You are on page 1of 18

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara

SKK 14 TRAJTIMI KONTABËL I INVESTIMEVE NË PJESËMARRJE DHE SIPËRMARRJE TË PËRBASHKËTA

Pg.

STANDARDI KOMBËTAR I KONTABILITETIT NR. 14 - TRAJTIMI KONTABËL I INVESTIMEVE NË PJESËMARRJE DHE SIPËRMARRJE TË
PËRBASHKËTA - I PËRMIRËSUAR

PËRMBAJTJA Paragrafët

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES 1-3

FUSHA E ZBATIMIT 4

PËRKUFIZIMET KRYESORE 5

INVESTIMET NË PJESËMARRJE 6-12


Pjesëmarrja 6-7
Matja – zgjedhja e politikës kontabël 8-11
Paraqitja e pasqyrave financiare 12

INVESTIMET NË SIPËRMARRJET E PËRBASHKËTA 13-26


Sipërmarrja e përbashkët 13-14
Aktivitetet e kontrolluara bashkërisht 15-16
Aktivet e kontrolluara bashkërisht 17-18
Njësitë ekonomike të kontrolluara bashkërisht 19
Matja – zgjedhja e politikës kontabël 20-23
Transaksionet midis një sipërmarrësi dhe një sipërmarrjeje të përbashkët 24-25
Nëse investitori nuk ka kontroll të përbashkët 26

SHËNIMET SHPJEGUESE 27-31


Investimet në pjesëmarrje
27-29
Investimet në sipërmarrjet e përbashkëta 30-31

DATA E HYRJES NË ZBATIM 32

KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NJËSITË EKONOMIKE


TË VOGLA DHE TË MESME (NVM) 33

BAZA E KONKLUZIONEVE
UDHËZIM PËR ZBATIMIN E SKK 14
OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES
1 Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit 14, ―Trajtimi kontabël i investimeve në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta” (‗SKK 14‘ ose ‗Standardi‘), nxjerrë
dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, si dhe shpallur nga Ministria e Financës, i ndryshuar, është të vendosë rregullat e kontabilizimit dhe, të paraqitjes së
pjesëmarrjeve dhe sipërmarrjeve të përbashkëta në pasqyrat financiare, të përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Shqipërisë. Këto standarde
bazohen në parimet e kontabilitetit dhe raportimit, të pranuara në shkallë ndërkombëtare, kërkesat e përgjithshme të të cilave përshkruhen në Ligjin nr. 9228, datë 29 prill
2004 ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, i ndryshuar, nxjerrë në prill 2004.
2 SKK 14 mbështetet në standardin ndërkombëtar të kontabilitetit SNK 27, “Pasqyrat financiare individuale dhe të konsoliduara”, SNK 7, “Pasqyrat e fluksit të parasë”,
SNK 28, “Investimet në pjesëmarrje”, SNK 21, ―Efektet e ndryshimeve në kursin e këmbimit” dhe interpretimin SIC 12. SKK 14 është ndryshuar për t‘u bërë i
krahasueshëm me Seksionin 14 “Investimet në pjesëmarrje” dhe Seksionin 15 ―Investimet në sipërmarrjet e përbashkëta” të Standardit Ndërkombëtar të Raportimit
Financiar për Njësitë Ekonomike të Vogla dhe të Mesme (SNRF për NVM). Një krahasim i SKK-së me SNRF për NVM-të është dhënë në paragrafin 33. Për rastet që nuk
janë trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga SKK 14 ose ndonjë SKK tjetër, drejtuesit e njësisë ekonomike raportuese duhet që, me miratimin e Këshillit Kombëtar të
Kontabilitetit, të aplikojnë politika të tilla që sigurojnë një pasqyrim të vërtetë e të besueshëm të pozicionit financiar, performancës financiare, dhe ndryshimeve të fluksit të
parasë së njësisë ekonomike raportuese, siç kërkohet në nenin 9 të Ligjit nr. 9228, datë 29 prill 2004 ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, i ndryshuar, nxjerrë në
prill 2004.
3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të materialitetit. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit nuk do të zbatohen për zërat jomaterialë. Parimi i
materialitetit përkufizohet dhe sqarohet në paragrafët 40 deri 90 të SKK 1.
FUSHA E ZBATIMIT
4
Ky standard zbatohet për:
a) trajtimin kontabël të pjesëmarrjeve në pasqyrat e konsoliduara financiare dhe në pasqyrat financiare të një investitori që nuk është një shoqëri mëmë, por që ka një
investim në një ose më shumë pjesëmarrje. Paragrafët 6-12 përcakton kërkesat për trajtimin kontabël të pjesëmarrjeve në pasqyrat financiare të veçanta;
b) për trajtimin kontabël të sipërmarrjeve të përbashkëta në pasqyrat financiare të konsoliduara dhe në pasqyrat financiare të një investitori që nuk është një shoqëri mëmë,
por që ka një interes sipërmarrës në një ose më shumë sipërmarrje të përbashkëta. Paragrafët 13-26 përcaktojnë kërkesat për trajtimin kontabël të interesit të një sipërmarrësi
në një sipërmarrje të përbashkët në pasqyrat financiare të veçanta.

PËRKUFIZIMET KRYESORE
5 Më poshtë jepen përkufizimet e disa termave kryesore, të përdorur në këtë standard:

Ndikimi i ndjeshëm është aftësia për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve, në lidhje me politikat financiare dhe të shfrytëzimit të njësisë ku investohet, por jo kontrolli
mbi këto vendime.

Pjesëmarrja është njësia, mbi të cilën një investitor ka një influencë të ndjeshme, por që nuk është njësi e kontrolluar nga investitori.

Sipërmarrja e përbashkët është një marrëveshje kontraktuale, ku dy ose më shumë palë marrin përsipër një aktivitet ekonomik, i cili është nën kontroll të përbashkët.

Njësia mëmë është një njësi që zotëron një ose më shumë njësi të kontrolluara.

Interesi i pakicës është pjesa e fitimit (humbjes) dhe e aktiveve neto të një njësie të kontrolluar, e cila u takon atyre pjesëve të kapitalit, të cilat nuk zotërohen në mënyrë të
drejtpërdrejtë ose të tërthortë (nëpërmjet njësive të kontrolluara) nga njësia mëmë.

Një biznes është një tërësi veprimtarish të integruara, të kryera e të drejtuara me qëllim përfitimi që të arrihet:
a) një kthim/fitim për investitorët;
b) kosto më të ulëta ose përfitime të tjera ekonomike.

INVESTIMET NË PJESËMARRJE
Pjesëmarrja
6 Një pjesëmarrje është një njësi ekonomike, qoftë dhe e paorganizuar juridikisht si p.sh shoqëri e thjeshtë, mbi të cilën investitori ka ndikim të rëndësishëm, e cila nuk është
as njësi e kontrolluar dhe as interes në një sipërmarrje të përbashkët.
7 Në përputhje me këtë Standard, pjesëmarrjet janë të gjitha ato njësi mbi të cilat investitori ka një ndikim të rëndësishëm në politikat e saj financiare dhe të shfrytëzimit, por
nuk i kontrollon ato. Ndikimi i rëndësishëm presupozohet se ekziston kur investitori zotëron në mënyrë direkte ose të tërthortë, nëpërmjet shoqërive të kontrolluara, më
shumë së 20% të së drejtës votuese të pjesëmarrjes, përveç rasteve përjashtimore kur mund të tregohet qartë se një zotërim i tillë nuk përbën ndikim të ndjeshëm. Ndikimi
i ndjeshëm mund të ekzistojë, edhe nëse zotërohen më pak së 20%, kur një ndikimi i tillë mund të demonstrohet qartë. Një investitor nuk përjashtohet të ketë ndikim të
ndjeshëm, edhe pse një investitor tjetër mund të ketë një pronësi të konsiderueshme ose shumicën.

Ekzistenca e ndikimit të ndjeshëm karakterizohet nga faktorët e mëposhtëm:

(a) përfaqësimi në drejtim ose në organin më të lartë të mbikëqyrjes;


(b) pjesëmarrje në vendimet mbi hartimin e politikës së biznesit të njësisë ku është kryer investimi;
(c) transaksione materiale mes njësisë që investon dhe njësisë ku është kryer investimi;
(d) ndërshkëmbim i personelit drejtues, mes njësisë që investon dhe njësisë ku është kryer investimi;
(e) shkëmbimi i informacionit teknik, mes njësisë që investon dhe njësisë ku është kryer investimi.
Matja - zgjedhja e politikës kontabël
8
Një investitor do të trajtojë të gjitha investimet e tij në pjesëmarrje duke përdorur njërin prej modeleve në vijim:

(a) sipas modelit të kapitalit në pasqyrat financiare të konsoliduara të investitorit (shih paragrafin 9);
(b) sipas modelit te kostos në pasqyrat financiare individuale të investitorit (shih paragrafët 10-11).
Modeli i kapitalit
9 Sipas modelit të kapitalit, një investim në pjesëmarrje njihet fillimisht me çmimin e transaksionit (duke përfshirë kostot e transaksionit) dhe rregullohet më pas për të
pasqyruar pjesën e investitorit në fitimin ose humbjen e pjesëmarrjes.

(a) Shpërndarjet dhe rregullimet e tjera në vlerën kontabël. Shpërndarjet e marra nga investimi në pjesëmarrje ulin vlerën kontabël të investimit. Rregullimet në vlerën
kontabël mund të jenë të nevojshme si pasojë e ndryshimeve në kapitalin e pjesëmarrjes si rezultat i zërave që prekin kapitalin (p.sh pagesa e dividendëve, rritja ose
pakësimi i kapitalit themeltar, por duke përjashtuar riklasifikimet brenda kapitalit, si p.sh krijimi i rezervave ligjore).

(b) Të drejtat votuese të mundshme. Edhe pse në përcaktimin nëse ekziston ose jo ndikim i ndjeshëm merren në konsideratë të drejtat votuese të mundshme, një
investitor do të masë pjesën e tij në fitimin ose humbjen e pjesëmarrjes dhe pjesën e tij në ndryshimet në kapitalin e pjesëmarrjes mbi bazën e interesave të pronësisë
aktuale. Në këtë matje nuk do të pasqyrohet ushtrimi ose konvertimi i mundshëm i të drejtave votuese të mundshme.

(c) Emri i mirë i nënkuptuar dhe rregullimet e vlerës së drejtë. Menjëherë me kryerjen e investimit në një pjesëmarrje, një investitor do të kontabilizojë çdo diferencë
(qoftë pozitive ose negative) midis kostos së investimit dhe pjesës së investitorit në vlerat e drejta të aktiveve neto të identifikueshme të pjesëmarrjes në përputhje me SKK
9. Pas kryerjes së investimit, investitori do të rregullojë pjesën e tij në fitimet apo humbjet e pjesëmarrjes për amortizimin shtesë të aktiveve të amortizueshme të
pjesëmarrjes (duke përfshirë edhe emrin e mirë) në bazë të tejkalimit të vlerave të tyre të drejta mbi vlerat kontabël të tyre në datën e kryrjes së investimit.

