You are on page 1of 25

UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT


DEGA INXHINIERI TELEKOMUNIKACIONI
LËNDA KOMUNIKIM INXHINIERIK

SISTEMET E SINJALIZIMIT NË RRJETET E TELEKOMUNIKIMIT

Tiranë 2010

Përmbajtja e lëndës

1. Hyrje fq 3

2. Sinjalizimi i rrjetit të përdoruesve fq 3


2.1. Sinjalizimi analog brënda brezit të linjës hyrëse fq 3
2.2. Testimet e qarkut të abonentit fq 5
2.3. Sinjalet e zakonshme të kontrollit fq 5
2.4. Sinjalizimi i linjës ISDN fq 6
2.5. Struktura e sinjalizimit ISDN fq 7
3. Arkitektura e sinjalizimit SS7 fq 8

4. Përpunimi i mesazhit të sinjalizimit fq10


4.1. Veçimi i mesazhit fq 10
4.2. Shpërndarja e mesazhit fq 10
4.3. Rrugëzimi i mesazhit fq 11
4.4. Administrimi i rrjetit të sinjalizimit fq 11
4.5. Administrimi i trafikut të sinjalizimit fq 12
4.6. Adresimi i rrugës së sinjalizimit fq 13
4.7. Pjesa e kontrollit te lidhjes së sinjalizimit (SCCP) fq 14
4.8. Adresat dhe identifikues të tjerë fq 14
4.9. Rast trafiku me SCP, HLR dhe SCCP fq 14

5. Përmbledhje fq 24

6. Fjalor fq 25

7. Bibliografi fq 25

2
1.Hyrje

Sistemet e sinjalizimit në rrjetet e komunikimit, merren me atë se si pajisjet fundore dhe nyjet e rrjetit
(kompjuterat) zbulojnë njëri-tjetrin në një rrjet, dërgojnë sinjale tek njëri-tjetri për të realizuar një lidhje për
llogari (në emër të) të dy ose më shumë përdoruesëve të rrjetit dhe që më pas, sipas kërkesës së këtyre
përdoruesëve, e ndërpresin lidhjen e formuar. Kjo ngjan me shkëmbimin që bëhet në bisedat ndërmjet
njerëzve dhe është një mimikë e tyre. Termi “sinjalizim” përfshin shkëmbimin e informacioneve ndërmjet
njësive të ndryshme funksionale të një rrjeti (centraleve, serverave, terminaleve), që është i nevojshëm për
vendosjen, mbajtjen dhe përfundimin e komunikimeve ose për shfrytëzimin në tërësi të sistemeve të
komunikimit. Sipas ITU- së sinjalizim quhet “shkëmbimi i informacioneve që mbikqyrin hapjen dhe
kontrollin e lidhjeve dhe administrimin e një rrjeti të telekomunikacioneve”.
Dallojmë dy klasa të sinjalizimevë:
- Sinjalizim i abonentit (ndërmjet terminalit të abonentit dhe nyjes së aksesit)
- Sinjalizimi ndërmjet nyjeve (shkëmbimi ndërmjet nyjeve), që është më kompleks dhe me më shumë
funksione.
Sinjalizimet, sipas mënyrës se si realizohen, ndahen në:
- sinjalizim me shoqërim të kanalit të komunikimit (CAS), i cili është i lidhur ngushtë me një kanal të
transmetimit të informacionit, është ndër tipet më të vjetra të sinjalizimeve, që është përdorur edhe në
sistemet analoge dhe ka patur disa variante.
- sinjalizimet me kanal të përbashkët (CCS), u projektuan në vitet 50-të dhe 60-të për rrjetet analoge
dhe më vonë u përshtatën për rrjetet dixhitale. Sinjalizimet CCS shfrytëzojnë një kanal të rezervuar
për ta, pra veprojnë të veçuar nga qarqet që mbartin zërin dhe të dhënat e abonentëve dhe mundësojnë
një shkëmbim universal: një mesazh i vetëm mund të përmbajë, p.sh, numrin e abonentit thirrës dhe
atij të thirrur, tipin e shërbimit të kërkuar, rezultatin e vrojtimit të trafikut, etj.

Fig.1. Tipet e sinjalizimeve

Më 1976 u fut sistemi CCS No.6 i CCITT-së (SS6), që punonte në kanale me shpejtësi të ulët dhe nuk kishte
arkitekturë shtresore, pra ndryshimi i kodit ishte një detyrë komplekse dhe e kostueshme.
Më1984 u publikua CCS No.7 (SS7), i cili është një standard për përdorim ndërkombëtar, por mund të
përshtatet për kërkesat specifike të çdo vendi. Ai ka një strukturë të hapur, që mundëson bashkëpunimin me
skemat e sinjalizimeve ekzistuese dhe zgjerimet e ardhshme.

2. Sinjalizimi i rrjetit të përdoruesve

2.1 Sinjalizimi analog brenda brezit të linjës hyrëse


Sinjalizimi i linjës hyrëse përfshin:
- sinjalet e mbikqyrjes, që shërbejnë për të krijuar, për të mbajtur dhe për të ndërprerë lidhjen ndërmjet
terminaleve. Nga ana e thirrësit kërkohet një shërbim, ndërsa nga ana e marrësit ato paraqesin fillimin
e komunikimit. Ato përmbajnë:
o qark “i lirë”, (mikrotelefoni MT i ulur)
o okupimi (MT i ngritur),
o shkëputje (ulja e MT pas komunikimit),
3
o ngritja e MT nga i thirruri pas dërgimit të ziles nga centrali (ëink start).
- sinjalet e adresës, që mbartin informacion mbi destinacionin e thirrjes.
- sinjalet e thirrjes (ziles), që i dërgohen terminalit marrës për t’a njoftuar se ka ardhur një thirrje.
- sinjalet gjatë realizimit të lidhjes, që informojnë përdoruesin për ecurinë e lidhjes.
, p.sh, kërkesa për identifikimin e pjesëmarrësve në komunikim.
- sinjalet e testimeve, që shërbejnë për vlerësimin e cilësisë.
Sinjalizimi i linjës së aksesit mund të zbatohet në shumë mënyra:
- Sinjalizimi me ndërprerje të rrymës së vazhduar në qarkun e abonentit “loop-start” (Fig.1. a), që është
më i përhapur në rrjetin PSTN, përdoret për linja shtëpijake ose zyre, shërbime të dhëna/faks, PBX dhe
ka këto veçori:
o pas tonit “i lirë” vendoset një timer me zgjatje 5 - 40 s. Në qoftë se sinjali i adresës (ndërprerja e
qarkut sipas numrit të formuar nga abonenti) nuk vjen brenda këtij intervali, qarku lidhet tek një
njoftim zanor dhe/ose tek një marrës i tonit on-hook (zënë) dhe pastaj tek një kusht i qarkut të
hapur,
o thirrësi mund të dëgjojë sinjalet zanore mbi ecurinë e realizimit të thirrjes,
o sinjali i ziles është rreth 80V, 20 Hz, me 4sek. pauzë, i mbivendosur në 48V DC,
o kur abonenti i thirrur ngre MT, ndërpritet sinjali i ziles brënda rreth 200ms,
o çdo bisedues mund t’a ndërpres komunikimin duke ulur MT. Gjatë këtij intervali shkëputjeje nuk
dërgohet asnjë sinjal.
- Sinjalizimi DTMF (me dy tone me shumë Frekuenca), që gjenerohet nga telefonat me tastjerë (Fig.
2.), duke dërguar në linjë impulset me dy tone me dy frekuenca, të zgjedhura ndër 8 frekuenca të
ndryshme, për të dërguar në centralin lokal karakteret e paraqitura në tabelën e mëposhtme:

Grupi i frekuencave të sipërme


1209 1336 1477 1633
Grupi i 697 1 2 3 A
frekuencave 770 4 5 6 B
të poshtme 852 7 8 9 C
941 * 0 # D

100

61 39
t o n i i d e r g im it
n g r ih e t M T te z ile s
M T i u lu r
sh if r a e p a r e 3 in t e rv a li
gjen dje d egjo h et s h if r a t e tj e r a
q e te sie n d e r s h if r o r
to n i" lir e "

N d r y s h i m i i r r y m e s n e l in j e n e a b o n e n t it k u r f o r m o h e n s h i f r a t e s is t e m it d h j e t o r
(a )

1 2 697 H z
3

4 5 6 770 H z

7 8 9 852 H z

941 H z
* 0

Z g j a tj a e t o n e v e t e n j e s h if r e 5 0 m s
12 0 9 H z 133 6 H z 14 7 7 H z
I n t e rv a li m in im a l n d e r m j e t s h if r a v e 4 5 m s
I n t e rv a li m a k s im a l n d e r m j e t s h if r a v e 3 s
(b ) T a stj e r a m e k o d in D T M F

2.2 Testimet e qarkut të abonentit


Testet në linjën e abonentit mund të bëhen kur qarku është i lirë ose gjatë procesit të realizimit të lidhjes apo
shkëputjes së saj:
4
Fig.2. Sinjalizimi në linjën e abonentit
- Testimi për praninë e tensioneve të jashtme (Poëer-cross test), që bëhet para dërgimit të sinjalit “i
lirë”, për të zbuluar praninë e ndonjë tensioni ac ose dc me vleftë mbi 16 V në linjën e abonentit, që
mund të vijë nga linjat elektrike. Ky test paraprihet nga një interval rreth 100ms, gjatë të cilit
shkëputet bateria dhe toka nga linja. Testimi zgjat 50-100 ms. Në qoftë se testi del i suksesshëm (pra
nuk ka tensione të tilla të jashtme), në linjë lidhen përsëri bateria, toka dhe toni ” i lirë”.
- Testimi për rezistencë të ulët (Loë line resistance test), që bëhet para dërgimit të ziles për të mënjanuar
tarifim falls, në qoftë se linja është me rezistencë të ulët dhe imiton ngritjen e MT nga abonenti i
thirrur.
- Testimi i kthimit në gjëndje të lire (Restore and verify test), që zgjat 50-100ms dhe bëhet pas
përfundimit të një lidhjeje, para kthimit në gjëndje “i lirë”, për të verifikuar në se është kthyer
supervizioni në linjë.

central lokal linja e abonentit terminali i abonentit

kufizues
rryme MT i ulur detektori
rrymës së marrësi
MT i ngritur ziles

sinjalet e adresës
detektor
rryme rryma e ziles
transmetuesi
ecuria e thirrjes

sinjalet tonale

Fig.3. Sinjalet që shkëmbehen në linjën e abonentit

2.3 Sinjalet e zakonshme të kontrollit


- sinjalet “MT i ulur”, “MT on” (gjëndje “e lirë”) dhe “MT i ngritur”, “MT off” (gjëndje “e zënë”), që
janë përkatësisht sinjale pa rrymë dhe me rrymë në linjë. Edhe linjat që lidhin centralet ndërmjet tyre
shkëmbejnë sinjale të ngjashme për të konfirmuar zënien dhe çlirimin e tyre
- sinjali “lidhje” (connect) dërgohet nga skaji thirrës tek i thirruri
- sinjali “shkëputje” (disconnect), në mbarim të bisedës, i cili mund të dërgohet:
o nga abonenti thirrës (duke ulur MT), zgjat mbi 150ms,
o nga abonenti i thirrur,
o nga operatori.
- sinjali, që verifikon gjendjen e linjës gjatë realizimit të thirrjes (Signaling integrity check).
- sinjali me zgjatje 100-350ms, që dërgohet nga skaji marrës, për të konfirmuar ngritjen e MT (wink-
start signaling) nga abonenti i thirrur

5
Për të nisur një thirrje telefonike, abonent A, ngre MT(mikrotelefonin), si rezultat mbyllet qarku i linjës së
abonentit, centrali zbulon kërkesën për thirrje.

Fig.4. Sinjalizimi i abonentit për një thirrje telefonike

Pas disa verifikimeve dhe përgatitjeve, centrali lokal përgjigjet duke dërguar tek abonenti A tonin e lire (dial
tone). Numri i abonentit të thirrur B, transferohet në formën e impulseve DTMF, që merren në central nga
marrësi DTMF, që përkthehen në sinjale të brendshme dhe dërgohen në sistemin e kontrollit. Pas procesit të
lidhjes deri tek centrali i abonentit B, ky i fundit dërgon tonin e ziles tek abonenti A dhe sinjalin e ziles tek
abonenti B. Në qoftë se B përgjigjet, fillon komunikimi ndërmjet dy abonentëve. Në linjën e abonentit
mbartet informacioni mbi gjendjen e MT (mikrotelefonit), sinjalet DTMF, tonet e informimit, sinjalet e ziles
dhe trafiku aktual (zëri, faks, të dhënat). Centrali lokal dërgon impulset e matjes(12 kHz ose 16 kHz) tek
matësit e thirrjeve telefonike të instaluar tek abonenti dhe tek pay phone.

