You are on page 1of 16

1|Faqe

Universiteti i Prishtinës
Fakulteti i Filologjisë
 

Lënda: Gjuhë shqipe Il

Profesor: Dr. Haki Hysenaj

Punim Seminari

Tema: Percaktori

Student: Zana Behra


2|Faqe

Permbajtja:

Percaktori 3

Percaktori i shprehur me mbiemer 3- 4

Percaktori i shprehur me peremer 4- 5- 6

Percaktori i shpreur me numeror 6

Percaktori i shprehur me emer 6-7

Percaktori i shprehur me ndajfolje 7

Percaktori i shprehur me forme te pashtjelluar 7-8

Ndajshtimi 8

Ismail Kadare „Qyteti pa reklama“ Fragment 8-16

Literatura: Gramatika e Gjuhes Shqipe, Bahri Beci

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare


3|Faqe

Percaktori

Percaktoret jane fjale qe shoqerojne emrin ne grupet emerore. Ato mund te jene: mbiemre,
emra, peremra vetore, numerore ose ndajfolje:

Here- here ia behet, nuk e di se nga, ndoje shtrengate e zemeruar qe rrokulliste mbi kurorat
alpine orteqe bubullimash dhe ndizte shkreptima rrufesh, derdhte rrekera shiu.

Percaktori i shprehur me mbiemer

Percaktori i shprehur me mbiemer shpreh nje cilesi te sendit, te dukurise ose te frymorit te
treguar nga emri i percaktuar:

Mjekra e gjate, pak e thinjur, balli i larte dhe I gjere I jepnin Abdyl beut nje hije me te vertete
madheshtore.

Mbiemri i percaktori mund te jete: i nyjeshem (mjekra e gjate) dhe i panyjshem (hije
madheshtore).

Percaktori i shprehur me mbiemer mund te jete:

 Percaktor i pavecuar qe vjen menjehre pas emrit qe percakton:


Abdyl beu kishte dy sy te medhenje e te thelle.
 Percaktri i vecuar nga emri qe percakton me ane te nje pauze dhe shpesh i ndare edhe
nga fjale te tjera
Floket e ndritshem te vajzes, te mpleksur si nje kurore e argjendte, i jepnin fytyres se
saje nje pamje te mrekullueshme.

Shpeshe percaktori i vecuar, i shprehur me mbiemer, eshte i zgjeruar me fjale te tjera.


Futbollistet, te gezuar nga fitorja perqafonin njeri-tjetrin.

Ne kete rast cilesia gershetohet me shprehjen e marredhenieve rrethanore te shkakut:


Futbollistet, te gezuar na fitorje, perqafonin njeri- tjetrin ( ngaqe ishin te gezuar, te gezuar nga
ky shkak).

Mbiemri percaktor i vecuar ndahet gjithemone me presje:


4|Faqe

 Kur eshte ne fillim te fjalise, presja perdoret pas mbiemrit ose grupit te tij:
I lodhur nga puna, mjeku ndezi nje cigare.
 Kur eshte ne mes te fjalise, presja vihet edhe prepara, edhe prapa:
Mjeku, i lodhur nga puna, ndezi nje cigare.
 Kur ne fund te fjalise, presja perdoret vetem perpara:
Mjeku ndezi nje cigare, i lodhur nga puna.

Percaktori i shprehur me mbiemer te nyjshem pershtatet me emrin ne numer, gjini dhe rase:

Uji rreshqiste mbi faqen e lemuar te shkembit.


Uji rreshqiste mbi faqe e lemuara te shkembit.
Uji rreshqiste mbi xhamin e lemuar te dritares.
Uji rreshqiste mbi xhamat e lemuara te dritares.

Percaktori i shprehur me mbiemer te panyjshem pershtatet me emrin ne numer dhe gjini:

Hapet dera dhe hyn brenda nje luftetar fisnik dhe madheshtor.
Hapet dera dhe hyjne brenda luftetare fisnike dhe madhetore.

Percaktori i shprehur me mbiemer, sidomos kur eshte i pavecuar, qendron pas emrit qe
percakton. Kur duam te shprehim me me force cilesine, pra ate theksojme, mbiemri mund te
dale edhe para emrit:

Te vendosura drejt, njera pas tjetres, shtyllat e tensionit te larte dukeshi si nje e vetme.

Percaktori i shprehur ne peremer

Percaktori i shprehur me peremer mund te jete:

 Peremer deftor: Ky vend kaq i bukur, keto male, keto kodra, keto fusha kaq te
kendshme jane tonat.

Percaktori i shprehur me peremer deftor tregon sende ose frymore te vendosur afer ose larg
folesit. Ato pershtaten me emrin qe percaktojne ne gjini, numer dhe rase:

ky djale keta djem

kjo vajze keto vajza

ai djale ata djale

ajo vajze ato vajza

nje djale i ketille ca djem te ketille


5|Faqe

nje vajze e ketille ca vajze te ketilla

Nje keto grupe lakohen dy elemente. Emri zakonishte eshte ne trajten e pashquar. Lakimi i
percaktoreve eshte i njejte me lakimin e mbiemrave te nyjshem.

 Peremri pronor: Tani na duhet trimeria juaj, na duhen krahet tuaj te fuqishem. Atdheu
im, juaji, yni pret shume nga ne.

Percaktori i shprehur me peremer pronor tregon se kujt i perket frymori ose sendi i emertuar
nga emri. Ai pershtatet ne numer, gjini dhe rase me emrin qe percakton:

djali im djemte e mi

vajza ime vajzat e mia

djali im vajza ime

i (e) djalit tim i (e) vajzes sime

djalit tim vajzes sime

djalit tim vajzen time

(prej) djalit tim (prej) vajzes sime

 Peremer pytes (cili, cila, cilet, cilat, cfare, c’): Cili shkrimtar e ka shkruar poemen “Bageti
e bujqesi”? C’moshe kishte?

