You are on page 1of 8

RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Moduli 11: Pasqyra e rrjedhës së parasë së gatshme


Pasqyra e rrjedhës së parasë është shtesë e dobishme në pasqyrat financiare të kompanisë si masë e
performancës.

Hyrje
Ka pasur argumente se “ fitimi’ nuk ofron gjithmonë pasqyrë të qartë të operimeve të kompanisë.
Lexuesit e pasqyrave financiare të kompanisë mund të fitojnë përshtypje të gabueshme nga shifrat e
raportuara për fitimin.
(a) Aksionarët mund të besojnë se nëse kompania ka fitim pas tatimit, të themi €100,000 atëherë
kjo është shuma të cilën mund ta paguajë si dividentë. Përveç nëse kompania ka para të
gatshme të mjaftueshme për të mbetur në biznes dhe gjithashtu për të paguar dividentën,
pritjet e aksonarëve mund të jenë të gabueshme.
(b) Punëtorët mund të besojnë se nëse kompania ka fitim, atëherë ajo mund të paguajë paga më
të larta vitin e ardhshëm. Ky mendim mund të mos jetë i saktë: aftësia për paga më të larta
varet nga disponueshmëria e parasë së gatshme.
(c) Mbijetesa e entitetit të biznesit varet jo edhe aq shumë nga fitimi dhe aftësia e tij për të paguar
borxhet kur kalon afati. Pagesat e tilla mund të përfshijnë elementet e “ të hyrave” sikurse
blerjet e materialit, pagat, interesi dhe tatimi etj, mirëpo edhe pagesat e kapitalit për pasuri të
re themelore dhe ripagesat e kapitalit kreditor kur i skadon afati i pagesës ( për shembull në
riblerjen e dëftesave të borxhit).
Prej këtyre shembujve, mund të duket qartë se performance e kompansië dhe perspektivat varen jo
edhe aq prej fitimit të realizuar në periudhë, mirëpo më realisht në likuiditetin ose rrjedhën e parasë
së gatshme.

Rrjedha e fondeve dhe rrjedha e parasë së gatshme


Disa shtete, tani ose në të kaluarën, kanë kërkuar shpalosje të pasqyrave shtesë bazuar në rrjedhën e
fondeve në vend se të kërkojnë rrjedhën e parasë të gatshme. Megjithatë, definicioni i “ fondeve”
mund të jetë shumë i paqartë dhe pasqyrat e tilla zakonisht kërkojnë ri-rregullim të shifrave që
tanimë ofrohen në bilancin e gjendjes dhe pasqyrën e të ardhurave. Përkundrazi, pasqyra e rrjedhës
së parasë të gatshme është eksplicite dhe ofron informata shtesë. Poashtu mbështetet në organizatë
për nga aktiviteti e jo për nga klasifikimi i bilancit të gjendjes.
Pasqyrat e rrjedhës së parasë së gatshme zakonisht ofrohen si pasqyrë shtesë, duke plotësuar
bilancin e gjendjes, pasqyrën e të ardhurave dhe shënimet tjera. Aspektet e grupit të pasqyrave të
rrjedhës së parasë së gatshme ( dhe disa çështjeve komplekse) janë përjashtuar pasi që ato janë
jashtë programit tonë.

Qëllimi i SNK 7
Qëllimi i SNK 7 është të ofrojë informata për përdoruesit e pasqyrave financiare rreth aftësisë së
entitetit për të gjeneruar para të gatshme dhe ekuivalentë të parasë së gatshme, si dhe për të
treguar nevojat e entitetit për para të gatshme. Rrjedha e parasë së gatshme ofron informata
historike për paranë e gatshme dhe ekuivalentë të parasë së gatshme duke klasifikuar rrjedhën e
parasë së gatshme ndërmjet aktiviteteve operative, investuese dhe financuese.

Fushëveprimi

1
Pasqyra e parasë së gatshme duhet të prezantohet si pjesë integrale e një pasqyre financiare të
entitetit. Të gjitha llojet e entitetit mund të ofrojnë informata të dobishme për rrjedhën e parasë së
gatshme pasi që nevoja për para të gatshme është univerzale pa marrë parasysh natyrën e
aktiviteteve të tyre që prodhojnë të ardhura. Për këtë shkak të gjitha entitetet sipas standardit
kërkohen të prodhojnë pasqyrën e rrjedhës së parasë së gatshme.

