 € me detyrim afatëgjatë.

BILANCI I GJENDJES BILANCI I GJENDJES


Thyssen rupp ThyssenKrupp
më 31.12.20 7 ë 31.12.2007

para transaksionit pas transaksionit

Pasuria Pasuria

Paraja e gatshme 305,590.30 € Paraja e gatshme 305,590.30 €


Dep. Në bankë 452,103.50 € Dep. Në bankë 452,103.50 €
log.e arkët. 2,042,343.95 € L og. arkët. 2,042,343.95 €
Totali i pasurive 2,800,037.75 € Totali i pasurive 2,800,037.75 €

Dety imet Detyrimet

Det. Afatshkurtëra 309,719.37 € → Det. Afatshkurtëra 259,719.37 €


Det. Afatgjata 1,991,051.50 € → Det. Afatgjata 2,041,051.50 €
Totali i Detyrimeve 2,300,770.87 € Totali i Detyrimeve 2,300,770.87 €

Ekuiteti Ekuit ti

Kapital 23,670.00 € Kapitali 23,670.00 €


Fitimet e mbajtura 475,596.88 € Fitimet e mbajtura 475,596.88 €
Totali i ekuitetit 499,266.88 € Totali i ekuitetit 499,266.88 €

Tot. Detyr. dhe


Tot. Detyr. dhe Ekui. 2,800,037.75 € E ui. 2,800,037.75 €

Tabela 4. Pagesa e një detyrimi afatshkurtër.

- 18 -
3. Pagesa e detyrimeve afatëshkurtëra me para të gatshme

Janë paguar detyrime afatëshkurtëra në vlerë prej 5.000,00 € me para të gatshme.

BILANCI I GJENDJES BILANCI I GJENDJES


Thyssen rupp ThyssenKrupp
më 31.12.2007 më 31.12.2007

para transaksionit pas transaksio it

Pasuria Pasuria

Paraja e gatshme 305,590.30 € → Paraja e gatshme 300,590.30 €


De . Në bankë 452,103.50 € Dep. Në bankë 452,103.50 €
Llog.e arkët. 2,042,343.95 € Llog.e arkët. 2,042,343.95 €
Totali i pasurive 2,800,037.75 € Totali i pasurive 2,795,037.75 €

Detyrimet Detyrimet

Det. Afatshkurtëra 309,719.37 € → Det. Afatshkurtëra 304,719.37 €


Det. Afatgjata 1,991,051.50 € Det. Afatgjata 1,991,051.50 €
Totali i Detyrimeve 2,300,770.87 € Totali i Det rimeve 2,295,770.87 €

Ekuiteti Ekuiteti

Kapitali 23,670.00 € Kapitali 23,670.00 €


F timet e mbajtura 475,596.88 € Fitimet e mbajtura 475,596.88 €
Totali i ekuitetit 499,266.88 € Totali i ekuitetit 499,266.88 €

Tot. ety . dhe


Ekui. 2,800,037.75 € Tot. Detyr. dhe Ekui. 2,795,037.75 €

Tabela 5. Pagesa e detyrimit afatshkurtër me para te gateshme

- 19 -
Pasqyrat Financiare

4. Marrja e një kredie me afat pagese.

Është marre një kredi në vlerë prej 10.000,00 € me afat pagese prej 10 muaj.

BILANCI I GJENDJES BILANCI I GJE DJES


ThyssenKrupp ThyssenKrupp
më 31.12.2007 më 3 .12.2007

para transaksionit pas transaksionit

Pasuria Pasuria

Paraja e gats me 305,590.30 € Paraja e gatshme 305,590.30 €


Dep. Në bankë 452,103.50 € → Dep. Në bankë 462,103.50 €
Llog.e arkët. 2,042,343.95 € Llog.e a kët. 2,042,343.95 €
Totali i pasurive 2,800,037.75 € Totali i pasurive 2,810,037.75 €

Detyrime Detyrimet

Det. Afatshkurtër 309,719.37 € → Det. Afatshkurtëra 319,719.37 €


Det. Afatgjata 1,991,051.50 € Det. Afatgjata 1,991,051.50 €
Totali i Detyrimeve 2,300,770.87 € Totali i Detyrimeve 2,310,770.87 €

Ekuiteti Ekuiteti

Kapitali 23,670.00 € Kapitali 23,670.00 €


Fitimet e mbajtura 475,596.88 € Fitimet mbajtura 475,596.88 €
Totali i ekuitetit 499,266.88 € Totali i ekuitetit 499,266.88 €

Tot. Detyr. dhe Ekui. 2,800,037.75 € Tot. Detyr. dhe Ekui. 2,810,037.75 €

Tabela 6 .Paraqitja e ndryshimit ne bilancine e gjendjes pase marrjes se kredisë.

- 20 -
6. PASQYRA E TË ARDHURAVE
Në krahasim me bilancin e gjendjes, i cili paraqet në një moment të caktuar, pasqyra e të
ardhurave pasqyron ngjarjet qe kanë ndodhur brenda një periudhe të caktuar kohore, qoftë
mujore, tremujore, gjashtë mujore apo vjetore.10 Detyra e pasqyrës së të ardhurave është që të
bëjë përllogaritjen e të hyrave dhe të dalave (shpenzimeve) të ndërmarrjes. Me krahasimin e të
hyrave me shpenzime konstatohet edhe suksesi i ndërmarrjes, në qoftë se të hyrat janë më të
mëdha se shpenzimet atëherë rezultati është pozitiv që do të thotë se ndërmarrja gjatë asaj
periudhe ka realizuar fitim. Ndërsa në rastin kur shpenzimet janë më të mëdha se sa të hyrat
atëherë rezultati është negativ, pra ndërmarrja ka punuar me humbje.