2.4 Sinjalizimi i linjës ISDN


Në rrjetin ISDN përdoren dy tipe të ndryshme sinjalizimi. Për komunikimin me centralin telefonik, ISDN
përdor sistemin e sinjalizimit të abonentit dixhital tip 1 (DSS1). Sistemi DSS1 përkufizon formatin e të
dhënave në kanalin D, si realizohet adresimi, etj. Ai përkufizon gjithashtu formatet e mesazheve për një sërë
mesazhesh që përdoren për realizimin, mbajtjen dhe shkëputjen e lidhjeve që realizohen gjatë një thjirrjeje,
si mesazhet SETUP, SUSPEND, RESUME dhe DISCONNECT.
Pajisja fundore i dërgon të dhënat e sinjalizimit në centralin telefonik, pjesa tjetër e veprimeve në sistemin
telefonik kryhet nga sinjalizimi i këtij centrali. Për këtë përdoret tani sistemi i sinjalizimit N.7(SS7), i cili
përkufizon protokollet dhe formatet të ngjashme me DSS1, por ai është i projektuar në një mënyrë më të
gjerë dhe më të përgjithshme. Sinjalizimi DSS1 është specifik vetëm për ISDN, ndërsa SS7 përpunon të
gjitha kërkesat e sinjalizimit të ISDN si dhe të sistemeve të vjetra të sinjalizimeve dhe të kërkesave të së
ardhmes.
Një veçori e rëndësishme e sinjalizimit SS7 është se ai kryen sinjalizimin në kanal të përbashkët (CCS). Kjo
vështirëson përdorimet me qëllim të keq të sistemit telefonik dhe përmirëson shërbimet, p.sh, duke shpejtuar
realizimin e thirrjeve.
Në rrjetin ISDN dërgohet një paketë dixhitale në një kanal të veçantë (sinjalizim jashtë bande), e cila nuk
shqetëson komunikimin në kanalet bazë dhe nuk konsumon brezin e tyre dhe vendosja e lidhjes është shumë

6
e shpejtë. P.sh., vendosja e lidhjes me modemet kryhet për rreth 1 minutë, ndërsa në një sistem ISDN kryhet
në më pak se 2 sekonda. Sinjalizimi tregon gjithashtu kush është thirrësi, çfarë tipi thirrjeje është (të dhëna
apo zanore) dhe cili është numri i formuar nga thirrësi. Pajisja fundore ISDN, pas marrjes së këtyre
informacioneve, mund të marrë vendime inteligjente se si do të përgjigjet.
Sistemi tradicional i komutimit elektronik i siguron përdoruesit vetëm një ton “të lirë” si përgjigje se
centrali është gati të pranojë shifrat që do të dërgojë abonenti nëpërmjet aparatit të tij dhe disa lehtësi
shërbimi. Kjo vjen nga që ndërfaqja e përdoruesit me rrjetin ka mbetur pak a shumë në gjëndjen e
përkufizuar që në fazat e para të komutimit automatik. Kjo ndërfaqe mund të përdor vetëm ndërprerjet e
rrymës në linjën e abonentit ose transmetimin e disa kombinimeve të dy frekuencave.
Integrimi i shërbimeve të përdoruesit nuk mund të mbulohet nga një sistem sinjalizimi i tillë, i cili është
tashmë një faktor kufizues për shërbimet telefonike. Duke shfrytëzuar modifikimet e nevojshme të kësaj
ndërfaqeje dhe duke ndjekur dixhitalizimin e të gjitha sinjaleve të informacioneve, CCITT-ja ka përkufizuar
një sistem sinjalizimi në kanal të përbashkët të abonentit të njohur si protokolli D.
Mesazhet ndërmjet përdoruesit dhe rrjetit transmetohen në një kanal të veçantë (kanali D) në mënyrë
plotësisht të pavarur nga kanalet e informacionit. Kështu që çdo shkëmbim sinjalizimi mund të kryhet jashtë
ose gjatë komunikimit. Në këtë mënyrë serveri i mesazheve ose edhe rrjeti i komunikimit mund të
sinjalizojnë përdoruesin, gjatë kohës që ky i fundit është duke komunikuar, se ka ardhur një thirrje e re si
dhe mund të tregojnë edhe numrin e përdoruesit thirrës. Përdoruesi i thirrur atëhere mund të vendos
komunikimin e mëparshëm në pritje, të marrë komunikimin e ri dhe pastaj të rikthehet tek komunikimi i
parë. Kështu, në saje të universalitetit të këtij sistemi të sinjalizimit të ri, rrjeti publik mund t’iu ofrojë
përdoruesve të tij shërbime të njëjta si ato të centraleve elektronike PABX të kohëve të fundit.
Por, për të përfituar plotësisht nga të gjitha këto shërbime, është e nevojshme të ndërtohen terminale më
inteligjente dhe dialoge përdorues-rrjet më të sofistikuara.
Duke shndërruar procedurat në skajet e një linje ndërmjet protokollit D dhe atij No.7 të CCITT-së, sigurohet
lidhja e sinjalizimit në kanal të përbashkët nga njëri skaj i linjës së komunikimit në tjetrin.
Terminali i përdoruesit është gjithashtu një faktor integrimi në rrjetin e sinjalizimit. Kjo lidhje mundëson
përdoruesin të komunikojë me serverat dhe të kontrollojë përdorimin e disa burimeve në rrjetin e
telekomunikimit.
Për shembull, ai mund të paraqes çelsa aksesi ose fjalëkalime ose, në rastin e videotekstit, të kalojë direkt
tek informacioni i kërkuar pa u sorollatur me faqet e hyrjes. Ai mund të diskutojë gjithashtu përdorimin e një
kanali “skaj-me-skaj” dhe të sinkronizojë ndryshimin në aplikim. Lidhja e sinjalizimit ndërmjet terminaleve
mundëson lehtësi të reja për t’u zbatuar. Për shembull, identiteti i përdoruesit thirrës dhe objekti i thirrjes
ose transmetimi i një mesazhi të shkurtër në qoftë së nuk vjen përgjigje ose telefoni është i zënë ( për
shembull, emri dhe numri që duhet të thirret mbrapsht ) mund të transmetohet gjatë intervalit të dërgimit të
ziles.
Centralet PABX të lidhur më rrjetin ISDN, me ndihmën e protokollit D, shfrytëzojnë lidhjen e sinjalizimit për
të zgjeruar shërbimeve të tyre ose, në rastin e kompanive me disa filiale, të krijojnë një rrjet privat virtual.

2.5 Struktura e sinjalizimit ISDN

7
SS7

aplikimi aplikimi
ISDN ISDN
presantimi presantimi

zero zero

transporti transporti

Rrjeti rrjeti rrjeti rrjeti rrjeti rrjeti


linja linja linja linja linja linja
Fizike fizike Fizike Fizike Fizike Fizike
përdorues
përdorues central central
Fig.5. Strukturat e sinjalizimeve ISDN dhe SS7

Sinjalizimi ISDN vepron ndërmjet terminalit të përdoruesit dhe nyjes së aksesit në rrjet, ndërsa nyjet e rrjetit
shfrytëzojnë sinjalizimin SS7 për komunikimet ndërmjet tyre(Fig.5.).
Nyja e aksesit në rrjet, në këtë rast, ka dy protokolle: nga ana e përdoruesit vepron me shtresat e protokollit
ISDN, ndërsa nga ana e rrjetit vepron me shtresat e sinjalizimit SS7. Detyra e nyjes është të përkëthejë kreun
e shtresës së rrjetit të protokollit ISDN në kreun përkatës të shtresës aplikative të sinjalizimit SS7. Kjo
realizohet nëpërmjet aplikimit të sinjalizimit SS7, që quhet ISDN User Part (ISUP). Sistemi i sinjalizimit
ISDN administron të dhënat e vet sinjalizimit edhe trafikun e përdoruesëve, ndërsa sistemi i sinjalizimit SS7
administron vetëm të dhënat e sinjalizimit.