Dobitë nga informatat e rrjedhës së parasë së gatshme


Përdorimi i pasqyrave të rrjedhës së parasë të gatshme është shumë i lidhur me pasqyrat tjera
financiare. Përdoruesit mund të mësojnë më tepër për ndryshimin në pasurinë neto, pozitën
financiare të entitetit ( likuiditetin dhe aftësinë paguese) dhe aftësinë e entitetit për t’u adaptuar në
rrethana të ndryshme duke ndikuar në shumën dhe kohën e rrjedhës së parasë. Pasqyrat e rrjedhës
së parasë së gatshme e rrisin krahasueshmërinë pasi që nuk ndikohen nga politikat e ndryshueshme
të kontabilitetit të përdorura për llojet e njejta të transaksioneve ose ndodhive.
Informatat e rrjedhës së parasë së gatshme të natyrës historike mund të përdoren si një indikator i
shumës, kohës dhe sigurisë së rrjedhës së parasë së gatshme në të ardhmen. Informatat e rrjedhës
së parasë nga e kaluara mund të vërtetohen për saktësi kur shfaqen shifrat aktuale. Lidhja ndërmjet
fitimit dhe rrjedhës së parasë së gatshme ndërmjet fitimit dhe rrjedhës së parasë mund të analizohet
sikurse që munden edhe ndryshimet në çmime gjatë kohës.

Definicionet
Standardi ofron definicionet në vijim, ato që janë më të rëndësishme janë paraja e gatshme dhe
ekuivalenti i parasë së gatshme.

 Paratë e gatshme janë paratë e gatshme në dorë dhe depozitat për kërkesa.

 Ekuivalentet e parasë së gatshme janë investime shumë likuide afatshkurta që janë të


konvertueshme për shuma të njohura të parasë të gatshme dhe nuk kanë rrezik të madh për
ndryshime në vlerë.
 Rrjedha e parasë së gatshme janë hyrje dhe dalje të parasë së gatshme dhe ekuivalenteve të
parasë së gatshme.
 Aktivitetet operative janë aktivitetet primare të krijimit të të hyrave dhe aktivitetet tjera që
nuk janë aktivitete investuese ose financuese.
 Aktivitetet investuese janë blerja dhe shitja e pasurisë themelore dhe investimet tjera që nuk
janë të përfshira në ekuivalentë të parasë së gatshme.
 Aktivitetet financuese janë aktivitetet që rezultojnë me ndryshime në madhësi dhe përbërje
të kapitalit të ekuitetit dhe huazimeve të entitetit. (SNK 7)

Paratë e gatshme dhe ekuivalentët e parasë së gatshme


Standardi shtrihet në deficinionin e ekuivalentëve të parasë së gatshme: ato nuk mbahen për
investime ose qëllime afatgjata, mirëpo për të plotësuar angazhimet afatshkurta të parasë së
gatshme. Për të plotësuar definicionin më lartë, data e maturimit të një investimi zakonisht duhet të
jetë brenda tre muajve prej datës së blerjes. Zakonisht ky do të ishte rasti e jo që investimet e
ekuitetit ( p.sh. aksionet në kompanitë tjera) të mos jenë ekuivalentë të parasë së gatshme.
Përjashtimi do të bëhej kur preferohet që aksionet e preferuara janë blerë me një datë shumë të
afërt të maturimit.

2
Kreditë dhe huatë tjera prej bankës janë klasifikuar si aktivitete investuese. Megjithatë në disa shtete
, mbitërheqjet bankare janë të ripagueshme sipas kërkesës dhe trajtohen si pjesë e sistemit
menaxhues të entitetit me para të gatshme. Në keto rrethana një borxh do të përfshihet në paratë e
gatshme dhe ekuivalentët e parasë së gatshme. Marëveshjet e tilla me bankën karakterizohen për
nga balanci që lëviz ndërmjet borxhit dhe kreditit.
Lëvizjet ndërmjet llojeve të ndryshme të parasë së gatshme dhe ekuivalentit të parasë së gatshme
nuk përfshihen në rrjedhën e parasë së gatshme. Investimi i tepricës së parasë së gatshme është
pjesë e menaxhmentit të parasë së gatshme e jo pjesë e aktiviteteve operative, investuese ose
financuese.

