You are on page 1of 46

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara

SKK 3 INSTRUMENTET FINANCIARE

Pg.

STANDARDI KOMBËTAR I KONTABILITETIT NR. 3 – INSTRUMENTET FINANCIARE – I PËRMIRËSUAR

PËRMBAJTJA Paragrafët

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES 1-3

FUSHA E ZBATIMIT 4-9

PËRKUFIZIMET KRYESORE 10

NJOHJA DHE MATJA E INSTRUMENTEVE FINANCIARE 11-21


Njohja e aktiveve dhe detyrimeve financiare 11
Matja fillestare 12-14
Vlerësimi i mëpasshëm 15
Kosto e amortizuar dhe metoda e interesit efektiv 16-21

ZHVLERËSIMI I INSTRUMENTEVE FINANCIARË TË MATUR ME KOSTON


OSE KOSTON E AMORTIZUAR 22-27
Njohja 22-25
Matja 26
Rimarrja 27

ÇREGJISTRIMI I INSTRUMENTEVE FINANCIARE 28-35


Çregjistrimi i aktiveve financiare 28-30
Faktoringu i kërkesave për t‘u arkëtuar dhe veprimet e riblerjes 31-32
Çregjistrimi i detyrimeve financiare 33-35

PARAQITJA E INSTRUMENTEVE FINANCIARE NЁ PASQYRAT FINANCIARE 36

SHËNIMET SHPJEGUESE 37-43

DATA E HYRJES NË ZBATIM 44

KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NJËSITË


EKONOMIKE TË VOGLA DHE TË MESME (SNRF PËR NVM) 45

BAZA E KONKLUZIONEVE

UDHËZIM PËR ZBATIMIN E SKK 3


OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES

1 Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit 3, Instrumentet financiare (‗SKK 3‘ ose ‗Standardi‘), i nxjerrë e miratuar nga
Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe shpallur nga Ministria e Financës, , i ndryshuar, është dhënia e parimeve të njohjes, matjes
dhe vlerësimit të mëpasshëmtë vendosë rregullat e kontabilizimit dhe shpjegimit të instrumenteve financiare si dhe të
shpjegimeve të nevojshme në pasqyrat financiare të përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të
Shqipërisë. Këto standarde bazohen në parimet e kontabilitetit dhe raportimit, të pranuara në shkallë ndërkombëtare, kërkesat e
përgjithshme të të cilave përshkruhen në Ligjin nr. 9228, ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, i ndryshuar, nxjerrë në prill
2004.
2 SKK 3 mbështetet në standardin ndërkombëtar të kontabilitetit SNK 32, Instrumentet financiare: shpjegimet dhe paraqitja dhe
SNK 39, Instrumentet financiare: njohja dhe vlerësimi. SKK 3 është ndryshuar për t‘u bërë i krahasueshëm me Seksionin 11
Instrumentet Financiare Bazë të Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar për Njësitë Ekonomike të Vogla dhe të
Mesme (SNRF për NVM). Një tabelë korresponduese e paragrafëve të SNRF për NVMStandardit me paragrafë të Standardeve
Ndërkombëtare të Raportimit Financiar është dhënë në paragrafin 45. Për rastet që nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë
nga SKK 3 ose ndonjë SKK tjetër, drejtuesit e njësisë ekonomike raportuese duhet që, me miratimin e Këshillit Kombëtar të
Kontabilitetit (KKK) të aplikojnë politika të tilla që sigurojnë një pasqyrim të vërtetë e të besueshëm të pozicionit financiar,
performancës financiare, ndryshimeve në pozicionin financiar dhe ndryshimeve të fluksit të parasë së njësisë ekonomike
raportuese, siç kërkohet në nenin 9 të Ligjit nr. 9228. ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, nxjerrë në prill 2004, i
ndryshuar.
3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të materialitetit. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit nuk do të
zbatohen për zërat jomaterialë. Parimi i materialitetit përkufizohet dhe sqarohet në paragrafët 40 deri 90 të SKK 1.
FUSHA E ZBATIMIT
4 Ky Standard do të zbatohet për kontabilizimin e instrumenteve të mëposhtme financiare:

(a) mjetet monetare.

(b) një instrument borxhi (si llogari, dëftesë ose hua e arkëtueshme ose e pagueshme) që plotësojnë kushtet në paragrafin 7.

(c) një zotim për të marrë një hua që:

(i) nuk mund të paguhet në para, dhe

(ii) kur zotimi realizohet, pritet që ai të plotësojë kushtet e dhëna në paragrafin 7.

SKK 3 ―Instrumentet financiare‖ do të zbatohet për kontabilizimin dhe vlerësimin e instrumenteve të mëposhtme financiare
(d.m.th. aktivet financiare, pasivet financiare dhe instrumentet e kapitalit) në pasqyrat financiare:
(a) paraja;
(b) kërkesat për t‘u arkëtuar, të ardhurat e konstatuara dhe llogari të tjera afatshkurtra dhe afatgjata, për t‘u arkëtuar në parà;
(c) investimet afatshkurtra dhe afatgjata në letra me vlerë (për shembull aksionet, bono, bono korporative etj., me përjashtim të
investimeve në shoqëritë e kontrolluara dhe pjesëmarrjet), të vlerësuara me metodën e konsolidimit ose me metodën e kapitalit,
në përputhje me SKK 14 ―Kontabilizimi i shoqërive të kontrolluara dhe pjesëmarrjeve‖;
(d) huat e marra, furnitorët, shpenzimet e konstatuara, bonot e emetuara dhe huamarrje të tjera afatshkurtra dhe afatgjata, për t‘u
shlyer në parà;
(e) derivativët (për shembull, kontratat e ardhshme ―forward‖ ose ―future‖, kontrata shkëmbimi ―swap‖ ose opsione);
(f) aksionet dhe instrumentet e tjera të kapitalit, të emetuara nga vetë njësia ekonomike (vetëm paragrafët 46-51).
5 Shembuj të instrumentave financiarë që plotësojnë kushtet e paragrafit 4 më sipër përfshijnë:

(a) mjetet monetare.

(b) depozita pa afat dhe depozita me afat fiks ku njësia ekonomike është depozituesi (psh llogaritë bankare).

(c) letra tregtare dhe kambiale tregtare.

(d) llogari, dëftesa dhe hua të arkëtueshme dhe të pagueshme.

(e) obligacione dhe instrumenta të ngjashme borxhi.

(f) zotime për të marrë një hua nëse zotimi nuk mund të paguhet në mjete monetare.
6 Ky Standard nuk do të zbatohet për instrumentet e mëposhtme financiare:

(a) investimet në filiale, pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta që janë kontabilizuar në përputhje me SKK 14 Trajtimi
kontabel i investimeve në sipërmarrje dhe sipërmarrje të përbashkëta.

(b) instrumenta financiarë që plotësojnë kriteret e kapitalit të vet të një njësie ekonomike.

(c) qiratë, për të cilat zbatohet SKK 7 Qiratë. Gjithsesi, kërkesat e çregjistrimit në paragrafët 33-35 zbatohen për çregjistrimin e
qirave të arkëtueshme të njohura nga një qiradhënës dhe qirave të pagueshme të njohura nga një
qiramarrës.

(d) të drejtat dhe detyrimet e punonjësve sipas planeve të përfitimeve të punonjësve.

(e) investimeve në aksione preferenciale të pakonvertueshme dhe të pashitshme dhe në aksione të zakonshme të pashitshme të
cilat tregtohen ne bursë

Ky Standard nuk zbatohet për kontabilizimin dhe njohjen e instrumenteve të mëposhtme financiare:
(a) investimet në shoqëritë e kontrolluara dhe pjesëmarrjet që vlerësohen me metodën e konsolidimit ose metodën e kapitalit
(SKK 14 ―Trajtimi kontabël i shoqërive të kontrolluara dhe
pjesëmarrjeve‖);
(b) aktivet dhe pasivet financiare që rrjedhin nga marrëveshjet e qirave financiare (shih SKK 7 ―Trajtimi kontabël i qirave
financiare‖);
(c) pasivet që lindin nga skemat e pensioneve;
(d) pasivet e kushtëzuara që rrjedhin nga kontratat e shitjes me garanci, të cilat duhet të paguhen atëherë kur debitori nuk ka
mundësi ta shlyejë borxhin (shih SKK 6 ―Provizionet, aktivet dhe pasivet e kushtëzuara‖);
(e) instrumentet e kapitalit, të emetuara nga vetë njësia ekonomike raportuese (për shembull aksionet e veta të njësisë, opsionet
mbi aksionet etj.), përveç paragrafëve 46-51;
(f) shumat e mundshme për t‘u paguar, që lindin nga kombinimet e bizneseve (shih SKK 9 ―Kombinimet e bizneseve‖).
7 Një instrument borxhi që plotëson të gjitha kushtet e dhëna në (a)–(d) më poshtë duhet të kontabilizohet në përputhje me këtë
Standard:

(a) Përfitimet e mbajtësit janë në formën e:

(i) një shume fikse;

(ii) një norme fikse kthimi përgjatë jetës së instrumentit;

(iii) një kthimi variabël që, përgjatë jetës së instrumentit, është i barabartë me një normë interesi të vetme të kuotuar (si
LIBOR-i); ose

(b) Nuk ka asnjë kusht kontraktual që mund të sjellë humbjen, për mbajtësin, të shumës së principalit ose të interesit të periudhës
aktuale ose periudhave të mëparshme. Fakti që një instrument borxhi është i varur nga instrumenta të tjerë borxhi nuk është një
shembull i një kushti të tillë kontraktual.

(c) Kushtet kontraktuale që e lejojnë emetuesin (debitorin) të parapaguajë një instrument borxhi ose që e lejojnë mbajtësin
(kreditorin) t‗ia shesë mbrapsht emetuesit atë përpara maturitetit, nuk janë kushtëzuese nga ngjarje të ardhshme.

(d) Nuk ka kthime të kushtëzuara ose kushte ripagese përveç normës variabël të kthimit të përshkruar në (a) dhe kushteve të
parapagimit të përshkruar në (c).
8 Shembuj të instrumentave financiarë që normalisht i plotësojnë kushtet e dhëna në paragrafin 7 janë:

(a) kërkesa tregtare të arkëtueshme dhe të pagueshme, dhe hua nga bankat ose palë të treta.

(b) detyrime të pagueshme në një monedhë të huaj. Gjithsesi, çdo ndryshim në detyrimet e pagueshme për shkak të një ndryshimi
në kursin e këmbimit njihet në fitim ose humbje siç kërkohet nga SKK 12 Efekti i ndryshimeve të kurseve të këmbimit.

(c) hua të marra nga/për filialet ose pjesëmarrjet që janë të pagueshme kur kërkohen.

(d) një instrument borxhi që bëhet menjëherë i arkëtueshëm nëse emetuesi nuk shlyen një pagesë interesi ose principali (një kriter
i tillë nuk është në kundërshti me paragrafin 7)
9 Shembuj të instrumentave financiarë që nuk i plotësojnë kushtet e dhëna në paragrafin 7, dhe që rrjedhimisht janë jashtë fushës së
zbatimit të këtij Standardi, jepen në vijim:

(a) një investim në instrumentat e kapitalit të një njësie tjetër.

(b) një kontratë shkëmbimi (SWAP) nga e cila përfitohet një fluks monetar që është pozitiv ose negativ, ose një zotim i ardhshëm
për të blerë një mall apo një instrument financiar që mund të paguhet në para, dhe që, në momentin e pagesës, mund të rezultojë
në flukse monetare pozitive ose negative (shih paragrafin 7 (a)).

(c) opsionet dhe kontratat e ardhshme, pasi përfitimet për mbajtësin nuk janë fikse dhe kështu nuk plotësohet kushti i kërkuar në
paragrafin 7 (a).

(d) investimet në instrumente borxhi të konvertueshme, pasi përfitimi për mbajtësin mund të variojë më tepër sipas çmimit të
aksioneve të kapitalit të emetuesit sesa sipas normave të interesit në treg.

(e) një hua e arkëtueshme nga një palë e tretë që i jep palës së tretë të drejtën ose detyrimin për të parapaguar nëse dispozitat
fiskale ose kërkesat e kontabilitetit ndryshojnë, sepse një hua e tillë nuk plotëson kushtin e dhënë në paragrafin 7 (c).
PËRKUFIZIMET KRYESORE
10 Termat Përkufizimet e mëposhtme përdoren në këtë Standard me kuptimet e specifikuara më poshtë:

Instrument financiar është çdo kontratë që krijon një aktiv financiar për një njësi ekonomike, si dhe një pasiv detyrim financiar
ose instrument kapitali për një njësi ekonomike tjetër.

Instrument kapitali është çdo kontratë që evidenton një interes të mbetur në aktivet neto të njësisë ekonomike të investuar (për
shembull një aksion ose një opsion aksioni).

Aktivi financiar është çdo aktiv që është:


(a) parà;
(b) një e drejtë kontraktuale për të marrë parà ose një aktiv tjetër financiar nga një njësi ekonomike tjetër (për shembull, kërkesat
për t'u arkëtuar);
(c) një e drejtë kontraktuale për t‘i shkëmbyer aktivet financiare me një njësi ekonomike tjetër, në kushte potencialisht të
favorshme për njësinë ekonomike (për shembull derivativët me një vlerë pozitive tregu);
(d) një instrument kapitali i një njësie ekonomike tjetër (për shembull investimet në aksionet e një njësie ekonomike tjetër).

Pasivi Detyrimi financiar është detyrimi kontraktual:


(a) për të dhënë parà ose një aktiv tjetër financiar të një njësi ekonomike tjetër (për shembull detyrimi ndaj një furnitorizuesi);
(b) për të shkëmbyer aktive financiare me një njësi ekonomike tjetër, në kushte potencialisht të pafavorshme për njësinë
ekonomike (për shembull derivativët me një vlerë negative tregu).

Derivati (rrjedhimori) është një instrument financiar që i ka të treja karakteristikat e mëposhtme:,


(a) vlera e tij ndryshon në vartësi të normës së interesit, çmimit të instrumentit financiar, çmimit të produktit-bazë (commodity
price), kursit të këmbimit të monedhës, indeksit të çmimeve ose treguesve të tjerë të ngjashëm;
(b) kostoja fillestare e tij është zero ose e vogël në krahasim me lloje të tjera kontratash, që priten të ndikohen në të njëjtën
mënyrë nga
ndryshimet në faktorët e tregut;
(c) shlyerja e tij bëhet në të ardhmen.

Shembuj të derivateve janë kontratat e së ardhmes, kontratat e standardizuara të së ardhmes, kontratat swap ose kontratat opsion.

Aktivi financiar i mbajtur për tregtim është një aktiv, i cili është blerë ose krijuar kryesisht për qëllime fitimi nga luhatjet
afatshkurtra të çmimeve ose marzhit të shitësit. Aktivi financiar duhet të klasifikohet si i mbajtur për tregtim nëse, pavarësisht nga
arsyeja pse është blerë, ai është pjesë e një portofoli, për të cilin ka prova te ekzistencës së një modeli të kohëve të fundit për
realizimin e fitimeve afatshkurtra. Përkufizimi afatshkurtër për klasifikimin – i mbajtur për tregtim – duhet të përcaktohet nga
shoqëria e të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme.

Kostoja është:
(a) vlera e drejtë e parasë ose e ekuivalenteve të saj të paguara ose vlera e drejtë e shpërblimeve të dhëna për të blerë një aktiv në
kohën e blerjes ose të ndërtimit të tij;
(b) shuma e parasë ose e ekuivalenteve të saj të arkëtuara ose vlera e drejtë e shpërblimeve të marra për të shitur një pasiv detyrim
në kohën e shitjes ose likuidimit të tij.

Kostoja e amortizuar është kostoja fillestare e një aktivi ose pasivi detyrime financiar, e cila rregullohet, nëse është e nevojshme,
me shumat e mëposhtme:
(a) shlyerjet e principalit (për shembull, në rastin e një huaje të marrë apo të dhënë);
(b) amortizimi i akumuluar i ndonjë diference mes shumës fillestare dhe shumës në maturim (për shembull, në rastin e
obligacioneve), duke përdorur metodën e interesit efektiv;
(c) zvogëlimi i mundshëm për shkak të përkeqësimit ose të pamundësisë së arkëtimit (në rastin e aktiveve financiare të
paarkëtueshme).

Metoda e normës së interesit efektiv është një metodë për llogaritjen e kostos së amortizuar të një aktivi apo pasivi detyrimi
financiar, duke përdorur normën e interesit efektiv.

Norma e interesit efektiv është norma, me të cilën skontohen ekzaktësisht rrjedhat flukset e përllogaritura të ardhshme të parasë
së një aktivi ose të një pasivi detyrimi financiar, në vlerën kontabël të aktivit, ose pasivit detyrimit financiar. Llogaritja e normës
së interesit efektiv përfshin të gjitha kostot e transaksioneve, të paguara ose të marra, në lidhje me aktivin ose pasivin detyrimin
financiar, si dhe të gjitha primet dhe zbritjet e tjera.

Vlera e drejtë është shuma, me të cilën mund të shkëmbehet një aktiv ose mund të shlyhet një pasiv ndërmjet palëve të
mirinformuara, të vullnetshme e të palidhura me njëra-tjetrën.
Kostot e transaksioneve janë kosto shtesë, të cilat lidhen me blerjen, emetimin ose likuidimin e një aktivi ose pasivi detyrimi
financiar. Kostot shtesë janë kosto të tilla, të cilat nuk ndodhin nëse nuk kryhet blerja, emetimi ose likuidimi.
NJOHJA DHE MATJA E INSTRUMENTEVE FINANCIARE
Njohja e aktiveve dhe detyrimeve financiare
11 Një njësi duhet të njohë një aktiv financiar ose një detyrim financiar vetëm kur njësia bëhet pjesë e kushteve kontraktuale të
instrumentit.
MATJA FILLESTARE
Matja fillestare
12 Kur një aktiv financiar ose një detyrim financiar njihet fillimisht, një njësi duhet ta masë atë me çmimin e transaksionit (duke
përfshirë edhe kostot e transaksionit) përveç rasteve kur marrëveshja përbën, në thelb, një transaksion financiar. Një transaksion
financiar mund të jetë, për shembull, kur shiten mallra apo shërbime dhe kur pagesa shtyhet përtej afateve normale të tregtisë ose
kur ajo është financuar me një normë interesi që nuk është një normë tregu. Nëse marrëveshja përbën një transaksion financiar,
njësia duhet të masë aktivin financiar ose detyrimin financiar me vlerën aktuale të pagesave të ardhshme të skontuara me normën
e interesit të tregut për një instrument të ngjashëm borxhi.
Aktivet dhe pasivet financiare do të maten fillimisht me vlerën e drejtë (domethënë me kosto) plus kostot e transaksioneve, që
janë direkt të atribueshme blerjes ose emetimit të instrumenteve financiare, përveç atyre instrumenteve të përmendura në
paragrafët 22-25, të cilat maten me vlerën e drejtë nëpërmjet ndryshimeve në pasqyrën e të ardhurave, dhe që kostoja e
transaksioneve të tyre kalon në të ardhurat dhe shpenzimet.
Kostoja e një aktivi dhe pasivi financiar, pagesa e të cilit kryhet menjëherë me parë në dorë, është vlera nominale e shumës së
arkëtuar (paguar). Kostoja e një aktivi dhe pasivi financiar, pagesa e të cilit bëhet në një afat të shkurtër (për shembull pas 30
ditëve), përderisa vlera aktuale e shumës për t'u arkëtuar nuk ndryshon në përgjithësi nga vlera nominale, është vlera nominale e
shumës për t'u arkëtuar (ose paguar). Kostoja e një aktivi dhe pasivi financiar, pagesa e të cilit kryhet pas një periudhe të caktuar
(për shembull në disa vite me këste vjetore), është vlera aktuale e shumës për t'u arkëtuar (ose për t'u paguar).
13 Shembuj të matjes së aktiveve financiare jepen në vijim:

1. Për një hua afatgjatë dhënë një njësie tjetër, njihet një shumë e arkëtueshme me vlerën aktuale të mjeteve monetare të
arkëtueshme (duke përfshirë pagesat e interesit dhe principalit) nga ajo njësi.

