You are on page 1of 2

TIK 10 Ndertimi i bllokskemave

Bllok-skema dhe Pseudokodi


Bllok-skemat
Avantazhet e paraqitjes së algoritmit me anë të bllok-skemave.Bllok-skema është paraqitja në mënyrë
grafike e hapave të një algoritmi që realizon zgjidhjen e një problemi. Avantazhet e përdorimit të bllok-
skemave janë:

1. Të kuptuarit llogjikë- Duke qënë se bllok-skema paraqet grafikisht veprimet që do të kryhen,


logjika e përdorur për zgjidhjen e problemit mund të kuptohet lehtësisht. Simbolet e përdorura
tregojnë veprimet dhe radhën e kryerjes së tyre. Strukturat kryesore të kontrollit mund të
shikohen grafikisht te bllok-skemat.
2. Komunikimi- Duke qënë se llogjika e programit shprehet në mënyrë grafike komunikimi i saj
ndërmjet njerëzve të profileve të ndryshme është më i lehtë sesa paraqitja e zgjidhjes në një gjuhë
programimi sepse jo të gjithë mund të kenë njohuri të gjuhës së programimit.
3. Lehtësia në programim - Bllok-skemat shërbejnë si guid për programuesit të cilët i
përkthejnë ato në një gjuhë programimi. Nëpërmjet tyre programuesit mund të ndërtojnë
programe në gjuhë të nivelit të lart pa gabime dhe shumë shpejt.
4. Dokumentimi- Bllok-skemat shërbejnë si një mjet i mirë për dokumentimin e programit.

Disavantazhet e paraqitjes së algoritmit me anë të bllok-skemave.

1. Kompleksiteti- Kur programi është shumë i madh bllok-skema e ndërtuar për të mund të jetë deri
në disa faqe. Kuptimi i llogjikës së një bllok-skeme të till bëhet shumë i vështirë.
2. Vështirësia për tu modifikuar- Ndryshime të vogla të ndonjë prej simboleve të bllok-skemës
mund të kërkojnë rindërtimin e saj.

Pseudokodi
Pseudokodi eshte nje gjuhe e ngjashme me gjuhen tone natyrore e cila perdoret per te pershkrua llogjiken
e nje algoritmi. Perbehet nga dy fjale: pseudo + kod. Pseudo ka kuptimin imitim kurse code I referohet
instrunksioneve te nje gjuhe programimi. Pseudokodi nuk i bindet rregullave sintaksore strikte duke i
dhene mundesi programuesit qe te fokusohet te llogjika e algoritmit pa u shqetesuar per programet
sintaksore.

Rregulla te shkrimit te programeve ne pseudokod:

1. Cdo instrunksion ne pseudokod duhet te shkruhet ne nje rresht me vete


2. Fjalet kyce duhet te shkruhen me shkronja kapitale.
3. Pseudokodi duhet te jete i till qe ta beje te lehte kalimin ne nje gjuhe programimi.

Algoritmet mund te konvertohen nga paraqitja me bllok-skema ne paraqitjen me pseudocode.

Te bllok-skemat radha e kryrjes se etapave percaktohej me ane te shigjetave, kurse ne pseudokod kjo gje
realizohet me ane te atyre qe quhen struktura te kontrollit.

Greis Haxhiu
TIK 10 Ndertimi i bllokskemave

Strukturat e kontrollit

Përgjithësisht instrunksionet e një programi nuk ekzekutohen në mënyrë sekuenciale. Në varësi të logjikës
së zgjidhjes mund të merren vendime ose të përsëriten një bashkësi veprimesh. Struktura e programit e
cila përcakton radhën e ekzekutimit quhet “Strukturë kontrolli”. Struktura e kontrollit vlerëson një
shprehje dhe në varësi të rezultatit të saj përcakton veprimin e radhës. Kemi tre lloje strukturash kontrolli:

1. Struktura e njëpasnjëshme ose sekuenciale- në këtë strukturë instrunksionet ekzekutohen në


mënyrë lineare nga fillimi në fund.
2. Struktura Selektive- në këtë strukturë merren vendime në varësi të vlerësimit të një kushti.
3. Struktura iterative ose përsëritëse- Ekzekuton një bashkësi instrunksionesh në mënyrë të
përsëritur derisa të plotësohet një kusht I dëshiruar.

Struktura e njëpasnjëshme

Në këtë strukturë veprimet ekzekutohen në mënyrë të njëpasnjëshme nga lart-poshtë. Një stukturë e till
përmban zakonisht proçesim dhe veprime I/O.

Fillimi

Pseudokodi

Lexo A, B. FILLIM

Lexo A, B
Shuma = A + B
Shkruaj Shuma

Shuma = A + B FUND

Shkruaj shuma

Fund

Greis Haxhiu

You might also like