You are on page 1of 10

E Drejta Administrative-Pjesa e Posacme Java VII

Organizimi dhe Funksionimi I Administratës Tatimore dhe I Administratës Doganore të


Kosovës.
Organizimi dhe Funksionimi I AT
Pikat kryesore-
Historiku I Zhvillimit të Sistemit Tatimor
Kuptimi dhe Qëllimi I Sistemit Tatimor
Organizimi I Administratës Tatimore
Funksionimi I Administratës Tatimore

Cilat janë procedurat që zhvillohen para AT:


Numri fiskal
Certifikata fiskale
Cregjistrimi I tatimit
Deklarata tatimore
Barra që ka qytetari ndaj AT
Masa e konfiskimit të pasurisë
Shlyerja e borxhit
Kundërvajtjet në lëmin e AT
Procedura Ankimore
Rishqyrtimi gjyqësor I vendimeve të AT
Veprat Penale në lëmin e Administratës Tatimore

Historiku I Zhvillimit të Sistemit Tatimor-Duhet ditur se qysh në periudhat primitive të


zhvillimit të shoqërisë njerëzore paraqitet një nevojë e domosdoshme që të bëhet mbledhja
dhe menaxhimi I disa taksave nga të hyrat publike të personave fizik dhe personave
juridik.Qysh në etapat e para të zhvillimit të shoqërisë njerëzore dhe poashtu në fazën e parë
të krijimit të shtetit,cdo here shteti synonte që të bënte arkëtimin e të hyrave që ka një
individ.Dhe në këtë mënyrë gradualisht fillojnë të na paraqiten fillet e para të një sistemi I cili
është quajtur sistemi tatimor.Duhet ditur se në fillim;në shoqërinë primitive por edhe në
shoqërinë feudale ka ndryshuar qëllimi I sistemi tatimor nga etapa bashkëkohore.
Nësë ndalemi në periudhën e sundimit absolut do të shohim se qëllimi kryesor I sistemit
tatimor ka qenë mbushja e arkës së sundimtarit,do të thotë që qysh në atë kohë ka filluar
mbledhja e taksave apo tatimeve nga të hyrat e qytetarëve apo edhe të organeve shtetërore
me qëllim që përmes të hyrave të këtilla të rritet buxheti I sundimtarit,mirëpo më vonë me
zhvillimin e shoqërisë;transformimet graduale të cilat ndodhin në favor të qytetarëve dhe në
favor të shtetit në përgjithësi në këtë drejtim ka pësuar ndryshime edhe vetë sistemi tatimor
dhe në këtë periudhë më qëllimi I sistemit tatimor nuk ka qenë rritja e të hyrave të
sundimtarit mirëpo qëllimi kryesor ka qenë rritja e buxhetit të shtetit me qëllim që ai buxhet
të shfrytëzohet me qëllim të plotësimit të interesave të përgjithshme të shoqërisë.
Kuptimi dhe qëllimi I sistemit tatimor-Tërë sistemi tatimor është I lidhur me financat
publike,dhe në këtë mënyrë financat publike kanë filluar të zhvillohen me zhvillimin e shtetit
ku qëllimi kryesor I financave publike është I lidhur me sistemin tatimor dhe ka të bëjë me
arkëtimin dhe menaxhimin e të hyrave publike me qëllim që nga këto të hyra të mbahet
shteti do të thotë që këto të hyra të shfrytëzohen për realizimin e interesave të përgjithshme
shoqërore. Andaj në qoftëse ndalemi te kuptimi I përgjithshëm I sistemit tatimor do të
shohim se tatimi paraqet një shumë që duhet ti paguhet një organi që mirret me menaxhimin
e tatimeve.Ndërkaq tatimpaguesi është ai person fizik apo juridik I cili obligohet që të
paguajë tatim.
