You are on page 1of 8

PJESA E TRETE MIMI DHE KOSTOJA MARRJA E VENDIMEVE TE LEVERDISHME TEMA 1 : ROLI I SHPENZIMEVE NE VENDIMET E MIMIT 1.

Bazat e kostos Sikurse eshte e mirenjohur, fitimet jane diferenca midis te ardhurave dhe shpenzimeve. mimi prek direkt sasine qe mund te shitet ne treg. Ne kete kuader variabili i kerkeses jep kufirin e siperm te lirise se veprimtarise ne percaktimin e mimit te kompanise. Ky limit eshte i lidhur me deshiren dhe mundesin e bleresit per te blere me mimet e deklaruara. Variabili tjeter qe eshte i lidhur me shpenzimet dhe qe prek direkt fitimet, percakton dyshemene e lirise se veprimit ne percaktimin e mimit te kompanise. Nese mimet jane teper te ulte ne krahasim me shpenzimet, volumi mund te jete i larte por pa fitim dhe pa leverdi per kompanin. Ne keto kushte te dhenat mbi koston jane esenciale per percaktimin se fare mimi te vendoset. Vetem nepermjet percaktimit te diferences midis shpenzimeve dhe mimit ne shqyrtim, duke e balancuar kete ne raport me kapacitetin e nevojshem per te prodhuar volumin e llogaritur, shitesi mund te percaktoje vleren e produktit lidhur me kontributin e tij per te mbuluar investimin fillestar. Per te siguruar shfrytezimin praktik maksimum nga shpenzimet ne procesin e mimit, duhet tu jepet pergjigje tre pyetjeve: Shpenzimet e kujt? Cilat shpenzime ? Cili eshte roli i shpenzimeve? 1.1. Klasat e shpenzimeve Sa i takon shpenzimeve te kujt, jane te rendesishme tre klase te shpenzimeve: ato te bleresve te ardheshem, ato te konkuruesve ekzistues dhe potenciale ato te shitesve. Ne kete kuader kostoja duhet te luaje rol te ndryshem per secilin nga te tre klasat e shpenzimeve dhe koncepti i pershtatshem i kostos qe i perket eshtjes do te ndryshoje perkatesisht. Shpenzimet e bleresve Shpenzimet e bleresve te adheshem mund te percaktohen nepermjet zbatimit te teknikave te analizes se vleres per mimet dhe per realizimin e produkteve alternative per te gjetur mimin i cili do ta beje produktin apo sherbimin terheqes per bleresit. Shpenzimet e konkuruesve Shpenzimet e konkuruesve zakonisht jane llogaritje te rendesishme gjate vlersimit te mundesive te konkuruesve. Per produktet qe jane prezent ne treg, objektivat jane qe te llogariten: fuqia e tyre e qendrimit

dyshemeja e kompensimit te mimit. Per objektivin e pare, koncepti i pershtatshem i kostos perben shpenzimet e rritura me fitim, me afat te gjate te konkuruesve. Per objektivin e dyte, shpenzimet e tyre te rritura afatgjat jane me vend. Parashikimet e shpenzimeve te konkuruesve per konkurimin e produkteve qe do te ndikonin te ardhmen e produkteve mund te ndihmojne te vleresohet aftesia e konkuruesve. Keto parashikime gjithashtu japin vleresim te efektivitetit te strategjise se mimeve te produktit per te shkurajuar hyrjen. Per nje situate te tille, sjellja e kostos per te parashikuar marredheniet midis njesise se shpenzimeve direkte dhe te eksperiences se pergjitheshme, ndersa produktet e shitesit dhe te rivalit qarkullojne neper ciklet e veprimtarise se tyre. Keto parashikime te shpenzimeve duhet te marrin parasysh progresin teknologjik dhe duhet te pasqyrojne avantazhet e mundeshme te kostos fillestare qe duhet te fitohen nga njeri prej shitesve. Shpenzimet e shitesve Shpenzimet e shitesve luajne role te ndryshme ne vleresimin e mimit te produktit apo te sherbimit, kjo per dy arsye: Se pari, produkti i ri duhet te vlersohet paraprakisht ne fazen e pare te hedhjes ne treg dhe pastaj periodikisht sipas perparimeve te tij drejt tregut. Parashikimet e shpenzimeve te prodhimit dhe te marketingut do te influencojne vendimin per te vazhduar zhvillimin e produktit dhe perfundimisht per te tregtuar. Koncepti i kostos perkatese per kete analize eshte parashikim i shpenzimeve direkte ne serite e volumeve te ardheshme dhe te teknologjive perkatese. Se dyti, kostoja e shitesve eshte e rendesishme ne vendosjen e mimit dysheme qe eshte gjithashtu prag per maksimizimin e kthimit mbi investimin e produktit gjate nje afati te gjate. Per te dyja rastet, koncepti perkates i pershtatshem perben shpenzimet e ardheshme, parashikimin mbi shkallen e volumit, teknologjite e prodhimit dhe shpenzimet nxitese ne planin e marketingut. Shpenzimet e prodhimit, te marketingut dhe te shperndarjes qe kane rendesi, jane shpenzimet e ardheshme per nje periudhe te gjate qe do te shkaktoheshin nga prodhimi dhe shitja e ketij produkti. 1.2. Rendesia e shpenzimeve ne percaktimin e mimit

