You are on page 1of 10

MSc. Inxh.

HELIDON KASTRATI

Literaturë shkollore për nxënës të klasës së XII

Drenas, Shtator 2019


21.TASTIERA

Komunikimi i shfrytëzuesit me kompjuter zakonisht realizohet përmes tastierës, e cila


përbëhet prej pullave ose tasteve. Tastet në tastierë janë grupuara në tri grupe:
Pjesa kryesore, Pjesa për levizje në ekran, Pjesa numerike

22. MAUSI (MIU)

Komunikimi me kompjuter duke e përdorur mausin ose miun është shumë më i


thjeshtë sepse ky komunikim realizohet përmes dy ose tri tasteve të cilat janë të
vendosura në pjesën e sipërme të tij. Gjatë punës me maus kryesisht shfrytëzohet tasti i
majt i tij.

23. SKENERI

Skeneri është një pajisje e cila mundëson leximin optik të dokumenteve dhe
përcjelljen e tyre në kompjuter .

24. PRINTERËT ( SHTYPËSIT )

Printerët (shtypësit) shfrytëzohen për paraqitjen në letër të shenimeve (informatave)


me interes për shfrytëzuesin. Dallojmë disa tipe printerësh siç janë ata mekanik, laserik,
ink xhet etj.

25. MONITORËT (EKRANI)

Shënimet të cilat ndodhen në kompjuter mund ti paraqiten shfrytëzuesit në ekranin e


gypit katodik të ngjajshëm me atë të televizorit. Qarqet elektronike që e kontrollojnë
punën me paraqitjen e fotografisë në ekran quhen kartela grafike.

26. NJËSIA QENDRORE -MIKROPROCESORI

Përmes njësisë qendrore komandohet komplet puna e kompjuterit si dhe kryhen të


gjitha llogaritjet e nevojshme. Njësia qendrore njihet edhe me emrin njësia qendrore
përpunuese (CPU). Komponentja kryesore dhe me e fuqishme e njësisë qendrore quhet
MIKROPROCESOR. Mikroprocesori është truri i kompjuterit.

Bazat e informatikës 2 Lexo, Mëso,


Përparo
27. KUJTESA

Kujtesa ose memoria e kompjuterit është ajo njësi e kompjuterit e cila shërben për
ruajtjen e të dhënave, instruksioneve dhe fajllave të ndryshëm. Njësia elementare e
kujtesës në të cilën mund të ruhet një shifër binare 1 ose 0 quhet bit (binary digit).
28. RAM MEMORIA

Memoria qendrore ose RAM memoria (memoria me qasje të rastësishme) është kujtesa e
kompjuterit në të cilën të dhënat ruhen përkohësisht. Me ndaljen e punës së kompjuterit
çdo gjë që gjendet në memorien qendrore fshihet .

29. WINDOWS 7

Windows 7 është sistem operativ që shfrytëzuesit i mundëson përdorimin e lehtë dhe


të thjeshtë të kompjuterit të tij. Windows 7 është sistem në të cilin njëkohësisht mund të
punohet me më shumë aplikacione.

30. DESKTOPI

Me aktivizimin e Windowsit fitohet ekrani nga i cili fillon çdo gjë. Figurat që shihen
në ekran quhen Ikona. Pamja e tillë e ekranit paraqet tavolinën punuese të Windowsit ose
Desktopin. Në rreshtin e fundit të desktopit është shiriti i punëve ose detyrave i cili quhet
Taskbar.

31. MENYJA START

Menyja Start mund të aktivizohet në tri mënyra:


1. Duke klikuar me tastin e majtë të mausit mbi butonin Start
2. Përmes tastit të Windowsit në tastierë 
3. Me kombinimet e tasteve Ctrl dhe Esc.

32. DALJA NGA WINDOWSI

Nga Windowsi dilet nëse në shiritin e detyrave shtypet Start e pastaj butoni Shut
down, i cili paraprakisht mbyll programet e hapura (nëse ka) dhe pastaj e çkyq
kompjuterin.