Në përgjithësi në të gjitha vendet e botës sistemi tatimor duhet të zhvillohet në bazë të dy
parimeve kryesore që është parimi I sigurisë dhe parimi I thjeshtësisë.
Parimi I Sigurisë-Qëllimi kryesor I parimit të sigurisë është krijimi I një sigurie publike për
qytetarin,që njëherit është I ndërlidhur me parimin e ligjshmërisë.
Në bazë të parimit të sigurisë cdo herë kërkohet që taksa shtetërore të përcaktohet me
dispozita ligjore.Dmth nuk lejohet që cdo institucion të menaxhojë vetë sistemin e taksave
mirëpo kërkohet që sistemi I taksave në cdo shtet fillimisht të rregullohet me ligj dhe pastaj
me akte nënligjore të cilat nxirren me qëllim të zbatimit të ligjit.Dhe qëllimi kryesor I këtij
parimi është që institucionet të mos kenë mundësi që në mënyrë vetanake të bëjnë
ndryshimin e akteve nënligjore mirëpo kërkohet që sistemi tatimor të kontrollohet nga vetë
pushteti ligjvënës për nxjerrjen e ligjeve apo përmes nxjerrjes së ligjeve.
Parimi I Sigurisë është I ndërlidhur drejtëpërdrejtë edhe me parimin e thjeshtësisë.
Parimi I Thjeshtësisë-Meqenëse sistemi tatimor është I lidhur drejtëpërdrejtë me një veprim
që duhet të ndërmerr qytetari,sipas parimit të thjeshtësisë kërkohet që ligjet të cilat
rregullojnë sistemin tatimor të jenë ligje sa më të thjeshta,sa më të qarta dhe më të
kuptueshme për qytetarët me qëllim që këto ligje të mos shkaktojnë konfuzitet mirëpo është
me rëndësi që cdo qytetar I cili e lexon ligjin të ketë mundësi të kuptojë se cilat janë obligimet
apo përgjegjësitë e qytetarit në raport me Administratën Tatimore,sepse e dijmë që
procedurat të cilat zhvillohen nga Administrata Tatimore janë procedura ex officio.
Organizimi I Administratës Tatimore në RKS-Në bazë të legjislacionit që kemi në fuqi,duhet
ditur se AT në RKS ka statusin e një organi apo të një autoriteti ekzekutiv që funksionon në
kuadër të Ministrisë së Financave.Duhet ditur se të gjitha procedurat të cilat zhvillohen pranë
AT janë të rregulluara me Ligjin mbi Administratën Tatimore dhe Procedura.
Përvec këtij ligji I cili konsiderohet si ligj bazik që rregullon sistemin tatimor në RKS,kemi edhe
ligje të tjera të cilat ndërlidhen me këtë proces psh kemi Ligjin mbi Tatimin në të Ardhura të
Qytetarëve,Ligjin mbi Tatimin e Koorporatave, Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar etj.
Kur I qasemi organizimit të Administratës Tatimore është me rëndësi të dijmë se cila është
struktura organizative e këtij organi ekzekutiv që funksionon në kuadër të Ministrisë së
Financave.
Në krye të ATK gjendet drejtori gjeneral apo drejtori I përgjithshëm,pastaj I kemi zevëndës
drejtorët,menaxherët rajonal dhe zyrtarët tatimor.
Drejtori general I ATK emërohet nga kryeministri I Kosovës pas propozimit të bërë nga
Ministri I Financave.Do të thotë tërë procedura e emërimit të drejtorëve zhvillohet përmes
hapjes së konkursit publik ku pastaj bëhet përzgjedhja e kandidatëve apo e listës së ngushtë
të kandidatëve të cilët I plotësojnë kriteret të cilat caktohen me konkurs dhe në fund pas
procesit të intervistimit bëhet përzgjedhja e një kandidati nga ana e ministrit të financave ,
mirëpo kuptohet që përzgjedhjen e bën komisioni vlerësues I cili pastaj propozimin i’a dërgon
ministrit të financave dhe ministri I financave këtë propozim I’a bën kryeministrit.
