You are on page 1of 8

1st of NC CIGRE Kosovo

November 06-08, 2019


Sistemet e Telekomunikacionit dhe Informimi Prishtina, Kosovo

Ndryshimi i industrisë së energjisë nëpërmjet aplikimit të teknologjive


komunikuese ekzistuese dhe të reja
1
Saranda Bytyqi, 2Albert Maloku and 1Bujar Krasniqi
1
Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Prishtinë,
Kosovë
2
Operator Sistemi Transmisioni dhe Tregu, Sh.A. Prishtinë, Kosovë

ABSTRAKTI

Besueshmëria e rrjetit elektrik është një faktor kyq në një shtet të zhvilluar. Në mënyrë që ecuria e
punës dhe defektet në rrjetin elektrik të përcjellen në kohë reale, është i nevojshëm një sistem
komunikues dhe kontrollues i cili i përcjell të dhënat nga rrjeti në një bazë qëndrore të të dhënave. Në
bazë të nevojës, sistemi komunikues mund të ndërhyjë fizkisht apo nga distanca në gjendjën e ndonje
pajsisje të caktuar në rrjetin elektrik. Kështuqë e nevojshme që rrjeti komunikues të jetë i sigurt dhe i
besueshëm. Duke përdorur strategji të ndryshme në sistemet aktuale të monitorimit të njohura si
SCADA të cilat mund të programohen dhe komandohen si dhe mundësitë që i ofrojnë ato, mund të
ofrojnë shërbime të ndryshme, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e furnizimit me energji, përdorim të
energjisë në mënyrë më efikase, përdorimi i burimëve të ndryshme të energjisë etj.
Zhvillimi i shërbimeve të reja sic është p.sh. Smart Grid, i ofrojnë, kompanive që si shërbim kryesor
kanë bartjen dhe shpërndarjen e energjisë, mirëmbajtje më kosto më të ulët, kërkesë për më pak
hapësirë fizike për mbikqyrje dhe reagim/lokalizim më të shpejt. Zhvillimi i tregut të energjisë në
Kosovë dhe kushtëzimi nga direktivat evropiane për përdorim së paku 20% të energjisë së
ripërtritshme e bëjnë Kosovën si mundësi të mire për përdorim dhe zhvillim të teknologjive të
menqura të komunikimit dhe komandimit.