Prezantimi i pasqyrës së rrjedhës së parasë


SNK 7 kërkon që pasqyra e rrjedhës së parasë së gatshme gjatë periudhës të klasifikohet sipas
aktiviteteve operative, investuese dhe financuese

Pyetje 1

Shembull: Pasqyra e thjeshtë e rrjedhës së parasë


Dafina ka fillluar veprimtarinë me 1janar 20X1 me një kredi afatmesme prej €21,000 dhe emetim të
aksioneve që kanë sjellur €35,000. Kompania ka blerë pasuri themelore prej €21,000 me para të
gatshme dhe gjatë vitit deri me 31 dhjetor 20X1 ka hyrë në transaksionet në vijim.
(a) Blerjet prej furnitorëve ishin €19,500, prej të cilave €2,550 janë të papaguara në fund të vitit.
(b) Pagat kanë arritur shumën prej €10,500, prej të cilave €750 janë të papaguara në fund të vitit.
(c) Interesi në kredi prej €2,100 është paguar plotësisht në vit dhe një ri-pagim prej €5,250 ishte
bërë.
(d) Të hyrat nga shitja janë €29,400, duke përfshirë €900 llogari të arkëtueshme në fund të vitit .
(e) Interesi në depozita të parasë së gatshme në bankë ka arritur shumën prej €75.
(f) Dividenta prej €4,000 është propozuar me 31 dhjetor 20X1.
Nga ju kërkohet të përgatitni pasqyrën historike të rrjedhës së parasë së gatshme për fundin e vitit 31
dhjetor 20X1.

3
Zgjidhja 1.
DAFINA CO
PASQYRA E RRJEDHËS SË PARASË PËR
FUNDIN E VITIT 31 DHJETOR 20X1
€ €
Rrjedha e parasë nga aktivitetet operative
Paratë e gatshme të pranuara prej klientëve (€29,400 – €900) 28,500
Paraje e paguar furnitorëve (€19,500 – €2,550) (16,950)
Paraja e paguar për punëtorët dhe në emër të tyre(€10,500 – (9,750)
€750)
Interesi i paguar (2,100)
Paratë e gatshme neto të përdorura në aktivitetet operative (300)
Rrjedha e parave të gatshme prej aktiviteteve investuese
Blerja e pasurisë themelore (21,000)
Interesi i pranuar 75
Paratë e gatshme neto në aktivitetet investuese
(20,925)
Rrjedha e parasë së gatshme prej aktiviteteve financuese
Emetimi i aksioneve 35,000
Të ardhurat prej kredive afatshkurta 21,000
Ripagesa e kredive afatmesme (5,250)
Paratë e gatshme neto prej aktiviteteve financuese 50,750
Rritjet neto në paratë gatshme dhe ekuivalente të parasë së 29,525
gatshme
Paratë e gatshme dhe ekuivalentet e parasë së gatshme me 1 –
janar 20X1
Paratë e gatshme dhe ekuivalentet e parasë së gatshme me 31 29,525
dhjetor 20X1
Veni e se dividenta vetëm është propozuar dhe nuk ka të lidhur ndonjë rrjedhë të parasë së gatshme
në 20X1.

Pyetja 2.
Menaxherët e Dafina Co kanë informatat në vijim sa i përket rrjedhës së parashikuar të parasë së
gatshme për vitin deri me 31 dhjetor 20X2.
(a) Blerja e pasurisë themelore do të jetë €3,000.
(b) Shpenzime tjera do të jenë :
(i) Blerjet prej furnitorëve – €18,750 (€4,125 borxh në fund të vitit );
(ii) Paga – €11,250 (€600 borxh në fund të vitit);
(iii) Interesi i kredisë – €1,575.
(c) Të hyrat nga shitja do të jenë €36,000 (€450 të arkëtueshme në fund të vitit ).
(d) Interesi në depozita bankare do të jetë €150.
(e) Ripagesa tjera kapitale prej €5,250 do të realizohen në kredinë.
4
(f) Dividenta prej €5,000 do të propozohet dhe do të paguhet dividenta finale e vitit të kaluar.
(g) Tatimi në në ardhura me vlerë prej €2,300 do të paguhet për 20X1.
Përgatitni parashikimin e rrjedhës së parasë së gatshme për vitin deri me 31 dhjetor 20X2.