Percaktori i shprehur me peremer pyetes sherben per te pyetur nje send a frymor te treguar
nga emri.

Peremri pytes cili pershtatet me emrin ne gjini dhe numer, po jo ne rase:

cili djale (cilet djem) cila vajze (cilat vajza)

i (e) cilit djale i (e) ciles vajze

cilit djale ciles vajze

cilin djale cilen vajze

(prej) cilit djale (prej) ciles vajze

Peremrat pyetes c’, cfare nuk ndyrshojne forme:

C’problem? C’pune?

Cfare problemi? Cfare pune?


6|Faqe

Peremri cfare e kerkon emrin ne rrjedhore.

Cfare reviste po lexon?

Cfare djali eshte ai?

Peremri pytes kush nuk shoqerohet me emra.

 Peremer i pacaktuar: I ftuari i beri te gjitha femijet per vete.

Percaktori i shprehur me peremer te pacaktuar tregon frymore ose sende ne menyre ta


pacaktuar:

Ne shfaqje moren pjese shume valltare te reja.

Te gjitha valltaret e reja kercenin shume bukur.

Percaktori i shprehur me numeror

Percaktori i shprehurm me numeror shpreh sasine e sendeve, dukurive ose frymoreve te


treguara nga emri qe percakton:

Ne fushe dolen trembedhjete futbollist.

Percaktoret numerore jane te pandryshueshem, vetem numerori tre ndryshon ne gjini duke
marre formen tri: Erdhen tre djem. Erdhen tri vajza.

Percaktori i shprehur me numeror qendron para emrit qe percakton.

Percaktori i shprehur me emer

Percaktori i shprehur me emer percakton nje grup emeror ose nje emer te vetem.

Vitin e fundit, Teatri i Shkodres ka vene ne skene komedite e Molierit.

Percaktori i shprehur me emer mund te ndertohet pa parafjale ose me parafjale.

Percaktori i shprehur me emer pa parafjlae mund te jete:

 Nje emer ne rasen gjinore: Teatri i Shkodres, kenga e zogjve;


 Nje emer ne rasen kallzore: nje gote raki, nje thes miell;
 Nje emer ne rasen rrjedhore: qumeshte deleje, dite pranverore etj;
7|Faqe

Percaktori i shprehur me emer me parafjale mund te jete:

 Nje emer ne rasen emerore: pjese nga ditari, fabrika nga me modernet;
 Nje emer ne rasen kallezore: pyet me lisa, gjume me endrra;
 Nje emer ne rasen rrjedhore: shkalle prej guri, shtylla prej betoni etj;

Percaktori i shprehur me emer mund te tregojne nuanca te ndrysheme kuptimore:

 Perkatesi: shtepia e Gencit


 Lloj: burra te fjales
 Vend: tavolina e zyres
 Emer te pervecem sendi: mali i Korabit
 Lenden prej se ciles perbehet nje send: ene druri
 Destinacionin e nje objekti: dhoma e ndenjes
 Perbajtje: tufe dhensh

Percaktori i shprehur me ndajfolje

Percaktori i shprehur me ndajfolje percakton nje grup emeroro ose nje emer te vetem: Shtepia
perballe eshte shume e vjeter.

Percaktori i shprehur me forme te pashtjelluar (pjesore dhe paskajore)

Percaktori i shprehur me pjesore:

Ne mes te nje parku mushur me lule, ngrihej monumenti i Skenderbeut.

Percaktori i shprehur me paskajore:

Dyshimi eshte rruga per te gjetur te verteten.

Ne gjuhen shqipe percaktori mund te varet edhe nga nje peremer, nga nje mbiemer, nje
numeror dhe nje ndajfolje:

 Nga nje peremer: Disa nga miqet e mi u nisen per ne Kanada.

Nga gjashte llojet e peremrave mund te marrin percaktor vetem peremrat deftore, pyetes dhe
te papercaktuar:

Djali i Bardhit nuk sillet mire. Ai i Gencit eshte i mrekullueshem.

Cili nga femijet erdhi?


8|Faqe

Disa nga ne dute te nisen menjehere.

 Nga nje miemer: Eshte krenar per sukseset e tij.


 Nga nje numerore: Dy nga miqet e mi u nisen ne Afriken e Jugut.
 Nga nje ndajfolje menyre ose sasie: Nuk eshte mire na trute.

Ne gramatikat e shqipes ka qendrime te ndryshme per percaktoret qe varen nga nje peremer,
nga nje mbiemer, nje numerore dhe nje ndajfolje.

Ndajshtimi

Ndajshtimi eshte nje lloj percaktori i shpreur me emer ose ne grup emeror ne rase emerore.

Ti, Shqiperi, me jep nder, me jep emrin shqiptar.

Ndajshtimi mund te percaktoje edhe nje peremer vetor te vetes se pare e te dyte:
Ai nuk fliste, as me ne shoket e tij te ngushte.

Ndajshtimi mund te shprehet edhe me peremer te papercaktuar ose emer ne rasen gjinore:
S’te gje per ne te tjeret.

Ndajshtimi eshte dy llojesh: i pavecuar dhe i vecuar:

I pavecuar: Anija “Durresi” cante me shpejtesi valet e deti;

I vecuar: Onufri, piktor i shuar i shekullit XVI, ishte nga Elbasani.

