You are on page 1of 10

RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Moduli 8: Kontratat e ndërtimit (SNK 11)

Hyrje
Supozoni se ju jeni një kontabilist në një kompani ndërtimore. Kompania juaj do të ndërtojë një
rrokaqiell ku do të ketë zyre, nën kontratën me kompaninë investuese. Për të ndërtuar këtë
rrokaqiell do të nevojiten tri vite dhe gjatë kësaj kohe me siguri se ju do të duhet të paguani për
materialin ndërtimor, paga për punëtorë, arkitektë etj. Ju do të pranoni pagesa periodike prej
kompanisë investuese në faza të ndryshme të parashikuara të ndërtimit. Si do të vendosni, për
secilin vit, se çka duhet të përfshihet si e ardhur dhe shpenzim në bazë të kontratës në pasqyrën
e të ardhurave?
Ky është problem i mbuluar nga Kontratat e ndërtimit SNK 11.

Shembulli 1: Kontratat e ndërtimit


Një shembull numerik do të mund të ndihmonte në ilustrimin e problemit. Supozoni se kontrata
ka filluar me 1 janar 20X8, me një datë përfundimi 31 dhjetor 20X8. Çmimi final i kontratës është
€3,000,000. Në vitin e parë, deri me 31 dhjetor 20X8:
(a) Shpenzimet e krijuara kanë arritur shumën prej €1,200,000.
(b) Gjysma e punës së kontraktuar është përfunduar.
(c) Janë lëshuar certifikatat e punës së kompletuar me vlerë prej €1,500,000. (Veni re.
Zakonisht në kontratat e ndërtimit, një arkitekt ose inxhinier që inspekton punën e
përfunduar lëshon certifikatat në rast se rezultati është i kënaqshëm. Kjo pastaj do të jetë
lajmërim për klientin se pagesat e punës në progres i takojnë kontraktorit. Pagesat e punës
në progress zakonisht janë shumë e vlerësimit të punës për të cilën është lëshuar
certifikatë minus ndalesa paraprake prej 10%).
(d) Është vlerësuar me një besim të arsyeshëm se shpenzimet e mëtejme deri në përfundim
në 20X9 do të jenë €1,200,000.
Cili është fitimi nga kontrata në vitin 20X8 dhe cilat regjistrime do të bëhen për kontratë me 31
shjetor 20X8 nëse:
(a) Fitimi shtyhet deri në përfundim të kontratës?
(b) Një pjesë e të hyrave të vlerësuara dhe fitimi kreditohen në pasqyrën e të ardhurave në
20X8?

Çka është kontrata e ndërtimit?


Kontrata e cila ka nevojë për trajtim të SNK 11 nuk është e nevojshme që të zgjasë për më tepër
se një periudhë një vjeçare. Pika kryesore është që aktiviteti i kontratës fillon në një periudhë
financiare dhe përfundon në tjetrën, duke krijuar kështu një problem: cilës prej dy periudhave
duhet t’i alokohen të ardhurat dhe shpenzimet e kontratës? Në të vërtetë definicioni i dhënë në
SNK për kontratën e ndërtimit është shumë i drejtpërdrejtë.

1
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Kontrata e ndërtimit. Kontrata e negociuar në mënyrë specifike për ndërtim të një pasurie ose
kombinimi të pasurive që janë ngushtë të lidhura ose të varura nga njëra tjetra sa i përket
dizajnit të tyre, teknologjisë dhe funksionit ose qëllimit dhe përdorimit të tyre. (SNK 11)

Standardi dallon kontratën me çmim fiks dhe kontrata me kosto plus.

 Kontrata me çmim fiks. Kontrata në të cilën kontraktori pajtohet për çmimin e kontratës
fikse, ose përqindje fikse për njësi të prodhimit, e cila në disa raste është subjekt në
klauzola për shkallëzim të kostos.
 Kontrata me kosto plus. Kontrata e ndërtimit në të cilën kontraktori rimbursohet për
shpenzimet e lejueshme ose të definuara, plus përqindja e kësaj kostoje ose një pagesë
fikse.

Kontratat e ndërtimit mund të përfshijnë ndërtimin e një pasurie, p.sh një urë ose një seri të
pasurive të ndërlidhura p.sh. një rafineri nafte. Ato mund të përfshijnë edhe ofrimin e
shërbimeve ( p.sh. arkitektët) ose restaurimin ose demolimin e një pasurie.