(d) Zhvlerësimi. Nëse ka tregues se një investim në një pjesëmarrje mund të jetë zhvlerësuar, një investitor do të testojë për zhvlerësim tërë vlerën kontabël të investimit,
si një aktiv i vetëm, në përputhje me SKK 5. Çdo emër i mirë i përfshirë si pjesë e vlerës kontabël të investimit në pjesëmarrje nuk testohet veças për zhvlerësim por, si
pjesë e testit për zhvlerësim të investimit si një i tërë.

(e) Transaksionet e investitorit me pjesëmarrjet. Në qoftë se një pjesëmarrje kontabilizohet duke përdorur metodën e kapitalit, investitori do të eleminojë fitimet dhe
humbjet e parealizuara që rezultojnë nga transaksionet nga poshtë-lartë (pra nga pjesëmarrja tek investitori) dhe nga lartë-poshtë (pra nga investitori tek pjesëmarrja) në
masën e interesit të investitorit në pjesëmarrje. Humbjet e parealizuara për transaksione të tilla mund të evidentojnë një zhvlerësim të aktivit të transferuar.

(f) Data e pasqyrave financiare të pjesëmarrjes. Kur zbatohet modeli i kapitalit, investitori duhet të përdorë pasqyrat financiare të pjesëmarrjes të të njëjtës datë me atë
të pasqyrave financiare të tij, me përjashtim kur kjo është e pamundur. Në qoftë se është e pamundur në gjë e tillë, investitori duhet të përdorë pasqyrat financiare më të
fundit të pjesëmarrjes që ai ka të disponueshme, me rregullimet e bëra për efektet e çdo transaksioni të rëndësishëm apo ngjarjeve që ndodhin midis dy periudhave kontabël.

(g) Politikat kontabël të pjesëmarrjes. Nëse pjesëmarrja përdor politika kontabël, që ndryshojnë nga ato të investitorit, investitori do të rregullojë pasqyrat financiare të
pjesëmarrjes për të pasqyruar politikat e tij kontabël me qëllim të zbatimit të modelit të kapitalit, përveçse kur një gjë e tillë është e pamundur.
(h) Humbjet më të larta se investimi. Nëse pjesa e humbjes e investitorit në një pjesëmarrje është e barabartë ose tejkalon shumën e investimit të tij në të, investitori do
të ndërpresë njohjen e pjesës së tij në humbjet e ardhshme. Pasi interesi i investitorit është ulur në zero, investitori duhet të njohë humbje shtesë nëpërmjet një provizioni
(shih SKK 6 Provizionet, pasivet dhe aktivet e kushtëzuara) vetëm në atë masë që investitori është përfshirë në detyrime ligjore ose konstruktive ose ka bërë pagesa në emër
të pjesëmarrjes. Nëse pjesëmarrja më pas raporton fitime, investitori do të rifillojë të njohë pjesën e tij në këto fitime vetëm pasi kjo pjesë të jetë e barabartë me pjesën e
humbjeve të panjohura.

(i) Ndërprerja e modelit të kapitalit. Një investitor do të pushojë së përdoruri metodën e kapitalit nga data që ka pushuar ndikimi i ndjeshëm.

(i) Në qoftë se pjesëmarrja bëhet një njësi e kontrolluar ose sipërmarrje e përbashkët, investitori do rimasë interesin e kapitalit të tij mbajtur më parë me vlerën e drejtë
dhe do të njohë fitimin ose humbjen neto që rezulton, në qoftë se ka, në fitim ose humbje.

(ii) Në qoftë se investitori humb ndikimin e ndjeshëm mbi një pjesëmarrje si rezultat i një shitje të plotë ose të pjesshme, ai do ta çregjistrojë pjesëmarrjen dhe do të
njohë në fitim apo humbje diferencën midis, nga njëra anë, shumës së të ardhurave të marra plus vlerën e drejtë të çdo interesi të mbetur dhe, nga ana tjetër, vlerës kontabël
të investimit në pjesëmarrje në datën që ka humbur ndikimi i ndjeshëm. Pas kësaj, investitori do të bëjë trajtimin kontabël për ndonjë interes të mbetur sipas SKK 3
Instrumentet financiare.

(iii) Në qoftë se investitori humb ndikimin e ndjeshëm për arsye të ndryshme nga shitja e pjesshme e investimit të tij, investitori do ta konsiderojë vlerën kontabël të
investimit në këtë datë si një bazë për koston e re dhe do ta kontabilizojë investimin sipas SKK 3.

Modeli i kostos
10 Një investitor duhet të masë investimet e tij në pjesëmarrje me kosto pakësuar me ndonjë humbje nga zhvlerësimi i akumuluar i njohur në përputhje me SKK 5 Aktivet
afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale.
11 Investitori do të njohë dividendët dhe shpërndarjet e tjera të marra nga investimi si të ardhura pa marrë parasysh nëse shpërndarjet janë nga fitimet e akumuluara të
pjesëmarrjes para ose pas datës së blerjes.
Paraqitja e pasqyrave financiare
12 Një investitor duhet të klasifikojë investimet në pjesëmarrje si aktive afatgjata.
INVESTIMET NË SIPËRMARRJET E PËRBASHKËTA
Sipërmarrja e përbashkët
13 Kontrolli i përbashkët është ndarja, sipas një marrëveshjeje kontraktuale, e kontrollit mbi një aktivitet ekonomik, dhe ekziston vetëm kur vendimet strategjike financiare dhe
të shfrytëzimit që lidhen me aktivitetin kërkojnë pëlqimin unanim të palëve që ndajnë kontrollin (sipërmarrësit).
14 Një sipërmarrje e përbashkët është një marrëveshje kontraktuale sipas të cilës dy apo më shumë palë ndërmarrin një veprimtari ekonomike që është subjekt i kontrollit të
përbashkët. Sipërmarrjet e përbashkëta mund të marrin formën e aktiviteteve të kontrolluara së bashku, të aktiveve të kontrolluara së bashku, ose të njësive të kontrolluara
së bashku.
Aktivitetet e kontrolluara bashkërisht
15 Funksionimi i disa sipërmarrjeve të përbashkëta kërkon përdorimin e aktiveve dhe burimeve të tjera të sipërmarrësve dhe jo krijimin e një korporate, shoqërie të thjeshtë ose
të një njësie ekonomike tjetër, apo të një strukture financiare që është e ndarë nga vetë sipërmarrësit. Çdo sipërmarrës përdor aktivet afatgjata materiale të veta, dhe
inventarët e vet. Ai gjithashtu kryen shpenzimet e veta, ka detyrimet e veta dhe siguron financimet e tij, të cilat krijojnë detyrimet e tij. Aktivitetet e sipërmarrjes së
përbashkët mund të kryhen nga punonjësit e sipërmarrësit përbri aktiviteteteve të ngjashme të sipërmarrësit. Marrëveshja e përbashkët e sipërmarrjes zakonisht përbën
mjetin me anën e të cilit të ardhurat nga shitja e produktit të përbashkët dhe çdo shpenzim i bërë në mënyrë të përbashkët ndahen midis sipërmarrësve.
16 Në lidhje me interesat e tij në aktivitetet e kontrolluara bashkërisht, një sipërmarrës do të njohë në pasqyrat financiare të tij:
(a) aktivet që ai kontrollon dhe detyrimet që i lindin, dhe
(b) shpenzimet që ai bën dhe pjesën e tij të të ardhurave që fiton nga shitja e mallrave ose shërbimeve nga sipërmarrja e përbashkët.
Aktivet e kontrolluara bashkërisht
17 Disa sipërmarrje të përbashkëta kerkojnë kontrollin e përbashkët, dhe shpesh pronësinë e përbashkët, nga sipërmarrësit të një ose më shumë aktiveve të kontribuara, ose të
fituara për qëllim të sipërmarrjes së përbashkët dhe të dedikuar për qëllimet e sipërmarrjes së përbashkët.
18 Në lidhje me interesin e tij në një aktiv të kontrolluar bashkërisht, një sipërmarrës do të njohë në pasqyrat e tij financiare:
(a) pjesën e tij në aktivet e kontrolluara bashkërisht, të klasifikuara sipas natyrës së tyre;

(b) të gjitha detyrimet që ai ka krijuar;

(c) pjesën e tij në çdo detyrim të krijuar së bashku me sipërmarrësit e tjerë në lidhje me sipërmarrjen e përbashkët;

(d) të ardhurat nga shitja ose përdorimi i pjesës së tij në prodhimin e sipërmarrjes së përbashkët, së bashku me pjesën e tij në çdo shpenzim të bërë nga sipërmarrja e
përbashkët; dhe

(e) shpenzimet që ai ka kryer në lidhje me interesin e tij në sipërmarrjen e përbashkët.

Njësitë ekonomike të kontrolluara bashkërisht


19 Një njësi ekonomike e kontrolluar bashkërisht është një sipërmarrje e përbashkët që përfshin krijimin e një korporate, shoqërie të thjeshtë ose të njësie ekonomike tjetër në
të cilën çdo pjesëmarrës ka një interes. Njësia ekonomike vepron në të njëjtën mënyrë si njësitë ekonomike të tjera, përveç se një marrëveshje kontraktuale midis
sipërmarrësve vendos kontroll të përbashkët mbi veprimtarinë ekonomike të njësisë.
Matja – zgjedhja e politikës kontabël
20 Një investitor do të trajtojë të gjitha investimet e tij në sipërmarrjet e përbashkëta duke përdorur njerën prej modeleve në vijim:

(a) sipas modelit të kapitalit në pasqyrat financiare të konsoliduara të investitorit (shih paragrafët 21);
(b) sipas modelit te kostos në pasqyrat financiare individuale të investitorit (shih paragrafët 22-23).
Modeli i kapitalit
21 Një sipërmarrës do të masë investimin e tij në njësinë ekonomike të kontrolluar bashkërisht me anën e modelit të kapitalit duke përdorur proçedurat e dhëna në paragrafin 9
(duke zëvendësuar, aty ku përdoret, ‗ndikim i ndjeshëm‘ me 'kontroll i përbashkët‘).
Modeli i kostos
22 Një sipërmarrës do të masë investimet e tij në njësitë ekonomike të kontrolluara bashkërisht me kosto pakësuar me ndonjë humbje të akumuluar nga zhvlerësimi i njohur në
përputhje me SKK 5 Aktivet afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale.
23 Investitori do të njohë shpërndarjet e marra nga investimi si të ardhura, pa marrë parasysh nëse shpërndarjet janë nga fitimet e njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht
të akumuluara para ose pas datës së blerjes.
Transaksionet midis një sipërmarrësi dhe një sipërmarrjeje të përbashkët
24 Kur një sipërmarrës jep kontribute ose i shet aktivet tek sipërmarrja e përbashkët, njohja e çdo pjese të fitimit ose humbjes nga transaksioni do të pasqyrojë përmbajtjen e
transaksionit. Për aq kohë sa aktivet mbahen nga sipërmarrja e përbashkët, dhe sipërmarrësi i ka transferuar sipërmarrjes së përbashkët rreziqet dhe përfitimet më të
rëndësishme të lidhura me pronësisë e aktiveve, sipërmarrësi do të njohë vetëm atë pjesë të fitimit ose humbjes që i atribuohet interesave të sipërmarrësve të tjerë.
Sipërmarrësi do të njohë shumën e plotë të çdo humbjeje atëherë kur kontributi ose shitja evidenton një humbje nga zhvlerësimi.
25 Kur një sipërmarrës blen aktive nga një sipërmarrje e përbashkët, sipërmarrësi nuk do të njohë pjesën e tij në fitimet e sipërmarrjes së përbashkët nga transaksioni derisa ai
(sipërmarrësi) t‘ia rishesë aktivet një pale të pavarur. Një sipërmarrës do të njohë pjesën e tij në humbjet që rezultojnë nga këto transaksione në të njëjtën mënyrë si dhe
fitimet, përveç se humbjet do të njihen menjëherë, atëherë kur ato përfaqësojnë një humbje nga zhvlerësimi.
Nëse investitori nuk ka kontroll të përbashkët
26 Një investitor në një sipërmarrje të përbashkët që nuk ka kontroll të përbashkët do ta kontabilizojë investimin në përputhje me SKK 3 ose, nëse ai ka ndikim të ndjeshëm në
sipërmarrjen e përbashkët, në përputhje me paragrafët 6-12 të këtij Standardi.
SHËNIMET SHPJEGUESE

Investimet në pjesëmarrje
27 Një investitor në një pjesëmarrje do të japë informacionet shpjeguese në vijim:

(a) politikën e tij kontabël për investimet në pjesëmarrjet,

(b) vlerën kontabël neto të investimeve në pjesëmarrje.

28 Për investimet në pjesëmarrje të kontabilizuara sipas modelit të kostos, një investitor do të japë informacion shpjegues për shumën e dividendëve dhe shpërndarjet e tjera të
njohura si të ardhura.
29 Për investimet në pjesëmarrje të kontabilizuara sipas metodës së kapitalit, një investitor do të japë informacion shpjegues veçmas për pjesën e vet në fitimin ose humbjen e
pjesëmarrjeve, dhe pjesën e tij në aktivitetet e ndërprera të pjesëmarrjeve, nëse ka të tilla.

Investimet në sipërmarrjet e përbashkëta


30 Një investitor në një sipërmarrje të përbashkët do të japë informacion shpjegues për:

(a) politikën kontabël që ka përdorur për njohjen e interesave të tij në njësitë ekonomike të kontrolluara bashkarisht,

(b) vlerën kontabël neto të investimeve në njësitë ekonomike të kontrolluara bashkarisht.


(c) shumën totale të angazhimeve të tij në lidhje me sipërmarrjet e përbashkëta, duke përfshirë pjesën e tij në angazhimet e kapitalit që janë bërë së bashku me
sipërmarrësit e tjerë, si edhe pjesën e tij të angazhimeve të kapitalit të vetë sipërmarrjeve të përbashkëta.

31 Për njësitë ekonomike të kontrolluara bashkarisht, të kontabilizuara me modelin e kapitalit, sipërmarrësi duhet të japë gjithashtu informacione shpjeguese siç kërkohet nga
paragrafi 30 për investimet me modelin e kapitalit.
DATA DHE RREGULLAT E HYRJES NË ZBATIM TË STANDARDEVE
32 Ky standard do të zbatohet në pasqyrat financiare që mbulojnë periudha kontabël, që fillojnë më ose pas datës 1 janar2014. Ky standard duhet të zbatohet në mënyrë
retrospektive.

KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NJËSITË EKONOMIKE TË VOGLA DHE TË MESME.
33 Tabela më poshtë tregon se si korrespondojnë paragrafët e këtij Standardi meSNRF për NVM. Paragrafët janë trajtuar si korresponduese, nëse ato trajtojnë në përgjithësi të
njëjtën çështje, pavarësisht nga fakti që përshkrimet në standardin e referuar mund të kenë ndryshime.
Paragrafët sipas SKK 14 Paragrafët sipas SNRF për NVM botuar në korrik 2009
Paragrafi 1 Asnjë
Paragrafi 2 Asnjë
Paragrafi 3 Asnjë
Paragrafi 4 Sek 14.1, 15.1
Paragrafi 5 Asnjë
Paragrafi 6 Sek 14.2
Paragrafi 7 Sek 14.3
Paragrafi 8 Sek 14.4
Paragrafi 9 Sek 14.8
Paragrafi 10 Sek 14.5
Paragrafi 11 Sek 14.6
Paragrafi 12 Sek 14.11
Paragrafi 13 Sek 15.2
Paragrafi 14 Sek 15.3
Paragrafi 15 Sek 15.4
Paragrafi 16 Sek 15.5
Paragrafi 17 Sek 15.6
Paragrafi 18 Sek 15.7
Paragrafi 19 Sek 15.8
Paragrafi 20 Sek 15.9
Paragrafi 21 Sek 15.13
Paragrafi 22 Sek 15.10
Paragrafi 23 Sek 15.11
Paragrafi 24 Sek 15.16
Paragrafi 25 Sek 15.17
Paragrafi 26 Sek 15.18
Paragrafi 27 Asnjë
Paragrafi 28 Asnjë
Paragrafi 29 Asnjë
Paragrafi 30 Sek 15.19
Paragrafi 31 Sek 15.20
Paragrafi 32 Asnjë
Paragrafi 33 Asnjë

BAZA E KONKLUZIONEVE
HYRJE
BK1 SKK 14, që u publikua në vitin 2006 para se të bëhej prezantimi i SNRF për NVM-të nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, bazohej fillimisht në SNK
27, SNK 7, SNK 28, SNK 21, dhe SIC 12. SNRF për NVM-të u publikuan në vitin 2009. Ato përfaqësojnë një formë të thjeshtuar të SNRF-ve të përshtatshme për njësitë
ekonomike pa përgjegjësi publike.
BK2 Në 24 nëntor 2012 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (‗KKK‘) mori vendimin për të rishikuar SKK-të ekzistuese me qëllimin për t‘i përshtatur kërkesat e kontabilitetit me
SNRF për NVM-të. Ky vendim u mor me qëllim që kërkesat e kontabilitetit të detyrueshme për njësitë ekonomike shqiptare, të cilave nuk u kërkohet të zbatojnë SNRF-të
në përgatitjen e pasqyrave financiare, sipas ligjit 9228, datë 29 prill 2004 ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, të ndryshuar, të ishin në përputhje me kriteret
ndërkombëtare.
BK3 KKK-ja shqyrtoi mundësinë për zëvendësimin e SKK-ve ekzistuese me SNRF për NVM-të, por vendosi të mos e bëjë një gjë të tillë duke qenë se SNRF për NVM-të nuk
janë plotësisht në përputhje me direktivat e BE-së për legjislacionin e shoqërive. KKK-ja do ta rishqyrtojë këtë alternativë pasi Direktiva e BE-së e përditësuar dhe SNRF
për NVM-të të përditësuara të jenë publikuar.
BK4 Ashtu si dhe për SKK 3 Instrumentet Financiare, KKK-ja ka gjykuar se duke u nisur nga karakteristikat e ekonomisë si dhe mungesa e një tregu aktiv të kapitalit në
Shqipëri, që e bën të vështirë matjen e vlerës së drejtë të aktiveve financiare, si p.sh të investimeve në pjesëmarrje apo investime në sipërmarrje të përbashkëta, të
përmirësojë SKK 14 në mënyrë të pjesshme krahasuar me Seksionin 14 Investime në pjesëmarrje dhe Seksionin 15 Investime në sipërmarrje të përbashkëta të SNRF për
NVM-të. Ky devijim nga këto seksione të SNRF për NVM-të, nuk sjell ndryshim thelbësor pasi edhe SKK 14 në versionin origjinal nuk e përmbante modelin e vlerës së
drejtë në vlerësimin e investimeve në pjesëmarrje apo investimeve në sipërmarrje të përbashkëta.
BK5 SKK 14 e përmirësuar përfshin në mënyrë të detajuar trajtimin kontabël të investimeve në pjesëmarrje sipas Seksionit 14 Investime në pjesëmarrje, dhe investimet në
sipërmarrje të përbashkëta sipas seksionit 15 Investimet në sipërmarrjet e përbashkëta.
BK6 Meqenëse SKK 14 në versionin origjinal është e mbështetur tërësisht në SNRF-të e plota, përmirësimet e bëra në këtë Standard konsistojnë në zëvendësimin e pothuajse të
gjithë paragrafëve të SKK 14 me paragrafët korrespondues të Seksionit 14 dhe 15 të SNRF për NVM. Për këtë arsye Baza e Konkluzioneve nuk synon të japë informacion
për ndryshimet e bëra për çdo paragraf, pasi kjo do të ishte e pamundur, por të japë ndryshimet më kryesore që sjell SKK 14 e përmirësuar, të cilat janë:

Ndryshimi 1: Aspektet e kontabilizimit të investimeve në pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta, jepen në seksione individuale të këtij Standardi. Aspektet e shënimeve
shpjeguese në lidhje me investimet në pjesëmarrje, sipërmarrje të përbashkëta jepen gjithashtu në nënseksione të ndara në seksionin ―Shënime shpjeguese‘.

Ndryshimi 2: Aspekte të zbatimit të modelit të kostos në matjen e investimeve në pjesëmarrje dhe në sipërmarrje të përbashkëta jepet në mënyrë të plotë, e cila edhe pse
përmendej në Standardin në versionin origjinal, mungonte tërësisht.

Ndryshimi 3: Standardi i përmirësuar jep aspektet e kontabilizimit të investimeve në pjesëmarrje dhe në sipërmarrje të përbashkëta, e cila mungonte tërësisht në Standardin
në versionin origjinal. Këto trajtime jepen të ndara për (i) aktivitete të kontrolluara bashkarisht (ii) aktive të kontrolluara bashkarisht dhe (iii) njësi të kontrolluara
bashkarisht.

BK7 KKK-ja ka vendosur gjithashtu të mbajë në SKK 14 e përmirësuar, sa më poshtë vijon.