1
1. Hyrje
Sot, furnizimi i mirefillt me energji elektrike i mundeson shtetit nje ekonomi te qendrueshme. …
kompanite ofruese te sherbimeve ose kompanitë prodhuese te cilat e kane te garantuar furnizimin me
energjine elektrike, koston e sherbimit apo prodhimit e kane me te ulet, kurse sherbimin apo
prodhimin me te larte. Nese atyre u sigurohet furnizim stabil kostoja e ofrimit te atij sherbimi eshte me
e vogel.
Nje kompani e cila mirret me shperndarjen e energjise elektrike ka per detyre qe energjine qe
prodhohet,nga nje kompani prodhuese, t’a shperndaje ne pika te caktuara, ne menyre cilesore dhe
efektive.
Ne menyre qe procesi I shperndarjes te jete sa me i rregullt, I besueshem dhe pa defekte,
infrastruktura e cila perdoret per shperndarje, duhet te monitorohet, kontrollohet dhe mirembahet
vazhdimisht. Te gjitha keto procese kerkojne fuqi punetore, e cila kontrollon qarkullimin e energjise
ne rrjeti, kontrollon proceset kyqje/çkyqje, dhe mirret me mirembajtjen dhe riparimin e pajisjeve te
rrjetes dhe defekteve qe ndodhin gjate punes. Ne menyre qe reagimi te jete me I shpejte, ne raste kur
rrjeti nuk funksionon sipas procedurave, duhet qe te jene shume ekipe ne teren dhe te percjellin
vazhdimisht se çfarë po ndodh me rrjetin, duhet te bejne kontrolle te shumta deri sa te gjejne piken ne
defekt dhe pastaj te fillojne punen per sanimin e problemit. I gjithe ky process merr kohe dhe personel,
qe do te thote kosto. Kjo kosto ndikon ne rritje te shpenzimeve tek kompanite qe bejne shperndarjen e
energjise, dhe pasi qe kompania nuk synon te punoje me humbje, koston e percjell tek perdoruesit e
energjise. Pra, perdoruesi fundor, permes tarifave te cilat jane te aplikuara nga institucioni perkates per
energji, paguan koston e furnizimit me energji.
Me rritjen e kerkeses per energji, perkatesisht rritjen e rrjetit elektrik, rritet edhe nevoja per nje
sistem me te mire te menaxhimit te rrjtetit elektrik dhe cilesia me e mire e sherbimit dhe zvogelim te
kostos se mirembajtjes.
Per kete arsye keto kompani kane zhvilluar nje sistem qendror I cili ben monitorimin dhe
kontrollimin e rrjetit. Ky sistem ka nje baze qendrore e cila I monitoron dhe kontrollon te dhenat qe I
vijne nga tereni perkatesisht pikat fundore, shfrytezon nje infrastrukture telekomunikuese per
percjellje te informacionit nga/dhe tek pikat fundore dhe perdor pajisje komanduese te cilat lexojne te
dhenat nga tereni dhe ndryshojne gjendjen e ndonje nderpreresi. Ky sistem monitorimi dhe kontrollimi
quhet SCADA.
Fillimisht SCADA u zhvillua si qendror i cili ishte I lidhur me te gjitha stacionet dhe nenstacionet
shperndarese, mirepo ato nuk ishin te lidhura mes vete figura 1. Dhe nje sistem I tille fushen e
veprimit e kishte te limituar shkaku I mundesive te vogla qe ofronin prodhuesit e pajisjeve te
ndryshme. Me zhvillimin e teknologjise edhe gama e sherbimeve qe keto pajisje mund te ofronin u
zhvillua.

Figure 1. SCADA gjenerata e parë

2
Kjo rezultoi me zhvillimin e gjenerates se dyte SCADA, ku tani stacionet ishin te lidhura mes vete
dhe ne kohe reale mund te shkembenin te dhena figura 2. Gjithashtu pajisjet mund te sherbenin per
qellime te ndryshme, si psh. disa pajisje mund te sherbenin se baze ku ruheshin te dhena, nje pajisje e
nje stacioni tjeter sherbente si nderlidhje mes njeriut dhe makinerive. Kjo gjenerate u zhvillua duke u
bazuar ne protokollet e LAN, dhe I mundesoi ketij sistemi qe te rris fuqine procesuese gjithashtu te

Figure 2. SCADA gjenerata e dytë


zhvilloj sistem redundant dhe me te besueshem. Mirepo edhe ne kete gjenerate, pajisjet fundore te
cilat dallonin sipas prodhuesve ishin shkaktare te mos zhvillimit maksimal. Pra, duhej nje sistem tjeter,
zhvillimi dhe permiresimi I te cilit nuk varej nga prodhuesit e ndryshem te pajsjeve.

Gjenerata e trete e SCADA bazohet ne mase te madhe ne nje arkitekture te hapur e cila nuk varet
nga protokollet e pajisjeve te prodhuesve te ndryshem. Pra, I jep me shume mundesi sistemit dhe nuk e
limiton sistemin ne perdorimin e vetem nje lloji te caktuar te pajisjeve. Perparesia e kesaj gjenerate
eshte perdorimi I protokollit IP të WAN qe I’u mundeson pajisjeve te ndryshme te komunikojne mes
vete permes IP adresave. Gjithashtu ne kete gjenerate mundesia e deshtimit te sistemit eshte me e
vogel pasi qe ngarkesa e proceseve eshte e shperndare dhe me shpejte mund te rimekembet sistemi
rendudant.