Të hyrat nga kontrata


Të hyrat nga kontrata do të jenë shuma e specifikuar në kontratë, që i nënshtrohet ndryshimeve
në punën sipas kontratës, pagesave dhe mirëmbajtjes nëse ato në të vërtetë do të rrisin të hyrat
dhe nëse ato mund të maten në baza të vazhdueshme. Rezultati është që të hyrat nga kontrata
maten me vlerën e drejtë të të hyrave të arkëtuara ose të arkëtueshme.

Shpenzimet e kontratës
Shpenzimet e kontratës përbëhen prej:
 Shpenzimeve të lidhura direkt me kontratë
 Shpenzimeve që i shtohen aktivitetit të përgjithshëm të kontratës që mund të
alokohen në kontratë, sikuse sigurimi, kosto e dizajnit dhe asistenca teknike që nuk
është direkt e lidhur me kontratën specifike dhe shpenzimet e ndërtimit.
 Çdo kosto tjetër që mund t’i ngarkohet klientit nën kontratë, që mund të përfshijë
shpenzimet e përgjithshme të administratës dhe shpenzimet e zhvillimit
Shpenzimet që lidhen direkt me kontratën specifike përfshijnë gjërat në vijim
 Shpenzimet e fuqisë punëtore në ndërtim, duke përfshirë mbikëqyrjen e ndërtimit
 Shpenzimet e materialeve të përdorura në ndërtim
 Zhvlerësimi i fabrikës dhe pajisjeve të përdorura nën kontratë
 Shpenzimet e bartjes së fabrikës, pajisjeve dhe materialeve deri dhe prej vendit të
ndërtimit
 Shpenzimet e qirasë për fabrikë dhe pajisje
 Shpenzimet e dizajnit dhe asistencës teknike që janë direkt të lidhura me kontratë
 Shpenzimet e llogaritura të renovimit dhe sigurimit duke përfshirë shpenzimet e e
pritura të garancionit
 Pretendimet e palëve të treta

2
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Shpenzimet e aktivitetit të përgjithshëm të kontratës duhet të alokohen sistematikisht dhe


racionalisht dhe të gjitha shpenzimet me karakteristika të ngjajshme duhet të trajtohen në
mënyrë konsistente. Alokimi duhet të bazohet në nivelin normal të aktivitetit të ndërtimit.
Shpenzimet e huamarrjes mund të mveshen në këtë mënyrë ( shiko SNK23: Kapitulli 10).
Disa kosto nuk mund t’i mvishen aktivitetit të kontratës dhe për këtë shkak gjërat në vijim duhet
të përjashtohen prej shpenzimeve të kontratës së ndërtimit.
 Shpenzimet e përgjithshme të administratës (përveç nëse rimbursimi është
specifikuar në kontratë)
 Shpenzimet e shitjes
 H&Zh (përveç nëse rimbursimi është specifikuar në kontratë)
 Zhvlerësimi i fabrikës së ndalur dhe pajisjeve që nuk janë përdorur në ndonjë
kontratë specifike

Njohja e të hyrave dhe shpenzimeve të kontratës


Të hyrat dhe shpenzimet e shoqëruara me kontratë duhet të njihen sipas shkallës së kompletimit
në datën e bilancit të gjendjes mirëpo vetëm kur rezultati i aktivitetit mund të matet saktë.
Nëse në kontratë parashikohet humbja, atëherë ajo duhet të njihet menjëherë. Kjo zakonisht
njihet si përqindje e metodës së kompletimit (përmbushjes).
Llogaritja e besueshme e rezultatit të kontratës së ndërtimit mund të bëhet vetëm kur kushtet
specifike janë plotësuar dhe këto kushte do te jenë të ndryshme për kontrata më çmim fiks dhe
ato me kosto plus.
 Kontratat me çmim fiks
– E mundshme që përfitimet ekonomike të kontratës të rrjedhin te entiteti
– Totali i të hyrave të kontratës mund të matet me saktësi
– Shkalla e kompletimit në fund të periudhës dhe shpenzimet për të
përfunduar kontratën mund të maten me saktësi
– Shpenzimet që i caktohen kontratës mund të identifikohen me qartësi dhe të
maten me saktësi ( shpenzimet aktuale mund të krahasohen me llogaritjet e
mëparshme)
 Kontratat me kosto plus
– E mundshme që përfitimet ekonomike të kontratës të rrjedhin te entiteti
– Shpenzimet që i caktohen kontratës ( pa marr parasysh se a reimbursohen
apo ajo ) mund të identifikohen me qartësi dhe të maten me saktësi
Metoda e përqindjes së përmbushjes është një aplikim i supozimit akrual. Të hyrat e kontratës
përputhen me shpenzimet e kontratës të krijuara në shkallën e kompletimit kështu që të hyrat,
kostoja dhe fitimi i mveshen pjesës së punës së kryer.
Ne mund të përmbledhim trajtimin si vijon:
 Njohja e të hyrave të kontratës si të hyra në periudha kontabël në të cilat bëhet
puna