Eshte fakte se mimet vendosen sipas nderveprimit te forcave te kerkeses dhe ofertes. Si rrjedhim, per firmen e veante (individuale), shpenzimet luajne rol ne percaktimin se fare te prodhohet dhe sa te prodhohet, duke marre si te dhene mimin e tregut. Ne menyre thelbesore, bleresit kompensojne vleren e perceptuar te produktit apo te sherbimit ne raport me koston totale te perceptuar te fituar dhe perdorimit te produktit apo te sherbimit. Brenda kesaj perspektive, klientet jane vetem te lidhur me ate se fare i kushton kjo shitesit per te qene i mundur te ofrojne produktin apo sherbimin per shitje. Keshtu, mund te vertetohet se per te percaktuar mimin qe do te shitet shpenzimet e shitesit kane nje rendesi relativisht te vogel. Ne fakt, kostoja ka mundesi qe te jete faktori i rendesise me te vogel per tu marre parasysh kur percaktohet mimi i produktit apo i sherbimit. Kjo nenkupton radhen perkatese dhe ne asnje menyre nuk sugjeron se shpenzimet mund te injorohen apo duhet te injorohen kur vendosen mimet. Per me teper, praktika e zakonshme e shtimit te perqindjes (zakonisht te ndonje aspekti te shpenzimeve te prodhimit) per te mbuluar shitjen, marketingun , shperndarjen dhe shpenzimet e pergjithshme administrative eshte pranim jo adekuat i kesaj eshtje. Ne te vertete, shpenzimet e marketingut dhe te shperndarjes jane te se njejtes rendesi si dhe shpenzimet e prodhimit e te materialit.

