You are on page 1of 19

Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.

2017
_______________________________________

ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË

DRAFT

METODOLOGJIA E LLOGARITJES SË TARIFAVE TË TRANSMETIMIT TË


ENERGJISË ELEKTRIKE

Neni 1
Baza Ligjore

Kjo metodologji hartohet në zbatim të neneve 7, 19, 20, 21, 22, 35, 45, 46, 53, 54, 56, 60, 62, 65,
66 të Ligjit nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, VKM Nr. 519, datë 13.07.2016
“Për miratimin e modelit të tregut të energjisë elektrike”, nenet 21 dhe 22 të "Rregullores për
Organizimin, Funksionimin dhe Proçedurat e ERE-s" miratur me Vendimin Nr.96, datë
17.06.2016, Rregullave te tregut (përkohshme), Kodit të Matjes, Kodit të Transmetimit si dhe
akte të tjera nënligjore të miratuara nga ERE.

Neni 2
Qëllimi

Qëllimi i kësaj metodologjie është përcaktimi parimeve, kushteve dhe proçedurave të tarifave të
perdorimit të rrjetit të transmetimit mbi bazën e parimeve të llogaritjes së këtyre tarifave duke
vlerësuar të dhënat e domosdoshme për një tarifë të drejtë.

Neni 3
Objektivi

Kjo metodologji ka për objektiv përcaktimin e tarifave të përdorimit të sistemit të transmetimit


në zbatim të Ligjit 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

Neni 4
Përkufizime

Termat e përdorura në këtë metodologji kanë të njëjtin kuptim si ai i përshkruar në nenin 3 e në


vazhdim të Ligjit Nr. 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, si dhe çdo akt tjetër nënligjor
të miratuar nga ERE. Termat e tjera të përdorura në këtë metodologji kanë kuptimin e
mëposhtëm:

1. Faktori i axhustimit vjetor – një përqindje e barabarte me faktorin e inflacionit minus


faktorin e përmirësimit të efiçencës.
2. Tarifa mesatare e transmetimit – e ardhura mesatare për kWh e reflektuar në faturat e
përdoruesve të sistemit të transmetimit për një periudhe 12 mujore, e llogaritur si e ardhura
totale nga pagesat qe lidhen me kapacitetin, pagesat që lidhen me energjinë dhe pagesat
mujore fikse, pjestuar me kWh total të livruara nga sistemi i transmetimit në kompanitë e
shpërndarjes dhe perdoruesit e tjerë të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike që
ndodhen në Shqipëri.
3. Tarifa mesatare tavan e transmetimit – niveli maksimal i lejueshëm i tarifës mesatare të
transmetimit për një periudhe specifike 12 mujore.
4. Tarifa bazë – vlera e tarifës së shërbimit të transmetimit e përcaktuar në përputhje me
kostot në vitin bazë.
5. Viti bazë – viti i parë i periudhës rregullatore
6. Viti i testimit - një periudhë 12 mujore përpara periudhës rregullatore, e cila përdoret si
bazë e përcaktimit të të ardhurave të kërkuara për vitin bazë për operatorin e sistemit të
transmetimit.
7. Tarifat e diferencuara – tarifat për shërbimet e përdoruesve të rrjetit të transmetimit që
përfshijnë pagesat që lidhen me kapacitetin, pagesat që lidhen me energjinë, pagesat mujore
fikse dhe pagesat për energjinë reaktive të lidhura në nivelet respektive të tensionit.
8. Faktori i përmiresimit të eficencës (faktori X) – përqindja vjetore e reduktimit në koston
e shërbimit të transmetimit që rezulton nga përmirësimet në eficencën e prodhimit dhe
përmirësimet në teknologji.

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

9. Baza e Rregulluar e Aseteve (RAB) – vlera e aseteve fikse në pronësi të OST-së që


përdoren për të siguruar shërbim për klientet e transmetimit dhe për të plotësuar detyrimin e
OST-së për të siguruar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemit elektrik. Baza e rregulluar e
aseteve nuk përfshin investimet financiare, letrat me vlere, llogaritë për t’u marrë ose paratë
cash.
10. Periudha rregullatore – Periudha për të cilën tarifat e reja hyjnë në fuqi dhe rregullohen
sipas vendimit të marrë nga Enti Rregullator i Energjisë, pas një shqyrtimi të plotë dhe të
detajuar të aplikimit të tarifave të paraqitura nga operatori i sistemit të transmetimit.
11. Sistemi i shpërndarjes – Sistemi i Shperndarjes është sistemi i linjave, strukturave
mbështetëse, pajisjeve transformuese dhe kyçëse/shkyçëse, të përdorura për shpërndarjen e
energjisë elektrike dhe livrimin e saj te klientët, pa përfshirë furnizimin.
12. Konsumi i energjisë elektrike për qëllime teknologjike – konsumi i forcës reaktore,
konsumi i kompensatorit sinkronizues, konsumi i baterisë së kondensimit dhe energjia që
konsumohet nga OST-ja për perdorimin e vet dhe qe merret direkt nga nenstacionet e
transformimit dhe facilitetet në pronesi të sistemit të transmetimit. Humbjet në rrjet
përjashtohen. Energjia e konsumuar nga stacionet gjeneruese përjashtohet.
13. Matësi i energjisë elektrike – një mekanizëm për matjen e fluksit të energjisë aktive dhe
reaktive dhe energjisë brenda rrjetit të transmetimit ose matja e fluksit të energjisë elektrike
aktive dhe reaktive dhe energjisë permes kufijve ndërkombetarë ose matja e energjisë
elektrike aktive dhe energjisë elektrike të livruar tek klientët e sistemit të transmetimit.
14. Klienti - është një klient shumice ose fundor i energjisë elektrike
15. Klientë fundore - është një klient që blen energji elektrike vetëm për përdorim vetjak
16. Enti Rregullator i Energjisë – është autoriteti rregullator i sektorit të energjisë elektrike
dhe gazit natyror, i cili funksionon në përputhje me ligjin Nr. 43/2015 dhe ligjin Nr.
102/2015 "Për Sektorin e Gazit Natyror".
17. Kodi i transmetimit – Kodi i Sistemit të Transmetimit është tërësia e rregullave
teknike, të cilat rregullojnë operimin e sistemit të transmetimit, si dhe përcaktojnë kushtet e
shërbimit që ofrohen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit ndaj përdoruesve të sistemit
të transmetimit, në përputhje me rregullat e ENTSO-e.