3.Arkitektura e sinjalizimit SS7

Sistemi i sinjalizimit CCS No.7 është një sistem i orientuar në mesazhe me një strukturë funksionale të
bazuar në strukturën shtresore të ndërlidhjeve të sistemeve të hapura (OSI ), të paraqitura në Fig.6.
Funksionet janë të ndara në disa pjesë të ndryshme:
- Pjesa e transferimit të mesazhit (MTP), që është pjesa e përbashket dhe shërben për një transferim të
sigurt të mesazheve të sinjalizimit ndërmjet dy nyjave në rrjetin e sinjalizimit.
- Pjesa e përdoruesit, që i referohet çdo njësie funksionale, që përdor pjesën e transferimit të mesazheve
për transmetim.
Ajo përfshin funksionet që kanë lidhje me një tip të veçantë përdoruesi, si TUP ( pjesa e përdoruesit
telefonik), ISUP (pjesa e përdoruesit ISDN), DUP (pjesa e përdoruesit të të dhënave).
- Pjesa e kontrollit të sinjalizimit (SCCP), që shpërndan të gjitha mesazhet e ardhura për tek përdoruesit
e duhur dhe mbledh mesazhet e përdoruesve për transmetim.
- Pjesa e transaksioneve (TC), që përbëhet nga pjesa aplikative e transaksioneve (TCAP-shtresa 7), e cila
përshtat sinjalizimin CCS No7 me shtresat më të larta të modelit të sistemeve të hapura të
bashkepunimit (OSI).
TCAP-i siguron funksionet e komunikimit për informacionet, që nuk kanë lidhje me qarkun, p.sh., të
dhënat aplikative të shërbimit celular, futjen e shërbimeve suplementare në rrjetin inteligjent,
aplikimet e operimit dhe të mirëmbajtjes (transferimin e të dhënave te kujtesave masive) etj.
Elementet funksionale që përbëjnë sistemin e sinjalizimi CCS No.7 janë të ndara sipas një strukture në
nivele, në të cilën funksionet e pjesës MTP janë të ndara në tri nivele funksionale, ndërsa pjesët e përdorimit,

8
në paralel ndërmjet tyre, ndodhen në nivelin e katërt funksional. Pjesa SCCP duhet të konsiderohet si një
pjesë e nivelit 3 (shih Fig.6.) si më poshtë:
- Niveli 1 përkufizon karakteristikat fizike, elektrike dhe funksionale të qarkut të të dhënave të
sinjalizimit dhe të mjeteve për t’i realizuar ato, ai furnizon një mbartëse për qarkun e sinjalizimit,
do të thotë nivelin 2.
Në mjedisin dixhital qarku i të dhënave të sinjalizimit përbëhet nga dy kanale dixhitale (një në çdo
kah) të një qarku me 64 kbit/s.
Në mjedisin analog qarku i të dhënave të sinjalizimit është zakonisht 4.8-9.6 kbit/s me një modem
në brezin zanor.
- Niveli 2 përkufizon funksionet dhe procedurat që kanë lidhje me transferimin e mesazheve të
sinjalizimit në një qark të të dhënave te sinjalizimit.
Funksionet e nivelit 2, së bashku me një qark të dhënash të nivelit 1 si mbartës, përbëjnë një qark
sinjalizimi.
- Niveli 3 përkufizon funksionet e transmetimit të informacionit dhe procedurat e përbashkëta të
qarqeve të ndryshme të sinjalizimit, që ndahen në:
a) Funksione të përpunimit të mesazheve të sinjalizimit. Janë ato funksione që lidhen
drejtpërdrejt me transferimin e një mesazhi, që e udhëzojnë atë drejt qarqeve të
transmetimit të sinjalizimit dhe drejt pjesës përkatëse të përdorimit në marrje;
b) Funksionet e administrimit të rrjetit të sinjalizimit. Në bazë të të dhënave të paracaktuara
dhe të informacionit rreth gjendjes së rrjetit të sinjalizimit, këto funksione kontrollojnë
ato të rrugëzimit të mesazheve.
Administrimi i rrjetit të sinjalizimeve, ashtu si dhe funksionet e provave dhe të mirëmbajtjes, mund
të përfshijnë shkëmbimin e mesazheve të sinjalizimit me funksionet korresponduese në skajin e
largët.
- Niveli 4 është i përbërë nga pjesët e përdorimit. Secila prej tyre përkufizon funksionet dhe
procedurat e sinjalizimit karakteristik të një përdorimi të veçantë të sistemit.

9
Shtresa e parë, shtresa MTP1, është shtresa fizike e linjës së të dhënave të sinjalizimit. Ajo specifikon
karakteristikat funksionale të linjave të sinjalizimit, atributet elektrike dhe konektorët. Shtresa e dytë ,
shtresa MTP2 është përgjegjëse për transferimin e trafikut (kuadrove ose njësive të sinjalizimit) ndërmjet
përbërsëve të sistemit SS7. Njësia e sinjalizimit (SU) është e ngjashme me kuadrin HDLC; ajo ka dalë prej
tij.

Shtresa MTP3 siguron funksionet për administrimin e rrjetit dhe vendosjen e rrugëzimit të mesazheve për të
kaluar trafikun tek përbërset e sistemit SS7 brënda rrjetit SS7. Shumë funksione të kësaj shtrese i përkasin
rrugëzimit, si gjetja e rrugës (sidomos për zonat me probleme). SCCP është gjithashtu pjesë e MTP3, që
siguron përkthimin e adresave, si numrave telefonike dhe ISDN në adresa dhe identifikuese të sistemit SS7.
ISDN user part (ISUP) është përgjegjëse për transmetimin e informacionit të sinjalizimit ndërmjet nyjeve të
rrjetit SS7. Në thelb ky është protokolli i kontrollit të thirrjeve, pra që realizon, koordinon dhe shkëput
lidhjet. Ajo siguron edhe veçori si verifikimin e statusit të thirrjes, administrimin e linjave, çlirimin e linjave,
informacionin për numrin thirrës, treguesit e konfidencialitetit, dedektimin dhe zbatimin e toneve për kushtet
e okupimit.
Tre nivelet MTP shërbejnë si një sistem transporti pa vendosur paraprakisht një linjë komunikimi. Për këtë
qëllim çdo mesazh SS7 rrugëzohet veçmas nga mesazhet e tjerë dhe nuk vendoset ndonjë linjë lidhjeje skaj-
skaj për transportin e mesazhit. Kemi parë edhe se niveli SCCP korespondon me disa operacione lidhur me
shtresat 3 dhe 4 të modelit të referimit OSI. Disa detyra kryesore të këtij niveli janë:
- mbështetje të niveleve MTP me përkthim të adresave,
- sigurimi i shërbimeve me ose pa lidhje,
- sigurimi i operacioneve të kontrollit të flukseve ndërmjet dy ose më shumë pikave sinjalizuese.
Shtresa TCAP korespondon me disa funksione të shtresës 7 të modelit OSI. Ajo fut elementët e
shërbimeve operative në largësi në arkitekturën e tij. Si e tillë ajo kryen thirrjet me procedurë në largësi
për llogari të një “aplikimi” që ekzekutohet në kreun e tij.
Së fundi, ISUP (ose ISDN – UP) siguron shërbimet të lidhura me qarkun, të nevojshme për të mbështetur
aplikimet që zhvillohen në një ambient ISDN. Ndërkaq edhe thirrjet jo-ISDN mbështeten nga ISUP.