Bazat e informatikës 3 Lexo, Mëso,


Përparo
33. PROGRAMI WORDPAD
Programi Wordpad është program i cili shërben për të shkruar tekste me kompjuter.
Aktivizimi i programit WordPad bëhet në këtë mënyrë:
Start – All Programs – Accessories – WordPad .

34. PROGRAMI NOTEPAD

Programi Notepad (editori i Windowsit) është program i cili shërben për të shkruar
tekste me kompjuter. Aktivizimi i programit Notepad bëhet në këtë mënyrë:
Start – All Programs – Accessories – Notepad.

35. PROGRAMI CALCULATOR

Programi Calculator është program i cili shërben për të bërë llogaritje përmes
kompjuterit. Aktivizimi i programit Calculator bëhet në këtë mënyrë:
Start – All Programs – Accessories – Calculator

36. PROGRAMI PAINT

Programi Paint është program i cili shërben për të bërë vizatime me kompjuter.
Aktivizimi i programit Paint bëhet në këtë mënyrë:
Start – All Programs – Accessories – Paint.

37. IKONA COMPUTER (This PC)


Ikona Computer ndodhet në këndin e majt të epërm të ekranit.
Ikona Computer është ajo e cila në vete i përmban të gjitha programet dhe
dokumentet që gjenden në kompjuterin tonë.

38. KRIJIMI I FAJLLAVE DHE FOLLDERËVE


Krijimi i follderëve bëhet edhe në këtë mënyrë: së pari klikojmë me tastin e djathtë të
mausit në hapësirën e lirë të desktopit (ose të follderit të caktuar) dhe pastaj e zgjedhim
opsionin New dhe mandej atë Folder.

39. KOPJIMI I FAJLLAVE DHE FOLLDERËVE


Për kopjimin e fajllave apo follderëve duhet që të veprojmë në këtë mënyrë: së pari
klikojmë me tastin e djathtë të mausit mbi fajllin apo follderin që duam ta kopjojmë dhe

Bazat e informatikës 4 Lexo, Mëso,


Përparo
pastaj e zgjedhim opsionin Copy dhe pastaj në lokacionin ku duam ta vendosim kopjen
klikojmë me tastin e djathtë të mausit dhe e zgjedhim opsionin Paste.

40. RIEMËRIMI I FAJLLAVE DHE FOLLDERËVE


Riemërimi i fajllave, follderëve dhe ikonave bëhet në këtë mënyrë: së pari klikojmë
njëherë me tastin e djathtë të mausit mbi fajllin apo follderin që duam ta riemërojmë dhe
pastaj e zgjedhim opsionin Rename dhe mandej e shkruajmë emrin e ri të fajllit apo
follderit.

41.FSHIRJA E FAJLLAVE DHE FOLLDERËVE


Për fshirjen e fajllave dhe follderëve duhet të veprojmë në këtë mënyrë: së pari klikojmë
me tastin e djathtë të mausit mbi fajllin apo follderin që duam ta fshijmë dhe pastaj e
zgjedhim opsionin Delete. Nëse kompjuteri na pyet se a jemi të sigurt se duam që ta
fshijmë përkatësisht ta dergojmë në shportën e kompjuterit Recycle Bin dokumentin apo
follderin e caktuar ne duhet ti përgjigjemi me Yes dhe dokumenti përkatësisht follderi do
të fshihet.

42. RECYCLE BIN


Recycle Bin është shporta ricikluese e kompjuterit në të cilën hudhen të gjitha të
dhënat të cilat fshihen me Delete.
Të dhënat e ndryshme të cilat gjenden në shportë mund të nxirren nga ajo duke
klikuar me tastin e djathtë të mausit mbi të dhënën që duam ta nxjerrim nga shporta dhe
pastaj e zgjedhim opsionin Restore.

43. CONTROL PANEL


Konfigurimi i Windowsit bëhet nga Control Panel (pllakëza apo paneli kontrollues).
Control Paneli mund të aktivizohet përmes: Start – Control Panel, ose duke klikuar me
tastin e majtë mbi ikonën e Control Panel- it e cila gjendet në Desktop.