2. Për mallrat, produktet dhe shërbimet e shitura një klienti me një kredi afatshkurtër, njihet një llogari e arkëtueshme me
vlerën e paskontuar të mjeteve monetare të arkëtueshme nga ajo njësi, që është normalisht çmimi i faturës.

3. Për një produkt të shitur një klienti me një kredi dyvjeçare pa interes, njihet një llogari e arkëtueshme me çmimin aktual të
shitjes për atë produkt. Nëse çmimi normal i shitjes nuk dihet, ai mund të vlerësohet si vlera aktuale e mjeteve monetare të
arkëtueshme të skontuar duke përdorur normën mbizotëruese të interesit në treg për një kërkesë të arkëtueshme të ngjashme.

4. Për një blerje në para të aksioneve të zakonshme të një njësie tjetër, investimi duhet të njihet me shumën e mjeteve monetare të
paguara për të blerë aksionet.
14 Shembuj të matjes së detyrimeve financiare jepen në vijim:

1. Për një hua të marrë nga një bankë, njihet një llogari e pagueshme fillimisht me vlerën aktuale të mjeteve monetare të
pagueshme ndaj bankës (psh duke përfshirë pagesat e interesit dhe të principalit).

2. Për mallrat, produktet e shërbimet e blera nga një furnizues me kredi afatshkurtër, njihet një llogari e pagueshme me shumën e
paskontuar që i detyrohet furnizuesit, që është zakonisht çmimi i faturës.
Kur një aktiv ose pasiv financiar lind nga një veprim shkëmbimi (swap) të zërave jomonetarë, vlera e caktuar drejtësisht e zërave
të shkëmbyer konsiderohet kostoja e aktivit ose pasivit financiar, përveçse nëse kushtet e dy instrumenteve janë kryesisht të
njëjtë.
Kostot e transaksioneve janë të gjitha kostot-shtesë që lidhen me blerjen/marrjen e një aktivi ose pasivi financiar - për shembull
faturat që u paguhen agjentëve ose këshilltarëve, tatimet e pakthyeshme që lidhen me transaksionin, si dhe kosto të tjera që lidhen
drejtpërdrejt me transaksionin. Kostot e transaksioneve nuk përfshijnë as kostot që lidhen me financimin e veprimit, as kostot
administrative të njësisë. Pagat për punonjësit e njësisë ekonomike konsiderohen si kostoshtesë të transaksionit, vetëm nëse pjesa
përkatëse e pagave nuk do t'u ishte paguar punonjësve, në rast të mospërfundimit të transaksionit.
Vlerësimi i mëpasshëm
15 Në fund të periudhës raportuese, një njësi duhet të masë instrumentat financiarë si vijon (pa zbritur kostot e transaksionit që njësia
mund të kryejë mbi shitjet apo të tjera):

(a) Instrumentat e borxhit që plotësojnë kushtet në paragrafin 4(b) duhet të maten me koston e amortizuar duke përdorur
metodën e interesit efektiv. Paragrafët 16-21 japin udhëzime për përcaktimin e kostos së amortizuar duke përdorur metodën e
interesit efektiv. Instrumentat e borxhit që janë të klasifikuara si aktive afatshkurtër ose detyrime afatshkurtër duhet të maten me
shumën e paskontuar të mjeteve monetare ose shumave të tjera të pritshme për t‗u paguar ose arkëtuar (shih paragrafët 22-27)
përveçse kur marrëveshja përbën, në efekt, një transaksion financiar (shih paragrafin 12). Nëse marrëveshja përbën një
transaksion financiar, njësia duhet ta masë instrumentin e borxhit me vlerën aktuale të pagesave të ardhshme të skontuara me
një normë tregu interesi për një instrument të ngjashëm borxhi.

(b) Zotimet për të marrë një hua që plotësojnë kushtet e dhëna në paragrafin 4(c) duhet të matet me kosto (që ndonjëherë është
zero) minus zhvlerësimin.

Zhvlerësimi ose pambledhshmëria duhet të vlerësohet për instrumentet financiarë te përshkruara në (a) dhe (b) më sipër.
Paragrafët 22-27 japin udhëzime në lidhje më këtë aspekt.
Kosto e amortizuar dhe metoda e interesit efektiv
Të gjitha aktivet dhe pasivet financiare do të maten me kosto ose kosto të amortizuar në bilanc (ndryshimi në vlerë i matur, ose në
pasqyrën e të ardhurave, ose në rezerva nga rivlerësimi i aktiveve financiare në kapital), përveç instrumenteve të mëposhtme
financiare:
(a) Të gjitha derivatet
(b) Aktivet financiare e mbajtura për tregtim – kur për këto aktive njësia ekonomike ka zgjedhur alternativën e vlerësimit me
vlerë të drejtë.
16 Kosto e amortizuar e një aktivi financiar ose detyrimi financiar në çdo datë raportimi është shuma e vlerave të mëposhtme:

(a) vlera me të cilën aktivi financiar ose detyrimi financiar janë matur në njohjen e tyre fillestare,

(b) minus çdo pagesë të principalit,

(c) plus ose minus amortizimin e akumuluar, duke përdorur metodën e interesit efektiv, të diferencës mes vlerës në njohje dhe
vlerës në maturim,

(d) minus, në rastin e një aktivi financiar, çdo pakësim (direkt ose përmes përdorimit të llogarisë së zhvlerësimit) për
zhvlerësimin ose pambledhshmërinë.

Aktivet financiare dhe detyrimet financiare që nuk kanë një normë interesi të deklaruar dhe janë të klasifikuara si aktive
afatshkurtra ose detyrime afatshkurtra, maten fillimisht me shumën e paskontuar në përputhje me paragrafin 15(a). Në këto raste
pika (c) më sipër nuk zbatohet.

Me zbatimin e metodës së kostos së amortizuar, një instrument financiar njihet me koston e tij që është matur në njohjen e tij
fillestare, i rregulluar, nëse është e nevojshme, me shumat e mëposhtme:
(a) shlyerjet e principalit (për shembull, në rastin e një borxhi të marrë ose të dhënë);
(b) amortizimi akumuluar i një diference të mundshme mes vlerës fillestare dhe vlerës në maturim (në rastin e obligacioneve);
(c) zvogëlimi i mundshëm në vlerë për shkak të një rënie në vlerë ose pamundësisë për arkëtim (në rastin e aktiveve financiare,
arkëtimi i të cilave mendohet të jetë i dyshimtë).
17 Metoda e interesit efektiv është një metodë e llogaritjes së kostos së amortizuar të një aktivi financiar ose një detyrimi financiar
(ose një grup aktivesh ose detyrimesh financiare) dhe e shpërndarjes së të ardhurave të interesit ose shpenzimeve të interesit
përgjatë periudhës përkatëse. Norma e interesit efektiv është norma që i skonton ekzaktësisht pagesat ose arkëtimet e e ardhshme
përgjatë jetës së pritshme të instrumentit financiar, ose, kur është e përshtatshme, përgjatë një periudhe më të shkurtër, tek vlera
kontabël e aktivit financiar ose detyrimit financiar. Norma e interesit efektiv përcaktohet mbi bazën e vlerës kontabël të aktivit
financiar ose detyrimit financiar në momentin e njohjes.

Sipas metodës së interesit efektiv:

(a) kosto e amortizuar e një aktivi (detyrimi) financiar është vlera aktuale e arkëtimeve (pagesave) të ardhshme të skontuara
me normën e interesit efektiv, dhe

(b) shpenzimet (të ardhurat) e interesit në një periudhë të caktuar janë baraz me vlerën kontabël të detyrimit (aktivit) financiar në
fillim të periudhës shumëzuar me normën e interesit efektiv për periudhën.

Kostoja e amortizuar do të përcaktohet duke përdorur metodën e interesit efektiv (jo normën e interesit nominal të specifikuar në
kontratë). Norma e interesit efektiv është një normë interesi, zbatimi i së cilës skonton rrjedhat e përllogaritura të ardhshme të
parasë nga
instrumenti financiar (për shembull, nga një borxh ose obligacion) në vlerën kontabël të instrumentit. Në llogaritjen e normës së
interesit
efektiv do të merren në konsideratë të gjitha kostot e veprimeve të pagueshme ose të arkëtueshme, që lidhen me aktivin ose
pasivin financiar.
18 Kur llogarit normën e interesit efektiv, një njësi duhet të parashikojë flukset e mjeteve monetare duke marrë parasysh të gjitha
kushtet kontraktuale të instrumentit financiar (psh parapagimi) dhe humbjet e njohura financiare që kanë ndodhur, por ajo nuk
duhet të marrë parasysh humbje të ardhshme të mundshme financiare që nuk kanë ndodhur akoma.
19 Kur llogarit normën e interesit efektiv, një njësi duhet të amortizojë çdo tarifë të mundshme, detyrime financiare të paguara ose
të arkëtuara (si psh pikët ‗bonus‘), kostot e transaksionit dhe prime ose skonto të tjera gjatë jetës së pritshme të instrumentit,
përveç si vijon. Njësia duhet të përdorë një periudhë më të shkurtër nëse kjo është periudha me të cilën lidhen tarifat, detyrimet
financiare të paguara ose të arkëtuara, kostot e transaksionit, primet ose skontot. Ky do të jetë rasti kur komponentit variabël me
të cilin lidhen tarifat, detyrimet financiare të paguara ose të arkëtuara, kostot e transaksionit, primet ose skontot riçmohet.me
normat e tregut përpara maturimit të pritshëm të instrumentit. Në një rast të tillë, periudha e përshtatshme e amortizimit është
periudha deri ne datën e riçmimit tjetër.
20 Për aktive financiare dhe detyrime financiare me normë variabël, rivlerësimi periodik i flukseve të mjeteve monetare me qëllim
që të reflektohen ndryshimet në normat e interesit të tregut, ndryshon normën e interesit efektiv. Nëse një aktiv apo detyrim
financiar me normë variabël njihet fillimisht me një vlerë të barabartë me principalin e arkëtueshëm ose të pagueshëm në
maturim, rivlerësimi i pagesave të ardhshme të interesit nuk ka ndonjë efekt domethënës në vlerën kontabël të aktivit ose
detyrimit.
21 Nëse një njësi ekonomike rishikon vlerësimet e saj të pagesave ose arkëtimeve, ajo duhet të rregullojë vlerën kontabël të aktivit
financiar ose detyrimit financiar (ose një grup instrumentash financiarë) për të reflektuar flukset e mjeteve monetare aktuale dhe
të rishikuara. Njësia duhet te rillogarisë vlerën kontabël duke llogaritur vlerën aktuale të flukseve të ardhshme të rishikuara të
mjeteve monetare me normën fillestare të interesit efektiv të instrumentit financiar. Njësia duhet të njohë efektin si të ardhur ose
shpenzim në fitim ose humbje në datën e rishikimit.
Si një alternativë e përdorimit të normës së interesit efektiv, njësitë ekonomike mund të përdorin amortizimin linear. Politika
kontabël, e
zgjedhur nga shoqëria për amortizimin, duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme për të gjitha instrumentet financiare të
mbajtura me koston e amortizuar.
Nëse efekti i kostove të transaksionit mbi normën e interesit efektiv është i pandjeshëm, atëherë ato mund të njihen si shpenzim,
në bazë të parimit të materialitetit në kohën kur ato ndodhin ose njihen si shpenzim mbi bazën vijëdrejtë, gjatë periudhës deri në
maturimin e tyre. Kostot e veprimit nuk kapitalizohen asnjëherë, si një aktiv i pavarur në bilanc.
Përkeqësimi i aktiveve financiare ZHVLERËSIMI I INSTRUMENTEVE FINANCIARË TË MATUR ME KOSTON
OSE KOSTON E AMORTIZUAR
Njohja
22 Në fund të çdo periudhe raportimi, një njësi duhet të vlerësojë nëse ka një evidencë objektive të zhvlerësimit të ndonjë aktivi
financiar që matet me kosto ose me kosto të amortizuar. Nëse ka një evidencë objektive të zhvlerësimit, njësia duhet të njohë
menjëherë një humbje nga zhvlerësimi në fitim ose humbje.

Njësia ekonomike do të vlerësojë në çdo datë të mbylljes së bilancit, nëse ka të dhëna që një aktiv financiar ose grup aktivesh
financiare është përkeqësuar. Në se rezulton diçka e tillë, atëherë aktivi financiar do të zvogëlohet mbi bazën e rregullave të
mëposhtme:
(a) aktivet financiare, të mbajtura me koston e amortizuar, do të zvogëlohen deri në vlerën aktuale të flukseve të përllogaritura të
ardhshme të parasë (të skontuara me normën e interesit efektiv fillestar të aktivit financiar);
(b) aktivet financiare, të mbajtura me kosto (aksione dhe instrumente të tjera të kapitalit, vlera e drejtë e të cilëve nuk mund të
matet me besueshmëri), do të zvogëlohen deri në vlerën aktuale të flukseve të përllogaritura të ardhshme të parasë (të skontuar
me normën aktuale të tregut për kthimin/fitimin nga aktivet financiare të
ngjashme).
Humbjet nga përkeqësimi i aktivit financiar do të njihen si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave.
23 Evidenca objektive që një aktiv financiar ose një grup aktivesh financiare janë zhvlerësuar përfshin ngjarjet e mëposhtme të cilat
vijnë ne vëmendjen e mbajtësit të aktivit:

(a) vështirësi financiare domethënëse të emetuesit ose detyruesit.

(b) një shkelje kontrate, si mospagesë ose pamundësi pagese të interesit ose principalit.

(c) kreditori, për arsye ekonomike ose ligjore që lidhen me vështirësinë financiare të debitorit, i ofron këtij të fundit konçesione
që kreditori nuk do t‘i ofronte në kushte të tjera.

(d) është bërë e mundshme që debitori do të kalojë në falimentim ose riorganizime të tjera financiare.

(e) të dhënat tregojnë që ka patur një rënie të matshme në flukset e ardhshme të vlerësuara të mjeteve monetare nga një grup
aktivesh financiare që nga njohja e tyre, edhe pse rënia nuk mund të lidhet me një aktiv financiar të caktuar brenda grupit, të tilla
si kushte ekonomike të dëmshme kombëtare ose vendore ose ndryshime të dëmshme në industri.

Për identifikimin e një humbjeje nga përkeqësimi i aktiveve financiare (për shembull i kërkesave për t'u arkëtuar, huave të dhëna
dhe investimeve financiare), do të merret në konsideratë i gjithë
informacioni i njohur deri në datën e përgatitjes së raportit (duke përfshirë faktet që kanë dalë në pah pas datës së mbylljes së
bilancit, të cilat kanë treguar një rënie në vlerë, që ka ndodhur në datën e mbylljes së bilancit), që mund të ndikojë në
përkeqësimin e aktiveve financiare. Informacion objektiv, që një aktiv ose grup aktivesh përkeqësohet, përbëhet nga të dhëna të
observueshme për ngjarjet e mëposhtme:
(a) vështirësi të rëndësishme financiare të emetuesit ose të huamarrësit;
(b) mosrespektim i kontratës, si për shembull rasti i dështimit ose rasti i vonesës në pagimin e interesave dhe të principalit;
(c) falimentimi dhe riorganizime të tjera financiare të huamarrësit;
(d) zvogëlimi i normës së kreditimit të huamarrësit;
(e) zhdukja e një tregu aktiv për aktivin financiar (për shembull, aksionet e hequra nga lista e bursës);
(f) një ulje e ndjeshme dhe e zgjatur në vlerën e caktuar drejtësisht të Instrumentit
24 Faktorë të tjerë mundet gjithashtu të jenë evidencë e zhvlerësimit, përfshirë ndryshime domethënëse me një efekt të dëmshëm
që kanë ndodhur në mjediset teknologjike, të tregut, ekonomike apo ligjore në të cilat vepron emetuesi.
25 Për qëllimin e zhvlerësimit, një njësi ekonomike duhet të vlerësojë individualisht aktivet e mëposhtme financiare:

(a) të gjithë instrumentet e kapitalit të investuara, pavarësisht rëndësisë, dhe

(b) të gjithë aktivet e tjera financiare që janë individualisht domethënëse.

Një njësi ekonomike duhet të vlerësojë për zhvlerësim aktivet e tjera financiare ose individualisht ose të grupuara në bazë të
karakteristikave të ngjashme të riskut.

Përkeqësimi i aktiveve financiare, individualisht të rëndësishme, do të vlerësohet veças për secilin aktiv. Aktivet financiare, të
cilat nuk janë të rëndësishme individualisht dhe për të cilat nuk ka të dhëna mbi përkeqësimin e tyre, mund të vlerësohen në
mënyrë kolektive për përkeqësimin e tyre. Aktivet financiare, përkeqësimi i të cilave është vlerësuar individualisht, nuk do të
përfshihen në grupin e aktiveve financiare të vlerësuara në mënyrë kolektive, nëse ato shfaqin shenja individuale përkeqësimi; ato
do të përfshihen në grupe të tilla nëse nuk shfaqin shenja të përkeqësimit të tyre.
Matja
26 Një njësi duhet të masë një humbje nga zhvlerësimi për instrumentet e mëposhtëm të matur me kosto ose kosto të amortizuar si
vijon:

(a) për një instrument të matur me koston e amortizuar në përputhje me paragrafin 15(a), humbja nga zhvlerësimi është
diferenca mes vlerës kontabël të aktivit dhe vlerës aktuale të flukseve të vlerësuara monetare të skontuara me normën fillestare
të interesit efektiv. Nëse një instrument i tillë ka një normë variabël interesi, norma e skontimit për matjen
e çdo humbje nga zhvlerësimi është norma e interesit efektiv aktual të përcaktuar sipas kontratës.

