You are on page 1of 7

Grupi B

1) Te paraqitet funksioni i prodhimit ku 2 inputet jane variabile, te paraqitet ne


tabele?

Formula e funksionit te prodhimit eshte Q=F(K,L)

2) Paraqit disa forma te politikes konkurruese në Kosovë?

Fjala monopol rrjedh nga greqishtja: mono që dmth i vetëm dhe polein që dmth me shitë.
Pra, monopoli përfaqëson një firmë të vetme e cila prodhon dhe shet gjithë produktin e
një dege.

Firma monopoliste është ajo që e cakton çmimin e tregut, dmth. ajo është çmim caktuese,
e jo çmim pranuese.

Tiparet themelore të monopolit janë:

- Ekzistenca e një shitësi të vetëm në degë.


- Mungesa e zëvendësuesve të afërt.
- Aftësia për të ndikuar mbi çmimin
- Ekzistenca e pengesave të hyrjes.
Konkurenca në tregun monopolist është e rreptë dhe e shumëllojshme që zhvillohet
midis:

- organizatave monopoliste dhe prodhuesve të ndryshëm individual


- midis vet ndërmarrjeve brenda një shoqërie aksionare
- brenda një dege dhe midis degëve
- konkurrenca midis monopolëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë

Ekzistojne forma te reja te politikes konkurruese midis monopoleve si ne tregun


kombetare ashtu edhe ne ate nderkombetare, e keto jane:

- Politika konkurruese midis shteteve te zhvilluara kapitaliste dhe,


- Politika konkurruese midis korporatave multinacionale.
-
Gjithashtu ekzistojne edhe keto forma te konkurrences:

- Konkurrneca me ngritjen apo uljen e cmimeve ne treg sipas marreveshjes se


monopoleve brenda kartelit, trustit apo korporates.
- Konkurrenca nepermjet substituimit te produkteve te ndryshme te
teknologjise, inovacioneve dhe metodave te ndryshme te prodhimit,
konkretisht me ngritjen e çmimeve te derivateve te naftes behet
zevendesimi me thengjill.
- Konkurrenca nepermjet ndikimit te marketingut, kjo arrihet me nje varg
metodash qe perdorin monopolet ne menyre kontinuele.

Sa i perket formave konkurruese ne Kosove kemi te bejme me:

a) Monopoli qe vepron ne Kosove eshte KEK-u


b) Duepoli te cilet veprojne jane PTK dhe IPKO
c) Konkurrenca e perkryer – çmim pranuese

3) Transferi i çmimit te produktit te nderrjes kur ekziston tregu i jashtem ne


konkurrencen e plote behet me?

a) kostot margjinale të prodhimit, b) kostot mesatare te prodhimit,


c) kostot variabile të prodhimit, d) asnjëra
4)Komento dhe paraqit grafikisht ciklin jetesor te produktit dhe elasticitetin e
kerkeses?

Hipoteza e ciklit jetësor të produktit përbëhet pike së pari nga pohimi se produktet kanë
jetë të kufizuar dhe në kohëzgjatje të jetës së tyre ata kalojnë nëpër një varg vazash të
ndryshme.

Vëllimi i
shitjes

Hyrja Rritja Pjekuria Rënia Koha

1. Periudha hyrëse – këtu blerësit potencial mezi e vërejnë produktin. Në këtë fazë
vëllimi i shitjes është i vogël dhe kërkesa është joelastike për kah çmimi.
Sektori i marketingut më tepër i koncentron përpjekjet e tij në promovimin e
produktit të ri, sesa në formimin e çmimit për të.

2. Faza e rritjes – blerësit bëhen më të vetëdijshëm për produktit dhe shitja rritet
shpejt. Meqenëse konkurrentet kanë pasur mjaft kohë të hyjnë në treg, kërkesa do
të bëhet më elastike për kah çmimi, duke nënkuptuar se çmimi optimal përfshinë
marzhë më të vogël ndaj shpenzimeve.

3. Faza e pjekurisë – rritja e shitjes fillon të bie eventualisht në zero. Konsumatorët


janë mirë të informuar për produktin dhe kanë pasur përvojë në shfrytëzimin e tij,
dhe konkurrentët kanë përvojë në prodhimin e substituteve duke shpier deri te
rritja e elasticitetit të kërkesës dhe në zvogëlimin e mëtutjeshëm të marzhës
ndërmjet çmimit dhe shpenzimeve margjinale.