Ismail Kadare
Qyteti pa Reklama (kreu XV)

Më në fund, pas tri ditë grindjesh, ku u përpoqën si në duel filozofira, botëkuptime, perceptime
të botës, moralë të vjetër e të rinj, citate të marra andej-këndej, pas ca dyshimesh e
lëkundjesh, Gjoni me Mentorin e mposhtën Eugjenin kokëfortë. Erdhi, më në fund, ajo
mbasdite e dëshiruar, kur u mblodhën në dhomën e Gjonit për të biseduar konkretisht për
punën që do të bënin. Përpara kishin për të zgjidhur disa probleme: e para, të përcaktonin
përmbajtjen e tekstit fals dhe vjetërsinë e tij. Nga këto varej një pjesë e vlerës së dokumentit. E
dyta, duhej rindërtuar me kujdes gjuha e vjetër e tekstit në bazë të lidhjeve të gramatikës
historike. Kjo i përkiste kryesisht Gjonit. E treta, ishte, si të thuash, zgjidhja teknike e problemit,
domethënë shkrimi i tekstit me ngjyrë speciale dhe një nga punët më të vështira: vjetërsimi
artificial i letrës ku do shkruhej teksti. Këto të fundit i përkisnin Mentorit, si kimist.
-E, si thoni shokë, a do të krijojmë (Gjoni nuk donte të përdorte fjalën "falsifikojmë") ndonjë
9|Faqe

dokument që dihet i humbur apo ndonjë dokument të panjohur fare? Kryesorja është që të
ketë vlerë, të krijojë diskutime dhe interes.
-Po ja, për shembull, sikur të krijojmë letrën e humbur të murgut Brokhard, që vërteton se
shqipja ishte shkruar qysh në shekullin XIV, - tha Mentori.
-Si shumë e guximshme, - vërejti Evgjeni, - si thua Gjon, ty të kemi kryetar.
-Kjo është e pamundur. E para, se letra e murgut Brokhard është shkruar në gjermanishten e
vjetër, kështu që duhet rindërtuar një gotishte që edhe gjermanët vetë e kanë të vështirë. E
dyta, dhe kryesorja, është se letra e tij ishte një raport papës apo perandorit, s'e mbaj mend
mirë, i cili duhej gjetur në arkivat e tyre. Sepse, fundja, s'ishte veçse një kalimtar në Shqipëri.
Kështu që do të nuhatej menjëherë hileja.
-Më mirë ta bëjmë vetë. Ç'na duhet të fusim hundët tek të tjerët. Po sikur të gjendet pastaj letra
e murgut?
Të tre qeshën me fjalët e poetit.
-Unë mendoj kështu, - tha Gjoni. - Krijojmë një dokument, ku të vërtetohet teza e kryetarit të
Akademisë së Shkencave, se toskërishtja është shkruar përpara gegërishtes. Me këtë rast
dokumenti do të ketë vlerë më të madhe, sepse pohon tezën e kryetarit dhe jeta na mëson që
me të mëdhenjtë duhet ta kemi gjithmonë mirë. - Fjalët e fundit i tha me të qeshur.
-I ke rënë në të, - tundi kokën Mentori.
-Dhe do ta hedhim në baltë profesorin O.B. në lidhje me ca forma të participit të shqipes së
vjetër. Në dokument vemë ca forma, që vërtetojnë të kundërtën e tezës së tij.
-Ah, jo, jo, veç mos ketë larje llogarish personale, Gjon, - ndërhyri Mentori. - Më duket se të ka
kthyer tri herë në provim dhe...
-Bah, - kundërshtoi Gjoni, - për mua fatet e gjuhës shqipe janë më lart se çdo ambicje
personale.
Eugjeni qeshi me vete. Dhe Mentori qeshi me mend.
-Po mirë, - pyeti ky i fundit, - ç'përmbajtje do t'i vemë dokumentit, ti the se vlera varet nga
përmbajtja gjer në njëfarë shkalle.
-Pikërisht për këtë duhet menduar mirë. Ah, prisni, më duket se e gjeta, për nder, e gjeta, -
thërriti Gjoni. - Gjeta kyçin, dëgjomëni, me një gur vrasim dy zogj, lere se ç'do vejë. Oho, qejf i
madh.
-Po nxirre, të shkretën.
-Gjithë vlera e dokumentit, përveç lavdisë që do t'i japë kryetarit të Akademisë, do të qëndrojë
në faktin që ky do jetë dokument jo fetar, siç janë të gjitha dokumentet e vjetra të shqipes, por
laik. Kështu që do të dalë se dokumenti i parë i shqipes së shkruar është laik. Kjo ka
domethënie të madhe, më kuptoni? Kurse nga ana politike, është ideale fare.
-S'e ke keq, tha Mentori, veçse ca e guximshme.
-Ama do bëjë furore, ë?
-Do bëjë që ç'ke me të.
-Komedi do jetë sikur të fusim atje ndonjë aluzion për luftë klasash, atëherë do çmenden të
tërë në Akademi, propozoi Eugjeni.
-Ç'ne, - kundërshtoi Gjoni. - Kjo do bjerë erë, pastaj. Unë mendoj të bëjmë kështu... megjithëse
ti Eugjen na dhe një mendim të shkëlqyer. Dëgjoni, ne do të bëjmë një tekst, ku fshatarët e një
fshati i luten kishës që, për arësye të zisë së bukës, t'i falë të dhjetat. Me këtë rast, kush është
i etur, do të gjejë një fije luftë klasash.
-O, s'ka nevojë, ata do nxjerrin pastaj dhjamë nga pleshti. Për këtë janë mjeshtër.
-Unë them t'i vëmë datën... ta zëmë 1387, domethënë shumë vjet përpara formulës së
10 | F a q e