Drejtori general ka një numër të madh të kompetencave në harmoni me Ligjin mbi ATK dhe
Procedurat.
Së pari drejtori general e menaxhon tërë aktivitetin e ATK,është përgjegjës për emërimin e
zevendësdrejtorëve,menaxherëve rajonal dhe të zyrtarëve tatimor.
Drejtori gjeneral duhet të kujdeset për zbatimin e drejtëpërdrejtë të ligjit,pastaj është
përgjegjës për zbatimin e arkëtimit të hyrave publike nga të ardhurat apo aktivitetet tjera nga
ana e qytetarëve,pastaj është përgjegjës për të menaxhuar procedurat e avancimit të
zyrtarëve në kuadër të ATK.
Poashtu është përgjegjës për të inicuar procedurat e degradimit të cilat mund të zhvillohen
përmes procedurave disiplinore të cilat mund të bëhen në rast të shkeljeve të mundshme nga
ana e zyrtarëve doganor.
Sa I përket zevendësdrejtorëve,përzgjedhen nga drejtori gjeneral pas përfundimit të procesit
të rekrutimit që bëhet përmes hapjes së shpalljes publike.Drejtori gjeneral ka të drejtë që një
pjesë të kompetencave të i’a delegojë zv.drejtorëve.
Si drejtori gjeneral ashtu edhe zv.drejtorët mund të shkarkohen në rast të keqpërdorimit të
detyrës zyrtare për shkak të korrupsionit,për shkak të veprimeve tjera të
kundërligjshme,poashtu për shkak nëse nuk I përmbushin detyrat e tyre me
mirëbesim.Mirëpo përfundimi I mandatit të drejtorit gjeneral dhe të zv.drejtorëve mund të
bëhet pas skadimit të mandatit të caktuar,për shkak të pensionimit, dhe për shkak të
paaftësisë së përkohëshme apo përhershme të drejtorit apo zv.drejtorit.
Menaxherët rajonal të cilët janë të shpërndarë në rajone të ndryshme dhe ushtrojnë kontroll
ndaj menaxhimit të mbledhjes së taksave publike dhe për punën e tyre I raportojnë
zv.drejtorëve.
Ndërkaq sa I përket zyrtarëve tatimor procedurat për rekrutimin e zyrtarëve tatimor inicohet
nga vetë drejtori gjeneral I cili në bazë të aktiviteteve përcakton se cili është nr I zyrtarëve
tatimor.
Cilat janë funksionet e ATK?
Funksioni kryesor I ATK është zbatimi I ligjit,kujdesi për zbatimin e ligjit,arkëtimi dhe
menaxhimi I tatimeve.
Pranë ATK zhvillohen shumë procedura dhe të gjitha këto procedura konsiderohen si
procedura të vecanta sepsë nuk rregullohen me ligjin e përgjithshëm por rregullohen me ligje
të posacme.
Cdo person fizik apo cdo person juridik që fillon ushtrimin apo zhvillimin e një veprimtarie,një
pune apo një biznesi të caktuar është I obliguar të pajiset me nr fiskal dhe që nga ajo
periudhë mund të themi që është bërë inicimi ex officio I një procedure administrative.
Në këtë rast duhet të bëhet involvimi I qytetarit I cili duhet të parashtrojë një kërkesë për tu
pajise me nr fiskal. Në momentin kur qytetari pajiset me nr fiskal AT do të lëshojë certifikatën
fiskale. Dhe në momentin kur lëshohet certifikata fiskale,në atë moment lind edhe një
obligim I qytetarit për të paguar tatimet ndaj AT për biznesin,veprimtarinë apo punën të cilën
e ushtron.