4.Pëpunimi i mesazhit të sinjalizimit

4.1 Veçimi i mesazhit


Së bashku me funksionin e shpërndarjes janë shumë të thjeshtë; veprojnë si rutera të brendshëm MTP 3 të
thjeshtë. Veçimi i mesazheve përpunon të gjithë mesazhet e ardhura. Duke përdorur kodin DPC, ai
përcakton në se mesazhi i ardhur është i destinuar për një nyje tjetër, në këtë rast përcillet në rrugëzimin e
mesazheve, përndryshe përcillet në shpërndarjen e mesazheve.

4.2 Shpërndarja e mesazhit


Shpërndarja e mesazhit i kalon SU-të tek aplikimi përkatës (përdoruesit MTP 3) në nyjen lokale. Identifikimi
i marrësit të mesazhit sigurohet nga okteti SIO, pra mesazhi përcillet, p.sh, tek ISUP, SCCP, një modul i
administrimit të rrjetit.

4.3Rrugëzimi i mesazhit
Rrugëzimi i mesazhit i kalon SU-të që merr tek një linjë e jashtme, duke shfrytëzuar kodin DPC (dhe tabelat
e rrugëzimit të rregjistruara në kujtesën e pikës SP) dhe fushën e zgjedhjes së linjës së sinjalizimit (SLS) në
etiketën e rrugëzimit.
Ky funksion kryen edhe ndarjen e ngarkesës ndërmjet linjave.
10
niveli 2
SCC funksioni i funksioni i
P
shpërndarjes diskriminimi
ISUP t

funksioni i
etj
rrugëzimit

SCCP signaling connection control part

Fig.7. Përpunimi i mesazhit të sinjalizimit

4.4 Zgjedhja e linjës së sinjalizimit.


Një fushë SLS me 5 bite mundëson zgjedhjen e një linje në një tufë me 32 linja. Në Fig.8. paraqitet një
topologji e rrjetit të thjeshtë SS7, e përbërë nga STP, grupe nyjesh dhe nyje komutimi.
Çdo nyje identifikohet me kodin e pikës, me identifikues të rrjetit ( është pranuar, p.sh., 3).
Çdo komplet linjash në çdo nyje shoqërohet me një rrugë dalëse nga nyja. Për thjeshtësi vetëm nyjet F dhe I
janë plotësuar me këto numra: rrugët 1,2,3,4,5,6 dhe 7 në nyjen F dhe rrugët 9 dhe 10 në nyjen I.
Një tabelë adresash që pasqyron topologjinë, adresat dhe linjat e SP në Fig.8. tregohet në tabelën pasuese.
Çdo STP-je i është caktuar një identifikues i një pjese të rrjetit, por jo një identifikues i nyjes.
Hartohen tabelat dhe softi për të egzaminuar pjesët e rëndësishme të DPC.
P.sh, duke përdorur kodin e plotë të pikës, si hap i parë, centrali egzaminon identitetin e rrjetit në DPC. Po të
duhet më shumë informacion(në tabelë nuk ka asnjë rrugë), hapi i dytë është të egzaminohet identifikuesi i
një pjese të rrjetit.
Në qoftë se në tabelë nuk ka rrugë, shqyrtohet kodi i nyjes. Ky model lejon një operim të rrugëzimit
hierarkik të efektshëm. Modeli lehtësohet duke i ndërtuar tabelat në mënyrë modulare.

rrjeti
grupi A 3 I grupi
grupi G= 9
1 1 10 2
7 1
3E 4F 2 J
B
3 2
6 4
2 5
K
C G H
3
3 G= G=
L
D 5 6 4 11
4 Fig.8. Adresimi i SP
Tabela 1.- Tabela e adresave për topologjinë e Fig.8.

Pika Kodi i Pikës së Sinjalizimit


e sinjalizimit rrjeti cluster(grupi) member
A 0000 0011 0000 0001 0000 0001

B 0000 0011 0000 0001 0000 0010

C 0000 0011 0000 0001 0000 0011

D 0000 0011 0000 0001 0000 0100

E 0000 0011 0000 0011 0000 0000

F 0000 0011 0000 0100 0000 0000

G 0000 0011 0000 0101 0000 0000

H 0000 0011 0000 0110 0000 0000

I 0000 0011 0000 0010 0000 0001

J 0000 0011 0000 0010 0000 0010

K 0000 0011 0000 0010 0000 0011

L 0000 0011 0000 0010 0000 0100

4.5 Administrimi i rrjetit të sinjalizimit


Pjesa e dytë kryesore e MTP 3 është administrimi i rrjetit të sinjalizimit, i cili siguron shërbimet për
recovery nga ndërprerjet në SP ose në linjë. Këto ndërprerje mund të vijnë nga defekte fizike, okupime,
aktivitete mirëmbajtje në progres, ndryshime në gjëndjen e një linje, ose operacione brënda SP. Funksioni i
administrimit të rrjetit të sinjalizimit organizohet rreth tre operacioneve komplementare të përshkruara më
poshtë.

4.6 Administrimi i trafikut të sinjalizimit


Administrimi i trafikut të sinjalizimit transferon sinjalet e një linje ose rruge në një linjë ose rrugë
alternative. Për më tepër ai zvogëlon fluksin e trafikut në raste okupimi. Administrimi i trafikut të
sinjalizimit përbëhet nga procedurat e mëposhtme:
 Changeover.
Kur ka probleme në linjë, trafiku i sinjalizimit transferohet nga një linjë sinjalizimi në një linjë alternative.
Changeover është projektuar të mënjanojë çdo humbje trafiku dhe çdo dublim ose keq-sekuencim të trafikut.
Si rezultat të changeover, linja e re do të përmbush njërin nga tre rastet(shih Fig.9.):
1. Linja e re është paralele me të vjetrën (brënda një tufe).
2. Linja e re është nëpërmjet një tufe tjetër linjash sinjalizimi, por në të njëjtat SP si e vjetra (SP B),
nga tufa AF në tufën AC dhe CF.
3. Linja e re është nëpërmjet një tufe tjetër por në SP të tjera (nga AB, BF në AC dhe CF).
Fig.9. jep një shëmbull të veprimeve changeover për rastet 1 dhe 2.
 Changeback

12
Kryen po ato operacione si changeover, por transferon trafikun nga linja alternative në linjën e mëparshme,
që tani është restauruar ose çbllokuar. Ai siguron se trafiku mbetet në progres dhe të mos ketë humbje ose
dublime gjatë këtij operacioni. Ai mbështet edhe rastin e tretë me procedurë kontrolli të sekuencës

SP A SP B
ngjarjet 1-5

ngjarjet 7-12 ngjarjet 7-12


SP C

1. FSN=6 BSN=4

2. FSN=7 BSN=4

FSN=5 BSN=7 3.