pagëzimit.
-Në rregull fare.
Gjoni ishte skuqur pak nga dehja. Edhe të tjerët ishin të gëzuar. Të fillojmë sa më parë, sa më
parë. Detyra kryesore i përkiste Gjonit dhe Mentorit. I pari duhej të studionte seriozisht shumë
gjëra, të rilexonte leksionet e gramatikës historike dhe të latinishtes dhe tekstet e vjetra
toskërisht. Kurse Mentori do të merrej me formula kimike për të përgatitur tretësirat e duhura.
S'ishte e lehtë të krijoje letër të bërë me bojë 500-vjeçare.
-Po unë? - pyeti Eugjeni, - inspektor do të jem?
-More me tërë mend, sikur Eugjeni të krijojë ndonjë gjë, si të thuash, rezervë për çdo rast. Hë,
ndonjë vjershë, bejte apo lutje fetare.
-Punë e bukur, besa, - qeshi Eugjeni.
-Pse çuditesh ti Eugjeni, të kujtohet kur thamë "ah, sikur të gjejmë veprën e humbur të Çajupit:
"Këngë dhe vome për luftën e madhe"? Kapito? - Gjoni kaq shumë kishte nxitur, këto kohë, te
shokët e tij etjen për kërkime, saqë tani fliste i sigurt fare.
-Domethënë, tani të bëjmë edhe veprën e Çajupit?
-Pse mos ta bësh? Për ty nuk është e vështirë të imitosh stilin e tij. Vetëm nja dhjetë vjersha,
të tjerat gjoja ishin grisur nga dorëshkrimi. Me këtë rast do të bëhet sensacion i madh, sidomos
kur tema kundër luftës është kaq aktuale sot. Pastaj ti e kthen përmbajtjen si të duash. Lexo
edhe një herë leksionin e luftërave në imperializëm dhe do të jesh brenda.
Gjoni edhe vetë çuditej se sa me lehtësi i pillte sot mendja idera. Truri i tij ishte në një gjendje
të frymëzuar, që zbulonte dhe nuhaste si një aparat modern i përsosur.
Biseda e miqve u shndërrua në tingëllimë gotash. Pinë për gjuhën shqipe të shkruar para
Formulës së Pagëzimit dhe për zbulimin e madh të veprës së humbur të Çajupit. Një dyshim i
lehtë si mjegull ishte ulur në tryezën e tyre nga sfera të panjohura. Parandjenja nuk u jepte
asnjë përgjigje.

Qyteti pa Reklama (kreu XVI)

Ndërsa Stela numëronte çdo ditë që i ngelej së motrës dhe ndiqte me shqetësim lëvizjet e saj,
Diana mendonte se nuk do të ishte keq, që për këto dy javët që i ngelën, të shtinte në dorë
Gjonin. E vërteta qe se kaq shumë e kishte marrë malli për dashnor, sa i dukej se nuk kishte
pasur kurrë në jetë. Ç'humbte ajo nga kjo gjë? Në fund të fundit, do ta shante ca e ëma, po ta
pikaste, dhe asgjë. Po asaj aq i bënte. Gjoni s'ishte i keq, bile ishte shumë simpatik. Dukej që
edhe ai, si ajo, qe malluar për femër. Njihej nga sytë. Këtë dritë të çuditshme në sytë e Gjonit,
e njihte Diana mirë. Ajo e kishte parë të digjej qindra herë, kur kthehej vonë, jashtë shtetit, në
konvikt, në sytë e burrave, që rrinin e prisnin pranë hyrjes së metrove, që u pëshpërisnin
misteriozisht grave dhe që pastaj prapë nguleshin si shtylla aty-këtu, duke lëvizur kokën
djathtas e majtas, pikturë e trishtë e jetës beqare. I shkreti djalë! Pse të mos i falte pak gëzim?
Vetëm se këto ditë, se ç'dreq kishte që s'e ngrinte kokën nga librat.
Diana vështronte qytetin e ngrirë pas xhamave të dritareve të mëdha. Ca figura të zeza
lëviznin andej-këndej. Oxhaqet nxirrnin tym të kaltër. Ajo bluante në kokë mendime pa lidhje.
Sa e çuditshme ishte bota! Dy njerëz të huaj takojnë njëri-tjetrin, në fillim puthen, pastaj
fërkohen dhe prapë shtrëngohen. Të mendosh, pastaj, se nga kjo ndiejnë kënaqësi supreme
këto dy krijesa njerëzore. Po, në të vërtetë ku është kënaqësia? O Zot, sa gjëra abstrakte, të
gjitha budallallëqe.
Hyri Stela. Dukej që kishte qarë. Sytë e skuqur nga lotët i dukeshin edhe më të bukur.
11 | F a q e

