You are on page 1of 19

Direktiva për Hartimin dhe Zbatimin e projekteve të impianteve të energjisë së

rinovueshme me module fotovoltaikë sipas Normativave Evropiane dhe


Ndërkombëtare.
Interesi për sistemet fotovoltaike (sistemet PV) është në rritje të vazhdueshme - jo vetëm për
shkak të faktorëve ekologjikë, por dhe të faktorëve ekonomikë. Është e rëndësishme që një
sistem fotovoltaik të ndërtohet në mënyrë të sigurt dhe të operojë sipas standarteve të përcaktuara
nga organet përkatëse. Për të përmbushur kërkesat e standardeve duhet të ndërmerren një sërë
masash mbrojtëse të parashikuara në to.
Ekziston një grup kryesor i standardeve ndërkombëtare, të zhvilluar nga Komisioni
Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC) të cilat përdoren gjerësisht në një shkallë globale. Përveç
këtyre, ka dhe standarde specifike të zhvilluara nga shtete të ndryshme, shumica e të cilave janë
të bazuara mbi standardet ndërkombëtare.
Këto standarde janë pothuajse për çdo fazë të ciklit të jetës së sistemit PV, duke përfshirë:
materialet dhe proceset e përdorura në prodhimin e paneleve PV, metodologjitë e testimit,
standardet e performancës dhe udhëzime të projektimit dhe instalimit.
Standardet e paraqitura më poshtë nuk janë një listë e plotë, por janë ato më të rëndësishmet për
instalimin, funksionimin dhe sigurinë e sistemeve fotovoltaikë .
Qëllimi i këtij dokumenti me standarte të harmonizuara është që të udhëzojë projektimin dhe
zbatimin e impianteve të energjisë së rinovueshme me module fotovoltaikë.
Ky relacion është bazuar në standartin IEC 62548 Ed.1 i cili përmban kërkesat për dizenjimin e
impianteve fotovoltaike.
Ky standart përcakton kërkesat për projektimin e paneleve fotovoltaike në vargje, duke përfshirë
grupin e instalimeve elektrike d.c, paisjet mbrojtëse elektrike, pajisjet çkyçëse dhe tokëzimin, por
nuk përfshin paisjet për akumulimin e energjisë.
Në sistemin e lidhur me rrjetin, sigurimi i kërkesave të ketij dokumenti është i varur nga
inverterat e lidhur me modulet PV në përputhje me kërkesat IEC 62109-1 dhe IEC 62109-2.
Kërkesat e instalimit janë gjithashtu në varësi kritike nga pajtueshmëria në seri e standartit IEC
60364.
Panelet e vogla fotovoltaike në vargje me më pak se 100W, me më pak se 8A dhe me më pak se
35V me tension të hapur të qarkut në STC nuk përfshihen në këtë standart.
Shënim: Ky standart nuk përfshin kërkesat për instalimin e baterisë në sistem, por përfshin
kërkesat për mbrojtjen e moduleve PV në vargje si rezultat i përdorimit të baterisë në sistemin
PV.
1 Normat/Standartet e kushteve teknike për impiantet Fotovoltaike

Ky dokument është përgatitur në përputhje me standardet dhe normat teknike që përdoren ne


territorin e Republikës së Shqipërisë.
Karakteristikat e pajisjeve, komponentëve dhe materialet e nevojshme për të përfunduar punimet,
janë në përputhje me karakteristikat e treguara ne kete dokument, duke respektuar ligjet,
rregulloret dhe normativat (IEC, UL , EN, ISO, Pgf, CEI).
Të gjitha pajisjet, komponentët, materialet janë të reja dhe të pajisura me shenjën e cilësisë në
përputhje me IEC 62548 dhe/ose produkte të certifikuara nga organizata, kanë CE shënuar sipas
Direktivave te KE 392/89, të ndryshuar, dhe janë në përputhje me dispozitat e dekretit legjislativ
Nr 81/2008 në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit të vendosura nga Direktiva.
Në rast të mospërputhjes dhe/ose e kundërta, janë të paraqitura, sipas rendit: standardet
kombëtare, standardeve europiane.
Nëse nuk ka pasur standarde kombëtare në lidhje me ndonjë prej impianteve të parashikuara, apo
ishin të mangët në lidhje me karakteristikat e performancës që kërkohen do të përdoren standartet
europiane duke respektuar rreptësisht;
"Rregullat për parandalimin e aksidenteve në punët e ndërtimit"
"Rregullat për sigurinë e impianteve elektrike"
"Dispozitat lidhur me prodhimin e materialeve, pajisjeve, makinerive, instalimit elektrike dhe
elektronike."
 Është shumë e rëndësishme për mirëfunksionimin e një sistemi fotovoltaik, që
pavarësisht teknologjisë së përdorur, produktet të jenë blerë nga partnerë zyrtarë,
përfaqësues apo të autorizuar, që lëshojnë garancitë e njohura nga prodhuesi.