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

18. Humbjet në rrjet – Diferenca mes sasisë së energjisë elektrike të livruar në rrjetin e
energjisë elektrike dhe sasisë së energjisë elektrike të tërhequr nga rrjeti i energjisë elektrike
gjatë periudhës kohore respektive.
19. Sistemi i transmetimit – Sistemi i Transmetimit të Energjise Elektrike është sistemi i
përdorur për transmetimin e energjisë elektrike në tension të lartë dhe shumë të lartë, i lidhur
në paralel me sistemet e vendeve të tjera, që përfshin midis të tjerave linjat, strukturat
mbështetëse, pajisjet transformuese dhe kyçëse/shkyçëse për lëvrimin e energjisë elektrike
te klientët ose në rrjetin e shpërndarjes, pa përfshirë furnizimin.
20. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) – ose “OST” është personi juridik, përgjegjës
për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e sistemit të transmetimit, duke përfshirë
interkoneksionet me sistemet e tjera ndërkufitare, për të siguruar aftësinë afatgjatë të
sistemit për plotësimin e kërkesave të arsyeshme për transmetimin e energjisë elektrike.
21. “Përdoruesit e sistemit” janë personat fizikë ose juridikë, të cilët i furnizon ose furnizohen
me energji elektrike nëpërmjet sistemit të transmetimit ose të shpërndarjes.

Neni 5
Rregullat e përgjithshme dhe parimet bazë
1. Kjo metodologji është hartuar në zbatim të Ligjit Nr 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë
Elektrike”, si dhe të akteve të tjera ligjore qe janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
2. Gjithë burimet e të ardhurave të OST-së të përcaktuara në këtë metodologji tarifash
paguhen nga përdoruesit e sistemit të transmetimit.
3. Pagesat e lidhjes me sistemin e transmetimit për përdoruesit e sistemit të transmetimit nuk
janë objekt i kësaj metodologjie. Pagesat e lidhjes do të caktohen ne bazë të rregullores së
lidhjeve të reja e cila përmban edhe metodologjinë e llogaritjes së kostove të tyre dhe janë
jashtë objektit të kësaj metodologjie tarifash. Asetet e financuara nëpërmjet pagesave të
lidhjes nuk përfshihen në asetet bazë të regulluar të OST-së dhe amortizimi i këtyre aseteve
fikse mund të mos mbulohet nga tarifa e transmetimit.
4. Tarifa e transmetimit duhet të shlyejë koston e aktiviteteve të mëposhtme:

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

a) Pronesinë, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e linjave, kabllove, nënstacioneve të


transformatorëve, qëndrave dispecer dhe ndërtesave që lidhen me to si dhe facilitetet
e komunikimit
b) Kosto e shërbimeve ndihmëse të OST-së, përfshirë pagesat e bëra OST-ve fqinje për
të siguruar energji elektrike emergjente dhe rezerva të çastit dhe pagesat (nëse ka) për
frekuencën dhe rregullimin e tensionit.
c) Kostot e kompensimit të energjisë reaktive, që mund të alokohen në një pagesë për
energjinë reaktive
d) Kosto të tjera operimi që i përkasin Operimit të Tregut deri në ndarjen ligjore të OT
nga OST e më pas, pagesat mujore përkatëse.
5. Tarifa e transmetimit nuk duhet përdorur për të shlyer koston e importeve të energjisë
elektrike ose pagesat e kapacitetit që shoqërohen me energjinë e importuar ose çdo kosto
tjetër të furnizuesit dhe përdoruesit sipas marrëveshjeve dypaleshe. Tarifa e transmetimit
do të mbulojë kostot e blerjes së enrgjise elektrike për mbulimin e humbjeve të energjisë
elektrike në sistemin e transmetimit si dhe sigurimin e shërbimeve ndihmëse e të balancimit
të prokuruara në treg.
6. Rregullimi i “price cap” aplikohet për të ardhurat mesatare të lejuara të shërbimit të
transmetimit të energjisë elektrike. Rregullatori aprovon tarifën mesatare të transmetimit.
Nëse tarifa mesatare tavan e transmetimit e përcaktuar në bazë të të dhënave historike për
një nga vitet në ciklin e vlerësimit të tarifave e tejkalon tavanin e tarifës mesatare të lejuar
të transmetimit të vendosur nga ERE, OST-ja duhet të ulë tarifën mesatare të transmetimit
në vitin vijues në menyrë që klientët dhe përdoruesit e sistemit të transmetimit të marrin një
rimbursim të shumës së të ardhurave të tepërta të mbledhura (shuma e mbi-shlyerjes).
7. Metoda “RPI - X” përdoret për t’i dhënë OST-së nxitje për reduktimin e kostove të veta
gjatë ciklit të vlerësimit të tarifave. Kohëzgjatja e ciklit të shqyrtimit të tarifave të
transmetimit është tre vjet. Nëse të tarifat mesatare tavan të transmetimit për ciklin pasues
të tarifës së shqyrtuar nuk janë aprovuar ende para përfundimit të periudhës tre vjecare,
rregullatori mund të miratojë një vendim për zgjatjen e ciklit të shqyrtimit të tarifave deri
në katër vjet.

