You are on page 1of 5

Valët

1. Në kordën e tendosur përhapen valë tërthore me frekuencë 5Hz nga e majta në të djathtë. Me të
dhënat e figurës përcaktoni:

A) gjatësinë e valës

B) shpejtësinë e valës

2.Vala përhapet sipas drejtimit të boshtit x me frekuencë 2Hz si ne figurë. Përcaktoni vlerën e
shpejtësisë së valës ?
3.Një varkë e ankoruar shihet të ulet e ngrihet përmes një lartësie prej 2 metra në cdo 4 sekonda,sipas
ritmit të valëve,kreshtat e të cilave janë të distancuara me 30 metra.Gjeni:

A )Shpejtësinë e përhapjes së valës

B) Frekuencën ciklike

C) Amplitudën e valës

4. Në kordën e tendosur përhapen valë tërthore me frekuencë 20Hz nga e majta në të djathtë. Me të
dhënat e figurës përcaktoni:

A) Amplituda e valës

B) gjatësinë e valës

C) shpejtësinë e valës

5. Një bori prodhon valë zanore me frekuencë 160 Hz. 

Shpejtësia e zërit është 340m/s.
 a) Shkruaj ekuacionin që lidh shpejtësinë e valës, frekuencën dhe gjatësinë e valës. 

b) Llogarit gjatësinë e valës së kësaj vale zanore.

c) Një nxënëse hetoi se si varet shpejtësia e zërit nga temperatura. 

Rezultatet e marra nga ky eksperiment janë hedhur në grafik. Vizato vijën më të mirë në grafik. 

Përdor grafikun për të gjetur shpejtësinë e zërit kur temperatura e ajrit është 20 ° C . 

d) Temperatura e ajrit zvogëlohet
ndërkohë që boria vazhdon të emetojë valë zanore me frekuencë 160 Hz.

Shpjegoni se si ulja e temperaturës ndikon në gjatësinë e valës së zërit. 

6.Një shinë metalike është 330m e gjatë. Tingulli udhëton me shpejtësi 5000 m/s në këtë metal
3 pikë

Llogarit kohën që i duhet tingullit për të udhëtuar nga
njëri skaj në skajin tjetër të shinës metalike. 

Tingullit në ajër i duhet 1 s për të përshkuar 330m. Siç tregohet në
figurë, një djalë vendos veshin

 e tij të djathtë  në njërin skaj të shinës ndërsa një tjetër godet me çekiç në skajin tjetër.

Përshkruaj dhe shpjego se çfarë dëgjon secili prej djemve.

7. Për valën e paraqitur në figurë peroda është 2 sekonda. Gjeni:

A) Amplituda e valës

B) Gjatësinë e valës

C) Frekuencën e valës

D) Shpejtësinë e valës
8. Sa është frekuenca e valës ultratingull me shpejtësi 1500 m/s dhe gjatësi vale 0.05m?

9.Një peshkatar vëren se kreshtat e valës së detit godasin zinxhirin e spirancës cdo 3s.Ai mati që distance
ndërmjet dy kreshtave të njëpasnjëshme është 7.5m.Gjeni me çfarë shpejtësie lëviz vala e detit?

10. Një valë elektromagnetike përhapet në ujë me shpejtësi 1.97 ∙10 8m/s dhe gjatësi vale 633nm. Gjeni
sa është frekuenca e kësaj vale?

11.Një radar emeton valë elektromagnetike me frekuencë 2.8 ∙10 9 Hz .Gjeni:

a) Ç’farë vale emeton radari?

b) Sa është gjatësia e valës që emeton ai?

12.Një valë elektromagnetike e ka gjatësinë e valës 920nm.

a)Sa është frekuenca e kësaj vale?

b) Ç’valë është ajo?

13.Një radio transmetues ka frekuencën e valëve 103.3MHz.

a) Sa është perioda e valëve që transmeton ajo?

b) Sa është gjatësia e valës së saj në zbrazëti?


14.Një radiovalë me shpejtësi 3 ∙10 9 m/ s ka një frekuencë prej 600MHz.Sa është gjatësia e kësaj
radiovale?

15.Sa është gjatësia e valës në ajër e rrezatimit elektromagnetik me frekuencë 1.0 ∙10 16 Hz . Në cilën zonë
të spektrit bën pjesë ky rrezatim?

16.Sa është gjatësia e valës në ajër e rrezatimit elektromagnetik me frekuencë 1.0 ∙10 20 Hz . Në cilën zonë
të spektrit bën pjesë ky rrezatim?

17 .Sa është frekuenca e rrezatimit elektromagnetik me gjatësi vale 0.1m. Në cilën zonë të spektrit bën
pjesë ky rrezatim?

You might also like