Pavaresisht nga kjo, metoda me e perdorur per te percaktuar mimet eshte metoda e kostos plus ose e kostos se plote te mimit. Ka mundesi qe dy aresyet me te forta per dominimin e kesaj metode te vleresimit te mimit eshte se tradicionalisht kjo ka qene shoqeruar me nocionin e mimit te sakte, te merituar dhe se te dhenat e kostos objektive jane me lehte per tu siguruar nga kerkimi i mimit sesa jane vleresimet subjektive te mim-volumit. Metoda e kostos se plote, megjithese ne dukje objektive, nuk eshte as objektive as logjike. Kur merret parasysh aspekti i kostos ne vendimin e mimit,eshtje kritike eshte se fare shpenzimesh lidhen me vendimin. Kur perdoren metodat e kostos plus te mimit, dhe pjesa e kostos e formules percaktohet arbitrarisht, mimi qe rezulton mund te jet jo korrekt sepse formula e mimit nuk merr parasysh kerkesen apo konkurencen. Per me teper, shpenzimet perkatese do te ndryshojne ne vartesi te natyres se tregut dhe te llojit te vendimit te mimit qe do te merret,. Per shitesin eshte e rendesishme te dije percaktuesit dhe sjelljen e shpenzimeve te produktit dhe te sherbimit me qellim qe te dije kur te pershpejtoje mbulimin e kostos, si te vleresoje ndryshimin ne mimin e shitjes,si ta beje me fitim segmentin e tregut dhe kur te shtoje ose te eliminoje produktet nga linja e prodhimit. Megjithate, shpenzimet luajne nje rol me pak te rendesishem ne percaktimin e mimit te shitjes sesa e luan kete rol informacioni lidhur me kerkesen per produktin dhe sherbimin. Informacioni i kostos tregon nese produkti mund te prodhohet ose te shitet me leverdi me do mim, por ai nuk tregon madhesine e mimit te rritur apo te ulur te artikullit lidhur me koston qe shitesit do te pranojne. Percaktimi i duhur i kostos orienton drejtuesit ne seleksionimin e mixit te produkt-sherbimit te leverdishem dhe ne percaktimin se sa kosto mund te perfshihen pa sakrifikim fitimi. Shpenzimet per mimin duhet te kene te bejne me te ardhmen. Informacioni vazhdues ose i kaluar ka mundesi qe te jape nje baze adekuate per parashikimet e fitimit vetem nese e ardhmja eshte pasqyre perfekte e se kaluares.Shpenzimet e produktit duhet te bazohen edhe ne shpenzimet e pritshme te lendeve te para, ne kategorite e pages se punes, ne harxhimet e planifikuara te marketingut dhe ne shpenzime te tjera qe do te shkaktohen. Ve kesaj, informacioni lidhur me kerkimin, zhvillimin dhe shpenzimet e priteshme te administrates, jane te nevojsheme. Informacioni per shpenzimet e prodhimit e te sherbimit duhet te persoset rregullisht per te percaktuar nese ndryshimet kane ndodhur qe te ndikojne leverdishmerine relative te firmes. Jane shpenzimet e planifikuara ato qe jane te rendesishme, e jo shpenzimet e kaluara, perderisa planifikimi i fitimit me domosdo ka te beje me te ardhmen. 2. Konceptet dhe klasifikimet e kostos Per te percaktuar fitimin ne do volum, nivel mimi, produkt miks, apo kohe, kerkohet klasifikimi i kostos perkatese. Disa kosto ndryshojne direkt me llojin e aktivitetit, te tjerat jo. Kur keto kosto te ndryshme bashkohen se bashku ne nje njesi te pergjitheshme kostoje, eshte e pamundur te lidhet volumi i shitjeve me kostot apo te percaktohet fare shpenzimesh (kostosh) do te ndryshojne per shkak te vendimeve te mimit. Si rezultat, vendimi i mimit i cili reduktohet sipas ketyre formulimeve mund te oje ne gabime serioze. Megjithate, nese te dhenat per koston jane te klasifikuara si duhet ne komponentet e tyre te pandryshueshem dhe te ndryshueshem (variabile) dhe i atribuohen si duhet aktivitetit qe shkakton koston, efekti i volumit behet i dukshem dhe burimet e fitimit zbulohen.

Eshte e rendesishme te theksohet koncepti i aktivitetit. Zakonisht, shpenzimet qe ndryshojne sipas llojit te prodhimit, te tilla si puna apo materialet, jane klasifikuar si shpenzime (kosto) variabile dhe shpenzimet e tjera, duke perfshire shpenzimet e marketingut e te shperndarjes jane klasifikuar si shpenzime te pandryshuara. Si rrjedhim, eshte e rendesishme te pranohet se konceptet e kostos, zbatohen per aktivitetet e marketingut dhe te shperndarjes, gjithashtu dhe per prodhimin. 2.1. Konceptet e kostos