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

8. Caktimi i tarifave perfshin dy aktivitete të ndërlidhura: vendosjen e tarifës mesatare tavan


ekonomikisht të justifikuar për vitin bazë të ciklit të shqyrtimit të tarifave dhe vendosjen e
tarifës mesatare tavan të transmetimit për vitin 2 dhe 3 të ciklit të shqyrtimit të tarifave.
9. Cikli i shqyrtimit të tarifës së shpërndarjes dhe cikli i shqyrtimit të tarifës së transmetimit
duhet të fillojnë në të njëjtën ditë të vitit (për shembull, 1 Janar ose 1 Korrik).
10. Financimi afatgjatë i borxhit duhet përdorur për të financuar shpenzimet e reja kapitale për
aq sa është e mundur, por nuk duhet përdorur për të mbuluar kostot e operimit.
11. Aplikimi krahas informacionit dhe dokumentacionit argumentues të nevojshëm për
llogaritjen e tarifës mesatare tavan të shërbimeve të rregulluara të transmetimit duhet të
përmbajë dhe një informacion të plotë mbi treguesit teknik, ekonomik dhe financiar si dhe
llogaritë e të ardhurave dhe shpenzimeve për të gjithë shoqërinë.
12. Kompania e rregulluar do të raportojë qartë dhe pa dyshime kostot e çdo shërbimi të
rregulluar përfshirë vetem asetet dhe aktivitetet që lidhen me shërbimet e rregulluara.
Metoda e shpërndarjes (alokimit) së kostove do të jetë e qartë dhe e kuptueshme.
13. Tarifa duhet të reflektojnë kostot aktuale të shërbimit për çdo përdorues të sistemit të
transmetimit dhe duhet të japi sinjale për përdorimin eficient të rrjetit të transmetimit.
14. Kostot e përfshira në tarifë duhet të jenë transparente për palët e interesuara.
15. Tarifa duhet t'i lejojë OST-së mundësinë e një kthimi të arsyeshem mbi bazën e rregulluar
të aseteve.
16. Tarifat duhet të jenë relativisht të qëndrueshme në kohë.
17. Tarifat do t’u korrespondojnë kostove që do të krijohen nga një kompani transmetimi e
mirëmenaxhuar që mundohet të bëjë investime të kujdesshme, të minimizojë humbjet në
rrjet dhe të shmangë shpenzimet e kota. Kur vendoset tarifa bazë, rregullatori ka të drejtë të
hetojë nivelet e kostos të raportuara nga OST-ja dhe të krahasoje kostot e saj për njësi me të
OST-ve të tjera.
18. Në përgatitjen e aplikimit për tarifa OST-ja do të përpiqet të paraqesë gjithë kostot me
saktësi deri në 100,000 lekë. Rregullatori nuk duhet t’i diskutojë shifrat me të vogla se
100,000 lekë përveç kur ka një mosmarreveshje mbi kompensimin ose pagesën për persona
të veçantë fizike.

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

19. Mosperputhja me secilën pjesë të kesaj metodologjie mund të çojë në refuzim nga ana e
ERE-s të aplikimit për tarifë të kompanisë së transmetimit.
20. Periudha e parë regullatore sipas kësaj metodologjie fillon në janar 2018
21. ERE do të miratojë formatet e tabelave për aplikimet për tarifa. OST do të perdorë formatet
e tabelave të miratuara nga ERE kur pregatit aplikimin për çmim për një periudhë
rregullimi. Formati i tabelave mund të modifikohet për sa kohë që informacioni është
organizuar në mënyrë të ngjashme dhe detajimi i informacionit nuk është më i vogël se ai
i tabelave standarte të miratuara. Tabelat do të tregojnë rezultatet e vitit të testimit,
rregullimet e bëra për vitin e testimit dhe për vitin bazë, duke përfshirë, por jo vetëm,
shpenzimet e kompanisë, shpenzimet kapitale dhe bazën e aseteve të rregulluara për
shërbimin e rregulluar.