Pra dy elementet kryesore të pasqyrës së të ardhurave janë të hyrat dhe shpenzimet.

• Të hyrat paraqesin shumën e aseteve të krijuara përmes operacioneve në biznes,


përkatësisht e hyra paraqet marrjet e parave nga shpërndarja e mallrave dhe shërbimeve.11
Të ardhurat janë rritje të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës kontabël që rrjedhin nga
aktiviteti i ndërmarrjes, të cilat rezultojnë në rritje të ekuitetit, përveq rritjeve të kapitalit
që vjen nga kontributet e kapitalit të pjesëmarrësve.

• Shpenzimet paraqesin shumën e aseteve të konsumuara gjatë operacioneve në biznes,


përkatësisht pagesat dhe obligimet e arritura nga prodhimi i mallrave dhe shërbimeve.
Shpenzimet janë zvogëlimet në përfitimet ekonomike gjatë periudhës kontabël në formën
e daljes ose konsumimit të aktiveve ose lindja e detyrimeve, të cilat qojnë në zvogëlimin
e kapitalit, duke përjashtuar uljet e kapitalit që vijnë nga shpërndarja e kapitalit
pronarëve.

Në ato raste kur ndërmarrja gjeneron fitim, llogaria përmbledhëse e të hyrave dhe të dalave
mbyllet duke e bartur fitimin në kapitalin e pronarit në anën kredi.
Në ato raste kur ndërmarrja gjeneron humbje, llogaria përmbledhëse e të hyrave dhe të dalave
mbyllet duke e bartur humbjen në kapitalin e pronarit në anës debi.

Të ardhurat njihen në pasqyrën e të ardhurave kur:


- Ka lindur një rritje në përfitimet ekonomike të ardhshme, përfitime të cilat janë të lidhura
me një rritje në aktive ose me një pakësim në detyrime dhe
- Rritja në përfitimet ekonomike të mund të matet në mënyrë të besueshme

10
Standarti Kosovar I Kontabilitetit 1
11
Kntabiliteti Financiare 2007 Prishtinë Prof DR. Sc. Skender Ahmeti

- 21 -
Pasqyrat Financiare

Shpenzimet njihen në pasqyrën e të ardhurave kur:


- Shfaqet një rënie në përfitimet ekonomike të ardhshme, të cilat lidhen më nje rënie në një
aktiv ose rritje të një detyrimi dhe
- Kur kjo rënie në përfitimet ekonomike mund të matet në mënyrë të besueshme

Sipas SKK 1 pasqyra e të ardhurave e një kompanie duhet të paraqesë të pasktën këta zera:
a) Të hyrat nga veprimtaria
b) Kategoritë themelore të shpenzimeve nga veprimtaria
c) Fitimi apo humbja nga veprimtaria
d) Kostot financiare
e) Shpenzimet e tatimit në fitim
f) Të hyrat tjera
g) Zërat e jashtëzakonshëm dhe
h) Fitimi neto apo humbja për periudhën

- 22 -
a. Paraqitja skematike e pasqyrës së të ardhurave

Kur kompania nuk gjeneron as fitim e as humbje

Grafikoni 2. Paraqitja skenatike kure komapnia nuk gjeneron hubje ase fitime

- 23 -
Pasqyrat Financiare

Kur kompania gjeneron fitim

Grafikoni 3. Paraqitja skematike kure kopania gjenerone fitime

Kur kompania punon me humbje

Grafikoni 4. Paraqitja skematike kure kopania punone me humbj

- 24 -
b. Forma e pasqyrës së të ardhurave

ThyssenKrupp
NRB 35001026
Pasqyra e të ardhurave
Për vitin i cili mbaron më 31.12.2007

SHITJET 892,496.57 €
- Lirimet në shitje 0.00 €
- Shitjet e kthyera 0.00 €
Shitjet neto 892,496.57 €

KOSTO E MALLRAVE TË SHITURA 380,876.00 €

FITIMI BRUTO 511,620.57 €

SHPENZIMET OPERATIVE

Shpenzimet e pagave 324,600.00 €


Shpenzimet e qirasë 6,000.00 €
Shpenzimet e energjisë elektrike 1,740.00 €
Shpenzimet e benzinës, vajit etj. 30,480.00 €
Shpenzimet e komunalive 470.00 €
Shpenzimet humanitare dhe bemires 3,500.00 €
Shpenzimet për reklam dhe të reprezentacionit 6,500.00 €
Shpenzimet e sigurimit 16,230.00 €
GJITHSEJ SHPENZIMET 389,520.00 €

TË ARDHURAT PARA TATIMIT 122,100.57 €


Shpenzimet e tatimit në të ardhura 20 % 24,420.11 €

NETO E ARDHURA 97,680.46 €

Tabela 7. Paraqitja e forms te


pasqyres se te ardhurave

Tabela 7. Paraqitja e formes te pasqyres se te ardhurave.


- 25 -
Pasqyrat Financiare

c. Struktura e pasqyrës së të ardhurave

Grafikoni 5.Paraqitja skematike ne perqindje e pasqyres se te ardhurave

- 26 -
7. PASQYRA E RRJEDHËS SË PARASË SË GATSHME
Pasqyra e rrjedhës së parasë tregon burimet e parasë së kompanisë dhe të shfrytëzuesit të asaj
paraje. Përkatësisht ky raport tregon të gjitha hyrjet e parasë dhe të gjitha daljet e parasë së
kompanisë brenda një periudhe të caktuar kohore.