Kostot direkte Shpenzimet direkte (te quajtura gjithashtu shpenzime qe lene gjurme ose atribuese , jane ato shpenzime qe behen vetem per llogari te nje produkti, departamenti, programi, territori shitje apo klienti te veante. Keto shpenzime mund te jene te pandryshueshme apo variabile. Shpenzimet e materialit dhe te punes mund te ojne tek njesia e produktit. Pagat adminstrative, renta dhe shpenzime te tjera te zyres mund te ojne ne zyren e shitjeve te zones se tregut dhe prandaj jane shpezime direkte te territorit te shitjes. Kostot indirekte te dallueshme Shpenzimet indirekte te dallueshme mund te ojne objektivisht tek llogaria e produktit, departamentit, programit,territorit te shitjes apo klientit. Keto shpenzime megjithese nuk jane shkaktuar vetem per produktin, mund te identifikohen objektivisht me produktin. Ato mund te jene te pandryshueshme ose variabile. Si shembuj klasike mund te perfshijme miremabjtjen dhe riparimet, ngrohjen, energjine dhe ndriimin per zyrat etj . Kur firmat perdorin metoden e kostos se plote, zakonisht ndodhin probleme shume te veshtira me caktimin e kostos. Kur shperndarjet e kostos perdoren per qellime te mimit , atehere volumet e shitjeve zakonisht jane vleresime ose parashikime qe nenkuptojne se duhet te zhvillohen (persosen) shifra te ndryshme te njesise mesatare te kostos, ne vartesi te normes perkatese te shitjeve te parashikuara. Kur kemi te bejme me prodhim paralel ose te perbashket ose me metoda te shitjes , procesi i shperndarjes se kostos mund te jete shume kompleks dhe arbitrar , duke rezultuar me teper ne vleresime te kostos subjektive sesa ne vleresime te supozuara objektive. Kostot e zakoneshme te perbashketa Shpenzimet e perbashketa apo te pergjitheshme mbeshtesin nje numer te aktiviteteve apo segmente te fitimit. Keto shpenzime nuk mund te ohen objektivisht tek produkti apo segmenti i bazuar ne marredheniet direkte fizike tek ky produkt apo segment. Kostoja e administrates eshte e perbashket per te gjithje njesite e produktit te shitur ne ate treg. Kostoja e perbashket ose e pergjitheshme nuk ndryshon kur nje nga aktivitetet mbeshtetese te tij nderpritet. Prej kendej, nderprerja e produktit ne linje nuk do te preke shpenzimet e administrates ne nje segment tregu apo shpenzime te tjera te pergjithshme si te kerkimit te tregut apo ato kerkimore e te zhvillimit. 2.2. Sjellja e kostos

Perve klasifikimit te kostove ne perputhje me aftesine per te cilesuar koston e produktit apo fitimin e segmentit, eshte gjithashtu e rendesishme te klasifikohen shpenzimet ne perputhje me ndryshimin e kategorise se aktivitetit. Sikurse u theksua me pare, nese shpenzimet nuk mund te ndahen ne shpenzime te pandryshueshme dhe variabile, eshte e pamundur te dallohen efektet e ndryshimeve ne mim, volum, apo ne shitjen e produktit miks sipas kostove.

Modelet e sjelljes se kostos.


Kosto Kosto Kosto

Volumi
a). kosto variabile b)

Volumi
kosto gjysem-variabile

Volumi
c) kosto fikse e pandryshueshme

Kostot direkte variabile Kostot qe ndryshojne ne menyre direkte me nivelin e aktivitetit quhen kosto variabile direkte. Derisa prodhimi rritet ne nje periudhe te dhene kohe, atehere proporcionalisht perdoret nje sasi me e madhe pune dhe materialesh. Duke mos supozuar ndryshime ne ekonomite e medha derisa volumi rritet, keto kosto variabile direkte do te jene konstante per njesi te prodhuar shtese. Ne procesin e percaktimit te mimit, kostot direkte variabile njihen gjithashtu si shpenzimet nga xhepi (out-of-pocket costs), derisa keto shpenzime jane rritje (shtese) per vendimin per te prodhuar e shitur dhe kerkojne harxhim te menjehereshem te keshit. Kostot direkte variabile perfshijne ato kosto te cilat i peson produkti njesi pas njesie dhe perfshin shpenzime te tilla si shpenzimet per pune produktive, per energjine e kerkuar ne qenderat e prodhimit,per lenden e pare te kerkuar, per komisionet e shitjeve, per privilegjet e ndryshme dhe per shpenzime te transportit. Kriteri kryesor i kostos direkte variabile eshte se ajo mund te jete e dallueshme e kapshme e prejardhur, dhe e identifikuar me prodhimin e shitjen e produktit specifik. Kostot gjysem-variabile Disa shpenzime ndryshojne sipas llojit te aktivitetit por nuk jane lloje aktiviteti fillestare. Furnizimet jane te nevojshme ne nje sasi minimum qe aktivitetet te fillojne punen, dhe me pas sasite shtese kerkohen me rritjen e nivelit te aktivitetit. Per pasoje, keto shpenzime gjysemvariablie perbehen nga sasia baze e cila eshte konstante ne raport me aktivitetin dhe sasia variabile e cila ndryshon ne menyre direkte me ndryshimet ne nivelin e aktivitetit. Periudha e kostove fikse te pandryshueshme Pergjithesisht, shpenzimet e pandyshueshme ndodhin per aresye te detyrimit zyrtar, kontraktual,apo moral. Disa nga keto shpenzime, megjithese te pandryshuara per periudhen e planifikuar, caktohen per projekte specifike nga ana e drejtuesit per te plotesuar objektivat e kompanise. Keto shpenzime te programuara fikse kane te bejne me shpenzimet e perdorura per te prodhuar te ardhura plotesuese. Ato perfshijne hapjen e zyrave te reja te shitjeve apo depo ruajtjeje, apo program special reklame per nje linje prodhimi specifike. Keto shpenzime te pandryshueshme direkte jane te ndashme sepse ato mund ti ngarkohen linjes se prodhimit apo aktivitetetit qe eshte marresi i shpenzimeve te shkaktuara.