Seksionin në lidhje me përkufizimet – KKK-ja ka gjykuar se struktura dhe formulimi i SKK 14 përsa i përket përkufizimeve të dhëna në të, e bën Standardin më të
kuptueshëm për hartuesit e pasqyrave financiare dhe për këtë arsye ka vendosur të mbajë përkufizimet e versionit origjinal të Standardit me disa ndryshime për t‘i qartësuar
ato.
BK8 Paragrafi 2 i SKK 14 në versionin origjinal është ndryshuar për t‘iu referuar Seksionit 14 dhe 15 të SNRF për NVM-të. Tabela korresponduese midis SKK-ve dhe SNRF-ve
është ndryshuar për të paraqitur krahasimin me SNRF për NVM-të.
BK9 SKK 14 zbatohet në mënyrë retrospektive. Në përputhje me SKK 1 Kuadri i Përgjithshëm për Përgatitjen e Pasqyrave Financiare, ndryshimi në politikat kontabël
zbatohet në mënyrë retrospektive, që në fillim të periudhës më të hershme të paraqitur, përveç rasteve kur:
(a) ndryshimi në politikën kontabël ka rezultuar nga një SKK e re dhe për kalimin në metodën e re aplikime të ndryshme janë përshkruar në këtë SKK; ose
(b) efekti i ndryshimit në politikat kontabël në periudhat e mëparshme nuk mund të përcaktohet në mënyrë të besueshme.
UDHËZUES PËR ZBATIMIN E SKK 14
Shembuj ilustrues për paragrafët 6 dhe 7
Shembulli 1
Njësia ekonomike A zotëron 75 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të njësisë ekonomike B.

E kontrollon njësia ekonomike A njësinë ekonomike B?


Njësia ekonomike A kontrollon njësinë ekonomike B. Nuk mund të thuhet se njësia ekonomike A ka vetëm ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike B, ajo e
kontrollon njësinë ekonomike B. Prandaj njësia ekonomike A duhet të konsolidojë njësinë ekonomike B në pasqyrat financiare të grupit.

Shembulli 2
Njësia ekonomike A zotëron 25 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të njësisë ekonomike B. Njësia
ekonomike C zotëron 30 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të njësisë ekonomike B. Njësitë
ekonomike A dhe C kanë rënë dakord përmes një kontrate që të kontrollojnë bashkarisht njësinë ekonomike B.

E kontrollon njësia ekonomike A njësinë ekonomike B?


Njësia ekonomike A ka kontroll të përbashkët mbi njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike A duhet ta njohë investimin e saj në njësinë ekonomike B si investim në
sipërmarrje të përbashkëta.

Shembulli 3
Njësia ekonomike A zotëron 25 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të njësisë ekonomike B. Njësia
ekonomie A nuk e kontrollon as vetëm dhe as bashkarisht njësinë ekonomike B.

Çfarë raporti ka njësia ekonomike A me njësinë ekonomike B?


Në mungesë të evidencës për të kundërtën, supozohet se njësia ekonomike A ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike B (d.m.th njësia ekonomike B është një
pjesëmarrje e njësisë ekonomike A). Megjithatë, përcaktimi se zotërimi i 25 përqind të aksioneve të njësisë ekonomike B nga njësia ekonomike A nuk nënkupton
automatikisht ndikim të rëndësishëm. Gjykimi është i nevojshëm dhe mundet që pavarësisht zotërimit të 25 përqind të të drejtave votuese, njësia ekonomike A mund të
mos ketë ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike B. Nëse përcaktohet se njësia ekonomike A nuk ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike B, atëherë
investimi në aksionet e zakonshme të njësisë ekonomike B do të njihet si një instrument financiar në përputhje me SKK 3.

Shembulli 4
Njësia ekonomike A zotëron të gjitha aksionet e zakonshme të njësisë ekonomike B. Njësia ekonomike B zotëron 25 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta
votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të njësisë ekonomike C. Grupi i njësisë ekonomike A (d.m.th njësia ekonomike A dhe njësia ekonomike B) nuk e
kontrollon as vetëm dhe as bashkërisht njësinë ekonomike C.

Çfarë raporti ka njësia ekonomike A me njësinë ekonomike C?


Në mungesë të evidencës për të kundërtën, supozohet që njësia ekonomike A ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike C. Megjithatë, përcaktimi se zotërimi jo i
drejtëpërdrejtë i 25 përqind të aksioneve të njësisë ekonomike C nga njësia ekonomike A nuk nënkupton automatikisht ndikim të rëndësishëm. Gjykimi është i nevojshëm
dhe mundet që pavarësisht zotërimit prej 25 përqind, njësia ekonomike A mund të mos ketë ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike C. Nëse përcaktohet se njësia
ekonomike A nuk ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike C, atëherë investimi në aksionet e zakonshme të njësisë ekonomike C do të njihet si një instrument
financiar në përputhje me SKK 3.

Shembulli 5
Faktet janë të njëjta si në shembullin 4. Por, në këtë shembull, supozohet se njësia ekonomike B zotëron vetëm 15 për qind të aksioneve të zakonshme të njësisë ekonomike
C, dhe se njësia ekonomike A zotëron gjithashtu 10 për qind të aksioneve të zakonshme të njësisë ekonomike C. Në qoftë se një investitor zotëron drejtëpërdrejt ose
jodrejtëpërdrejt (nëpërmjet njësive) 20 për qind ose më shumë të fuqisë votuese të të investuarit, supozohet se investitori ka ndikim të rëndësishëm mbi të investuarin,
përveç nëse demonstrohet qartë se nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë.
Çfarë raporti ka njësia ekonomike A me njësinë ekonomike C?
Investimi prej 10 përqind i njësisë ekonomike A në njësinë ekonomike C, në vetvete, nuk i jep njësisë ekonomike A ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike C. Në
mënyrë të ngjashme investimi prej 15 përqind i njësisë ekonomike B në njësinë ekonomike C në vetvete nuk i jep njësisë ekonomike B ndikim të rëndësishëm mbi njësinë
ekonomike C. Por, duke qenë se njësia ekonomike A kontrollon njësinë ekonomike B, investimi prej 10 përqind i njësisë ekonomike A në njësinë ekonomike C merret në
konsideratë së bashku me investimin prej 15 për qind të njësisë ekonomike B në njësinë ekonomike C. Prandaj, në mungesë të evidencës për të kundërtën, supozohet se
njësia ekonomike A ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike C. Për këtë arsye, njësia ekonomike C është një pjesëmarrje e njësisë ekonomike A. Përcaktimi se
kombinimi i zotërimit prej 10 përqind të njësisë ekonomike A në njësinë ekonomike C dhe zotërimit prej 15 përqind të njësisë ekonomike B në njësinë ekonomike C
nënkupton ndikim të rëndësishëm nuk është automatik. Gjykimi është i nevojshëm dhe mundet që pavarësisht zotërimit të kombinuar prej 25 përqind grupi mund të mos
ketë ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike C. Nëse përcaktohet se njësia ekonomike A nuk ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike C, atëherë investimi
në aksionet e zakonshme të njësisë ekonomike C do të njihet si një instrument financiar në përputhje me SKK 3.
Shembuj ilustrues për paragrafët 8 deri 12
Shembulli 6
Më 1 janar 2011 njësia ekonomike A bleu 30 për qind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të njësisë
ekonomike B për 300,000 lekë. Për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike B ka njohur një fitim prej 400,000 lekë. Më 30 dhjetor 2011 njësia ekonomike B
ka deklaruar dhe paguar një dividend prej 150,000 lekë për vitin 2011. Më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të njësisë ekonomike A në njësinë ekonomike B është
425,000 lekë. Por, nuk ka asnjë kuotim çmimi të publikuar për njësinë ekonomike B.

Cilat janë veprimet kontabl të njësisë ekonomike A për të pasqyruar transaksionin e pjesëmarrjes dhe efektet e tij?

Blerja nga njësia A e aksione zakonshme të njësisë B më datë 01.01.2011

D Investime në pjesëmarrje 300.000


K Banka 300.000

Njësia ekonomike A duhet të njohë të ardhura nga pjesëmarrja e saj në vlerën 120,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i njësisë ekonomike B për këtë vit) në fitim
ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011.

D Investime në pjesëmarrje 120.000


K Të ardhura nga investimet në pjeëmarrje 120.000

Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A duhet gjithashtu të njohë dividentët e përftuar nga B si një pakësim të investimit të saj në njësinë ekonomike B.

D Banka 45.000
K Investime në pjesëmarrje 45.000

Njësia A raporton investimin e saj në njësinë ekonomike B (pjesëmarrje) në vlerën 375,000 lekë: (llogaritja: 300,000 kostoja + 120,000 pjesa e fitimit minus 45,000 lekë
dividendi). Njësia ekonomike A duhet gjithashtu të marrë në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i saj është zhvlerësuar dhe, nëse ka, të kryejë një test
zhvlerësimi në përputhje me SKK 5. Në këtë rast nuk do të ketë humbje nga zhvlerësimi sepse vlera e drejtë (425,000 lekë) minus kostot e shitjes së investimit e tejkalon
vlerën e tij kontabël (375,000 lekë).

Shembulli 7
Faktet janë të njëjta si në shembullin 6. Por, në këtë shembull më 2 janar 2011 njësia ekonomike B ka deklaruar gjithashtu një dividend prej 100,000 lekë për vitin 2010 dhe
më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të njësisë ekonomike A në njësinë ekonomike B është 400,000 lekë.
Njësia ekonomike A duhet të njohë të ardhurat nga pjesëmarrja e saj prej 120,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i njësisë ekonomike B këtë vit) në fitim ose
humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A duhet të raportojë investimin e saj në njësinë ekonomike B (pjesëmarrje) në
345,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit minus 30,000 dividend minus 45,000 dividend).
Njësia ekonomike A duhet të kryejë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5. Pagesa e dividendit nga fitimet para blerjes më 2 janar 2011 mund të jetë një tregues
zhvlerësimi i cili në përputhje me SKK 5, mund të nxisë një test zhvlerësimi më 31 dhjetor 2011 (d.m.th më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A duhet të llogarisë shumën
e rikuperueshme të investimit të saj në njësinë ekonomike B dhe nëse shuma e rikuperueshme është më e ulët se vlera kontabël, të reduktohet vlera kontabël në shumën e
rikuperueshme). Në këtë rast nuk do të kishte zhvlerësim sepse vlera e drejtë (400,000 lekë) minus kostos e shitjes së investimit do ta tejkalonte vlerën e tij kontabël
(345,000 lekë).

Shembulli 8
Faktet janë të njëjta si në shembullin 6. Por, në këtë shembull ka një kuotim çmimi të publikuar për njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike A duhet të njohë të ardhurat
nga pjesëmarrja e saj prej 120,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i njësisë ekonomike B për këtë vit) në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011.

Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A duhet të raportojë investimin e saj në njësinë ekonomike B (pjesëmarrje) në 375,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja +
120,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000 lekë dividendi). Njësia ekonomike A duhet gjithashtu të marrë në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i saj është
zhvlerësuar dhe nëse ka të kryejë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5. Në këtë rast nuk do të kishte zhvlerësim sepse vlera e drejtë (425,000 lekë) minus kostot e
shitjes së investimit do ta tejkalonte vlerën e tij kontabël (375,000 lekë)

Shembulli 9
Faktet janë të njëjta si në shembullin 6. Por, në këtë shembull, në vitin 2011 njësia ekonomike A ka blerë mallra për 100,000 lekë nga njësia ekonomike B. Më 31 dhjetor
2011, 60 përqind e mallrave të blera nga njësia ekonomike B ishin në inventarin e njësisë ekonomike A (d.m.th ata nuk ishin shitur nga njësia ekonomike A). Njësia
ekonomike B shet mallra me marzh fitimi 50 përqind mbi koston.

Njësia ekonomike A duhet të njohë të ardhura nga pjesëmarrja e saj prej 114,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 fitimi i njësisë ekonomike B për këtë vit = 120,000 lekë.
120,000 lekë minus 30% × 20,000 lekë fitim i parealizuar = 114,000 lekë) në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011.

Në këtë shembull supozohet se njësia ekonomike A ndjek një politikë kontabël të eliminimit të fitimeve të parealizuara nga transaksionet e fillimit me pjesëmarrjen e saj
kundrejt vlerës kontabël të pjesëmarrjes. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A do të raportonte investimin e saj në njësinë ekonomike B (pjesëmarrje) në 369,000 lekë
(llogaritja: 300,000 lekë kostoja plus 114,000 lekë pjesa e fitimit (pas rregullimit të eliminimit të fitimit të parealizuar) minus 45,000 lekë dividendi). Njësia ekonomike A
duhet gjithashtu të marrë në konsideratë nëse ka ndonjë tregues që investimi i saj është zhvlerësuar dhe nëse ka të kryejë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5.
Shënim: në këtë shembull njësia ekonomike A do ta masë inventarin që bleu nga njësia ekonomike B me 60,000 lekë (d.m.th. 60% i pashitur × 100,000 Lekë i blerë), sepse
fitimi i parealizuar, në masën e interesit të saj në njësinë ekonomike B, është eliminuar nga vlera kontabël e investimit të saj në njësinë ekonomike B.

Shembulli 10
Faktet janë të njëjta si në shembullin 6. Por, në këtë shembull më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A humbi një ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike B kur ajo
reduktoi zotërimin e akisoneve në njësinë ekonomike B në 15 përqind duke ia shitur gjysmën e aksioneve të saj në njësinë ekonomike B një pale të tretë të pavarur për
212,500 lekë. Kostot e transaksionit për shitjen e aksioneve ishin 5,000 lekë.

Njësia ekonomike A duhet të njohë në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011:

1. Të ardhura nga pjesëmarrja e saj prej 120,000 lekë në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i njësisë ekonomike B
për këtë vit = 120,000 lekë).

2. Një fitim nga çregjistrimi i një investimi në pjesëmarrje prej 45,000 lekë (llogaritja: (212,500 lekë ardhura nga shitja e aksioneve minus 5,000 lekë kostot e transaksionit
+ 212,500 lekë vlera e drejtë e interesit të mbajtur) minus 375,000 lekë vlera kontabël e investimit në njësinë ekonomike B kur u humb ndikimi i rëndësishëm). Për ta
njohur këtë transaksion njësia ekonomike bën regjistrimet e mëposhtme në ditar:

D Para 207,500 lekë(a)


D Instrument financiar—investimi i kapitalit (aksionet e
njësisë ekonomike B) 212,500 lekë(b)
K Investimi në pjesëmarrje (njësia ekonomike B) 375,000 lekë(c)
K Humbje ose fitim 45,000 lekë

Njihet fitimi nga çregjistrimi i investimit në pjesëmarrje (njësia ekonomike B).


(a)
212,500 lekë të ardhura nga shitja e aksioneve minus 5,000 lekë kostot e transaksionit.
(b)
Vlera e drejtë e interesit të mbajtur në njësinë ekonomike B.
(c)
Vlera kontabël e investimit në pjesëmarrje të çregjistruar (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000 lekë dividendi).

Më 31 dhjetor 2011 në përputhje me SKK 3 njësia ekonomike A duhet ta klasifikojë investimin e saj në njësinë ekonomike B si një aktiv financiar dhe ta masë investimin e
saj në njësinë ekonomike B në 212,500 lekë (d.m.th vlera e drejtë në datën kur u humb ndikimi i rëndësishëm).

Shembulli 11
Faktet janë të njëjta si në shembullin 6. Por, në këtë shembull më 1 janar 2011 pjesa e njësisë ekonomike A e vlerave të drejta të aktiveve neto të identifikueshme të njësisë
ekonomike B është 280,000 lekë dhe vlera e drejtë e një prej aktiveve të njësisë ekonomike B (një makinë) e tejkaloi vlerën e tij kontabël (në pasqyrën e pozicionit financiar
të njësisë ekonomike B) me 50,000 lekë. Kjo makinë amortizohet me metodën lineare me një vlerë të mbetur zero gjatë jetës së dobishme të mbetur prej pesë vitesh.

Njësia ekonomike A e ka vlerësuar jetën e dobishme të emrit të mirë të nënkuptuar me pesë vite. Njësia ekonomike A duhet të njohë të ardhura nga pjesëmarrja e saj prej
113,000 lekë në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i njësisë ekonomike B për këtë vit minus 4,000 lekë (a)
amortizimi i emrit të mirë të nënkuptuar minus 30 % × 10,000 lekë (b) rregullimi i amortizimit)).

Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A duhet të raportojë investimin e saj në njësinë ekonomike B (pjesëmarrje) në 368,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja +
113,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000 dividendi). Njësia ekonomike A duhet gjithashtu të marrë në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i saj është
zhvlerësuar dhe nëse është ka të kryejë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5.
(a)
300,000 lekë kostoja e blerjes minus 280,000 lekë pjesa e vlerave të drejta të aktiveve neto të identifikueshme = 20,000 lekë emri i mirë i nënkuptuar. 20,000 lekë emri i
mirë i nënkuptuar ÷ 5vite jeta e dobishme = 4,000 lekë shpenzime amortizimi.
(b) 50,000 lekë kostoja 'shtesë' e makinës ÷ 5vite jeta e dobishme = 10,000 lekë amortizimi.

Shembuj ilustrues për paragrafët 13 dhe 14


Shembulli 12
Njësitë ekonomike A, B, C, D dhe E (pesë njësi ekonomike pa lidhje me njëra tjetrën) zotërojnë secila 20 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në
mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të njësisë ekonomike Z. Vendimet strategjike në njësinë ekonomike Z kërkojnë miratim nga investitorët që zotërojnë një shumicë
të thjeshtë (d.m.th më shumë se 50 për qind) të fuqisë votuese.

Cila nga njësitë e kontrollon njësinë ekonomike Z?


Asnjë investitor i vetëm nuk e kontrollon njësinë ekonomike Z. Që të ekzistojë kontrolli i përbashkët, marrëveshjet kontraktuale do të kërkonin pëlqimin unanim mes
investitorëve që ndajnë kontrollin e përbashkët. Por, marrëveshja kontraktuale lejon marrëveshje të çdo lloj kombinimi të tre prej pesë investitorëve për të marrë vendime
strategjike. Në përputhje me këtë, asnjë kombinim fiks i investitorëve nuk ka kontroll të përbashkët mbi njësinë ekonomike Z. Në mungesë të evidencës për të kundërtën,
investitorët (njësitë ekonomike A-E) duhet t‘i njohin investimet e tyre në njësinë ekonomike Z si investim në pjesëmarrje. Nëse ndonjë investitor nuk ka ndikim të
rëndësishëm mbi njësinë ekonomike Z, atëherë ai do ta njohë investimin e tij në njësinë ekonomike Z në përputhje me SKK 3.

Shembulli 13
Faktet janë të njëjta si në shembullin 12. Por, në këtë shembull, njësitë ekonomike A, B dhe C kanë rënë dakord përmes kontratës që të ushtrojnë kontroll të përbashkët mbi
njësinë ekonomike Z.

Cila nga njesitë e kontrollon njësinë ekonomike Z?


Njësitë ekonomike A, B dhe C kanë kontroll të përbashkët mbi njësinë ekonomike Z, ajo është një sipërmarrje e përbashkët (njësi ekonomike e kontrolluar bashkarisht).
Njësitë ekonomike A, B dhe C duhet t‘i njohin investimet e tyre në njësinë ekonomike Z si investime në pjesëmarrje të përbashkët.
Shembulli 14
Njësitë ekonomike A dhe B (dy njësi ekonomike pa lidhje me njëra tjetrën) zotërojnë secila 50 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen
e përgjithshme të aksionerëve të njësisë ekonomike Z. Vendimet strategjike në njësinë ekonomike Z kërkojnë miratim nga investitorët që zotërojnë një shumicë të thjeshtë
(d.m.th më shumë se 50 përqind) të fuqisë votuese.

Cila nga njësitë e kontrollon njësinë ekonomike Z?


Me kusht që njësitë ekonomike A dhe B të kenë lidhur një marrëveshje kontraktuale që përcakton kontrollin e tyre të përbashkët mbi njësinë ekonomike Z ajo është një
sipërmarrje e përbashkët (njësi ekonomike e kontrolluar bashkërisht). Njësitë ekonomike A dhe B duhet t‘i njohin investimet e tyre në njësinë ekonomike Z si investime në
pjesëmarrje të përbashkët.

Shembulli 15
Njësitë ekonomike A dhe B zotërojnë respektivisht 75 përqind dhe 25 përqind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të
aksionerëve të njësisë ekonomike Z. Vendimet strategjike në njësinë ekonomike Z kërkojnë miratim unanim nga njësitë ekonomike A dhe B.

Cila nga njësitë e kontrollon njësinë ekonomike Z?


Me kusht që njësitë ekonomike A dhe B të kenë lidhur një marrëveshje kontraktuale që përcakton kontrollin e tyre të përbashkët mbi njësinë ekonomike Z ajo është një
sipërmarrje e përbashkët (njësi ekonomike e kontrolluar bashkarisht).
Shembuj ilustrues për paragrafët 15 dhe 16
Shembulli 16
Njësia ekonomike A bën kërkime dhe hedh në treg ilaçe. Njësia ekonomike B prodhon ilaçe dhe i promovon ato nga ana tregtare. Njësitë ekonomike A dhe B kanë lidhur
një marrëveshje kontraktuale përmes së cilës ato marrin pjesë në mënyrë të barabartë në rezultatet e kërkimit, hedhjes në treg dhe promovimit tregtar të një ilaçi të veçantë
që ende nuk është zbuluar. Në përputhje me marrëveshjen kontraktuale njësia ekonomike A ndërmerr aktivitetet e kërkimit dhe hedhjes në treg dhe njësia ekonomike B
ndërmerr aktivitete prodhuese dhe tregtare. Njësitë ekonomike i ndajnë të gjitha kostot dhe të ardhurat që rrjedhin nga aktiviteti i kontrolluar bashkërisht.

