You are on page 1of 2

Pengesat qe ndesh komunikimi efektiv

Duke theksuar rendesine e procesit te komunikimit shpesh ndeshemi me pengesa


te tilla si:
Koha
Komunikimi mund te jete intensiv ne aspektin kohor.Kjo mund te lidhet me nevojen
per parapergatitje , me kohen qe u jepet njerezve per te bere pyetje,si dhe sasine e
kohes se nevojshme per degjimin e tyre.Faktori kohe eshte I nevojshem per te
identifikuar problemet potenciale si dhe menyrat per kapercimin e tyre.
Gjuha
Jo te gjithe ata qe perfshihen ne nje proces komunikimi perdorin te njejten
gjuhe.Ndryshimet ne gjuhen e perdorur lidhen me menyrat e ndryshme te
perceptimeve teknike ,me nivelin intelektual si dhe me perdorimin e termave te
njohur vetem per ata qe jane brenda organizates,por jo per te tjeret jashte saj.Nese
realisht ka diferenca te rendesishme ne nivelin e aftesive,kjo mund te sjelle
probleme.
Degjimi I problemeve
Zakonisht komunikimi eshte konsideruar si nevoje per tu bere nje permbledhje te
shkurter anetareve te tjere te ekipit.Por ne realitet shumica e kohes se
menaxhereve duhet te perqendrohet me shume ne marrjen se sa ne dhenien e
informacionit dhe te mendimeve.Esenca e te gjithe problemit qendron ne faktin se
menaxhereve u duhet te shpenzojne me shume kohe per te degjuar se sa per te
folur.Degjimi efektiv eshte dicka qe jo cdo menaxher e zoteron ne menyre te
natyrshme.Situata eshte me problematike ne rastin kur menaxheret nuk e marrin
parasysh kete fakt.Shume individe te cilet sunojne permiresimin e cilesise se
komunikimit ne organizate shpesh bejne supozimin se komunikimi I mire nuk eshte
gje tjeter vecse nje sinonim I dhenies se informacionit.
Mungesa e feedback-ut
Problemi I komunikimit efektiv eshte nje koncept shume I gjere.Per kete arsye nuk
duhet te kufizohemi vetem ne shkallen e rendesise qe ai ka apo ne pranimin e faktit
se eshte e nevojshme te marrim informacion dhe ta shperndajme ate.Po keshtu
eshte shume e lehte qe njerezit te supozojne se ata kane komunikuar me efektivitet
,por nuk I identifikojne dot rastet kur komunikimi I tyre ka qene I pjesshem ose
teresisht I pasuksesshem.Kjo gje vjen si rrjedhoje e nje komunikimi jo te frytshem
duke mos tejcuar nje feedback ne lidhje me informacionin e marre.
Feedback-u I rreme

Kur vendoset nje komunikim eshte e nevojshme qe iniciatori te marre ne


konsiderate si komunikimin efektiv ,ashtu edhe pasojat qe rezultojne nese
komunikimi eshte me probleme.Individe te ndryshem mund ta dine sa I veshtire
eshte kuptimi dhe informimi kur ndodhesh ne pozicionin e marrjes se instruksioneve
dhe te mesazheve.Ekziston nje tendence e tyre per te krijuar pershtypjen sikur e
kane kuptuar situaten dhe kete e shfaqin duke heshtur.Nese mesazhi qe
transmetohet eshte I rendesishem ,atehere eshte detyra e derguesve qe te kerkojne
aprovim ne lidhje me faktin se sa I efektshem ka qene komunikimi dhe jo te
kenaqen me heshtjen qe u ofrohet.Ata do ta kene te nevojshme per te marre ne
konsiderate forma te tjera te feedback-ut si dhe duhet te jene ne gjendje qe te
bejne dallimin ndemjet feedback-ut te sakte dhe informacioneve qe mund te jene te
gabuara.
Rezistenca ndaj kritikes
Eshte e rendesishme te njihet dhe te pranohet se cdo menaxher do te preferonte te
degjonte lajme te mira dhe jo te keqija.Per kete arsye vartesit dhe koleget kane
tendencen te transmetojne ate qe menaxheret do te deshironin te degjonin.Ne
terma afatgjate kjo mund te sjelle deme te medha.Per kete arsye menaxheret duhet
te ndergjegjesohen per shtremberimin qe ndodh ne kanalet e komunikimit dhe
duhet te kene te qarte pasojat qe rrjedhin prej tij.Eshte e nevojshme qe infomacioni
qe u jepet personave ne organizate te vleresohet paraprakisht me kujdes.Ekspozimi
I menjehershem I te gjithe informacionit mund te jete I demshem ne rastin e
problemeve individuale.Menaxhereve mund tu duhet qe te vecojne lajmet jo te mira
deri ne nje mase te nevojshme ,te cilen mund ta menaxhojne.
Diferencat gjinore
Mund te kete pengesa ne komunikim kur nje person mundohet te komunikoje me
nje tjeter te gjinise se kundert.Duket mese e arsyeshme te presupozohet se ashtu
sikunder kulturat variojne ne femerore dhe mashkullore ne te njejten forme ato kane
larmishmeri edhe ne menyren se si anetaret e sekseve te kunderta komunikojne me
njeri-tjetrin.Se sa te thella jane keto ndryshime ,kjo ka shume mundesi qe te varioje
ne funksion te barazise gjinore qe ekziston brenda nje kulture te caktuar.Nderkohe
qe ekziston rreziku I vertete I stereotipizimit,ajo cka nxjerr ne pah HOFSTEDE eshte
se burrat kane tendencen te jene me agresive dhe individualiste sesa grate.Burrat
gjithashtu kane tendencen qe te mbeshteten me shume ne anen verbale qe
nenkupton kontekst te ulet,nderkohe qe grate kane tendencen te bazohen me
shume ne gjuhen joverbale,qe nenkupton kontekst te larte.nese personi I nje
gjinie deshton te pershtase stilin e komunikimit te kesaj gjinie kur komunikon me
seksin e kundert,atehere mund te lindin veshtiresi.

You might also like