Shpenzime te tjera gjithashtu jane te pandryshuara per periudhen e planifikuar, por ato i nenshtrohen gjithe kompanise dhe jane te perbashketa per produkte dhe aktivitete te ndryshme. Shembuj te ketyre shpenzimeve te pergjithshme te programuara jane pagat e pergjithsheshme dhe ato administrative, shpenzimet per kerkimin dhe zhvillimin dhe shpenzime te pergjithsme per marketingun. Shpenzime te tjera jane ose te ndashme ose te pandashme gjat periudhes se palnifikuar. Keto shpenzime konstante jane te perbashketa dhe ndodhin persa kohe qe firma eshte ne biznes. Shpenzimet e perbashketa mbeshtesin nje numer aktivitetesh ose segmente fitimi. Keto shpenzime nuk mund te ojne objektivisht tek nje tip i veante sherbimi apo produkti i bazuar ne marredheniet direkte fizike per kete sherbim apo produkt. Kostoja administrative eshte e perbashket per te gjitha njesite e prodhimit dhe te sherbimit. Kostoja e perbashket ose e pergjitheshme nuk ndryshon kur nje nga aktivitetet, qe e mbeshtet ate, nderpritet. Per pasoje, nderprerja e produktit apo e tipit te sherbimit nuk do te preke shpenzimet e admninistrates apo shpenzimet e pergjithshme te tilla si kerkimin e tregut ose kerkimin dhe zhvillimin. Ne keto shpenzime jane te perfshira zhvleresimi, taksat e pasurise se patundeshme, renta, etj. Ne parim, te gjitha shpenzimet e pandryshuara te priudhes kane te bejne thjesht me shpenzimet e pandryshuara per aq kohe sa shpenzimet do te hyjne ne periudhen e planifikuar. Per shembull, shpenzimet e reklamimit, te shkaktuara per nje produkt specifik, edhe sikur te pandryshueshme sipas kontrates per nje periudhe kohe, jane direkt atributive per kete produkt. Si rrjedhim, eshte e rendesishme te sqarohen ne menyre specifike fare kihet parasysh me termat direkt dhe indirekt. Kostot direkte qe lene gjurme dhe jane ato te cilat ne mund ti percaktojme lehtesisht se i takojne kostos se produktit. Megjithate, nese kostoja direkte eshte variabile, e pandryshuar apo gjysem varibile, kjo varet nga percaktimi i sakte i burimit te asaj kostoje. 2.3. Percaktuesit e sjelljes se kostos