Njësitë ekonomike A dhe B kanë kontroll të përbashkët mbi aktivitetin e kërkimit, hedhjes në treg, prodhimit dhe atë tregtar - pra është një sipërmarrje e përbashkët
(aktivitet i kontrolluar bashkarisht). Çdo sipërmarrës (d.m.th njësitë ekonomike A dhe B) duhet ta njohë interesin e tij në aktivitetin e kontrolluar bashkërisht në përputhje
me paragrafët 15 deri 16 të këtij Standardi.

Shembulli 17
Njësitë ekonomike A dhe B lidhin një marrëveshje kontraktuale përmes së cilës ato kombinojnë aktivitetet e tyre, burimet dhe ekspertizën për prodhimin, tregtimin dhe
shpërndarjen e një avioni. Çdo sipërmarrës kryen pjesë të ndryshme të proçesit të prodhimit. Çdo sipërmarrës ka kostot e veta dhe merr një pjesë të të ardhurave nga shitja e
avionit, pjesë e cila përcaktohet në përputhje me marrëveshjen kontraktuale.

Njësitë ekonomike A dhe B kanë kontroll të përbashkët mbi aktivitet e prodhimit të avionit, pra prodhimi i avionit është një sipërmarrje e përbashkët (aktivitet i kontrolluar
bashkërisht). Çdo sipërmarrës (d.m.th njësitë ekonomike A dhe B) duhet ta njohë interesin e tij në aktivitetin e kontrolluar bashkarisht në përputhje me paragrafët 15 deri 16
të këtij Standardi.

Shembulli 18
Duke qenë se shkalla e projektit e tejkalonte kapacitetin e njësive ekonomike A dhe B individualisht, ato hynë në tender së bashku për një kontratë publike me një qeveri
për ndërtimin e një autostrade mes dy qyteteve. Pas proçesit të tenderit qeveria ia dha kontratën bashkërisht njësive ekonomike A dhe B. Në përputhje marrëveshjet
kontraktuale, njësitë ekonomike A dhe B kontraktohen bashkërisht nga qeveria për ndërtimin e autostradës në këmbim të 14 milionë lekëve (kontratë me çmim fiks).

Në 2011, në përputhje me marrëveshjen ndërmjet njësive ekonomike A dhe B:

• njësitë ekonomike A dhe B përdorën secila pajisjet dhe punonjësit e tyre në aktivitetin e ndërtimit.
• njësia ekonomike A ndërtoi tre ura të nevojshme për të kaluar lumenjtë në rrugë me një kosto prej 4 milion lekë.
• njësia ekonomike B ndërtoi të gjitha elementet e tjera të autostradës me një kosto prej 6 milion lekë.
• njësitë ekonomike A dhe B i ndanë në mënyrë të barabartë 14 milion lekë që iu faturuan (dhe u arkëtuan) qeverisë.
Marrëveshja është një aktivitet i kontrolluar bashkarisht. Njësitë ekonomike A dhe B kanë ruajtur kontrollin e aktiveve që përdorin për të përmbushur kërkesat e kontratës
dhe janë përgjegjës për detyrimet e tyre përkatëse. Ato i përmbushin detyrimet e tyre përkatëse kontraktuale duke i ofruar shërbime ndërtimi qeverisë.

Njësitë ekonomike A dhe B njohin në pasqyrat e tyre financiare aktivet afatgjata materiale dhe aktivet operacionale si dhe pjesën e tyre të detyrimeve që rezultojnë nga
marrëveshja e përbashkët (të tilla si garancitë e performancës). Ato gjithashtu njohin të ardhurat dhe shpenzimet lidhur me ofrimin e shërbimeve të ndërtimit qeverisë.
Sipërmarrësit i njohin interesat e tyre në sipërmarrjen e përbashkët (aktivitet i kontrolluar bashkërisht) si vijon:

Njësia ekonomike A —në 2011

D Fitim ose humbje (kostot e ndërtimit) 4,000,000 lekë


K Para/Amortizimi i akumuluar/Llogari të pagueshme 4,000,000 lekë

Njihen kostot e ndërtimit në 2011.

D Para 7 ,000,000 lekë


K Fitim ose humbje (të ardhura nga ndërtimi) 7,000,000 lekë

Njihen të ardhurat nga ndërtimi të fituara në 2011.

Njësia ekonomike B—në 2011

D Fitim ose humbje (kostot e ndërtimit) 6,000,000 lekë


K Para/Amortizimi i akumuluar/Llogari të pagueshme 6,000,000 lekë

Njihen kostot e ndërtimit të pësuara në 2011.

D Para 7,000,000 lekë


K Fitim ose humbje (të ardhura nga ndërtimi) 7,000,000 lekë

Njihen të ardhurat nga ndërtimi të fituara në 2011.

Shembuj ilustrues për paragrafët 17 dhe 18


Shembulli 19
Njësitë ekonomike A dhe B janë shoqëri të pavarura të prodhimit të naftës. Ato lidhin një marrëveshje kontraktuale për të kontrolluar dhe për të vënë në punë një tubacion
nafte bashkërisht. Secili prej sipërmarrësve e përdor tubacionin për të transportuar produktin e tij në këmbim të të cilit ai përballon një pjesë të rënë dakord të shpenzimeve
për të vënë në punë tubacionin.

Të dy njësitë ekonomike A dhe B kanë kontroll të përbashkët mbi tubacionin e naftës, kjo është një sipërmarrje e përbashkët (aktiv i kontrolluar bashkarisht). Çdo
sipërmarrës (d.m.th njësitë ekonomike A dhe B) duhet ta njohë interesin e tij në tubacionin e kontrolluar bashkarisht në përputhje me paragrafët 17 dhe 18 të këtij standardi.

Shembulli 20
Më 1 janar 2011 njësitë ekonomike A, B, C, D dhe E (sipërmarrësit) blenë bashkarisht një avion reaktiv për 10 milionë lekë me para në dorë. Sipërmarrësit janë regjistruar
si pronarë të përbashkët të barabartë të avionit. Ato kanë lidhur një marrëveshje sipas së cilës avioni është në dispozicion të çdo sipërmarrësi për 70 ditë çdo vit. Avioni
është në mirëmbajtje për ditët e mbetura të vitit. Sipërmarrësit mund të vendosin ta përdorin avionin, ose për shembull t‘ia japin me qira një pale të tretë. Vendimet lidhur
me mirëmbajtjen dhe nxjerrjen jashtë përdorimit të avionit kërkojnë pëlqimin unanim të sipërmarrësve. Marrëveshja kontraktuale është për jetën e pritshme (20 vite) të
avionit dhe mund të ndryshohet vetëm nëse të gjithë sipërmarrësit bien dakord. Vlera e mbetur e avionit është zero.

Në 2011 sipërmarrësi paguan secili 100,000 lekë për të përballuar kostot e përbashkëta të mirëmbajtjes së avionit (p.sh qiraja e aerodromit dhe tarifat e liçensës së
aviacionit). Në 2011 secili sipërmarrës pati edhe kostot e drejtimit të avionit kur e vunë në përdorim atë (p.sh njësia ekonomike A pësoi kosto prej 50,000 lekë për tarifat e
pilotëve, kostot e uljes në pistë dhe karburantit). Në 2011 njësia ekonomike A fitoi gjithashtu të ardhura nga qiraja prej 10,000 lekë duke ia dhënë me qira avionin të tjerëve.
Avioni reaktiv është një aktiv i kontrolluar bashkarisht. Sipërmarrja e përbashkët është një mënyrë për të ndarë kostot e të pasurit akses në një avion. Çdo sipërmarrës
zotëron një pjesë të avionit dhe përfiton nga të paturit e avionit në dispozicion për disa ditë çdo vit. Çdo sipërmarrës do ta njohë interesin e tij në aktivin e kontrolluar
bashkarisht. Për shembull, në 2011 njësia ekonomike A do ta regjistrojë interesin e saj si më poshtë:

1 janar 2011
D Aktive afatgjata materiale (interesi në një avion) 2,000,000 lekë
K Para 2,000,000 lekë

Njihet blerja e interesit të pronësisë në një avion të kontrolluar bashkërisht.

Në 2011
D Para 10,000 lekë
K Fitim ose humbje (të ardhura nga qiraja) 10,000 lekë

Njihen të ardhurat e fituara nga dhënia me qira e avionit në 2011.

D Fitim ose humbje (shpenzimet e përdorimit të avionit) 150,000 lekë


K Para 150,000 lekë

Njihen kostot e përdorimit të avionit në 2011.

D Fitim ose humbje (shpenzime amortizimi) 100,000 lekë


K Amortizimi i akumuluar (interesi në një avion) 100,000 lekë

Njihet amortizimi i interesit pronësor në një avion të kontrolluar bashkërisht në 2011.

Shembuj ilustrues për paragrafët 20 deri 23


Shembulli 21
Më 1 janar 2011 njësitë ekonomike A dhe B blenë secila 30 për qind të aksioneve të zakonshme që bartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të
njësisë ekonomike Z për 300,000 Lekë. Njësitë ekonomike A dhe B ranë dakord menjëherë për të ndarë kontrollin e njësisë ekonomike Z. Për vitin e mbyllur më 31 dhjetor
2011 njësia ekonomike Z ka njohur një fitim prej 400,000 lekë. Më 30 dhjetor 2011 njësia ekonomike Z ka deklaruar dhe paguar një dividend prej 150,000 lekë për vitin
2011. Më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të secilit sipërmarrës në njësinë ekonomike Z është 425,000 lekë. Por, nuk ka asnjë kuotim çmimi të publikuar për
njësinë ekonomike Z.

Njësitë ekonomike A dhe B (sipërmarrësit) duhet secila të njohin të ardhura nga dividendi prej 45,000 lekë (d.m.th 30% × 150,000 lekë dividendi i deklaruar nga njësia
ekonomike Z) në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011.

Më 31 dhjetor 2011 sipërmarrësit duhet të raportojnë investimet e tyre në njësinë ekonomike Z (një njësi ekonomike e kontrolluar bashkarisht) në 300,000 lekë (d.m.th
kosto). Çdo sipërmarrës duhet gjithashtu të marrë në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i tij është zhvlerësuar dhe nëse ka të kryejë një test zhvlerësimi në
përputhje me SKK 5. Në këtë rast nuk do të ketë humbje nga zhvlerësimi sepse vlera e drejtë (425,000 lekë) minus kostot e shitjes së investimit e tejkalon vlerën e tij
kontabël (300,000 lekë).