-Ç'ke moj motër? - e përkëdheli Diana. Stela nuk fliste. Hodhi çantën në një qoshe dhe zuri të
zhvishej. - Mos ke marrë gjë ndonjë dysh? Më thuaj, kush?
-Kimia, - u përgjigj me mërzi motra.
-Ai me syze, që vjen te qiraxhiu ynë?
-Po.
-E pse s'thua? Që tani do të shkoj te Gjoni. Të ketë turp, e ka shok.
-Jo, jo Diana.
-Do shkoj, posi, t'i them të të ngrejë herën tjetër, të marrësh pesë. Budallaqe, është fundi,
duhet ta ndreqësh notën.
Duke folur, Diana hodhi një triko krahëve dhe po rregullonte flokët para pasqyrës. Sa rast i
bukur për të shkuar te qiraxhiu simpatik. Ideale fare. Po ç'kishte kjo Stela që nuk donte? Ah,
kjo Stela që nuk merrte vesh nga bota.
Stela me sy të hutuar, po i lutej motrës të mos shkonte, por Diana s'ia vinte veshin. Toni i
motrës së vogël sa vinte bëhej më i vendosur, më i egër.
-Diana, nuk dua, dëgjon? Nuk dua të shkosh.
-E unë do të shkoj, se të kam motër, - ia preu Diana dhe u sul nga dera.
Stelës nga inati i shpërthyen lotët. U dëgjuan takat e Dianës nëpër shkallë. Këtë të ecur nazik
e njihte Stela mirë. Sa e rrezikshme ishte Diana. Ajo në fillim as vetë s'e kuptoi pse iu duk hata
të vajturit e Dianës te Gjoni, pastaj çdo gjë po i qartësohej. Mekanikisht pa orën, sa do të
vononte Diana vallë. Një shqetësim i egër po e brente. Ah, ky dysh i mallkuar, s'mjaftonte
vetëm kjo, po, na, dhe Diana. Ajo tani po ia tregon punën atij dhe, me siguri, e vështron me ata
sy të paturpshëm. Ja dhe magetofoni zu të dëgjohej. Me siguri nisën të vallëzojnë. Ajo e
vështron prapë. Kur njerëzit flasin për gjëra serioze nuk duhet të vështrohen ashtu, në asnjë
mënyrë. Kjo është hipokrizi, kjo duhet të jetë e papranueshme nga shoqëria, nuk duhet jo.
Megjithatë Diana e vështronte atë në sy, ajo këtë e dinte mirë, ja, sikur i kishte përpara. Sa e
keqe ishte Diana! Të vinte sa më parë, ç'priste akoma, kaluan dhjetë minuta. Ideja se shkak që
Diana të shihej me Gjonin kishte qenë vetë ajo, e nervozonte Stelën në kulm. Ajo nuk duroi
më. Kishin kaluar njëzet minuta. Veshi pantoflat dhe ngjiti ngadalë shkallët. Gjunjët i
dridheshin, herë-herë kërcisnin shkallët, në korridor kaloi gjyshja, duke zvarrisur fustanin e
gjatë. Stela ndaloi para derës së Gjonit. Ajo vështroi përreth. Sa e huaj i qe bërë kjo pjesë e
shtëpisë tani. Këtu, ato të dyja me Dianën, kur ishin të vogla, dilnin mëngjeseve dhe u hidhnin
bukë harabelave në ballkon. Një ditë, një çapkën i lagjes goditi me llastik një harabel dhe ai ra i
ngordhur mbi thërrimet e bukës. Sa kishin qarë atëherë të dy motrat. U dukej sikur ato kishin
qenë shkak për vdekjen e zogut të vogël.
Stela i largoi kujtimet dhe vuri veshin. Muzika nuk e linte të merrte vesh asgjë, Papritur muzika
heshti. U dëgjua kërcitja e thatë e rrotkave të magnetofonit, fëshfëritja e shiritit që, siç duket, u
këput dhe pastaj heshtje. Asnjë lëvizje hapash, asnjë zë, askush s'po avitej te magnetofoni.
Stelës i rrihte zemra me tërbim, dukej sikur dikush i pomponte ajër në gjoks dhe i krijonte
kështu një zgavër të tmerrshme, që po e mbyste. Ajo vuri veshin tek vrima e çelësit. Një lëvizje
e lehtë, kërcitje dërrase, pastaj një ah i zgjatur femre. Një dorë sikur i ra me sëpatë gjunjëve.
Ajo u tërhoq ngadalë, si hije dhe, mbasi u fut në dhomë, ia plasi të qarit përmbys mbi krevat. E
poshtra! Sa djem kishte atje jashtë shtetit, vetëm ky i mbeti vallë?
Pas pak erdhi Diana. Në fytyrën e saj ishin gjurmët e të skuqurit. Sytë i shkëlqenin nga një
lodhje e lumtur.
Stela u ngrit, sytë i ndritnin të egër dhe të bukur. Diana buzëqeshi si fajtore.
-Çdo gjë u rregullua, mos më mbaj mëri. Pasnesër do të ngrihesh në kimi.
12 | F a q e

-Ah, ti kurvë...
Ishte hera e parë në jetë që Stela përdorte një fjalë të tillë. Ajo bile kishte pasur frikë ta
mendonte këtë fjalë më përpara. Aq më tepër, për të motrën.

Qyteti pa Reklama (kreu XVII)

Duke rregulluar kravatën përpara pasqyrës, Gjoni thoshte me mend se, së paku, sonte do ta
shihte Dianën në mbrëmjen e gjimnazit të Vitit të Ri. Ç'dreq vajze! Përse i largohej vallë? Ajo
aq lehtë iu dorëzua, kurse tani... Mos vallë nuk ishte "kënaqur" prej tij? Ai e kalonte rrëshqitazi
këtë mendim në tru, dhe e dëbonte i turbulluar. Kush i merr vesh punët e femrave. Luiza
Angoni i kishte thënë që s'ishte i keq. Por Luiza ishte mall vendi.
Pa orën. Kishte edhe një orë gjer në fillimin e mbrëmjes. U ul përsëri në tryezën e punës, ku
kishte hapur gjithfarë leksionesh. Gjer tani kishte hartuar tre rreshta tekst fals. Kjo i kishte
kushtuar një javë punë pothuaj të pandërprerë. Kishte bërë me dhjetëra variante lidhje frazash.
Çdo fjalë e kishte kontrolluar sipas rrënjës, prejardhjes dhe ndryshimeve historike. Listat e
diftongjeve indoevropiane dhe latine, me gjithë ndryshimet e tyre, i shtiheshin në gjumë. Asnjë
nga studentët e Universitetit nuk do të kishte punuar kurrë me kaq ndërgjegje. Ishte hera e
parë sonte që do të dëfrente pak në mbrëmje.
Mbrëmja e Vitit të Ri qe e mërzitshme. Sipas zakonit, doli plaku dhe i riu, këmbyen këshillat,
pastaj dikush lexoi orën gazmore. Pastaj filloi vallëzimi. Ca gagarelë, me në krye Qimo Papën,
që s'linte mbrëmje pa vajtur, sepse merrte pjesë në një orkestër, kërcenin sipas stilit të ri, po
kërcenin kaq keq, sa Gjonit i vinte neveri. Sidomos ai urrente Qimo Papën, i cilin sonte i kishte
vënë synë Stelës.
Qimua e shikonte me një vështrim të çiltër, sikur i përmendte çdo minutë "e di, or mik vëllai
ç'ke pësuar, kot ma mban atë kravatë të lidhur bukur e ata sy m'i përdredh aq rreptë, unë t'i di
sekretet, hi, hi".
Por më e keqja ishte se vallëzonte dendur me Stelën. Ajo kishte ardhur bashkë me të motrën.
Dukej kaq e bukur, kaq krenare dhe njëkohësisht aq e trishtuar. Me të dy motrat rrinte Luan
Konomi, veshur bukur. Ai seç tregonte. Ata njiheshin me Dianën.
Rreth e rrotull zhurmë e pandërprerë. Tinguj, fytyra të qeshura dhe të mërzitura. Lame Qorri,
që e hiqte veten si Childe Harold i N. rrinte në një kënd me fytyrë të vrerosur, prapa një reje
tym dyhani, që e nxirrte shtëllunga-shtëllunga si mendimet e tij mjegullore.
Ai përfytyronte një kuvertë vapori. Në breg një shami që lëkundet. Ai largohet. Ai mërgohet s'e
di as vetë ku. Dhe ai ka në krahë një pelerinë si të Sevos. Lame Qorri tund dorën. Lame Qorri
pastaj shikon orën, atij po i shkon ora e duelit. Ai e shtrin përdhe kundërshtarin dhe mbështillet
me pelerinë nga era. Sa mjegull ka përsëri. Tani ai mendon korridoret e errëta të një haremi. Ai
ecën me shpatë në dorë atje ku e priste "ajo". Lame Qorri s'kishte puthur kurrë grua në jetën e
tij. Ai e thithte tymin dhe i vinte për të vjellë. Ai e shihte çdo gjë me përbuzje përreth. Në
tavolinën e nderit, drejtori i gjimnazit me nja dy të ftuar bënin bisedë mbi fluturimet kozmike, se
si, për çudi, në kohën tonë mund të hash mëngjes në Moskë e drekën në Tiranë, se si më
tepër vonon nga Ura e Lanës në aeroport të Tiranës se nga Tirana në Pekin etj., etj.
Gjoni gjeti rast të merrte në vallëzim Dianën. Ajo i qëndroi me shumë hundë. Ajo vazhdimisht
vallëzonte me Luan Konomin
-Çudi me juve, - tha ai, - nuk e kuptoj qëndrimin tuaj, unë s'ju kam bërë asgjë të keqe, apo
ndoshta ju kam ofenduar pa dashur? Përgjigjuni së paku.
-Ç'doni prej meje? - tha vajza.
13 | F a q e