4. FSN=8 BSN=5
linja e sinjalizimit AB defektohet 5.

7. changeover FSN=5

ACK FSN=7 9.

11. FSN=8 BSN=5


FSN=6 BSN=8 12.

Fig.9. Veprimi changeover për rastet 1 dhe 2

4.7 Administrimi i rrugës së sinjalizimit.


Rishpërndan informacionin ndërmjet SP për të bllokuar ose çbllokuar rrugët e sinjalizimit:
- Transfer-prohibit, që informon nyjet për të mos rrugëzuar disa mesazhe nëpërmjet kësaj STP drejt një
destinacioni të dhënë.
- Transfer-restrict. Është e ngjashme si më sipër, vetëm se informon nyjet fqinje që të mos rrugëzojnë
disa mesazhe nëpërmjet kësaj STP për një destinimi të dhënë.
- Transfer-control, informon nyjet fqinje, që të mos rrugëzojnë nëpërmjet kësaj STP mesazhe të disa
prioriteteve për në një destinimi të dhënë.
- Transfer-alloëed, që informon nyjet fqinje se ato mund të fillojnë të rrugëzojnë disa mesazhe
nëpërmjet kësaj STP për një destinim të dhënë.

4.8 Pjesa e kontrollit të lidhjes së sinjalizimit (SCCP)


Qëndron mbi MTP 3 dhe shfrytëzon shërbimet e MTP 3. Shtresat e përdoruesit qëndrojnë mbi atë të SCCP
dhe lidhen me të për shumë shërbime.
SCCP siguron funksione shtesë për MTP për të mbështetur shërbimet e rrjetit me dhe pa lidhje (CO dhe CL)
ndërmjet nyjeve SS7. Shërbimet me lidhje (CO) kërkojnë një sesion për të qënë skaj- më skaj dhe mesazhet
13
e transmetuara të lidhura me çdo lidhje mund të mbahen në sekuencë dhe të lidhur me njëri-tjetrin.
Shërbimet pa lidhje (CL) nuk përdorin set up dhe njësitë e të dhënave trajtohen si njësi të pavarura. Zbatimi i
SCCP palidhje janë më të shpeshta se ato me lidhje.
Mesazhet SCCP përdoren për të mbështetur informacionin e pa lidhur me qarkun ndërmjet aplikimeve në
nyjet e rrjetit SS7. Mesazhet mund të përdoren nga aplikimet e aksesit në bazën e të dhënave në nyjen e
largët pa vendosur një thirrje për tek kjo nyje.
Kombinimi i SCCP me MTP quhet “Pjesa e shërbimeve të rrjetit” dhe aderon tek modeli referues X.200 të
OSI. Pë shembull, primitivet, njësitë e të dhënave të protokollit, shërbimet me dhe pa lidhje dhe pikat e
aksesit të shërbimeve (SAP) përkufizohen.
Një tjetër funksion kryesor i SCCP është përkthimi i adresës. P.sh, ajo mund të marrë një adresë, si shifrat e
formuara nga një përdorues, dhe të përkthejë shifrat në kod të pikës së destinimit, që përdoret pastaj nga
MTP 3 për rrugëzimin ndërmjet SP. Në SS7, këto shifra të formuara (ose identifikime të tjera si një adresë në
X.121) quhen Titull globals (GT).
Ndërkohë që SCCP kryen disa operime rrugëzimi, këto aftësi janë në një farë mënyre të kufizuara. SCCP
merr mesazhet nga MTP 3 dhe përcakton cili protokoll i shtresës së mësipërme është për të marrë trafikun.
Në këtë pikëpamje, ky funksion është si funksionet e diskriminimit të mesazhit të shpërndarjes së mesazhit
të MTP 3. Për më tepër, pasi merr trafikun marrës nga protokolli i shtresës së mësipërme, ajo “rrugëzon”
trafikun tek shtresa MTP 3,tek një njësi tjetër e SCCP, ose tek një protokoll tjetër i shtresës së mësipërme,
por funksionin e përkthimit të Titull globaltë saj ëshe një nga operrimet më të rëndësishme të saj.

4.8 Adresat dhe identifikues të tjerër


Një nga detyrat kryesore të SCCP është shërbimi i adresimit dhe i përkthimit të adresës që kryhen për
shtresat e përdoruesit dhe të MTP 3.
Fusha e treguesit të adresës pëdoret nga SCCP për të përcaktuar çfarë tipi përkthimi duhet, psh, në se një
SSN ose një titull global është për t’u përdorur për rrugëzim, ose, në disa raste në se titull global jepet vetëm
për qëllime informimi dhe nuk duhet të përdoret për rrugëzim. Kodet e pikave (PC) mund të jenë në etiketën
e rrugëzimit të mesazhit MTP 3 si dhe në fushën e adresës të mesazhit SCCP.
Rrjeti i sinjalizimit është një rrjet mbartës, funksioni bazë i të cilit është të mbështes rrjetet e tjera, por mund
të mbartë edhe trafik në mënyrë transparente në formën e mesazheve të shkurtra ndërmjet abonentëve ose
sinjalizim ndërmjet PBX-eve.
Sinjalizimi SS7 është në punë që në fillim të viteve 80-të. Më parë përdorej vetëm sinjalizimi CAS.
Shërbimi mbartës SS7 është i ngjashëm me atë të rrjetit të dhënave X.25. Të dy rrjetet janë me komutim të
paketave dhe kanë strukturë me tri shtresa koresponduese të shtresave 1-3 të modelit OSI.
Ka një ndryshim, sepse X.25 është i orientuar me lidhje, “paketa e parë shënon rrugën”, ndërsa SS7
zakonisht është pa lidhje, që do të thotë se të gjitha paketat janë individuale, të pavarura nga të tjerat.
Ndryshimi tjetër është se rrjeti SS7 mbart paketat e mesazheve të sinjalizimit MSU, ndërmjet procesorëve në
rrjetin e telekomunikacioneve. Protokollet për komunikimin e procesorëve(informacioni i përdoruesit)
ndodhet mbi shtresën e 3-të OSI, që quhet UP (user part) dhe AP (application part).
Në Fig.10. ilustrohen funksionet e rrjetit SS7. Një nyje komutimi në rrjet quhet STP (signal transfer point).
Ajo përpunon trafikun e paketave ndërmjet nyjeve nE PSTN, N-ISDN, PLMN si dhe trafikun drejt dhe nga
nyjet e rrjetit inteligjent (IN), që quhen service control point (SCP). Nyjet e lidhura me rrjetin e sinjalizimit
quhen SP (signaling point). Rrjeti SS7 do të mbështes edhe rrjetin (B-ISDN)