(b) për një instrument të matur me kosto minus zhvlerësim në përputhje me paragrafin 15 (b), humbja nga zhvlerësimi është
diferenca mes vlerës kontabël të aktivit dhe vlerësimit më të mirë (që është një përafrim) që njësia mund të marrë për aktivin
nëse ai do të shitej në datën e raportimit.
Rimarrja
27 Nëse, në një periudhë pasuese, shuma e humbjes nga zhvlerësimi zvogëlohet dhe zvogëlimi mund të lidhet objektivisht me një
ngjarje që ka ndodhur pasi ishte njohur zhvlerësimi (si një përmirësim në vlerësimin e pozicionit financiar të debitorit), njësia
ekonomike duhet të rimarrë humbjen nga zhvlerësimi të njohur më parë ose direkt ose duke rregulluar një llogari zhvlerësimi.
Rimarrja nuk duhet të rezultojë në një vlerë kontabël të aktivit financiar (netuar me ndonjë llogari zhvlerësimi) që tejkalon atë
vlera kontabël që do të kishte qenë nëse nuk do të njihej humbja nga zhvlerësimi. Njësia duhet të njohë menjëherë shumën e
rimarrjes në fitim ose humbje.

Nëse në periudhat e mëparshme, shuma e humbjeve nga përkeqësimi i aktivit financiar të matur me koston e amortizuar ulet dhe
kjo ulje vjen për shkak të një ngjarjeje pasi është njohur përkeqësimi (për shembull si përmirësimi i klasifikimit kreditues i
borxhmarrësit), humbja nga përkeqësimi e njohur më parë duhet të stornohet ose direkt, ose nëpërmjet rregullimit të llogarisë së
rezervave (rimarrjes) deri në shumën më të vogël midis vlerave të mëposhtme:
(a) vlerës së re të rikuperueshme;
(b) vlerës kontabël, e matur me koston e amortizuar, nëse nuk do të ishte konstatuar humbja nga përkeqësimi i aktivit.
Stornimi i humbjes do të pasqyrohet në të ardhurat.
Humbjet nga përkeqësimi i instrumenteve të kapitalit të palistuar (vlera e drejtë e të cilëve nuk mund të matet me besueshmëri)
nuk mund të
anulohen (rimerren).
Aktivet dhe pasivet financiare, të matura me vlerën e drejtë
Të paktën, në çdo datë të mbylljes së bilancit, instrumentet financiare të matura me vlerën e drejtë do të rivlerësohen me vlerën e
tyre të drejtë në datën e mbylljes së ushtrimit.
Fitimet/humbjet, që vijnë nga një ndryshim në vlerën e drejtë të derivateve dhe aktiveve financiare, të mbajtura për tregtim (në
rast se njësia ekonomike ka përzgjedhur politikën e vlerësimit me vlerën e drejtë për aktive financiare të mbajtura për tregtim) do
të njihen në llogarinë e fitimit dhe humbjeve të ushtrimit kontabël.
Investimet në instrumentet e kapitalit, të cilat nuk kanë një çmim tregu të kuotuar në një treg aktiv, dhe vlera e drejtë e të cilëve
nuk mund të
matet me besueshmëri dhe derivatet e lidhur me to, e që duhet të paguhen me lëvrimin e këtyre instrumenteve të kapitalit, do të
maten me kosto.
Treguesi më i mirë i vlerës së caktuar drejtësisht të një instrumenti financiar është vlera e tij e tregut. Në mungesë të një tregu
aktiv, vlera e caktuar drejtësisht mund të përcaktohet me një metodë tjetër, për shembull duke u bazuar në veprimet e fundit të
shitblerjeve të instrumenteve të ngjashme ose të njëjta financiare (nëse është e nevojshme, duke rregulluar vlerën për diferencat)
ose duke përdorur një metodë të flukseve të skontuara të parasë (d.m.th. duke skontuar flukset e përllogaritura të ardhshme të
parasë, të gjeneruara nga instrumenti financiar). Me zbatimin e kësaj metode, norma e skontos së përdorur është norma e kthimit
për instrumente financiare të ngjashme.
MATJA E MЁPASSHME - FUSHA SPECIFIKE
Matja e kërkesave për t'u arkëtuar
Të gjitha kërkesat për t'u arkëtuar (për shembull kërkesat e arkëtueshme, të ardhurat e konstatuara, huat e dhëna dhe kërkesa të
tjera për t'u arkëtuar, afatshkurtra ose afatgjata) do të regjistrohen në bilanc me kosto të amortizuar.
Kostoja e amortizuar e kërkesave për t'u arkëtuar afatshkurtra, në përgjithësi është e barabartë me vlerën e tyre nominale (minus
provizionet e krijuara për rënie në vlerë), kështu që kërkesat afatshkurtra regjistrohen në bilanc me vlerën e tyre neto të
realizueshme (e cila raportohet, për shembull në një faturë, kontratë
ose dokument tjetër).
Për të përcaktuar koston e amortizuar të kërkesave për t'u arkëtuar afatgjata ato njihen fillimisht me vlerën e caktuar drejtësisht të
shumës për t'u arkëtuar, dhe më pas maten me kosto të amortizuar. Nëse norma e interesit efektiv e kërkesave për t'u arkëtuar
afatgjata ndryshon nga norma e interesit nominal (për shembull, në rastin e një huaje pa interes), kërkesa për t'u arkëtuar do të
njihet fillimisht me vlerën e saj aktuale, duke e skontuar me normën e interesit të tregut për instrumente të ngjashme (për
shembull, të ngjashëm në monedhë, afat, normën e kreditimit etj.).
[shembull]
Humbjet nga rënia në vlerë e kërkesave për t'u arkëtuar do të njihen ose në kundërllogarinë e duhur (për shembull, humbjet nga
rënia në vlerë e "Kërkesave për t'u arkëtuar" do të njihen në zërin e bilancit "Shuma të parashikuara për kërkesa të dyshimta") ose
si reduktim i vlerës kontabël të kërkesës për t'u arkëtuar.
Nëse humbja nga rënia në vlerë e një kërkese për arkëtim është njohur fillimisht në llogarinë e kërkesave të dyshimta, por më
vonë shihet se mbledhja e kërkesës për t'u arkëtuar është krejtësisht e pamundur, kërkesa për t'u arkëtuar do të mendohet si e
parikuperueshme dhe, si kërkesa për t'u arkëtuar ashtu edhe provizioni për rënie në vlerë në kundrallogarinë korresponduese do të
hiqen nga bilanci (nuk ka kosto- shtesë në këtë kohë). Një kërkesë për t'u arkëtuar mendohet e parikuperueshme kur njësia
ekonomike nuk ka asnjë mundësi ta mbledhë kërkesën për arkëtim (për shembull debitori ka falimentuar dhe aktivet pas
falimentimit nuk mjaftojnë për të bërë pagesën e kërkesës për t'u arkëtuar).
Nëse një përllogaritje e mëparshme, mbi shumën e kërkesave të dyshimta, ndryshon më vonë, ajo duhet të njihet në pasqyrën e të
ardhurave të periudhës së ndryshimit dhe nuk do të rregullohet në mënyrë retrospektive. Mbledhja e kërkesave për t'u arkëtuar të
dyshimta ose të parikuperueshme do të tregohet si pakësim i një shpenzimi në periudhën/ushtrimin, kur ka ndodhur mbledhja. Me
mbledhjen e kërkesave për t'u arkëtuar të dyshimta, do të pakësohen
si gjendja e kërkesës për t'u arkëtuar ashtu edhe kundërllogaria e saj.
Matja e pasiveve financiare
Pasivet financiare (për shembull huamarrjet, detyrimet për t'u paguar ndaj furnizuesve, shpenzimet e konstatuara, obligacionet e
emetuara dhe huamarrje të tjera afatshkurtra dhe afatgjata, përveç derivativëve), në përgjithësi, mbahen me koston e amortizuar

bilanc.
Kostoja e amortizuar e pasiveve financiare afatshkurtra, në përgjithësi, është e barabartë me vlerën e tyre nominale; kështu që
pasivet financiare afatshkurtra mbahen në bilanc në vlerën e tyre neto të realizueshme (për shembull, të raportuar në një faturë,
kontratë ose dokument tjetër).
Për të llogaritur koston e amortizuar të pasiveve financiare afatgjata, ato njihen fillimisht me vlerën e caktuar drejtësisht të
shumës për t'u paguar, duke përcaktuar shpenzimet e interesit për detyrimet në ushtrimet e mëpasshme, duke përdorur ose
metodën e normës së interesit efektiv, ose amortizimin linear.
Matja e derivativëve
Derivativët (për shembull kontratat private të së ardhmes, kontratat e së ardhmes, kontratat swap ose opsion) mbahen në bilanc
me vlerën e caktuar drejtësisht.
ÇREGJISTRIMI I INSTRUMENTEVE FINANCIARE
Çregjistrimi i aktiveve financiare
28 Një njësi duhet të çregjistrojë një aktiv financiar vetëm kur:

(a) të drejtat kontraktuale ndaj flukseve monetare nga aktivi financiar skadojnë ose shlyhen, ose

(b) njësia i transferon një pale tjetër pothuajse të gjitha risqet dhe përfitimet nga zotërimi i aktivit financiar, ose

(c) njësia, pavarësisht se ka mbajtur disa risqe dhe përfitime domethënëse të zotërimit, ka transferuar kontrollin e aktivit tek
një palë tjetër dhe pala tjetër ka aftësinë praktike për të shitur aktivin në tërësinë e tij një pale të tretë të palidhur dhe është në
gjendje të ushtrojë këtë aftësi në mënyrë të njëanshme dhe pa pasur nevojë të imponojë kufizime shtesë në lidhje me këtë
transferim. Në këtë rast njësia duhet:

(i) të çregjistrojë aktivin dhe,


(ii) të njohë në mënyrë të ndarë çdo të drejtë të mbajtur apo detyrim krijuar në transfertë.

Vlera kontabël e aktivit të transferuar duhet të shpërndahet mes të drejtave ose detyrimeve të mbajtura dhe atyre të transferuara
mbi bazën e vlerave të tyre të drejta në datën e transferimit. Të drejtat dhe detyrimet e reja të krijuara në këtë transferim duhet të
maten me vlerën e tyre të drejtë në datën e transferimit. Çdo diferencë mes shumës së marrë dhe shumave të njohura dhe të
çregjistruara në përputhje me këtë paragraf duhet të njihet në fitim ose humbje në periudhën kur ka ndodhur transferimi.

Një aktiv financiar nuk do të njihet kur njësia ekonomike


(a) humbet të drejtën mbi flukset e parave të aktivit financiar;
(b) transferon flukset e parave që vijnë nga aktivi financiar, si dhe shumicën e rreziqeve dhe të mirave që lidhen me zotërimin e
aktivit financiar te një palë e tretë.
29 Nëse një transferim nuk rezulton në çregjistrim për shkak se njësia ka mbajtur risqe dhe përfitime domethënëse të zotërimit të
aktivit të transferuar, njësia duhet të vazhdojë të njohë aktivin e transferuar në tërësinë e tij dhe duhet të njohë një detyrim
financiar për shumën e marrë. Aktivi dhe detyrimi nuk duhet të kompensohen. Në periudhat pasuese, njësia duhet të njohë çdo të
ardhur mbi aktivin e transferuar dhe çdo shpenzim të kryer mbi detyrimin financiar.

Nëse një palë e transferon aktivin financiar te një palë tjetër, pa i transferuar, në të njëjtën kohë, rreziqet dhe të mirat që vijnë nga
ky aktiv, atëherë aktivi nuk do të hiqet nga bilanci i palës transferuese, por veprimi do të njihet si një hua, garancia për të cilin
është aktivi i transferuar. Shembuj të veprimeve të tilla janë:
(a) faktoringu i kërkesave për t'u arkëtuar, ku pothuajse të gjitha rreziqet dhe të mirat, që lidhen me zotërimin e aktivit, mbahen
nga
"shitësi";
(b) veprimet e riblerjes me letra me vlerë, rast në të cilin "shitësi" i letrave me vlerë vendos t‘i riblejë letrat me vlerë "të shitura"
në një kohë, si dhe me kushte për të cilat është rënë dakord.
30 Nëse transferuesi i siguron të transferuarit kolateral jo në mjete monetare (si instrumente të borxhit ose kapitalit), kontabilizimi i
kolateralit nga transferuesi dhe i transferuari varet nga fakti nëse i transferuari ka të drejtën të shesë ose të rikolateralizojë
kolateralin dhe nëse transferuesi ka dështuar në pagesa. Transferuesi dhe i transferuari duhet të kontabilizojnë kolateralin si vijon:
(a) Nëse i transferuari ka të drejtën sipas kontratës ose praktikës të shesë ose të rikolateralizojë kolateralin, transferuesi duhet ta
riklasifikojë atë aktiv në pasqyrën e pozicionit financiar (psh si një aktiv i dhënë hua, instrumenta kapitali të lëna si kolateral, ose
të arkëtueshme të riblera) veçmas nga aktivet e tjera.

(b) Nëse i transferuari shet kolateralin e vendosur tek ai, ai duhet të njohë shumat e marra nga shitja, si dhe një detyrim të matur
me vlerën e drejtë për detyrimin e tij për të rikthyer kolateralin.

(c) Nëse transferuesi nuk paguan sipas kushteve të kontratës dhe nuk ka më të drejtën për të rimarrë kolateralin, ai duhet ta
çregjistrojë kolateralin dhe i transferuari duhet të njohë kolateralin si aktiv të tij fillimisht të matur me vlerën e drejtë, ose nëse ai
e ka shitur tashmë kolateralin, të çregjistrojë detyrimin e tij për të rikthyer kolateralin.

(d) Përveç siç kërkohet në (c) më sipër, transferuesi duhet të vazhdojë të mbajë kolateralin si aktivin e tij, dhe i transferuari nuk
duhet të njohë kolateralin si një aktiv.
Me mosnjohjen e një aktivi financiar, diferenca mes vlerës kontabël të një aktivi financiar dhe shumës së arkëtuar për të do të
njihet në fitim ose humbje.
Faktoringu i kërkesave për t’u arkëtuar dhe veprimet e riblerjes
31 Një kontratë faktoringu është shitja e kërkesave për t'u arkëtuar, ku në varësi të llojit të kontratës blerësi ka të drejtë t‘i rishesë
kërkesat e arkëtueshme të transferuara brenda një kohe të caktuar (faktoringu me kthim) ose nuk ka asnjë të drejtë për rishitje, dhe
të gjitha rreziqet ose të mirat që lidhen me zotërimin e një kërkese për arkëtim kalojnë nga shitësi te blerësi (faktoringu pa kthim).
32 Nëse "shitësi" mban detyrimin e riblerjes, transaksioni do të njihet si një transaksion financiar (d.m.th. si një hua, garancia e së
cilës është kërkesa për t'u arkëtuar), dhe jo si shitje. Një kërkesë për t'u arkëtuar nuk konsiderohet si e shitur, si rezultat i
faktoringut, por ajo qëndron në bilanc deri sa kërkesa për t'u arkëtuar të mblidhet, ose e drejta e kthimit ka skaduar. Nëse nuk ka
ndonjë të drejtë riblerjeje, dhe kontrolli mbi kërkesën për t'u arkëtuar dhe rreziqet e të mirat që lidhen me të i janë kaluar blerësit,
veprimi do të njihet si kërkesë për t'u arkëtuar.
Mosnjohja e pasiveve financiare Çregjistrimi i detyrimeve financiare
33 Një njësi duhet të çregjistrojë një detyrim financiar (ose një pjesë të detyrimit financiar) vetëm kur ai shuhet, psh kur detyrimi i
specifikuar në kontratë shlyhet, anulohet ose skadon.

Një pasiv financiar nuk do të njihet, kur ai shlyhet, anulohet ose skadon.
Një pasiv financiar shlyhet kur ai paguhet ose i kalohet në mënyrë kontraktuale një pale tjetër. Një pasiv financiar anulohet, nëse
pala tjetër e ka anuluar atë. Një pasiv financiar skadon në datat e përshkruara në legjislacionin përkatës.
34 Nëse një huadhënës dhe huamarrës ekzistues shkëmbejnë instrumente financiarë me kushte thelbësisht të ndryshme, njësitë duhet
ta kontabilizojnë transaksionin si një shuarje të detyrimit fillestar financiar dhe njohjen e një detyrimi të ri financiar. Në mënyrë të
ngjashme, një njësi duhet të kontabilizojë një modifikim thelbësor të kushteve të një detyrimi financiar ekzistues ose një pjese të
tij (pavarësisht nëse ky modifikim vjen ose jo si pasojë e vështirësive financiare të debitorit) si një shuarje e detyrimit financiar
fillestar dhe njohjen e një detyrimi të ri financiar.

35 Një njësi duhet të njohë në fitim ose humbje çdo diferencë mes vlerës kontabël të detyrimit financiar (ose pjesës së një detyrimi
financiar) të shuar ose të transferuar tek një palë e tretë dhe shumën e paguar, duke përfshirë çdo aktiv jomonetar të
transferuar ose detyrime të marra përsipër.
Pas mosnjohjes së një pasivi financiar, diferenca mes vlerës kontabël të pasivit dhe shumës së paguar për të do të njihet në fitim
ose humbje në pasqyrën e të ardhurave.
PARAQITJA E INSTRUMENTEVE FINANCIARE NЁ PASQYRAT FINANCIARE
Rregulla të përgjithshme
36 Aktivet dhe detyrimetpasivet financiare, dhe të ardhurat dhe shpenzimet e lidhura me to do të paraqiten në pasqyrën e pozicionit
financiar dhe në pasqyren e të ardhurave dhe shpenzimeve, në përputhje me kërkesat e SKK 2, Paraqitja e pasqyrave financiare.

paraqiten në bilanc, duke përdorur zërat përkatës në formatin e bilancit që jepet në SKK 2, Paraqitja e pasqyrave financiare. Një
ndarje/klasifikim i mëtejshëm i zërave të bilancit (për shembull, "Kërkesat për t'u arkëtuar" dhe "Kërkesa të tjera afatshkurtra për
t'u arkëtuar etj.) lejohet gjithashtu.
Fitimet dhe humbjet, që vijnë nga instrumentet financiare që lidhen me veprimtaritë e shfrytëzimit të njësisë ekonomike (për
shembull, kërkesat për t'u arkëtuar, detyrimet për t'iu paguar furnitorëve etj.) do të njihen në të ardhurat ose shpenzimet e
shfrytëzimit në pasqyrën e të ardhurave.
Njohja e një pasivi ose kapitali
Klasifikimi i instrumenteve financiare në pasive financiare ose në një instrument kapitali bazohet në përmbajtjen e tyre
(ekonomike), dhe jo vetëm në formën e tyre ligjore. Për shembull, nëse një aksion i preferuar e plotëson përkufizimin e një pasivi
financiar më shumë se atë të një instrumenti të kapitalit, ai do të njihet në bilanc si pasiv, pavarësisht nga forma e tij ligjore.
Nëse emetuesi i një instrumenti financiar ka një detyrim kontraktual për t'i paguar zotëruesit të instrumentit parà ose aktive të
tjera financiare, instrumenti do të njihet si një pasiv financiar. Nëse emetuesi i një instrumenti financiar nuk ka ndonjë detyrim për
të bërë pagesa, në lidhje me instrumentin në shuma të pranuara (dhe ndonjë pagesë për mbajtësin e instrumentit bazohet në të
drejta të pavarura, vullnet të lirë, të zotëruesve) dhe instrumenti përfaqëson një interes të mbetur në aktivet e njësisë ekonomike,
pas zbritjes së detyrimeve të tij, atëherë instrumenti është një instrument kapitali.
Interesi, dividendët dhe fitime e humbje të tjera për t‘u paguar, në lidhje me instrumentet e njohura në bilanc, si pasive financiare,
do të njihen si të ardhura ose shpenzime në pasqyrën e të ardhurave (për shembll, shpenzimet e interesit mbi huamarrjet dhe
obligacionet, dividendët mbi aksionet e preferuara, të matur si pasiv në bilanc; fitimi/humbja nga rifinancimi i huas).
Shpenzimet dhe të ardhurat, që lidhen me instrumentet e njohura në bilanc si kapital, do të njihen si ndryshime të kapitalit në
bilanc (për shembull pagesat e dividendëve mbi aksionet e zakonshme; "fitimet/humbjet" mbi shitjen e aksioneve të veta).