44. DEVICE MANAGER


Kur në kompjuter shtohet ndonjë pajisje e re, atëherë është e nevojshme që të instalohen
programet që kontrollojnë dhe udhëheqin punën e saj. Programet e tilla quhen drajverë.
Instalimi i drajverëve të nevojshëm bëhet përmes ikonës Device Manager të Control
Panelit.

45. PROGRAMS AND FEATURES


Për instalimin ose largimin e programeve nga Windowsi sherben ikona Programs and
Features.

Bazat e informatikës 5 Lexo, Mëso,


Përparo
46. DEVICES AND PRINTERS
Ikona Devices and Printers në Control Panel shërben për kontrollin dhe instalimin e
printerëve dhe pajisjeve tjera të njësisë dalëse.

47. SYSTEM
Ikona System në Control Panel shërben për të kontrolluar cilësitë e konfiguracionit të
Windowsit.

48. USER ACCOUNTS

Ikona User Accounts e Control Panelit shërben për krijimin e mundësive për
shfrytëzimin e kompjuterit nga shfrytëzues të ndryshëm, duke krijuar mundësinë që secili
prej tyre të mund të punojë me të dhënat e tij, por të mos mund të punojë, të përdor apo të
keqpërdor të dhënat e shfrytëzuesve tjerë.

49. NETWORK AND SHARING CENTER


Ikona Network and Sharing Center e Control Panelit shërben për lidhjen e
kompjuterit në rrjetin kompjuterik, përkatësisht lidhjen e tij në Internet.

50. PERSONALIZATION
Cilësitë e ekranit, dukja e desktopit, dukja e dritareve dhe menyve si dhe rregullimi
karakteristikave të zërit mund të përcaktohen përmes ikonës Personalization.

51. RRJETI KOMPJUTERIK DHE LLOJET E RRJETAVE KOMPJUTERIKE

Me ndërlidhje të dy ose më shumë kompjuterëve në mes veti realizohet rrjeti


kompjuterik.
Për nga lokaliteti apo regjioni i ndërlidhjes së kompjuterëve në rrjet, mund të
dallojmë tre lloje të rrjeteve kompjuterike :
1. LAN – rrjeti lokal komputerik ( ang. Local Area Network )
2. MAN – rrjeti kompjuterik i qytetit ( ang. Metropolitan Area Network)
3. WAN – rrjeti i gjërë kompjuterik ( ang.Wide Area Network ) .

52. SHPJEGO RRJETIN KOMPJUTERIK LAN

Kur rrjeti është i realizuar në kuadër të një lokaliteti, ose të disa lokaliteteve të afërta,
atëherë ky rrjet quhet rrjet lokal apo LAN (ang . Local Area Network ) .
Bazat e informatikës 6 Lexo, Mëso,
Përparo
Projektimi i rrjetit është më kompleks se projektimi i sistemit të veçantë
kompjuterik. Realizimi dhe zhvillimi i suksesshëm i rrjetit kompjuterik parashikon
planifikimin e kujdesshëm, projektimin si dhe mjaftë përvojë në këtë lëmi.
53. MENYRAT E LIDHJES SË RRJETIT TË KOMPJUTERËVE
Kompjuterët në rrjet mund të lidhen në topologji të ndryshme. Topologjitë më të
përhapura janë lidhjet në yll, në unazë dhe në magistralë.

54. PROTOKOLET

Rregullat të cilat e përcaktojnë mënyrën e komunikimit të kompjuterëve në mes veti


në rrjet quhen protokole. Ekzistojnë protokole të ndryshme që u janë përshtatur
kompjuterëve, rrjetave dhe topologjive të ndryshme.
Protokoli në të vërtet paraqet gjuhën e cila u mundëson kompjuterëve që të
komunikojnë njëri me tjetrin .

55. PROTOKOLET E INTERNETIT

Siç konstatuam më lart, përshkimi preciz i rregullave dhe mënyra ne të cilën


kompjuterët e ndryshëm mund të komunikojnë në rrjet quhen protokoll. Softueri i cili
mundëson funksionimin normal të Internetit përbëhet nga dy komponentë të protokoleve
të cilat sipas standardeve ndërkombëtare quhen :

 TCP (Transmission Control Protocol) dhe


 IP (Internet Protocol).

Ose shkurtimisht TCP/IP .