Neni 6
Energjia elektrike dhe bilancet e energjisë elektrike

1. Bilanci i energjisë elektrike të OST-së për vitin bazë do të përgatitet nëpërmjet


përllogaritjes së shumës totale të energjisë ne GWh të marrë nga rrjeti i transmetimit gjatë
vitit bazë. Ky total është i barabartë me energjinë e marrë nga centralet gjeneruese
shqiptare që levrojnë enegji në rrjetin e transmetimit plus energjinë neto të marrë nga rrjetet
e transmetimit të vendeve fqinje. Energjia totale e marrë duhet të ndahet në:
a) energji elektrike e livruar në rrjetet shqiptare të shpërndarjes
b) energji elektrike e livruar tek përdoruesit e lidhur me sistemin e transmetimit
c) humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit
d) konsumi i energjisë elektrike nga OST-ja për qëllime teknologjike.
e) energji neto e dhënë në rrjetet e transmetimit të vendeve fqinje
2. Bilanci koinçidues i pikut të fluksit të ngarkesës së OST-së do të përgatitet duke
përllogaritur energjinë elektrike totale në MW të marrë nga rrjeti i transmetimit në orën e
pikut. Ky total është i barabartë me energjinë elektrike të marrë nga centralet shqiptare të
gjenerimit që levrojnë enegji në rrjetin e transmetimit plus energjinë neto elektrike të marrë
nga rrjetet e transmetimit të vendeve fqinje. Energjia totale e marrë duhet ndarë në:
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

a) energjia elektrike e livruar ne rrjetet shqiptare të shpërndarjes


b) energji elektrike e livruar tek përdoruesit e lidhur me sistemin e transmetimit
c) humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit
d) konsumi i energjise elektrike nga OST-ja për qëllime teknologjike.
e) energji neto e dhënë në rrjetet e transmetimit të vendeve fqinj
3. Për secilin nga dhjetë vitet e fundit, humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e transmetimit
duhen treguar si një përqindje e energjisë së marrë nga rrjeti i transmetimit.
4. Energjia elektrike e konsumuar nga facilitetet e OST-së me tension të ulet ose mesatar dhe
të livruar nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes duhet përfshirë në shumën totale të energjisë së
livruar në rrjetin e shpërndarjes.

Neni 7
Kërkesa për të ardhura për Vitin Bazë
1. Shpenzimet e vitit të testimit për përcaktimin e kostove për vitin bazë do të bazohet në
informacionin kontabël në përputhje me Sistemin Uniform të LLogarive të aprovuara
nga ERE ose Standarteve Kombëtare të Kontabilitetit. Viti i testimit do të jetë një
periudhë historike 12 -mujore përfaqesuese e kostove operative të shoqërisë. ERE, gjatë
shqyrtimit të aplikimit për tarifë, ka të drejtë të kryej, ose kontraktojë për të kryer, një
auditim rregullator të informacionit kontabël të vitit testues të OST.
2. OST mund të propozojë ndryshime të rezultateve të shpenzimeve të vitit të testimit për
përcaktimin e tarifave per vitin bazë të periudhës së ardhshme rregullatore. Çdo
ndryshim i tillë duhet të jetë i njohur (një artikull i veçantë) dhe i matshëm nga ana
sasiore. Fondet e planifikuara për mbulimin e kostove të ngjarjeve të pasigurta apo të pa
parashikuara, nuk do të miratohen nga ERE.
ERE do të marrë në konsideratë rregullime në vitin e testimit të tilla si:
1. ndryshimi i kërkesës;
2. inflacioni;
3. ndryshime në çmimin e kontraktuar;
4. ndryshime në taksa dhe sigurime;
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

5. rritje e nivelit të aseteve bazë të rregulluara;


6. kosto e kapitalit;
7. niveli i shpenzimit të amortizimit; dhe,
8. faktori i efiçencës.
9. të ardhura të tjera
3. OST duhet të paraqesë justifikime për çdo rregullim/korigjim të parashikuar të
rezultateve të vitit të testimit. Rregullimet duhet të specifikohen në tabelat e paraqitura
nga OST në aplikimin për tarifë, si dhe dëshmi me shkrim duke dhënë prova për arsyet
dhe nivelin e çdo korigjimi/rregullimi.
4. Kerkesat per të ardhura për vitin bazë do të llogariten si vijon:

C = C kapital + C operuese

4.1. TVSH-ja nuk është përfshirë në formulën e treguar me lart sepse është llogaritur
nga OST-ja për çdo faturë mujore të klientit të sistemit të transmetimit për shërbimin
e transmetimit dhe është treguar si një zë i veçantë në faturën mujore.
4.2. Kosto kapitale është e barabartë me kthimin e kapitalit, plus amortizimin.

C kapital = R + D

C kapital –komponenti i lidhur me kapitalin i të ardhurave të synuara për vitin bazë


R- kthimi mbi bazën e rregulluar të aseteve
D - amortizimi i aseteve fikse dhe amortizimi i aseteve të tjera

4.2.1. Kthimi mbi bazën e rregulluar të aseteve llogaritet me formulën:

R = B * WACC

B- Aseti Bazë i Rregulluar në fillim të vitit bazë të ciklit të vlerësimit të tarifave

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

WACC - norma e lejueshme e kthimit të Asetit Bazë të Rregulluar.