Raporti i rrjedhës së parasë mund të shfrytëzohet për të vlerësuar kohën, shumën dhe
parashikimin e rrjedhjeve të ardhshme të parasë e po ashtu mund të shfrytëzohet edhe si bazë për
buxhetim.

Për kundër pasqyrave tjera që përpilohen ne bazë të parimit akrual, pasqyra e rrjedhës së parasë
përpilohet në bazë të cash-it (parasë së gatshme),12 domethënë që përpilohet në bazë të asaj se
kur është arkëtuar (inkasuar), përkatësisht kur është paguar paraja, e jo kur ka ndodhur
transaksioni.

Rrjedha (fluksi) e parave nuk është e njejtë me të ardhurat neto, por është shumë e rëndësishme
për mbijetesën e një subjekti. Klasifikimi i parave përfshin paratë në dorë, depozitat në bankë pa
afat dhe letrat me vlerë. Llogaritë e arkëtueshmë dhe inventaret nuk e plotësojnë përkufizimin e
parave likuide.

Përpilimi dhe prezentimi i pasqyrës së rrjedhës të parasë së gatshme në Kosovë është e rregulluar
me Standardin Kosovar të Kontabilitetit 8 (SKK 8).

Pasqyra e rrjedhës së parasë në përgjithësi përbëhet nga dy pjesë:

• Paratë e hyra (të arkëtuara), e cila pasqyron paratë e marra nga biznesi kryesisht nga dy
burime:
- Nga aktiviteti kryesor
- Nga aktiviteti tjera

• Paratë e dala (të paguara), e cila pasqyron drejtimet kryesore të përdorimit të parave që
disponon biznesi

Diferenca midis këtyre dy pjesëve do të tregojë rritje ose pakësim në gjendjen e parave të
biznesit gjatë periudhës.

Pasqyra e rrjedhës së parasëdueht të raportojë rrjedhën e parasë së gatshme gjatë periudhës


klasifikuese nga:
a) Aktivitetet operative
b) Aktivitetet investuese
c) Aktivitetet financuese

12
Standarti Kosovar I Kontabilitetit 8

- 27 -
Pasqyrat Financiare

a. Aktivitetet operative
Paratë që vijnë nga aktivitetet operative janë më të rëndësishmet në tërësinë e rrjedhës së
parave të një ndërmarrjeje. Aktivitetet operative janë aktivitetet kryesore të nxjerrjes së të
ardhurave për ndërmarrjen. Rrjedha e parave e siguruar nga aktiviteti operativ është një nga
treguesit kryesorë në vlerësimin e aftësisë së njësisë për të prodhuar para, të cilat do t’i shërbejnë
asaj për të përballuar nevojat për shlyerjen e huave të ndryshme, për sigurimin e aktivitetit të saj
operativ, për të bërë investime të reja pa kërkuar burime financiare të jashtme, për pagimin e
dividendëve, etj.13 Aktiviteti kryesor i një ndërmarrjeje është ai i prodhimit dhe i shitjes së
produkteve, i tregtimit e shitjes së mallrave, i kryerjes së shërbimeve, etj. Pra aktiviteti që kryhet
për prodhimin e të ardhurave kryesore të ndërmarrjes përbën aktivitetin kryesor apo operativ të
saj. Rrjedhja e parave nga ky aktivitet lidhet me veprimet dhe ngjarjet të cilat paraqiten në
pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve që rezulton nga aktiviteti operativ i njësisë. Në këtë
grup përfshihen:

- Arkëtimi në para të gatshme nga shitja e mallrave dhe kryerja e shërbimeve


- Arketimi në para të gatshme nga tarifat, komisionet dhe të hyrat e tjera
- Pagesat e parave të gatshme ndaj furnitorëve për mallra dhe shërbime
- Pagesat e parave të gatshme për të punësuarit dhe në emër të tyre për të tjerët
- Pagesat në para të gatshme dhe refundimet e tatimeve nga të hyrat

b. Aktivitetet investuese
Kjo pjesë e pasqyrës së të ardhurave është mjaft e rëndësishme sepse jep informacion në
lidhje me shumën e shpenzimeve të bëra me qëllim kryesor për sigurimin e rezervave të cilat do
të prodhojnë në të ardhmen të ardhurat e rrjedhës së parave. Këto aktivitete përfshijnë:

- Pagesën me para të gatshme për blerjen e pasurive të patundshme, impianteve e pajimeve


dhe pasurisë së paprekshme
- Arkëtimet në para të gatshme nga shitja e pasurive të patundshme, impianteve e pajimeve
dhe pasurisë së paprekshme
- Pagesat në para të gatshme për të përvetësuar kryegjënë ose instrumentet e borxhit nga
ndërmarrjet e tjera
- Arkëtimet në para të gatshme nga shitja e kryegjësë ose instrumenteve të borxhit ndaj
ndërmarrjeve të tjera
- Dalja e parave të gatshme për avanset dhe kreditë dhënë palëve të tjera (përveç për
avanset dhe kreditë dhënë nga institucionet financiare)
- Hyrja e parave të gatshme si pasojë e ripagimit të avanseve dhe kredive dhënë palëve të
tjera (të ndryshme nga avanset dhe kreditë e institucioneve financiare