3
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

 Njohja e shpenzimeve të kontratës si shpenzim në periudhën e kontabilitetit në të


cilën kryhet puna për të cilën lidhen ato.
 Çdo tejkalim i pritur i totalit të shpenzimeve të kontratës mbi totalin e të hyrave të
kontratës duhet të njihet menjëherë si shpenzim
 Çdo kosto e shfaqur që lidhet me aktivitetin në të ardhmen duhet të njihet si pasuri
nëse është e mundur që ato të kthehen (shpeshherë e quajtur kontrata e punës në
progress, dmth. që duhet të paguhet prej klientit)
 Kur shumat janë njohura si të hyra të kontratës, mirëpo grumbullimi i tyre prej
klientit bëhet i pasigurtë, shumat e tilla duhet të njihen si shpenzim e jo si zvogëlim
prej të ardhurave

Përcaktimi i shkallës së kompletimit


Si do të vendosnit sa i përket shkallës së kompletimit të çfarëdo kontrate? Standardi paraqet disa
metoda.
 Përpjestimi e shpenzimet kontraktuale për punën e bërë deri në atë datë
 Hulumtimi për punën e kryer
 Pjesa fizike e punës së përfunduar sipas kontratës

Shembulli 2: Shkalla e kompletimit


Kushtrimi sh.p.k. ka një kontratë me çmim fiks për të ndërtuar një rrokaqiell. Shuma fillestare e
të hyrave është €880,000. Në fillim të kontratës me 1 janar 20X6 llogaritja fillestare e
shpenzimeve të kontratës ishte €800,000. Në fund të 20X6 llogaritja jonë e totalit të
shpenzimeve është ngritur në €808,000.
Gjatë 20X7 klienti pajtohet për ndryshim që rrit të hyrat e pritura prej kontratës për €20,000 dhe
shkakton kosto shtesë prej €12,000. Në fund të 20X7 në vendin e ndërtimit ka materiale të
ruajtura për përdorim gjatë periudhës së ardhshme që kushton €10,000.
Ne kemi vendosur të përcaktojmë shkallën e kompletimit të kontratës duke kalkuluar pjesën e
shpenzimeve të kontratës të krijuara deri në atë datë që pranojnë edhe shpenzimet e fundit të
kontratës. Shpenzimet e kontratës të krijuara në fund të secilit vit ishin 20X6: €210,080, 20X7:
€616,800 (duke përfshirë materialin në magazinë), 20X8 €820,000.
Kërkohet
Kalkuloni shkallën e kompletimit për secilin vit të kontratës dhe tregoni se si të hyrat, kostoja dhe
fitimi do të njihet për secilin vit.

Ndryshimet në vlerësime
Efekti i çfarëdo ndryshimi në vlerësim të të hyrave ose shpenzimeve të kontratës duhet të
llogaritet si ndryshim në vlerësim të llogaritjes nën SNK 8 Politikat e kontabilitetit, ndryshimet në
vlerësimet kontabël dhe gabimet.

4
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Shembulli 3: Ndryshimet në vlerësime


Shembulli më poshtë paraqet efektin e ndryshimit në vlerësim të kostos në shifrat që paraqiten
në pasqyrën e ardhurave dhe bilancin e gjendjes.
Prishtina Co hyn në një kontratë tri vjeçare.
Të hyrat e vlerësuara = €20,000
Totali i shpenzimeve të vlerësuara = €16,000
Megjithatë, gjatë vitit të dytë, menaxhmenti ndryshon vlerësimin e tij të totalit të shpenzimeve
të krijuara dhe rezultatin e kontratës. Si rezultat, gjatë vitit të dytë humbja regjistrohet në
kontratë për vitin, edhe pse kontrata përgjithësisht do të ketë ende fitim.