4.2.2. Vlera e asetit bazë të rregulluar duhet të jetë e barabarte me koston


historike te aseteve fikse të përdorura për të siguruar shërbim transmetimi,
minus amortizimin, minus një rregullim për vjetërimin ekonomik.
4.2.3. Trualli dhe e drejta e kalimit të përdorura nga OST-ja vlerësohet me
koston fillestare të blerjes.
4.2.4. Amortizimi i kategorive të ndryshme të aseteve do të bazohet mbi jetën
operuese të pritshme të ketyre aseteve. Nëse të dhënat financiare janë
shtrembëruar nga përdorimi i shifrave shumë të larta për jetëgjatësinë e
amortizimit, atëherë OST paraqet një studim për amotizimin e asteve i cili
duhet të tregojë jetën e aseteve për çdo kategori.
4.2.5. Asnjë nga asetet e OST-së nuk duhet konsideruar si aset “stranded” (me
vlere të regjistruar më të lartë se vlera e tregut).
4.2.6. Vetëm investime në nivele të kujdesshme të aprovuara nga ERE mund të
përfshihen në bazën e rregulluar të aseteve. OST duhet të paraqesi në ERE
me shkrim programin e ndarjes së investimeve të propozuara për
periudhën rregullatore në perputhje me Rregulloren e proçedurave të
paraqitjes dhe miratimit të planit të investimeve.
4.2.7. ERE do të rishikojë investimet e realizuara kundrejt atyre të
planifikuara/miratuara çdo fundviti dhe të korrigjojë tarifat në rast se OST
dështon në zbatimin e planit të investimeve.

4.3. Norma e lejuar e kthimit ne Asetin Bazë të Rregulluar llogaritet nga një normë e
lejueshme kthimi e kapitalit në vitin bazë, një normë mesatare e përllogaritur e
interesit mbi borxhin afatgjatë gjatë vitit bazë dhe një raport borxh/kapital i vet. Të
treja këto vlera duhen dhënë në vendimin për tarifat të miratuar nga rregullatori në
mënyrë që supozimet e përdorura për të llogaritur normën e lejueshme të kthimit të
paraqiten qartë. Norma e lejuar e kthimit mbi Asetin Bazë të Rregulluar është
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

mesatarja e ponderuar e kostos së kapitalit para taksave, e llogaritur si vijon:

WACC = [ES * ARoE/ (1-T)] + (DS * CoD)


ES + DS = 1

Ku:
ES - Objektivi për raportin e kapitalit të vet në RAB
T - Norma e taksës së korporatës
ARoE - Norma e lejuar e kthimit mbi kapitalin e vet pas takse
DS - Objektivi për raportin e borxhit në RAB
CoD - Kosto e borxhit

4.4. Norma e lejueshme e kthimit mbi kapitalin duhet të vendoset nga rregullatori mbi
bazën e nevojës së OST-së për të marrë fluksin e parave për shpenzime kapitale dhe
shërbimin e borxhit afatgjatë duke gjykuar nga pasqyra e burimeve dhe perdorimit të
fondeve në vitin bazë. Gjithë fitimet duhen përdorur për të mbështetur programin e
shpenzimeve kapitale të OST-së dhe për të rritur vlerën e kontabilizuar të pjesës së
kapitalit.

4.5. Nëse OST-ja mund të demonstrojë se ka një nevojë urgjente për shpenzime
kapitale specifike dhe se financimi i borxhit afatgjatë për këto asete apo fluksi i
parasë nuk është i mjaftueshëm për ti shërbyer borxheve të arsyeshme/të justifikuara,
ERE-ja mund të vendosë të caktojë një normë të lartë tv lejueshme të kthimit të
kapitalit dhe ta mundësojë në këtë mënyrë OST-në që të gjenerojë fluksin shtesë të
parave që nevojiten.
4.6. Norma mesatare e ponderuar e interesit mbi borxhin afatgjatë duhet përcaktuar si
(a) shuma e pagesave të interesit të borxhit afatgjatë gjatë vitit bazë, pjestuar me
principalin total të borxhit afatgjatë (shuma totale e marrë borxh) në fillim të vitit
bazë ose (b) shuma e pagesave të interesit të borxhit afatgjatë gjatë ciklit 3 vjecar të
shqyrtimit të tarifave pjestuar me shumën e sasisë së marrë borxh në fillim të vitit
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

bazë, shumën e marrë borxh në fillim të vitit 2 dhe shumën e marre borxh në fillim të
vitit 3. OST duhet të tregojë që normat e interesit për borxhin janë në përputhje me
normat tregtare të interesit për borxhin të pranuara nga kompanitë e tjera me risk të
ngjashëm krediti. Çdo borxh i përfshirë në llogaritjen e normës mesatare të interesit të
borxhit, që ka një normë interesi më të lartë se niveli aktual i tregut, do të rregullohet
në zbritje deri në nivelin e tregut.
4.7. Gjithë përbërësit kryesorë të sistemit të transmetimit duhet të jenë pronësi e OST-
së dhe jo të meren me qera. Pagesat që shoqerohen për qera (per shembull, marja me
qera e mjeteve te motorizuara) do të përfshihen në shpenzimet operuese.