13
Standarti Kosovar I Kontabilitetit 8

- 28 -
c. Aktivitetet financuese

Këto janë aktivitete që kryesisht përfundojnë me ndryshime në madhësinë dhe përbërjen e


kapitalit të vet dhe huave të njësisë. Paraqitja në mënyrë të veçuar është e rëndësishme sepse
është e nevojshme në parashikimin e pretendimeve për rrjedhjet e parave në të ardhmen nga ana
e atyre që kanë siguruar burimet e financimit për njësinë. Në këto aktivitete përfshihen:
- Të ardhurat në para të gatshme nga emetimi i aksioneve ose i instrumenteve të tjera të
kryegjësë
- Pagesat në para të gatshme për pronarët e ndërmarrjes për të përvetësuar ose paguar
aksionet e ndërmarrjes
- Të ardhurat në para të gatshme nga lejimi i kredive, fletëobligacioneve, pengjeve dhe
huamarrjeve të tjera afatshkurtëra ose afatgjata
- Ripagesat në para të gatshme të shumave të huazuara
- Pagesat në para të gatshme nga huamarrësi që zvogëlon shumën e detyrimeve të
papaguara të huasë financiare

Paraqitja e një pasqyre të rrjedhës së parasë është mkë interes për përdoruesit e pasqyrave
financiare në disa drejtime:14

- Pasqyra e rrjedhës së parasë u shërben përdoruesve për të vlerësuar aftësinë e njësisë


ekonomike për të prodhuar para dhe ekuivalentë të parave. Ajo u shërben atyre për të
patur mundësinë që të zhvillojnë modele për të vlërsësuar e për të krahasuar rrjedhën e
ardhshme të parave të ndërmarrjeve të ndryshme
- Kur informacioni i marrë nga pasqyra e rrjedhës së parave përdoret së bashku me
informacionin e pasqyrave të tjera financiare, atëherë përdoruesit mund të vlerësojnë
ndryshimet në aktivet neto të një njësie, strukturën financiare të saj, dke përfshirë edhe
likuiditetin e aftësinë paguese të saj, si edhe aftësinë e saj për të siguruar para në kohën e
duhur për të përballuar ndryshimet e alternativat e ndryshme që mund të paraqiten
- Kjo pasqyrë e lehtëson krahasimin, nga përdoruesit, të pasqyrave financiare të njësive
ekonomike të ndryshme në lidhje me ecurinë e aktiviteteve të tyre sepse ajo eliminon
efektin që shkaktojnë në to përdorimi i mënyrave të ndryshme kontabël për ngjarje e
veprime të njëjta
- Kjo pasqyrë gjithashtu siguron informacion edhe në shqyrtimin e marrëdhënieve midis
fitimshmërisë dhe rrjedhës neto të parave si edhe ndikimin në ndryshimin e çmimeve

14
Standardi Kosovar i Kontabiliteti 8 – Pasqyrat mbi rrjedhën e parasë së gatshme (cash
flow)

- 29 -
Pasqyrat Financiare

d. Përcaktimi i arkëtimit dhe i pagesave në para të gatshme

I. Paratë e gatshme të arkëtuara nga blerësit

1. Të hyrat nga shitja gjatë periudhës raportuese


2. Plus – Saldo e llogarive të arkëtueshme në fillim të vitit
3. Minus – Saldo e llogarive të arkëtueshme në fund të vitit
= Paratë e gatshme të arkëtuara

II. Pagesa në para të gatshme furnizuesve dhe puntorëve

1. Kosto e mallrave të shitura – KMSH (gjatë periudhës raportuese)


2. Plus – Saldo e stoqeve në fund të vitit (saldo e periudhës raportuese)
3. Minus – Saldo e stoqeve në fund të vitit (saldo e periudhës paraprake)
= Kosto e mallrave të blera
4. Plus – Saldo e llogarive të pagueshme në fillim të vitit

8. PASQYRA E NDRYSHIMEVE NË EKUITET


Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet identifikon ndryshimet në fitimet e mbajtura nga një
periudhë kontabël të tjetra. Kjo pasqyrë përpilohet si vazhdimësi e pasqyrës së të ardhurave,
ndryshe quhet edhe pasqyrë e fitimeve të mbajtura. Nëse këto ndryshime do të bëheshin tek
fitimet e mbajtura në kuadër të bilancit të gjendjes aty do të krijohej një rrëmujë e vërtetë, por të
gjitha këto rregullime bëhen në pasqyrën e ndryshumeve në ekuitet dhe pastaj gjendja
përfundimtare bartet në bilanc të gjendjes. Kjo pasqyrë tregon balancën fillestare të fitimeve të
mbajtura, të ardhurën neto të periudhës, zvogëluar për çdo dividendë të paguar dhe në fund
balancën përfundimtare të fitimeve të mbajtura.15 Ekuacioni i mëposhtëm përshkruan pasqyrën e
ndryshimeve në ekuitet për bizneset individuale:

Ekuiteti përfundimtar = Ekuiteti fillestar + Investimet – Tërheqjet + Të ardhurat

Tek korporatat në vend të termit “tërheqje” përdoret termi “dividendë e paguar”.

Ndërsa ekuiteti i aksionarëve kalkulohet si vijon:

15
Kontabiliteti financiar (pjesa e dytë), Prishtinë 2007 – Dr.sc.Skënder Ahmeti

- 30 -
Aksionet e zakonshme (regjistruar me vlerë nominale)

+ Premia në aksionet e zakonshme (çmimi i emetimit minus vlera nominale)

+ Aksionet e preferuara (regjistruar me vlerë nominale)

+ Premia në aksionet e preferuara (çmimi i emetimit minus vlera nominale)

+ Fitimet e mbajtura

= Ekuiteti i aksionarëve

Pra të ardhurat neto ndikojnë në rritjen e pasurive dhe në të njejtën kohë rrisin fitimet e
mbajtura, ndërsa dividenda e zvogëlon pasurinë, përkatësisht paranë, dhe në mënyrë të njejtë i
pakëson edhe fitimet e mbajtura, që takfikisht e zvogëlojnë ekuitetin e pronarëve.