Viti 1 Viti 2 Viti 3


€ € €
Të hyrat e vlerësuara 20,000 20,000 20,000
Totali i shpenzimeve të vlerësuara 16,000 18,000 18,000
Totali i fitimit të vlerësuar 4,000 2,000 2,000
Shpenzimet e ndodhura deri në atë datë €8,000 €13,500 €18,000
Përqindja e kompletimit 50% 75% 100%
Fitimi/humbja e njohur për vitin €2,000 (€500) €500
Fitimi kumulativ i njohur €2,000 €1,500 €2,000
Faturimi i €8,000, €8,000 dhe €4,000 bëhet në ditën e fundit të secilit vit dhe pranohen në
muajin e parë të vitit të ardhshëm.

Prezantimi në Bilancin e gjendjes


(a) Stoqet

Shpenzimet deri në datë X
Plus fitimi i njohur (X)
X
Minus humbjet e njohura (X)
X
Minus Situacionet e faturuara (X)
Shumat e papaguara nga klientët X
(b) Llogaritë e arkëtueshme

Situacionet e faturuara të papaguara X
(c) Llogaritë e pagueshme Kur (a) paraqet “ shumën e papaguar të klientëve” neto, kjo
shumë duhet të përfshihet në llogari të pagueshme nën” Pagesat me llogari”

Shembulli 4: Prezantimi në Bilancin e gjendjes

5
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Biznesi kryesor i Santolina Co janë kontratat e ndërtimit. Në fund të shtatorit 20X3 ata kanë një
kontratë të papërfunduar, detalet e së cilës janë si vijon.
Kontrata “Liria”
Data e fillimit 1.4.X1
Data e parashikuar e përfundimit 23.12.X3

Çmimi final i kontratës 290,000
Shpenzimet deri më 30.9.X3 210,450
Vlera e punës e certifikuar deri më 30.9.X3 230,000
Situacionet e faturuara deri më 30.9.X3 210,000
Paratë e gatshme të pranuara deri më 30.9.X3 194,000
Shpenzimet e vlerësuara deri në përfundim deri më 30.9.X3 20,600
Kërkohet
Përgatitni kalkulimet që tregojnë shumën që duhet të përfshihet në bilancin e gjendjes me 30
shtator 20X3 sa i përket kontratës së lartpërmendur.

6
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Vështrim nga perspektiva e Standardeve Kosovare te Kontabilitetit

Kontratat e ndërtimit janë një lloj specifik i aktiviteteve të shërbimeve që zgjasin


përgjatë një periudhe kohore. Për shkak të natyrës së aktiviteteve të ndërmarra në
kontratat e ndërtimit, data në të cilën një aktivitet i kontratës është regjistruar dhe data
kur një aktivitet i kontratës është kryer zakonisht biejnë në periudha të ndryshme të
kontabilitetit.

Prandaj, çështja primare për kontratat e ndërtimit është alokimi i të hyrave të kontratës
dhe shpenzimeve përkatëse të kontratës për periudhat e kontabilitetit në të cilat
ndërtimit është kryer.

Shembulli 5. Njohja e të hyrave dhe shpenzimeve të kontratës

Një kontrator ndërtimor e ka një çmim fiks prej €250,000 që të ndërtojë një urë. Shuma
fillestare e të hyrave të pajtuara në kontratë është €250,000. Supozimi fillestar i
kontraktorit për shpenzimet e kontratës është €150,000. Ndërtimi i urës do të ndodhë
gjatë viteve 20x1 dhe 20x2.
Kontraktori e përcakton fazën e kompletimit të kontratës duke e llogaritur pjesën që
shpenzimet e kontratës kanë ndodhur për punën e kryer deri më tani duke pasur
parasysh shpenzimet totale më të fundit të kontratës. Një përmbledhje e të dhënave
financiare gjatë periudhës së ndërtimit është me sa vijon:

20x1 20x2
Shuma fillestare e të hyrave e pajtuar në kontratë 250,000 250,000
Shpenzimet e kontratës të ndoshura deri më tani 90,000 150,000
Shpenzimet e kontratës për përfundimin e punës 60,000
Shpenzimet totale të vlerësuara të kontratës 150,000 150,000
Fitimi i vlerësuar 100,000 100,000
Faza e kompletimit 60% 100%

Kërkohet:
Sa është shuma e të hyrave, shpenzimeve dhe fitimit të njohur në pasqyrën e të
ardhurave në dy vitet.