5. Kostot operuese të OST-së përfshijnë:

C operuese = C matjes + C mirembajtje + C paga + C humbjet + C shërb. ndihmëse +


C shërb. të trete + C takse

C matjes - kosto e matjes së energjisë elektrike dhe energjisë së livruar tek klientet e
sistemit të transmetimit dhe kosto e faturimit dhe likuidimeve të llogarive me perdoruesit
e sistemit të transmetimit. Kjo kategori mat kostot që lidhen me klientet dhe nuk përfshin
koston e matjes së humbjeve të energjisë elektrike, konsumin e energjisë elektrike për
qellime teknologjike dhe eksportin, importin dhe fluksin e tranzitit. Qëllimi i matjes së
C matese ështe llogaritja e pageses mujore fikse për çdo klient të sistemit të transmetimit të
bazuar në numrin e pikave ku klienti është i lidhur me sistemin e transmetimit.
C mirëmbajtje - pjesë zevendësimi, furnizime, mjete, lëndë djegëse dhe kosto të tjera
mirëmbajtje;
C paga - pagat, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore dhe kostot (të
ndryshme nga taksat) të lidhura me programet në përfitim të të punësuarve;
C humbjet - kostot për mbulimin dhe prokurimin e humbjeve të energjisë elektrike në
rrjetin e transmetimit
Në llogaritjen e tarifës së transmetimit, kosto për humbjet do të llogaritet bazuar në çmimet e
tregut:
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

C humbje = E humbje * P h
E humbje - humbjet e energjisë në rrjetin e transmetimit gjatë vitit bazë
Ph- çmimi mesatar i energjisë elektrike që do të blihet në treg për mbulimin e humbjeve
gjatë vitit baze.
C sherb. Ndihmese - një pagesë për blerjen e shërbimeve ndihmëse të nevojshme
për funksionimin e sistemit.
OST duhet të paraqesi një vlerësim në lidhje me shpenzimet për shërbimet ndihmëse
gjate vitit bazë. Ky vlerësim duhet të përmbajë argumenta në lidhje me parashikimin e
nevojave për shërbime ndihmëse dhe çmimet përkatëse (në zbatim të Nenit 62 të Ligjit
43/2015)
C takse – Komponenti që mundëson që rregullatori të tregojë qartë pjesën e tarifës që i
atribuohet taksave dhe prandaj është përtej kontrollit të rregullatorit. Komponenti taksë i
të ardhurave të synuara të OST-së për vitin bazë, nuk përfshin TVSH-në dhe tatimin mbi
fitimin.

Neni 8
Ndarja e kostove për kapacitet, energji dhe pagesa fikse mujore
1. Çdo klient i sistemit të transmetimit duhet të paguajë një pagesë kapaciteti në
lekë/kW/Muaj, të bazuar në ngarkesën pik të klientit gjatë periudhes 12 mujore që mbaron
në muajin e faturimit. Nëse klienti ka nënshkruar një marrëveshje me OST-në ku klienti
duhet të paguajë për një shumë specifike të kapacitetit të garantuar nga marrëveshja,
atëhere aplikohet pagesa e kapacitetit për atë që është më e lartë – kapaciteti kontraktual i
garantuar, ose ngarkesa pik e klientit gjatë periudhës 12 mujore që mbaron me muajin e
faturimit.
2. Çdo klient i sistemit të transmetimit duhet të paguajë një pagesë për energjinë në
lekë/kWh, bazuar në sasinë e kWh të livruar nga sistemi i transmetimit tek klienti i
sistemit të transmetimit gjatë atij muaji.
3. Çdo klient i sistemit të transmetimit duhet të paguajë një pagesë mujore fikse që synon të
mbulojë matjen, faturimin dhe kostot e likuidimit të OST-së për të siguruar shërbim për
atë klient gjatë vitit bazë.
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

4. Në aplikimin për tarifa OST-ja duhet të sigurojë një parashikim të:

a) kapacitetit total në kW që do të tregohet në faturën e klientit të sistemit të


transmetimit në çdo muaj të vitit bazë dhe shumën e ketyre totaleve mujore
b) energjinë totale në kWh që do tregohet në faturat e klientit të sistemit të
transmetimit në cdo muaj të vitit bazë dhe shumën e këtyre totaleve mujore
c) numrin e pikave të livrimit tek klientët e sistemit të transmetimit në fillim
të vitit bazë dhe numrin e pikave të livrimit në fund të vitit bazë dhe mesataren e
këtyre dy shifrave
5. Të ardhurat totale të mbledhura nëpërmjet pagesave të kapacitetit në vitin bazë janë të
barabarta me:
C kapacitet = C kapital

6. Pagesa e kapacitetit në lekë për kWh në muaj është e barabartë me:

Pkapacitet = Ckapacitet /L

L - shuma e kapacitetit total mujor e treguar në faturat e klientit të sistemit të


transmetimit, gjatë 12 muajve të vitit bazë
7. Të ardhurat totale të mbledhura nëpërmjet pagesave të energjisë në vitin bazë janë të
barabarta me:
Cenergji = C operuese - C matjes
8. Pagesa e energjisë në lekë për kWh është e barabarte me:
P energji = C energji / E

E - energjia totale në kWh që do të tregohet në faturat e klientit të sistemit të


transmetimit gjatë vitit bazë
9. Të ardhurat totale që do të mblidhen nëpërmjet pagesave fikse mujore në vitin bazë janë të
barabarta me C matjes
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

10. Pagesa mujore fikse në lekë për pikë livrimi është e barabartë me:
Pmujore = C matjes / N

N - mesatarja e numrit të pikave të livrimit tek klientët e sistemit të transmetimit


në fillim të vitit bazë dhe të pikave të livrimit në fund të vitit bazë.