Zgjidhja 2
DAFINA CO
PASQYRA E PARASHIKUAR E RRJEDHËS SË PARASË SË GATSHME PËR
FUNDIN E VITIT 31 DHJETOR 20X2
€ €
Rrjedha e parasë së gatshme prej aktiviteteve operative
Paratë e gatshme të pranuara prej klientëve 36,450
(€36,000 + €900 – €450)
Paratë e gatshme të paguara për furnitorë (€18,750 + €2,550 – (17,175)
€4,125)
Paratë e gatshme të paguara për dhe në emër të punëtorëve
(€11,250 + €750 – €600) (11,400)
Interesi i paguar (1,575)
Tatimi (2,300)
Paratë e gatshme neto të paguara prej aktiviteteve operative 4,000
Rrjedha e parave neto prej aktiviteteve investuese
Blerja e pasurisë themelore (3,000)
Interesi i pranuar 150
Paratë e gatshme neto të përdorura në aktivitetet investuese (2,850)
Rrjedha e parasë së gatshme neto prej aktiviteteve financuese
Pagesa e kredisë afatmesme (5,250)
Pagesa e dividentës (4,000)
Paratë e gatshme neto të përdorura në aktivitetet financuese (9,250)
Zbritja e parashikuar neto në para të gatshme dhe ekuivalente të (8,100)
parasë së gatshme
Paratë e gatshme dhe ekuivalentet e parasë së gatshme me 31 29,525
dhjetor 20X1
Parashikimi i parasë së gatshme dhe ekuivalenteve të parasë së 21,425
gatshme me 31 dhjetor 20X2

Aktivitetet
Menyra e prezantimit të rrjedhës së parasë së gatshme ndërmjet aktiviteteve operative, investuese
dhe financuese varet nga natyra e entitetit. Duke klasifikuar rrjedhën e parasë së gatshme ndërmjet
aktiviteteve të ndryshme në këtë mënyrë investuesit mund të shohin ndikimin në para të gatshme
dhe ekuivalente të parasë së gatshme prej secilës dhe marëdhëniet me njëra tjetrën. Ne mund të
shqyrtojmë secilën në më tepër detale.

Aktivitetet operative
Kjo është ndoshta pjesa kyçe e pasqyrës së rrjedhës së parasë së gatshme sepse tregon se a kanë
mundësi ose deri në çfarë niveli kompanitë mund të gjenerojnë para të gatshme prej operacioneve

5
të tyre. Janë këto pasqyra të parasë së gatshme operative që duhet të paguhen në fund për të gjitha
daljet e parasë së gatshme për aktivitetet tjera , p.sh. interesi i kreditit , dividenta dhe të tilla.
Shumica e komponentave të rrjedhës së parasë së gatshme prej aktiviteteve operative do të jenë ato
elemente që përcaktojnë fitimin neto ose humbjen e entitetit, p.sh. janë të lidhura me aktivitetet
kryesore që prodhojnë të ardhura në entitet. Standardi jep shembujt e rrjedhës së parasë prej
aktiviteteve operative si në vijim.
(a) Pranimet e parasë së gatshme prej shitjes së mallit dhe ofrimit të shërbimeve
(b) Pranimet e parasë së gatshme prej tarifave, përqindjeve dhe të hyrave tjera
(c) Pagesa me para të gatshme për furnitorët e mallit dhe shërbimeve
(d) Pagesa me para të gatshme për dhe në emër të punëtorëve
Disa elemente mund të përfshihen në fitimin ose humbjen neto për periudhën e cila nuk lidhet me
rrjedhën e parasë operative, për shembull fitimi ose humbja e një pjese të fabrikës do të përfshihet
në fitimin ose humbjen neto, mirëpo rrjedhat e parasë së gatshme do të klasifikohen si investuese.

Aktivitetet investuese
Rrjedhat e parasë së gatshme të klasifikuara nën këtë titull tregojnë nivelin e investimeve të reja në
pasurinë që do të gjenerojë rrjedha të fitimit dhe parasë së gatshme në të ardhmen. Standardi
ofron shembujt e rrjedhës së parasë së gatshme që shfaqen prej aktiviteteve investuese si në vijim.
(a) Pagesa me para të gatshme për të blerë pronën, fabrikën dhe pajisjet, pasuri të paprekshme
dhe pasuri tjera themelore, duke përfshirë ato që janë të lidhura me shpenzimet e
kapitalizuara të zhvillimit dhe pronën, fabrikën dhe pajisjet, të ndërtuara vetë,.
(b) Pranimet e parasë së gatshme prej shitjs së pronës, fabrikës dhe pajisjeve, pasurisë së
paprekshme dhe pasurive tjera themelore
(c) Pagesa me para të gatshme për të blerë aksione ose obligacione të pasiguruara
(d) Pranimet e parasë së gatshme prej shitjeve të aksioneve ose obligacioneve të pasiguruara të
entiteteve tjera
(e) Paradhënie të parasë së gatshme dhe kredive të dhëna për palët tjera
(f) Pranimet e parasë së gatshme prej ri-pagesës së paradhënieve të parasë së gatshme dhe
kredive të dhëna te palët tjera