Shembulli 22
Faktet janë të njëjta si në shembullin 21. Por, në këtë shembull më 2 janar 2011 njësia ekonomike Z ka deklaruar gjithashtu një dividend prej 100,000 lekë për vitin 2010
dhe më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të secilit sipërmarrës në njësinë ekonomike Z është 400,000 lekë.

Sipërmarrësit duhet që pa marrë parasysh nëse shpërndarjet janë nga fitimet e akumuluara të njësisë ekonomike Z para ose pas 1 janar 2011 të njohin secili të ardhura nga
dividendi prej 75,000 lekë në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 (llogaritja: 30% × 100,000 lekë dividendi i deklaruar në 2 janar plus 30% × 150,000
lekë dividendi i deklaruar më 31 dhjetor). Më 31 dhjetor 20X1 çdo sipërmarrës duhet të raportojë investimin e tij në njësinë ekonomike Z (një njësi e kontrolluar
bashkarisht) në 300,000 lekë (d.m.th kosto). Pagesa e dividendit nga fitimet para blerjes më 2 janar 2011 mund të jetë një tregues zhvlerësimi që në përputhje me SKK 5
mund të nxisë një test zhvlerësimi më 31 dhjetor 2011. Në këtë rast nuk do të kemi humbje nga zhvlerësimi sepse vlera e drejtë (400, 000 lekë) minus kostot e shitjes së
investimit e tejkalon vlerën e tij kontabël (300,000 lekë).

Shembulli 23
Më 1 janar 2011 njësitë ekonomike A dhe B blenë secila 30 për qind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të
njësisë ekonomike Z për 300,000 lekë. Njësitë ekonomike A dhe B ranë menjëherë dakord që të ndanin kontrollin e njësisë ekonomike Z. Për vitin e mbyllur më 31 dhjetor
2011 njësia ekonomike Z ka njohur një fitim prej 400,000 lekë. Më 30 dhjetor 2011 njësia ekonomike Z ka deklaruar dhe paguar një dividend prej 150,000 lekë për vitin
2011. Më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të çdo sipërmarrësi në njësinë ekonomike Z është 425,000 lekë. Por, nuk ka asnjë kuotim çmimi të publikuar për
njësinë ekonomike Z.

Njësitë ekonomike A dhe B duhet të njohin 120,000 lekë si pjesën e tyre të të ardhurave në njësinë ekonomike Z (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i vitit i njësisë
ekonomike Z) në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011. Më 31 dhjetor 20X1 njësitë ekonomike A dhe B duhet të raportojnë secila investimin e tyre në
njësinë ekonomike Z (një njësi ekonomike e kontrolluar bashkarisht) me 375,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000
dividendi). Sipërmarrësit duhet gjithashtu të marrin në konsideratë nëse ka ndonjë tregues që investimi i tyre është zhvlerësuar dhe nëse ka të kryejnë një test zhvlerësimi në
përputhje me SKK 5. Në këtë rast nuk do të ketë humbje nga zhvlerësimi sepse vlera e drejtë (425,000 lekë) minus kostot e shitjes së investimit e tejkalon vlerën e tij
kontabël (375,000 lekë).

Shembulli 24
Faktet janë të njëjta si në shembullin 23. Por, në këtë shembull më 2 janar 2011 njësia ekonomike Z ka deklaruar gjithashtu një dividend prej 100,000 lekë për vitin 2010
dhe më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të secilit sipërmarrës në njësinë ekonomike Z është 400,000 lekë.

Njësitë ekonomike A dhe B duhet të njohin secila pjesën e tyre të të ardhurave në njësinë ekonomike Z prej 120,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i vitit i njësisë
ekonomike Z) në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011. Më 31 dhjetor 2011 njësitë ekonomike A dhe B duhet të raportojnë secila investimin e tyre në
njësinë ekonomike Z (një njësi e kontrolluar bashkërisht) me 345,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit minus 30,000 lekë dividend minus
45,000 lekë dividend ). Sipërmarrësit duhet gjithashtu të kryejnë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5. Pagesa e dividendit nga fitimet para blerjes më 2 janar 2011
ka të ngjarë të jetë një tregues zhvlerësimi që, në përputhje me Seksionin 27 do të nxiste një test zhvlerësimi më 31 dhjetor 2011 (d.m.th më 31 dhjetor 2011 njësitë
ekonomike A dhe B duhet secila të llogarisin shumën e rikuperueshme të investimit të tyre në njësinë ekonomike Z. Dhe nëse shuma e rikuperueshme është më e ulët sesa
vlera kontabël të reduktohet vlera kontabël në shumën e rikuperueshme). Në këtë rast nuk do të ketë zhvlerësim sepse vlera e drejtë (400,000 lekë) minus kostot e shitjes së
investimit do ta tejkalonte vlerën e tij kontabël (345,000 lekë).

Shembulli 25
Faktet janë të njëjta si në shembullin 23. Por, në këtë shembull, ka një kuotim çmimi të publikuar për njësinë ekonomike Z.

Njësitë ekonomike A dhe B duhet të njohin secila pjesën e tyre të të ardhurave në njësinë ekonomike Z prej 120,000 lekë (d.m.th 30% x 400,000 lekë fitimi i njësisë
ekonomike Z për këtë vit) në fitim ose humbje për vitin për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011. Më 31 dhjetor 2011 njësitë ekonomike A dhe B duhet të raportojnë secila
investimin e tyre në njësinë ekonomike Z (një njësi ekonomike e kontrolluar bashkërisht) me 375,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit
minus 45,000 lekë dividendi). Sipërmarrësit duhet gjithashtu të marrin në konsideratë nësë ka ndonjë tregues se investimi i tyre është zhvlerësuar dhe nëse ka të kryejnë një
test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5. Në këtë rast nuk do kishte zhvlerësim sepse vlera e drejtë (425,000 lekë) minus kostot e shitjes së investimit do ta tejkalonte vlerën
e tij kontabël (375,000 lekë).

Shembulli 26
Faktet janë të njëjta si në shembullin 23. Por, në këtë shembull më 31 dhjetor 2011 njësitë ekonomike A dhe B humbën kontrollin e përbashkët mbi njësinë ekonomike Z
kur njësia ekonomike A e reduktoi zotërimin e aksioneve të saj në njësinë ekonomike Z në 15 përqind duke ja shitur gjysmën e aksioneve të saj në njësinë ekonomike Z një
pale të tretë të pavarur për 212,500 lekë. Kostot e transaksionit për shitjen e aksioneve ishin 5,000 lekë.

Njësia ekonomike A duhet të njohë në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011:
1. të ardhura nga sipërmarrja e saj e përbashkët prej 120,000 Lekë (d.m.th. 30% × 400,000 Lekë fitimi i njësisë ekonomike Z për këtë vit = 120,000 Lekë).
2. një fitim nga çregjistrimi i një investimi në njësitë ekonomike të kontrolluara bashkërisht prej 45,000 Lekë (llogaritja: (212,500 Lekë të ardhura nga shitja e aksioneve
minus 5,000 Lekë kostot e transaksioneve + 212,500 Lekë vlera e drejtë e interesit të papaguar) minus 375,000 Lekë vlera kontabël e investimit në njësinë ekonomike Z kur
u humb një ndikim i rëndësishëm). Për ta njohur këtë transaksion njësia ekonomike A bën regjistrimin e mëposhtëm në ditar:
D Para 207,500 lekë (a)
D Instrumenti financiar—investimi i kapitalit (aksionet e
njësisë ekonomike B) 212,500 lekë(b)
K Investimi në sipërmarrjen e përbashkët (njësia ekonomike B) 375,000 lekë (c)
K Fitim ose humbje 45,000 lekë

Njihet fitimi nga çregjistrimi i investimit në sipërmarrjen e përbashkët (njësia ekonomike B).

(a) 212,500 lekë të ardhura nga shitja e aksioneve minus 5,000 lekë kostot e transaksionit.
(b) Vlera e drejtë e interesit të papaguar në njësinë ekonomike B.
(c) Vlera kontabël e investimit në sipërmarrjen e përbashkët të çregjistruar (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000 lekë dividendi).

Më 31 dhjetor 2011, në përputhje me SKK 3, njësia ekonomike A duhet ta klasifikojë investimin e saj në njësinë ekonomike Z si një aktiv financiar dhe të masë investimin
e saj në njësinë ekonomike Z me 212,500 lekë (d.m.th vlera e drejtë në datën kur u humb kontrolli i përbashkët). Njësia ekonomike B duhet të njohë në fitim ose humbje për
vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 të ardhura nga sipërmarrja e saj e përbashkët prej 120,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i vitit i njësisë ekonomike Z). Më 31
dhjetor 2011, në mungesë të evidencës për të kundërtën, supozohet që njësia ekonomike B ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike Z. Për këtë arsye, njësia
ekonomike B duhet ta njohë investimin e saj në njësinë ekonomike Z si një investim në pjesëmarrje. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike B e mat investimin në
pjesëmarrjen e saj (njësia ekonomike Z) me 375,000 lekë (d.m.th vlera kontabël në datën që u humb kontrolli i përbashkët). Pas kësaj, njësia ekonomike B do ta njihte
investimin e saj në njësinë ekonomike Z në përputhje me modelin që ajo përdor për të njohur investimet e saj në pjesëmarrje.

Shembulli 27
Faktet janë të njëjta si në shembullin 23. Por, në këtë shembull më 1 janar 2011 pjesa e çdo sipërmarrësi e vlerave të drejta të aktiveve neto të identifikueshme të njësisë
ekonomike Z është 280,000 lekë dhe vlera e drejtë e një prej aktiveve të njësisë ekonomike Z (një makinë) e tejkalon vlerën e tij kontabël (në pasqyrën e pozicionit
financiar të njësisë ekonomike Z) me 50,000 lekë. Kjo makinë amortizohet me metodën lineare në një vlerë të mbetur zero gjatë jetës së dobishme të mbetur prej pesë
vitesh.