-Të di përse jam fajtor, në qoftë se jam.


Ajo heshti një hop.
-Ju nuk jeni për asgjë fajtor, fajtore jam unë. S'dua të përsëritet një gabim, një çast dobësie.
Dhe ju lutem, mos më thirrni më për të vallëzuar. Qartë?
Gjoni ngeli si i hutuar. Muzika pushoi. Ata u çlidhën. Ai nuk kishte vënë re se si Stela ndiqte
me sy çdo lëvizje të tyre. Tani të dy motrat seç pëshpëritnin.
"Dreqi ta marrë, asgjë s'kuptoj", tha me vete dhe u shti në turmë të kërkonte Eugjenin dhe
Mentorin. Ata pinin konjak në bufe.

Qyteti pa Reklama (kreu XVIII)

Diana iku tri ditë pas vitit të ri. Gjoni pa nga dritarja e tij se si herët në mëngjes në rrugën e
mbuluar me dëborë dolën me valixhe në duar të dy motrat, prindët, dhe gjyshja plakë. Era i
merrte gjyshes shallin e madh të zi nga të dy krahët. Tek ura veneciane Diana u nda me
gjyshen, që u kthye ngadalë-ngadalë në shtëpi. Gjyshja nxinte në dëborë. Pastaj grupi i vogël
u përpi nga muret e shtëpive.
Pas një ore, ata u kthyen përsëri, pa Dianën. Gjoni ndjeu një shkretëtirë në shpirt. Sa e
mërzitshme qe kjo ditë. Ai s'dinte ç'të bënte. Dëbora binte ngadalë, e sigurt se do të arrinte
tokën. Kush i kishte krahasuar flokët e borës me letra që nuk i merrje kurrë? Qielli dukej sikur
atë çast do të rrëzohej, duke u lëkundur si një çadër e bardhë, që e merrte era. Por ky çast nuk
do të vinte kurrë. Po ai s'kishte faj që shkoi me Dianën. Ajo i erdhi vetë. Ah, sa bukur iu
dorëzua, dukej që kishte përvojë. Veçse sa keq që kjo ndodhi vetëm një herë. Tani përsëri kjo
dëborë e shkretë, këto oxhaqe që tymosnin tërë ditën si nga mërzia. Tymi shkonte herë drejt,
herë lëkundej djathtas e majtas sikur i trembej ndonjë përqafimi. Disa oxhaqe nxirrnin tym më
dendur, disa më rrallë. Në tryezë ishin letrat me shkarravina. O Zot, sa e mërzitshme kjo punë
e gjuhës së vjetër. Diana nuk do të kthehej më. As Stela nuk do të bëhej e tij kurrë.
Herë-herë i qe dukur sikur ajo e donte. Sidomos kur nuk i shkëpuste disa sekonda sytë e saj
nga sytë e tij të rreptë. Kjo ndodhte në klasë, sidomos në orët e letërsisë. Pastaj vinin ditë të
ftohta, kur ajo as që i hidhte sytë, atëherë dhe ai nuk e vështronte.
Një oxhak pushoi së nxjerri tym. Një tjetër, përkundrazi, e dendësoi tymin.
Pas dreke nëna e Stelës dhe gjyshja, të veshura me të zeza, me shifon të zi në kokë shkuan
në "kësoll". I ati i Stelës shkoi, sipas zakonit, në kafe "Mëmëdheu", ku mblidheshin
intelektualët pleq të N. Gjoni i pa sesi dolën të gjithë. Ai kishte ngelur vetëm me Stelën në
shtëpi. Nuk ishte hiç i qetë. U shtri në krevat dhe u dha pas pandehmave, të cilat e kënaqnin
vetëm për disa minuta, po pastaj, si uji i paktë, më keq i ndiznin etjen. U mundua të punonte,
por s'dilte gjë. E sikur të zbriste te Stela? Ai, në fund të fundit, kishte të drejtë, ishte mësues i
saj, bile mësues kujdestar.
Gjoni me argumente gjithfarësh po i jepte guxim vetes, por prapë seç i druhej ndërgjegjes së
vet. Brofi në këmbë dhe iu afrua pasqyrës. S'ishte hiç i keq, bile shumë herë kishte dëgjuar
fjalët "djalë simpatik". Sytë i kishte ca të egër, po kështu i kanë qejf vajzat. Kryesorja qe se
kishte peshë. E ç'ishte Stela? Një vajzë province. Dhe ai druhej aq shumë. Ç'marrëzira! Jeta
ishte aq e shkurtër.
Pasi i renditi me aq dinakëri këto mendime, zbriti shkallëve. Një derë ishte e errët, tjetra e
gjelbër. Trokiti.
-Kush është?
Ky zë i kujtoi atë natë të turpshme, kur ajo i hapi derën dhe ai ishte i pirë. Guximi e la
14 | F a q e