9. SHPALOSJET FINANCIARE DHE POLITIKAT KONTABËL

Shpalosjet e pasqyrave financiare iu referohen shpalosjes së informatave të cilat janë të


nevojshme për të prezentuar një përfaqësim gjithëpërfshirës të situatës financiare të një
ndërmarrje dhe rezultatet e aktiviteteve të saja. Në përgjithësi, çdo gjë që është materiale duhet të
shpaloset. Kjo përfshin informatat kualitative dhe kuantitative të cilat mund të konsiderohen si
ndihmë për përdoruesit e pasqyrave financiare.

Shpalosjet zakonisht përfshihen vetëm në pasqyrat financiare të përgatitura për shpërndarje


publike. Për standarde individuale nevojiten informata detale për shpalosjet specifike të cilat janë
të ndërlikuara me temën e standardit.

Të gjitha informatat të cilat janë të domosdoshme që pasqyrat financiare të jenë më të qarta do të


duhej të shpaloseshin. Për shembull, një listë e cila detalizon përbërësit e një shume të prezentuar
në pasqyrën e bilancit si të arkëtueshme afatshkurtëra i ofron përdoruesit informata të
rëndësishme lidhur me përbërësit e shumës totale të të arkëtueshmeve.

Pasqyrat financiare duhet të sigurojnë informata korresponduese për periudhat paraprake në


mënyrë që personat të cilat i përdorin ato me lehtësi të mund t’i krahasojnë rezultatet financiare
të kompanisë në mes periudhave raportuese.

Shpalosjet duhet të tregojnë aktivitetet speciale të cilat kanë ndikim në rezultatet financiare të
ndërmarrjes. Shpalosjet e domosdoshme janë:
• Pasuritë dhe detyrimet
• Ngjarjet pas datës së pasqyrës së bilancit

- 31 -
Pasqyrat Financiare

• Informatat e ndërlidhura me ndryshimet në politikat kontabël siç është ndryshimi i


metodës së vlerësimit të stoqeve
• Informata lidhur me palët e ndërlidhura siç janë: identifikimi, marrëdhënja dhe
transaksioni

Shpalosjet e përgjithsme shpjegojnë rrethanat kur cilado prej supozimeve fundamentale në vijim
nuk janë në përputhje me:
• Me parimin e vazhdueshmërisë së ndërmarrjes
• Kontabiliteti dhe raportimi financiar janë në përputhje me, ose
• Përdoret metoda e parimit akrual

Kur supozimet fundamentale të kontabilitetit përcjellen në pasqyra financiare, shpalosjet e


supozimeve fundamentale nuk kërkohen.

Teknikat e shpalosjes
Edhe pse SKK-të nuk kërkojnë informata specifike për shpalosje në pasqyra financiare, disa
teknika themelore të shpalosjes po përdoren shumë shpesh.

Shpalosjet e politikave kontabël


Shpalosja e politikave kontabël tregon alternativat e politikave kontabël të cilat janë përdorur
nga ndërmarrja, kërkon shpalosje të plotë të të gjitha politikave kontabël, dhe përfshinë disa lloje
primarë të politikave kontabël.
Politika kontabël përfshinë parimet, marrëveshjet, rregullat dhe procedurat e adoptuara nga
menaxhmenti i ndërmarrjes për të përgatitur dhe prezentuar pasqyrat financiare. Për arsye se
politika të ndryshme kontabël mund të jenë në dispozicion për një lloj aktiviteti, me vëmendje
duhet të zgjidhet dhe aplikohet ajo politikë. Politika e zgjedhura në mesin e alternativave ne
dizpozicion sipas SKK do të duhej të shpaloseshin dhe të prezentonin rezultatet e aktiviteteve të
ndërmarrjes.16

Pasi që SKK lejon metoda alternative të kontabilitetit për lloje të caktuara të aktivitetit, një
ndërmarrje do te duhej të shpaloste politikat financiare kontabël të cilat i aplikon kur alternativat
janë në dispozicion. Shembull të disa aktivitete të cilat normalisht kërkojnë shpalosje të politikës
përfshijnë:
• Politikën e njohjes së të hyrave
• Vlerësimi i stoqeve
• Llojet e amortizimit, jetën e përdorimit, metodat e vlerësimit

Një shpalosje e qartë dhe koncize duhet të bëhet për të gjitha politikat e rëndësishme kontabël të
përdorura nga ana e ndërmarrjes.

Shpalosjet e politikave kontabël do të duhej normalisht të vendoset duke përcjellur shpalosjet e


përgjithshme të bëra në fusnota të pasqyrave financiare.
16
Standardi Kosovar i Kontabiliteti

- 32 -
Shpalosjet e pasqyrave të bilancit
Zërat në vijim janë shpalosjet kryesore të cilat duhet të përfshihen në pasqyrën e bilancit:
• Stoqet
• Pasuritë fikse
• Investimet afatgjata
• Të arkëtueshmet afatgjata
• Pasuritë tjera afatgjata
• Instrumentet financiare
• Lizingët
• Ekuiteti i aksionarit

Shpalosjet e përgjithme, për të gjitha pasuritë, përfshijnë shënime lidhur me cilatdo restrikcione
ndaj ndërmarrjes për të futur në përdorim të plotë pasuritë.17 Kjo do të përfshinte restrikcionet siç
janë bilancet minimale të kërkuara në llogaritë bankare, hipotekat në patundshmëri, ose pasuritë
e lëna peng si garanci për huatë.