Neni 9
Llogaritja e tarifës mesatare të transmetimit
1. Në çdo vit të ciklit të shqyrtimit të tarifës, tarifa mesatare e transmetimit është e barabartë
me:
P mesatare = (C kapacitetit + C operuese) / E

P mesatare - tarifa mesatare e transmetimit

2. Tarifa mesatare e transmetimit reflekton koston e pronësisë, ndërtimit, operimit dhe


mirëmbajtjes së linjave, kabllove, nënstacioneve të transformatoreve, qendrave dispeçer
dhe ndertesave që lidhen me to dhe facilitetet e komunikimit. Kjo tarife nuk do të
reflektojë kostot e aktiviteteve të renditura në gërmën “c” dhe “d” në pikën 4 të nenit 5,
si dhe çdo kosto tjetër që nuk lidhet me aktivitetin e transmetimit të energjisë elektrike,
sepse ato kosto duhen shlyer nga OST-ja nëpërmjet pagesave shtesë. Për shembull, kostot
që lidhen me pagesat e energjisë elektrike reaktive përjashtohen nga tarifa mesatare e
transmetimit.
3. Tarifa mesatare e transmetimit mund të llogaritet për një periudhe 12 mujore. Te dhenat
mujore mund të jenë parashikim apo historik ose kombinim i të dhenave të parashikuara
për muajt e ardhshëm dhe të dhëna të vleresuara për muajt e fundit.

Neni 10
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

Komponenti i transmetimit të tarifave të klienteve fundore

1. Në aplikimin e tarifave OST-ja duhet të paraqesë për çdo furnizues të kompanisë së


shpërndarjes, një perllogaritje të të ardhuarve totale të OST-së që duhen mbledhur nga ai
furnizues gjatë vitit bazë nëpërmjet pagesave të kapacitetit, pagesave të energjisë dhe
pagesave të matjes.
2. Është përgjegjësi e DSO e cila kryen shërbimin e shpërndarjes së energjisë elektrike për
FSHU dhe çdo furnizuesi tjetër të liçensuar apo klient tjetër që të përgatisë një aplikim
tarife në të cilën të ardhurat totale të OST-së për atë kompani shpërndarje të mblidhen
nga klientet fundorë në mënyrë transparente dhe jo-diskriminuese. Grupet e
krahasueshme të klientëve fundore të lidhur me sistemin e shpërndarjes duhet të paguajnë
direkt ose indirekt, të njejtat pagesa transmetimi.

3. Në metodologjinë e tarifave të klienteve fundore dhe në metodologjinë e tarifave të


përdorimit të rrjetit të sistemit shpërndarës, pagesat e kapacitetit për përdoruesit e sistemit
të shpërndarjes që OSSH i paguan OST-së duhen ndarë mes grupeve të klientëve të lidhur
me sistemin e shpërndarjes, sipas kontributit të çdo grupi në ngarkesën koinçiduese pik të
kompanisë shpërndarëse. Kjo llogaritje duhet të marrë në konsideratë humbjet teknike në
nivele të ndryshme tensioni si dhe faktorin e ngarkesës vjetore dhe ngarkesën vjetore pik
në kW të çdo grupi klientësh.

4. Nëse aplikohet pagesa e energjisë së OST-së për konsumin e energjisë elektrike në kWh
të treguar në faturat e klienteve me tension të mesëm dhe të ulet, të ardhurat totale do të
jenë më pak se shuma e pagesave të energjisë elektrike të paguara nga kompania e
shpërndarjes OST-së, që përfshin pagesat e energjisë të shoqëruara me humbjet në rrjetin
e shpërndarjes. Nëse pagesa e kapacitetit të OST-së aplikohet për ngarkesen pik ne kW të
treguar në faturat e klientëve ose të vlerësuara për grupet e klientëve, të ardhurat totale ka
të ngjarë të jenë më të mëdha se sa shuma e pagesave të kapacitetit të paguara nga
kompania e shpërndarjes OST-së, sepse do të ketë një farë diversiteti mes ngarkesave pik.
Prandaj, mund të përfshihet pagesa e energjisë se OST-së dhe pagesa e kapacitetit të
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

OST-së në tarifën e klientëve fundore dhe të arkëtohet shuma “korrekte” e të ardhurave.


Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë për të vendosur komponentin e transmetimit të
tarifave të klienteve fundorë, dhe do të ishte e pranueshme për ERE-n me kusht që
kompania e shpërndarjes të shlyeje as më shumë dhe as më pak se koston e vet totale të
shërbimit të transmetimit nëpërmjet këtyre komponentëve të energjisë dhe kapacitetit të
tarifës së saj.