14
Fig.10. Aplikimet SS7 me pikat sinjalizuese koresponduese

UP dhe AP mbartin informacion të përdoruesit, si informacion kontrolli për të vendosur ose shkëputur
lidhjet zanore ose të të dhënave dhe informacion për shërbimet suplementare të centralizuara (shërbimet IN).
Ato komunikojnë me UP dhe AP të tjera të të të njëjtit tip dhe në të njëjtin nivel të rrjetit të sinjalizimit
(Fig.11.).
Zakonisht rrjeti SS7 përdor linjat 64 kbit/s në rrjetin e transportit. Në të ardhmen mund të nevoiten linja
sinjalizimi më të shpejta, për të përmbushur kërkesat e procesorëve. Edhe kështu rrjeti SS7 do të vazhdojë të
jetë me kapacitete të ulëta transmetimi krahasuar me rrjetet PSTN/ISDN dhe PLMN.
UP dhe AP kanë kërkesa të forta kundrejt rrjetit SS7. Të gjithë mesazhet duhet të transmetohen në mënyrë të
sigurtë, që do të thotë:
- nuk duhet të ketë mesazhe të humbur ose të dubluar
- çdo mesazh me gabime duhet të korigjohet para se t’i jepet marrësit
- mesazhet duhet të dorëzohen në marres sipas radhës së tyre.

Fig.11. SS7 dhe OSI


Standardizimi i rrjetit të sinjalizimit është marrë kryesisht me shtresat 1-3 OSI, MTP dhe SCCP, ku SCCP
mund të shihet si një shtesë e MTP dhe sëbashku formojnë pjesën e shërbimit të rrjetit (NSP).
MTP transmeton mesazhet MSU, ndërmjet pjesëve përdoruese të të njëjtit tip, p.sh, ndërmjet TUP. Mesazhet
TUP për vendosjen dhe shkëputjen e lidhjeve telefonike kalojnë të gjithë centralet gjatë rrugës së trafikut
dhe udhëzojnë centralet për veprimet që do të kryejnë. Kjo lidhje ndërmjet rrugës së trafikut dhe mesazheve
të sinjalizimit ishte themeli i specifikimeve të SS7. “Lidhja fizike” me rrugën e trafikut mundëson mesazhet
SS7 të rrugëzohen nëpërmjet destinimeve të trafikut dhe tabelave të rrugëzimit.
Rrjetet e sotme përmbajnë edhe nyjet inteligjente (SCP-të dhe rregjistrat HLR, psh.), të cilat janë vendosur
zakonisht jashtë pajisjeve që përpunojnë trafikun, por që duhet të mundësojnë akses. Prandaj më 1984
protokolli MTP u plotësua me protokollin SCCP (shtresa 3 OSI).
SCCP mbështet edhe përdorimin e rrjetit SS7 si një rrjet i avancuar me komutim paketash për lidhje direkte
ndërmjet dy procesorëve ose bazave të të dhënave, pa lidhje fizike me qarqet e trafikut. Mund të realizohen
komunikime të orientuara me lidhje dhe pa lidhje.
Në Fig.12. paraqitet se si rrjeti SS7 mbështe rrjetin modern me inteligjencë të centralizuar.
Në mënyrë të veçantë PLMN do të përfitojë nga këto mundësi të reja. Azhurnimi i HLR me të dhënat e VLR-
ve mund të bëhet nëpërmjet rrjetit SS7.

15
Fig.12. Funksionet e rrjetit SS7 në një strukturë të rrjetit modern

Në protokollet SS7 përdoret termi “nivel” në vend të “shtresë” OSI. Shtresat 1-3 OSI korespondojnë me
nivelet 1-3 MTP, përfshirë SCCP. Shtresat 4-7 OSI korespondojnë me UP dhe AP. Nga që në SS7 nuk është
specifikuar shtresa fizike, nuk ka MTP 1 të specifikuar, por një SS7 duhet të përfshijë një shtresë fizike.
Rekomandimi Q.702 specifikon karakteristikat që duhet të ketë kjo linjë që të përmbush kërkesat MTP.

Fig.13. Linja e të dhënave të sinjalizimit – marrëdhëniet me modelin OSI

Terminalet e sinjalizimit në komutimin e trafikut ose nyjet inteligjente të rrjetit janë të lidhur nëpërmjet
linjave fizike për të formuar një linjë të të dhënave të sinjalizimit.

Fig.14. Zbatimi fizik i një linje sinjalizimi

Mesazhet memorizohen përkohësisht në buferat e dhënies dhe të marrjes. Nje kopje e çdo mesazhi të
transmetuar ruhet në buferin e ritransmetimit. Funksionet e tjera të treguara në Fig.15. trajtohen më poshtë.

16
Fig.15. Funksionet e linjës së sinjalizimit (LSSU = link status signal unit)

Në varësi të gjëndjes së linjave të sinjalizimit dhe pikave SP, trafiku i sinjalizimit mund të rirrugëzohet.

Fig.16. Tipet e mesazheve

Fig.17. Formatet MSU

SIF: përmban një etiketë (UP ose AP) dhe data.


SIF gjëndet vetëm në MSU, transmetohet tek përdoruesi (UP ose AP) në shtresat 4-7. SIF në MSU-SNM dhe
MSU-SNT dërgohet tek administrimi i rrjetit, shtresa 3.

H0, H1: këto dy koka formojnë kodin që tregon tipin e informacionit në SIF.
17
Data: informacioni në SIF mund të jetë deri 256 oktete.
Për të përcaktuar një DPC, SCCP përdor një titull global (GT) si informacion hyrës, që mund të jetë një
numër i formuar në PSTN, ISDN ose PLMN ose një numër i një abonenti mobil roming.

Fig.18. Vendosja e një lidhjeje në SS7 duke përdorur SCCP

SCCP përmban të gjithë informacionin e rrjetit dhe të rrugëzimit të duhur për të analizuar një titull global
dhe për t’a përkthyer në një kod DPC.
Të gjitha SP kanë numër (SPC) sipas planit të numeracionit të rrjetit SS7

Fig.19. Rasti 1 i trafikut

Fig.20. Rasti 2, trafik i ulët Fig.21. Rasti 1b, trafiku pik

18
Fig.22. Përpunimi i MSU shtresën 3

Një MSU nga A tek C, nëpërmjet B, do të ketë etiketën e treguar në figurën e mëposhtme:

Fig.23. Një MSU nga A tek B

Në rastin 1b, një farë trafiku mbartet në rrugën A-C me shumë trafik. Në Fig.24. tregohet lidhja korekte.