Në momentin kur qytetari nuk e ushtron më aktivitetin apo veprimtarinë e tij ai qytetar
duhet ta njoftojë AT e cila brenda afatit brenda 60 ditëve bën cregjistrimin e tatimit.Kjo është
një periudhë relativisht e gjatë mirëpo bëhet për shkak që AT të verifikojë se a I ka
përmbushur qytetari obligimet që I ka pasur ndaj AT.
Si një procedurë e vecantë që zhvillohet para ATK është edhe deklarata tatimore.Duhet ditur
se cdo qytetar I cili zhvillon një veprimtari të caktuar deri me 31 mars të secilit vit kalendarik
është I obliguar që të paraqesë një deklaratë tatimore lidhur me të hyrat vjetore që ka pasur
gjatë vitit kalendarik për të bërë kalkulimin se cila është barra e atij qytetari ndaj AT.
Duhet ditur se në Deklaratën Tatimore cdo herë qytetari si një person fizik apo një person
juridik duhet ta bëjë një vetëvlerësim të obligimit që ka ndaj AT në raport me të hyrat e tij
vjetore. Duhet ditur se që në momentin e dorëzimit të deklaratës tatimore atëherë
mënjëherë do të aktivizohet veprimi I drejtorit gjeneral dhe zv drejtorëve të cilët cdo herë
duhet ta bëjnë vlerësimin e deklaratës tatimore të dorëzuar nga qytetari sepse cdo herë
deklaratat tatimore nuk janë të sakta dhe duhet të bëhen përmirësime.
Duhet ditur se në momentin kur qytetarit I dërgohet një njoftim mbi një obligim tatimor që e
ka ndaj AT pas skadimit të afatit prej 10 ditëve nëse qytetari nuk e përmbush obligimin e
tij,atëherë në bazë të ligjit themi se ai qytetar ka një barrë ndaj administratës tatimore,sepse
përndryshe rrjedhë kamata apo interesi.
Nëse qytetari nuk paguan borxhin që ka ndaj AT,AT në bazë të ligjit ka të drejtë që të
shqiptojë masën e konfiskimit të pasurisë.
Sa I përket konfiskimit të pasurisë dispozitat ligjore janë shumë të qarta për të parë se cila
është ajo pjesë e pasurisë e cila nuk mund të konfiskohet.Kuptohet që nuk mund të
konfiskohen paisjet e domosdoshme për jetesë psh ato orendi të cilat janë të domosdoshme
për strehimin e familjes,ushqimi dhe poashtu nuk mund të konfiskohen veshëmbathjet e
domosdoshme.Ndërkaq paisjet e tjera të cilat nuk janë pjesë e domosdoshme e jetës së
qytetarit duhet ditur se në momentin kur paguhet borxhi bëhet kthimi I sendeve.
Duhet ditur se edhe në ATK mund të kryhen shkelje administrative,do të thotë që në qoftëse
bëjmë një hulumtim të përgjithshëm do të shohim se nr më I madh I shkeljeve administrative
bëhen në sferën e A.Tatimore dhe A.Doganore.
Psh në shumicën e rasteve mund të ndodhë që qytetarët që ushtrojnë një veprimtari të
caktuar apo bizneset,nuk janë të pajisur me arken fiskale.Nëse konstatohet se qytetari nuk
është I pajisur me arkën fiskale mund ti shqiptohet një dënim deri në 1000 euro.
Ose nëse qytetari I cili ka qenë I obliguar që deri me 31 mars për ta dorëzuar deklaratën
tatimore,dhe nuk e ka ndërmarrë një veprim të tillë,që nga 1 prilli I secilit vit kalendarik fillon
të rrjedhë një interes që fillon prej 5 % deri në 25% varësisht nga vetëvlerësimi dhe vlerësimi I
bërë nga deklarata tatimore.
Ose nqs një qytetar nuk është I pajisur me nr fiskal dhe certifikatën fiskale,poashtu edhe ky
veprim konsiderohet si shkelje administrative dhe atij qytetari mund ti shqiptohet një dënim
deri 500 euro.