 Produktet duhet të zgjidhen vetëm nga ato kompani që përmbushin kriteret e caktuara
teknike, ekonomike dhe financiare, me përvojë disa vjecare dhe kredibilitet të provuar
ndër vite në tregun vendas duke pasur dhe një kapital të deklaruar justifikues.
 Sistemet fotovoltaike përmbajnë komponentë të shumtë elektrikë dhe zakonisht janë të
lidhura me rrjetin elektrik, ndaj për instalimin e tyre kërkohen profesionistë të kualifikuar
në fushën elektrike për të mbuluar pjesën më të madhe të instalimit të sistemit.
Instalatorët janë persona të kualifikuar përgjegjës për implementimin e sistemit
fotovoltaik sic është i projektuar, sipas kërkesave të prodhuesve të pajisjeve, në një
mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme.

 Kodi elektrik Kombëtar (NEC) e përkufizon një person të kualifikuar, si person që ka


aftësi dhe njohuri lidhur me ndërtimin dhe funksionimin/operimin e pajisjeve dhe
instalimeve elektrike, si dhe që është i trajnuar për sigurinë, njohjen dhe shmangien e
rreziqeve të përfshira.
 Instalimi i sistemit fotovoltaik nga persona të pakualifikuar rrezikon sigurinë, cilësinë dhe
performancën e sistemit.

2 Standardet me të cilat modulet dhe inverterat duhet të jenë në përputhje të plotë janë të
renditura si më poshtë:

Standardet Ndërkombëtare
IEC 61730-1 & IEC 61730-2 - Kualifikimi i sigurisë së modulit
IEC 61215 - Modulet fotovoltaike tokësore prej silikoni - kualifikimi i dizajnit dhe miratimi i
tipit
IEC 61646 - Modulet fotovoltaike tokësore prej filmi të hollë - kualifikimi i dizajnit dhe miratimi
i tipit
IEC 61701 - Testimi i moduleve fotovoltaike me tretesire kripe korrozive
IEC 62716 - Testimi i moduleve fotovoltaike me amonjak korroziv
IEC 61345 - Testi UV për modulet fotovoltaike
IEC 60068-2-68 - Testimi mjedisor, pjesa 2-68
IEC 62109-1 - Siguria e transformatorëve të fuqisë për përdorim në sistemet fotovoltaike - Pjesa
1: Kërkesa të përgjithshme
IEC 62109-2 - Siguria e konvertuesve të fuqisë në sistemet fotovoltaike - Pjesa 2: Kërkesa të
veçanta për inverterat
IEC 62093 - Komponentët e balancimit të sistemit për sistemet fotovoltaike
Standardet amerikane
UL 1703 - Standartet për modulet e sheshta fotovoltaike
UL 1741 - Standartet për inverterat, konvertuesit, kontrollorët dhe pajisjet e ndërlidhjes të
sistemit për përdorim me burimet e shpërndara të energjisë
UL 62109 - Standardi për sigurinë e transformatorëve të fuqisë për përdorim në sistemet
fotovoltaike - Pjesa 1: Kërkesa të përgjithshme

Standardet Ndërkombëtare
IEC 62548 - Kërkesat për dizenjimin e impianteve fotovoltaike
IEC TS 62738 (Specifikime teknike) - Udhëzime dhe rekomandime për dizenjimin e centraleve
fotovoltaike të montuar në tokë

Standardet europiane
EN 50380 - Skeda teknike dhe emërtimi i moduleve fotovoltaikë
EN 50524 - Skeda teknike dhe emërtimi i inverterave fotovoltaikë
EN 50548 - Kutitë e lidhjes për modulet fotovoltaike