4. Faza e rënies – kjo fazë vjen nga ndryshimi i shijeve apo nevojave të
konsumatorëve, nga rritja e konkurrencës apo nga progresi teknologjik. Në këtë
fazë, vëllimi i shitjes bie, konkurrenca në mes të firmave bartëse është e ashpër
dhe kërkesa është shumë elastike ndaj çmimit duke shpënë kështu gjer te marzha
shumë e ngushtë në mes të shpenzimeve dhe çmimit.
P

Q
Elasticiteti i kërkesës

5) Roli i monopolit ne formimin e çmimeve?

Monopolisti nuk eshte “pranues i çmimit” por “formues i çmimit” sepse çmimi te cilin ai
e cakton nuk eshte percaktuar më pare nga forcat e jashtme të tregut. Mirëpo, nuk duhet
thënë se monopolisti ka liri te plotë ne lidhje me çmimin. Me qellim qe te arrij profit
maksimal, kombinnimi i çmimit dhe sasise duhet te zgjedhet duke zgjedhur nivelin e
autputit ne te cilin shpenzimet marxhinale MC jane te barabarta me te ardhurat
marxhinale MR dhe pastaj duke i paershtatur çmimin e tregut per ate nivel te outputit.

Çmimi

Shpenzimet marxhinale

Px

D = të ardhurat mesatare

Q Qx Sasia
Siç tregon figura, niveli i maksimizimit të profitit të autputit ëhstë shënuar me Q, kurse
çmimi i maksimizimit të profitit është shënuar me P. Kufiri është caktuar për nivelin e
çmimit nga aftësia e blerësit për të shkuar pa produktin e industrisë, i cili vendos
elasticitetin e kërkesës dhe çmimin optimal.

Modeli shkollor i monopolit përqendëron vëmendjen në afat të shkurtër dhe supozim se


firma nuk ballafaqohet me kërcënime në afat të gjatë. Si rezultat nuk ekzistojnë forca
afatgjate që tentojnë të eliminojnë profitet jashtë-normale (supernormale) duke detyruar
çmimet të zbresin.

Dallimi i vetëm në mes të hapit të shkurtër dhe hapit të gjatë është se në hapin e gjatë
firma merr parasysh nëse ajo ka mjetet dhe pajisjet më profitabile, teknologjinë e
dispounueshme dhe lakorën e kërkesës që i kundërvihet asaj.

Për sa i përket çmimit të monopolit ai përfshin kostot dhe fitiin monopolist, pra struktura
e prodhimit përbëhet nga: çmimi i kostos + fitimi mesatar + superfitimi monopolist
ÇM = CP + SFM

7) Paraqit disa karakteristika te periudhes se tranzicionit?

Tranzicioni, teorikisht është quajtur procesi historik gjatë të cilit shoqëritë ishkomuniste
kryejnë transformimet radikale të regjimit politik e ekonomik socialist në atë të
demokracisë pluraliste e të ekonomisë së tregut. Pra, në aspektin ekonomik, përgjatë
periudhës së tranzicionit sistemi ekonomik s’është më socialist por ende nuk është as
tërësisht kapitalist. Integrimi në Bashkimin Evropian, përbën një anëtarësim politik dhe
ekonomik në grupimin e vendeve më të zhvilluara të botës, atyre të Evropës
Perëndimore, që dallohen si për nivelin e konsoliduar të demokracisë liberale, ashtu dhe
për shkallën e funksionalitetit të tregut të tyre e të konkurrueshmërisë së ekonomive të
tyre. Përfundimi i tranzicionit, teorikisht dhe praktikisht, është momenti në të cilin
sistemi ekonomik pushon së transformuari (nga një tip sistemi në tjetrin) dhe ai “ngrin”
përfundimisht në formën e modelit të synuar. Pas këtij momenti, sistemi ekonomik i
vendit nuk është më një sistem “në tranzicion”, por një sistem “normal” i tregut të lirë.
Politikat ekonomike që ndiqen më pas pushojnë së qenuri politika tranzicioni, duke qenë
politika zhvillimi e modernizimi.

Kjo periudhe nenkupton kalimin nga epoka e qytetrimit ne shoqerine e ardhshme, e cila
trajtohet si shoqeri post-industriale ose shoqeri informative

1) së pari kjo periudhë realizohet në egzistimin e dy mënyrave të prodhimit:


a. mënyra kapitaliste e prodhimit
b. mënyra etatiste e prodhimit

2) së dyti, realizohet në kushtet e një niveli të lartë të zhvillimit të forcave prodhuese


– revolucioni I tretë teknologjik dhe në hyrjen embrionale të evolucionit
3)
4) së treti, në vend dominon monizmi në fushën e motivimit afarit, pronës, klasës, etj

8) Komento balancimin ne hapin e shkurtër ne konkurrencen e perkryer?

