You are on page 1of 23

SHMLM: “Luciano Motroni"-Prizren

LËNDA:TIK
TEMA: Hardueri i kompjuterit
PROFESORESHA: Fidane Kiseri
NXËNËSJA: Saime Berisha
KLASA: XI-9
Prizren,2021
Objektivat kryesore:
 Çka është kompjuteri dhe pjesët e tij;
 Hardueri i kompjuterit;
 Pjesët e harduerit;
 Pajisjet hyrëse harduerike;
 Pajisjet dalëse harduerike;
 Roli i harduerit në kompjuter.
Çka është kompjuteri?
 Sistemi kompjuterik paraqet një pajisje elektronike e cila
shërben për ruajtjen, përpunimin dhe shpërndarjen e
infromacioneve.Karakterizohet me dy pjesë kryesore:

• Harduerin(ang.Hardware)
• Softuerin(ang.Software)
FIG.1.Pamja e jashtme e kompjuterit
HARDUERI I KOMPJUTERIT
 Hardueri përmban komponentët fizikë të kompjuterit.Ai
paraqet pjesët e prekshme të kompjuterit siç janë:
shtëpiza,mousi,ekrani,tastiera, etj.
 Fjala harduer rrjedh nga anglishtja "Hardware“ që përkthehet
si pjesa e fortë e kompjuterit.
FIG.2.
Pjesët
harrduerike
Pjesët e harduerit
 Hardueri i çdo kompjuteri përbëhet nga 3 lloje pajisjesh apo
pjesë kryesore,të cilat janë:

 Pajisjet hyrëse;
 Pajisjet hyrëse-dalëse;
 Pajisjet dalëse.
Pajisjet hyrëse harduerike
 Në kuadër të pajisjeve hyrëse të kompjuterit bëjnë pjesë:
 Mausi;
 Tastiera;
 Topi ndjekës;
 Skanerët;
 Touch Pad;
 Mikrofoni;
 Webcamera;
Mausi
Është pajisje dialoguse hyrëse që
mundëson seleksionimin e
menyve rënëse,ikonave,t’i
zhvendosim ato,etj.Ai përbëhet
nga: tasti i djathtë,tasti i majtë dhe
rrota në mes.Mund të jetë i lidhur
me apo pa kabllo i lidhur me
kompjuterin.
Tastiera
Mundëson që të
shkruajmë(daktilografojmë.)
të dhënat në kompjuter.Edhe
tastiera mund të lidhet me
apo pa kabllo në kompjuter.
Ajo përbëhet nga tastet.
Topi ndjekës (tracker ball)
Është alternativë e miut tradicional
dhe është i preferueshëm nga
dizajnerët grafikë.Ai na jepë
shumë më shumë kontroll gjatë
zhvendosjes së objekteve në ekran.
Skenerët
Na mundësojnë që të
skanojmë materialet e
shtypura në letër dhe
pastaj t’i ruajmë në
kompjuterin tonë.
Touch Pad(Ekran me
prekje)
Është pajisje që reagon me
prekje. Përdoret duke e
prekur me gisht ose me
laps të lidhur.
Mikrofoni
Përdoret për
pranimin e zërit dhe
tonit. Përdorimi
kryesor i tij është në
video-konferenca,
prezantime,shkruarje
n e tekstit,etj.
Webcam
Që nga paraqitja e web
kamerës në treg,
komunikimi përmes
kompjuterit është bërë
shumë interaktiv dhe i
përhapur.
Pajsijet Dalëse Harduerike
 Në kuadër të pajisjeve dalëse të kompjuterit bëjnë pjesë:
 Monitori;
 Projektori;
 Printeri;
 Altoparlantët;
 Headset.
Monitori
Është pajisja kryesore për
paraqitjen e të dhënave
dalëse në kompjuter.
Monitorët më të
përdorshëm janë TFT-
LCD,të cilët shpenzojnë
më pak energji.
Projektori
Është pajisje projektuse që
mund të kyqet në kompjuter
dhe janë të përshtatshme për
prezantime siç janë
prezantimet me Power
Point.
Printeri
Ekzistojnë tipe të
ndryshme printerësh që
përdoren për shtypjen e të
dhënave në letër. Printerët
mund të jenë: laserik,Ink
Jet dhe matricorë.
Altoparlantët
Shumica e kompjuterëve tani
shiten me altoparlantë, çka
nënkupton se ne mund të
dëgjojmë zërin i cili gjenerohet
në kompjuter me ndonjë nga
programet tona.
Headset
Shërbejnë sikurse
altoparlantët për emetimin
e zërit dhe muzikës në
audio programe.Cilësia e
zërit është shumë e lartë
sepse pajisja ndodhet
shumë afër veshit.
Roli i HARDUERIT NË KOmpjuter
 Hardueri ashtu sikurse edhe Softueri janë shumë të
rëndësishme për punën e kompjuterit,pa të cilat kompjuteri
nuk do të mund të funksiononte kurrsesi.
 Pa pajisjet harduerike të cilat paraqesin komponenët e
prekshme të kompjuterit nuk do të mund të kryejë asnjë punë
e vetme në kompjuter edhe sikur të egzistonte vetëm
Softueri.Andaj rëndësia e Harduerit për kompjuterin është
shumë e madhe!
Ju faleminderit për vëmendjen
tuaj!

You might also like