3 Mirëmbajtja dhe kolaudimi

IEC 62446 - Sisteme fotovoltaike të lidhura me rrjetin, kërkesat minimale për dokumentacionin e
sistemit, testet e kolaudimit dhe inspektimet
IEC 61724 - Monitorimi i performancës së sistemit fotovoltaik, udhëzime për matjen,
shkëmbimin e të dhënave dhe analizën e tyre
IEC 61853-1 - Testi i moduleve fotovoltaike mbi performancën dhe vlerësimi i energjisë
IEC 62116 - Inverterat fotovoltaikë të lidhur me rrjetin
IEC 61724 - Monitorimi i performancës së sistemit fotovoltaik, udhëzime për matjen,
shkëmbimin e të dhënave dhe analizën e tyre
IEC 62446-2 - Sistemet fotovoltaike, kërkesat për testimin, dokumentacionin dhe mirëmbajtjen
EN 50530 - Efiçenca e përgjithshme e inverterave fotovoltaikë të lidhur në rrjet

4 Standardet për komponentët e tjerë të sistemit dhe për mirëfunksionimin e tij


4.1 Përputhshmëria elektro-magnetike

- IEC 61000-3-2 Përputhshmëria elektromagnetike, pjesa 3-2: Kufizimet- Kufizimet për


emetimet e rrymës harmonike
- IEC 61000-3-12 Përputhshmëria elektromagnetike, pjesa 3-12: Limitet për rrymat harmonike
të prodhuara nga pajisje të lidhura me rrjetin publik të tensionit të ulët me rrymë në hyrje
75 A ≥I >16A për fazë
- IEC 61000-2-2 Përputhshmëria elektromagnetike, pjesa 2-2: Nivelet e Përputhshmërisë për
turbolencat e transmetueshme me frekuence te ulet
- IEC 61000-3-3 Përputhshmëria elektromagnetike, pjesa 3-3: Limitet e luhatjeve të tensionit
dhe flicker në rrjetin e shpërndarjes elektrike të tensionit të ulët
- IEC/TR 61000-3-14 Përputhshmëria elektromagnetike, pjesa 3-14: Konsiderimi i
përcaktimit të limiteve për harmonikat, interharmonikat, luhatjet e tensionit dhe
paqendrueshmeria për lidhjen e instalimeve turbolente në tension të ulët.
- IEC/TR 61000-3-6 Përputhshmëria elektromagnetike (EMC) - Pjesa 3-6: Vlerësimi për
përcaktimin e limiteve për lidhjen e instalimeve të paqëndrueshme në sistemin e fuqisë me
tension të mesëm dhe të lartë
4.2 Kabllot dhe konektorët

- EN 50618 Kabllot elektrike për sistemet fotovoltaike


- EN 50521 Konektorët për sistemet fotovoltaike -Testet për përmbushjen e kërkesave të
sigurisë
- CEI 20-91 Kabllo elektrike zjarrduruese dhe pa halogjen me izolim elastomerik dhe
mbështjellje për tensione nominale jo më të mëdha se 1000 V ac dhe 1500 V dc për përdorim
në sistemin fotovoltaik (PV)

4.3 Çelat dhe Kuadrot e Kontrollit

- IEC/TR 61439-0 Montimi i kuadrove dhe paneleve të kontrollit të tensionit të ulët


- IEC 61439-3 Pjesa 3: Kuadrot shperndarese qe do te perdoren nga persona te zakonshem
- IEC 61439-5 Pjesa 5: Montime i kuadrove te fuqise per shperndarjen e rrjeteve publike

4.4 Çelat dhe Kuadrot e Kontrollit për Tension të lartë

- IEC 62271-1 Kuadrot e kontrolli te tensionit te larte, Specifikimet e perbashketa


- IEC 62271-100 Kuadrot e kontrolli te tensionit te larte, Automatet e rrymes alternative
- IEC 62271-103 Kuadrot e kontrolli te tensionit te larte, - Pjesa 103: Ndërprerësit për
tensionet e vlerësuar mbi 1 kV deri në dhe duke përfshirë 52 kV
- IEC 62271-200 Pajisja shpërndarëse dhe kontrollit të tensionit të lartë - Pjesa 200: Pajisjet
elektrike dhe pajisjet e kontrollit të mbyllur me metal për tensionet e vlerësuar mbi 1 kV deri
në dhe duke përfshirë 52 kV
- IEC 62271-202 Kuadrot e kontrolli te tensionit te larte,pjesa 202: Nenstacionet prefabrikat
TL/TU

4.5 Transformatorët

- IEC60076-8 Transformatorët e fuqisë - Pjesa 8: Udhëzues për aplikim


- IEC 60076-11 Transformatorët e fuqisë-Pjesa 11: Transformatoret e tipit te thate
- IEC 60076-13 Transformatorët e fuqisë-Pjesa 13: Transformatoret me vaj, me mbrojtje te
integruar
- EN 50541-1 Transformatoret trefazor te tipit te thate 50Hz nga 100kVA deri ne 3150kVA
me tension maksimal per pajisje qe nuk i kalojne 36 kV: Kerkesa te pergjithshme
- IEC 61558-1 Siguria e transformatorëve të fuqisë, furnizimit me energji elektrike, reaktorët
dhe produktet e ngjashme - Pjesa 1: Kërkesa dhe teste të përgjithshme