SCADA eshte sistem i cili eshte perdor me DOS, VMS, UNIX dhe se fundmi perdorim te gje

Figure 3. SCADA gjenerata e tretë


re ka gjetur me sistemin NT.

2. SCADA

Sistemi SCADA, akronimi I se ciles eshte Supervisory Control and Data Acquisition, apo ne shqip
kontrollim i mbikqyrur dhe permbledhje e te dhenave, eshte sistem me ane te se cilit mund te behet
monitorimi, kontrollimi, mbledhja dhe perpunimi i te dhenave nga distanca. Ky sistem ofron ne
monitorim/kontrollim ne kohe reale dhe me nje perqindje te larte te besueshmerise, qe do te thote se
ky sistem e ul koston e monitorimit, kontrollit ne teren, dhe rrit kohen e reagimit.
Sistemi SCADA perbehet nga nje software i cili gjendet ne nje baze dhe permes tij monitorohet dhe
kontrollohet sistemi permes PLC, hyrje/daljet, dhe duke perdorur HMI (Human Machine Interface)
mund te manipulohet me gjendjet e pikave kyqe.

3
2.1. Arkitektura

Arkitektura e nje sistemi SCADA eshte si nje vijim figura :


 Baza: njesia procesuese kryesore e cila ben njoftimin ne kohe reale te gjendjes se sistemit te
caktuar. Kete baze te te dhenave e monitorojne persona te caktuar, ne cilet ne rast nevoje
mund te nderhyjne, nga distance, apo te njoftojne ekipe te cakutara per nderhyrje. Ne baze te
kushteve qe operon sistemi, SCADA njofton ne mbarvajtje apo ndonje alarm.
 Mediumi transmetues dhe nderfaqja (interface, link): SCADA eshte e lidhur me pikat
monitoruese, tek sensoret apo PLC perms: Wireless; kabllos UTP; fijes optike; apo kabllos
koaxiale; Permes ketyre mediumeve behet e mundur transmetimi dhe mbledhja e te dhenva
nga/dhe ne SCADA; Gjitashtu, keto sisteme mund te permbajne HMI e cila I mundeson
operatorit njeri te manovroj me sistemin; te ndryshoje daljet apo te ndryshoje kushtet e
alarmeve;
 PLC (programmable Logic Controllers): pajisje keto te cilat kane mundesi programimi dhe
permbajne disa porte hyrese/dalese, digjitale apo analoge, me ane te se cilave mund te lexohen
te dhenat nga sensoret e caktuar dhe ne baze te kushteve te ndryshohet gjendja e porteve
dalese (1 apo 0)

2.2. Siguria e
SCADA
Me rritjen e perdorimit te SCADA, si dhe perdorimi I Internetit dhe rrjeteve lokale ka mundesuar
hapesira ne arkiteture ku mund te sulmohet rrjeti shume lehte.Prandaj, si pike kryesore qe duhet te
mirret parasysh eshte siguria e ketij sistemi, pra siguria e trafikut qe zhvillohet ne rrjetin SCADA. Nje
nderhyrje ne kete sistem mund te dergoje kompanine perdoruese te SCADA, ne nje kolaps apo
katastrofe.

P.sh. nese nuk zbatohen protokollet e shumta te sigurise, nje “sulmues” mund te kete qasje ne nje
rele/nderpreres I cili eshte I lidhur me nje PLC, e cila eshte e lidhur per nje pajisje kontrolluese permes
kabllit UTP, ku pajisja kontrolluese ka qasje ne internet.Dhe permes kesaj qasje qe I ofrohet atij,
sulmuesi mund te manipuloje gjendjet e relese/nderpreresit dhe te shkaktoje kolaps apo fatkeqesi.