5. OST-ja duhet të shqyrtojë aplikimet për tarifa të paraqitura nga furnizuesit e kompanisë
së shpërndarjes, për të siguruar se të ardhurat totale të OST-së për atëkompani
shpërndarje janë arkëtuar nga klientët e kompanisë së shperndarjes në mënyrë tranparente
dhe jo-diskriminuese. OST-ja duhet të informojë ERE-n nëse kostot e sistemit të
transmetimit i janë ngarkuar klientëve fundore në mënyrë transparente dhe jo-
diskriminuese. Opinioni i OST-së do të merret në konsideratë nga ERE në shqyrtimin e
tarifave të propozuara për klientët tariforë.

Neni 11
Vendosja e tarifave mesatare tavan të transmetimit

1. Për vitin bazë, tarifa mesatare e transmetimit është e barabartë me tarifën mesatare të
transmetimit të llogaritur sipas kostos në vitin bazë.

2. Për vitin e dytë të ciklit të vlerësimit të tarifave (Viti 2), tarifa mesatare e transmetimit
për
vitin bazë shumëzohet me faktorin vjetor të rregullimit:

A = (1 + RPI – X)
A- faktori i axhustimit vjetor

RPI- norma e inflacionit për çmimet e konsumit e parashikuar për Vitin e 2-të nga Banka
e Shqipërisë ose INSTAT
_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

X- faktori i përmirësimit të efiçencës

3. Vlera e X-it duhet përcaktuar në bazë të studimit të standarteve të operatoreve të sistemit


të transmetimit, në përputhje me "Rregullat e cilësisë së furnizimit dhe performancës së
sigurisë së rrjetit". Në mungesë të këtyre rregullave, faktori X do të konsiderohet zero.

4. Nëse aktiviteti aktual financiar i OST-së në çdo vit të ciklit të vlerësimit të tarifave është
më i mirë nga sa tregojnë parashikimet financiare të aplikimit të tarifave ose më mirë nga
miratimi i ERE-s, mund të jepen bonuse për shoqërinë pa ngritur tarifën mesatare të
transmetimit mbi tarifën mesatare tavan të transmetimit.

5. Për vitin e tretë të ciklit të shqyrtimit të tarifave (Viti 3), tarifa mesatare e transmetimit
për vitin e dytë shumëzohet me faktorin vjetor të axhustimit duke përdorur vlerën RPI që
i korrespondon Vitit 3.

6. Për vitin e katërt të ciklit të shqyrtimit të tarifave (Viti 4), e ardhura e transmetimit për
vitin e tretë shumëzohet me faktorin vjetor të axhustimit, duke përdorur një vlerë RPI që i
korrespondon Vitit 4. Nëse tarifat e transmetimit për ciklin tjetër të korrigjimit të tarifave
janë miratuar para mbarimit të periudhës trevjeçare atëhere nuk do të jetë nevoja të
llogaritet e ardhura mesatare e transmetimit për Vitin 4.

7. Sipas kësaj metodologjie kryhet axhustim/korigjim në tarifën mesatare tavan në vitin e


ardhshëm, panvarësisht se axhustimet bëhen në periudhën rregullatore pasardhëse.

8. OST-ja nuk duhet “ndëshkuar” kurrë për mbi-kthimin e të ardhurave, nëpërmjet


rregullimit të normës se lejueshme të kthimit të kapitalit ose nëpërmjet rregullimit të
çmimit P h që është caktuar për humbjet në rrjet dhe për konsumin e energjisë elektrike
për qëllime teknologjike. Mbi-kthimi i të ardhurave mund të rezultojë nga gabime në
parashikim dhe nga ngjarje dhe prirje të papritura në sektorin e energjisë elektrike.

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al
Miratuar me vendimin nr. 180, datë 08.11.2017
_______________________________________

9. Mbi-kthimi i të ardhurave gjatë vitit të fundit të ciklit të shqyrtimit të tarifave u duhet


rimbursuar klientëve të sistemit të transmetimit nëpërmjet axhustimit në nivelin e pagesës
së energjisë në vitin bazë të ciklit pasues të axhustimit të tarifave.

10. Ne rast se një ngjarje e “forcës madhore” çrregullon sistemin e transmetimit, OST-ja
mund t’i paraqesë në çdo kohë ERE-s një kërkese për leje për të axhustuar pagesën e
energjisë në tarifën e transmetimit në menyrë që OST-ja të arkëtoje një shumë specifike
shtesë të ardhurash. Megjithatë, rritja e tarifës së transmetimit nuk do të sigurojë të
ardhura të rendësishme për sektorin e energjisë elektrike nëse nuk rritet tarifa per klientet
tariforë. OST-ja duhet të synojë të arrije tarifa transmetimi të qendrueshme dhe të
parashikueshme.

Neni 12
Dispozita të fundit
Metodologjia e llogaritjes së tarifave të transmetimit të energjise elektrike u miratua nga Bordi i
ERE -s me Vendimin Nr.180, datë 08.11.2017. Metodologjia e miratuar me Vendimin nr. 59,
datë 29.12.2005 shfuqizohet.

_____________________________________________________________________________________
Adresa: Blvd “Bajram Curri, Rr. Viktor Eftemiu 1023 Tel/Fax +355 42 22 963
Tirane Tel +355 42 69 590
E-mail erealb@ere.gov.al www.ere.gov.al

You might also like