Shpeshëherë ATK mund të kërkojë të dhëna nga qytetari dhe nëse qytetari nuk I’a ofron ato
të dhëna të kërkuara prap konsiderohet që ka kryer shkelje administrative dhe këtij qytetari
prap do ti shqiptohet një gjobë deri 125 euro.
Veprat penale që mund të kryhen nga ana e qytetarëve ndaj ATK-Shpeshëherë mund të
ndodhë që një qytetar të ofrojë një deklaratë të rrejshme tatimore dhe në rastin e këtillë
themi që ai qytetar ka kryer një vepër penale.Në të gjitha rastet kur ekziston dyshimi për një
vepër penale do të aktivizohet njësiti hetimor.
Njësiti hetimor-në kuadër të këtij njësiti kemi zyrtarët hetimor.Roli I zyrtarëve hetimor është I
ngjajshëm me rolin e policëve hetues.Zyrtarët e këtillë hetues janë të obliguar që ti mbledhin
të gjitha provat që ndërlidhen me dyshimin e bazuar për një vepër penale dhe të gjitha ato
prova t’ia dorëzojnë prokurorit I cili do të vazhdojë procedurën hetimore për të parë se a ka
elemente të veprës penale për tu ngritur aktakuza apo jo.
Pranë ATK procedurat janë dyshkallëshe do të thotë që nëse pala nuk është e kënaqur me
vendimin që ka nxjerrë ATK,ajo palë ka të drejtë që brenda afatit prej 30 ditëve të ushtrojë
ankesë.
Pranë ATK funksionon sektori I ankesave,ku ky sector është I obliguar që brenda afatit prej 60
ditëve të nxjerrë një vendim lidhur me ankesën e ushtruar nga ana e palës.
Kuptohet që procedura ankimore është e njejtë si në procedurën administrative si tek
kundërvajtjet.
Dmth shiqohet se ankesa a ka qenë e afatshme, a ka qenë e lejuar,a është paraqitur nga ana e
personit të autorizuar.
Vendimi që nxirret nga sektori I ankesave është vendim përfundimtar.
Në momentin kur sektori I ankesave nxjerr një vendim lidhur me ankesën e palës;ai vendim
është vendim përfundimtar,ndaj të cilit pala nuk ka më të drejtë të përdorë ndonjë mjet
juridik mirëpo pala ka të drejtë të inicojë procedurën e konfliktit administrativ.
Rishqyrtimi gjyqësor I vendimeve të ATK-Procedura e konfliktit administrativ inicohet brenda
afatit prej 30 ditëve nëpërmjet padisë. Në momentin kur pala inicon konfliktin administrativ e
dijmë që në Gjykatën Themelore departamenti për cështje administrative.
Në kuadrin e departamentit për cështje administrative është një divizion I cili quhet divizioni
fiskal.Dhe divizioni fiskal është I specializuar që të merret me shqyrtimin vendimeve të cilat
nxirren nga ATK dhe AD.

Organizimi dhe Funksionimi I Administratës Doganore-


Pikat kryesore-
Historiku I Zhvillimit të Sistemit Doganor
Qëllimi I Sistemit Doganor
Organizimi I Doganave
Funksionet
Procedurat-kontrollimin e mallrave gjatë importit dhe eksportit,procedurat e transitit të
mallrave,deponimi I mallrave,deklarata doganore,borxhi,shlyerja e borxhit,shkeljet
administrative,veprat penale,procedura ankimore,rishikimi gjyqësor.
Historiku I Zhvillimit të Sistemit Doganor-Duhet ditur se qysh në kohët e lashta,qysh në kohët
primitive të zhvillimit të shoqërisë ka filluar të paraqitet ideja që të paguhet një lloj takse për
mallërat që importohen apo eksportohen.Në këtë drejtim qysh në atë kohë fillojnë të na
paraqiten disa fille të para të sistemit doganor.