Sulmi qe mund t’I behet SCADA-ve eshte qofte njerezor apo nje software I demshem mund te
demtoje bazen e te dhenave, te jap informacione jo te sakta, te nderhyje ne pajisje. Ne menyre qe rrjeti
SCADA te jete I sigurt, eshte e nevjoshme diqka me shume perveq procedurave te sigurise IT. Perveq
perdorimit te Firewall, Enkriptimit te te dhenave gjate komunikimit, gjitashtu eshte e nevojshme edhe

4
trajnimi I stafit mbi sigurine, SCADA perdor protokolin IEC 60780-5-104 per komunikim LAN dhe
WAN, gjithashtu edhe per pajisje kontrolluese remote RTU.

2.3. Perdorimi I SCADA

Perdorimi I SCADA sot eshte I mundur pothuajse gjithandej. Mund te gjejme shembuj te perdorimit te
sistemit SCADA ne:
 Sisteme per shperndarjen e energjise elektrike
Kompani te cilat mirren me transmisionin dhe shperndarjen e energjise perdorin ne mase te madhe
keto sisteme, pasi qe u ofron atyre monitorim ne kohe reale, reagim me te shpejte ne gjetje te defektit,
kontrollim nga distance te kyqjeve dhe shkyqjeve, ruajtje dhe perpunim I te dhenave
 Sisteme prodhuese te energjise
Kompanite qe mirren me prodhimin e energjise elektrike si: termocentralet, hidrocentralet,
plantacionet solare, plantacionet e turbinave te eres, perdorin keto sisteme per te monitoruar procesin e
prodhimit, per te menagjuar me shpejte dhe nga distanca prodhimin dhe ndryshimin ne prodhim,
ruajtjen e te dhenave;
 Industria e naftes
Kompanite te cilat kane nen kontroll burime te shumta te naftes mund te menagjojne me lehte dhe ne
kohe reale procesin e perpunimit te naftes, mund te kalkulojne ne kohe reale prodhimin/nxjerrjen e
naftes, mund te parandalojne defektet gjate punes duke I menagjuar alarmed etj.
 Bujqesi
Permes perdorimit te sistemeve SCADA apo sistemeve te menqura, te fermat, serat, plantacionet,
mund te kontrollohet temperatura e serave, ujitja, ndriqimi, kontrollimi I ajrit dhe lageshtise, te gjitha
keto procese mund te kontrollohen dhe menagjohen nga distance dhe ne te njetjen kohe te behet ruajtja
e te dhenave ne lidhje me procesin qe zhvillohet. Ku me pastaj eshte me e lehte gjurmimi I kushteve
qe bimesia ka pasur gjate zhivllimit.

3. SCADA mundesia ne Kosovë


Sistemi SCADA per monitorim, kontrollim dhe menaxhim te sistemit elektroenergjetik ka filluar qe
nga viti 2011, nga operator sistemi, transmisioni dhe tregu KOSTT, figura 4. Me heret eshte
shfrytezuar vetem modi monitorues, vetem matjet analoge te linjave interkonektive NS Kosova A, NS
Kosova B, NS Podujeva dhe NS prizreni. Tani permes sistemit SCADA/EMS, operatori ka fut ne
sistem monitorimi dhe menaxhimi te gjitha objektet energjetike 400kV, 220kV dhe 110kV.
Keto jane disa nga karakteristikat qe SCADA e KOSTT ka:
 Perdor protokollin e komunikimit IEC 60870 parte 5 104
 Unaza kryesore e transmetimit eshte me fije optike, ndersa pikat grumbulluese (rrjetat locale
LAN) te te dhenave jane me kabllo Ethernet UTP
 Raporti eshte 90 % fije optike, 10 % kabllo UTP/STP
 Ka dy pika qendrore grumbulluese, nje kryesore dhe nje rezerve, dhe mbi 40 pika monitoruese
 Perdor topologji me 4 unaza te lidhura me siguri te dyfishte (ring protection)
 Redundanca sigurohet permes linqeve telekomunikuese dhe ne pikat grumbulluese, pra edhe
lokalisht.
 Koha e reagimit, kalimi nga linku kryesor ne linkun tjeter, eshte me e vogel se 50ms
 Perdor komutimin me qarqe pasi qe siguron bandwidth te dedikuar.
 Perdor nderfaqet TCP/IP, dhe me këte ka mundesuar qe trafostacionet te lidhen me rrjetet
locale te KOSTT.
 Gati te gjitha objektet elektroenergjetike jane te pajisura rrejtin lokal telefonik VOIP
 Vizualizimin e pergjithshem te sistemit elektroenergjetik te Kosoves.