Instrumentet e kapitalit, të riblera nga një njësi ekonomike (për shembull, aksionet e veta) do të njihen në bilanc si një pakësim i
kapitalit (nën zërin "Aksionet e veta"), dhe jo si një investim financiar.
Kostot që lidhen me emetimin ose riblerjen e instrumenteve të kapitalit (për shembull aksionet) do të njihen si pakësim i kapitalit
(në
zërin "Prim i lidhur me aksionin", nëse ka një gjendje/tepricë pozitive, përndryshe do të njihet te "Fitime të pashpërndara"), dhe jo
si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave. Përjashtim bëjnë kostot e lidhura me veprime të papërfunduara (për shembull, një
emetim i dështuar aksioni), që do të njihen si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave.
SQARIME NЁ SHЁNIMET E SHTOJCAVE SHËNIMET SHPJEGUESE
37 Një njësi ekonomike duhet të japë informacione shpjeguese tek përmbledhja e politikave më të rëndësishme kontabël, bazën (ose
bazat) e matjes të përdorur për instrumentet financiarë, si dhe politikat e tjera kontabël të përdorura për instrumentet financiarë
që janë të rëndësishëm për kuptueshmërinë pasqyrave financiare.
38 Një njësi ekonomike duhet të japë informacion për vlerën kontabël të secilit prej kategorive vijuese të aktiveve dhe detyrimeve
financiare (në total) në datën e raportimit, ose në pasqyrën e pozicionit financiar, ose në shënimet shpjeguese:
(a) aktivet financiare që janë instrumente borxhi të matura me koston e amortizuar (paragrafi 15(a)).

(b) detyrime financiare të matura me koston e amortizuar (paragrafi 15(a)).

(f) zotime huaje të matura me kosto minus zhvlerësim (paragrafi 15(b)).

Në raportin vjetor do të jepen sqarimet e mëposhtme, në lidhje me kërkesat për t'u arkëtuar afatgjata dhe pasivet (në mënyrë të
ndarë për kërkesa dhe pasive individuale me interes dhe të grupuara, siç duhet për kërkesat dhe pasivet e tjera):
(a) shumat;
(b) datat e maturimit;
(c) normat e interesit efektiv (dhe normat e interesit kontraktual, në "rast se ato ndryshojnë dukshëm nga normat e interesit
efektiv);
(d) monedhat kryesore;
(e) kushte të tjera të rëndësishme.
39 Një njësi duhet të japë informacion shpjegues që i jep mundësi përdoruesve të pasqyrave financiare të vlerësojnë rëndësinë që
kanë instrumentet financiarë në pozicionin dhe performancën e vetë njësisë. Për shembull, informacioni për huanë afatgjatë
normalisht do të përfshinte afatet dhe kushtet e instrumentit të borxhit (si norma e interesit, maturimi, grafiku i ripagimit dhe
kufizimet që instrumenti i borxhit i imponon njësisë).

Për aksionet, obligacionet dhe investime e tjera afatshkurtra dhe afatgjata (përveç shoqërive të kontrolluara dhe atyre të lidhura)
do të jepen sqarimet e mëposhtme në shënimet e anekseve:
(a) Vlera kontabël e investimeve, e matur me metodën e vlerës së caktuar drejtësisht, sipas kategorive në fillim dhe në mbyllje të
ushtrimit kontabël.
(a) Vlera kontabël e investimeve, e matur me metodën e kostos së amortizuar, sipas kategorive në fillim dhe në mbyllje të
periudhës kontabël.
Për derivativët, në raportin vjetor do të jepen sqarime, në lidhje me vlerën e tyre kontabël, në fillim dhe fund të ushtrimit
kontabël, si dhe termat e rëndësishme në lidhje me derivativët.
Çregjistrimi
40 Nëse një njësi i ka transferuar aktivet financiare një pale të tretë në një transaksion që nuk kualifikohet për çregjistrim (shiko
paragrafët 30–32), njësia duhet të japë informacion shpjegues për secilën nga klasat vijuese të aktiveve financiare:

(a) natyrën e aktiveve.

(b) natyrën e risqeve dhe përfitimeve nga zotërimi ndaj të cilave njësia mbetet e ekspozuar.

(c)vlerat kontabël të aktiveve dhe të çdo detyrimi përkatës, që njësia vazhdon t‗i njohë
Kolaterali
41 Kur një njësi ka vendosur aktive financiare si kolateral për detyrimet ekzistuese ose detyrimet e kushtëzuara, ajo duhet të japë
informacion shpjegues si më poshtë:
(a) vlerën kontabël të aktiveve financiare të vendosura si kolateral.

(b) afatet dhe kushtet e kolateralit.


Mospagesat dhe shkeljet në huat e pagueshme
42 Për huatë e pagueshme të njohura në datën e raportimit për të cilat ka pasur shkelje të afateve ose mospagim të principalit,
interesit, apo shkelje të kushteve të shlyerjes që nuk janë korrigjuar në datën e raportimit, një njësi ekonomike duhet të japë
informacion shpjegues si vijon:

(a) detajet e kësaj shkelje ose mospagese.

(b) vlerën kontabël të huave të pagueshme në datën e raportimit

(c) nëse shkelja ose mospagesa është korrigjuar, ose nëse afatet e huasë së pagueshme janë rinegociuar, përpara se pasqyrat
financiare të aprovoheshin për publikim.
Zëra të të ardhurave, shpenzimeve, fitimeve ose humbjeve
43 Një njësi duhet të japë informacion shpjegues për zërat vijues të të ardhurave, shpenzimeve, fitimeve ose humbjeve:

(a) të ardhurat, shpenzimet, fitimet ose humbjet, nga:

(i) aktivet financiare të matura me koston e amortizuar.


(ii) detyrimet financiare të matura me koston e amortizuar.

(b) të ardhurat totale nga interesi dhe shpenzimet totale nga interesi (të llogaritura duke përdorur metodën e interesit efektiv)

(c) shumën e çdo humbjeje nga zhvlerësimi për çdo klasë të aktiveve financiare
DATA E HYRJES NЁ ZBATIM DHE RREGULLAT KALIMTARE
44 Ky Standard do të zbatohet në pasqyrat financiare që mbulojnë periudha kontabël, që fillojnë më ose pas datës 1 janar 20082014.
Ky Standard duhet të zbatohet në mënyrë retrospektive.prospektive nga data 1 janar 2008, d.m.th. pa ndryshuar pasqyrat
financiare krahasuese të vitit 2007, të cilat janë përgatitur sipas kërkesave ekzistuese të kontabilitetit. Ky qëndrim do të zbatohet
për të gjitha SKK-të. Nuk lejohet që disa SKK të zbatohen në mënyrë prospektive, dhe disa të tjera në mënyrë retrospektive.
KRAHASIMI ME STANDARDET NDЁRKOMBЁTARE TЁ RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NJËSITË
EKONOMIKE TË VOGLA DHE TË MESME(SNRF PËR NVM)(SNRF)
45 Tabela më poshtë tregon se si korrespondojnë përmbajtjet paragrafët e këtij Standardi me SNRF për NVM-të SNK-të/SNRF-të
përkatëse. Paragrafët janë trajtuar si korresponduese, nëse ato trajtojnë në përgjithësi të njëjtën çështje, pavarësisht nga fakti që
përshkrimet në standardet e referuara mund të kenë ndryshim.
Paragrafët sipas
Paragrafët sipas SNRF për NVM botuar në korrik 2009
SKK 3
Paragrafi 1 Sek 11.1
Paragrafi 2 Asnjë
Paragrafi 3 Asnjë
Paragrafi 4 Sek 11.8
Paragrafi 5 Sek 11.5
Paragrafi 6 Sek 11.7
Paragrafi 7 Sek 11.9
Paragrafi 8 Sek 11.10
Paragrafi 9 Sek 11.11
Paragrafi 10 Asnjë
Paragrafi 11 Sek 11.12
Paragrafi 12 Sek 11.13
Paragrafi 13 Sek 11.13
Paragrafi 14 Sek 11.13
Paragrafi 15 Sek 11.14
Paragrafi 16 Sek 11.15
Paragrafi 17 Sek 11.16
Paragrafi 18 Sek 11.17
Paragrafi 19 Sek 11.18
Paragrafi 20 Sek 11.19
Paragrafi 21 Sek 11.20
Paragrafi 22 Sek 11.21
Paragrafi 23 Sek 11.22
Paragrafi 24 Sek 11.23
Paragrafi 25 Sek 11.24
Paragrafi 26 Sek 11.25
Paragrafi 27 Sek 11.26
Paragrafi 28 Sek 11.33
Paragrafi 29 Sek 11.34
Paragrafi 30 Sek 11.35
Paragrafi 31 Asnjë
Paragrafi 32 Asnjë
Paragrafi 33 Sek 11.36
Paragrafi 34 Sek 11.37
Paragrafi 35 Sek 11.38
Paragrafi 36 Asnjë
Paragrafi 37 Sek 11.40
Paragrafi 38 Sek 11.41
Paragrafi 39 Sek 11.42
Paragrafi 40 Sek 11.45
Paragrafi 41 Sek 11.46
Paragrafi 42 Sek 11.47
Paragrafi 43 Sek 11.48
Paragrafi 44 Asnjë
Paragrafi 45 Asnjë
BAZA E KONKLUZIONEVE
BK1 SKK 3, që u publikua në vitin 2006 para se të bëhej prezantimi i SNRF për NVM-të nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të
Kontabilitetit, bazohej fillimisht në SNK 32 dhe SNK 39. SNRF për NVM-të u publikuan në vitin 2009. Ato përfaqësojnë një
formë të thjeshtuar të SNRF-ve të përshtatshme për njësitë ekonomike pa përgjegjësi publike.
BK2 Në 24 nëntor 2012, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (‗KKK‘) mori vendimin për të rishikuar SKK-të ekzistuese me qëllimin për
t‘i përshtatur kërkesat e kontabilitetit me SNRF për NVM-të. Ky vendim u mor me qëllim që kërkesat e kontabilitetit të
detyrueshme për njësitë ekonomike shqiptare, të cilave nuk u kërkohet të zbatojnë SNRF-të në përgatitjen e pasqyrave financiare,
sipas ligjit 9228, datë 29 prill 2004 ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, të ndryshuar, të ishin në përputhje me kriteret
ndërkombëtare.
BK3 KKK-ja shqyrtoi mundësinë për zëvendësimin e SKK-ve ekzistuese me SNRF për NVM-të, por vendosi të mos e bëjë një gjë të
tillë duke qenë se SNRF për NVM-të nuk janë plotësisht në përputhje me direktivat e BE-së për Legjislacionin e Shoqërive.
KKK-ja do ta rishqyrtojë këtë alternativë pasi Direktiva e BE-së e përditësuar dhe SNRF për NVM-të të përditësuara të jenë
publikuar.
BK4 Paragrafi 2 i SKK 3 në versionin origjinal është ndryshuar për t‘iu referuar Seksionit 11 të SNRF për NVM-të. Tabela
korresponduese midis SKK-ve dhe SNRF-ve është ndryshuar për të paraqitur krahasimin me SNRF për NVM-të.
BK5 Në dallim nga SKK-të e tjera, KKK-ja ka gjykuar se duke u nisur nga karakteristikat e ekonomisë, thjeshtësia e transaksioneve në
të cilat përfshihen njësite ekonomike si dhe mungesa e një tregu aktiv të instrumenteve financiare në Shqipëri, që e bën të vështirë
matjen e vlerës së drejtë të instrumenteve financiare, të përmirësojë SKK 3 duke u bazuar vetëm në Seksionin 11 Instrumentet
Financiare Bazë të SNRF për NVM-të i cili trajton askpektet e njohjes, matjes dhe vlerësimit të instrumenteve financiare dhe
transaksionve financiare të thjeshta, të tilla si kërkesa për t‘u arkëtuar, detyrime për t‘u paguar, hua dhe depozita bankare, etj.
duke mos e marrë në konsideratë Seksionin 12 Instrumente të Tjera Financiare, i cili trajton aspektet e njohjes, matjes dhe
vlerësimit të instrumenteve dhe transaksioneve financiare më të komplikuara, të tilla si instrumente kapitali, derivativë, aktive
financiare të mbajtura për shitje, aktive financiare të mbajtura deri në maturitet, instrumente financiare mbrojtëse, etj.
BK6 Për të njëjtat arsye të përshkruara në BK4 më sipër, KKK-ja ka gjykuar të përshtatshme që në përmirësimin e SKK 3 në përputhje
me Seksionin 11, dhe në dallim nga ky i fundit, të heqë nga fusha e zbatimit të SKK 3 të përmirësuar njohjen, matjen dhe
vlerësimin e investimeve në aksione preferenciale të pakonvertueshme dhe të pashitshme dhe në aksione të zakonshme të
pashitshme të cilat tregtohen ne bursë. Ky kufizim e bën Standardin e përmirësuar më të thjeshte për t‘u kuptuar dhe zbatuar, dhe
më të dobishëm për hartuesit e pasqyrave financiare.
BK7 KKK-ja ka vendosur gjithashtu të mbajë në SKK 3 e përmirësuar, sa më poshtë vijon.

Seksionin në lidhje me përkufizimet – KKK-ja ka gjykuar se struktura dhe formulimi i SKK 3 përsa i përket përkufizimeve të
dhëna në të, e bën Standardin më të kuptueshëm për hartuesit e pasqyrave financiare,dhe për këtë arsye ka vendosur të mbajë
përkufizimet e versionit origjinal të Standardit, me disa ndryshime për t‘i qartësuar ato.

Seksionin në lidhje me faktoringun – KKK-ja ka gjykuar se trajtimet kontabël në lidhje me transaksionet e faktoringut janë të
dobishme për hartuesit e pasqyrave financiare, duke u nisur nga fakti që këto transaksione vazhdojnë të bëhen gjithnjë më të
përdorshme nga njësitë ekonomike në Shqipëri, dhe prandaj ka vendosur t‘i lërë ato si paragrafe të veçanta në SKK 3 të
përmirësuar.
BK8 Meqenëse SKK 3 ekzistuese është e mbështetur tërësisht në IFRS e plota, përmirësimet e bëra në këtë Standard konsistojnë në
zëvendësimin e pothuajse të gjithë paragrafëve të SKK 3 me paragrafët korrespondues të Seksionit 11. Për këtë arsye, Baza e
Konkluzioneve nuk synon të japë informacion për ndryshimet e bëra për çdo paragraf, pasi kjo do të ishte e pamundur, por të japë
ndryshimet më kryesore që sjell SKK 3 e përmirësuar, të cilat janë:

Ndryshimi 1: Modeli i vetëm i matjes fillestare dhe të mëpasshme të instrumenteve financiare është modeli i kostos ose i kostos
së amortizuar.

Ndryshimi 2: Është hequr modeli i vlerës së drejtë për matjen dhe vlerësimin e instrumenteve financiare.

Ndryshimi 3: Instrumente financiare të tilla si: instrumente kapitali, derivativë, aktive financiare të mbajtura për shitje, aktive
financiare të mbajtura deri në maturitet, instrumente financiare mbrojtëse, e të tjera si këto janë jashtë fushës së SKK 3 të
përmirësuar.
BK9 KKK-ja e ka shfytëzuar rishikimin e SKK 3 për të hequr shembujt ilustrues të paraqitur në SKK 3 në versionin origjinal dhe e ka
plotësuar këtë standard me një seksion që përmban Udhëzuesin për Zbatimin e tij, ku përfshihen shembuj më të plotë të zbatimit
të standardit në dobi të hartuesve të pasqyrave financiare.
BK10 SKK 3 zbatohet në mënyrë retrospektive. Në përputhje me SKK 1 Kuadri i Përgjithshëm për Përgatitjen e Pasqyrave
Financiare, ndryshimi në politikat kontabël zbatohet në mënyrë retrospektive, që në fillim të periudhës më të hershme të
paraqitur, përveç rasteve kur:
(a) ndryshimi në politikën kontabël ka rezultuar nga një SKK e re dhe për kalimin në metodën e re aplikime të ndryshme janë
përshkruar në këtë SKK; ose
(b) efekti i ndryshimit në politikat kontabël në periudhat e mëparshme nuk mund të përcaktohet në mënyrë të besueshme.
UDHËZUES PËR ZBATIMIN E SKK-SË
Shembujt ilustrues të dhëna në këtë kapitull nuk janë pjesë integrale e SKK 3. Ato janë dhënë me qëllim kuptimin dhe zbatimin e
drejtë të parimeve të njohjes, matjes dhe vlerësimit të mëpasshëm të instrumenteve financiare si dhe të shpjegimeve të nevojshme
në pasqyrat financiare, të përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit në Shqipëri.
Shembuj ilustrues për paragrafët 4 deri 11
Shembulli 1
Një bankë i ka dhënë një njësie ekonomike një hua pesëvjeçare. Banka gjithashtu i ka ofruar njësisë ekonomike një marrëveshje
për të marrë overdraft për disa vjet.
Ka aktive dhe detyrime financiare në këto transaksione?
Njësia ekonomike ka dy detyrime financiare - detyrimin për të shlyer huanë pesëvjeçare dhe detyrimin për të shlyer overdraftin
për shumën e marrë hua sipas marrëveshjes me bankën. Si nga huaja ashtu edhe nga overdrafti rrjedhin detyrime kontraktuale për
njësinë ekonomike për t‘i paguar në para bankës interesin dhe kthimin e principalit. Shumat për t‘u paguar nga njësia ekonomike
sipas marrëveshjes së overdraftit dhë huasë janë detyrime financiare për njësinë ekonomike.