Duhet ditur se në kohën e shoqërisë romake nuk ka pasur pika të vecanta doganore të cilat
kanë bërë ndarjen e shteteve,mirëpo duhet ditur që romakët kanë vendosur disa pika të
kontrollit në disa vende kyce ku kalonin tregtarët të cilët bënin tregtimin e mallrave të
ndryshëme,dhe që në atë kohë qëllimi kryesor I vendosjes së pikave të këtilla ka qënë
kontrollimi I mallrave dhe pagesa e taksave apo tatimeve të ndryshme lidhur me mallrat të
cilat eksportohen apo importohen.
Edhe qëllimi I sistemit doganor fillimit ka qenë më tëpër qëllim I rritjes së arkës së
sundimtarëve,mirëpo më vonë me zhvillimin e shoqërisë ndryshon edhe qëllimi I sistemit
doganor ku duhet ditur se sot qëllimi kryesor I sistemit doganor është kontrollimi I mallrave
të cilat eksportohen apo importohen,rritja e sigurisë së prodhuesve dhe prodhimeve të cilat
importohen dhe eksportohen,si dhe parandalimi I kontrabandës.
Nëse ndalemi dhe shiqojmë zhvillimin e sistemit doganor në RKS do të shohim se në kohën e
administrimit të UNMIKU-t që nga viti 1999 deri në vitin 2008 në Kosovë tërë organizimi I
sistemit doganor është bërë në bazë të rregullorës së UNMIK që është miratuar nga PSSP,mbi
themelimin e shërbimit doganor.
Ky shërbim prej vitit 1999 deri 2008 është quajtur shërbimi doganor I Kosovës.Ndërkaq në
vitin 2008 është miratuar nga Kuvendi I RKS;Kodi Doganor dhe I Akcizave dhe që në
momentin e miratimit dhe hyrjes në fuqi të Kodit Doganor dhe të Akcizave është ndërruar
edhe emri I shërbimit doganor dhe sot nuk themi se ekziston shërbimi doganor mirëpo flasim
për doganën e RKS.
Në qoftëse ne e vështrojmë Kodin Doganor dhe të Akcizave do të shohim se Kodi Doganor
është një akt shumë kompleks dhe shumë gjithëpërfshirës që përmban 313 nene përmës të
cilave rregullohet organizimi ,funksionimi dhe procedurat të cilat zhvillohen pranë AD.
Konsiderohet se Kodi Doganor dhe I Akcizave është në harmoni me standardet evropiane të
cilat ndërlidhen me sistemin doganor evropian.
Në qoftëse shiqojmë organizimin e Doganës së Kosovës do të shohim se në krye të Doganës
gjendet Drejtori Gjeneral,pastaj kemi drejtorët e sektorëve të ndryshme psh Drejtori për
Buxhet dhe Financa,Drejtori I Zyrës Ligjore etj,dhe kemi zyrtarët doganor.
Sa I përket drejtorit gjeneral,edhe drejtori gjeneral I Doganës së Kosovës emërohet nga
Kryeministri në bazë të propozimit që e bën ministri I financave edhe këtu vlen e njejta
procedurë si në ATK.Sepse nëse shiqojmë statusin e A.Doganore do të shohim se edhe AD
njejtë si ATK e ka statusin e një autoriteti ekzekutiv që funksionon në kuadër të Ministrisë së
Financave.
Sa I përket procedurave të cilat zhvillohen pranë A.Doganore këto procedura fillimisht janë të
ndërlidhura me kontrollimin e mallrave gjatë importit dhe eksportit,mirëpo ndërlidhen edhe
me kontrollimin e qytetarëve të cilët kalojnë prej një pike në pikën tjetër doganore.Këto
procedura janë të ndryshme varësisht malli a eksportohet,importohet,apo kemi të bëjmë
vetëm me mallin I cili kalon në tranzit prej një vendi në vendin tjetër.