4.6 Instalimet elektrike

- IEC 60364-1 Instalimet elektrike te tensionit te ulet –Pjesa 1: Principet kryesore, Shqyrtimi i
karakteristikave te pergjithshme
- IEC60364-4-41 Instalimet elektrike të tensionit të ulët – Pjesa 4-41: Mbrojtja e impiantit
kundër goditjeve elektrike
- IEC60364-4-42 Instalimet elektrike të tensionit të ulët - Pjesa 4-42: Mbrojtja ndaj efekteve
termike
- IEC60364-4-43 Instalimet elektrike të tensionit të ulët - Pjesa4-43: Mbrojtja nga
mbingarkesa në tension
- IEC60364-4-44 Instalimet elektrike të tensionit të ulët - Pjesa4-44: Mbrojtja nga luhatjet e
tensionit dhe nga turbolencat elektromagnetike
- IEC60364-5-53 Instalimet elektrike të ndërtimeve - Pjesa 5-53: Përzgjedhja dhe ndërprerja e
pajisjeve elektrike - Izolimi, komutimi dhe kontrolli
- IEC60364-5-54 Instalimet elektrike të tensionit të ulët - Pjesa 5-54: Përzgjedhja e pajisjeve
elektrike - Rregullimet e tokëzimit dhe përçuesit mbrojtës
- IEC/TS 62548 Sistemet fotovoltaike (PV) - Kërkesat e projektimit
- IEC62446 Sistemet fotovoltaike të lidhura me rrjetin - Kërkesat minimale për
dokumentacionin e sistemit, testet e komisioneve dhe inspektimet
- IEC 61829 Vargu fotovoltaik me silicon kristalin- Matja e karakteristikes volt_ampere ne
terren
- IEC 62305-1 Mbrojtja kunder rrufeve: Koncepte baze
- IEC62305-2 Mbrojtja kunder rrufeve: Menaxhimi i riskut
- IEC62305-3 Mbrojtja kunder rrufeve: Demtime fizike te struktures dhe rrezikimi i jetes se
njeriut
- IEC 62305-4 Mbrojtja kunder rrufeve: Sistemet elektrike dhe elektronike neper struktura.
4.7 Strukturat e montimit

- UL 2703 Shqyrtimi i studimit per sistemet e montimit,pajisjet e montimit,morsetat e kapjes


dhe kembet e mbeshtetjes per montim ne toke per perdorim ne modulet FV te sheshte
- UL 1897 Standartet per testet e qendrueshmerise ndaj ngritjes ne cati te shtepive
rezidenciale.

4.8 Lidhja me rrjetin


- EN 50160 Karakteristikat e tensionit të energjisë elektrike të furnizuar nga rrjetet e energjisë
elektrike publike
- EN 50438 Kërkesat për lidhjen e mikro-gjeneruesve paralelisht me rrjetet publike të
shpërndarjes së tensionit të ulët
- EN 61727 Sisteme fotovoltaike (PV), Karakteristikat e ndërfaqes së rrjetit

5 Përkufizimi i termave dhe arkitektura e sistemit Fotovoltaik

o MPP (max power point) – pika maksimale e fuqisë e arritur nga impianti fotovoltaik
o Tokëzim- përcjellshmëria e masës së tokës, potenciali elektrik i së cilës në cdo pikë
merret në mënyrë konvencionale zero
o Kabëll - tërësia e disa përcuesve ose fibrave optike me mbulesë mbrojtëse, mundësisht
material mbushës, izolues
o Moduli FV – i referohet një paneli të përbërë nga qeliza fotovoltaike të cilat lidhen njëra
me tjetrën në seri, të dizenjuar për të absorbuar rrezet e diellit si një burim energjie për të
prodhuar elektricitet.
o Fuqia pikë e sistemit- është fuqia maksimale e prodhuar nga impianti FV në kushte
optimale, për të mos e ngatëruar me kW që përdoret në shërbimet elektrike.
o Inverter – është paisje konvertuese elektrike e cila kthen rrymën e vazhduar në atë
alternative për të qënë sa më e aksesueshme nga sistemet e shpërndarjes energjitik duke
qenë se të gjitha rrjetet e shpërndarjes së fuqisë elektrike përdorin rrymë alternative.
o Këndi i ngritjes – këndi në të cilin montohet paneli fotovoltaik në strukturë për të kapur
sa më shumë rreze diellore gjatë një kohe të caktuar.
o Feed-in – linja në të cilën rrjedh rryma alternative që fillon nga inverterat e parkut
fotovoltaik deri te kabina elektrike e tensionit të mesëm.
o Dioda Bypass - është dioda e lidhur ndërmjet disa qelizave në drejtim të rrymës për të
lejuar që rryma e modulit ti anashkalojë qelizat që janë në hije ose të dëmtuara për të
shmangur dëmtimin që rezulton nga tension i kundërt që vjen nga qelizat e tjera në atë
modul. Zakonisht diodat bypass janë të inkorporuara në modulet fotovoltaike që në
fabrikë ku prodhohen.