Shembulli 2
Një njësi ekonomike (blerësi) blen mallra nga një furnitor pagesa e të cilave duhet të shlyhet në 60 ditë.
Ka aktive dhe detyrime financiare në keto transaksione?
Blerësi ka një detyrim financiar (llogari e pagueshme) – një detyrim kontaktual për t‘i shlyer në para furnitorit çmimin e blerjes.
Furnitori ka një aktiv financiar korrespondues (llogari e arkëtueshme ) - një e drejtë kontraktuale për të arkëtuar para (shuma për
t‘u paguar nga blerësi).
Shembulli 3
Njësia ekonomike A blen një degë nga njësia ekonomike B. Sipas marrëveshjes, njësia ekonomike A e paguan çmimin e blerjes
në dy këste - 5 milionë lekë në avancë dhe një pagesë tjetër (e cila nuk është një pagesë e kushtëzuar) prej 5 milionë lekë dy vjet
më vonë.
Ka aktive dhe detyrime financiare në këto transaksione?
Shuma prej 5 milion lekë e pagueshme dy vjet më vonë është një detyrim financiar i njësisë ekonomike A - ai është një detyrim
për të dhënë para në dy vjet. Por, nga ana tjetër, ai është një aktiv financiar i njësisë ekonomike B - një e drejtë kontraktuale për të
arkëtuar para.

Shembulli 4
Çdo vit gjatë njëzet viteve të fundit një njësi ekonomike kateringu ka paguar 50,000 lekë për kostot e panairit në qytetin në të
cilin vepron njësia ekonomike. Njësia ekonomike njihet edhe si sponsori kryesor i eventit vjetor dhe reklamat e saj e përmendin
statusin e saj si sponsori kryesor i panairit të qytetit. Qytetarët presin tani që njësia ekonomike të paguajë 50,000 lekë për të
mbuluar kostot e panairit këtë vit.
Ka detyrime financiare në këto transaksione?
Detyrimi për të paguar 50,000 lekë nuk rrjedh nga një kontratë dhe për këtë arsye nuk është një detyrim financiar. Detyrimi mund
të përmbushë kushtet për t'u njohur si një detyrim konstruktiv sipas SKK 6 Provizionet, detyrimet dhe aktivet e kushtëzuara
(d.m.th. nëse përmes reklamave të saj dhe praktikës së ndjekur duke paguar çdo vit sponsorizimin, njësia ekonomike ka krijuar
një pritshmëri tek qytetarët se ajo do ta bëjë pagesën).

Shembulli 5
Një njësi ekonomike është gjobitur për shkeljen e tre kërkesave ligjore: (i) për pagesën e vonuar të tatimit mbi të ardhurat; (ii) për
mosdorëzimin në kohë të llogarive të njësisë ekonomike dhe (iii) për pretendimet e rreme të bëra në reklama për produktet e saj.
Ka detyrime financiare në këto transaksione?
Gjobat nuk janë kontraktuale (d.m.th. ato nuk rrjedhin nga kontrata). Ato rrjedhin si rezultat i kërkesave ligjore të vendosura nga
qeveria. Për këtë arsye gjobat nuk janë detyrime financiare të njësisë ekonomike. Duke qenë se njësia ekonomike duhet t‘i
paguajë gjobat, ajo do të njohë një detyrim në përputhje me SKK 1 Kuadri i përgjithshëm për përgatitjen e pasqyrave financiare.
Nëse pagesa është e pasigurtë në shumë dhe kohë ajo njihet si provizion në përputhje me SKK 6, Provizionet, detyrimet dhe
aktivet e kushtëzuara.

Shembulli 6
Një njësi ekonomike ka inventar, aktive afatgjata materiale, liçensa dhe patenta të blera.
Cilat nga këto elementë është aktiv financiar?
Aktivet fizike (të tilla si inventari, prona e investimeve dhe aktivet afatgjata materiale) dhe aktivet afatgjata jomateriale (të tilla si
patentat dhe liçensat e blera) nuk janë aktive financiare. Kontrolli i këtyre aktiveve fizike dhe aktiveve afatgjata jomateriale krijon
një mundësi për të gjeneruar hyrje të parave ose të një aktivi tjetër financiar, por nuk krijon një të drejtë aktuale për të arkëtuar
para ose një aktiv tjetër financiar sipas kontratës. Ato nuk janë aktive financiare.

Shembulli 7
Në fund të periudhës raportuese një njësi ekonomike ka një parapagim baraz me tre muaj të qirasë së zyrës.
Është ky rasti i një aktivi financiar?
Aktivet (të tilla si shpenzimet e parapaguara) për të cilat përfitimi ekonomik i ardhshëm është marrja e mallrave ose shërbimeve
dhe jo e drejta për të arkëtuar para ose një aktiv tjetër financiar, nuk janë aktive financiare. Në mënyrë të ngjashme, të drejtat dhe
detyrimet e konstatuara për të cilat daljet e ardhshme të përfitimeve janë ofrimi i mallrave apo shërbimeve dhe jo pagesa e parave
ose aktiveve financiare, nuk janë detyrime financiare.

Shembulli 8
Njësia ekonomike A i detyrohet njësisë ekonomike B një shumë prej 950,000 lekë për 95 artikuj të blerë me 10,000 lekë për
artikull me kredi nga njësia ekonomike B. Njësia ekonomike B ka një ofertë të veçantë - skonto prej 10 përqind për të gjitha
produktet e blera gjatë vitit të ofertës, me kusht që të jenë blerë më shumë se 99 artikuj në atë vit. Njësia ekonomike A blen pesë
artikuj më shumë dhe shuma totale e pagueshme është 900,000 lekë.
Kemi në këtë rast një instrument financiar?
Instrumenti i borxhit i përmbush kushtet e paragrafit 7 (a) (i) sepse shuma është e fiksuar fillimisht në 950,000 lekë dhe më vonë
në 900,000 lekë. Efekti i skontos nuk ndikon faktin që shumat janë të fiksuara në bazë të kontratës (d.m.th. 10,000 lekë për
artikull nëse blihen më pak se 100 artikuj dhe 9,000 lekë për artikull nëse blihen 100 ose më shumë artikuj). Prandaj, nëse
përmbushen të gjitha kushtet në paragrafin 7 (b) deri (d), instrumenti i borxhit njihet në përputhje me SKK 3 si nga njësia
ekonomike A ashtu edhe nga njësia B.

Shembulli 9
Një njësi ekonomike ka bono thesari dhjetëvjeçare (d.m.th. bono qeveritare) me një kupon fiks (d.m.th. një normë fikse interesi).
Kemi në këtë rast një aktiv financiar?
Investimi në bono thesari është një aktiv financiar i njësisë ekonomike. Bonot e thesarit kuotohen zakonisht në një treg aktiv. Por,
fakti që kuotohen në një treg aktiv nuk çon automatikisht në matjen e tij me vlerë të drejtë. Bonot e thesarit me kupon fiks
zakonisht i përmbushin kërkesat e paragrafit 7 dhe për këtë arsye maten me koston e amortizuar në përputhje me SKK 3.

Shembulli 10
Një njësi ekonomike ka një instrument borxhi gjashtëvjeçar që paguan një normë të ndryshueshme interesi të përcaktuar si
LIBOR plus 150 pikë bazë, me pagesat e interesit të arkëtueshme çdo tre muaj.
Kemi në këtë rast një aktiv financiar?
Instrumenti i borxhit është një aktiv financiar i njësisë ekonomike. Ai përmbush kushtet e paragrafit 7 (a) (iv). Për këtë arsye,
nëse përmbushen të gjitha kushtet e paragrafin 7 (b) deri (d), instrumenti i borxhit njihet në përputhje me SKK 3.

Shembulli 11
Një njësi ekonomike ka marrë një hua me normë fikse nga një bankë të cilën ajo e përdori për të financuar blerjen e ndërtesës së
zyrës. Njësia ekonomike ka të drejtën kontraktuale për ta paguar huanë më herët se sa afati dhe ajo ndoshta do ta bënte një gjë të
tillë nëse normat e interesit të tregut do të binin në mënyrë të konsiderueshme pasi njësia ekonomike do të ishte në këtë mënyrë
në gjendje që të merrte një hua të re me një normë më të ulët interesi.
Kemi në këtë rast një aktiv financiar?
Huaja i përmbush kushtet e paragrafit 7 (a) - njësia ekonomike paguan një normë fikse interesi për huanë. Gjithashtu, kontrata e
lejon njësinë ekonomike të parapaguajë huanë, dhe, duke qenë se nuk është e kushtëzuar me ngjarjet e ardhshme, kushtet e
paragrafit 7 (c) përmbushen.

Asnjë parapagim nuk do të çonte në humbjen nga ana e bankës të principalit apo të interesit të përllogaritur, dhe për këtë arsye
kushtet e paragrafit 7 (b) përmbushen. Duke supozuar se nuk ka kushte të tjera kthimi apo ripagimi (paragrafi 7 (d)), huaja i
përmbush kushtet e paragrafit 7.

Shembulli 12
Njësia ekonomike A blen një degë nga njësia ekonomike B. Njësia ekonomike A paguan 50,000,000 lekë në avancë dhe bie
dakord t‘ja paguajë pjesën tjetër prej 50,000,000 lekë njësisë ekonomike B për dy vjet në qoftë se dega i plotëson objektivat e
caktuara të performancës. Pritet që dega t'i përmbushë këto objektiva.
Kemi në këtë rast një detyrim financiar?
Shuma e mundshme e pagueshme/e arkëtueshme përmbush përkufizimin e detyrimit financiar për njësinë ekonomike A dhe të
aktivit financiar për njësinë ekonomike B (d.m.th. ajo është një detyrim kontraktual/e drejtë për të dhënë/arkëtuar para). Shuma e
mundshme e pagueshme/e arkëtueshme nuk e përmbush kushtin e parashikuar në paragrafin 7 (a) ose (d) - kthimi është i
kushtëzuar (pra nuk është një kthim fiks) dhe ky nuk është një kthim me normë të ndryshueshme i përshkruar në paragrafin 7 (a).
Për këtë arsye, instrumenti nuk është brenda objektit të SKK 3.

Shembulli 13
Një klient ndërmerr veprime ligjore kundër një njësie ekonomike për dëmin që pretendon se i është shkaktuar nga një prej
produkteve të njësisë ekonomike. Njësia ekonomike merr një hua trevjeçare nga një bankë në mënyrë që të financojë tarifat
ligjore për çështjen gjyqësore. Në kontratën e huasë ka një dispozitë kontraktuale sipas së cilës nëse njësia ekonomike e fiton
çështjen gjyqësore, mund ta shlyejë huanë para kohe. Nëse njësia ekonomike nuk e fiton çështjen, huaja nuk mund të
parapaguhet.
I plotëson huaja kushtet e një aktivi / detyrimi financiar?
Huaja nuk i përmbush kushtet e paragrafit 7 (c) – ka një dispozitë kontraktuale që i lejon njësisë ekonomike të parapaguajë huanë
para maturimit që kushtëzohet nga një ngjarje në të ardhmen (d.m.th. gjykimi përfundimtar mbi çështjen gjyqësore). Për këtë
arsye instrumenti i borxhit (hua) nuk i përmbush të gjitha kushtet e paragrafit 7 dhe rrjedhimisht nuk mund të njihet në përputhje
me SKK 3.

Shembulli 14
Çfarë janë zotimet për të marrë hua?
Zotimet për të marrë hua janë angazhime të qëndrueshme, zakonisht nga një bankë, për t‘i dhënë kredi një njësie ekonomike sipas
termave dhe kushteve të përcaktuara. Zotime të tilla mund t‘i ofrojnë huamarrësit opsionin për të marrë hua në të ardhmen ose
mund të kërkojnë që njësia ekonomike të marrë hua në të ardhmen.

Për shembull: Për të financuar ndërtimin e një ndërtese të re zyre, një njësi ekonomike merr hua nga një bankë. Në përputhje me
kushtet e marrëveshjes së huasë, njësia ekonomike është zotuar për ta marrë huanë nga banka në dymbëdhjetë këste të barabarta
mujore të njëpasnjëshme. Njësia ekonomike ka një detyrim kontraktual për ta shlyer huanë tre vjet pasi kësti i fundit të jetë marrë
nga banka. Huaja mbart interes me normë fikse prej 5 për qind në vit. Zotimi për të marrë huanë nuk mund të shlyhet me para.
Shembuj ilustrues për paragrafët 12 deri 14
Shembulli 15
Një njësi ekonomike i ofron shërbime një klienti dhe i faturon atij 200,000 lekë, pagesë e cila duhet të kryhet brenda 60 ditëve.
Afatet e pagesës prej 30-90 ditë janë normale në këtë industri.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Njësia ekonomike njeh fillimisht një llogari të arkëtueshme në 200,000 lekë (d.m.th. shuma e paskontuar e parave të
arkëtueshme). Transaksioni u zhvillua në kushte normale biznesi, pa asnjë transaksion financimi, pra ai nuk është transaksion
financiar dhe për këtë arsye skontimi nuk është i nevojshëm. Regjistrimet në njohje janë:

D Kërkesë e arkëtueshme (aktiv financiar) 200,000 lekë


K Fitim ose humbje – të ardhura 200,000 lekë

Shembulli 16
Një njësi ekonomike derdh në bankë 20,000,000 lekë në një depozitë me njoftim 120 ditë para çdo tërheqjeje. Njësia ekonomike
do të arkëtojë një interes fiks prej 1.644 përqind për periudhën 120 ditore (d.m.th. ekuivalente me 5 përqind në vit), i pagueshëm
në fund të periudhës së depozitës. Norma e tregut për këtë lloj depozite në bankë është 1.644 përqind për një periudhë 120 ditore.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Duke qenë se depozita në bankë është me normën e interesit të tregut për një hua të ngjashme, atëhere ky transaksion është
zhvilluar në kushte normale biznesi, pa asnjë transaksion financimi, dhe prandaj ajo (depozita) duhet të njihet me çmimin e
transaksionit prej 20,000,000 lekë (shihni llogaritjen më poshtë), pa skontim.

Regjistrimet në njohje janë:

D Depozita bankare (aktiv financiar) 20,000,000 lekë


K Para (aktiv financiar) 20,000,000 lekë

Llogaritja e vlerës aktuale që ilustron pse çmimi i transaksionit prej 20,000,000 lekë i përafrohet vlerës aktuale të pagesave të
ardhshme:
Në 120 ditë 20,000,000 lekë do të ishin rritur me 329,000 lekë (d.m.th. 20,000,000 lekë × 1.644%) në 20,329,000 Lekë. Vlera
aktuale e 20,329,000 lekë e pagueshme në 120 ditë duke përdorur një normë tregu prej 1.644 përqind është 20,000,000 lekë
(d.m.th. 20,329,000 lekë ÷ 1.01644) që është e barabartë me çmimin e transaksionit.

Shembulli 17
Faktet janë të njëjta si në shembullin 16. Por, në këtë shembull, njësia ekonomike duhet t‘i paguajë bankës një tarifë administrimi
prej 50,000 lekë për të mbuluar shpenzimet administrative, etj.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Depozita njihet në 20,050,000 lekë që është e barabartë me 20,000,000 lekë plus koston e transaksionit. Regjistrimet në njohje
janë:
D Depozita bankare (aktiv financiar) 20,000,000 lekë
K Para (aktiv financiar) 20,000,000 lekë

D Depozita bankare (aktiv financiar) 50,000 lekë


K Para (aktiv financiar) 50,000 lekë

Shembulli 18
Më 1 janar 2012 një njësi ekonomike e prodhimit të makinave i ka shitur një klienti një makinë për 2,000,000 lekë ku pagesa do
të bëhet në dy vjet. Ky transaksion shitjeje përfshin një transaksion të përcaktuar financimi (hua dyvjeçare). Çmimi faktik i shitjes
në para për këtë mall, nëse klientët paguajnë në momentin e dorëzimit, është 1,650,000 lekë.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Një kërkesë e arkëtueshme njihet me çmimin faktik të shitjes në para të mallit. Regjistrimet në njohje janë:

D Kërkesë e arketueshme (aktiv financiar) 1,650,000 lekë


K Fitim ose humbje (të ardhura) 1,650,000 lekë

Diferenca ndërmjet çmimit faktik të shitjes (1,650,000 lekë) dhe shumës së arkëtueshme (2,000,000 lekë) do të njihet si e ardhur
nga interesi duke përdorur metodën e interesit efektiv - ajo përfaqëson një transaksion financimi (shih shembullin 34).

Shembulli 19
Faktet janë të njëjta si në shembullin 18. Por, në këtë shembull, çmimi faktik i shitjes në para për makinën është i panjohur.
Norma e interesit të tregut për një hua dyvjeçare për klientin do të ishte 10 përqind në vit.

Një kërkesë e arkëtueshme njihet me vlerën aktuale të shumës së arkëtueshme, e cila është 2,000,000 lekë ÷ (1.1) 2 = 1,652,890
lekë. Në qoftë se çmimi faktik i shitjes me para në dorë nuk është i njohur, ai mund të vlerësohet si vlera aktuale e parave të
arkëtueshme e skontuar duke përdorur normën e interesit të tregut për një instrument borxhi të ngjashëm.

Shembulli 20
Një njësi ekonomike blen mallra nga një prodhues për 400,000 lekë me kredi 120 ditore pa interes, kushte normale biznesi në
këtë industri.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Njësia ekonomike njeh fillimisht një llogari të pagueshme në 400,000 lekë (d.m.th. shuma e parave të pagueshme e paskontuar).
Transaksioni kryhet në kushte normale biznesi pra nuk ka asnjë transaksion financimi, kështu që skontimi nuk është i nevojshëm.
Regjistrimet në njohje janë:

D Inventari (aktiv) 400,000 lekë


K Kërkesë e pagueshme (detyrim financiar) 400,000 lekë
Shembulli 21
Një njësi ekonomike mori me qira një godinë zyre për 1,000,000 lekë në muaj më 1 nëntor 2011. Në fund të vitit të parë (31
dhjetor 2011) njësia ekonomike nuk e ka paguar ende qiranë. Qiradhënësit në zonën aty pranë i lejojnë qiramarrësit ta paguajnë
qiranë pas çdo tremujori.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Njësia ekonomike detyrohet 2,000,000 lekë për përdorimin e pronës gjatë nëntorit dhe dhjetorit. Pagesat afatshkurtra janë
normale në këtë industri dhe prandaj këtu nuk ka asnjë transaksion financimi. Regjistrimet për të njohur shumën e qirasë për dy
muajt e parë janë:

D Fitim ose humbje (shpenzime qiraje) 2,000,000 lekë


K Qira e pagueshme (detyrim financiar) 2,000,000 lekë

Shuma do të skontohej nëse pagesa do të ishte shtyrë përtej afateve normale të biznesit dhe, për këtë arsye, ateherë do të kishim
një transaksion financimi.

