You are on page 1of 11

Menaxhment stratregjik

dhe inovacione
Tema: Menaxhimi i novacioneve
(risive)

Prof. ass. Dr. Sc. Labeat Mustafa


Stimulimi i novacioneve
(risive)
◼ Ripërtërihu ose vdis! Këto fjalë të ashpra formojnë
kontekstin e thirrjeve shpotitëse të menaxherëve të
kohëve të sotme. Në botën dinamike të
konkurrencës globale nëse organizatat
dëshirojnë të konkurrojnë me sukses duhet të
krijojnë produkte dhe shërbime të reja dhe të
adoptojnë teknologji tepër të zgjedhura.
◼ Risitë që ato i sjellin ju ndihmojnë atyre që të bëhen
emra dhe marka të njohura dhe që produktet e tyre
të përdoren në pothuajse çdo shtëpi.
◼ Por këto kompani dinë gjithashtu se risitë e kanë
jetën të shkurtër në kohët e sotme.
Si lidhen krijueshmëria me
risitë?
◼ Në gjuhën e përditshme, krijueshmëria
nënkupton aftësinë për të kombinuar idetë në
një mënyrë unike ose për të bërë lidhje të
pazakonta mes ideve. Për shembull, kur Felix
Hoffman zbuloi një trajtë "të pastër dhe të
qëndrueshme" të acidit acetilsalicilik, ai e
përdori atë për shpikjen e medikamenteve
farmaceutike për trajtimin e dhimbjeve.
◼ Pra krijueshmëria është aftësia për të
dhënë ide të reja dhe të dobishme.
◼ Risitë paraqesin përshtatjen e një ideje
krijuese për ta kthyer atë në një
produkt, shërbim ose në një metodë të
dobishme veprimi.
◼ Organizata novatore karakterizohet nga
aftësia për të shndërruar idetë e saj krijuese
në rezultate të dobishme.
◼ Pra risitë janë përshtatja e një ideje krijuese
për t’i shndërruar ato në një produkt, shërbim
ose metodë veprimi të dobishme.
Si mundet një menaxher
të nxitë risitë?
◼ Janë zbuluar tri bashkësi variablash që
nxisin risitë. Ato kanë të bëjnë me
strukturën e organizatës, kulturën
e saj dhe praktikat e burimeve
njerëzore.
SI NDIKOJNË VARIABLAT E
STRUKTURËS MBI RISITË?
◼ Sipas shumë studimeve, variablat strukturorë ushtrojnë tri lloje
ndikimesh mbi risitë. Së pari, strukturat organike ndikojnë në
mënyrë pozitive mbi risitë sepse ato kanë më pak specializime të
punës, më pak rregulla dhe janë më të decentralizuara sesa strukturat
mekanike.
◼ Ato mundësojnë fleksibilitet, përshtatje dhe nxitje të
ndërthurur të ideve të cilat e bëjnë më të lehtë adoptimin e
risive.
◼ Së dyti, një përbërës shumë i rëndësishëm për risitë është edhe aksesi
i lehtë në burime të mjaftueshme. Burimet e bollshme i
lejojnë menaxherët të blejnë risitë nga burime jashtë
organizatës, të përballojnë kostot e krijimit të risive brenda
kompanisë dhe të amortizojnë dështimet.
◼ Së treti, komunikimi i shpeshtë mes njësive të punës ndihmon
në thyerjen e pengesave të mundshme ndaj risive duke lehtësuar
veprimet e ndërsjella që kapërcejnë kufijtë e departamenteve.
Sl NDIKON KULTURA E
ORGANIZATËS MBI RISITË?
◼ Organizatat novatore tentojnë të kenë
kultura të ngjashme. Ato inkurajojnë
eksperimentimin. Shpërblejnë edhe
sukseset edhe dështimet, ato lavdërojnë
gabimet. Për shembull, te General Motors,
njësia e APEX-it, punonjësit inkurajohen të
eksperimentojnë dhe atyre u jepen
shpërblime për eksperimentet me produktet e
reja në treg.
CILËT VARIABLA TË BURIMEVE
NJERËZORE NDIKOJNË MBI RISITË?
◼ Brenda kategorisë së burimeve njerëzore, është
zbuluar se organizatat novatore nxisin aktivisht
trajnimin dhe zhvillimin e anëtarëve të tyre në
mënyrë që njohuritë e tyre të jenë gjithmonë të
përditësuara.
◼ Ata u ofrojnë punonjësve siguri të lartë në punë,
largojnë frikën e pushimit nga puna, për shkak të
gabimeve, si edhe i inkurajojnë individët të bëhen
kampionë të ndryshimeve.
◼ Nëse zhvillohet një ide e re, agjentët e ndryshimit e
përkrahin këtë ide aktivisht dhe me entuziazëm,
sigurojnë mbështetje për punonjësit, kapërcejnë çdo
rezistencë dhe garantojnë vënien në jetë të risive.
◼ Punonjësit që shfaqin ide të reja ndryshe mund t’i quajmë
kampionë të ndryshimeve.
◼ Kërkimet tregojnë se kampionët e ndryshimeve kanë
karakteristika personaliteti të ngjashme: vetëbesim
jashtëzakonisht të lartë, këmbëngulje, energji dhe një
prirje të natyrshme kah riskut.
◼ Këta kampionë shfaqin gjithashtu karakteristika të lidhura me
udhëheqjen dinamike. Ata frymëzojnë të tjerët me vizionin që
kanë mbi potencialin e risive dhe u japin energji me bindjet
personale që kanë mbi misionin e tyre.
◼ Ata gjithashtu arrijnë të fitojnë mbështetjen dhe përkushtimin e
të tjerëve për misionin e tyre. Veç kësaj kampionët kanë
pozicione pune që u japin liri të madhe veprimi. Kjo pavarësi i
ndihmon ata të prezantojnë risitë dhe t'i vënë në jetë ato.
Si i vlerësojnë risitë
ndërmarrësit?
◼ Në botën e sotme dinamike të konkurrencës globale, nëse organizatat
duan të konkurrojnë me sukses duhet të prezantojnë vazhdimisht
produkte dhe shërbime të reja.
◼ Risitë përbëjnë një karakteristikë të rëndësishme të nismave
ndërmarrëse. Në fakt, mund të thuhet se janë pikërisht risitë
ato që e bëjnë “ndërmarrëse" nismën e ndërmarrësve.

◼ Është vendimtare një kulturë që mbështet novatorizmin. Por si


është një kulturë e tillë? Në këtë lloj kulture punonjësit shohin
se mbështetja nga eprorët dhe sistemet e shpërblimit të
organizatës janë në pajtim të plotë me angazhimin e tyre ndaj
risive.

◼ Dhe kjo është pikërisht në këtë lloj kulture ku punonjësit nuk


e perceptojnë tensionin e mbingarkesës në punë si të tepërt
ose të paarsyeshëm. Kërkimet gjithashtu kanë zbuluar se firmat me
kultura të cilat përkrahin risitë kanë prirjen të jenë më të vogla; ato
kanë më pak praktika të formalizuara të burimeve njerëzore dhe më
pak burime rezervë.
◼ Ju faleminderit për vëmendje!

You might also like