You are on page 1of 4

Qarku elektrik

74 languages
 Artikulli
 Diskutim
 Lexo
 Redakto
 Redakto nëpërmjet kodit
 Shihni historikun

Mjete











Një qark i thjeshtë elektrik i përbërë nga një burim i


tensionit dhe një rezistor. Këtu, V=iR, duke u bazuar në ligjin e Omit.
Qarku elektrik apo rrjeti elektrik është një ndërlidhje e përbërësëve elektrik si
(p.sh. bateritë, rezistorët, përçuesit, kondensatorët) një model i ndërlidhjeve, i
përbërë nga elemente elektrike (p.sh. burimet e tensionit, burimet e
rrymës, rezistencat, kapacitet, induktiviteti).
Një qark elektrik është një rrjet i përbërë nga një hark i mbyllur, në mënyrë që të
krijohet një rrugë për rrymën. Rrjetet elektrike lineare, një tip i veçantë i përbërë
vetëm nga burimet (tensioni ose rryma), elementet e përziera lineare (rezistorët,
kondensatorët, induktorët), dhe elementet e shpërndara lineare (vijat transmetuese),
kanë aftësinë e pasjes së sinjaleve që posedojnë principet e mbivendosjes. Kështu
ato mund të analizohen më lehtë, duke përdorur metodat e domenit të frekuencës
si transformimet e Laplasit, për të përcaktuar përgjigjjen e rrymës direkte, alternative
dhe përgjigjjen e rrymës së çastit.
Një qark rezistiv është një qark që përmban vetëm rezistor dhe burime ideale të
rrymës dhe tensionit. Analiza e qarqeve rezistive është më pak e komplikuar sesa
analiza e qarqeve që përmbajnë kondensatorë dhe induktorë. Nëse burimet janë
burime konstante (rrymë direkte apo DC), rezultati është qark DC.
Një rrjet që përmban komponente elektronike aktive është i njohur si qark elektronik.
Rrjetat e tilla janë në përgjithësi jolinear dhe kërkojnë dizajnë më komplekse dhe
mjete analizuese.
Permban bateri, tel elektrik, celes, zile, etj.

Klasifikimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Në varësi nga burimet që veprojnë në të ai mund të jetë qark i rrymës së vazhduar, i
rrymës periodike të thjeshtë dhe i rrymës periodike sinusoidale, impulsive, etj.
Në varësi nga lloji i regjimit dallohen qarqe në regjime të qëndrueshme (stacionare),
dhe qarqe në regjime kalimtare. Në varësi nga elementët që e përbëjnë ai mund të
jetë qark me parametra të përqendruar (koncentruar) ose qark me parametra të
shpërndarë (linjat elektrike).
Qark me parametra të përqendruar quhet ai qark i cili përmban elemente të
përqendruar që janë ato elemente dimensionet fizike të të cilëve janë të
papërfillshëm në krahasim me gjatësinë valore të frekuencës në shqyrtim. Qark me
parametra të shpërndarë quhet ai qark i cili përmban elemente me parametra të
shpërndarë psh. (linjat elektrike).[1]
Nga pasiviteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një rrjet aktiv është një rrjet që përmban të paktën një burim aktiv si një burim të
tensionit ose një burim të rrymës. Një rrjet pasiv është një rrjet që nuk përmban
ndonjë pajisje aktive.
Nga lineariteti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një rrjet është linear nëse sinjalet e tij i kanë principet e superponimit; në të
kundërtën është jolinear. Një rrjet linear do të jetë i përbërë krejtësisht nga burime të
pavaruara, burime linearisht të varura dhe elemente lineare pasive.

Klasifikimi i burimeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Burimet mund të klasifikohen si burime të pavarura dhe burime të varura.
Burimet e pavarura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Burimet ideale të pavarura mbajnë të njëjtin tension ose rrymë pa marrë parasysh
elementet e tjera prezente në qark. Edhe vlera e tyre është konstante (DC) ose
sinusoidale (AC). Fortësia e tensioni ose rrymës nuk ndryshon nga asnjë ndryshim i
lidhjeve në qark.
Burimet e varura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Burimet e varura varen nga ndonjë element i qarkut për shpërndarjen e fuqisë ose
tensionit ose rrymës duke u varur nga tipi i burimit.