Asnje kosto nuk eshte nga vetvetja e pandryshuar apo variabile.Ve kesaj, nese kostoja eshte e pandryshuar ose variabile, kjo varet nga fakti nese ajo kosto ndryshon sapo ndryshon niveli i aktivitetit te firmes.Tradicionalisht, ka qene e zakonshme te konsiderohen kosto variabile ato kosto qe ndryshojne me volumin e produktit. Per shembull, kostoja e materialit zakonisht konsideroihet kosto variabile sepse ajo ndryshon direkt me ndryshimet ne aktivitetin e prodhimit. Megjithate, kur i analizojme kostot per qellime te mimit te shitjes, ose per te justifikuar diferencat e mimeve, eshte e rendesishme te pranohet se ekzistojne lloje te tjera ativitetesh, perve prodhimit, qe hyjne ne kosto. Per shembull, shpenzimet e udhetimit te shitesit ndyshojne drejtepersedrejti me distancen e pershkuar. Ne pergjithesi kostoja eshte variabile nese ajo ndryshon per aresye te ndryshimit ne aktivitetin qe shkakton kete kosto. Ndersa kostot fikse gjithashtu mund te ndryshojne nga shkalla me te cilen kostoja fikse eshte e parendesishme per nje periudhe kohe specifike.Pagat administrative, pagesat e qirase dhe taksat jane kosto direkte te periudhes kohore ne kohen ne te cilen ato paguhen. Megjithate, kosto te tjera fikse pasqyrojne shumen e grumbulluar te pageses, e cila ndahet sipas serive te periudhave kohore te ardheshme. Kostot e zhvleresimit, amortizimit dhe te varferimit jane shpenzime te zakonshme (perbashketa) te ndara sipas periudhave kohore specifike. Ato ndryshojne ne perputhje me proceduren llogaritese te shfrytezuar. Per aresye se shpenzimet e zhvleresimit jane subjektive dhe pasqyrojne vendimet pararendese, ato jane jo me vend per vendimet e mimeve dhe vendime te tjera te

planifikimit. Fatkeqesisht, shpesh ato grumbullohen se bashku me kostot e tjera , te bashkuara sipas disa vleresimeve te volumit te projektuar dhe behen pjese e kostos qe mimi pritet te mbuloje. Shpenzimet e zhvleresimit, amortizimit dhe te varferimit duhet te ndahen nga shpenzime te periudhave te tjera per qellime te percaktimit te mimit. Megjithese kostot nga vetvetja nuk jane te pandryshuara apo variabile, eshte thelbesore qe organizata te identifikoje modelin e sjelljes qe ato do te ndjekin. Eshte e rendesise jetike te dihet se cilat kosto ndryshojne me ndryshimet ne nivelet e aktivitetetit dhe cilat kosto mbeten konstante. 2.4. Analiza e sjelljes se kostos

Ne thelb, ekzistojne dy metoda te gjera per percaktimin se si sillet kostoja.Njera metode fokusohet ne vendim-marresin, tjetra ne regjistrimet e llogarive. Pergjithesisht, vendim-marresi kerkon te shqyrtoje sjelljen e seciles kosto brenda aktivitetit te tij. Kjo metode e gjykimit personal eshte metoda me gjeresisht e perdorur per te muar sjelljen e kostos. Manaxheret e sprovuar, me kalimin e kohes, ruajne ne kujtese nje sasi te kosiderueshme informacioni qe mund te jete i vlefshem kur kryhen vleresimet e sjelljes se kostos.Megjithate, gjykimet nuk mund te jene te dokumentuara dhe supozimet qe perdor secili person per te kryer vleresimet zakonisht jane te panjohura. Analaizat e korelacionit dhe te regresionit perdoren bashkerisht per te identifikuar modelet e sjelljes se kostos nga te dhenat e kontabilitetit. 1 Nje metode e tille, per aresye se ajo mbeshtet ne te dhenat historike, supozon se e kaluara pasqyron te ardhmen.Ve kesaj, metoda supozon se te dhenat pershkruajne si duhet ngjarjet dinamike qe prodhojne koston. Procedurat e regresionit normalisht orvaten te masin ndryshimet e kostove ne raport me ndryshimet ne aktivitet. Ndryshimet ne koston e materialeve maten ne raport me ndryshimet ne output per te percaktuar modelin e sjelljes te kostos se materialeve. Per shkak te disponibilitetit te kompjutereve te shpejtesise se larte dhe te programeve software, analiza e regresionit eshte e lehte qe te ohet deri ne fund dhe jo e shtrenjte. Per me teper, duke perdorur kompjuteret, kompanite kane mundesi te monitorojne kostot pa nderprerje pertej linjave te produktit,territoreve te shitjeve apo llogarive te klientit. Tani, ne fakt, kompanite e madhesise se moderuar perdorin kompjuterin per te monitoruar kostot.2 Menyra tjeter eshte te nxirret tendenca e kostove perkatese nga periudha ne periudhe.Veanerisht kur perdoret kurba e eksperiences per te zhvilluar (persosur) strategjine e mimit, eshte e nevojshme te percaktohen kostot perkatese gjate kohes me qellim qe te jene te afta per te parashikuar kostot per te ardhmen. Kurba e eksperiences mund te perdoret gjithashtu per te parashikuar koston e konkuruesve gjate kohes. 2.5. Analiza e tendences statistikore