5
Figure 4. SCADA ne KOSTT [siguria e furnizimit me energji elektrike nё kosovё 1 maj 2016 KOSTT]
Disa nga funksionet e SCADA/EMS [http://www.kostt.com/website/index.php?
option=com_content&view=article&id=394&Itemid=464&lang=sr]
 Perpunuesi I gjendjes se Rrjetit (Network Status Processor)
 Parashikuesi I gjendjes (State Estimator)
 Parashikimi I ngarkeses (Bus Load Forcasting)
 Perzgjedhja dhe analiza kontingjave (Contigency Selection and Analysis)
 Llogaritja e rrymave te shkurtera (Short Circuit Level Calculation)
 Rrjedhat e fuqise (Operator Load Flow)
 Reduktimi I ngarkeses dhe restaurimi (Load Shedding and Restoration)
 Kontrolla automatike e gjenerimit (Automatic Generation Control)
 Optimizimi I rrjedhave te fuqise (Optimal Power Flow)
 Dispeçimi I tensionit/fuqise reactive
 Planifikimi I Operimit (Scheduling and Operational Planning)

Ky operator perdor infrastrukturen e vet, me qe rast siguria eshte me e madhe dhe kosto me e vogel.
Si pike permiresuese qe ka nevoje ky sistem eshte qe te kaloj nga komutimi me qarqe ne komutim me
paketa, e kjo per disa arsye:
 Kalimi ne MPLS-TP ne menyre qe kalimi ne rruge alternative, nese nje shteg deshton, te jete
me I lehte;
 Mbeshtetja e protokoleve te reja te sinkronizimit per sinkronizim te rrjetit;
 Vonesa dhe humbje me te vogla te informacionit, ne raste emergjente si: mbrojtja nga larg e
gjeneratorve dhe nenstacioneve.
 Mundesi me te medha te zgjerimit, duke mundesuar qe sisteme te reja te integrohen ne
sistemin aktual. Pra integrimi I burimeve te tjera te energjise ne sistem te menaxhimit dhe
monitorimit. Kjo per arsye se Kosova, duhet te permbush direktivat europiane te cilat kerkojne
qe rreth 20% e energjise elektrike te vije nga burimet e ripertritshme, keshtu qe zgjerimi i
rrjetit shperndares eshte I pa shmangshem, dhe njeherit edhe monitorimi dhe menaxhimi I tyre

4. Perparesite

6
Koha e shpejte e ragimit dhe reagimi nga distanca, Kapacitetet e shtumta hyrje dalje, kapacitetet e
medha te ruajtjes dhe perpunimit te te dhenave; Menagjimi I alarmeve, automatizimi I raporteve,
paraqtija grafike e te dhenave, privilegje operimi sipas hierarkise/llojit te perdoruesit;

5. Perfundimi

Ky punim jep një përshkrim të vogël të mundësisë së zhvillimit të teknologjive të reja te komunikimit
në sistemet e bartjes dhe shpërndarjes së energjisë.
Analize e kalimit ne sistem me komutim te paketave nda sistemi me komutim te qarqeve.
Perdorimi I SCADAVE sisteme per shperndarjen e energjise, ne idustrine e naftes, industrine
berthamore, ne bujqesi; plantacione solare, te eres

7
FJALET KYQE

Energjia elektrike; Sistemet komunikuese; Smart Grid; Shërbimet e reja teknologj

You might also like