përnjëherësh. U bë gati të kthehej, por dera u hap.


-Ah, ju? - Zëri i Stelës e mbërtheu në vend.
-Stela, ju lutem më...jepni antologjinë... imja më... humbi. Gjoni u turbullua fare. Ai kishte
qëndruar te pragu. S'kishte mundësi të kthehej. Kjo ishte kryesorja, domethënë, te pragu.
-Po si jo, tani. Po ju hyni...
Gjoni hyri. Këtu ai s'kishte qenë kurrë, por iu duk sikur kishte qenë, veçse shumë kohë më
parë.
Stela trazonte librat në tryezën e saj të mësimit. Aty ishin gjërat e saj, fletoret, boja, stilografi.
Aty ishte dhe një pasqyrë e vogël. Fletoret ishin si të njohur të tij të vjetër. Kishte ndodhur që,
natën, duke korrigjuar hartimet ishte munduar pas frazave standarte, të riprodhonte Stelën e
vërtetë. Po, fletoret ishin të njohur të vjetër, kurse pasqyra iu duk e keqe, e ftohtë.
Ajo i dha antologjinë. Gjonit s'i mbetej gjë tjetër veçse të falënderonte dhe të ikte. Befas i erdhi
ndërmend këshilla e një shoku të universitetit.
"Kur je në çaste pasigurie dhe s'ke guxim, kujto, o i mjerë, që pas ca vjetësh do të bëhesh
pluhur e kocka, do të kesh një kryq mbi kokë dhe pastaj asgjë më, hiç i pambarim..." Po, po, të
gjitha këto duken budallallëqe, punë e madhe se do t'i thoshin një fjalë, ç'ishte kjo përpara
pafundësisë së kozmosit dhe vdekjes? Shopenhaueri e ka thënë, edhe...Sterio Spassja kur
pyeste "pse"?
Stela e vështronte me sytë e saj seriozë, pak të çuditur, pak të turbullt. Ai i mbante sytë mbi
prushin që skuqte në vatër. Prushi skuqte në mënyrë të çuditshme. Oxhaku ishte i gjelbër dhe
jo i zi. Po të ishte oxhaku i zi, prushi do të skuqte më shumë.
-Stela, - i tha ai ngadalë, (vdekja, kozmosi, raketat e lëvizën guximin e tij si era mullirin), unë
shumë kohë mendoj për ju. Juve...
Ai e preu fjalën. Zëri i tij ishte i qetë, i menduar, i mbushur me trishtim.
Vajza përnjëherë uli kokën. Ai sikur ngriu në vend përpara tryezës së shkrimit. Një peshë e
madhe sikur i rëndonte mbi qafë. Gjoni përnjëherë fitoi gjakftohtësinë. Ai i mori dorën që po
varej në të tijën. Dora e saj ishte e butë dhe e ngrohtë. Befas ai pa një njollë të vogël mellani
blu në gishtin e mesit. Kjo njollë e tronditi Gjonin.
-Stela, - tha prapë Gjoni, duke ndjerë një lumturi të pakufishme, - unë ju dashuroj, ju dashuroj
shumë... Ai deshi të thoshte diçka të jashtëzakonshme, të re, novatore, por nuk mundi. Ai nuk
tha asgjë novatore.
Stela s'fliste, as luante nga vendi dhe as ngrinte sytë. Tani Gjonit iu duk plumb e rëndë dora e
saj. Ai bëri një hap, i mori dorën tjetër, e cila s'kishte njollë. Ai nuk u trondit, si në çastin kur i
mori dorën që kishte njollë. Dora që nuk kishte njollë atij iu duk më e lehtë, kurse dora me
njollë i rëndonte akoma si plumb. Pastaj ia shtrëngoi kokën në gjoks, sikur ajo të ishte fëmijë.
Ajo ju bind si fëmijë, megjithëse ajo nuk ishte fëmijë, këtë ai e dinte mirë. Po të mos e dinte
këtë, ai nuk do të bënte asnjë lëvizje tjetër. Ai pa vetëm për disa sekonda vijën e ndarjes së
flokëve të saj, por, sapo thithi atë aromë të panjohur, ai ia drejtoi kokën me pëllëmbët nervoze
dhe e puthi në buzë.
Ajo iu shkëput ngadalë nga krahët dhe tundi kokën në shenjë mohimi, domethënien e së cilës
as ai, as ajo vetë s'e dinin.
-Ju lutem ikni, - tha me zë të shuar vajza. Gjoni ishte si i pirë nga aroma e flokëve dhe e qafës
së Stelës.
-Stela, unë ju dashuroj, më besoni apo jo? Unë ju dua shumë, shumë. Më besoni? - Ah,
përsëri këto fjalë standarde. Ai nuk tha asgjë novatore, kurse atij i dukej se do të ishte i zoti të
thoshte gjëra novatore si askush.
15 | F a q e