Në disa raste kur konstatohet ekzistimi I një shkeljeje përkitazi me mallin I cili hyn apo del nga
një shtet atëhere mund të bëhet deponimi apo magazionimi I mallit ku Kodi Doganor dhe I
akcizave parasheh disa procedura të vecanta se si duhet të bëhet ruajtja e
mallrave,vecanërisht kur është fjala për mallrat të cilat duhet ti nënshtrohen
prishjes,shkatërrimit,asgjësimit brenda një periudhe më të shkurtë kohore.
Cdo qytetar I cili duhet të bëjë lajmërimin e mallit I cili importohet apo eksportohet duhet të
parashtrojë deklaratën doganore.Duhet ditur se deklarata doganore mund të parashtrohet në
formë të shkruar mirëpo në disa raste kur është fjala për një procedurë të shkurtër deklarata
mund të parashtrohet edhe në mënyrë verbale.Duhet ditur se kjo deklaratë duhet të jetë
shumë e qartë sa I përket specifikave apo karakteristikave të mallrave të cilat hyjnë apo dalin.
Në cdo rast kur një individ nuk paguan taksën ndaj Administratës Doganore themi se ai ka një
borxh,dhe në rastin e këtillë mund të bëhet konfiskimi I mallrave njejtë sikur që u përmend te
procedura e ATK.
Në momentin kur bëhet shlyerja e borxhit themi se kemi të bëjmë me pagesën e borxhit si
një procedurë e cila është e përcaktuar në Kodin Doganor dhe të Akcizave.
Edhe pranë Administratës Doganore mund të kryhen shkelje të ndryshme administrative të
cilat ndryshe quhen kundërvajtje administrative.
Duhet ditur se kundërvajtja administrative na paraqitet kur një qytetar synon të bëjë kalimin
e eksplozivëve apo të mjeteve narkotike prej një vendi në vendin tjetër në mënyrë të
paautorizuar dhe në rastin e këtillë do të shqiptohet një gjobë prej 5000 euro deri 15,000
euro.
Në rastin kur qytetari bën fshehjen e produkteve,apo mallrave të ndryshme themi se ndaj atij
qytetari do të shqiptohet një gjobë prej 5000 deri 10000 euro.
Në qoftëse qytetari nuk e deklaron mallin I cili hyn apo del prej një vendi në vendin tjetër ose
bën shkatërrimin e shenjave të ndryshme pranë pikave doganore,prap mund të shqiptohet
një gjobë prej 5000 deri 10,000 euro.
Procedura mandatore zhvillohet në qoftëse është fjala për mallin I cili nuk e tejkalon vlerën
prej 500 euro.Në rastin e këtillë do të shqiptohet një gjobë më e ulët deri në 100 euro,dhe në
rastin e këtillë nuk ka nevojë të zhvillohet një procedurë e vecantë ku duhet të bëhet
administrimi I të gjitha provave për vërtetimin e gjendjes faktike.
Edhe pranë Administratës Doganore funksionon sektori I ankesave,ku pala e cila është e
pakënaqur me vendimin e Administratës Doganore ka të drejtë të ushtrojë ankesë brenda
afatit prej 30 ditëve.
Edhe këtu vlen e njejta procedurë.Pala e cila është e pakënaqur me vendimin përfundimtar
mund të inicojë konfliktin administrativ.
Edhe pranë Administratës Doganore mund të kryhen vepra penale të cilat kanë të bëjnë me
kontrabandimin e mallrave të ndryshme apo dhënien e deklaratave të rrejshme lidhur me
mallin I cili importohet apo eksportohet,dhe kuptohet se edhe pranë këtij institucioni
funksionon Njësiti Hetimor që përbëhet nga zyrtarët hetimor të cilët mbledhin të gjitha
provat e nevojshme për veprën e supozuar penale dhe të gjitha këto të dhëna pastaj I
dorëzojnë në prokurori.

You might also like