Shpalosjet e stoqeve
Shpalosjet e stoqeve përfshijnë si vijon:
• Metodat e vlerësimit të stoqeve
• Shuma e evidencuar sipas klasifikimit të stoqeve, siç janë lënda e parë dhe produkti final
dhe stoqet e përgjithme
• Shuma dhe arsyet për çfardo anulimi të stoqeve të shlyera
• Kostot e stoqeve të njohura si shpenzime në pasqyrat e të ardhurave për raportim
financiar
• Bilancet e stoqeve sipas vlerës së arkëtueshme

Shpalosjet e pasurive fikse


Shpalosjet e pasurive fikse kërkojnë që shpalosjet për secilin lloj të pasurisë të bëhet si vijon:
• Parimi i matjes, shembull, kostoja historike ose rivlerësimi
• Metoda e amortizimit
• Jeta e përdorimit ose shkalla e amortizimit
• Amortizimi fillestar dhe përfundimtarë i akumuluar i pasurive fikse ose kostot për
periudhën raportuese
• Harmonizimi i bilanceve fillestare dhe përfundimtare duke treguar çdo ndryshim
• Angazhimet për blerje të pasurive fikse
• Të dalat nga ndërtimet në progres
17
Kontabiliteti Financiare 3 – Shoqata e kontabilisteve dhe auditoreve te Kosoves

- 33 -
Pasqyrat Financiare

Shpalosjet e investimeve afatgjata


Për investime afatgjata, shpalosin:
• Emrin, shtetin, dhe përqindjen e interesit të pronësisë për subvencione të rëndësishme, të
cilat janë ato që përfaqësojnë 10 % ose më shumë të të hyrave, pasurive ose të ardhurave
neto të totalit të ndërmarrjes.
• Kompanitë e lidhura dhe të rëndësishme, që do të thotë, ato të cilat përfaqësojnë 10 %
ose më shumë të të hyrave, pasurive ose të ardhurave neto të totalit të ndërmarrjes
shpalosjet do të duhej të përfshinin përshkrimin, interesin e pronësisë dhe metodën
kontabël.
• Investimet tjera, duke përfshirë metodat vlerësimit, një tregues i vlerës së tregut, dhe
rivlerësimi i informatave.18

Investimet afatgjata përfshijnë ato në subvencione dhe kompani të shoqëruara. Subvencionuesit


janë ndërmarrjet të cilat janë të kontrolluara nga ndërmarrja raportuese. Informatat financiare të
subvencionuesve duhet të përfshihen në pasqyrat financiare të ndërmarrjes raportuese dhe duhet
të raportohen sipas konsolidimit. Kompanitë e shoqëruara janë ato ndërmarrje mbi të cilat
ndërmarrja raportuese ka një ndikim të rëndësishëm por më pak se kontrollë.

Shpalosja e të arkëtueshmeve afatgjatë


Për të arkëtueshmet afatgjata shpalosë:
• Llogaritë dhe borxhet e arkëtueshme nga tregtimi
• Të arkëtueshmet nga drejtorët
• Të arketueshmet në mes kompanive
• Të arkëtueshmet nga kompanitë e lidhura

Shpalosjet e pasurive tjera afatgjata


Për pasuritë tjera afatgjate shpalosë:
• Goodwill
• Pasuritë tjera të paprekshme
• Tatimet e shtyra, të cilat janë shpalosur duke u prezentuar ndarazi pasqyrën e bilancit si
pasuri ose detyrime

Shpalosjet e pasqyrave financiare


Qëllimi kryesor i shpalosjeve për investime është t’u ofroj lexuesve të parsyrave financiare
mundësinë për të vlerësuar rrezikun e ndërmarrë nga ndërmarrja. Rreziqet e lidhura me
investimet përfshijnë rrezikun e çmimit, rrezikun e kredisë, rrezikun e likuiditetit dhe rrezikun e
rrjedhës së parasë së gatshme.

Në përgjithësi ndërmarrja duhet të siguroj informatat e nevojshme për të vlerësuar rrezikun e


ndërmarrë nga ana e ndërmarrjes. Informatat e kërkuara përfshijnë të dhënat lidhur me kushtet
18
Standardi Kosovar i Kontabiliteti

- 34 -
dhe karakteristikat e investimeve të ndërmarrjes, si dhe një diskutim se si ndërmarrja menaxhon
rrezikun e ndërlidhur me investime.

Shpalosjet e instrumenteve financiare specifike përfshijnë:


• Informata lidhur me kushtet dhe rrethanat e pasurive financiare, detyrimeve dhe
instrumenteve të ekuitetit
• Tarifat efektive të interesit
• Data e ndërrimit të interesit në kontratë para skadimit ose data e skadimit
• Eksponimi maksimal i rrezikut kreditor nëse pagesat e kontraktuara nuk bëhen

Shpalosjet e lizingut
Për lizingët, lizingmarrësi shpalosë:
• Shuma e evidencuar e pasurisë së marrë në lizing sipas lizingut financiar
• Shuma e pagesave minimale të lizingut deri në datën e skadimit
• Përshkrimi i marrëveshjeve specifike të lizingut, përfshirë opcionet dhe restrikcionet e
lizingut financiar

Për lizingët, lizingmarrësi shpalosë:


• Harmonizimin e bilanceve të lizingut dhe të aktiviteteve të shoqëruara në fillim dhe në
fund të periudhës raportuese për lizing financiar
• Përshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme të lizingut
• Për lizingët operativ, informatat në bilanc dhe amortizimin e akumuluar të pasurisë së
dhënë në lizing19

Shpalosjet e ekuitetit të aksionarëve


Shpalosjet e ekuitetit të aksionarëve përfshijnë:
• Përshkrimi, natyra dhe qëllimi i bilancit të rezërvave
• Shuma e dividendëve të propozuar
• Për çdo klasë të aksioneve të zakonshme dhe të preferuara:
− Numri i aksioneve të autorizuara
− Numri i aksioneve të emetuara, përfshirë bilancet e paguara dhe të papaguara
− Vlera nominale
− Harmonizimi i bilanceve të papaguara në fillim dhe në fund të periudhës
− Të drejtat, preferencat dhe ristrikcionet
− Shuma e aksioneve të thesarit

19
Standarti Kosovare I Kontabilitetit 1

- 35 -
Pasqyrat Financiare

Shpalosjet e kontingjencive dhe angazhimeve


Për kontigjencitë dhe angazhimet shpalosë:
• Përshkrimin, vlerësimet dhe pasiguritë financiare të lidhura, pasuritë kontigjente dhe
detyrimet kontingjente
• Angazhimet për shpenzimet kapitale të ardhshme

Shpalosjet e provizioneve
Për provizione shpalosë:
• Një harmonizim të bilancit fillestar dhe mbyllës, duke treguar ndryshimet gjatë
periudhës
• Një përshkrim i shkurtër dhe faza e pritur e rrjedhës ekonomike
• Treguesit e çfardo pasigurie dhe kompenzimet e pritura20

Shpalosjet e pasqyrës së të ardhurave


Vetëm aktiviteti i cili ka ndodhur duhet të shpaloset. Për shembull, një ndërmarrje nuk ka
zëra të jashtëzakonshëm, linja për zëra të jashtëzakonshëm do të paraqitet në pasqyrën e të
ardhurave.

Shpalosjet e investimeve
Shpalosjet e investimeve të ndërlidhura me pasqyrën e të ardhurave përfshijnë:
• Shumat e rëndësishme prej interesit, të drejtat e autorit dhe qiramarrjet
• Përfitimet dhe humbjet nga shitjet e investimeve
• Ndryshimet në vlerën në dispozicion për shitje dhe tregtim të investimeve
• Më shumë se reduktim të përkohshëm të investimeve afatgjata

Shpalosjet e tatimit mbi të ardhurat


Shpalosjet e tatimit mbi të ardhurat përfshijnë:
• Përbërësit kryesor të shpenzimeve të tatimit
• Shpenzimet e tatimit për zërat e ngarkuar ose kredituar të tatimit
• Shpenzimet e tatimit të ndërlidhura me zërat e jashtëzakonshëm
• Harmonizimi i shpenzimeve të tatimit, tatimi i shyrë dhe tarifat e aplikueshme tatimore
• Informata lidhur me ndryshimet e përkohshme përfshirë llojin, shumën, tatimin e
ndërlidhur dhe datën e skadimit

20
Standarti Kosovar I Kontabilitetit

- 36 -
Shpalosjet e zërave të jashtëzakonshëm
Shpalosja e zërave të jashtëzakonshëm kërkohet nëse një zë i tillë paraqitet në pasqyra
financiare. Çdo zë kërkon shpalosje të ndarë. Shpalosjet përfshijnë:21
• Llojin e fitimit ose humbjes së jashtëzakonshme
• Shumën e secilit zë të jashtëzakonshëm

Shpalosjet e hulumtimeve dhe zhvillimit


Shpalosjet e kërkuara të hulumtimeve dhe zhvillimit përfshijnë:
• Shumën e kostove të shpenzuara gjatë periudhës raportuese
• Për kostot e zhvillimeve të kapitalizuara informata lidhur me metodën dhe tarifat

Shpalosjet e palëve të ndërlidhura


Palët e ndërlidhura identifikohen nga marrdhënja në të cilën njëa palë ka aftësinë të
kontrolloj ose të ketë ndikim të rëndësishëm ndaj palës tjetër në marrjën e vendimeve financiare
ose operative.

Palët e ndërlidhura përfshijnë:


• Nërmarrjet të cilat janë të kontrolluara nga një ndërmarrje tjetër
• Ndërmarrjet e lidhura
• Individët të cilët kanë marrëdhënjë me ndërmarrjen e cila u jpe atyre ndikim të
rëndësishëm mbi vendimet ekonomike dhe financiare nga ana e ndërmarjes
• Përsoneli kryesor i menachmentit të cilët janë përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe
kontrollimin e aktiviteteve të ndërmarrjes
• Anëtarët e familjes së ngushtë të personelit kryesor të menaxhmentit të ndërmarrjes

Transaksionet e palëve të ndërlidhura janë të zakonshme në biznes. Është më rëndësi për palët e
ndërlidhura që transkcionet të shpalosen në mënyrë që përdoruesit e pasqyrave financiare të kenë
mirëkuptim të plotë të pasqyrave financiare të ndërmarrjes.

Pasi që palët e ndërlidhura mund të afektojnë vëllimin ose vendosjen e çmimeve të


transakcioneve në mes të entiteve të ndërlidhura, informatat lidhur me këto marrëdhënje dhe
transakcione shpalosen.