Njësitë ekonomike A dhe B e kanë vlerësuar jetën e dobishme të emrit të mirë pesë vite. Njësitë ekonomike A dhe B duhet të njohin të ardhura nga njësia ekonomike e
kontrolluar bashkarisht prej 113,000 lekë në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 (d.m.th 30% × 400,000 fitimi i vitit i njësisë ekonomike Z minus 4,000
lekë amortizimi i emrit të mirë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja e blerjes minus 280,000 lekë pjesa e vlerave të drejta të aktiveve neto të identifikueshme = 20,000 lekë emri
i mirë. 20,000 lekë emri i mirë ÷ 5vite jeta e dobishme = 4,000 shpenzime amortizimi) minus 30% × 10,000 lekë rregullimi i amortizimit (llogaritja: 50,000 lekë kostoja
'shtesë' e makinës ÷ 5 vite jeta e dobishme = 10,000 lekë amortizimi)). Më 31 dhjetor 2011 sipërmarrësit duhet të raportojnë secili investimet e tyre në njësinë ekonomike Z
(një njësi ekonomike e kontrolluar bashkërisht) me 368,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 113,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000 lekë dividendi). Njësitë
ekonomike A dhe B duhet gjithashtu të marrin në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi është zhvlerësuar dhe, nëse ka, të kryejnë një test zhvlerësimi në përputhje
me SKK 5.
Shembuj ilustrues për paragrafët 24 deri 26
Shembulli 28
Më 31 janar 2011 njësitë ekonomike A dhe B (sipërmarrësit) krijojnë një sipërmarrje të përbashkët (njësia ekonomike Z). Pas themelimit të njësisë ekonomike Z, njësitë
ekonomike A dhe B marrin secila 50 përqind të kapitalit themeltar të njësisë ekonomike Z. Në këmbim të interesave të tyre në njësinë ekonomike Z, njësitë ekonomike A
dhe B kontribuojnë secila me 100,000 lekë ndaj njësisë ekonomike Z. Njësia ekonomike A kontribuon me një makinë me një vlerë të drejtë prej 100,000 lekë dhe vlerë
kontabël prej 80,000 lekë. Kontributi i njësisë ekonomike B është me një shumë parash prej 100,000 lekë. Makina me anë të së cilës kontribuoi njësia ekonomike A ka një
jetë të dobishme 10 vite me vlerë të mbetur zero. Fitimi i njësisë ekonomike Z për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 është 30,000 lekë (pasi zbriten shpenzimet e
amortizimit prej 10,000 lekë në makinën e dhënë nga njësia ekonomike A). Njësia ekonomike A i njeh njësitë ekonomike të kontrolluara bashkarisht duke përdorur
metodën e kapitalit.

Regjistrimet në ditar të njësisë ekonomike A për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011:

1 janar 20X1

D Investimi në njësinë ekonomike të kontrolluar bashkërisht 90,000 lekë (a)


K Aktivet afatgjata materiale 80,000 lekë
K Fitim ose humbje (fitimi i realizuar nga makina që iu dha
njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht) 10,000 lekë

Njihet formimi i njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht duke i dhënë një makinë sipërmarrjes së përbashkët.

D Investimi në njësinë ekonomike të kontrolluar bashkërisht 15,000 lekë


K Fitim ose humbje (pjesa e fitimit të njësive ekonomike
të kontrolluara bashkërisht) 15,000 lekë

Njihet pjesa e njësisë ekonomike (50%) në fitimet e njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht.

D Investimi në njësinë ekonomike të kontrolluar bashkërisht 1,000 lekë (b)


K Fitim ose humbje (fitimi i realizuar nga makina që iu dha
njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht) 1,000 lekë

Njihet fitimi i realizuar nga makina që njësia ekonomike i dha njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht.
(a)
80,000 lekë vlera kontabël e makinës që iu dha njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht + 10,000 lekë fitimi i realizuar nga sipërmarrësi tjetër duke i dhënë makinën
njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht = 90,000 lekë.
(b)
10,000 lekë fitimi i parealizuar nga makina që iu dha njësisë ekonomike të kontrolluar bashkërisht ÷ 10 vite = 1,000 lekë të realizuara në 2011.

Shembulli 29
Më 1 janar 2011 njësitë ekonomike A dhe B blenë secila 30 për qind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të
njësisë ekonomike Z për 300,000 lekë. Njësitë ekonomike A dhe B ranë menjëherë dakord që të ndanin kontrollin mbi njësinë ekonomike Z. Për vitin e mbyllur më 31
dhjetor 2011 njësia ekonomike ka Z njohur një fitim prej 400,000 lekë. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike Z ka deklaruar dhe paguar një dividend prej 150,000 lekë për
vitin 2011. Më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të secilit sipërmarrës në njësinë ekonomike Z është 425,000 lekë. Por, nuk ka asnjë kuotim çmimi të publikuar për
njësinë ekonomike Z.

Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A i shet mallra për 60,000 lekë njësisë ekonomike Z. Më 31 dhjetor 2011 mallrat e blera nga njësia A ishin në inventarin e njësisë
ekonomike Z (d.m.th ato nuk ishin shitur nga njësia ekonomike Z). Njësia ekonomike A i shet mallrat me një marzh fitimi 50 përqind mbi koston. Njësitë ekonomike A dhe
B i njohin njësitë ekonomike të kontrolluara bashkarisht duke përdorur metodën e kapitalit.

Njësia ekonomike A
Njësia ekonomike A duhet të njohë të ardhura nga njësia ekonomike e kontrolluar bashkërisht prej 120,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 fitimi i vitit njësisë ekonomike Z).
Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A do ta raportojë investimin e saj në njësinë ekonomike Z (një sipërmarrje e përbashkët) me 369,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë
kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit nga sipërmarrja e përbashkët minus 6,000 lekë (d.m.th 30% × 20,000 lekë eliminimi i fitimit te parealizuar) minus 45,000 lekë
dividendi). Njësia ekonomike A duhet gjithashtu të marrë në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i saj është zhvlerësuar dhe nëse ka të kryejë një test
zhvlerësimi në përputhje me SKK 5. Njësia ekonomike A duhet gjithashtu të eliminojë fitimin e parealizuar nga fitimi i saj i vitit. Kjo mund të arrihet duke eliminuar
18,000 lekë nga shitjet e tij (d.m.th 30% × 60,000 lekë) dhe 12,000 lekë nga kostoja e mallrave të shitura (d.m.th 30% × 40,000 lekë) për vitin e mbyllur më 31 dhjetor
2011.

Njësia ekonomike B
Njësia ekonomike B duhet të njohë 120,000 lekë si pjesë të saj të të ardhurave në njësinë ekonomike Z (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitim i njësisë ekonomike Z për këtë vit)
në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike B do të raportojë investimin e saj në njësinë ekonomike Z (një njësi
ekonomike e kontrolluar bashkarisht) me 375,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000 lekë dividendi). Njësia ekonomike B
duhet të marrë gjithashtu në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i saj është zhvlerësuar dhe nëse është ka të kryejë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5.

Shembulli 30
Më 1 janar 2011 njësitë ekonomike A dhe B blenë secila 30 për qind të aksioneve të zakonshme që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve të
njësisë ekonomike Z për 300,000 lekë. Njësitë ekonomike A dhe B ranë menjëherë dakord që të ndanin kontrollin mbi njësinë ekonomike Z. Për vitin e mbyllur më 31
dhjetor 2011 njësia ekonomike ka Z njohur një fitim prej 400,000 lekë. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike Z ka deklaruar dhe paguar një dividend prej 150,000 lekë për
vitin 2011. Më 31 dhjetor 2011 vlera e drejtë e investimit të secilit sipërmarrës në njësinë ekonomike Z është 425,000 lekë. Por, nuk ka asnjë kuotim çmimi të publikuar për
njësinë ekonomike Z. Në 2011 njësia ekonomike A bleu mallra për 100,000 lekë nga njësia ekonomike Z. Më 31 dhjetor 2011, 60,000 lekë mallra të blera nga njësia
ekonomike Z ishin në inventarin e njësisë ekonomike A (d.m.th ato nuk ishin shitur nga njësia ekonomike A). Njësia ekonomike Z i shet mallrat me marzh fitimi 50 përqind
mbi kosto. Njësitë ekonomike A dhe B i njohin njësitë ekonomike të kontrolluara bashkarisht duke përdorur metodën e kapitalit.

Njësia ekonomike A
Njësia ekonomike A duhet të njohë të ardhura nga njësia ekonomike e kontrolluar bashkërisht prej 114,000 lekë (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i vitit njësisë ekonomike
Z = 120,000 lekë. 120,000 lekë minus 30% x 20,000 lekë fitim i parealizuar = 114,000 lekë) në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011.
Në këtë shembull supozohet që njësia ekonomike A ndjek një politikë kontabël të eliminimit të fitimeve të parealizuara nga transaksionet e fillimit me njësinë e kontrolluar
bashkërisht kundrejt vlerës kontabël të investimit të saj në njësinë ekonomike të kontolluar bashkarisht. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike A do të raportojë investimin e
saj në njësinë ekonomike Z (një sipërmarrje e përbashkët) me 369,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 114,000 pjesa e fitimit (pasi rregullohet eleminimi i fitimit të
parealizuar) minus 45,000 lekë dividendi). Njësia ekonomike A duhet të marrë gjithashtu në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i saj është zhvlerësuar dhe,
nëse ka, të kryejë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5.

Njësia ekonomike B
Njësia ekonomike B duhet të njohë 120,000 lekë si pjesë të saj të të ardhurave në njësinë ekonomike Z (d.m.th 30% × 400,000 lekë fitimi i njësisë ekonomike Z për këtë
vit) në fitim ose humbje për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011. Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike B do të raportojë investimin e saj në njësinë ekonomike Z (një njësi
ekonomike e kontrolluar bashkarisht) me 375,000 lekë (llogaritja: 300,000 lekë kostoja + 120,000 lekë pjesa e fitimit minus 45,000 lekë dividendi). Njësia ekonomike B
duhet të marrë gjithashtu në konsideratë nëse ka ndonjë tregues se investimi i saj është zhvlerësuar dhe, nëse është ka, të kryejë një test zhvlerësimi në përputhje me SKK 5.

Shembulli 31
Njësitë ekonomike A, B dhe C zotërojnë 20 përqind, 25 përqind dhe 30 përqind të aksioneve të zakonshme që bartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të
aksionerëve të njësisë ekonomike Z. Njësitë ekonomike B dhe C (sipërmarrësit) kanë rënë dakord përmes kontratës që të kontrollojnë bashkërisht njësinë ekonomike Z.
Njësia ekonomike Z është një sipërmarrje e përbashkët (njësi e kontrolluar bashkarisht), ajo kontrollohet bashkarisht nga sipërmarrësit (njësitë ekonomike B dhe C). Njësia
ekonomike A nuk është një palë që ka kontroll të përbashkët mbi njësinë ekonomike Z. Në mungesë të evidencës për të kundërtën, supozohet që njësia ekonomike A ka
ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike Z (d.m.th njësia ekonomike Z është një pjesëmarrje e njësisë ekonomike A) dhe e njeh investimin e saj në njësinë ekonomike
Z si investim në pjesëmarrje.

Nëse përcaktohet se njësia ekonomike A nuk ka ndikim të rëndësishëm mbi njësinë ekonomike Z, atëherë njësia ekonomike A do ta njohë investimin e saj në njësinë
ekonomike Z si një instrument financiar në përputhje me SKK 3.
Shembuj ilustrues për paragrafët 27 deri 31
Shembuj ilustrues në lidhje me paraqitjen e investimeve në pjesëmarrje dhe në sipërmarrje të përbashkëta si dhe shënimet përkatese shpjeguese jepen në Pasqyrat Financiare
Ilustruese tek SKK 2.

You might also like