Shembulli 6: Njohja e humbjeve të pritura

Një firmë ndërtimore e ka një kontratë me çmim fiks prej €150,000 që të ndërtojë një
ndërtesë. Vlerësimet fillestare të shpenzimeve të kontratës të firmës ishin €100,000.
Ndërtimi ka ndodhur gjatë viteve 20x1 and 20x2.
Kontraktori e ka përcaktuar fazën e kompletimit të kontratës duke e llogaritur
proporcionin e shpenzimeve të kontratës që kanë ndodhur për punën e kryer deri më

7
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

tash duke i krahasuar ato me shpenzimet e vlerësuara totale më të fundit për


përfundimin e kontratës. Menjëherë pasi që filloi ndërtimi më 20x1, firma ka pasur
probleme të paparashikuara dhe e ka rishikuar vlerësimin mbi shpenzimet e saj. Një
përmbledhje e të dhënave financiare gjatë periudhës së ndërtimit është me sa vijon:

20x1 20x2
Shuma fillestare e të hyrave të pajtuara në kontratë 150,000 150,000
Shpenzimet e kontratës të paraqitura deri më tash 80,000 160,000
Shpenzimet e kontratës për të kompletuar punën 80,000
Shpenzimet e vlerësuara totale të kontratës 160,000 160,000
Fitimi i vlerësuar (10,000) (10,000)
Faza e kompletimit 53% 100%

Kërkohet:

Si trajtohet humbja në pasqyrat financiare të kompanisë.

Zgjidhja:
Firma ndërtimore njohu një humbje prej €10,000 në vitin 20x1. Çarëdo humbje e pritur
duhet të raportohet në periudhën gjatë së cilës së pari përcaktohet që shpenzimet do t’i
tejkalojnë të hyrat nga kontrata.

8
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Shembulli 7: Njohja e të hyrave nga kontrata ndërtimore afatgjatë

Kontrata dyvjeçare, Mirdita sh.p.k.

Të hyrat totale €650,000


Shpenzimet e vlerësuara €400,000
Fitimi bruto i vlerësuar €250,000

Viti 1 Viti 2
Shpenzimet e ndodhura deri më datën e bilancit €220,000 €400,000
Shpenzimet e vlerësuara deri në përfundim €180,000 €0
Shpenzimet e vlerësuara totale €400,000 €400,000
% e totalit të shpenzimeve 55.00% 100.00%
% e fitimit bruto €137,500 €250,000
Paraja e marrë €150,000 €500,000

Kërkohet:
Paraqitni hyrjet në ditar për të dy vitet.

9
RAPORTIMI FINANCIAR DHE STANDARDET E KONTABILITETIT

Shembulli 8: Njohja e të hyrave nga kontrata ndërtimore afatgjatë,


Ardita sh.p.k.: kontrata trevjeçare, korrigjime, fitim nga kontrata në përgjithësi
Të hyrat totale €650,000
Shpenzimet e vlerësuara €400,000
Fitimi bruto i vlerësuar €250,000

Viti 1 Viti 2 Viti 3


Shpenzimet e ndodhura deri më datën e bilancit €220,000 €400,000 €470,000
Shpenzimet e vlerësuara deri në përfundim €200,000 €50,000 €0
Shpenzimet e vlerësuara totale €420,000 €450,000 €470,000
Shpenzimet e vitit €220,000 €180,000 €70,000
% e totalit të shpenzimeve 52.38% 88.89% 100.00%
Të hyrat deri më datën e bilancit €340,476 €577,778 €650,000
Fitimi bruto deri më datën e bilancit €120,476 €177,778 €180,000
Fitimi bruto për vitin €120,476 €57,302 €2,222
Paraja e marrë €150,000 €300,000 €200,000

Kërkohet:
Paraqitni hyrjet në ditar për të tri vitet.

Shembulli 9:
Miracle Inc. është duke e realizuar një projekt gjigant të ndërtimit të objektit më të lartë
në vend. Projekti pritet se do te përfundojë brenda tri vitesh.
Kompania ka nënshkruar një kontratë me çmim fiks prej €12,000,000 për ndërtimin e
këtij pirgu prestigjioz. Detajet e shpenzimeve të ndodhura deri më datën e bilancit në
vitin e parë ishin:

Shpenzimet e punës së punëtorëve në objekt €1,000,000


Kostoja e materialit ndërtimor 3,000,000
Zhvlerësimi i pajisjeve speciale të përdorura për të
ndërtuar objektin më të lartë 500,000
Shpenzimet e marketingut dhe shitjes për ta reklamuar
si duhet objektin më të lartë 1,000,000
Totali €5,500,000
Shpenzimet e vlerësuara deri në përfundim €5,500,000

Kërkohet:
Llogaritni përqindjen e kompletimit, si dhe shumën e të hyrave, shpenzimeve dhe fitimit
që duhet të njihet sipas SNK 11.

10

You might also like