You are on page 1of 3

Punimin qe kam pregatitur per ta prezentuar eshte ”Etika në komunikimet biznesore”

Temat që do të trajtohen në këtë punim janë:

1. Historia e komunikimit
2. Llojet e komunikimit ku do të përfshihen Komunikimi verbal, jo verbal dhe arti i dëgjimit
3. Format e komunikimit brenda organizatës së biznesit
4. Përmirësimi i etikës së komunikimit brenda organizatës së biznesit
5. Dhe në fund do të kemi një përmbledhje të punimit dhe disa rekomandime të nevojshme

Një ndër tiparet kryesore të zhvillimit të një biznesi është komunikimi efektiv i cili ka një rëndësi
të veçantë si nga ana e punëtorëve në raport me klientët po ashtu edhe nga ana e punëdhënësve
ndaj punëtorëve. Kjo për arsye se nëse punëdhënësi krijon një raport të mirë me punëtorin e
tij, atëherë kjo do të bëjë që punëtori ta bartë atë pozitivitet tek klienti, gjë e cila sjellë
përfitime të shumta. Me këtë rast rritet efikasiteti dhe cilësia në punë, mbizotëron
harmonia në ambientet e punës, përmirësohet raporti ndërmjet blerësve dhe shitësve dhe
kompanitë e bizneseve mund të zhvillohen në mënyrë të suksesshme.

Tema “ Etika në komunikimet biznesore “ synon të identifikojë problemet e komunikimit në


ndërmarrje. Ky studim synon të gjej përgjigjjen e një pyetjeje kryesore: “Pse komunikimi në
bizneset tona është në nivel jo të duhur ku si pasojë kemi marrëdhënie jo të mira ndërmjet
punëdhënësve dhe punëmarrësve?” Pra, si nevojë e domosdoshme për të ngritur
performancën në ndërmarrësi është rëndësia e avansimit të komunikimit, ku përmes këtij
punimi do të njoftohemi me faktorët që ndikojnë në arritjen e një komunikimi të mirë nga
ana e punëdhënësve në raport me punëtorët.

Liria pa kufi e të folurit në rrethana të ndryshme shoqërore e ka të domosdoshme etikën


prandaj vetë komunikimi nuk mund të konceptohet pa elementin e etikës. Prandaj mund të
themi se suksesi në komunikim arrihet kur etika në të folur e ka kryer efektivitetin,
vërtetësinë dhe besueshmërinë e mesazhit që përçohet.

Komunikimi (lat. communicare) paraqet procesin e kalimit të informatave nga burimi deri te
pranuesi, si dhe reagimi nga pranuesi deri tek burimi i informacionit. Për sa i përket historisë së
komunikimit mund të themi se ajo është bashkëudhëtare e njeriut që nga fillimet e tij. Rastet e
dokumentuara të komunikimit i kemi te pikturat dhe shkrimet e lashta nëpër shpella dhe
shkëmbinjë të cilat na flasin shumë për komunikimin ndërmjet njerëzve gjatë historisë. Një ndër
shembujt e shumtë do të përmendim shpellën Altamira në Spanjë me pikturat e saj të vjetra rreth
14000 vite, e cila na flet shumë për komunikimin. Në atë kohë jeta njerëzore varej nga gjuetia dhe
këtu shprehen udhëzimet se si duhet sulmuar gjahu. Kjo ishte mënyra më e mirë që njerëzit e kësaj
kohe zbuluan për t’i përcjellë informatat nga brezi në brez.

Komunikimi joverbal ndodh kur mesazhet shkëmbehen duke përdorur shenja


jogjuhësore. Ajo kthehet në proceset e para të komunikimit njerëzor, kur gjuha nuk ekzistonte
dhe ishte e nevojshme të përdoreshin shenja dhe simbole për të komunikuar. Ky lloj komunikimi
mund të ndodhë në mënyrë të pandërgjegjshme, ndërsa mund të perceptohet në mënyrë të
pavullnetshme. Një veçori e komunikimit joverbal është paqartësia, pasi në shumë raste nuk
është e mundur të kontrollohet ajo që emetohet përmes kodeve, të cilat mund të jenë ndër të tjera
imazhe apo shprehje trupore. Shpesh ndodh që fjalët të mos përputhen me gjestet dhe
anasjelltas. Kjo vin si rezultat se marrësi nuk e interpreton mesazhin në mënyrën e duhur
prandaj kjo është arsyeja pse komunikimi joverbal përdoret për të përforcuar atë që
dëshironi të përcillni me mesazhin verbal. Nëse bëhet si duhet, ai kontribuon në dekodimin
më të mirë të mesazhit.

Komunkimi nga lartë-poshtë përbën një nga aspektet e komunkimit vertikal, i cili


realizohet kur informacioni transmetohet nga nivelet më të larta drejt niveleve më të ulta të
organizatës.

Komunkimi nga poshtë-lartë mund të përkufizohet si lëvizja e fluksit të ideve,


opinioneve, ankesave apo edhe llojeve të tjera të informacionit, nga vartësit për tek eproret
e tyre.

Komunkimi horizontal si fluks i informacionit ndërmjet individëve të cilët ndodhen në


të njejtin nivel hierarkik në organizatë, është i rëndësishëm jo vetëm për menaxherët, por
edhe për punonjësit e tjerë. Pa këtë lloj komunikimi nuk mund të realizohet koordinimi i
funkioneve të biznesit.

Komunikimi diagonal është i rëndësishëm dhe përdoret në ato situata kur nuk mund të
përdoren me efktivivitet rrugët e tjera të komunikimit.

You might also like