Shembulli 22
Një njësi ekonomike përdor 1,500,000 lekë nga overdrafti që ajo ka me një bankë për t‘i paguar një furnitori një shumë të
papaguar. Overdrafti është i kthyeshëm me kërkesë të bankës. Banka nuk është shprehur se do ta kërkojë shlyerjen e tij në të
ardhmen e afërt.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Njësia ekonomike nuk mendon se do ta paguajë shumën gjatë vitit. Njësia ekonomike do të njohë një detyrim financiar për
shumën e tërhequr me overdraft prej 1,500,000 lekë. Ajo nuk skontohet në normën e tregut duke qenë se është e pagueshme (në
mënyrë të menjëhershme) me kërkesë të bankës, kështu që ajo duhet të njihet në vlerën ―nominale‖. Regjistrimet në njohje janë:

D Kërkesë e pagueshme (detyrim financiar) 1,500,000 lekë


K Overdrafti (detyrim financiar) 1,500,000 lekë

Shembulli 23
Një bankë i jep një njësie ekonomike një hua katërvjeçare prej 5,000,000 lekë sipas kushteve normale të tregut, përfshirë dhe
interesin në një normë fikse prej 8 për qind në vit. Interesi është i pagueshëm në fund të çdo viti. Interesi prej 8 përqind
konsiderohet normë tregu për hua të ngjashme katërvjeçare me normë fikse interesi ku interesi paguhet pas çdo viti.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Duke qenë interesi është me normë tregu për këtë lloj huaje, njësia ekonomike fillimisht e regjistron huanë me çmimin e
transaksionit (d.m.th. 5,000,000 lekë). Regjistrimet në njohje janë:

D Para (detyrim financiar) 5,000,000 lekë


K Hua (detyrim financiar) 5,000,000 lekë

Shënim: Duke qenë se interesi i huasë është me normë tregu, vlera aktuale e parave të pagueshme ndaj bankës do të jetë e
barabartë me çmimin e transaksionit prej 5,000,000 lekë (shihni llogaritjen më poshtë, në mijë lekë).

Vitet Para të pagueshme Faktori i skontimit (8%) Vlera aktuale


(a) (b) (a) x(b)
Viti 1 400 0.9259 370.37
Viti 2 400 0.8573 342.94
Viti 3 400 0.7938 317.53
Viti 4 400 0.7350 294.01
Viti 4 5,000 0.7350 3,675.15
5,000.00

Shembulli 24
Faktet janë të njëjta si në shembullin 23. Por, në këtë shembull, njësia ekonomike e merr huanë pasi merr këshillim nga një
ndërmjetësues, specialist i huave. Ndërmjetësuesi i faturon njësisë ekonomike 100,000 lekë. Huaja regjistrohet fillimisht me
çmimin e transaksionit minus tarifat e ndërmjetësuesit (d.m.th. 4,900.000 lekë). Regjistrimet janë:

Huaja
D Para (aktiv financiar) 5,000,000 lekë
K Huaja (detyrim financiar) 5,000,000 lekë

Tarifa e transaksionit
D Huaja (detyrim financiar) 100,000 lekë
K Para (aktiv financiar) 100,000 lekë

Shembulli 25
Një bankë i jep një njësie ekonomike një hua pesëvjeçare prej 5,000,000 lekë. Banka i ngarkon njësisë ekonomike një interes prej
10 përqind në vit i cili paguhet në fund të çdo viti. Norma e tregut për hua të ngjashme pesëvjeçare me normë fikse interesi të
pagueshëm pas çdo viti është 8 përqind. Banka i transferoi njësisë ekonomike një shumë shtesë (një tarifë fillimi) prej 400,000
lekë, e cila do të kompensojë njësinë ekonomike pikërisht për pagesën e një norme më të lartë interesi.
Cilat janë regjistrimet që duhet të bëjë njësia?
Duke qenë se shuma prej 400,000 lekë do të kompensojë njësinë ekonomike pikërisht për pagesën e një interesi mbi normën e
tregut, njësia ekonomike po paguan efektivisht një normë normale tregu për një hua 5,400,000 lekë. Prandaj, huaja regjistrohet në
shumën e transaksionit, e cila është vlera nominale e huasë plus pagesën në para në avancë (d.m.th. 5,400,000 lekë). Regjistrimet
janë si më poshtë:

Huaja
D Para (aktiv financiar) 5,000,000 lekë
K Huaja (detyrim financiar) 5,000,000 lekë
Pagesa e kompensimit
D Para (aktiv financiar) 400,000 lekë
K Huaja (detyrim financiar) 400,000 lekë

Shuma prej 5,400,000 lekë është e barabartë me vlerën aktuale të huasë (shihni llogaritjen më poshtë, në mijë lekë)

Vitet Para të pagueshme Faktori i skontimit (8%) Vlera aktuale


(a) (b) (a) x(b)
Viti 1 500 0.9259 462.96
Viti 2 500 0.8573 428.67
Viti 3 500 0.7938 396.92
Viti 4 500 0.7350 367.51
Viti 5 500 0.6806 340.29
Viti 5 5,000 0.6806 3402.92
____________
5,399.27
Diferenca e vogël midis 5,399,270 (në tabelën më sipër) dhe 5,400,000 lekë është si rezultat i rrumbullakosjes.
Shembuj ilustrues për paragrafin 15
Shembulli 26
Më 15 dhjetor 2011 një njësi ekonomike i ofroi shërbime një klienti dhe i faturoi atij 200,000 lekë, pagesë që duhej të kryhej
brenda 60 ditëve. Në fund të vitit financiar të njësisë ekonomike (31 dhjetor 2011) klienti ende nuk e kishte paguar shumën që i
detyrohet.
Si do të bëhet matja e mëpasshme e aktivit financiar?
Njësia ekonomike ka njohur fillimisht një llogari të arkëtueshme në 200,000 lekë (shih shembullin 15). Kërkesa e arkëtueshme
është një aktiv afatshkurtër dhe nuk ka asnjë transaksion financimi të fshehur. Për këtë arsye, duke supozuar se klienti pritet ta
paguajë shumën e plotë menjëherë pas fundit të vitit (dhe prandaj nuk ka zhvlerësim), në matjen e mëpasshme më 31 dhjetor
2011 kërkesa e arkëtueshme do të vazhdojë të matet me shumën e paskontuar të parave të pritshme për t'u arkëtuar (d.m.th.
200,000 lekë).

Shembulli 27
Një njësi ekonomike ka blerë mallra nga një prodhues për 400,000 lekë më 1 nëntor 2012 me kredi 120 ditore pa interes gjë e cila
është kusht normal biznesi për këtë industri. Në fund të vitit financiar (31 dhjetor 2012), njësia ekonomike nuk e ka paguar ende
prodhuesin.
Si do të bëhet matja e mëpasshme e detyrimit financiar?
Më 1 nëntor 2012 njësia ekonomike e ka njohur fillimisht detyrimin e pagueshëm me 400,000 lekë (shih shembullin 20).
Detyrimi i pagueshëm është një detyrim afatshkurtër dhe transaksioni është kryer në kushte normale biznesi pa asnjë transaksion
financimi të fshehur. Për këtë arsye, në matjen e mëpasshme më 31 dhjetor 2012 detyrimi do të vazhdojë të matet me shumën e
paskontuar të parave që pritet të paguhen (d.m.th. 400,000 lekë).
Shembulli 28
Një njësi ekonomike ka një marrëveshje overdrafti pa interes me një bankë. Overdrafti është i kthyeshëm me kërkesë nga ana e
bankës. Banka nuk është shprehur se do ta kërkojë shlyerjen e tij në të ardhmen e afërt. Në fund të vitit financiar të njësisë
ekonomike shuma prej 2,000,000 lekë është për t‘u paguar si overdraft. Njësia ekonomike nuk pret ta paguajë këtë shumë gjatë
vitit.
Si do të bëhet matja e mëpasshme e detyrimit financiar?
Njësia ekonomike do të njohë fillimisht një detyrim financiar për shumën e tërhequr me overdraft prej 2,000,000 lekë në pasqyrën
e pozicionit financiar. Ajo nuk skontohet në normën e tregut duke qenë se është e pagueshme ne mënyrë të menjëhershme me
kërkesë të bankës. Edhe në fund të vitit financiar, njësia do të vazhdojë ta mase deyrimin në të njëjtën mënyrë.

Shembuj ilustrues për paragrafët 16 deri 21


Shembulli 29
Një njësi ekonomike i jep pjesëmarrjes së saj një hua pesëvjeçare me 5 përqind interes të pagueshëm pas çdo viti. Kontrata
përcakton që pjesëmarrja ka opsionin për ta parapaguar instrumentin dhe nuk do të ketë gjoba për parapagimin. Opsioni i
parapagimit nuk kushtëzohet nga ngjarjet të ardhshme.
Sa është periudha e amortizimit për qëllime të llogaritjes së kostos së amortizuar?
Nëse që në fillim njësia ekonomike pret që pjesëmarrja mos ta parapaguajë huanë, atëherë periudha e amortizimit është e
barabartë me pesë vjet. Por, nëse që në fillim njësia ekonomike pret që pjesëmarrja të parapaguajë huanë pas dy vitesh, atëherë
periudha e amortizimit është dy vjet. Me fjalë të tjera huaja do të trajtohet sikur të jetë një hua dyvjeçare mbi bazën e të cilës
përcaktohet norma e interesit efektiv (d.m.th. pagesa e interesit me 5 përqind vetëm për dy vjet dhe shlyerje e principalit në fund
të vitit të dytë).

Shembulli 30
Një bankë i jep një njësie ekonomike një hua pesëvjeçare prej 1,000,000 lekë. Dy vitet e para të huasë janë pa interes. Pas kësaj,
interesi është i pagueshëm çdo muaj me normën e kuotuar të interesit të ndryshueshëm siç kuotohet në fillim të çdo muaji.
Njësisë ekonomike i faturohet një tarifë e fillimit prej 70,000 lekë për periudhën që është pa interes.
Si llogaritet kostoja e amortizuar?
Tarifa prej 70,000 lekë do të amortizohet gjatë dy viteve të para (jo gjatë gjithë pesë vjetëve), duke qenë se ajo paguhet si
kompensim për periudhën pa interes.

Huaja mund të konsiderohet si një hua me normë fikse për dy vjet dhe në këtë mënyrë interesi shpërndahet duke përdorur
metodën e interesit efektiv, si vijon:

Vitet Vlera kontabël në Të ardhura nga interesa me Vlera kontabël në


fillim të periudhës 3.695% (a) fund të periudhës

Viti 1 930,000 34,370 964,370


Viti 2 964,370 35,630 1,000,000
(a) Norma e interesit efektiv prej 3,695 përqind është norma që e rrit 9300,000 lekë në 1,000,000 lekë gjatë periudhës dyvjeçare.

Shënim: Vlera kontabël e huasë është 930,000 lekë në njohje (1,000,000 lekë minus tarifën e fillimit prej 70,000 lekë).
Shpenzimet e interesit njihen për ta rritur huanë nga 930,000 lekë në 1,000,000 lekë gjatë periudhës dyvjeçare. Veprimet kontabël
janë:

Njohja:
D Para (aktiv financiar) 930,000 lekë
K Hua e pagueshme (detyrim financiar) 930,000 lekë

Viti 1
D Shpenzime interesi 34,370 lekë
K Hua e pagueshme (detyrim financiar) 34,370 lekë

Viti 2
D Shpenzime interesi 35,630 lekë
K Hua e pagueshme (detyrim financiar) 35,630 lekë

Shembulli 31
Më 1 janar 2011 një njësi ekonomike i dha një hua pa interes prej 500,000 lekë një punonjësi për një periudhë trevjeçare. Norma
e interesit e tregut për hua të ngjashme është 5 përqind (d.m.th. norma e interesit e tregut për një hua për këtë individ). Fundi i
vitit financiar për njësinë ekonomike është më 31 dhjetor.
Si bëhen regjistrimet?
Në njohje huaja e arkëtueshme është regjistruar nga njësia ekonomike në 431,920 lekë, e cila përfaqëson vlerën aktuale të huasë
së arkëtueshme (aktivit financiar) e skontuar me 5 përqind në vit. Kjo shumë do të rritet deri sa në vitin e tretë, që është viti i
shlyerjes së huasë, do të arrijë shumën 500,000 lekë. Llogaritjet janë: 500,000 lekë ÷ (1.05)3 = 431,920 lekë.

Regjistrimet kontabël me njohje janë:


D Hua e arkëtueshme (aktiv financiar) 431,920 leke
D Shpenzime – përfitime për punonjësit 68,080 leke
K Para (aktiv financiar) 500,000 leke

Regjistrimi kontabël i të ardhurave nga interesi në vitin 1:

D Hua e arkëtueshme (aktiv financiar) 21,590 lekë


K Fitim ose humbje—të ardhura nga interesi 21,590 lekë

Norma e interesit efektiv është 5 përqind në vit. Llogaritjet janë:


Vitet Vlera kontabël Interesi 5% (a) Hyrja e parave Vlera kontabël
më 1 janar më 31 dhjetor
2011 431,920 21.59 - 453,510
2012 453,510 22.68 - 476,190
2013 476,190 23.81 500,000 -

(a) Norma e interesit efektiv prej 5 përqind në vit është norma që skonton flukset e pritshme të parasë nga huaja e arkëtueshme në
vlerën kontabël fillestare prej 431,920 lekë. Por, në këtë shembull, duke qenë se ka vetëm një pagesë, norma e interesit efektiv
mund të përcaktohet duke zgjidhur ekuacionin 431,920 lekë = 500,000 lekë ÷ (1 + X)3, ku 'X' është norma e interesit. Prandaj (1
+ X)3 = 500,000 lekë÷ 431,920 lekë, kështu X = (500,000 lekë ÷ 431,920 lekë)⅓ minus 1 = 0.05 (d.m.th. 5 përqind).1

Shembulli 32
Më 1 dhjetor 2011 një njësi ekonomike derdh në bankë 20,000,000 lekë në një depozitë me njoftim 120 ditë para çdo tërheqjeje.
Njësia ekonomike do të marrë një interes fiks prej 1.644 përqind për periudhën 120 ditore (d.m.th. ekuivalente me 5 përqind në
vit), i pagueshëm në fund të periudhës së depozitës. Norma e tregut për këtë lloj depozite në bankë është 1.644 përqind për një
periudhë 120 ditore.

Në njohje, depozita matet në 20,000,000 lekë nga njësia ekonomike (shihni shembullin 16). Në përfundim të 120 ditëve shuma
prej 20,000,000 lekë do të rritet me 329,000 lekë (d.m.th. 20,000,000 lekë × 1.644%) në 20,329,000 lekë.

Periudha Vlera kontabël Interesi Shuma e paguar Vlera kontabël


më 1 dhjetor 2011 1.644 % (a) më 30 mars 2012 më 30 mars 2012

120 ditë 20,000,000 329,000 (20,329,000) -

(a) Norma e interesit efektiv prej 1.644 përqind është norma që skonton flukset e pritshme të parasë nga depozita në vlerën
kontabël fillestare: 20,329,000 lekë ÷ 1.01644 = 20,000,000 lekë. Norma e interesit efektiv mund të përcaktohet duke zgjidhur
ekuacionin 20,000,000 lekë = 20,329,000 lekë ’ (1+X) ku ‗X‘është norma e interesit efektiv. Nga ku: X = 20,329,000 lekë ÷
20,000,000 lekë - 1 = 0.01644 (ose 1,644 përqind).

Në fund të vitit financiar të njësisë ekonomike, më 31 dhjetor 2011, kanë kaluar 31 nga 120 ditë. Duke qenë se interesi është i
pagueshëm plotësisht në fund, interesi prej 329,000 lekë mund të ndahet mbi një bazë lineare gjatë 120 ditëve. Më 31 dhjetor
2011, depozita do të njihet me 20,085,000 lekë (d.m.th. 329,000 lekë ÷ 120 ditë x 31 ditë). Regjistrimet kontabël më 1 dhjetor
2011 dhe 31 dhjetor 2011 janë:

1
Norma e interesit efektiv mund të përcaktohet lehtësisht duke përdorur funksionin 'Goal Seek' në Excel.
1 dhjetor 2011
D Depozita bankare (aktiv financiar) 20,000,000 lekë
K Para (aktiv financiar) 20,000,000 lekë

31 dhjetor 2011
D Depozita bankare (aktiv financiar) 85,000 lekë
K Të ardhura nga interesi (aktiv financiar) 85,000 lekë

Shembulli 33
Faktet janë të njëjta si në shembullin 32. Por, në këtë shembull, njësia ekonomike i ka paguar bankës një tarifë fillimi për
administrim prej 50,000 lekë për të mbuluar anën dokumentare të procesit, etj. Në njohje depozita njihet me 20,050,000 lekë
(shihni shembullin 17).

Gjatë 120 ditëve shuma prej 20,500,000 lekë do të rritet në 20,329,000 lekë (që përbëhet nga principali prej 20,000,000 lekë dhe
329,000 lekë interesi). Diferenca është 279,000 lekë (d.m.th. 20,329,000 lekë - 20,050,000 lekë).

Periudha Vlera kontabël Interesi Shuma e paguar Vlera kontabël


më 1 dhjetor 2011 1.392 % (a) më 30 mars 2012 më 30 mars 2012

120 ditë 20,050 279 (20,329) -

(a) Norma e interesit efektiv prej 1.392 përqind është norma që skonton flukset e pritshme të parasë nga depozita në vlerën
kontabël fillestare prej 20,050,000 lekë. Norma e interesit efektiv mund të përcaktohet duke zgjidhur ekuacionin 20,050,000 lekë
= 20,329,000 lekë ’ (1+X) ku ‗X‘është norma e interesit efektiv. Nga ku: X = 20,329,000 lekë ÷ 20,050 lekë - 1 = 0.01392 (ose
1.392 përqind).

Më 31 dhjetor 20X1 depozita do të matet në 20,122,000 lekë (d.m.th. 20,050,000 lekë + (279 lekë ÷ 120 ditë x 31 ditë)).

Shembulli 34
Më 1 janar 2012 një njësi ekonomike e prodhimit të makinave i ka shitur një klienti një makinë për 2,000,000 lekë, pagesë që
duhet të kryhet në dy vjet. Çmimi faktik i shitjes në para për këtë mall nëse klientët do të paguanin në momentin e dorëzimit është
1,650,000 lekë.

Nga njësia ekonomike njihet në fillim një kërkesë e arkëtueshme për 1,650,000 lekë. Diferenca ndërmjet çmimit faktik të shitjes
dhe shumës së pagueshme njihet si e ardhur nga interesi pasi ajo përfaqëson një transaksion financimi.

Vitet Vlera kontabël Interesi Hyrjet e parasë Vlera kontabël


më 1 janar 10.096 % (a) më 31 dhjetor
2011 1,650,000 166,590 – 1,816,590
2012 1,816,590 183,410 (2,000,000) -

(a) Norma e interesit efektiv prej 10.096 përqind është norma që skonton flukset e pritshme të parasë nga kërkesa e arkëtueshme
në vlerën kontabël fillestare prej 1,650,000 lekë. Norma e interesit efektiv mund të përcaktohet duke zgjidhur ekuacionin
1,650,000 lekë = 2,000,000 Lekë ÷ (1 + X)2 ku 'X' është norma e interesit efektiv. Nga ku: (1 + X)2 = 2,000,000 lekë ÷ 1,650,000
lekë, dhe X = (2,000,000 lekë ÷ 1,650,000 lekë )½ - 1 = 0.10096 (ose 10.096 përqind).