Ligjet elektrike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Një numër ligjesh elektrike zbatohet te të gjitha rrjetat elektrike. Këtu përfshihen:
 Ligji i Kirhovit për rrymë: Shuma e të gjitha rrymave që hyjnë në një nyjë
është e barabartë me shumën e të gjitha rrymave që e lënë nyjen.
 Ligji i Kirhovit për tension: Shuma e ndyrshimit të potencialit elektrik rreth
një harku është i barabartë me zero.
 Ligji i Omit: Tensioni nëpër një rezistor është i barabartë me prodhimin e
rezistencës dhe rrymës që rrjedh nëpër të.
 Teorema e Nortonit: Çfarëdo rrjeti me burime të tensionit ose të rrymës
dhe rezistorëve është elektrikisht i barabartë me një burim ideal të rrymës
në lidhje paralele me një rezistor të vetëm.
 Teorema e Tevenenit: Çfarëdo rrjeti me burime të tensionit ose të rrymës
dhe rezistorëve është elektrikisht i barabartë me një burim ideal të
tensionit në lidhje serike me një rezistor të vetëm.
 Teorema e mbivendosjes: Në një rrjet linear me disa burime të pavarura,
përgjigjja në një degë të veçantë kur të gjitha burimet veprojnë njëherësh
është i barabartë me shumën lineare të përgjigjjeve individuale të
llogaritura duke marrë një nga një burimet e pavarura.

Metodat e projektimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Për të projektuar një qark elektrike, qoftë analog ose digjital, inxhinierët e elektros
duhet të jenë në gjendje të parashikojnë tensionet dhe rrymat në të gjitha vendet
brenda qarkut. Qarqet lineare, që është, qarqet me të njëjtën frekuencë hyrëse dhe
dalëse, mund të analizohen duke përdorur teorinë e numrave kompleksë. Qarqet
tjera mund të analizohet me programe të specializuara softuerike ose teknika të
tjera.
Qarku simulator softuerik, si HSPICE, dhe gjuhët si VHDL-AMS dhe verilog-AMS u
mundësojnë inxhinierëve projektimin e qarqeve pa përfshirë kohën, shpenzimet dhe
rrezikun e dështimit për ndërtimin e prototipeve të qarqeve.
Ligje të tjera më komplekse do të duheshin nëse qarku përmban komponente
jolineare ose reaktive. Sistemet jolineare vetë-regjeneruese mund të përafrohen.
Duke i aplikuar këto ligje vimë te ekuacione të cilat mund të zgjidhen algjebrisht ose
numerikisht.

Klasifikimi i elementeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Elementet e qarqeve elektrike mund të ndahen në bazë të kritereve të
ndryshme.Sipas rolit që kanë në qarqe elektrike, dallohen element aktiv dhe pasiv.
Elementët aktiv[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në elemente aktive bëjnë pjesë burimet e energjisë elektrike, gjeneratorët, pra
elementët të cilët në një interval te pakufizuar kohor prodhojnë energji elektrike në
qark etj.
Elementët pasiv[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në elemente pasive bëjnë pjesë elementët ku energjia elektrike shndërrohet në
ndonjë trajtë tjetër të energjisë, ose element në të cilët bëhet akumulimi dhe kthimi i
energjisë në interval të caktuara të kohës (rezistorët, kondensatorët, bobinat etj. [2]

Qarku i thjeshtë elektrik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Me qark të thjeshtë elektrik nënkuptohet qarku i cili përbëhet nga numri i
domosdoshëm i elementëve, dmth. mungesa e cilitdo element nga ky qark do të bëjë
atë të papërdorshëm. Elementët e domosdoshëm të qarkut janë:

 burimi elektrik
 përçuesit për lidhje të elementëve
 ndërprerësi
 shpenzuesi

Teoria e qarqeve elektrike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Përbëhet nga dy pjesë themelore:

 Analiza e qarqeve elektrike


 Sinteza e qarqeve elektrike
Analiza e qarkut merret me përcaktimin e madhësisë dalëse-përgjigjes, nëse janë të
njohura eksitimi (sinjali hyrës) dhe sistemi. Ndërsa, problemi i sintezës qëndron në
konstruktimin e qarkut, nëse është i njohur funksioni i hyrjes dhe ai i përgjigjes së
dëshiruar.

You might also like