56. STANDARDET NË KOMUNIKIMIN E KOMPJUTERËVE


Standardet qe më së shumti janë zhvilluar në komunikimin e kompjuterëve të
ndërlidhur në rrjet lokal janë :
 Ethernet – që përdoret për ndërlidhje kompjuterike magjistrale
 ARCnet – që përdoret për lidhje të kompjuterëve në yll
 Token – Ring – që përdoret për lidhje të kompjuterëve në unazë.

57. KABLLOT PËR NDËRLIDHJE NË RRJET

Kablli i cili ndërlidh dy kartele të rrjetit duhet që tu përmbahet standardeve të


parapara për atë rrjet.

Bazat e informatikës 7 Lexo, Mëso,


Përparo
Ekzistojnë variacione të ndryshme të kabllave që përdoren :
 Kablli koaksial
 Teli i zakonshëm telefonik
 Teli i blinduar telefonik
 Kablli me fije optike etj.
Kablli më i mirë për lidhje të kompjuterëve në rrjet lokal është kablli me fije optike,
te i cili përdoret sinjali i dritës i cili udhëton nëpër kabëll.

58. RRJETAT E LARGUARA NGA NJËRA TJETRA

Te rrjetat te cilat janë shumë të larguara njëra nga tjetra, problemet realizohen me anë
të pajisjeve të ashtuquajtura repetitorë, ura dhe ruterë. Me ndihmën e tyre rrjeti
segmentohet, kështu që realizohet qarkullimi pa pengesa në mes të stacioneve më të
larguara.

59. <HTML>
<HEAD>
<TITLE> Shkolla </TITLE>
</HEAD>
<BODY>
<H1> Shkolla jonë është e mirë </H1>
<P> Në shkollë tonë ka rregulla të mira </P>
<P> Matematika </P>
<OL>
<LI> Analiza
<LI> Algjebra
<LI> Gjeometria
</OL>
<TABLE Border =”1”>
<TR> <TD> Ne </TD> <TD> Ju </TD> </TR>
<TR> <TD>Ata </TD> <TD> Ato </TD> </TR>
</TABLE>
</BODY>
</HTML>

Bazat e informatikës 8 Lexo, Mëso,


Përparo
60. <HTML>
<HEAD>
<TITLE> Klasa</TITLE>
</HEAD>
<BODY>
<H1> Klasa jonë ka nxënës të mirë </H1>
<P> Në klasën tonë ka mësim cilësor </P>
<UL>
<LI> Gramatika
<LI> Letërsia
<LI> Astronomia
</UL>
<TABLE Border =”1”>
<TR> <TD> Shqip </TD> <TD> Ose </TD> </TR>
<TR> <TD>Matematik </TD> <TD> Po </TD> </TR>
</TABLE>
</BODY>
</HTML>

61. <HTML>
<HEAD>
<TITLE> Mësimi </TITLE>
</HEAD>
<BODY>
<H1> Mësimi i mirë është çelës për suksese </H1>
<P> Ne mësojmë shumë </P>
<OL>
<LI> Koha
<LI> Minuta
<LI> Sekonda
</OL>
<TABLE Border =”1”>
<TR> <TD> Shqip </TD> <TD> Biologji </TD> </TR>
<TR> <TD>Matematik </TD> <TD> Fizike </TD> </TR>
</TABLE>
</BODY>
</HTML>

Bazat e informatikës 9 Lexo, Mëso,


Përparo
62. <HTML>
<HEAD>
<TITLE> Leximi </TITLE>
</HEAD>
<BODY>
<H1> Leximi ka si rrjedhim fitimin e njohurive </H1>
<P> Ne mësojmë shumë duke lexuar pa nderprerë </P>
<OL>
<LI> Shkolla
<LI> Klasa
<LI> Leximi
<LI> Mesimi
</OL>
<TABLE Border =”1”>
<TR> <TD> Shqip </TD> <TD> Biologji </TD> </TR>
<TR> <TD>Matematik </TD> <TD> Fizike </TD> </TR>
</TABLE>
</BODY>
</HTML>

Bazat e informatikës 10 Lexo, Mëso,


Përparo

You might also like