Shpalosjet e kërkuara:
• Treguesit e vëllimit të transakcionit
• Shumat e zërave të papaguar siç janë të pagueshmet dhe të arkëtueshmet në datën e
pasqyrës së bilancit
• Politikat e vendosjes së çmimeve të përdorura për transakcione më palët e ndërlidhura
• Për marrdhënjet e palëve të dnërlidhura të cilat përfshijnë kontrollin, dhe nëse nuk
ndodhin transakcione në mes të palëve gjatë periudhës raportuese, marrëdhënia duhet të
identifikohe.
21
Kontabiliteti financiar (pjesa e dytë), Prishtinë 2007 – Dr.sc.Skënder Ahmeti

- 37 -
Pasqyrat Financiare

Shpalosjet e fitimit për aksion


Shpalosjet e fitimeve për aksion përfshijnë:
• Fitimet ose humbjet për aksion
• Harmonizimi i aksioneve dhe fitimeve të përdorura në kalkulimin e fitimeve për aksion,
siç janë kalkulimet e aksioneve të zakonshme dhe shumave të paguara të dividendëve të
preferuar22

Shpalosjet e dividendëve për aksion


Shpalosjet e dividendëve për aksion përfshijnë shumat e dividendëve të deklaruar ose të paguar
për aksion për periudhën raportuese.

Renditja e prezentimit
Rendtitja e prezentimit lidhur me shënimet e pasqyrave financiare është:
1. Deklarata e përputhjes me SKK-të
2. Deklarata e politikave kontabël dhe parimet e kostos të përdorura për matje
3. Informata përkrahëse për zërat në pasqyrat financiare
4. Shpalosjet tjera, përfshirë angazhimet, kontingjencitë dhe zërat jofinanciar siç janë
identifikimi i palëve të ndërlidhura

22
Standardi Kosovar i Kontabiliteti

- 38 -
10. PËRFUNDIMI

Qëllimi i këtije studimi ishte që të kutojmë rendësin dhe roline e pasqyrave financiare
Ne bazë të gjithë këtije studimi dhe duke u bazuar në të gjitha ato që u thanë lidhur me
pasqyrat financiare mund të themi lirshëm se pasqyrat financiare kanë rëndësi të madhe dhe të
veçantë, prej të cilave përfitojnë shumë subjekte, duke filluar prej subjektit që i përpilon ato,
përkatësisht për menaxhmentin e atij subjekti, pastaj investitorëve potencial, të punësuarve në atë
kompani, kredidhënësit të ndryshëm siç janë bankat dhe institucionet tjera kredidhënëse, pastaj
furnitorëve dhe kreditorëve tjerë tregtarë, klientëve, qëverisë dhe ministrive përkatëse, e
kontretisht këtu edhe Administratës Tatimore të Kosovës për të kontrolluar pagesën e tatimeve,
si dhe janë të rëndësishme edhe për shumë subjekte dhe individë të ndryshëm që janë të lidhur
me biznesin dhe ekonominë në tërësi.

Në anën tjetër puna e kontabilistëve mund të themi se është e rregulluar mirë me anë të
Standardeve Kosovare të Kontabilitetit dhe rregulloreve të shumta që janë në fuqi, si dhe ligjet
që janë procedurë të miratimit, sigurisht duke shprehur këtu edhe nevojën për ndryshime dhe
avancime të ndryshme pasi që nuk mund të themi se janë të përkryera.

Përfitues nga ky studim në radhë të parë jemi ne studentët të cilët realisht informohemi me
zhvillimin e pasqyrave financiare dhe të ndikimit ne Komani apo Instuticione, respektivisht se si
funksionojne pasqyrate financiare me përparësitë dhe mangësitë e tyre. Përfitues më të mëdhenjë
janë bizneset afariste që janë aplikues të pasqyrave financiare, po ashtu që këto biznese të jenë në
hapa me zhvillimin e pasqyrave financiare, si dhe organet qeveritare që të hartojnë politika më
favorizuese për të ngritur nivelin e zhvillimit ekonomik të vendit. Po ashtu përfitues nga ky
studim është dhe universiteti i cili grumbullon material studiues mbi aktualitetin e pasqyrave
financiare ne Kosovës.

Duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e madhe që kanë pasqyrat financiare për një shtet me
ekonomi të zhvilluar e përmbylli këtë Punim Diplome.

- 39 -
Pasqyrat Financiare

Literatura

1. Kontabiliteti financiar, Tiranë 2003 – Prof.As.Dr. Sotiraq Dhamo

2. Kontabiliteti i avancuar, Tiranë 2005 – Prof.As.Dr. Sotiraq Dhamo

3. Kontabiliteti financiar (pjesa e parë), Prishtinë 2007 – Dr.sc.Skënder Ahmeti

4. Kontabiliteti financiar (pjesa e dytë), Prishtinë 2007 – Dr.sc.Skënder Ahmeti

5. Kontabiliteti financiar I – Shoqata e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës

6. Kontabiliteti financiar II – Shoqata e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës

7. Kontabiliteti financiar III – Shoqata e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës

8. Rregulloret komerciale – Shoqata e kontabilistëve dhe auditorëve të Kosovës

9. Kontabiliteti, Prishtinë 2001 – Prof.Dr. Hajrullah Gorani

10. Kontabiliteti i informatizuar, Prishtinë 2007 – Prof.Dr.Hajrullah Gorani

11. Standardi Kosovar i Kontabiliteti 1 – Prezentimi i pasqyrave financiare

12. Standardi Kosovar i Kontabiliteti 1 – Shënime shpjeguese

13. Standardi Kosovar i Kontabiliteti 8 – Pasqyrat mbi rrjedhën e parasë së gatshme (cash
flow)

14. www.usaidkcbs.com

- 40 -

You might also like