o Konsumimi në pritje (Standby) – humbjet e energjisë që rezultojnë nga mbajtja e një


paisje në regjim pasiv.
o Konektorët - shërbejnë për të bërë lidhjen e kabllove DC të paneleve me njëri-tjetrin dhe
me inverterin dhe janë të dizenjuara për të duruar goditjet mekanike dhe faktorët
korroziv.
o String (vargu ) është tërësia e paneleve diellore të lidhura në seri me njëra tjetrën me
kabllo DC duke u mbyllur si qark elektrik në inverter ose në një kuadro nëngrupi e cila
bën lidhjen e vargjeve në paralel.

Figurë 1: Paraqitja e Stringut (vargut ) Fotovoltaik

o DC Combiner Box – është kutia që luan rolin e një kuadroje elektrike e ndërtuar për
qëllimin që të bashkojë daljet e disa stringjeve ne paralel për ta kthyer në një linjë të
vetme që shkon në inverter ose në një kuti tjeter grupi fotovoltaik. Këtu montohen edhe të
gjitha pajisjet per mbrojtjen nga mbirrymat dhe nga mbitensionet të stringave ne veçanti
dhe të gjithë nëngrupit.
o Tërësia e stringjeve që lidhen ndërmjet tyre elektrikisht në hyrje të Dc Combiner quhet
NËNGRUP FOTOVOLTAIK.

Figurë 2: Paraqitja e nje Nëngrupi Fotovoltaik


o Tërësia e elementëve nga moduli i vetëm fotovoltaik deri tek Dc Combinerat qe futen në
një inverter quhet GRUP FOTOVOLTAIK

Figurë 3: Paraqitja e nje Grupi Fotovoltaik


o Tërësia e inverterave që kombinohen së bashku për tu futur në kabinen e transformimit
bashkë me gjithë elementët përbërës që janë të lidhur përpara tyre (duke e marrë
pikënisjen nga moduli i vetëm fotovoltaik) quhet PARK FOTOVOLTAIK

Figurë: Paraqitja e Parkut Fotovoltaik

Kur në parkun fotovoltaik përfshihet edhe kabina e transformimit me çelat dhe me


transformatorin përkatës per ta kthyer tensionin e marrë nga parku fotovoltaik në një tension të
aplikueshëm në linjat e tensionit të mesëm ose tensionit të lartë bashkë me pajisjet e tjera
kontrolluese dhe monitoruese atëherë kemi të bëjmë me një CENTRAL FOTOVOLTAIK.

Kushtet teknike të marra parasysh gjatë llogaritjeve në fazën e projektimit,


sipas normativave të mësipërme:

5.1 Problematikat e sigurisë nga tensioni dhe shkarkimet

Për sisteme fotovoltaike që i kalojnë 1000 V, i gjithë sistemi, mbrojtja dhe komponentët e lidhur
me të duhet të jetë i aksesueshem vetëm nga personat kompetentë. Sistemet fotovoltaike për
ndërtesa nuk duhet të kenë tensione maksimale mbi 1000 V.
5.2 Mbrojtja nga shoku elektrik

Për mbrojtjen nga shoku elektrik duhet të aplikohen standartet IEC 61140 dhe IEC 60364-4-41.
Për mbrojtjen nga tensioni extra i ulët, të gjitha pajisjet duhen klasifikuar si Klasi III ose më i
mire.
5.3 Mbrojtja nga mbingarkesa