Balancimi i hapit të shkrutër në konkurrencën e përkryer

Në gjendjen e konkurrencës së përkryer, çmimi me të cilën secila firmë duhet t’i shet
prouktet e veta, do të caktohet nga forcat e kërkesës dhe ofertës. Secila firmë individuale
do të jetë në gjendje të shtet aq shumë produkte me atë çmim, por nuk do të jetë në
gjendje të shet asgjë mbi atë çmim, sepse konkurrentet e saj prodhojnë produkte identike
dhe i shesin ato me çmim të tregut të konsumatorëve, të cilët janë mirë të informuar për
çmimet e ofruara nga secila firmë.

Figura në vijim tregon situatën në hapin e gjatë për një firmë individuale dhe për
industrinë në tërësi.

a) Industria në tërësi b) Firma individuale


P
P P2 SMC
S
P P1
P = MR
P

Q Q q0 q1 q2

Siq tregon diagrami, forca (fuqia) e ofertës dhe kërkesës përcaktojnë një çmim P dhe
autputin total të industrisë me Q. Secila firmë individuale ka lakorën e kërkesës, e cila
është drejtës horizontale PP, e cila tregon se firma mund të shet sasi produktesh me çmim
P, por aspak me çmime më të larta.

Për arsye se lakorja e kërkesës është horizontale, lakorja e të ardhurave margjinale, e cila
tregon të ardhurat plotësuese të fituara kur një apo më shumë njësi të autputeve janë
shitur, është dhënë me lakoren e njëjtë horizontale. Kur firma shet një njësi autputi më
tepër, sasia të cilën ajo e merr për të është çmimi P, i cili gjithashtu është shtim i të
ardhurave.

Meqenëse çdo firmë është maksimizuese e profitit, ajo do të prodhojë nivelin e autputit të
dhënë me q0 në diagram, e që është autputi në të cilin të ardhurat margjinale janë të njëjta
me shpenzimet margjinale. Nëse firmat do të prodhonin më tepër sesa q0, atëherë ato do
të prodhonin njësitë e autputit për të cilat shpenzimet margjinale janë më të mëdha se të
ardhurat margjinale, gjë që do ta zvogëlonte profitin. Nga ana tjetër, nëse ato prodhojnë
më pak se q0, atëherë ato nuk do të mund të prodhojnë disa njësi autputesh, për të cilat të
ardhurat margjinale i tejkalojnë shpenzimet margjinale, gjë që do të shtonte profitin.

Meqenëse industria s’është gjë tjetër pos shumë e firmave individuale, është e qartë se
outputi i industrisë Q duhet të jetë i barabartë me shumën e autoputeve të firmave
individuale. Kjo mund të shihet nga diagrami për firmën e cila në çmimin P vendos për të
ofertuar autputin q0, për arsye se ky është autputi i cili sjell më së shumti fitim. Nëse
çmimi ngritet në P1, firma do të vendos ta rritë auptutin e saj në q1 dhe nëse çmimi ngritet
më tutje në P2, firma do ta rritë autputin në q2. lakorja e shpenzimeve margjinale të fimës
del jashtë niveleve të autputit, të cilat firma do t’i zgjedhte për të ofertuar në secilin prej
çmimeve, me fjalë tjera, lakorja e shpenzimeve margjinale për firmën është e njëjta gjë
sikur lakorja e ofertës të firmës. Lakorja e ofertës për industrinë në tërësi është thjesht
shumë horizontale e larkoreve të shpenzimeve margjinale për firmat individuale.

Një pasqyrë më komplete kërkon përfshirjen e lakorës të shpenzimeve mesatare, për të


shqyrtuar nivelin e profiteve të fituara. Kjo është ilustruar në figurën në vijim.

SMC

SAC

c d
P

b a

sasia

Firma e konkurrencës së përkryer në balancimin e hapit të shkurtër.

Siç shihet në diagram, firmat individuale janë duke bërë “profite ekonomike”, ngase
shpenzimet mesatare për prodhimin e autputit q është më i vogël se çmimi P, i caktuar
nga tregu. Sasia e profitit të fituar është paraqitur me hapësirën e vijëzuar abcd dhe
përbëhet nga margjina profit bc e shumëzuar me numrin e njësive të shitura.

You might also like