-Ju besoj, - tha ajo përsëri dhe zëri i saj ishte akoma më i shuar. Ajo nuk mundohej të gjente
fjalë. Ai mekanikisht hapi derën dhe doli. Këmbët e çuan përjashta në dëborë. Sa i lumtur
ishte! Sa i ngrohtë! Ecte rrugëve përballë erës së ftohtë, me pallton e madhe zbërthyer, me
çapa të mëdha e të hallakatura. Sa donte të gjente një njeri që ta dëgjonte. Por, si për inat, as
në Klub të Gjuetarëve, as në Klub të Kulturës, as në tavernë s'gjeti njeri të njohur. Atje pa
njerëz të mërzitshëm, që loznin domino apo bilardo, me cigare në gojë. Ata tregonin anekdota
pa kripë. Haheshin se kush do të fitonte, "Dinamo" apo "Partizani", javën e ardhshme. O, sa të
mjerë i dukeshin sonte të gjithë njerëzit. E pse jetonin ata? Kot fare. Kurse ai ishte sonte mbi të
gjithë, ai kishte puthur vajzën më të bukur të N., një lule të atillë 17-vjeçare. Tani edhe
kozmosi, edhe raketat i dukeshin asgjë para dashurisë së tij.
Në trurin e tij gjërat kishin ndryshuar krejt. Çdo gjë i dukej vogëlsirë përpara dashurisë së tij.
Një raketë mund ta krijosh, po a mund të krijosh një zemër të dashuruar? Jeta, më në fund, po
e shpërblente për ca vuajtje që i shkaktoi. Tani nuk i vinte më keq që qe mësues në N. Po të
mos kishte ardhur këtu, nuk do të njihej me Stelën. Dikur kishte dashuruar Klarën, por nga ajo
dashuri tani as gjurma s'kishte mbetur. Stela ishte tërë jeta e tij, në djall të vente kryeqyteti dhe
karriera!
Ritmi i mendimevve harmonizonte me ritmin e hapave, sikur bashkonte një rrip makine që
vërtitej. Ai po kthehej në shtëpi. Trak-truk kërcisnin hapat mbi dëborë. Ishte natë. Rrugët si
zakonisht qenë shkretuar. Sa monumentale ishin kalldrëmet e N. E pse të mos ishin të qeta?
Ato kishin mbajtur mbi vete shumë të tjerë ëndërrimtarë të N. me qetësinë dhe cinizmin e tyre
të gurtë.
Përpara shtëpisë së errët, Gjoni ndjeu një fije nga ndjenja që provon bashkëshorti i ri kur i
afrohet shtëpisë ku pret nusja e vet.
Ai ngjiti shkallët, duke e ditur mirë se çdo hap i tij binte si kambanë në zemrën e Stelës, që me
siguri s'kishte gjumë sonte. Dhoma iu duk e vogël, e vogël. Ajri të mbyste. Papritur sytë i
shkuan mbi fletët e shpërndara në tryezë, ku ai përgatiste tekstin fals. I vështroi ato me
përbuzje, pastaj i mblodhi me të dyja duart shuk dhe i flaku në shportën e plehërave. Sa e
ndyrë iu duk gjithë kjo punë! Si kishte rënë aq poshtë sa të tallej me historinë e letrave të
atdheut të tij, të tallej me gjuhën shqipe, për të cilën kishin dhënë jetën aq patriotë? Ato
dorëshkrime të vjetra, që kishin kushtuar aq gjak, ai po i përgatiste me solucione kimike. Sa
poshtë kishte rënë! Por, lavdi Zotit që puna nuk shkoi gjer në fund. Tani ishte i qetë, asgjë më
s'i duhej. Do të rrinte këtu në provincë t'i shërbente vendit të tij, atje ku e kishte dërguar partia.
Ky vendim i ri e mbushi përsëri me vrull. Hija që po i rrethonte ndërgjegjen ra përnjëherësh si e
shkrirë nga një frymë e nxehtë e një vigani. Ndjeu përsëri nevojë për ajër dhe hapësirë. Dera
kërciti prapë dhe ai u gjend në rrugë. U end dy orë andej-këndej, nga e çonin këmbët. Sa e
mirë ishte bota dhe njerëzit! Ja, për shembull, tek ky udhëkryq kanë vënë dritë që udhëtari
mos të rrëzohet, atje më tej një lajmërim "Kujdes, këmbësorë", gjëra të vogla, por, sidoqoftë të
dashura. Sidoqoftë, dikush e ka menduar këtë gjë, ka ardhur këtu, është ngjitur mbi shkallë
dhe ka vënë lajmërimin. O, sa i mirë ka qenë ai elektricist! Klasë punëtore, klasë e
mrekullueshme! Të gjithë njerëzit ishin të mirë. S'kishte njerëz të këqij në botë. Ai i donte të
gjithë në këtë çast, përderisa të gjithë ishin të mirë.
Ja shtëpia e tij. Sa e bukur dukej ajo! Sa të mirë ishin njerëzit. Njerëz të këqij s'kishte, as Qimo
Papa...
Nuk arriti ta mbaronte këtë mendim, kur që pas urës iu afruan dy hije.
-Ti je Gjon Kurti?
-Po, unë jam, dora vetë, mirëmbrëma!
16 | F a q e

-Na!
U dëgjua përplasja e nofullave nën goditjen e grushtave të njëpasnjëshme. Gjoni nuk kuptonte
asgjë. Ai ndjeu vetëm një dhimbje të tmerrshme, shijen e gjakut, ca shkëndija të gjelbërta
përpara syve. Pastaj u përplas në tokë, duke zënë nofullat me duar, për t'u mbrojtur. Sa mirë
që zuri nofullat me duar! Një shkelm desh i dërrmoi gishtat. Po ai shkelm do t'i thyente me
siguri dhëmbët.
Të panjohurit u larguan shpejt.
-Ke të fala nga Luiza Angoni, - thirri njëri.

You might also like