Fig.24. MTP përfundon në B

Në çdo STP ka një bashkëveprim ndërmjet MTP dhe user part për të përcaktuar rrugën e duhur.

19
.

Fig.25. Në centralin B gjenerohet një MSU e re

Fig.26. Parametrat e etiketës ndërmjet B dhe C

4.9 Rast trafiku me SCP, HLR dhe SCCP


Vendosja e një thirrjeje të tipit 800(thirrje me tarifë-reverse) ose shërbime të tjera të bazuara në IN.

Fig.27. Sinjalizimi ndërmjet SSP dhe SCP

20
Fig.28. Sinjalizimi nëpërmjet SCCP

A është një SSP që krijon një mesazh në shtresën 7 OSI. Mesazhi dërgohet tek SCCP, e cila bën përkthimin e
titull global për të zgjedhur një SCP të përshtatshme. Si rezultat i analizës ka dale SPC = 600.
SCCP tani përpunon mesazhin nëpërmjet MTP dhe komplet MSU dërgohet nga STP pa ndryshuar asnjë
vleftë e tij. Kur mesazhi mbërrin tek SCP, ai analizohet si një mesazh fundor. Një analizë e SSN jep tipin e
përdoruesit SCCP(Fig.29.)

Fig.29. Marrëdhëniet TCAP, SCCP dhe MTP

Fig.30. Regjistrimi (azhurnimi i vendndodhjes)

Supozojmë se terminali (MS) mobil GSM e ka HLR e tij në Stokholm dhe është duke udhëtuar drejt
Norvegjisë, sapo hyri një zonë lokale (LA) afër Oslo, për të cilën duhet informuar HLR. VLR(SPC = 19) në
LA e re përdor protokollin VLR-MAP për të krijuar mesazhin e parë të dialogut: "MS = X in LAI = 5".
Mesazhi merret nga dialogu që përpunon protokollin TCAP, që mund të shihet si një portë-kalimi për tek
rrjeti SS7.

21
Fig.31. Komunikim të dhënash ndërmjet VLR dhe HLR nëpërmjet rrjetit SS7

Në këtë mënyrë MSU transmetohet nëpërmjet rrjetit SS7 dhe në formë transparente gjatë të gjithë rrugës nga
VLR tek HLR vetëm nëpërmjet NSP. MSU kalon edhe STP në Orebro (SPC=40) ku vetëm angazhohet MTP.
STP në Karlstad është më e avancuar, përfshin MTP dhe SCCP, ku mund të bëhet analizë rrugëzimi duke
perdorur një titull global si vleftë hyrëse (Fig.32.).
.

Fig.32. Transmetimi i përkthimit të global-title nëpërmjet SCCP

Rrjeti sinjalizimit SS7 nuk ka funksione të centralizuara të tipit IN, por mund të mbartë trafik IN ndërmjet
SSP dhe SCP të ndryshme, pa i shfrytëzuar vetë këto funksione.
Cilësia e transmetimit e linjave të sinjalizimit mbikqyret pandërprerje, në rast se arrihen nivele të
papranueshme, bëhet transferim në linja të tjera.
Edhe statusi i linjës mbikqyret. Edhe destinimet mbikqyren dhe kryhen transferime në se është e nevojshme.
Ngjarjet e vrojtuara nga funksionet mbiqyrëse në një nyje raportohen edhe tek nyjet e tjera të rrjetit, në
formë alarmesh, për të cilat ka një strategji për zgjidhje.
Zakonisht ndërhyrje manuale kërkohet vetëm në raste kur është ndryshuar konfigurimi i rrjetit të sinjalizimit
për kohë të gjatë. Personeli përdor komanda per të ndryshuar, shtuar ose fshirë të dhëna në rrjet. SL është një
rrugë transmetimi dydrejtimshe ndërmjet dy SP. SP kanë funksione të mbikqyrjes automatike.
Mesazhet test, në formë komplete bitesh, dërgohen në një linjë sinjalizimi çdo 30 sekonda.
Alarmet aktivizohen kur testet automatike nuk kanë arritur në nje zgjidhje.
Çdo SP ka një numër unik, por e njëjta skemë numërimi mund të përdoret edhe në rrjete të tjera. Numrimi i
SP në rrjetin e sinjalizimit ndërkombëtar ndryshon nga ai i rrjeteve kombëtrare.

22
Fig.33. Shembull i marrëdhënis së numeracionit dhe strukturës së rrjetit

Në një rrjet sinjalizimi mund të instalohen dy tipe STP


- STP e integruar,
- STP e pavarur.
Një STP e integruar zakonisht është një central tranzit i pajisur me funksione STP. Për funksionet STP
shfrytëzohet vetëm 5-10% e kapacitetit të procesorit.
Një rrjet nacional mund të strukturohet si në figurë, p.sh me tre nivele, ku rrjeti është i ndarë në zona
sinjalizimi, që shërbehen secila nga një çift STP.

Fig.34. Struktura nacionale e nyjeve STP

23
PËRMBLEDHJE

Sistemet e sinjalizimit shërbenje për të identifikuar veprimet e pajisjeve fundore dhe nyjeve të rrjetit.
Sinjalizim quhet shkëpërmbim informacioni. Ai është i nevojshëm për shfrytëzimin e sistemeve të
komunikimit. Ka dy klasa sinjalizimi: i abonentit dhe ndërmjet nyjeve. Dallojmë disa tipe sisteme të
sinjalizimit: CCS, SS6, SS7.
Në rrjetin e përdoruesve bëjnë pjesë:
- sinjalizimi brenda brezit të linjës
- sinjalizimi DTMF (me dy tone me shumë frekuenca)
- sinjalet e kontrollit
- sinjali i linjës ISDN
Funksionet e sistemeve të sinjalizimeve ndahen në disa pjesë të ndryshme:
- pjesa e transferimit të mesazhit
- pjesa e përdoruesit
- pjesa e kontrollit të sinjalizimit
- pjesa e transaksioneve
Mesazhi i sistemit të sinjalizimit përpunohet. Mesazhi i ardhur përpunohet për t’u përcaktuar nëse do
përcillet në rrugëzim apo në shpërndarje. Rrjeti i sinjalizimit duhet të administrohet në mënyrë që të
shmangen mbingarkimet. Në rastet e mbingarkimeve mesazhi transferohet në një linjë alternative.
Si përfundim rrjeti i sinjalizimit është një rrjet mbartës, që ka funksion kryesor të mbështes rrjetet e tjera.

24
FJALOR

ITU – International Telecomunication Union


PSTN – Public Sëitched Telephone Netëork
PBX – Private Branch Exchange
ISDN – Integrated Services Digital Netëork
PABX – Private Automatic Branch Exchange
OSI – Open Systems Interconnection

BIBLIOGRAFIA

http://www.wikipedia.org

http://www.telecommunicazioni.it

http://www.scribd.org

25

You might also like