Rryma e lidhjes së shkurtër në module, në kutitë e DC Combinerave ose në telat e moduleve


apo dhe problemet në tokëzim mund të rezultojnë në mbingarkesë në sistemin fotovoltaik .
Modulet fotovoltaik janë burime rryme të limituara por duke qenë se ato mund të lidhen në
paralel dhe gjithashtu të jenë të lidhura me burime të jashtme (si psh bateritë), ato mund të
pësojnë mbingarkesë të shkaktuara nga lidhjet e shumta paralele të stringjeve, nga disa lloje
inverterash me të cilat ato janë të lidhura dhe/ose nga burime të jashtme.
Është shumë e rëndësishme të bëhet mbrojtja në çdo pjesë të sistemit fotovoltaik, përkatsisht në
secilin string, nëngrup dhe grup të tij, në përputhje të plotë me standardin IEC 62548.
5.4 Kërkesat për mbrojtjen e stringjeve nga mbingarkesa

Mbrojtja e stringjeve nga mbingarkesa duhet të bëhet nëse:


((np -1) x ILSH_MOD) > In _MB_MOD
Ku:
 np eshte numri I stringjeve te lidhur ne parallel
ILsh Mod eshte rryma e lidhjes se shkurter e modulit Fotovoltaik
In Mb Mod eshte rryma nominale e pajisjes se mbrojtjes nga mbirryma e modulit FV sipas
IEC61730-2

SHËNIM:

a) Kur përdoren ndërprerësit e qarkut magnetotermik per mbrojtjen nga mbingarkesa, ato
shërbejnë edhe si pajisje çkyçëse fuqie.
b) Siguresat e përdorura duhet të jenë te lidhura me parimin e selektivitetit dhe të plotësojnë
kërkesat e përshkruara në standartin IEC 60269 -6.

5.5 Mbrojtja e stringjeve nga mbingarkesa

1. Çdo string i FV duhet të mbrohet me një paisje të mbrojtjes nga mbingarkesa ku rryma
nominale e paisjes mbrojtëse duhet të jetë Ins
InS > 1.5 x ILsh_MOD dhe InS < 2.4 x ILsh_MOD ose InS ≤ In _MB_MOD

2. Stringjet mund të grupohen në paralel nën mbrojtjen e një paisjeje mbrojtëse nga
mbingarkesa.
InS > 1.5 x ng x ILsh_MOD dhe InS ≤ In _MB_MOD -((ng-1)x ILsh_MOD)
Ku ng është numri i stringjeve në grup te mbrojtura nga një paisjeje mbrojtëse dhe I ns rryma
nominale e paisjes mbrojtese.
Shenim : Mbrojtjen e disa stringjeve mund ta organizojme ne nje pajisje te vetme mbrojtese te
perbashket atehere kur In Mb Mod eshte me e madhe se 5x ILsh_MOD .

5.6 Mbrojtja nga mbingarkesa e grupit fotovoltaik

Mbrojtja nga mbingarkesa e kabllove të grupit fotovoltaik kërkohet vetëm për sistemet e lidhura
me baterinë ose aty ku burime të tjera rryme mund ndërhyjnë në grupin fotovoltaik në rast të një
defekti.
Rryma e vlerësuar In e pajisjeve mbrojtëse nga mbingarkesa të grupit PV gjendet si më poshtë:
InG> 1.25 x ILsh nG dhe InG ≤ 2.4 x ILsh nG

5.7 Pozicioni i mbrojtjes nga mbingarkesa

Në momentin që kërkohet mbrojtja nga mbirrymat per grupin FV,per nengrupin FV dhe per
stringjet, vendodhja e pajisjes mbrojtëse duhet të jetë:
- Për mbrojtjen e stringut, duhet të jenë aty ku kabllot e stringut bashkohen me kabllot e
nëngrupit

- Për mbrojtjen e nëngrupit, duhen vendosur aty ku kabllot e nëngrupit bashkohen me kabllot e
grupit
- Për mbrojtjen e grupit, duhen vendosur aty ku kabllot e grupit bashkohen me qarkun e aplikimit
Pajisjet mbrojtëse nga mbirrymat për kabllot e stringjeve dhe nëngrupeve duhen vendosur në të
gjitha percjellesit e patokëzuar.

5.8 Kërkesat për lidhjen e grupit fotovoltaik me inverterat ON-GRID

Kërkesat për detektimin e defekteve, veprimet që duhet të ndërrmeren dhe alarmet varen nga lloji
i sistemit të tokëzimit dhe statusit të izolimit të Inverterit të lidhur me grupin FV. Në të gjithe
grupet fotovoltaikë qe bashkeveprojne me invertera Ongrid duhet të zgjedhim inverterin në
përputhje me IEC 62109-2.
Inverterat duhet të instalohen duke respektuar rigorozisht udhëzimet e prodhuesit sipas standardit
IEC 62109-2. IEC62109-2 përcakton kërkesat e inverterit bazuar në izolimin e inverterit dhe
tokëzimin e grupeve PV, si dhe kërkesat për sinjalizuesin e defekteve të tokëzimit ne regjim pune
dhe/ose në momentin e nisjes së punës nga inverteri.