Analizat e tendences statistikore mbeshteten ne te dhena historike per te nxjerre konkluzione nga e kaluara per te ardhmen. Midis ketyre teknikave jane , Tabela e perjashtimit te mimit, kurbat e eksperiences, analiza e regresionit dhe e koralacionit. Dy perkujdesje kryesore duhet te kihen parasysh kur perdoren keto teknika:
1 2

George J. Benston, Aaliza e regresionit te shumfishte te sjelljes se kostos, Accounting Review, 41 (tetor 1999) mimi fleksibel , Business Week, 12 Dhjetor 2000, f. 88

Ato mbeshteten ne te dhena historike qe mund te mos shprehin tendencat korrente dhe te ardheshme. Dalja e sofistikimit matematikor qe i nenshtrohen atyre mund te qetesoje vendim-marresin duke injoruar faktore te tjere te aresyeshem qe ndikojne mimet e ardheshme.3

Nese keto perkujdesje merren parasysh, keto teknika japin piknisje te vlefshme dhe shpesh jane mjaft te sakta per shume qellime planifikimi. Analiza e regresionit dhe koralacionit Kjo u krijua sepse mimet per disa produkte ndjekin tendencat afat-gjate te marketuara nepermjet faktoreve periodike ciklike apo sezonale.Analiza e serive kohore mund te perdoret per te percaktuar ekzistecen e ketyre tendencave dhe identifikuar faktoret ciklike e sezonale qe ndikojne mimet. Pasi tendencat te jene vendosur dhe shembujt ciklike e sezonale te jene identifikuar, firma eshte ne gjendje qe te planifikoje si inventaret e materialeve dhe te mallrave te perfunduara duke parashikuar mimet per zera te tille. Perfundimisht, keto teknika lejojne perdorimin e modeleve te kompjuterit per parashikimin e mimeve. 2.6. Modele te simulimit

Disa frima kane zhvilluar (persosur) modele komplekse kompjuteri te cilat simulojne ekonomine dhe konkuruesit, duke bashkuar shpenzimet e prodhimit, kontrollin e inventarit, pjesen e tregut dhe planifikimin e investimeve. Ne thelb, keto modele jane rritje te teknikave te gjykimit te shqyrtuara me pare, por ato marrin parasysh numerin e pyetjeve fare, nese, qe kerkojne pergjigje duke supozuar nivele te ndryshme te zgjerimit te kapacitetit, te rritjes se tregut dhe te aktivitetit ekonomik ne teresi. Permbledhje Kostot percaktojne dyshemene e verpimtarise se lire te mimeve te firmes. Por kur meret parasysh aspekti i kostos i vendimit te mimit, problem kritik eshte te percaktohet fare mimesh jane te pershtatshme per vendimin. Ve kesaj, eshte gjithashtu e rendesishme te njihen determinuesit dhe sjellja e ketyre kostove, me qellim qe te analizohet ndikimi i plote i vendimit te mimit. Pyetje per diskutim 1. Perpiloni listen e hollesishme te tipeve te ndryshme te kostove qe shkaktohen ne procesin e prodhimit?. 2. Perpiloni listen e hollesishme te tipeve te ndryshme te kostove qe shkaktohen nga prodhuesi gjate marketingut dhe shperndarjes se produkteve te tij?. 3. Cilat jane kosto direkte dhe indirekte?. 4. Cilat jane Kosto variabile, gjysemvariabile dhe fikse?. 5. A ka ndonje ndryshim ne natyren dhe sjelljen e kostove pertej ketyre tipeve te ndryshme te firmes?. 6. fare nenkuptimesh, kane keto ndryshime per persosjen e strategjive te mimit?.

Shihni Theodore D.Frey, Parashikimi i mimeve per tregjet e artikujve industriale, Journal of Marketing, 34 (prill 1970), 28-32.

You might also like