Regjistrimi më 2011, duke mos përfshirë njohjen, është:

D Kërkesa e arkëtueshme (aktiv financiar) 166,590 lekë


K Fitim ose humbje—të ardhura nga interesi 166,590 lekë

Shembulli 35
Më 1 janar 2011 një bankë i ka dhënë një njësie ekonomike një hua pesëvjeçare prej 5,000,000 lekë me një normë interesi fiks
prej 8 përqind në vit për dy vitet e para, dhe për vitet e tjera norma e interesit do të ndryshojë për të pasqyruar normat e interesit të
tregut në atë kohë. Njësia ekonomike ka një opsion parapagimi sipas së cilit mund ta shlyejë huanë plotësisht pas dy vjetësh.
Njësia ekonomike mendon ta shlyejë huanë në këtë datë. Opsioni i parapagimit nuk kushtëzohet nga ngjarje të ardhshme. Interesi
është i pagueshëm në fund të çdo viti. Interesi prej 8 për qind konsiderohet si normë tregu për hua të ngjashme dyvjeçare me
normë fikse interesi të pagueshëm çdo vit.

Meqenëse si fillim njësia ekonomike mendon ta shlyejë huanë pas dy vjetëve, atëherë huaja do të trajtohet sikur është një hua
dyvjeçare kur përcaktohet norma e interesit efektiv (d.m.th. vetëm dy vjet pagesa interesi me 8 përqind dhe shlyerje e principalit
në fund të vitit dytë).

Duke qenë se interesi është me normën e tregut për një hua të ngjashme dyvjeçare, në njohje njësia ekonomike e mat huanë me
çmimin e transaksionit (d.m.th. 5,000,000 lekë). Duke qenë se nuk ka kosto transaksioni, norma e interesit efektiv është 8 përqind
(shihni llogaritjen më poshtë):

Vitet Vlera kontabël Interesi Daljet e parasë Vlera kontabël


më 1 janar 8% (a) më 31 dhjetor

2011 5,000,000 400,000 (400,000) 5,000,000


2012 5,000,000 400,000 (5,400,000) -

(a) Norma e interesit efektiv prej 8 përqind është norma që skonton flukset e pritshme të parasë nga huaja në vlerën kontabël
fillestare 400,000 lekë ÷ 1.08 + 5,400,000 lekë ÷ (1.08)2 = 5,000,000 lekë. Regjistrimet në 2011, duke mos përfshirë njohjen,
janë:
Interesi
D Fitim ose humbje —shpenzime interesi 400,000 lekë
K Huaja (detyrim financiar) 400,000 lekë

Pagesa në para
D Huaja (detyrim financiar) 400,000 lekë
K Para (aktiv financiar) 400,000 lekë

Vlera kontabël e huasë më 31 dhjetor 2011 është 5,000,000 lekë.

Shembulli 36
Më 1 janar 2010 një bankë i jep një njësie ekonomike një hua pesëvjeçare prej 5,000,000 lekë. Banka i ngarkon njësisë
ekonomike një normë interesi prej 10 përqind i pagueshëm në fund të çdo viti. Norma e tregut për hua të ngjashme pesëvjeçare
me normë fikse interesi të pagueshëm çdo vit është 8 përqind. Banka i paguan njësisë ekonomike një shumë shtesë (një tarifë
fillimi) prej 400,000 lekë si kompensim për normën e interesit më të lartë. Fundi i vitit financiar të njësisë ekonomike është më 31
dhjetor.

Shuma e transaksionit, që është vlera nominale e huasë plus pagesa shtesë është 5,400,000 lekë (shihni shembullin 25).
Regjistrimet në fund të 2010 janë si më poshtë (për llogaritjet shihni tabelën më poshtë):

Interesi
D Fitim ose humbje —shpenzime interesi 431,810 lekë
K Huaja (detyrim financiar) 431,810 lekë

Pagesa në para
D Huaja (detyrim financiar) 500,000 lekë
K Para (aktiv financiar) 500,000 lekë

Të njihet shlyerja e detyrimit financiar.

Më 31 dhjetor 2010, huaja regjistrohet me 5,331,810 lekë. Norma e interesit efektiv është 8 përqind (d.m.th. norma e tregut).
Shihni llogaritjen më poshtë (në mijë Lekë):

Vitet Vlera kontabël Interesi Daljet e parasë Vlera kontabël


më 1 janar 8% (a) më 31 dhjetor

2010 5,400.00 431.81 (500.00) 5,331.81


2011 5,331.81 426.36 (500.00) 5,258.17
2012 5,258.17 420.47 (500.00) 5,178.64
2013 5,178.64 414.11 (500.00) 5,092.76
2014 5,092.76 407.24 (550.00) (0.00)

(a) Norma e interesit efektiv prej 8 përqind (e rrumbullakosur) është norma që skonton flukset e pritshme të parasë nga huaja në
vlerën kontabël fillestare prej 5,400,000 lekë.

Shembulli 37
Më 1 janar 2011 një bankë i jep një njësie ekonomike një hua katërvjeçare prej 5,000,000 lekë në kushte normale tregu, me një
interes me normë fikse prej 8 përqind. Interesi është i pagueshëm në fund të çdo viti. Interesi prej 8 përqind konsiderohet si
normë tregu për hua të ngjashme katërvjeçare me normë fikse interesi të pagueshëm në fund të çdo viti. Kostot e transaksionit për
fillimin e huasë janë 100,000 lekë.

Më 31 dhjetor 2011 njësia ekonomike vendos ta shlyejë gjysmën e huasë më 31 dhjetor 2012 dhe gjysmën tjetër më 31 dhjetor
2013, në vend të shumës së plotë më 31 dhjetor 2014. Kjo do t‘i zvogëlojë pagesat e interesit me 200,000 lekë në 2013 dhe në
vitin 2014 nuk është i pagueshëm asnjë interes. Kontrata e lejon parapagimin e hershëm si opsion të njësisë ekonomike dhe një
gjë e tillë nuk përbën një ndryshim të kushteve të huasë. Duke qenë se interesi është me normën e tregut, më 1 janar 2011 njësia
ekonomike do ta kishte regjistruar fillimisht huanë me çmimin e transaksionit, minus kostot e transaksionit (d.m.th. 4,900,000
lekë).

Në vijim jepet llogaritja e kostos fillestare të amortizuar më 1 janar 2011 (në mijë lekë):

Vitet Vlera kontabël Interesi Daljet e parasë Vlera kontabël


më 1 janar 8.612% (a) më 31 dhjetor

2011 4,900 421.99 (400) 4,921.99


2012 4,921.99 423.89 (400) 4,945.88
2013 4,945.88 425.94 (400) 4,971.82
2014 4,971.82 428.18 (5,400) -

(a) Norma e interesit efektiv prej 8.612 përqind është norma që skonton flukset e pritshme fillestare të parasë nga huaja në vlerën
kontabël fillestare prej 4,900,000 lekë. Interesi fillestar efektiv është 8.612 për qind në vit. Për këtë arsye, sipas llogaritjes së
rishikuar më 31 dhjetor 2011 vlera aktuale e flukseve të rishikuara të parasë e skontuar duke përdorur normën e interesit fillestar
efektiv (8.612 përqind) është 4,958,850 lekë (për llogaritjen shihni tabelën më poshtë).

Sipas llogaritjes fillestare më 31 dhjetor 2011 kostoja e amortizuar ishte 4,921,990 lekë. Diferenca prej 36,860 lekë (d.m.th.
4,958,850 lekë minus 4,921,990 lekë) njihet në fitim ose humbje gjatë 2011.

Për këtë arsye, regjistrimet e mëtejshme për të njohur këtë ndryshim më 31 dhjetor 2011 janë si në vijim:
D Fitim ose humbje—shpenzime 36,860 lekë
K Huaja (detyrim financiar) 36,860 lekë

Shpenzimet e interesit dhe pagesa në para do të njihen në 2011 pasi ato nuk ndikohen nga pagesat e bëra. Regjistrimet janë si më
poshtë:

Interesi
D Fitim ose humbje —interesi 421,990 lekë
K Financiar (detyrim financiar) 421,990 lekë

Pagesa në para
D Huaja (detyrim financiar) 400,000 lekë
K Para 400,000 lekë

Llogaritja e vlerës aktuale të skontuar më 31 dhjetor 2011 është si më poshtë:

Vitet Daljet e parasë Vlera aktuale më 31 dhjetor skontuar me


8.612%
31 dhjetor 2012 2,900,000 2,900,000 ÷ 1.08612 = 2,670,050
(d.m.th. 400,000 + 2,500,000)
31 dhjetor 2013 2,700,000 2,700,000 ÷ 1.086122 = 2,288,800
(d.m.th. 200,000 + 2,500,000)
________________________________________________
Vlera totale aktuale = 4,958,850

Llogaritja e kostos së re të amortizuar më 1 janar 2012 është si më poshtë:

Vitet Vlera kontabël Interesi 8.612% Daljet e parasë Vlera kontabël


më 1 janar (norma e interesit efektiv) më 31 dhjetor

2012 4,958,850 427,060 (2,900,000) 2,485,910


2013 2,485,910 214,090 (2,700,000) -

Shembuj ilustrues për paragrafët 22 deri 25


Shembulli 38
Njësia ekonomike A i jep hua 100,000 lekë një punonjësi për një vit me interes të pagueshëm prej 8 përqind. Njësia ekonomike
rrallë i jep hua punonjësve dhe për këtë arsye ky konsiderohet një transaksion i vetëm. Në momentin e pagesës nuk ka asnjë arsye
për të besuar se punonjësi nuk do ta paguajë interesin dhe principalin e huasë. Norma e interesit të tregut për hua të ngjashme
është 8 përqind në vit (d.m.th. norma e interesit në treg për një hua të ngjashme për këtë individ). Njësia ekonomike A kërkon të
njohë një humbje nga zhvlerësimi prej 10,000 lekë për huanë sepse në të kaluarën njësia ekonomike ka konstatuar se, mesatarisht,
10 për qind e tepricave të llogarive të arkëtueshme (d.m.th. shumat që i detyrohen klientët) nuk janë shlyer.
Duhet të njohë njësia një humbje nga zhvlerësimi?
Njësia ekonomike A nuk mund të njohë një humbje nga zhvlerësimi prej 10,000 lekë bazuar në normën e borxhit të keq për
klientët e saj sepse nuk ka asnjë evidencë objektive zhvlerësimi për huanë dhënë punonjësve si rezultat i një ngjarje të kaluar që
ka ndodhur pas njohjes. Huaja për punonjësin nuk ka karakteristika të ngjashme të rrezikut të kredisë me llogaritë e arkëtueshme
dhe për këtë arsye nuk mund të grupohet me llogaritë e arkëtueshme kur trajtohet zhvlerësimi. Vetëm nëse ka evidencë objektive
zhvlerësimi të huasë dhënë punonjësit, do të njihet një humbje nga zhvlerësimi. Për shembull, nëse do të kishte evidencë se
punonjësi po kalon vështirësi financiare (p.sh. një deklaratë e vetë punonjësit për vështirësi të tilla), që do të thotë se punonjësi
mund të mos jetë në gjendje ta shlyejë huanë në kohë, kjo do të përbënte evidencë objektive për një zhvlerësim të mundshëm.

Shembulli 39
Një njësi ekonomike i shet mallra me kredi klientëve e saj. Në fund të vitit njësia ekonomike ka 10,000,000 lekë llogari të
arkëtueshme. Vitin e kaluar 2 përqind e tepricës së llogarive të arkëtueshme në fund të vitit rezultonte e papaguar. Për këtë arsye
njësia ekonomike kërkon të njohë një zhvlerësim të përgjithshëm për borxhin e keq (d.m.th. një humbje nga zhvlerësimi) kundrejt
llogarive të arkëtueshme prej 2 përqind të 10,000,000 lekë (d.m.th. vlera kontabël e llogarive të arkëtueshme në pasqyrën e e
pozicionit financiar të njësisë ekonomike do të ishte 9,800,000 lekë).

Njësia ekonomike di që një klient me një shumë të papaguar prej 500,000 lekë është në proces likuidimi. Njësia ekonomike A
mund të mos njohë një zhvlerësim të përgjithshëm për borxhin e keq prej 2 përqind (d.m.th. 200,000 lekë) kundrejt tepricave të të
gjitha llogarive të arkëtueshme. SKK 3 kërkon vlerësim të veçantë të zhvlerësimit të tepricës së çdo llogarie të arkëtueshme që
është individualisht e rëndësishme. Për të gjitha të tjerat, SKK 3 lejon që zhvlerësimi të vlerësohet ose individualisht ose duke i
grupuar aktivet në bazë të karakteristikave të ngjashme të rrezikut të kredisë.

Shuma prej 500,000 lekë është e rëndësishme për tepricën totale të llogarive të arkëtueshme prej 10,000,000 lekë. SKK 3 kërkon
që aktivet financiare që janë individualisht të rëndësishme të vlerësohen individualisht për zhvlerësim. Kjo tepricë dhe çdo tepricë
tjetër e rëndësishme e llogarive të arkëtueshme duhet të vlerësohet individualisht për zhvlerësim. Edhe në qoftë se teprica prej
500,000 lekë nuk do të vlerësohej si individualisht e rëndësishme ajo duhet të testohet për zhvlerësim individualisht. Matja e
zhvlerësimit mbi bazë grupi mund të zbatohet për grupet e artikujve me tepricë të vogël me karakteristika të ngjashme të rrezikut
të kredisë vetëm nëse ka tregues për zhvlerësim në atë grup aktivesh të ngjashme.

Në këtë shembull, njësia ekonomike duhet të njohë një zhvlerësim për borxhin e keq (d.m.th. një humbje nga zhvlerësimi)
kundrejt 500,000 lekë që i detyrohet klienti i cili është në proces likujdimi. Një zhvlerësim duhet të bëhet bazuar në faktin se
ç‘pjesë të shumës prej 500,000 lekë njësia ekonomike pret të mos e marrë.

Shembulli 40
Një njësi ekonomike llogarit zhvlerësimin e llogarive të arkëtueshme mbi bazën e një formule që përcakton norma fikse për
zhvlerësimin e borxhit të keq për numrin e ditëve që një llogari e arkëtueshme është klasifikuar si e papaguar (zero përqind nëse
janë më pak se 90 ditë, 20 përqind nëse janë 90-180 ditë, 50 përqind për 181-365 ditë dhe 100 përqind për më shumë se 365 ditë).

Metoda e llogaritjes së zhvlerësimit për humbjet e përdorur nga njësia ekonomike A nuk është e përshtatshme, vetëm nëse
klientët kanë karakteristika të ngjashme të rrezikut dhe normat sipas formulës pasqyrojnë përvojën aktuale të borxheve të
prapambetura, si dhe normat e këtyre borxheve parashikohen të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Përveç kësaj, nëse ka informacion
që identifikon në mënyrë specifike humbjet nga çdo tepricë individuale që nuk reflekton normat historike të borxheve të
papaguara dhe këto teprica të klientëve nuk janë kolektivisht të parëndësishme, këto teprica specifike duhet të vlerësohen
individualisht dhe jo duke zbatuar formulën.

Në rrethanat kur formula është e përshtatshme, ajo duhet të rishikohet për arsyeshmëri në mënyrë periodike. Në veçanti, nëse
baza e klientit të njësisë ekonomike ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, formula mund të ketë nevojë të rishikohet për të
marrë parasysh karakteristikat e rrezikut të bazës së re të klientëve.

Shembuj ilustrues për paragrafin 26


Shembulli 41
Në fund të periudhës së raportimit financiar, një njësi ekonomike ka një tepricë të papaguar prej 1,000,000 lekë që i detyrohet një
klient. Kjo tepricë nuk është skontuar duke qenë se transaksioni është kryer në kushte normale biznesi (kredi afatshkurtër) pa
asnjë transaksion financimi të fshehur. Për shkak të vështirësive financiare që po kalon klienti, njësia ekonomike nuk pret që
klienti të shlyejë asnjë pjesë të shumës prej 1,000,000 lekë.

Njësia ekonomike duhet të njohë një humbje nga zhvlerësimi për tepricën e plotë të papaguar. Vlera kontabël e llogarisë së
arkëtueshme mund të reduktohet ose drejtpërdrejt, si më poshtë:

D Fitim ose humbje— humbje nga zhvlerësimi 1,000,000 lekë


K Llogari të arkëtueshme (aktiv financiar) 1,000,000 lekë

ose të reduktohet përmes përdorimit të një ―llogarie zhvlerësimi‖, si më poshtë:

D Fitim ose humbje — humbje nga zhvlerësimi 1,000,000 lekë


K Zhvlerësimi për borxhin e keq (i krijuar kundrejt
aktivit financiar) 1,000,000 lekë

Në rastin e dytë, në pasqyrën e pozicionit financiar, vlera kontabël e llogarisë së arkëtueshme paraqitet pa përfshirë zhvlerësimin
për borxhin e keq.

Shembulli 42
Faktet janë të njëjta si në shembullin 41. Por, në këtë shembull, njësia ekonomike i ka dhënë klientit kohë shtesë për të paguar
borxhin. Njësia ekonomike pret që klienti të jetë në gjendje ta paguajë borxhin rreth një vit pas datës së raportimit. Këtë herë
shuma e pagueshme duhet të skontohet duke qenë se transaksioni nuk është më në kushte normale biznesi dhe përfshin në mënyrë
efektive një transaksion financimi (hua njëvjeçare pa interes).

Në këtë rast nuk ka një normë të interesit efektiv fillestar (duke qenë se instrumenti nuk është skontuar më parë), kështu që njësia
ekonomike duhet të përdorë normën e interesit të tregut për një hua të ngjashme njëvjeçare për këtë klient. Supozojmë se kjo
normë është 5 përqind në vit. Llogaria e arkëtueshme duhet të njihet me 952,380 lekë (d.m.th. 1,000,000 lekë ÷ 1.05). Vlera
kontabël e llogarisë së arkëtueshme mund të reduktohet ose drejtpërdrejt, si më poshtë:

D Fitim ose humbje — humbja nga zhvlerësimi 47,620 lekë


K Llogari të arkëtueshme (aktiv financiar) 47,620 lekë

ose të reduktohet përmes përdorimit të një ―llogarie zhvlerësimi‖, si më poshtë:

D Fitim ose humbje — humbja nga zhvlerësimi 47,620 lekë


K Zhvlerësimi për borxhin e keq (i krijuar kundrejt
aktivit financiar) 47,620 lekë

Shembuj ilustrues për paragrafin 27


Shembulli 43
Faktet janë të njëjta si në shembullin 41. Por, në këtë shembull, pas datës kur pasqyrat financiare të vitit të mëparshëm u
autorizuan për publikim, njësia ekonomike arkëtoi 200,000 lekë nga klienti. Njësia ekonomike nuk pret ta marrë pjesën e mbetur
prej 800,000 lekë.