5.9 Mbrojtja kundrejt efekteve nga rrufetë dhe mbitensioni

Instalimi i një sistemi fotovoltaik në ndërtesë në përgjithësi ka efekt të papërfillshëm në


probabilitetin e goditjes të drejtpërdrejtë nga rrufeja, ndaj nuk është e domosdoshme të instalohet
sistemi i mbrojtjes nga rrufeja (rrufepritësi) ne qofte se nk ekziston nje aktual.
Megjithatë nëse ndryshimi në karakteristikat e ndërtesës eshte i konsiderueshem për shkak të
vendosjes së sistemit fotovoltaik, rekomandohet vendosja e një rrufepritësi në përputhje me
standartin IEC 62305-2 dhe nëse kërkohet duhet të instalohen në përputhje me standardin IEC
62305-3. Nëse nje rrufepritës është i vendosur më parë në ndërtesë, atëherë sistemi duhet
integruar me të në përputhje me IEC 62305-3.
Ne rastet kur vendosja e nje rrufepritësi ne ndertese nuk kerkohet ose ne rastin e nje grupi Fv te
montuar direkt ne toke , kërkesat për mbrojtjen nga mbitensioni duhen plotësuar për mbrojtjen e
grupit fotovoltaik, inverterit dhe gjithë komponentëve të sistemit.
5.10 Mbrojtja nga mbitensioni

Të gjithë kabllot DC duhet të instalohen në mënyrë që kabllot pozitive dhe negative të të njëjtit
string dhe kablli kryesor i grupit fotovoltaik të shtrihen ngjitur njeri me tjetrin për të shmangur
krijimin e kontureve në sistem. Kjo kerkese përfshin edhe cdo përcjellës tokëzimi.
Kabllot e gjata (psh. kabllot kryesore DC të PV mbi 50m), duhet të instalohen ose në kanalinë
metalike ose tubacion metalik të tokëzuar, qofshin kabllo me mbrojtje mekanike dhe
elektromagnetike te inkorporuar, të izoluar mineralisht ose të mbrojtur nga një pajisje shkarkuese
e mbitensionit (SPD).
Shënim:
- Këto masa janë të përfshira këtu si një guidë sepse mbrojtja ndaj mbitensionit është një
problem kompleks dhe një vlerësim i plotë duhet bërë në mënyrë të vecantë në zonat ku
rrufetë janë të shpeshta.
- Këto masa do të veprojnë njëkohësisht si mbrojtës të kabllove nga mbitensionet induktive
duke rritur induktancën dhe duke zbutur transmetimin e mbitensionit. Është e
rëndësishme ti lihet hapësirë ujit të kondesuar që mund të akumulohet në kanalina ose
tubacione të rrjedhë në dalje posacërisht të dizenjuara.
Për të mbrojtur sistemin DC në tërësi, mund të vendosen shkarkues mbitensioni midis
përcjellësve aktivë gjithashtu midis përcjellësve dhe tokës, tek hyrja e linjës DC në inverter.
Shënim:
- Për të mbrojtur sistemin AC pajisjet për shkarkimin e mbitensioneve mund të lidhen në
hyrjen kryesore të linjës furnizuese. Shumica e inverterave të lidhura me rrjetin mund të
kenë të instaluar një pajisje të tillë, gjithsesi mund të përdoren pajisje specifike shtesë në
raste të veçanta.
6 Përshtatshmëria e pajisjeve të Centralit Fotovoltaik me sistemin Elektroenergjitik
Shqiptar