Aktivitetet financuese
Ky seksion i pasqyrës së parasë së gatshme tregon pjesën e parave të gatshme të cilën ofruesit e
kapitalit të entitetit e kanë pretenduar gjatë periudhës. Ky është një indikator i interesit të
mundshëm në të ardhmen dhe i pagesave të dividentave. Standardi ofron shembujt e rrjedhës së
parasë që mund të shfaqet nën këtë titull.
(a) Të ardhurat e parave të gatshme prej emetimit të aksioneve
(b) Pagesat e parasë së gatshme te pronarët ose riblerja e aksioneve të entitetit
(c) Të ardhurat në para të gatshme prej emetimit të obligacioneve të borxhit, kredive, hipotekave
dhe huazimeve tjera afatshkurta dhe afatgjata
(d) Pagesat e kryegjësë të shumave të huazuara nën lizing financiar

6
Elementi (d) ka nevojë për të tepër shpjegime. Kur entiteti raportues përdor një pasuri të mbajtur
nën lizing financiar, shumat që do të hyjnë në pasqyrën e rrjedhës së parasë së gatshme si aktivitete
financiare janë ripagesat e kapitalit (kryegjësë) e jo pagesa të interesit. Interesi i paguar do të
tregohet nën aktivitetet operative.

Raportimi i rrjedhës së parasë së gatshme prej aktiviteteve operative


Standardi ofron zgjedhjen e metodës për këtë pjesë të pasqyrës së rrjedhës së parasë së gatshme .
(a) Metoda direkte: shpalosje e klasëve kryesore të pranimeve të parasë së gatshme bruto dhe
pagesave bruto të parave të gatshme
(b) Metoda indirekte : fitimi neto ose humbja është rregulluar për efekte të transaksioneve të
natyrës jo-të gatshme , çfarëdo shtyerje ose akrual i arkëtimeve ose pagesave të ardhshme ose
nga e kaluara dhe elementet e të ardhurave ose shpenzimeve të shoqëruara me investime ose
financim të rrjedhës së parasë së gatshme.
Metoda direkte është metoda e preferuar sepse shpalosë informatat që nuk janë të disponueshme
në pasqyra financiare dhe mund të jenë të dobishme në llogaritjen e rrjedhave të parasë së gatshme
në të ardhmen. Shembulli i paraqitur më poshtë paraqet dy metodat.

Përdorimi i metodës direkte


Ka mënyra të ndryshme në të cilat mund të fitohen informata për arkëtimet (pranimet) dhe pagesat
bruto të parasë së gatshme. Mënyra më e qartë është të nxirret informata prej të dhënave të
kontabilitetit. Kjo mund të jetë punë e mundimshme, megjithatë metoda indirekte e paraqitur më
poshtë mund të jetë më e lehtë. Shembulli dhe pyetja e paraqitur më lartë kanë përdorur metodën
direkte.

Përdorimi i metodës indirekte


Kjo metodë është pa dyshim më e lehtë prej pikëpamjes së përgatitësit të pasqyrës së rrjedhës së
parasë së gatshme. Fitimi neto ose humbja për periudhën rregullohet si vijon.
(a) Ndryshimet gjatë periudhës sa iu përket stoqeve, llogarive operative, të arketueshme dhe të
pagueshme
(b) Elementet që nuk janë të lidhura me paratë gatshme p.sh. zhvlerësimi, tarifat, fitimi/humbja në
shitje të pasurisë
(c) Elemente tjera, rrjedha e parasë së gatshme e cila duhet të klasifikohet nën aktivitete
investuese ose financuese.
Proforma e një kalkulimi të tillë e marrë nga SNK, është si vijon dhe kjo metodë mund të jetë më e
zakonshme në provim ( forma ka ndryshuar për të reflektuar ndryshimet në SNRF)

Rrjedha e parasë së gatshme prej aktiviteteve operative
Fitimi para tatimit X
Korrigjimet për :
Zhvlerësim X
Humbje nga këmbimi valutor X
Të ardhura nga investimet (X)
Shpenzime nga interesi X
X

7
Rritje në llogari të arkëtueshme tregtare dhe të tjera (X)
Zbritje në stoqe X
Zbritje në llogari të pagueshme tregtare (X)
Paratë e gatshme të gjeneruara nga operacionet X
Interesi i paguar (X)
Tatimi në të ardhura i paguar (X)
Paraja e gatshme neto prej aktiviteteve operative X

Metoda indirekte kundrejt metodës direkte


Metoda direke inkurajohet kur nuk duhet shumë mundim të fitohen informatat e domosdoshme,
mirëpo SNK 7 nuk e kërkon. Në praktikë metoda indirekte përdoret më shumë pasi që është më e
shpejtë dhe më e lehtë.

You might also like