Në periudhën raportuese aktuale, njësia ekonomike duhet të njohë rimarrjen e një humbje nga zhvlerësimi për shumën prej
200,000 lekë të arkëtuar. Nëse vlera kontabël e llogarisë së arkëtueshme është reduktuar drejtëpërdrejt si në shembullin 41, njësia
ekonomike do të bëjë regjistrimet e mëposhtme për të njohur paratë e arkëtuara në periudhën e arkëtimit:

D Para (aktiv financiar) 200,000 lekë


K Fitim ose humbje — rimarrja e humbjes nga zhvlerësmi 200,000 lekë

Nëse vlera kontabël e llogarisë së arkëtueshme është reduktuar përmes përdorimit të një ―llogarie zhvlerësimi‖, njësia ekonomike
duhet të bëjë regjistrimin e mëposhtëm për të njohur paratë e arkëtuara:

D Para (aktiv financiar) 200,000 lekë


K Llogari e arkëtueshme (aktiv financiar) 200,000 lekë
D Zhvlerësimi për borxhin e keq (i krijuar kundrejt 200,000 lekë
aktivit financiar)

K Fitim ose humbje – rimarrja e humbjes nga zhvlerësimi 200,000 lekë

D Zhvlerësimi për borxhin e keq (i krijuar kundrejt 800,000 lekë


aktivit financiar)
K Llogari e arkëtueshme (aktiv financiar) 800,000 lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 28 deri 32


Shembulli 44
Në vijim jepen katër shembuj se kur një njësi ekonomike duhet ta çregjistrojë një aktiv financiar pasi ajo i ka transferuar në
mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë të një aktivi financiar:
a. Shitja e pakushtëzuar e një aktivi financiar.
b. Shitja e një aktivi financiar së bashku me një opsion për ta riblerë aktivin financiar me vlerën e tij të drejtë në momentin e
riblerjes (nga perspektiva e rreziqeve dhe përfitimeve kjo është e njëjtë me shitjen e pakushtëzuar të aktivit dhe pastaj
riblerjen e tij në treg në një datë të mëvonshme).
c. Shitja e një aktivi financiar dhe mbajtja vetëm e të drejtës për refuzimin e parë për ta riblerë aktivin e transferuar me
vlerën e drejtë, nëse marrësi e shet më vonë atë.
d. Shitja e 100 aksioneve për 30 lekë për aksion së bashku me një opsion për blerësin për t‘i kërkuar njësisë ekonomike
(shitësi) t‘i riblejë aksionet me 30 lekë secili nëse çmimi i kuotuar i tregut zbret poshtë 10 lekë brenda muajit të ardhshëm.
Duke qenë se kushtet e tregut janë të mira, ka shumë pak gjasa që çmimi i aksionit të zbresë poshtë 10 lekë (d.m.th. ka
shumë pak gjasa që njësisë ekonomike do t‘i duhet t‘i riblejë aksionet). Për këtë arsye, kjo është një shitje e pakushtëzuar.

Shembulli 45
Më poshtë jepen pesë shembuj ku një njësi ekonomike ka ruajtur në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet e
pronësisë së një aktivi financiar dhe për këtë arsye nuk duhet ta çregjistrojë aktivin:
a. Një transaksion shitjeje dhe riblerjeje, ku çmimi i riblerjes është një çmim fiks ose çmimi i shitjes plus kthimi i
huadhënësit.
b. Një transaksion shitjeje dhe riblerjeje, ku çmimi i riblerjes është një çmim fiks ose çmimi i shitjes plus fitimin e
huadhënësit, dhe marrësi ka të drejtën t‘i zëvendësojë aktivet që janë të ngjashëm dhe me vlerë të drejtë të barabartë me
aktivin e transferuar në datën e riblerjes.
c. Shitja e një aktivi financiar sipas një marrëveshje për ta riblerë në mënyrë të konsiderueshme të njëjtin aktiv me një çmim
fiks ose me çmimin e shitjes plus fitimin e huadhënësit.
d. Shitja e llogarive të arkëtueshme afatshkurtëra ku njësia ekonomike garanton të kompensojë marrësin për humbjet e
kredisë që ka gjasa të ndodhin.
e. Shitja e 100 aksioneve për 30 lekë për aksion së bashku me një dispozitë kontraktuale që njësia ekonomike duhet t‘i
riblejë aksionet me 31 lekë në qoftë se çmimi i kuotuar i tregut nuk rritet në 60 lekë ose më shumë brenda muajit të
ardhshëm. Duke qenë se kushtet e tregut janë 'të sheshta', ka shumë pak gjasa që çmimi i aksionit të dyfishohet brenda
muajit të ardhshëm (d.m.th. ka shumë pak gjasa që shitësit do t‘i duhet të riblejë aksionet). Shitësi mban rrezikun e çmimit
dhe paguan fitimin e huadhënësit.

Shembulli 46
Një njësi ekonomike lidh një marrëveshje me një palë të tretë sipas së cilës njësia ekonomike ia shet llogaritë e arkëtueshme me
një vlerë kontabël prej 19,000,000 lekë (20,000,000 lekë shuma bruto minus 1,000,000 lekë zbritja për borxhin e keq) palës së
tretë. Pala e tretë e paguan njësinë ekonomike me 18,000,000 lekë për llogaritë e arkëtueshme. Njësia ekonomike dhe pala e tretë
vlerësojnë, mbi bazën e përvojës së njësisë ekonomike, se 19,000,000 lekë nga 20,000,000 lekë llogari të arkëtueshme do të
shlyhen (d.m.th. humbjet për borxhin e keq priten të jenë 1,000,000 lekë). Megjithatë, njësia ekonomike nuk e ka garantuar palën
e tretë që do të arkëtohet ndonjë shumë e caktuar. Debitorët do të paguajnë njësinë ekonomike dhe kjo e fundit do t‘ia kalojë të
gjitha arkëtimet palës së tretë. Në fund, për shkak se një klient ishte në proces likuidimi, u paguan vetëm 17,000,000 lekë të
llogarive të arkëtueshme. Për këtë arsye njësia ekonomike i kaloi vetëm 17,000,000 lekë palës së tretë.

Në këtë rast, njësia ekonomike i ka transferuar palës së tretë në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet e
pronësisë së llogarive të arkëtueshme. Në mënyrë të veçantë pala e tretë ka rrezikun më të madh, i cili është rreziku i kredisë. Por
pala e tretë do të kishte përfituar nga ndonjë zhvillim pozitiv (d.m.th. nëse do të ishin paguar plotësisht 20,000,000 lekë të
debitorëve pala e tretë do të kishte arkëtuar 20,000,000 lekë).

Në përputhje me këtë, njësia ekonomike i heq llogaritë e arkëtueshme prej 19,000,000 lekë nga pasqyra e pozicionit financiar
(d.m.th. i çregjistron ato), dhe kjo tregon se nuk ka asnjë detyrim në lidhje me të ardhurat e arkëtuara nga pala e tretë. Njësia
ekonomike duhet të njohë një humbje nga shitja prej 1,000,000 lekë e llogaritur si diferenca ndërmjet vlerës kontabël të llogarive
të arkëtueshme në kohën e shitjes (d.m.th. 19,000,000) dhe të ardhurave të arkëtuara nga pala e tretë prej 18,000,000 lekë.
Regjistrimet për transferimin janë si më poshtë:

D Para (aktiv financiar) 18,000,000 lekë


D Fitim ose humbje— humbje nga shitja e llogarive të arkëtueshme 1,000,000 lekë
K Llogari të arkëtueshme (aktiv financiar) 19,000,000 lekë

Njësia ekonomike njeh një detyrim financiar për të gjitha paratë e arkëtuara nga debitorët që ajo ende nuk ia ka kaluar palës së
tretë, shumën 17,000,000 lekë. Regjistrimet do të jenë si më poshtë për arkëtimin e parave:

D Para (aktiv financiar) 17,000,000 lekë


K Shuma e arkëtuar në emër të palës së tretë
(detyrim financiar) 17,000,000 lekë

Me arkëtimin e shumës 17,000,000 lekë njësia bën transferimin ndaj palës së tretë, dhe për këtë duhet të bëhen regjistrimet e
mëposhtme:

D Shuma e arkëtuar në emër të palës së tretë 17,000,000 lekë


(detyrim financiar)
K Para (aktiv financiar) 17,000,000 lekë

Shembulli 47
Faktet janë të njëjta si në shembullin 46. Por, në këtë shembull, njësia ekonomike do t‘i kalojë palës së tretë të gjitha arkëtimet
deri në një maksimumin prej 19,500,000 lekë. Nëse arkëtimet janë më pak se 17,200,000 lekë njësia ekonomike do të
kompensojë diferencën. Sipas kontratës, pala e tretë është e ndaluar t‘ia shesë llogaritë e arkëtueshme një pale tjetër.

Duke qenë se deri tani janë shlyer vetëm 17,000,000 lekë e llogarive të arkëtueshme, njësia ekonomike i paguan palës së tretë një
shumë tjetër prej 200,000 lekë. Në këtë rast, njësia ekonomike i ka ruajtur disa nga rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së llogarive
të arkëtueshmeve. Njësia ekonomike dhe pala e tretë ndajnë së bashku rrezikun e kredisë (rreziku i debitorëve që nuk paguajnë).
Njësia ekonomike dhe pala e tretë mund të përfitojnë të dyja nga ndonjë zhvillim pozitiv. Duke qenë se pala e tretë është e
ndaluar t‘i shesë llogaritë e arkëtueshme, njësia ekonomike ka ende kontrollin e llogarive të arkëtueshme. Për këtë arsye, njësia
ekonomike nuk i trajton llogaritë e arkëtueshme sikur t‘i jenë shitur palës së tretë, dhe ajo nuk i çregjistron ato. Njësia ekonomike
vazhdon t‘i njohë llogaritë e arkëtueshme si një aktiv deri sa ato të arkëtohen ose të kalojnë në shpenzime si të paarkëtueshme.
Njësia ekonomike do të njohë një detyrim financiar për shumën e arkëtuar prej 18,000,000 lekë.

D Para (aktiv financiar) 17,000,000 lekë


K Detyrim ndaj palës së tretë (detyrim financiar) 17,000,000 lekë

Shembulli 48
Një njësi ekonomike i shet një shoqërie lizingu kërkesat për t'u arkëtuar me një vlerë nominale prej 100,000 lekë dhe me një afat
maturimi prej 3 muajsh, duke marrë 90,000 lekë për këtë transaksion. Kërkesat për t'u arkëtuar janë mbajtur më parë në pasqyrën
e pozicionit financiar me vlerën e tyre nominale.

Rasti 1: I gjithë rreziku për mbledhjen e kërkesave për t'u arkëtuar i kalohet shoqërisë lizing (faktoringu pa kthim). Një kontratë e
tillë faktoringu, e lidhur në kushte të tilla, do të njihet si shitje e kërkesave për t'u arkëtuar:

D Mjete monetare 90,000 lekë


D Shpenzime 10,000 lekë
K Kërkesa për t'u arkëtuar 100,000 lekë

Shpenzimet ose njihen si shpenzime financimi (në të njëjtën mënyrë si një shpenzim interesi), ose si shpenzim i rënies në vlerë të
kërkesave për t'u arkëtuar, në varësi të faktit nëse transaksioni u krye për qëllime të
menaxhimit të fluksit të parave, apo menaxhimit të rrezikut mbi kërkesat e dyshimta.

Rasti 2: Të gjitha rreziqet dhe përfitimet nga kërkesat për t'u arkëtuar i mbeten "shitësit". Tre muaj pas përfundimit të
transaksionit, shoqëria lizing ka të drejtë t‘ia rishesë kërkesat për t'u arkëtuar të pambledhshme njësisë ekonomike, duke i
marrë/arkëtuar të ardhurat nga interesi në shumën për të cilën është rënë dakord, si shtesë mbi vlerën nominale. Nëse kërkesat për
t'u arkëtuar mblidhen në një periudhë të ndërmjetme, interesi zbritet, dhe pjesa që e tejkalon atë do t'i kthehet njësisë ekonomike.
Meqenëse "shitësi" ka të drejtë t‘i riblejë kërkesat për t'u arkëtuar, transaksioni do të njihet si veprim financiar (si një hua e marrë,
duke vënë si garanci kërkesat për t'u arkëtuar), dhe jo si veprim shitjeje.

D Mjete monetare 90,000 lekë


K Detyrim faktoring 90,000 lekë

Njësia ekonomike do të llogarisë shpenzimet e interesit të pagueshme mbi huanë e marrë.

Shembulli 49
Një njësi shet një pjesë të llogarive të saj të arkëtueshme një banke për më pak se vlera e tyre nominale. Njësia vazhdon të
arkëtojë nga debitorët në emër të bankës, dhe banka i jep njësisë ekonomike një shumë pa interes për shërbimin e kryer. Njësia
është e detyruar t‗i transferojë menjëherë bankës çdo shumë të mbledhur, por ajo nuk ka detyrim ndaj bankës për pagesë të
vonuar ose mospagesë nga ana e debitorëve. Në këtë rast, njësia ka i transferuar bankës në thelb të gjitha risqet dhe përfitimet e
zotërimit të llogarive të arkëtueshme. Prandaj, ajo heq të gjitha llogaritë e arkëtueshme nga pasqyra e saj e pozicionit financiar (i
çregjistron ato) dhe ajo nuk njeh asnjë detyrim për shumat e marra nga banka. Njësia njeh një humbje të llogaritur si diferenca
mes vlerës kontabël të llogarive të arkëtueshme në kohën e shitjes dhe shumave të marra nga banka. Njësia njeh një detyrim në
masën që ajo ka mbledhur arkëtime nga debitorët por nuk ia ka transferuar ende asaj.

Shembulli 50
Faktet janë të njëjtat si shembulli paraardhës me ndryshimin se njësia ka rënë dakord për të blerë mbrapsht nga banka llogaritë e
arkëtueshme për të cilat debitori është me vonesë në pagesën si të principalit ashtu edhe të interesit për më shumë se 120 ditë. Në
këtë rast njësia ka mbajtur riskun e pagesës së vonuar ose mospagimit nga ana e debitorëve - një risk domethënës përsa i përket
llogarive të arkëtueshme. Prandaj, njësia nuk i trajton llogaritë e arkëtueshme si t‗i jenë shitur bankës dhe nuk i çregjistron ato.
Nga ana tjetër, ajo i trajton shumat e marra nga banka si hua e siguruar nga llogaritë e arkëtueshme. Njësia vazhdon të njohë
llogaritë e arkëtueshme si aktiv derisa ato të arkëtohen ose të fshihen si të pambledhshme.
Shembuj ilustrues për paragrafët 33 deri 35
Shembulli 51
Më 1 janar 2011 një bankë i jep një njësie ekonomike një hua katërvjeçare prej 5,000,000 lekë në kushte normale tregu, përfshirë
një interes me normë fikse prej 8 përqind. Interesi është i pagueshëm në fund të çdo viti. Interesi prej 8 përqind konsiderohet si
normë tregu për hua të ngjashme katërvjeçare me normë fikse interesi të pagueshëm në fund të çdo viti. Kostot e transaksionit për
fillimin e huasë ishin 100,000 lekë.

Në 2011 njësia ekonomike kaloi vështirësi financiare. Më 31 dhjetor 2011 banka ra dakord për të ndryshuar kushtet e huasë.
Sipas kushteve të reja, pagesat e interesit në 2012 deri 2014 do të reduktoheshin nga 8 përqind në 5 përqind. Njësia ekonomike i
pagoi bankës një tarifë prej 50,000 lekë për dokumentet në lidhje me këtë ndryshim. Duke qenë se interesi u caktua fillimisht në
normën e tregut, më 1 janar 2011 njësia ekonomike duhet ta masë huanë në njohje me çmimin e transaksionit minus kostot e
transaksionit (d.m.th. 4,900,000 lekë). Në vijim jepet llogaritja e kostos fillestare të amortizuar më 1 janar 2011.

Vitet Vlera kontabël Interesi Daljet e parasë Vlera kontabël


më 1 janar 8.612% (a) më 31 dhjetor

2011 4,900,000 421,990 (400,000) 4,921,990


2012 4,921,990 423,890 (400,000) 4,945,880
2013 4,945,880 425,940 (400,000) 4,971,820
2014 4,971,820 428,180 (5,400,000) -

(a) Norma e interesit efektiv prej 8.612 përqind është norma që skonton flukset e pritshme fillestare të parasë nga huaja në vlerën
kontabël fillestare prej 4,900,000 lekë.

Më 31 dhjetor 2011:
• vlera aktuale e flukseve të mbetura të parasë së detyrimit financiar fillestar është 4,921,990 lekë skontuar me normën e interesit
efektiv fillestar prej 8.612 përqind.
• vlera aktuale e flukseve të parasë sipas kushteve të reja e skontuar duke përdorur normën e interesit efektiv është 4,539,670 lekë
(shihni tabelën më poshtë). Duke përfshirë tarifën prej 50,000 lekë vlera aktuale e flukseve totale të parasë është 4,589,670 lekë.
• diferenca midis 4,921,990 lekë dhe 4,589,670 lekë është 332,320 lekë që është vetëm 6.8 përqind (d.m.th. 332,320 lekë ÷
4,921,990 lekë) e vlerës aktuale të flukseve të mbetura të parasë së detyrimit financiar fillestar. Duke qenë se kjo diferencë është
më pak se 10 përqind e vlerës aktuale të flukseve të mbetura të parasë së detyrimit fillestar, njësia ekonomike arriti në
përfundimin se ky ndryshim nuk duhet të konsiderohet si një ndryshim thelbësor i kushteve të huasë ekzistuese. Për këtë arsye
nuk do të njihet si një çregjistrim i detyrimit financiar fillestar.

Tarifat njihen kundrejt detyrimit financiar që vazhdon të jetë i regjistruar:


D Huaja (detyrim financiar) 50,000 lekë
K Para (aktiv financiar) 50,000 lekë

Prandaj vlera e re kontabël e huasë më 31 dhjetor 2011 është 4,871,990 lekë (d.m.th. 4,921,990 lekë minus 50,000 lekë).

Llogaritja e vlerës aktuale të flukseve të parasë sipas kushteve të reja e skontuar duke përdorur normën e interesit efektiv të
ndryshuar është si më poshtë:

Vitet Daljet e parasë Vlera aktuale më 31 dhjetor skontuar me


5.957%
31 dhjetor 2012 250,000 250,000 ÷ 1.0597 = 235,940
31 dhjetor 2013 250,000 250,000 ÷ 1.059572= 222,680
31 dhjetor 2014 5,250,000 5,250,000 ÷ 1.059573 = 4,413,370
________________________________________________
Vlera totale aktuale = 4,871,990

Llogaritja e kostos së re të amortizuar më 1 janar 2012 është si më poshtë:


Vitet Vlera kontabël Interesi 5.957% Daljet e parasë Vlera kontabël
më 1 janar (norma e interesit efektiv) më 31 dhjetor

2012 4,871,990 290,230 (250,000) 4,912,220


2013 4,912,220 292,620 (250,000) 4,954,840
2014 4,954,840 295,160 (5,250,000)

Shembuj ilustrues për paragrafët 36 deri 43


Shembuj ilustrues në lidhje me paraqitjen e instrumentave financiare dhe shënimet përkatese shpjeguese jepen në Pasqyrat
Financiare Ilustruese tek SKK 2.

You might also like