Inverteri ON GRID eshte nje pajisje Elektrike/Elektronike statike qe kthen rrymen e vazhduar
(DC) ne rryme alternative (AC) te pershtatshme per ta injektuar ne rrjetin lokal te shperndarjes
me nje diapazon Unf=220-230V AC dhe Unl=380-415V me frekuence 50Hz. Inverterat On Grid
perdoren ndermjet burimeve gjeneruese lokale si Impiantet Fotovoltaike dhe Rrjetit Elektrik te
Shperndarjes.
Ne menyre qe te injektoje energji elektrike duke permbushur kushtet e eficiences dhe sigurise ne
rrjetin e shperndarjes elektrike, keto invertera krijojne nje rryme me sinusoide qe i perputhet ne
faze sinusoides se rrymes se rrjetit te shperndarjes dhe mbajne nje tension ne output me
amplitude pak me te madhe se tensioni i rrjetit ne cdo cast.
Inverterat duhet te jene modern dhe te nje kualiteti te larte dhe te kene nje koeficient fuqie fikse,
qe do te thote qe tensioni dhe rryma ne dalje perputhen ne menyre perfekte.
Kendi i shfazimit te jete me i vogel se 1 grade nga parametrat e Rrjetit te Shperndarjes Elektrike
AC. Inverteri ka nja kompjuter te inkorporuar i cili detekton formen e sinusoides se rrymes dhe
frekuencen e Rrjetit te Shperndarjes, dhe nxjerr ne dalje nje tension qe korrespondon me zbarrat
e rrjetit.
Inverterat On GRID gjithashtu jane te dizenjuar qe te shkeputen ne menyre te menjehershme nga
zbarrat e rrjetit ne qofte se Energjia nga Rjeti i Shperndarjes shkeputet ne rastet e nje Black-Out,
per arsye qe te eliminoje rrezikun e kalimit te energjise mbrapsht nga inverteri ne rrjet. Kjo eshte
nje normative e NEC qe siguron jeten e punonjesve te mirembajtjes se linjave qe kane shkuar per
te rregulluar difektin ne rastet e avarive.
Amandamentet e VDE 0126-1-1 dhe IEC 6210 qe percaktojne dizenjimin dhe procedurat e
ndjekura per sisteme te tilla do te zbatohen me perpikmeri nga instaluesi.
6.1 Plotësimi i kufirit minimal të sigurisë për inverterin sipas standardeve IEC

IEC 62109-1/IEC 62109-2


IEC 61000-3-11/IEC 61000-3-12
IEC 61000-6-2/IEC 61000-6-3
Dhe gjithashtu ajo qe eshte me kryesore ploteson standartin e CEI EN 50438 dhe CEI 0-21 per
piken e instalimit te burimit gjenerues kualitetin e energjise qe injekton ne rrjet dhe
pershtatshmerine me parametrat e rrjetit qe do te shpjegohen me poshte.
 Ulja e perkohshme e tensionit me shume se 90% e nivelit te deklaruar per nje periudhe
kohore te njejte ose me te madhe se 10ms dhe jo me e madhe se 1 min.
 Sjellja e Inverterit ne regjim te neneksituar eshte e tille qe rryma e prodhuar nga kjo
pajisje eshte perpara ne faze ne lidhje me tensionin. Per rrjetin kjo sjellje eshte
ekuivalente me thithjen e fuqise reaktive induktive (Inverteri sillet si nje inductor qe thith
fuqi reaktive)
 Sjellja e Inverterit ne regjimin e mbieksituar eshte e tille qe rryma e prodhuar nga kjo
pajisje eshte me vonese ne faze ne lidhje me tensionin qe gjeneron. Per rrjetin, kjo sjellje
eshte ekuivalente me nje prodhues te fuqise reaktive (Inverteri sillet si nje kondesator qe
gjeneron dhe injekton ne rrjet fuqi reaktive.
 Burimi gjenerues nuk duhet te shkaktoje luhatje apo asimetri ne rrjetin konsumator per te
ruajtur nivelin optimal te cilesise se furnizimit me Energji Elektrike nga operatori I
shperndarjes.
 Instalimi ne paralel me rrjetin i Inverterit duhet te siguroje ne konformitet me standartet
nderkombetare te cilat pershtaten edhe me normativat dhe legjistlacionin teknik
vendas,nje nivel optimal te ketyre parametrave te meposhtem.
a) Ruajtjen nga demtimi te Ngarkesave te ndjeshme
b) Uljet e tensionit Brenda normes 10%
c) Flicker
d) Luhatjet e amplitudes se tensionit brenda normes 5%
e) Mrojtja optimale nga Mbitensionet
f) Crregullimi i harmonikave brenda kufijve te lejuar 3%
g) Asimetria e tensionit ne qarqet trefazore
h) Frekuenca e tensionit 50Hz (+/-)2%
 Per injektimin e fuqise ne tension te mesem zbatohet normative CEI0-16 dhe CEI
EN61936-1
Ne kushte normale funksionimi, inverteri duhet te injektojë ne rrjet fuqi aktive (Cos phi =1)
Prodhuesi i inverterit duhet te posedoje certifikimin IEC si dhe certifikimin e standartit Italian
CEI 0-21.

You might also like