You are on page 1of 13

KONGRESI I MANASTIRIT

Shkolla e mesme e ulët


Mehmet Akif College

Lënda: Gjuhë Shqipe


Tema: Kongresi i Manastirit

Arsimtarja: Nxënësi:
Blerta Sezallari Elif Haxhimurati
KONGRESI I MANASTIRIT

Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit ka qenë një


konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor
- 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe.
Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri,
Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur
si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej
gjashtë ose më shumë alfabetesh (Elifba), pa llogaritur nënvariante.
Sot, pas 113 vitesh, ky Kongres njihet e do të vazhdojë të njihet si
Kongresi i Alfabetit, Kongresi që bëri kthesë për shqiptarët dhe
gjuhën shqipe, Kongres nga i cili u formua alfabeti unikal shqiptar.
Kongresi u mbajt prej shoqërisë “Bashkimi” në shtëpinë e Fehim
Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë.
Ky kongres u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndësishme të
lëvizjes kombëtare, në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i
çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe..
PJESMARRËSIT NË KONGRES

 Delegatët kryesorë të Kongresit janë: Sami Pojani, Zenel Glina, Selman


Elbasani, Simon Shuteriqi, Azis Starova, Mati Logoreci, Dhimitër Buda,
Adham Shkaba Stratoberdha, Rrok Berisha, Bajo Topulli, Thoma Avrami,
Leonidha Naçi, Sotir Peci, Shefqet Frashëri, Luigj Gurakuqi, Shahin
Kolonja, Akil Efthim Korça, Zenel Poda, Nyz'het Vrioni, Dhimitër Mole,
Gjergj Qiriazi, Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Dom Nikoll Kaçorri, Dom
Ndre Mjeda, Fehim Zavalani, Refik Toptani, Çerçiz Topulli, Mihal
Grameno, Miku i Çerçiz Topullit, Anëtar i Klubit Manastir.
Në foto mungojnë delegatët: Hil Mosi, Grigor Cilka,
Hafëz Ibrahimi, Emin Beu, Rauf Beu, Selaudin Prizreni.
Kongresi u mbajt nga Shoqata letrare Bashkimi (gjuha
shqipe: Bashkimi) [citim i nevojshëm] në shtëpinë e Fehim
Zavalanit, e cila shërbente si seli e sindikatës.
Ishin pesëdhjetë delegatë, që përfaqësonin njëzet e tre qytete,
qyteza dhe shoqata kulturore e patriotike të banuara nga shqiptarët,
prej të cilëve tridhjetë e dy kishin të drejtë vote në kongres dhe
tetëmbëdhjetë vëzhgues. [citim i nevojshëm] Më poshtë është lista
e pjesëmarrësve me të drejtë vote.
VENDIMET NË KONGRES

Pak e dinë se Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm kongres për gjuhën
shqipe po pararendës i një kompozimi idesh gjithpërfshirëse për
çështjen e komb-shtetit shqiptar. Ky kongres i madh për shqiptarët
vjen si thirrje e inisiativë e klubit ‘’Bashkimi’’, dhe e dëshirës për
unifikimin e gjuhës shqipe që në atë kohë ishte në disa versione.
Kongresi pati përfaqësuesit më të shquar dhe atdhetarët e nacionalistët
më të flaktë të Shqipërisë ku në të mund të përmendim Gjergj Fishtën,
Mithat Frashëri, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli,
Parashqevvi Qirjazi etj.
Në të kishte rryma të ndryshme heterogjene lëvizjesh
dhe mendimtarësh nga të gjtiha hapësirat shqiptare. Një
grup reformist me në krye Mithat Frashërin ishin për
diskutimin vetëm të gjuhës shqipe, motoja e tyre ishte
‘’jo me pushkë po me pendë’’. Një rrymë tjetër që vinte
nga Shkupi, shqiptarët e Amerikës etj, kërkonin që
kongresit t’i shtoheshin pikëpamjet politike dhe
ekonomike.
 FALEMINDERIT PËR
VËMENDJEN!

You might also like